Këngëtarja kosovare Erza Muqolli sapo ka lansuar këngën e parë të albumit solo, shkruan KultPlus.
Muqolli ka vendosë që këtë album ta nisë me
publikimin e këngës “Je Chanterai”, e cila ndërkohë do të publikojë edhe këngët
e radhës.
Erza Muqolli ka njoftuar për KultPlus se kënga “Je
Chanterai” është realizuar me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm
francez Vianney.
“Kënga është lansuar tash vetëm audio, kurse shumë
shpejt pritet të lansohet edhe videoklipi, i cili është realizuar poashtu nga Vianney”,
ka thënë Mehmet Muqolli, babai i Erzës.
“Je Chanterai” apo në shqip “Do këndojë” përcjellë vullnetin dhe dëshirën e Erzës që ka për këndimin.
KultPlus merr vesh që albumi i parë i Erza Muqollit është
punuar në gjuhën frënge, mirëpo në disa pjesë do të dëgjohen edhe pjesë në gjuhën
shqipe.
Lansimi i këngës së Erza Muqollit tashmë mund të
ndiqet në disa kanale si: kanakev @applemusic , @deezerfr , @spotify , @tidal
dhe në faqen zyrtare të Erzës në You Tube, Erza Muqoli.
Pas publikimit të albumit mësohet se Erza Muqolli do të nisë një tur nëpër vendet frankofone që të bëj promovimin e albumit./KultPlus.com
Sot bëhen 27 vite që kur Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president në Republikën e parë të Kosovës.
Këtë datë historike e ka përkujtuar ish-këshilltari shumëvjeçar i president Rugovës, Muhamet Hamiti.
“Si sot, para 27 vjetësh, më 24 maj 1992. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja DemokratikeKosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend. Në këtë pamje, Rugova duke hedhur votën në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë” shkruan Hamiti në Facebook.
Kanë arritur rezultatet e shikueshmërisë së episodit të fundit të hit serisë së HBO “Game of Thrones” dhe shifrat janë të shkëlqyeshme.
HBO ka njoftuar se përfundimi i serisë epike në HBO dhe në streamingun HBO Go dhe HBO NOW është ndjekur nga madje 19.3 milionë shikues, që është pothuajse një milion më shumë se episodi i javës së kaluar i cili me 18.4 milionë shikues deri më tani ishte rekorder. U raportua gjithashtu se 13.6 milionë njerëz e kanë shikuar episodin në ora 21 (sipas orës së atjeshme) në kanalin HBO, që është një rekord në historinë e HBO. Rekordin e mëparshëm e mbante seria legjendare “The Sopranos”, më saktësisht premiera e sezonit të 4-të e vitit 2002, e cila atëherë i tërhoqi 13.4 milionë njerëz.
Fundi i Game of Thrones i ndau shikuesit. Derisa disa janë të mahnitur me përfundimin e tregimit të cilin e kishin ndjekur për tetë vjet, të tjerët janë të zhgënjyer. Më konkretisht, episodi i fundit The Iron Throne në faqen e Rotten Tomatoes i mori vetëm 56%, që do të thotë se ishte ndër episodet më të këqija në historinë e serisë. I gjithë sezoni i 8-të i mori 69%, gjë që e bën atë sezonin më të keq të serisë.
Një peticion i cili kërkon rixhirimin e sezonit të fundit aktualisht ka më shumë se një milion e 300,000 nënshkrues, shkruan KOHA Ditore.
Nëse keni shpresuar se pas përfundimit të “Game of Thrones”, me të cilin shumica e fansave nuk janë të kënaqur, do të pasojë vazhdimi i serisë, nga HBO konfirmuan se nuk ka kurrfarë vazhdimi.
Presidenti i programit të HBO-së Casey Bloys deklaroi në një intervistë me Hollywood Reporter se absolutisht nuk do të ketë vazhdim të tregimit të Game of Thrones./ KultPlus.com
Filmi “Kthimi” (The return) i Kastriot Abdylit do të prezantohet edhe në edicionin e 28th International Film Festival Innsbruck, i cili mbahet nga data 28 maj deri më 2 qershor.
Filmi do të shfaqet me datë 29 maj në ora 17:50 në qytetin e Innsbruck të Austrisë. Ku njëherit paraqet mundësi të mirë për komunitetin shqiptarë në këto dy qytete dhe rrethin për ta parë një film shqiptar. Në filmin “Kthimi” trajtohet migrimin si fenomen te shqiptarët, si dhe kontradiktave që sjell integrimi dhe globalizimi në traditat e familjeve shqiptare, ku vë në pah peshën e Besës dhe nderin e femrës shqiptare.
Në këtë film luajnë aktorët: Selman Lokaj, Hazir Sh. Haziri, Delphin Depardieu, Liridona Shehu, Safete Rogova, Sefedin Nuredini, Xhevat Qoraj, Ismail Kasumi, Shkëlqim Islami, Labinot Lajqi, Valon Bujupi, Virus Shala, Venera Lumani, Zijadin Murtezi, Teuta Ajdini, Hamdi Rashiti, Mubajadin Qamili, Nikola Kumev, Avdullah Gjikoka, Ellhame Bilall.
Regjisori dhe skenaristi i filmit ”Kthimi” është Kastriot Abdylit, ko-skenarist – Isa Qosja, drejtor fotografie – Vlatko Samoilovski, montazha – Kastriot Saqipi dhe Bllagoje Nedelkovski, kostumograf – Izet Curri, skenograf – Zeni Ballazhi.
Filmi Kthimi është bashkë prodhim i Agjencionit të Filmit të Maqedonisë dhe Qendrës Kinomatografike të Kosovës dhe është realizuar nga “Dardania Film” – Shkup dhe “Shkupi Film” Prishtinë. / KultPlus.com
Programi i Shkolla Verore si Shkollë 2019 do të zhvillohet me reth 14 kurse, ligjërata, konferenca, performance, programin e film, DJ sesionet dhe ekspozitat nga artistët, shkrimtarët dhe studiuesit, duke përfshirë: Julieta Aranda, Inke Arns, Franc Ashiku, Zdenka Badovinac, Margot Bouman, Sezgin Boynik, Eva Birkenstock, Boris Buden, DJ Tahira, Keti Chukhrov, Charles Esche, Patricia Falguières, Lek M. Gjeloshi, Tone Hansen, Koh Nguang How, Hristina Ivanovska, Ana Janevski, Sami Khatib, Elzbieta Matynia, Ari Benjamin Meyers, Suzana Milevska, Nebojsa Milikić, Miran Mohar, Cesare Pietroiusti, Renaud Proch, Petrit Pula, Armina Pilav, Bernhard Rüdiger, Anri Sala, Renata Salecl, Gáspár Miklós Tamás, Marina Otero Verzier, Jelena Vesić dhe Gëzim Visoka, ndër të tjerë.
Me Shkollën
Verore si Shkollë, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë dhe
institucionet partnere kanë krijuar një platformë unike të bashkëpunimit
rajonal dhe ndërkombëtar, të stacionuar në Prishtinë, duke zhvilluar një
planprogram ndërdisiplinar, duke angazhuar profesionistë të zgjedhur për të
përhapë dije dhe shkëmbyer ekpertizën e tyre në Prishtinë me studentë
ndërkombëtarë dhe me publikun.
Fillimisht e
frymëzuar nga rasti i Kosovës, ku sistemi arsimor ishte strukturuar në mes të
viteteve të 70-ta të shekullit të kaluar, Shkolla Verore si Shkollë është e
dizajnuar për të bashkuar dhe për të përhapur dijen dhe për të trajtuar sfidat
e ditëve të sotme, duke zbatuar modele të reja dhe mundësi në arsimimin
artistik dhe bashkëpunimin arsimor dhe artistik.
Aktualisht,
Shkolla Verore si Shkollë është platformë udhëheqëse në bashkëpunim rajonale në
art dhe prodhim të diskursit, dhe model që ndërlidhë kapacitetin e rajonit të
Evropës Jug-Lindore, profesionistët e angazhuar ndërkombëtar dhe institucionet
partnere për të prodhuar dhe shpërndarë një model ndër-disiplinorë të
edukimit dhe bashkëpunimit artistik.
Pas suksesit
të arritur në këto vite të kaluara, Shkolla Verore si Shkollë këtë vit e
ndërton agjendën e saj duke u mbështetur në perspektiva të ndryshme dhe përvoja
që në teori dhe praktikë reflektojnë dhe sfidojnë historinë rajonale dhe
lidhjen me artit, në kontekstin më të gjërë, me zhvillimet politike dhe
shoqërore.
