Kryeministri Kurti kërkon mbështetjen e Austrisë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare

Gjatë qëndrimit në Poloni, në margjina të Forumit të Sigurisë të Varshavës, kryeministri Albin Kurti, u takua me ish-ministrin e Mbrojtjes të Austrisë Dr. Werner Fasslabend dhe ambasadorin e Austrisë në Poloni, Andreas Stadler.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se diskutuan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes Kosovës dhe Austrisë, si dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.

Kurti theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare me seli e zyra qendrore në Vjenë, për çka dhe shprehu nevojën e mbështetjes së Austrisë.

Duke i falënderuar për takimin dhe bisedën, Kurti shprehu mirënjohjen edhe për kontributin e qendrave të studimit si Instituti Austriak për Politikat Evropiane dhe të Sigurisë, ku Dr. Werner Fasslabend ka shërbyer më herët edhe në funksionin e drejtorit të institutit. 

Presidentja Osmani në Gjermani takohet me ministrin Ozdemir

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë pune në Gjermani, ka takuar ministrin gjerman të Bujqësisë, Cem Ozdemir.

Në kumtesën për media bëhet e ditur se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë, bashkëpunimin dypalësh dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë.

“Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për nxitjen e marrëdhënieve të ngushta me Gjermaninë, duke njohur rolin jetik të shtetit gjerman si partner kyç në zhvillimin e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

‘Ahengu Shkodran’, mbyllet edicioni i 12 i festivalit në Muzeun Historik të qytetit

“Ahengu Shkodran”, vazhdimi i një tradite të hershme të lidhur me zhvillimin e muzikës shkodrane uli siparin e edicionit të 12-të tij në Muzeun Historik të qytetit. Artistët më në zë interpretuan në mënyrë mjeshtërore këngët më të bukura ndër vite.

Artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe kryeashiku i ahengut, Agim Molla ishin artistët që sollën atmosferë për të pranishmit.

Kënga popullore është një nga simbolet e Shkodrës, u shpreh në përfundim të kësaj nate, udhëheqësi artistik Bardhyl Hysa.

 “Jam krenar për këtë aktivitet pasi çdo vit po rritet dhe shpresoj që Shkodrës nuk i mungojnë talentet dhe sidomos për këngët popullore. Shpresoj të rikthehet tradita e këngës popullorë që mos të humbasim këto vlera pasi me me këto vlera ne dallohemi nga popujt e tjerë”,-tha Bardhyl Hysa, udhëheqës artistik.

Me entuziasmin që i karakterizon, disa nga artistët e rinj thonë se ndihen me fat që janë trashëgimtarë të këngës shkodrane.

 “Emocionet janë gjithmonë të mira dhe pse jo ne marrim emocione prej publikut dhe japim emocione duke kënduar këngët e mrekullueshme qytetare shkodrane. Te jem pjesë e kësaj tradite është diçka e mrekullueshme sepse kënga qytetare shkodrane është trashëgimi kulturore”,-tha Ajdis Hasani, këngëtar.

“Të qenurit pjesë e grupit karajfilet që ka Shkodra asht kënaqësi e madhe sepse është një grup prej shumë vitesh dhe një djalëri vogël si unë me një moshë të vogël 16 vjeç nuk është pak”,-tha Denis Fikaj, këngëtar.

Edicioni i 12-të i Ahengut Shkodran erdhi i organizuar nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci”./euronews/ KultPlus.com

‘Dritë-shkronja’/ Fotografitë e zviceranit Eugène Pittard, një dëshmi dashurie për shqiptarët në vitet 1921-1924

Krahas veprës së tij si një humanist i madh, shkencëtar e politikan që mbrojti Shqipërinë në dekadat e para të krijimit të shtetit shqiptar që gjenden në Muzeun Etnografik të Gjenevês, një nga kontributet e zviceranit Eugène Pittard ishte dhe dëshmia e tij fotografike përmes rreth dyqind e ca klisheve nga veriu dhe jugu shqiptar duke fotografuar njerëzit e thjeshtë, mikpritjen shqiptare, vende dhe ngjarje historike, pamje që sot nuk ekzistojnë më dhe që janë një referencë për studjuesit dhe antropologët shqiptarë, etnografët dhe sociologët, për të vënë në dukje atë çka përfaqësonte Shqipëria në vitin 1921 apo në vitin 1924. Nëse në vitin 1913, fotografi i njohur zviceran Fred Boissonnas fotografoi Epirin dhe jugun shqiptar gjer në Çamëri, Delvinë apo Gjirokastër, mision ky i kërkuar nga kryeministri grek Venizellos në kohën e Luftës Ballkanike dhe pushtimin e trojeve shqiptare në jug, veçanërisht i Çamërisë, Eugène Pittard vinte në Shqipëri me misionin e humanistit internacionalist për të ndihmuar një vend të coptuar nga fqinjët dhe që duhej mbrojtur në arenën ndërkombëtare siç do të bënte konkretisht me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Fan Noli në Gjenevë që Shqipëria të pranohej anëtare e Shoqatës së Kombeve.

Whatsapp Image 2024 10 02 At 16.59.43

Dëshmitar i historisë

Fotografia në vetvete është dëshmi historike dhe humane, një dëshmi e statusit të një kombi dhe të vlerave më themelore të tij. Rëndësia historike e fotografive të Eugène Pittard është se ai na ka dokumentuar jo vetëm imazhet njerëzore dhe të shumë prej qyteteve të Shqipërisë së asaj kohe, të trashëgimisë historike, arkeologjike, kulturore apo etnografike, por gjithashtu dhe një nga momentet e vështira të jetës shqiptare gjatë vitit 1921 siç ishte « Kriza e Bukës », çka nuk e gjejmë në arkivat tona në dimensione të tilla me imazhe mbresëlënëse sa ç’janë fotografitë e tij. Ajo që i kanë bërë përshtypje këtij misionari humanist dhe i dërguar për shpëndarjen e ndihmave në emër të Shpqatës së Kombeve janë më së shumti imazhet prekëse të njerëzve të goditur nga kjo krizë e në veçanti grupet e grave me fëmijët e tyre. Ai i ka fotografuar më së shumti ato në Tiranë e Shkodër por dhe në fshatrat përreth dhe në ato të veriut si në Juban, Koplik, Kastrat, Dibër e gjetkë. Janë fytyra që s’flasin por që në vetvete, në sytë dhe qëndrimin e tyre kanë një lloj stoicizmi për të ruajtur dinjitetin e tyre, siç i shohim ato kur janë mbledhur në sheshe dhe rrugët e Tiranës, në Lezhë, apo në sheshin para « Hotel Europa » në Shkodër.

Një sërë fotografish i kushtohen misionit të tij humanist në shpërndarjen e ndihmave në kuadrin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe zviceran, fotografi ku spikat në veçanti flamuri zviceran apo gra që mbajnë ndihmat në duar. Në disa nga prej këtyre fotografive është dhe gruaja e Pittard, publiçistja e njohur dhe shkrimtarja Noëlle Roger, e cila na shfaqet duke shkruar, duke shpërndarë ndihma, gjer dhe veshje për malsorët e mjerê gjatê krizës së bukës tê vitit 1924.

Krahas veprës së tij si një humanist i madh, shkencëtar e politikan që mbrojti Shqipërinë në dekadat e para të krijimit të shtetit shqiptar që gjenden në Muzeun Etnografik të Gjenevês, një nga kontributet e zviceranit Eugène Pittard ishte dhe dëshmia e tij fotografike përmes rreth dyqind e ca klisheve nga veriu dhe jugu shqiptar duke fotografuar njerëzit e thjeshtë, mikpritjen shqiptare, vende dhe ngjarje historike, pamje që sot nuk ekzistojnë më dhe që janë një referencë për studjuesit dhe antropologët shqiptarë, etnografët dhe sociologët, për të vënë në dukje atë çka përfaqësonte Shqipëria në vitin 1921 apo në vitin 1924. Nëse në vitin 1913, fotografi i njohur zviceran Fred Boissonnas fotografoi Epirin dhe jugun shqiptar gjer në Çamëri, Delvinë apo Gjirokastër, mision ky i kërkuar nga kryeministri grek Venizellos në kohën e Luftës Ballkanike dhe pushtimin e trojeve shqiptare në jug, veçanërisht i Çamërisë, Eugène Pittard vinte në Shqipëri me misionin e humanistit internacionalist për të ndihmuar një vend të coptuar nga fqinjët dhe që duhej mbrojtur në arenën ndërkombëtare siç do të bënte konkretisht me delegacionin shqiptar të kryesuar nga Fan Noli në Gjenevë që Shqipëria të pranohej anëtare e Shoqatës së Kombeve.

Whatsapp Image 2024 10 02 At 16.59.43

Dëshmitar i historisë

Fotografia në vetvete është dëshmi historike dhe humane, një dëshmi e statusit të një kombi dhe të vlerave më themelore të tij. Rëndësia historike e fotografive të Eugène Pittard është se ai na ka dokumentuar jo vetëm imazhet njerëzore dhe të shumë prej qyteteve të Shqipërisë së asaj kohe, të trashëgimisë historike, arkeologjike, kulturore apo etnografike, por gjithashtu dhe një nga momentet e vështira të jetës shqiptare gjatë vitit 1921 siç ishte « Kriza e Bukës », çka nuk e gjejmë në arkivat tona në dimensione të tilla me imazhe mbresëlënëse sa ç’janë fotografitë e tij. Ajo që i kanë bërë përshtypje këtij misionari humanist dhe i dërguar për shpëndarjen e ndihmave në emër të Shpqatës së Kombeve janë më së shumti imazhet prekëse të njerëzve të goditur nga kjo krizë e në veçanti grupet e grave me fëmijët e tyre. Ai i ka fotografuar më së shumti ato në Tiranë e Shkodër por dhe në fshatrat përreth dhe në ato të veriut si në Juban, Koplik, Kastrat, Dibër e gjetkë. Janë fytyra që s’flasin por që në vetvete, në sytë dhe qëndrimin e tyre kanë një lloj stoicizmi për të ruajtur dinjitetin e tyre, siç i shohim ato kur janë mbledhur në sheshe dhe rrugët e Tiranës, në Lezhë, apo në sheshin para « Hotel Europa » në Shkodër.

Një sërë fotografish i kushtohen misionit të tij humanist në shpërndarjen e ndihmave në kuadrin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe zviceran, fotografi ku spikat në veçanti flamuri zviceran apo gra që mbajnë ndihmat në duar. Në disa nga prej këtyre fotografive është dhe gruaja e Pittard, publiçistja e njohur dhe shkrimtarja Noëlle Roger, e cila na shfaqet duke shkruar, duke shpërndarë ndihma, gjer dhe veshje për malsorët e mjerê gjatê krizës së bukës tê vitit 1924.

Imazhi i një populli

Që në vizitën e tyre të parë në Shkodër në vitin 1910, gjatë qëndrimit në qytetin historik dhe takimet me përsonalitetet e shumta të qytetit, kohë kur Pittard nuk e kishte në duar aparatin e tij fotografik, çifti zviceran u takua dhe me artistin Kolë Idromeno, piktorin dhe fotografin e famshëm që artin e fotografisë e kishte quajtur “dritë-shkronjë”, ku ishte drita në “camera oscura” që tregonte imazhet e botës reale, ishte ajo që shkruante përmes dritës duke treguar portretet njerëzore, objektet, peizazhet, jetën përreth. Më shumë se një dekadë më pas, në vitin 1921, Eugène Pittard do të vinte me një mision të caktuar. Kësaj rradhe ai kishte marrë me vete dhe aparatin e tij fotografik si dhe filmat e suporteve të ndryshme bashkë me trikëmbëshin apo “stativin” e tij mbi të cilin vendosej atëherë aparati fotografik. Qëllimi ishte të fotografonte këtë vend jo aq të njohur nga bota perëndimore, Europa dhe vendet e tjera të këtij rruzulli. Kjo do të ishte Shqipëria e vitit 1921 apo siç mund të thoshte ai “Shqipëria ime”. Një nga shqetësimet e para duket se për të ka qenë fotografimi i fytyrës njerëzore si dhe të tregonte, si antropolog që ishte, fytyrën dhe tipin shqiptar, identitetin e tij si popull, për çka kishin shkruar për udhëtimet e tyre në Shqipëri edhe jo pak udhëtarë, gjeografë, etnografë e historianë francezë gjatë shekullit XIX. Por kjo, edhe për arësyen se më së pari duhet të dëshmohej jeta e popullit, siç kishin bërë në vitin 1913 studjuesi i gjeografisë humane, francezi Jean Bryhnes dhe fotografi i tij Auguste Léon, duke fotografuar për Arkivin e Albert Kahn tipin shqiptar dhe mjedisin e tij veçanërisht në Tiranë, Durrës, në fshatrat përreth apo dhe në Çamëri e Kosovë. Fotografitë e Pittard janë vërtet impresionante. Mjafton të shohim nga afër portretet e dy grave mirditore, një prej të cilave me ngarkesë në kurriz, të cilat vështrojnë drejt objektivit. Janë fytyra të mirësisë që e kanë pranuar jetën në përballje me vështirësitë. Sytë e tyre shkëlqejnë nga një dritë gati mistike. Një fotografi e jashtëzakonshme ku imazhi flet shumë për gjendjen e tyre, forcën që kanë për të mbijetuar paqësisht. Pittard nuk harron të fotografojë gidën e tyre, rrugët dhe itineraret shqiptare, vendet historike, vendet e kultit dhe fytyrat e refugjatëve veriorë të zbritur gjer në Tiranë për të shpëtuar nga uria.

