Më shumë se 4000 turistë prenotuan shtretër në Korçë dhe fshatrat e saj turistike, vetëm në 10-ditëshin e fundit të vitit 2024. Gjithashtu u shpenzuan nga turistët që kaluan këto festa në Korçë 2,5 milionë euro.
Niko Peleshi, drejtuesi politik i PS për Qarkun Korçë, publikoi disa shifra në rrjetet sociale duke i vlerësuar ato si dëshmi të fuqisë që ka kjo zonë si destinacion i preferuar për pushime.
“Sipas vlerësimeve të ekspertëve, edhe këtë dimër Korça mbetet një histori suksesi për turizmin shqiptar”, shkroi Peleshi në rrjetet sociale.
Përveç qytetit të Korçës, ndër fshatrat më të preferuara për turizmin dimëror mbeten Dardha, Voskopoja dhe Boboshtica. Mikpritja, traditat e pasura dhe bukuritë natyrore të juglindjes vijojnë të tërheqin vizitorë nga e gjithë Shqipëria por edhe turistë të huaj, duke e vendosur Korçën në krye të hartës turistike të festave./ KultPlus.com
Megjithëse ujqërit mbeten një specie e mbrojtur në Zvicër, “në vitet e fundit, popullsia e ujqërve është rritur në mënyrë eksponenciale. Në të njëjtën kohë, sulmet e ujqërve ndaj bagëtive janë rritur ndjeshëm”, sipas Këshillit Federal.
Prandaj, një legjislacion i ndryshuar i gjuetisë që hyn në fuqi më 1 shkurt, u lejon kantoneve të qëllojnë ujqër për të parandaluar dëmtimet e mundshme.
Megjithatë, kjo mund të bëhet vetëm në kushte strikte.
Siç shpjegon qeveria: “Duhet të ketë rrezik për bagëtinë dhe duhet të jenë zbatuar masat për mbrojtjen e tufës. Disa nga ujqërit e rinj mund të vriten nëse plotësohen këto kushte. Pako të tëra mund të asgjësohen vetëm nëse shfaqin sjellje të padëshirueshme dhe kjo masë nuk çon në rënien e numrit të paketimeve në rajon nën numrin minimal.”/ KultPlus.com
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetarja ukrainase Olga Priadko, që po qëndronte në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”.
Sipas njoftimit të AGK-së, 51-vjeçarja ka vdekur në banesën e saj, ku jetonte për më shumë se dy vjet me djalin e saj.
“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51 vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosova”. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se 2 vjet me djalin e saj, Yaroslavin. AGK dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) shprehin ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko. Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
111 vjet më parë Ismail Qemali dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të parë të Shqipërisë. Studiuesi Evarist Beqiri, i cili më herët ka shkruar librin “Themeluesi, Lidershipi i Ismail Qemalit”, sjell fakte historike që lidhen me këtë akt.
Më 2 janar 1914, vetëm pak ditë para dorëheqjes së tij nga kryesimi i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, Ismail Qemali i shkruajti një letër prefektit të Elbasanit, Aqif Pashës. Evarist Beqiri thotë se, në këtë letër Ismail Qemal Vlora analizonte me një qartësi mbresëlënëse situatën politike në vend dhe tregonte rrugën drejt së ardhmes: “Shqipërinë e shpëtuam, i bindëm tërë mbretëritë ta pranojnë se Shqipëria siguron ekuilibrin ballkanik dhe prandaj është e domosdoshme për paqen botërore të Evropës dhe me ndihmën e perëndisë, nuk ka mbetur vend për ndonjë rrezik që të na shqetësojë në të ardhmen. Por për ne ka mbetur vetëm një çështje që na shqetëson: ne nuk e durojmë dot njëri-tjetrin dhe, e mirë apo e keqe, çdo gjë që bëjmë në anën tonë, has në vështirësi dhe sjell pasoja”.
Dorëheqja e Ismail Qemalit krijoi një boshllëk, i cili nuk mund të mbushej nga administrata e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit. Ismail Qemali së bashku me familjen e tij u largua nga Vlora drejt Italisë e më tej në Francë. Pavarësisht situatës dramatike, ai nuk e humbi optimizmin dhe e shikonte largimin si të përkohshëm. Ai i këshilloi njerëzit e tij që të vazhdonin të bashkëvepronin me njëri-tjetrin “se një ditë do të vinte ora e bardhë e fatit të Shqipërisë”.
Studiuesi Evarist Beqiri sjell dhe tekstin e plotë të procesverbalit ku pasqyrohet zyrtarisht dorëheqja e Ismail Qemalit: “Sot, më 22 janar 1914, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit u mblodh në prani të Shkëlqesisë së Tij Ismail Qemal Beut. Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, i bindur se rruga e vetme për t’i dhënë fund përçarjes dhe anarkisë, që sundon në vend është krimi i një qeverie të vetme për të gjithë Shqipërinë, dhe, meqë në rrethanat e tanishme ky qëllim mund të arrihet vetëm nëse ai e kalon pushtetin në duart e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit si përfaqësues i Fuqive të Mëdha, në prani të ministrave të tij ia përsëriti Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit kërkesën e paraqitur më parë, që ky Komision të marrë përsipër këtë detyrë dhe të marr pushtetin në duart e tij. Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit çmon me respekt ndjenjat atdhetare nga është nisur Shkëlqesia Ismail Qemal Bej në veprimet e tij, e pranon këtë delegim pushteti dhe, me autorizimin përkatës të Fuqive të Mëdha, merr përsipër në emër të qeverisë që përfaqëson administrimin e Shqipërisë. Nënshkruar: “Ismail Qemali, Nadolny, Petroviç, Krajewski, Harry Lamb, Leoni, Petriaew.”
