Një bisedë me njeriun prapa animacioneve të serisë ikonike South Park

Producenti dhe drejtori i animacionit i serisë së animuar për të rinj, South Park, ishte mysafir në Kosovë gjatë fundjavës së kaluar.

Ai të shtunën foli para admiruesve kosovarë të kësaj serie në kinemanë “Jusuf Gërvalla” në Pejë, si i ftuar i veçantë i Festivalit për Filma të Animuar Anibar.

Emisioni KultOra në Klan Kosova zhvilloi një bisedë të shkurtër me të në barin e kësaj kinemaje, ku ai foli pakëz për rrugëtimin e tij në karrierën si animator, e pakëz edhe nga përvoja e tij në prapaskenën e South Park.

Si është të paguheni për diçka që duket të jetë shumë argëtuese për t’u bërë?

Është e mrekullueshme që paguhem për ta bërë këtë që e bëj sepse është shumë argëtuese. Është sikur të rrish me shokët tu së paku një ose dy herë në vit gjatë kohës sa jemi në produksion. Dhe, ka qenë gjithmonë ëndërr e imja që të jem pjesë e një familjeje të ngushtë si South Parku, e lëre më të paguhem për këtë gjë. Është një ëndërr e realizuar për të cilën e di që shumë njerëz nuk kanë shansin që ta realizojnë. Do të doja që të mund t’ua thosha: bëjeni atë që doni. E di që është vërtet shumë e vështirë, mirëpo vazhdoni kërkoni, vazhdoni provoni, sepse është diçka shumë e shpërblyeshme.

Ju vini nga një qytezë e Kolorados. Ishit me plot ëndrra për të punuar në Disney, që njihet për tregime të mëdha, peizazhe e pallate. Mirëpo në fund, përfunduat duke bërë diçka po aq të madhe por që për temë ka pikërisht një qytezë. Çfarë ju ka mësuar kjo?

Oh, më ka mësuar që ekziston gjithmonë një shans. Doja që të bëhesha një artist i madh i Disneyt, janë të gjitha hollësitë e të qenët artist i mirë dhe të diturit e vëllimit se si funksionin animacioni dhe momenti i të ndodhurit. E në këtë rast, South Parku, ishte, epo në rregull – mund të mësoj prej tij. Kur po e bënim South Parkun në fillim, nuk e dinim se sa gjatë do ta bënim, mirëpo është gjithmonë një proces i të mësuarit. Matti dhe Trey janë aq brilantë kur prekin tema të caktuara. Ndiej sikur jam gjithmonë duke mësuar. Jam gjithmonë duke mësuar për procesin, për animacionin, duke shikuar nivele të ndryshme të tjera të shkathtësive të artistëve që punojnë me ne. Jam gjithmonë i impresionuar. Pra, është gjithmonë mësim që është shumë mirë.

Ju kishit refuzuar t’i bashkoheshit Trey Parkerit në bërjen e filmit të parë nga dy filmat e shkurtët që i paraprinë serisë. Si ndiheni për mundësinë e dytë që ju dha për t’u rilidhur me Treyn?

Po punoja për Cellulloid Studios dhe po provoja që ta shprehja kreativitetin tim, andaj gjithmonë kam menduar që mund të filloja duke bërë regjinë e reklamave dhe që të mund të gjej një vendshkarkim të talentit tim aty. Prandaj, isha vetëm mjaftueshëm fatlum që Trey më tha: “hej, po duam ta bëjmë një tjetër kartolinë krishtlindjeje, dhe ishte takimi i përsosur sepse isha aty si asistent regjie. Ata kishin një tripod e Trey kishte nevojë për një tripod kamere andaj ishte shumë mirë të shihje atë duke i marrë me vete të gjithë shokët e tij në këtë udhëtim të pabesueshëm.

Sa i lirë jeni kreativisht në punën tuaj si drejtor i animacionit marrë parasysh që Parker njihet edhe si auteur?

Shumë, shumë vite më parë, Trey më pati thënë: “Erik mund të bësh çfarë të duash”. E dini, sepse ai e shkruan, ia bën regjinë dhe e editon pothuajse secilin episod. Pra, ai ma dha lirinë kreative: “Bëj çfarëdo që ke nevojë të bësh”. Në fillim, për shkak të ndikimit tim nga Looney Tunes, unë gjithmonë vija me animacione të stilit të Looney Tunes aty. Për shumicën e tyre, ai më thoshte: “Jo, kjo nuk është ajo që duam”. Dhe ai më pas e thjeshtësonte.  Me thjeshtësimin e tyre krijohej humori që është choppy animacion e që është stop-motion. Ai e bën këtë. Ende ngjan kështu. Ne e bëjmë 80 për qindëshin e episodit me një ekip prej 30 vetash, e pastaj vjen Trey dhe e bën gjithmonë si të vetin – sepse është regjisori.

Si e shihni faktin që një numër i konsiderueshëm i fansave vijnë te South Park jo vetëm për komedi, por edhe për këndvështrime sociopolitike?

Mendoj që është definitivisht një seri televizive me mësime nga e cila mund të nxirrni shumë. E kjo vetëm për vetëm që Matt dhe Trey e ekuilibrojnë njëri-tjetrin. Ata lexojnë shumë, dhe ulën për orë e orë të tëra për t’i diskutuar temat dhe se si duhet t’u qasen tregimeve. Mendoj që si shikues, ju i merrni të gjitha ato orë e orë që ata i derdhshin në seri vetëm nga ai narracion i shpejtë. Është definitivisht një mënyrë ndryshe e të menduarit. Është gati sikur të jesh duke dëgjuar një album roku dhe kur e dëgjoni, ju bën që mendoni ndryshe. Mendoj që kjo është ajo lloj gjëje që ata kanë vendosur ta bëjnë. Për çdo sezon ata donin që të ishte sikur albumi i atij viti, posaçërisht në fillim. Kjo ju bën të mendoni ndryshe  dhe t’u qaseni gjërave nga kënde të ndryshme.

Si një animator që vjen nga një qytezë e vogël, cfarë këshille keni për animatorë që vijnë nga vende të vogla si Kosova por që kanë ëndrra të mëdha?

Ju duhet thjesht t’i bëni animacionet tuaja. Të gjithë ata që i kam takuar në Hollivud i kanë mënyrat e tyre të ndryshme të arritjes te ajo pikë, dhe që të gjithë ne duhet ta gjejmë vetë mënyrën tonë. Prandaj për veten unë jam kritiku më i keq. Ta zëmë, vij me një ide dhe pastaj e kuptoj që tashmë e kanë bërë Simpsonët, dhe kështu i mbys idetë e mia. Mirëpo nëse ju mund të gjeni qasje të ndryshme rreth asaj ideje, ju thjesht mund ta merrni telefonin tuaj të mençur pasi që edhe telefonat kanë kamera stop-motion në to, ju mund ta merrni një kornizë një herë, dhe është shumë e lehtë të bëni një film të animuar dhe të mësoni nga ai. Pra, është një proces ku thjesht duhet të dilni dhe të vazhdoni të punoni dhe të mësoni nga gabimet tuaja. Chuck Jones kishte thënë shumë kohë më parë, që kur i keni mijëra vizatime të këqija, dhe se mënyra e vetme që  t’i hiqni qafe ato është që gjithsesi t’i vizatoni ato. E njëjta gjë me filmat stop-motion, mësoni se çfarë funksionon e çfarë jo.

Si arrini t’i përçoni gjithë ato emocione me atë që duket të jetë qasje minimaliste në animimin e personazheve tuaja?

Po, kjo është njëra prej gjërave. Kur punësojmë animatorë të rinj, janë po këto hollësi që i shikojmë. Sepse po, personazhet tona janë shumë bazike dhe jo aq të përpunuar, mirëpo ju mund të shfaqni shumëçka varësisht se ku i vini vetullat për shembull kur e bëni një personazh të zemëruar apo të keq. E kemi edhe një gjë të cilën e quajmë “goja numër tetë” e që është gojë tepër pak e hapur, mirëpo e cila është shumë shprehëse. Ama këto janë këto hollësitë se ku i vëmë për shembull vetullat dhe elementet tjera që njëmend ua japin personazheve tona personalitetet dhe emocionet. Pra është shumë e hollësishme.

Qëndrimi juaj ndaj pranisë së inteligjencës artificiale në animacion?

Mendoj që mund t’i asistojnë personat mesatarë që duan të bëjnë animacione. Mendoj që ata do të mund të futen dhe ta përdorin IA-në dhe të animojnë. Me shumë gjasë ju do të mund ta bëni diçka në stilin e Simpsonëve, apo në stilin e South Park, mirëpo mungojnë ato hollësi për të cilat po ju flisja më herët. Ato hollësi të animacioneve tuaja që vërtet bëjnë që diçka të jetë shumë speciale. Është po ashtu edhe tregimi. Pra, janë të gjitha këto gjëra që duhet të bëhen bashkë dhe në fund është personi që po i shikon ato. Sepse IA-ja nuk do ta shikojë veten dhe të argëtohet nga vetja. Është personi që e ka mundësinë ta shikojë. Secili projekt që është bërë me IA, varet nga audienca që të gjykojë se çfarë po shikojnë. Sepse edhe filmat e gjatë sot, me buxhete të mëdha, po përdorin kompjuterë që t’i bëjnë njerëzit më të rinj dhe gjëra të tilla, e që ende nuk po duket edhe aq mirë. Pra mendoj që krejt varet nga ana tjetër, pra nga shikuesit dhe audienca juaj që ta shohim nëse nxjerrin diçka nga ajo, se çfarë ata duhet të nxjerrin nga ju që përdorni IA-në si mjet. Mendoj që do të jetë e dobishme. Mirëpo në fund është puna te ata që e editojnë, te ajo se kush e sjell produktin final, dhe se a e pëlqen audienca këtë gjë?/KlanKosova/KultPlus.com

Kur Shahindere Bërlajolli këndonte ‘Miriban moj Miriban’ (VIDEO)

Shahindere Bërlajolli është këngëtare e njohur e njohur shqiptare. Ajo lindi në Pejë në një familje e cila kishte vlera të profileve të ndryshme, me një reputacion dhe respekt shumë të veçantë për te qytetarët e vendit.

Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje. Ndërsa më vonë vazhdoi edhe normalen e plotë për mësuesi.Viti 1959, ishte vit që për Shahinderen i dha orientim për tërë rrjedhën jetësore. Në këtë vit, në moshën 13 vjeçare behet solistja e pare me e reja profesioniste ne muziken artistike popullore.

Sukseset e saj nga viti ’59 e tutje ishin marramendëse: fituese e pesëfishtë e festivalit më prestigjioz të asaj kohe “Akordet e Kosovës” prej ku doli me performancat e saj dhe hitet e radhës siç janë këngët: “Në zabel të erdha”, “Miriban”, “Kush ma i pari bani”, “Gajdexhiu”, “O bylbyl me pika-pika”, “Hajde dalim moj goce”

Këngët e saj lanë një gjurmë të pashlyeshme në pasurinë e muzikës shqipe, të cilat edhe sot ripërpunohen nga këngëtarët më të njohur të vendit.

