Edina Pllana mban koncert recital me të ftuar speciale Fiona Llapashticën, prezantojnë veprat klasike të repertorit shqiptar e botëror

Flonja Haxhaj

Mbrëmjen e kaluar, publiku në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, pati mundësinë të dëgjojë vepra të kompozitorëve të njohur, në koncertin recital të sopranos Edina Pllana dhe të ftuarës së saj speciale, sopranos Fiona Llapashtica, nën shoqërimin e pianistit Agron Shujaku, shkruan KultPlus.

Koncerti u hap me veprën ‘Në mes dashurive’ të kompozitorit të njohur shqiptar Çesk Zadeja, me një interpretim të ndjerë nga sopranoja Pllana, duke përgatitur publikun për një mbrëmje të veçantë që do ta shoqërojë në vazhdim.

Pas kësaj performance, në skenë u sopranoja Fiona Llapashtica, e cila solli veprat ‘Wenn mein Schatz’ nga Gustav Mahler dhe ‘Der Spielmann’ nga Robert Schumann, interpretime këto që u përcollën me duartrokitje të ndjera nga publiku.

Më pas, vepra ikonike, ‘Senza Mamma’ e Giacomo Puccinit, një arie e thellë dhe prekëse, u përçua edhe tek pjesëmarrësit, teksa u interpretua ndjeshëm nga Edina Pllana.

Më tej, dy sopranot u bashkuan për të interpretuar veprën ‘Die Schwestern’ të Johannes Brahms, një bashkëpunim që solli një harmoni të përsosur vokale dhe shpirtërore.

Një pikë e veçantë e mbrëmjes ishte edhe prezenca e pianistit të ftuar Shpëtim Mehmeti, i cili interpretoi me finesë dhe ndjeshmëri veprën ‘Élégie in E+ minor’ të Sergei Rachmaninoff.

Programi vazhdoi me një tjetër arie të Puccinit, ‘Si, mi chiamano Mimi’, e interpretuar nga Edina Pllana, duke sjellë në skenë personazhin e Mimit nga opera ‘La Boheme’. Fiona Llapashtica pasoi me veprën dramatike “Der Zwerg” të Franz Schubert dhe më pas me elegjinë ‘Dido’s Lament’  nga Henry Purcell.

Ndërkaq, ky koncert u përmbyll me interpretimin e Edina Pllanës në veprën “Pace, pace mio Dio” të Giuseppe Verdit, një arie komplekse që i dha një tjetër dimension kësaj mbrëmje.

Pas koncerti, mes emocionesh, Edina Pllana foli për KultPlus rreth koncertit, bashkëpunimin e Fiona Llapashticën si dhe për përzgjedhjen e repertorit të kësaj mbrëmje.

“Ka qenë një koncert shumë i veçantë sidomos për faktin që kisha nderin ta kem Fiona Llapashticën në skenë e cila performoi këngët në mënyrën e saj më perfekte të mundshme. Shpresoj që kjo ka qenë një inspirim për të gjithë njerëzit që dëgjojnë muzikë dhe që e përcjellin artin në përgjithësi. Ka qenë kënaqësi të bashkëpunoj edhe me pianistin Agron Shujaku pianistin Shpëtim Mehmeti. Repertorin e kam përzgjedhur vetë sepse janë shumë të veçanta për mua”, theksoi Pllana.

Ndërkaq, e ftuara special, Fiona Llapashtica, u shpreh e lumtur që ishte pjesë e këtij koncerti. Ajo po ashtu ndau me KultPlus edhe për planet e saj në të ardhmen.

“Ndihem shumë e nderuar që Edina më ka ftuar për këtë koncert edhe të performoj në këtë skenë. Kjo ka qenë edhe premierë për mua sepse asnjëherë nuk kam performuar në skena të tilla. Këngët që i kam interpretuar më pëlqejnë shumë dhe mendoj se gjithçka ka shkuar shumë mirë. Në fund të korrikut do të kem një koncert me masterclass me Ramë Lahaj këtu në Prishtinë.  Po ashtu do të kem një koncert të enjten në Vjenë bashkë me klasën time të fakultetit”, tha Llapashtica duke shtuar mes tjerash që planet e tjera të saj do të fillojnë nga shtatori.

Për KultPlus foli edhe pianisti Agron Shujaku, i cili vlerësoi këtë koncert, si dhe sopranon Edina Pllana që sipas tij është në ngritjen e saj profesionale.

“Ky koncert qenë një bashkëpunim me Edinën. Edina është një solokëngëtare e re e cila sapo ka përfunduar shkollimin në master dhe aktivisht është duke u marrë me ngritjen e saj profesionale. Ka qenë rezultat i bashkëpunimit për gati dy muaj prova me Edinën dhe me mysafiren e saj Fionën. Mendoj që ky është vetëm një hap i parë për Edinën, mund të them se ka thyer akullin për koncertet e ardhshme që do t’i ketë”, tha Shujaku, duke shtuar se Edina Pllana është një soprano që premton shumë dhe se këto janë vetëm hapat e saj të parë./KultPlus.com

‘Mos mendoni se paraja mund të bëjë gjithçka për ju’

François-Marie Arouet që më pas u quajt “Dë Volter” ose Volteri, u lind më 21 nëntor 1694 dhe vdiq 30 Maj 1778, ishte bir i një noteri parisian. Nxënës i kolegjit jezuit “Luigji i Madh”, duke filluar nga viti 1704 ai shkroi vargjet e para dhe tragjedinë e tij të parë (të humbur) nëmoshën dymbëdhjetëvjeçare.

Duke lënë kolegjin më 1711, prirja e tij prej shkrimtari u ndal. Megjithëse i filloi studimet për drejtësi nën trysninë e të atit, i braktisi ato shumë shpejt. Një satirë kundër Regjencës së Filipit të Orleanit, që iu atribuua djaloshit të ri, i kushtoi një qëndrim prej njëmbëdhjetë muajsh në Bastijë. Gjashtë muaj pas lirimit, Volteri dorëzoi në teatër tragjedinë Edipi, që pati një sukses të madh dhe i dha emër si autor tragjik.

Më 1723, botimi i La Henriades, epope e ngjizur gjatë burgimit dhe kushtuar Francës së Hanrit III (që e kishte titulluar në fillim Liga ose Hanri i Madh), e bëri edhe më të famshëm. I kërcënuar më 1727 për t’u futur përsëri në burg për paturpësi të tepruar, shkrimtari parapëlqeu të emigronte në Angli.

Gjatë dy viteve që kaloi përtej Manshit, Volteri u interesua për teoritë e reja të Isak Njutonit mbi shkencat fizike dhe natyrore, si dhe për filozofinë politike të Xhon Lokut.

Volteri luftoi po ashtu për dinjitetin dhe lirinë e individit, në radhë të parë për vetveten: marrëdhëniet e tij me mbretin Frederiku II i Prusisë e bënë të besonte – por vetëm për një kohë – se një filozof dhe një monark absolut mund të flasin si i barabarti me të barabartin. Në betejën e tij kundër Kishës, u bind se një njeri nuk ka nevojë për bekimin e një prifti për t’iu njohur merita e tij.

Më 1791, revolucionarët mbartën triumfalisht eshtrat e filozofit – që ishte varrosur jashtë Parisit – në Panteon, në kishën e vjetër Sentë-Zhenevievë, e shndërruar në mauzole kushtuar “njerëzve të mëdhenj” të “atdheut mirënjohës”.

