Qendra Kinematografike e Kosovës hap thirrjen për propozime për Oscar

Oscari mbetet një ëndërr e madhe për artistët e kinematografisë. Qendra  Kinematografike e Kosovës ka hapur thirrjen publike për propozime me filma të huaja për festivalin më të madh botëror të kësaj fushe, shkruan KultPlus.

Ky konkurs përfshin filmat e metrazhit të gjatë artistik, dokumentarë dhe të animuar më të gjatë se 40 minuta, të cilat konkurrojnë për të përfaqësuar Kosovën në qarqe ndërkombëtare të filmit.

Në edicionin e 93-të të Akademisë Oscar ekzistojnë disa rregulla të cilat duhet të ndjekin aplikantët.

“Filmat e përzgjedhur që e kanë pasur shfaqjen teatrale të planifikuar më parë, por që fillimisht janë bërë të qasshme përmes platforme me reputacion të shpërndarjes, ose të ndonjë platforme VOD, mund të kualifikohen, nën kushtet e mëposhtme:

Që t’i sigurojnë Akademisë dokumentacionin (dokumentin origjinal dhe një përkthim në anglisht) të datave të mbylljes së kinemasë të mandatuar nga qeveria, dokumentacionin që dëshmon shfaqjen në kinema të planifikuar më parë, dhe shpërndarjen në një platformë me reputacion, ose marrëveshje me ndonjë platformë VOD”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Me t’u përzgjedhur filmi fitues nga QKK për përfaqësim të vendit, do të vihet në dispozicion në Dhomën e Shfaqjes së Akademisë brenda 60 ditëve .

Afati i fundit për aplikim është 30 shtator, ndërkaq aplikimet mund të bëhen përmes postës elektronike apo përmes asaj fizike./KultPlus.com

Shpallen projektet e subvencionuara nga Qendra Kinematografike e Kosovës

Qendra Kinematografike e Kosovës ka publikuar projektet filmike të cilat janë vlerësuar për miratim dhe subvencionim nga juria vlerësuese, shkruan KultPlus

Juria Vlerësuese e projekteve filmike të metrazhit të shkurtë, Animacion, Dokumentar, Postproduksion dhe Zhvillim Skenari në përbërje të: Ilir Bokshi-kryesues, Ilir Ajdini, Jahi Jahiu, Mentor Haliti, Visar Krusha, Visare Aliu, Arbenesha Grabovci Nixha-anëtarë, propozojnë për miratim e subvencionim projektet e listuara si më poshtë:

Në kategorinë e projekteve për filmit të metrazhit të gjatë-dokumentar:

1. Titulli i Projektit: “Thyeje Heshtjen“; Shtëpia Filmike: In My Country post production; Producenti: Kushtrim Sheremeti; Skenaristi: Ekrem Rrahmani; Regjisori: Ekrem Rrahmani.
2. Titulli i Projektit: “Skenderbeu edhe në Shkup“; Shtëpia Filmike: N.SH. Shkupi Film; Producentja: Venera Abdyli; Skenarist: Kastriot Abdyli; Regjisori: Kastriot Abdyli.

Në kategorinë e projekteve për Postproduksion:

1. Titulli i Projektit: “Diamanti”; Shtëpia Filmike: N.SH.P. A&G Production; Producenti: Besart Sllamniku; Skenaristi: Besart Sllamniku; Regjisori: Genc Berisha.

Në kategorinë e projekteve për Zhvillim Skenari:

1. Titulli i Projektit: “Hotline”; Shtëpia Filmike: N.SH. N’Art; Producenti: Bujar Kabashi; Skenaristi: Dren Zherka; Regjisori: Dren Zherka.
2. Titulli i Projektit: “Hunting Bears”; Shtëpia Filmike: N.SH. C M B; Producenti: Mentor Shala; Skenarsti: Edon Rizvanolli.
3. Titulli i Projektit: “The Tiny Walkers”; Shtëpia Filmike: In My Country Production Sh.p.k.; Producenti: Jeton Kulinxha; Skenaristi: Jeton Kulinxha.
4. Titulli i Projektit: ”Njeriu me valixhen vjollcë”; Shtëpia Filmike: Kandërr; Producenti: Edin Alija; Skenaristja: Ulpiana Maloku.

