Edicioni i pestë i RLIOF kulmon me Gala Mbrëmjen Rame Lahaj & Friends, nën përcjelljen e Orkestrës Simfonike të RTSH-së

Vjollca Duraku

Nën qiell të hapur, publiku i Prishtinës mbrëmë pati rastin të përjetoj çaste të paharrueshme në mbrëmjen GALA të festivalit Rame Lahaj International Opera Festival, përmes zërit kristal të solistëve Nino Machaidze, Drio Russo dhe nikoqirit Ramë Lahaj. Ky koncert i cili shënoi përmbylljen e edicionit të pestë të festivalit RLIOF erdh në bashkëpunim me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar, nën drejtimin e dirigjentit Roberto Rizzi Brignoli.

“Ëndrra pa kufi, Opera pa Mure” ka qenë motoja e këtij edicioni, që vjen si thirrje për të ndjekur ëndrrat dhe për t’i tejkaluar sfidat. Brenda 10 ditësh sheshet e Prishtinës u shndërruan në teatro operistikë, ku adhuruesit e muzikës klasike patën mundësi të shijojnë madhështinë e veprave më të njohura vendore dhe botërore nga artistë të shquar të skenave prestigjioze.

Mbrëmja e shumëpritur GALA filloi me interpretimin e “Overture”-I vespri siciliani të Giuseppe Verdit nga Orkestra Simfonike e RTSH, e cila përmes tingujve të veçantë të ftonte në përgatitje dhe përqendrim për pjesën ku solistët do të shkriheshin së bashku me shpirtin e tyre, duke jehuar në çdo cep si notë e tingull. Gjatë kësaj kohe, të gjithë ata që ende nuk kishin zënë ulëset e tyre, iu dha mundësia që të rehatoheshin përfundimisht, dhe të shijonin koncertin plotë mrekulli.

Skenës së improvizuar me shkëlqim fishekzjarrësh iu shtua ndriçimi kur instrumenistëve iu bashkangjit edhe sopranoja Nino Machaidze me veprën “Odieu! Que do bioux”- Faust nga Charles Gounod. Kjo vepër nxirrte në pah zërin e kumbues të solistes që përhapej si dritë në tërë hapësirën e sheshit “Skënderbeu”, ku të ulur gjendeshin mijëra shikues. Timbri i saj i ngrohtë të ftonte në një përjetim të ndjerë duke prekur thellë shpirtin njerëzor.

Dinamika e koncertit ndryshoi kur në skenë u shfaq bass-i Dario Russo me veprën “Madamina, il catalogo e questo”- Don Giovani nga më i zëshmi kompozitor i muzikës klasike Wolfgang Amadeus Mozart. Me një zë që peshonte rëndë, si metal i çmuar, tokëzonte atë prani hyjnore të një kompozimi brilant të realizuar shekuj më parë. Një kontroll i kujdesshëm i teknikës vokale, i mundësonte atij një interpretim të jashtëzakonshëm edhe përkundër ngritjeve dhe uljeve të tonit që shpërndahej lehtësisht brenda hapësirës së përcaktuar për një koncert të tillë.

Ndërkaq emocioni i nikoqirit të mbrëmjes, Ramë Lahaj, me veprën “Questa o quella” i dha natës një ëmbëlsi që pushtoi skenën në tërësi. Të kënduarit e tij plotë jetë, u jepte jetë ëndërrave të shumë artistëve të rinj që me sy plotë ëndje ndiqnin performancën e tenorit që e ka jetuar ëndërrën e tij në skena të ndryshme botërore. “Besame mucho” erdh si një himn me elegancë të theksuar që prekte lehtësisht zemrat e publikut.

Veprat “Shiu i verës”, “O moj bukuroshe”, “Po më shkon si zog n’hava” dhanë një shkarkim energjik gëzimi dhe nostaligje për këto perla të cilat ndër vite kanë qenë pjesë e pandashme e shpirtit të popullit. Kënga e preferuar e tenorit Lahaj, “Bishtalecat palë-palë”, e cila vazhdon të jehojë gjithandej nga shkel këmba e solistit shënoi kulmin e edicionit të pestë të RLIOF, edicion ky që u nderua nga një emision i pullave postare për tenorin Lahaj- si një nga zërat më të dalluar të operës moderne ndërkombëtare.

