Shënohet Dita Botërore e Mjedisit, Ahmeti: Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku

Fotografia: Arian Mavriqi

Dita ndërkombëtare e mjedisit është caktuar 45 vjet më parë nga Asambleja e përgjithshme e OKB-së, me qëllim për të shtuar vetëdijen rreth çështjeve të mjedisit dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve si dhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim, shkruan KultPlus.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB -së. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka uruar për Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, duke bërë apel që kjo ditë të shërbejë si kujtesë për rëndësinë e mbrojtejës së mjedisit ku jetojmë.

“Mirëmëngjesi Prishtinë,
Sot shënohet Dita Botërore e Mjedisit, që shërben si datë që na kujton rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit ku jetojmë.
Ndër vite jemi përkujdesur që hapësirat e gjelbra të rriten në Prishtinë. E pikërisht tani, po shënohet edhe “Prishtina Green Week”. Po mbjellim shumë drunj dhe po vendosim plot vazo gjelbëruese anekënd qytetit. Po punojmë që Prishtinës t’ia kthejmë ngjyrat me pamjen drunjve e bimëve.
Mjedisi është i pazëvendësueshëm, prandaj ta ruajmë së bashku. Është përgjegjësi e secilit prej nesh!”, ka shkruar Ahmeti. / KultPlus.com

Edukatorja e mbytë foshnjën duke ia zënë frymën me jastëk (VIDEO)

Edukatorja nga Ukraina, 51 vjeçare është arrestuar nga autoritetet e vendit për shkak se vrau foshnjen duke i zënë frymën me jastëk.

Arrestimi ka ndodhur pasi janë publikuar pamjet e tmerrshme.

Policia ka njoftuar se vajza ka vdekur nga të vjellat për shkak të probleme të frymëmarrjes pasi i shkaktoi edukatorja me jastëk.

E në vend që edukatorja Irina Sukhanova, të raportojë në polici ajo madje ka tentuar t’i zhdukë pamjet nga kamerat, por policia i ka rikthyer ato si prova që shërbyen për arrestimin e saj.

Sukhanova para policisë ka thënë “Ajo që unë i vendosa fëmijës ishte vetëm një forcues special e cila do të shërbente për mbrojtjen e fëmijës nëse ajo rrëzohej, kështu nuk do të lëndohej.”

Ajo është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar edhe më tutje për shkak se kishte hapur edhe një çerdhe pa leje të autoriteteve.

Më poshtë shikoni pamjen e tmerrshme:

Historia e errët e ishullit të braktisur midis një parajse në Karaibe

Pa pishina luksoze, pa staf të ndonjë bari me kokteje të ndryshme dhe pa kurse golfi. Klein Curacao, që shtrihet 15 milje në jug-lindje të postës holandeze të Curacao, është një ishull “mashtrues” në një parajsë Karaibe.

Ky ishull është i pabanuar me shumë varre anijesh dhe me një histori të errët. Në shekullin e 17-të u përdor nga kompania holandeze e Indisë Perëndimore për të karantinuar skllevërit që po transportonte midis Afrikës dhe Curacao të cilët ishin sëmurë gjatë udhëtimit.

Për disa, ishulli i vogël, i cili mat vetëm gjysmë milje katrore, u bë vendi i tyre i fundit për pushim. Një pjesë e varreve janë ende të dukshme në anën jugore. / KultPlus.com

Gazeta franceze më 1940: Duçja përuroi monumentin e Skënderbeut me rastin e marshit mbi Romë

Nga Aurenc Bebja 

“Le Progrès de la Côte-d’Or” ka botuar, të shtunën e 9 nëntorit 1940, në ballinë, fotografinë ekskluzive të përurimit të monumentit të Skënderbeut në Romë nga Duçja, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Përvjetori i Marshit mbi Romë – monumenti i Skënderbeut

Me rastin e përvjetorit të Marshit mbi Romë, Duçja, në prani të kontit Çiano dhe qeverisë shqiptare, përuroi monumentin e heroit shqiptar Skënderbeut.

Fotografi e gazetës “Progrès”

https://www.darsiani.com/la-gazette/gazeta-franceze-1940-ducja-peruroi-monumentin-e-skenderbeut-me-rastin-e-marshit-mbi-rome-foto/.

A jeni gati për verë ?

Kopshti dhe produktet e verës – produktet që duhet t’i keni për të dëshmuar se jeni gati për këtë stinë!

Pas një dimri të gjatë me ngjyra të hirta, vjen stina e verës e cila karakterizohet me ngjyra të lumtura – brenda e jashtë!

Stina e verës ka rëndësi të veçantë sepse është një periudhë ku njerëzit shoqërohen më shumë, e familjet e shijojnë praninë e anëtarëve në rehatinë e ballkonit, tarracës, verandës ku keni shkëmbyer biseda e kujtime.

Por në mënyrë që stinën e verës ta bëni sa më të këndshme, patjetër se fillimisht duhet të jeni gati për këtë sezonë!

Për të qenë sa më gati për këtë stinë e cila veçse ka ardhur, është e rëndësishme që t’i keni produktet e nevojshme të verës, produktet e kopshtit, dekorimet dhe shumëçka tjetër.

E kur flasim për këto gjëra, më nuk keni nevojë të brengoseni për trendet, kualitetet dhe estetikën e këtyre produkteve, pasi që Jysk, pas rihapjes së të gjitha pikave të veta, ka vendosur që të vijë me një ofertë për të gjithë konsumatorët e vet në produktet e verës.

Prej datës 5 qershor deri më 18 Qershor, shumë produkte të kopshtit, dekorime të ndryshme dhe produkte të tjera mund t’i gjeni me çmime shumë të volitshme dhe kualitet skandinav në të gjitha pikat ku gjendet JYSK.

Përveç se mund t’i vizitoni dyqanet, JYSK u ka mundësuar të gjithë konsumatorëve që produktet t’i porositin online në www.jysk-ks.com

Jysk është gati për verë… a jeni ju?

