Instituti Albanologjik i Prishtinës do të mbajë tryezë shkencore të titulluar “Gjurmët e Qamilit të Vogël në Muzikë”, përcjell KultPlus.
Kjo tryezë shkencore do të moderohet nga Visar Munishi, ndërsa me fjalë hapëse do të paraqitet Arbnora Dushi, shefe e Degës së Folklorit të Institutit Albanlogjik.
Tutje do të shfaqet dokumentari “Gjurmëve të Qamilit të Vogel” me autor Kati Zhubi dhe me producent Hekuran Zogu.
Ndërsa me kumtesa do të paraqiten: Behat Arllati -UBT, Bekim Ramadani – Fakulteti i Muzikës, Universiteti i Tetovës, Albin Sadiku – INSTITUTI Albanologjik – Prishtinë, Krenar Doli – Instituti Albanologjik dhe Bestar Vula – Kolegji Mehmet Akif dhe krejt në fund do të ketë diskutim të hapur.
Kjo tryezë shkencore do të mbahet me datë 27 shtator, në ora 11:00 në Instituti Albanologjik në Prishtinë. / KultPlus.com
Komisioni Përzgjedhës i Festivalit të Këngës në RTK ka bërë përzgjedhjen e 18 këngëve finaliste të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radiotelevizonin e Kosovës. Pas një mbledhje katërorëshe, komisioni përzgjedhës ka nxjerrë listën e këngëve finaliste të Festivalit të Këngës në RTK.
Tetëmbëdhjetë këngëtarë/bende janë përzgjedhur që të marrin pjesë në netët finale të Festivalit të parë të Këngës, të organizuar nga Radiotelevizioni i Kosovës.
Tre netët live të Festivalit të Këngës në RTK do të zhvillohen në datat 26, 27 e 28 tetor 2023.
Edicioni i parë i “Fest 2023” realizohet në Prishtinë, në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë dhe transmetohet live në Radio Kosovë dhe në Televizionin e Kosovës.
Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, para pak javësh, në një intervistë në RTK kishte thënë se ‘Festivali i Këngës’ në RTK këtë vit do të jetë më shumë festë sesa festival.
“Duhet me qenë festë, duhet me qenë një fillim me në një moment që kënga nga Kosova të përfaqësohet në “Eurosong”. Po shpresoj se ai moment të vjen sa më shpejt dhe RTK të jetë pjesë e EBU-së sa më parë, si dhe që të hapet rruga që kënga fituese të jetë pjesë e “Eurosong”, tha ai.
Për të gjithë krijuesit e interesuar, afati i fundit për aplikim në këtë festival ishte 9 shtatori. Nga dhjetëra aplikime, komisioni përzgjedhës i festivalit zgjodhi 18 këngët finaliste.
Më poshtë sjellim listën e artistëve, titujt e këngëve dhe kompozitorët e tekstshkruesit pjesëmarrës në edicionin e parë të Festivalit të Këngës në RTK. / KultPlus.com
Tirana do të mirëpres më 22 Shtator “SANREMO GIOVANI”, një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur kryeqytetin shqiptar si destinacionin e parë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e këtij spektakli në sheshin “Italia”, ku hyrja do të jetë e lirë.
“Mirëpresim këtë 22 Shtator SANREMO GIOVANI. – Një projekt muzikor i cili udhëton në mbarë botën dhe ka zgjedhur TIRANËN si destinacionin e parë. Ky koncert MADHËSHTOR vjen me pjesëmarrjen e plot artistëve të rinj italianë si edhe yjet e muzikës shqiptare Marsela Çibukaj, MC Kresha dhe Lyrical Son. HYRJA E LIRË”, thekson Veliaj./tvklan.al / KultPlus.com
Ajo është aktorja italiane më e vlerësuar dhe më e njohur në të gjithë botën.
Sofia Loren, e lindur në Romë më 20 shtator 1934, por e rritur në Pozzuoli, mbush sot 89 vjeçe, por duket se nuk e ka humbur aspak atmosferën e sharmit dhe të së vërtetës që e ka dalluar gjithmonë, shkruan corriere.it.
