Rita Ora del vullnetare për Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë

Këngëtarja 29-vjeçare, Rita Ora dhe motra e saj, Elena, janë në mesin e personave që janë angazhuar si vullnetarë pranë Shërbimit Kombëtar Shëndetësor në Britani të Madhe.

Ato kanë ofruar ndihmën e tyre për personat në moshë dhe të tjerët në nevojë, në këtë kohë të pandemisë së koronavirusit si dhe do të ndihmojnë në dërgimin e porosive, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi t’i kryejnë vet këto shërbime elementare, transmeton KultPlus.

E ëma e këngëtares së famshme, Vera Ora, për revistën “Hello!” citohet të ketë thënë: “Ajo është shumë e vendosur që ta jap kontributin e saj. Rita dhe motra e saj e madhe, Elena, janë në mesin e 750.000 njerëzve që kanë aplikuar për të ndihmuar në parandalimin e kësaj sëmundjeje që po na vjen te dera, dhe po e sforcon Shërbimin Kombëtar Shëndetësor. Ato do të jenë në mesin e njerëzve që shpërndajnë pajisje mjekësore, mbledhin receta, i kontrollojnë të moshuarit dhe i telefonojnë njerëzit e vetmuar dhe të cenueshëm të komunitetit tone.”

Revista “Hello!” po ashtu ka bërë të ditur se, Vera Ora e cila me profesion është psikiatre, ka vendosur të rikthehet në Shërbimin Kombëtar Shëndetësor për t’i ndihmuar pacientët me sëmundje mendore që të mos ekspozohen ndaj koronavirusit.

Edhe këngëtarja Ora, nuk ka hezituar ta lavdërojë nënë e saj për guximin që e ka shfaqur, me të vendosur të kthehet në vijën e parë të fronit dhe t’i shërbejë pacientëve të saj, në këtë kohë të pandemisë globale. / KultPlus.com

Rita Ora ‘ndezë’ atmosferën duke vallëzuar me këngë shqipe (VIDEO)

Në familjen e Rita Orës dje pati festë. Motra e Ritës, Elena festoi ditëlindjen e 30-të në një ceremoni të këndshme në mesin e familjarëve, miqve e të afërmve të saj.

Atmosfera që e përshkoi këtë aheng ishte e mrekullueshme, e madje në disa storie u pa Rita Ora teksa kërcente me këngë shqip, duke e shprehur si gjithmonë dashurinë për vendin e saj, shkruan rtv21.tv./ KultPlus.com

Elena Ora: Rita, shqiptarja e parë që fitoi në VMA

Këngëtarja Rita Ora është shpërblyer mbrëmë në Music Vide Award me çmimin “Best Dance”, për këngën e saj “Lonely Together”, shkruan KultPlus.

Rita Ora në këtë kategori konkurroi edhe me Dua Lipën e cila po ashtu ishte e nominuar me këngën e saj “One Kiss”.
Motra e saj e ka uruar në ‘Instagram’ duke e veçuar faktin se ajo është shqiptarja e parë që fiton çmim në Video Music Award.

“Qëllojani se kush fitoi! Shqiptarja e parë që ka fituar ndonjëherë një çmim në VMA!! Urime Ritës dhe ekipit të Aviciit. Avicii jetofsh gjithmonë përmes muzikës tënde”, ka shkruar në postimin e saj Elena Ora, motra e yllit botëror.

Ora ishte nominuar edhe në kategorinë me efektet më të mira vizuale, përsëri me këngën “Lonely Together”, në bashkëpunim me Aviciin. Mirëpo në këtë kategori ajo nuk u shpërblye./ KultPlus.com

Rita dhe Elena Ora krenare me gjyshin, një rrugë në Kosovë mban emrin e tij (FOTO)

Këngëtarja Rita Ora është një prej emrave shqiptarë më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare.

Ajo është e lindur më 19 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, nga prindërit Besnik dhe Vera Sahatçiu.

Jo rastësisht Rita është marrë me art, pasi një gjë të tillë e ka bërë edhe gjyshi i saj nga babai, Besim Sahatçiu.