Ajo vdiq më 3 maj të vitit 2020./KultPlus.com

KultPlus ju sjell këngën “Miriban”:

Miriban moj Miriban
Xhanem aman x2

Hajt te shkojme ne Gostivar
Xhanem
Hajt te shkojme ne Gostivar

Hajt te shkojme ne Gostivar
Xhanem aman x2

T’i blejme cuces nje fustan
Xhanem
T’i blejme cuces nje fustan

T’i blejme cuces nje fustan
Xhanem aman x2

Dhe ta veshen per marak
Xhanem
Dhe ta veshen per marak

E ta veshen per marak
Xhanem aman x2

E te dali ne sokak
Xhanem
E te dale ne sokak

Le te dali ne sokak
Xhanem aman x2

E ta shohin shoqen e vet
Xhanem
Le ta shohin shoqen e vet

Le ta shohin shoqen e vet
Xhanem aman x2

Le te flasin te plasin
Xhanem
Le te flasin te plasin o/KultPlus.com

Tepelena turistike magnet për vizitorët

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Tepelena turistike vetëm zhvillohet dhe është bërë një magnet që vetëm thith të tjerë vizitorë që vijnë për ta shijuar.

Kryeministri Rama ishte sot në restorantin “Uji i Ftohtë” në Tepelenë, ku vlerësoi potencialet turistike që ofron zona.

Zhvillimi i infrastrukturës dhe mbështetja e qeverisë për sektorin e agroturizmit ka nxitur zhvillimin e bujtinave e hoteleve të ndryshme në zonë, të ndërtuara kryesisht nga emigrantët që rikthehen.

Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me kabinetin qeveritar, në Tepelenë. Më herët ai informoi se mbledhja e zgjeruar e qeverisë do të zgjasë dy ditë me reflektime dhe qarkullim mendimesh e idesh, në prag të një sezoni të ri reformimesh dhe vetëreformimi./atsh/KultPlus.com

‘Dokufest’ shpall filmin hapës dhe përmbyllës të këtij edicioni

Në përputhje me temën qendrore të festivalit I AM AI AM I duke synuar të eksplorojë dhe të sjellë në diskutim fenomenin e Inteligjencës Artificiale dhe lidhjen e saj me ne njerëzit, festivali ka vendosur t’i kushtojë një pjesë të vogël të programimit të tij zhanri i filmit fantastiko-shkencor. 
Të dy filmat hapës dhe mbyllës do të shënojnë këtë homazh për vetë zhanrin, si dhe për interpretimin e Inteligjencës Artificiale në historinë e kinemasë.   

Filmi i hapjes

Një pikë referimi e kinemasë fantastiko-shkencore, një artefakt i çuditshëm i viteve 1960 dhe padyshim një nga filmat më të bukur e madhështor të të gjitha kohërave, 2001: A Space Odyssey është kryevepra par excellence e Stanley Kubrick – një operë dërrmuese hapësinore e kërcimit vizual dhe një film që parashikoi një të ardhme realiste, shumë të detajuar për udhëtimin njerëzor në hapësirë.

Filmi mbyllës

I cilësuar si një nga filmat më të mirë të të gjitha kohërave fantastiko-shkencore, një shembull kryesor i kinemasë neo-noir dhe një vepër themelore e zhanrit cyberpunk, Blade Runner i Ridley Scott është një vizion i Los Anxhelosit në 2019 si një ferr përrallor rrokaqiejsh dhe fabrika monolitike Fritz Lang.

U  deshën 25 vjet dhe tre modifikime në kinema që Ridley Scott të arrijë në versionin e ri përfundimtar të kryeveprës së tij fantastiko-shkencore, Blade Runner: The Final Cut dhe DokuFest do ta  të prezantojë këtë version të zgjeruar si filmin përmbyllës të festivalit./GazetaExpress/KultPlus.com

273 vite nga vdekja e kompozitorit gjerman të muzikës barok, Johann Sebastian Bach

Sot 273 vite më parë vdiq kompozitori gjerman i muzikës barok Johann Sebastian Bach. Johann Sebastian Bach ka lindur më 21 mars 1685 në Eisenach dhe  vdiq më 28 korrik 1750 në Leipzig.

Bachu lindi në një familje muzikantësh, në Aizenah (Eisenach), në Gjermanin e mesme. Ishte i fundit nga tetë fëmijë. Pas vdekjes së prindërve, kur ishte ende i mitur, ai jetoi me vëllain e tij te madh, nga i cili morri mësimet e para në piano. Falë talentit muzikor, sukseseve në mësim dhe zërit të jashtëzakonshëm ai fitoi një bursë për të ndjekur studimet e mëtejshme në shkollën e Shën majkellit në qytetin e Lyneburgut, në Principatën e Lyneburgut. Nga ky qytet i rëndësishëm i Lidhjes Hansatike, ai pati mundësinë të vizitonte Hamburgun. Atje ai u njoh me shum vepra . Ndërsa në Cel, një qytet tjetër jo larg Lyneburgut, ai u njoh me muzikën franceze.

Në moshën 15 vjecare Bahu braktis shtëpinë e të vëllait të tij në kërkim të një jete më të mirë. Vendoset në Lineburg ku punon pa pushuar për të mbijetuar, dhe vendos kanditaturën për vendin e organistit të Zangerhauzen

Si shtatëmbëdhjetë vjeçar, Sebastiani kreu shkollimin. U kthye në vendlindje dhe më 1703 për herë të parë mori vendin e organistit në Arnshtad. Këtu ai u njohë si virtuozë dhe njohës i Orges, mirëpo temperamenti djalosharë i tij shkaktoi që të bije në konflikt me zyret e shërbyese ashtu që Bahu duhet të kalonte në Mylhauzen ku u martua me kushërirën Maria Barabara.

Në moshën 18 vjecare, tashmë i njohur, zotëron vëndin e organistit në Arnstad, qytetin qe do ta shënjojë atë si për mirë ashtu edhe për keq. Në drejtimin e një kori, të përbërë nga të rinj të së njëjtës moshë me atë, apo dhe më të mëdhenj, ka probleme mosbindjeje , dhe si rezultat sillet shumë ashpër kundër tyre, duke marrë kritika por edhe sulme, akoma edhe nga përgjegjësit e kishës. Kërkonte perfeksionin dhe nuk falte as devijimin apo eksperimentimin më të vogël në ligjet dhe rregullat e Artit. Duke parë reagimet dhe pa dashur të bëjë kompromise, vendos të largohet nga qyteti, dhe kështu i jepet mundësia të ndjekë mësimet e Bukstehunde, një nga muzikantët më të mëdhenj të asaj periudhe.

Në vitin 1708, e gjejmë organist dhe drejtor muzike në oborrin e Vajmarit dhe të martuar me Maria Barbarën. Bashkë do të sjellin në jetë shtatë fëmijë nga të cilët vetëm katër do të mbijetojnë. Pas dymbëdhjetë vitesh martesë do të humbë edhe bashkëshorten e tij nga një epidemi vdekjeprurëse. Megjithatë nuk do të pushojë së kompozuari kantatet e tij , ku falenderon Perëndinë por edhe i lutet që ta lehtësojë nga hidhërimet , dhe ti falë vdekjen.

Karakteristika e këtij qëndrimi janë kantatat ‘’I shenjtë njeriu që i nënshtrohet testimeve’’, ‘’ Përjetësia, fjalë që të djeg si rrufeja’’, ‘’Pranoj me gëzim të ngre kryqin tim’’, por edhe tek ‘’Psherëtimat, lotët e mi’’, ‘’Sa hidhërim!’’, ‘’Ah, sa e kotë jeta njerëzore’’. Por megjithatë nuk tërhiqet. Vazhdon të krijojë dhe të jetojë duke ofruar më të mirën që zotëronte , jo vetëm nga muzika e tij por edhe nëpërmes jetës së tij, ashtu sic tregon gruaja e tij e dytë, Anna Magdalena, me të cilën do të sjellë në jetë 13 fëmijë nga të cilët do të mbijetojnë shtatë.

Por edhe Mylhauzen, Bau nuk arrinte të shpalosej tërësisht dhe brenda një viti zuri vendin e organistit të oborrit dhe u paraqit si muzikant i altarit në kapelën e oborrit të Vajmarës. Pas disa viteve shërbimi të besueshëm, naiv në politik, bie në gërshëra të partive të oborrit. Kështu Bahu ra në duar të hercogut dhe pas katër javësh burg u largua nga oborri.

Nami i ti si muzikant i shkëlqyeshëm ishte rritur në mënyrë festive dhe ndërrimi i vendit solli me veti edhe përmirësime. Në dhjetor të 1717-ës Bahu u bë mjeshtër i kapelës së oborrit të I parit Leopold të Anhalt-Këtenit (Feurst Leopold von Anhalt-Keothen). Tek ky aristokrat dashamirë i artit, Bahu kishte mundësinë që më intensitet më të lartë të i kushtohet muzikës instrumentale. Këtu ai kompozojë në numër të shumtë pjesë të muzikës për altar dhe për piano. Pas vdekjes së gruas së parë të tij dhe martesës me Ana Magdalenën e lindur Vilken (Wilcken), përgatiti Koncertin e Brandenburgut pastaj Suitat Angleze dhe Suitat FrancezeDoracakun e Pianos Për ana Magdalenën si dhe pjesën e parë të Piano e Nxehtë. Kjo periudhë e krijimtarisë së Bahut ndryshe thirret edhe koha e Këtenes.

Martesa e I parit i solli fundin kësaj epoke frutdhënëse të Bahut, sepse e shoqja e re e I parit nuk kishte vesh muzikorë. Leopoldi fillojë të lë anash mjeshtrin e kapelës i cili disa herë kishte hulumtuar një vend të ri pune. Ai u paraqitë për kontoratin e shkollës së Tomasit në Mesedshtad të Lajpcigut dhe zuri këtë vend më 1723 – pasi që Gjergj Filip Telemani (Georg Philipp Telemann) dhe Johan Kristof Grapneri (Johan Christoph Graupner) nuk e kishin pranuar këtë funksion. Për më se 27 vite ai ndikoi në Lajpcig. Këtu ai kompozojë pjesë të panumërueshme të kantoneve, këtu shkroi pasionet e mëdha të tij, Arti I Fugetave dhe pjesën Gjahu Muzikal. Në pleqëri, i verbër vdiq dy vite pas një operacioni në sy më 28 qershor 1750, në moshën 65-vjeçare./KultPlus.com

136 vite më parë lindi piktori francez Marcel Duchamp

Sot bëhen 136 vite nga lindja e piktorit dhe skulptorit francez-amerikan Marcel Duchamp, shkruan KultPlus.

Marcel Duchamp (28 korrik 1887 – 2 tetor 1968) ishte një piktor francez-amerikan, skulptor, lojtar shahu, dhe shkrimtar puna e të cilit dhe arti konceptual është i lidhur me rrymën e Dadaizmit, edhe pse jo e lidhur direkt me grupet Dada.

