“Kur u ktheva në Paris përjetova një prej përvojave më të dhimbshme të jetës sime. Vendosa të lija peng unazën e fejesës me diamantin blu prej katërmbëdhjetë karatësh. Kisha nevojë për para për varrin e Mbretit. Në llogarinë bankare kishin mbetur vetëm treqind franga dhe doja të ngrija një monument mbi varrin e Mbretit, për të cilin të gjithë shqiptarët të ndiheshin krenarë. Hoqa nga gishti unazën, që im shoq e kishte blerë te Cartier dhe u përpoqa të lija pas të gjitha kujtimet, teksa qëndroja ulur në zyrat e Mont de Pieté. Nuk ishte momenti për të derdhur lot. Me një shprehje dashamirësie në fytyrë, gruaja më këshilloi ta shisja unazën menjëherë dhe kështu bëra, madje, me një çmim të mirë. Im bir pati mundësinë ta mbante nën vëzhgim për disa vite, pasi shpresonte se një ditë do ishte në gjendje të ma riblinte. Për cilindo që sot e mban në dorë, ajo është thjesht një unazë tepër e hijshme diamanti, por për mua përfaqëson kujtimet e një jete të tërë.”
(marre nga libri “Geraldina e shqiptarëve” i autores angleze Gwen Robyns.)
ne foto: Geraldina -Trendafili i Bardhe i Budapestit dhe Mbreteresha fatkeqe e Shqiptareve./KultPlus.com
Aktorja Adriana Matoshi ka reaguar mbi fenomenin e reagimeve të masës, vetëm atëherë kur vdesin artistët. Ajo nëpërmjet një postimi ka kujtuar për sfidat e këtij profesioni, por edhe presionin e publikut. KultPlus ju sjell origjinal reagimin e aktores Matoshi.
Tan jeten ja kushtojme artit, skenes, publikut. N’rruge duhemi me kon gjithmone tu buzqeshe me argetu secilin qytetar edhe jashte orarit t’punes. Se me bo pak me kon n’mendime ta veshin ni artikull qe ki probleme, nuk je e lumtur, shpikin naj titull. Nese jo portalet, kane me fillu me t’perqeshe ata t’cileve dje ja u ke ndreq diten BASH TI.
E jetojme 1 jete t’harrum, e kur vdesim kthehemi n’legjenda t’paharrushem me mbishkrimin “do t’kujtojme cdo dite”.
Dashnine qe nuk ma falni sa jom gjalle, haram ju koft krejtve qe e rujne per diten kur kom me vdeke./KultPlus.com
Bota po përballet me një pandemi të paparë nga një virus i padukshëm që ka mbyllur globin. Ende nuk kemi ilaç për shërim as vaksinë për parandalim. Prandaj, sot, 2.3 miliardë njerëz në botë janë mbyllur në shtëpi. Janë mbyllur, sepse ky virus nuk njeh kufij as superfuqi, nuk njeh Kryetarë as Kryministra, nuk njeh ligje as Kushtetutë.
Jemi mbyllur sot edhe ne në Kosovë, sepse nuk duam që nesër mjeku juaj të vendos kush do të futet në respirator e kush do të vdesë në korridor.
Është vështirë të qëndrosh mbyllur mes 4 muresh të shtëpisë me fëmijë që duan bukë në sofër, me të moshuar, të sëmurë kronikë e persona me aftësi të kufizuara që kërkojnë kujdes.
Mbase ke humbur pasurinë, punën, të nesërmen. Tashmë i ke bërë llogaritë dhe ke nxjerrë një numër. Por, jeta jote e as e më të dashurve tuaj nuk matet me numër. Nuk ka çmim. Pasurinë mund ta kthesh, por jetën e më të dashurve tuaj – JO.
Mos harroni se vdekja nga kjo murtajë moderne tashmë ka trokitur në 9 shtëpi në Kosovë duke marrë jetë prindërish, gjyshërish e nënash. Askush nuk e din se cila do të jetë shtëpia e 10, 20 apo 30.
Por, edhe në këtë kohë të vështirë, ajo që mposht çdo sfidë është shenjtëria e dashurisë së familjes, e cila është fuqizuar në këtë kohë pandemie. Ajo është 100 herë më e fuqishme se çdo virus. Kemi qenë dhe mbetemi bashkë edhe kur na keni duartrokitur nga ballkoni, edhe kur na keni sharë nga salloni.
Unë, bashkë me të gjithë kolegët e mi në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor nuk do t’ju lëmë kurrë vetëm! Në asnjë rrethanë e me asnjë çmim. Shëndeti juaj dhe i familjeve tuaja do të jetë ideali ynë deri në orët e fundit të këtij rrugëtimi të vështirë e të gjatë.
Tani më shumë se kurrë kemi nevojë të qëndrojmë bashkë!
Këto kufizime që kemi ndërmarrë ja vlejnë-sepse shpëtojnë jetë!
Kjo jetë e shpëtuar mund të jetë jeta jote ose familjarit tënd!
E pamë se mielli si produkt ushqimor në këtë kohë të konfrontimit me COVID-19 ishte përbërësi më i kërkuar për tu siguruar në shtëpitë tona. Ishim dëshmitarë të radhëve të gjata në pritje për të siguruar thasë me miell. Ajo që dëgjohej ndër miq, kolegë e familjarë ishte se: se a e sigurove miellin? Sa thasë i more? A ish shtrejtuar mielli? …
Mos të harrojmë: ky popull është popull buknor, bukën e ka shenjën esenciale kulturore. (A.Canolli) Në këto kohëra të izolimit, anipse furrat e bukëpjekësit akoma e vazhdojnë veprimtarinë e tyre, buka kryesisht po përgatitet në ambientet shtëpiake, duke na kthyer prapë në “magje”. Jemi dëshmitarë që së fundmi në mediat sociale shohim lloje të ndryshme të bukëve si: bukë nore, bukë si n’vekne, kulaqe të ndryshme të lyera me vezë e susam, pitalka, samune me djathë e suxhuk apo edhe lloje të tjera brumërash. Ky trend në kohën e pandemisë është duke vënë në pah marifetli të gatimit e përgatitjes si gra e burra, të rinjë e më në moshë që me krenari tregojnë bukët e dala valë nga furra e drejt në mediat sociale.