Kronisti

Eugène Pittard nuk ishte një fotograf profesionist siç ishin profesionistët dhe fotografët me emër në Shqipëri si Marubët apo Kolë Idromeno të cilët kishin atelierët e tyre dhe kontaktet me prodhuesit e pllakave dhe filmave në Perëndim, veçanërisht në Francë. Fotografitë e tij shqiptare janë në natyrë çka e bëjnë atë një lloj kronisti që donte të dëshmonte botën shqiptare, jetën e përditëshme të një populli, shqiptarët në dinjitetin e tyre, pa dashur të bëhet interpretues i skamjes, por të dëshmojë botën shqiptare, qytetarinë, vende dhe ngjarje, atë çka ai pikëtakonte në udhëtim e sipër, imazhe që do të përbënin më pas dëshmi historike të Shqipërisë së asaj kohe. Në gjithçka që fotografon, ndjehet dashuria e atij që fotografon pas aparatit fotografik. Ai fikson pritjen e jashtëzakonshme që i bëjnë shqiptarët kudo që shkon, në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Shkodër, Gjirokastër e gjetkë nëpër malet shqiptare. Pritja për mikun zviceran është e jashtëzakonshme. Ka një entusiazëm popullor në fytyrat e miqve shqiptarë, në mikpritjen e tyre tradicionale dhe që është një nga virtutet e tyre të veçanta, e cila shfaqet dhe në vallet që hidhen në sheshe për të treguar dashurinë për mikun që vjen nga larg, i cili është solidar dhe tregon dashuri për ta. Është një kronikë plot imazhe, ku rreth 200 fotografi i përkasin udhëtimit në vitin 1921 dhe 37 udhëtimit në vitin 1924, në pllaka xhami, « plaques de verre » dhe në « negativ souple », imazhe që së bashku, pa inskenime fallco, e që tregojnë dashurinë e shqiptarëve për humanistët e mëdhenj, miqtë e vërtetë, mbojtësit e tyre në arenën ndërkombëtare siç ishte Pittard por dhe për ndihmën konkrete në hallet e tyre për të përballuar skamjen dhe mjerimin në këtë periudhë të historisë kur Shqipëria në Lushnjë sapo bëhej me një qeveri të sajën.

Si kronist që është, përmes objektivit fotografik ai i jep hapësirë kuadrit, i jep ajër që të fiksojë jo thjesht ardhjen e tyre por atmosferën e mikpritjes shqiptare apo jetës së këtij populli. Interesante është dhe fotografia kur gruaja e tij, Noëlle, gjendet në portën e një shtëpie beratase bashkë me të zotin e shtëpisë pas kthimit të tyre nga mali i Tomorrit dhe ku objektivi nuk është afruar drejt tyre thjesht për të fiksuar një kujtim personal. Për Pittard ka rëndësi të fotografojë më gjerë, d.m.th. të fiksojë në kuadër, në plan të parë, një fëmijë dhe pak më tutje fshatarë me gomerë apo dhe qytetarë që po ecin në rrugë. Këtë ia ofron vetë çasti, jeta. Kështu fotografia jep një informacion më të gjerë për shikuesin. Në mjedisin e një pazari të Tiranës ai fikson njerëzit, dyqanet dhe në sfond qiparizin e madh pranë një xhamie me një torë të ngritur dhe të këputur, ndoshta nga Lufta e Parë Botërore.

Pittard është një udhëtar që kërkon të zbulojë botën shqiptare dhe ta fotografojë atë. Kështu fotografon ndërtesën e famshme në Durrës të qeverisë së Princ Vidit në vitin 1914 e cila mbahej ende në këmbë por si gërmadhë, pasi ajo ishte bombarduar gjatë Luftës së Parë Botërore në vitin 1918. Është një fotografi befasuese që sot nuk e gjen në arkivat shqiptare apo gazetat e kohës. Atij i pëlqen të fotografojë shtëpitë tradicionale dhe historike, shtëpinë e Kongresit të Lushnjës, shtëpitë toptanase, kështjellën e rrënuar tashmë të Ali Pashës, atë të Këlcyrës nga larg, xhaminë e Sulejman Pashës, krijuesit të qytetit të Tiranës, kishën ortodokse të Tiranës, monumentin e varrit të Skënderbeut në Lezhë apo një va për të kaluar lumin e Drinit në Vaun e Dejës, ku në shënimet e tij për këtë fotografi kanë mbetur vetëm gërmat «  Va », pasi emri është shuar. Fotografi të rralla që sot do të pasurojnë dëshmitë mbi Shqipërinë e atyre viteve. Interesante janë gjithashtu dhe fotografitë e Petrelës, veçanërisht shtëpia e ngritur mbi një nga torrat e fortesës bizantine, të përshkruar nga kronistja bizantine, Ana Komnena, vajza e bazileusit Aleksi I-rë i Bizancit, mbi luftrat kundër normandëve të Robert Guiscard.

Padyshim që fotografitê më interesante janë ato gjatë udhëtimit tê tyre tepër të vêshtirë në veriun shqiptar duke u nisur nga Shkodra drejt Koplikut, Kastratit, Hotit, Gomsiqes, Pukës, Mirditës dhe Kaçinarit, duke kaluar nê terrene të vêshitra, midis furtunës dhe rrebesheve apo urave tê prishura për tê parê nga afêr nevojat e malsorëve, çka me njê realizëm spikatês i përshkruan publiçistja Helen Pittard në reportazhet e saj « Përmes Shqipërisë » botuar në « Revues des Deux Mondes » nê Paris dhe ku mes të tjerash, ajo vë nê dukje dhe interesin e veçantê tê Pittard për tê fotografuar fytyrat e këtyre njerêzve të varfêr por shumê dinjitozë. Këto fotografoi janë nga më impresionantet, tê fiksuara nê udhêtim e sipër.

Artisti

Arti i fotografisë është një art më vete dhe këtë Eugène Pittard na e ka dëshmuar më së miri përmes fotografive të tij në suporte të ndryshme dhe dimensione 9cm x 12cm apo 10,5 cm x 6,5cm si dhe në film fotografik. Sigurisht udhëtimet e tij të mëparshme nëpër Ballkan i kanë shërbyer që të fiksojë imazhe në shërbim të shkencës, përvojë që e ka ndihmuar të arrijë të perfeksionohet si një fotograf i vërtetë duke u vënë pas objektivit të aparatit të tij për të fotografuar njerëz, tipat njerëzorë, veçanërisht të popujve ballkanikë, vendet, natyrën dhe vetë atmosferën e kohës në të cilën ata jetonin. Nga fondi i tij fotografik në Shqipëri ne e ndjejmë më së miri se ai di të fotografojë bukur, të kompozojë në mënyrë mjeshtërore, të zgjedhë se me çfarë suporti të fotografojë natyrën apo portretet dhe që brenda atij kuadri që i shfaqet të kapë detaje që i vlejnë për ti vënë ato në pah duke i shtuar imazhit diçka njerëzore, njeriun, siç e shohim dhe në një fotografi të një rrapi shumëshekullor në Tiranë, disi nga larg, ku në plan të parë është një figurë e vogël, një fëmijë, që shton ndjesinë që ka shikuesi ndaj këtij imazhi. Dhe neve na pëlqen kur rrugët dhe sheshet janë me njerëz. Janë ata që i japin jetë imazhit dhe për Pittard duket se kjo është themelore.

Pittard-it nuk i mungon fryma poetike në fotografitë e tij. Një fotografi e mrekullueshme është ajo që mban titullin “Porte bonheur”, ku nga një mur ngrihet një degëz ku mbi të njerëzit kanë lidhur shirita rrobash apo shamish, për të shprehur një “ex-voto”, një dëshirë që ndoshta fati do ta realizojë, shprehje kjo e supersticioneve që ekzistonin në atë kohë, siç na e dëshmojnë dhe shumë udhëtarë të huaj apo antropologët dhe studjuesit e folklorit shqiptar. Më së shumti, kjo frymë poetike shihet në peizazhet e tij, në rrjedhjet e lumenjve dhe sfondet e natyrës përtej, në Berat apo lumin e Vjosës përgjatë fushave të Myzeqesë, malet dhe vargmalet e Nëmërçkës apo Dibrës, që për një shkencëtar si ai, specialist i antrologjisë njerëzore, janë të veçanta. Të tilla janë peizazhet e lumit Osum dhe përmbytjet në brigjet e Beratit, me shtëpitë që ngrejnë kokat mbi ujë çka mund ti krahasosh me imazhet e fotografëve më të shquar të fillimit të shekullit XX siç ishin ato të përmbytjeve të Senës në Paris nga Roger-Viollet, etj. Ai e ka drejtuar objektivin rrafsh me ujin, çka për kohën është një gjetje e rrallë fotografike, duke fiksuar në objektivin e tij tre-katër fotografi të mrekullueshme dhe unike në sojin e vet. Po kështu është dhe fotografia tjetër e përmbytjeve në fshatrat e Lezhës, çka sugjeron relievi dhe pozicioni gjeografik i cili ka një bukuri të jashtëzakonshme. Të ngjan me një tabllo në bardh e zi, mbi të cilën nderet një heshtje poetike ku bukuria e imazhit ia fsheh trishtin që mbart thellë në vetvete. Në një tjetër fotografi ku karvani i këtyre udhëtarëve ka ndalur, me sa duket në zonën e Mbishkodrës, për një çast ata janë ulur të shlodhen. Por Eugène Pittard e ka mendjen të fotografojë pasi i pëlqen ajo skenë. Ai e kompozon pushimin e udhëtarëve midis dy trungjesh ku nga njëra anë janë kuajt që shlodhen dhe nga ana tjetër Noëlle dhe shoqëruesit e tyre, malsorë dhe ushtarakë. Është syri i mprehtë dhe artistik i artistit! Në fotografinë “transportuesit e lëndës drusore”, kemi të bëjmë me një lloj skene që i ngjan afreskut. Edhe këtu transportuesit janë ndalur të shlodhen nga rruga e gjatë. Kuajt qëndrojnë të heshtur me ngarkesat e tyre, burrat me dërrasat në duar vështrojnë nga fotografi, ndërkohë që tre gra veshur në të zeza përfitojnë nga koha e lirë të bëjnë çorape leshi dhe ku një e katërt pas tyre i ka ende degëzat e lidhura mbi shpinë.

Një mjeshtri më vete janë valltarët e Gjirokastrës që për ardhjen e humanistit të madh hedhin vallen në pritjen e tij por dhe në një mjedis të brendshëm, ku drita diellore e ndihmon atë të fotografojë lëvizjen dhe hiret e valles, ku fustanella ka elegancën e vrullit dhe fytyrat e tyre burrërore një ndjesi krenarie. Ata vallzojnë, nuk pozojnë, është një fotografi “instantané” e çastit, e kapur në lëvizje, çka e bën atë grup valltar tepër njerëzor dhe plot jetë. Fotografitë e Pittard vijnë për herë të parë në Shqipëri, kthehen që ti shohim ne, pasardhësit e atyre shqiptarëve që kanë jetuar para një shekulli dhe janë fiksuar në celuloid nga miku i madh zviceran. Peizazhet dhe imazhet e qyteteve dikur tashmë kanë ndryshuar, progresi dhe emancipimi i shoqërisë shqiptare është i jashtëzakonshëm por këto fotografi na bëjnë të mendojmë për rrugën e përshkuar të popullit tonë gjatë një shekulli. Ato janë një referencë e forcës, identitetit të lashtë kulturor dhe dëshirës së tij për tu integruar në Europën e qytetëruar./balkanweb/ KultPlus.com

Dita Kundër Dhunës, ambasada amerikane: Festojmë trashëgiminë e Gandit, Kingut dhe Rugovës

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës tha se sot festohet trashëgimia e Gandit, Martin Luther Kingut e Rugovës.

Përmes një shkrimi në X, ambasada tha se të dalësh kundër dhunës, është një forcë e fuqishme për drejtësi dhe liri.

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës, ne festojmë trashëgiminë e qëndrueshme të liderëve si Gandi, Dr.King Jr. dhe Dr.Rugova, të cilët mbrojtën paqen, drejtësinë dhe dinjitetin njerëzor”, thuhet tutje në shkrimin e ambasadës.

