Mjekët kreativë dhe të buzëqeshur, ‘luftojnë’ koronavirusin me kërcim (VIDEO)

 

Është ndoshta situata më e vështirë në jetën e një mjeku, të luftojnë me një sëmundje, e cila mund t’i bëjë ‘prenë’ e rradhës.

Misioni i tyre është tashmë jo vetëm të shpëtojnë të tjerët, por edhe të mbrojnë veten nga Covid-19, i cili ka rritur frikshëm shifrat e të prekurve në të gjithë botën.

Heronjtë e kësaj lufte janë mjekët dhe ndonëse ndodhen në çdo moment të rrezikuar, ata nuk e kanë humbur për asnjë moment pozitivitetin duke përcjellë optimizëm te të gjithë. Krahas punës së tyre, ata janë përpjekur që brenda mureve ku luftojnë për të shpëtuar jetë, sjellin mesazhe optimizmi edhe nëpërmjet këngës ose kërcimit. / KultPlus.com

Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqje livestream

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njofruar se do të fillojë me shfaqje livestream në pamundësi për t’i dhënë ato si më parë për shkak të situatës së krijuar nga Coronavirusi, shkruan KultPlus.com

“Në pamudësi për të qenë bashkë me ju çdo mbrëmje në sallën e teatrit, ne do të sjellim teatrin nëpër shtëpitë tuaja”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e tyre në Facebook.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Njoftim për shfaqjet livestream nga Teatri Kombëtar i Kosovës

Të dashur publikë,
Me repertorin e pezulluar, premierat e shtyera, provat e anuluara, me mbylljen e teatrit për një kohë të pacaktuar, aktorët, punërtorët dhe menaxhmenti i Teatrit Kombëtar i Kosovës, ndihet në faj dhe i pafuqishëm që nuk është me ju në çdo mbrëmje në sallën e TKK-së. Nuk jemi bashkë që të ndajmë të qeshurat e hareshme nga komeditë e repertorit tonë, të ndajmë emocionet, përjetimet, dhimbjet, lotët, por edhe momente gëzimi, ashtu siç bënim përnatë. Të ndjerë gati të paforcë, por jo të dorëzuar, edhe ne edhe ju, jemi ngujuar nëpër shtëpitë tona duke respektuar shëndetin e njëri tjetrit por edhe shtetin në përgjithësi. “Mos pyet cfarë ka bërë shteti për ju, por cfarë keni bërë ju për shtetin?!”. Institucionet shtetërore nuk kanë kërkuar kurrë më pak prej nesh, vetëm të qëndrojmë në shtëpitë tona. Mirëpo le ta dijë COVID-19; le ta dijë edhe shteti por edhe secila forcë tjetër, se nuk mund ta ndalin teatrin. Teatri ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht.
Në pamudësi për të qenë bashkë me ju çdo mbrëmje në sallën e teatrit, ne do të sjellim teatrin nëpër shtëpitë tuaja.
Këtë të premtë (03.04.2020), në ora 20.00, në faqen e Facebook-ut, të Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të sjellim (livestream) superkomedinë “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës.
Ndërsa ditën e shtunë (04.04.2020), në ora 20.00 për ju do të shfaqim një nga produksionet tona më të mira të mjeshtrit të madh William Shekspeare “Tregtari i venedikut”, me regji të Mathew Lenton. Dhe kështu do të vazhdojmë edhe gjatë javëve që vijnë.
Jemi me shpresë se kjo praktikë të dështoj sa më shpejtë dhe së bashku t’i rikthehemi shtëpisë sonë të shënjtë, TEATRIT”.

“Comodita Home” ndihmon Qendrën e Studentëve me 1 mijë dyshekë dhe 5 mijë jastëkë

“Comodita Home” ka dhuruar donacion për Qendrën e Studentëve në Prishtinë, derisa tash ajo është duke u shfrytëzuar si karantinë pas shfaqjes së Koronavirusit në Kosovë.

Kësaj qendre i janë dhuruar 1 mijë dyshekë dhe 5 mijë jastëkë si donacion.

Granita Bunari Ferati nga Comodita ka treguar për KultPlus se në bashkëpunim me ministrin Arben Vitia, kanë vënë në dispozicion ndihmën e kompanisë së tyre duke i pajisur me 1.000 dyshekë, 5.000 jastëkë dhe 100.000 maska mbrojtëse për tek qendra e studentëve, që tashmë është kthyer në karantinë për të gjithë qytetarët që po rikthehen në Kosovë nga vendet jashtë shtetit.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, është shprehur falënderues për ndihmën duke shtuar se ka qenë shumë e nevojshme që të ndodhë pasi që sipas tij edhe rezervat që kanë pasur janë shpenzuar. / KultPlus.com

Koronavirusi bashkon “Backstreet Boys”, grupi i famshëm këndon nga karantina për fansat (VIDEO)

Nëse deri tani keni dëgjuar vetëm lajme të trishtuara për shkak të koronavirusit, atëherë këtu keni diçka për t’ju ngritur humorin.

Kjo pasi bota mund të jetë në distanc sociale mes pandemisë së koronavirus, por asgjë nuk do të ndalte një nga grupet më të suksesshme të djemve të të gjitha kohërave që mblidheshin së bashku në një kauzë të mirë.

Anëtarët e grupit të famshëm “Backstreet Boys” janë mbledhur së bashku për të dhënë një shfaqje për fansat e tyre, të cilët janë të izoluar në shtëpi.

Ka qenë iniciativa e Elton John për të bërë këngëtarët e famshëm që të këndojnë për fansat e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë.

AJ McLean, Howie Dorough, Nick Carter, Brian Littrell dhe Kevin Richardson i mbërthyen fansat e tyre duke i bërë nostalgjik me hitin e tyre të vitit 1999 “I want it that way” nga shtëpitë e tyre përkatëse në pesë ekrane të ndryshme.

