Kryeministrja franceze, Elisabeth Borne ka bërë thirrje për një mobilizim të përgjithshëm për të luftuar bullizmin në shkolla.
Kjo do të bëhet me një sërë masash që variojnë nga raportimi sistematik i rasteve në gjykata deri te përjashtimi i nxënësve që nga ngacmojnë të tjerët nga rrjetet sociale.
Qeveria kohët e fundit është kritikuar për mënyrën se si i ka trajtuar disa raste dramatike.
Borne tha se lufta kundër bullizmit është një prioritet absolut për vitin e ri shkollor, raporton “Euronews”.
Në kuadër të këtij vendimi do të ketë një numër të urgjencës që i dedikohet bullizmit kibernetik.
Plani gjithashtu kërkon që të gjithë anëtarët e komunitetit arsimor të trajnohen në luftën kundër ngacmimit deri në fund të një periudhe pesëvjeçare.
Në përgjithësi, të gjithë të rriturit që punojnë me të mitur, për shembull në sport ose në kampe, do të marrin trajnime mbi temën e bullizmit.
Qeveria kërkon gjithashtu të vendosë konfiskimin e telefonave dhe të bëjë të mundur përjashtimin e nxënësve ngacmues nga rrjetet sociale. /KultPlus.com
Zëvendësministrja Daulina Osmani sot ishte pjesë e panelit të diskutimit me temë “Roli i diplomacisë sportive në konsolidimin e imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare”, i cili u mbajt në kuadër të Kongresit Evropian për Sport dhe Turizëm.
Bashkë me të morën pjesë edhe Ministri i Sportit dhe Turizmit i Polonisë, Kamil Bortniczuk, anëtari i Bordit të Komitetit Olimpik Evropian, Hasan Arat dhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Sportit Universitar, Eric Saintrond.
Gjatë diskutimit, zëvendësministrja Osmani i dha rëndësi ndikimit të madh që diplomacia sportive ka në diplomacinë ndërkombëtare dhe anasjelltas, duke thënë se rezultatet e shkëlqyeshme të sportistëve dhe të xhudistëve në veçanti, kanë luajtur rol kyç në përfaqësimin e Kosovës para botës.
Ajo shtoi se sukseset e jashtëzakonshme sportive që janë arritur që nga periudha e ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës, shënojnë paraqitjet e para të shtetit tonë në arenat dhe skenat ndërkombëtare, duke u treguar si mënyra më efektive e çdo lloj strategjie promovuese shtetërore, gjersa përmendi edhe Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, si një prej fitoreve më të madha të Kosovës në diplomacinë sportive.
Ndërsa si sfidë nga e cila padrejtësisht vazhdojnë të ballafaqohen sportistët tanë, u përmendën pengesat e shumta që shfaqen nga shtetet mosnjohëse të pavarësisë së Kosovës, pasi që vetëm sivjet ka pasur 6 raste të ndryshme të ndalimit apo pengimit të pjesëmarrjes së sportistëve kosovarë në gara ndërkombëtare, duke ua mohuar përfaqësimin e barabartë të shtetit ashtu siç garanton edhe e drejta ndërkombëtare sportive.
Ndryshe, ky është edicioni i dytë i Kongresit Evropian për Sport dhe Turizëm, i cili po mbahet përgjatë tri ditëve (26-28 shtator) në qytetin Zakopane të Polonisë. /KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova duhet të ulet me ShBA-në dhe të përgatisin draftin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Osmani tha se Kosova duhet ta bëjë draftin e saj dhe të njëjtin ta prezantojë përpara Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, draft i cili garanton se Asociacioni s’do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhe me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trup koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, tha Osmani në një intervistë në RTK.
Tutje, ajo tha se marrëveshja e Brukselit bashkë me aneksin e Ohrit nuk është perfekte për Kosovën, pasi sipas saj, derisa ka disa gjëra të mira e disa në të cilat ka dyshime, teksa theksin e vuri te neni 7 dhe 10 i marrëveshjes. /KultPlus.com
Granit Xhaka është një futbollist shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, i lindur më 27 shtator 1992 në Prishtinë, Kosovë, shkruan KultPlus.
Ai është i njohur për aftësitë e tij në qendër të fushës dhe rolin e tij në ekipin kombëtar të Zvicrës.
Për sa i përket identitetit të tij shqiptar, Xhaka ka qenë gjithmonë i krenar për prejardhjen e tij shqiptare. Ai ka shfaqur dashuri ndaj kulturës dhe gjuhës shqipe dhe ka ndihmuar në të mirën e Kosovës dhe komunitetit shqiptar në përgjithësi përmes futbollit dhe aktiviteteve të tjera humanitare.
Granit Xhaka është një shembull i suksesit në botën e futbollit dhe një model i këndshëm për shqiptarët në të gjithë botën. /KultPlus.com
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka folur për takimin që pati me presidentin e ShBA-së, Joe Biden në një intervistë në RTK.
Osmani tha se me Bidenin patën një bisedë të jashtëzakonshme, ku ai shprehu, sipas saj, përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës, afeksionin në raport me popullin e Kosovës dhe gatishmërinë që ShBA-të të vazhdojnë ta mbështesin paqen, sigurinë dhe pavarësinë e shtetit më të ri në Evropë.
“Kemi diskutuar edhe çështje të tjera, që nuk do të doja tani të jap detaje, pasi ka qenë bisedë edhe konfidenciale pasi diskutimet tona me institucionet e ShBA-së do të vazhdojnë”.
“Jam besimplotë që në fazat e ardhshme, nuk po flas vetëm për dialogun, sepse Kosova dhe raportet tona me ShBA-në janë shumë më të mëdha sesa çka po ndodh me dialogun me Serbinë, të gjitha këto do të jenë në fazat e ardhshme, do të jenë për plot me lajme të mira”, tha Osmani në RTK.
