Dua Lipa uron nënën në ditëlindjen e saj

Këngëtarja nga Kosova që tashmë gëzon famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka uruar nënë e saj e cila sot feston ditëlindjen, shkruan KultPlus.

Dua në profilin e saj zyrtar në Facebook, ka publikuar fotografi të vjetra të famijes, ndërkaq në mbishkrimin e fotografive e cilëson nënë e saj si gruan më të fuqishme të jetës së saj.

‘Urime ditëlindjen nëna ime bukuroshe, shoqja ime e ngushtë, gjithmonë e fundit në pistën e vallëzimit, e dashur, e ëmbël, e qeshur, por mbi të gjitha gruaja më e fortë në jetën time. Falemnderit që ishte kjo që ishe. Ne jemi me fat që të kemi si udhëheqëse gjatë gjithë jetës sonë me dashurinë dhe përkrahjen tënde pakushte. Unë të dua, ne të duam! Mbretëresha jonë!’, shkruan Dua në mbishkrimin për urimin e ditëlindjes së nënës së saj. / KultPlus.com

Dua Lipa i tregon botës për vështirësitë e refugjatëve nga lufta e fundit në Kosovë

Ditë më parë, më 20 qershor u shënua Dita Ndërkombëtare e Refugjatëve.

Personazhe të famshëm nga mbarë bota kanë kujtuar ata që vuajnë më së shumti në mungesë të kushteve elementare, e që shpesh janë refugjatët në vende të huaja.

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është një nga yjet e famshëm të tregut ndërkombëtar, e cila rrjedh nga një familje refugjate.

Familja e saj u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar nga Kosova, në vitet ‘90.

Ka qenë babai i këngëtares, Dukagjin Lipa, ai i cili në një sërë fotografish prekëse të publikuara në rrjetin social, ku shfaqen refugjatët nga lufta e fundit në Kosovë dhe ata sirianë që Dua vizitoi një vit më parë në Liban, ka shkruar disa fjalë për refugjatët.

“Dje ne kujtuam kohën kur para 21 vitesh mbi 1 milion shqiptarë të Kosovës u nxorën nga shtëpitë dhe u larguan nga vendi i tyre, si shkak i fushatës brutale të spastrimit etnik nga forcat serbe në Kosovë. Në të gjitha “Ditët Botërore të Refugjatëve”, dhe në çdo ditë tjetër ne do të jemi pranë refugjatëve dhe njerëzve të shtypur në vuajtjen e tyre. Shpërndani dashuri, jo luftë.”

Ky postim është shpërndarë më pas nga Dua Lipa, e cila u ka treguar mbi 47 milionë njerëzve që e ndjekin në Instagram, situatën e tmerrshme në të cilën ndodhej vendi i saj dikur dhe padyshim peripecitë e saj si emigrante.

Ndonëse Dua ka lindur në Britani të Madhe, pasi prindërit e saj emigruan gjatë luftës, në 2006 ajo është rikthyer në Kosovë, për tu larguar më pas sërish drejt Mbretërisë së Bashkuar ku edhe arriti majat. / KultPlus.com

Apple Music frymon shqip, krijon platformën muzikore ‘Shqip Vibes’

Këngëtaret shqiptare Rita Ora dhe Dua Lipa, kanë qenë shkaktaret kryesore që Apple Music së fundi ka krijuar platformën muzikore, ‘Shqip Vibes’, shkruan KultPlus.

Platforma përfshin edhe këngë nga Kosova dhe Shqipëria.

”Këngëtar me origjinnë shqiptare si Rita Ora dhe Dua Lipa e kanë futur shtetin e tyre në hartën globale, dhe poashtu të gjithë ato talente të cilët janë të gatshëm për të marrë vëmendjen. Përzierja e tyre urbane/pop ritmike e këngë të reja dhe të kohëve të fundit sjell ritme shqip, për një natë me miqtë në shtëpi ose për të filluar festën shumë kohë përpara se të shkoni në klub.”, thuhet në platformën muzikore për muzikën shqipe / KultPlus.com

“Break My Heart” nga Dua Lipa me mbi 100 milionë klikime

Pak muaj i janë dashur këngës së Dua Lipës “Break My Heart” për të arritur mbi 100 milionë klikime.

Këtij faktit i është gëzuar edhe këngëtarja nga Prishtina, e cila ka reaguar përmes rrjeteve sociale.

Kjo këngë, që është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”, ishte publikuar më 26 mars dhe deri më tani ka100,430,630 klikime.

Dua Lipa pas anulimit të “Sunny Hill”: Shihemi në 2021-tën

Këngëtarja Dua Lipa ka reaguar pas anulimit të festivalit “Sunny Hill”.

“E mërzitshme që s’do të mund të festojmë këtë verë por, shihemi në 2021-tën”, ka shkruar ajo në rrjetin social Instagram.