Amerikanët pelegrinazh te shtatorja e Nënë Terezës në Nju Jork

Shtatorja e shenjtores Nënë Terezë në qytetin e Bruklinit duket se është kthyer në një vend pelegrinazhi në Nju Jorkun e trazuar me protesta dhe ende të pa çliruar nga pandemia Covid-19.

Besimtarët njujorkez në këto ditë të vështira i janë drejtuar shenjtores shqiptare në platonën e Kishës Saint Anthanasius në Bruklin.

Shtatorja e të shenjtës Nënë Terezë u vendos në qytetin e Bruklin katër vjet më parë me nismën e Organizatës Rrënjëve Shqiptare të drejtuar nga Marko Kepi, dhe të ish senatorit të shtetit të New Yorkut, Marty Golden, me sponsorizimin e një grupi shqiptarësh që siguruan gdhendjen e shtatores

Rreth 2 metra e lartë dhe e derdhur në bronz, ajo peshon rreth 300 kg dhe në bazament ka të shkruar “Nënë Tereza” në anglisht dhe emrin e saj origjinal Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, rrethuar nga nja kopsht me lule te freskta.

Në Bruklin jetojnë më shumë se 20 mijë shqiptarë. / Bota Sot / KultPlus.com

Eklipsi diellor dhe ai hënor do të ndodhin në qershor

Përkundër të gjitha lajmeve të këqija që lidhen me pandeminë e koronavirusit, përgatituni për disa shfaqje mjaft të mahnitshme që do të ndodhin në qiell!

Ata që do t’i kthejnë sytë kah qielli, brenda më pak se një javë do të mund të shikoni disa spektakle radhazi, nisur prej eklipsit të pjesshëm të hënës “Penumral” që ishte më 5 dhe 6 qershor, e deri te eklipsi diellor “Annular” që do të ndodhë më 21 qershor.

Këtë vit, qytetarët kudo në botë do të jenë në gjendje që të mahnitemi me gjashtë eklipse në total, katër hënore, të cilat do të jenë të pjesshme, dhe dy diellorë, një eklips vjetor më 21 qershor dhe një eklips total më 14 dhjetor.

Një eklips ndodh kur drita e një trupi qiellor pengohet nga një trup tjetër, pasi trupi e hedh një hije në trupin e tretë.

Kur bllokohet drita e diellit nga hëna, ne vërejmë një eklips diellor në tokë, dhe kur toka është rreshtuar mes diellit dhe hënës, ajo hedh një hije në hënë, dhe ne jemi dëshmitarë të një eklipsi hënor.

Rreth 35 për qind e të gjitha eklipseve hënore janë penumrale, 30 për qind të pjesshme dhe 35 për qind janë të plota. Ato mund të vëzhgohen me sy në mënyrë të sigurt, kështu që ata janë një trajtim për adhuruesit e qiellit!

Eklipsi hënor penumral ndodh kur hëna shtrihet në hijen e sipërme ose në hijen e jashtme të tokës, dhe mund të jetë mjaft delikate.

E ky eklips është parë më qartë nga Azia, Evropa, Antarktida, Afrika, Australia dhe jugperëndimi i Amerikës së Jugut. Ka filluar më 5 qershor në orën 17:45:51, arriti kulmin në 19:24:55, ndërsa përfundoi në 19:24:55.

Eklipset diellore mund të jenë të katër llojeve, të plota, të pjesshme, rrethore dhe hibride.

NASA ka shpjeguar se ato ndodhin një herë në 18 muaj dhe ofrojnë një mundësi të përsosur për ta studiuar kurorën e Diellit, që është shtresa e saj e lartë.

Më 21 qershor, hëna do të rreshtohet në mënyrë të përkryer midis diellit dhe tokës për eklipsin diellor rrethor dhe unaza e jashtme e diellit do të mbetet e dukshme, në atë që njihet si “unaza e zjarrit”.

Eklipsi i plotë diellor do të jetë i dukshëm nga pjesa e Afrikës dhe pamje të pjesshme do të ketë në Evropën Juglindore, teksa do të shihet më së miri nga Azia, Afrika, Veriu në Australi, Oqeanet Paqësore dhe Oqeani Indian.

Eklipsi do të arrijë kulmin në orën 12:10 të mëngjesit dhe do të zgjasë 3 orë e 18 minuta.

Këto ngjarje duhet të mbeten kujtime të veçanta, kështu që mos harroni t’i mbroni sytë tuaj. /AFP / KultPlus.com

Botohet në anglisht libri i Rita Knudsen, bashkëshortes së ish-kryeministrit Kurti

“The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century”, libri që shtjellon diskursin rreth ‘vetëvendosjes’, i Rita Augestad Knudsen, bashkëshortes së ish-kryeministrit Albin Kurti, është botuar në anglishte, të enjten.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Kurti, përmes një statusi në Facebook.

“Shtëpia Botuese ‘Palgrave Macmillan’ ka botuar librin e Ritës “Beteja mbi Lirinë në Diskursin Ndërkombëtar në Shekujt 20 dhe 21”, shkruhet në statusin e tij, transmeton KOHA.

Libri, “The Fight Over Freedom in the 20th-and-21st Century” libër shtjellon se si diskursi ndërkombëtar rreth “vetëvendosjes”, gjatë njëqind viteve të kaluara, ka funksionuar si fushëbetejë midis dy idesh: idesë ‘radikale’ e lirisë dhe idesë ‘liberal-konservatore’ të lirisë.

“Se ti je motiv i jetës time veç për ty do të jetoj”(VIDEO)

Alban Skënderaj është një nga këngëtarët më të njohur të skenës shqiptare, i cili ndë vite ka realizuar hite të pavdekshme, shkruan KultPlus.com

‘Vetëm ty’ është një nga këngët e tij më të vjetra dhe njëkohësisht një ndër hitet më të njohura që këngëtari nga Lushnja ka realizuar ndër vite. Alban Skënderaj ka mbajtur me dhjetra koncerte edhe në Kosovë.