Duchamp është konsideruar zakonisht, së bashku me Pablo Picasso dhe Henri Matisse, si një nga tre artistë të cilët ndihmuan për të përcaktuar zhvillimet revolucionare në artet plastike në dekadat e hapjes të shekullit të njëzetë, përgjegjës për zhvillime të rëndësishme në pikturë dhe skulpturë. Duchamp ka pasur një ndikim të madh në shekullin e njëzetë-dhe njëzet artit të shekullit të parë.

Nga Lufta e Parë Botërore, ai kishte hedhur poshtë punën e shumë artistëve të tjerë (si Henri Matisse) si art “retinal”, e dedikuar vetëm për të kënaqur syrin. Në vend të kësaj, Duchamp punoi për të vënë artin përsëri në shërbim të mendjes./KultPlus.com

Guri përkujtimor i Nanës Pashkë zhvendoset në Mejë

Guri përkujtimor i Pashkë Markaj, e njohur si Nana Pashkë, po dërgohet në Kompleksin Memorial të Mejës.

Prej një jave është temë cështja e gurit përkujtimor të Nanës Pashkë, i cili ishte vendosur në vendin ku ajo dogji vetën pas varrimit të dy djemëve të saj, që ishin zhdukur në Masakrën e Mejës, eshtrat e të cilëve ishin kthyer pas 4 vjetëve nga Batajnica e Serbisë.

Familjarët treguan se pronari i tokës ku ishte vendosur guri donte ta hiqte prej aty dhe sot u publikuan pamjet e gurit përkujtimor në një deponi mbeturinash.

Familjarët i kanë thënë Gazetës Express se gurin tani e kanë marrë Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Policinë për ta vendosur në Kompleksin Memorial, në Mejë.

Thomas Mann: Letërsia është mallkim

Letërsia s’është prirje, por mallkim, që ta dini. Kur fillon ta nxjerr kokën ky mallkim? Herët, tmerrësisht herët, në një periudhë të jetës kur duhet të kishim ende të drejtë të jetonim të qetë e në harmoni me zotin e me Gjithësinë.

Filloni ta ndieni veten të veçuar, në kundërshtim me të tjerët dhe i pakuptuar nga ata, nga njerëzit e zakonshëm e për së mbari; humnera e ironisë, e dyshimit, e kontradiktave, e njohjes, e ndjenjave që ju ndan nga njerëzit, thellohet shumë e më shumë, ndiheni i vetmuar dhe tani s’ka më mundësi marrëveshjeje. Çfarë inati! Sidomos po të supozosh që zemra ju ka mbetur aq e gjallë, dhe aq dashuruese sa t’ia ndiejë tmerrin!… Vetëdija për vlerën tuaj ndizet, sepse e ndieni veten të shënuar në ballë mes një mijë të tjerëve dhe e kuptoni që kjo s’i shpëton kujt…/Hejza / KultPlus.com

‘Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor’ shpall sesionin e tetë të Shkollës Verore

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpall sesionin e tetë të Shkollës Verore si Shkollë. Programi mbahet nga 7 deri më 20 gusht 2023.

Programi do të zhvillohet rreth kurseve të akredituara, programit publik me ekspozita, prezentime të artistëve dhe pjesëmarrësve, ligjerata, performanca, programit të filmit shkollor dhe DJ sesione nga Yann Annicchiarico, Sanja Anđelković, Bekim Baliqi, Rozafa Basha, Visar Berisha, Wu Chi-Yu, Florina Jerliu, Yao Jui-Chung, Vjosa Beqaj-Krasniqi, Sami Khatib, Li Kuei-Pi, Bernhard Rüdiger, Boris Buden, Esther Leslie, Driton Selmani, Lin Shu-Kai, Au Sow Yee, Ciwas Tahos, Nobuo Takamori, Agrina Vllasaliu, dhe Anton Vukpalaj.

Me Shkollën Verore si Shkollë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, së bashku me institucionet partnere dhe fakultetin, ka krijuar një platformë unike ndërkombëtare me bazë në Prishtinë që merr parasysh kontekstin socio-politik, zhvillon një kurrikul ndërdisiplinore dhe përfshin praktikuesit për të ndarë njohuri dhe përvojë me studentët vendas dhe ndërkombëtarë dhe publikun.

Fillimisht e frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor u strukturua në mesin e viteve 1970, Shkolla Verore si Shkollë është krijuar për të bashkuar dhe shpërndarë njohuritë kritike dhe adresuar sfidat përkatëse bashkëkohore, duke zbatuar modele dhe mundësi të reja në edukimin artistik dhe bashkëpunimin artistik.

Aktualisht, Shkolla Verore si Shkollë është platforma kryesore bashkëpunuese rajonale në prodhimin e artit dhe diskursit, dhe një model që bashkon kapacitetet e rajonit të Evropës Juglindore të angazhuara të fakulteteve ndërkombëtare dhe institucioneve partnere për të prodhuar dhe shpërndarë një model ndërdisiplinor të bashkëpunimit arsimor dhe artit.

Edicioni i sivjetshëm bazohet në perspektivat dhe përvojat e ndryshme që teorikisht dhe praktikisht pasqyrojnë dhe sfidojnë historinë e vazhdueshme rajonale dhe lidhjet e saj me zhvillimet më të gjera artistike, politike dhe sociale. Duke ftuar situata që i kapërcejnë kufijtë normalë krijues dhe intelektual, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, me Shkollën Verore si Shkollë, kërkon të ndërthurë njohuritë dhe (ri)pozicionojë Kosovën dhe rajonin e Evropës Juglindore në raport me atë ndërkombëtare dhe koordinatat globale.

Fakulteti i Shkollës Verore si Shkolla 2023 ka krijuar një program të kurseve sfiduese dhe frymëzues që do të zhvillohet nga 7-20 gusht 2023, duke kombinuar kurse të orientuara nga teoria dhe produksioni praktik.

Thirrja e hapur për pjesëmarrje në kurset e ofruara ka rezultuar në regjistrimin e pjesëmarrësve frymëzues dhe shumë të motivuar, një rritje të numrit të pjesëmarrësve nga Kosova dhe një numër pjesëmarrësish nga vendet që i bashkohen programit për herë të parë. Këtu përfshihen pjesëmarrës nga Shqipëria, Algjeria, Australia, Belgjika, Kanadaja, Egjipti, Etiopia, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Lituania, Holanda, Nigeria, Maqedonia e Veriut, Suedia, Turqia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Programi publik i organizuar gjatë Shkollës Verore si Shkollë shërben si një platformë e përbashkët për fakultetin, pjesëmarrësit e regjistruar në kurset e Shkolla Verore si Shkollë 2023, dhe publikun. / KultPlus.com

Çka mund të bëjë me diplomën e Shkencave Politike?

Shkenca Politike është fusha e studimit të politikës dhe proceseve politike që ndikojnë në jetën e shoqërisë. Studimi i kësaj fushe është i rëndësishëm për shumë arsye:

1. Kuptimi i Proceseve Politike: Përmes studimit të shkencës politike, studentët fitojnë njohuri thelbësore për strukturën dhe funksionimin e sistemit politik të vendit dhe ndërkombëtar.

2. Përgatitje për rolin publik: Njohuritë në shkenca politike ndihmojnë studentët të kuptojnë rolin e tyre si qytetarë aktiv dhe të përfshihen në debatet dhe zgjedhjet politike në mënyrë të informuar.

3. Analiza e Politikave Publike: Studimi i shkencës politike u ofron studentëve aftësinë për të analizuar dhe vlerësuar politikat publike, duke kontribuar në zgjidhjen e sfidave shoqërore.

4. Njohuri Ndërkombëtare: Shkenca politike shtrihet edhe në dimensionin ndërkombëtar, duke i hapur studentëve dritare për të kuptuar dhe analizuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe politikën globale.

UNI – Universum International College shquhet për ofertën e saj të gjerë shkencore dhe ndërkombëtare, dhe kjo e bën një alternativë ideale për maturantët që duan të studiojnë shkenca politike. Me një korpus të zgjeruar të pedagogëve dhe burimeve të avancuara të kërkimit, UNI – Universum International College siguron një mjedis të përkrahur dhe sfidues për zhvillimin e aftësive intelektuale dhe analitike të studentëve.

Kombinimi i njohurive teorike me praktikën dhe projekte të ndryshme zhvilluese, UNI – Universum International College i jep studentëve mundësi të vlefshme për t’u përgatitur për sfidat e botës së sotme dhe të ardhshme politike. Për këto arsye, ftojmë maturantët të aplikojnë në UNI – Universum International College dhe të zgjerojnë horizontet e tyre në fushën e shkenca politike.

Pajisu me diplomë të njohur nderkombëtarisht, nga UNI – Universum International College i cili menaxhohet nga Arizona State University.

Për më shumë informata rreth programit kontakto +38344144062, [email protected] ose ndiqni UNI në facebook dhe instagram 

Muzika shqiptare në Zvicër, dëgjohet më shumë se sa ajo zvicerane

Për sa i përket dialektit, reperi zviceran EAZ (shqiptari Arbër Rama), ka arritur një hit me “Juicy”. “Juicy” është luajtur tashmë 3.5 milionë herë këtë vit.

Ndërkohë që muzika angleze po humbet popullaritetin në Zvicër, këngët shqiptare janë duke bërë bujë, transmeton albinfo.ch. Këtë e tregon një vështrim në statistikat e transmetimit për gjysmën e parë të vitit.

Gazeta “Tagesanzeiger” tregon me këtë rast të dhënat për gjithë Zvicrën. Gjuhët më të njohura janë, aspak befasuese: anglishtja (60 për qind), gjermanishtja standarde (15 për qind) dhe frëngjishtja (8 për qind). Spanjishtja me 4.4 për qind dhe italishtja (2.1 për qind) pasojnë në vendin e katërt dhe të pestë.

Vitin e kaluar, muzika zvicerane (në dialektin zviceran të gjermanishtes) pati zënë vendin e gjashtë. Çuditërisht, në gjysmën e parë të vitit 2023 atë e ka kaluar tashmë muzika në gjuhën shqipe. Këngët në dialekt zënë 1.1 për qind të transmetimeve ndërsa ato në gjuhën shqipe, 1.2 për qind, transmeton albinfo.ch. Për sa i përket numrit të prurjeve, kjo bën një diferencë prej 7.5 milionë.

Kënga e preferuar e zviceranëve është “Flowers” nga Miley Cyrus. Kjo këngë është dëgjuar tashmë 16.7 milion herë në Zvicër në vitin 2023 dhe vihet kështu në krye me një epërsi prej mbi tre milionë transmetimesh, duke kaluar kështu këngën “Calm Down” të Rema-s.