Koncerti, i organizuar nga Elton John dhe transmetuar në Fox, vjen disa javë pasi Boys Backstreet anuloi një koncert në Sao Paulo, Brazil për shkak të krizës globale, duke thënë se siguria e tifozëve të tyre ishte “përparësia e tyre kryesore”. / KultPlus.com

Vdes kampioni evropian i boksit për shkak të koronavirusit

Ish-kampion evropian i boksit, Angelo Rottoli, nuk ka mundur të përballojë sëmundjen e koronavirusit.

Ai vdiq në Bergamo të Italisë, në moshën 61-vjeçare.

Rottoli ndërroi jetë në spitalin Ponte San Pietr, derisa dy javë më parë nëna e tij dhe vëllai vdiqën për të njëjtën arsye, shkruan boxingscene.

Ai ishte dy herë kampion me Italinë, ndërsa në vitin 1987 u bë kampion i Evropës në kategorinë gjysmë të lehtë. / Klan Kosova / KultPlus.com

KFOR-i në Kosovë ulë flamurin e Italisë në gjysëm shtizë në shenjë nderimi për viktimat e COVID19

KFOR-i në Kosovë ka ulur flamurin e Italisë në gjysëm shtizë në shenjë nderimi për viktimat si dhe në shenjë vlerësimi për punën e atyre që po përballen me Coronavirusin, shkruan KultPlus.com

“KFOR është bashkuar rreth flamurit të Italisë”, thuhet ndër të tjera në postimin e tyre në Facebook.

“Sot të gjithë flamujt e Italisë janë në gjysmë shtizë për të kujtuar viktimat e # COVID19.
KFOR është bashkuar rreth flamurit të Italisë dhe vlerat e saj për të nderuar sakrificën dhe përkushtimin e të gjithë atyre që punojnë në vijat e para kundër virusit”.

Dashuria në kohën e koronavirusit: Epidemiologët martohen në spital (VIDEO)

Epidemiologët Jen Andonian dhe Matt Shearer kishin planifikuar të martoheshin në datën 20 mars.

Ata kishin menduar një ceremoni modeste dhe të thjeshtë prej 75 të ftuarish dhe pas celebrimit të shkonin diku të festonin, njofton Klan Kosova.

Këto plane ia prishi kriza e koronavirusit që ka përfshirë të gjithë botën. Ata u detyruar të anullojnë dasmën e tyre, por stafi i spitalit ku ata punojnë i ka bërë surprizën më të bukur.

Të gjithë miqtë ishin të pajisur me maska dhe doreza dhe sipas ora, po zbatonin distancimin shoqëror për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Çifti duket se e ka shijuar shumë këtë moment dhe në fund i kanë thyer rregullat duke u puthur. / KultPlus.com

Erdogan: Pagën time për 7 muaj do t’ia fali popullit tim

Presidenti i Republikës së Turqisë sot në një komunikatë për media e hapi kampanjën ” Solidariteti Kombëtar”.

Situata në Turqi po vështirësohet dita ditës për shkak të koronavirusit, i cili po ndikon edhe në rënien e ekonomisë.

Turqia duke marrë masa parandaluese për mospërhapjen e pandemisë sot e ka filluar kampanjën “Solidariteti Kombëtar”

Këtë e ka bërë të ditur presidenti Erdogan në një komunikatë për media.

” Në këto ditë të vështira duhet të solidarizohemi me njëri tjetrin, të mbrohemi dhe të qëndrojmë në shtëpi, unë sot para juve po e bëjë hapjen e kampanjës “Solidariteti Kombëtar” duke sfiduar të gjithë zyrtarë e tjerë. Unë këtë kampanjë po e fillojë duke falur rrogën time për 7 muaj atyre që kanë nevojë dhe janë në kushte të rënda ekonomike” tha Erdogan. / KultPlus.com

Placido Domingo u hospitalizua nga komplikimet e shkaktuara nga koronavirusi


Legjenda e Operës, Placido Domingo, është hospitalizuar në Acapulco të Meksikës si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga koronavirusi. Kështu kanë bërë të ditur zëdhënësit e tenorit.

“Ai është më mirë dhe po i përgjigjet me sukses trajtimit mjekësor,” ka deklaruar zëdhënësi i Domingos për CNN-in.

Javën e kaluar, tenori i famshëm botëror përmes Facebookut e bëri të ditur lajmin se është diagnostikuar me COVID-19. Ai u kërkoi fansave të tij t’i lajnë duart shpesh dhe t’i ndjekin më kujdes këshillat e mjekëve dhe rregullat e qeverisë, transmeton Koha.

“Së bashku ne mund ta luftojmë këtë virus dhe ta ndalojmë krizën aktuale mbarëbotërore. Kështu, shpresojmë që shumë shpejt do t’i kthehemi jetës sonë normale,” kishte shkruar Domingo.

Tenori spanjoll 79-vjeçar, vitin e kaluar hoqi dorë nga pozita e drejtorit gjeneral të Shtëpisë së Operës në Los Angeles, pasi ishte akuzuar nga dhjetëra femra për ngacmim seksual.

Derisa, Domingo i ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, Shtëpia e Operës në L.A. e filloi një hetim të pavarur rreth këtij rasti, dhe besohet se akuzat e më shumë se 10 femrave ndaj tenorit po dalin të jenë të vërteta.

Placido Domingo i bashkohet listës së të famshmëve të cilët kanë rezultuar pozitiv me koronavirus të tillë si: aktorët Idris Elba, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson, Olga Kurylenko, kantautori John Prine, Kevin Durant dhe Daniel Dae Kim. / KultPlus.com

Mediet zvicerane shkruajnë për biznesin e shqiptarit, dërgon marketin nëpër shtëpitë e tyre

Nga: Bruno Kissling – Vikendi në Zvicër; Përkthyer nga: Naser Shatrolli

Shkaku i Virusit Corona “Milchexpress” ka shtrirë aktivitetin e tij me të gjitha kapacitetet në teren.