”Çdo mëngjes, kur zgjohem, jam gjithmonë vajza nga Pozzuoli”, thotë ajo, pavarësisht se në karrierën e saj të gjatë ka marrë dy Oscar, pesë Golden Globes, një yll në bulevardin e Hollivudit ”Walk of Fame” dhe një seri të pafundme çmimesh ndërkombëtare.
Një jetë për kinemanë, e karakterizuar edhe nga një dashuri e madhe për ushqimin e mirë.
Në fakt, gjatë jetës së saj ajo botoi dy libra me receta kuzhine.
”In cucina con amore” (Rizzoli), botuar për herë të parë në vitin 1971 dhe ”Ricordi e Ricette” (Gremese Editore ), një vëllim i vitit 1999 që mbledh 100 nga pjatat e saj të preferuara.
Preferencat?
S’ka nevojë të thuhen.
Janë ato të traditës italiane dhe, në veçanti, napolitane, pasi pjatat e saj të preferuara mbeten ato të gjyshes së saj, Luisa. / atsh / KultPlus.com
Inteligjenca artificiale është edhe kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë, përderisa gjysma e të anketuarve për një raport të ri që u publikua thanë se kanë shqetësime lidhur me implikimet etnike në punën e tyre.
Përderisa 85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, sikurse ChatGPT dhe Google Bard, për punën e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve, 60 për qind thanë se kishin rezerva.
Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të. Anketat u realizuan mes prillit dhe korrikut.
“Mbi 60 për qind e të anketuarve theksuan shqetësimin e tyre për implikimet etnike të inteligjencës artificiale në vlerat gazetareske përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën, por edhe aspektet e tjera të gazetarisë”, thanë hulumtuesit përmes një deklarate.
“Gazetaria në mbarë botën po kalon nëpër një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë”, tha bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett.
Ai tha studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin “edhe kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit dhe mediave”, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive dhe më të besueshme”.
Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale ka përfitime, sikurse kursimi kohës për detyrat e tyre, sikurse është transkriptimi i intervistave.
Por, ata thanë po ashtu se përmbajtja që gjenerohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit “për të minimizuar dëmet e mundshme, sikurse pasaktësia”, thanë autorët e studimit. /REL/ KultPlus.com
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, u bëri thirrje udhëheqësve botërorë të martën që të ndihmojnë në kthimin e fëmijëve ukrainas të marrë me forcë në Rusi, ku tha se ata janë duke u indoktrinuar dhe privuar nga identiteti i tyre kombëtar, raporton AFP.
Duke folur në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Olena Zelenska tha se më shumë se 19,000 fëmijë ukrainas janë transferuar me forcë ose janë dëbuar në Rusi ose në territoret e pushtuara.
Deri më tani janë rikthyer vetëm 386.
Në Rusi, “u tha se prindërit e tyre nuk kanë nevojë për ta, se vendi i tyre nuk ka nevojë për ta, se askush nuk po i pret,” tha Zelenska.
“Fëmijëve të rrëmbyer iu tha se nuk janë më fëmijë ukrainas, se janë fëmijë rusë”./ KultPlus.com
Dokumentari “Urdhra vrasjesh nga Beogradi” u shfaq në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në prani të partnerëve, aktorëve të kujtesës dhe studiueseve që kanë në qendër të punës së tyre zbardhjen së shkuarës komuniste në vend.
Dokumentari u shfaq në kuadër të Edicionit të 18-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.
Filmi përshkruan historinë e terrorizmit shtetëror jugosllav treguar për herë të parë nga këndvështrimi i viktimave. Shërbimi sekret komunist i Jugosllavisë vrau të paktën 78 mërgimtarë kroatë në mbarë botën. Viktimat më të reja ishin vetëm tre dhe nëntë vjeç. Shumica e vrasjeve janë kryer në Republikën Federale të Gjermanisë. Megjithatë, vetëm në vitin 2005 autoritetet gjyqësore të Mynihut filluan të hetojnë vazhdimisht këto vrasje dhe të ndëshkojnë autorët.