Promovohet libri ‘Shtëpia e verdhë’, konsiderohet përmbajtje e jashtëzakonshme filmi që zhvesh propagandën serbe ndaj UÇK-së

Vjollca Duraku

Dje, në ambientet e librarisë “Dukagjini” autori Bashkim Hoxha ka  promovuar librin “Shtëpia e Verdhë”, duke sjellë para lexuesit prapaskenat e propagandës mbi “Shtëpinë e verdhë”, e përdorur si mjet lufte për të deformuar realitetin dhe për ta përbaltur luftën e UÇK-së.

“Shtëpia e Verdhë” është një vepër që tematizon një shtëpi, ku pretendohej se ishte bërë trafikimi me qenie njerëzore, dhe e cila u bë pretekst për themelimin e gjykatës speciale. Për historinë e kësaj shtëpie ka pasur edhe tendenca për krijimin e një filmi propagandistik anti-shqiptar. Nisur nga këto autori viziton nga afër vendin e ngjarjes, dhe përmes aspektit letrar sjellë prapaskenat e propagandës mbi “Shtëpinë e Verdhë”, jo si propagadë, por si një të vërtetë të një populli ndaj të cilit është kryer gjenocid.

Moderuesja e ngjarjes, Eronita Kqiku, pas një prezantimi të shkurtër mbi përmbajtjen e librit tha se në roman flitet për një skenar dhe për një film të mundshëm mbi të, duke i kaluar fjalën regjisorit Ben Apolloni, emri i së cilit në mënyrë artistike është i paraqitur në libër.

Shikuar me syrin e regjisorit, Ben Apollini tha se ky libër i shkruar me një nivel të lartë artistik përmban “brum” të mjaftueshëm për të realizuar një film, i cili do të zhvishte propagandën serbe që tenton të baltos luftën e pastër të UÇK-së.

“Mund të them që romani “Shtëpia e verdhë” është jashtëzakonisht mirë i shkruar. Për mua nga këndi i regjisorit ky roman është film. Një roman që e trajton historinë e një filmi që të porositet për tu bërë. Është material jashtëzakonisht i mirë për t’u shndërruar në film. Po të kishim shtete serioze do ta kishin marrë këtë roman që në momentin që është prezantuar në panairin e librit në Prishtinë dhe do t’ia fillonin punës për ta shndërruar në film, sepse është vepër që e zhvesh propagandën. Dikush mund të thotë që ndoshta edhe kjo është propagandë. Nuk është propagandë sepse ju mund ta prodhoni dhe ta dëshmoni atë që flet autori këtu. Tregon për një akuzë që shqiptarëve iu bëhet, kur në fakt është e pamundur të ketë ndodhur ajo për çfarë ne sot gjykohemi në Hagë”, ka thënë regjisori Ben Apolloni.

Apolloni më tej ka thënë se libri është kombinim jashtëzakonisht i mirë i prozës dhe skenarit, pasi aty autori ka përshkruar me saktësi temën e cilat trajtohet.  

“Është vepër e realizuar jashtëzakonisht mirë, të cilën shqiptarët duhet ta lexojnë gjithandej. Nuk e di çfarë duhet të bëjmë që ta shndërrojmë edhe në film, dhe të bëjmë një lloj përplasje me propagandën e serbëve. Serbët kanë krijuar nga asgjëja, kanë arritur të bindin opinionin botëror se ata janë viktima. Ne që jemi viktima s’kemi bërë asgjë. Ne kemi ndenjur kot, dhe nga viktimë jemi shndërruar në agresorë. Duhet që sa më shpejtë që të zgjohemi nga gjumi dhe të fillojmë dhe t’i tregojmë botës se çfarë ka ndodhur këtu”, ka thënë më tej regjisori Apolloni.

Ndërsa, autori i librit Bashkim Hoxha ka thënë se procesi për të shkruar këtë libër për të ka qenë sfidues, pasi është dashur që të bëhej kujdes të mos bënte anti-propagandë.

“Ka qenë e vështirë ta shkruaja këtë libër sepse më është dashur që unë të përballesha me propagandën në mënyrë letrare, ku mund të bija vetë në anti-propagandë që do të ishte një gabim shumë i madh. Ka qenë e vështirë që të pozicionohesha siç duhet”, ka thënë autori.

Ai më tutje thotë se libri i tij i përketë zhanrit letrar, i cili trajton fatet e personazheve të cilët ‘ngatërrohen’ rreth temës së “Shtëpisë së verdhë”.

“Ideja e librit më ka lindur 10 vite më parë, kur mësova që regjisori i talentuar me kauza të gabuara, Emir Kusturica, donte të bënte një film për “Shtëpinë e verdhë”. Ai me fantazinë e tij donte të sillte nipin e Dostojevskit që t’i merrnin organet në atë “Shtëpinë e verdhë” në Mat dhe t’i trafikonin organet nipit të Dostojevskit. Do ta gjironte filmin në Rusi. Por, sado që ai e nis me fantazi në përballje të një artisti me të vërtetën nuk ka mundur ta realizojë këtë film. Në atë kohë kur ai po bënte tentativën për të xhiruar këtë film, unë i propozova qendrës së filmit në Tiranë që të mblidhte skenaristët më të mirë, regjisorët më të mirë, të bënin një grup dhe të bënin ndonjë film tonin, për të vërtetën tonë. Jo për propagandë, por të vërtetën tonë për të. Por nuk u ndërmorr asnjë gjë”, ka thënë autori duke potencuar se elementi i propagandës të cilën po e përdorte shteti serb për të baltosur luftën e pastër të UÇK-së, e kishte ngacmuar thellë.

“Propaganda është një armë lufte shumë e fortë, gjithmonë e më tepër. Para tre vitesh është marrë një produksion në Hollywood me aktorët më të mirë për të bërë përsëri një film për “Shtëpinë e verdhë” me një roman serb “Zemra serbe e Johanit”. Kur dëgjova për këtë lajm thash unë dua ta përfundoj vetë, ndërkohë që kisha grumbulluar materiale, ku kisha njohur të vërtetat e kësaj. Këto nxitje më kanë bërë që ta kompozoj romanin nëpërmjet kineastësh që duan të bëjnë një film, bazuar në ngjarje të vërteta dhe kur vijnë këtu nuk gjejnë atë histori me të cilën është përbaltur UÇK-ja dhe kombi se është edhe për shqiptarët në luftë me serbët dhe gjejnë një të vërtetë tjetër. Gjejnë se si i munduri nuk e ka pranuar humbjen dhe përpiqet që të krijojë një kapitull final në interes të tij dhe të dali fitimtar moral duke krijuar legjenda të tilla”, ka thënë autori.

Autori më tej ka thënë së në libër trajtohet fakti se si fati i njerëzve varet nga duart e disa njerëzve të panjohur, të cilët mund të na e shkatërrojnë jetën, mund të na njollosin dhe mund të bëjnë gjithçka në mënyrë të rreme.

“Unë kam shkruajtur në të skenarin sepse pikërisht po bëhet skenar, dhe ai skenar është me këndvështrimin serb të historisë së “Shtëpisë verdhë”, i cili përgënjeshtrohet në mënyrë njerëzore dhe në mënyrë të natyrshme gjatë gjithë odisesë së personazheve në ato vise të humbura të Shqipërië ku as s’mund të besohet se atje të mund të jetë kryer trafik organesh. Për hir të së vërtetës, në “Shtëpinë e verdhë” s’kishte korent, s’kishte rrugë, ishte shumë larg aeroportit. Aeroporti ishte nën administrimin e NATO-s. Kurse për të bërë transplantin, duhej që brenda 48-të orëve organi të jetë vendosur në trupin e dikujt tjetër. Fizikisht ishte e pamundur, gjë që më pas e kanë mohuar vetë ata shpikësit e “Shtëpisë së verdhë” që thoshin se atje ishte një vend burgu, kurse “Shtëpia e verdhë” ka qenë në Fushë-Krujë”.

Autori më tej tha se gjatë procesit të shkrimit të librit ka hasur në një propagandë të ngjajshme që po bëhet edhe ndaj Ukrinës, gjë e e cila e ka nxitur edhe më tej të trajtoj këtë ngjarje në mënyrë më komplekse dhe globale.

“Kur po shkruaja romanin doli edhe një fakt tjetër shumë interesant. Në luftimet që po bëhen në Ukrainë zëdhënësja e Kremlinit një ditë deklaroi që kishin gjetur një “Shtëpi të verdhë” ku bëhej trafikimi i robërve, organeve të robërve rus të kapur nga ukrainasit. Kështu që këto janë disa karta morale të cilat duan të justifikojnë luftërat e ndyra. Dhe kjo më dha akoma më shumë nxitje që ta trajtoj në mënyrë më komplekse dhe më globale këtë histori” ka thënë autori.

Në fund të ngjarjes të pranishmit patën mundësi për të bërë pyetje shtesë, për të parë përmbajtjen e librit nga këndvështrime të ndryshme. Romani “Shtëpia e verdhë” është botuar nga Shtëpia Botuese “Bard Books”./ KultPlus.com

Koreografi Blenard Azizaj me shfaqjen “Walls” në Gorizia të Italisë

Me koreografi të Blenard Azizaj, shfaqja “Walls” do të prezantohet në Gorizia të Italisë, përkatësisht në Teatrin “Giuseppe Verdi”. Për këtë shfaqje ka njoftuar vet koreografi Azizaj, i cili është i njohur për punën e tij në balet duke përfshirë shumë performanca në teatro të ndryshme të Evropës.

Kjo shfaqje e radhës do të jetë më 17 tetor, prej orës 21:30./ KultPlus.com

‘Bëhu ndryshimi që dëshironi të shihni në botë’

Emri i tij i vёrtetё ёshtё Mohandas Karamchand Gandhi. Lindi nё Indinё Perёndimore (Porbandar) dhe vdiq nё vitin 1948, nё Nju Delhi. Ishte njё personalitet i madh politik i Indisë, qё shprehte besimet e tij tё thella filozofike nё veprimin e tij politik.

Dedikoi tё gjithё jetёn e tij qёllimeve mё tё larta: pavarësisё sё Indisё, barazisё sё tё drejtave tё shtresave tё ultëta tё popullit, paqes midis induistëve dhe myslimanёve.

Indianёt qё kanё njё koncept shumё tё ndryshёm nga bota perёndimore, sa u pёrket shenjtorёve, e vendosin Gandin midis shenjtorёve tё tyre dhe pёr kёtё arsye e quajnё Mahatma( Maha Atma- shpirt i madh) dhe madje akoma kur jetonte.

Gandi konsiderohet si njëri nga personalitetet e rralla në historinë e humanizmit dhe politikës botërore. Ai ka lënë shumë mesazhe të fuqishme për njerëzimin, para se të vdiste.

Ju bëheni ajo që mendoni.

Aty ku ka dashuri, ka edhe jetë.

Mëso sikur do të jetosh përgjithmonë.

Shëndeti është pasuria jote e vërtetë.

Ruaj gjithmonë sensin e humorit.

Jeta jote është mesazhi yt.

Veprimet që bën, tregojnë prioritetet e tua.

Madhështia jonë qëndron në faktin, se jemi në gjendje të ndryshojmë/përmirësojmë vetveten.

Duhet të jesh gjithmonë në shërbim të të tjerëve.

Bëhu ndryshimi që dëshironi të shihni në botë/KultPlus.com

Në Elbasan hapet edicioni i nëntë i takimit kombëtar të Orkestrave të harqeve

Mbrëmjen e së hënës në Teatrin “Skampa” të Elbasanit hapi siparin edicioni i nëntë i “Takimit Kombëtar të orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”.

Në këtë event marrin pjesë orkestra dhe asamble nga Tirana, Fieri, Vlora, Elbasani, Fieri, Berati, Korça, Shkodra, Shkupi e Tetova e Maqedonisë së Veriut, dhe Orkestra e harqeve e qytetit Pernik e Bullgarisë.

Në natën e parë performuan Asambli “Dardanus” i Tetovës, Duo Piano me 4 duar nga dy profesoresha të Universitetit të Arteve Tiranë, Quinteti Ad Libitum, Shkodër dhe Orkestra e Harqeve Elbasan.

Përgjatë tre netëve nga kjo fillimjavë né skenën e Teatrit Skampa do të performojnë 12 trupa nga i gjithë vendi, përfshirë ato të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Nga viti në vit ky festival ka ardhur në rritje, ndaj këtij edicioni nuk mund t’i mungonin edhe risitë.

Drejtori i festivalit, Blerim Narazani, vlerëson repertorin e pasur të festivalit dhe faktin që ky event është ndër të paktët koncerte që ndan çmime me vlerë monetare.

Ndërkohë, Drejtori i Qendrës së Artit Elbasan, Klinsi Lala nga ana e tij, ndjehet i lumtur që ky festival tashmë është shndërruar në një event të përvitshëm, ndaj dhe pritshmëritë janë të larta.

“Takimi kombëtar i orkestrave të harqeve, muzika e dhomës”, në këtë edicion mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Bashkia Elbasan./news24/KultPlus.com

Presidentja Osmani takoi presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ditën e dytë të vizitës së punës në Gjermani ka takuar presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Diskutimet u fokusuan në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor si dhe avancimin e integrimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Presidentja Osmani shprehu vlerësimin e thellë për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në procesin e lirisë dhe shtetndërtimit, por edhe në rrugën euroatlantike.