Por, sipas Osmani, nga Kosova kërkohet që të veprojë në bashkërendim me ShBA-të, në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta.
“Kërkohet edhe nga ne që të veprojmë në bashkërendim me ShBA-në, që të ulemi të diskutojmë se si është mënyra më e mirë për të arritur atë që duam bashkërisht, që Kosova të jetë sovrane në tërë territorin e saj, që t’i bashkohet ShBA-së në NATO por edhe institucione të tjera”, tha Osmani. /KultPlus.com
Vertet jetoj ne kohe te zymta! Fjala e shtendosur eshte e çmendur. Nje balle i lëmuar tregon pandjeshmeri. Ai qe qesh ka gjasa te mos i kete arritur akoma lajmi i tmerrshem.
Ç’kohe jane keto, ne te cilat nje fjalim mbi pemet eshte pothuajse nje krim pasi nenkupton heshtjen mbi kaq shume krime. Ai aty qe po pershkon qetesisht rrugën ndoshta nuk eshte me i arritshem per miqte e tij qe vuajne.
Eshte e vertete: fitoj akoma buken e gojës por me besoni: eshte nje rast i rralle. Asgje nga çfare bej s’me jep te drejten te ngopem. Rastesisht me kane kursyer. (Kur te shuhet fati im jam i humbur.)
Me thone: „Ha e pi! Ji i kenaqur pasi ke!“ Por si mund te ha e pi, nëse ajo qe ha ia heq atyre qe kane uri dhe gota ime e ujit i mungon atyre qe vdesin atjeje? Por gjithsesi ha e pi.
Do me pelqente edhe te isha i urte. Ne librat e vjeter shkruajne çfare do te thote i urte: te rrish jashte telasheve te botes e te kalosh kohen e shkurter pa frike.
Edhe t’ia dalesh pa dhunen, te kthesh te keqen me te mire, te mos permbushesh deshirat vetjake, por te harrosh, kjo eshte quajtur urti. E gjithe kesaj nuk ia dal: vertet jetoj ne kohe te zymta!
Ju qe dilni nga batica ne te cilen ne jemi mbytur kujtoni, kur te flisni per dobesite tona edhe kohet e zymta te cilave ju u shpetuat.
Ecnim, duke nderruar me shpesh vendet sesa kepucet, permes luftrave te klasave, te dëshpëruar kur kishte vetem padrejtesi e asnje revolte.
E gjithashtu dime: edhe urrejtja kundrejt skamjes shtremberon pjeset e fytyres. Edhe terbimi per padrejtësitë e ben zerin te ashper. Ah, ne qe donim te pregatisnin truallin per miresjelljen, ne nuk mund te ishim te sjellshem.
Por ju, kur te arrije çasti qe njeriu te jete mik i njeriut, na kujtoni me miresi./ KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku, ka njoftuar një zhvillim të rëndësishëm në ruajtjen e Lokalitetit Arkeologjik të Dresnikut, shkruan KultPlus.
Në një vendim të qeverisë, ka nisur procesi i shpronësimit të pronave brenda këtij lokaliteti arkeologjik.
Kjo nismë përputhet me një plan të përgjithshëm për menaxhimin, konservimin dhe promovimin e këtij lokaliteti, siç është biseduar në marrëveshjen e nënshkruar dje me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara, Jeffrey Hovenier, njoftoj ministri Çeku.
Lokaliteti Arkeologjik i Dresnikut paraqet historinë e pasur dhe të larmishme të Kosovës, dhe investimi në ruajtjen e tij pritet të tërheqë turistë, të forcojë industrinë e turizmit dhe të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të rajonit. /KultPlus.com
Për herë të parë do të organizohet Panairi i Librit për fëmijë, shkruan KultPlus.
Organizata ETEA, njofton se është e gatshme të organizojë ngjarjen kulturore për fëmijë, panairin e librit, që do të fillojë më 4 tetor.
Hapja e tij do të bëhet në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, me fillim nga ora 12:00.
“A jeeeni gaaati për një aventurë magjike në ngjarjen më të re kulturore që ju takon ekskluzivisht—vetëm juve!?”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ETEA-së.
Ndërkaq, ky panair do të zgjatë katër ditë, pra 4-7 tetor. /KultPlus.com
Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit Bashkëkohor, nën drejtimin artistik të koreografit të mirënjohur Angelin Preljocaj, çeli edicionin e dytë dhe do të vijojë deri më 22 tetor.
Të mërkurën dhe të enjten në skenën e TKOB shfaqet premiera “ Gravity’ me koreografi të Angelin Preljocajt.
“Shfaqja quhet Rendesa, “Gravite” në frengjisht. Është një balet abstrakt dhe konkret njëkohësisht. Mendoj që rëndësia është diçka që ka të bëjë me ne të gjithë. Por ajo që ka dashur të tregoj unë është se çfarë kuptimi ka rëndësi në një spektakël. Përshembull dua që spektatori të mendojë se si mund të jetë të vallëzosh në një planet tjetër. Në hënë, në Jupiter, apo në një pjesë tjetër të sistemit, apo në galaktikë”, tha Preljocaj.
Rritur nga një familje tradicionale shqiptare Preljocaj e ka të rrënjosur në ndërgjegje tisin shqiptar në krijimet e tij, por me vetëdije ai ka bërë dhe dy koreografi të veçanta kushtuar shqiptarëve.