Për sa i përket dialektit, reperi zviceran EAZ (i cili është pseudonim i shqiptarit nga Zvicra Arbër Rama) ka arritur një hit me “Juicy”. “Juicy” është luajtur tashmë 3.5 milionë herë këtë vit, përcjell albinfo.ch. Kjo e bën atë këngën më të suksesshme në dialekt dhe zë vendin e 15-të në renditjen e të gjitha gjuhëve. /  KultPlus.com

Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi, shtegton te Hora a Arbëreshëve në Sicili

Shtatorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi do të vendoset në sheshin kryesor te Hora e Arbëreshëve në Sicili. Në këtë vend që konsiderohet si qendër shpirtërore e kulturore e arbëreshëve të Italisë, aty ku dashuria dhe kulti për heroin tonë kombëtar nuk u shua kurrë, ndaj edhe populli aty në krye me bashkiakun Rosario Petta, e kanë mirëpritur këtë iniciativë, përcjell KultPlus.

Kjo skulpturë është dhuratë e mërgimtarëve tanë nga Zvicra, me donator kryesor, aktorin Veli Berisha, (në përkrahje edhe të mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë). / KultPlus.com

Një nuse kroate në mesin e ashkalive

Ballsor Hoxha

(Rreth filmit dokumentar SNAJKA: DIARY OF EXPECTATIONS (Nusja: Ditari i Pritshmerive), është film dokumentar nga regjisorja Kroate Tea Vidovic Dalipi, Bashkprodhim i produksionit Restart nga Kroacia, STE Films nga Italia dhe Mobius nga Kosova. Filmi do te kete premierën e tij botërore në Dokufest, Prizren me 5 Gusht 2023.)

Ky film dokumentar është një shfaqje tejet interesante e një martese lindur në dashuri në një ambient tejet të rëndë, të vështirë.

Martesa jetësohet në ambient të mbetur pre e traditës në njërën anë, dhe të racizmit në anën tjetër.

Ky film është shfaqje tejet e rëndësishme e një jete të tërë martesore, që prej martesës, në Kroaci të një ashkalie dhe kosoavri, me një kroate në komunë kroate, deri në veshje të “dallamave”, fustanit të nusërisë në mesin e ashkalive në Kosovë të gruas kroate. Pastaj, si që e do jeta, pjesëmarrjen e tyre, këtij çifti, në të gjitha zakonet dhe traditat e jetës ferefinsore, prej matrtesës së vëllezërve të tyre, njëri në Zagreb tjetri në Kosovë, me gjithë karnevalin e çmedurive që i përcjellin këto fenomene. E deri tek karnevali i çmendurisë së zakoneve e dokeve për lindjen e fëmijës, si për shembull lidhja e ndrikullës me prerjen e flokëve të fëmijës kroat nga një vajzë kosovare.

“Kurrë nuk do të mund të jem çka ajo më don të jem” thotë diku Nusja në filmin dokumentar Snajka (Nusja) kroate, duke aluduar në Vjehrrën e saj ashkali në Kosovë.

Ndërsa derisa po kjo nuse martohet me burrin e saj ashkali nga Kosova në Kroaci, nëna e Nuses, kroate po ashtu, nuk e përqafon dhëndrrin e saj ashkali.

Kur i mendojmë këto konflikte, të heshtura, brutale, të shprehura dhe të ndodhura para nesh në kamerë, derisa ky çift jeton jetën e tij, mund lehtë të pyetemi kush kënd po e marton këtu. Vjehrra nusen, apo vjehrra dhëndrin?

Filmi dokumentar Snajka (Nusja) është një doku-film, i cili vrojton pa asnjë ndërhyrje një martesë të vështirë, më vonë edhe një familje të vështirë, që do të thotë familje në pozitë tejet të vështirë, me lindjen e vajzës së kësaj martese kroato – ashkali/kosovare. Por, gjatë tërë kohës, dhe gjatë tërë ndodhjes së jetës së vërtetë të një çifti e pastaj edhe të vajzës së tyre, pyetja është më se e qartë: kujt i takojnë jetët e këtyre tre personave, jetës së gruas/nënës kroate, burrit/babait ashkali/kosovar, dhe vajzës së tyre. Apo thënë edhe më brutalisht dhe më qartë, kush është Frida, në fund të fundit, vajza e këtij çifti me këtë emër, ashkali, kroate, kosovare, apo vetëm vajzë e vogël që ka lindur nga dashuria e prindërve të saj.

Kujt i takon kjo famije, këta tre persona, në kuptimin kush janë, çka janë dhe ku do të prëfundojnë?

Në të vërtetë, mbi të gjitha kërncënimet që i përcjellin këta tre personazhe, por në jetë reale, janë dy shtresa ku kjo familje tre anëtarëshe është e kërcënuar më së thelli:

1. Nga konflikti i gjeneratave

2. Liria e dashurisë së tyre, pavarësia e tyre

Konflikti i gjeneratave për këtë dashuri të lindur në tërë lirinë e saj të ndjenjës, dhe të tërheqjes së dy personave, për këtë çift është sikur një vrimë e zezë, ku tradita e gjeneratës së vjetër vazhdimisht zhdukë dhe asgjëson çfarëdo përpjekje të tyre për pavarësinë e dashurisë së tyre. Ata duhet t’i përmbahen “dallamave”, fustaneve të nusërisë, pastrimit të këmbëve në vaskë (e jo në dysheme të tualetit) dhe aq më shumë Frida vajza e këtij çifti ka vendosur qysh në moshën e saj katër vjeçare të shkojë lartë/poshtë në Kosovë dhe të vishet me take.

Ndërsa, liria e dashurisë së këtij çifti kroato-kosovar, pavarësia e tyre është e kërcënuar nga konteksti i tyre, nga racizmi kroat, aq më shumë dhe aq më rrezikshëm derisa vajza e tyre përjeton po të njëjtin në lëkurën e saj.

Është film dokumentar i cili moedoes duhet të shikohet nga të gjithë ne, jo vetëm për shpërfaqjen dhe të bërit reale jetën e një komuniteti kosovar të cilin e dimë se jeton këtu, por kurrë nuk kemi njohuri mbi të, dhe aq më shumë se jetojnë me jetët dhe me mendësinë krejtësisht kosovare. Arsyeja kryesore e arsyes për të parë këtë film është se na kujton secilin prej nesh për këtë tragjedi njerëzore, kalimin e gjeneratave, pamundësinë e kalimit të gjeneratave, dhe në të vërtetë mundësinë e të jetuarit në dashuri të pavarur, qoftë edhe në një martesë të “pamundshme” kroato – ashkali/rome, kosovare./ KultPlus.com

Guri përkujtimor i Pashkë Markut hidhet në plehra, reagon Ag Apolloni: Historia në plehra

Guri përkujtimor i Pashkë Markut, nënës që dogji veten pas kthimit dhe varrimit të mbetjeve të bijve të saj të vrarë dhe të djegur nga kriminelët serbë,para disa ditësh është larguar me bager nga pronari i tokës, Hasan Zenun Bala, shkruan KultPlus.

Për këtë rast i pari që ka reaguar është profesori universitar dhe shkrimtari Ag Apolloni duke u shprehur se nëna Pashkë është simbol i Kosovës, prandaj heqja e atij guri është një gjest i pamenduar i pronarit.

Ndërsa sot, Apolloni ka reaguar edhe njëherë, pasi guri përkujtimor i Pashkë Markut është hedhur në plehra.

KultPlus ju sjell reagimin e plotë të Apollonit:

Sot Hasan Zenun Bala e hodhi në plehra gurin simbolik të vënë aty në kujtim të nënës Pashkë, që nga dhimbja e papërballueshme për dy djemtë e saj të vrarë nga kriminelët serbë, dogji veten njëzet vjet më parë.

Me siguri Hasani ndihet krenar dhe fitimtar, sepse nuk mundi ta ndalë askush: as Qeveria, as qytetarët.

Mirëpo, nuk duhet të harrojmë se disa fitore janë më të turpshme se humbjet. Kjo e tij është e tillë.

Hasan, ke hedhur në plehra një gur që na e përkujtonte një tragjedi të madhe, një gur që dëshmonte për krimet serbe. Duke e hequr një dëshmi të tillë, ke bërë një gabim të pafalshëm.

Ke thënë se e ke hequr për shkak se aty mund të bëhej një kishë. A mund të jesh aq i padijshëm sa të besosh se mund të ngritet një kishë aty ku një person ka bërë vetëvrasje? Akti i nënë Pashkës është mbifetar, por ti je ultrafetar, dhe me këtë poshtrim që ua bëre shqiptarëve të krishterë, ke nxitur një konflikt ndërfetar. Kam pritur që komuniteti musliman të ndërhyjë të ta shpëtojë fytyrën ty dhe vetes, por mjerisht nuk e bëri. Uroj ta bëjë.

Hasan, do të doja ta shihja fushën tënde përplot me muslimanë që protestojnë kundër teje, dhe e mbrojnë vëllazërinë ndërfetare. Duket që koka jote është më e fortë se guri të cilin e hoqe, dhe vetëm vëllezërit e tu muslimanë mund të të kthejnë në rrugë të Zotit.

Nëse e ke hequr edhe për arsye politike, je treguar edhe më injorant. E kuptuam që me Vetëvendosjen nuk je, dhe kjo është diçka krejt normale (jetojmë në pluralizëm politik). Por nëse je me LDK-në, ke fyer ‘frymën rugoviane’ të saj. Nëse je me krahun e luftës (PDK, AAK etj.), ke kontribuar në zhdukjen e një dëshmie të fortë të krimeve serbe, të një dëshmie që nisi të bëhej vend pelegrinazhi, pra e ke dëmtuar krahun e luftës.

Kur e hedh në plehra historinë e popullit tënd, mos prit medalje! Turp, Hasan!

Të gjithë shqiptarët normalë (muslimanë, të krishterë, jofetarë) janë në anën e asaj historie që ti sot e hodhe në plehra. Na munde të gjithëve. Fitove, Hasan. Për turpin tënd, fitove. / KultPlus.com

Universiteti i Prishtinës ua ndalon profesorëve të mbajnë mësim edhe në kolegje private

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinë, ka marrë vendim që t’ua ndalojë profesorëve që të angazhohen edhe në kolegje apo institucione private.

Në dokumentin që ka siguruar Klankosova.tv, ky vendim është marrë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së enjte.

“Nuk lejohet angazhimi i personalet akademik në kolegje-institucione private të arsimit të lartë përfshirë edhe deklarimin në Agjencinë e Kosovës për Akreditim si staf akademik i institucionit privat të arsimit të lartë apo mbështetjen në çfarëdo forme të kolegjit-institucionit privat të arsimit të lartë, në procesin e akreditimit të programeve dhe atë institucional”. / KultPlus.com

Plazhi i Semanit në Fier, një tjetër destinacion turistik (VIDEO)

Plazhi i Semanit, 18 kilometra larg qytetit të Fierit me hapësira pa fund bregdetare me rërë të imët kurative, plazhe familjare me ujëra të ngrohta është një tjetër destinacion turistik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga ky plazh dhe fton qytetarët që ta vizitojnë.

Rama shprehet se Semani është një tjetër destinacion turistik për këto ditë të nxehta.