Bashkëpunëtori besnik i Ismail Qemalit, Aqif Pashë Elbasani, i dërgoi një telegram ku shkruhej: “Gjesti atdhetar i Shkëlqesisë Suaj u shton një fletë lavdie shërbimeve të larta atdhetare të bëra nga ju. Meritoni nderime dhe me këtë rast adhuroj Shkëlqesinë tuaj.”
Ismail Qemali u largua nga Vlora dhe shkoi për të pushuar pak kohë në Nicë, për t’u rikthyer sërish në Shqipëri në maj 1914. Ai ishte zhgënjyer me zgjedhjen që bënë Fuqitë e Mëdha, në caktimin e një sovrani anonim, megjithatë e mbështeti atë./ KultPlus.com
Iniciativa e të Rinjve për të Drejtat Humanitare do të hap Muzeun e Fëmijëve të Luftës, sot nga ora 18:00.
Kjo nismë ka për qëllim ruajtjen e kujtimeve të fëmijërisë nga Lufta e Kosovës, duke siguruar që përvoja personale e luftës të mos harrohet. Muzeu do të prezantojë objekte personale, video-dëshmi dhe ekspozita të kuruara që theksojnë përvojat e fëmijëve gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Fëmijët që i mbijetuan luftës së fundit në Kosovë përjetuan një ndërprerje simbolike të fëmijërisë së tyre. Ekspozita “Loja e Ndërprerë” paraqet një udhëtim të fshehjes, ikjes në kushte ekstreme, ballafaqimin traumatik me humbjen dhe vdekjen, si dhe të situatës së krijuar pas përfundimit të luftës.
Muzeu ofron një hapësirë të përbashkët të kujtesës kolektive, ku tregime të harruara të së kaluarës marrin vëmendjen e merituar.
“Ne besojmë se e ardhmja fillon nga njohja e së kaluarës. Ne jemi të vetëdijshëm mbi kompleksitetin e nuancuar të përvojave të luftës dhe kuptojmë rëndësinë e risjelljes së këtyre tregimeve. Muzeu i Fëmijëve të Luftës shërben si një hapësirë alternative për t’u informuar dhe afruar më shumë me përvojat reale të fëmijëve të luftës. Muzeu do të na bëjë të pyesim veten mbi atë që dimë në lidhje me të kaluarën, dhe do të na shtyjë të reflektojmë mbi pasojat e luftës. Shpresojmë që ky muze të shërbejë si një vend kujtimi që do të nxisë kureshtje kritike, empati dhe dëshirë për liri dhe paqe në të ardhmen”, thuhet në njoftim./ KultPlus.com
Sot, kujtojmë lindjen e Elena Gjikës (Dora D’Istria, 1828-1888).
Elena Gjika lindi në Bukuresht të Rumanisë më 22 janar të vitit 1828. Ndonëse vendlindja e saj ishte Bukureshti, ajo përmend në letrat e saj origjinën e familjes së saj nga qyteti i Pragës.
Elena Gjika me aktivitetin e saj si shkrimtare dhe publiciste, përkrahu lëvizjen e Rilindjes Kombëtare, si dhe lëvizjen kulturore përparimtare të Europës. Ajo mbajti lidhje të ngushta me veprimtarë të shquar siç ishin: De Rada, Dhimitër Kamarda, Zef Jubani, Zef Serembe, Thimi Mitko, etj.
Disa nga studimet e saj, vlejnë të përmenden: “Kombësia shqiptare sipas këngëve popullore” (La nationalite albanaisi d’apres les chants populaires), 1866, “Shkrimtarët shqiptar të Italisë jugore” (Gli scrittori albanesi dell’Italia meridionale), 1867, “Shqiptarët në Rumani” (Gli albanesi in Rumenia), 1873 etj. Në këto studime Elena Gjika nxirrte në pah traditat, doket, kulturën dhe historinë e shqiptarëve e luftën e popullit shqiptar kundër sundimit osman. Ajo shfaqi interesa të shumanshme në shumë fusha si: sociologji, folkloristikë, letërsi e kritikë letrare.
Në shenjë mirënjohje për ndihmesën e dhënë ndaj çështjes shqiptare në botë, patriotët rilindës e arbëreshë të Italisë e Greqisë i kushtuan librin me titull: “A Dora D’Istria- Gli albanesi” (Dora D’Istrias- Shqiptarët) më 1870. Elena Gjika vdiq në Firence në vitin 1888. / KultPlus.com
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025” që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART).
FSK është pjesë e këtij ushtrimi në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga FART, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera thuhet se ushtrimi Fushor “Winter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorial të Turqisë.
“Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive , si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët.”, bëhet e ditur në komunikatë./ KultPlus.com
Poeti romantik anglez, Bajroni lindi në Londër më 22 janar 1788 në një familje aristokrate të varfëruar. Kur ishte dhjetë vjeç, me vdekjen e xhaxhait, Bajroni trashëgoi titullin Lord dhe pallatin e çifligun Newstead Abbey.