“Kam bërë dy koreografi ku kam dashur të shpreh fibrën shqiptare. Dasma me muzikën Stravinksit, jam i lumtur që ndodhem i rrethuar nga gra shqiptare që do e çojnë para Shqipërinë. Dhe pjesa tjetër është Amer America, si një lojë fjalësh, Amerika e hidhur i frymëzuar nga filozofi Elia Kaza dhe flet për dramën e mërgimit”, tha koreografi.
Sipas Preljocaj niveli i shfaqeve tona përkon me nivelin e zhvillimit dhe ndryshimit të vazhdueshëm si shoqëri.
“Unë e njoh shumë mirë trupën e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam bashkëpunuar prej vitesh. I ofroj me shumë zemër gjerësi dhe falas pjesët e mia të baletit për t’u luajtur nga trupa. Me qëllim që dhe ata të evulojnë dhe njohin universe dhe stile të tjera. Nuk është e thënë që të njohim vetëm stilin tim. Stili im është ky që është dhe dihet.
Duke ia besuar programimin Nicole Saïd dhe Ajola Xoxës, festivali premton një formacion të jashtëzakonshëm koreografish magjepsëse dhe shprehjesh artistike./TopChannel/KultPlus.com
Këtë vit, Kosova nuk ka propozuar asnjë film për garën e nominimeve në kategorinë e filmit ndërkombëtar për edicionin e radhës të Oscars 2024. E këtë vendim, anëtarët e komisionin e morën me arsyetimin se nuk kishte prurje adekuate, shkruan KultPlus.
Pas konsiderimit të detajshëm të aplikimeve të këti viti, komiteti selektues i përbërë nga: Veton Nurkollari, Kaltrina Krasniqi, Sevdije Kastrati, Doruntina Basha, Fatmir Spahiu, Kushtrim Hoxha dhe Yllka Brada ka konstatuar se veprat në konkurrencë deshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi.
Si rezultat i kësaj, krahas sukseseve të vazhdueshme të filmave, komiteti ka vendosur unanimisht që në edicionin e Oscars 2024 të mos dërgojë përfaqësues nga Kosova.
Filmat kosovarë të cilët u ofruan për komitetin selektues ishin ‘The Land Within’ nga regjisori Fisnik Maxville, ‘The Albanian Virgin’ nga regjisori Bujar Alimani, ‘I love you more’ nga regjisori Erblin Nushi dhe dokumentari ‘Aktorët e Kanës’ nga regjisori Mentor Spahiu.
Asnjëri nga këto propozime nuk u panë të denjë nga komiteti selektues për të propozuar për garën më të madhe të filmit në botë ‘Oscars 2024’./KultPlus.com
Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka reaguar pas sulmit të grupeve kriminale serbe në veri të Kosovës ku mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku, përcjell KultPlus.
Në reagimin në faqen zyrtare në Facebook, ASHAK dënon këto akte terroriste të Serbisë, të drejtuara kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës.
Në vijim gjeni postimin e plotë të Akademisë së Shkencave:
Reagim i Akademisë për zhvillimet e fundit në Kosovë
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Kryesia e saj, është duke ndjekur me shqetësim ngjarjet më të fundit në veriun e Kosovës. Ndihemi thellësisht të indinjuar me këto zhvillime, me sulmet e koordinuara terroriste mbi institucionet e Republikës së Kosovës, mbi sovranitetin dhe integritetin e saj dhe jemi njëkohësisht mbështetës të palëkundur të veprimeve të domosdoshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të organeve të rendit dhe të sigurisë, të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare. I dënojmë me ndjenjën më të fuqishme të revoltës dhe indinjatës këto akte terroriste të Serbisë, të drejtuara kundër sovranitetit të shtetit të Kosovës, kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kundër rendit të saj kushtetues. Ne kemi tërhequr vërejtjen me shumë se një herë, se Serbia është kthyer në faktorin kryesor destabilizues të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë. “Bota serbe”, versioni ballkanik i “botës ruse”, nga një program nacionalist i institucioneve akademike është kthyer tashmë në kredo politike dhe ideologjike të institucioneve shtetërore dhe vendimmarrëse të Serbisë. Jemi po ashtu të shqetësuar që një akt terrorist, siç është ky i fundit, synohet të përdoret si pretekst nga qarqe arriviste shqiptare, për të “ridizajnuar” historinë, tashmë të përmbyllur, të themelimit të Republikës së Kosovës.
Gjithashtu, ndihemi të prekur nga humbja e jetës së oficerit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjakut. Bashkëndjejmë me të afërmit dhe familjen e të ndjerit dhe përulemi para sakrificës dhe ndjenjës së përgjegjësisë të çdo mbrojtësi të rënë për liri dhe sovranitet.
Aktori dhe reperi Nashawn Breedlove, i njohur për përballjen me Eminem në një betejë rep në filmin ”8 Mile”, ka vdekur në moshën 46-vjeçare.
Breedlove luajti kundërshtarin e frikshëm të quajtur Lotto në filmin e vitit 2002, i bazuar në jetën e reperit Eminem, dhe u shfaq në kolonën zanore për filmin e vitit 2001 “The Wash”.
Nëna e tij konfirmoi vdekjen e tij në rrjetet sociale të martën, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Ai vdiq në gjumë në shtëpinë e tij në New Jersey të dielën, raportoi TMZ. Për momentin nuk dihet shkaku i vdekjes së tij.
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore njoftoi se ka nisur ndërhyrja restauruese në Kalanë e Beratit.
Aktualisht janë duke u bërë punime në kullat 11, 12 dhe 13 si dhe në kurtinat midis tyre, të cilat po i nënshtrohen punimeve restauruese.