Duke rikujtuar faktin se jemi duke kaluar së bashku këtë situatë të pazakontë, ju ftojmë ta ndani bukën e sapo përgatitur përmes fotografive apo edhe recetave, që së bashku ta shijojmë shujtën më të rëndësishme në kulturën tonë, ta shijojmë bukën tonë për shëndet e të mira. Presim t’i shohim bukët tuaja!/ KultPlus.com
Thanë që katundi jonë hyri në karantinë. Katundi jonë, i vogël, i bukur, si çdo katund, si asnjë katund, u bë teme e lajmeve, vendore, kombëtare, si Kosova që dikur, moti, ishte bërë lajm në gazetat ndërkombëtare, kur e kishte prekur një sëmundje, tinëzare, e panjohur, vrasëse, Kosova, të cilën as Jugosllavia nuk e njihte, një krahinë e prapambetur dhe fukura, temë e lajmeve ndërkombëtare ! Një gazetë madje kishte shkruar se kryetari i një komune diku në Gjermani kishte përgëzuar qytetarët e saj për durimin që kishin treguar gjatë karentinës për festët e Pashkëve, hajt Gesundheit!, se një shqiptar , ia kishte sjell virusin, kur në kërkim të një jete më të mirë, kishte shkuar në kurbet, si baba im, për të gjetur punë, e me rininë, me bukurinë dhe me mjerimin e tij e kishte sjell edhe sëmundjen.
Lexoj, shkruaj për lijen e para pesëdhjetëvjetëve, e jetoj në një shekull tjetër, një frikë tjetër, që na ka kapluar, mu, ty, tërë botën, tërë njerëzimin. Një zotëri gazetar kishte shkruar atëhere që ishte rritur importi i sapunit dhe eksporti i lajmeve të vërteta dhe i trillimeve. Zoti gazetar, asgjë s’ka ndryshuar, a jeni duke parë, a jeni edhe ju duke lexuar gjithçka, por më së pari të ju pyes, a i keni la duart? Sapuna, ka plot shtëpia, me vaj ulliri, vaj argani, dhuratë nga udhëtimet e miqve, suvenire nga udhëtimet e mia, sot udhëtoj nga shpija, në kryeqytetet e mëdha, të mbetur shkretë, foto në kopertinë të Newyorker, Grand Central, ku shtyhesha me dhjetëra udhëtarë një dimër, para dy-tri vite, tash aty askush nuk shtyhet, as une këtu nuk shtyhem, as nuk prekem, as nuk përqafëm, jo jo , ju betohem, e ky urdhër : Rrni në shpi! Rrini në shpi! Vini re! Vini re! Nuk i dua urdhërat, kurrë nuk i kam dashur, por do të rri në shpi. Vini re, vini re! Rrini në shpi! Rrini në ship! Lufta po vazhdon.
Karantinë? Në gjuhën time të parë apo të dytë, nuk po di më, karantinë, karantë (quarante), katërdhjetë, katërdhjetë ditë më tha nana, nuk del prej shpije, nuk vjen te na, kur e linda fëminë e parë. Katërdjetë ditë ta ruaj këtë ëngjëll nga sëmundja, nga syri i keq, se ç’na dishin gratë, katërdhjetë ditë ndejta, nuk dola, po pse moj nanë nuk më tha se pas katërdhjetë dite do të dilnim ai dhe unë në një botë të egër, të frikshme, po moj bijë, kësëm ti me shkollë, a nuk e dije? Nuk ndejta katërdhjetë ditë për fëminë e dytë, edhe nana u dorëzua, para shpirtin tim rebel, para etjes sime për liri, fundja jetonim në liri, lindnim në liri, as katër ditë nuk ndejtëm, se nuk kishim frikë se nuk do të na kapte mësyshi, edhe pse është e vërtetë, më kishte rënë njëfarë nuri, nuri i lehonave, thojshin gratë, prapë ato gra.
Ditëlindja e tij po afrohet, do ta festojmë bashkë more bir, të premtoj se do ta bëj atë ëmbëlsirën me dredhëza, kanë dal në pazar, po nuk mbahet më pazar, e nëse nuk mund të dalim t’i blejmë, t’i mbledhi të egra, këtu në mal, jo larg, se jemi në karantinë, janë më të ëmbla, më të shijshme, por ma të vogla, e vërtetë, por po të premtoj se ta mbushi tortën, ta qendisi me dredhëza, se e di ti se e mbaj premtimin, edhe në luftë kur patëm ik, e strehoshim 100 km prej shpisë sonë, hiç me larg, jo nuk ishim të mbyllur, por nuk mundeshim të kthehemi, ta pata bërë një ëmbëlsirë. Ta pata shkruar një poezi, a e ke ruajtur?
Nisu në pelegrinazhin tënd,
Në bredhjet e tua,
Bëftë zoti mos të zgjasin dhjetë vjet,
Do të shohësh shtatë mrekullirat e kësaj bote,
Jo shtatë po aq sa kanë mbetur
Do të vërtetosh se toka është e rrumbullakët
Dhe se njeriu kurrë nuk ngopet,edhe këtë e përjetuam biri im. Sot nuk mund të nisesh askund, do të rrish në shpi me mua, me babën dhe vëllain tënd.
Apo pelegrinazhin, atë të haxhive nuk e lejuan sivjet, ndoshta në mot, në rrëfimin e para pesëdhjetë vjeteve, thuhet që sëmundjen e sollën nga Lindja, prej Mekës; a thua edhe zoti u hidhëru me ne, sot në katedralë Ipeshkëvi i jonë kremtoj Pashkët vetë, gjithë ajo katedralë e zbrazët, a thua prifti ndihej i vetmuar, apo me të ishte Perendia ?
