Ministria e Kulturës uron Pashkët me pamje nga festa e Horës së Arbëreshëve

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike për festën e Pashkëve.

Urimin për Pashkë, Ministria e Kulturës e ka shoqëruar edhe me disa pamje nga festa e Horës së Arbëreshëve.

“Me pamjet e bukura të festës në Horën e Arbëreshëve, ju urojmë të gjithë qytetarëve të besimit të krishterë Pashkët.

Gëzuar për shumë mot”, thuhet në shkrimin e Ministrisë së Kulturës./KultPlus.com

Skënderbeu i skulptorit Gëzim Muriqi, shtegton te Hora a Arbëreshëve në Sicili

Shtatorja e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit- Skënderbeut e punuar nga skulptori i njohur Gëzim Muriqi do të vendoset në sheshin kryesor te Hora e Arbëreshëve në Sicili. Në këtë vend që konsiderohet si qendër shpirtërore e kulturore e arbëreshëve të Italisë, aty ku dashuria dhe kulti për heroin tonë kombëtar nuk u shua kurrë, ndaj edhe populli aty në krye me bashkiakun Rosario Petta, e kanë mirëpritur këtë iniciativë, përcjell KultPlus.

Kjo skulpturë është dhuratë e mërgimtarëve tanë nga Zvicra, me donator kryesor, aktorin Veli Berisha, (në përkrahje edhe të mërgimtarëve në Zvicër e më gjerë). / KultPlus.com

Gaetano Petrotta, filologu dhe historiani i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve

Më 16 qershor të vitit 1882 lindi Gaetano Petrotta. Ai ishte filolog dhe historian i letërsisë nga Hora e Arbëreshëve, në Siçili.

Në veprën e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, Gaetano Petrota parashtroi një vështrim të përmbledhur të historisë së letërsisë bashkë me një histori mjaft të pasur të studimeve albanologjike për çështje të alfabetit, gramatikës, dialektologjisë, leksikografisë, historisë së gjuhës, etnografisë, folklorit dhe historisë së kulturës.

Themeloi më 1932 katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa u nda nga jeta në vitin 1952.

Petrota la dorëshkrim një gramatikë shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Siçilisë./ KultPlus.com