Plazhet e Darzezë dhe Seman po kthehen gjatë viteve të fundit në të preferuarit e shumë  turistëve të huaj, pasi janë plazhe të virgjëra me rërë të pastër dhe ujë të kthjellët.

Vija bregdetare e Fierit nuk ofron vetëm plazhe, por edhe vende fantastike për aventurë,  eksplorim, peshkim apo sporte ekstreme./ atsh / KultPlus.com

Presidenti Biden njofton nismën për kërkime të avancuara ndaj kancerit

Presidenti Joe Biden tha se nisma e parë e përqendruar te kanceri e Agjencisë së tij të Avancuar të Kërkimit Shëndetësor është në “një moment historik të rëndësishëm në luftën për t’i dhënë fund kancerit siç e njohim”. Kjo nismë synon të ndihmojë mjekët të dallojnë më lehtë mes qelizave kancerogjene dhe indeve të shëndetshme gjatë operacioneve që do të mund të përmirësojnë jetën e pacientit.

Agjencia e Projekteve Kërkimore të Avancuara për Shëndetin, ose ARPA-H, po fillon një program të ndërhyrjeve kirurgjikale të sakta, duke kërkuar ide nga sektori publik dhe privat për të eksploruar se si të përmirësohen në mënyrë dramatike rezultatet e luftës ndaj kancerit në dekadat e ardhshme duke zhvilluar ndërhyrje më të mira kirurgjikale për të trajtuar sëmundjen.

Nisma mund të përmirësojë dukshëm trajtimet e kancerit dhe të sjellë përparime shkencore që kanë aplikime ende të panjohura, tha Arati Prabhakar, drejtori i Zyrës së Shkencës dhe Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë.

“Shumë trajtime të kancerit ende fillojnë me operacionin. Pra, zhvillimi i teknologjisë së re për ta bërë atë hap të parë më të saktë, mund të revolucionarizojë me të vërtetë mënyrën se si ne do të jemi në gjendje ta trajtojmë kancerin”.

Agjencia do të organizojë një konferencë në Çikago në shtator për studiuesit e interesuar. Kjo është pjesë e përpjekjes së Presidentit Biden për “luftën ndaj kancerit”, e cila u miratua me mbështetje dypartiake./VOA / KultPlus.com

DPA kujton fillimin e Luftës së Parë Botërore, 109 vjet më parë

Më 28 korrik 1914, filloi Lufta e I-rë Botërore.

Lufta pati si pikënisje vrasjen e Arqidukës austro-hungarez, Franz Ferdinand, nga dora e serbo-boshnjakut, Gavril Princip, pjesëtar i rrjetit “Dora e Zezë”. Bota u nda në zona të militarizuara. Ballkani dhe Europa u përfshinë në luftën që do t’u kushtonte jetën rreth 9 milion viktimave.

Kjo luftë do të sillte edhe ndarjen e territoreve dhe rikrijimin e shtetkombeve të dala nga shpërbërjet e perandorive të mëdha. Edhe pse nuk u përfshi drejtëpërdrejt në luftë, në territorin e Shqipërisë ndodhën shumë luftime.

Pas mbarimit të luftës, një pjesë e madhe e popullatës u bë pjesë e shkëmbimit të padrejtë, duke i etiketuar ata si popullatë “myslimane” dhe “joshqiptare”. Si rezultat, ata u dëbuan nën shënimin “turq”. Pas mbarimit të luftës, Shqipëria fillon të lobojë fort në arenën diplomatike për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e popullsisë së saj nga padrejtësitë e ndodhura.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në këtë përvjetor publikoi një kartë postare me fytyrën e Franc Jozefit, të Mehmetit të V-të dhe të Vilhelmit të II-të. Po ashtu, një fotografi e ushtarakëve të huaj në Shqipëri gjatë Luftës së I-rë Botërore. / atsh / KultPlus.com

Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se po punojnë me përkushtim të plotë që në vendin tonë të organizojnë një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë.

Programi i Lojërave Mesdhetare përmbanë 24 sporte dhe pjesëmarrje të afër 5000 sportistëve.

“Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filluan vizitën Komisioni vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello, dhe të përcjellur nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis. Ata pritet të bëjnë vlerësim të gjendjes dhe zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucionalë për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për organizim”, thuhet në njoftimin e bërë nga ministri Hajrulla Çeku.

Çka përfiton Kosova me organizimin e Lojërave Mesdhetare?

Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare
Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror
Infrastrukturë fizike të modernizuar
Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizimit sportiv
Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend. / KultPlus.com

Me vepra premierë nga artistë të skenave botërore e këngë shqipe, RLIOF mbrëmë solli plotë ngjyra e emocione

Arlinda Hajdaraj

Nata e tretë e ‘RLIOF’ solli pranë vetes tre artistë të huaj, që me veçantinë e tyre artistike i dhanë magji këtij koncerti, shkruan KultPlus.

Me një profesionalizëm të pashoq, treshja e huaj e përbërë nga Leonor Bonilla, Mert Sungu dhe Simon Mechlinski, bashkë me shqiptaren Ardita Bufaj,  bënë të mundur realizimin e një performance të jashtëzakonshme përpara publikut kosovarë.

Talenti, puna, përkushtimi, praktika e dhënia e shpirtit në skenë quan performancën e këtyre artistëve deri tek e ‘përsosura’ që rrallëherë gjendet mes nesh.

Kjo mbrëmje muzikore u nis me zërin e mrekullueshëm të Simon Mechlinski, interpretimi i të cilit dridhi sallën e dha emocionet më të forta në publik.

‘Ah per sempre…’, e Mechlinski-t, ngjalli një përjetim të thellë tek secili pjesëmarrës, duke u dhënë atyre, entuziazmin më të madh për të dëgjuar vëmendshëm edhe interpretimet e tjera pasuese.

Pas duartrokitjeve të forta e brohorimave të pandalshme të publikut, skenës i’u bashkua edhe sopranoja, Leonor Bonilla, një vajzë shumë pozitive që me buzëqeshjen e saj ngjitëse, bëri për vete gjithë pjesëmarrësit, ende pa e filluar mirë shfaqjen.

Përshtypjet e mira të publikut nuk i hodhi poshtë por i lartësoi edhe më shumë me performancën unike të këngës së saj ‘Una voce poco fa’.

Veçantia e shfaqjes nuk përfundoi këtu, pasi ajo erdhi lehtas edhe me bashkëpunimin mes dy muzikantëve, Bonillas dhe Mechlinski, me këngën ‘Pronta io son’. Me veçoritë e stilin unik të të dyve bashkë, u forcua edhe më shumë e i dha drita kësaj nate muzikore.

Pas përfundimit të interpretimit të këngës së përbashkët nga të dy artistët paraprak, skenës së Amfiteatrit të Bibliotekës Universitare, i’u bashkua edhe Mert Sungu. Tenori, Mert Sungu erdhi nga Turqia vetëm për të realizuar këtë interpretim, e që rezultoi të jetë mjaft magjepsës.

Kënga e parë e Sungut, nga të pestat në total, ishte ‘La donna e mobile’, i cili me të parën paraqitje, ndezi flakë publikun në sallë.

Duartrokitjet i stoponte vetëm interpretimi i këtyre artistëve, pasi diçka tjetër nuk i ndalonte dot.

Surpriza më e madhe e kësaj nate solli edhe përmbylljen e koncertit, kur përpara publikut doli edhe njëherë baritoni, Simon Mechlinski, duke kënduar një këngë shqipe.

Kënga ‘Dashnor tu bana’ preku në telat e zemrës audiencën kosovare, duke bërë ata të brohorasin pandalshëm e të duartrokasin furishëm.

Koncerti ishte unik që në fillesë e gjer në mbarim. Secili nga këta muzikantë performuan në skenë me nga pesë këngë.

Leonor Bonilla përpos këngës ‘Una voce poco fa’, këndoi edhe katër këngë të tjera, ‘O luce di quest’anima’, ‘Je veux vivre’ Romeo et Juliette’. Ndërkaq, këngët ‘Pronta io son’ dhe ‘Tornami a dir che m’ami’, i pati në bashkëpunim me Sungun dhe Mechlinskin.

Përpos bashkëpunimeve me njëri-tjetrin, tenori, Mert Sungu këndoi edhe këngët, ‘E serbato questo acciaro’, ‘Me llaman la primorosa’ dhe ‘Non t’amo pio’.

Ndërsa, Mechlinski përformoi me këngët, ‘Votre Toast’, ‘Alla,Alla’ dhe ‘Dashnor tu bana’.

Pas përmbylljes së koncertit, sopranoja me origjinë meksikane, Lonor Bonilla u shpreh e lumtur për pjesëmarrjen në një koncert të tillë dhe se kjo shfaqje për të ka qenë shumë e veçantë, pasi që me këtë shfaqje edhe shkeli për herë të parë në Kosovë.

“Ndihem pafund e lumtur qe jam këtu edhe pse është hera  e parë që ndodhem në Kosovë. Edhe pse për një kohë të shkurtër kam qenë këtu, mezi pres të kthehem përsëri”, u shpreh Bonilla për KultPlus.

Ndërkaq, artisti tjetër, Simon Mechlinski, u ndje pafundësisht i lumtur për koncertin, dhe krahas kësaj edhe për të është hera e parë që ndodhet këtu, në Kosovë.

“Është hera e parë në Kosovë por prapë se prapë më pëlqen shumë. Nesër më duhet të kthehem për në vendlindjen time por nuk do ta lë pa u kthyer prapë për vizitë në Kosovë”, u shpreh Mechlinski.

I pyetur se si ju duk vizita në Kosovë, ai tha që Kosova i pëlqeu shumë dhe përpos vendeve të bukura e njerëzve pozitivë që gjeti këtu, edhe ushqimi ishte fantastik.

Përpos artistëve të huaj që performuan natën e sotme për audiencën kosovare, për KultPlus nuk la pa folur edhe pianistja shqiptare, Ardita Bufaj, e cila e kompletoi skenën me talentin e saj.

Bufaj, fillimisht falënderoi tenorin Ramë Lahaj për ftesën e bërë e më pas doli edhe tek publiku, dhe mikpritjen e bërë nga ta.

“Ne kemi përfunduar koncertin e titulluar ‘Opera Night’ ku unë së bashku me tre artistët e tjerë ishim ftuar sot nga tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, të cilin e shfrytëzoj rastin ta falënderoj shumë. Ndërkohë, mendoj që me duartrokitjet e zjarrta të publikut, ia kemi dalë dhe kemi finalizuar një punë të fuqishme”, përfundoi Bufaj.

Kjo performancë e shkëlqyer me këta katër artistë të mrekullueshëm solli edhe fundin e natës së tretë të këtij koncerti të quajtur ‘Opera Night’.

Kujtojmë që “Ramë Lahaj International Opera Festival” ka nisur me datë 21 korrik dhe do të vazhdojë rrugëtimin deri më datën 31 korrik. / KultPlus.com

Vdes Randy Meisner, basisti dhe vokalisti i ”The Eagles”

Randy Meisner, një anëtar themelues i grupit rock” The Eagles” vdiq në moshën 77-vjeçare.