Thënie nga Volteri:

Unë nuk jam dakord me atë që thua, por do ta mbroj deri në vdekje të drejtën tënde që ta thuash!

Triumfi i vërtetë i arsyes është se ne aftëson të vazhdojmë rrugën me ata që nuk e kanë!

Ka njerëz që nuk mendojnë më thellë se një fakt!

Gjithkush që ka pushtetin të të bëjë të besosh absurditete ka pushtetin të të bëjë të marrësh përsipër padrejtësi!

Çdo gjë shumë koti për t’u thënë këndohet!

Me anë të vlerësimit, e bëjmë përsosmërinë e të tjerëve pronën tonë!

Qeveritë duhet të kenë edhe barinj edhe kasapë!

Kur bëhet fjalë për paratë, të gjithë kanë të njëjtën fe!

Paragjykimet janë ato që budallenjtë përdorin për arsye!

Nëse Perëndia nuk do të ekzistonte, do të ishte e nevojshme ta shpiknim!

Çdo njeri është fajtor për të gjitha të mirat që s’ka bërë!

Filozofia, vetëm filozofia, kjo motër e fesë i ka hequr besëtytnisë armët nga duart e gjakosura prej kohësh dhe tani që ka dalë

helmi, mendja e njeriut habitet me mynxyrat ku e kishte shpënë fanatizmi!

Toleranca nuk ka nxitur kurrë luftë civile, kurse mostoleranca e ka mbuluar tokën me gjak!

Gjykojeni një njeri më shumë nga pyetjet se sa nga përgjigjet e tij!

Zoti na e dha ne dhuratën e jetës; na takon ne t’ia japim vetes dhuratën e të jetuarit mirë!

Vlerësimi është një gjë e mrekullueshme: Kjo e bën atë që është e shkëlqyer tek të tjerët të na përkasë edhe neve!

Çdokush që ka fuqinë për të të bërë ty të besosh në absurditete, e ka fuqinë të të bëjë që ti të kryesh padrejtësi!

Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia

dhënë një tjetre!

Unë kurrë nuk kam bërë lutje për Zotin, përveç njërës shumë të shkurtër: “O Zot, bëji armiqtë e mi qesharakë.” Dhe Zoti ma

dëgjoi!

Është e ndaluar për të vrarë; prandaj të gjithë vrasësit ndëshkohen, përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe nën tingujt e

borive!

Jeta është e mbjellë dendur me gjemba, dhe unë nuk di asnjë mjet tjetër përveçse të kaloj shpejt nëpër to. Sa më gjatë të

ndalemi në fatkeqësitë tona, aq më e madhe është fuqia e tyre për të na dëmtuar!

Zoti është një komedian, duke luajtur ndaj një audience që ka shumë të frikësuar për të qeshur!

Nga të gjitha fetë, e krishtera sigurisht duhet të frymëzojë tolerancën më të madhe, por deri tani të krishterët kanë qenë më

intolerantët e të gjithë njerëzve!

Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë!

Të gjitha arsyetimet e burrave nuk janë me vlerë sa një ndjenjë e grave!

Çfarë është toleranca? Është pasojë e njerëzimit. Ne jemi të formuar të gjithë nga dobësia dhe gabimi; le të falim të gjithë ne

reciprokisht marrëzinë e njëri-tjetrit – ky është ligji i parë i natyrës!

Unë i urrej femrat, sepse ato gjithmonë i dinë gjërat se ku janë!

Burri i cili vendos të befasojë papritur gruan e tij shumë shpesh e ka befasuar veten!

Është e rrezikshme të kesh të drejtë në çështjet në të cilat autoritetet e kohës janë gabim!

Arti i qeverisjes është për të bërë dy të tretat e një kombi të paguajnë gjithçka që ata mund të paguajnë, për të mirën e një të

tretës tjetër!

Nuk është e mjaftueshme të shohim dhe të njohim bukurinë e një vepre. Ne duhet ta ndjejmë dhe të prekemi prej saj!

Për të patur sukses në botë nuk është e mjaftueshme të jesh budalla, duhet gjithashtu të jesh i sjellshëm!

Është më mirë të rrezikosh shpëtimin e një njeriu fajtor sesa të dënosh një njeri të pafajshëm! /KultPlus.com

Fragment nga ‘Vdekja më vjen prej syve të tillë’

Fragment nga Rexhep Qosja

Natën, shpesh më zë ankthi, më kaplojnë djersë të ftohta, më del gjumi kohë e pa kohë, shoh ëndrra të këqija: bolla që dalin prej syve të tu dhe m’i vërsulen kërthizës, tigra, që duke kërcëllitur dhëmbët, më sulmojnë kokën; sorra dhe korba që janë kurdisur në kornizën e fotografisë sime dhe krrokasin, krrokasin, krrokasin, ndjellin zi dhe më shtien tmerrin. Sa shpesh më del përpara syri i Danjollit të Sherkës, i zmadhuar sa një disk, i shpuar në mjedis dhe do të m’i lexojë mendimet. Çohem atëherë, e shikoj derën a është e mbyllur mirë dhe e rrotulloj çelsin edhe një herë; që të mos hyjë Danjolli me syrin e tij. /KultPlus.com

Bijë

Poezi nga Velimir Chlebnikov
Përktheu Faslli Haliti

Vajzë! Nëse sytë e tu janë të lodhur për t’u zmadhuar,
nëse të pëlqen të më thërrasësh “vëlla”,
unë, syzjarrti, betohem
për të mbajtur lart lulen e jetës tënde.
Shiko, unë jam i tillë, rashë nga një re
shumë keq, më bartën
sepse isha ndryshe,
jo gjithmonë i përzemërt,
jo i dashur kudo.
Nëse ti dëshiron, do të jemi vëlla e motër,
pasi tashmë jemi në një tokë të lirë të njerëzive të lirë,
ne i bëjmë vetë ligjet, ligjet nuk duhet të na trembin,
dhe plazmojmë argjilin e veprimeve.
E di, je e bukur, lule e kaltërsisë,
dhe unë befas jam mirë,
nëse flisni për Soçin
dhe sytë e butë hapen.
Unë, që kam dashur gjatë,
papritmas kam besuar përherë
se është e kotë që një druvar të çajë
atë që ishte e paracaktuar…
Shumë fjalë të tepërta do të shmangim ne.
Thjeshtësisht do të shërbej për ty,
si një prift kapelan me kresht të gjatë:
për të pirë rrëketë e kaltra të pastërtisë
dhe nuk do të kemi frikë nga disa emra të tmerrshëm./ KultPlus.com

Thënie për jetën nga ikona e muzikës pop, Michael Jackson

“Përpara se të më gjykosh, përpiqu fort të më duash”.

“Të lutem, ndiqi ëndrrat! Pavarësisht idealeve të tua, ti mund të bëhesh ai që dëshiron të bëhesh”.

“Unë mund ta pranoj dështimin. Secili nga ne dështon në diçka përgjatë jetës së vet, por unë nuk mund ta pranoj dot të mos e provoj sërish”.

“Gjithmonë beso tek vetja. Pavarësisht nëse të tjerët rreth teje po tregohen negativë, apo po të përçojnë energji negative, mos i merr parasysh mendimet e tyre, sepse ti do të bëhesh, ashtu siç ti beson se do të bëhesh”.

“T’i japësh dikujt një pjesë të zemrës tënde, është shumë herë më me vlerë se t’i japësh gjithë pasurinë e botës”.

