Këngëtarja e njohur shqiptare, Aurela Gaçe, ka publikuar këngën e saj më të re.
“Një pikë” mban titullin kjo këngë, të cilën Aurela e ka sjellë fillimisht vetëm në versionin audio për publikun e saj të gjerë, me një tekst që i këndon mallit dhe dashurisë
Ky është projekti i parë muzikor që këngëtarja nga Shqipëria sjell për vitin 2021.
Përndryshe Aurela Gaçe njihet për energjinë e saj, të cilën arrin ta shfaqë në secilën paraqitje publike që bën.
Porse sikur shumë kolegë të saj, edhe për Aurelën koha e pandemisë e ka kufizuar atë si me koncerte ashtu edhe me aktivitete tjera muzikore, por gjithsesi ajo nuk i lë në pritje adhuruesit e muzikës që i kanë qëndruar besnik gjatë karrierës. / KultPlus.com
“Kënga e turpshme” e Azem Shkrelit është një nga poezitë e tij më të shkurtra por më kuptimplota, ku vargu të merr me dhimbjen e njeriut që bart në vete borxhin ndaj atdheut.
Kur këto vargje të një poeti të rrallë siç ishte Shkreli, bashkohen me zërin brilant të këngëtares Aurela Gaçes që dëgjohet çdo ditë e më shumë, bëjnë që vargjet të përjetohen në shumë dimensione artistike e të prekin shpirtin lehtë shpirtin e brendshëm. KultPlus sot ju përcjellë interpretimin e Aurela Gaçe.
Sonte Qava sonte për ty Arbëri Nuk më vjen turp Pse qava Më vjen turp pse s’munda Të bëj tjetër Nga turpi qava. / KultPlus.com
Aurela Gaçe është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo njihet jo vetëm për zërin e saj potencial por edhe për karakterin e fortë dhe dozat e humorit.
Ajo është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku shpërndan shpesh momente nga jeta e përditshme dhe rutina e saj.
Në një postim të bërë së fundmi në Instagram ajo ka publikuar një video ku shihet duke bërë boks, të cilin e shoqëron dhe me një mesazh për të gjitha vajzat.
‘Ka një arsye pse më pelqen 🐅 Vajza, kush ju sulmon , ta dijë se ne nuk jemi 🐑. Kush ka frike nga forca, zgjuarsia, mendja, endrrat e tua,thjeshte nuk eshte njeriu per ty. Pikë! As mos u mundo ti mbushësh mendjen. “Frika” qê ndjejnë, nuk ka shërim. Qofshin kēto edhe gra qe ju bëjnë te ndiheni më pak me veten. Po, sigurisht e fatkeqësisht,ka edhe gra që të tregojne se duhet te sillesh sic ato e mendojne, perndryshe ti je e pa vlerë per familjen e shoqerinë! Sulmo,e vazhdo rrugën tënde! Mos lejo te te mbyllin ne “muret e kufizuar te mendjeve te frikësuara” nga jeta e nga tē jetuarit e saj!’, ka shkruar Gaçe në postimin e saj. / KultPlus.com
Koronavirusi ka karantinuar shumë njerëz në vendin tonë. Ndonëse disa ende nuk po e kuptojnë rrezikun që paraqet ky virus vdekjeprurës dhe dalin në rrugë. Vetëm se nuk rrinë dot mbyllur në shtëpi dhe nuk kanë durim, rrezikojnë veten e tyre dhe jetën e familjarëve të tjerë.
Ndërkohë, një mesazh sensibilizues ka shpërndarë këngëtarja, Aurela Gaçe. Ajo poston në Instagram disa foto kur ishte në “karantinë” regjim shtrati, ndërsa ishte shtatzënë me vajzën e dytë Abigail. Ajo shkruan se, që në momentin që mori vesh që ishte shtatzënë, mjekët i thanë se duhet të qëndronte në shtrat në mënyrë absolute, për hir të krijesës që po rritej brenda saj.