Është emër i njohur për zonën Oltenit –  Niedermant, quhet Nazmi Gashi – Buchs. Ai me dyqanin e tij lëvizës ’’Milchexpress’’ sot ofron rreth 400 artikuj të përditshëm për klientelën e tij që nga Olteni deri në Niederamte e më gjerë. Megjithëse, në këto momente, ai e ka të vështirë që të qëndroj larg klientelës.

Nazmiu, ka caktuar ditën e enjte për të shërbyer në Dulliker me Milchexpress. Ai, paraprakisht i njofton klientelën për stacionet dhe orarin. Mbase, kjo mënyrë pune tingëllon pothuajse sikur ekipi i reklamave “Tour de Suisse”

Nazmiu, është larguar nga Kosova në moshën 22 vjecare, ishte student i stomatologjisë, ndërsa, tani ka bërë rreth 20 vite punë aktive me dyqanin e tij mobil ushqimor në rajon.

Sondazhe:

Luise Cattaneo, së shpejti mbush 87 vjeç (Dulliken)

«Unë jam klient i tij e rregullt. Shërbehem në dyqanin e tij me ushqime dy herë në javë, që nga momenti që ai erdhi në Dulliken. Ai është djalë flori, punon mirë, ai madje, na i sjell ushqimet si: perime të freskëta, bukë, anke, etj. deri te dera e hyrjes.

Nazmiu, në fillim ka punuar në Coop për të fituar para, në të njejtën kohë, ka mësuar gjuhën lokale. Shefi i tij i atëhershëm që kishte hapur ‘’bulmetin Miba’’ e kishte inkurajuar emigrantin e ri për të drejtuar “Milchexpress” e tij.

Nazmiu për këtë shprehet; “Në fillim nuk kam ditur pothuajse asgjë se si ti çasem kësaj pune, në fakt, më është dashur që të krijoja nga zero bazën e punës karshi klientelës,” thotë ai.

Brenda disa muajsh, Nazmiu, e kishte rritur shitjen deri në atë masë sa që atij iu kishte ofruar mundësia reale për të marrë përsipër vet “Milchexpressin”


Sondazhe:

Hedi Wiprächtiger, 90 (Dulliken)


”Gjithmonë na ka pëlqyer që të blejmë tek ‘’Milchexpress’’, Tani mund të them që jemi të gjithë të lumtur. Sot mora djathë, bukë, qumësht, karrota, banane!”

Gjithmonë për Nazmiun ka qenë e rëndësishme, që të ofrojë gjëra sezonale, thotë ai.

‘’e dua punën time’’ shprehet ai

Ai përveç që është biznesmen i suksesshëm është edhe njeri social – ‘’Unë argëtohem çdo ditë për faktin se më pëlqen të jem afër me njerëzit’’. Edhe nëse do të mund të fitoja më shumë diku tjetër, nuk do e ndrroja këtë vend pune, sepse e di që do më mungonin njerëzit” shton ai.


Sondazh: Esther Hoppler, 64 (Dulliken)

“Unë e vlerësoj shumë Milchexpress, veçanërisht, tani kur ne jemi në moshë të shtyrë, dhe për ne ka rrezik dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi.

”Sigurisht, produktet e tij janë pak më të shtrenjta se në dyqane tjera, por, ai është aq miqësor me ne dhe ndalon me makinë e tij pikërisht përpara derës shtëpisë”, shton zonja Hoppler.

 Perimet dhe frutat e tij  vijnë gjithmonë të freskëta, me qershi, luleshtrydhe etj.

Nazmiu si kryefamiljar, aktualisht udhëton për të furnizuar klientëlën e tij rreth 200 kilometra në javë, që nga Olteni deri në Aarau, për shkak të virusit të koronës dhe është duke punuar përtej orarit, për shkak të numrit të madh të klientëve

Është stresues ka thënë Nazmiu gjersa numri i klientëve po shtohet dita ditës.

Në Olten, numri i klientëve më është dyfishuar, ka thënë ai.

“Ka klientë të rinj që tani punojnë nga zyra e shtëpisë së tyre dhe marrin te unë gjëra ushqimore”.

Në “Milchexpress” aktualisht lejon vetëm një person që të futet brenda. Poashtu, ai i siguron klientët që të mos prekun me dorë asgjë përvecse të kërkojnë gojarisht.

Nazmiu përgjatë orarit të ditor mban maskë, dorëza mbrojtëse gjersa iu shërben klientëve.

Oferta e ish “qumështores”, siç njerëzit ende e quajnë atë, sot përfshin gjithçka që është e nevojshme për nevojat e përditshme. Në të kaluarën, kishte qumësht, djathë, kos, gjalpë mbase edhe vezë, por, sot ka ndoshta rreth 400 artikuj që i ofron «Milchexpress».

 

	

Rruga e “Re e Mëndafshit të Shëndetësisë” që të çon nga Kina në Romë

Autor: Faruk Ajeti dhe Kristina Spohr

Në dy fjalimet e tij të mbajtura gjatë vitit 2013 në Astana (shtator) dhe Xhakartë (tetor), presidenti kinez Xi Jinping prezantoi për herë të parë vizionin e tij për një “Rrugë të Re të Mëndafshit” (anglisht: “One-Belt, One-Road” (OBOR) ose “Belt and Initiative Road” (BRI)). Pas këtij eufemizmi qëndron ringjallja e rrugës antike të Mëndafshit nga Republika Popullore e cila që prej shekullit të dytë para erës sonë përfshinte disa kontinente, duke lidhur Mbretërinë e Mesme me Romën antike. Projekti i madh i presidentit Xi të shekullit 21 – synon të krijojë një zonë të re ekonomike nën dominimin kinez, në të cilën vendet euroaziatike dhe afrikane do të jenë të lidhura ngushtë përmes linjave tokësore (Brez) dhe detare (Rrugë) – qëndron në përmbushjen e ambicieve të shumëfishta kineze të natyrës gjeo-ekonomike dhe gjeo-strategjike.