Më 1801 Bajronin e dërguan në Harrow, në shkollë, ku studioi gjuhët greke e latine, historinë dhe letërsinë angleze. Në moshën 18 vjeçare, Bajroni hyri në Universitetin Kembrixhit (Trinity College). Më 1809 zuri vendin e tij në Dhomën e Lordëve, ku u shqua për idetë përparimtare. Po këtë vit ndërmori një udhëtim nëpër Evropë. Gjatë vizitës së tij në Shqipërinë Jugore, më saktësisht në Janinë, Lord Bajroni mori si kujtim nga ato vise një kostum tradicional shqiptar. Do të ishte pikërisht bukuria dhe e veçanta e këtij kostumi, që në verën e vitit 1813 do ta shtynin piktorin Thomas Philips që të realizonte portretin e famshëm të Lord Bajronit veshur me kostumin shqiptar, me titull “Portrait of a Nobleman in the dress of an Albanian” (Portret i një fisniku me veshje shqiptare). Portreti u vendos në Royal Academy dhe tani është i vendosur në ambasadën britanike në Athinë.
Midis veprave letrare të tij, një vend të rëndësishëm zë poema “Çajld Harold’s” (Childe Harold’s Pilgrimage, 1812-1817), shkruar në bazë të përshtypjeve nga udhëtimet të poetit në Spanjë, Greqi, Shqipëri, Zvicër, Itali etj. Poemën e përshkon patosi i luftës për liri të popujve të shtypur e të robëruar. Në të, Xhorxh Bajroni u këndoi traditave dhe zakoneve burrërore të shqiptarëve, trimërisë dhe dashurisë së flaktë të tyre për lirinë.
Në letrën dërguar nënës së tij në datën 12 nëntor 1809, midis të tjerash Bajroni shkruan:“…I dua shqiptarët shumë. Në udhëtimin që bëra, kam rojtur një herë dy ditë, dhe një herë tjetër tri ditë, në një kazermë shqiptarësh, dhe s’kam gjetur kurrë ushtarë aqe të pëlqyer sa shqiptarët, ndonëse kam qenë në garnizonet e Gibraltarit e të Maltës, dhe kam parë shumica ushtarësh spanjollë, frengj, sicilianë dhe anglezë. Nuk më rodhën gjësende, dhe më ftuan me gëzim të marr nga zahireja dhe nga qumështi i tyre…”
Në vitin 1823 Bajroni u nis për në Greqi ku u bë frymëzues i luftës për pavarësi kombëtare të Greqisë kundër turqve. Nuk arriti të shihte çlirimin e saj sepse u sëmur nga ethet dhe vdiq në Mesolongj, më 19 prill 1824, në moshën 36-vjeçare. / KultPlus.com
• Jam më i dituri ndër të gjallët, se e di një gjë, e di se nuk di asgjë.
• Ka vetëm një të mirë: dituria. Dhe vetëm një të keqe: padituria!
• Mos u ngut të zësh miq, por, kur t’i zësh, mos i braktis!
• Ai që dëshiron ta ndryshoje botën, fillimisht duhet të ndryshojë veten e tij!
• Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten!
• Nuk jam as athinas, as grek, jam qytetar i botës!
• Ruaje emrin si thesarin tënd më të shtrenjtë, sepse besueshmëria është si zjarri; po ta kesh ndezur, e ke të lehtë ta ruash, por, po ta shuash, të bie barra e rëndë ta ndezësh prapë!
• Fitimi i emrit përkthehet në përpjekjet për të qenë çka dëshiron!
• Gjithë shpirtrat e njerëzve janë të pavdekshëm, por shpirtrat e të drejtëve janë edhe të pavdekshëm, edhe hyjnorë!
• Lëviz vetë, përpara se të lëvizësh botën!
• Për sa i përket martesës ose beqarisë, vendos vetë, o njeri, por ta dish mirë se ke për t’u penduar!
• Martohu, patjetër. Po të ra gruaja e mirë, do të jesh i lumtur; po të ra e keqe, do të bëhesh filozof!
• Arrita në përfundimin se nuk ishte mençuria ajo që u dha mundësi poetëve të shkruanin poezi, por një lloj instinkti apo frymëzimi, si ai që hasim tek orakujt dhe profetët, të cilët i përcjellin mesazhet e tyre të larta pa e ditur fare kuptimin e tyre.
• Ruaju nga shterpësia e jetës së ngarkuar me punë!
• Kur përfundon rrahja e mendimeve, shpifja bëhet vegël në duart e humbësit!
• Mos harro se vepra dhe fjala të bëjnë dhe të zhbëjnë njëlloj!
• Kush lëndohet nuk duhet të hakmerret duke lënduar, sepse kurrë nuk është e drejtë të bësh padrejtësi; dhe nuk është e drejtë të hakmerresh duke lënduar, as t’i bësh keq tjetrit, sado të të ketë munduar!
• Të këqijtë jetojnë për të ngrënë dhe për të pirë, ndërsa të mirët hanë dhe pinë për të jetuar!
• Mos i quaj besnikë ata që të lëvdojnë fjalët dhe veprat, por ata që me përzemërsi të qortojnë për gabimet!
• I ndershmi mbetet gjithmonë fëmijë!
• Sot fëmijët janë tiranë. Ata kundërshtojnë prindërit, luajnë me bukën e gojës dhe u marrin shpirtin mësuesve të tyre!
• Lehtë mund të falim një fëmijë që ka frikë nga errësira. Tragjedia e vërtetë e jetës është kur njerëzit kanë frikë nga drita!
• Shikoni, sekreti i lumturisë nuk mund të gjenden në të kërkuarit shumë e më shumë por në zhvillimin e kapaciteteve për t’u kënaqur më pak!
• Vërtetë, isha aq i ndershëm, sa nuk pranova të bëhesha politikan dhe të jetoja njëherësh!
• Mençuria fillon nga habia!
• Nuk është me rëndësi vetëm të jetuarit, por edhe rregullat se si jeton!
