Portali kroat: Si e pushtuan shqiptaret skenën botërore të muzikës pop

Sa iu përket shqiptarëve dhe kosovarëve të njohur, amerikanët deri vonë mund t’iu referoheshin vëllezërve Belushi, Eliza Dushku ose reperit Action Bronson (të cilët i përmenden aty – këtu)), por me kusht që ta kenë ditur këtë fakt sepse asnjëri nga të përmendurit nuk i kishte theksuar në mënyrë të veçantë rrënjët shqiptare, shkruan portali kroat Indeks.hr.

Por vitet e fundit, skenën e muzikës pop ngadalë kanë filluar ta pushtojnë disa emra të rinj e këto vajza me kënaqësi tregojnë nga vijnë. Natyrisht, shkruan portali, bëhet fjalë për këngëtaret e reja siç janë Rita Ora, Dua Lipa dhe Era Istrefi. Këto kosovare të reja gjatë disa viteve të fundit vërtet kanë arritur një “boom” të madh që njëmend duket paksa i pabesueshëm nëse merret para sysh madhësia e shtetit transmeton Koha.net.

Për këtë arsye, shtrohet pyetja prej nga ky interesim amerikan për industrinë muzikore për këngëtaret e Kosovës dhe a ekziston ndonjë fshehtësi, sepse në kohën e tashme, me gjithë rënien sipërfaqësore në sy, për karrierë serioze pa dyshim se nuk mjafton vetëm shpërfaqja e gjoksit. Dukja përfundimisht ndihmon, por nëse përpiqeni të depërtoni në skenë, në të cilën sisët pak a shumë duken fantastike, nuk do t’iu mjaftojnë metodat klasike ballkanike të promovimit të cilat në rastin më të mirë do t’iu sigurojnë disa tituj në portale dhe te klubet gjysmë të zbrazëta të katundit.

Përgjigja pjesërisht gjendet në kulturën e ndërthurur muzikore, bukurinë ekzotike, por edhe për talentin e padiskutueshëm dhe mënyrën se si vetë industria funksionon, sepse, kur bëhet fjalë për vajzat e reja nga Kosova, nuk bën ta heqim nga mendja se, të paktën në depërtimet fillestare, në fakt flitet për kërkimin e një Rihanne të re.

Karriera e Rita Ora e cila, nëse doni të ndjeheni i mplakur, në skenë është tash e dhjetë vjet (e koha është të ndjeheni i mplakur), ajo u rrokullis që nga koha kur karriera e Craig Davidit nisi teposhtën. Në atë kohë shumëkush e hetoi vokalisten e re e cila u paraqit me këngën e vet “Awkward”, por këto ishin vetëm suksese fillestare që nisen të marrin forma të qarta tek në vitin 2009 kur menaxherja e saj Sarah Stennett filloi kontaktin me shtëpinë botuese amerikane Roc Nation të cilën e kishte themeluar Jay Z, reperi i njohur, ndërmarrës, menaxher, por edhe njeriu që e “zbuloi” Rihannan.

Rihanna, nuk duhet ta theksojmë këtë posaçërisht, është njëra nga këngëtaret më të popullarizuara në botë, e kur industria pengohet nga një minierë e tillë ari, bëhen përpjekje që me të gjitha mënyrat të gjenden edhe disa interpretuese të ngjashme karriera e të cilave do të mund të lulëzonte në truallin që Rihanna e ka përshkuar. Rita Ora është njëra nga ato.

Aq më shumë, pasi në fillim e quajtën edhe “Rihanna nga Anglia”, e i vetmi dallim ka qenë zgjedhja e producentëve të njohur siç janë Switch ose dueti Chase & Status, por edhe kjo, sigurisht nën ndikimin e edituesve, e bekoi deri tek albumi i saj i parë “Ora” nga viti 2012, të cilin, kryesisht, e bëri ekipi i rëndomtë i krijuesve të hiteve të cilët të njëjtën këngë do t’ia dërgonin edhe Rihannas e edhe Oras.

Ngjashmëria ishte e tillë, sa që në kuluare flitej se Rihanna s’e duronte dot Oran dhe se bënte çdo gjë për të sabotuar karrierën e saj, ishin të bindur disa, dhe kjo shpjegon pse këngëtarja e re tash e katër nuk ka publikuar album të ri.

Për shembull, ajo do t’i ruajë hitet që s’e ka ndër mend t’i xhirojë ( e për të cilët e di se do të përfundojë tek Ora) ose se nga Jay Z- do të kërkojë që karriera e konkurrentes të mos jetë në vend të parë, transmeton Koha.net. Por fjala është për spekulim e ajo që dihet është se Rita Ora në fund të vitit të shkuar kishte paditur Roc Nation dhe kishte kërkuar shkëputjen e kontratës dhe tash presim vazhdimin që të hetojmë nëse pauza ndërmjet dy albumeve ishte shumë e gjatë.