Rrjetet gjigante ndërkontientale të tregtisë dhe infrastrukturës, të cilat janë krijuar nga Pekini, tani për tani përfshijnë 68 shtete aziatike, afrikane dhe evropiane. Në vitin 2015, Presidenti Xi premtoi investime në vlerë 900 miliardë dollarësh për të ndërtuar ura, rrugë, hekurudha, autostradë, aeroporte dhe porte detare. Paralelisht me zbatimin e këtyre projekteve të ndërtimit nën siglën e BRI-së, qeveria kineze ka lancuar edhe projekte të tjera në kuadër të Rrugës së Mëndafshit, sikurse “Rruga Dixhitale e Mëndafshit”, “Rruga Polare e Mëndafshit” dhe “Rruga Hapësinore e Mëndafshit”. Në fakt, të gjitha këto “rrugë mëndafshi” janë pjesë përbërëse të BRI-së.

Rruga e “Re e Mëndafshit të Shëndetësisë”

Në këtë kontekst, përparimi i fuqishëm gjatë viteve të fundit të Kinës në Evropë duhet të kuptohet se nuk bëhet fjalë vetëm për altruizëm, por edhe për rritjen e ndikimit politik.

Pas shpërthimit të koronavirusit (Covid-19) në qytetin kinez Wuhan, ai u përhap me shpejtësi të jashtëzakonshme në çdo cep të botës. Mbulimi fillestar ndaj koronavirusit që ndodhi në Wuhan dhe reagimi i ashpër i qeverisë kineze ndaj informatorit që bëri publik atë, nuk ndihmoi në ndalimin e përhapjes. Deri më tani, Italia është vendi më i prekur në Evropë nga pandemia. E ashtuquajtura „epiqendra e pandemisë“, Italia madje e ka kapërcyer Kinën me numrin e vdekjeve nga koronavirusi. Pasi që shtetet anëtare të BE-së fillimisht u përqëndruan ndaj vetës së tyre dhe Italia u la në mëshirën e saj gjatë krizës së koronavirusit, papritmas erdhi ndihma bujare (në formën të dërgesave të dhjetëra mijëra respiratorëve, veshjeve mbrojtëse, maskave dhe ilaçeve) nga Kina e largët – ku infeksionet e koronavirusit tani duket se kanë rënë në zero – në një kohë të përsosur. Agjensia shtetërore kineze e lajmeve Xinhua nuk publikoi asnjë sekret të interesave reale të Kinës. Ajo shpalli thjesht dhe me butësi: „Nëse shtrëngimet e duarve nuk vlejnë më në Evropë, dora ndihmuese e Kinës mund të bëjë një ndryshim“, duke aluduar në mungesën e solidaritetit të BE ndaj Italisë.

Është një iroini e hidhur e cila sipas raportimeve të mediave perëndimore, një nga arsyet pse Italia është prekur aq keq nga kriza e koronavirusit, është jo vetëm për shkak të shkallës së lartë disproporcionale të njerëzve mbi 65 vjeç (gati 14 milion ose një e katërta e popullsisë së përgjithshme italiane 60 milionëshe), por edhe për shkak të numrit të madh të punëtorëve kinezë në veri të Italisë (rreth 90,000). Këta besohet se kanë importuar virusin në Itali në fillim të këtij viti pas mbarimit të pushimeve në vendlindjen e tyre për Vitin e Ri Kinez. Duke përjashtuar faktin se përhapja e koronavirusit është natyrisht një efekt anësor i globalizmit, duhet patjetër të pyesim, se çfarë është dhe çfarë duhet të jetë solidariteti evropian – i shkruar mjaft bukur në aktetet e BE-së – jo vetëm për Italinë, por edhe për të gjitha vendet e tjera anëtare të BE-së. Në fund të fundit, solidariteti në kohë krize është më i rëndësishëm se kurrë.

Marco Polo nuk do të jetë më i vetmi që do të lidh Italinë me Kinën

Kur Italia – si vendi i parë i shteteve të industrializuara të G7 – zyrtarisht iu bashkua “Rrugës së Re të Mëndafshit” në mars të vitit të kaluar, Roma u kritikua ashpër nga vendet e fuqishme anëtare të BE-së nga frika se Pekini do të mund të vendoste një pykë ndërmjet shteteve anëtare. Tani kjo qëndron përsëri në rendin e ditës. Sepse edhe në krizën e Koronavirusit, qeveria në Pekin po ndjek me këmbëngulje qëllimet e saj gjeostrategjike. Siç pohoi edhe Presidenti Xi më 16 mars të këtij viti gjatë një telefonate me kryeministrin italian Giuseppe Conte, se të dy vendet janë shtyllat e themelit të një rruge të “Re të Mëndafshit të Shëndetësisë”.

Kur kriza e Koronavirusit, herët ose vonë, do të përfundojë, shumë gjëra do të duken ndryshe në politikën evropiane dhe globale. Evropianët nuk duhet pastaj të çuditen, në rast se “Rruga e Re e Mëndafshit të Shëndetësisë” nga Kina për në Romë do të quhet me emrin e Marco Polos. Çfarë do të bëhet pastaj me korsinë nga Roma në Bruksel? A do të shikojë në të ardhmen Roma më shumë drejt Pekinit e më pak drejt Brukselit?

Kjo është një orë serioze për BE-në dhe kjo nuk patjetër të jetë „ora e Evropës“. Kjo shprehje ka të kaluar negative dhe tragjike, pasi që lidhet me deklaratën e Presidentit të atëhershëm të Këshillit Evropian, Jacques Poos, gjatë krizës në Ballkan më 1991, një deklaratë e cila përfundoi me dështimin e BE-së për të ndjekur një politikë të jashtme unike evropiane, kur Brukesli nuk qe fare në gjendje për të parandaluar shpërthimin e përgjakshëm të Jugosllavisë dhe më pas luftërat pasuese.