Paneli i diskutimeve u drejtua nga Prof. Theodore S. Orlin, President Nderi dhe aktivist i të drejtave të njeriut, Elsa Ballauri, Drejtore Ekzekutive e Grupit Shqiptar për të Drejtat e Njeriut si dhe Kujtim Çashku, Drejtor Ekzekutiv i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri, të cilët vunë theksin tek nevoja e shoqërisë shqiptare për të nxitur më tej procesin e dekomunistizmit në vend dhe ndëshkimin e krimeve të së shkuarës.
Kryetarja e Autoriteti, Gentiana Sula u shpreh se “Shqipëria ka nevojë për t’u mbështetur në këtë proces, sepse ende jemi larg të bërit të drejtësisë për të shkuarën, por kjo nuk është krejt e pamundur“.
E pranishme në këtë aktivitet ishte dhe Suzana Gërvalla, e cila përcolli historinë e vrasjes së bashkëshortit të saj të ndjerë një natë me shi në Shtutgart të Gjermanisë, Jusuf Gërvallës, një shkrimtar, muzikant shqiptar dhe themelues i grupit Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovë në vitet ‘80, vrarë në të njëjtat rrethana si ato të përshkruara në këtë dokumentar nga ish- shërbimi sekret jugosllav.
Në fund të aktivitetit, Gërvalla u njoh me dokumentet që ish-Sigurimi i Shtetit ka grumbulluar për bashkëshortin e saj gjatë kohës që ai jetoi dhe punoi në Shqipëri, por edhe mbi aktivitetin e tij politik në Kosovë dhe Gjermani.Pandëshkueshmëria si në rastin e të bërit drejtësi për krimet e kryera në të shkuarën është një pengesë për demokratizimin e mëtejshëm të vendit ndaj nevoja për transparencë dhe vendosja e drejtësisë për viktimat e pafajshme të regjimit komunist mbeten ende sfidë dhe detyrë e shoqërisë. / atsh / KultPlus.com
Artistja Bija Jasiqi që është e njohur për artin abstrakt do të prezantohet sonte me ekspozitën personale “Ecejaket e mia në pikturë” në KultPlus Caffe Gallery, shkruan KultPlus.
Në këtë ekspozitë do të prezantohet me 16 vepra.
Bija Jasiqi përgjatë krijimtarisë së saj ka marr pjesë në shumë ekspozita, kurse me ekspozitën “Ecejaket e mia në pikturë” do të prezantohet me shumë ngjyra, duke pas në fokus edhe mbështetjen e gruas.
Kjo është ekspozita e dytë personale e Bija Jasiqit.
Bashkëbisedim, ngjyra e verë ju presin në hapjen e ekspozitës së Bija Jasiqit. Ekspozita do të hapet sonte, më 20 shtator në ora 19:00 dhe do të rri e hapur për dy javë në KultPlus Caffe Gallery./ KultPlus.com
Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa do të jetë i ftuar si mysafir nderi në Kongresin Botëror të Poetëve, shkruan KultPlus.
Ky kongres, i 42-ti me radhë, sivjet për herë të parë mbahet në një anije gjigante dhe do të marrin pjesë poetë nga mbarë bota.
Kongresi do nisë në Romë-Itali dhe do të lëvizë bashkë me vargjet e poetëve nëpër ujërat e Mesdheut, në Maltë, në Greqi dhe përsëri do të kthehet në Itali.
“Poezia mbi ujë”, shprehet poeti Lulzim Tafa teksa tregon që është i lumtur që do të jetë pjesë e kësaj eksperience e njëkohësisht për faktin që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia shqipe.
“Jam i lumtur që do t’i takoj shumë nga miqtë e mi poetë nga të gjitha anët e globit, po ashtu jam i lumtur që në këtë kongres do të jetë prezente edhe letërsia jonë”, shprehet Tafa.
Kongresi Botëror i Poetëve do të mbahet më datë 22 deri më 29 shtator. / KultPlus.com
Për të gjithë ata që planifikojnë të bëjnë një udhëtim këtë vjeshtë, është e rëndësishme të kuptojnë se cilat destinacione ofrojnë opsione akomodimi që përshtaten brenda një plani shpenzimesh të përballueshme, shkruan në një artikull gazetarja Megi Canco, të botuar në “The Travel off Path”.