Edicioni i këtij festivali parashihej të mbahej në gushtin e këtij viti, por për shkaqe të pandemisë COVID-19, ai është shtyrë nga organizatorët për në vitin 2021.

“Me zemër të thyer duhet të konfirmojmë që Festivali Sunny Hill 2020 nuk do të mbahet këtë gusht, për shkak të krizës globale të paprecedent, të shkaktuar nga COVID-19”, u tha mbrëmë në njoftimin e organizatorëve.

“Sunny Hill Festival” ka sjellë në Kosovë në edicionet e shkuara yje botërore si Miley Cyrus, Gashi, Calvin Harris e Dua Lipa.

‘Future Nostalgia’, albumi me të cilin Dua Lipa ndryshoi ‘lojën’ e Show Biz-it

Nga Ballsor Hoxha

Qysh në vargjet e para të albumit të saj Future Nostalgia, Dua Lipa deklaron se është këtu për të – change the game -. Më tutje, në dy nga shumë recensionet për albumin e Dua Lipës – Future Nostalgia (nostalgji në të ardhmen), në të vërtetë në Rolling Stone dhe në The Guardian, ky album përkufizohet si teknikë e muzikës Dance dhe muzikës Pop bashkëkohor. Në të vërtetë ajo, më tutje, në The Guardian cilësohet “a true pop visionary” (vizionare e vërtetë e Pop-it). Por ajo që nuk ceket është se Dua, në një prej momenteve kyçe të karrierës së saj, në këtë album ka zgjedhur dance dhe dashurinë para ego trip-it (udhëtimit nëpër ego) si shprehja më e shpeshtë, apo ndoshta e vetme në tërë skenën globale të muzikës. “She is changing the game” (ajo po e ndryshon lojën e show bizit).

Muzika e Dua Lipës në albumin Future Nostalgia është karakter, si në vibe dhe po ashtu në trend dhe shprehje me Pop-in bashkëkohor. Por shumë më shumë muzika e Dua Lipës është zë, muzikë dhe krijim karakter që vjen në vetë natyrën e Dua Lipës. Future Nostalgia është teknikë dhe realizim perfeksionist, ka aranzhime prej më të arriturave bashkëkohësisht. Realizimi joshës (catchy, luscious) karakteristikë për Pop-in, në duart e Duas është pjekur artistikisht dhe krijon dhe bartë momente që në ndjenjën e hollë të shprehur krijojnë trendin botëror si dhe atashimin dhe varësinë nga bukuria e tyre. Pop muzika koncentrohet në krijimin e ndjenjave vërshuese dhe ngjitëse apo lehtë të kapshme, tanimë këto janë – future nostalgjia – në shumë këngë të Duas në albumin e saj, posaçërisht në këngët Future Nostalgia, Don’t Start Now, Physical etj. Tanimë këto këngë dhe albumi i Duas janë moment dhe momentum i trendit global (së paku statistikat e vërtetojnë këtë).

Ajo që u tha është krejtësisht e qartë në refrenin e këngës së dytë të albumit: Don’t Start Now

If you don’t want to see me/ Dancing with somebody…

këndimi i Duas në këtë pjesë të kësaj kënge, si shembull e gjë që përsëritet shumë herë në këtë album, është i ndërtuar në kalimin e sofistikuar të emocionit, prej atij të frustrimit/dëshpërimit, në emocion ngadhnjimi. Që krijon një dramë, apo përmbledhë dramën e këngës dhe po ashtu edhe atë universale të partnerëve etj, në kalim të një numri të emocioneve. Në të vërtetë ky refren, shembull këtu, është lakim i cili ndërton situatën dhe dramën dhe e krijon ngadhënjimin krejtësisht të sinqertë në të kënduarit e Duas, gjë që çanë të zakonshmen duke hapur emocionin tutje në “partying”, gjë edhe për të cilën flet kënga.

Muzika në albumin Future Nostalgia më së miri shpjegohet, edhe në motivin e Dua Lipës, si atë të jashtëm po ashtu edhe atë të brendshëm, dhe po ashtu edhe në përjetimin që e krijon, në vargjet e këngës Levitating:

If you wanna run away with me, I know a galaxy/And I can take you for a ride/Music don’t stop for life…

Muzika në albumin e Dua Lipës është një galaksi tjetër, si në arritjen e saj e po ashtu edhe në bukurinë e saj. Por aq më shumë ajo edhe e përmbush premtimin, është ajo që na bartë atje, deri në Rrugën e Qumështit. Por ka edhe një varg krejtësisht interesant dhe të bukur, se muzika aty nuk e pret jetën, muzika është e pandalshme, muzika është si në albumin e Duas – galaktike.

Më tutje, Dua Lipa në këtë album trajton si gjithëherë – the raw (të papërpunuarën) të dashurisë, hapjen, seksin dhe edhe kritikën ndaj shoqërisë, si femër që ka ecur me çelësat në mes gishtave të duarve për t’u vetëmbrojtur. Në të vërtetë ajo për këtë ka një shprehje: mansplained.