Pas kthimit të tij nga Kina 700 vjet më parë, shënimet e udhëtimit të Marco Polos u botuan në një libër me titull “Çuditë e Botës”. Ai hapi një vështrim të parë ndaj Azisë, e cila ishte plotësisht e panjohur në atë kohë për evropianët. I tillë ishte edhe për Henry Kissinger, i cili më 1971 e quajti misionin e tij të parë të fshehtë diplomatik në Kinën e huaj dhe komuniste “Polo 1”. Një nga pyetjet më të shpeshta të shtruara gjatë këtyre ditëve të pandemisë së koronavirusit është se si do të duket sistemi ndërkombëtar pas kësaj krize të rëndë shëndetësore globale dhe recesionit të pritur global. Përfundimisht, “Rrugët e Mëndafshit” të Kinës do të kenë ndikim të rëndësishëm në përcaktimin e rendit botëror.

Dr. Faruk Ajeti është visiting scholar i Fondacionit Austriak të Planit Marshall në Universitetin Johns Hopkins në Shkollën e Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Washington (D.C) dhe bashkëpunëtor shkencor në Institutin Austriak për Politikë Ndërkombëtare në Vjenë.

Dr. Kristina Spohr është profesore e shquar Helmut Schmidt në Qendrën Henry A. Kissinger për Çështje Globale në Universitetin Johns Hopkins në Washington (D.C.) dhe ligjëruese e historisë ndërkombëtare në London School of Economics.

Artikulli është botuar në gazetën ditore vjeneze “Wiener Zeitung”. / KultPlus.com

Bill Gates letër për Covid-19: Po na mëson një qëllim shpirtëror


Multi-miliarderi Gates, 64 vjeç i cili dhuroi 85 milion paund për të luftuar virusin muajin e kaluar – beson se përkundër kaosit, ekziston ‘një qëllim shpirtëror pas çdo gjëje që ndodh’.

Në një letër të hapur, me titull “Çfarë është vërtet duke na mësuar virusi Corona / Covid-19?’, ai shkroi:

‘Një qëllim shpirtëror”

“Unë jam një besimtar i fortë dhe mendoj që ka një qëllim shpirtëror prapa çdo gjë që ndodh, pavarësisht nëse kjo është ajo që ne e perceptojmë si të mirë apo të keq.
“Ndërsa meditoj për këtë, unë dua të ndaj me ju atë që ndiej se virusi Corona / Covid-19 po na bën me të vërtetë.
1) Po na kujton që të gjithë jemi të barabartë, pavarësisht nga kultura, feja, profesioni, situata financiare apo sa të famshëm jemi. Kjo sëmundje na trajton të gjithëve në mënyrë të barabartë.
Nëse nuk më besoni mua, thjesht pyesni Tom Hanks.
2) Po na kujton se ne jemi të gjithë të lidhur dhe diçka që prek një person ka një efekt tek një tjetër.
Po na kujton që kufijtë e rremë që kemi shtruar kanë pak vlerë pasi këtij virusi nuk i duhet pasaportë.
3) Po na kujton se sa e vlefshme është shëndeti ynë dhe si kemi lëvizur ta lëmë pas dore duke ngrënë ushqim dhe ujë që është i kontaminuar me kimikate.
Nëse nuk kujdesemi për shëndetin tonë, sigurisht që do të sëmuremi.
4) Po na kujton se sa e shkurtër është jetës dhe atë që është më e rëndësishmja për të bërë, që është të ndihmojmë njëri-tjetrin, veçanërisht ata që janë të moshuar ose të sëmurë.
Qëllimi ynë nuk është të blejmë letër tualetit.
5) Po na kujton sesa materialiste është bërë shoqëria jonë dhe si, kur në raste vështirësish, kujtojmë se gjërat thelbësore që na duhen janë (ushqimi, uji, ilaçi), në krahasim me lukset, të cilat ndonjëherë ne mënyrë të panevojshme i japim vlerë .
6) Po na kujton se sa e rëndësishme është familja dhe jeta në shtëpi dhe sa e kemi lënë pas dore këtë.
Po na detyron të kthehemi në shtëpitë tona, në mënyrë që t’i rindërtojmë ato dhe të forcojmë njësinë tonë familjare.
‘Puna e vërtetë e tyre’
7) Po na kujton se puna jonë e vërtetë nuk është puna jonë, kjo është ajo që ne bëjmë, jo ajo që jemi krijuar për të bërë.
Puna jonë e vërtetë është të kujdesemi për njëri-tjetrin, të mbrojmë njëri-tjetrin dhe të jemi në dobi të njëri-tjetrit.
Po na kujton të mbajmë kontrollin e egove tona.
Po na kujton se, pavarësisht sa të shkëlqyeshëm ne mendojmë se jemi një virus mund ta ndaloj botën tonë.
9) Po na kujton se fuqia e autostradës është në duart tona.
Ne mund të zgjedhim të bashkëpunojmë dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, të ndajmë, të japim, të ndihmojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin ose mund të zgjedhim të jemi egoist, të mbajmë, të kujdesemi vetëm për veten tonë.
Në të vërtetë, janë vështirësi ato që sjellin ngjyrat tona të vërteta.
10) Po na kujton se mund të jemi të durueshëm, ose mund të kemi panik.
Ne ose mund të kuptojmë se kjo lloj situate ka ndodhur shumë herë më parë në histori dhe do të kalojë, ose ne mund të panikojmë dhe ta shohim atë si fundi i botës dhe, rrjedhimisht, t’i shkaktojmë vetes më shumë dëm sesa të mirë.
11) Po na kujton se ky mund të jetë ose një fund ose një fillim i ri.
Kjo mund të jetë një kohë reflektimi dhe mirëkuptimi, ku mësojmë nga gabimet tona, ose mund të jetë fillimi i një cikli i cili do të vazhdojë derisa të mësojmë më në fund mësimin për të cilin kemi për qëllim.
12) Po na kujton se kjo Tokë është e sëmurë.
Po na kujton se duhet të shohim shkallën e shpyllëzimit po aq urgjent kur shikojmë shpejtësinë me të cilën rrotullat e tualetit po zhduken nga raftet. Ne jemi të sëmurë sepse shtëpia jonë është e sëmurë.
13) Po na kujton se pas çdo vështirësie, gjithmonë ka lehtësi.
Jeta është ciklike, dhe kjo është vetëm një fazë në këtë cikël të madh. Ne nuk kemi nevojë për panik; edhe kjo do të kalojë.
14) Ndërsa shumë e shohin virusin Corona / Covid-19 si një fatkeqësi të madhe, unë preferoj ta shoh atë si një korrektor * të madh *
Dërgohet për të na kujtuar mësimet e rëndësishme që duket se kemi harruar dhe varet nga ne nëse do t’i mësojmë apo jo. / KultPlus.com

Vdes nga koronavirusi aktori i njohur amerikan

Ylli i “Crocodile Dundee”, Mark Blum, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.