Pos që këto këngëtare të përmendura kanë vokal shumë të ngjashëm me Rihannan, 26 vjeçja Bebe Rexha, madje, e ka shkruar edhe njërin nga hitet më të mëdha për Rihannan.

Më saktë, bëhet fjalë për duetin mega të popullarizuar Eminem dhe Rihanna “The Monster” të cilin së pari e xhiroi për vet eme qëllim që të bëhet këngë për albumin e saj solo, por bashkëpunëtorët e saj u binden që këngën t’ia ofrojnë Eminemit, gjë që dhe ndodhi.

Dhe duhet theksuar se krahasimet me Rihannan nuk janë për të denigruar ndonjërën nga këngëtaret, sepse Rexha është krijuese legjitime e hiteve e cila tashmë ka shkruar një grumbull hitesh në bashkëpunim me emra të mëdhenj siç janë Nicki Minaj, David Guetta, G-Eazy, Iggy Azalea, Nick Jonas, Afrojack, Pitbull, Selena Gomez dhe Martin Garrix, transmeton Koha.net. Nëse e merrni para sysh faktin se në skenë është vetëm tash e tre vjet, e keni të qartë se bëhet fjalë për sukses të madh.

Edhe si tinejxhere ajo këndonte përreth Samantha Cox e cila atëbotë punonte me Lady Gagën e Keshen, e ajo e kishte këshilluar, dhe pothuaj gati e detyroi, që të mësohej për të shkruar këngë. Bebe dëgjoi këshillën e saj dhe si 15 vjeçe filloi kurset në New York.

Dhe përderisa për rastet e Rita Ores dhe Bebe Rexhës mund të flasim për zgjedhjen e shkëlqyeshme të menaxherit e të mentorit, por edhe faktit se gjendeshin në qendrat e ngjarjeve muzikore siç janë Londra ose New York, kështu nuk është me 21 vjeçen Era Istrefi e cila te pozita në skenë arriti përmes kanaleve më pak tradicionale – falë rrjeteve sociale.

Natyrisht se nuk e dëmtoi as fakti se vjen nga familja me përplot yje muzikore. Nëna e saj është këngëtarja e njohur shqiptare Suzana Tahirsylaj e cila shpërtheu në skenë në vitet e 80 –ta e të 90-ta, ndërsa motra e saj më e vjetër Nora, ka qenë pop yll që prapa vetes ka katër albume.

Nuk duhet theksua në mënyrë të veçantë se edhe Era tingëllon si version shqiptar i Rihannes e cila aty –këtu di të citojë Bob Marleyin.

Para tri vjetësh është shpallur interpretuesja e re më e mirë gjatë ndarjes së çmimeve muzikore shqiptare, e në vitin 2014 në Amerikë incizoi singlin “13” falë të cilit tërhoqi vëmendje e medieve mainstream, falë sidomos promovimit në revistën V.

Në fund të vitit të shkuar e publikoi edhe singlin “BonBon” i cili u bë hiti viral pas të cilit u hyri në radarin e shumë dëgjuesve të mbarë botës. Artistja Chloe Grace Moretz ka qenë aq e mahnitur sa që në profilin e vet në Twitter kishte edituar spotin e saj dhe kishte shkruar: “Era Istrefi. Yll i ri. Mos e harroni. Është e shkëlqyeshme”.

Por fjala është vetëm për rrjete sociale. Mediet britanike bukuroshes 20 vjeçe Dua Lipa i parashihnin të ardhme të shkëlqyeshme, e arsye për këtë, shkruan Indeks.hr, transmeton Koha.net është se ajo këndon përreth menaxherëve Lane Del Rey të cilët tek ajo vërejtën një cilësi paksa mitike e përbashkët me popullin e tyre.

Në skenë është nga mosha 16 vjeçe, ka vijuar shkollën prestigjioze Sylvia Young Theatre School derisa babai i saj për shkak të punës u detyrua të kthehet në Kosovë ku qëndroi dy vjet dhe pastaj ajo i luti prindërit të kthehej në Londër dhe të merrej me muzikë. Jetoi me miq, punoi në restorante e klube dhe pati rastin të njihte anën e “errtë” të Londrës që edhe i ndihmoi si frymëzim për tekste.

Edhe ajo vjen nga familja muzikore (babai i saj ka kënduar në bendin Oda), ka qenë modele, është futur në numrin e listës së yjeve koha e së do të vijë, e kanë përkrahur Maroon 5 i popullarizuar të cilët në faqen e vet kanë publikuar këngën e saj që i shërbyen si trampolinë shkëlqyese këngëtares e cila aktualisht po incizon albumin debutues për Warner Bros. Records dhe bashkëpunon me producentë të njohur që kanë bashkëpunuar me Eminemin, Bruno Marsin, Lan Del Rey, Kanye West, Mark Ronsonin dhe Beckon.