Nëpërmes
situatave që i tejkalojnë kufijt normal, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor
Prishtinë me Shkolla Verore si Shkollë tenton të ndërlidhë dijenin dhe
(ri)pozicionojë kapacitetin e vendit dhe rajonit të Evropës Jug-Lindore në
raport me koordinatat e saja ndërkombëtare dhe globale.
Udhëheqësit
e Shkollës Verore si Shkollë 2019 kanë përpiluar një program sfidues dhe
frymëzues, të organizuar nga 5 – 21 Gusht, 2019 duke kombinuar klasë të bazuara
në teori dhe produksion.
Kursi 1:
Fatëkeqësia si dizajn: Akte të zotit, akte të njeriut
Kurs nga
Julieta Aranda
5 – 10
gusht, 2019
Kursi 2:
Arkitektura e ekspozitave dhe politikat e të përkohshmes
Kurs
nga Marina Otero Verzier
5 – 8 gusht,
2019
Kursi 3:
Mendimet jofunksionale
Kurs
nga Cesare Pietroiusti
5 – 7 gusht,
2019
Kursi 4:
Kurimi si formë e organizimit të eksperincës: Ku, si, pse dhe me kë pas
përfundimit të vëmendjes?
Kurs
nga Jelena Vesić
5 – 10
gusht, 2019
Kursi 5:
Hapësira dhe Shoqëria Post-traumatike: Observime radikale dhe transormimi i
dhunës
Kurs
nga Renata Salecl and Armina Pilav
5 – 10
gusht, 2019
Kursi 6:
DUET (Versioni për punëtori): “Dëshironi të këndoni me mua?”
Kurs
nga Ari Benjamin Meyers and Eva Birkenstock
12 – 15
Gusht, 2019
Kursi 7:
Teoria, pse? Kritika si produkt
Kurs
nga Sami Khatib
12 – 15
gusht, 2019
Kursi 8:
Hapësirë e lirë ku gjërat mund të bashkohen: A është ky një kurs për skulpturë?
Kurs
nga Bernhard Rüdiger
12 – 17
gusht, 2019
Kursi 9:
Arti i pa përbrendsuar dhe gjuha e çuditshme e artit
Kurs
nga Boris Buden
12 – 15
gusht, 2019
Kursi 10:
Brenda gjuhës: Arti dhe fjalët
Kurs
nga Sezgin Boynik
14 – 21
gusht, 2019
Kursi 11:
Çka dreqin është uji?
Kurs
nga Lek M. Gjeloshi
14 – 21
gusht, 2019
Kursi 12:
Ndërmjet shpresës dhe Dëshprimit – Tri dimensione për politikat demokratike dhe
artin
Kurs
nga Elzbieta Matynia
16 – 18
gusht, 2019
Kursi 13:
Çdo artist është arkivist? Ta bëjmë nje arkivë të artit!
Kurs nga Koh
Nguang How
16 – 21
gusht 2019
Kursi 14:
Instituti i Artit në kushtet e 3 esencializimave: Kibernetik, de-kolonial, pop
performativ
Kurs
nga Keti Chukhrov
19 – 21
gusht, 2019
140 aplikues
do të përzgjidhen për të marrë pjesë në kurset e Shkolla Verore si Shkollë
2019.
Për çdo kurs
do të përzgjidhen dhjetë aplikues. Aplikuesit mund të regjistrojnë më shumë se
një kurs.
Gjuha e
mësimit dhe ligjeratave është gjuha angleze.
Partnerët
kryesorë të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për Shkolla Verore
si Shkollë 2019 janë IRWIN group, Cultural Center Rex / Fund b92, Beograd, Pres
to Exit Project Space, Shkup, Art House, Shkodër, Institute for Contemporary
Art, Podgorica, Sonemus Association, Sarajevë dhe Independent Curators
International – ICI, Nju Jork.
Afati i fundit për aplikim për pjesëmarrje është 15 qershor, 2019, kurse rezultatet do të shpallen jo më larg se 18 qershor, 2019./KultPlus.com
Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet, këtë vit organizon edicionin e 7-të të Festivalit FemArt – Festivali Rajonal për Artistë, që do të mbahet në Prishtinë gjatë datave 10-16 Qershor, 2019, bëhet e ditur nga organizatorët.
Më poshtë është
njoftimi i plotë i FemArt Festival 2019
Me këtë rast
ARTPOLIS kërkon 30 vullnetarë/e nga i gjithë rajoni, të cilët/at do të jenë
pjesë e festivalit përgjatë 7 ditëve.
Detyrat dhe
përgjegjësitë e vullnetarëve përgjatë festivalit:
1.
Përkushtim i lartë në punë.
2. Shkathtësi të mira komunikuese në gjuhën angleze.
3. Të jenë fleksibil dhe social.
2. Të jenë të komunikueshëm dhe të gatshëm të asistojnë në zhvillimin e
aktiviteteve të ndryshme.
3. Të jenë në gjendje të menaxhojnë dhe të respektojnë kohën sipas orarit të
caktuar.
4. Aftësi të kryejnë detyrat e dhëna gjatë aktiviteteve të caktuara të
festivalit.
5. Aftësi të punojnë sipas afateve kohore dhe të përshtaten me punën në grup.
*Vullnetarët
do të kenë meditje dhe ushqim, kurse akomodimi nuk mbulohet.*
Vetëm vullnetarët e përzgjedhur do të njoftohen përmes e-mail/telefonit. Për më shumë informata kontaktoni: [email protected]/KultPlus.com
Artisti shqiptar Burhan Ahmeti ka marr pjesë në ekspozitën “Win-Win Cooperation: Belt and Road International Printmaking Exchanging Project Achievement” në Pekin të Kinës, shkruan KultPlus.
Vetë Ahmeti
ka thënë për KultPlus se ishte i privilegjuar si grafist shqiptar nga Gostivari
të jetë pjesë e ekspozitës “Win-Win Cooperation: Belt and Road
International Printmaking Exchanging Project Achievement” i cili u hap në
Muzeun e Pallatit në Pekin të Kinës.
“Artistët
pjesëmarrës në këtë ekspozitë përgjatë Rripit dhe Rrugës, me duart dhe urtësinë
e tyre, për vizitorët paraqitën kulturën e vendeve të tyre nëpërmjet grafikave
duke bërë të mundur që më shumë njerëz të ndajnë shpirtin dhe vlerën e artit”,
ka thënë kuratori i Muzeut të Pallatit Wang Xudong.
“Gjashtë ekipe të mësimdhënësve dhe nxënësve u ftuan në ceremoninë e hapjes, gjatë së cilës fëmijët u udhëzuan të realizonin grafika me karakteristika të Muzeut të Pallatit. Kurse unë marr pjesë me një grafikë me teknikën e litografisë e titulluar “Etno shtëpia”, një motiv nga arkitektura e vjetër tipike shqiptare që është në zhdukje”, ka thënë mes të tjerash Ahmeti./KultPlus.com
Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre. “Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”.
Presidenti i ri i Ukrainës që u
sapo betua, Vladimir Zelensky, i bëri thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin
fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.
“Unë vërtet nuk dua që
fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin
tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk
është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.
Presidenti u kërkoi zyrtarëve të
vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.
“Vendosni fotografitë e fëmijëve
tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë
vendim”.
Kangët qi t’i kndova, ka me i tretun era,/ Emni i yt në zêmer t’eme ka me u shlye,/ Ti duej ke të duesh tash qi ka dalë Prenvera,/ Së na lidhë mâ gjâ, u zgidh, u zgidh ky nye
“Tingëllimë”, kështu titullohet soneta e dashurisë, e shkruar nga Ernest Koliqi në prill të vitit 1923. Ishte në moshën 20 vjeç kur e shkroi këtë poezi dhe kishte vetëm dy vite që ishte kthyer në Shqipëri. Pas katër vitesh studime në Itali, ku kishte botuar edhe krijimet e para poetike në italisht, Koliqi u kthye në Shkodër, ku Luigj Gurakuqi e shtyu të merrej seriozisht me krijimtari letrare. Dy vjet më vonë, së bashku me patër Anton Harapin themeloi gazetën “Ora e malevet” mjaft e sukseshme në fushën politike e letrare të kohës. 27.al publikon dorëshkrimin e kësaj tingëllimë dashurie të rinisë së hershme të Ernest Koliqit. Dorëshkrimi ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit ka në fund datën e krijimit 29 prill 1923.
Një variant i këtij soneti është botuar nga Koliqi në vëllimin poetik “Gjurmat e stinëve” në vitin 1933, por ka shumë ndryshime. Rezulton, pra të jetë botuar plot 10 vjet, pasi është shkruar. Më poshtë botohet varianti original i tingëllimës së dashurisë së bashk u me variantin e ripunuar e i botuar bashkë me fotokopjen e dorëshkrimit original
Dorëshkrimit të vitit 1923
Tingllim
Hjek keq por së kthej te ti. Qe, lott i tera.