Në kategorinë e projekteve të filmit të metrazhit të shkurtë artistik:

1. Titulli i Projektit: Qaty a qitu; Shtëpia Filmike: Supercut Production; Producentja: Adea kelmendi; Skenaristja: Dina Morina; Regjisorja: Dina Morina
2. Titulli i Projektit: “Ombrella”; Shtëpia Filmike: OM; Producenti: Xhemajl Avdyli Skenaristi: Ag Apolloni; Regjisori: Ben Apolloni
3. Titulli i Projektit: Rruga “Fan Noli”; Shtëpia Filmike: Djemt e Abdullahit; Producenti: Milot Hoxha; Skenaristi: Milot Hoxha; Regjisorja: Jehona Berisha

Në kategorinë e projekteve të filmit të metrazhit të shkurtë të animuar:

1. Titulli i Projektit: “Melodia Kardiake”; Shtëpia Filmike: N.SH. Industriel; Producenti: Njomza Hadri; Skenaristi: Leopard Cana; Regjisori: Leopard Cana.
2. Titulli i Projektit: “Vija e Kuqe”; Shtëpia Filmike: “Contour Line” Sh.P.K.; Producenti: Vullnet Sanaja; Skenaristi: Rron Bajri; Regjisori: Rron Bajri.

Ndërsa, Juria Vlerësuese e projekteve filmike të metrazhit të gjatë artistik, koproduksion minorë dhe debutant në përbërje të: Florent Mehmeti – kryesues, Isa Qosja, Doruntina Basha, Blerta Zeqiri, Jozko Rutar, Giovanni Rabbiano, dhe Ilir Gjocaj – anëtarë, propozojnë për miratim e subvencionim projektet e listuara si më poshtë:

Në kategorinë e projekteve të filmit të metrazhit të gjatë artistik:

1. Titulli i Projektit: “Exil”; Shtëpia Filmike: N.P.SH. Ikone- Studio; Producenti: Yll Uka; Skenaristi: Visar Morina; Regjisori: Visar Morina.
2. Titulli i Projektit: “Në kërkim të Venerës”; Shtëpia Filmike: Circle Producstion SH.P.K.; Producenti: Besnik Krapi; Skenaristi: Norika Sefa; Regjisori: Norika Sefa.
3. Titulli i Projektit: “Rapsodia e Muzgut”; Shtëpia Filmike: A-S Film; Producenti: Besim Ugzmajli; Skenaristi: Zymber Kelmendi; Regjisori: Agim Sopi.

Në kategorinë e projekteve të filmit debutant:

1. Titulli i Projektit: “Galaktika e Andromedës”; Shtëpia Filmike: N.SH. Arena; Producenti: Synaj Raça; Skenaristja: More Raça; Regjisorja: More Raça.

Në kategorinë e projekteve të filmit – koproduksion minorë:

1. Titulli i Projektit: “Liqeni im”; Shtëpia Filmike: Added Value Films SH.P.K.; Producenti: Liridon Cahani; Skenaristi: Gjergj Xhuvani; Regjisori: Gjergj Xhuvani.
2. Titulli i Projektit: “Illyricvm”; Shtëpia Filmike: Buka sh.p.k.; Producenti: Fatmir Spahiu; Skenaristi: Simon Bogojevi Narath; Regjisori: Simon Bogojevi Narath.
3. Titulli i Projektit: “Homo”; Shtëpia Filmike: Trigger L.L.C. Producenti: Lumbardh Kukaj; Skenaristi: Igor Ivanov; Regjisori: Igor Ivanov./KultPlus.com

‘Aga’ nga Lendita Zeqiraj, në mesin e 23 projekteve në ‘Meeting Point’ në Festivalin e Vilniusit

Njëzetë e tre projekte filmike do të prezentohen në edicionin e nëntë të Meeting Point – Vilnius që do të mbahet prej 27 deri 29 mars 2018, gjatë festivalit Vilnius International Film Festival ‘Kino Pavasaris’.

Meeting Point – Vilnius është ngjarje e industrisë së filmit ku marrin pjesë profesionistë të industrisë nga Lituania, shtetet Baltike dhe nga Evropa. Më shumë se 200 profesionistë marrin pjesë në këtë ngjarje, e cila ngërthen në vete konferenca të ndryshme, prezentimin e projekteve filmike në programin Coming Soon, ligjerata etj.