Dhe vërtet është vështirë të përkufizohen saktësisht arsyet e suksesit të shqiptareve dhe kosovareve dhe fundja nuk është dhe thelbësore, pasi, doemos në të këtë rast, mund të krijoni hamendësime të pakuptimta e fyerje të mundshme. E sigurt është se koha e këtyre këngëtareve po vjen gjithnjë e më shumë dhe pati kjo lidhje ose jo me origjinën, Shqipërinë edhe Kosovën, përfundimisht dhe atë e kanë vënë në hartën e muzikës botërore.

Brit Awards: Triumfi i Dua Lipës është triumf për fuqinë e vajzave (VIDEO)

BritAwards është një nga ngjarjet më të mëdha muzikore që organizohet në Londër. Këtë vit këngëtarja shqiptare, Dua Lipa nga skena e kësaj ceremonie doli me dy trofe, shkruan KultPlus.

Dua Lipa e cila vitin e kaluar theu rekord me këngën e saj “NewRules” duke u zgjedhur këngëtarja më e dëgjuar në “Spotify”, u bë edhe një inspirim për shumë vajza e gra të botës. Në ceremoninë e BritAwards, ajo theu rekordin duke u bërë artistja e parë e nominuar në pesë kategori, ku arriti të triumfoj në dy prej tyre ndërsa ishte në konkurrencë emra të njohur të muzikës angleze.
Dua Lipa mori çmimin e madh si “Këngëtarja më e mirë” dhe “Këngëtarja më e mirë debutuese”. Faqja zyrtare BritAwards sot ka nisur ditën me fjalimin e saj, momentin kur ajo pranoi çmimin si Artistja më e mirë në BritAwards.

“Fillojeni Ditën Ndërkombëtare të Gruas me fjalimin e Dua Lipës në pranimin e çmimit “Këngëtarja më e mirë” në BritAwards. Ky ishte një triumf për Duan dhe një triumf për fuqinë e vajzave”, shkruhet në postimin e BritAwards.

LONDON, ENGLAND – OCTOBER 22: Dua Lipa performs on stage during the BBC Radio 1 Teen Awards 2017 at Wembley Arena on October 22, 2017 in London, England. (Photo by Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/ Getty Images)


Ndërkohë në videon e postuar nga ajo mbrëmje shihet Dua Lipa derisa falënderon të gjithë ata që e kanë përkrahur, veçmas gratë që kanë shkelur në atë skenë para saj. “Falënderoj të gjithë që më kanë ndihmuar, miqtë, ekipin dhe familjen time. Gjithashtu edhe çdo grua që ka qenë në këtë skenë para meje dhe që u kanë dhënë vajzave sikur unë, vajza në shoqëri mundësinë për të ëndërruar kaq shumë. Kjo është që më shumë gra të jenë në këtë skenë, të fitojnë çmime dhe të sundojnë në botë”, kishte thënë Dua Lipa./KultPlus.com

Dua Lipa e rrethuar me shumë vajza, urojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas (VIDEO)

Dua Lipa ka vendosur që për Ditën Ndërkombëtare të Gruas të vizitojë muzeun, shkruan KultPlus.

Aty ajo është takuar me disa vajza të cilat po ashtu kanë vizituar muzeun. Kështu Lipa ka shfrytëzuar rastin që së bashku me to t’i urojë gratë për Ditën Ndërkombëtare të tyre.
Për më shumë mund ta ndiqni videon./KultPlus.com

Dua Lipa shkëlqen në koncertin e Melburnit (VIDEO)

Dua Lipa është prezantuar me një koncert në Melburn të Australisë, shkruan KultPlus.
Ajo është duke zhvilluar një tur të koncerteve në shumë vende të botës, ku më 7 mars është ngjitur në skenën e sallës gjigante të Melburn, ku shihet të ketë qenë e mbushur me fansa të Dua Lipës, shkruan KultPlus.

Dua Lipa në këtë koncert ka kënduar këngët hit të saj, duke përfshirë “Hotter Than Hell’ ‘Be The One’ ‘Blow Your Mind ‘IDGAF’.

Për më shumë mund ta shikoni atmosferën e krijuar nga Dua Lipa, ku KultPlus sjellë një video nga ky koncert.

Dua Lipa po konsiderohet një yll shpërthyes, e cila po shënon suksese në të gjitha anët e botës, poashtu ajo ka njoftuar që do të ketë një paraqitje edhe në Festivalin e Prishtinës, ku do të këndojë Dua Lipa bashkë me artistë të tjerë./KultPlus.com


Tri shqiptare në Top 13 në Mbretërinë e Bashkuar, Bebe Rexha: Jam krenare me Rita Orën dhe Dua Lipën

Tashmë jemi të gjithë dëshmitarë të tre vajzave shumë të talentuara që kanë bërë krenarë shqiptarët me sukseset e tyre.