Mbas tashit nji pikë lodje së derdh për ty.
S’ke mbetë ti vetëm, ka edhe varza tjera
Por nuk më kan bâmun dritë der’ sot këta sy.
Kangët qi t’i kndova, ka me i tretun era,
Emni i yt në zêmer t’eme ka me u shlye,
Ti duej ke të duesh tash qi ka dalë Prenvera,
Së na lidhë mâ gjâ, u zgidh, u zgidh ky nye.
Pertrihet në ket stinë të bukur marë natyra,
Dhe shpirti i em në kto dit ka m’u pertri,
E krejt jets’ s’eme do t’i ndrrojë, po, ftyra.
Mbas tashit ti në dash më duej e në dash mos më duej,
Por lulet qi shperthejnë sivjet në ket shtëpi
Nuk çilin ma per ty. Janë të tjeterkuej.
29 prill 1923
Varianti i botuar në vitin 1933 në vëllimin poetik “Gjurmat e stinëve”
***
Vuej por spajtohem mâ. Qe, lott I tera:
Pikën e lotit s’e qes mâ për tye.
Kâng’t qi t’i knova le t’i humbi era
Si emnin qi prej zêmret due me shlye.
Mallet e mija si ndër stina tjera
Pran’ teje mâ për t’gjall’ nuk kam me i shfrye:
Ti duej kê t’duesh tashti qi u çel prendvera
Pse kurgjâ mâ s’na lidhë: u zgjidh ky nye.
Si përtrihet kso stine mbar’ natyra
Ashtu edhe shpirti i im ka m’u përtri:
ty n’andrra t’mija mâ s’do t’ndrisi ftyra.
Kujtimin t’and me rrâjë un due m’e zhbi.
Flakën hyjnore, dashunis qi t’fala,
t’ia shuej heshtueshëm e harresës vala./KultPlus.com
Autori i veprës “Letra grues seme të vdekun”: Gjovalin Gjadri Përktheu: Ardian Ndreca Fragmentet nga vepra i përzgjodhi: Gresa Hasa.
E dashuna jeme! Sot me 3 shtator janë mbushë shtatë vjetë qysh se jemi martue e ti nuk jeton ma. Ti ke vdekë e votra jonë asht shqimë, nuk kemi me zanë vend bashkë rreth saj për me u ngrohë, nuk kemi me u ulë bashkë në tryezë për me hangër, e s’kemi me kremtue ma përvjetorin e martesës sonë. Un s’kam me puthë ma duert tueja të dashuna, me vdekjen tande kam bjerrë çdo gja të mirë dhe të bukur.
2.
Ti m’a ke mbushë jetën plot, un isha shumë krenar për ty. Të afërmit tanë, që u anmiqsuen me ne, pse un isha katolik e ti muhamedane, u detyruen me e pranue ma vonë se ishin gabue. Tash që ti ke vdekë ata qajnë, por askënd vdekja yte nuk e prekë kaq afër sa mue. Këtë gja un e kuptoj ngaqë nuk mbërrij me ndrrue me askend as dhjetë fjalë për ty.
E un do të kisha dashtë aq fort me folë për ty! Kam shumë me thanë, por fjalët e idhnimit tem mundem me t’i besue veç ty. Kurrkush s’mundet me matë dhimbjen teme, në vuejtjen teme të papërshkrueshme më duket se edhe dashunia për fëmijën tonë asht shqimë. Zemra jeme dhe mendimet e mija të përkasin veç ty, kam nji mall për ty, aq të thellë si atëherë para tetë vjetësh, kur martesa jonë ngjante e pashpresë. Asokohe i shkruenim letra njeni-tjetnit e megjithatë mandej gjithçka shkoi mbarë. Tash un due me të shkrue rishtas për me kuvendue me ty për gjendjen tonë tragjike, si të ishe gjallë, mbasi due prap me besue, si në kohën e femijnisë, se ka nji jetë edhe mbas vdekjes. Un due, si atëherë kur ishe gjallë, me perëndue pafund mbas tejet, e mandej me vdekë pa gajle për me të pa përsëri.
3.
Ajo çka na ra ne për hise e dashun asht e mnershme! Kur jam vetëm, s’mundem me i mbajtë lotët, vikas fjalët e dhimbjes seme, qaj e kam ndjesinë e dhimbshme se edhe ti qan me mue. Vajtoj rininë tande e hirin tand e më duket se të pezmatoj. Me ke lanë nji gjendje të mjerueshme e dashun! Vdesin miliona njerëz në ketë luftë, por për mue veç vdekja jote ka kuptim.
4.
Jeta jeme asht bjerrë. Kam arsye të mjaftueshme me vra veten, por ngurroj, pse nji dorë, nji fuqi mistike më ndalë. Në vragën e humbjes tande të pamatë jeta jeme shpirtnore ka pësue shndrrime të thella. Në lojën e mshehtë mes ligshtisë dhe guximit, mes dyshimit dhe besimit në Zotin, e njoh veten ma pak, por nji gja e di me siguri, lakmoj i zhuritun vdekjen. Të lutem e dashun, më merr me vete! S’mund të rrnoj pa ty! Më librò! Due me vdekë e me u varrosë së bashkut me ty. Kur të vijë vjeshta, tragjedia e dashunisë sonë do të gjejë plotninë e saj. Atëherë due me u preh nën dhé me ty e s’bashkut me festue përvjetorin e tetë të martesës sonë. Ky asht synimi jem, nuk lakmoj tjetër tashma.
5.
E di, ti don që un ta mbaj veten, që të tregohem i fortë para njerzve, siç e lypin doket e vendit tonë, si e kërkon edukata dhe krenija jote. Ti e din, edhe un jam kryenaltë e dashun, por ti s’e ke përjetue çka don me thanë me humbë njeriun ma të dashun tandin, shokun e jetës. Ti ke braktisë për mue nanë e babë, ti erdhe në shtëpinë teme e un s’të deshta vetëm si gruen teme, ti ishe për mue e shtrenjtë si fëmija jem, pse ishe ma se dhjetë vjet ma e re se un. Ti e din e dashtun sa të lidhun ishim me njeni-tjetrin, gjatë martesës sonë s’ka pasë as tri net që njeni nesh të flente jashtë e të ketë lanë tjetrin vetëm në shtëpi. Edhe në klinikë, ku u shtërngove me u shtrue prej sëmundjes, un fleja së bashku me djalin në të njejtin mjedis me ty, të rrinim te kryet e s’të braktisëm deri në fund. Ishim shumë të lidhun me njeni-tjetrin, nuk kishim asnji mik ma të mirë se njeni-tjetrin, ne mvareshim prej njeni-tjetrit.
Kishte me na çue shumë larg me dashtë me tregue arsyet që kushtëzuen gjendjen tonë të pazakontë gjatë martesës, asht fakt se ti s’kishe kend tjetër përposë mejet për me folë lirshëm. Shtegun që ti kërkove s’e gjete, dera e shtëpisë prindnore të mbeti e mbyllun. Pse ti për mue braktise shtëpinë e prindve e mue më dhe provën e nji dashunije të madhe, tek un ti kërkoje mbrojtje e un me mend dhe me shpirt ta jepja, ti m’a çilje zemrën e un isha vullnetmirë që besimin tand me e shpërblye me miqsi të kulluet… këto janë hallka të nji vargoni të pashkëputshuem e dashun, a mund të mos m’i mbushin sytë me lotë këto gjana?
6.
Dhoma m’u ngushtue. Fillova me ec nalt e poshtë, kisha nevojë për ajr e nisa me rendë nëpër shtëpi. U turra në banjë, prej aty në kuzhinë, madje nalt në dhomën e vogël si kullë, mandej poshtë në odën e ndejes e rishtas në dhomën e gjumit. Nuk gjeja qetësi. Rrëmova në sirtaret poshtë, pashë dhe putha bordurat e këpucëve tueja, kërkova prap dhe gjeta letrat tona të dashunisë. Shtëpija filloi me m’u sjellë.
7.
Tani jam pa shtëpi, por shpejt, kur të jem sistemue, kam me të ngritë nji altar. Sendet e tueja s’kanë me m’mungue, mbasi kam mbledhë mjaftueshëm. Edhe dje nuk u largova duerbosh prej shtëpijet e dashun! Mora me vete nji dhanti të paçmueshme që ishte e shtrenjtë për të dy: letrat tona të dashunisë.
8.