”Basisti dhe vokalisti vdiq të mërkurën në Los Anxheles për shkak të komplikimeve nga një sëmundje kronike obstruktive pulmonare”, sipas një deklarate të lëshuar të enjten në faqen e internetit të grupit.

“Randy ishte një pjesë integrale e ‘Eagles’ dhe e rëndësishme në suksesin e hershëm të grupit”, thanë dje ”The Eagles”.

Gama e tij vokale ishte befasuese, siç është e dukshme në baladën e tij të njohur “Take It to the Limit”.

Meisner, Glenn Frey, Don Henley dhe Bernie Leadon formuan grupin në 1971.

“Take It to the Limit”, nga albumi “One of These Nights” i grupit të vitit 1975, arriti në vendin e katërt në Billboard Hot 100.

Meisner u largua nga grupi në 1977.

“Hotel California”, LP-ja e fundit e grupit me Meisner, e lëshuar në dhjetor 1976, vazhdoi të bëhej një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave./ atsh / KultPlus.com

Romani i murtajës

Studim krahasues i romanit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit me rastin e botimit në frëngjisht nga botuesi i njohur francez “L’Harmatann” i Parisit.

Shkruan: Aleksandar Zoto

Është e pamundur të pohohet që leximi i „Dekameronit“ të Bokaçios, i „Ditarit të murtajës“ të Daniel dë Fosee (De Foes) , i „Ambre“ të Katlen Vinsorit (Kathleen Winsorit), i „Kalorësit mbi çati“ të Xhinios (Giono) ose edhe i „L´oevre au noir“ të Margarita Jursenarit (Marguerete Yourcenar), t´i ketë paraprirë hartimit të „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ të Jusuf Buxhovit, përderisa ketë vepra, nëse nuk gabohemi, nuk kanë qenë të përkthyera në shqip, pa dyshim, as në serbokroatisht. Nga ana tjetër, është e pamundur të përfytyrohet që Buxhovi të mos ketë njohur romanet e Ismail Kadaresë që i kanë paraprirë romanit të tij, sepse, megjithëse të ndaluar nga pushteti serb, ata kanë qarkulluar midis shqiptarëve të Kosvës, qoftë edhe në pak kopje.

Është e pamundur,gjithashtu, të imagjinohet që Buxhovi nuk e njihte „Murtajën“ (La Peste) e Alber Kamysë, këtij klasiku të letërsisë botërore. Pra, është me interes të shohim se si romani i tij, që rrëfen peripecitë e një epidemie murtaje në sfondin e luftës së fshehtë dhe të hapur midis otomanëve dhe shqiptarëve, vendoset në linjën e romanit të Kamysë dhe të disa veprave të Kadaresë dhe takon temën e tyre ose, më saktesishtm shtyhemi të shikojmë sesa ai arrin t´u shpëtojë atyreve, të përballojë sfidat që paraqesin këto vepra për të parë, pasi as që mund të vihet në dyshim që ai të ketë pasur synim të vetëm emitimin e tyre, riprodhimin,nëse mund të thuhet, e Kadaresë ose të Kamysë në dorë të dytë; krijimtaria e tij e mëparshme e përjashton a priori një proces të tillë dhe një lexim sadopak i vëmendshëm i „Shënimve të Gjon Nikollë Kazazit“ e mbështet këtë mendim.

Në fakt, s´bëhet fjalë për një „remake“ (nga angl.“ribërje“) të „Kështjellës“, i pari nga romanet e Kadaresë, të cilat i jemi referuar. Së pari, sepse Buxhovi rrëfen në të për një epidemi murtaje të shkaktuar nga pushtuesit turq, me synimin politik më tepër se ushtarak, kundër banorëve të qytetit dhe të rrethinës së Gjakovës, synimi është të dobësohet pa kthim dhe të gjunjëzohet një komb tashmë i nënshtruar nga qeveria e Portës, por që ruan një karakter tepër të pavarur, duke e qëlluar për vdekje në përmasa të mëdha. Për më tepër veprimi vendoset në një datë të saktë, në vitin 1747, zgjedhje kjo që me siguri nuk është rastësore, por ka një bazë historike në kryengritjen që shpërthyen gjatë shekullit XVIII kundër sundimit osman.

Në romanin „Keshtjella“ përkundrazi, futja e minjve të infektuar në kështjellën e rrethuar përbën një nga manovrat e njëpasnjëshme, me anë të të cilave Tursun pasha përpiqet të bëhet zot i saj; nga ana tjetër, rrëfimi zhvillohet pa referim kronologjik të veçantë dhe ngjarjet shihen kryesisht nga ana turke.Së fundit, nëse Buxhovi, nën shembullin e Kadaresë, aludon për armët bakteriologjike të këtij shekulli, ai zhvillon paralelisht një temë që kolegu i tij i Tiranës vetëm sa e ka skicuar (dhe pa folur për murtajën) në një skaj të novelës së tij „Krushqit janë të ngrirë“:atë të „zgjidhjes përfundimtare“ (solution finale),sipas shprehjes së trashëguar nga nazizmi.

Në fund të fundit, vepra e Buxhovit rimerr më tepër sesa përsërist „Kështjellën“, përderisa ajo ilustron dhe zhvillon disa faqe të këtij romani,ku Intendenti parathotë vështërsitë e ardhshme pas pushtimit të Shqipërisë, pavarësisht nga fitorja ushtarake dhe mjetet që duhen përdorur për ta integruar pëfrundimisht këtë vend në Perandorinë otomane.

Nga ana tjetër,si mund të mos takoheshin rrëfimet e dy romancierëve shqiptarë përderi sa njëri,ashtu dhe tjetri, e kthejnë ballafaqimin e popullit të tyre me otomanët në një metaforë të ndeshjes së tij të sotme kundër shtypësve të tjerë? Kështu shpjegohet, pa dyshim, fakti se rrëfyesi të „Shënimet…“, si dhe ai i Kadaresë te „Ura me tri hare“ quhen Gjon dhe janë murgj, pra i referohen që të dy figurës së shquar të Gjon Buzukut,murgut themelue të letërsisë së shkruar shqiptare.

Së fundit, disa konvergjenca janë të pranishme për arsye të referimit të përbashkët (pak a shumë të saktë) te doket dhe zakonet politiko-ushtarake të Perandorisë otomane.Ibrahim Pasha,p.sh.,(përveç titullit të tij „kajmekam“) të bën njëherazi të mendosh për Tursun pashën,hero i „Kështjellës“ dhe Hurshid pashën, një nga figurat e „Kamares së turpit“,që e di se është i dënuar edhe ai dhe pret vetëm çastin kur koka e tij do të bjerë.Klasifikimi i kombeve të perandorisë në tri kategori – popujt e asimiluar ose të konsideruar si të tillë, popujt në asimilim e sipër dhe,së fundit, popujt rebelë- të kujtojnë gjithashtu pesë etapat që paraprijnë, në të dytin e romaneve të sipërpërmendura, „zhdukjen“ e plotë dhe përfundimtare të vendeve që i ninshtroheshin ligjit të „kra-kra“-së.

Këto pika të shumta takimi midis Buxhovit dhe atyreve të Kadaresë për të cilat u fol më sipër, e veçanërisht te „Ura me tri harqe“, janë tepër të dukshme,të pohuara aq qartë sa s´ka vend për të folur për plagjiaturë.Më tepër mund të konkludohet për njëfarë homazhi, me një syshkelje miqësore ndaj veprës së mjeshtrit (vëmë re, në veçanti,që murgu i Buxhovit,po ashtu si dhe i Kadaresë, e nis kronikën e tij në një muaj mars), madje për një lojë shkrimi ndërtekstore, siç e praktikon si një prirje Mishel Turnier, Premtimi i të cilit na jep shembullin më të njohur.Faktikisht, dallimet janë më të shumta se ngjashmëritë, sikur Buxhovi të kish vënë nderin e tij në lojë për t´u shkëputur nga vepra e Kadaresë, duke e përshëndetur atë në kalim e sipër. Një invetar i shkurtë vetëm i të dhënave materiale që dallojnë dy romanet do të lejonte të gjykojmë për këtë.

Kadareja (rrëfimtari i të cilit i përket një epoke para asaj të Buzukut) mjfatohet me një emër simbolik – Gjon -, ndërsa Buxhovi i jep të vetit një gjendje civile më të detajuar dhe e lidh shprehimisht me kujtimin e Buzukut, nëpërmjet Colit, beniaminit të tij, i cili ëndërron të çojë më tej veprën e stërgjyshit të vet të madh, duke shpikur alfabemin origjinal që ende s´e ka gjuha; Gjoni i Kadaresë,pra, del si përfaqësues i Shqipërisë paraotomane, ndërsa nga ai i Buxhovit, që ka si vëlla e kusheri Lam Mulën, i kthyer në mysliman, prej nga del kjo temë ankese, praktikishte e papranishme në veprat e Kadaresë të përmendura këtu:ndarja e popullit shqiptar midis islamizmit dhe krishtërimit. Dallimi i tretë: figura e emblemore e Buzukut duke si e dyzuar te Buxhovi. Meqë përkthimi i tij i Biblës në shqip saksiononte qenien e një gjuhe dhe të një kulture shekullore, baba i letërsisë shqipe ringjallet njëherazi te Coli, poeti që do të dëshironte të shkruante shkronja të mirëfillta shqipe, dhe te Gjon Nikolla, herë pas here arkitekt si dhe prift e kronik. Një dallim i katërt, së fundi,lidhet me mënyrën e rrëfimit dhe jo më me rrëfimtarin. Te Kadareja, rrëfimi bëhet, si të thuash, me kalim të drejtpërdrejtë nga pena e Gjonit të syri i lexuesit, ndërsa te Buxhovi ka një dyfishim, përseritja ose „mise en abyme“ të aktit të të shkruarit:murgu i tij është jo vetëm autori i kronikës që e lexojmë, pore edhe i një fletoreje shënimesh, me sa duket e caktuar për të ushqyer këtë kronikë, nga e cila ai na jep andej-këndej disa pjesëza. Kështu vetëpërmbajta e shënimeve paraqitet si një nga ngjarjet që përfshin kronika dhe kështu ato bëhen elemente përbërës i saj… Këtu gjejmë sërish, me nuanca të vogla ndryshimesh, mënyrën e famshe të Zhidit te „Prerësit e parave të rreme“ („Les Faux-monneyeurs“), më tepër sesa atë që ka përdorur Kadareja në „Kronikë në gur“, roman ku gjejnë jehonë kujtimet e rrëfimtarit dhe copëza kronikale që u atribuohen dëshmitarëve të tjerë.

Pra,të kuptuara dhe të vendosura siç duhet, afritë që nxorëm midis romanit të Buxhovit dhe këtyre veprave të Kadaresë, na nxisin më tepër kuriozitetin ndaj tij;ato vërtetojnë vlerën dhe peshën e dëshmisë që ky autor sjell mbi fatin e popullit të vet, jo pa e bërë atë shembull, ose e thënë ndryshe, të aftë për një shtrirje përtej vetë Shqipërisë.