“Nëse ti nuk beson tek vetja jote, asgjë e mirë nuk do të të ndodhë në jetë. Nëse ti nuk beson tek vetja, kush tjetër do të të besojë ty?”

“Le të ëndërrojmë për një të nesërme ku do të dashurojmë me shpirt, dhe do ta njohim dashurinë si të vërtetën e vetme që buron nga zemra për çdo krijesë”.

“Është më mirë të dështosh duke qenë vetvetja, se sa të korrësh sukses duke imituar të tjerët”.

“Dikush dikur tha “Shpirti është ai që ka rëndësi””.

“Jini modestë, besoni tek vetja juaj dhe mbusheni zemrën tuaj me dashurinë e gjithë botës”

– Michael Jakson./ KultPlus.com

“Festa e dy popujve”, koncert në Shkodër me hitet e muzikës shqiptare dhe italiane

Një koncert magjik me muzikën më të bukur italiane dhe shqiptare do të organizohet sonte, në sheshin përpara bashkisë së Shkodrës.

Koncerti është konceptuar si një homazh ndaj “Festival Bar”, aktivitetit veror me muzikë të përzgjedhur që zhvillohej në sheshet e qyteteve italiane, nga viti 1964-2007.

Disa prej emrave më të mëdhenj të skenës shqiptare si: Eli Fara, Eranda Libohova, Era Rusi, Shpat Kasapi, Reshit Boka, Salabegu Band etj., do të interpretojnë natën e sotme hite të tyret dhe të personaliteteve si Vasco Rossi, Zucchero, Ricchi e Poveri, e të tjerë.

Koncerti “Festa e dy popujve” do të jetë një spektakël i vërtetë që përshkon traditën dhe muzikën e dy vendeve fqinje./atsh/KultPlus.com

‘E dashura ime, në mes të urrejtjes zbulova brenda vetes një dashuri të pathyeshme’

Poezi nga Albert Kamy

E dashura ime,
në mes të urrejtjes
zbulova brenda vetes një
dashuri të pathyeshme.

Mes lotëve zbulova brenda vetes një buzëqeshje të pathyeshme.
Mes kaosit zbulova brenda vetes një qetësi të pathyeshme.
Në mes të dimrit kam kuptuar, më në fund, se brenda vetes kam një behar të pathyeshëm.

Dhe kjo më bën të lumtur.
Sepse kjo vërteton se s’ka rëndësi se sa ashpër
më kundërvihet bota
ngase brenda vetes
kam diç më të fortë,
diç më të mirë që sakaq
më shtyn të shkoj përpara.

– Albert Camus/ KultPlus.com

Gresa Pallaska fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid

Aktorja e njohur kosovare Gresa Pallaska është nderuar me çmimin “Aktorja më e Mirë” në festivalin ndërkombëtar të filmit Imagineindia IFF në Madrid, për rolin e saj në filmin “Pikë Uji”. Ky vlerësim vjen si rezultat i një interpretimi të fuqishëm dhe emocional në një nga filmat më të përfolur shqiptarë të vitit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë organizatori i festivalit përmes një komunikimi zyrtar, ku thuhej: “Është nder për ne të njoftojmë se ju keni fituar çmimin Aktorja më e Mirë në festivalin Imagineindia IFF Madrid. Po ju dërgojmë certifikatën.”

Në filmin “Pikë Uji”, me skenar dhe regji të Robert Budinës dhe me producenten Sabina Kodra, Pallaska luan rolin kryesor të Aidës – një zyrtare bashkie dhe nënë që përballet me një krizë të thellë familjare dhe morale kur djali i saj akuzohet për një krim të rëndë. Roli kërkon ndërlikim emocional dhe përballje me dilema të forta etike, të cilat Gresa Pallaska i sjell në ekran me ndjeshmëri dhe intensitet të rrallë.

Ky çmim shënon një arritje të rëndësishme jo vetëm për aktoren, por edhe për kinemanë shqiptare në tërësi, duke e vendosur atë në hartën e vëmendjes ndërkombëtare.

Pallaska mbetet një nga figurat më të angazhuara në skenën artistike shqiptare dhe roli i saj në “Pikë Uji” forcon më tej pozicionin e saj si një nga aktoret më të vlerësuara të kohës./ KultPlus.com

Rutte: KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë, si NATO dhe si BE jemi shumë të përfshirë në rajon

Sekretari i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë të mbajtur për media në kuadër të Samitit të NATO-s në Hagë, ka përmendur edhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, konkretisht Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën.

I pyetur nga një gazetar për mos përmendjen e Ballkanit Perëndimor në deklaratën e Samitit, Rutte ka thënë se NATO vazhdon të jetë e fokusuar në rajon përmes trupave të saj në Kosovë dhe Bosnje e Hercegovinë.

Rutte ka thënë se KFOR-i vazhdon të jetë në Kosovë dhe EUFOR-i në Bosnje e Hercegovinë.

“E kam vizituar rajonin, kam pasur bisedime me liderët në Bosnje dhe Kosovën. Jemi shumë të involvuar si NATO, si BE gjithashtu është shumë e involvuar. Koordinohemi ngushtë me Kaja Kallas dhe Ursula Von Der Leyen”, ka thënë Rutte.

“Ne vazhdojmë të jemi aty, asgjë s’ka ndryshuar”, ka shtuar tutje Sekretari i NATO-s./Express/ KultPlus.com

Festivali ndërkombëtar i monodramës “Albamono”

Festivali ndërkombëtar i monodramës “Albamono” nisi edicionin e tij të 21-të, duke u bërë edhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore të këtij sezoni.

Festivali nisi në Pallatin e Kulturës “Dhimitër Orgocka” në Maliq, i cili po restaurohet plotësisht. “Albamono” organizohet me mbështetjen e Bashkisë Maliq, Bashkisë Pogradec dhe Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Ai u çel me “Medean” e Euripidit, me regji të Klajdi Markut dhe interpretimin e Darlin Dimo.

Ky festival do të sjellë për publikun jo vetëm shfaqje shqiptare, por edhe nga shtete të tjera, me tematika të shumëllojshme.

Drama e dytë në radhë ishte “When it hurts, you play” e amerikanes Danijela Popovic, ndërsa sonte do të shfaqet monodrama nga Ukraina, “The queen of detectives”, interpretuar nga Inna Goncharova.

Festivali këtë vit po zhvillohet në qytetet e Pogradecit dhe Maliqit, si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të sezonit./atsh/KultPlus.com

Kosova Global Talent Center organizon “Summer of talents 2025”, regjistrimet janë të hapura

Kosova Global Talent Center organizon “Summer of talents 2025”.

Programi mbahet nga data 1 korrik deri më 18 korrik, çdo ditë (e hënë – e premte)  08:30 – 15:30.

Programi Summer of Talents zgjat 3 javë, mbahet 5 herë në javë, dhe është dizajnuar për të zbuluar dhe zhvilluar talentet e fshehura të fëmijëve përmes një kombinimi unik të aktiviteteve edukative, teknologjike dhe rekreative.