• Mos harro se asgjë nuk është e qëndrueshme në marrëdhëniet njerëzore; prandaj shmang ngazëllimin e pavend që vjen nga begatia, ose brengën e pavend që vjen nga mjerimi!
• Mos i zër miqtë me lajka, por duke u dhënë dhurata të prekshme dashurie!
• Kur njerëzit mashtrohen dhe mbrujnë mendime që e tejkalojnë të vërtetën, atëherë kuptohet se gabimi ka hyrë në kokën e tyre përmes një lënde të ngjashme me të vërtetën!
• Ora e ndarjes arriti, secili nga ne duhet të ndjekë udhën e vet – unë duhet të vdes, kurse ju duhet të jetoni. Vetëm Zoti e di cila nga këto udhë është më e mira!
• Nëse njeriu krenohet me pasurinë e tij, nuk duhet të lëvdohet, deri sa të merret vesh se si e shfrytëzon atë!
• Vdekja mund të jetë bekimi më i madhërishëm njerëzor.
Apple ka pezulluar njoftimet e mediave të krijuara nga inteligjenca artificiale pas gabimeve të përsëritura.
Kompania amerikane e teknologjisë Apple ka pezulluar njoftimet e lajmeve dhe argëtimit pasi u përball me kritika dhe ankesa për gabime të përsëritura në përmbledhjet e lajmeve të saj.
Përveç kësaj, kompania po bën ndryshime në njoftimet përmbledhëse në të gjithë bordin për të lejuar transparencë më të madhe, raporton Tech Crunch.
“Përmbledhjet e njoftimeve për kategorinë e lajmeve dhe argëtimit do të jenë përkohësisht të padisponueshme dhe do të riaktivizohen në një përditësim të ardhshëm pasi të përpunohen”, tha një zëdhënës i Apple.
Ndryshimi vjen disa javë pasi BBC iu ankua Apple se inteligjenca artificiale e kompanisë me bazë në Cupertino kishte keqinterpretuar një nga artikujt e shërbimit publik britanik dhe pretendoi në mënyrë të rreme në titull se Luigi Mangione, njeriu i arrestuar në lidhje me vrasjen e CEO të UnitedHealthCare, Brian Thompson. , u vetëvra me armë zjarri në burg.
AI i Apple gjithashtu përmblodhi gabimisht artikujt nga The New York Times dhe The Washington Post, sipas raporteve nga gazetarët.
“Ne jemi të kënaqur që Apple i është përgjigjur shqetësimeve tona dhe ka ndaluar funksionin e Përmbledhjes së Lajmeve”, tha një zëdhënës i BBC.
Ai njoftoi se shërbimi publik britanik po pret me padurim një “bashkëpunim konstruktiv” me Apple në hapat e ardhshëm.
“Prioriteti ynë është saktësia e lajmeve që i përcjellim audiencës, gjë që është thelbësore për ndërtimin dhe ruajtjen e besimit”, përfundoi një zëdhënës i shërbimit mediatik britanik.
Në vazhdën e takimeve kulturore “Pena e Dritës” do të organizohet ligjëratë për shkrimtarin e shquar shqiptar, Anton Pashku, me rastin e muajit të tij të lindjes, shkruan KultPlus.
Në këtë takim, dramaturgu dhe skenaristi Arian Krasniqi do të paraqitet me ligjëratën “Kritika filmike e Anton Pashkut”. Kjo ligjëratë shoqërohet edhe me një program artistik, kurse në mbarim të saj do të ketë edhe një kohë diskutimi me audiencën.
Ligjërata mbahet më 23 janar 2025, në bibliotekën “Ernest Koliqi” në Prishtinë, në orën 19:00. / KultPlus.com
Sonte hëna ëndërron e lodhur, e mërzitur Si një grua e bukur që mes jastëkësh t’butë Përkëdhel gjijt butësisht e lehtë, e dremitur, Ndërsa ledhatimi ëmbël në ëndrra e fut.
Mbi supin –saten të reshmeve të bardheme, Syri i saj mashtrohet me pamje të rreme Ajo tretet e tëra në prehrin e zalisë, Që lulëzojnë , ngjitjen e drejt kaltërisisë.
N’këtë molisje t’ëmbël, ashtu tinës e kot, Kur ajo ndonjëherë lëshon një pikë lot, Një poet besnik, që tërë natën s’ka fjetur,
Në dorën e vet na e merr lotin e trishtimit, Me një shkëlqim ylberi si t’ish prej rrezatimit, Dhe e shtrëngon në zemër, nga sytë e djellit fshehur./ KultPlus.com
Në Lima, kryeqytetin e shtetin latino-amerikan Peru, është zbuluar fosil 9 milionë vjeçar i peshkaqenit.
Ndërkaq, me rastin e Ditës Kombëtare të Paleontologëve, që shënohet më 20 janar, në Lima, një grup vizitorësh morën pjesë në ekspozitën e fosileve.
Institucionet kushtuar paleontologjisë në Peru bashkuan forcat për të shënuar Ditën Kombëtare të Paleontologjisë me një ekspozitë që shfaq ekzemplarë të jashtëzakonshëm, duke përfshirë fosilin e një peshkaqeni 9 milionë vjeçar (Cosmopolitodus hastalis).
Mes tjerash në ekspozitë u shfaqën edhe një krokodil i mitur (Piscogavialis) dhe dhëmbi i fosilizuar i një megalodoni, një specie e zhdukur e peshkaqenit gjigant.