Udhëtarët që presin me padurim të vizitojnë atraksionet evropiane do të jenë të lumtur të marrin në konsideratë renditjen më të re të destinacioneve me tarifat më të lira për momentin!
Shqipëria është renditur mes pesë destinacioneve kryesore evropiane, që ofrojnë shërbime për turistët me çmimet më të lira.
Shqipëria
Dikur një nga destinacionet më të preferuara të Evropës, Shqipëria kohët e fundit ka fituar një interes të madh në skenën e turizmit ndërkombëtar falë kulturës së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe çmimeve të arsyeshme.
Në përgjithësi, në hotele kostoja për një natë shkon në mesatarisht 60 euro (~ 64 dollarë).
Pra, nëse udhëtoni në Shqipëri, qiratë afatshkurtra janë mënyra e duhur për të ndjekur.
Vlen të përmendet se zonat më turistike dhe të mbiçmuara kostoja mund të jetë shumë pak mbi mesataren.
Arsyeja pse kaq shumë udhëtarë duket se diskutojnë nëse Shqipëria është një destinacion buxhetor apo jo, është se çmimet mund të ndryshojnë shumë midis qyteteve dhe rajoneve./atsh / KultPlus.com
Fotografja dhe artisja vizuale, Blerta Kambo, është shpallur finaliste për Circa Prize, një çmim prestigjioz i arteve bashkohore për artistët e rinj, e organizuar nga Circa Art ( Instituti Kulturor i Arteve Radikale Bashkohore) në Britaninë e Madhe, përcjell albinfo.ch.
Blerta është përzgjedhur nga një grup kuratorësh, së bashku me 29 artistë të tjerë, si finaliste, në një konkurs të hapur me pjesëmarrje nga e gjithë bota. Kjo është hera e parë që një shqiptare është finaliste për Circa Prize.
Video e saj “Gur i rëndë” / “Heavy Stone”, u shfaq më 3 shtator në ekranet e mëdha të Sheshit Picadilly Circus, në Londër. Po ashtu video u shfaq në Berlin dhe në Milano, në të njëjtën orë lokale 20:23, përcjell tutje albinfo.ch.
Video e Blertës trajton në mënyre poetike si videoart, temën e emigrimit.
Konkurohet për dy çmime, një të vendosur nga juria (e cila përbehet nga disa prej emrave më të afirmuar të artit bashkohor) dhe një votë e publikut.
Ju mund ta shihni e të votoni Blerta Kambon në këtë link. /KultPlus.com
Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar “EURO KOSOVA ART”, edicioni i 12-të, mbrëmë në Galerinë a Artëve në Pejë, u bë hapja e ekspozitës personale nga artistja nga Anglia, Lina Sami Ogaily.
Artistja Lina, përveç që u emocionua me pjesëmarrjen e artistëve, krijuesve dhe mikpritjes, ajo tha: “Tani është viti i pestë është që vij në Kosovë. Për mua Kosova është bërë shtëpia ime e dytë”.
Drejtori i këtij festivali, Muhamet Ahmeti-Metis, prof. Hajrush Fazliu, cekën se veprat krijuese të Inës janë origjinale dhe teje profesionale, dhe secili artdashës mund ta shijojë këtë vepër.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për disa ditë. Festivali do të jetë i hapur nga 17-22 shtator 2023. /KultPlus.com
Sovraniteti dhe të drejtat e njeriut janë parimet kryesore të kartës së OKB-së, thotë Biden, dhe OKB-ja duhet t’i rezistojë “agresionit të zhveshur” të Rusisë.
Për të dytin vit radhazi, thotë ai, ky tubim errësohet nga hija e luftës, të cilën e solli Rusia pa provokim.
“Rusia beson se bota do të lodhet dhe do ta lejojë atë të brutalizojë Ukrainën pa pasoja. Por unë ju pyes këtë: nëse braktisim parimet thelbësore të Kartës së OKB-së për të qetësuar një agresor, a mundet ndonjë shtet anëtar të ndihet i sigurt se është i mbrojtur? Nëse lejojmë që Ukraina të skalitet, a është e sigurt pavarësia e ndonjë kombi?
Biden thotë jo.
“Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara së bashku me aleatët dhe partnerët tanë në mbarë botën do të vazhdojnë të qëndrojnë me popullin e guximshëm të Ukrainës ndërsa mbrojnë sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial – dhe lirinë e tyre”. /KultPlus.com
Mesdheu është një rajon i njohur për bukurinë natyrore. Fatmirësisht ka shumë vende që ofrojnë parajsa të fshehura për t’i shpëtuar turmave. Vendet e Mesdheut janë të njohura për bukurinë e tyre dhe zakonisht kryesojnë ne listat e udhëtarëve, shkruan në një artikull Derek Igbinedion, të botuar në revistën digjitale amerikane “The Travel”.
Askund tjetër adhururesit e plazheve nuk mund të zbulojnë brigje të tilla të paeksploruara, të përqafuara nga ujërat më të kthjellta dhe të përshtatura nga pamjet mahnitëse.
Siç mund të pritej, kulmi i sezonit, kryesisht gjatë muajve të vrullshëm të verës, shpesh përkthehet në turma masive.
Vendet e lakmuara nuk janë për të gjithë. Fatmirësisht, ka parajsa të pazbuluara, më pak të njohura, po aq të bukura, që ofrojnë një përvojë të ngjashme me destinacionet kryesore të Mesdheut.
Pra, pse të mos merrni parasysh këto destinacione mesdhetare më pak të mbipopulluara me turistë?
Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve mesdhetare me plazhet më piktoreske dhe më pak të mbipopulluara me turistë!
Ksamili
Ndryshe nga fqinjët e saj më të frekuentuar mesdhetar, Riviera Shqiptare mbetet një thesar i fshehur.
Mes këtyre mrekullive natyrore ndodhet fshati simpatik i Ksamilit, i zbukuruar me disa nga plazhet më piktoreske që mund të gjenden kudo përgjatë Mesdheut.
Ujërat e kaltra puthin butësisht vijën bregdetare, duke krijuar një parajsë për adhuruesit e plazhit dhe diellit.
Keni ëndërruar ndonjëherë për një arratisje mesdhetare që është e përballueshme për xhepat tuaj dhe mbush shpirtin me bukurinë e peizazheve të pacënuara?
Ksamili,një perlë e fshehur në Rivierën Shqiptare ju premton pushime të paharrueshme dhe të përballueshme pa kompromentuar thelbin befasues të Mesdheut. /ATSH /KultPlus.com
Aktori Shkumbin Istrefi, ka shpërndarë një foto të veçantë nga pjesa e provave të tij të fundit, shkruan KultPlus.
Bashkë me aktoren tjetër të njohur, Meli Qena, që të dy shihen në prova të shfajqes “Negotiating peace”.
“Ne prova te “Negotiating peace”, (te Jeton Neziraj ne regji te Blerta Rrustemi-Neziraj) me aktoren e mrekullueshme Meli Qena. Kenaqesi dhe nder me qene ne skene me te. Edhe kur nuk flet, rrezaton me drame te fuqishme. ❤Foto nga Besim Ugzmajli Qendra Multimedia”, ka shkruar Istrefi në “Facebook”.
Kjo shfaqje është e Jeton Nezirajt, e me regji të Blerta Rrustemi-Nezirajt, dhe pritet që ta ketë premierën këtë vit. /KultPlus.com
Së fundmi, Lebibe Topalli, e njohur më së shumti per muralet e jashtëzakonshme që i ka realizuar nëpër shumë vende të Kosovës me ekipin e saj “Mural Fest”, ka prezantuar një mural të ri, shkruan KultPlus.
Bëhet fjalë për Gjergj Kastriotin – “Skënderbeun”, që është realizuar sipas stilit të Topallit.
“Mural – “Skënderbeu” në teknikën e stilit tim piktural”, thuhet në postimin e saj.
Punimet e realizuara nga ekipi i “Mural Fest”, është publikuar nëpër shumë mediume të njohura të botës. /KultPlus.com
Jimmy Donaldson i njohur si Mr. Beast është shndërruar nga një 12-vjeçar me vetëm 1 ndjekës në një sensacion dixhital me mbi 184 milionë ndjekësnë moshën 26-vjeçare, shkruan KultPlus.