Herën e kalueme u ktheva së bashkut me ty në qytet. Dje e bana rrugën e kthimit vetëm. Qava gjithë kohën në makinën bosh. Nuk kisha turp prej lotëve, pse krenija m’i kishte lanë të lira. Ndihesha i plaçkitun, por lotët më thonin se Ai që më dha aq shumë të mira, nuk mundet me m’i marrë rishtas përgjithmonë. Ti ishe për mue dhanti e jetës e un due që dhantija jeme të më kthehet prap prej Dhuruesit të madh. S’kam kundërishtim, për mue asht njilloj, si të ngjallesh ti, si të vdes un. Due me të pa rishtas e mandej me të ndejt krah besnik. Dje qava shumë, por i dhashë lamtumirën shtëpisë sonë e jo ty. Në shtëpinë tonë due me u kthye prap me ty i vdekun e në livadhin tonë të rrethuem prej pemësh due me ndërtue një kriptë për ne të dy. Dashnia nuk ka fe dhe vorri ynë nuk duhet t’ia dijë për këtë mospërkim. Ky vendim asht nji përshendetje prej meje e prej shtëpisë sonë për ty në këtë letër.
9.
Shumë shpirtna jetojnë tek un. Ata përbûjnë tek un rrokopujë, njeni mbi tjetrin, e s’më lanë të qetë. Njeni prej shpirtnave të mij zhaurinë si Deti i Veriut. Gjithmonë stuhi mbas stuhijet. Thellë ai ruen bruztinë që përpin me rreshk prej qiellit dhe e thith plotsisht në rrymat e veta të ftohta. Jeton i ndamë prej shpirtnave tjerë, siç jeton deti i ngrimë i ndamë prej detnave tjerë, pa fis e pa vllazni, me mallin e prushit të nxehtë, me mallin e diellit…
10.
S’praj tue i thanë vetes se m’ka ndodhë nji padrejtësi e madhe dhe në fund të fundit e ngarkoj Zotin me përgjegjësi për këtë fatkeqësi temen. Sa ma i madh asht dëshpërimi jem, aq ma fort dyshoj në ekzistencën e tij, pse në fund të fundit besimin te Zoti ia atribuoj thjesht nji cilësise së ulët të njeriut, frikës së tij. Padyshim e dashun! Në orët e qeta ndërhyn pajtimtare dashunia jote dhe un mandej arsyetoj: njeriu s’e njeh Zotin pse asht frikacak, por pse Zoti e ka krijue atë frikacak në mënyrë që ai ta njohin. E mbërrij kështu në përfundimin se nuk ekzistojnë ateistat e vërtetë. Po çka më hyn në punë kjo gja, e dashun! Kjo bindje s’ma fashitë dhimbjen teme, pse asnji Zot s’mundet me m’dhanë çka kam humbë me ty. /Peizazhe të fjalës/Telegrafi.com/KultPlus.com
Remzije Sherifi, një refugjate nga Kosova e cila tashmë jeton në Glasgow, është shpërblyer për kontributin e saj në bashkimin e komunitetit në Maryhill, përcjellë KultPlus.
Kur ishte 17 vjeçare, Remzije Sherifi ishte një
nga gazetaret e para në Kosovën e shkatërruar nga lufta dhe më vonë ajo u evakuua
në Glasgow nga një kamp refugjatësh pasi që ishte diagnostikuar me kancer.
Vite me vonë ajo themeloi “Maryhill Integration Network” që ka për qëllim që të bashkojë azilkërkuesit, refugjatët dhe gjithë njerëzit të cilët jetojnë në Glasgow, përmes programeve dhe aktivitete të ndryshme edukuese dhe kulturore.
Ajo mori çmimin “Spotlight Award” dje në ceremoninë “Scottish Women in Business” që u mbajt në Glasgow Grand Central Hotel. Remzija ishte zgjedhur pas votave të publikut, shkruan eveningtimes.co.uk/ KultPlus.com
Bërtimat e përfaqësuesve të Shqipërisë në Eurovision kanë marrë vëmendjen e ndjekësve të huaj të festivalit.
Në një video janë përmbledhur të gjitha pjesët ku në këngët që Shqipëria dërgon për t’i përfaqësuar, artistët e kanë pjesën ku ‘bërtasin’ për të treguar vokalin e tyre.
Kjo video 4-minutëshe përmbledh për mrekulli këto momente kur zërat e artistëve shqiptarë kumbojnë në skenat e ndryshme të Eurovision ndër vite, shkruan Gazeta Express.
Këtë vit Shqipëria është përfaqësuar nga Jonida Maliqi, e cila gjithashtu, ka pasur shumë pjesë kur gjatë këngës është dashur të bërtasë. /KultPlus.com
Fjalimi i Drejtoreshës Ekzekutive të QKRMT, Feride Rushiti në Marshin protestues në mbështetje të mbijetuarve të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë.
Të nderuar
të pranishëm, përfaqësues aktivistë të të drejtave të njeriut, të nderuar të
mbijetuar – viktima të dhunës seksuale nga koha e luftës në Kosovë, të nderuar
qytetarë të Republikës së Kosovës:
Jemi
mbledhur këtu për të shprehur zemërimin, indinjatën e thellë dhe për të kërkuar
përgjegjësi rreth skandalit me foto të shpalosur në Kuvendin e Kosovës dhe për
të përcjellur mesazhin e grave burrave që përjetuan dhunë seksuale gjatë luftës
dhe familjarëve të tyre. Të mbijetuarit duan dinjitet dhe drejtësi.
Jemi
mbledhur këtu për të sjelluar reagimet e të mbijetuarve nga dhuna seksuale pas
skandalit me foto ne Kuvend, e cila ringjalli traumën e tyre dhe rikthej
emocionin e luftës tek personat e mbijetuar të dhunës seksuale dhe mbarë shoqërisë
duke e thelluar heshtjen dhe stigmatizimin e tyre, dhe i mbetet Kuvendit të
Kosovës që të marrë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar. Prandaj, të mbijetuarit
kërkojnë që:
– Pamjet e
tilla nuk e kanë vendin në parlament, por në gjykatë!
– Ne po
vuajmë në Heshtje, e ju po godisni në dhimbjen tonë!
– Duam
drejtësi, por nuk duam vuajtjet e tona t’i shohin edhe fëmijët tanë!
– Dhembja
jonë, turpi i juaj!
Jemi këtu
për të treguar që nuk jeni të vetmuar dhe të braktisur në rrugëtimin e gjatë e
të mundimshëm të realizimit të plotë të drejtave tuaja. Ashtu siç bëmë për 20
vjet me radhë, do të jemi zëri juaj kudo dhe kurdo që të jetë nevoja dhe
kërkojmë nga institucionet që të mbijetuarit e dhunës seksuale të vazhdojë t’i përkrahin
për një jetë të dinjitetshme.
Nuk do të
lejojmë që publikimi i asaj fotografie në Kuvendin e Kosovës ta përmbys një
proces të tërë të ndërtuar me shumë mund dhe sakrifice. Aq më pak në kohën kur përkrahja
dhe forma reparacioneve nga institucionet e vendit po shërben si shembull i
mire ne rajon dhe në botës. Ishin pikërisht viktimat që përmes zërit të
Vasfijes nxorën në shesh të vërtetën për krimet që kishin përjetuar.
Të nderuar
të pranishëm, të gjithë jemi prekur dhe jemi ndjerë të trishtuar gjatë këtyre ditëve
të fundit, por sigurisht që më së shumti janë lënduar vetë viktimat, familjaret
e tyre dhe gjithë shoqëria . Prandaj, qytetarë të nderuar le t’i përkthejmë
këto mesazhe në udhërrëfyesin e punës sonë. Sot më shumë se kurrë të
mbijetuarit kanë nevojë për solidaritetin dhe mbështetjen tonë, pa paragjykime!
Kërkojmë drejtësi, dinjitet, profesionalizëm dhe sinqeritet./KultPlus.com
Bisedë me antropologen sllovene Prof.ass.Natasha Gregoriç Bon, e nderuar me çmimin ‘Excellent in Science’ nga Agjensioni për Hulumtim
Shkencor i Sllovenisë
….. Nëse i mënjanojmë kufijtë nacional dhe
etnik, konfliktet e paragjykimet dhe përqëndrohemi në dimensionet e veçanta
sociale dhe historike……..atëherë mund të vërejmë se vendbanimet, mjediset
dhe njerëzit në secilën pjesë të Europës juglindore janë më të lidhur dhe të
bashkuar sesa në mospërputhje dhe të shkëputur
Bisedoi: Mimoza Hasani Pllana
Mimoza Hasani Pllana: A mund të na thoni mënyrat nëpërmjet të cilave antropologët i pasqyrojnë rezultatet e punës së tyre në funksion të njohjes më të mirë të traditave kulturore sociale dhe gjuhësore të popujve?
