Dua Lipa do të performojë në ndarjen e çmimeve, “Grammy Awards 2024”

Dua Lipa, Billie Eilish dhe Olivia Rodrigo janë zbuluar si emrat e parë që do të performojnë në mbrëmjen e madhe të çmimeve, “Grammmy Awards 2024”.

Këngëtaret do të ngjiten në skenë gjatë ceremonisë së 66-të vjetore të ndarjes së çmimeve, e cila do të mbahet më 4 shkurt në “Crypto.com Arena” në Los Angeles, shkruan DailyMail.

Tri këngëtaret janë të parat nga një seri performuesish që pritet të zbulohen nga Akademia e Regjistrimit, me veprime shtesë që priten të njoftohen në javët e ardhshme.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Të gjitha tri artistet janë nominuar për çmime të ndryshme gjatë natës, përfshirë Olivian, 20 vjeeç, dhe Billien, 22 vjeçe, që kanë nga gjashtë nominime.

Dua, 28 vjeçe, e cila tashmë është fituese e tri çmimeve “Grammy” dhe ka performuar më parë gjatë ceremonisë, është e nominuar për çmimin “Kënga më e mirë e vitit” dhe “Kënga më e mirë e realizuar për Media Vizuele”, për këngën e saj “Dance The Night” nga filmi “Barbie”.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Megjithatë, artistja më e nominuar këtë vit është SZA – emri i vërtetë i së cilës është Solana Rowe. Ylli, 34 vjeç, mori nëntë nominime në total, duke përfshirë çmimet kryesore “Albumi i vitit”, “Regjistrimi muzikor më i mirë i vitit” dhe “Kënga më e mirë e vitit”.

Në këtë mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve është nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Foto: Bebe Rexha/Instagram

Ajo konkurron për të marrë çmimin “Kënga më e mirë ritmike e zhanrit pop”, për hitin e saj “One In A Million” në bashkëpunim me David Guettan. /KultPlus.com

Dua Lipa me rekord, artistja e parë dhe e vetme në botë që ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po vazhdon të shënojë rekorde në historinë e muzikës globale.

Kësaj here ajo është bërë artistja e parë dhe e vetme aktualisht në botë, e cila ka tri këngë me nga dy miliardë dëgjime në platformën më të madhe të muzikës në botë, Spotify.

Këtë lajm e ka njoftuar shtëpia e saj diaskografike, Warner Records, përmes një postimi në rrjetin social Instagram.

“Urime për Dua Lipën e cila bëhet artistja e parë femër me nga dy miliardë dëgjime në Spotify në tri këngë të saj”, ka shkruar Warner Records në Instagram.

Më saktësisht, tri hitet e Duas që shënojnë këtë arritje janë “New Rules”, “Dont Start Now” dhe “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris.

Dua Lipa (Foto: Dua Lipa/Instagram)

Dua Lipa përndryshe ka konfirmuar se gjatë vitit 2024 do të publikojë albumi ne saj të ri, njëherësh të tretin në karrierën e saj pas dy albumeve shumë të suksesshme në të kaluarën, “Dua Lipa” në vitin 2017 dhe “Future Nostalgia” në 2020.

Ajo publikoi gjatë nëntorit të vitit të kaluar këngën e saj më të fundit “Houdini”, e cila njëherësh është kënga e parë e albumit të saj në ardhje. /KultPlus.com

Dua Lipa rekomandon listën e preferuar të librave, në mesin e tyre edhe Lea Ypin

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka rekomanduar një listë të librave që duhen lexuar për fundvit, shkruan KultPlus.

Përmes një insta story Lipa ka paraqitur një listë me 12 libra, me mbishkrimin “Dua’s 12 books of Christmas”.

Në mesin e këtyre titujve ajo ka vendosur edhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi, çka është mirëpritur jashtëzakonisht mirë nga fansat e saj shqiptarë. Disa nga titujt tjerë që ajo ka rekomanduar janë: “Trust” nga Hernan Diaz, “Crying in H Mart” nga Michelle Zauner dhe “Beautiful star” nga Yukio Mishima./ KultPlus.com


Dua Lipa ndahet nga i dashuri i saj, Romain Gavras

Sensacioni botëror, Dua Lipa, është ndarë me regjisorin francez Romain Gavras, përcjell KultPlus.

Sipas The Sun, ajo e zhvendos fokusin e saj drejt karrierës së saj muzikore.