Pikërisht këtë përmasë njerëzore të librit kërkojmë të nxjerrim tani, me anë të një paraleleje tjetër, që na fton me ngulm,së paku për nga tema, sepse edhe aty pikëtakimet do të shfaqen shumë më të kufizuara.

Në fakt,romani „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ i Jusuf Buxhovit nuk është gjithnjë një „remake“ e „Murtajës“ („La Peste“) të Kamysë. Së pari, e rithemi,sepse rrëfimi i Buxhovit është vendosur në një kuadër historik,a, të paktën, mëton të jetë një krijim fiktiv me frymëzime historike.Nga ana tjetër, edhe pse konisderatat morale, madje filozofike, të lidhura me fatin e këtij ose të atij personazhi nuk mungojnë dhe kërkojnë meditimin vetjak të çdo lexuesit, ai trajton para së gjithash një avanturë kolektive. Drama e Kamysë prek gjithashtu një bashkësi, por që është, në thelb, mbarë njerëzimi;pra ai të drejton te një entitet paksa abrstrakt,qoftë edhe i mishëruar në fate të veçanta. Po ashtu,megjithëse ai paraqet efektet e vërejtura klinikisht të një epidemie murtaje, kjo nis dhe përhapet vetvetiu, në një farë mënyre si një fatalitet, dhe megjithë zgjedhjen e Oranit si vend skene, nuk bëhet fjalë posaçërisht për Algjerinë.Në romanin e Buxhovit, përkundrazi, fatkeqësia jepet qartë,me shkaqet dhe fundin e saj, në kohën dhe vendin e saj. Në fund të fundit – por pa u kufizuar në një „subjekt“ rreptësisht të përcaktuar ose të përvijuar – Buxhovi aktualizon dhe zhvillon një nga kuptimet e mundshme të „Murtaja“ („La Peste“) e Kamysë:vuajtjen që u shkaktohet njerëzve nga njerëz të tjerë, dhunë që përdorin disa për të nështruar më mirë të tjerët, madje për t´i zhdukur fizikisht.Pikërisht këtu është, në fakt, një nga murtajat që nënkupton „Murtja“ e Kamysë,në mos shprehimisht,së paku me aluzionet e tekstit ose me përgjithësimet ku ai të shpie.

Sipas datës së shkrimti dhe daljes në shitje – pra realiteteve që e sollën dhe të cialve ai u vën qëllimisht dhe dlmosdoshmërisht jehonë – romani i Kamysë evokonte së pari, mesiguri, totalitarizmin, këtë përbindësh të kohëve moderne.Autori njëherazi ka pasur edhe kurajon, edhe qartësinë, mjaft të rralla në periudhën fill pas luftës, të denoncojë si murtajën e kuqe, edhe atë zezën. Por ai e bën këtë me terma të qarta dhe jo më me zhvendosje, me komente me të cilat ai e shoqëron atë. Rrjedhimitsh, përtej këtyre rezonanace ose shkrimeve „aktuale“ të teksit, të bëra më të ndjeshme në atë kohë nga kujtimi i menjëhershëm i flijimit (holocauste),kujdesi i Kamysë për t´i siguruar veprës së tij një përmasë polisemike (ai donte,siç shprehet vetë, që ajo „të lexohet në shumë nivele“),kjo i jep atij një karakter „atopik“ (ngjyra algjeriane, e përserisim, nuk llogariet aspka), dhe „akronik“, duke përjashtuar disa tregues që dalin nga e kaluara e Tarrout dhe e Rambertit. Do të dukej sikur ai ka dashur kështu ta çojë më me siguri lexuesin drejt pyetjes thelbësore:cilat mund të jenë, në një vështrim absolut,sjelljet e njeriut përballë vdekjes së verbër,e,më përgjithësisht,përballë të gjitha formave të vuatjeve fizike dhe morale, në të cilat mund të shfaqet e keqja?

Një tjetër veçori e murtajës së Buxhovit, përballë asaj të Kamysë, është se ajo nuk ka pamjen e një fatkeqësie të shfaqur befasisht.Sigurisht romancieri frëng e shtjellon me etapa progresive,por mbetet,siç e theksmuam më lart, që ajo të shfaqet “exnihilio“ se është e tërë njëherazi,pa iu dashur të lindë. Te Buxhovi,përkundrazi,ajo vjen nëpërmjet një vënie në skenë sa sekrete aq edhe të hollë:ajo përbën për dje,por figuron edhe për sot (në kontekstin e sotëm mbi disa realitete social-politike dhe për gjuhën e dyfishtë), një përpjekje për gjenocid, së paku të pjesshëm,aq të shyrë sa të mund të shkatërrojë të mbijetuesit çdo përpjekje, sado të vogël,për t´u mbrojtur.Kështu, vdekja fizike e disave do të sigurojë vdekjen politike dhe morale të të tjerëve.

Fshehtas, i maskuar në përkujdesje, ky plan djallëzor nënkupton, në fakt, në dredhat e veta,një art të përkryer të helmimit, të frikësimit, derisa shkakton psikoza të vërteta, duke krijuar kështu kushtet e favorshme për të parandaluar ose asnjanësuar qëndresën e popullsisë,për t´u paraprirë kundërveprimeve të tij.

Këtu hasim elementet që afrojnë romanin e Buxhovit me ata të Kadaresë në paraqitjen alegorike të Perandorisë Osmane.

Çuditërisht, synimet e kësaj „supërfuqie“ janë shprehur qartë te Buxhovi,të „Strategjia osmane“ e njëfarë Kavijusit.(Prapa kësaj dyshohet për mbështetje në një realietet historik).Nga ky traktat janë frymëzuar gjërisht mendimet e një poeti tjetër epik të madhështisë osmane,i quajtur Osman Inxhi Karaogllu,sipas rrëfimit të Gjon Nikollës.E ashtuquajtura strategji nuk është pohuar, sigurisht, në librin e Karaogllusë si një synim makiavelik.Ajo duhet të përfundojë me kurorëzimin e njeriut të ri osman, të farkëtuar sipas një modeli të vetëm ideal, i vetmi mjet për të siguruar shpëtimin e Perandorisë.Gjithashtu ka prirje për të lexuar aty një aluzion të dyfishtë ndaj realiteteve bashkëkohore, së pari, ndaj ideologjisë komuniste, që ka rishpikur mitin e njeriut të ri, por edhe ndaj shkrimeve të Çubrilloviqit, teoricien i „rregullimit të çështjeve shqiptare“, në të mirën më të madhe për Serbinë. Futja në lojë e dy veprave në fjalë ndoshta gjen këtu shpjegimin e saj:mos jemi të ftuar ta kujtojmë Biblën e paemër dhe të paemërtuar të shovinizmit dhe të ekspanzionizmit serb prapa asryetimeve të tij të veshura bukur, ashtu si në roman,njëra nga këto vepra (ajo „e paraqitshmja“ me pamje „të ndershme“) e nënkupton tjetrën (atë të urryerën) nga u frymëzua në të vërtetë?

Merret me mend në një referencë tjetër ndaj sistemit komunist me mbledhjet ose më mirë me dërdëllisjet e pafundme (mania „marksiste-leniniste“),ku përfaqësuesit e pushtetit qendror, kur nuk i anullojnë a shtyjnë, për efekt takt ose thjesht për përbuzje, bëjnë sikur janë në një mendje me mjediset e shquara, për të diktuar, në fund të fundit, vetëm vullnetet e tyre.E si të mos përfytyrosh në këtë faqe autonominë relative të pranuar dikur për krahinën e Kosovës, autonomi që sot është likuiduar krejt.

Përballë kësaj shtypjeje shtetërore, qëndresa shqiptare niset nga një ndërgjegje e vetme, një kapërcim i njeriut,i jetës dhe i vdekjes,e jo nga konsideratat politike.Prej këtij rrjedh një përmasë filozofiko-morale,që i jep romanit gjithë rëndësinë që ka.

Pa qenë e mundur të zbulohen në këtë fushë përkime të qarta midis romanit të Buxhovit dhe këtij ose atij të Kadaresë, gjendet megjithatë atmosfera e përgjithshme,e cila, tek i dyti, përshkron veprat e frymëzuara drejtpërsëdrejti nga tema e „besës“.

Njeriu shqiptar paraqitet si një „homo religiosus“, në kuptim etimologjik; ai përcaktohet vetëm nëpërmjet lidhjeve të tij:me vëllëzërit e tij, me tokën,gjuhën, të kaluarën. Romani i Buxhovit „Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit“ na jep të kuptojmë se, meqë as Krishti e as Muhameti nuk u kërkonin të hiqnin dorë nga kjo „besë“,që ishte e rrënjosur thellë në qenien e tyre, shiptarët mund t´i përkushtoheshin padallimisht njërit ose tjetrit,sipas rrethanave. Romani „Shënimet…“ na përkujton gjithashtu se sa shqiptarët, nga ky fakt,kanë mësuar e zbatuar tolerancën, respektinin e çdo besimi,e, prej kësaj, të çdo kombësie…Kulti i përbashkët i „besës“ nënkupton para së gjithash një sërë angazhimesh, ligjesh e zakonesh,që rrjedhin nga besa e fjalës së dhënë. Kështu, shpjegohen kujtimet e përseritura të historisë së tij të gjatë; ato janë po aq shenja e përjetësisë së tij, sa edhe të nevojës që ai ka, në orët e vështira, të ringjall heronjtë e tij mbrojtës, t´i mëshirojë ose t´i ndjieje që rijetojnë përmes magjisë së fjalës.Më shumë se prej kujtdo tjetër:kujtesa i vjen nga poetët e tij (Colit i shtohet personazhi shumë simbolik i rapsodit popullor Selami Takraku), nga këngët e legjendat që përjetësojnë kujtimin e sprovave. Kështu përballë një të keqeje të harruar, që të zë papritur,kundërveprimi i parë është pyetja e së kaluarës,këshillimi me të vjetrit, me ata që kanë mundur të shikojnë ose të dëgjojnë të tregohet sesi ka mundur ta kufizojnë atë, një shekull më parë, gjatë epidemisë së 1646-ës.