Me investim të Buxhetit të Shtetit, nën mbikqyrjen e IKTK, ndërhyrjet restauruese në to përfshijnë konsolidimin e muraturës, përmes injektimit të llaçit hidraulik, si edhe konsolidimin e kreut të muraturës. Gjithashtu po plotësohen edhe zgavrat e krijuara nga shkëputja e gurëve në mure. Edhe mjedisi përreth po pastrohet e sistemohet.
Kalaja e Beratit qëndron që prej shekullit IV para Krishtit, majë një kodre, po aq madhështore sa edhe delikate, duke qenë si një kurorë e qytetit të lashtë. Nga oborri i fortifikuar i kalasë shihet i gjithë qyteti i Beratit, lumi Osum dhe ura e vjetër e Goricës. Një udhëtim në Berat nuk do të kishte kuptim pa vrojtimin e peizazhit nga lartësia e kalasë. E qarkuar me mure prej guri, me 24 kulla vrojtimi, Kalaja e Beratit është nga më të bukurat në Shqipëri. Nga romakët, ajo u quajt Fortesa e Arbërve ndërsa, në vitin 216 p.e.s, ajo u përmend me emrin e lashtë Antipatrea./KultPlus.com
Sfidat jetësore, talenti i lindur, pasioni dhe vetëdija e lartë për regjistrimin e gjithë krijimtarisë së tij, janë shkaqet kryesore që e bënë këngëtarin Qamili i Vogël figurën më të rëndësishme të muzikës tradicionale në vend, konluzion ky, i cili erdh nga një tryezë shkencore “Gjurmët e Qamilit të vogël në muzikë”, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së tij, që është mbajtur në ambientet e Institutit Albanologjik, shkruan KultPlus.
Të pranishëm në këtë tryezë shkencore qenë bashkëpunëtorë, familjarë, adhurues dhe studiues të muzikës së këngëtarit Qamili i Vogël, nga ku u treguan detaje të jetës, e cila karakterizohej me sfida dhe suksese të shumta.
Fjalën hapëse të kësaj ngjarje e bëri Arbnora Dushi, e cila tha se Qamaili i Vogël përpos që njihej për zërin e tij të mrekullueshëm ai ishte edhe një krijues i pashoq, autorësia e të cilit kishte tre forma, ai autor këngësh origjinale, autor i melodisë dhe si autor i tekstit.
“Vlerat e muziktarit Qamil Muhaxhiri ose Qamili i Vogël siq u njoh nga të gjithë, janë të njohura nga të gjithë shqiptarët. Përveç si këngëtar, me zërin e tij të mrekullueshëm, Qamilin e Vogël e njohim edhe si krijues, respektivisht edhe si autor këngësh, ku autorësia e tij na del në tri forma: si autor këngësh origjinale me tekst dhe melodi të krijuar nga vetë ai, si autor i melodisë, dhe si autor i tekstit.”
Ajo, gjithashtu tha se një element dallues nga bashkëkohanikët e tij, që e bën Qamilin e Vogël të jetë i veçantë në llojin e tij është edhe vetëdija e tij e lartë për regjistrimin dhe incizimin e gjithë krijimtarisë së tij, dhe nxjerrja në pah të shumë talentëve të tjerë të rinjë gjithandej Kosovës.
“E veçanta e tij për këngën që krijoi ishte gjithashtu se ai u kujdes shumë që këngët e tij të regjistrohen, të incizohen por edhe të botohen në vëllime të shkruara. Një vetëdije e tillë nuk është parë te krijuesit e tjerë të kohës së tij. Me një repertuar shumë të pasur dikur rreth 88 këngë sipas Demir Krasniqit, krahas meritave për të punuar me të tjerët dhe për të zhvilluar këngëtarë të rinj. Qamili i Vogël përbënte një vlerë të veçantë të muzikës popullore shqiptare. Trashëgimia që na ka lënë pas e dokumentuar me zë dhe me tekst krahas edhe kujtimeve të atyre që e kanë njohur është lëndë shumë e vlefshme në trajtimet muzikologjike dhe folkloristike”, ka thënë Dushi.
Rjedha e ngjarjes vazhdoi me paraqitjen e një dokumentari në të cilin paraqitej jeta e muzicientit Qamili i Vogël që nga lindja deri në vdekje.
Pas dokumentarit, Behar Arllati me punimin e tij “Fatkeqësinë individuale dhe kolektive si shtysë e elegjive perla muzikore të Qamilit të Vogël” ka paraqitur atë se si sfidat e këngëtarit në fjalë e të cilat nuk qenë të pakta duke filluar nga vdekja e prindërve në moshë të hershme, varfëria, si dhe vdekja e gruas së tij në një mënyrë jo të zakonshme (nga rrahja e babait dhe vëllait të saj pas martesës së pa miratuar me Qamilin e Vogël) dhe fatkeqësitë e ndryshme kolektive kishin ndikuar në krijimin e perlave muzikore të tij, të papërsëritshme.
“Qamili i Vogël të paktën përmes dy këngëve “Kënga e Tërmetit të Shkupit” dhe “Kënga e Tërmetit të Dibrës” shpreh dhimbjen e madhe kolektive.”
“Në jetën e Qamilit të vogël kanë dominuar gjendjet jo të mira shpirtërore të ndikuara nga faktorë të jashtëm apo të brendshëm: duke qenë jetim, dhe në një familje jo të pasur, gjithë rininë e tij e dominojnë këto skena të varfërisë, të vuajtjeve që zgjat deri më 1948 kur martohet dhe kjo gjendje vazhdon deri pas martesës 1952 kur kupton se më nuk mund të jetojë në Gjakovë sepse ka vetëm kujtime të vështira, të rënda dhe të tmerrshme nga ku kalon edhe me banim në Prishtinë. Për 12 vite 1940-1952 pothuajse Qamili i Vogël e kishte kaluar fazën e parë të krijimtarisë, dhe në këtë fazë krijon perlat më të fuqishme muzikore”, ka thënë Behar Arllati, si rezultat i punimit të tij hulumtues.