Çifti, i cili bëri bujë si një dyshe e re e pushtetit në maj, kanë vendosur të ndahen.

Dua Lipa, aktualisht në Nju Jork, ka zgjedhur të përqendrohet plotësisht në albumin e saj të tretë dhe karrierën e ardhshme.

Një burim i brendshëm zbuloi se ndërsa Romain e shikonte Duan si punëtore, ajo mbetet e vendosur t’i japë përparësi karrierës së saj dhe nuk po e ngadalëson ritmin për askënd. /KultPlus.com

Dua Lipa, zyrtarisht ambasadore e markës “Porsche”

Dua Lipa ka qenë gjithmonë një adhuruese e makinave sportive – dhe markës “Porsche” në veçanti. Kjo është arsyeja pse artistja dhe prodhuesi i famshëm i veturave sportive po bashkojnë forcat për një bashkëpunim, përcjell albinfo.ch.

Dua Lipa është e njohur për karrierën e saj të shquar si një yll i muzikës pop, me një arsenal hitesh të frymëzuara nga stilet retro dhe video me performanca verbuese.

Në anën tjetër, me historinë e saj 75-vjeçare, kompania e veturave Porsche ka një tërheqje të ngjashme, me makina të frymëzuara nga dizajni klasik, mjeshtëria dhe sharmi i parezistueshëm, të cilat kombinojnë gjithashtu inovacionin dhe përsosmërinë moderne.

Si dy emra të njohur në fushat e tyre përkatëse, “Porsche” dhe Dua Lipa, po njoftojnë një partneritet të ardhshëm dhe bota e automobilave dhe fansat e këngëtares po bëhen bashkë për një partneritet të ri.

Partneriteti i bërë publik tashmë në Instagram, e shfaq Dua Lipën pas timonit të “Porsche”-eve klasike dhe moderne, si legjenda ‘911’ dhe ‘Taycan futuristik’ tërësisht elektrik, duke u kërkuar fansave që “të mbajnë sytë hapur për atë që do të vijë në të ardhmen…”

Përveç kësaj, llogaria në Instagram për Qendrën e Eksperiencës “Porsche” në Los Angeles përmendet gjithashtu në mbishkrimin e postimit, të bërë nga artistja me origjinë shqiptare.

Sido që të jetë, ky partneritet i ri mes Dua Lipës dhe “Porsche”-s përfaqëson konvergjencën e dy emrave me fuqi të jashtëzakonshme yjesh, qoftë në industrinë e muzikës apo në industrinë e automobilave.

Fansat e Dua Lipës dhe markës “Porsche” duhet të jenë të emocionuar për potencialin e asaj që të dy mund të bëjnë së bashku. / KultPlus.com

Tim Cook në një podcast me Dua Lipën, tregon se kush do të mund ta pasonte atë si CEO i Apple

Ndonëse CEO i kompanisë Apple, Tim Cook ende nuk e ka në plan të tërhiqet nga posti i tij, ai tha se ka dikë në mend që do ta zëvendësonte atë një ditë.

“Unë me të vërtetë dua që ai person të jetë brenda kompanisë Apple”, tha Cook në një podcast me Dua Lipën.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova ia kishte bërë pyetjen mjaft të mprehtë shefit të “Apple” se kush ishte në linjë për ta pasuar atë si CEO (Shef Ekzekutiv të kompanisë).

Megjithatë, Cook mes shumë përgjigjesh tha se nuk mund ta paramendonte jetën e tij pa qenë në Apple dhe nuk duket se ka plane të largohet së shpejti.

Por, kompania sipas tij ka një plan në qoftë se ndodh diçka para se ai të jetë gati për ta dorëzuar pozitën. / KultPlus.com

Dua Lipa po arrin suksese të jashtëzakonshme me këngën “Houdini”

Ylli botëror, Dua Lipa, po shijon suksese të shumta me këngën e saj të re, shkruan KultPlus.

“Houdini”, kënga e re e titulluar e Lipës, vjen pasi kjo e fundit fshiu gjithçka nga rrjetet e saja sociale për të bërë një rikthim magjik.

Termi “Houdini”, vjen si shprehje pas Harry Houdinit, një interpretues amerikan i magjisë, i lindur në Hungari, i cili u bë i famshëm për arratisjen nga zinxhirët, kutitë e mbyllura, etj. Emri i tij përdoret shpesh për t’iu referuar një personi ose një kafshe që duket në gjendje të shpëtojë nga çdo situatë.