Programi përfshin:

Yoga për fëmijë – aktivitete për mirëqenie emocionale dhe trupore

Art & Crafts – punime kreative për zhvillimin e imagjinatës

Aritmetikë Argëtuese – lojëra dhe sfida matematikore

Animacione me AI – krijim i historive të animuara përmes teknologjisë

English & German with Fun & TECH – mësim i gjuhëve të huaja përmes robotëve dhe AI

Aftësi prezantuese – ushtrime për të folur me vetëbesim dhe kreativitet

Testim i aftësive kognitive

Çdo fëmijë do të ketë mundësinë të realizojë testin për identifikimin e aftësive kognitive, me qëllim njohjen dhe orientimin drejt talenteve të tyre. Rezultatet do të jenë të mbikëqyrura nga Prof. Dr. Edona Berisha Kida, e cila vjen nga fusha e psiko-edukimit.

Aktivitete shtesë çdo javë – për një përvojë të paharrueshme:

Dalje në natyrë me lojëra dhe aktivitete në ambient të hapur

Vizitë në Astronomy Outreach of Kosovo – eksplorim i universit dhe yjeve

Kayaking – aventurë dhe argëtim në ujë

Ekskursion në “Kasollet e Zanave” – njohje me kafshë, kalërim dhe aktivitete rekreative në natyrë

Çmimi për të gjithë programin 3-javor është 199€. Përfitoni zbritje prej 15% për regjistrimet e konfirmuara deri më 15 qershor! Zbritja aplikohet automatikisht për të gjithë pjesëmarrësit që përfundojnë regjistrimin dhe pagesën  brenda këtij afati.

Regjistrimet janë të hapura – vendet janë të kufizuara!

Linku për aplikim: https://bit.ly/4dKEJF9

[email protected]

+383 45 389 365 | +383 44 30 31 32 / KultPlus.com

Tri fragmente nga kryeveprat e George Orwell

George Orwell, pa dyshim se do të mbahet në mend për  kryeveprat e tij si “1984” dhe “Ferma e kafshëve”, pa lënë anash autobiografinë “Rruga për në skelën Uigan”.

Dhe këto janë tri thënie nga librat më të njohur të tij, të përzgjedhur nga Libraria Buzuku.

“Jetojmë në një botë ku kurrkush nuk është i lirë, ku vështirë të ketë ndokënd që të jetë i sigurt, ku nuk është aspak e mundur të jesh i ndershëm dhe të mbetesh gjallë.” (Rruga për në skelën Uigan)

“Kush kontrollon të shkuarën, kontrollon të ardhmen: kush kontrollon të tashmen, kontrollon edhe të shkuarën.” (1984)

“Të gjitha kafshët janë të barabarta por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.” (Ferma e kafshëve)./ KultPlus.com

Fillon mbledhja e materialeve historike për “Kurrizin” në Dardani

Drejtoria për Kulturë në kuadër të Komunës së Prishtinës po fillon mbledhjen e materialeve historike për “Kurrizin” në Dardani, një hapësirë ikonike e jetës qytetare, e rezistencës dhe kujtesës kolektive.

Më poshtë gjeni njoftimin e plotë:

“Kurrizi” nuk ka qenë vetëm rrugëkalim. Ka qenë zemra alternative e qytetit, vendi ku muzika e pavarur, kafenetë, ekspozitat spontane dhe lëvizjet kulturore formësuan një frymë të lirë qytetare.

Aty janë mbajtur koncerte, janë organizuar ekspozita e janë ndarë ide dhe rezistencë, një hapësirë që frymonte ndryshim.

Keni fotografi, video, apo rrëfime personale nga “Kurrizi”?

Na ndihmoni t’i dokumentojmë ato për një arkiv publik dhe ekspozitë që do të prezantohet së shpejti.

Le të kujtojmë, dokumentojmë dhe ruajmë së bashku!

Me kontributin tuaj, shkruajmë së bashku historinë tonë!

Kurrizi’ po i kthehet Dardanisë, tash si kujtesë, si shenjë njohjeje për të gjithë ata që i japin kuptim paqes sot!”

Deri më 1 korrik, mund të bëheni pjesë e procesit të dokumentimit përmes adresës: [email protected]./ KultPlus.com

Thënie të George Orwell që ju bëjnë të shihni botën ndryshe

George Orwell ishte novelist, eseist, gazetar dhe kritik anglez. Ai ishte një njeri i fortë i cili shkroi për disa tema kryesore që lidhen me pikëpamjet politike dhe lëvizjet e kohës së tij.

Romanet e tij më të njohura janë Animal Farm dhe Nineteen Eighty-Four. Për fat të keq, ai nuk e mori për të shijuar suksesin e një viti të kaluar.

Puna e Orëell kishte një ndikim të madh në kulturën popullore dhe politike. Orëellian, i cili përshkruan një situatë, ide, apo gjendje shoqërore të identifikuar si destruktive për mirëqenien e një shoqërie të lirë dhe të hapur.

New York Times rendit Owell të dytin në listën e “50 shkrimtarëve më të mëdhenj britanikë që nga viti 1945” dhe në 2016,ndërsa një statujë e tij është vendosur përpara BBC-së në Londër.
Orwell kishte një ndjenjë të lartë morale dhe respekt për drejtësinë.

Ja thëniet më të njohura të tij:

“Në një kohë mashtrimi kur tregohet e vërteta është një akt revolucionar.”

“Mënyra më efektive e tyre për të shkatërruar njerëzit është të mohosh dhe të zhdukësh historinë e tyre.”

“Kush e kontrollon të kaluarën kontrollon të ardhmen. Kush kontrollon të tashmen kontrollon të kaluarën.“

“Nëse liria do të thotë asgjë për dikë, kjo do të thotë e drejta për t’u treguar njerëzve atë që ata nuk duan të dëgjojnë.“

“Përballë dhimbjes nuk ka heronj.“

“Fuqia është në grisjen e mendjeve njerëzore në copa dhe bashkimin e tyre përsëri në forma të reja të zgjedhjes suaj.“

“Thelbi i të qënit njerëzor është se njeriu nuk kërkon përsosmëri.“

“Zgjedhja për njerëzimin qëndron midis lirisë dhe lumturisë dhe për shumicën e madhe të njerëzimit, lumturia është më e mirë.“

“Realiteti ekziston në mendjen e njeriut dhe askund tjetër.“

“Njerëzit flenë në mënyrë paqësore në shtretërit e tyre natën vetëm sepse janë të gatshëm ta bëjnë këtë në emër të tyre.“

“Në tërësi qeniet njerëzore duan të jenë të mira, por jo shumë të mira dhe jo mjaft të mira gjatë gjithë kohës.“

“Ne e dimë se askush nuk e merr pushtetin me qëllim të heqjes dorë prej saj.“

“Nëse doni të mbani një sekret, duhet ta fshehni atë nga vetja.“

“Politikanët, mashtruesit, hajdutët dhe tradhtarët nuk janë viktima, por bashkëpunëtorë.“ / KultPlus.com

Antoni Gaudi, katalanasi i famshëm i arkitekturës së linjave të buta, shkujdesjes, elegancës dhe magjepsjes

Nga Albert Vataj

“Vetëm një i çmendur do të përpiqet për të përshkruar diçka që nuk ekziston në botë!”, në atë botë së cilës ai, Antonio Gaudi i dha një trajtëzim imagjinativ, më shumë se shastisës për sytë e adhurimit, joshës dhe ngasës për ëndjen e përshkimit të atyre linjave, të asaj madhështie kapluese dhe atij sharmi që mund të ngjizet prej një shpirti përfytyrimesh ëndërrtare dhe të jetësohet si një melodi e murosur në ajrin e ngrohtë të shpirtit spanjoll.

Vepra e Antonio Gaudit gjithnjë kërkon atë vullnet të epërm vlerash që rrok me adhurim në dimensionin e përjetimit pasionues të njeriut, tek ai komunikim prej të cilit mund të zgjojë intuitë dhe ndikim.