Aktori ishte infektuar me virusin vdekjeprurës Covid-19 dhe s’ka mundur ta përballojë dot këtë epidemi.

Blum ka ndërruar jetë, ndërsa lajmin e hidhur të vdekjes së tij e ka dhënë kompania teatrore me qendër në New York , e cila shkruante në një status në rrjete sociale:

“Me dashuri dhe zemra të thyera, Mark Blum, një mik i dashur dhe një artist i mirënjohur, ndërroi jetë këtë javë.

Faleminderit Mark për gjithçka që solle në teatrin tonë dhe në teatrot e gjithë botës. Do të na mungosh!”

Karriera e Mark Blum zgjati afro 40 vjet dhe ai fitoi një “Obie” për performancën e tij në “Gus And Al”.

Emri i tij përfshihet në 80 projekte filmike në mbarë botën dhe vdekja e tij është një humbje e madhe për kinemanë. / KultPlus.com

Pamje nga satelitët, bota para dhe pas koronavirusit

Koronavirus, është “kundërshtari” që po lufton një botë mbarë. Kjo e keqe, ka izoluar miliona persona në shtëpi, ka boshatisur rrugë, parqe, institucione publike apo private si edhe rrjedhën e jetës. Shumë shtete në mes të panikut, të shkaktuar nga virusi korona, kanë zgjedhur të mbyllin kufijtë e tyre.

Disa thonë që “toka po merr frymë”, por në të vërtetë, në këto momente “bota po vuan për njerëz”. Numri i të infektuarve dhe viktimave po shtohet dita ditës. Evropa është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit dhe kjo e keqe nuk dihet kur do të marrë fund.

Pamjet të marra nga satelitët, tregojnë si ka ndryshuar bota para dhe pas koronavirusit, vërtet prekëse kur vëren që kjo epidemi ka paralizuar gjithçka. Për më shumë ju ftojmë t’i ndiqni.

Roma në bllokadë koronavirusi, atraksionet e zbrazura të “qytetit të përjetshëm”

Përveç veriut të Italisë, bllokada e emergjencës së epidemisë është vendosur tashmë thuajse në të gjithë vendin.

Në një reportazh të agjencisë Ansa tregohen masat e marra për ndalimin e qarkullimit në qendrën turistike të vendit, ku ushtria ruan gjendjen e zbrazëtisë.

114 njësi ushtarake janë dislokuar në të gjithë vendin për kontrollin e masave të përmbajtjes së virusit COVID-19. / Ndertim.info / KultPlus.com

“Një Kafe si Flutur” – fushata sensibilizuese kundër COVID- 19

Organizata Aksion për Nëna dhe Fëmijë në Kosovë ka organizuar një fushatë sensibilizuese në luftë kundër Coronavirusit, shkruan KultPlus.com

Kjo fushatë ka dy objektiva kryesore: Ngritjen e fondeve si dhe shpërndarjen e informatave për ta luftuar COVID-19.

Këtu keni njoftimin e tyre të plotë:

“NJË KAFE SI FLUTUR është fushatë senzibilizuese në luftën kundër COVID-19 në Republikën e Kosovës. Kjo fushatë ka dy objektiva kryesore:

1.     Ngritjen e fondeve me të cilat do të mbështeten institucionet shëndetësore me pasisje dhe materiale të nevojshme për ta luftuar COVID-19;

2.     Shpërndarjen e informatave dhe këshillave nga burime të sigurta tek qytetarët në mënyrë që ta ngrisim vetëdijën se si ta ndalojmë shpërndarjen e COVID-19.

Personeli shëndetësor po bëjnë punë të jashtëzakonshme në institucionet tona shëndetësore anembanë Kosovës, e vecanërisht në Klinikën Infektive në Prishtinë. Anipse atyre iu mungojnë shumë pajisje dhe materiale shpenzuese, gjë që e rritë rrezikshmërinë e tyre nga infektimi me virus, ekipet mjekësore po vazhdojnë me shumë vullnet që ta japin kontributin e tyre për qytetarët e vendit tonë.

Duke e ditur që gjendja pergjatë ditëve të ardhshme mund të përkeqësohet, me c’rast nevoja për më shumë pajisje mjekësore dhe materiale të tjera bazike do të rritet, ne kemi ndërmarrë këtë nismë që t’i mbështesim institucionet shëndetësore që këtë sfidë ta përballojnë sa më lehtë dhe pa ju munguar asgjë.

Në këto ditë të jashtëzakonshme ku të gjithë qëndrojmë të distancuar dhe të izoluar nga njëri-tjetri, të bashkohemi që atë 1 euro për kafen e mëngjesit t’ia dhurojmë vendit tonë dhe atyre që po punojnë me lehtësinë e fluturës. Donacionet tuaja mund t’i jepni duke dërguar SMS nga operatori VALA në numrin 55049. Nëse dëshironi të dhuroni më shumë se 1 euro, këtë mund ta bëni duke dërguar SMS disa herë, ose duke dhuruar online në platformën GlobalGiving në këtë link: http://goto.gg/45835

Fondet e mbledhura në kuadër të fushatës NJË KAFE SI FLUTUR do të menaxhohen nga organizata joqeveritare “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” në mënyrë transparente ku secili donator do të mund të ketë qasje në informata se ku dhe si janë shpenzuar këto fonde përmes informimit online, duke përcjellur faqen tonë në ndonjë nga rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter ose Linkedin.