Aktiviteti u organizua në Institutin Gjeologjik, Minierash dhe Metalurgjik të Perusë (INGEMMET). /atsh/ KultPlus.com
Bukuritë natyrore dhe oferta turistike Shqipërisë do të jenë pjesë e panairit global që do të mbahet në Madrit.
Shqipëria do të prezantohet para 9000 ekspozuesve të këtij panairi.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjetet sociale videon promovuese për pjesëmarrjen në këtë panair, që do të mbahet nga 22 deri në 26 janar.
Me sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria synon të tërheqjen e më shumë vizitorëve gjatë vitit 2025 me anë të ofertave të larmishme natyrore, prodhimeve lokale, ushqimin mesdhetar dhe produktet artizanale.
Ky është viti I dytë që vendi ynë prezantohet me një ofertë turistike në panairin e Madridit.Shqipëria priti gjatë vitit 2024 11.7 milionë turistë të huaj duke pësuar një rrtije me mbi 15% krahasuar kjo me një vit më parë.
Gjatë viti të kaluar u vu re një shtim i numrit të vizitorëve nga vendet e Europës perndimore si Italia,Gjermania apo Franca por edhe nga vendet e largëta aziatike./abcnews.la/ KultPlus.com
Zemra e madhe ishte mësuesi i vërtetë në artin dramatik të këngëtares së famshme italiane, Giuditta Angiola Maria Costanza Pasta (26 Tetor 1797 -1 prill 1865). Pa atë shpirt mëkuar bekimesh mirësie, dhe zërin e saj virtuoz, ajo nuk do të rritej në shtatoren e lavdisë dhe përjetësohej në kujtesën e kohës. Episodet nga jeta e saj tregojnë për bujarinë dhe shpirtin e mirë.
Një pasdite të kthjellët, gjatë një shëtitjeje përgjatë bregut të Triestes, Giuditta Pasta, këngëtarja e madhe e operës, u ndal papritur kur iu afrua një vajzë e vogël, rreth katër a pesë vjeçe. Vajza, e veshur me rroba të grisura, shtriu dorën dhe i foli me një zë të dridhur, por të mbushur me dinjitet:
“Më ndihmoni, zonjë, për nënën time. Ajo është e verbër dhe nuk mund të kujdeset për ne.”
Pasta mbeti e ngrirë për një çast, sikur fjalët e vajzës kishin depërtuar përtej dëgjimit, drejt zemrës së saj. Ajo e vështroi fëmijën dhe, në atë çast, pa më shumë se një vajzë të vogël që kërkonte lëmoshë. Ajo pa një botë të tërë vuajtjesh: nënën e saj të verbër, një dhomë të ftohtë dhe të varfër, netët e gjata pa ngrohje dhe mungesën e ushqimit.
Sytë e Pasta-s u mbushën me lot. Pa thënë asgjë, ajo zgjati duart dhe i dha vajzës gjithçka kishte me vete – monedha, bizhuteri, gjithçka që mund të kishte vlerë.
Shokët e saj, të cilët po e shoqëronin në këtë shëtitje, mbetën të shtangur nga ky gjest i papritur. Njëri prej tyre guxoi të pyeste:
“Giuditta, pse gjithë kjo zemërgjerësi? Vajza ishte vetëm një lypëse.”
Pasta, ende e prekur, iu përgjigj me një ton solemn:
“Fëmija nuk më kërkoi vetëm lëmoshë. Ajo më foli me një madhështi që s’e kam dëgjuar kurrë më parë, as në skenat më dramatike. Në sytë dhe zërin e saj ishte gjithë dhimbja e botës, por edhe një forcë që e bënte të pamundur të mos përgjigjesha. Nëse do të mund të arrija një theks të tillë dramatik, do të isha një artiste edhe më e madhe.”
Ky episod mbeti si një kujtim i përjetshëm i thellësisë së shpirtit të Giuditta Pasta, një grua që jo vetëm e jetonte artin, por e gjente atë edhe në dhimbjen dhe forcën e njerëzve të zakonshëm.
Kjo anekdotë mbeti emblematike për Giuditta Pasta, një nga këngëtaret më të mëdha operistike të shekullit të 19-të, është një episod që shpesh përmendet për të ilustruar ndjeshmërinë dhe humanizmin e saj të thellë. Pasta, e njohur jo vetëm për zërin e saj të jashtëzakonshëm, por edhe për aftësinë e saj dramatike, duket se e ka vlerësuar emocionin dhe shpirtin e pastër të vajzës së vogël, që përmes thjeshtësisë dhe dhimbjes së saj, arriti të shprehë një patos të papërsëritshëm./ KultPlus.com
Kush kontrollon të kaluarën kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen kontrollon të kaluarën.
Një popull që zgjedh politikanë të korruptuar, mashtrues, hajdutë dhe tradhtarë nuk janë viktima, por bashkëpunëtorë.
Liria është liria për të thënë se dy plus dy bëjnë katër.
Thelbi i të qenit njeri është se nuk kërkon përsosmëri.
Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa janë më të barabarta se të tjerat.
Udhëheqësit që frikësojnë njerëzit e tyre me gjak, punë të palodhur, lot dhe djersë janë më të besuar se politikanët që premtojnë mirëqenie dhe prosperitet.
Çdo brez e konsideron veten më të zgjuar se ai i mëparshmi dhe më i mençur se tjetri.
E vërteta është se për shumë njerëz që e quajnë veten socialistë, revolucioni nuk do të thotë lëvizje e masave me të cilat ata shpresojnë të shoqërohen; do të thotë një sërë reformash që “ne”, ata të zgjuarit, do t’i imponojmë “atyre”, qenie të një rendi më të ulët.