Festivali sapo ka lansuar listën e projekteve filmike në programin ‘Coming Soon’ ku është përzgjedhur edhe projekti filmik ‘Aga’ nga Lendita Zeqiraj me producent Bujar Kabashin, film ky i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Ky program shërben si platformë për filmbërësit debutant që të zhvillohen ose të finalizojnë me sukses projektet e tyre filmike. Këta filma prezentohen përpara programerëve të festivaleve, producentëve, agjentëve dhe distributorëve. Tri nga projektet pjesëmarrëse do të zgjedhen për shfaqje në ‘Industry Screenings’ në tregun e madh të festivalit Cannes.

Disa fragmente nga këta fitues do të shfaqen në sesionin ‘Vilnius IFF Goes to Cannes’ gjatë këtij edicionit të Cannes. Dy projekte tjera do të marrin çmimin për postproduksion të audios dhe videos nga Vilnius Film Cluster dhe çmimin e posaçëm për ruajtjen dhe promovimin digjital. / KultPlus.com

14 filma kosovarë do të shfaqen në Kino ABC për shënimin e 10 vjetorit të Pavarësisë

14 filma kosovarë të mbështetur nga QKK do të fillojnë shfaqjen në Kino ABC që nga nesër, 8 shkurt deri me 17 shkurt 2018 për të shënuar 10 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës. Kjo iniciativë erdhi si rezultat i nënshkrimit të Memorandum Bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Kinemasë ABC.

Për 10 ditë do të shfaqen filmat kosovarë të cilët kanë pasur suksese të jashtëzakonshme ndërkombëtare, si prej nominimit në Oscar, pastaj në festivalet e mëdha si ai i Karlovy Vary-it, Venedikut, Sarajevës, Varshavës, Tallinnit, Kairos, Montrealit etj.

Hapja do të bëhet me 8 shkurt ku do të shfaqen filmat ‘Shok’ nga Jamie Donoughue, ‘Home’ nga More Raça, ‘Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj, ‘Si qeni n’rrush’ nga Driton Hajredini dhe Yll Çitaku duke vazhduar në ditë në vijim me filmat: ‘Kolona’ nga Ujkan Hysaj, ‘Daullet e Rezistencës’ nga Mathieu Jouffre, ‘Me dasht’, me dasht’, me dasht’,’ nga Ilir Hasanaj, ‘Trapped by Law’ nga Sami Mustafa, ‘Home Sweet Home’ nga Faton Bajraktari, ‘Tri Dritare dhe një Varje’ nga Isa Qosja, ‘Martesa’ nga Blerta Zeqiri, ‘T’padashtun’ nga Edon Rizvanolli, ‘Eho’ nga Dren Zherka dhe ‘Babai’ nga Visar Morina./KultPlus.com

Qendra Kinematografike planifikon futjen në funksion të Rregullores për lehtësirat financiare

Qendra Kinematografike e Kosovës kësisoj dje ka prezantuar raportin e punës për vitin që po lëmë pas. Një prej institucioneve më aktive në vend, QKK ka marrë pjesë në vitin 2017 në një numër të madh festivalesh dhe prezantimesh, përfshirë Berlinalen, Kanin, Beldocs Market, Annecy, Balkan Film Market dhe TIFFCOM në Tokio.

Një mundësi tjetër e jashtëzakonshme për filmat e mbështetur nga QKK ishte edhe arritja e marrëveshjes me Gjirafavideo, ku tani e tutje qytetarët e Kosovës do të kenë qasje në shikimin e filmave online, që ky institucion financon, duke qenë në favor të interesit publik dhe në mënyrë që qytetarët të kenë qasje në filmat e Kosovës.

Në GjirafaVideo mund t’i shihni ekskluzivisht 9 filma shqip, shumica prej të cilëve janë fitues të çmimeve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa pritet që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe me filma te tjerë vitin e ardhshëm. Filmat që tani më janë pjesë e kësaj platforme janë: ‘Ballkoni’ nga Lendita Zeqiraj, ‘Kolona’ nga Ujkan Hysaj, ‘Krom’ nga Bujar Alimani, ‘Ferdonija’ nga Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti, ‘Ne të tre’ nga Blerta Basholli, ‘Çlirimi’ nga Burim Haliti, ‘Cheers’ nga Norikë Sefa, ‘Përqafimi’ nga Lulzim Guhelli dhe ‘E kuqja’ nga Gazmend Nela. Deri më tani rreth 30,000 persona i kanë shikuar filmat në platformën online.