Ramë Lahaj tha se ndihet i privilegjuar për këtë moment sipas tij të veçantë, duke theksuar se  përpjekjet e tij ndër vite kanë qenë të përqendruara në promovimin e imazhit të Kosovës përmes muzikës.

“Ndjej privilegj, janë këto momente që realisht më frymëzojnë, më inspirojnë, më japin përgjegjësi për të bërë atë që kam provuar të bëj viteve fundit, duke menduar që po kontribuoj të promovojë imazhin e Kosovës duke sjellë këngën shqipe nëpër katër kontinente e globin në botë pesë vjetët e fundit. Është moment inspirimi sepse unë sapo kam ardhur nga sezoni i fundit operistik…”, ka thënë Lahaj.

Pjesë e koncertit ishte edhe vepra “Moj e bukura more” e interpretuar me mallëngjim nga arbëreshja 83- vjeçare Angela Dell Aquila, dhe publiku i cili ishte thellësish i prekur nga kjo performancë. Kurse “Për ty atdhe” që u soll nga Dario Russo ishte një moment tejet i veçantë po ashtu. Vepra “Lippen Schweigen”- Die lusige Witwe nga Franz Lehar dha një skenë jashtëzakonisht të bukur romace të luajtur mrekullisht nga Ramë Lahaj dhe sopranoja Nino Machaidze.

Veprat tjera që u interpretuan në këtë mbrëmje plotë magji ishin: “Mesicku na nebi hlubokem”- Rusalka- Antonin Dvorak, “La calunnia  e un venticello”- ll barbiere di Siviglia- Giochino Rossini, “Recondita amonia”-Tosca- Giamo Puccini, “Pleurez! Pleurez mes yeux!- Le Cid- Jules Massenet, “Di due figli… Abbietta zingara”- ll Trovatore- Guiseppe Verdi, “Quanto amore ed io spietata”- L’elisir d’amore- Gaetano Dinozetti, “Fandango”- Dona Francisquita”- Amadeo Vives, “Les filles de Cadix”- Leo Delibes.

Pjesë e mbrëmjes ishte edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit Lorik Cana, i cili ka shpalosur një material promovues për Dokumentarët e realizuar për Arbëreshët.

“Këtë vit, duke qenë përvjetori i pestë doja të bashkoheshim me Ramën në një projekt që po e bëj me fondacionin Lorik Cana. Është fjala për botën arbëreshe. Bota në mes të dy arbërive: Arbërisë Italiane dhe Arbërisë Shqiptare. Pas të gjithë këtyre Dokumentarëve që janë bërë në Tiranë, Milano, Cyrih, New York e pyeta Ramën nëse do të kem mundësi që të sjell një shije arbëreshe në këtë mbrëmje madhështore. Me shumë kënaqësi pranoi. Dokumentarët do të dalin tani. Kanë bërë një rrugëtim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Cana.

Pas koncertit plot ndjesi të bukura, solistja Nino Machaidze në një prononcim për media ka thënë se interpretimi në mbrëmjen Gala të RLIOF ka qenë një përvojë e mrekullueshme.

“Absolutisht është e mahnitshme energjia që ndjemë që nga minuta e parë që mbërritëm këtu, për të qenë pjesë e provave dhe gjithçkaje në të gjithë ekipin e këtij Festivali. Ata janë të gjithë kaq të mrekullueshëm dhe e bëjnë këtë punë me shumë dashuri. Dhe rezultati është ky, sepse kur bën diçka me dashuri dhe me zemër rezulton në diçka në një nivel të lartë. Ishte një energji e mrekullueshme, dhe një kënaqësi e madhe të këndoja këtu”, ka thënë sopranoja, duke e theksuar edhe miqësinë me tenorin Lahaj dhe rendësin që ka ky aspekt për të dhuruar një koncert fantastik.

“Para së gjithash ne jemi miq dhe, siç e dini, kur miqësia ekziston, ndodhin gjithmonë gjëra magjike. Ishte e mrekullueshme për mua të performoja herën e parë së bashku në këtë skenë”, ka thënë ajo.