Në 24 orët e para pas publikimit, kënga e re e yllit nga Kosova mori më shumë se 8 milionë shikime në këtë platformë, duke u bërë një nga këngët e saj me rekord absolut të shikimeve.

Së fundmi, Lipa është nominuar në dy çmime “Grammy”. /KultPlus.com

Mbi 40 mijë fansa në mesnatë po prisnin online lansimin e hitit “Houdini” të Dua Lipa (VIDEO)

Popullariteti i Dua Lipës nuk ka të ndalur. Paralajmërimet për këngën e re kanë mobilizuar fansat anëmbanë botës, për ta pritur lansimin e saj. Në momentet e paramesnatës edhe kur ishte koha e lansimit, mbi 40 mijë fansa po prisnin online për ta dëgjuar këngën “Houdini”

“Houdini”, është hyrja e fundit në botën euforike të disko-ve të muzikës së saj. Kënga shënon rikthimin e Lipës në muzikën solo pasi këngëtarja publikoi albumin, Future Nostalgia, në vitin 2020, si dhe versionin e tij luksoz, i cili përfshinte një pjesë të vogël të këngëve të reja, në vitin 2021. Fenomeni pop është shfaqur në ngjarje kulturore, si Met Gala në fillim të këtij viti, dhe pati një këngë hit në kolonën zanore për Barbie që mbetet e pashmangshme edhe sot.

Me “Houdini” kantautorja britanike është rikthyer me një tjetër prerje disko emocionuese dhe të ndezur. Kënga i ka të gjitha kushtet e një kënge cilësore të Lipës: një ritëm kërcyes, katër në dysheme, një sintet të shkëlqyeshme dhe vokalin e saj magjepsës.

Të martën këngëtarja e “Dance The Night” ka postuar një set fotosh nga seancat e regjistrimit të këngës. Kevin Parker i Tame Impala ka punuar në këngë, e cila shpjegon sintet psikodelike që mund të dëgjohen gjatë gjithë kohës, siç bëri producenti Danny L Harle, i njohur për punën e tij në dy nga albumet e Caroline Polachek dhe Caroline Ailin. / KultPlus.com

Dua Lipa rikthehet me këngën e re “Houdini” (VIDEO)

“Houdini” është projekti më i ri muzikor i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, projekt ky i cili edhe e riktheu Duan pas një pauze jo shumë të gjatë.

Kjo këngë është prijëse e albumit të saj të ri i cili pritet të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024.

Kënga “Houdini” vjen e shoqëruar me një klip i cili e sjell Duan mjaft tërheqëse.

Dua Lipa ka qenë duke punuar gjatë gjithë vitit 2023 në albumin e saj të ri, i cili pritet të publikohet në vitin 2024. / KultPlus.com

Dua Lipa promovon personalisht “Houdini”, në rrugët e Londrës

Dua Lipa ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për të promovuar këngën e saj të ardhshme. 28-vjeçarja superyll ndërkombëtar është parë në rrugët e Londrës duke i lejuar “fansat” të dëgjojnë pak nga prodhimi i saj më i ri, i titulluar “Houdini”.

Këngëtarja ju afrua personalisht njerëzve që gjendeshin në rrugë duke u ofruar atyre një dëgjim ekskluziv. Ajo është argëtuar edhe vetë duke bashkëbiseduar me adhurues e duke luajtur, me pankarta dhe topa diskoje. Në pankartën e vendosur në rrugë ishte shkruar “Urime, ju jeni personi i parë që dëgjoni këngën më të re të Dua Lipës”.

Këngëtarja e “Future Nostalgia” fillimisht u argëtua me shoqëruesit e saj, duke ngrënë mëngjes dhe duke nxjerrë sytë nga një gazetë e prerë, për të vëzhguar sheshin ku gjendej. Më vonë u rrethua nga ndihmësit e saj që valëvisnin flamuj. Duket se bashkëpunëtorë të këtij promovimi të pazakontë kanë qenë punonjës të BBC Radio 1.

Dua u shfaq në Londër e veshur një këmishë polo me vija, një pallto lëkure Supreme Schott dhe këpucë Versace.