U ktheva kah vetvetja më thotë një mik, kisha harruar vetën në ketë botë që sillej tepër shpejt, ku unë vrapoja jashtë normalës, por edhe une u ktheva kah vetja, si të them që u kënaqa, do të më shpallin heretike, abdall, kush mërzitet më, kush merret me mua në këtë rrëmujë, kush, kush, unë?
Do të kthehemi, të dalim, të takohemi, të flasim për atë që na gjeti, dhjetë ditë, katërdhjetë ditë, do të harrojmë, do të skruajmë memoare, të botojmë ditaret e karentinës, të na shkruajnë biografinë për heroizmin tonë, për ca mijëra kartëmodha të pista, t’i harrojmë heronjtë e vërtetë, të vazhdojmë të bëjmë foto të fotova tona, aty në akuariumet tona, dikur, e ju, e thefshit qafën, por unë kur dua hy në karentinë./KultPlus.com
Miliona njerëz në mbarë botën janë izoluar, dhe mbi 1.8 milionë të tjerë janë të infektuar nga koronavirusi, ndërsa ende nuk dihet sa do të zgjasë pandemia, e cila ka gjunjëzuar botën.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u ka rekomanduar qytetarëve që të mos planifikojnë pushimet verore këtë vit.
“Unë rekomandoj që qytetarët të presin pak më gjatë për planet e pushimeve verore. Askush nuk mund të bëjë parashikime serioze se si do të zhvillohet pandemia në korrik dhe gusht”, tha Ursula von der Leyen në një intervistë me edicionin javor të Bild am Sonntag.
Tanimë Gjermania ka vendosur që agjencitë udhëtimit dhe kompanitë e klientëve, rezervimet e të cilëve dështuan për shkak të një virusi pandemik koronar nuk ishin të detyruar të paguanin kuponat e tyre.
“Në të gjithë Evropën, konsumatorët kanë të drejtë të zgjedhin nëse duan para ose një kupon në vend të një udhëtimi të vonuar,” tha von der Leyen.
“Në këtë krizë, të gjithë neve na kërkohet solidaritet. Kushdo që mund ta mbajë financiarisht këtë nuk duhet të insistojë në një rimbursim por të ndihmojë duke mbajtur një kupon për të ndihmuar agjensitë e udhëtimit të kalojnë këto javë të vështira,” tha Von der Leyen.
“I kemi thirrë t’dashtunit tonë me i pytë për çka i ka marr malli ma së shumti këto kohë “, është njoftimi i Katarzë Films që ka realizuar një video me rrëfimet e shqiptarëve se për kë dhe për çfarë i ka marr malli në këtë kohë të Koronavirus, shkruan KultPlus.
Ka rrëfime dhe emocione të ndryshme të cilët tregojnë ndjenjat e tyre nga karantina. KultPlus ju sjell këtë videorealizim./KultPlus.com
Petrit Kllokoqi, kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Prishtinës është takuar me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin, i cili ka marë një vendim në favor të gastronomëve, shkruan KultPlus.
Ky është postimi i Petrit Kllokoqit.
Në emër të Gastronomëve të Prishtinës më duhet që nga zemra ta falenderoj Kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti për lirimin e pagesës nga tatimi për terasë, për këtë vit, për të gjithë Gastronomët e Prishtine.
I nderuar Kryetar, me këtë lehtësim i ke dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme këtij sektori, në këtë krizë që po kalojmë të gjithë, për çka do të jemi falënderues të gjithë, përherë.
Duke e ditur rolin e Gastronomisë në ekonomi, shpresoj që këtë shembull ta ndjekin edhe Komunat tjera!/KultPlus.com
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca pritet ditëve në vijim të marrë vendime të reja.
Shefi i diplomacisë kosovare, Konjufca pas shkarkimit të disa ambasadorëve dhe konsujve, që ishin kryesisht njerëz partiak dhe familjarë të politikanëve, pritet të anulojë edhe qindra pasaporta diplomatike.
Një burim brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme i ka thënë Gazetës Blic se janë qindra pasaporta diplomatike që do të anulohen nga Konjufca.
”Ministrat e kaluar kishin keqpërdorur mënyrën e dhënies së pasaportave diplomatike. Shumica e estradës kishin pasaporta diplomatike, poashtu biznesmenë të shumë dhe familjarë të politikanëve. Pritet që ditëve në vijim të anulohen qindra pasaporta diplomatike”, tha ky burim i Gazeta Blic.
Sipas këtij burimi, shumë pasaporta u janë dhënë edhe biznesmenëve të fuqishëm, që janë në lidhje me politikën.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës nuk kanë dashur të flasin për këtë çështje./Gazeta Blic
Në rrjetet sociale së fundi është komentuar shumë paraqitja e figurave të ndryshme publike nëpër televizione, të cilët po kyçen nga shtëpitë e tyre, por që të njëjtit gjithmonë po e përdorin një prapavijë me libra.
Kësaj zhurme të rrjeteve sociale i është bashkangjitur edhe regjisori Kushtrim Mehmeti, i cili njihet për iniciativa të ndryshme, shkruan KultPlus.
Ai është paraqitur në një fotografi me shumë libra dhe i njëjti ka thënë se i ofron për të gjithë ata që do të kyçen në lidhje të drejtpërdrejta televizive, por i njëjti ka caktuar edhe çmimin. 35 euro metra e librave, ka thënë Mehmeti./KultPlus.com
Me dhembje mësova lajmin për humbjen e Rexhe Xhaklit. E kam pasur mik. E njoha në Amerikë më 1990. Kur Lidhja Qytetare Shqiptaro- Amerikane e udhëhequr nga Xhozef Dioguardi, organizoi për herë të parë dëshminë e Lëvizjes së Kosovës në Kongresin Amerikan.