Nga kjo rrjedhin edhe këto elemente të tjera: përseritja me këmbëngulje e disa toponimeve,zanati i arkeologjisë që ushtron Gjon Nikolla kahas prirjes së tij fetare dhe odiseja e Kelmendëve, një familjeje shqiptare,që përshkon shkurtimisht romanin.Të mërguar në Bosnje që prej disa brezash, para se të rikthehen e të vendosen në Gjakovë,si dyshekëpunues,këta endacakë do ta gjejnë identitetin dhe përkatësinë e tyre të humbur vetëm duke u bërë një me baltën e varrit.Copa e poçarisë së vletër ilire, që Gjoni ka nxjerrë nga thellsia e dheut, afrimon edhe vlerën shenjtërore të tokës, përveçse vërteton lashtësinë e qytetërimit nga kanë rrjedhur shqiptarët.Së fundit,duhet thënë se ka lidhje të plotë midis koncepteve tokë-identitet-kujetesë.Vetëdija e trashëgimisë është futur shumë imtimisht në shpirtin shqiptar,saqë krkonikani njëherazi me predikimin e rizbulimit dhe të pasurimit të kësaj trashëgimie gjatë brezave, arrin të vërejë se jo gjithmonë, në fakt, lipset kërkim ose studim i veçantë,pasi ajo ka kaluar në gjakun e shqiptarëve dhe shfaqet në jetën e tyre të përditshme.Historia duhet njohur,në fund të fundit,kur ta kanë cënuar identitetin tënd për shekuj me radhë vetëm për ta përvetësuar a ripërvetësuar sa më mirë atë e të ruash kështu vazhdimësinë e qenies sate.

Kulti i këtyre vlerave te shqiptari çon në një formë stoicizmin, që e bën atë të shohë vdekjen në sy, meqë ai ka kryer atë çka duhet, atë që kërkon prej tij „besa“.Madje, herë-herë,ai duket si i nënshtrohet një magjepsjeje të vdekjes;së pari,sepse kjo vdekje e lavdishme,e denjë, e virtytshme, mund të lindë një këngë pavdekësi, dhe, e dyta,për atë se kjo vdekje, tek e fundit, paraqet jetësinë e një populli, si dhe për arsyet se ajo është sakrificë,mposhtje e gjunjëzimit. Kronikani arrin deri aty sa të shpjegojë,në mos të përligjë për këtë,zakonet vetëvrasëse të disa fiseve ilire, sipas dëshmive të historianëve latinë.Pasioni dhe krenaria e tij kombëtare do të shkonin pothuaj, në disa prej fjalëve të tij, në larëtsimin elitar, sikurse të mos vërente edhe ai vetë se ka edhe shqiptarë të aftë për vepra të ulta dhe për tradhti.Njëri prej tyre,Çosaleshi,bie kaq poshtë në bashkëpunim me armikun,sa autori i mohon shugurimin e tokës,duke lënë kështu të qarkullojnë dyshimet për qenien e tij shqiptar:askush s´është në gjendje të thotë nga vjen,nga e ka prejardhjen, thua se s´ka prejardhje fare.

Të gjitha këto zgjatje simbolike dhe metaforike lidhen me të papriturat e një beteje me përmasa me të vërtetë epike:nga njëra anë, një popull i tërë që mobilizohet,qëndron dhe që forcën për të mbijetuar e gjen te burimet e tij më të thella,dhe, nga ana tjetër, makina e ditur politike e një fuqie peradorake dhe,po të mos flasim me gjuhën e La Fontenit, një e keqe që kudo përhap tmerr…muratjë, përderisa duhet thirrume me emrin që ka“. Kështu libri shkon shkallë-shkallë deri në zgjidhjen e tij te fitorja, të paktën edhe e përkohshme,e gjenisë njerëzore mbi të keqen me anë të skenave dh të pamjeve rrënqethëse,që shfaqen si një kërcënim therës. Aty gjejmë frymën e frikërave të mëdha mesjetare,ankthet mijëvjeçare të njeriut përballë fatkeqësive apokaliptike.Edhe në vetë etimologjinë e saj, fjala „mortje“,“murtajë“, në shqip,është sinonim i vdekjes. Ndaj,edhe nëse shqiptari mund të shkojë si individ deri atry sa të kërkojë vdekjen, siç e kemi vërejtur, si kolektiv ai priret drejt jetës, drejt një vullneti të pamposhtur për të qenë,për të ruajtur identitetin e vet.

Shtrirjes dhe ngjeshjes së një drame që priret drej epopesë,u shtohen,për lexuesin perëndimor,shijet e forta të një ekzotizmi ballkanik. Libri i Buxhovit, në këtë pikë,ruan denjësisht vendin e tij përballë kronikave të famshme të Ivo Andriçit (nga të cilat do të harrojmë këtu,vetëm për interesa letrare, idetë e padenja për një humanist,që ai shpalli gjatë kohës që punonte në Ministrinë Serbe të Punëve të Brëndshme.Me anën e atyre ideve ai propozonte „rrëgët“për rregullimin përfundimtar të çështjes shqipütare). Shtjellimet që paraprijnë,sidoqoftë,e vertetojnë mjaftueshëm: ekzotizmi oriental nuk e bën romanin e Buxhovit një vepër thjeshtë argëtuese,një arratisje thjesht romaneske.Ngarkesa e tij emocionale dhe rëndësia e çështejve që ai shtron,e mendimeve që ai ushqen,e prekin edhe më me siguri lexuesin, nga që ai e zhyt atë në një pjesë të Europës viktimë,edhe sot, e tronditjes më të dhëmshme, fati i të cilës, duam ose jo, prek kontinentin mbarë. / KultPlus.com

Macet, qentë dhe të tjerët, njihuni me finalistët e Comedy Pet Awards 2023 (FOTO)

I çelur tre vjet më parë si një degë e Comedy Wildlife Photography Awards, të cilat kanë dhënë çdo vit fotot më qesharake të natyrës që nga viti 2015, Comedy Pet Awards, siç tregon edhe emri, u dedikohen ekskluzivisht kafshëve shtëpiake.

Megjithatë, shpirti është gjithmonë i njëjtë: t’i kapësh në momente komike dhe të papritura, me qëllimin e thjeshtë për të na bërë të qeshim dhe të harrojmë, të paktën për pak çaste, gjithçka që ndodh në botë.

Takimi veror me Comedy Pet Awards po bëhet një zakon gjithnjë e më i këndshëm, pikërisht kur vapa arrin kulmin, organizata shpall përzgjedhjen e 25 finalistëve që do të konkurrojnë për titullin “Kafsha shtëpiake më qesharake e vitit”.

Ashtu siç pritej, përzgjedhja përfshin kryesisht qentë dhe macet dhe protagonisti i madh i këtij viti është futbolli./ a2cnn / KultPlus.com

103 vite nga lindja e kritikut, poetit e filozofit, Arshi Pipa

Kritik letrar, poet dhe filozof, Arshi Pipa ka shërbyer për shumë vite si profesor i Letërsisë Italiane në Departamentin e Gjuhëve të Romancës në Universitetin e Minesotës.

Arshi Pipa vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes nga viti 1949 deri më 1956. Përveç punës së detyrueshme u bë një nga dorëzanët e mësimdhënies së letërsisë, filozofisë dhe gjuhëve përgjatë dënimit, ku shkroi librin me poezi “Libri i Burgut”.

Lirohet më 26 prill 1956 dhe një natë të fundverës së 1957 arratiset bashkë me të motrën, Fehimen.

Nga Vloçishti e Maliqi, ai arriti të merrte poezitë e ferrit në SHBA, ku u vendos pas arratisjes në 1957, siç i kishte shkruar, në letra cigaresh, për t’i botuar më pas si “Libri i Burgut”. Sot, e gjithë biblioteka dhe krijimtaria e tij i është dhuruar Muzeut Historik Shkodër.

Emigroi në Shtetet e Bashkuara më 1958. Në fillim punoi si arkëtar në një hotel të Nju Jork-ut. Emërimi i tij i parë ishte në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku ligjëroi për filozofi më 1960. Vitin akademik pasues, drejtoi departamentin e gjuhës italiane në City University, Georgia, në “Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë” dhe në të njëjtën kohë jepte mësim filozofi, në “Kolegjin e Arteve të Lira” (verë 1961, dhe ’62). Ka qene pedagog i gjuhës italiane në universitetin Kolumbia në vitet 1961-62, dhe profesor i asociuar i gjuhës italiane, në universitetin e Delfit, Garden City, dhe, në të njajtën kohë, gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira..

Në vitet në vazhdim ligjëroi tema filozofike në kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-66 ishte profesor i asociuar në vitin akademik 1963-64 në departamentin e gjuhës italiane, në universitetin e Kalifornias, Berkley. Atje jepte kursin e letërsisë moderne italiane dhe drejtonte seminaret e kritikës letrare, (De Sanctis, 1963, Kroçe, 1964, Viko, 1965), po ashtu si dhe në gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor më 1965, si dhe filozofi romake. Në vitin 1966, drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph.D).

Përkrahu lëvizjen studentore të Berkley University të Kalifornisë, e njohun si “Free speech movement”, dhe u ba kritik i paanshem i poltikës. Nga viti 1966, ka qenë në fakultetin e Universitetit të Minnesota-s dhe Minneapolis, fillimisht si profesor i asociuar (1966-69), dhe më pas si profesor i gjuhës italiane, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane (Departamenti i Gjuhëve Romane gjatë vitit 1968). Arriti të jetë pjesëtar i Universitetit të Minesotes, si anëtar me të drejta të plota dhe gjithashtu kontribuonte në planifikimin, hartimin dhe ndarjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane. Programi për gradat e master-it u themelua në vitin 1968, ndërkohë ai ishte drejtues i programit master (“graduate school”) në gjuhën italiane. Temë-diplomat për master dhe disertacionet e PhD u shkruan dhe u miratuan nën drejtimin e tij. U ka dhënë mësim kurseve të ekstrakurrikulare të gjuhëve, të ndara në kurse të ulët dhe të larta, kurseve të qytetërimit dhe të kulturës në anglisht, dhe në veçanti, kurseve ekstra-kurrikulare për shkrimtarët e mëdhenj, (Dante, Bokaçio, Manzoni, Leopardi), në zhanret e “Poezisë kalorësiake”, “Letërsisë Utopike”, dhe temat krahasuese (Marksizmi dhe Ekzistencializmi në tregim dhe dramë), përfshi seminaret (Ungareti dhe Montale, Viko dhe Kroçe ). U ka dhënë gjithashtu mësim bashkërisht, kurseve të diplomuara të gjuhëve Frënge dhe Italiane, (Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinë Italiane), duke pasuar me themelimin e programeve të master-it, në gjuhët Frënge dhe Italiane (1970), të konceptuar dhe hartuar me iniciativën e tij. Me daljen në pension u vendos përfundimisht në Washington, D. C., pranë së motres.

Gjatë kësaj kohe u intensifikuen lidhjet e tij me “Vatrën” dhe “Diellin”. Gjithnji, ai ka qenë bashkëpunëtor i zellshëm i “Diellit”.

Në pranverë të vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i “Vatrës”, pa qenë anëtar i saj, detyrë në të cilën qëndroi vetëm një vit.

Pipa ka lënë një trashëgimi të pasur në fushën e përkthimeve poetike nga latinishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, anglishtja. Vetëm gjatë kohës njëvjeçare që jetoi si refugjat në Jugosllavi, ai përktheu një vëllim poetik me titull “Lyrika Latine”, (rreth 250 faqe të plotësuara me shënime të ndryshme metrike), mbetur në dorëshkrim. Po ashtu, mbetur në dorëshkrim, është edhe një vëllim poetik i shkruar në tri gjuhë evropiane me titull “Autobiografia”. / KultPlus.com