‘Vetëm ty’ nga Skënderaj është një baladë që ngërthen në veten një tekst unik me një gjuhë artistike.

“Me mire te isha une nje shkemb
dhe dallget te rrihnin ne koken qe s’me dhemb
Mbase me mire do te ishte te isha une nje mal
dielli me rrezet te me griste kemishen e bardhe

Edhe me mire do te ishte te isha une nje peme
me fruta e gjethe te blerta qe kurre te mos bien
me mire akoma do te ishte te isha une nje kenge
tinguj e nota te mbloja ne cdo vend

Por une e di, e dashur kam nje detyrim
gjithmone me ty, ne lindje perendim
jo s’mund te jem as shkemb, as mal, as peme
thjesht nje njeri per ty une do te jem

Chorus:
Se ti je motiv i jetes time
vec per ty do te jetoj
ti me ben te fle pa mendime
vetem ty une enderroj

Sikur te isha une nje cope qielli i ftohte
ne zemren tende do te vija te qendroja ngrohte
edhe nje yll te isha me diellin e drite ne sy
driten time te gjithen do te ta falja ty

Ty vetem ty, ty vetem ty
Ty vetem ty, ty gjithmone ty,ty vetem ty

Por un e di tani cdo gje ka nje kuptim
Eshte thjesht nje ndjenje pa fund pa perendim
Tani po mund te jem dhe shkemb dhe mal dhe peme
Gjithcka per ty, per ty un do te jem

Chorus:
Se ti je motiv i jetes time
vec per ty do te jetoj
ti me ben te fle pa mendime
vetem ty une enderroj”

Fragmente nga Erich From, Sartre, Nietzsche dhe Yalom

“Nëse njerëzit nuk e kuptojnë sjelljen tonë – çka pastaj? Kërkesa e tyre se duhet të bëjmë vetëm atë që e kuptojnë ata është një tentim për të na diktuar ne. Nëse kjo do të thotë të bëhesh “asocial” ose “iracional”, bëhu. Në përgjithësi ata nuk e durojnë lirinë dhe guximin tonë për të qenë vetja.

Ne nuk i detyrohemi askujt për shpjegime ose llogari, për aq kohë sa veprimet tona nuk i lendojnë ose i nëpërkëmbin ata. Sa shumë jetë janë shkatërruar nga kjo nevojë për “shpjegim”, e cila zakonisht e përfshin edhe atë se shpjegimi është “kuptuar” që do të thotë është miratuar.

Lëri veprimet tuaja të gjykohen dhe nga veprimet të gjykohen edhe qëllimet tuaja, por dije se një person i lirë i ka borxh një shpjegim vetëm vetes – arsyes dhe ndërgjegjes së vet – dhe tek disa të cilët mund të kenë një kërkesë të justifikueshme për shpjegim.”
– Erich Fromm


“Pra ky është Ferri. Kurrë nuk do ta besoja. Ju kujtohet se të gjithëve na është treguar për dhomat e torturës, për zjarrin dhe squfurin, për “tokën e ndezur. Tregimet për shtrigat! Nuk ka nevojë për djaj të kuq dhe të zjarrtë. Ferri janë njerëzit e tjerë.”
– Jean Paul Sartre


“Zoti ka vdekur. Zoti mbetet i vdekur. Ne e kemi mbytur atë. Si duhet ta ngushëllojmë veten, ne, vrasësit e të gjithë vrasësve? Çka ishte ajo më e madhja dhe më e shenjta e të gjithave që bota ende e posedon, e cila gjakoset për vdekje nën thikat tona: kush do ta fshij këtë gjakun tonë? Çfarë uji ekziston për të na pastruar neve nga vetja e jonë? Çfarë festivale të shlyerjes, çfarë lojë të shenjta duhet të shpikim ne? A nuk është madhështia e këtij veprimi shume e madhe per ne?”
– Friedrich Nietzsche


‘Djalosh, nevojat e tua janë të pakëta dhe ato lehtë mund të arrihen dhe secila vuajtje e domosdoshme mund lehtësisht të tolerohet. Mos e kompliko jetën tënde me këso qëllime të ulëta si pasuria dhe fama: ato janë armiqt e lumturisë.

Fama, për shembull, ka të bëjë me opinionin e të tjerëve për ty dhe ajo kërkon që ne ta jetojmë jetën ashtu siç të tjerët duan.  Për ta arritur dhe për ta mbajtur famën ne duhet të pëlqejmë atë që të tjerët e pëlqejnë. Prandaj, një jetë me famë ose një jetë me politikë? Ikni nga ato. Ndërsa pasuria? Shmanguni prej saj! Është një kurth, sepse sa më shumë që bëjmë aq më shumë e dëshirojmë dhe po aq i thellë do të jetë edhe pikëllimi atëherë kur dëshira jonë për të nuk do të përbushet.

Djalosh, më dëgjo mua: nëse e dëshironi lumturinë, mos e humbisni jetën tuaj duke luftuar për atë të cilën ju në të vërtetë nuk keni nevojë.”

 Irvin D. Yalom

‘Bileta të fatit s’ka veç për ata që dashuruan si të marrë’

Këngëtarja Altuna Sejdiu- Tuna, njihet për baladat e saj të fuqishme, një pjesë e të cilave janë shkruar e kompozuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell njërën nga baladat më emocionale të Tunës, këngë kjo që i këndon një fati tragjik të një dashurie të humbur.