Duke hedhur kështu hapat e parë të fuqishëm për internacionalizimin e çështjes së Kosovës. Rexha ishte anëtar i Lidhjes ( Lobit). Më bëri shumë përshtypje atdhedashuria e tij e sinqertë, përkushtimi për çështjen, devotshmëria dhe modestia e skajshme.
Nga të tjerët mësova se sa shumë kishte bërë ky njeri për Kosovën. Me punë e angazhim, me donacione pafund dhe me lidhjet e tij me personalitete të fuqishme amerikane. Ruajta miqesinë me Rexhën për vite me radhë. Mbaj mend të më thoshte “ Të lutem më thuaj sa herë të ketë nevojë Kosova për Even (Eva Breandtly) për këshilla politike Lëvizjes, unë kujdesem për ardhjen e saj. Dhe kështu ndodhi për vite me radhë. Mbaj mend edhe shumë të tjera vepra që ai i dha Kosoves dhe popullit të saj, me përkushtim e në heshtje. Për të mos marrë në këmbim as një të vetmen mirënjohje e nderim nga Kosova as dje e as sot./KultPlus.com
Fjala “karantinë” vjen nga dialekti venedikas që në italisht nënkupton “quaranta giorni” e në shqip 40 ditë.
Ky emër iu vendos procesit të izolimit që iu bëhej anijeve dhe njerëzve para se të futeshin në Venedik gjatë periudhës së prekjes së botës nga murtaja apo “Vdekja e Zezë”.
Mes viteve 1348 dhe 1359, Vdekja e Zezë shfarosi 30 për qind të popullsisë së Europës dhe një përqindje të popullsisë së Azisë.
Një dokument i arkivave të Dubrovnikut në Kroaci (dikur ishte Raguza) që daton në vitin 1377 urdhëronte se para se të lejohej hyrja në qytet, të ardhurit e rinj duhej kalonin 30 ditë (a trentine) në një vend të izoluar, në ishujt aty pramë, për të parë nëse shfaqnin simptoma të sëmundjes.
Në vitin 1448 shteti venedikas e zgjati peridhën e pritjes (izolimit) në 40 ditë duke i dhënë kështu emrin karantinë ose quarantina. Ky afat rezultoi se ishte një formulë e mirë për të frenuar përhapjen e sëmundjes.
Gjysmë shekulli pas mbytjes së planetit, Kthehem te shokët, si i dalë nga varri; I huaj në atdhe. Si peshqit jashtë detit Përpëliten njerëzit: mbeturinat e tiranit.
Në gjyq para kohës: zjarri dhe hiri, I kërkojnë njëri-tjetrit llogaritë e fajit. Zbuloj në vatër, duke i fryrë çdo kongjilli Gjyqin e fundit që i bëhet njerëzimit: Përse u rrëzua kështjellë e ustait?
Duke ia shoshitur miellin mullirit Duke e ndarë vajin nga zhumarja e ullirit, Duke kulluar dyllin që i shkriu qiririt Duke ia mjekuar pagët fakirit, Kërkoj fytyrën e pastër të idealit, Gjurmët e nderit, në flakët e zjarrit, Në besën e thjeshtë të motrës e vëllait.
E shoh mjegulluar si hënë nëpër re Nusen e bukur që po vjen stolisur, Që frymëzoi ringjallja e besimit,
Besa në Zotin që ndërtoi qytetërimin
Për një strukturë të një bote të re Nga hiri i botës së vjetër bitisur Ringjallja e fortë e idesë prej mitit Për shekull të ri që duhet krijuar
Të këndojë një këngë, që kurrë s’qe kënduar.
Një këngë epopeje, si në kohët e arit Që kurrë s’guxoi një gojë këngëtori, As në pagëzime as në shkallë të altarit, As në vijat e para të zjarrit, As në vatrën e thjeshtë të arbërorit.
Isuf LUZAJ “Përtej së Mirës dhe së Ligës” f.121/KultPlus.com
Me profesion arkitekt, Lulzim Behxheti këtë periudhë të karantinës ka vendosë ta kalojë më ndryshe, shkruan KultPlus.
Ai për të kaluar këto ditë të vetëizolimit, ka filluar të realizojë portrete të ndryshme, ku përfshihen figura nga fusha të ndryshme si: artistë, arkitektë, këngëtarë, alpinistë dhe shumë profesione të tjera.
Për KultPlus ai ka treguar se kjo iniciativë është jo ajo e përditshmërisë së tij, pasi që në jetën e përditshme ai punon në kompaninë e tij “BVG HOUSING”, që e ka themeluar tash e sa vite në Finlandë, bashkë me djemtë e tij.
Ai ka treguar se kompania e tij ka tri shkronjat e para të fëmijëve të tij: Blerim, Vjosa e Genc, dhe puna që bën nëpërmjet kësaj kompanie ka rënë në sy prej rreth 40 medieve botërore, që e kanë vënë në fokus punën e Lulzim Behxhetit, e cila është dalluar nga kompanitë e tjera të arkitekturës me dizajnimin e shtëpive të drurit, shtëpi që pronarët mund ti bartin me vete.
KultPlus ju sjell disa nga punimet e portreteve të Behxhetit që i ka realizuar në këtë kohë të karantinës, sikurse edhe disa nga shtëpitë e drurit që tashmë e disa vite janë në fokus të panaireve dhe medieve botërore./KultPlus.com
Ditë për ditë Ulkija shkonte nëpër dyer të
ofiqarisë dhe nëpër dyert e shoqatave të grave,
të nuseve e të vajzave që ishin krijuar pas luftës. “Gratë në të Zeza”.
“Vejushat”. “Nënat e vetmuara”. “Besataret e beqarisë së grabitur”. “Mbamendja
shëron”. “Motrat pa vëllezër”. “Nuset e pamartuara”. “Jetimet”. “Të falim”.