Ndërsa Bekim Ramadani, profesor në Universitietin e Tetovës, tha se humbja e njerëzve të dashur, keqardhja për rininë, dashuria e paplotësuar, ishin ishin tema që e frymëzonin pashtershëm shpirtin e tij prej artisti për të krijuar pandalshëm margaritarë të vërtetë, ku një prej tyre ishte edhe kënga “O, kadaldal’ o po vjen pleçnija”.
“Qamili i vogël ishte një nga krijuesit dhe interpretuesit më të njohur të muzikës popullore shqiptare. Gjatë jetës së tij krijoi rreth 90 këngë të cilat u bënë pjesë e rëndësishme e pasurisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve. Kalueshmëria e jetës, humbja e njerëzve të dashur, keqardhja për rininë, dashuria e paplotësuar, ishin tema që e frymëzonin pashtershëm shpirtin e tij prej artisti për të krijuar pandalshëm margaritarë të vërtetë. Një prej tyre është edhe kënga “O, kadaldal’ o po vjen pleqnija”, ku është bërë një përqasje e mrekullueshme e temës së plakjes dhe pleqërisë. Me kalimin e kohës kjo këngë u këndua e u regjistrua nga shumë artistë të cilët i bënë nder jo vetëm autorit të këngës, duke e freskuar dhe përjetësuar veprën e tij por edhe dëgjuesve, duke u rikujtuar atyre se, të jesh i moshuar është një detyrë po aq e bukur dhe e nevojshme sa të jesh i ri”, ka thënë Ramadani.
Kurse, Albin Sadiku, nga instituti Albanologjik, i cili kishte bërë analizë melo-ritmike të këngës “Pa Trashëgim paskem kenë”( kushtuar fatit tragjik të vdekjes së bashkëshortes së tij) tha se talenti i lindur i Qamilit të Vogël, kishte arritur të krijoj tërësi muzikore të cilat janë të ngjajshme me ato të kompozitorëve të njohur botëror si Bach, Bethoven dhe Moxart.
“Gjatë23 viteve kam pasur fatin të analizojmë dhjetëra e qindra vepra të muzikore të kompozitorëve botëror, Bah, Moxart, Bethoven dhe ajo çka më bëri përshtypje te këto këngë kur fillova t’i analizoj ishte fakti që Qamili i Vogël nuk ka pasur shkollë të muzikës, ndërsa ka krijuar këto këngë në atë mënyrë që të lë përshtypje se ai njeri ka studiuar muzikën, sepse tërësitë që i krijon brenda këngëve të tij përputhen shumë me ato që i kanë kompozuar kompozitorët botëror si p.sh. Bahu. Ka krijuar tërësi muzikore si Bach, Moxarti, sikur i ka studiuar ata”, ka thënë ndër të tjera Sadiku.
Ndërsa Krenar Doli, nga dega e Folklorit në sektorin e Etnomuzikologjisë në Institutin Albanologjik, ka bërë prezantimin e një punë të krijimit të 11 blejëve me rreth 400 këngë të ndryshme tradicinale nga të gjitha trevat.
“Veprimtaria e bujshme në mbledhjen e folklorit tonë burimor por edhe ajo krijuese e Qamil Muhaxhirit na shtyu që si Degë e Folklorit, konkretisht si konkretisht si Sektor i etnomuzikologjisë të ndërmarrim hapat e nevojshëm në organizimin e kësaj tryeze për vetë faktin se Qamili i Vogël ishte njëri nga bashkëpunëtorët e jashtëm në mbledhjen e folklorit tonë pranë kësaj dege, krahas studiuesve të rregullt të Degës së Folklorit si prof.dr. Rexhep Munishi dhe prof. Bahtir Sheholli në atë kohë.
Gjithashtu më duhet të theksoj se organizimi i kësaj tryeze me karakter shkencor ishte edhe njëri nga amanetet e ish-sekretarit juridik, tashmë të ndjerë, z. Sylë Kasumajt”, ka thënë Doli.
Doli po ashtu tha se ky material i ofruar që përfshinë 400 këngë tradicionale, në tërësi është një kontribut i çmuar për folkorin shqiptar në përgjithësi.
“Si përfundim mund të themi që i gjithë ky material i ofruar në këta 11 blejtë me afro 400 këngë tradicionale shqiptare në tërësi mbetet një kontribut i çmuar për folklorin tonë shqiptar në përgjithësi. Ai është dhe do të mbetet një dokument i rëndësishëm për gjurmimin e gjithë atyre njoftimeve të vyera rreth kulturës muzikore tradicionale të kënduara me afsh, me dëshirë e përkushtim, dhe për vrojtimet rreth gjenezës trajtave, morfologjisë dhe këngëve tradicionale në përgjithësi”, ka paraqitur Doli.
Sipas konkluzioneve nga këto 11 blejtë e tij motivi i dashurisë është më i pranishmi dhe paraqet qasje dhe llojllojshmëri të madhe në trajnimin e dashurisë si ndjenjë.
Botimi i teksteve në blejtë përfshinë: Bylbyli në Çabrat (19 këngë), Me sharkinë e Ymer Rizës (50 këngë), Tre Hasjanë (35 këngë), Lulet e Beharit(50 këngë), Flaka e Zemrës( 30 këngë), Këndojnë bylbylat(35 këngë), Fyelli i bariut (35 këngë), Lule gjaku(34 këngë), vlët e Kohës (33 këngë), Këngët krenare (32 këngë), Lulkuqe të dashurisë(35 këngë).