‘Bileta’ është kënga me të cilën Tuna është prezantuar në Top Fest-in e vitit 2007.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Sonte nga banesa jote shkoj

Zbathur jam që fqinjët mos ti zgjoj

Dhe në ulësen para një taksisë

Më shpëtoj një fjalë, fjal e pistë

Dashuria ka ca muaj ngec

Taximetri sonte le të ecë

s’është hera e fundit e as e parë

Që nëpërkëmbem sikur leckë

Ti je vrasës e unë një e çalë

Vetëm Zotin e pata dëshmitar

Rezervo, rezervo në harresë një dhomë

Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë

Për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka

Rezervo tek hakmarrja dhomë,

Rezervo nëse do, nëpër t’kuqe ti kalo

Për ditë të lumtura, dije më bileta ska…..

Ështe i hapur ndonjë stacion, që punon 24 orë

Sporteli i fatit, ju lutem ndjesë

Më jepni pak, pakës shpresë

Ka bileta për mëkatar,

Ka bileta edhe për tradhtar

Bileta të fatit s`ka veç për ata

Që dashuruan si te marrë

Kur te arka e jetës, parkon

Çast i lumtur, ti pyet sa kushton..

Rezervo, rezervo në harresë një dhomë

Rezervo nëse do, se kjo dashuria jonë

Për ditë të lumtura, vulën e zezë e ka

Rezervo tek hakmarrja dhomë,

Rezervo nëse do, nëpër t’kuqe ti kalo

Për ditë të lumtura, dije më bileta s’ka….

më bileta s’ka, më bileta s’ka,

Nananaa nananaa nanana

oohoho nanana nananaa

Më bileta s’ka, më bileta s’ka

Rezervo, rezervo në harresë një dhomë

Rezervo, rezervo në harresë një dhomë

Rezervo, rezervo….

Për ditë të lumtura,vulën e zezë e ka

…tek hakmarrja dhomë,rezervo nëse do

nëpër t’kuqe ti kalo…

Për ditë të lumtura, dije më bileta ska. / KultPlus.com

George Bernard Shaw: Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë

George Bernard Shaw (26 korrik 1856 – 2 nëntor 1950), ishte një dramaturgët më të mirë të historisë dhe bashkë-themelues i London School of Economics.

Irlandezi që ishte edhe kritik e polemit, ndikoi në teatrin perëndimor, por edhe në kulturë dhe politikë.

Shaw shkroi mbi 60 vepra dhe i njohur për satirën bashkëkohore dhe ai u bë dramaturg kryesor i brezit të tij, ndërsa në vitin 1925 u nderua me Çmimin Nobel në letërsi.

Në vijim, ju njohim me 20 nga thëniet e tij më të mira dhe si gjithnjë, për më të duruarit dhe ata që kanë dëshirë të dinë më shumë rreth kësaj figure madhështore të artit, mund të gjeni një material më të zgjeruar në fund…


  1. “Koha është një mësues i mirë, por i vret të gjithë nxënësit e saj”.
  2. “Një jetë e kaluar me gabime jo vetëm që është më e ndershme, por më e vlefshme se një jetë e kaluar duke mos bërë asgjë”.
  1. “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur zakonisht cinizëm, nga ata që nuk e kanë këtë aftësi”.
  1. “Nuk ka sekrete të mbajtura më mirë, sesa sekretet që supozojnë të gjithë”.
  1. “Mos u bëj të tjerëve atë që të tjerët të bëjnë ty, pasi nuk mund të keni të njëjtat shije”.
  1. “Nuk ka dashuri më të sinqertë, se sa dashuria për ushqimin”
  1. “Mënyra ime e të bërit shaka është të tregoj të vërtetën. Është shakaja më qesharake në botë”
  1. “Në burgun e parë që pashë ishte e gdhendur: Mos bëni keq, mësoni të bëni mirë, por ajo ishte e shkruar jashtë, kështu që të burgosurit nuk mund ta shihnin”.
  1. “Ata të cilët nuk ndryshojnë dot mendjen e tyre, nuk mund të ndryshojnë asgjë”
  1. “Nuk luajmë më sepse plakemi. Plakemi sepse nuk luajmë më”.
  1. “Rregulli i artë është se nuk ekzistojnë rregullat e arta”.
  1. “Martirizimi është e vetmja mënyrë si një njeri mund të bëhet i famshëm pa aftësi”.
  1. “Mungesa e parave janë rrënja e gjithë të këqijave”
  1. “Kur një gjë është për të qeshur, kërko me kujdes për një të vërtetë të fshehur.”
  1. “Fuqia e vëzhgimit të saktë është quajtur shpesh cinizëm nga ata që nuk e kanë atë.”
  1. “Shkenca kurrë nuk zgjidh një problem, pa krijuar dhjetë të tjerë.”
  1. “Kujdes nga dituria e devijuar, sepse ajo është më e rrezikshme se padituria”.
  1. “Rinia është e mrekullueshme. Sa krim që shpenzohet më kot tek fëmijët.”
  1. “Jeta nuk ka të bëjë me gjetjen e vetvetes. Jeta ka të bëjë me krijimin e vetvetes”

Elegji

Poezi nga Agim Doçi

ELEGJI…

(Sipas stilit të Çajupit)

Në ç’vend kemi lerë
Krenarë dhe të dhjerë!…
Në Shqipëri !…

Ku të hedhin më shumë baltë
Dhe fajdetë të grinë paratë ?
Në Shqipëri !…

Ku ka vlerë më shumë gomari
Se shkenctari apo shkrimtari
Në Shqipëri!…

Ku ka bakër, krom dhe ar’
Po s’ke ujë as për t’u lar’
Në Shqipëri!…

Ku jetojmë aq të gëzuar
Xhepat bosh – derën e blinduar
Në Shqipëri!…

Ku qeveria punon me banda
E na mban gjallë veç kontrabanda?
Në Shqipëri!…

Ku i veshin në kokë çorapet?
Ku kallashi lan hesapet
Në Shqipëri!…

Ku s’punojnë hiç Kombinatet
Ku hajdutë ngremë pallatet!?
Në Shqipëri!…

Ku pa punë fitohet leku?
Ku pëllcet kërrcet dyfeku?
Në Shqipëri!…

Ku hedh valle sërbi e greku
Ku të luan tepeleku!…
Në Shqipëri!