Gaudi arriti të sfidojë të gjithë tendencat dhe traditat e aplikuara, dhe arrin këtë përmes një veçantie që erdhi për të kombinuar jo vetëm një shumëllojshmëri të stileve tradicionale dhe bashkëkohore arkitekturore, por edhe duke ruajtur origjinalitetin. Ai bëri një përparim të guximshëm në teknologjinë e aplikimit dhe trajtimit të atij dekori të mahnitshëm, unike dhe krijuese, të thellë dhe të pasur. Çdo pjesë nga materialet e ndërtimit, lloji i aplikuar, në derë, bri, dritare, mure, etj. është jo vetëm një vështirësi realizimi, por edhe një shkallë e lartë e aftësisë për ta trajtëzuar atë që vetëm në mendjen dhe projektet e Gaudit mund të kishin përthithur aq zhdërvjelltësi dhe çlirim prej të ngurtës, standardes dhe atij terrori imponues akademik.

Antonio Gaudi për shkallën e vështirësisë, për stilin arkitekturor është klasifikuar si “Dante i arkitekturës”. Vepra që la Gaudi mishërohet prej një stuhie të pangjashme shprehjesh estetike. Ai gjithashtu solli një revolucion transformimesh shndërruese në arkitekturë, duke e kthyer këtë disiplinë të komunikimit estetik në një shkrirje mahnitëse të pikturës, skulpturës, muzikës, poezisë me arkitekturës. Askush si ai nuk i dha ndërtimit një dëshmim kaq të fuqishëm, një zë kaq joshës, një kolorit kaq shpues, linja kaq delikate dhe trajta që do të rivalizonin edhe më magjepsësen muzikë.

Për Gaudin gjithçka është art dhe arti është gjithçka që perceptohet në veprën e vetë krijuesit, natyrës. Sipas arkitektit, “Art domosdoshmërisht vjen nga natyra, sepse natyra ka qenë për njerëzit për të krijuar formën më të veçantë të bukurisë.”

Ndërkohë përkufizimet e stilit ndihmojnë në klasifikimin dhe në katalogimin e prirjeve artistike të një periudhe të caktuar, në këtë mënyrë duke i investuar me kuptimin historik, është gjithashtu e vërtetë që disa artistë dhe arkitektë nuk e përfillin kategorizimin nën ndonjë drejtim.

I tillë është dhe rasti i Antonio Gaudit, vepra e të cilit është vërtetë unike në historinë e arkitekturës. Megjithëse projektet për këtë arkitekt nga Katalonja janë konsideruar shpesh brenda sferës së Artit Nouveau, zgjidhjet e tij stilistike gjithashtu përshpejtuar  disa aspekte të caktuara të Ekspresionizmit – shumë të qarta në një krahasim të dritareve në Batllo House në Barcelonë me një nga skicat për Einstein Toëer.

Përveç ndryshimeve të dukshme, ka një ngjashmëri të qartë në përdorimin e një linje të egër, të mprehtë, e cila vetëm imagjinatën frymërore të Gaudit arrin të paraqesë me butësi dhe shkujdesje. Përveç kësaj bota e arkitektëve Spanjollë të formës shfaq një borxh të dukshëm ndaj Viollet-le-Duc, librat e së cilës ndihmuan në mbrujtjen e shijeve të tij artistike. Kjo demonstrohet më së miri nga vepra e tij e cila është konsideruar gjerësisht si kryevepra e tij, Kisha e Sagrada Familia në Barcelonë, në të cilën ai punoi me këmbëngulje gjatë dekadës së fundit të jetës së tij. Plani original ishte një Rizgjim Gotik, i ri-shikuar në një fantazi të harlisur e cila nuk hezitonte të përdridhte dhe të shfytyronte elementë arkitektonikë sikur ata të ishin të realizuar prej nga rërë e butë e ngjyrosur. Në të vërtetë përshtypja e përgjithshme që përcjell katedralja është ajo e një kështjelle prej rëre që ngrenë zakonisht fëmijët në plazh.

Megjithatë, metoda inxhinierike e përdorur nga Gaudi ishte shumë e përzgjedhur, duke arritur efektet në dukje të lira nga ligjet që qeverisin sjelljet statike.  Një nga zgjidhjet e tij më të guximshme ishte përdorimi i kollonave të veshura me qeramikë të afta për të përthithur shtypjen dhe peshën njëherësh, në këtë mënyrë të ndërtosh harqe të harlisura është e panevojshme. Një karakteristikë tjetër e veprës së Gaudit është cilësia e tij manifestive piktoreske, e cila duket në shesh e cila shfaqet ne butësi, duke mbështjellë pamjet e volumeve dhe përdorimin e materialve të lehta me ngjyra duke shndërruar sipërfaqet tashmë kumbuese në vetvete. Në këto aspekte, Gaudi u influencua nga principet e Xhon Ruskinit dhe Lëvizjes së Mjeshtërisë dhe Artit.

Vepra dhe jeta

Antoni Gaudi i Kornetit u lind më 25 Qershor 1852 në. Ai erdhi nga një familje mjeshtrash, i jati ishte mjeshtër i përpunimit të bakrit nga i cili ai përfitoi shkathtësitë e jashtëzakonshme të duarve dhe studjoi arkitekturë në Akademinë e Barcelonës. Informacioni për estetikën e tij personale, komplekse ishte e influencuar nga një shumëllojshmëri faktorësh, duke përfshirë kurset që ai mori në filozofi dhe në estetikën romantike dhe nga studimet e tij për shkrimet e Viollet-le-Duc. Një nga klientët e parë të Gaudit ishte Count Guell, një industrialist i fuqishëm dhe shumë i kultivuar për të cilin ai projektoi rezidencën e Guellit (1885-1889) dhe Parkun Guell (1900-1914), e cila më vonë u vesh e gjitha me qeramikë. Imagjinata e jashtëzakonshme e Gaudit i dhanë mundësi të plotësonte traditat më tradicionale pa tradhtuar principet aestetike, duke gjetur zgjidhje të paimitueshme në çdo moment virtual. Një rast në këtë pikë është Mila House, e cila revolucionizoi aestetikën në ndërtesën tradicionale të apartamenteve. Ai u përzgjodh të ndërtonte Sagrada Familia në vitin 1882, nga e cila mbeti vetëm një e katërta e përfunduar me vdekjen e tij në vitin 1926.

Çfarë na mëson Heminguej për guximin dhe rënien

Nga Spanja e luftës, në Karaibet e peshkimit, deri në Parisin bohem dhe Kubën e tij të dashur, Ernest Heminguej mbetet një nga figurat më karizmatike dhe më të diskutueshme të letërsisë amerikane të shekullit XX.