Dua Lipa këndon në këngën e saj Future Nostalgia se është Alpha Female (femër alfa me sinonim ulkonjën alfa – prijëse e kopesë që ujqëve). Ajo nuk është në “the game” për të bërë këngë të paharrueshme (kjo për Duan është e tejkaluar tanimë), ajo është këtu për të “change the game”.

Dua Lipa është në vibe me Pop të sotit. Frontalja, konfrontimi, theksi ne ego dhe ego attitude të Hip Hop bartur edhe në Pop tanimë, është tejet e arritur në albumin e Dua Lipës – I know you’re dying to figure me out (e di se po vdes të më kuptosh), thotë ajo duke duke simbolizuar veten e saj – të pakapshmen, të paarritshmen dhe të pazakonshmen e pakuptueshme. Është e vetëdijshme që është ‘ndryshe’, që tjetri nuk është i mësuar me njerëz si ajo dhe se nuk e ka të lehtë ndaj ‘madhështisë’ së saj.

Dua, artistikisht, në albumin Future Nostalgia kalon në ndryshim 180 shkallësh, dhe e pranon se është çmenduri

Did a full 180, crazy/Thinking ‘bout the way I was…

Pastaj ajo vazhdon në po të njëjtën këngë

So moved on, it’s scary,

duke ndarë përvojën e saj. Duke pranuar. Duke theksuar pranimin dhe duke i dhënë rrëndësi në muzikën dhe shprehjen e saj, dhe ky duke qenë hapja ndaj dashurisë dhe jetës, dhe edhe një “bounce back” të vetë alfa ulkonjës. Aq më shumë po e njëjta vazhdon në këngën tjetër: I never thought that I would find a way out.

Në këngën Cool ka një moment krejtësisht të bukur kur Dua këndon e ekzaltuar nga dashuria, kur flet në këto momente me të dashurin: se po na shoh në realitet. Gjë që do të thotë po na shoh të mundshëm, të martueshëm, të arritshëm. Gjë që, ndër të tjera,nënkupton vështirësinë e jetës për të parë po të njëjtën, realiteti duke qenë tejet i paarritshëm.

Në këngën e radhës, ajo këndon:

Common love isn’t for us/We created something phenomenal/Don’t you agree?/Don’t you agree?/

Megjithëse dashuria ka arritur përmasa të pazakonshmes në këtë këngë, ajo duhet të pyes dy herë partnerin nëse pajtohet për këtë pazakonshmëri. Ndjesia dhe dashuria e nevojshme për t’u konfirmuar, për t’u pyetur dy herë.

Kur Dua artiste bën dashuri ajo e ‘frymëmerr’ të dashurin deri në halucinim. Ajo kërkon t’ia thyej zemrën partneri. Ajo që e arrin kulmin në këtë temë të këtij albumi është refreni i këngës Good in bed:

We drive each other mad, mad, mad, mad, mad/But baby, that’s what makes us good in bed…/But when you’re going down, I get so up (So up)

I tërë udhtëimi nëpër shpërthimet, katarzat, çarjet dhe momentet e – nostalgjisë në të ardhmen – në albumin e Dua Lipës, përfundojnë me vajzat që mbajnë çelësat në mes gishtave, gjithëherë gati të vetëmbrohen, dhe e dimë për çka dhe ndaj kujt. Dua edhe bën kritikë ndaj shoqërisë përmes ironisë tejet të hollë:

No, the kids ain’t alright/Oh, and they do what they see/’Cause it’s all on TV

Gjë që e përfundon duke kënduar “derisa djemtë gjithnjë janë djem” me nënkuptimin se u falet se janë djem, ajo thotë se në anën tjetër “vajzat duhet të jenë gra”.

Është pritur me kuriozitet ky album i Duas, sidomos për shkak të suksesit të saj paraprak, dhe ka qenë moment shumë kritik për Duan si artiste, për pranimin e këtij albumi. Por ajo tanimë është krahasuar edhe me Lady Gaga, dhe ka kaluar në trendsetter global me po të njëjtin album. A nuk e ka ndryshuar – lojën? / KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa pjesë e listës së muzikantëve të ri më të pasur në Britani të Madhe

Gazeta “The Sunday Times” e ka publikuar listën e sivjetme të muzikantëve më të pasur nën moshën 30-vjeçare në Britani të Madhe, dhe në të përfshihen edhe dy këngëtaret me prejardhje kosovare, Rita Ora dhe Dua Lipa.

Këtë listë e kryeson kantautori 29-vjeçar, Ed Sheeran, i cili falë 40 milionë funteve të fituara gjatë vitit të kaluar, ka arritur ta krijojë një pasuri totale prej 200 milionë funtesh, transmeton Koha.