Kënga pritet të shfaqet premierë të enjten, 9 nëntor. Ky është publikimi i parë nga Dua Lipa, që pas kolonës zanore të Barbie, “Dance the Night Away” dhe pas albumit të vitit 2020, “Future Nostalgia”, i cili ofroi hite si “Don’t Start Now”, “Physical”, “Levitating” dhe “Hallucinate”. / atsh / KultPlus.com

Dua Lipa në rrugën e duhur për t’u bërë miliardere

Këngëtarja Dua Lipa, është në rrugën e duhur për t’u bërë ylli më i pasur femër i popit në Britani pasi bleu të drejtat për publikimin e gjithë punës së saj të deritashme.

Sipas “The Sun”, ajo këtë biznes e nisi me babanë e saj.

Dua ka krijuar një kompani, “Radical 22 Publishing Limited”, në pronësi të përbashkët të saj dhe babait të saj, Dukagjinit, i njohur si Dugi, për të menaxhuar të gjitha asetet e saj komerciale.

Kjo informatë vjen vetëm disa ditë pasi ajo njoftoi se do të ndërpresë të gjitha lidhjet me ish-kompaninë menaxhuese TaP, raporton “The Sun”, transmeton Klankosova.tv.

Një burim tha: “Është një lëvizje tepër e guximshme dhe një deklaratë e madhe e qëllimit për Dua Inc. Dua dëshiron të rimarrë kontrollin e karrierës së saj dhe Dugi është shumë praktik”.

“Ai ndjeu sikur ajo po jepte një përqindje shumë të lartë të të ardhurave të saj dhe pasi u bë menaxheri i saj, ai ndjeu se hapi tjetër logjik ishte të hynte si një partner zyrtar biznesi”.

“Ashtu si kur një futbollist i Premier League përdor vëllain e tij si agjent, ka të bëjë me mbajtjen e familjes afër dhe mbajtjen e kontrollit”.

“Disa njerëz në industri po bëjnë krahasime me Britney Spears dhe babanë e saj Jamie – Dugi është padyshim shumë kategorik – por absolutisht ai ka në zemër interesat e saj më të mira”, shtoi burimi.

Edhe pse Dua e bëri këtë veprim për arsye të ndryshme, megjithatë na bën të kujtojmë grindjen e gjatë të Taylor Swift me Scooter Braun pasi firma e tij bleu regjistrimet kryesore të gjashtë albumeve të saj të parë në 2019 – kohë kur ajo ka ri-regjistruar të gjashtët për të rimarrë pronësinë e këngëve.

Burimi tha për strategjinë e re të Duas: “Në thelb, ky veprim rezonon te Taylor Swift – një yll i madh femër pop që rishkruan narrativën dhe fiton para sipas kushteve të saj”.

“Derisa të mbushë 40-vjeç, ajo do të bëhet miliardere”.

Nesër ajo rikthehet me një këngë të re shumë të përfolur, Houdini, që do të lansohet njëkohësisht në Londër, Tokio dhe Los Anxhelos.

Albumi i saj i tretë do të publikohet vitin e ardhshëm dhe vjen pas një turneu të shitur me 91 shfaqje në ShBA dhe Australi, me të ardhura prej më shumë se 80 milionë funte. /Klankosova.tv / KultPlus.com

Dua Lipa po rikthehet, paralajmëron këngën e re

Dua Lipa po rikthehet me këngë të re. Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare ka njoftuar zyrtarisht se “Hudini” publikohet më 9 nëntor, në orën 18:00.

“Houdini” vjen pas “Dance the night”, kolonës zanore të filmit “Barbie” të Greta Gerwig. Albumi i fundit i artistes mbetet “Future Nostalgia”, që u publikua në vitin 2020, i cili po ashtu fitoi çmimin “Grammy” për ‘albumin më të mirë pop’ në 2021. Lipa po ashtu do të luajë në filmin e ri të Matthew Vaughn të titulluar “Argylle”. Planet e filmit u zbuluan për herë të parë në korrik 2021, ku The Hollywood Reporter njoftoi se këngëtarja do të krijonte muzikë origjinale për këngën dhe partiturën e Argylle.

Një trailer i papritur i filmit u publikua ku shfaqet Dua bionde, duke kërcyer ngadalë me Cavill. Argylle është përshtatur nga romani me të njëjtin emër nga Ellie Conway. Një datë zyrtare e publikimit nuk është konfirmuar. Sipas THR, filmi do të ndjekë spiunin më të madh në botë ndërsa ai udhëton nëpër botë dhe do të jetë filmi i parë i një ekskluziviteti në vazhdim. / KultPlus.com

Nga të veçantat e grave kosovare tek sekretet e bukurisë, Dua Lipa flet për revistën e njohur

  

Pasi përfundoi një turne botëror dhe filmin Barbie, besoni apo jo, Dua Lipa më në fund po bën disa pushime.