Një autor që nuk shkruante thjesht, por që jetonte siç shkruante në kufijtë e rrezikut, pasionit dhe të vërtetës. I lindur më 21 korrik 1899 në Illinois, Heminguej do të rritej mes pyjeve dhe liqeneve të veriut amerikan, ku do të formonte dashurinë për natyrën dhe aventurën. Pas një lëndimi në Luftën e Parë Botërore, ai nisi të shkruante në mënyrë të pandalshme, duke i sjellë botës një stil krejtësisht të ri: të thjeshtë, të prerë, por emocionalisht goditës. Ai e quajti këtë teknikë “teoria e ajsbergut” ku më e rëndësishmja është ajo që nuk thuhet. Romane si “Lamtumirë armë”, “Për kë bie kambana” dhe “Plaku dhe deti” janë tashmë klasike të padiskutueshme, ku përmes personazheve të thjeshtë e dialogëve të ftohtë, Heminguej rrëfen ndjenja të mëdha, dilema ekzistenciale dhe sfida njerëzore. “Plaku dhe deti” i dha çmimin Pulitzer në vitin 1953 dhe ishte arsyeja kryesore pse ai fitoi edhe çmimin Nobel në Letërsi një vit më vonë. Ai nuk ishte vetëm një autor ishte reporter lufte, udhëtar, gjahtar, peshkatar dhe piroman emocional.

Jetoi në Parisin e viteve ’20, ku frekuentonte rrethet e Gertrude Stein dhe F. Scott Fitzgerald. Raportoi nga Lufta Civile Spanjolle dhe zbarkimi në Normandi gjatë Luftës së Dytë Botërore. U plagos disa herë, përfshirë një aksident ajror në Afrikë, dhe mbeti gjithmonë i obsesionuar nga vdekja dhe sfida me të. Jeta e tij e mbushur me drama dhe alkol nuk e kurseu nga dhimbjet mendore. Në moshën 61-vjeçare, në vitin 1961, ai vendosi të mbyllte jetën e tij me një armë gjuetie një mjet që e shoqëroi gjatë gjithë ekzistencës së tij. Vdekja e tij u përjetua si një tronditje kulturore. Por Heminguej nuk vdiq. Ai mbeti në çdo faqe që shkroi, në çdo fjali të qartë, në çdo njeri të zakonshëm që përballet me stuhitë e jetës. Ai na mësoi se guximi nuk është mungesa e frikës, por përballja me të. Dhe ndoshta, përmes rrëfimeve të tij, e kuptuam pak më mirë çfarë do të thotë të jesh njeri.

Vitet e fundit të shkrimtarit, frika, ankthi dhe depresioni që e ndalonin të shkruante

Në çdo brez shkrimtarësh lind një zë që nuk flet vetëm për kohën e vet, por edhe për një botë të brendshme universale të heshtur, të thyer dhe të pamëshirshme. Për shekullin XX, ky zë kishte një emër: Ernest Heminguej. I gjatë, me mjekër të dendur dhe sy që shihnin drejt e në thelb të gjërave, Heminguej ishte më shumë se një autor: ishte një mënyrë jetese, një filozofi maskiliste dhe ekzistencialiste e përmbledhur në fjali të shkurtra, por që zhurmojnë gjatë në vetëdijen tonë. “Njeriu shkatërrohet, por nuk mposhtet”, shkruante ai një pohim që dukej si besimi i fundit i një njeriu që jetoi gjithë jetën në përpjekje për të mos u thyer, dhe përfundoi duke u thyer vetë. Ai nuk shkroi për të zbukuruar botën. Ai shkroi për ta zbërthyer atë. Stili i tij i ftohtë, i prerë, i zhveshur nga zbukurimet, është cilësuar si “teoria e ajsbergut”: 1/8 shihet, 7/8 janë nën ujë ashtu si ndjenjat, dhimbjet, heshtjet, brishtësitë që ai i shfaqte vetëm në nëntekst. Ai e dinte që njeriu nuk shpëton nga vetja, por të paktën mund ta kuptojë më mirë përmes një historie. Ai kaloi nga fushat e betejës në Parisin artistik, nga Karaibet në Kubë, nga peshkimi me tonelata në biseda të heshtura me veten. Në dukje jetonte jetën që çdo burrë do të kishte zili: me aventura, gra, famë dhe adrenalinë. Por përbrenda, Heminguej ishte gjithnjë në luftë me kujtimet, me depresionin, me trashëgiminë familjare të vetëvrasjeve që e ndiqte si një mallkim i heshtur.

U martua katër herë, e donte fuqishëm gruan e radhës derisa nuk e duronte më. Kishte nevojë të dashuronte për të shkruar, dhe kishte nevojë të shkruante për të mos u rrëzuar. Gratë e tij nuk ishin vetëm të dashura ishin muza, shpëtim, dështim, pretekst dhe pasqyrë. Ai nuk e përballonte mirë rutinën. Qetësia e vriste, stabiliteti e mërziste. Prandaj kërkonte gjithmonë një tjetër vend, një tjetër luftë, një tjetër rrezik, një tjetër grua. Ishte gjithmonë në kërkim jo të diçkaje që mungonte, por ndoshta të një versioni të vetes që mund ta mbante më gjatë. Në vitet e fundit u përball me ankthin, paranojën, harresën. Kishte frikë se nuk mund të shkruante më. E përjetoi këtë si një fund, jo vetëm të karrierës, por të ekzistencës. Në vitin 1961, në një mëngjes pa shumë fjalë, vendosi të mbyllte llogaritë me jetën jo nga frika, por nga bindja se tashmë kishte dhënë gjithçka.

Katër dashuritë e dështuara të Ernest Heminguejt, tradhtitë dhe pasionet

Në letërsi shkroi si askush tjetër. Në jetë dashuroi si i çmendur dhe u rrëzua si legjendë. Ernest Heminguej ishte një nga ata burra që nuk i përkisnin vetëm epokës së tyre, por që e shtrinë hijen nëpër dekada edhe me librat, edhe me jetën e çrregullt, të dhimbshme dhe të paparashikueshme. Nuk është e lehtë të ndash Heminguejn nga mitet që vetë ndërtoi. Por në qendër të gjithçkaje, ishte një burrë që dashuroi gratë po aq fort sa dashuroi luftën dhe rrezikun. U martua katër herë, dhe të katra gratë qëndruan pranë një njeriu gjenial, por edhe të vështirë, impulsiv, egocentrik, që shpesh ndante më shumë emocione me letrën sesa me njeriun përballë. Hadley Richardson, gruaja e tij e parë, ishte një pianiste e butë nga Çikago, të cilën e njohu në Paris në vitet e “gjeneratës së humbur”.

Ajo e përkrahu në vitet e para të shkrimit, kur Heminguej jetonte me para borxh, por martesën e tyre e rrëzoi një tjetër grua: Pauline Pfeiffer, një gazetare elegante e “Vogue”, që u bë gruaja e dytë. Ajo i solli edhe suksesin, por edhe një jetë më të ftohtë, më borgjeze, nga e cila ai u mërzit shpejt. Me Martha Gellhorn, gruaja e tretë dhe korrespondente lufte si ai, ndanë jo vetëm fjalë dhe seks, por edhe frikën e vdekjes në vijën e parë të zjarrit në Spanjë dhe Normandi. Ajo ishte ndoshta e vetmja që nuk i duronte kapriçot e tij, dhe në fund ishte ajo që iku. Heminguej, me ego të lënduar, e quajti “grua e padukshme” për pjesën tjetër të jetës. Mary Welsh, gruaja e katërt, ishte e vetmja që qëndroi deri në fund, edhe pse nuk ishte më Heminguej i viteve të lavdisë.

Në atë kohë, ai ishte një burrë i plakur para kohe, me kujtesë të turbullt, i lodhur nga alkooli, ilaçet dhe frika se nuk mund të shkruante më si dikur. Gratë në jetën e tij nuk ishin thjesht partnere ishin pretekste për të dashuruar, për të urryer, për të frymëzuar apo për t’u arratisur. Ai nuk e kërkoi kurrë stabilitetin; ai kërkonte përjetësinë. Por përjetësia nuk vjen me një grua të vetme. Ai donte gjithçka dhe kur gjithçka nuk mjaftonte më, mbeti vetëm. Përtej martesave, Heminguej kishte një marrëdhënie të ndërlikuar edhe me seksualitetin, që disa studiues e kanë komentuar si të ngarkuar me kontradikta.