Bëhet fjalë për Rita Orën, Dua Lipën e Bebe Rexhën – këngëtare të cilat kanë arritur të jenë të suksesshme në arenën ndërkombëtare.

Në top listën javore të imunes në Mbretërinë e Bashkuar, të tre këngëtaret në fjalë janë të renditura në një nga pozitat e top 13 më të mirave.

Në vendin e katërt gjendet shqiptarja Rita Ora së bashku me Liam Prayne për këngën e tyre “For You”, e cila është njëherësh edhe kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”.

Ndërkohë, vendi i gjashtë është i rezervuar për shqiptaren tjetër të suksesm, Dua Lipën, e cila mban këtë pozitë me projektin e saj më të fundit muzikor “IDGAF (I don’t give a fuck)”.

Ndërsa e trembëdhjeta renditet këngëtarja Bebe Rexha për këngën e saj “Meant to be”, të cilën e këndon në bashkëpunim me Florida Georgian.

Ka qenë pikërisht kjo e fundit, e cila ka ndarë me fansat në rrjetin social Instagram, listën me këngët zyrtare javore më të kërkuara në imunes.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar se ndjehet më se e lumtur që tre vajza shqiptare janë pjesë e kësaj liste, duke kujtuar historinë e babait të saj, se si kishte arritur në Amerikë.

“#13 në iTunes, në Mbretërinë e Bashkuar ! Gjithashtu tre vajzat shqiptare në krye të top 20! Kjo është e pabesueshme! Unë e di se të gjithë prindërit tanë kanë punuar kaq shumë për të na mundësuar një jetë më të mirë për ne. Babai im erdhi në Amerikë në vitet ’80 dhe ka bërë kaq shumë për mua. Jam shumë krenare që jam shqiptare dhe madje edhe më krenare për femrat që po fitojnë me mua tani! Kjo është për babanë tim” (sic.), janë fjalët e këngëtares Bebe Rexha, emri i vërtetë i së cilës është Bleta./ KultPlus.com

Arsyeja pse Dua Lipa e ndryshoi urimin për ditëlindjen e babait të saj

Ajo dje ka postuar një fotografi në Instagramin e saj, ku uron ditëlindjen e babait të saj, Dukagjin Lipës. Dhe duke qenë se Dua Lipa përcillet me interesim të madh edhe nga fansat e saj në Malajzi, fjala “babi” të cilën ajo e ka përdorur në postim ka zgjuar pak debat të panevojshëm

Dua është e njohur në Malajzi. Por në gjuhën e vendit, në Malajzi, fjala “babi” përkthehet në “pig” (derr / thi).

Komentuesit nga Malajzia kanë bërë shaka në llogari të kësaj fjale dhe më pas Dua Lipa e ka zëvendësuar fjalën me përkthimin në gjuhën angleze.

Worldofbuzz e ka dhënë lajmin ndërsa ka shkruar se Dua vjen nga Kosova dhe se ajo e ka uruar babin e saj në mënyrën më të mirë, në gjuhën e saj amtare.

Sidoqoftë, të jesh Dua do të thotë të pranosh edhe kritikat. Ajo ka reaguar me një koment në Instagram duke treguar se jo të gjithë njerëzit transmetojnë negativitet dhe gjejnë të tilla lidhje mes fjalëve.

Dukagjin Lipa, babi i Dua Lipës, është një fytyrë e njohur në Kosovë dhe dikur pjesë e Grupit ODA.

Sa për Dua Lipën, do ta kemi verës në Prishtinë, me një koncert që është paralajmëruar ta sjellë krijuesen e “New Rules” në qytetin ku ka jetuar për disa vite. / KultPlus.com

Babai i Dua Lipës sot feston datëlindjen, vjen urimi i veçantë i këngëtares (FOTO)

Babai i këngëtares shqiptare me famë botërore Dua Lipa, sot feston datëlindjen.

Kësisoj, vajza e tij, Dua ka uruar atë nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku nis urimin me “Happy Birthday Babi”, shkruan KultPlus.

“Urime ditëlindja babi! Të dua shumë dhe më mungon. Do të doja tani të isha në shtëpi të përqafoja shumë”, ka shkruar Dua./ KultPlus.com

10 fakte për Dua Lipën që mund të mos i keni ditur

E nominuara për pesë çmime në Brit Awards dhe dominuesja në top listat botërore, Dua Lipa ka qenë një nga shpërthimet më të mëdha në industrinë e muzikës në vitet e fundit, shkruan NME, që ka publikuar dhjetë fakte për të.