Gjithashtu, QKK i ka kushtuar rëndësi të veçantë zhvillimit sa më të madh të bashkëpunimeve ndërkombëtare. Me këtë rast janë hartuar drafte të bashkëprodhimit ndërkombëtarë me Bullgarinë, Kroacinë dhe Turqinë, marrëveshje këto të cilat pritet të nënshkruhen në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018. Në të njëjtën kohë është duke u punuar draft propozimi për anëtarësim në Eurimages. Drejtori i QKK-së, këtë vit ka qenë i pranishëm në dy Asambletë Gjenerale të European Film Promotion, ku QKK është anëtare, duke ruajtur komunikimin me të gjitha qendrat e filmit evropian dhe bashkëpunimin më të thellë me qendrat homologe rajonale.

Në 10 vjetorin e vdekjes së ikonës të kinematografisë kosovare, Faruk Begolli, QKK organizoi takimin përkujtimor për të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që vlerësojnë të arriturat e këtij aktori e regjisori të madh. Ky organizim është i pari i këtij lloji duke ndjerë nevojën që të mos harrohen njerëzit që kanë kontribuar dhe kanë rritur vendin tonë artistikisht. QKK planifikon që të vazhdoj me organizime të tilla, për të vlerësuar punën e artistëve dhe për t’u siguruar që veprat e tyre kinematografike nuk do të harrohen.

Për vitin 2018, QKK planifikon futjen në funksion të Rregullores për lehtësirat financiare, të cilat do të tërheqin investime të huaja në Kosovë, në fushën e industrisë së filmit, rregullore kjo që inkurajon dhe u hap rrugën investitorëve të huaj për të xhiruar në Kosovë. Poashtu do të lobohet për anëtarësimin e Kosovës në Euroimages si dhe në Creative Europe, këto dy platforma shumë fitimprurëse dhe të rëndësishme për vendin tonë dhe kinematografinë kosovare, me qëllimin e zhvillimit sa më të madh të industrisë tonë. QKK vitin e ardhshëm do të hartoj marrëveshjet e bashkëpunimit me Bullgarinë, Kroacinë dhe Turqinë, gjë që do të rrit bashkëprodhimin e Kosovës me këto shtete. Gjatë vitit 2018 shpresojmë që të hyj në funksion edhe Rregullorja e Ministrisë së Kulturës për sponzorizime, që do të jetë edhe një mundësi më shumë në gjetjen e fondeve alternative për filmbërësit kosovar. / KultPlus.com

Një rrëfim ndryshe për luftën në Kosovë, vjen përmes filmit “Drita”

Sarandë Selimi

Në janar të vitit 1999 në njërin nga qytet e Kosovës ne shohim Dritën, një grua të izoluar. Ajo nuhatë që lufta që po zhvillohet nëpër fshatra po vije edhe në qytet. Fillimi është një memorie historike, një perspektivë e atyre që kanë jetuar nëpër banesat kolektive të kohës.

Më skenar të Armend Smajlit e regji të Rita Krasniqit, “Drita”, filmi i metrazhit të shkurtër i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës, tashmë është në përfundim të procesit. Me një ekip me emra të njohur në kinematografinë shqiptare, ky është skenari i parë për film i aktorit Armend Smajli, i cili në një intervistë për KultPlus, shpalosi disa detaje interesante që kanë të bëjnë me filmin, dhe me jetësimin e tij, në ndonjërin ekran të festivaleve ndërkombëtare.

“Më gëzon fakti që në këtë periudhë jam sfiduar edhe me një fushë të re artistike.
Inspirimi, rrugëtimi dhe tregimi për skenarin është shumë më i gjatë sesa filmi por ne besojmë se të gjitha ato copëza të menduara e të imagjinuara do të shfaqen në ekran”, thotë Smajli, i cili vazhdon të tregojë për KultPus, se “Drita”, në fund të janarit të viti 2018-të do të jetë i përfunduar.

“Fundi janarit 2018 filmi do të jetë i përfunduar. Dhe do të shohim edhe në biseda me QKK, do të aplikojmë nëpër festivale dhe të shohim se ku do të kemi fatin ta japim premierën botërore”, u shpreh për KultPlus, Smajli.

Filmi më producent vetë skenaristin Armend Smajli, ka sjellë një kastë aktorësh si: : Irena Cahani, Alban Ukaj, Bislim Muçaj, Florieta Bajraktari. “DOP” e filmit është Sevdije Kastrati ndërsa produkcioni “EVA Film”./ KultPlus.com