Natasha Gregoriç
Bon: Metoda
themelore dhe më e rëndësishme e disiplinës antropologjike është puna afatgjate
(më shumë se një vit) në terren në një fushë të caktuar. Rrjedhimisht,
antropologu duhet të jetojë me komunitetin të cilin ajo/ai e studion për së paku
12 muaj. Përgjatë kësaj periudhe ajo/ai duhet të përfshihet në zakonet e njerëzve
lokal, gjuhën e tyre dhe përditshmërinë. Antropologët, për dallim nga sociologët,
janë të interesuar për fenomenet shoqërore dhe kulturore të cilat reflektohen në
përditshmërinë e njerëzve të cilët janë subjekt i studimit të tyre. Qasja apo metodologjia
themelore antropologjike mbështetet në vëzhgimin e pjesëmarrësit në studim,
bisedat e përditshme (formale dhe joformale), mbledhjen e historive gojore,
tregimeve jetësore, përcjelljen e mediave, diskursit politik, mediave sociale,
njohuri mbi kulturën dhe historinë e vendit, zonën, rajonin, shtetin i cili studiohet,
hulumtimi i burimeve arkivore etj. Të gjitha këto mund të ndryshojnë varësisht nga
tema e cila hulumtohet. Puna në terren është thelbësore dhe burimi kryesor për të
nxjerrë material etnografik i cili përbën materialin kryesor hulumtues për analizat
dhe sintezat teorike vijuese.
Rrjedhimisht, hulumtimi im në Shqipëri filloi në vitin 2004 në fshatrat bilinguale (të folmet lokale shqiptare dhe greke) të Himarës, në jug të Shqipërisë. Kam jetuar për 12 muaj në njërin prej këtyre fshatrave, Dhërmi/Drimades, dhe përgjatë kësaj kohe i kam mësuar dy dialekte lokale, shqipen dhe greqishten, dhe ia kam dalur që të përfshihem në përditshmërinë e komunitetit lokal. Si një antropologe hapësinore më interesonte të shohë sesi njerëzit e përceptojnë, jetojnë dhe materializojnë vendbanimin dhe mjedisin e tyre, çfarë kuptimi u japin atyre dhe çfarë nënkupton kjo nga perspektiva e të kuptuarit social të vendbanimit dhe mjedisit të tyre në përgjithësi. Analiza e këtij studimi është pjesë e studimeve të mia PHD me temë “Hapësira mospërputhjesh”. Në vitin 2008 u botua si monografi në gjuhën sllovene ndërsa më 2015 u publikua në gjuhën shqipe me titull: “Hapësira mospërputhjesh: etnografi hapësire dhe vendi në fshatin Dhërmi/Drimades, Shqipëria e Jugut”. Deri tani rezultatet e hulumtimit janë pranuar shumë mirë nga komuniteti lokal si dhe shoqëria shqiptare në përgjithësi. Në veçanti vendasit e Dhërmiut/Drimades kanë qenë të lumtur të shohin se tema ime e doktoraturës është e qasshme online. Në origjinal ajo është shkruar në gjuhën angleze dhe është e qasshme për migrantët e Dhërmiut/Drimades dhe banorët e rajonit të Himarës të cilët jetojnë jashtë vendit. P.sh. kam pranuar komente pozitive prej shumë emigrantëve të rinj që jetojnë në Greqi apo SHBA. Shumë prej tyre ishin të lumtur me përshkrimin e traditës dhe dokeve të tyre si dhe dialektit lokal grek në detaje. Në vitin 2017 jam ftuar nga diaspora himariote që jeton në Maryland, SHBA ku kam prezantuar librin tim i cili është përkthyer në gjuhën shqipe dhe hulumtimin tim në atë rajon.
Mimoza H.P.: Si e shpjegoni konceptin e letërsisë nga pikëpamja antropologjike?
Natasha G. B.: Në fakt, antropologjia edhe ndryshon në shumë fusha nga letërsia meqë është një diciplinë e cila e ka metodologjinë, sfondin teorik dhe veglat analitike të saja. Sikur është përmendur më lartë, antropologjia mbështetet në etnografi dhe vëzhgimin e pjesëmarrësit dhe – sipas temës së hulumtuar – ajo mishërohet me përditshmërinë e jetës së njerëzve. Edhepse kjo nuk ndodh gjithmonë domosdoshmërisht meqë temat antropologjike mund të ndryshojnë – viteve të fundit kemi shtim të vëllimit të hulumtimeve mbi multispeciet, kulturën materiale etj. Antropologu duhet të ketë qasje gjithpërfshirëse dhe holistike meqë studion dimensionin njerëzor dhe jonjerëzor. Rrjedhimisht, analiza antropologjike mund të përfshijë ndër tjerash edhe letërsinë e një rajoni të caktuar të cilin jemi duke e studiuar. Përmes letërsisë antropologu mund të mësojë shumë mbi kulturën, traditën dhe gjuhën e vendit të caktuar dhe që ndërlidhet me ndonjë periudhë të caktuar. Gjuha është pjesë shumë e rëndësishme e studimit meqë mund të zbulojë mendësinë kulturore të komunitetit/grupit të caktuar të cilin jemi duke e studiuar, kuptimin dhe rolin e saj në të kaluarën, tashmen dhe të ardhmen.
Mimoza H.P.: Brenda materies së studimeve tuaja gjenden shoqëritë dhe kulturat njerëzore. Bazuar në rezultatet e dala nga gjurmimet antropologjike a mund ti listoni elementet e veçanta dhe të përbashkëta të kulturave ballkanike?
Natasha G. B.: Meqë në shumë prej publikimeve të mia shkruaj për mobilitetin dhe migrimin, Europa juglindore apo i ashtuquajturi Ballkani, është rajoni në të cilin njerëzit kanë migruar përgjatë historisë. Unë mendoj se bashkë me farefisin, shtëpinë, familjen, migrimet ende mbesin institucione të rëndësishme në këtë rajon dhe të cilat duhet të rishikohen atëherë kur flitet për nacionalizmin, autoktonizmin, traditën, kulturat e ndryshme etj., në këtë pjesë të Evropës. Në periudhën parahistorike njerëzit dhe vendet janë drejtuar përmes të ashtuquajturave ligje zakonore që dallonin varësisht nga grupet apo klanet e caktuara farefisnore (kryesisht por në veçanti jo grupet trashëgimtare të drejtpërdrejta) dhe sipas përkatësisë religjioze – krishterë, pagan, musliman. Këto dallime erdhën në shprehje në periudhën e perandorisë otomane, e cila po shtrihej shpejtë përgjatë Europës juglindore. Përkatësia fetare u shndërrua në një prej proceseve kryesore të definimit të identitetit e që më vonë në shekullin e 19-të iu bashkëngjit edhe nacionalizmi. Për shkak të migrimeve, ka ekzistuar, dhe ende gjerësisht ekziston huazimi kulturor i zakoneve të ndryshme (ushqimi, këngët, veshjet, traditat etj.), dhe ky shkëmbim në literaturën antropologjike quhet difuzionizëm. Për këtë arsye ende është shumë e vështirë të përcaktohet se kujt i përket një veshje e caktuar tradicionale (p.sh.fustanela), ushqimi (p.sh.pitja, byreku), këngët tradicionale (polifonia) etj. Të kuptuarit e familjes apo farefisit (në terme të ngushta apo të zgjeruara) është dicka që bashkë me migrimet është tipike për këtë rajon. Saktësisht për shkak të ndjesive të fuqishme që t’i përkasin ‘dikuj diku në veçanti” (citim i Sarah Green, 2016), ende ekzistojnë shumë konteste dhe mospërputhje për disa cështje në Europën juglindore.
Mimoza H.P.: Nga vepra juaj, në gjuhën shqipe kemi librin “Hapësira mospërputhjesh”, përmbajtja e të cilit është e bazuar në gjurmimet e bëra në fshatin jugor të Shqipërisë, Dhërmiut. Çfarë konsiderohet e papërputhshme në këtë zonë shqiptare?