“Mos të harrojmë”.
Në zyrë herë e priste ndonjë zonjë e
grimosur e herë ndonjë zotëri me kollare. Që të dy, rëndom, nuk kishin fjalë
për të thënë dhe në më të shumtën e rasteve, duke kërcitur gishtërinjtë, vetëm
heshtnin. Ulkija nuk prante së foluri, së kërkuari dhe së dhëni sqarime,
pothuaj për çdo gjë. Ata, me shumë keqardhje, sa nuk qëndronin gatitu, e
dëgjonin me shumë vëmendje e me shumë dhembshuri, por kjo gjë asgjë nuk i
ndihmonte Ulkijes. Ajo donte dhe kërkonte diçka tjetër.
“Është hera e nëntë që jap shënime, dhe
gjithmonë të njëjtat, besoj t’i keni mbajtur edhe ju pasi ua kam thënë edhe
juve”, tha në njërën nga ditët që vizitoi zyret Ulkija. “Është hera e nëntë dhe
të njëjtat pyetje m’i bëni dhe të njëjtin proces, më duket, e përpiloni, ose e
nxirni të njëjtin nga dosja e njëjtë”.
Ata, ai dhe ajo, mbajtën vesh.
“Unë jam Ulkija. Ulkije Bardhoshi. Lindur
në vitin … e keni të shënuar? Po. Në fshatin …
e kemi të shënuar. Komuna … e kemi të shënuar. E martuar … e kemi të shënuar.
Gjashtë vjet para luftës … e kemi të shënuar. Me burrin … e dimë, e kemi të
shënuar… E ndjekur dhe e deportuar gjatë luftës. Edhe e përdhun… nuk dua ta
them atë fjalën që poashtu e keni të shënuar. … E kemi… Kam ardhur të di nëse
keni ndonjë shënim ose ndonjë informacion të shkruar a të pashkruar për
familjen time. Natyrisht pikësëpari për fëmijët e pastaj edhe për burrin. Ose
vetëm ndonjë pistë për ta që t’iu shkoj pas për t’i parë Ndonjë informatë nga ju ose të tjerët që ju
mund të dini se e kanë. Çfarëdo që të jetë ajo informatë. E mirë ose e keqe.
Për të gjallë a për të vdekur. Nuk ka më rëndësi. Jam regjur me të gjitha e me
çdo gjë dhe tani jam e gatshme të pres e të përballoj të gjitha dhe çdo gjë.
Edhe më të keqen”.
“A mund të vish edhe nesër, për çdo rast.
Ndoshta na arrin ndonjë informacion që tregon ndonjë pistë që po e kërkon ti
dhe ne”, ia tha ajo femra.
“Jo”, u përgjigj Ulkija, “nuk do të vij,
ose dhe mund të vij nëse më garantoni vërtet për ndonjë fjalë të paktën, qoftë
dhe vdekje ose vrasje ajo fjalë”.
Ajo shikoi pastaj nga ai burri me kollare
që po shfletonte një dosje të verdhë.
Ulkija e vërejti me sy të hapur.
“Po”, tha,
i skuqur e pas një heshtjeje të gjatë, burri me kollare pas insistimit shumë
këmbëngulës të Ulkijes. “Kemi shënime dhe kemi njohuri për familjen tënde. Në
të vërtetë kemi një pistë vetëm për burrin tuaj”.
Ulkija u ngazëllua.
“Burrin ta quajnë Ujkan?”, e pyeti zyrtari
me kollare që kishte filluar të fshinte djersët me një copë letre të bardhë.
Po, u përgjigj tërë gëzim dhe pothuaj me padurim Ulkija.
“Ujkani është shëndosh e mirë. Ai ka lënë
një letër për ty”, tha me zë të prridhur zyrtari.
“Ka lënë një letër?”, pyeti Ulkija
“Po”, u
përgjigj zyrtari.
“Ndoshta jo testament””, pyeti sërish
Ulkija.
“Do ta lexosh”, tha burri me kollare dhe
bëri të hapte një dosje të verdhë.
“Ta lexoj këtu?”, pyeti Ulkija.
“Po deshe
edhe këtu”, i tha ai burri duke ia zgjatur letrën.
Ulkija nisi të lexonte.
“Ulkonja ime… e dikurshme…,
Pastaja Ulkija u ndal pënjëherë te fjala “e
dikurshme” duke shikuar nga burri me kollare që nuk ia shqiste sytë.
“Ulkonja ime e dikurshme”, e ngriti zërin
duke e mbajtur shikimin nga gurja dhe burri që nuk ia hiqnin sytë.
“Të lutëm, vazhdo të lexosh, ose merre
letrën dhe lexoje në ndonjë vend tjetër”, ia bëri burri me kollare duke fshirë
syzet me këndin e kollares.
Ulkija vazhdoi të lexonte.
“Më vjen shumë keq për këtë që do ta lexosh
ose që ndoshta do të ta lexojnë. Por, më beso, pas shumë e shumë mundimesh e
mendimesh e hamendjesh e dilemash, më duket se nuk pata rrugë tjetër, gruaja
ime. Më saktë, ish – gruaja ime, megjithatë shumë shumë e dashur dikur”, dhe këtë “dikur” sa nuk e lexoi me zë Ulkija
duke u përmbajtur për të marrë vesh të gjitha ç’kishte thënë Ujku.
Dhe e vazhdoi leximin:
“Pas gjithë asaj që të ka ndodhur ty, e
tani po them pas gjithë asaj që më ka ndodhur edhe mua bashkë me ty, nuk mund
të të pranoj më për grua”.