Top dhjetëshja e kësaj liste plotësohet me yjet, Sam Smith, i cili llogaritet ta ketë një pasuri prej 33 milionë funtesh, Rita Ora me 20 milionë funte dhe Dua Lipa, e cila sivjet ka debutuar në këtë listë dhe besohet se e posedon një pasuri prej 16 milionë funtesh. Por, pasuria e Lipas është në rritje çdo ditë e më shumë, falë projekteve të shumta të këngëtares përfshirë këtu edhe lansimin e albumit të saj të fundit, “Future Nostalgia”, i cili ka marrë vlerësime jashtëzakonisht të larta nga kritikët e industrisë së muzikës.

Pjesë e listës së sivjetme vazhdojnë të jenë edhe ish-anëtarët e bendit “One Direction” si: Harry Styles me 63 milionë funte, Niall Horan me 50 milionë funte, Louis Tomlinson me 45 milion funte, Liam Payne me 44 milionë funte dhe Zayn Malik me një pasuri prej 36 milion funtesh.

“The Sunday Times” gjithashtu e ka publikuar listën e muzikantëve më të pasur në Britani të Madhe, ku sivjet ka debutuar edhe ylli amerikan por që jeton në Angli, Rihanna. Ajo llogaritet ta ketë një pasuri prej 468 milionë funtesh dhe është pozicionuar e treta në këtë listë, pas yjeve, Andrew Lloyd-Webber dhe Sir Paul McCartney, me 800 milionë funte pasuri të llogaritur secili. / KultPlus.com

Dua Lipa i ka ngacmuar fansat duke e paralajmëruar një bashkëpunim së shpejti

Ylli i muzikë, Dua Lipa, i ka ngacmuar fansat duke thënë se së shpejti mund ta presin një bashkëpunim të saj me këngëtaren e njohur amerikane, Normani.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e cila njihet për hite të tilla si, “New Rules” dhe “Don’t Start Now”, ka bërë të ditur se po planifikon ta lansoj këngën “If It Ain’t Me”, të realizuar me ish-anëtaren e bendit “Fifth Harmony”, Normani, pavarësisht se para pak javësh kënga ishte postuar online pa lejen e saj, transmeton Koha.

Gjatë një videointerviste për emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, Lipa ka thënë se disa këngë të reja të cilat i ka realizuar, nuk kanë arritur të përfshihen në albumin “Future Nostalgia”, por bashkëpunimin e saj me Normanin ka gjasa se do ta dëgjojnë shumë shpejtë.

Dua Lipa në të kaluarën kishte bërë të ditur se do të përfshihej në njërën këngë të albumit, “Charlie’s Angels”, të pop yllit Ariana Grande, por kënga me titull “Bad To You” përfundoi duke u performuar nga, Normani dhe rep artistja Nicki Minaj.

Ndërkohë 24-vjeçarja Lipa ka thënë se, sapo të përfundojë karantina ajo planifikon të kthehet në studio për ta incizuar një duet me kolegen dhe mikeshën e saj, Miley Cyrus.

Në intervistën për emisionin “Watch What Happens Live With Andy Cohen”, Dua Lipa po ashtu foli për ndryshimin e shpeshtë të ngjyrës së flokëve, duke thënë se i pëlqen të argëtohet në këtë mënyrë, sidomos tani që po e kalon kohën në karantinë me të dashurin, Anwar Hadid. / KultPlus.com

Dua Lipa mahnitet me zërin e Erza Muqollit (VIDEO)

Ylli në ngritje, Erza Muqolli, ka kënduar këngën “Don’t Start Now” të yllit botëror, Dua Lipës, shkruan KultPlus.com

Videon Erza e ka publikuar në Instagram duke arritur mija shikime, pëlqime e komente nga më të mirat.

Por komenti më i mirë erdhi nga vetë Dua Lipa e cila sapo e ka parë videon ka komentuar duke e vlerësuar lart zërin e Erzës.

“Po më pëlqen kjo Erza !!! Shumë e bukur…”, ka shkruar Dua e ky koment padyshim që e ka bërë të lumtur Erzen. Përveç komentit Dua tashmë ka filluar ta ndjekë në rrjetin social Instagram Erzën.

Mbështetja e Dua për Erzën padyshim që është e vlefshme shumë edhe për karrierën e Erzës e cila është në negociata me artistë botërorë dhe shumë shpejt do të kemi një tjetër yll shqiptar që do e njeh e gjithë bota. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CAAzTK9B5MT/

Dua Lipa kthen këngën e viteve 80’

Kënga pozitive “Physical” u ka mundësuar njerëzve arratisje nga këto kohë të pasigurta. Shkrimi i këngës përfshiu lexime të letrave Tarot dhe një shabllon të çmendur flaute. Ylli i popit i shpjegon te gjitha në “Ditarin e një Kënge”.