“Kosova dhe Gjermania kanë një partneritet të fortë dhe të qëndrueshëm të bazuar në vlerat e përbashkëta të demokracisë, paqes dhe progresit. Gjermania është aleate strategjike në rrugëtimin e Kosovës drejt fuqizimit dhe integrimit ndërkombëtar, ndaj presim që ta forcojmë edhe më tej këtë partneritet në vitet në vijim”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Procesin e Berlinit, Presidentja Osmani e ka cilësuar shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka ritheksuar mbështetjen e plotë për marrëveshjet e dala nga ky proces.

Në takim me presidentin  Steinmeier, Presidentja Osmani ndër të tjera ka potencuar rolin dhe kontributin e mërgatës shqiptare në Gjermani, e cila është urë e fuqishme për raportet ndërmjet dy shteteve.

Të dy presidentët diskutuan gjithashtu dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm./KultPlus.com

“Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944”, promovohet në COD libri i Fadil Smajlajt

“Gjurmë të Postës në trojet shqiptare 1800-1944” titullohet libri i Fadil Smajlajt, i promovuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog, COD.

Në promovimin e librit ishin të pranishëm përfaqësues nga Posta Shqiptare dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, të afërm dhe dashamirës të librit.

Me një përvojë të gjatë në fushën e shërbimeve postare, Fadil Smajlaj ofron në këtë libër një analizë të thellë me dëshmi nga periudha të ndryshme të evolucionit të sistemit postar.

Ky libër është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë shqiptare, që na kujton se shërbimet postare janë më shumë se thjesht një mënyrë për të dërguar letra.

Smajlaj ka shërbyer për 35 vjet në poste të larta drejtuese pranë Postës Shqiptare. Nëpërmjet këtij libri Smajlaj pasuron më tej dijen dhe historiografinë e Postës në të gjithë hapësirën ku kanë jetuar e jetojnë shqiptarët./atsh/KultPlus.com

Saranda, ndalesa e 25 kroçerave dhe 400 jahteve në 9 muaj

Qyteti bregdetar i Sarandës vazhdon të mbetet një nga destinacionet e përzgjedhur nga kroçerat dhe anijet turistike, që sjellin turistë të huaj për të vizituar vendin tonë.

Gjatë këtij sezoni turistik numri i turistëve që vijnë me kroçera ka shënuar një fluks të lartë.

Drejtori i portit të Sarandës, Alket Qendro tha për ATSH-në se “gjatë periudhës 1 janar deri më 26 shtator në port kanë ardhur 50 tragete turistike, nga të cilat 25 kanë qenë kroçera, me turistë të kombësive të ndryshme. Pjesë e itinerarit të turistëve kanë qenë vizitat në pikat turistike të Sarandës si Butrinti, Kalaja e Lëkurësit, plazhet e shumta në qytetin bregdetar, si dhe qytetet e Gjirokastrës, Përmetit, Tepelenës etj.”.

Qendro tha se në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje të numrit të trageteve turistike. “Në të njëjtën periudhë të vitit 2023 në port kanë ndaluar 40 tragete turistike, nga të cilat 8 kanë qenë kroçera”, shtoi Qendro.

Por, qyteti i Sarandës vitet e fundit ka tërhequr edhe shumë jahte, të cilat kanë ndaluar në brigjet e qytetit.

“Gjatë këtij viti në port kanë ndaluar 400 jahte, ndërsa vitin e kaluar ka pasur numër më të lartë, 811 jahte”, tha Qendro.

Gjatë këtij sezoni turistik nga Saranda drejt Korfuzit u shtua numri i trageteve dhe linjave, me dy kompani të reja.

Qendro vuri në dukje se “edhe këtë vit pritet që kroçerat të vizitojnë portin e Sarandës deri në muajin nëntor”.

Plazhet e kristalta të detit Jon dhe trashëgimia e pasur kulturore tërheqin çdo vit e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj./atsh/KultPlus.com

Amaneti i Robert Elsie: Dua të prehem në Shqipëri

Sot 7 vite më parë, në moshën 67 vjeçare ndërroi jetë albanologu Robert Elsie.

Mëngjesin e asaj të hëne që e mori pas vetes Elsien, shumë fytyra publike shprehën ngushëllimet e tyre. Mirëpo, ishte Flutura Açka, e cila atë kohë i kërkoi ministres së atëhershme të Kulturës, Mirela Kumbaros dhe kryeministrit Edi Rama që amaneti i Robert Elsiet, i cili donte të prehej në Shqipëri, të përcillej.

Po sjellim të plotë shkrimin e Flutura Açkës:

“Zonja Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës,
Zoti Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Robert Elsie dëshironte të prehej në Shqipëri, bëjeni të mundur këtë! Dhe me të gjitha nderimet që meriton.

Miq! Ikja sot e albanologut, studiuesit, përkthyesit, hulumtuesit, njeriut të të gjitha përmasave të letrave, njeriut që e dashuroi Shqipërinë si asnjë i huaj tjetër, Robert Elsie, është një nga humbjet më të mëdha për kulturën shqiptare. Një akademi që ecte, një nga njerëzit që punoi i vetëm aq sa institute nuk mundën dot, e la në mes e të pakryer kështjellën letrare të tij ku strehonte kultur;en shqiptare. Ai la pas një vepër të jashtëzakonshme dhe të pazëvendësueshme. Ne shqiptarët e sotëm mbase nuk do ta dimë mjaftueshëm kush është Robert Elsie, letrat shqipe sot mbase prej shkujdesjes, nuk e kanë patur vëmendjen e duhur ndaj këtij titani letrash, por brezat që do të vijnë, do ta kuptojnë që ky njeri i thjeshtë dhe jashtëzakonisht punëtor – një nga njerëzit më punëtorë të letrave që kam njohur – i ka bërë të tillë shërbim kulturës shqiptare, që ajo sot duhet të ndihet në zi. Kultura shqiptare është sot në zi. Vepra e këtij njeriu modes në natyrën e tij njerëzore, por e papërmasë si pasuri për ne, ka qenë engjëlli i vërtetë mbrojtës dhe i pazëvendësueshëm për kulturën shqiptare.

Si shkrimtare shqiptare, si mike e tij, si shqiptare do të isha e lumtur që Atdheu im do të bëjë një vend për këtë njeri të pazëvendësueshëm, dhe shqiptarët të kenë mundësi ta kenë plotësisht të tyrin Robert Elsien. Pushofsh në paqe mik i vyer!”, ka shkruar Açka./ KultPlus.com

‘Dhe krejt çka kam dashtë, e kam dashtë n’vetmi’

Poezia ‘I vetëm’ nga Edgar Allan Poe

Qysh fmi s’kam pas nji natyrë
me tjert’-S’ kam kqyr
Si tjert’ kanë kqyr- S’kam mujt m’i vezullu-
Pasionet e mia nji pranverë me ta tu dashunu
Nga nji burim rranjë s’ka lshu
Dhembja jem- S’kam mujt me zgju
N’zemrën tem me knu me ta nji melodi-
Dhe krejt çka kam dashtë- E kam dashtë n’vetmi
Vërtet’-n’fmininë tem-n’ag
Midis furtunash jeta- m’u shfaq
Nga nji oqean engjëjsh dhe djajsh
Me nji fshehtësi që hale m’përqas-
Nga nji çutërr o nji shatërvan-
Nga nji shkamb i kuq n’malin azgan-
Nga nji diell që m’vinte rreth mbi fron
Me të artë e nji vjeshte kur agon-
Nga shndrritja e qiellit n’terrim
Që m’kaloi para syve fluturim-
Nga bubullimë e rrebesh-
Që lind renë gollomesh
(Kur gjithë parajsa ish e kaltër)
N’sytë e mi si djall me flatër.-

Përktheu: Leonora Hajra / KultPlus.com

“Makbethi” premierë madhështore në TKK, Shekspiri gjithmonë aktual dhe i papërsëritshëm

Era Berisha

Akotrët si: Adrian Morina, Gresa Pallaska, Shkelzen Veseli, Luan Jaha, Shkumbin Istrefi, Ilire Vinca, Semira Latifi, Faris Berisha, Ermal Sadiku, Tristan Halilaj, Flaka Latifi, Fiona Abdullahu, Basri Lushtaku, Shpejtim Kastrati, Ismet Azemi dhe Yzeir Meha, mbrëmë mjeshtërisht kanë jetësuar premierën e shfaqjes “Makbethi” që erdhi nën regjinë fenomenale të Qëndrim Rijanit. Përshtypja se Shekspiri ishte ringjallë e po jepte në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, një pasqyrë moderne të veprës, ishte diçka që s’mund ta hiqje dot prej mendjes, shkruan KultPlus. 

Të pranishmit me padurim po hynin brenda për të zënë vendet e tyre përkatëse në sallë. E gjitha kjo për të parë një ndër kryeveprat e letërsisë botërore, të vënë në skenë. Ajo që fillimisht zuri vëmendjen e tyre, padyshim që ishte skena e mahnitshme krijuar nga Valentin Sfetozarev që përpara syve dukej gjigante, frymëmarrëse dhe aq e bukur saqë të jepte emocionin se tashmë e gjithë salla është pjesë e shfaqjes. Ashtu edhe ishte, duke marr parasysh ndërlidhjet komunikative që aktorët bënin me publikun. 

Në pozicionin e tyre përkatës, aktorët pritnin sinjalin për të vazhduar. Loja nisi fiks në orën 20:20, dhe tri magjistricat ishin të parat në qendër. Prapa tyre, pesë pasqyrat e mëdha e rritnin intensitetin e emocioneve, duke krijuar një rrebesh me drita që lëviznin pa ndalë. Ato po tregonin për një profeci. Parashikonin fatin e Makbethit (një gjeneral në ushtrinë e mbretit të Skocisë), dhe i tregojnë se një ditë ai do të bëhet mbret. Pas këtij parashikimi ai nuk resht se menduari se një ditë do të bëhet mbreti i Skocisë. “Ai humb, Makbethi fiton”, qe një ndër thëniet që përsëritej në shfaqje dhe kjo për të kuptuar botën e brendshme të rolit kryesor. 

Një luftë e përgjakshme për pushtet, është krejt ajo se çfarë fshihet edhe prapa zonjës Makbeth, e cila shpërfaq një ambicie të paparë për gjak, luftë dhe ligësi. Me një gjakftohtësi që i shihej edhe në linjat e fytyrës, ajo bind Makbethin për vrasjen e mbretit. Ndjenja e fajit, është ajo që pushton zemrën e tij, por shumë shpejtë, e keqja triumfon mbi të mirën. Në një festë të organizuar në shtëpinë e Makbethit, të ftuarit (Mbreti, dy djemtë e tij, tri magjistricat, Bankoja, Makdafi, zonja Makbeth) po pinin verë, dhe kur ora shënoi 00:00, aty u dallua tensioni në atmosferë. Muzika e kompozuar nga Trimor Dhomi, si dhe prezenca në skenë e orkestrës së Filharmonisë së Kosovës, ishin pjesë kyçe të shfaqjes. Drithërimat, klithmat, bisedat, pendimet, vrasjet dhe mendimet e personazheve, nuk do të kishin efektin e njëjtë pa pjesëmarrjen e tyre. 

Kukuvajka, në distancë po lëshonte zë. Vrasja e mbretit u krye nga dy duart e Makbethit, i cili shumë shpejtë hyn në iluzione që i shfaqen në mendjen e tij. E lan fytyrën nga vepra e ndyrë që ka bërë, brenda një uji (gjaku) në ngjyrë të kaltër i cili vazhdon të rrjedhë në skenë, e bashkë me të edhe rrjedha e shfaqjes tutje. Qeshma, si simbol i vazhdimësisë së ngjarjeve gjakatare, qon përpara ndjenjën e pendesës. Për t’i larë duart, i ndihmon edhe zonja Makbeth, bashkëpunëtorja e tij në krim. “Fama, nderi, vdiq”, thotë Makbethi, por prapëseprapë ai vesh kostumin e mbretit dhe vendosë kurorën.  

Të gjithë dyshojnë fillimisht për dy djemtë e mbretit të vdekur, por ata ikin në Angli pas vdekjes së të atit. Ikja, nënkuptonte potencialisht një krim të kryer, ashtu edhe besohej për një kohë. Ngjarja vazhdon me një festë tjetër të hedhur për mbretin e ri, Makbeth. Por kurora që ka në kokë, i duket e palavdishme, pasi që ai nuk ka trashëgimtar. Nuk arrin të jetë i lumtur sepse këtë gjë e pengon ndërgjegjja e tij e cila nuk e lë të qetë nga ndjenja e fajit. Vegimet fillojnë të hyjnë në mendjen e tij si gjarpërinjtë dinakë, por kjo nuk e ndalon që ai të kryejë edhe vrasjen e shokut të tij, Bankos, dhe gjithë familjes së tij. Etja për pushtet është aq e madhe, saqë merr formë në tërësi. Ka gjak gjithandej, gjak në tokë, në gojë, në mendime dhe në akte.  