Ku spiuni bën transparentin
Ku vampiri bën Parlamentin
Në Shqipëri!…

Ku t’a vrasin Deputetin?
Ku s’e pjerdhin Presidentin !?
Në Shqipëri !

Ku ka një Komb e nuk gjëndet i dytë
Që ban sherr me vehten, e vehtes i nxjerr sytë
Në Shqipëri !…

Ku vishet populli ma trim i botës
Me plaçka të vdekurish të kurvë Europës!?
Në Shqipëri!…

Gates për vaksinën, të shpërndahet në bazë globale

Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë apel që çdo vaksinë e suksesshme e koronavirusit që mund të zbulohet në të ardhmen, të shpërndahet në një bazë globale.

Duke folur për BBC, para një samiti virtual për vaksinën në të cilin liderë botërore dhe disa nga kompanitë dhe individët më të pasur do të mbledhin fonde për të ndihmuar prodhimin e vaksinës.

Ai tha se ndihma për vaksinat është më e rëndësishme sot se kurrë dhe se cdo donacion do të thotë më shumë jetë të shpëtuara. Fondet e mbledhura do të përdoren për të ndihmuar sigurimin e një vaksine të suksesshme për koronavirusin për vendet e varfra të botës duke ndihmuar po ashtu imunizimin kundër sëmundjeve vdekjeprurëse si poliomeliti, tifoja dhe fruthi. Por Gates edhe ka paralajmëruar se keqinformimet për vaksinat, përbëjnë një kërcënim për përpjekjet për të luftuar sëmundjet, përfshirë edhe covid 19.

Kur ne të kemi vaksinën, do të duam të zhvillojmë imunitetin e masës dhe mbi 80 për qind e popullatës së botës ta marrë atë – shtoi Gates. Nëse ata kanë dëgjuar të flitet për një komplot ose se vaksinat janë të këqija, e nëse njerëzit nuk do të duan të vaksinohen, atëherë ne do të lejojmë që vaksina të vazhdojë të vrasë njerëz.

“The Witcher” u kthehet xhirimeve

Xhirimet e sezonit të dytë të serisë “The Witcher” pritet të vazhdojnë pasi ato i bllokoi përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Një numër i filmave dhe serive ishte anuluar shkaku i COVID-19, por institucionet filmike në Britaninë e Madhe, kanë dhënë dritën e gjelbër që një numër i madh i filmave të fillojnë xhirimet.

Xhirimet e filmave pritet të fillojnë nga muaji korrik, pasi qeveria britanike prezantoi lirimin e masave të reja kundër koronavirusit.

Platforma e njohur “Netflix” menjëherë ka nisur punën për serinë e gjahtarit të shtrigave.

Ngjashëm ka vepruar edhe studioja filmike “Warner Bros” që ka nisur planifikimet për filmin e ri të “Batmanit”. Xhirimet do të realizohen duke mbajtur distancën fizike dhe duke u trajnuar për sigurinë. Përveç këtyre, secili anëtar i ekipit do të testohet në sheshxhirime.

Rudyard Kipling, përjetësinë e të cilit e vulosi një poezi që këndohet si himn

Me Rudyard Kipling na lidhin pak gjëra, por mjafton, poezia “Në mundësh”, ky psalm i shenjt i një vullneti të përkorë, për të mbetur përjetësisht në kujtesën e gjeneratave si një shkreptimë e vezullimtë drite. Ka krijues, të cilën dhanë një kontribut të pashoq me sublimen e tyre krijuese, por që vulosën përjetësinë me një vepër monumentale. Kaq mjafton për të qëndruar në panteonin e vlerave, për të qenë testament i thesareve të njerëzimit.

Rudyard Kipling u lind në Mumbai më 30 dhjetor 1865 dhe ndërroi jetë në Londër më 18 janar 1936. Konsiderohet si një novator në artin e tregimit të shkurtër. Librat e tij për fëmijë konsiderohen si klasikët e këtij zhanri. Kritika e ka përshkruar punën e tij si “një dhuratë e gjithanshme dhe shkëlqim i narracionit”.

Kipling ishte ndër shkrimtarët e njohur në Mbretërinë e Bashkuar, si në prozë ashtu edhe në vargje. Kontributi i tij shënjon si një vlerë në artin e tekstshkrimit dhe rrëfimtarisë gjatë fundshekullit XIX dhe fillimshekullit XX.

Në vitin 1907, ai u nderua me Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë kështu shkrimtari i parë i gjuhën angleze që vlerësohet me këtë çmim dhe më i riu që laurohej. Reputacioni i mëvonshëm i Kipling ka ndryshuar në bazë të klimës politike dhe sociale, të moshës dhe pikëpamjet që rezultojnë të kundërta ngase qasej të dominoheshin gjithandej përgjatë shekullit XX. George Orwell e quajti atë një “shenjt i imperializmit britanik “. Kritiku letrar Douglas Kerr shkroi: “Ai, Rudyard Kipling është një autor që mund të frymëzojë me zell mosmarrëveshje dhe vendi i tij në historinë e letërsisë dhe kulturës është ende i paqartë…”

Në fëmijëri ai mësoi gjuhën hindu, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi ku punoi si gazetar. Udhëtoi në Japoni, Amerikë dhe në Afrikë të Jugut. Me një temë të njëjtë mori pjesë në jetën letrare dhe politike në Angli.

Proza e tij na tregon një pasqyrë të jashtëzakonshme të jetës indiane, dhe botës së ushtarëve britanik, e posaçërisht për botën e fëmijëve dhe të kafshëve. Librat më të rëndësishëm dhe më të lexuar të tij janë ato për xhunglën, që karakterizohet me njohuri të shkëlqyeshme të botës sekrete të kafshëve në Indi.

