Aleksandër Gjoka, një zë i thellë e fort i veçantë i ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Duke mbetur i tillë për vite të tëra në skenë, ka mbetur i pakrahasueshëm në mesin e artistëve shqiptarë, shkruan KultPlus.
Me stilin e paraqitjet e tij, ai shpesh është veçuar në festivalet jo dhe të pakta ku është prezantuar. Performancat e tij si i vetëm e me grupin “Tre musketierët” kanë lënë shije ttë paharruar tek publiku shqiptar.
Gjoka i i ka kënduar dashurisë së shkuar, zemrës së një gruaje, shiut e pranverës. Më së shumti, ai mbahet mend për këngën e dimrit, për zbrazëtinë e ikjes.
KutlPlus sot ju kthen nostalgjinë për zërin e Gjokës, duke e risjell ‘Ditë Dimri’, këngë kjo që vazhdon të mbetet ndër më të dëgjuarat e Gjokës.
Më poshtë gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Ditë Dimri
Në jetën time ka qenë një çast kur unë për ty pata nevojë jo për të tua gjeste e fjalë por ti pranë meje t’më qëndroje
2x E kundërta ndodhi ti ike larg ato ditë dimri të jetës sime gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë përse më ike më braktise. / KultPlus.com
Menaxheri i Qendrës Inovative Kosovare, Shpend Lila, në ditën e çlirimit të Kosovës, në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, kishte publikuar një fotografi me një ushtar italian dhe kishte kërkuar ndihmë për tu vënë në kontakt me të.
Pas gati një jave, Lila ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë se e kanë gjetur kush është ushtari në foto, dhe i kanë kërkuar informacionet për ta vendosur në kontakt.
“I dashur Shpend, kemi lajme të mira për ju: Ne kemi gjetur ushtarin në foto. Ju lutemi na dërgoni detajet tuaja të kontaktit privatisht, në mënyrë që të viheni në kontakt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Për një gjë të tillë Shpend Lila është shprehur tejet falënderues për shtetin italian dhe në veçanti ambasadorin në Prishtinë, Nicola Orlando.
Dear Shpend, we've got good news for you: we've found the soldier in your photo. Please send us your contact details on a private chat so he can get in touch with you. 🇮🇹❤️🇽🇰 https://t.co/7w8GIvg5ys
Data 24 mars shënon sot 21-të vjetorin e fillimit të bombardimeve të
NATO-s.
Bombardimet zgjatën nga
24 marsi 1999 deri më 10 qershor 1999.
Operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë bombardimeve u
vranë rreth 528 civilë, u shkatërruan ndërtesa private, biznese private, ura,
baraka dhe lokacione ushtarake. Ky ishte misioni i dytë i rëndësishëm i NATO-s,
pas bombardimeve në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995.
Sipas Human Rights
Watch, 60 për qind e rreth 528 të vrarëve ishin nga Kosova, derisa Serbia doli
me numra se bëhej fjalë deri në 5700 të vrarë. Tre gazetarë kinezë u vranë në
bombardimin e Ambasadës Kineze në Beograd.
Sulmet kishin filluar në
orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve
strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish
federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Fillimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë ishte lajmi më i mirë që qytetarët e këtij vendi morën në atë kohë kur shpresa për liri po ju shuhej. Përmes këtyre fotografive shihet gëzimi i tyre dhe shpresa e rikthyer. / KultPlus.com
Shqipëria u godit nga një tërmet me 6.4 shkallë të Rihetrit mëngjesin e së martës.
Ky tërmet mori jetën e shumë njerëzve, lëndoi shumë të tjerë dhe nën
rrënojat e ndërtimeve të shkatërruara vazhdojnë të jenë ende shumë njerëz.
Thumana dhe Durrësi ishin dy qytetet më të prekura nga lëkundjet e tokës,
të cilat vazhdojnë edhe sot por me Rihter më të ulët.
Për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në këtë situatë shumë të vështirë për t’u
përballur nga Kosova shkuan shumë policë, ushtarë e zjarrfikës, duke mos harruar
edhe njerëzit vullnetarë.
Një gjë e veçantë ndodhi me njërin nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të
Kosovës, shkruan Indeksonline.
Hasan Mulaj është pjesëtari i PK-së që në vitin 1999 ishte refugjatë në
Kukës, aty ku kërkoi ndihmë përderisa Kosova po përballej me gjendje lufte.