NME më tutje shkruan se, “ndoshta mund ta njihni këngën e famshme ‘New Rules’, por këto dhjetë fakte mund t’iu befasojnë”, transmeton Koha.net.
Dhjetë faktet e NME-së për Dua Lipan janë këto:
1. Ajo dhe një fanse e saj kanë tatuazh të ngjashëm (Angel)
2. Ajo është gjeniale në shqiptim
3. Ajo ka punuar si nikoqire në një klub nate në Londër
4. Emri i saj i parë do të thotë (Dua) në shqip
5. U largua nga shtëpia në moshën 15 vjeçare
6. Ka shkuar në të njëjtën shkollë si Amy Winehouse
7. Ajo mendoi se të luante basketboll do ta ndihmonte të rritej
8. Ajo e kishte sulmuar njëherë një polic, së bashku me shoqërinë e saj
9. Talenti i muzikës rrjedh nga familja
10. Zëri i saj nuk është vlerësuar gjithmonë
Dua Lipa së fundmi ka fituar dy çmime Brit Awards, përderisa hiti i saj “New Rules” ka mb 1 miliard klikime në YouTube.

Mediet serbe shkruajnë edhe për nënën e Dua Lipës

Kurir është mediumi serb që i ka kushtuar një artikull këngëtares së famshme shqiptare Dua Lipa, të cilët ia janë referuar suksesit të saj me kënëgën “New Rules” “Be the One”, “IDGAF”…, përcjellë KultPlus.

Mirëpo ky medium, përpos suksesit të Dua Lipës, ka filur edhe për bukurinë e saj, saktësisht prej kujt e ka trashëguar bukurinë.


“Shqiptarja nuk e ka pushtuar Hollivudin vetëm me bukurinë, por edhe me zë. Dua Lipa tashmë është seks simbol, por gjenet e bukurisë i ka nga nëna e saj”, thuhet mes të tjerash në Kurir,
Dua e trashëgoi talentin nga babai Dukagjini, pasi që ai ka bërë muzikë për dekada në Kosovë, ndërsa ajo sigurisht që bukurinë e “ka marrë” nga e ëma, thuhet në këtë artikull, për familjen Lipa, ku vajza e saj tashmë ka pushtuar botën në të katër anët./KultPlus.com

Biletat për koncertin e Dua Lipës në Singapor deri në 1300 dollarë

Janë shitur të gjitha biletat për koncertin e Dua Lipës në muajin maj në Singapor. Këngëtarja kosovare, që së fundmi fitoi dy çmime në Brit Awards, është kthyer ndër këngëtarët më në trend në botë, pas hitit të vitit të shkuar “New Rules”.

Biletat për koncertin në “Esplanade Theatre” janë shitur për pak orë, por ajo që e veçon këtë koncert janë çmimet e disa biletave që në uebfaqe të ndryshme arrijnë edhe në më shumë se 1000 dollarë, shkruan “bandwagon”,shkruan koha.net.

Biletat origjinale dallojnë prej 50 eurove e deri në 100 euro, ndërsa në tregun online ka deri në 1300 dollarë. Lipa do të performojë në Singapor më 4 maj./KultPlus.com

Dua Lipa viziton xhaminë në Abu Dhabi (FOTO)

Këngëtarja Dua Lipa ka vizituar një nga xhamitë në Abu Dhabi, me ç’rast ka bërë edhe disa fotografi e mbuluar me shami.

Ajo ka publikuar disa fotografi në rrjetet sociale, ndërsa thotë e ka parë xhaminë më të bukur në Abu Dhabi, transmeton Koha.net. Fotografitë i ka bërë Pixie Levinson.

“Para koncertit në Abu Dhabi vizituam xhaminë më të bukur. Isha e nderuar, faleminderit”, ka shkruar ajo në Facebook./ KultPlus.com

Dua Lipa me koncert edhe në Dubai, mrekullon audiencën (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Dua Lipa së fundi ka mbajtur një koncert në Dubai,e cila ka mrekulluar audiencën e atjeshme, shkruan KultPlus.

Në këtë koncert shihen të kenë kënduar edhe të pranishmit, e cila me këngët e saj ka krijuar një atmosferë të ngrohtë.

Dua Lipa është duke u shndërruar një yll botëror, pasi që, koncertet e saj po zgjojnë interesim të madh në të gjitha anët e botës.

Dua Lipa së fundi u shpërblye me dy cmime në Brit Awards, cmime këto që vulosën edhe njëherë suksesin e Dua Lipës. /KultPlus.com

Dua Lipa për Rolling Stone: Në Kosovë e surprizuam babain tim

Dua Lipa së fundmi ka dhënë një intervsitë për revistën “Rolling Stone”, ku ka përshkruar rrugëtimin e saj artistik dhe qëndrimin në Kosovë dhe kthimin në Londër, shkruan KultPlus.