Fuqia për pushtet të gjithanshëm nuk mbaron me kaq. Ai urdhëron vrasjen e familjes së Makdafit. Vrasjet kryhen në një mënyrë mizore por vizualizisht të përgatitur mjeshtërisht për sytë e publikut. Në një xham lëvizës të mbushur me gjakun e kuq të armiqve të Makbethit, bëhet edhe vrasja e djalit të Makdafit, fryma e së cilit mbaron nën ujë, e njëkohësisht me të, vdes edhe nëna që e përjetoi vdekjen e të djalit. Tashmë, qeshma me ngjyrë (gjak) të kaltër, mbushur me ndjenjën e pendesës së parë, ka mbaruar. Tani, qeshma e dytë fillon të zbrazë gjakun e kuq dhe të njomë të vrasjeve të pamëshirshme, në skenën e TKK-së, duke simbolizuar edhe arritjen e pjesës finale të shfaqjes. 

Makdafi me të kuptuar vrasjen e kryer në shtëpinë e tij, bashkë me ndihmën e të dy djemve të mbretit të vrarë nga Makbethi, nisen për hakmarrje. Kësisoj, vjen dobësimi i personazhit të zonjës Makbeth, e cila kryen vetëvrasje, e së bashku me të na shfaqet edhe dobësimi i personazhit të vetë Makbethit, i cili e kupton se është i rrethuar nga armiq të tij, ndonëse ai e di se ndërgjegjja e tij qe gjithmonë e turbulluar nga krimet e kryera. Pasqyra në mesin e katër të tjerave ngritët lartë në skenë. Mbi të është Makbethi i cili refuzon të mposhtet. Ngritja lartë e tij në ajër tregon natyrën komplekse të Makbethit, i cili në mënyrë brilante shpërfaqi ambicien e qenies njerëzore për pushtet, që përkon njëkohësisht me ambicien aktuale të pushtetarëve gjithandej në botë. 

Kështu, krejt në fund, Makbethi “ulet poshtë”, dhe përjeton vdekjen e pastër por dramatike nga duart e armikut të tij, Makdafi. Jehon “Atdheu u çlirua” dhe me të vërtetë u çliruan edhe ndjenjat e të pranishmëve që kishin përjetuar tashmë një rrotullim emocionesh e mendimesh. 

Regjisori Qëndrim Rijani, ka shfaqur një tragjedi me pasione të forta të lakmisë së shfrenuar. Vizioni i tij modernist shfaqi shumë, por bëri që edhe të ndjehet puna e palodhshme, afatgjate dhe mirë menduar. Në anën tjetër, aktori në rolin kryesor, Adrian Morina, si shpeshherë, qartazi ishte zhytur brenda personazhit të Makbethit. Kalimi nga një trim, në çmendi, në jo-burrëri, e deri në vdekje, dëshmoi për studimin e thellë të psikologjisë së karakterit kompleks të Makbethit. Ka kohë që në Teatrin Kombëtar të Kosovës nuk është luajtur një shfaqje e tillë, e plotësuar mrekullisht në të gjitha aspektet e mundshme. Por, tanimë keni rastin ta përjetoni për dy orë e ca, “Makbeth”-in.  

Për të treguar më shumë rreth shfaqjes si dhe procesit të realizmit, për KultPlus foli regjisori Qëndrim Rijani. 

“Madhështia e veprës në fakt qëndron tek autori. Shekspiri është i madh dhe energjia e tij, shpirti i tij transmetohet tek pena e tij, dhe kësisoj edhe në gjithë botën. Ai jep mundësinë që kjo vepër gjithmonë të jetë e kohës. Nuk është se qëndron tek unë si regjisor, por ai e jep këtë mundësi. Besoj që fundja, ekziston detyra e regjisorit që çdo vepër, qoftë klasike apo antike, ta bëjë sa më afër, si përrallë atraktive tek publiku. Pra, duhet të sjellën idetë e autorit tek publiku, në mënyrë që ata ta perceptojnë. Besoj që gjithçka ka qëndruar tek forca e autorit dhe mbështetja që e kemi dhënë ne, në kontekstin regjisorial dhe aktorial. Kjo ka qenë pika me të cilën publiku u lidh më së shumti me këtë shfaqje. Ne së pari kemi bërë një rikonstruktim të dramaturgjisë së kohës kur është shkruar vepra, pastaj estetikja teatrore që e kam përdorur unë, është shumë e tanishme dhe tek ne duket risi, ngaqë nuk përdoret shumë. Kjo është mishëruar mirë me aspektin politiko-filozofik që ka vepra e Shekspirit.” 

Ndërsa, aktori Adrian Morina për KultPlus ka folur për hezitimin e tij fillimisht nga roli, e pastaj deri tek arritja e finalizimit të shfaqjes që për të është një nga projektet më të arrira në karrierë. 

“Shekspiri i madh është aktual gjithmonë, andaj është i papërsëritshëm. Natyrisht, është një nga kryeveprat e letërsisë dhe teatrit. Është ndoshta vepra më e përgjakshme e teatrit. Fatkeqësisht, bota nuk ka qenë më e përgjakshme sesa që është sot. Ndoshta nuk kemi një luftë si e para dhe e dyta, por kemi humbjen e jetës së mijëra njerëzve nëpër botë, gjithmonë vetëm për pushtet. Makbethër-it modern sot janë edhe më të dashur, sesa këta që i shihni në teatër. Këtu janë personazhe negativë dhe paralajmërojnë për krimet, por ata të sotëm, janë më të dashur, më të afër dhe e pinë gjakun shumë më shumë se ky gjak që është derdhur në këtë skenë. Besoj kjo është një kontribuim i yni për ata që vijnë dhe e shohin shfaqjen tonë, për të kuptuar pasqyrën e qartë të asaj çfarë po ndodhë dhe që ka ndodhur gjatë gjithë civilizimeve. Njeriu nuk ka mbërri me avansu. Në anënt tjetër, dua të them se personalisht, nuk më ka pëlqyer shumë vepra, gjatë kohës së studimeve, por jo për shkak të veprës, por për shkak të pikëpyetjeve që kam pasur në kokën time rreth veprës. Por, me leximin që Qëndrimi ia ka bërë kësaj vepre, ai e ka zbërthyer veprën me një skalper të kirurgut. Aq pastër vjen zbërthimi i tij saqë më ka bindë me qenë e këtij projekti. Unë se kam pa kështu Makbethin asnjëherë. Jam jashtëzakonisht i lumtur me punën që është bërë, edhe me ekipin. Kënaqësi e veçantë me qenë në skenë me profesorët tanë: Shkumbinin, Luanin dhe Iliren, me partneren në skenë, Gresën, një aktore e shkëlqyer. Besoj që me këtë ekip, me Xenin me Shpëtimin, me Tristanin, e deri tek Yzeiri që është më i riu i ekipit tonë, e kemi dhënë krejt dashninë për me realizu një shfaqje e cila për mua është një nga punët më të mira që e kam bërë ndonjëherë në karrierën time. Besoj që edhe shfaqja është një nga shfaqjet më të mira që Teatri e ka punu.” 

Ndërkaq, reprizat e shfaqjes ”Makbethi” do të vijnë me datat: 2, 3, 8 dhe 9 tetor.  

Dramaturge: Zoga Çeta Çitaku 

Kostumografe: Maca Papuçevska 

Orkestra: Filharmonia e Kosovës 

Koreograf: Artan Ibërshimi 

As. Regjisor: Erleta Rexhepi 

Video: Rehan Abdulovski 

Operator i audios: Arben Aliu 

Video operator: Bujar Bekteshi 

Inspicente: Nazmije Krasniqi 

Disejni i dritave: Mursel Bekteshi 

Shfaqja është realizuar në bashkëpunim me Filharmoninë e Kosovës. / KultPlus.com 

11 fakte rreth Mahatma Gandit, atij që besonte se përmes mjeteve paqësore gjenden të gjitha zgjidhjet politike

Duke marrë përsipër fuqinë e Perandorisë Britanike për të siguruar pavarësinë për Indinë, Mahatma Gandhi u bë një nga njerëzit më të njohur në botë dhe një model i qëndrueshëm për Martin Luther King Jr dhe heronj të tjerë të të drejtave civile.

Kjo është e gjitha nga njohuritë e zakonshme, por këtu janë disa gjëra që mund të mos i keni ditur për një nga gjigantët e vërtetë politikë të shekullit të 20-të.

1. Emri i tij nuk ishte Mahatma

Emri i parë i Gandit ishte Mohandas. ‘Mahatma’ është një titull që tregon dashuri dhe respekt, i cili përafërsisht përkthehet si ‘shpirt i madh’. Mendohet se një mik i tij, Pranjivan Mehta, ishte i pari që iu referua Gandit si ‘Mahatma’ me shkrim, në një letër të vitit 1909. Kjo ishte dekada përpara se ai të bëhej një figurë me famë botërore.

2. U martua në moshën trembëdhjetë

Në vitin 1883, Gandi trembëdhjetë vjeçar u martua me 14-vjeçarin, Kasturbai Kapadia në një martesë të rregulluar sipas normave kanunore. “Meqenëse nuk dinim shumë për martesën, për ne kjo do të thoshte vetëm të vishnim rroba të reja, të hanim ëmbëlsira dhe të luanim me të afërmit”, kujtoi Gandhi më vonë. Ai lindi fëmijën e tij të parë kur ishte vetëm 16 vjeç, por foshnja jetoi vetëm disa ditë. Çifti vazhdoi të kishte katër fëmijë të tjerë që mbijetuan deri në moshën madhore.

3. Ai ishte në Londër në kohën e Jack the Ripper

Gandhi është aq i lidhur me ngjarjet titanike të shekullit të 20-të, saqë mund të jetë e çuditshme ta imagjinosh atë si një zotëri të shquar të shoqërisë viktoriane. Por kjo është pikërisht ajo që ai u bë gjatë studimeve për drejtësi në Londër. Me të mbërritur në shtator 1888 – pikërisht në mes të vrasjeve të Jack the Ripper – ai ishte i prirur të shoqërohej dhe të bënte miq në qytet. Përveç marrjes së mësimeve të vallëzimit, ai u bashkua me Shoqërinë Vegjetariane dhe shërbeu në komitetin ekzekutiv me një farë Arnold Hills – njeriu që vazhdoi të themeloi klubin e futbollit që u bë West Ham United.

4. Vuante nga frika e skenës

Gandi ishte jashtëzakonisht i butë dhe i turpshëm nga natyra. Gjatë një debati në Shoqërinë Vegjetariane të Londrës, ai ndjeu një frikë të tillë, saqë dikush tjetër duhej të lexonte argumentet e tij në emër të tij. Ishte një pengesë serioze për karrierën e tij në zhvillim si avokat. Herën e parë që ai u përpoq të merrte në pyetje një dëshmitar, ai u nervozua aq shumë sa u rrëzua përsëri në karrigen e tij dhe thjesht hoqi dorë nga çështja, duke ia kthyer tarifën klientit të tij (me sa duket i pakënaqur).

5. Ai fillimisht u bë një aktivist për të drejtat civile në Afrikën e Jugut

Gandhi është sinonim i luftës për pavarësinë e Indisë, por ai u bë fillimisht një kryqtar i të drejtave civile në Afrikën e Jugut. Pasi mbërriti në vitin 1893 për të punuar si nëpunës ligjor në një firmë indiane, ai përjetoi një racizëm të tillë të përditshëm, duke përfshirë dëbimin nga një vagon treni të klasit të parë pavarësisht se kishte një biletë, sa që vendosi të luftonte atë që ai e quajti ‘sëmundja e thellë e paragjykimeve ndaj ngjyrave’ . Ai themeloi një organizatë për të luftuar diskriminimin dhe një herë u sulmua dhe gati u vra nga një turmë e bardhë në Durban.

6. Ai ndihmoi Perandorinë Britanike

Pavarësisht pakënaqësisë së tij me qëndrimet raciste kolonialiste, i riu Gandhi ndihej gjithashtu patriot ndaj Perandorisë Britanike. Gjatë Luftës së Boerit më 1899-1902, ai mori përsipër të formonte Korpusin e Ambulancës Indiane Natal, duke mbledhur qindra vullnetarë për të larguar trupat britanike të plagosur nga vijat e para në spitalet në terren.

“Ndjeva se, nëse kërkoja të drejta si qytetar britanik, ishte gjithashtu detyra ime, si e tillë, të merrja pjesë në mbrojtjen e Perandorisë Britanike,” tha Gandhi më vonë.