Kjo ngjarje përfundoi me një diskutim të lirë nga të pranishmit, ku u çmua kontributi i madh i këngëtarit Qamili i Vogël/KultPlus.com
Përkujtojmë sot më 27 shtator 1944 ndarjen nga jeta të patriotit e burrit të shtetit Petro Poga, një nga figurat e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe më pas ministër i shtetit shqiptar.
Mësimet e para i ndoqi në Erind të Gjirokastrës. Studimet e larta i kreu në Stamboll në shkollën e drejtësisë “Mestebi Sultan” më 1883. Njihte mirë disa gjuhë të huaja si frëngjisht, gjermanisht, greqisht dhe turqisht. Në Stamboll bashkëpunoi me vëllezërit Naim Frashëri, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri, si dhe me Jani Vreton, Koto Hoxhin, Shahin Kolonjën, Hasan Tahsinin dhe Ismail Qemalin. Në vitin 1884 themeloi dhe botoi gazetën “Drita” të Stambollit, dhe të përkohshmen “Promitheu” në gjuhën greke. Më 1883-1885 vazhdoi rendin e dytë të shkollës së drejtësisë dhe në periudhën 1885-1886 punoi si avokat në kryeqytetin perandorak dhe dha mësim lëndën e historisë në liceun Stavrodhromit në Pera.
Në vitet 1886-1912, Poga punoi si avokat dhe këshilltar ligjor i Prefekturës së Gjirokastrës. Roli i tij qe i rëndësishëm në themelimin e Klubit Patriotik “Drita” të Gjirokastrës, të cilin me vonë e udhëhoqën atdhetarët Hasan Xhiku, Idriz Guri, Hysen Hoxha, Veli Hashorva dhe Elmaz Boçe. Më 1912 qe përfaqësues i Gjirokastrës në Kuvendin e Vlorës, ku nënshkroi Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës, Poga u caktua Ministër i Drejtësisë, si pjesë e Qeverisë së Parë Shqiptare.
Pas veprimtarisë në Vlorë, shkoi në Durrës ku iu dha posti i Ministrit të Drejtësisë në qeverinë Përmeti nën Princ Vidin. Së bashku me avokatët e shquar Kristaq Tutulani dhe Feim Mezhgorani hartoi Statusin që shkëputi Gjykatën Shqiptare nga juridiksioni i Perandorisë Osmane. Mori pjesë në hartimin e Legjislacionit Shqiptar dhe ndërtimit të Kushtetutës së Mbretërisë më 1928. / KultPlus.com
Më shumë se 40 site të reja i ka shtuar Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, listës së saj të trashëgimisë së mbrojtur botërore. UNESCO shtoi vendndodhjet përkujtimore të Luftës së Parë Botërore në të gjithë Frontin Perëndimor në regjistrin e famshëm të saj.
Vendet shtrihen nga veriu i Belgjikës deri në Francën lindore, ku forcat aleate u përleshën me ushtrinë gjermane nga viti 1914 deri në 1918. Të përfshira janë nekropolet që mbajnë turma ushtarësh të kombësive të ndryshme në varreza më të vogla, siç është varreza e Tyne Cot Commonwealth në Zonnebeke, Belgjikë apo katër memorialët e gjenocidit të vitit 1994 në Ruanda kundër komunitetit tutsi, por edhe hutuve të moderuar.
Janë shtuar gjithashtu tempujt e shenjtë të Dinastisë Hoysala në Indi, e cila gjatë mbretërimit të saj ndërtoi mbi 1.500 të tillë, por sot ekzistojnë vetëm rreth 100. Në vëmendjen e UNESCO-s kanë qenë edhe pesë kalatë unazore nga epoka e vikingëve në Danimarkë. Kështjellat datojnë në shekullin e 10-të dhe u krijuan me urdhër të mbretit Harald “Bluetooth” Gormsson.
Strukturat mbresëlënëse simetrike i shërbenin qëllimeve të mbrojtjes dhe ishin një shfaqje e fuqisë. Pjesë e listës prestigjoze është bërë veç të tjerash edhe sinagoga e e qytetit Erfurt, e konsideruar një nga sinagogat mesjetare më të vjetra, më të mëdha dhe të ruajtura më mirë në Europë, si dhe çaji kinez, plantacionet e të cilit në rajonin e malit Jingmai paraqesin sipas UNESCO, një peizazh të veçantë kulturor mijëravjeçar, duke përfshirë kultivimin e ekosistemit pyjor të lidhur ngushtë me rritjen e pemës së lashtë të çajit, fshatra etnike vendase dhe kultura të pasura popullore./KultPlus.com
Muzeu Kombëtar “Shtëpia me gjethe” përkujtoi sot gjyqin ndaj Grupit të Parë Opozitar në Parlamentin shqiptar.
Procesi i njohur si “Gjyqi i Deputetëve” u zhvillua në 27 shtator 1947 në sallën e kinemasë “17 Nëntori”.
Këshilli i Gjykatës së Lartë Ushtarake, i përbërë nga Major Niko Ceta -Kryetar, Kapiteni i I- Nexhat Hyseni dhe Kapiteni i II-Mustafa Iljazi, shpallën vendimin e dënimit të grupit të deputetëve të Legjislacionit të Parë të zgjedhur në vitin 1945. Përveç deputetëve të zgjedhur, përballë ekzekutimit dhe dënimeve të rënda me burg shkuan edhe persona të tjerë që iu përfshinë këtij gjyqi tërësisht të trilluar.