Ulkija fshiu ballin dhe nuk u ndal së
lexuari:
“Më vjen keq që e kam bërë këtë, dhe që ta
thash kaq troç. Ishte tepër e vështirë, por kështu është. Ta them këtë dhe ti e
di temperamentin tim: Thjesht, dhe për të vetmen arsye, nuk mund ta gëlltis atë
që të ka ndodhur ty e më pas edhe mua me ty. Më vjen keq, prapë të them, shumë
shumë keq, por kështu është … dhe nuk mundem… nuk mundem … ta duroj këtë që
të ka ndodhur dhe të të kem prapë. E di, ka qenë luftë etj. Por megjithatë e
kam shumë të pakëndshme dhe po ashtu shumë të pamundshme. Dhe kuptoje të lutëm:
Ky është vendimi im më i vështirë që kam marr ndonjëherë një jetë. Dhe besoj
shumë se do ta respektosh”.
“Do ta respektoj”, bëri Ulkija e djersitur
duke vazhduar leximin.
“E marr me mend, do të thuash, ka qenë
përdhunim seksual, u ka ndodhur kështu edhe të tjerave, pastaj ndoshta do të
thuash edhe më të rëndën: Ku ishe ti, pra në atë kohë. Edhe kjo akuzë që
qëndron pak gjë ndryshon, sepse ti më njef …unë nuk jam si të tjerët. Dhe
ndoshta më kupton për aq sa të kam shkruar. Dhe nuk po di si të ta them… më
fal, ndoshta, prapë nuk më kupton”
Ulkija dërgoi njërin gisht në tëmth duke e
lexuar tri herë fjalinë ”ndoshta, prapë nuk më kupton” dhe, shumë e befasuar,
vazhdoi më pas:
“Pavarësisht kësaj, të lutëm, kuptoje dhe
dije, ky është fundi që nuk e kam dashur dhe që nuk e kam menduar për asnjë
çast të jetës. As në rrethanat më të këqija dhe më të vëshira të luftës. Me ty
e pa ty. Fundja, siç e di, unë kam qenë në front, për luftë kam qenë i gatshëm
për çdo gjë, edhe për ta dhënë jetën, por jo, nuk kam qenë i gatshëm për këtë
që të ka ndodhur ty, e edhe mua. Fundja, ti vetë e ke bërë aq publike dhe aq të
madhe atë që të ka ndodhur ty, e edhe mua me ty, sa që unë më nuk mund të dal
as në rrugë dhe as askund. Se si më shikojnë. Ose se pse më duket se të gjithë
bëjnë me gisht nga mua. Thua se vetëm jam unë fajtor dhe thua se vetëm je ti
fajtore. Prandaj, kam vendosur të ik sa më larg nga ky vend, nga kjo botë, dhe
që po më duke më së vështiri, të ik edhe nga ti, e edhe nga fëmijët tanë. Më
fal, por tani nuk kam më dëshirë as të të shoh, lëre më të tjerat…”
Ulkija shumë e skuqur dhe e kapluar nga
djersët u kollit, ndërsa ai burri me kollare e pyeti në kishte nevojë edhe për
ndonjë gjë tjetër.
“Jo”, tha, “vetëm nëse mund ta vazhdoj këtu
leximin ose do ta marr me vete letrën”.
“Si të duash”. “Ne e kemi edhe një kopje të
kësaj letre”, tha ai burri.
“Megjithatë do ta lexoj këtu. Pastaj mund
ta marr kopjen e ju mbajeni origjinalin, mund të ju duhet”, tha Ulkija.
“Lexoje”, i tha ai burri.
Ulkija vazhdo të lexonte pa zë, vetëm me
drithërimë buzësh.
“Unë e kam përgatitur të gjithë
dokumentacionin për divorc. I kam dhënë të gjitha arsyet dhe nënshkrimet e mia.
E kam autorizuar edhe avokatin tim për këtë çështje, nëse ka nevojë dhe nëse ti
kundërshton. Ti ke të drejtë ta bësh kundërshtimin. Edhe për këtë pjesë të
procesit i heq shpenzimet. Gjatë kohës që nuk u ktheve, e të prita aq gjatë,
jam përpjektur që edhe për fëmijë tanë të bëj një zgjidhje. Ndosha nuk është më
e mira dhe ti mund ta kundërshtosh. Fëmijët, pra, i kam dorëzuar në Dorf Kinder
SOS. I kam vizituar dhe janë mirë, por rriten.
Nëse nuk pajtohesh me këtë zgjidhje timen,
që e kam menduar të përkohshme, mund t’i marrësh fëmijët. Është një procedurë
në të cilën mund të të ndihmoj përmes avokatit tim. Mund t’i marrësh, të paktën
t’i kesh ata. Por mua, më fal, sesi nuk po më duken më as fëmijë të mij. As
fëmijët tanë. Aq e poshtër qenka lufta. Që na ndau mua e ty edhe me fëmijë. Ose
dhe unë që po ndahem kështu nga ti.
Më falë, shumë shumë më falë, Ulkonja ime e
dikurshme.”
Ulkija e shikoi edhe një herë letrën e
shkruar bardhë në të zezë: Ishte shkrimi i burrit të saj, i Ujkanit, me të
cilin, o Zot, sa këngët dhe sa poezitë i kishin bërë dikur për lirinë, për
jetën, për fëmijët, por edhe për luftën. Ishte aty edhe nënshkrimi i tij me
shkronja të mëdha, ato me të cilat ai i skuqur dhe pa fjalë, ia shfaqte
dashurinë kur shkruanin trakte për atdheun dhe për çlirimin: “UKI”.
Pastaj u kthye të shikonte në zyrë. Ajo
gruaja dhe ai burri, paksa të zberë, ishin heshtur pothuaj krejtësisht.
“Do ndonjë gjë tjetër?”, e pyetën gati
përnjëhërë.
“Asgjë nuk dua. “Më falni, ta marr kopjen
apo origjinalin e letrës?, vazhdoi pas pak Ulkija e hutuar duke fshirë
lotët.
“Cilën të duash”, i thanë pothuaj njëzëri
ata nga zyra që ngjanin paksa të çliruar.