Një shoqëri bëhet totalitare kur struktura e saj bëhet në mënyrë flagrante artificiale: kjo është kur klasa e saj sunduese ka humbur funksionin e saj, por arrin të kapet në pushtet me forcë ose mashtrim.
Nëse liri do të thotë diçka, do të thotë e drejta për t’u thënë njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.
Njerëzit sakrifikojnë jetën e tyre për hir të komuniteteve të caktuara – për hir të kombit, njerëzve, bashkëbesimtarëve, klasës – dhe ata e kuptojnë se kanë pushuar së qeni individë vetëm në momentin kur plumbat fishkëllijnë. Ndjeni ata edhe pak më thellë, dhe ky përkushtim ndaj komunitetit do të bëhej një përkushtim ndaj vetë njerëzimit, i cili nuk është aspak një abstraksion.
Duke parë të gjithë botën në tërësi, lëvizja për shumë dekada nuk ka qenë drejt anarkisë, por drejt rivendosjes së skllavërisë.
Askush nuk mund të ngjallë shumë entuziazëm për një Qeveri e cila ju fut në burg nëse hapni gojën.
Zgjedhja për njerëzimin qëndron midis lirisë dhe lumturisë dhe për pjesën më të madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë.
Gabimi është të besosh se nën një qeveri diktatoriale mund të jesh i lirë brenda.
Imagjinata, si kafshë të egra të caktuara, nuk do të shumohet në robëri.
Kishte një besim në revolucionin dhe të ardhmen, një ndjenjë se papritmas u shfaq në një epokë barazie dhe lirie.
Mendimi i dyfishtë nënkupton fuqinë e mbajtjes së dy besimeve kontradiktore në mendjen e dikujt, dhe pranimin e të dyjave.
Nëse doni një fotografi të së ardhmes, imagjinoni një çizme që shtamposur në fytyrën e njeriut – përgjithmonë.
Fuqia qëndron në copëtimin e mendjeve njerëzore dhe bashkimin e tyre përsëri në forma të reja sipas zgjedhjes suaj.
Në secilën prej atyre kutive të vogla të llaçit, ka një bastard të varfër që nuk është kurrë i lirë, përveç kur ai është duke fjetur dhe ëndërruar.
Fuqia nuk është mjet; eshte një qëllim. Dikush nuk vendos një diktaturë për të mbrojtur një revolucion, ai bën revolucionin për të vendosur diktaturën.
Kërcënimet ndaj lirisë së fjalës, shkrimit dhe veprimit, edhe pse shpesh të parëndësishme në izolim, janë kumulative në efektin e tyre, dhe nëse nuk kontrollohen, çojnë në një mosrespektim të përgjithshëm të të drejtave të qytetarit.
Ne e dimë se askush nuk e merr pushtetin me qëllim që të heqë dorë prej tij.
Çdo brez imagjinon veten të jetë më inteligjent se ai që shkoi para tij dhe më i mençur se ai që vjen pas tij. Ky është një iluzion.
Nëse doni të mbani një sekret, duhet gjithashtu ta fshehni nga vetja.
Përballë dhimbjes nuk ka heronj.
Nuk është e mundur që çdo person që mendon të jetojë në një shoqëri të tillë si e jona, pa dashur ta ndryshojë atë.
Në tërësi qeniet njerëzore duan të jenë të mira, por jo shumë të mira, dhe jo gjatë gjithë kohës.
Njerëzit mund të parashikojnë të ardhmen vetëm kur ajo përkon me dëshirat e tyre, dhe faktet më të dukshme mund të injorohen kur ato janë të padëshirueshme.
Ndoshta dikush nuk do donte ta donin më shumë sa të kuptonin.
Kombi është i lidhur së bashku nga një zinxhir i padukshëm.
Mendoni për jetën ashtu siç është në të vërtetë, mendoni për detajet e jetës; dhe pastaj mendoni se nuk ka kuptim në të, asnjë qëllim, asnjë përfundim përveç varrit. Me siguri vetëm budallenjtë ose vetë-mashtruesit, ose ata, jeta e të cilëve është jashtëzakonisht me fat, mund ta përballojnë këtë mendim pa u dridhur.
Ne tani jemi zhytur në një thellësi në të cilën ripërsëritja e së dukshmes është detyra e parë e njerëzve inteligjentë.
Në Angli ende besohen koncepte të tilla si drejtësia, liria dhe e vërteta objektive. Ato mund të jenë iluzione, por janë iluzione shumë të fuqishme.
Realiteti ekziston në mendjen e njeriut, dhe askund tjetër.
Çështja është se ne të gjithë jemi të aftë të besojmë gjëra për të cilat ne dimë se janë të pavërteta, dhe pastaj, kur më në fund vërtetohemi se jemi të gabuar, duke i shtrembëruar në mënyrë të paturpshme faktet në mënyrë që të tregojmë se kishim të drejtë. Intelektualisht, është e mundur të vazhdosh këtë proces për një kohë të pacaktuar: kontrolli i vetëm mbi të është se herët a vonë, një besim i rremë përplaset me realitetin solid, zakonisht në fushën e betejës.
Shenja dalluese e një njeriu është dora, instrumenti me të cilin ai bën gjithë ligësinë e tij.
A do të ndiejë ndonjëherë njeriu në rrugë se liria e mendjes është po aq e rëndësishme dhe po aq e nevojshme për t’u mbrojtur sa buka e tij e përditshme?