Ai urrente dobësinë, por brenda vetes ndiente krisje që s’mund t’i pranonte dot. Kjo e bënte jo vetëm të paarritshëm, por edhe të rrezikshëm për këdo që e donte vërtet. Ai pinte pa masë, fliste me cinizëm, shkruante si burrë, dashuronte si poet dhe ikte si fëmijë. U përpoq disa herë të vetëvritej përpara se ta realizonte më 1961, duke e mbyllur jetën me të njëjtën armë që e kishte shoqëruar në Afrikë, në peshkim dhe në dhomat e vetmisë. Ernest Heminguej nuk ishte burri ideal. Ai ishte një zjarr që digjte veten dhe të tjerët. Por është e pamundur të flasësh për të dhe të mos ndjesh një përzierje habie, dhimbjeje dhe admirimi. Ai nuk e la pas një martesë të përkryer, por la një jetë që rrëfehet ende, si një roman i madh, i çarë në mes, por i paharruar. /Konica.al/ KultPlus.com

Pas Sarandës, kroçera ‘National Geographic Orion’ ankorohet në Durrës

Në portin detar të Durrësit mbërriti kroçera eksploruese “National Geographic Orion”, pas qëndrimit dyditor në portet shqiptare.

Anija, e gjatë 102 metra dhe e gjerë 14 metra, me 50 dhoma dhe një ekuipazh prej 70 marinarësh, do të vijojë më pas lundrimin drejt Kroacisë.

Kjo është vizita e parë që “National Geographic Orion” realizon në Shqipëri, duke sjellë në bord 108 turistë amerikanë të interesuar për turizmin e aventurës dhe ekspeditave.

Durrësi është porti i dytë, pas Sarandës, ku ankoron kjo kroçerë. Turistët do të kryejnë një tur 8-ditor në vende të ndryshme të Mesdheut, përfshirë edhe Shqipërinë.

Pas ndalesës në Durrës, udhëtimi i tyre do të vazhdojë drejt Divjakës, ku do të vizitojnë lagunën e Karavastasë dhe pelikanin kaçurrel, ndërsa qyteti i radhës që do eksplorojnë është Kruja.

Gjatë qëndrimit në Durrës, në bord të anijes u zhvilluan shkëmbime kortezie mes kapitenit të anijes, Alex Dudov, dhe kapitenit të Portit të Durrësit, Taulant Allkja.

Ky i fundit theksoi se “National Geographic Orion” do të vizitojë portet shqiptare edhe pesë herë të tjera gjatë këtij viti dhe është planifikuar të rikthehet edhe vitin tjetër. Ai e përshkroi anijen si një simbol të turizmit të aventurës dhe ekspeditave, që po sjell në Shqipëri vizitorë të shumtë nga SHBA.

Kapiteni Alex Dudov u shpreh se shpreson të kthehet shpesh në këtë vend të veçantë të Adriatikut dhe Jonit. Ai nënvizoi se në itinerarin e saj janë përfshirë edhe vende si Greqia, Mali i Zi dhe Kroacia, ndërsa synimi i tij është të tregojë “Shqipërinë reale” për turistët, duke inkurajuar kështu rritjen e numrit të vizitorëve në vend.

Një nga veçantitë e “National Geographic Orion” është pajisja me mjete zhytjeje dhe mjete të vogla transporti, të cilat u ofrohen turistëve kuriozë për të eksploruar vende dhe relikte nënujore gjatë udhëtimeve të tyre.

Pas qëndrimit dy ditor në portet shqiptare, anija do të vazhdojë lundrimin e saj drejt Kroacisë, duke mbajtur në agjendë edhe shumë vizita të tjera në portet e Mesdheut./atsh/ KultPlus.com

Sonte, hapet ekspozita e fotografit Wade Goddard ‘Fotografi të Luftës së Kosovës’

Sonte, bëhet hapja e ekspozitës personale e fotografit Wade Goddard, të titulluar “Fotografi të luftës së Kosovës“, e cila do të mbahet në Qendrën Barabar.

“Dy dekada pas fotografive të Wade Goddard nga lufta e Kosovës, imazhet e tij ende tronditin me përjetimin e drejtpërdrejtë të vuajtjeve që ai ka kapur. Puna e tij përfaqëson ndoshta regjistrimin më gjithëpërfshirës të një konflikti relativisht të shkurtër por brutalisht të eger që shkaktoi më shumë se 10,000 viktima në më pak se tre vjet dhe ndoshta shkatërroi përgjithmonë marrëdhënien gjithmonë të brishtë mes fqinjëve shqiptarë dhe serbë që jetojnë në këtë territor diskutabil.

Imazhet e tij kapin si momentet ikonike të lidhura me luftën—forcat e ushtrisë serbe të armatosura rëndë, rebelët e UÇK-së me flamurin e tyre të kuq shqiptar, refugjatët e dëshpëruar, hyrja triumfuese e forcave të NATO-s – por edhe aspektet më pak të njohura dhe më të pakëndshme të konfliktit, si hakmarrjet e përhapura të kryera ndaj fshatarëve serbë dhe romë në Kosovë pas luftës, duke çuar në shpërnguljen dhe ikjen e tyre masive. Në formën më të thjeshtë, historia e Kosovës është një histori gjakderdhjeje dhe urrejtjeje, dhe jo triumfi.” – Shkëputur nga teksti i Peter N. Bouckaert, Ish-drejtor i Emergjencave, Human Rights Watch. 

Hapja organizohet sonte, 25 qershor, në ora 19:00, në Grand Hotel – Kati 4, në Barabar Centre./ KultPlus.com 

Paketa e Maleve, Bashkitë identifikojnë zonat prioritare për zhvillim ekonomik

Të gjithë bashkitë në vend janë angazhuar për të përcaktuar zonat malore që do të zhvillohen për investime.  Ndërsa është botuar në Fletoren Zyrtare, udhëzimi për përcaktimin e rregullave të hollësishme për dokumentacionin dhe procedurën e shpalljes së zonës me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore nga të gjitha bashkitë në vend.

Sipas procedurave të identifikimit të zonave të zhvillimit, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, kryetarët e bashkive do të urdhërojnë ngritjen e grupeve të punës për identifikimin dhe hartëzimin e zonës së zhvillimit brenda territorit të bashkisë.

Procesi do të realizohet në bashkëpunim me drejtorinë përkatëse vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për të verifikuar statusin e pronës së poseduar nga pretenduesi për t’u njohur posedues jo pronarë në atë pjesë të territorit që synohet të shpallet zonë zhvillimore.

Sipas udhëzimit, kryetari i bashkisë do të paraqesë pranë ministrit përgjegjës për pushtetin vendor kërkesën për shpalljen e zonës zhvillimore në territorin e bashkisë.

Në dosje do të jenë të përfshira: raporti përmbledhës i procedurës së ndjekur nga bashkia, hartën e zonës së propozuar, dokumenti analizues mbi efektet e pritshme dhe se si shpallja e zonës së zhvillimit mund të kontribuojë në nxitjen dhe realizimin e potencialit për zhvillim ekonomik, industrial apo turistik të zonës.