Me vite, tingulli dominues i muzikës pop ka qenë i sikletshëm, paranoik, i hidhëruar dhe klaustrofobik – këngë të pikëlluara e të murrme për kohëra të pasigurta. Deri sa nuk erdhi Dua Lipa.

Në dy albumet e saj të para, këngëtarja 24-vjeçare ka preferuar këngë me rritëm të shpejtë, vallëzuese dhe të hareshme, të cilat, edhe kur flasin për humbje dashurie, nxisin lëvizje, energji dhe optimizëm.

Me të drejtë, ajo e quajti albumin e saj të fundit “Future Nostalgia” (Nostalgjia e së ardhmes), i cili u publikua në mars dhe ktheu botën te popi argëtues i Lady Gaga, Katy Perry, Pink, Nelly Furtado dhe Blondie.

Por derisa muzika e re e Dua Lipës duhej të ishte muzikë e një vere të ngrohtë në podiumet e vallëzimit përreth botës, “Future Nostalgia” u publikua në një kohë të izolimit të detyruar, ku bota përpiqet të luftojë koronavirusin. Në vend se të jetë festim, albumi u bë “ilaç” për shumë njerëz, me këngë që ndriçojnë dhe ndezin dritat në shtëpitë e izoluara. Dhe asnjë nga këngët nuk e ka atë efekt më shumë se kënga “Physical”, për të cilën Dua Lipa, flet në episodin e fundit të “Diary of a Song” (Ditari i një kënge).

Kënga “Physical”, refreni dhe energjia e së cilës vjen nga hiti me emër të njëjtë i viteve të 80-ta të Olivia Newton John-it, ndodhi pak si pahiri një ditë në Los Angeles, ku Lipa u takua me një ekip bashkëpunëtorësh, përfshirë autorët Clarence Coffee Jr. e Sarah Hudson, dhe incizimi i këngës, ashtu si gjithmonë, u nis me leximin e letrave Tarot.

Producenti Jason Evigan i dha ngjyrë fillestare këngës duke përdorur shabllonet e një flaute persiane, gjersa Lipa dhe bashkautorët u përpoqën t’i përshtaten me energji pozitive dhe ritëm nxitës.

Kënga “Physical” pastaj u gdhend deri në fund nga producenti Koz, i cili punoi në detaje, e në fund erdhi inkurajimi dhe ekspertiza e trajneres së zërit dhe producentes së Dua Lipës, Lorna Blackwood. Ajo i ndihmoi në mjeshtërimin e toneve të thella dhe atyre të larta e valëzuese.

“Physical” që nga atëherë u bë hit i madh në Britani, duke e arritur numrin 3 në top listë, në javën e njëjtë kur publikoi edhe dy këngë tjera: “Don’t Start Now” dhe “Break My Heart,” të cilat gjithashtu gjeten vend në “top 10”.

Videoja e këngës është shikuar më shumë se 100 milionë herë, duke mos numëruar versionin shtëpiak me vallëzim aerobik, që mori rëndësi të posaçme në izolim gjatë pandemisë globale. /KultPlus.com

Dua Lipa ka aplikuar për ta patentuar emrin e saj anembanë globit

Këngëtarja 24-vjeçare me prejardhje kosovare, Dua Lipa, besohet se i ka dorëzuar dokumentet e duhura për ta regjistruar emrin e saj si brend.

Kjo që ia mundëson asaj që potencialisht të lansojë produkte me emrin “Dua Lipa”, përfshirë këtu artikuj si veshjet, kozmetika, lojërat kompjuterike, librat, aksesorët, produktet për kuzhine dhe të tjerë, transmeton Koha.

Një burim i këngëtares ka bërë të ditur për të përditshmen “The Sun”: “Dua Lipa e di që aktualisht është shumë e kërkuar dhe mund të krijoj pasuri marramendëse përmes produkteve të ndryshme. Ajo mund të lansojë artikuj të të gjitha llojeve nën emrin e saj, por e gjithë kjo varet nga zgjedhja e produkteve të duhura. Sepse këngëtarja tashmë e ka një imazh të cilin duhet ta mbrojë, prandaj nuk do të përfshihet në çfarëdo projekti.”

Avokatët e yllit të hiti “Physical” gjithashtu i kanë dorëzuar aplikacionet për mbrojtjen e emrit dhe brendit të saj në Amerikë, Kanada, Evropë, Izrael dhe në Lindjen e Largët.

Dokumentet të cilat ende nuk janë nënshkruar nga ndonjë gjykatës, ia ndalojë të tjerëve të përfitojnë nga emrin e saj dhe vlejnë për dhjetë vjet, para se të skadojnë.