Veprat, të cilat kanë ardhur në shqip nga ky autor janë: “Baladë nga kazerma”, “Tregime nga malet”, “Libri për xhunglën”, “Kimi”, “Drita është e shuar”.

Por mbi të gjitha ajo që ka rrokur interesimin e shumë lexuesve është poezia e tij emblematike, e cila ka përthitur interesimin e shumë shqipëruesve për ta sjellë këtë thesar sa më afër kumtimit të vetë autorit në dëshirimet tona për poezinë.

“NË MUNDESH…” poezia e britanikut Rudyard Kipling është padyshim poezia më e famshme që ka rrokur interesimin e lexuesve në mbarë rruzullin. Ajo është ndoshta poezia më përkthyer dhe interesimi i saj ka qenë që nga tekst i plotë dhe i pjesshëm i disa këngëve të famshme, i disa interpretimeve skenike, filmave, gjithashtu dhe i skalitur me shkronja të arta në fasadat e institucioneve shtetëtore, etj.

Kjo poezi është shkruar në vitit 1895 dhe publikuar më 1910. Në kuptimsin fillimore ajo duket si një letërkëshillë atërore e autorit për të birin. Por vetë Kipling ka pohuar se frymëzimi i tij poetik për këtë krijim ishte revolucionari, Leander Starr Jameson, i cili udhëhoqi lëvizjen “Raid Jameson” në periudhën dhjetor 1895 – Janar 1896, kundër Republikës Transvaal për të përmbysur Qeverinë e Boer Paul Kruger. Fatkeqësish kjo lëvizje dështoi dhe ai e desh ta paguante shtrenjt. Kujtojmë se Leander Starr Jameson i përkiste sërë së lartë londineze dhe karriera, prestigji, nderi dhe integriteti i tij do të dëmtoheshin seriozish.

Kjo poezi është një emblemë e artit të periudhës viktoriane dhe piket e rëndësishme e poezis botërore. Për kërshërinë e lexuesit shqiptar ka ardhur me shqipërimin e më të mëdhenjve, Fan Noli, Vedat Kokona dhe humë të tjerë, por më e parapëlqyera është ajo e Robert Shvarc.

NE MUNDESH

(Rudyard Kipling -1907)

Në mundësh të ruash arsyen kur bota humbet fillin

e fajin ty ta hedh dhe vehtes t’i besosh,

sa herë të ty dyshojnë e s’të përfillin,

por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh…..

Në mundësh të rrish në pritje nga pritja pa u lodhur,

a kur t’urrejnë urrejtje mos t’ushqesh,

madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur,

me thjeshtësi me to pa rënë ndesh……

Në mundësh t’mendosh por jo gjer në shkatërrim,

t’ëndërrosh, por jo si rob ëndërrimesh.

dhe ti t’i trajtosh një lloj e pa dallim,

ngadhnjimin e shpartallimin,burim mashtrimesh….

në durofsh dot që thënjet e tua të drejta

në kurthe trutharët kopukët të t’i kthejnë,

t’i shohësh të thyera gjërat me të shtrenjta

e prap t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë

Në mundësh fitoret që ke korrur t’i flijosh,

si në kumar me një të vetme lojë,

të rrezikosh e prap t’ja fillosh dhe

humbjen kurrë të mos e zesh me gojë…..

Në i detyrosh dot muskul, nerv dhe puls e zemër,

të të shërbejnë edhe kur gjithçka duket e kotë.

e të qendrosh kur s’ke asgjë veç vullnetit,

që veç një fjalë “qëndro” gjithnjë të thotë…

Në mundësh të flasesh me maskarenj, por nderin tënd të ruash

a t’ecesh përkrah mbretit pa krenari që të verbon…

Nëse armiku, apo miku s’të bëjnë dot të vuash

dhe gjithkënd e çmon,por veç sa meriton

Në mundsh t’i mbushësh ti minutat

që të rënda me veprat që peshojnë

dije dhe mos ke asnje dyshim,

se e jotja do jetë bota me çka brenda

dhe burrë do t’jesh o biri im.

Shqiperoi Robert Shvarc

Në Izrael me peticion kërkohet ndalimi i transmetimit të këngëve të Dua Lipës

Një peticion ka nisur në Izrael, me të cilin po bëhet thirrje që këngët e Dua Lipës të ndalohen në radio. Kjo, siç transmeton BW, pasi këngëtarja ndau në llogarinë e saj në Instagram një postim, siç thuhet, anti-izraelit, ku pretendonte se ushtarët qëllojnë fëmijë, mes pretendimeve të tjera. Mbi 3,000 njerëz kanë nënshkruar deri më tani këtë peticion. Organizata ‘Im Tirzu’ shprehet se:

“Në dritën e nxitjes kundër ushtarëve, antisemitizmi, shpifja, teoritë e komplotit dhe shtrembërimet që qëndron në postimin që këngëtarja ndau, nuk është e përshtatshme që një radio të vazhdojë të transmetojë këngët e saj,” shkroi ‘Im Tirzu’ në një letër drejtuar dy ministrave.

Këngëtarja me origjinë shqiptare pak ditë më parë shpërndau një postim në Instagram ku shkruante: “Ndërsa të gjithë janë në humor për të folur për të drejtat e njeriut, kjo është ajo që ndodh çdo ditë në Palestinë, e paguar nga dollarët e taksapaguesit tanë. ”Djemtë e mëdhenj të këqij të ushtrisë izraelite kënaqen plotësisht duke rrahur dhe qëlluar fëmijët,” vazhdoi postimi. “Ata madje kanë bluza që përshkruajnë një grua palestineze shtatzënë me një hapësirë ​​snajperi në stomakun e saj që lexon “me 1 të shtënë dy vrasje. “

Ilire Vinca ftohet të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit

Aktorja e njohur kosovare, Ilire Vinca, është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të filmit, shkruan KultPlus

Qendra Kinematografike e Kosovës përmes një njoftimi e ka bërë të ditur këtë lajm.