Por në vend që të ‘vegjetonte’ në divan, këngëtarja është ende duke punuar – kryesisht në projektet e saj pasionante. Podkasti i saj, ‘At Your Service’, është aktualisht në sezonin e tretë dhe website-i i saj, service95.com, është kthyer më shumë si një shkëmbim intim midis superyllit dhe fansave të saj në formë editoriale. Ndërkohë, për muajin tetor në klubin e saj të leximit është “Njëqind vjet vetmi” nga Gabriel García Márquez. Dua është padyshim një vajzë shumëplanëshe, duke eksploruar të gjitha pikat në rezymenë e saj, duke përfshirë modelingun dhe të qenurit ‘brand ambassador’.

Për katër vitet e fundit, ajo ka qenë një ambasadore globale për ‘YSL Beauty’ dhe imazh i ‘Libre’, e cila po hyn në gjeneratën e saj të pestë. “Me çdo fushatë të re vijnë xhirime të reja që na kanë çuar në disa vende të jashtëzakonshme dhe ne ia kemi kaluar shumë bukur në këto grupe,” thotë ajo për ELLE.com.

E njohur për të qenë në krye të tendencave, udhëtimet mbeten burimi i frymëzimit të saj. “Asgjë nuk i kalon njerëzit – të shikojnë në një qytet të madh si Londra, Parisi apo New Yorku. Më pëlqen energjia e qyteteve si këto – ato janë një burim i pafund frymëzimi stili”, thotë ajo. “Më pëlqen të marr gjithçka, nga njerëzit te restorantet dhe muzetë e rinj, dhe të zhytem vërtet në një kulturë tjetër.”

Dashuria e saj për udhëtimet përputhet me ‘Libre Abslou Platine’. Duke përcaktuar lirinë në formën e aromës, notat përfshijnë sensualitetin tërheqës të luleve të portokallit nga Maroku, freskinë e livandës nga Franca dhe pakapshmërinë e livandës së bardhë nga Provence, të gjitha të kombinuara për të krijuar një aromë të ngrohtë lulesh. Aroma merr frymëzim nga dy vende, të cilat shërbyen si frymëzim personal për vetë Yves Saint Laurent.

Më poshtë, Lipa ndan regjimin e saj të kujdesit për lëkurën, flokëve të saj dhe, në thelb të Libre, çfarë do të thotë liria për të.

Për kë do të thoshit se është Platine? Kujt ia keni dhuruar këtë parfum në jetën tuaj?

Platine është për këdo që kërkon një aromë të guximshme dhe të freskët. Mendoj se pyetja më e mirë është se kujt nuk ia kam dhuruar!

Cili është një nga rregullat tuaja për bukurinë?

E përfundova turneun tim botëror në fund të vitit të kaluar, kështu që gjatë kësaj kohe më të qetë kam dashur të kem një fytyrë të freskët, pa makeup, sa herë që është e mundur. Është gjithmonë mirë t’i jepni lëkurës tuaj pushim.

Jeni rritur në Kosovë – a ka ndonjë tendencë bukurie specifike aty që e keni mbajtur me vete deri më sot?

Nuk do të thosha domosdoshmërisht se ekziston një trend bukurie, por gjëja që më duket më fuqizuese tek gratë kosovare është vetëbesimi i tyre.

Ju udhëtoni pafund. A mund të ndani me ne gjërat thelbësore që duhet të keni në çdo kohë?

SPF nuk duhet të mungojë, pavarësisht nëse do të shkoni në një vend me diell apo jo. Gjithmonë e shoh që lëkura ime ka nevojë për një dashuri shtesë kur udhëtoj, kështu që mbaj shumë produkte thellësisht hidratuese. Më pëlqen një maskë buzësh super hidratuese gjatë dhe pas një fluturimi të gjatë, një mist fytyre është i shkëlqyeshëm për të njëjtën arsye. Dhe së fundmi, një rimel ‘waterproof’ është i domosdosshëm për pushime.

Ke hapur një klub librash. Si u ushqye dashuria juaj për leximin?