Natasha G. B.: Sikurse e kam përmendur në librin tim, Dhërmiu/Drimades bashkë me emrin që ka, në shumë mënyra – kulturore, shoqërore, historike – konsiderohet me dykuptimësi. Sidoqoftë, nëse e shikojmë nga pozicioni pozitivist, nacionalizmi etj., atëherë problematika e dykuptimësisë (të cilën nuk e definoj si negative por si pozitive dhe esenciale) gjithëherë do të jetë prezente si një prej çështjeve thelbësore që në shumë mënyra do të gjenerojë mospërputhje dhe konteste. Argumenti kryesor i librit tim është që ne duhet t’i shmangemi kësaj perspektive pozitiviste apo nacionaliste dhe të përpiqemi që t’i kuptojmë këto zona në kontekstet e tyre shoqërore, kulturore, historike dhe politike. Në ndërlidhje me këtë, kjo zonë bashkë me rajonet tjera të Europës juglindore, gjithmonë ka qenë e prekur nga rrymat migruese. Rrjedhimisht, nëse i mënjanojmë kufijtë nacional dhe etnik, konfliktet, paragjykimet dhe përqëndrohemi në dimensionet e veçanta sociale dhe historike të zonës të cilën e studiojmë, atëherë mund të vërejmë se vendbanimet, mjediset dhe njerëzit në secilën pjesë të Europës juglindore janë më të lidhur dhe të bashkuar sesa në mospërputhje dhe të shkëputur.
Mimoza H.P.:Përveç në gjuhën shqipe, libri është përkthyer dhe promovuar edhe në gjuhën angleze, gjë që e bën të qasshëm edhe për lexuesin ndërkombëtar. A mund të na tregoni si u prit libri fillimisht në Shqipëri dhe më gjerë?
Natasha G. B.: Libri është pranuar shumë mirë dhe deri më tani kam pranuar vetëm komente pozitive.
Mimoza H.P.: Nga përvoja juaj e punës, si e kujtoni Shqipërinë sot?
Natasha G. B.: Ende vazhdoj të bëjë hulumtime në Shqipëri dhe për shkak të rrjetit të gjerë social dhe lidhjes personale e konsideroj atë si ‘shtëpinë time’ të dytëJ.
Mimoza H.P.: Si qëndrojnë bashkëpunimet për studime antropologjike por edhe ndërdisiplinare ndërmjet Sllovenisë, Shqipërisë dhe Kosovës, sa realizohen projekte të përbashkëta?
Natasha G. B.: Si nga aspekti profesional po ashtu edhe ai personal, unë bashkëpunoj me etnolog, historian, biolog, gjeograf nga Shqipëria. Në shtator 2018 kolegët e mi nga CNRS France, të cilët po ashtu kryejnë hulumtime mbi Shqipërinë, në bashkëpunim me institucionin ku jam e angazhuar (ZRC SAZU) kemi organizuar një konferencë mbi studimet shqipëtare. Me këtë rast ne kemi arritur ta krijojmë një rrjet të studiuesve të shkencave sociale dhe humane të cilët kryejnë hulumtime në Shqipëri.
Mimoza H.P.: Si u njohët me gjuhën shqipe dhe si vendosët ta mësoni?
Natasha G. B.: Meqë gjuha është parahyrje për t’i kuptuar doket dhe kulturën e tjetrit, është e nevojshme për një antropolog që para punës në terren ta mësoj gjuhën. Më 2004 para se të shkoj në Shqipëri unë pata filluar t’a mësoj dialektin e gjuhës shqipe dhe greke të cilat fliten në Dhërmi/Drimades. Meqë njerëzit lokal flasin me dialektin të cilin e kisha mësuar më parë, unë fillova edhe të përmirësohem gjatë kohës atje. Mëpastaj angazhova disa mësues lokal të cilët më mësuan shqip dhe greqisht. Rrjedhimisht, e folmja ime e shqipes dhe greqishtes shpesh tingëllon si shumë lokale dhe e veçantë dhe ende vazhdoj të bëjë shumë gabime gramatikore.
Mimoza H.P.:A mund të na thoni çfarë jeni duke punuar aktualisht dhe a do të përfshihen Kosova dhe Shqipëria në projektet tuaja të ardhshme?
Natasha G. B.: Unë do të vazhdoj të mirrem me hulumtime mbi Shqipërinë. Momentalisht jam e interesuar për dimensionin e përkohshëm (kalimtar), në veçanti për të ardhmen – se si njerëz të caktuar të cilët i quaj si individë me përgjegjësi shoqërore e planifikojnë dhe e parashikojnë të ardhmen më të mirë për një pjesë të ngushtë apo të gjerë të shoqërisë në Shqipëri. Temë tjetër me interes për hulumtim është edhe dimensioni shoqëror i ujit dhe mjediseve ujore në Shqipëri.
Prof.ass. Natasha Gregoriç Bon është një antropologe sociale me shumë vite përvojë hulumtimi në Shqipëri. Fushat e interesit të hulumtimeve përfshijnë: antropologjinë hapësinore, lëvizjet dhe mobiliteti, dinamikat e kufijve, evropianizimi, antropologjia e së ardhmes, antropologjia e ujit, etj. Ajo është autore e monografisë „“Hapësira mospërputhjesh: etnografi hapësire dhe vendi në fshatin Dhërmi/Drimades, Shqipëria e Jugut” e cila është përkthyer në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese ‘Morava’, Tiranë, Shqipëri më 2015. Ajo është bashkëautore e monografisë ‘ Lëvizja dhe krijimi i hapësirave’ (shtëpia botuese ZRC) dhe bashkë-redaktore e vëllimit “Vendet në lëvizje” (Berghahn Books). Për këtë të fundit, ajo dhe kolegu i saj/bashkë-redaktor Jaka Repiç janë shpërblyer me çmimin ‘Excellent in Science’ nga Agjensioni për hulumtim shkencor i Sllovenisë. Që nga viti 2008 ajo është recensuese redaktoriale e librit në revistën shkencore ‘Anthropologican Notebooks’, dhe që nga 2013-a ajo është bashkë-redaktore e serive “Space, Place, Time” pranë shtëpisë botuese ZRC. Ka qenë në shkëmbim edukativ pranë departamentit në Universitetin Canbera (Australi), studiuese/hulumtuese vizituese në SSEES, UCL (MB) dhe qendrën për studime të Europës Juglindore dhe Europiane (CSEES), Universitetin e Gracit (Austri) dhe ligjëruese vizituese në Aleksanteri Institute, Universiteti i Helsinkit (Finlandë), Universitetin Nagoya (Japoni). /KultPlus.com
Ky marsh protestues është reagim ndaj publikimit të fotografisë së rrejshme të deputetes së PDK’së Flora Brovina si dëshmi që u paraqit në Kuvend për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.
Me slloganin kryesor “Më trajto
dinjitetshëm” ky marsh protestues ka filluar nga sheshi “Zahir Pajaziti” në
Prishtinë, dhe po vazhdon deri tek sheshi “Ibrahim Rugova” pranë Kuvendit të
Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë protestë po marrin pjesë ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiari O’Connell dhe kryetarja e Alternativës Mimoza Kusari./KultPlus.com
Që nga fillimi i jetës time Jam duke kërkuar fytyrën Tënde Por sot e pashë.
Sot e pashë tërheqjen, Bukurinë, Mëshirën e papërshkruar Të fytyrës që po e kërkoja Ditën që të gjeta Ty.
Dhe ata që dje më qeshnin Dhe më fyenin Tu vie keq Që nuk kërkuan ashtu si kërkova unë.
Jam mahnitur nga madhëria e bukurisë Tënde Dhe do të dëshiroja të shikoja me njëqind sy. Zemra më është djegur me pasion Dhe e ka kërkuar përherë Këtë bukuri të mahnitshme që tani e mbajë.
Më vie turp ta quaj këtë dashuri njerëzore Dhe kam frikë nga Zoti ta quaj Hyjnore.
Era e aromës tënde, sikurse flladi i mëngjezit Erdhi tek qetësia e kopshtit.
Më fryve jetë të re në mua Jam bërë hija dhe rrezja jote e diellit.
Shpirti im thërret në ekstazë. Çdo fije në qenien time ka rënë në dashuri me Ty. Shkëlqimi Yt ka ndezur një zjarr në zemrën time Dhe e ke bërë të qartë për mua Tokën dhe Qiellin.
Shigjeta ime e dashurisë arriti cakun.
Jam në shtëpinë e mëshirës.
Dhe një vend lutjesh zemra ime u bë. /KultPlus.com
Muzeu i Luvrit nderoi dje arkitektin e piramidës prej xhami në hyrje të Luvrit. Arkitekti I.M. Pei i cili vdiq këtë javë në moshën 102 vjeçare në banesën e tij në Nju Jork.
Dhjetëra punonjës të Luvrit ishin mbledhur nën piramidën që shërben si hyrja e muzeut të famshëm. Në shenjë nderimi për veprën e arkitektit ata duartrokitën për një minutë.