Dua Lipa po ashtu ka treguar për mundin e madh të prinderve, të cilët u larguan në Londër pasi vendi ishte në prag të luftes. Në këtë shkrim po ashtu thuhet se Dua Lipa ka qenë gjithnjë e rrethuar me muzikë falë babait te saj, që ka qenë pjesë e një grupi të njohur rok që quhet “Oda”.

“Ata fillimisht e bën më shumë sa për qejf”, ka thënë Dua Lipa, që më pas shtoi. “Por ata arritën që ta bëjnë një këngë shumë të mirë që quhet “Beso në Diell”. Unë kam mbajtur një koncert në Kosovë, para dy viteve, në të cilin unë me bendin tim vendosem ta befasojmë babain tim duke e kënduar pikërisht këtë këngë. Ishte aq e pabesueshme, për shkak se çdo njeri në publik këndonte me zë të lart”, ka shpjeguar tutje këngëtarja shqiptare, Dua Lipa./KultPlus.com

Dua Lipa për Rolling Stone: Këta janë 100 librat që dua ti lexoj

Në një intervistë të dhënë për prestigjiozen Rollingstone, këngëtarja e famshme ka treguar edhe për pasionin e saj për leximin, përcjellë KultPlus.

Ajo ka treguar se ka listën e 100 librave që duhet ti lexoj, para se të vdes, pasi që, sipas saj, leximi e inspiron edhe për këngët e saj.

Ajo ka treguar se sapo ka përfunduar “The Girls” nga Emma Cline, kurse tash është duke lexuar “The Unbearbale Lightness of Being”.

Dua Lipa poashtu ka folur edhe për rrënjët e saj prej Kosovës, për këngën “New Rules”, që është inspiruar nga ish të dashurit. /KultPlus.com

Sunny Hill Foundation në Prishtinë, nën patronazhin e Dua Lipës

Me karakter bamirësie“Sunny Hill Foundation”, është organizatë bamirësie që është themeluar nën patronazhin e Dua Lipës, shkruan KultPlus.

Dhe Sunny Hill Festival që do të mbahet më 10 gusht, ku do të paraqitet edhe Dua Lipa duket të jetë organizim nga Sunny Hill Foundation.

Kjo organizatë është themeluar në vitin 2016 dhe ka për qëllim përmirësimin e kushteve në Kosovë, duke përfshirë zbutjen e varfërisë, forcimin e demokracisë, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe pika të tjera që janë përfshirë në përshkrimin e kësaj organizate.

Kjo organizatë edhe ka anëtarë të bordit, ku duke u bazuar në faqen zyrtare të kësaj organizate shihen të jenë: Bujar Musa, Laura Kryeziu-Selimi, Laura Kryeziu-Selimi, Atifete Jahjaga, Shpend Ahmeti dhe Ruairí O’Connell. Edhe koncerti i fundit i Dua Lipës i organizuar në Kosovë është organizuar nga kjo organizatë./KultPlus.com

Sunny Hill Festival në Prishtinë, përpos Dua Lipës do të sjellë edhe këtë këngëtar të famshëm

Dua Lipa, ylli i muzikës botërore që së fundi shënoi suksesin në Brit Awards 2018 në Londër, ka vendosur të kthehet përsëri në Prishtinë, e cila do të paraqitet në Sunny Hill Festival në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Dua Lipa në Prishtinë do të prezantohet më 10 gusht, pas koncertit të fundit që pat realizuar në vitin 2017, po në Prishtinë.

Mirëpo, në këtë koncert përpos Dua Lipës do të merr pjesë edhe një artist tjetër shqiptar, poashtu një yll në ngjitje. Ai është Albert Stanaj, i cili do të jetë pjesë e këtij festivali në Kosovë, që ende nuk është zbuluar shumë për karakterin e këtij festivali.

Vetë Albert Stanaj ka shkruar në rrjete sociale, i cili është shprehur të jetë i lumtur për këtë paraqitje.“Hej Dua Lipa, nuk më pritet që të të bashkohem në Kosovë në festivalin e muzikës ‘Sunny Hill’. I emocionuar që të performoj për herë të parë në Kosovë. Detaje të tjera së shpejti, shihemi”, ka shkruar Stanaj./KultPlus.com

Dua Lipa me koncert në Kosovë, në këtë datë do të mbahet

Këngëtarja e famshme Dua Lipa do të prezantohet me koncert në Kosovë, shkruan KultPlus.

Sapo ka bërë publike vetë Dua Lipa listën e prezantimeve të saj nëpër vende të ndryshme, ku është përfshirë edhe paraqitja në Kosovë.