Gjithmonë e kam parë leximin si një mënyrë për të kuptuar më tej lidhjen dhe marrëdhëniet njerëzore, dhe arratisja që ofron leximi shërben vërtet si forma e vet e mirëqenies. Kur orari im është i ngarkuar, e di se nëse arrij të marr një libër, mund të gjej një ndjenjë qetësie për një kohë.

Libre do të thotë i lirë – çfarë do të thotë liria për ju?

Liria për mua është forca për të përballuar sfida të reja dhe të qenit i hapur ndaj përvojave të reja duke qëndruar besnik ndaj asaj që jeni në thelbin tuaj.

Rita Ora ballafaqohet me Dua Lipën në program, e vlerëson me fjalën “e mrekullueshme” (VIDEO)

Prej kohësh është përfolur se Rita dhe Dua nuk gëzojnë raporte të mira.

Ndonëse nuk shihen kurrë bashkë dhe nuk janë si duket as afër ndonjë bashkëpunimi aq shumë të kërkuar nga publiku, deklaratat e tyre publike janë për t’u duartrokitur kur pyeten për njëra-tjetrën.

E ftuar në emisionin e Andy Cohen, Ritës iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm. Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’ , Ritës dhe Diplos iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në showbiz.

Në një moment gjatë emisionit u shfaq edhe foto e Dua Lipës dhe Rita tha thjeshtë: Beautiful.

Diplo ishte ai që bërtiti ”albanian” dhe bëri që Rita të entuziazmohet.

Momentin e shihni në videon më poshtë. / KultPlus.com

Kumbaro: Dua Lipa promovon Shqipërinë turistike për Vogue France

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në një intervistë për Vogue France tregon destinacionet e saj të preferuara të pushimeve, vendin e parë të të cilave e zë Shqiparia.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot shkrimin e Vogue, ku përmes Dua Lipës promovohet edhe turizmi në Shqipëri.

“Dua që na bën krenarë dhe na promovon më së miri. Në Vogue France destinacioni i saj numër 1 për pushimet është Shqipëria”, shkruan Kumbaro.

“Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi. Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj shkëmborë dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv”, shkruan Vogue. /atsh / KultPlus.com

‘Dance The Night’ nga Dua Lipa, numër 1 në Mbretërinë e Bashkuar

Kënga ‘Dance The Night’ nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa tashmë i prin top listës së këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja nëpërmjet në postimi në Instagram.

“Dance The Night është numri 1 në Mbretërinë e bashkuar!!!!  Java e ditëlindjes po shkon fort!!! Shumë dashuri për të gjithë ata që dëgjojnë dhe transmetojnë”, ka shkruar Lipa./KultPlus.com

Dua Lipa, ylli botëror nga Kosova feston ditëlindjen

Dua Lipa feston sot ditëlindjen.

Super ylli botëror me origjinë nga Prishtina, ka lindur në vitin 1995, ajo mbush sot 28 vjeç.

Së fundmi Dua Lipa ka qëndruar në pushime në Shqipëri, duke kaluar kohë kualitative me familjen dhe të dashurin e saj.

Ndërkaq, ajo është nominuar edhe për çmime “Grammy” me këngën e saj të re, “Dance The Night Away”./KultPlus.com

Dua Lipa rikthet për pushime në Shqipëri

Këngëtarja shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, Dua Lipa, përmes një fotografie në instagram ka bërë të ditur se është rikthyer për pushime në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Përmes disa fotografive të postuara në perëndimin e diellit, Lipa shkruan se “Kthehem për disa perëndime të tjera të diellit në Shqipëri”.

Dua Lipa gjatë kësaj vere ka vizituar Shqipërinë edhe përgjatë muajit korrik, ku përveq shijimit të pushimeve në atdheun e saj, i ka bërë edhe një publicitet tejet të madh rivierës shqiptare/ KultPlus.com

Dua Lipa takohet me vajzën e shkrimtarit të saj të preferuar, Ismail Kadaresë

Dua Lipa, ylli shqiptar që po ndriçon në gjithë botën falë talentit të saj, duket sikur promovimin e vendlindjes e ka prioritet.  

Përmes publikimeve në rrjetet sociale ajo jo rrallë publikon gjëra nga vendlindja, qoftë festivale, artistë, shkrimtarë, bukuritë natyrore, ushqimet tradicionale dhe jo vetëm, shkruan KultPlus.