“Ditën e mirë”, bëri pastaj Ulkija me një gaz të bardhë në fytyrë./KultPlus.com
O moj Shqypni, e mjera Shqypni, Kush te ka qitë me krye n’hi? Ti ke pas kenë një zojë e randë, Burrat e dheut të thirrshin nanë. Ke pasë shumë t’mira e begati, Me varza t’bukura e me djelm t’ri, Gja e vend shumë, ara e bashtina, Me armë të bardha, me pushkë ltina, Me burra trima, me gra të dlira; Ti ndër gjith shoqet ke kenë ma e mira. Kur kriste pushka si me shkrep moti, Zogu i shqyptarit gjithmonë i zoti Ka kenë për luftë e n’luftë ka dekun E dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Kur ka lidhë besën burri i Shqypnisë, I ka shti dridhën gjithë Rumelisë; Ndër lufta t’rrebta gjithëkund ka ra, Me faqe t’bardhë gjithmonë asht da.
Por sot, Shqypni, pa m’thuej si je? Po sikur lisi i rrxuem përdhe, Shkon bota sipri, me kambë, të shklet E nji fjalë t’ambël askush s’ta flet. Si mal me borë, si fushë me lule Ke pas qenë veshun, sot je me crule, E s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë.
Shqyptar’, me vllazën jeni tuj u vra, Ndër nji qind ceta jeni shpërnda; Ca thone kam fè ca thonë kam din; Njeni:”jam turk”, tjetri:”latin” Do thonë: “Jam grek”, “shkje”-disa tjerë, Por jemi vllazën t’gjith more t’mjerë! Priftnit e hoxhët ju kanë hutue, Për me ju damun me ju vorfnue! Vjen njeri i huej e ju rri n’votër, Me ju turpnue me grue e motër, E për sa pare qi do t’fitoni, Besën e t’parëve t’gjith e harroni, Baheni robt e njerit t’huej, Qi nuk ka gjuhën dhe gjakun tuej. Qani ju shpata e ju dyfeqe, Shqiptari u zu si zog ndër leqe! Qani ju trima bashkë me ne, Se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, As zjarm në votër, as dritë, as pishë; As gjak në faqe, as nder ndër shokë, Por asht rrëxue e bamun trokë! Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra, M’ata sy t’bukur q’dini me qa, Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, Qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; Ka mbet e vejë si grue pa burrë, Ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë! Kujt i ban zemra m’e e lan’ me dekë Kët farë trimneshe, qi sot asht mekë? Këtë nanë të dashtun a do ta lamë, Qi njeri i huej ta shklasë me kambë? Nuk, nuk! Këtë marrè askush s’e do Këtë faqe t’zezë gjithkush e dro! Para se t’hupet kështu Shqypnia, Me pushkë n’dorë le t’desë trimnia! Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu, Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu, E mos shikoni kisha e xhamia: Feja e shqyptarit asht shqyptaria! Qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, Gjithkund lshon dielli vap’edhe rrezë, Asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë Kush mos na e preki, se desim t’tanë Të desim si burrat që vdiqnë motit Edhe mos marrohna përpara zotit./KultPlus.com
Bleron Xhymshiti dhe Dushe Surdulli nga Gjilani kishin bërë plan të bënin një dasmë të madhe më 14 mars të këtij viti. Por, ndodhi e kundërta, ata organizuan një event të vogël vetëm me familjarë pasi që koronavirusi kushtëzoi planin më të veçantë të jetës së tyre.
Ahengu i tyre u organizua në kushte shtëpiake në Gjilan, e sipas dhëndrit Xhymshiti, ka shkuar për mrekulli. Megjithatë, nuk ishin ndjerë mirë për shkak të gjendjes alarmante që mbretëronte atë ditë në Kosovë. Ai tregon se nuk e kishin pritur që një gjë e tillë të ndodhte në prag të martesës së tyre.
„Datën e kemi caktuar shumë më herët. Nuk kemi qenë në dijeni për këto që do të ndodhnin“.
Sipas traditës shqiptare, nuk parashihet ndërrimi i datës apo shtyrja, kësisoj Bleroni dhe Dushja u martuan po atë datë që ishte caktuar më herët.
Gjithçka ishte e planifikuar, duke filluar nga restoranti e muzika, ku ishin të ftuar rreth 200 persona. Por, me një vendim unanim u ndërmor hapi për anulimin e ahengut të madh e u vendos kurorëzimi përmes një eventi të vogël vetëm me familjarë të ngushtë.
Sipas familjes, kjo ishte zgjidhja e duhur pasi që gjendja ishte serioze dhe duhej menduar për shëndetin e të gjithëve.
Pjesa e cila ka bërë bujë në publik janë fotot e çiftit të bëra me maska në një situatë të tillë globale./albinfo.ch
Mario Caliva më herët ka publikuar librin “Nostalgjia” që flet për nostalgjinë e arbëreshëve që u larguan nga vendi i tyre më shumë se 500 vjet më parë, shkruan KultPlus.
“Një tregim
në të cilin thelbi i ndjenjës është gërshetuar me historinë e mbarë njerëzimit.
Ajo e Calivas është një përpjekje e suksesshme: teksti bëhet protezë e kujtesës,
qëllimi i të cilit është të zbulojë ngjarjet e arbëreshëve, në mes të lëmshit të
pafund të tregimeve njerëzore”, thuhet në recensionin e Giovanni Greco, në
lidhje me këtë libër
Vetë Mario
ka thënë për KultPlus se ky libër është një monodramë, dhe vetë autori i këtij
libri e ka prezantuar më herët këtë monodramë në Berlin dhe Gjenevë.
Mario Caliva është poet dhe dramaturg arbëresh dhe që nga viti 2012 ka vënë në skenë shfaqjet e tij në gjuhën arbëreshe. /KultPlus.com
Ermal Pashaj është një nga 30 mjekët që morën vendimin për të shkuar në Itali për të ndihmuar atje në luftën kundër CoVid-19.