Vetë Dua Lipa ka bërë të ditur se do të jetë e pranishme në Prishtinë, më 10 gusht. Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa morri dy trofe nga nata e madhe e Brit Awards 2018 që mblodhi yjet e muzikës, shkruan KultPlus.
Ajo në këtë ceremoni arriti kulmin e suksesit të saj, që tashmë ka nisur me hitin “New Rules”. Dua Lipa, u ngjit dy herë në skenë për të marr çmimin “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”./KultPlus.com

Albumi i Dua Lipës rikthehet në krye të toplistës së iTunes

Dua Lipa po vazhdon të shënojë suksese me albumin e saj debutues.

Ajo është rikthyer në krye të top listës në iTunes, ka bërë të ditur këngëtarja përmes një postimi në Instagram, transmeton Koha.net. “Albumi është kthyer në krye në iTunes”, ka shkruar Dua Lipa. Ajo ka lënë prapa yje si Stormzy e Ed Sheeran.

Mbrëmë Dua Lipa ka shënuar një sukses të madh në Brit Awards duke rrëmbyer dy çmime të rëndësishme, atë të artistes më të mirë britanike dhe depërtimi më i mirë./KultPlus.com

Mediat serbe për Dua Lipën në Brit Awards: Prindërit i ka nga Kosova, e gjithë bota po flet për shqiptaren

Dua Lipa fitoi çmimin “Këngëtarja më e mirë femër britanike” në Brit Awards ndërsa Stormz fitoi të njëjtin çmim në kategorinë e meshkujve, duke mposhtur Ed Sheeran.

Këngëtarja 22-vjeçare, e cila tashmë ka arritur mbi një miliard shikime në YouTube të këngës “New Rules”, ka qenë favorite duke u nominuar në pesë kategori të ndryshme.

Këngëtarja e lindur në Londër në një familje të shqiptarëve të Kosovës ka nxjerr në shitje në vitin e kaluar albumin “Dua Lipa”, e cila menjëherë ka marrë kritika pozitive, shkruan ndër të tjerash portali serb B92.net.

Pak pasi Kosova shpalli pavarësinë, ajo u transferua në Prishtinë, ku jetoi për dy vjet dhe më pas sërish u kthye në kryeqytetin britanik për karrierën e saj muzikore, raporton portali tjetër serb, blic.rs.

Babai i saj, Dukagjin Lipa, është i njohur për hitet e sjella në gjuhën shqipe dhe e ka drejtuar atë si të ndërtojë një karrierë, shkruan më tutje në mediat serbe.
Këngëtarja shqiptare gjithashtu fitoi edhe çmimin e kategorisë së “Artistes më të mirë të re”, gjersa ishte e nominuar edhe në tre kategori të tjera.

Gjithashtu edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Rita Ora ka perfomuar tre këngë në këtë festival britanik.
Brit Award e ndan Industria Fonografike Britanike, e cila përfaqëson shoqatën e industrisë së muzikës britanike.

Ky çmim për herë të parë iu nda bendit legjendar Beatles ndërsa fituesit janë dhe Prince, Annie Lennox, Robbie Williams, Adele, Sting, Peter Gabriel, David Bowie dhe Michael Jackson. /Telegrafi/

Kur Dua Lipa bashkë me babain e saj besonin në Diell (VIDEO)

Dua Lipa është këngëtarja shqiptare,e cila karrierës së saj ia shtoi edhe vulën e cmimeve ndërkombëtare, pasi ajo tashmë ka të fituara dy cmime në Brit Awards, shkruan KultPlus.

Dua Lipa është superylli ndërkombëtar që ka depërtuar në nivel botëror, duke e konsideruar edhe si një yll shpërthyes.

Vitin e kaluar ajo është prezantuar edhe me një koncert në Prishtinë, ku bashkë me babain e saj kanë intepretuar këngën “Beso në Diell”, këngë kjo e babait të saj, Dukagjin Lipës i cili bashkë me grupin ODA, kanë sjellë këtë hit.

Beso në Diell

Kur shtrëngata mbulon qytetin tonë
Mos u frikëso natën ti
Beso n’mua se unë besoj n’ty
Shiko rrufenë drejt në sy

Pas çdo shiu, dielli do të nxej
Unë dhe ti të lirë do t’shikojm lart
Dhe e dimë se nuk është, nuk është tmerr
Nuk është tmerr, por është shtrëngatë

Më beso se nuk je vetëm jo
Më beso të lutem ti
Më beso se do t’shkrij jetën
Dhe nuk do të jem larg nga ti

Beso në diell…

Kur shiu i ftohtë fytyrën ta mbulon
Vazhdo drejt ti, rrugë mos ndërro
Ngrite kokën dhe shiko lart
Se nuk është tmerr, por është shtrëngatë ./KultPlus.com
https://www.youtube.com/watch?v=hT5glJM7RMQ&app=desktop

Suksesi i Dua Lipës po i lumturon edhe politikanët, krenar edhe Shpend Ahmeti

Dy cmimet e Dua Lipas në Brit Awards, që shënon kështu edhe fitoren e parë të një artisti shqiptar në këtë ngjarje të madhe britanike, përpos që ka gëzuar qytetarët e Kosovës, një gëzim i tillë po reflektohet edhe te politikanët, shkruan KultPlus.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shfaqë gëzimin e tij për fitoren e Duas, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ku shihet një fotografi e tij bashkë me Duan.