Fondet e mbledhura do të përdoren për t’i siguruar pajisjet dhe materialet e nevojshme të cilat janë identifikuar në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe institucionet e tjera shëndetësore”.

Derisa presin për të marrë shujtat, prishtinasit tregojnë shembull për mbajtjen e distancës

Qytetarët e Prishtinës kanë shkuar për të marrë shujta të ngrohta, të cilat po i dhuron Komuna. Derisa po presin në radhë për të marrë ushqimin, ata po mbajnë distancën e duhur, raporton Express

Komuna e Prishtinës po vazhdon me shpërndarjen e shujtave të ngerohta, për qytetarët në nervojë.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka shpërndarë në profilin e tij në Facebook disa fotografi ku shihen qytetarët duke pritur në radhë për të marrë shujtat me ushqim.

“Ja kështu mbahet distanca sociale ku po e shpërndajmë ushqimin çdo ditë për familjet në nevojë. Krejt kjo falë stafit dhe mbështetjes nga Policia e Kosovës. Prej sot e tutje orarin e kemi ne ora 17:00. Përndryshe sot të gjithë zjarrëfikësit e Prishtinës janë ushqyer në kuzhinën tonë. I falenderojmë për punën që po e bëjnë në këto kushte”, ka shkruar Ahmeti.

Shqiptarja e Teatrit Historik të Romës këndon “Himnin e Flamurit” (VIDEO)

Mexosopranoja e njohur lirike, pjesë e Teatrit Historik të Romës, Irida Dragoti, përmes një video rrëfen nga Italia situatën atje.

“Situata në Itali është shumë e rëndë, çdo ditë ka lajme të trishta, por ne po mundohemi të kemi shpresë. Gjatë kësaj kohe në shtëpi po mundohemi të jemi me familje, të bëjmë sport, muzikë e të jemi afër njëri-tjetrit. Këtë izolim duhet ta shohim pozitiv.”

Këngëtarja bën apel për më shumë kujdes ndaj COVID-19.

Krejt në fund të mesazhit ajo e këndon edhe refrenin e Himnit të Flamurit. / KultPlus.com

Koronavirusi i merr jetën yllit të muzikës jazz

Ylli i muzikës jazz, Manu Dibango ka ndërruar jetën ditën e sotme në Francë për shkak të koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar producenti i tij për AFP.

86-vjecari nga Kameruni, ishte i njohur sidomos për hitin e vitit 1972 ‘Soul Makossa’.

‘Ai vdiq herët në mëngjes në një spital në rajonin e Parisit’, njoftoi Thierry Durepaire.

Dibango lindi në 1933 në Douala, Kamerun. Ai ndoqi shkollën e mesme në Francë dhe filloi të mësojë instrumente: së pari pianon, pastaj saksofonin – për të cilin u bë më i njohur.

Ai u transferua në Bruksel dhe vizitoi Evropën me Afrikën Jazz nën grupin e bandës Joseph Kabasele, dhe kaloi kohë në Kongo dhe Kamerun para se të kthehej në Paris në 1965.

Karriera e Manu Dibango filloi në vitet ’50 dhe u bë një muzikant i njohur në të gjithë botën.

Ai kishte energji dhe dashuri për muzikën, prandaj bëri një turne me Symphonic Safari në vitin 2019 duke miksuar xhazin dhe muzikën klasike.

Ai përziu stilet kozmopolite nga Afrika dhe Evropa në shkrirjen e tij, duke rezultuar në hitin e tij më të madh, Soul Makossa, me një linjë të flaktë saksofoni mbi një rrahje dhe vokalet e folura të Dibango, të shkruara fillimisht për turneun e futbollit të Kupës së Kombeve Afrikane të 1972.

Deri tani, në Francë ka 19,856 të infektuar dhe 650 viktima nga virusi Covid-19. / KultPlus.com

Vijnë në Kosovë ilaçet kundër koronavirusit që i aprovoi Amerika

Kosova ka nisur të furnizohet me dy ilaçet, të cilat javën e kaluar u aprovuan nga autoritetet amerikane për përdorim në luftimin e virusit covid-19, raporton Gazeta Express.

Derisashtetet e zhvillara po përpiqën të zbulojnë medikamentin që shëron sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë aprovuar përdorimin e hidroksitit të klorokuinit në kombinim me antibiotikun. Sipas studimeve fillestare, ky kombinim zvogëlon qendrueshmërinë e virusit në trupin e pacientit.

Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje dhënë Gazetës Express thotë se tashmë është siguruar një sasi e këtyre ilaçeve. Një pjesë e tyre është blerë e pjesa tjetër është dhënë si donacion nga një operator, që Ministria nuk ia ka treguar emrin.

“Ministria e Shëndetësisë është në dijeni lidhur me terapinë në fjalë, dhe tashmë ajo ka siguruar një sasi nëpërmjet buxhetit të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, kurse një pjesë e vogël është pranuar si donacion nga një operator i brendshëm ekonomik”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.

Ministria ka porositur edhe sasi shtesë të dy ilaçeve, të cilat priten të vijnë nesër.

“Sasi tjera do të porositet nesër, të cilat do të mbulohen nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet tutje në përgjigje.

Amerika i dha dritën e gjelbër, pasi një studim i ri gjeti se hidoroksiti i klorokuinit, që është një ilaç i famshëm kundër malarias e që njihet me emrin tregtar “Plaqenuil” , në kombinim me antibiotikun azitromicin do të ishte efektiv në shërimin e sëmudjes së shkaktuar nga virusi Covid-19. Sipas këtij studimi, që akoma është në fazë të hershme, ky kombinim i dy ilaçeve, do të zvogëlonte qendrueshmërinë e virusit te pacientët.