Nga një fillim modest me një ndjekës në moshën 12-vjeçare, Mr. Beast nisi një rrugë drejt suksesit. Ai besoi në ëndrrën e tij për t’u bërë një YouTuber duke qenë i përkushtuar ndaj rrugëtimit të tij. Kanali i tij u rrit në mënyrë të qëndrueshme dhe në moshën 18 vjeçare, ai kishte rreth 29,000 abonentë. Një vit më vonë, numri u rrit në mbi një milion.
Shpejt deri në moshën 25-vjeçare, Donaldson kishte grumbulluar 151 milionë abonentë. Sot, në moshën 26-vjeçare, kanali i tij vazhdon të lulëzojë, si një qendër energjike në YouTube.
Udhëtimi i jashtëzakonshëm thekson fuqinë e pasionit, përkushtimit dhe besimit të palëkundur në ëndrrat e dikujt.
Me ngjitjen e tij të pabesueshme nga një subscriber në mbi 184 milionë, Mr. Beast është shndërruar një sensacion i YouTube, duke frymëzuar të tjerë të panumërt të ndjekin ëndrrat e tyre dixhitale. /KultPlus.com
Në dëtë ditë të vitit 1999, Radio Televizioni i Kosovës (RTK) transmetoi emisionin e parë të lajmeve drejtpërdrejt, përcjell KultPlus.
Misioni në Kosovë (OSCE) është ndër operacionet më të mëdha në terren të OSBE-së.
Përmes një postimi në “Facebook”, ata janë shprehur krenarë për bashkëpunimin e tyre me Unionin Evropian të Transmetuesve – EBU, për të mbështetur themelimin e Radio Televizionit të Kosovës.
“Mezi presim të vazhdojmë të forcojmë rolin jetësor të RTK-së!”, shprehen ata. /KultPlus.com
Programi nga ArtPolis, “Çikat e Sjellshme” ka përfunduar me sukses grupin e radhës, shkruan KultPlus.
Pas dy muajve stërvitje, përkushtim e njohuri për teknika dhe mënyra të vetëmbrojtjes, sot çikat e sjellshme janë certifikuar nga instruktori i Taekwondo-së, Nuhi Gashi, që ishte edhe trajner i tyre.
Kursi i vetëmbrojtjes “Çikat e Sjellshme” organizohet nga Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet në kuadër të projektit
“HumanRightivism” implementuar nga Community Development Fund – CDF , përkrahur nga Embassy of Sweden in Prishtina. /KultPlus.com
Ndalesë 48 orëshe iu është caktuar dy grave, të cilat në cilësinë e edukatores, dyshohet se përdorën dhunë ndaj një trevjeçari në një çerdhe në Fushë Kosovë.
Policia e Kosovës, e konfirmoi këtë sipas vendimit të prokurorit të shtetit.
”Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave;
N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe
N. H, femër, 56 vjeç, shtetase Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”.
Parku natyror “Syri i kaltër” vazhdon të jetë një nga destinacionet më të preferuara edhe për këtë vit, ku një numër gjithnjë e më i lartë vizitorësh kanë aksesuar këtë park.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau në rrjetet sociale pamje nga ky park, që befason me bukurinë e tij turistët vendas e të huaj.
Kumbaro tha se përgjatë gjithë muajit gusht parku natyror “Syri i Kaltër” ka mirëpritur mbi 78 mijë vizitorë.
Syri i Kaltër i konsideruar si një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë, si dhe perlë të turizmit veror gjendet pranë fshatit Muzinë, pranë Rrugës nacionale Delvinë-Gjirokastër, rreth 30 minuta larg nga Saranda.
Brenda zonës së mbrojtur përfshihen sipërfaqe ujore, sipërfaqe pyjore, livadhe dhe toka bujqësore. Nga pikëpamja mjedisore e shkencore, me harmonizimin midis pyllit të dendur dhe gjelbërimit gjithëvjetor, burimeve ujore të Syrit të Kaltër me ujërat e kthjellëta dhe të ftohta, ky park nga pikëpamje turistike dhe ekologjike paraqet rëndësi të veçantë kombëtare.
“Syri i Kaltër” tërheq shumë vizitorë nga mbarë bota./atsh/KultPlus.com