Piramida me lartësi 22 metra fillimisht hasi në rezistencë të fortë. Presidenti i atëhershëm francez, Francois Mitterrand, i cili ishte në përurimin e piramidës, u bë vetë objekt kritikash kur u zbulua vepra e re prej xhami. Presidenti Miterrand e kishte zgjedhur personalisht arkitektin me origjinë kineze I.M. Pei për të kryesuar punimet restauruese në një kohë që Luvri ishte në nevojë urgjente riparimesh, raporton VOA.
Shumë francezë ishin kundër ndryshimeve në Luvër, pasi e konsideronin të paprekshëm këtë simbol të kulturës kombëtare.
Por Luvri, ashtu si i gjithë Parisi dhe Franca e pranuan ndryshimin që sjell koha. Sot piramida prej xhami mirëpret miliona vizitorë që vijnë për të parë muzeun çdo vit. Pasi vizitorët futen në piramidë, ata zbresin shkallët për tek salla qendrore ku fillojnë vizitën në Luvër.
I.M.Pei është autor i një numër ndërtesash të famshme edhe këtu në Uashington. Ashtu si në Luvër, edhe këtu u desh pak kohë që qyteti të mësohej me krijimet e tij./KultPlus.com
Reperi i famshëm kosovar Capital T, sapo na e rikujtoi njërën nga super këngët kosovare.
Bëhet fjalë për hitin e grupit TNT “200 Ditë”, të cilën reperi e ka publikuar sot në versionin e tij.
Kjo këngë që ka 20 vjet që luhet e këndohet, është sjellë nga Capital duke e miksuar refrenin e këtij hiti me një pjesë repture.
Madje Kapo e ka shoqëruar këtë rikrijim edhe me video klip, të cilin ai e ka sjellë në një formë tejet origjinale, e xhirimi ngjanë me video kasetat e viteve të 90-ta. /Prive.al/KultPlus.com
Një kohë të gjatë shitës i
patateve të skuqura (simbol gastronomik i Belgjikës ), Zenel Laci arrin të bëhet autor dhe aktor pasi t’i ketë këputur lidhjet me klanin familiar. Ai rrëfen në shfaqjen “ Fritland”.
Zenel Lacinë shfaqjen ” Fritland”
Ora dhjetë e mëngjesit. Në qendër të Brukselit është pak herët për të
ngrënë patate të skuqura në biznesin e
prindërve, ku Zeneli Laci ka punuar që nga mosha 14 deri 30 vjeçare.
Eshtë një pjesë e një jete të jashtëzakonshme që Zeneli na e shpalos mbi tavolinën prej druri, ne dyçanin Fritland, në këtë mbretëri të patateve të skuqura të Belgjikës, e cila ja ka tjetërsuar një pjesë të jetës, por që gjithashtu ka ushqyer njeriun e posaçërisht autorin dhe aktorin që është bërë sot.
Burg dhe muzë njëkohësisht Fritland, ja jep titullin shfaqjes të cilën e ka krijuar për teatrintë “ Poche “ të Brukselit.
Në katin e parë, ekipi i ditës është gati të hap dyert e dyçanit në orën
njëmbëdhjetë. Në bodrum, Zeneli Laci na tregon nje mori thasësh me patate, të
njëjtat patate që i qëronte që në moshën 12 vjeçe për prosperitetin e ndërmarrjes
familjare. Dhe, nëse me njëfarë melankolie na shpie t’i vizitojmë hapsirat e
lokalit, tani, krenar të na tregoj që edhe kryebashkiaku i qendrës së Brukselit,
z.Phlippe Closeështe një ndër klientët. Një mbrëmje aty ka hasur edhe Eden
Hazard ( futbollistibelg me famë ndërkombëtare ). Dyçani gjithashtu zgjon te
Zeneli kujtime të dhimbshme. Zhytur me erën e yndyrës së patateve ai na rrëfen rrugën
e tij të pabesueshme.
Dyçani Fritland ne qender te Bukselit
Një histori që rrënjët i ka ne Shqipëri, kur me 1952, gjyshërit dhe babai i tij ikin nga regjimi komunist. “ Gjyshi im ka qenë pronar tokash dhe përkrahës i Mbretit Zog. Duke iu kundërvenë regjimit komunist, ai rrezikonte të burgosej dhe të shpronësohej. Për këtë arsye kanë ikur “.
Babai i tij ishte 16 vjeç kurëndërronte të shkonte në Amerikë. Por realiteti do të jetë shumë më tragjik: duke kaluar kufirin gjatë një nate të ftohtë dimëri, familjes do t’i vdesin tre anëtarë, që do t’i varrosin në Kosovë, para se të barten në kampet e refugjatëve në Kroaci dhe Itali.
“Në atë kohë, refugjatët i drejtonin për në vendet europiane, por prindërit e mi shpresonin vazhdimisht ta marrin vizën për në Shtetet e Bashkuara “. Kot kanë pritur tetë vjetë në kampe refugjatësh para se të heqin dorë dhe të vendosen ne Belgjikë.
“ Prindërit kanë lindur në Shqipëri, dy motrat e mëdha në Kosovë, vëllai i madh në Itali, ndërsa vëllai tjetër dhe unë në Belgjikë “. Por, edhe pse vendoset në Belgjikë, i ati i Zenelit s’pranon të heq dorë nga ëndërra e tij. “ Ideja ishte të grumbulloj të holla të mjaftueshme që do t’i duheshin për të shkuar në Amerike. Si pasojë, një pjesë të mirë të kohës ne fëmijët e kalonim mbyllur në shtëpi. Babai s’na lejonte të shoqëroheshim me belg nga frika se: nëse integroheshim, ëndrra e tij per Amerikën, vdiste”.
Pasi ka punuar në qytetëzen Clabecq, ky baba kokëfortë, papritur zhvendoset me familje në Bruksel. “ Një mik ja kishte këshilluar këtë dyçan që jepej me qera. Babai, kurr në jetën e tij s’kishte përgatitur patate të skuqura, ( ushqimi më i preferuar belg ). Është punë e thjeshtë i kishte thënë: duhen patate, punëtorë për t’i qëruar, dhe të fërgohen dy herë në yndyrë. Babai e kupton se ky është fati i tij, dhe e merr lokalin ne vitin 1978, duke na vënë në punë neve pesë fëmijëve”.
“ Letërsia më ka shpëtuar.”
“Atë kohë isha 14 vjeç dhe vijoja një shkollë teknike. Kjo shkollë nuk me përshtatej, dhe në vend që shkoja tëtë orë në shkollë, unë fshihesha nën çati dhe lexoja”. Jules Verne, Edgar Allan Poe, Baudelaire, Rimbaud, Verlaine etj.
Por babai e zbulon që ai ikte nga shkolla, ja jap një shuplake dhe te nesermen e dërgon të punoj në dyçan. Gjatë atyre 16 viteve pune në Fritland, Zeneli, vazhdon të lexoj prapa banakut, të shkruaj poezi në çeset prej letre të patateve të skuqura. Dhe, përderisa vëllezërit e tij me të hollat që fitonin visheshin e dilnin, ai blen libra. Lokali Fritland, bëhet teatri i tij, një lloj observatori i gjendjes njerëzore. Për të mirën: për shembull kur lidhe miqë si më një të pastrehë, ish profesore i frëngjishtes i cili ia zbulon Sartre- in dhe filozofinë e tij, ose natën kur bisedonme një prostitutë humaniste, e cila do ta frymëzoj më vonë për personazhin e pjesës së vet “Valencia princesse du mond”( Valencia princeshë e botës ).
Por edhe për te keqen. “Atë kohë qendra e qytetit ku ndodhej dyçani ishte e dhunshme, punë kishte shumë, lokali ka qenë i hapur non-stop :24/24 orë, në nje zonë të rrezikshme ku qejflitë e natës, pijnë e festojnë. Kishte përleshje të çdoditëshme. Ka ndodhur të këtë edhe vrasje, dhe pavarësisht moshës tonë të re, duhej” shërbyer dhe mbrojtur njëkohësisht lokalin nga dhuna e natës. Domosdo, nga nevoja bëhesh edhe vet i dhunshëm. U pata mbyllur në vetvete, pothuaj s’flisja me askë, as me myshterinjtë. Në fund të natës strehohesha në letërsi. Duhej vjedhur kohë për lexim, (duke lexuar letërsi) kjo ishte mbijetesa im”.
Zenel Laci
Më 1997-të në moshën 30-të vjeçare, Zeneli kërkon të bëj jetë tjetër. Ai
braktis familjen, lë punën në lokal dhe fillon studimet për të arritur ëndërren
e tij.
Në vitin 2000, mbaron shkollën e lartë për skenografi dhe më 2004 vazhdon studimet universitare për regji dhe dramaturgji. Tani e tutje dyert e teatrit atij i hapen.