Ndërkohë, Lipa ka zbuluar se planifikon të ngadalësohet paksa dhe të mos e jetojë jetën në shpejtësi, kjo pasi e ka mësuar se mund të gjesh kënaqësi edhe duke pushuar nga puna, teksa po qëndron e vetizoluar si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

“Mendoj se pandemia të paktën më ka mësuar që nuk kemi nevojë ta jetojmë jetën në shpejtësi. Para kësaj situate unë isha vazhdimisht e angazhuar, duke menduar rreth punës, udhëtimeve, provave për koncerte e performanca dhe të tjerë. Por, karantina e detyrueshme më ka mësuar që gjërat e tilla nuk janë shumë urgjente siç mund të duken, dhe se ne kemi mundësi të krijojmë kujtime kuptimplota, të veçanta dhe mjaft të rëndësishme edhe nga shtëpia,” citohet të ketë thënë këngëtarja.

Dua Lipa po qëndron në karantinë me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Çifti kohën më të madhe në këtë periudhë po e kalon në shtëpi në Londër, duke shikuar TV, filma dhe duke përgatitur ushqime të ndryshme. / KultPlus.com

Dua Lipa artistja femër më e dëgjuar në botë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka debutuar më së miri këtë vit me albumin e saj “Future Nostalgia”, këngët e të cilit janë duke kryesuar në listat më të njohura.

Ishte kënga “Don’t start now” e cila bëri bujë të madhe dhe gjithçka filloi me këmbë të mbarë për Duan, ndërsa së fundi “Spotify” ka publikuar listën e artistëve më të dëgjuar në muajin prill.

E në listën e femrave Dua kryeson e para, duke lënë pas artistet si Billie Eilish e Taylor Swift.

Prilli ishte pikërish muaji kur Dua publikoi albumin e saj të dytë, Future Nostalgia, i cili po del të jetë shumë i suksesshëm dhe pikërisht në Spotify po then të gjitha rekordet, përcjellë albinfo.ch. / KultPlus.com

Dua Lipa e kënaqur me suksesin e këngës bamirëse “Times Like These”

Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa, ishte ndjerë shumë e emocionuar pas përfundimit të këngës së krijuar për qëllime bamirëse, “Times Like These”.

Këngëtarja 24-vjeçare me prejardhje nga Kosova së bashku me disa yje të tjerë të muzikës, e kishte huazuar zërin për realizimin e versionit të ri të hitit të njohur nga bendi “Foo Fighters”, dhe pas përfundimit të tij, Lipa thotë se ndihet shumë krenare që ky projekt ka arritur të pozicionohet në maje të toplistës zyrtare të këngëve më të mira në Britani të Madhe, transmeton Koha.

Lipa e cila e interpreton pjesën hyrëse të këngës dhe është pjesë e refrenit të saj, për kanalin BBC citohet të ketë thënë: “U emocionova tek mase kur e pash videon finale të këtij projekti ku përfshiheshin të gjithë artistët pjesëmarrës. Jam shumë e lumtur që kemi arritur të bëhemi bashkë për të provuar ta japim ndihmën tonë për një kauzë kaq të mirë dhe të rëndësishme.”

Ylli i hitit “Physical”, Dua Lipa, vokalisti i bendit “Coldplay”, Chris Martin dhe këngëtarja e hitit “Lonely Together”, Rita Ora, ishin në mesin e këngëtarëve të cilët e incizuan version e ri të hitit “Times Like These” nga bendi “Foo Fighters”. Në mesin e yjeve të tjerë pjesë e këtij projekti ishin: Yungblud, “5 Seconds of Summer”, AJ Tracey, Anne-Marie, “Bastille”, Biffy Clyro, Celeste, Dermot Kennedy, Ellie Goulding, Grace Carter, Hailee Steinfeld, Jess Glynne, Mabel, Paloma Faith, Rag’n’Bone Man, “Royal Blood”, Sam Fender, Sean Paul dhe Sigrid.

Rincizimi i këngës ishte iniciativë e kompanisë “BBC” dhe kishte për qëllim të mbledhë të holla për fondacionet e bamirësisë, “Children in Need” dhe “Comic Relief”, si dhe gjithë personat e prekur nga COVID-19.

Edhe vokalisti i bendit “Foo Fighters”, Dave Grohl, së fundmi ia kishte dërguar një email stafit të BBC-së, të cilët i ka falënderuar që ia kanë mundësuar të jetë pjesë e një projekti kaq të madh dhe të rëndësishëm.

Version i ri i këngës “Times Like These” u incizua si pjesë e segmentit “Stay Home Live Lounge” të “BBC Radio 1”, dhe përveç se u lansua si këngë, asaj iu realizua edhe një videoklip i cili e shënoi premierën në ngjarjen bamirëse të organizuar nga “BBC One”, me titull “The Big Night In”. Ky transmetim zuri vend të enjten më 23 prill, dhe kishte për qëllim ta disponojë publikun në këtë kohë pandemie, si dhe të mbledhë fonde për dy fondacionet në fjalë. / KultPlus.com

Kjo është kënga më e dëgjuar në botë

Itunes Worlwide Charts’ ka nxjerrë listën e këngëtarëve më të dëgjuar.