7. E kultivoi me kujdes imazhin e tij

Veshja e rrobës dhe shallit të bardhë tashmë ikonë nuk ishte thjesht një çështje e traditës indiane për Gandin. Ishte një lëvizje politike, të cilën ai e miratoi shumë qëllimisht më 22 shtator 1921. Ishte pjesë e shtytjes së tij për të inkurajuar indianët që të bojkotonin rrobat e prodhuara nga jashtë dhe të përqafonin pëlhurën e prodhuar me dorë, të njohur si khadi. Lëvizja rikrijoi plotësisht imazhin e Gandit për të gjitha kohërat.

8. Ai ishte mik me Leo Tolstoin

Gandi kishte një miqësi të rëndësishme me romancierin e madh rus, Leo Tolstoy, autor i librit ” Lufta dhe Paqja” . Shkrimet e Tolstoit për rezistencën jo të dhunshme kishin një ndikim kaq të madh te Gandi, saqë, në vitin 1909, ai i shkroi Tolstoit duke kërkuar udhëzime dhe këshilla. Kjo bëri që dy burrat të kishin një letërkëmbim të dendur, duke filozofuar për parimet e jodhunës. Në përgjithësi mendohet se letra e fundit e Tolstoit drejtuar Gandit ishte gjëja e fundit që ai shkroi ndonjëherë.

9. Gandi u kthye në Londër (dhe qëndroi në East End)

Në vitin 1931, Gandi u kthye në Londër për tre muaj bisedime me politikanët e Mbretërisë së Bashkuar rreth reformave kushtetuese në Indi. Megjithëse qeveria e ftoi atë të qëndronte në një hotel prej pelushi në West End, Gandhi në vend të kësaj zgjodhi të flinte në një qendër komunitare në Bromley-by-Bow të klasës punëtore. Ai shijonte shëtitjet e gjata në East End, u përzje me vendasit, priti dashamirës të famshëm, përfshirë Charlie Chaplin, dhe sipas një shikuesi ” gjithmonë i pëlqente të përshëndeturit e shpejtë të zgjuarsisë së Cockney” .

10. Ai nuk e fitoi kurrë çmimin Nobel për Paqen

Gandhi u përfshi për herë të parë në listën e ngushtë për Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1937, por këshilltari i komitetit Nobel ishte skeptik, duke thënë se edhe pse Gandi ishte jo i dhunshëm, besimet e tij nacionaliste indiane nxitën dhunën midis ndjekësve. Gandhi u fut në listën e ngushtë për herë të dytë në 1947, por përsëri ai u refuzua për nacionalizmin e tij. Ai u vra në vitin 1948 dhe në mënyrë domethënëse. Atë vit nuk u dha asnjë çmim Nobel për Paqe.

11. Gandi u qëllua nga një hindu tjetër

Gandi u vra ndërsa vendi i tij u përball me pasojat e përgjakshme të ndarjes (kur India dhe Pakistani formuan kombe të veçanta). Por ishte një tjetër hindu, dhe jo një mysliman, ai që vrau babanë e kombit. Nathuram Godse, një nacionalist hindu, u zemërua që Gandi ishte ‘shumë i butë’ ndaj Pakistanit dhe – pas disa përpjekjeve të dështuara, qëlloi për vdekje Gandin më 30 janar 1948.

Përgatiti: Albert Vataj / KultPlus.com

Java e Kulturës Gjermane, nis sot me hapjen e ekspozitës “City X – Unë, Tiranë”

Java Kulturore Gjermane nis sot në Tiranë me hapjen e ekspozitës “City X – Unë, Tiranë”, në Galerinë e Artit.

Kjo ekspozitë është një projekt artistik modern dhe inovativ.

Veprat artistike që do të ekspozohen janë realizuar në bashkëpunim me qytetarë të ndryshëm të Tiranës, të cilët kanë sjellë vizionin e tyre për zhvillimin e qytetit.

Po ditën e sotme do të shfaqet filmi “Jonja”, i cili flet për miqësinë, besimin dhe dashurinë e parë.

Me regji të Anika Mätzke, ky film prek tema të rëndësishme si prejardhjet e ndryshme familjare, ndërlikimet e marrëdhënieve njerëzore dhe kalimin delikat nga fëmijëria në moshën e adoleshencës

Java Kulturore Gjermane do të zhvillohet deri më më 8 tetor dhe do të sjellë muzikë klasike dhe street rave party, kinematografi dhe teknikat e hershme të fotografimit, praktikat e qëndrueshme dhe startup-et inovative, si dhe ekspozitat artistike.

Për të apasionuarit pas fotografisë, nga data 2 deri 6 tetor, në Qendrën Rinore Arka do të zhvillohen ditët e “Teknikave të Hershme të Fotografimit”. Pjesë e workshop-eve do të jenë Jonas Ruhs dhe Maximilian Zeitler, dy ekspertë të fotografisë analoge nga Berlini.

Ndërsa në Lezhë, në bibliotekën publike “Gjergj Fishta”, më 4 tetor, do të mbahet një forum që ofron një platformë për dialog të hapur, mendim kritik dhe zgjidhje të përbashkëta të problemeve midis të rinjve, ekspertëve dhe përfaqësuesve të qeverisë lokale.

Gjatë Javës Gjermane nuk do të mungojnë as shfaqjet e filmave, si “Franky Five Star” apo “Elaha”, në datat 2, 5 dhe 7 tetor.

Më 6 tetor, në rrugën “Pjetër Bogdani” në Tiranë, për të gjithë të rinjtë dhe jo vetëm do të organizohet “Street Rave with Hannes Bieger”. DJ dhe producenti me famë botërore Hannes Bieger do të ngjitet në skenë për të performuar një përzierje unike të Deep House dhe Techno music, duke përcjellë për të apasionuarit e muzikës elektronike energji dhe kreativitet.

Për adhuruesit e muzikës klasike, më 7 tetor, në sallën e koncerteve UART në Tiranë, do të mbahet koncerti “Mothers, lovers, revolutionists”, nga pianistja Sina Kloke dhe mexosopranoja Marta Wryk. Dy artistet na ftojnë në një mbrëmje të veçantë, që vë në qendër krijimtarinë e grave në historinë e muzikës.

Ndërsa më 8 tetor, në Galerinë “Kalo” në Tiranë do të çelet ekspozita “Tipping Point”, ndërsa në sallën koncertale UART në Tiranë do të organizohet koncerti “Beethoven and Schubert in dialogue”./atsh/KultPlus.com

155 vjet nga lindja e Mahatma Gandi, mësuesi i paqes dhe luftëtari i drejtësisë

Mohandas Karamchand Gandhi ishte një udhëheqës i shquar politik dhe ideologjik i Indisë gjatë “lëvizjes indiane për pavarësi”. Ishte i pari i lëvizjes “Satyagraha” (fuqia e shpirtit, ose fuqia e të vërtetës).

Kjo është e përcaktuar si rezistencë ndaj tiranisë, përmes masës rezistuese civile – një term që përdoret shumë nga Gandi në deklaratat dhe shkrimet e tij. Filozofia e tij, u themelua në mënyrë të vendosur mbi Ahimsa (jo dhunës). Filozofia e tij dhe udhëheqja e ndihmoi të fitojë pavarësinë e Indisë dhe lëvizjet e frymëzuan të drejtat civile dhe lirin në të gjithë botën.

Gandhi është përmendur shpesh si Mahatma ose “Great Soul” (shpirtmadh), një nderim i aplikuar së pari atij nga Rabindranath Tagore). Në Indi ai është quajtur edhe Bapu (બાપુ , bāpu ose “Ati”) dhe zyrtarisht i nderuar në Indi si Ati i kombit.

Ditëlindja e tij, 2 tetor, do të përkujtohet si Gandhi Jayanti, një festë kombëtare në Indi, dhe në botë si “Dita ndërkombëtare kundër dhunës”. Gandi u vra më 30 janar 1948 nga Nathuram Godse.

Jeta e hershme dhe përkatësia

Mohandas Gandhi Karamchand ka lindur më 2 tetor 1869 në Porbandar, një qytet bregdetar në sot njihet si Gujarat, Indi. Babai i tij, Karamchand Gandi (1822-1885), i cili i përkiste komunitetit të Modh Hindu, ishte një zyrtar i lartë i shtetit Porbander, një shtet i vogël madhështor në Agjencinë Kathiawar të Indisë Britanike. Emri Gjyshi i tij ishte Uttamchand Gandhi, i quajtur me naivitet Utta Gandi. Nëna e tij, Putlibai, e cila kishte ardhur nga komuniteti Pranami Hindu Vaishnava, ishte gruaja e katërt Karamchand, të parat tre gratë që kanë vdekur me sa duket në gjatë lindjes. Gjatë rritjes me një nënë të devotshme dhe me traditat e rajonit Jain, i riu Mohandas i zhytur, fillimisht ndikimi që do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën në moshën madhore të tij, këto ndikime përfshirë për qeniet e ndjeshme, vgjetarianizëm, agjërimi për vetë-pastrimin, dhe tolerancë reciproke ndërmjet individëve të besimeve të ndryshme Klasikët indian, sidomos tregimet e Shravana dhe Maharaja Harishchandra nga epiket indiane, kishte një ndikim të madh në fëmijërinë e Gandit. / KultPlus.com

Shtatë vite nga vdekja e albanologut Robert Elsie, mentorin e kulturës shqiptare

Robert Elsie ishte një studiues pasionant, i cili arriti të krijojë një individualitet të veçantë në kritikën, në letrat shqipe, në kulturën shqiptare, një pikë referimi shumë të fortë për gjithsecilin që dëshironte të njihte më tepër shqiptarët, por edhe për të ndërtuar e për të shkruar histori të ndryshme të zhvillimit kulturor të shqiptarëve.

Robert Elsie lindi më 29 qershor 1950 në Vankuvër (Vancouver) të Kanadasë. Ai ndoqi Universitetin e Kolumbisë Britanike (University of British Columbia), ku studioi për filologjinë klasike dhe gjuhësinë dhe u diplomua më 1972. Po në atë vit, erdhi në Europë me një bursë studimesh. Robert Elsie vazhdoi studimet e larta në Universitetin e Lirë të Berlinit Perëndimor (Freie Universität Berlin), pastaj në Shkollën Praktike të Studimeve të Larta (Ecole Pratique des Hautes Etudes) në Paris, në Institutin e Dublinit për Studime të Larta (Dublin Institute for Advanced Studies) në Irlandë, dhe në Universitetin e Bonit (Universität Bonn), ku mbrojti doktoraturën për gjuhësi krahasimtare dhe keltologji më 1978. Pasi mësoi shqip dhe i thelloi njohuritë e tij në këtë gjuhë, Robert Elsie vendosi t’i kushtohej albanologjisë, fushë në të cilën ai më vonë do të bëhej një ndër ekspertët më të njohur. Qysh nga vitet ’90 deri në fillim të shekullit XXI ai ka punuar me profesion të lirë si interpret i shqipes dhe ka marrë pjesë në negociata të nivelit të lartë për qeverinë gjermane, Bashkimin Europian, Kombet e Bashkuara, NATO-n, Këshillin e Europës, etj. Robert Elsie është anëtar i Shoqatës së Europës Juglindore (Südosteuropa-Gesellschaft), anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, si dhe anëtar nderi i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Përmbledhje për Veprat e tij Shkencore

Në fushën e albanologjisë, Robert Elsie i është kushtuar fillimisht letërsisë shqiptare. Ndër botime të hershme të tij janë: Dictionary of Albanian Literature (Fjalor i letërsisë shqiptare), Uestport (Westport), Konektikat 1986, dhe History of Albanian Literature (Histori e letërsisë shqiptare), Boulder, Colorado 1995, në dy vëllime. Ai ka botuar gjithashtu përkthime letrare në anglisht dhe gjermanisht, siç janë për shembull në vëllimin e UNESCO-s An Elusive Eagle Soars: Anthology of Modern Albanian Poetry (Një shqiponje e arratisur fluturon: antologji e poezisë bashkëkohore shqiptare), Londër 1993; Albanian Folktales and Legends (Përralla dhe legjenda shqiptare), Tiranë 1994; veprat poetike të poetit Migjeni (1911-1938) përkthyer në anglisht në vëllimin Free Verse (Vargjet e lira), Tiranë 1991. Duke marrë parasysh gjendjen jashtëzakonisht të rëndë në Kosovë, gjendje kryesisht të panjohur në botën e jashtme, ai përpiloi antologjinë e parë të madhe me shkrime për temën e Kosovës në vëllimin 600-faqesh Kosovo: In the Heart of the Powder Keg (Kosovë: në qendrën e fuçisë së barutit), Boulder, Colorado 1997. Ai botoi gjithashtu Kanunin në gjermanisht, Der Kanun: das albanische Gewohnheitsrecht nach dem sogenannten Kanun des Lekë Dukagjini (Kanuni: E drejta zakonore shqiptare sipas të ashtuquajturit Kanuni i Lekë Dukagjinit), Pejë 2001; autor i shumë librave si dhe të artikujve të panumërt, kryesisht në fushën e albanologjisë.