Në mesin e këtyre publikimeve, ajo disa herë ka njoftuar fansat e saj edhe me shkrimtarin e saj të preferuar, shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, madje disa here ka ndarë me ndjekësit edhe disa prej librave më të preferuar që kishte lexuar kohëve të fundit dhe mes tyre promovoi edhe librin “Elegji për Kosovën” të Ismail Kadaresë, duke ua sugjeruar fansave të saj që ta lexojnë.

Foto: Dua Lipa/ Instastory

Por përveç librave, Dua së fundmi është takuar edhe me vajzën e Ismail Kadresë, me Besiana Kadarenë, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Ka qenë Besiana ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi me Duan, ku shkroi në mbishkrimin e tyre: “E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”. / KultPlus.com

The New York Times: Për Dua Lipën, nuk mjafton vetëm të jesh një yll i muzikës pop (FOTO)

Ylli i muzikës botërore, Dua Lipa, sëfundmi ka dhënë një intervistë për The New York Times.

Gazeta prestigjioze ka vlerësuar se për Dua Lipën, nuk mjafton vetëm të jesh një yll i muzikës pop. Megjithëse këngëtarja ka mbajtur një linjë të rreptë midis muzikës dhe jetës së saj private, ajo po përdor pasionet e saj personale në një përpjekje për t’u bërë një manjat mediatik.

Dua Lipa po përfundon albumin e saj të tretë. Ai pritet të publikohet në vitin 2024 dhe, pavarësisht trendit të muzikantëve që shpallin dhe vonojnë regjistrimet me vite, Lipa pothuajse me siguri do ta përmbushë afatin e saj. Është qesharake të mendosh për një yll pop – ose ndonjë artist të ri të suksesshëm – si një tjetër profesionist i mundimshëm. Por në moshën 27-vjeçare, Lipa tashmë është bërë lloji i sipërmarrëses shumëhifene që jo vetëm i mbaron detyrat e saj në kohë, por diskuton strategjinë dhe efikasitetin me qartësinë e një themeluesi të kompanisë që mban një TED Talk.

“Nëse nuk do të isha aq e organizuar sa jam, do të isha rrëmujë tani,” thotë ajo kur takohemi një pasdite maji me shi në Londër. Këngëtarja i kishte kërkuar një prej restoranteve të saj të preferuar, Sushi on Jones, i fshehur në katin e dytë të një vendi koncertesh në King’s Cross, që të hapej para darkës në mënyrë që ne të kishim vendin për vete, më pas mbërriti 10 minuta më herët për t’u siguruar që gjithçka ishte si planifikuar, shkruan The New York Times, transmeton KultPlus.

Shumë gjëra ndodhën në mars 2020, kështu që ndoshta nuk do ta kujtoni që albumi i dytë i Lipës, “Future Nostalgia”, doli në fillim të izolimeve, duke i mohuar asaj paraqitjen e saktë që kishte kaluar shumë muaj duke e zbukuruar, duke shtyrë turneun e saj ndërkombëtar. . . dhe duke e çimentuar pa dashje si yllin kryesor të popit të pandemisë. Breshëria e këngëve të saj vezulluese – muzikë për “dance crying”, siç e përshkruan ajo – më vonë e vendosi atë si artisten e vetme femër me dy albume që kanë tejkaluar 10 miliardë transmetime në Spotify.

Rekordi i radhës do të jetë ende pop, thotë ajo, që të mos “shkrihen fansat e saj”. Ajo nuk dëshiron t’i “tëhuajsojë” ata, megjithëse po zhvillon një tingull të ri që mund të jetë më pak i informuar nga shtëpia dhe disko nën këngë si “Physical” dhe “Halucinate” sesa nga psikedelia e epokës 1970. Ajo po punon me një grup më të vogël bashkëpunëtorësh për shkrimin e këngëve, duke përfshirë Kevin Parker të grupit australian të psiko-rokut Tame Impala, një thashethem që ajo e konfirmon duke e mohuar: “Nuk e di për çfarë po flisni”, thotë ajo. pastaj shikon larg dhe qesh pak. Lipa është veshur – pothuajse me kujdes – me zvarritje të yllit të pop-it: shapka Ugg, xhinse të bardha të gjera, një bluzë e vjetër Elton John, disa rrathë të mbështjellë me diamant në secilin vesh.