Deri tash, Zeneli ka shkruar dhe vënë në skenë pjesë dramatike ndër të cilat: Vivre, Human Beauty, Journal du femme du Kosove ( Ditari i një gruaje nga Kosova ), frymëzuar nga kronika e mbajtur nga Sevdije Ahmeti, militatnte shqiptare për të drejtat e njeriut, gjatë luftes në Kosovë.
Sot, Zeneli është autor, regjisor dhe aktor. Ai luan për herë të parë në skenë rolin e tij. Prej 23 prill, çdo mbrëmje në orën 20:30, para një salle të stërmbushur, rrëfen historinë e tij. Si shpërblim, duartrokitjet e gjata dhe të përzemerta të publikut ndezin sallën. Shfaqja vazhdon deri me 23 maj.
Suksesi publik, e shpie spektaklin në mediat belge: gazetat, radio, televizioni.
Ky vlerësim ka shtyer Olivier Blin, drejtor i teatrit të “ Poche “ të Brukselit, që shfaqja të luhet edhe dy javë në qershor : prej datës 8-të dhe 20-të, të muajit. dhe të riprogramohet për vitin e ardhshëm. Regjinë e ka bëre regjisori me origjinë franceze, Denis Laujol, njëherit edhe aktor në këtë shfaqje.
Ngjarja e saj është: historia e një fëmiu përkatësisht të riu të një refugjati politik shqiptar, që ka përballur realitetin, duke u emancipuar nga kultura patriarkale e prindërve te vet, dhe, duke pasur guxim të besoj e realizoj ëndërrën e tij.
Mediat belge shkruajnë për shfaqjen Fritland :
Me humor dh eprekës ! –La Libre Belgique
Lemë aty një copëzemre ! – Le soir
Kjo shfaqje të bën çmëndurisht mirë. Qeshim më shumë se njëherë, dalim nga aty të prekur dhe të lumtur. – Françoise Nice
Zenel Laci të mbërthen që në çastet e para ! – RTBF Culture
Një spektakël intim, i ndjeshëm dhe i çmuar. –Brussels isYours
I urojmë jetë të gjatë këtij krijimi të bukur. –RTBF La Première
Gazeta e madhe amerikane, “Boston Globe” ishte kritikuar ashpër në vitin 2004, kur vendosi të publikojë fotografi nga një konferencë e një asamblisti lokal, Chuck Turner.
Me titullin “Asamblisti merret me çështjen e Irakut”, Globe
raportoi se bashkë me aktivistin Sadiki Kambon paraqitën fotografi që gjoja
dëshmonin përdhunimin e grave irakiane nga ana e ushtarëve irakianë, raporton
KTV.
Fotografitë e prezantuara në vitin 2004 janë pjesë e filmit
të njëjtë për të rritur, një skenë të të cilit e përdori në Kuvend deputetja e
PDK-së, Flora Brovina.
Një ditë më vonë, gazeta amerikane kërkoi falje për
publikimin e artikullit, duke thënë se gaboi kur vendosi të publikojë pamjet e
konferencës së Turnerit.
Mediat amerikane, në atë kohë, arritën të konfirmojnë se
fotografitë ishin të rrejshme, e ishin pjesë e skenave të një filmi për të
rritur, të xhiruar në Hungari.
Për herë të parë, propagandën me këto fotografi e kishin
nisur disa faqe tuniziane.
Ndërkohë, e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e
Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, ka thënë se gratë e dhunuar nuk do të
dorëzohen kurrë pavarësisht pengesave që u dalin përpara.
“Motra e vëllezër të dashur, ju që e patët fatin e njëjtë me
mua, fat që tashmë jetën tonë po e rëndon, edhe ju vendësit e mi nga Kosova,
dua t’ju them dhe t’ju siguroj që zëri im do të jehojë gjithandej për të
vërtetën e madhe. Kot mundohen me mohime, me foto apo me forma tjera, sepse një
ditë drejtësia do të triumfojë. Përderisa ne kërkojmë drejtësi nga
institucionet tona, ata duhet të gjejnë mundësi për të ardhur deri te
drejtësia, sepse ne nuk do të dorëzohemi kurrë, gjërat duhet bërë pavarësisht
pengesave”, ka shkruar ajo në një reagim.
Në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë
luftës në Kosovë kanë dalë edhe shumë organizata që merren me mbrojtjen e kësaj
kategorie të viktimave të luftës.
Andaj, më 20 maj, në sheshet “Zahir Pajaziti” e “Skënderbeu”, në Prishtinë do të mbahet një marsh protestues.
N’kohë
t’vjetra gjaku për ftyrë ish kanë katër lira; gjaku i burrit dymdhetë lira e
varra sakat gjashtë lira.
Shkon
njani tu ni plak edhe e dvet:
– Qysh bâhet kjo punë qi varra i ka gjashtë lira e ftyra katër lira?
– Ftyra nuk lahet me pare, – ja kthei plaku. – Ai qi nuk don m’e hupë ftyrën e
vet, për tâ âsht pishtoli. Ai qi nuk ka dert për ftyrë e do m’i marrë paret,
boll i ka katër lira.
Pas publikimit të një fotoje nga Flora Brovina, e cila deri dje pretendoi të ishte e vërtetë dhe që ishte shkrepur në Kosovë, ka rezultuar me reagime të mëdha nga qytetarët e Kosovës, të cilët po kërkojnë dorëheqjen e Flora Brovinës. Një reagim të tillë e ka shprehë edhe aktori i njohur kosovar Shkumbin Istrefi. Më poshte e keni reagimin e plotë.
Nuk
eshte znj. Flora Brovina fajtorja. Ajo eshte viktime e nje mentaliteti te
mbjellur qysh moti. Mentalitet, i cili po e con drejt de-moralizimit total kete
shoqeri.
Makiavelizem total – por jointelegjent.
Jemi bo per gjynah.
Znj.
Flora, doreheqja juaj mund te jete hapi i pare drejt kendelljes eventuale, qe
megjithate do te marre kohe e kohe, gjenerata e gjenerata.
Flora Brovina ka publikuar një fotografi që sipas saj dëshmonte që e posedon nga dhunimet e luftës të ushtruara nga serbët mbi gratë dhe vajzat shqiptare, por kjo foto më pas ka rezultuar të jetë e pavërtetë, pasi që kjo foto është marë në Irak. Pikërisht ky shtrembërim ka bërë që të reagojnë qytetarët nga të gjitha anët./KultPlus.com
Në një mbrëmje artistike, ku kryefjala ka qenë arti i pikturës realiste, mjeshtri i peizazhit shqiptar Agron Polovina ka mbledhur miq, kolegë, adhurues të pikturës, njerëz të artit, kulturës, trashëgimisë dhe nxënës shkollash.
Rrugëtimi artistik i Agron Polovinës është ndalur në Fier, ku në galerinë
“Vilson Kilica”, ai ka hapur ekspozitën e tij personale, të radhës. Një mbrëmje
me miqtë dhe për miqtë, për të prezantuar veprat e tij, realizuar kohët e
fundit, ku mjeshtëria e ngjyrave, bashkuar me magjinë e formave, janë ngjizur
natyrshëm në pikturën që Polovina ka krijuar tani më me identitetin e vetë.
Mbrëmjen e djeshme, galeria e qytetit të Fierit solli për publikun 25 veprat
në pikturë, në një mbrëmje që ka mbajtur nën emocionet e peizazhit të
pranishmit, të cilët i bashkon dashuria e pazëvendësueshme për artin e pikturës.
Abaz Hado, kritik arti, në cilësinë e kuratorit të kësaj ekspozite theksoi në
fjalën e tij se piktura e Agron Polovinës është po aq realiste, sa dhe moderne,
e strukturuar fort dhe në mënyrë
profesionale.
“Piktura e Agron Polovinës është pikturë realiste, sepse ai jeton dhe punon
në një qytet, ku çdo piktor e ka ëndërr të punojë në atë Beratin e bukur me veçanti
karakteristike. Ai vjen gjithashtu nga një shkollë realiste, që nuk e braktis
vetveten për hir të një kërkese dhe me tendencë të kohës për transformim deri
në abstraksion. Arti i tij synon realizmin dinamik, që afron me pas
impresionizmin si pëlqim, por që më tej afron dhe në simbolikë që e bëjnë një
pikturë ekspresioniste, me element të dukshëm simbolikë”, ka thënë Abaz Hado në
hapje të kësaj ekspozite. Ai më pas vlerësoi se veprat e Polovinës janë vepra që
nuk kërkojnë të përcaktohen detyrimisht në një drejtim apo rrymë.
Në këtë hapje, të pranishmit i përshëndeti edhe vet autori Polovina, kurse kjo ekspozitë do të rri e hapur për disa ditë./KultPlus.com