Sot në ambientet e Institutit Albanologjik të Prishtinës filloi jave e Albanologjisë 17 – 19 qershor, ku u bë përurimi i veprave të IAP-së të botuara në vitin 2018, përurim që përkon me jubileun e pesëdhjetë vjetorit të punës së Institutit Albanologjik, dhe njëzetë vjetorin e Çlirimit të vendit tonë, përcjellë KultPlus.
Tashmë
vëllimet shkencore të institutit, që për këto 50 vjet pune janë mbi 600
vëllime, në këtë jave të Albanologjisë do të prezantohen punimet shkencore në
fushën e Letërsisë, Lingustikës, Folklorit, Etnografisë dhe Historisë.
Seanca
plenare, e konference konferencës së dhjetë (2009 – 2019) të javës së
albanologjisë, me panel të përbërë nga Drejtori i Institutit Hysen Matoshi,
Leontina Gega – Musa dhe Lulëzim LajÇi e bënë hapjen dhe prezantuan titujt e
punës shkencore të vitit 2018, ku në fjalën hapëse z.Hysen Matoshi u shpreh që
puna e Institutit të Albanologjisë, me adaptimin e praktikave shumë të
sukseshshme të një aktiviteti
shumëdisiplinar albanologjik.
“Synimi themelor ka qenë një konferencë që do
të japë mundësi për prezantimin e rezultateve shkencore punonjësve të
Institutit dhe të institucioneve të tjera albanologjike të vendit dhe rajonit,
duke parakumtuar në rend të parë hapsiren etnike shqiptare por edhe kontributet
e albanologëve dhe studiuesve të spikatur në radhët e kombeve të tjera.”, u
shpreh z. Matoshi në fjalën e tij hapëse.
Kumtesat
shkencore të këtyre dhjetë vjetëve kanë qenë nga fusha e gjuhësisë, letërsisë,
folklorit, historia, etnologjia, etnomuzikologjia, arkeologjia, marrëdhëniet
ndërkulturore historike të shqiptarëve me të tjerët.
Në
tetë edicione janë mbajtur sipas parimeve të sesioneve të veÇanta, për
letërsinë, gjuhësinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë, ndërsa dy sosh janë
konceptuar si aktivitete unike, konferenca jubilare Shekulli i shtetit shqiptar, kushtuar 100 vjetorit të shpalljes së
pavarësisë së Shqipërisë, dhe Skënderbeu
dhe epoka e tij mbajtur në vitin e kaluar, për 550 vjetorin e vdekjes së
Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Rezultate
e shkëmbimeve të përvojave studimore, sjellja e risive shkencore dhe zbatimi i
metodave moderne të kërkimeve shkencore dhe prezantimi i tyre, në një kontekst
debatimi të gjithëanshëm, me synim botimin e kumtesave, e përcjellë punën e
Institutit Albanologjik, ku këtë javë të Albanologjisë prezantohen tetë
edicionet e javës, me gjashtëmbëdhjetë vëllimet e punimeve shkencore.
Ndër
pjesëmarrës të konferencës shkencore, dallohen edhe studiuesit e njohur të
kulturës shqiptare, si Rexhep Qosja, Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Jorgji
Gjinari, Isa BajÇinca, Agim Vinca, Floresha Dado etj.
Në
kuadër të konferencës së sivjetme, do të prezantohen 95 kumtesa, të ndara në
pesë sesione të konceptuara nga degët e institutit.
Prezantimin
e punimeve shkencore të kësaj konference e bëri Lulëzim LajÇi, ku përmenden vëllimet
si, Gjurmimet Albanologjike, tri
vëllime (studime shkencore, recensione, kronika dhe kontribute të tjera),
Revista për kulturën e gjuhës Gjuha
Shqipe, në tre numra, veprat e linguistikës, Fjalori i fjalëve dhe shprehjes së Kosovës, i gjuhëtarit Qemajl
Murati, botimi i veprës Shefkije Islamaj,
shkrime të saj dhe shkrime për krijimtarinë e saj.
Monografia
e autorit Sejdi Gashi, me titull Aerali
gjuhësor i Istogut me rrethinë, ishte studimi që u prezantua nga Instituti
i Albanologjisë, me interes nga fusha e Gjuhësisë dhe etnografisë, u prezantua
gjithashtu edhe Kompetenca komunikuese e
nxënësve në Kosovë, e autores Vjosa Osmani.
Në
këtë seancë plenare u prezantuan gjithashtu>
Vëllimi fjalë dhe njësi
frazeologjike nga rajoni i Llapit – Shpresa Ismajli
Tranzicion dhe transformim – Sali
BytyÇi
Kalendari kombiar 1897 – 1928 – kumtesat
të lexuara nga Hysen Matoshi, Rexhep Qosja, Shefkije Islamaj, Genc Luarasi.
Shqipëria dhe Çështja kombëtare
1929 – 1939
Kosova gjatë viteve 1912 – 1915 – Shpend
Avdiu
Arbëreshët e Zarës, historia dhe
etnokultura- sesioni shkencor i X i mbajtur në
Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Studime për folklorin III, ndihmesë
për eposin e kreshnikëve- Zymer Neziri
Katalogu Lirinë e gjeta këtu, mbi
bibliografinë dhe evidentimin e kronologjisë së veprave mbi Skënderbeun.
Në
fjalën e nderit zv.ministri i Arsimit, Shknecës dhe Teknologjisë Heset Sahiti,
u shpreh “Institui i Albanologjisë, ai i
Historisë dhe Akademia e shkencave, kanë bërë një punë të madhe në procesin
shkencor, në vëllimet e botuara të këtyre institucioneve, duke bërë progres në
fushën e arsimit dhe shkencës., dhe në emër të institucionit që ai përfaqëson,
institucionet e lart përmendura, kanë gjithmonë derën hapur, në projektet e
tyre të radhës.”
Java e albanologjisë do të vazhdoj deri me 19 qershor, ku në sesionet e ndara do të prezantohet puna e studiuesve dhe e Institutit të Albanologjisë/VisarShabani/KultPlus.