Burgosja dhe dënimi i deputetëve dhe intelektualëve me orientime demokratike e kombëtare bëhej në momentin kur Kuvendi Popullor duhej të ratifikonte Konventën Jugosllave dhe prononcimin e drejtimit të politikës së jashtme dhe të brendshme, si pro lindore, me Bashkimin Sovjetik në krye.
Më 10 tetor 1947, në orën 3 pas mesnate, i ngarkuari me cilësinë e prokurorit, mori në dorëzim të dënuarit me vdekje, deputetët:
“Kopshti i Hijeve”, shfaqja me regji të Nastazja Domaradzka dhe shkruar nga Sarah Hehir, vjen sonte premierë në Teatrin e Gjilanit me fillim në ora 20:00.
Shfaqja tregon historinë e familjes Bogujevci: fëmijët e parë që dëshmuan në një gjykatë për krimet e luftës. Kjo gjykatë i jep formë narrativës në ndryshim, duke rrëshqitur mes kohës, vendit, realitetit dhe imagjinatës. Kopshti i hijeve ekziston në skenë si një botë paralele e kujtesës dhe së ardhmes alternative.
Me një këmbë në Mançester dhe një në Kosovë, familja zë një hapësirë shumë private në një arenë shumë publike. Nëpërmjet fëmijëve që mbijetuan, ne mësojmë për humbjen e tyre dhe qëndrueshmërinë që duhet për të kërkuar drejtësi kundër mosmarrëveshjeve. Llogaritë e luftës dominohen kryesisht nga zërat ushtarakë meshkuj; kjo shfaqje feston llojin e fuqisë që nuk ulet në peshën e një arme.
Kopshti i hijeve është një shfaqje bashkëpunuese, multimediale e zhvilluar me një ekip ndërkombëtar dhe prodhuar nga Teatri i Gjilanit.
“Ne besojmë fuqishëm se përgjigja më e fuqishme ndaj së keqes dhe padrejtësisë është të ndajmë historinë tonë. Nëpërmjet tij, ne synojmë të ruajmë historinë tonë, të edukojmë, të frymëzojmë, të fuqizojmë dhe të kontribuojmë në ndjekjen tonë të drejtësisë. Ky interpretim teatror është veçanërisht domethënës, duke hedhur dritë mbi jetën tonë para dhe pas masakrës tragjike, jo vetëm mbi ngjarjen”, shprehet Fatos Bogujevci.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Aurita Agushi, Blend Arifi, Emine Toska, Fitore Jashari, Gani Rrahmani, Kushtrim Qerimi, Qëndrim Kqiku, Safete Mustafa Baftiu. / KultPlus.com
Kosova këtë vit nuk propozon film për garën e nominimeve në kategorinë e filmit ndërkombëtar për edicionin e radhës të Oscars 2024.
Për një dekadë të tërë, Kosova ka zhvilluar bashkëpunime dhe vazhdon si e tillë të rrisë marrëdhëniet me Akademinë e Çmimeve Oscars dhe komunitetin e tij vlerësues. Por pas trajtimit të aplikimeve të këtij viti, anëtarët e komitetit selektues kanë vendosur mos të propozojnë film për edicionin e Oscars 2024.
Pas konsiderimit të detajshëm të aplikimeve të këti viti, komiteti selektues ka konstatuar se veprat në konkurrencë deshmojnë prezencë të talentit vibrant, kërkues e provokativ në ardhje, por që nuk reflektojnë mjaftueshëm standardin e prurjeve të deritanishme në kinematografi. Si rezultat i kësaj, krahas sukseseve të vazhdueshme të filmave, komiteti ka vendosur unanimisht që në edicionin e Oscars 2024 të mos dërgojë përfaqësues nga Kosova.
Në këtë vendim nuk u harrua të theksohet fakti se kualiteti i punëve të filmbërëseve kosovar të prezentuara në propozimet e filmave për Oscars deri tani ka ndërtuar reputacionin e kinematografisë tonë në këtë platformë globale, duke u afruar madje edhe deri te 15-shja e rrethit të ngushtë të filmave, siç ishte “Zgjoi” në vitin 2021. / KultPlus.com
Në kuadër të Ditëve Europiane të Trashëgimisë, Fondacioni “Papa Klementi XI Albani” në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës, organizuan ceremoninë e dhurimit së bustit të Papa Klementi XI Albanit në ambientet e pavijonit të mesjetës. Muzeut Historik Kombëtar iu dhuruan edhe disa dokumente kushtuar Papa Klementi XI Albanit.
Ceremonia u zhvillua me pjesëmarrjen e trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, përfaqësuesve të komuniteteve fetare dhe të ftuarve të shumtë. Zef Bushati, President i Fondacionit Papa Klementi XI-Albani bëri përshkrim të rrugëtimit të bustit të Papa Klementi XI Albanit. Si kishte lindur idea dhe si u realizua busti në sajë të donacionit të familjes Barattini.
“Më 18 dhjetor 1700, Albani u kurorëzua papë në Lateran të Romës. Krenaria e origjinës shqiptare u rishfaq edhe në momentin që ai u zgjodh papë, sepse emrit të tij të papërisë, që përkonte me emrin e lavdishëm të fisit shqiptar të Kelmendit do t’i shtonte edhe mbiemrin e tij Albani, për tu dalluar përpara gjithë botës se ishte shqiptar. Në këtë mënyrë ai praktikonte të dy emrat Klement dhe Albani, duke i motivuar ato me botën shqiptare, sepse njeri emër ishte i një fisi të famshëm shqiptar, dhe emri tjetër i vetë popullit shqiptar, të cilin e kishte në shpirt”, shpjegoi drejtoresha e Muzeut Historik Kombëtar, Entela Çipa.