Congrats Dua! Krenar me Dua Lipa! ka shkruar Ahmeti. Njëherit, suksesi i Dua Lipas në Brit Awards është edhe nominimi i saj në këtë event, pasi që, është artistja e parë britanike që ka shënuar kaq shumë nominime në një edicion, duke numëruar pesë nominime./KultPlus.com

Dua Lipa: Mbrëmë, nata më e mirë e jetës time (FOTO)

Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa mbrëmë u kthye me dy trofe nga nata e madhe e Brit Awards 2018 që mblodhi yjet e muzikës, shkruan KultPlus.

Ajo në këtë ceremoni arriti kulmin e suksesit të saj, që tashmë ka nisur me hitin “New Rules”. Dua Lipa, u ngjit dy herë në skenë për të marr çmimin “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”.

Sot, Dua Lipa përmes një postimi në “Instagram” ka shprehur emocionet e mbrëmjes së kaluar.
“Nuk mund ta besoj! Jashtëzakonisht e nderuar dhe e lumtur që u shpërbleva me çmimin “Artistja më e mirë” dhe “Artistja më e mirë debutuese”. Gjithmonë falënderuese për natën më të mirë të jetës time”, ka shkruar këngëtarja Dua Lipa./ KultPlus.com

The Sun: Rita Ora dhe Dua Lipa në mesin e yjeve më glamuroze të mbrëmjes

E përditshmja britaneze “The Sun”, menjëherë pas natës së madhe të Brit Awards, ka publikuar një shkrim për dukjen e yjeve në tapetin e kuq. Kryetitulli i këtij lajmi është pikërisht te këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, shkruan KultPlus.

Rita Ora, në këtë shkrim vlerësohet për stilin e saj të veçantë me fustanin e bardhë që bëri që e gjithë vëmendja të kthehet tek ajo. Ndërsa, në këtë shkrim një vëmendje të veçantë i kushtohet edhe këngëtares tjetër shqiptare Dua Lipës, e cila mbrëmë u paraqit me një fustan të gjerë ngjyrë rozë.

“E shumë nominuara, Dua Lipa që në fillim tërhoqi vëmendjen në fustanin ngjyrë rozë nga tyli”, shkruhet në shkrimin e “The Sun”.

Po ashtu në ketë tekst një theks i veçantë bie tek trëndafili i bardhë, që simbolizon solidarizimin me viktimat e abuzuar seksualisht. Kampanja “Time’s up”, tashmë nënkupton një lëvizje të njohur që fillimisht u shfaq në Amerikë.

Dua Lipa, mbrëmë nga Brit Awards mori dy trofe me vete, pasi që fitoj çmimin si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja debutuese”. Kurse Rita Ora dhuroi një performancë të mahnitshme të këngëve të saj të suksesshme.

Holly Willoughby, Maya Jama, Scarlett Moffatt, Aleesha Dixon, Jessie Ware përbëjnë listën e të komentuarve të tjerë në këtë shkrim. / KultPlus.com

Rita Ora dhe Dua Lipa në faqen e dytë të gazetës britaneze Metro (FOTO)

Dy këngëtaret shqiptare, Rita Ora dhe Dua Lipa mbrëmë kanë interpretuar në të njëjtën skenën, në skenën e madhe të ceremonisë Brit Awards 2018 që u mbajt në Londër, shkruan KultPlus.

Ndërsa sot pamjet e tyre janë bashkuar në një fotografi në faqen e dytë të gazetës së njohur Metro, ndërsa poshtë fotografive të tyre shkruhet “Fuqia e luleve”.

Dua Lipa mbrëmë ka bërë historinë në Brit Awards, si këngëtarja më e nominuar në gjithsej pesë kategori, prej të cilave ka arritur të marr çmimin “Artistja më e mirë femër” dhe “Artistja më e mirë debutuese”. Po ashtu Dua, pas çmimit të parë u ngjit në skenë me një performancë e hitit të saj “New Rules”.

Këngëtarja Rita Ora, përveç se u përfol për dukjen e mahnitshme, ajo po ashtu ndezi skenën e Brit Awards, me interpretimin e këngës së saj më të re “For You”, me Liam Payne, dhe hiteve të tjera të suksesshme. / KultPlus.com