Ermali ka thënë se nuk u ka treguar prindërve për vendimin e tij pasi nuk mund të përballej me reagimin e tyre. Më tej ai ka shtuar se jeta e mjekëve kjo është dhe vendimin e ka marrë menjëherë.
“Vij nga Tirana, Jetoj në Tiranë. Origjinën e kam nga jugu. Jam i diplomuar me një universitet që ka lidhje me Italinë. Kam bërë dy universitete. Kam pasur një lidhje të veçantë me popullin italian. Por edhe nëpërmjet punës. Na japin edhe fuqi këto falenderimet na bëjnë edhe pak të hutuar se nuk jemi mësuar me këtë vëmendje. Në realitet na vë pak…”
Si e merr vendimin për të shkuar në spitali ku rrezikohet jeta?
“Unë prindërve të mijë nuk u thash se po vij në Itali. e mendova të pamundur përballjen me ta. Është viti i 17 në këtë degë. Dhe kjo është jeta ime dhe vendimi që kam marrë. Ka një mision që nëse nuk e jep diçka të mbetet bosh. Për ta është më e vështirë se sa për ne.” tha Ermali.
“Unë punoj pranë një strukture private spitalore. Aty jam rritur dhe kam marrë eksperiencat. Por edhe ne Romë që kamë gjetur mbështetje. Më vinte mall të mos i përgjigjesha.”
“Një pjesë e jona ka studiuar në fakultete italiane dhe janë të aftë të licensuar për të punuar në Itali. Është bërë një punë në përkthimin e CV dhe gjithë natën jemi marrë me këto. Edhe për kapacitetin për të dhënë ndihmë. Ne nuk do të bëjmë mrekullinë se ka mjekë dhe mendje. Por duhen në linjën e parë.” tha Ermali.
Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë dhe ata do të flasin për ne, ata do të gjykojnë për ne- (Breznitë veprat i gjykojn .. – ka thanë nji njeri i madh!)- dhe nuk do t’na dënojn, e dij, për belbëzimet tona, shtërzimet’ për gabimet – t’vogla e t’mëdha-për të mbërrimet tona… Pse – kush ka faj që prindet s’na lanë gadi kurrgja -pos vorreve dhe padijes; kush ka faj që aq kohë – errësija dhe vetmija- si mrazet e pranverës kanë mbyt filizat mu në farë?! Do të vijnë mbas nesh fëmijët tanë e fëmijët e fëmijëve tanë-breznitë, dhe ata do të dijnë për ne, se ne jemi pjella e Ditës së Re-dhe plot diell e dashni; do të dijnë për ne, e dij, dhe do t’ua kallxojnë me binduni fëmive të vetë si kemi ngallnjye, nga hini dhe vjetërsia,qytete t’reja, fabrika dhe katunde… si kemi shkrue kangë, si kemi thurë tregime- tue belbzue ebecenë dhe gjuhën vetë… (Dhe, ani, që të gjithë jemi marrë me çdo gja, si me qenë mjeshtra çollakë, me pak dije po me shumë e shumë vullnet./KultPlus.com
Artisti i njohur Gani Llalloshi ditëve të fundit ka nisë të realizojë piktura me portretet e miqve të tij, të cilët do të jenë në kuadër të projektit të tij “Rri n’shpi”, shkruan KultPlus.
Ai,
fotografitë e miqve të tij është duke i shndërruar në pikturë, në këtë kohë
karantine, ku tashmë ka realizuar një numër të madh të pikturave.
Gani
Llaloshi ka njoftuar për KultPlus se këtë iniciativë e ka nisë në këtë kohë
pandemie, dhe pothuajse çdo ditë është duke e realizuar nga një pikturë.
Gani Llalloshi jeton në Slloveni, kurse pikturat që po u bën miqve të tij, janë në sistem elektronik, ku portretet e tyre po shndërrohen në piktura, nga një laps poashtu elektornik. Ai deri mw tash ka realizuar /KultPlus.com
Një qytetar i mirë, një qytetar i vdekur. Si gruaja që nuk bën zë Për burrin e saj qyqar Nëna që ledhaton flokun E fëmijës së palumturisë Dashnorja nuk kërkon as të vetmen gjë E përbuzja pranon të fëlliqet Lopa që nuk shqelmon Bariun që nuk ka për ta mjelë vetë Një pallë për prostitutën Pas të gjashtën herë në kohën e drekës tek garazhet erë vjetërsie Ora katër e pasdites Për administruesin, i shtypen gishtërinjtë për pensionet, vdekjen për ta shtyrë matanë Hija për argatin Larë në djersë pas shtrimit të betonit në 40 gradë Një qytetar i mirë Mbase, një qytetar i vdekur.
Në ditën që u mbushën 21 vjet prej kur forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen katër djemtë dhe burrin: Artanin, Edmondin, Armendin, Ardianin dhe Halimin, Ferdonije Qerkezit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka realizuar një bisedë me Ferdonijen.
KultPlus ju
sjell të plotë postimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Sot pasdite
bisedova me zonjën Ferdonije Qerkezi nga Gjakova, në ditën që u mbushën 21 vjet
prej kur forcat policore të Serbisë ia rrëmbyen katër djemtë dhe burrin:
Artanin, Edmondin, Armendin, Ardianin dhe Halimin.
Eshtrat e Artanit e
Edmondit janë kthyer në vitin 2005. Asgjë nuk dihet sot e kësaj dite për fatin
e tre të tjerëve.
Të pagjeturit janë plagë
që kullon ankth. Dhembjet e vuajtjet e nënës Ferdonije sigurisht që ne
s’arrijmë t’i marrim me mend.
Ky është një krim i vazhdueshëm pasi që është drejtësi e munguar. Të pagjeturit duhet të jenë çështja e parë në dialogun e ardhshëm Kosovë – Serbi./KultPlus.com