Për muaj të tërë ajo qëndroi në shtrat, nuk kishte mundësi të përqafonte vajzën e madhe Grace, apo të flinte me të.
Nëse ju nuk po rrini dot disa ditë, brenda në shtëpi, duhet ta lexoni patjetër këtë mesazh të këngëtares, për të kuptuar rëndësinë e jetës.
“Mbasnekohe#Nuk kam publikuar asnjehere foto nga “ditet e karantines time ” qe zgjati 6muaj e gjysem ,gjate kohes qe prisja vajzen e dyte.
Fotoja e pare eshte gjate kohes kur numeroja javet e fundit ,teksa mundoheshim me mjeket qe te arrinim te preknim muajin e 9 . Periudha me vigona neper duar ishte 6 javore, e sigurisht as ulur nuk mund te qendroja….por ,periudha perpara ishte gjithashtu shume e veshtire. Mjeket me dhane urdher te qendroja ne shtrat ne menyre absolute qysh kur zbuluam shtatezanine . Mendojeni pak, jo 1 dite, jo nje jave, jo nje muaj. Nuk dihej sa mund te vazhdonte rreziku, keshtu qe isha e detyruar per shendetin e jeten e asaj krijese qe po rritej brenda meje. Vajza e madhe, Grace, donte te flinte me mua ,ta merrja ne krahe,te luanim sic ishim mesuar te benim cdo dite. Une sigurisht nuk mundesha dhe i flisja e i tregoja se nëse mami te ngre ne krahe, ose pa dashje ti mund te godasesh barkun nese fle me mamin, atehere do lendojme motren ose vellane “-i thosha” . Ajo mundohej te kuptonte, packa se ishte vetem 4 vjeç. Me puthte ,mua edhe barkun ,aty ku packa se nuk e shikonte, e dinte se po vinte nje jetè e re. Ishte periudhe shume e veshtire per te gjithe ne.
Ne foton e dyte, ishte momenti qe do te shkonte me gjyshen e saj ne plazh ne javet e verës, e une s’mundesha te isha me te as per ta percjelle tek dera, e as ta puthja e ta perqafoja per jave te tera….nderkohe qe mami im ishte ne sherbimin tim gjithe kohes. Gjate kohes se rrezikut, arrita vetem per 2 muaj e pak qe te ngrihesha e te kisha aktivitet, pastaj sic e shikoni ne spital. Ne ate kohe, as nuk postoja gje, as i tregoja keto. A merzitesha? A qaja? Sigurisht qe po, por arsyeja pse po e kaloja kete “karantinim” ishte vetem e vetem per jeten e re qe po vinte ne familjen tone. Ju sot, mund te luani brenda shtepise, te gatuani, kerceni etj etj, por ka gra, te cilat s’kane mundur edhe per 9 muaj te bejne asgjeeee nga keto, ne emër te “JETËS” . E nderkohe qe ju vazhdoni ti perqafoni femijet, une e gjithe grupi im, as nuk mundemi t’u afrohemi femijeve tane, akoma edhe 10 dite,pasi jemi veteizoluar per shkak se kemi qene ne udhetim. Prandaj, durim o miq, ne emer te “JETËS”!”,– shkruan këngëtarja. Ekspress / KultPlus.com
Ditë më parë, këngëtarja shqiptare Aurela Gaçe, ka bërë të ditur se do të publikojë këngën e saj më të re, e cila mban titullin ‘Veten dua gjallë’, shkruan KultPlus.
Gratë e dhunuara e të keqtrajtuara në shoqërinë tonë, kanë qenë temë aktuale kohëve të fundit, duke bërë kështu që edhe kënga e Aurelës të trajtojë një temë të tillë e të dhimbshme, ku trajtohet ky fat tragjik i gruas.
Kujtojmë se ky është projekti i parë i këngëtares për këtë vit, projekti i fundit u publikua në gushtin e vitit të kaluar. / KultPlus.com