Gjithçka rezulton e parëndësishme nëse shihni gjënë kryesore: lufta e njerëzve duke fituar gradualisht vetëdije me pronarët, me gënjeshtarët e tyre të paguar, me përkrahësit e tyre. Pyetja është e thjeshtë. A do të njohin njerëzit një jetë dinjitoze, vërtet njerëzore që mund të sigurohet sot, apo nuk u është dhënë atyre? A do të kthehen njerëzit e thjeshtë në lagjet e varfra, apo do të dështojnë? Unë vetë, ndoshta pa arsye të mjaftueshme, besoj se herët a vonë një person i zakonshëm do të fitojë luftën e tij, dhe unë dua që kjo të ndodhë jo më vonë, por më herët – të themi, në njëqind vitet e ardhshme, dhe jo në dhjetë mijëvjeçarët e ardhshëm. Ky ishte qëllimi i vërtetë i luftës në Spanjë, ky është qëllimi i vërtetë i luftës aktuale dhe luftërave të mundshme të së ardhmes./ KultPlus.com
Tingujt e dy gjigantëve të muzikës klasike, Sergei Rachmaninoff dhe Pyotr Ilyich Tchaikovsky mbrëmjen e të dielës siparin e këtij viti në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Interpretuar nga pianisti virtuoz Giovanni Bertolazzi, Koncerti nr. 3 për piano dhe orkestër i Rachmaninoff-it është një kryevepër që emocionoi publikun me ndjeshmërinë dhe fuqinë e saj dramatike, duke sjellë çdo notë të kësaj vepre në një udhëtim intensiv shpirtëror.
Simfonia nr. 5 e Tchaikovsky-t, një vepër e mbushur me pasion, trishtim dhe triumf, që përshkruan betejën e njeriut me fatin, erdhi fuqishëm nga Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit nën drejtimin mjeshtëror të dirigjentit Sergio Alapont.
Edhe pse Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit nuk ka ende një kalendar të përcaktuar shfaqjesh për vitin 2025, ai do të jetë i hapur për publikun me shfaqje gjatë fundjavave.
Nga ana tjetër Ansambli Popullor i Këngëve dhe Valleve do të vijojë me një kalendar artistik të shkëputur nga ai i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
Në 25 janar ai do të sjellë koncertin “Trëndafilin kur ta dhashë”, një udhëtim emocionues që përfshin të gjitha trevat shqiptare./ euronews/ KultPlus.com
S’kam nevojë për para, kam nevojë për ndjenja, fjalë, fjalë të zgjedhura mençurisht. Lule mendimesh, trëndafila pranie, pemë banuar me ëndrra. Këngë që bëjnë të vallëzojnë statujat, yje që u pëshpërisin në vesh të dashuruarve. Kam nevojë për poezi, këtë magji që përvëlon thellësinë e fjalës, që rizgjon e ngjyros emocionet./ KultPlus.com
Kitaristi britanik i rock-ut, John Sykeska vdekur në moshën 65-vjeçare, shkruan BBC.
Një deklaratë në faqen e tij të internetit tha se Sykes “u nda nga jeta pas një beteje të vështirë me kancerin”.
‘’Ai ishte një burrë i kujdesshëm, i sjellshëm dhe karizmatik dhe në ditët e tij të fundit shprehu një dashuri dhe mirënjohje të sinqertë për fansat e tij”, thuhet në shënim.
Sykes u shfaq në dy albume ‘’Whitesnake’’ dhe bashkë-shkroi disa nga këngët më të njohura të grupit, duke përfshirë ‘’Still Of The Night’’ dhe ‘’Is This Love’.’
Ai e filloi karrierën e tij në 1980 me grupin heavy metal ‘’Tygers Of Pan Tang’’, duke regjistruar dy albume përpara se të bashkohej me Thin Lizzy në 1982.
Në vitin 1984 ai u bashkua me Whitesnake me ftesë të themeluesit dhe frontmanit David Coverdale, duke regjistruar pjesë për albumin e tyre ‘’Slide It In’’ dhe më vonë albumin e tyre me titull të vitit 1987, i cili ishte një sukses kritik dhe komercial.
Kitaristi i Guns N’ Roses Slash ndau një foto të Sykes duke performuar dhe thjesht shkroi: “RIP”. /atsh/ KultPlus.com
Pas rikonstruksionit të plotë, Galeria e Artit në Lezhë ka hapur dyert për artistët dhe vizitorët.
I gjithë ambienti, i cili ndodhet në katin e parë të Pallatit të Kulturës “Ded Ndue Lazri” është rinovuar.
Krahas vendosjes së kornizave të reja dhe ndriçimit modern, janë restauruar të gjitha veprat dhe skulpturat të cilat kishin pësuar dëmtime, duke e kthyer Galerinë në një qendër të vërtetë të kulturës dhe krijimtarisë.
“Kemi eliminuar edhe kurbaturat e pikturave të realizuara në fibër, të krijuara për arsye lagështie, kohe, amortizimi,” tregon Elona Kamshi, përgjegjëse e Pallatit të Kulturës.
Ky ambient i transformuar tërësisht do të jetë në dispozicion të të gjithë artistëve të artit pamor.
“Uroj që piktorët të na qasen, të vijnë, sepse këtu do të kenë dyert e hapura, por edhe një ambient komplet komod e bashkëkohor, që do u vihet në dispozicion,” shton znj. Kamshi.