Dyert e mikpritjes dhe mirësisë Hasanit iu hapën në vitin 1999 në Shqipëri,
ndërsa ai këtë herë shërbeu në Thumanë, për të kthyer të mirën 20 vjet më vonë.
“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, u shpreh Mulaj nga Skenderaj./KultPlus.com
Më 27 mars të vitit 1999 refugjatët e parë shqiptarë nga Kosova mbërrijnë në Kukës. Një pjesë e madhe e tyre strehohen në familjet kuksiane ku javën në vazhdim me përkeqësimin e luftimeve në Kosovë, numri i refugjatëve të ardhur në Kukës shkon në 120 mijë.
Në fillimin e viti 2000 Këshilli i Rrethit Kukës harton propozimin që Kukësit ti jepet çmimi Nobel i paqes.
Atë viti në bashkërendim me Ministrinë e Jashtme Kukësi arrin në treshen finale. Hera e parë që një qytet nominohej për çmimin Nobel.
Në foto, disa dokumenta që japin më shumë detaje rreth strehimit. (Fotot nga Bekim Bruka) /untoldstoriesofalbania/ KultPlus.com
4 Marsi i vitit 1999 na kujton gëzimin dhe ankthin e madh, për atë çfarë do të ndodhte në Kosovë. Forcat e mëdha politike dhe ushtarake ndërkombëtare tashmë kishin marrë vendimin për fillimin e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe, me qëllimin e vetëm, ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve që po e bënte Millosheviqi me ushtrinë dhe paramilitarët e vet. Pas shumë përpjekjeve diplomatike, e vetmja zgjidhje për të ndalur ofensivat e Serbisë mbi popullin e Kosovës, ishte intervenimi ushtarak nga NATO-ja.
Në mërgimtarët e kemi përjetuar dyfishë qoftë gëzimin për fillimin e
bombardimeve, por poashtu edhe ankthin e vërtetë se çfarë do të ndodhte nga
hakmarrja serbe mbi civilët e pafajshëm shqiptarë. Shumë prej nesh kemi pasur
familjet dhe farefisin në atë gjendje lufte e tmerri dhe jeta për ne në mërgim
ishte rënduar shumë.
Megjithatë, roli i mërgimtarëve kanë qenë shumë i rëndësishëm, sepse shumë
grupe të shqiptarëve, të organizuar në forma të ndryshme, kishin njoftuar dhe
kishin sensibilizuar vazhdimisht opinionin ndërkombëtar për krimet që po
ndodheshin në Kosovë. Në Suedi për shembull, shqiptarët kanë organizuar dhjetëra
protesta, shumë tubime e manifestime, të cilat kanë pasur synim të vetëm, që të
bëhej më shumë jehonë për çështjen e Kosovës.
Në librin “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare” në Suedi, është shkruar
për ato zhvillime në hapësira të veçanta ku janë publikuar shumë dëshmi për
gjithë ato përpjekje që janë bërë. 91 shkrime e publikime të mediave suedeze
për Kosovën janë identifikuar dhe faktuar deri në librin e 9-të të librit
Thesar Kombëtar…Ndërkaq, në numrin e 8 janë botuar mbi 500 faqe me lista të kontributdhënësve
për fonde të ndryshme për Kosovën.
Ne mërgimtarët shqiptarë në Suedi i jemi mirënjohës në veçanti shtetit
suedez, që na siguroi strehë, ushqim, punë dhe jetë. Kështu ishim në gjendje të
ndihmonim, aq sa ishte e mundur, edhe njerëzit tanë në Kosovë, në kohërat më të
rënda që po kalonin.
Sot shqiptarët i janë mirënjohës NATO-s dhe aleatëve të saj përjetësisht.
Por, ajo histori nuk guxon të harrohet. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, do të vazhdojë të shkruaj e të
ndriçojë edhe më tutje historinë nëpër të cilën ka kaluar
populli shqiptar bashkë me shumë miq tanë. Por, Shoqata jonë, inkurajon
edhe të tjerët, krijues e studiues të ndryshëm, të shkruajnë dhe të lënë gjurmë
për historinë e dhembshme që ka kaluar Kosova jonë.
Zoti e bekoftë NATO-n dhe aleatët e saj, Zoti i bekoftë SHBA dhe miq tjerë perendimorë, Zoti e bekoftë popullin shqiptar.
Hysen IBRAHMI,
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, 24 mars 2019. /KultPlus.com