Ndërkaq, solisti Dario Russo i cili para një viti kishte realizuar një master class në Kosovë, tha se gjatë tërë procesit për realizimin e këtij koncerti është ndier “si në shtëpi”.

“Dhe u ndjeva vërtet si në shtëpi dhe ndjeva një energji të jashtëzakonshme që nuk di si ta shpjegoj me fjalë, por është diçka që e percepton në nivelin e lëkurës dhe është diçka që më emocionoi vërtet dhe më pëlqen shumë. Kjo përvojë e përjetuar në Prishtinë është diçka që nuk ka çmim”, ka thënë Russo.

Dirigjenti Roberto Rizzi Brignoli tha se ndihej shumë i lumur që kishte arritur të realizonte këtë eksperiencë të veçantë para publikut në sheshin e Prishtinës.

“Koncerti ishte shumë, shumë emocionues, plot dashuri, me të vërtetë plot emocione kur e shikon këtë, ky është një shesh plot me njerëz, është një moment vërtet i mrekullueshëm. Reagimi i publikut ishte shumë i bukur, shumë i fuqishëm dhe shumë i rëndësishëm për ne. Unë jam shumë i lumtur sepse orkestra e RTSH-së ishte e mrekullueshme dhe programi ishte shumë interesant sepse ne i ndryshuam këngët nga opera në opereta. Ne bëmë gjithçka për këtë koncert”, ka përfunduar dirigjenti Brignoli.

Me Gala Mbrëmjen Rame Lahaj & Friends ka përfunduar edhe edicioni i pestë i festivalit Rame Lahaj Internationa Opera Festival, i cili këtë vit është realizuar me moton “Ëndrra pa kufi, Opera pa Mure” nga data 23 korrik deri më 2 gusht 2025./ KultPlus.com

Serialet më të suksesshme në histori: Ja pesë më të mirët

Në botën e argëtimit televiziv, disa seriale kanë arritur të thyejnë rekorde shikueshmërie dhe të bëhen fenomene globale. Këto prodhime kanë tërhequr miliona shikues dhe kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kulturën popullore. Ja cilat janë pesë serialet me të shikuara dhe të vlerësuara që kanë thyer rekorde në mbarë botën:

Game of Thrones (2011-2019)

Me tetë sezone, Game of Thrones u bë një fenomen botëror dhe një nga serialet më të shikuara ndonjëherë. Episodet e fundit të serisë, veçanërisht finalja e sezonit të tetë, tërhoqën më shumë se 19 milionë shikues vetëm në SHBA, duke thyer rekorde të HBO-së. Seria e bazuar në librat e George R.R. Martin përmbante një kombinim të dramës epike, betejave spektakolare dhe kthesave të papritura që mbajtën audiencën të lidhur për vite me radhë.

Breaking Bad (2008-2013)

Breaking Bad u konsiderua një nga serialet më të mira të të gjitha kohërave dhe ka thyer disa rekorde shikueshmërie. Sezoni i fundit tërhoqi miliona shikues dhe finalja e serisë arriti një audiencë rekord me më shumë se 10 milionë shikues në SHBA. Ky thriller dramatik mbi një mësues kimie që kthehet në një prodhues droge, interpretuar nga Bryan Cranston, ka fituar një numër të madh çmimesh dhe një vend të veçantë në historinë e televizionit.

Friends (1994-2004)

Friends është një nga komeditë më ikonike të të gjitha kohërave. Ky serial i famshëm vazhdon të mbetet një hit global, madje edhe dekada pas transmetimit të tij për herë të fundit. Finalja e serisë, e cila u transmetua në maj të vitit 2004, tërhoqi rreth 52.5 milionë shikues në SHBA, duke e bërë atë një nga finalet më të shikuara të serialeve televizive. Friends mbetet i popullarizuar në platforma të ndryshme streaming dhe është ndër serialet më të ritransmetuara të të gjitha kohërave.