Galeria e Artit në Lezhë ka në fond prej 86 pikturash dhe skulpturash, ku me një hapësirë të rinovuar, vepra të përkujdesura dhe një përkushtim ndaj pasurimit të trashëgimisë artistike, është kthyer në një destinacion ideal për të gjithë ata që duan të zbulojnë dhe të përjetojnë bukurinë e artit./rtsh/ KultPlus.com
Edicioni i 11-të i Çmimit Letrar Kadare sapo ka mbyllur fazën e parë, atë të pranimit të dorëshkrimeve. Janë 39 shkrimtarët të cilët kanë dërguar veprat e tyre në prozë, që sipas kritereve të këtij çmimi, janë të pabotuara më parë, transmeton Portalb.mk.
Shkrimtarë të njohur si Mimoza Ahmeti, Stefan Çapaliku, Gazmend Krasniqi, Marçel Hila apo dramaturgë si Armand Bora dhe shumë të rinj kanë sjellë dorëshkrime në prozë të gjinisë së romanit, novelave, tregimeve e dramave, ndërsa juria i ka marrë në shqyrtim për të përzgjedhur prej tyre pesëshen finaliste në mes të muajt shkurt.
Numri i konkurrentëve edhe këtë edicion ka qenë i lartë, duke treguar jo vetëm interesin e prozatorëve nga e gjithë hapësira shqiptare por edhe emrin dhe prestigjin që ka fituar Çmimi Kadare, që prej themelimit, si një nxitje për prozën shqipe.
Në këtë edicion të 11-të juria përbëhet nga fituesit e edicioneve të shkuara dhe kryesohet nga shkrimtarja Vera Bekteshi, e cila së bashku me anëtarët Loer Kume e Dionis Prifti po punojnë për të përzgjedhur në fazën e dytë pesë dorëshkrimet më të mira. Në javën e tretë të muajit shkurt, gjatë aktivitetit “Shkolla Dimërore e Humaniteteve”, që mbahet në Llogora, do të shpallet vepra fituese për vitin 2025.
Në fund të 2024-s, Çmimi Kadare kremtoi 10 vjetorin e themelimit të tij ndërsa akordoi edhe një çmim special për poetin Preç Zogaj dhe veprën e tij antologjike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”.
I pari fitues i këtij çmimi, u shpall shkrimtari Rudolf Marku me romanin e tij “Tre divorcet e zotit Viktor N.”, më 2025-n, duke vijuar me Shkëlqim Çelën dhe përmbledhjen me tregime “Embriologji, Virgjil Muçi me “Piramida e Shpirtrave”, autori nga Kosova Musa Ramadani me “Profeti nga Praga”, Loer Kume me “Amigdala Mandala, Gani Mehmetaj po ashtu nga Kosova me romanin “Zogjtë e Qyqes”, shkrimtarja Vera Bekteshi me romanin “Pusulla të Verdha”, poetja e re nga Maqedonia e Veriut e cila debutoi me romanin “Duhet të jetë dashuri” dhe së fundi prozatori i ri Dionis Prifti me romanin “Dy javë nën balonë”.
Në dhjetë vjet jetë, prej krijimit të tij, për Çmimin Letrar Kadare kanë konkurruar më shumë se 400 vepra në prozë, të pabotuara më parë, duke e shndërruar kështu në një nxitje të rëndësishme krijimtarie për shkrimtarët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Vlera totale e këtij Çmimi vlerësohet të jetë 10 mijë euro ku krahas vlerës monetare, fituesit i sigurohet botimi i veprës nga shtëpia botuese UET PRESS dhe promovimi i saj përmes turesh e takimesh me lexuesit në të gjithë Shqipërinë./Portal.mk/ KultPlus.com
Për të dytin vit radhazi, në qytetin e Korçës u zhvillua të hënën mbrëmja gala “Më të mirët e Sportit 2024”, ku u vlerësuan 10 sportistët më të mirë të qarkut, përfaqësues nga disiplina të ndryshme sportive.
Një iniciativë e RTSH Korça, mbështetur nga Këshilli i Qarkut, që është pritur shumë mirë nga i gjithë komuniteti sportiv në Korçë.
Aktiviteti u mbajt në teatrin “Andon Zako Çajupi” me pjesëmarrjen e personaliteteve të sportit dhe shumë të ftuarve të tjerë.
I pranishëm në këtë ceremoni Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli vlerësoi arritjet e sportistëve për vitin 2024 dhe shprehu mbështetjen e institucionit që ai drejton.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e përshëndeti Mbrëmja Gala përmes një video-mesazhi, duke vlerësuar organizatorët dhe duke përgëzuar sportistët për sukseset e tyre gjatë vitit 2024.
Në mesazhin e tij, ai theksoi rëndësinë e investimeve të mëtejshme në infrastrukturën sportive për t’i hapur rrugë arritjeve të tjera në të ardhmen.
Ceremoninë e nderuan me praninë e tyre edhe drejtuesit lokalë, Kryetari i Bashkisë së Korçës, Prefekti, Kreu i Këshillit të Qarkut, presidentë të Federatave, rektorët e Universiteteve të Korçës dhe të Sporteve, si edhe shumë sportistë e trajnerë. /atsh/ KultPlus.com
Ajo luajti një rol të rëndësishëm në zhvillimin e filozofisë politike anarkiste në Amerikën e Veriut dhe Evropë në gjysmën e parë të shekullit të 20. Lindur në Kovno, Perandoria Ruse (sot Kaunas, Lituani), Goldman emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1885.
Më poshtë po i sjellim disa thënie të kësaj aktivisteje të njohur:
“Njerëzit kanë aq liri sa guxojnë për ta kërkuar dhe për ta marrë”
“Më shumë do të doja të kisha trëndafila në tryezën time sesa diamante në qafë”
“Para se ta falim njëri-tjetrin, duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin”
“Elementi më i dhunshëm në një shoqëri është injoranca” /KultPlus.com