Hulumtuesit e kanë testuar studimin në 30 pacientë të prekur me virusin covid-19, duke e provuar hidroksitin e klorokuinit veçmas, si dhe në kombinim me antibiotikun. Ata i kanë krahasuar rezultatet e këtyre me grupin e pacientëve që nuk kanë marrë fare këto ilace.

Studimi u krye pas raportimeve se ky kombinim ka ndikuar në shërimin më të shpejtë të pacientëve kinezë nga koronavirusi.

Njëzet nga 30 pacientët që e kanë marrë këtë tretman ka rezoltuar se hidroksitit i klorokuinit ka dhënë efekt, mirëpo efekti më i madh ka qenë atëherë kur është kombinuar edhe me antibiotikun. /Express/ KultPlus.com

Instituti i Shëndetësisë përsëritë apelin: Ta mundim koronavirusin me kujdes jo me frikë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës vazhdimish bën apel nga qytetarët që koronavirusin ta mundin me kujdes dhe jo me frikë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, IKSHPK thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur që tu përmbahemi rekomandimeve.

Ky është postimi i plotë:

TA MUNDIM KORONAVIRUSIN ME KUJDES JO ME FRIKË!
PA SHTRËNGIM DUARSH!
PA PËRQAFIME!
QËNDRONI NË DISTANCË NGA NJËRI TJETRI SË PAKU 2 METRA LARG!
LANI DUART SA MË SHPESH ME UJË E SAPUN!
AJROSNI SHTËPINË DHE MBANI HIGJIENĒN PERSONALE DHE HIGJIENËN E SHTËPISË!
KUR TESHTINI, MBULONI GOJËN ME GROPËZËN E BËRRYLIT APO ME FACULETË!
TË MOSHUARIT DHE PERSONAT ME SËMUNDJE KRONIKE TË QËNDROJNË NË SHTËPI!
PËRMBAJUNI REKOMANDIMEVE TË INSTITUTIT KOMBËTAR!
NË MËNYRË RIGOROZE MBANI DISTANCËN SOCIALE PËR 2 METRA NGA NJËRI TJETRI!
QYTETARË QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e shëndetësisë dhe Instituti kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
1. IKSHPK, thekson se nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar duke përsëritur rekomandimet:
• Shmangni kontaktet e ngushta me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
• Sa të jetë e mundur shmangni përshëndetjen me shtrëngim të duarve!
• Shmangni përqafimet dhe puthjet për aq kohë sa jeni në rrezik nga infeksionet respiratore!
• Lani shpesh duart, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Lani duart porsa hyni në shtëpi!
• Lani duart para fillimit të përgatitjes së ushqimit!
• Lani duart pas përdorimit të tualetit!
• Lani duart sa më shpesh me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
• Evitoni përdorimin e tualeteve publike!
• Lani duart sa herë që teshtini apo kolliteni!
• Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Pastaj hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
• Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit!
• Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes!
• Mos frekuentoni ambientet mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
• Pini sa më shumë ujë, lëngje, çaj me limon!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Nga sot mbyllen të gjitha parqet në vend

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marrë vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Kosovës të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetar që t’i frekuentojnë, njofton Klan Kosova.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj thotë Ministria e Punëve të Brendshme.

Qytetarët janë ftuar që gjatë daljeve publike, të mbajnë distancën sociale me njëri-tjetrin.

Po ashtu, obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.

Gjithashtu, nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primar.

“Ju lutemi që t’i ndiqni këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirë tuaj, sepse vetëm kështu do t’i ndihmoni edhe institucionet e shtetit që bashkërisht t’ia dalim edhe kësaj sfide”.

“Ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi, për të mos i humbur mundin, mjekut, policit, ushtarëve të FSK-së, doganiereve, ekipeve emergjente dhe të gjithë atyre që po japin kontribut për të tejkaluar këtë situatë”.

Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi nga nesër prej orës 08:00.

Mbroni veten dhe familjen tuaj!

Apeli i ekspertëve: Largojini të gjitha unazat nga gishtat gjatë kohës së koronavirusit, me to kot i lani dhe i dezinfektoni duart

Në hovin e epidemisë bartja çdo ditë e stolive është e keqe për shëndetin dhe higjienën tuaj, ka treguar një studim

Hulumtimi i bërë në Universitetin e Gjeorgjisë, ka treguar që personat të cilët bartin stoli nuk munden të mbajnë mirë higjienën, sepse lëkura nën stoli mbetet e mbrojtur nga dezinfektimi dhe bëhet vend ideal për zhvillim të baktereve, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, kanë konstatuar që personat të cilët nuk bartin unaza më mirë i lajnë duart e tyre se ata të cilët e bartin këtë stoli.

Mjeti i dezinfektimit gjithashtu është më pak efikas për shkak të stolisë.

Hulumtimi i mëparshëm ka treguar që personat të cilët bartin unaza, pas përdorimit të mjeteve dezinfektuese, kanë më shumë baktere në duar, se ata të cilët nuk e bartin këtë stoli.

Mirëpo, duhet të dini që nuk është e mjaftueshme vetëm të hiqet stolia gjatë kohës së larjes dhe dezinfektimit të duarve.

“Nëse stolia juaj është e infektuar me baktere dhe ju vetëm e ktheni në gisht pas larjes së duarve, duart tuaja sërish do të jenë të infektuara”,…

“Nëse nuk do ta dezinfektoni stolinë tuaj, atëherë as mos e hiqni dhe sërish ta vini”.

Megjithatë, nëse nuk dëshironi ta hiqni stolinë tuaj, ekspertët rekomandojnë që gjatë larjes së duarve me sapun dhe ujë të ngrohtë lani edhe stolinë në mënyrë që të jeni të sigurt që e keni dezinfektuar nga të gjitha bakteret.

Mirëpo, assesi mos e lani me mjet dezinfektues, sepse do ta shkatërroni. Express / KultPlus.com