The Walking Dead (2010-2022)

Seria e zhanrit horror-dramatik, The Walking Dead, ka mbajtur rekorde të jashtëzakonshme për shikueshmëri, veçanërisht në sezonet e saj të hershme. Ky serial, që ndjek një grup të mbijetuarish në një botë të pushtuar nga zombitë, arriti kulmin në sezonin e pestë me më shumë se 17 milionë shikues për premierën e tij, duke vendosur një rekord të ri për rrjetin AMC.

Squid Game (2021)

Seriali korean Squid Game bëri një shpërthim të madh global kur u lansua në Netflix në vitin 2021. Ai u bë shpejt seriali më i shikuar në histori të platformës, duke thyer rekorde me mbi 1.65 miliardë orë të shikuara në katër javët e para pas lançimit. Me një premisë unike dhe tension të lartë, Squid Game ka fituar një vend të përhershëm në listën e serialeve më të suksesshme të të gjitha kohërave.

Këto seriale jo vetëm që kanë tërhequr një audiencë masive, por kanë formuar edhe bisedat kulturore dhe kanë lënë një trashëgimi të qëndrueshme në botën e argëtimit. Shikueshmëria e tyre rekord tregon fuqinë e një historie të mirë dhe aftësinë e televizionit për të bashkuar audiencën globale në mënyra të papara më parë./KultPlus.com

Yjet e ‘Friends’ reagojnë pas vdekjes së Matthew Perry-t

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për të nderuar aktorin e ndjerë, Matthew Perry, i cili vdiq të shtunën në moshën 54-vjeçare.

“Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew,” thanë pesë aktorët. “Ne ishim më shumë se thjesht kolegë. Ne jemi nje familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të përballuar këtë humbje të pamatshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, si dhe kur të kemi mundësi. Tani për tani, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matty-t, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.”

Perry, i cili u bë i famshëm me rolin si Chandler Bing në “Friends”, u gjet pa shenja jete në vaskë në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Një autopsi, në pritje të raportit toksikologjik, do të përcaktojë shkakun e vdekjes. / KultPlus.com

Sot 30 vite më parë u shfaq për herë të parë seriali ikonik “Friends”

Kanë kaluar saktësisht tridhjetë vjet nga premiera e serialit më të suksesshëm të Sitcom, “Friends”.

Episodi i parë u transmetua më 22 shtator 1994 në NBC, me 6 miq në Nju Jork. Që atëherë, seriali ishte i vendosur të thyente çdo rekord shikueshmërie.

Epilogu u shkrua më 6 maj 2004 dhe episodi i fundit u shikua nga 52.5 milionë shikues amerikanë.

Kjo e bëri atë finalen e pestë më të njohur të serialeve në historinë e televizionit botëror dhe episodin më të njohur televiziv të viteve 2000.

Deri më sot, Joe, Monica, Rachel, Ross, Chandler dhe Phoebe “shfaqen” çdo ditë në miliona shtëpi, me fansat që shikojnë episodet e shfaqjes pa pushim./KultPlus.com

‘Friends’, gabimi që vunë re fansat e serialit një dekadë pas përfundimit të tij

Seriali shumë i dashur, “Friends” është shfaqur dhe shikuar pafundësisht gjatë tre dekadave të fundit, por shumë fansa sapo kanë vënë re një gabim, i cili po bëhet viral në rrjetet sociale ditët e fundit.

Shfaqja ishte një produksion i madh që u xhirua nga viti 1994 deri në 2004, përpara një audience live në studio, kështu që nuk është çudi që ata përdorën teknika si ‘stand-in’ për të marrë të gjitha pozat që u nevojiteshin në kohë. Megjithatë, të shohësh një aktore zëvendësuese në një film relativisht të rëndësishëm në sezonin 9 nuk është diçka që mund të mbahet e fshehtë për një kohë të gjatë.

Ky moment i sapo publikuar vjen nga sezoni 9, episodi 15, “The One With the Mugging” dhe zhvillohet në mjedisin ikonik të banesës së Monikës. Gjatë episodit, Rachel (Jennifer Aniston) dhe Monica (Courteney Cox) flasin me Joey (Matt LeBlanc) për një audicion të madh. Monica ulet në tavolinë, ndërsa Joey dhe Rachel mbështeten pas banakut dhe në një moment kamera kalon shpejt nga një pamje e afërt e Monicës në një pamje nga afër të Joeyt.