Gjatë këtij viti janë publikuar disa kryevepra nga artistë ndërkombëtarë përfshirë këtu edhe shqiptaren Dua Lipa, shkruan lajmi.net.

‘Itunes worlwide Charts’, ka nxjerrë listën e këngëtarëve më të dëgjuar muajin e fundit, e këtë listë e kryeson The Weeknd me këngën e tij ‘Blinding Lights’.

Por për ata që nuk janë në dijeni në top 15 këngët më të dëgjuara Dua Lipa radhitet me dy projektet e saj ‘Physical’ dhe ‘Dont start now’ në vendin e 10-të dhe 13-të. / KultPlus.com

Dua Lipa tregon për kohën e karantinës dhe mëdyshjet rreth albumit të saj më të ri

Gjatë bisedës live të Dua Lipës me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, Lipa foli edhe për mëdyshjet e saj rreth albumit më të ri, shkruan KultPlus.

“Është një kohë interesante me promovu një album në kohë të pandemisë, nuk di, kam qenë konfuze nëse do të duhej ta plasoj albumin në këtë kohë, nuk e dija a është koha e duhur, por për këtë arsye, por prapë mendova se kem kohë edhe për muzikë për këtë kohë, që me largu mendjen prej pandemisë”, tha Lipa

“Jam shumë e kënaqur me pritjen që i është bërë albumit. Kam marrë shumë mesazhe gjatë kësaj kohe, dhe jam shumë krenare, dhe ndihem shumë mirë që kam nxjerrë albumi gjatë kësaj kohe, edhe pse më kanë munguar turnetë, por besoj që do të vjen momenti dhe do të jetë edhe më special”, ka shtuar ajo tutje. / KultPlus.com

Shpend Ahmeti tregon se ku do të mbahet tash e tutje Sunny Hill Festival

Në bashkëbisedimin me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, Dua Lipa dhe Dukagjin Lipa janë duke i shpalosë edhe projektet që do të ndodhin në të ardhmen, shkruan KultPlus.

Ahmeti ka njoftuar se tash e tutje Sunny Hill Festival do të mbahet në afërsi të Bërnicës, e jo sikurse tash në Gërmi.

Ndërkohë, Lipa, nëpërmjet telefonit ka treguar edhe për pamjen e kësaj hapësire, ku do të ketë edhe liqe artificiale.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti. /KultPlus.com

Dukagjin Lipa jep detaje se nëse do të mbahet Sunny Hill Festival

Për shkak të pandemisë, Dukagjin Lipa ka treguar në bashkëbisedimin me Shpend Ahmetin, se nëse do të mbahet festivali këtë vit, shkruan KultPlus.

Dukagjin Lipa ka thënë se janë duke pritë vendimet e Komunës, dhe sipas tij, do të respektojnë çdo vendim, sepse janë të gatshëm që të ruajnë shëndetin e qytetarëve të Kosovës, edhe pse, sipas Lipës, një anulim i mundshëm nuk do të jetë në favor të festivalit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti./KultPlus.com

Dua Lipa tregon për investimin e madh që do të bëj në Prishtinë

Dua Lipa ka treguar se do të rinovojë amfiteatrin e Prishtinës, ku më vonë do të përdoret prej krejt qytetarëve të Prishtinës, sidomos për aktivitetet të kulturës, që do të ndodhin në Prishtinë. Dukagjin Lipa ka thënë që do të hapin edhe një konkurs për atë projekt, dhe bashkë me Komunën e Prishtinës ta realizojnë këtë projekt.

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti./KultPlus.com

Këtu mund ta ndiqni bisedën e Dua Lipës me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti (LIVE)

Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së fundi ka ndërmarrë shumë iniciativa kreative, në mënyrë që të thyej monotoninë e qytetarëve gjatë pandemisë, shkruan KultPlus.

Tash është duke realizuar një bisedë me këngëtaren e famshme Dua Lipa, në të cilën mund të dërgoni pyetje edhe ju që të jeni pjesë e kësaj bisede.

https://www.facebook.com/ShpendAhmetii/videos/588938125063289/

“Dërgoni pyetjet tuaja në [email protected] dhe Dua si bashkëbiseduese do të më bëjë pyetjet e juaja mua”, ka shpjeguar rregullat e këtij bashkëbisedimi, kryetari Ahmeti./KultPlus.com

Dua Lipa e vlerëson punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës (FOTO)

Dua Lipa në profilin e saj zyrtar në facebook ka lavdëruar punën e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, shkruan KultPlus.

Ajo nëpërmjet një postimi po ashtu ka njoftuar për bashkëbisedimin e saj me kryetarin që do të zhvillohet nesër.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e saj.