Ai ka qenë regjisor e skenarist i njohur i filmave “Përroi vërshues”, “Nabujala reka”, “Trimi”, “Pasqyra”, “Lulepjeshkat e dashurisë” dhe projekteve tjera filmike ndër vite.

Rita ka treguar se është shumë krenare me gjyshërit e saj. Ndërsa sot ajo ka postuar një story në Instagram ku ka shpërndarë një tabelë që tregon emrin e një rruge në Kosovë, e cila bart emrin e gjyshit të saj, Besim Sahatçiu.

Ajo është shprehur krenare me gjyshin dhe e lumtur që kjo rrugën në qytetin e saj të lindjes mban emrin e gjyshit.

Një veprim të tillë e ka bërë edhe motra e saj e madhe, Elena Ora, e cila ka shpërndarë në Instagram një fotografi të dy gjyshërve bashkë.

“Gjyshërit e mi të mrekullueshëm. Inspirimi im për sot”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e fotografisë.
https://www.instagram.com/p/BmiV8i4njxj/?taken-by=elenaora
Tutje, Elena ka publikuar edhe fotografinë e tabelës që tregon rrugën e cila mban emrin e gjyshit të saj.

“Gjyshi im ka qenë nga regjisorët e parë nga Kosova, në një kohë kur ne nuk ishim të lejuar të bëjmë filma dhe të tregoheshim kreativë. Ata e kanë njohur kontributin e tij në kulturën dhe komunitetin e filmit, duke emëruar një rrugë me emrin e tij. Të dua (Unë isha mbesa e preferuar natyrisht)”, ka shkruar tutje Elena Ora në Instagram.
Përndryshe, edhe gjyshi nga nëna i artistes Rita Ora, Osman Bajraktari, ka qenë një emër i njohur për publikun shqiptar, pasi ai ishte ambasador i Kosovës në Rusi. /KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BmiYc7SnQnI/?taken-by=elenaora

Rita dhe Elena Ora si fëmijë (FOTO)

Rita Ora është këngëtarja shqiptare, që po pushton botën me muzikën dhe koncertet e saj, shkruan KultPlus.

Ajo së fundmi po shijon suksesin e dy këngëve hite “Anywhere” dhe këngës “For You”, bashkëpunim me këngëtarin Liam Payne. Ndërsa së fundmi po mahnit edhe me paraqitjet e saj nëpër evenimente prestigjioze.

Rita Ora është shpërngulur në moshën një vjeçare për në Angli, atje ku kaluar fëmijërinë e saj dhe është rritur profesionalisht, mirëpo Rita asnjëherë nuk e ka mohuar se vjen nga Kosova.
KultPlus sot ju sjellë një fotografi nga fëmijëria e Rita Orës, ku ajo shihet në krah të motrës së saj, Elena Ora.Fotografia është publikuar nga Micky Haxhiislami./ KultPlus.com

Rita dhe Elena Ora ndihmojnë femrat e prekura nga tragjedia në Londër (FOTO)

Rita Ora si dhe motra e saj Elena Ora, vajzat kosovare të cilat jetojnë në Londër, përkundër famës ato mundohen të jenë të kujdesshme edhe me të tjerët, shkruan KultPlus.

Të dy vajzat, bashkë me markën e famshme britanike të produkteve të grimit Rimmel, fytyrë e së cilës për një kohë të gjatë është Rita Ora, janë kujdesur që të ju dërgojnë disa dhurata nga produktet Rimmel, femrave të prekura nga zjarri në kullën Grenfell në Londër, me idenë që të shohin buzëqeshje në fytyrat e tyre.

Elena, ka postuar në Instastory një fotografi ku tregon për këtë gjest të bukur për gratë, të cilat humbën shtëpitë e tyre prej zjarrit që përfshiu këtë kullë. Përballë produkteve ajo ka treguar edhe mesazhin drejtuar këtyre grave.

“Ja një gjest i vogël për gratë e afektuara nga zjarri në Kullën Grenfell në Londër. Duke shpresuar që kjo mund t’ua rikthejë sado pak buzëqeshjen në fytyrë në këto momente të vështira. Nga Rita Ora, Elena Sahatçiu dhe Ekipi i Rimmel”, thuhet në mesazh. / KultPlus.com