Ndërkohë, Rachel shfaqet në skenë, bionde dhe e veshur me një bluzë me ngjyrë të çelur. Ajo që ka shkaktuar më shumë reagime është se zëvendësuesja e saj është krejtësisht ndryshe, ajo ka flokë kafe të errët dhe ka veshur një këmishë të kuqe. Ndonëse është plotësisht e kuptueshme që një shfaqje si “Friends” përdor ‘stand-in’, shumë fansa e kanë të vështirë të besojnë se një pamje e tillë e pavend arriti në prerjen përfundimtare, dhe se kaloi pa u vënë re për kaq shumë vite.

“Friends” ka pasur shumë gabime të tjera gjatë rrjedhës së dhjetë sezoneve të tij, dhe shumë prej tyre janë shënuar në forumet e fansave në të kaluarën./KultPlus.com

Një brez i tërë fëmijësh e shohin ‘Friends’ si ofendues, thotë Jennifer Aniston

Aktorja Jennifer Aniston ka thënë se një gjeneratë e tërë fëmijësh tani i duket ofendues seriali ‘Friends’.

Aktorja që bëri emër në sitcom-in e suksesshëm të viteve ’90 tha se puna në komedi është bërë gjithnjë e më e vështirë, pasi humoristët tani “nuk lejohen të tallen me jetën”.

“Ka një brez të tërë njerëzish, fëmijë, të cilët tani po kthehen në episodet e Friends dhe i konsiderojnë ato fyese”, tha Aniston.

“Kishte gjëra që nuk ishin kurrë të qëllimshme dhe të tjera… mirë, duhet ta kishim menduar… por nuk mendoj se kishte një ndjeshmëri si tani”.

Një komedi për jetën e gjashtë të rinjve nju-jorkezë, tre burra dhe tre gra, ‘Friends’ u shfaq në NBC midis viteve 1994 dhe 2004. Seriali i bëri aktorët tejet të famshëm dhe mbetet jashtëzakonisht i shikuar.

“Tani është pak e ndërlikuar sepse duhet të jesh shumë i kujdesshëm, gjë që e bën vërtet të vështirë për humoristët, sepse bukuria e komedisë është se ne tallemi me veten, tallemi me jetën”, u shpreh aktorja.

“Në të kaluarën mund të bëje shaka me një fanatik dhe të qeshësh – kjo ishte histerike. Dhe bëhej fjalë për edukimin e njerëzve se sa qesharak ishin njerëzit. Dhe tani nuk na lejohet ta bëjmë këtë”.

Aniston nuk është e vetme në mesin e komedianëve apo aktorëve komikë që sugjeron se progresivizmi dhe ndjeshmëria janë bërë pengesa për krijimtarinë. Komedianë, përfshirë Chris Rock dhe Dave Chappelle, së fundmi kanë thirrur për “kultura të zgjimit”. Nga ana tjetër, të dy janë kritikuar për shaka fyese dhe për grupe që sfidojnë “zgjimin”.

Disa shikues kanë kritikuar ‘Friends’ për mungesë diversiteti. Të gjithë personazhet kryesore janë të bardhë dhe në shfaqje rrallë paraqiteshin njerëz me ngjyrë. Të tjerë kanë vërejtur shaka që tani shihen si homofobike ose transfobike. /Klankosova.tv/ KultPlus.com

Vdiq aktori i njohur i ”Friends”, Mike Hagerty

Aktori dhe personazhi i njohur i ”Friends”, Mike Hagerty ka vdekur në moshën 67-vjeçare.

Lajmi është bërë i ditur nga mikja e tij, Bridget Everett, në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale të premten.

“Me pikëllim të madh, familja e Michael Hagerty njoftoi dje për vdekjen e tij në Los Angeles. Një aktor i dashur i personazheve, dashuria e tij për qytetin e tij të lindjes, Çikago dhe familjen e tij ishin gurët e themelit të jetës së tij. E doja Majkun në momentin kur e takova. Ai ishte kaq i veçantë, i ngrohtë, qesharak, nuk takova kurrë një të huaj”, ka shkruar Everett.