Intervisëwn e potë mund ta lexoni KETU. / KultPlus.com

Dua Lipa përballet me padi për të drejtat e autorit për hitin Levitating

Këngëtarja Dua Lipa po përballet me një pretendim prej shumë milionë dollarësh për të drejtën e autorit për përdorimin e një regjistrimi në  hitin e saj ‘Levitating’, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Aksioni ligjor u ngrit nga muzikanti Bosko Kante, i cili pretendoi se ylli përdori një regjistrim të bërë me talk box-in e tij në remiks të këngës pa leje. Edhe pse ndaj Dua Lipës janë bërë padi, prapw se prapw as ajo dhe as labeli i saj Warner Music Group nuk i janë përgjigjur fare këtyre pretendimeve.

‘Levitating’ është një nga këngët më të njohura të Dua Lipës nga albumi i saj i vitit 2020 Future Nostalgia.

Aksioni ligjor, i cili u ngrit në Los Anxhelos të hënën, pretendon se Bosko ka të drejtë për më shumë se 20 milion dollarë (15.6 milion £). Aty thuhet se ylli britaniko-shqiptar, Dua Lipa kishte leje të përdorte kutinë e bisedave në regjistrimin origjinal, por jo në ndonjë remix, raportoi Reuters.

Bosko ende nuk ka komentuar publikisht mbi pretendimin e tij, megjithatë Billboard raporton se avokatët e tij thonë se ai ka bërë “përpjekje të shumta” për të zgjidhur çështjen, të cilën ata e quajnë një “shkelje të hapur” të së drejtës së tij të autorit.

Avokatët thonë se Bosko ka ndërmarrë veprime ligjore sepse këngëtarja dhe labeli i saj kishin treguar “mosgatishmëri për të bashkëpunuar ose për të pranuar përgjegjësi”.

Nuk është hera e parë që Dua Lipa, e cila aktualisht është në top listë me këngën e saj Dance the Night Away, përballet me pretendime për të drejtën e autorit për Levitating.

Në vitin 2021, ajo u padit gjithashtu për pretendimet se kishte vendosur një foto paparac të saj në Instagram pa leje./ KultPlus.com

Dua Lipa bën pyetjen e famshme për diasporën “A më mirë këtu a atje”

Këngëtarja e njohur shqiptare Dua Lipa po vazhdon të shijojë pushimet në Shqipëri, dhe në të njëjtën kohë ka përdorë një pyetje të famshme të shqiptarëve, pyetje që ia bëjnë në të shumtën e rasteve mërgimtarëve, shkruan KultPlus.

Ajo ka shpërndarë një fotografi në rrjete sociale dhe kësaj fotoje ia ka shtuar pyetjen “A më mirë këtu a athë”. / KultPlus.com

“Daily Mail” ngatërron Shqipërinë me Kosovën

Dua Lipa ndodhet prej disa ditësh në Shqipëri duke shijuar ditët e pushimit.Ajo e ka kthyer tashmë në traditë që prej dy vitesh të vijë dhe të shijojë pushime në një nga atë që duket të jetë një prej destinacioneve të saj më të preferuara.

Këngëtarja publikoi disa fotografi nga jugu  i Shqipërisë, duke shkruar “Home (shtëpia)”. Mirëpo, vendndodhja e saj është ngatërruar nga “Daily Mail” e cila ka shkruar se Dua ka nisur pushimet “në një bregdet në shtetin e saj, Kosovë”. Kur në fakt Kosova nuk ka det, por një reliev të mrekullueshëm malor.

Edi Rama: Përmes yllit tonë Dua Lipa, Shqipëria u bë destinacioni i preferuar i britanikëve

Theface ka prezantuar një reportazh për turizmin në Shqipëri, duke i vlerësuar si Maldivet Brenda Evropës, shkruan KultPlus.

Këtë artikull ka shpërndarë edhe kryeministri I Shqipërisë Edi Rama, i cili ka vënë në fokus edhe pistën e promocionit, e që sipas tij është Dua Lipa.

KultPlus ju sjell të plotë njoftimin e Ramës.

😍ALB-MANIA🇦🇱 e turistëve britanikë ose si u bë Shqipëria destinacioni i preferuar për këtë verë duke ndryshuar dita-ditës katërcipërisht sterotipet e krijuara përmes promocionit që vetë vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar i bëjnë bukurive të vendit me festivalet verore dhe plazhet fantastike, por edhe përmes yllit tonë Dua Lipa që i bën të zbulojnë “Maldivet brenda Europës” siç Theface.com

shkruan në këtë artikull dedikuar turizmit në Shqipëri 🇬🇧⛱️🏔️💐🏰🤩/ KultPlus.com