Dëshiroj ta falenderoj shumë kryetarin e qytetit tonë, Prishtinës, z. Shpend Ahmeti për punën e pandalshme dhe kujdesin ndaj qytetarëve në luftën kundër COVID-19.
Ka qenë tejet mbresëlënëse me e pa bashkëpunimin e madh të komunës dhe qytetarëve, dhe masat të cilat secili prej jush i keni ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Të dielen (nesër) do ta intervistojmë Kryetarin me PYETJET e JUAJA.

Pyete Kryetarin, duke dërguar pyetjet në [email protected], ndërsa unë do t’ia përcjelli ato gjatë intervistës që do ta kemi bashkë, këtë të diel në orën 21:00PM CET.
Ju dua shumë. Kujdesuni për veten dhe njëri-tjetrin. Shihemi të dielen mbrëma. #askthemayor #folmekryetarin/ KultPlus.com

Dua Lipa flet me kryetarin e Prishtinës (FOTO)

Dua Lipa nesër do të flet me kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, shkruan KultPlus.

Në këtë bashkëbisedim do të jetë edhe Dugagjin Lipa, nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij bashkëbisedimi, ju mund ti dërgoni pyetjet e juaja në [email protected], ku organizatorët kanë njoftuar se Dua do t’ia bëjë pyetjet më interesante kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Ky bashkëbisedim do të bëhet më 3 maj, në ora 21:00 në facebook./KultPlus.com

Dua Lipa e aprovon remixin e këngës “Hallucinate” me muzikën e lajmeve në BBC



Këngëtarja e famshme korovaro-britanike, Dua Lipa, e ka aprovuar një remix të ri të hitit të saj “Hallucinate” e cila është përzier me muzikën e lajmeve të kanalit BBC, dhe ka dalë një version shumë i bukur i këngës.

Një qytetarë i Glasgowit, Ben Howell, e ka krijuar një version të këtij hiti duke e përzier muzikën e lajmeve me këngën e Lipës, në laptopin e tij.

Më pas, ai kishte vendosur ta postoj atë në YouTube dhe Twitter, ku i ka bërë ‘tag’ këngëtaren dhe kanalin BBC, transmeton Koha.

“LAJMI KRYESORË I DITËS: Më në fund e kam përfunduar remixin e këngës së Dua Lipës me muzikën e lajmeve të kanalit BBC,” kishte shkruar Howell në llogarinë e tij në Twitter.

Dhe këtij mesazhi I ishte përgjigjur edhe këngëtarja e famshme, e cila duke bërë shaka tha: “Niveli karantinë: remix i muzikës së @bbcnews me këngën “Hallucinate” / Faleminderit @greg_james që ma ke dërguar këtë video! Besoj kjo do të thotë se duhet krijuar një muzikë të re të lajmeve???”

https://twitter.com/DUALIPA/status/1255124061887377408?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1255124061887377408&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.koha.net%2Fshowbiz%2F219694%2Fdua-lipa-e-aprovon-remixin-e-kenges-hallucinate-me-muziken-e-lajmeve-ne-bbc%2F

“Hallucinate” është pjesë e albumit të dytë të Lipës me titull “Future Nostalgia”, i cili u lansua gjatë kohës sa bota po qëndron në karantinë shkaku i pandemisë së koronavirusit. Ajo transmetohet në YouTube në version ‘audio’, për shkak se në këtë periudhë është e vështirë t’i realizohet videoklipi. / KultPlus.com

Dua Lipa publikon një version të ri të klipit ‘Break my heart’

Dua Lipa e ka bërë një lloj trendi të punojë disa klip për një këngë të vetme, këngëtarja me famë ndërkombëtare ka lansuar një version të ri të këngës ‘Break my heart’.

Tani në platformën e ‘Spotify’ mund ta gjeni versionin vertikal të këngës së re, njofton ajo përmes një postimi në Instagram ku përshkruan videon si “Ngritje në hapësirë”.

Kujtojmë se ‘Break my heart’ në platformën e Youtubes brenda disa javëve arriti të arkëtoj mbi 60 milionë klikime. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/B_Z_rMOB-79/?utm_source=ig_web_copy_link

Dua Lipa dhe shumë yje të tjerë performojnë këngën e njohur “Times like These”

Në platformën “Live Lounge Allstars” u shfaq video e versionit të këngës se Foo Fighters “Times like These”, të cilen e këndojnë shumë artistë të njohur.

Në atë që u quajt “Live Lounge më i madhi ndonjëherë”, program në BBC Radio 1, u mblodhën artistë si Dua Lipa, Chris Martin i Coldplay, Bastille, Ellie Goulding, Sam Fender, Royal Blood dhe shumë të tjerë të cilët nga shtëpitë e tyre kënduan këngën së bashku.

Të gjitha fitimet nga kjo këngë do t’u ndahen dy organizatave bamirëse, Comic Relief dhe Fëmijët në Nevojë.

Kënga u shfaq dje për herë të parë në BBC Radio 1 e 2, 1Xtra, 6Music dhe Asian Networkl, njofton revista NME. / KultPlus.com