Vdekja e parakohëshme e Robert Elsie nga sëmundja e rrallë e neuroneve motorike ndodhi më 2 tetor 2017. / KultPlus.com

Sot, Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës

Dita Ndërkombëtare Kundër Dhunës, është përcaktuar në 2 Tetor të çdo viti, pasi ajo datë është ditëlindja e Mahatma Gandhi, udhëheqës i lëvizjes për pavarësi në Indi dhe pionier i filozofisë dhe strategjisë së “Jo-dhunës!”.

Gandi përdorte metoda civile, paqësore, për t’i mbijetuar pushtimit britanik. Pavarësisht se ka qenë në burg disa herë, asgjë nuk e nxiti atë të heqë dorë nga format paqësore, të cilat rezultuan në pavarësinë e Indisë. Gjithashtu, Gandi ka nxitur krijimin e marrëdhënieve të shëndetshme ndërmjet njerëzve të feve dhe etnive të ndryshme, duke respektuar të drejtat e grave dhe reduktuar varfërinë.

Rezoluta A/RES/61/271 e 15 qershorit 2007, vendosi ta caktojë këtë ditë si një rast për të përforcuar mesazhet kundër dhunës, duke përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin publik. Kjo rezolutë, riafirmon “rëndësinë universale të parimeve kundër dhunës dhe dëshirën për të siguruar kulturën e paqes, tolerancës, të të kuptuarit dhe jodhunës”.

Kjo ka vlerë edhe për kundërshtarët tanë, për armiqtë, ku gjuha e arsyes, e gjetjes së pikave të përbashkëta të interesit mund të sigurojë kulturën e dialogut dhe përmbushjen e qëllimeve.

Dhuna fizike, për fat të keq, ende përdoret për arritjen e shumë qëllimeve, si në planin individual dhe atë social apo politik.

Në këtë ditë promovohet që, transformimi social ose politik mund të arrihet pa përdorimin e ndonjë lloj dhune. Studiuesit e kanë quajtur teorinë e “Jo-dhunës!” si “politika e njerëzve të rregullt”, të cilët nuk kanë qasje në instrumentet e dhunës, përfshirë edhe armët.

Në fakt dhuna, ka pasojë dhunën. Kjo shpesh kthehet në një rreth vicioz që nuk mbaron kurrë.

Zakonisht “Jo-dhuna” është përdorur gjerësisht në të gjithë botën si një mënyrë për të përmbushur kauza madhore apo për të arritur drejtësi sociale; është sinonim me pacifizmin që beson në arsyen e shëndoshë të njerëzve të civilizuar në zgjidhjen e konflikteve dhe që po aplikohet gjerësisht që pas gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Ndonjëherë mbrojtësit e vijës së ashpër (revolucionarët) e shikojnë Jo-dhunën si dobësi. Nuk është e vërtetë. Bazuar në fakte, është ekzaktësisht e kundërta. Ajo kërkon kurajo dhe forcë, sensibilizim dhe pjesëmarrje aktive.

Është shumë e rëndësishme që në familje dhe institucione të edukimit (formimit të personalitetit), të promovohet kultura e tolerancës, e Jo-dhunës, veçanërisht për fëmijët dhe adoleshentët.

Duhet rrënjosur bindja se dhuna nuk duhet të tolerohet nga askush, pavarësisht moshës, sfondit (rrethanave) apo problemeve. Kjo ka vlerë të përhershme, si në kohë krizash (lufte) apo paqeje.

Shoqëria civile, por edhe media mund të luajnë një rol të dobishëm në këtë drejtim.

Toleranca ka nevojë për motivim dhe durim, për vetëkontroll dhe synon të promovojë qasje dhe shanse të barabarta.

Koncepti i Jo-dhunës do të jetë i largët përsa kohë priremi nga individualizmi agresiv (egoja e sëmurë) ku ambicia pozitive për të arritur perfeksionimin shndërrohet në një betejë të paprinciptë, prish raportet e bashkëjetesës brenda grupit, parimet “marr” dhe “jap”, komponenten sociale të kompromisit dhe mirëqenies.

Pavarësisht ndryshimeve, unicitetit të qenieve që përfaqësojmë është e rëndësishme që të gjithë shoqërinë ta konsiderojmë si një familje të madhe dhe të kujdesemi sistematikisht për njëri -tjetrin.

“Nëse dikush ka nxjerrë në pah anën tënde të dhunshme, atëherë ai di si të të manipulojë. E vetmja gjë që nuk mund të manipulohet është paqja dhe qetësia”- John Lennon

“Ne nuk kemi nevojë për armë që të sjellim paqen. Kemi nevojë për dashuri e dhembshuri”-Nënë Tereza

“Mungesa e dhunës çon në etikën më të lartë, e cila përbën edhe qëllimin e të gjithë evolucionit. Përderisa të ndalohet së dëmtuari qeniet e tjera, njerëzit janë thjeshtë egërsira” Thomas Edison

 “Paqja e qetësia është më efektive se dhuna”

“Dhuna krijon probleme me ligjin e me gjerë. Paqja zgjidh probleme”. / KultPlus.com

Media italiane “Turisti per Caso”: Tirana një nga kryeqytetet më “cool” të momentit

Moderne, vezulluese, e gjallë dhe plot stimuj për të rinjtë nga e gjithë Evropa, Tirana është një nga kryeqytetet më “cool” të momentit.

E vendosur mes detit dhe malit, Tirana është vendi ideal për një pushim të përshtatshëm për të rinjtë, shkruan Stefano Maria Meconi në një artikull të botuar në revistën italiane “Turisti per Caso”.

Pas rënies së regjimit komunist, Tirana arriti të rimëkëmbej dhe të bëhej një nga destinacionet më të preferuara për turistët e rinj.

Sot, është një kryeqytet i këndshëm, ku mbretëron kultura, koha e lirë dhe argëtimi.

Tirana ndodhet pikërisht në qendër të Shqipërisë, kryeqyteti i së cilës është, në një pozicion strategjik.

Deti i Durrësit është më pak se 40 kilometra larg, e njëjta gjë vlen edhe për Lagunën e Patokut (60 kilometra).

Popullsia e Tiranës, e cila ka mbi 1 milion banorë, përbëhet kryesisht nga të rinj dhe kjo e bën atë një nga kryeqytetet më të rinj në të gjithë Evropën – aq sa në vitin 2022 iu dha titulli Kryeqyteti i Rinisë Evropiane.

Banorët e Tiranës janë shumë mikpritës dhe i kushtojnë vëmendje turistëve.

Nuk është e pazakontë të të ftojnë për të pirë një kafe apo për të shijuar raki kumbullash të prodhuar në vend.

Ka shumë bare dhe kafene, ku dallohet karakteri gazmor dhe mikpritës i shqiptarëve.

Tirana është një qytet shumë i gjallë, me shtëpitë tipike tiranase – të cilat e bëjnë gjithçka shumë të gjallë.

Por, a e dini se edhe arkitektura e Tiranës flet pak italisht?

Në fakt masterplani i vitit 1925 është hartuar nga arkitekti Armando Brasini, ndërsa plani vizionar i quajtur “Tirana 2030” nga arkitekti Stefano Boeri – i cili synon të shndërrojë kryeqytetin shqiptar në një oaz të gjelbër në shkallë njerëzore, me vëmendje të veçantë ndaj transportit, gjelbërimit dhe qëndrueshmërisë mjedisore, reduktimit të shfrytëzimit të tokës dhe kthimit të qytetit tek banorët dhe turizmi i tij.

Pak histori

E banuar që nga epoka e hekurit, ajo u bë pjesë e Perandorisë Romake dhe më pas e Perandorisë Bizantine.

Në vitin 1920 u shpall kryeqyteti i Shqipërisë – pas shpalljes së pavarësisë në vitin 1912 nga perandoria turke.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore ajo u pushtua nga ushtritë italiane dhe gjermane, por në fund të luftës u vu nën dominimin e BRSS.

Vetëm me rënien e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, Shqipëria u kthye në një republikë të lirë.

Kjo u pasua nga një periudhë rilindjeje, me krijimin e infrastrukturës dhe hapjen e vendit ndaj turizmit.

Qyteti ka një bukuri shumë të veçantë, ku ndërthurja e elementeve antike dhe moderne magjeps turistët.

Një qytet i gjallë: Ja çfarë duhet të shihni në Tiranë

Sheshi Skënderbej

Është zemra rrahëse dhe vitale e Tiranës. Ky shesh i jashtëzakonshëm, i rihapur në vitin 2017 pas disa vitesh pune, është një hapësirë ​​e pafund për këmbësorët ku vështrohen ndërtesat kryesore të jetës politike dhe kulturore të Tiranës.

Në qendër ndodhet statuja e kalorësisë së Skënderbeut, një fisnik i shekullit XV, i cili kundërshtoi osmanët, duke fituar kështu titullin hero kombëtar.

Me pamje nga Sheshi Skënderbej do të gjeni Muzeun Historik Kombëtar, i cili është muzeu më i madh në Shqipëri.

Ai tregon historinë e gjatë të popullit shqiptar, që nga origjina e tij deri në ditët e sotme. Ai kalon nga paleoliti tek Nënë Tereza e Kalkutës, duke kaluar në mesjetë dhe në periudhën komuniste.

Gjithashtu në Sheshin Skënderbej ndodhet Xhamia e Et’hem Beut. E ndërtuar në shekullin XVIII, është një nga simbolet e rilindjes së qytetit.

Pikërisht këtu në vitin 1991 u mblodhën mbi 10 000 njerëz për të protestuar kundër diktaturës komuniste.

Një veçori: Afresket që e zbukurojnë janë krijuar nga punëtorë venecianë dhe për këtë arsye ndryshojnë shumë nga stili klasik i dekorimit të xhamive.

Bulevardi Dëshmorët e Kombit

Rruga e Dëshmorëve të Kombit është një nga rrugët më të rëndësishme të Tiranës dhe nis nga Sheshi Skënderbej.

Kjo rrugë e gjatë me pemë, është shtëpia e disa prej ndërtesave ikonike të qytetit dhe vendeve të shumta të takimeve.

Është vendi ideal për një shëtitje të këndshme relaksuese. Përgjatë Bulevardit Dëshmorët dhe Kombit do të gjeni Piramidën.

Është një ndërtesë moderne, e ndërtuar në mesin e viteve 1980 si mauzoleumi i diktatorit Enver Hoxha, i cili ishte në pushtet në Shqipëri nga viti 1944 deri në vdekjen e tij në 1985.

Sot ndërtesa, është shndërruar në një qendër kulturore moderne.

Urat, tregjet dhe bunkerët – e Tiranës

Ura e Tabakëve është një nga dëshmitë më të vjetra të historisë së Tiranës.

E ndërtuar në lumin Lana në epokën osmane, ajo ishte pjesë e Rrugës së Shën Gjergjit, një rrugë e gjatë që dikur lidhte Tiranën me malësitë në lindje të qytetit.

Këtu kalonte gjithë bagëtia që vinte në qytet nga kullotat dhe emri i urës rrjedh nga fabrikat e shumta të lëkurës që ndodheshin në zonë.

Për ata që duan të zhyten në ngjyrat dhe aromat e Tiranës, asaj të vërtetë dhe autentike, nuk duhet humbur një vizitë në Pazarin e Ri, i cili ndodhet pak minuta më këmbë nga Sheshi Skënderbej.

Këtu do të gjeni mbi 150 dyqane të hapura çdo ditë nga ora 7 e mëngjesit deri në 22:00, ku mund të blini produkte tipike shqiptare, erëza, mjaltë, pëlhura e shumë të tjera.

Ka bare dhe restorante ku mund të shijoni specialitete lokale ose të pushoni gjatë blerjeve.

Megjithatë, nëse doni të njihni historinë e 100 viteve të fundit të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, vizitoni Bunk’Art, një bunker i vërtetë antiatomik mbi 2,5 km2 që ka 106 dhoma.

Brenda dhomave të përfshira në itinerarin e turneut mund të kuptoni se si jetonin njerëzit brenda bunkerit, falë instalimeve dhe fotove të periudhës. Vizita në Bunk’Art zgjat rreth një orë e gjysmë.

Blloku, lagja e jetës së natës

Blloku, lindi si një lagje e rezervuar për elitën e partisë komuniste.

Qasja në këtë zonë të Tiranës ishte e ndaluar për qytetarët e thjeshtë, por me rënien e regjimit komunist ajo u shndërrua dalëngadalë në një nga lagjet më të gjalla në të gjithë kryeqytetin shqiptar.

Bare, restorante, klube të të gjitha llojeve, dyqane luksoze dhe hotele me dizajn e kanë rigjallëruar plotësisht këtë zonë të qytetit, duke e bërë një nga destinacionet më ekskluzive dhe më të kërkuara në të gjithë Tiranën.

Një zhytje në natyrë në rrethinat e Tiranës

Nëse dëshironi të eksploroni rrethinat e Tiranës, një destinacion i padiskutueshëm është Parku Kombëtar i Malit të Dajtit, rreth 25 kilometra nga qendra e qytetit.