Nga paketa e maleve qeveria pret një ofertë turistike edhe më të larmishme. Një pjesë e investimeve do të kenë formën agroturistike, një formë investimi që ka gjetur zbatim në vitet e fundit gjerësisht në vendin tonë.

Qeveria ka parashikuar që 500 aplikimet e para do të jenë pa taksa. Synohet që një pjesë e emigrantëve të kthehen në vend për të përfituar nga nisma./atsh/ KultPlus.com

‘Syrigana: Operë në pesë akte’ nga Petrit Halilaj që bën bashkë të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen

Filharmonia e Kosovës ka ndarë posterin zyrtar të operës “Syrigana: Një operë në pesë akte” – një ngjarje e papërsëritshme që do të zhvillohet për vetëm një natë në fshatin Syriganë, në zemër të Drenicës.

Sipas një njoftimi për media kjo vepër e re performuese, e bashkëkrijuar me Filharmoninë e Kosovës, sjell një rrëfim dashurie të frymëzuar nga mitet lokale dhe kujtesa personale e kolektive, të vendosura në një peizazh që flet për historinë e një rajoni të tërë.

“Me një skenë të ndërtuar nga vagona traktorësh, pjesëmarrje nga artistë lokal dhe tinguj të gjallë nga Filharmonia, “Syrigana” është një ftesë për të imagjinuar të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen ndryshe”, thuhet në njoftim.

Fituesit e edicionit të 8-të të “International Tirana Photo Festival”

Konkursi i fotografisë “International Tirana Photo Festival” ndau çmimet e edicionit të tij të 8-të.

Në Kategorinë “Single”, fitues u shpall Denis Morina dhe e dyta u rendit Florie Cenaliaj.

Ndërsa në Kategorinë “Foto Stories” vendin e parë e fitoi Radoje Jovanociv dhe të dytin Mehmet Uluyurt. Juria vendosi të vlerësonte me çmim inkurajues Esmeralda Korinin, ndërsa çmimi i publikut shkoi për Giulia Forza-n. Gjithashtu pati edhe një çmim për videon më të mirë, të cilin e meritoi Altin Serani.

Tema kuratoriale e këtij edicioni ishte “Mesdheu”, temë e cila kërkoi nga fotografët, shqiptarë apo të huaj, pa dallim nëse ishin amatorë, profesionistë apo thjesht entuziastë të këtij medium, të sillnin prirjet e tyre artistike në të treja kategoritë e Festivalit; Foto Singles, Foto Stories dhe Short Video.

Çmimet e edicionit të 8-të u ndanë në një atmosferë të ngrohtë me komunitetin e fotografëve të këtij festivali. Ishte i pranishëm edhe nënkryetari i Bashkisë, Andi Seferi, fotografi Roland Tasho i cili së bashku me Rozafa Shpuzën ishin në jurinë e festivalit, e gjithashtu shkrimtari Ben Blushi e kuratori i ekspozitës Elton Koritari.

Punët pjesëmarrëse në festival u stampuan në një album fotografik të titulluar “Mediterranean”.

Muzika që u reziston shekujve – 15 kryeveprat klasike më të dëgjuara të të gjitha kohërave

Muzika klasike vazhdon të magjepsë breza të tërë, duke tejkaluar kohën dhe teknologjinë. Të dëgjuara në koncertet më të mëdha, përdorur në filmat më të famshëm dhe shpesh të luajtura në ceremoni apo momente të veçanta, këto kompozime nuk janë vetëm tinguj por janë histori, emocione artistike të përjetshme.

Këto vepra përfaqësojnë jo vetëm kulmin e mjeshtërisë muzikore, por edhe fuqinë e muzikës për të lidhur njerëzit përtej kohës, gjuhës dhe kulturës.

Antonio Vivaldi, “La Primavera” (Pranvera) – Nga cikli “Le Quattro Stagioni” (Katër Stinët), kjo pjesë është një nga më të njohurat e muzikës baroke.

Ludwig van Beethoven, “Sonata e Hënës” (Sonata Nr. 14 në Do Minor “Quasi una fantasia”, Op. 27 Nr. 2) – Një nga veprat më të famshme për piano, me një ndjesi melankolike dhe të qetë.

Claude Debussy “Arabesque Nr. 2 në Mi maxhor” – Një pjesë impresioniste që shquhet për finesën dhe lëvizjen e lehtë melodike.

Ludwig van Beethoven,  “Für Elise” – Një nga veprat më të njohura për piano solo, shpesh e njohur nga fillestarët e pianos.

Ludwig van Beethoven, “Simfonia Nr. 5 në Do minor, Op. 67” – Me hyrjen ikonike kjo simfoni është simbol i triumfit ndaj fatit.

Felix Mendelssohn “Ëndrra e Natës së Verës: Marshi i Dasmës” – Një pjesë që luhet shpesh në dasma, me tone magjike dhe romantike.

Johann Sebastian Bach “Toccata dhe Fuga në Re minor, BWV 565” – Një pjesë dramatike për organo që shpesh përdoret në filma dhe skena horror.

Johannes Brahms , “Vallet Hungareze Nr. 5” – Një vals plot energji dhe ritëm folklorik.

Wolfgang Amadeus Mozart  “Sonata për Piano Nr. 11 në La maxhor, K. 331: III. Alla Turca” – E njohur si “Rondo alla Turca”, kjo pjesë është mjaft ritmike dhe e gjallë.

Franz Schubert “Ave Maria” – Një pjesë vokale e thellë dhe e ndjerë, shpesh e interpretuar në ceremoni fetare.

Wolfgang Amadeus Mozart “Eine kleine Nachtmusik” (Serenata Nr. 13 për Orkestër në Sol Majore, K.525) – Një serenatë e lehtë dhe e njohur që simbolizon klasikën vjeneze.

Niccolò Paganini “Caprice Nr. 24 në La minor” – Një nga pjesët më të vështira për violinë solo, e famshme për virtuozitetin e saj.

Pyotr Ilyich Tchaikovsky “Liqeni i Mjelmave” – Një balet romantik dhe tragjik, me muzikë që është bërë ikonike për kulturën klasike.

Johann Strauss II , “Danubi Blu” (An der schönen blauen Donau, Op. 314) – Valsi më i famshëm në botë, simbol i elegancës vjeneze.

Wolfgang Amadeus Mozart, “Simfonia Nr. 40 në Sol minor, K. 550” – Një simfoni dramatike dhe plot tension që tregon mjeshtërinë e Mozartit. /rtsh.al/ KultPlus.com

Vdes aktori, Joe Marinelli

Joe Marinelli ka vdekur.

Aktori ishte më i njohur për punën e tij në telenovela si “Santa Barbara”, “General Hospital” dhe “Guiding Light”. Krahas punës së tij në telenovela, ai u shfaq edhe në serialin “The Morning Shoë”.

Gruaja e Joe, Jean Marinelli konfirmoi në një deklaratë për The Hollywood Reporter se ai kishte vdekur të dielën në moshën 68-vjeçare pas një beteje me kancerin në stomak, transmeton Klankosova.tv .

Midis viteve 1980 dhe 2000, Joe u shfaq në një numër serialesh të ndryshme, duke bërë fillimisht emër për veten si Bunny Tagliatti në “Santa Barbara”. Kohët e fundit, aktori luajti rolin e Donny Spagnoli në The Morning Shoë të Apple TV+ së bashku me Reese Witherspoon dhe Jennifer Aniston.