“Përderisa kufinjtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit” u shpreh aktorja kosovare Ilire Vinca”, thuhet në njoftim.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Aktorja e njohur kosovare Ilire Vinca është ftuar të bëhet pjesë e Akademisë Evropiane të Filmit. Ilire Vinca ka një karierë të pasur si aktore e filmit, teatrit dhe si profesoreshë e aktrimit në Universitetin e Prishtinës.
Ajo u bë e njohur edhe si aktorja e parë që mori pjesë në Berlinale me filmin ‘Falja e Gjakut’ në 2011, pastaj edhe me filmin ‘Burrneshat’ në 2015 poashtu në Berlinale.

‘Zana, ‘Pranverë e paharruar në fshatin e harruar’, ‘Gardhi’, dhe ‘Martesa’ janë disa nga filmat e fundit kosovar ku luan Ilirja.
“Përderisa kufinjtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit” u shpreh aktorja kosovare Ilire Vinca.


Akademia Evropiane e Filmit është themeluar në vitin 1989 me drejtorin e parë Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertolucci, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj.

Ilire Vinca është anëtarja e 25-të nga Kosova që bëhet pjesë Akademisë Evropiane të Filmit”. / KultPlus.com

Kryeministri italian me mesazh plot shpresë: Meritojmë të buzëqeshim

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka dhënë një mesazh shpresëdhënës, derisa vendi është futur në fazën e fundit të lehtësimit të masave të bllokimit.

“Ne meritojmë të buzëqeshim dhe të jemi të gëzuar pas disa javësh sakrificë të madhe”, ka thënë ai, duke shtuar se tani është koha që Italia të miratojë reformat ekonomike.

Komentet e tij erdhën në të njëjtën ditë që vendi është futur në fazën e fundit të lehtësimit të masave, duke lejuar udhëtimin midis rajoneve dhe hapjen e kufijve ndërkombëtarë.

Me më shumë se 33,600 vdekje dhe gati 234,000 raste të konfirmuara që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, Italia ka qenë një nga vendet më të goditura.

Banori dëbon kryeministrin australian nga oborri i tij

Kryeministri australian, Scott Morrison, është ndërprerë gjatë një konference për media, nga një banor që i kishte kërkuar të largohej nga hapësira e barit afër shtëpisë së tij.

Morrison ishte në qytetin Googong duke folur për gazetarët në kohën kur banori i kishte bërtitur dhe u kishte kërkuar edhe gazetarëve të largoheshin nga oborri i tij.

“A mundeni secili të largoheni nga bari ju lutem”, kishte thënë ai, me kryeministrin që mirëkuptoi kërkesën. “Sigurisht, le të largohemi”, ka thënë kryeministri.

Burri më pas i kërkoi sërish këtë gjë gazetarëve duke marrë përkrahjen edhe të kryeministrit.

Pas largimit, palët u pajtuan dhe kryeministri vazhdoi fjalimin e tij.

Përballja e qeverisë së Morrisonit me pandeminë e koronavirusit ka rritur popullaritetin e tij te qytetarët. Shteti ka regjistruar 7240 raste pozitive e 102 vdekje.

Platoni: Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak

Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët.

Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash.

Tregohu i mirë, sepse këdo që e takon, po përballet me një betejë të vështirë.

Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave.

I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo.

Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak.

Filozofia nis me kureshtje.

Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqinjë do gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet.

Në prekjen e dashurisë gjithkush bëhet poet.

Më mirë diçka e vogël e bërë mirë, se një e madhe e pa përkryer.

Vladimir Nabokov shkroi ëndrrat e tij çdo mëngjes, në ndjekje të një teorie brilante

   

Është e ditur se trashëgimia e Vladimir Nabokov do të jetë gjithmonë e lidhur me imazhin e një lëpirësje të kuqe dhe syzeve në formë zemre, por ka më shumë përtej autorit të madh rus që shkroi veprën Lolita.

Veç personazhit të tij në libra, ai ishte një njeri. Një njeri që kishte probleme si të gjithë ne dhe për më tepër, që vuante nga pagjumësia. Por meqë ai ishte as më pak as më shumë por rusi Nabokov, lufta e tij me gjumin u kthye në diçka të mrekullueshme dhe të thellë.

Ne mund të mësojmë shumë nga aubiografia e Nabokovit se atij nuk i pëlqente të flinte, duke shkruar se si kjo nevojë elementare e njeriut ishte shndërruar në “miqësinë më idiote në botë“, duke e përkufizuar më pas si “një torturë mentale“.

Ai do të ankohej duke thënë “Unë thjesht nuk mund të mësohem me tradhtinë e natës të arsyes, njerëzimit, gjeniut“.

Një libër i ri, “Insomniac Dreams: Experiments with Time by Vladimir Nabokov”, që përputhet me 40-vjetorin e vdekjes së tij në vitin 1977, rieskploron një segment të botës së Nabokov që ai do të takonte vetëm kur “e tradhëtonte arsyeja, njerëzimi dhe gjeniu.”

Në vitin 1964 ai do të vendoste veten në qendër të një eksperimenti në të cilin ai mbante shënim ëndrrat sapo zgjohej në mëngjes. E bëri këtë për tre muaj.

A po e sfidonte mungesën e gjumit ai përmes këtij eksperimenti? Ndoshta jo. Teoria e ëndrrave të Frojdit nuk i bënte përshtypje por kur lexoi librin “An Experiment with Time“, një libër i shkruar nga filozofi anglez, ushtar dhe inxhinier, John W. Dunne, diçka ndryshoi.