Busti i Papa Albanit ne Muzeun Kombetar. / atsh / KultPlus.com
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka prezantuar sot projektin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë, që sipas tij është dëshmia e radhës e përkushtimit për sportin dhe e zbatimit të suksesshëm të programit shtetëror “Kosova shtet i xhudos”.
“Me miratimin e vendimit të sotëm për shpronësim, po nisim një fazë të re, fillojmë ndërtimin e qendrës së parë ndërkombëtare për kampe trajnimi në Kosovë”, thuhet në njoftimin e ministrit.
Qendra e re multifunksionale do të ofrojë mjedisin e duhur me standarde evropiane për trajnimet e xhudistëve dhe për organizim të garave ndërkombëtare siç janë ato të Lojërave Mesdhetare. Do të jetë një destinacion i veçantë që zhvillon turizmin sportiv ndërsa për ekonominë vendore, do të sjellë ndikim pozitiv duke krijuar mundësi të reja të punësimit e investimeve. / KultPlus.com
Me rastin e ditëlindjes së 25-të, sot, më 27 shtator, “Google” rikujton 10 zhvillimet e tij në fushën e Inteligjencës Artificiale (IA), një temë që është bërë gjithnjë e më e përsëritur.
“IA-ja ka fuqinë për të lehtësuar detyrat e përditshme dhe për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve më të mëdha të shoqërisë”, tha kompania në një postim zyrtar.
2001: “Google Search” ndihmon përdoruesit të korrigjojnë drejtshkrimin e pyetjeve
2006: Nis “Google Translate”
2015: “TensorFlow” një kornizë e re e mësimit të makinerive me burim të hapur e bën IA-në më të aksesueshme, të shkallëzueshme dhe efikase.
2016: “AlphaGo” mposht kampionin botëror Go
2016: TPU-të mundësojnë vendosje më të shpejtë dhe më efikase të IA-së
2017: “Google Research” prezanton “Transformer”
2018: BERT ndihmon Search-in të kuptojë më mirë pyetjet
2020: “AlphaFold” zgjidh problemin e “Protein Folding”
2023: “Bard” lehtëson bashkëpunimin me IA-në gjeneruese
2023: PalM 2 përparon të ardhmen e IA-së. / atsh / KultPlus.com
(FILES) A picture taken on April 15, 2022 in Moscow shows the US multinational technology and Internet-related services company Google’s logo on a tablet screen. Google begins a marathon battle in a federal court on September 12, 2023 to fight accusations from the US government that it acted unlawfully to become the world’s preeminent search engine. (Photo by Kirill KUDRYAVTSEV / AFP)
Shoqata e Skenaristëve të Amerikës (WGA) tha në një deklaratë se drejtuesit e sindikatave votuan unanimisht për të hequr urdhrin e kufizimit dhe për t’i dhënë fund grevës, sipas BBC.
Rreth 11 500 anëtarë do të votojnë nëse do të miratojnë një marrëveshje trevjeçare që ofron rritje pagash dhe mbrojtje rreth përdorimit të inteligjencës artificiale.
Një mosmarrëveshje e veçantë përfshin aktorë, të cilët janë gjithashtu në grevë.
Largimi i skenaristëve filloi më 2 maj, të cilit anëtarët e Skuadrës së Aktorëve të Ekranit (SAG) iu bashkuan më 13 korrik, duke e bërë atë grevën më të gjatë që ka prekur Hollivudin në dekada. Ata protestuan kundër pagave dhe përdorimit të inteligjencës artificiale (AI) në industri.
“Greva i ka kushtuar ekonomisë amerikane rreth 5 miliardë dollarë (4,08 miliardë paund), sipas një vlerësimi të ekonomistit të “Institutit Milken”, Kevin Klowden.
Mosmarrëveshja ka mbyllur shumë nga shfaqjet kryesore të Amerikës, duke përfshirë “Billions”, “The Handmaid’s Tale”, “Hacks”, “Severance”, “Yellowjackets”, “The Last of Us”, “Stranger Things”, “Abbott Elementary” dhe disa talk show gjatë ditës dhe natës.
Disa prej tyre tani mund të kthehen në transmetim me Bill Maher, drejtuesin e “Real Time” të HBO-së, duke postuar në rrjetet sociale se do të rikthehej me episode të reja duke filluar nga e premtja.
Në fillim të kësaj jave, skenaristët thanë se kishin arritur një marrëveshje paraprake me drejtuesit e studiove, megjithëse nuk u dhanë detaje.
Megjithatë, përfundimi i grevës së WGA nuk e kthen Hollywood-in në normalitet pasi sindikata e aktorëve që u largua nga puna në korrik mbetet në grevë.
Ashtu si shkrimtarët, aktorët kërkojnë të përmirësojnë pagat, kushtet e punës dhe përfitimet shëndetësore dhe të pensionit.
Zbulimi i WGA mund të veprojë si një model për SAG-AFTRA për të hartuar marrëveshjen e vet me studiot e Hollivudit./ atsh / KultPlus.com
Shqipëria nuk ka dalë në mbështetje të deklaratës së BE për dialogun Kosovë-Serbi, të bërë nga shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrel më 19 shtator.
Gjatë ditës së sotme, mediat raportuan se “Shqipëria nuk mbështet Deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023”.
Referuar burimeve diplomatike, Shqipëria nuk është linjëzuar të martën me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës.
Burimet bëjnë me dije se arsyeja e këtij qëndrimi është fakti se për Shqipërinë, përgjegjësia e asaj që ka ndodhur nuk qëndron te Kosova.
Për Shqipërinë, qëndrimet në këtë deklaratë nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, ku përgjegjësia është e qartë dhe nuk qëndron tek Kosova dhe përfaqësuesit e saj. / atsh / KultPlus.com