Këtu mund të bëni shëtitje të gjata në natyrën e egër, mes shkurreve mesdhetare, pyjeve të dushkut dhe ahut, të ndërthurura me kullota alpine.

Në Parkun Kombëtar të Malit të Dajtit mund të dallohen arinjtë, ujqërit dhe derrat e egër.

Këtu gjenden edhe kanione spektakolare dhe liqeni artificial i Bovillës, i cili furnizon me ujë të pijshëm kryeqytetin shqiptar.

Maja e malit të Dajtit mund të arrihet nga Tirana, jo vetëm me makinë, por edhe me teleferikun Dajti Ekspres.

Nëse dëshironi të pushoni buzë detit, Durrësi dhe plazhet e tij me pamje nga deti Adriatik janë pak më pak se 40 kilometra nga qendra e Tiranës.

Për ata që pëlqejnë peizazhet mahnitëse, Laguna e Patokut është nje destinacion që nuk duhet humbur.

Ajo ndodhet 60 kilometra në veri të Tiranës dhe është një vend me bukuri të papërshkrueshme.

Çfarë duhet të hani në Tiranë dhe ku

Por çfarë mund të hamë në Tiranë? Kuzhina shqiptare është një udhëkryq kulturash.

Në pjatat gjejmë elemente të kuzhinës turke, greke dhe për t’u ndjerë sadopak si në shtëpinë e tyre, të kuzhinës italiane.

Në zonën e Bllokut ka restorante të shumta që ofrojnë kuzhinë vendase dhe ndërkombëtare, ndaj të gjitha shijet janë të kënaqshme.

Për t’u zhytur plotësisht në kulturën e Tiranës, ndër ushqimet që duhen shijuar janë; meze tipike shqiptare me salcë kosi, ullinj, turshi dhe djathëra.

Nëse e doni ushqimin e rrugës, byreku është ushqimi ideal për ju.

Bëhet fjalë për një byrek pastiçerie të mbushur me produkte të stinës, si djathë, perime apo mish.

Gjithashtu, ia vlen të provoni qofte të shijshme me mishi, dhe pjatën tradicionale tiranase – tavën e dheut. 

Me ritme popullore dhe xhaz-i Vjollca Robelli përmbyll edicionin e 12-të të FemArt

Vjollca Duraku

Një kombinim unik mes këngëve popullore shqiptare me ndikime moderne të muzikës xhaz, i sjellë mrekullisht nga artistja Vjollca Robelli- Mripa (AJO), ka dërguar publikun në një udhëtim të jashtëzakonshëm muzikor, në përmbyllje të Festivalit Ndërkombëtar të Artisteve dhe Aktivisteve -FemArt.

Tingujt e muzikës popullore të cilët puçeshin lehtas me identitetin e publikut në sallë, të përzier me një ngjyrë të veçantë të muzikës xhaz, kombinuar me ndjeshmërinë e teksteve dhe  zërin magjepsës të artistes, i dhanë koncertit një karakter tejet unik. Kurse, performanca dhe lëvizjet skenike të artistes Robelli-Mripa përbënin art në vete.

Secila këngë e interpretuar paraqiste një perlë të trashëgimisë tonë kulturore apo një krijim nga vet shpirti i artistes, të cilat me këtë interpretim “të gërshetuar” në Kino Armata i jepnin zë të kaluarës po aq sa edhe të ardhmes, me një ndërthurje aq të bukur në temat të dashurisë, mëmësisë dhe qëndresës. Mbrëmja në prapavijë kishte instrumentistët: Oliver Dover me klarinetë dhe kavall, Nikos Ziarkas me kitarë, Gizem Altinordu me perkusone dhe Jamie Benzies me kitarë.

“Zare moj trëndafile”, “Kënga e Qamiles”, “Balluket e Ballit”, “Kur më del në derë”, “90’s”, “Nëna”, “Besa”, “25 gërsheta”, “Mora përpjetë kalanë”, “Jarnana”, janë këngët të cilat në koncertin “Gërshetat” u jetësuan në një dritë të re, duke u mbërthyer në zemrën e publikut si një thesar i çmuar, aty ku ruhet përjetësisht tërësia e eposit të brendashkruar e jashtëzakonisht të pasur të popullit shqiptar.

Momentet e pritjes, dhimbjes edhe gëzimit të pa përshkruar që sjellë lindja e fëmijës, si dhe dashuria e madhe e një nëne ndaj fëmijës të saj u sollën me këngën “Nënë’ si Himn i koncertit, dedikuar të gjitha nënave për sakrificat e tyre të padukshme, e të cilat “përjetohen por gjithmonë me një zëmër plotë, plotë dashuri”.

Kurse, kënga “90’s” e cila po ashtu ishte krijim i artistes Robelli- Mripa, ishte një performancë e ndierë, e cila i ishte kushtuar shokut të saj Ardianit, i cili ishte vrarë në rrugë, në moshën 13 vjeçare, në vitet e 90-ta nga regjimi serb. Kënga vinte si homazh i popullit për të kujtuar kohën kur shteti serb po mbyllte shkolla, helmonte dhe vriste njerëz, ngjarje këto të cilat fatkeqësisht edhe në ditët e sotme ngjajshëm po i përjetojnë edhe popuj të tjerë.

Fundi i koncertit që njëkohësisht shënonte edhe përmbylljen e edicionit të 12-të të Festivalit Femart u dha nëpërmjet një interpretimi të përbashkët mes publikut të ngritur në këmbë dhe këngëtares Vjollca Robelli- Mripa, e cila skenës në Kosovë i ishte rikthyer tre vite pas interpretimit të saj të fundit, në Prishtinë.

Në fund të koncertit, në një prononcim për media Vjollca Robelli-Mripa ka thënë se mbrëmja  në perspektivën e saj ka qenë e mrekullueshme dhe se si të tillë e ka shijuar shumë.

“Ishte shumë mirë. Do të doja që publiku të ishte në këmbë për shkak të natyrës së këngëve, sepse kanë qenë këngë pak më ritmike. Mirëpo mirë, në fund të gjithë vallëzuan në këmbë. Jam shumë e kënaqur, ishte një natë e mrekullueshme, ka thënë ajo.

Këngëtarja Robelli- Mripa ka thënë se qëllimi i saj është të promovojë muzikën shqipe në vende të ndryshme të botës dhe se shkëmbimi të kulturave muzikore me muzicientë nga vende të ndryshme po krijon ritme të reja, të bukura.

“Unë kam filluar të punoj prej vitit 2018 me këngë të vjetra tona folklorike, këngë urbane, qytetare. Kam zgjedhur disa këngë të cilat janë të njohura, mirëpo i kemi riaranzhuar me ritme xhaz-i dhe me tinguj modern. Qëllimi është me e promovu muzikën tonë ndërkombëtarisht, pasi unë jetoj në Londër. Kam marrë pjesë në disa festivale atje, të cilat janë të nivelit ndërkombëtar, dhe ritmet dhe meloditë tona janë goxha të veçanta për një audiencë perëndimore këshu që është kënaqësi me i sjellë këto këngë me një frymë të re në një nivel ndërkombëtar”, ka thënë më tej ajo.

Festivali FemArt në edicionin e 12-të me moton “MOTËRZIMI: n’Kohë Lufte dhe Paqe”, brenda gjashtë ditësh para publikut është prezantuar me 30 aktivitete, këtu duke përfshirë punëtori, konferenca, shfaqje, filma, ekspozita dhe koncerte. Pjesë e festivalit ishin edhe 220 artistë dhe aktivistë nga 15 vende të ndryshme të botës si: Kina, Angola, Franca, Luksemburgu, Anglia, Argjentina.

Zana Hoxha, drejtoreshë e Festivalit FemArt tha se ndihej jashtëzakonisht e lumtur pasi me sukses kishin arritur të përmbyllnin të gjitha aktivitetet e festivalit.

“Jemi jashtëzakonisht të kënaqur me vlerat artistike dhe me temat që janë ndërthurur dhe janë trajtuar. Ky edicion na gjeti me një lloj empatie shumë të madhe te publiku. Jam e lumtur që gjithçka ka shkuar ashtu siç e kemi planifikuar, në disa raste edhe më mirë se sa që e kemi pritur. Sonte i përmbyllëm gjashtë netët e festivalit me 30 aktivitete, asnjë nuk na ka dështuar, të gjitha janë organizuar. Jam shumë e lumtur, që një gjë e tillë ndodhi në prezencën e  qindra e mijëra njerëzve. Kjo më bën të lumtur shumë”, ka thënë drejtoresha Hoxha.

Po ashtu, drejtoresha Hoxha ka potencuar se motoja e festivalit MOTËRZIMI: n’Kohë Lufte dhe Paqe” ka gjetur zbatim gjatë kohështrirjes së festivalit, pasi përgjatë gjashtë ditëve ka ndodhur natyrshëm një proces ‘motërzimi’.

“Në këtë edicion është vërejtur që ka motërzim, pra që njerëzit zgjedhin motrat. Ideja ka qenë që nëse nuk ke motër, ose kur jo gjithmonë jemi të kënaqur me familjet në të cilat kemi lindur, ti e zgjedh familjen tënde. Familje e cila të gjendet në të mirë dhe në të keq. Familje e cila të përkrah. Kështu që ka qenë një farë motërzimi që ndodhi natyrshëm këto ditë. Panelet e diskutimit treguan që sot më shumë se kurrë solidariteti është i rëndësishëm dhe i nevojshëm” ka përfunduar drejtoresha Zana Hoxha.

Edicioni i 12-të i Festivalit Ndërkombëtar të Artistëve dhe Aktivistëve -FemArt është mbajtur nga data 25 deri më 20 shtator. / KultPlus.com

Zonja e Parë, Armanda Begaj promovon veshjet popullore shqiptare me aktivitetin ‘Gruaja, shpirti i thesareve etnografike’

Institucioni i Presidentit të Republikës zhvilloi këtë vit aktivitetin “Gruaja, shpirti i thesareve tona etnografike”, kushtuar veshjes popullore shqiptare.

Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e Zonjës së Parë të Republikës, Armanda Begaj, me synim promovimin e veshjeve popullore shqiptare, nderimin dhe ruajtjen e trashëgimisë etnografike.

Pjesëmarrës ishin zonja me kontribut në jetën kulturore shqiptare, ambasadorë dhe bashkëshortet e ambasadorëve që shërbejnë në vendin tonë, si edhe personalitete nga fusha tëndryshme të artit.

Veshjet tradicionale nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, nga Kosova, si edhe veshjet arbëreshe, shfaqën larminë dhe origjinalitetin e tyre bashkë me elementë me vlera kulturore dhe artistike.

Ato erdhën në këtë aktivitet si dëshmi e zhvillimit të hershëm të zejtarisë artistike, dijebërjes, endjes dhe qëndismave, duke pasqyruar historinë tonë ndër shekuj.

“Ne shqiptarët kemi trashëguar ndër shekuj e breza një pasuri të madhe të veshjeve popullore të punuara mjeshtërisht nga gra e vajza. Këto veshje për gjatë proceseve të ndryshme të zhvillimit historik, social e kulturor, krijuan dhe fizionominë tonë”, – u shpreh Zonja Armanda Begaj gjatë fjalës përshëndetëse në këtë aktivitet.

Zonja e Parë vlerësoi në veçanti gratë që marrin përsipër riprodhimin e veshjeve popullore, duke ruajtur me fanatizëm origjinalitetin e tyre, ndërsa theksoi se gjithsecili jep kontribut në ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore.

“Ne sot ndoshta nuk endim më sa dikur, nuk qëndisim e nuk përcjellim vajzën me pajën tradicionale të të parëve tanë, por kemi mundësi që kulturën materiale dhe shpirtërore, etnografinë shqiptare ta ruajmë me fanatizëm, ta pasurojmë, ta përhapim dhe ta trashëgojmë në brezat e ardhshëm.  Le ta përdorim historinë tonë të lashtë dhe të pasur për të qenë krenar në çdo kohë për qenien tonë, krenar për kombin shqiptar”, u shpreh Zonja Begaj.

Pasi ndoqën sfilatën e veshjeve popullore të shoqëruara nga vallet e krahinave përkatëse, të pranishmit ndanë mbresat, opinionet dhe eksperiencat e tyre në lidhje me etnografinë, ruajtjen dhe trashëgiminë kulturore shqiptare./abcnews.al/ KultPlus.com

Rama ndan pamje nga stanet e Murgës në Buzhale të Pukës

Stanet e Murgës në fshatin Buzhale të Pukës ofrojnë një pamje mbresëlënëse me bukuri të veçanta natyrore.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjete sociale pamje nga stanet e Murgës në fshatin ku shihen shpate të gjelbëruara sipër liqenit të Komanit.

Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka.

Kjo hapësirë është tepër tërheqëse për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj.

Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, mund të shijohet liqeni i Komanit në një tjetër këndvështrim.

“Maja e Murgës”, 20 km nga Puka, në 600 metra lartësi mbi nivelin e detit frekuentohet vazhdimisht nga turistë vendas e të huaj./atsh/ KultPlus.com