Sipas teorive të këtij libri, ëndrrat nuk ishin vetëm një produkt i ngjarjeve të kaluara që personalisht kemi kaluar por me sa duket edhe një produkt i ngjarjeve të ardhshme. Me fjalë të tjera, ngjarjet që do të vijnë, të shfaqen në ëndrrën e një nate.

Nabokov ia arriti që të rregjistrojë 64 ëndrra gjatë eksperimentit për të testuar teorinë e Dunne dhe teorinë nëse koha mund të rrjedhë prapa. Në fakt, jo të gjitha ëndrrat e tij janë të rëndësishme për t’u mbajtur mend.

Disa ëndrra të tija janë gjithashtu të një natyre erotike dhe të dhunshme, duke përfshirë një të tillë ku ai kërcen me gruan e tij të dashur, Vera.

Në ëndrra ajo vesh fustan të hapur dhe ndërkohë që ata kërcejnë, një i huaj afrohet dhe e puth atë, pas së cilës Nabokov e përshkruan reagimin e tij të dhunshëm se si ai e kapi të huajin nga koka, për t’a goditur fytyrën e tij drejt murit.

Në ëndrra të tjera që ai rregjistroi, Nabokov po ha copa e pjesë nga toka të rralla. Tre ditë pas ëndrrës, ai e konsideroi eksperimentin një sukses pasi rastësisht ai pa një skenë në një dokumentar në televizion në të cilat shfaqeshin ato toka të rralla.

Do të ishte edhe një profesor, Barabtarlo që do të konfirmonte se nuk ishte ëndrra e Nabokovit që parashikonte ngjarjen aktuale, por e kundërta”.

Sa i përket rezultateve të të gjithë përpjekjeve, akademiku beson se nuk ishte aq bindës sa mendonte Nabokov, sepse ai nuk kishte mundur në njëfarë mënyre të bëjë lidhjen ndërmjet ëndrrave të tij dhe veprave të fiksioneve që ai lexoi ose shkroi kohë përpara eksperimentit.

Sipas Barabtarlo, sekuenca e ëndrrës së Nabokovit, rivjen nga një trillim i hershëm i tij, një histori e shkurtër që ai kishte shkruar në vitin 1939 titulluar The Visit to the Museum.

Disa nga ëndrrat e Nabokov janë përshkruar edhe më parë, por kjo është hera e parë që ato përmblidhen në një libër.

Në pasqyrimin për Nabokov, Publishers Weekly do të shkruante, “Numri i vërtetë i ëndrrave të Nabokov… janë fantastike dhe dhe të tregojnë në formë të papërpunuar mendjen, objektin dhe disiplinën e pandarë të gjuhës që është lehtësisht e njohur si vepra e duarve të Nabokovit “. / KultPlus.com

“Uta e Maleve” përzgjedhet si libri më i mirë për fëmijë nga revista “Portrait”

Uta Ibrahimi në vitin 2017 u bë femra e parë shqiptare që ngjiti Everestin duke rrënuar kështu paragjykimet gjinore e etnike si dhe duke lobuar në mënyrën më të veçantë për Kosovën e Shqipërinë.

Tashmë, Uta ka botuar librin e saj për fëmijë “Uta e Maleve”. Libri u prit shumë mirë dhe fëmijët që tashmë e kanë lexuar atë, kanë krijuar ilustrimet e tyre unike të inspiruara nga libri duke ia dorëzuar ato heroinës së tyre të maleve – Utës.

Libri përmes ilustrimeve dhe rrëfimit flet për eksperiencën e ngjitjes së majës më të lartë të botës nga Uta dhe e ndërlidh atë me dashurinë e pangopshme që ajo kishte për natyrën qysh si vajzë e vogël. Qëllimi i Utës është që me rrëfimin e saj të inspirojë fëmijët për të vazhduar ëndrrat e tyre deri në realizim si dhe t’i vetëdijesojë ata për madhështinë e rëndësinë e natyrës.

Nuk ka kaluar as një muaj nga botimi i librit “Uta e Maleve” dhe një ndër magazinat më të famshme maqedonase “Portrait” e cila publikon fragmente e copëza nga libra të ndryshëm  të cilët konsiderohen si arritje të larta në fushën e letërsisë dhe artit figurativ e grafik kanë përzgjedhur librin “Uta e Maleve” si një ndër librat më të mirë për fëmijë.

 Biografia e Katerina Nikolovska e cila ka ilustruar librin “Uta e Maleve” është publikuar në revistë dhe Portrait e cilëson atë si një vepër që duhet të zë vend në bibliotekën e secilit fëmijë.
Linku i publikimit: https://bit.ly/305zADA / KultPlus.com

Hong Kongu miraton ligjin për himnin kombëtar të Kinës

Hong Kongu ka miratuar të enjten një projektligj që e bën të dënueshëm mosrespektimin e himnit kombëtar të Kinës, hap që është parë si shenja e fundit e rritjes së pushtetit të Pekinit në territorin gjysmë-autonom.

Votimi i 4 qershorit ka ardhur vetëm disa ditë pasi autoritetet kineze kanë dhënë dritën e gjelbër për miratim të ligjit për siguri kombëtare.

Shtetet e Bashkuara, Britania, Australia, Kanadaja dhe grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, kanë thënë se ky ligj do të rrezikojë liritë e Hong Kongut.

Ligji për himnin kombëtar urdhëron shkollat e nivelit fillor dhe atij të mesëm t’ua mësojnë nxënësve këngën dhe në rast se dikush e përqesh atë, bart rrezikun e ndëshkimit me deri tre vjet burgim apo gjobë deri në 6,450 dollarë.

Ky himn nuk është respektuar nëpër fusha të futbollit, pasi tifozët kanë kënduar këngën “Lavdi për Hong Kongun”, që është kthyer në thirrje për demokraci të këtij qyteti.

Hong Kongu, qysh në vitin 1997, është pjesë e Kinës në bazë të organizimit “një shtet, dy sisteme”. / KultPlus.com