Gjatë viteve, aktori grumbulloi një listë të gjatë të roleve të të ftuarve televizivë, kryesisht në komedi, por edhe në drama si “ER” dhe “Deadwood”.

Përveç “Friends”, ku luajti super ndërtesën e zotit Treeger, ai u shfaq në një episod të paharrueshëm të “Seinfeld” si pronar i një dyqani veshjesh dhe pati role të përsëritura në komeditë “Lucky Louie” (me protagonist Louis CK). “The George Carlin Show” dhe së fundmi “Brooklyn Nine-Nine”.

Të shumta kanë qenë mesazhet e tjera prekëse nga miqtë e ata që e njohën nga afër Mike./21Media/ KultPlus.com

Vdes në moshën 59-vjeçare aktori i ‘Friends’, James Michael Tyler

Aktori amerikan, James Michael Tyler, i cili më së miri njihet si Gunther në serialin televiziv “Friends”, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën në mëngjes”, tha një deklaratë nga menaxheri i tij.

“Nëse e keni takuar një herë, keni bërë një shok për jetën. Ai ka lënë pas vetës gruan e tij, Jennifer Carno, dashuria e jetës së tij”, thuhet tutje në deklaratë, shkruan BBC.

Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.

“Dëshirë të ndihmonte sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ai ndau me guxim historinë e tij dhe u bë një aktivist për ata me prostatë që të bënin një test gjaku që në moshën 40-vjeçare”, tha menaxheri i tij.

Gunther punoi si kamerier dhe menaxher në kafenenë e shfaqjes, Central Perk.

Ai ishte i dashuruar me personazhin e Jennifer Aniston, Rachel gjatë gjithë serialit, e cila gjithashtu punoi atje si kamariere në sezonet e hershme të shfaqjes.

Në maj, Tyler bëri një paraqitje të shkurtër në ribashkimin special të “Friends” përmes Zoom.

Michael vazhdoi të performonte në vitet e fundit ndërsa po trajtohej për kancer.

Ai luajti në dy filma të shkurtër – “The Gesture and the Word”, dhe “Processing” duke fituar çmime për aktorin më të mirë në festivale të ndryshme filmi./KultPlus.com

Shënohet 27 vjetori i debutimit të serialit ‘Friends’

Janë bërë 27 vite nga debutimi i “Friends”, dhe seriali i famshëm është ende një ndër serialet më të pëlqyera, përcjell KultPlus.

Seria ikonike e viteve ’90 bëri bashkë Jennifer Aniston, Courtney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer duke i paraqitur ata si miqtë më të famshëm të Central Park. Pavarësisht kalimit të kohës, seriali mbetet ndër më të shikuarit dhe më të dashurit për adhuruesit e komedisë.

Seriali përshkruan historinë e gjashtë miqve -Monica, Chandler, Joey, Rachel, Phoebe dhe Ross, të cilët pasi u shpërngulën dhe u vendosën në Manhattan, ndajnë jetën e tyre të përditshme.

Popullariteti i madh i serisë amerikane bëri që miqtë më të famshëm ndonjëherë të bashkoheshin edhe njëherë këtë vit në “Friends: The Reunion” që u publikua në platformën HBO me një edicion special prej 2 orësh. / KultPlus.com

Dy aktorët e “Friends” në lidhje dashurie në jetën reale

Është raportuar se Jennifer Aniston dhe David Schwimmer janë në lidhje dashurie.

Aktorët e serialit “Friends” kanë rrëfyer hapur ndjenjat e tyre sekrete në “Friends: The Reunion”.

Tani, Rachel Green dhe Ross Geller po qojnë marrëdhënien e tyre në një tjetër nivel!

“Pas ribashkimit, u bë e qartë se e kaluara solli tek ndjenja dhe kimi që ishte gjithnjë aty”, tha një burim për Closer.

 “Ata filluan të mbanin kontakte dhe muajin e kaluar David udhëtoi nga New York për të në Los Angeles që të vizitoje Jennifer”./KultPlus.com

Aktori i serialit ‘Friends’ diagnostifikohet me kancer

James Michael Tyler aktori që luajti personazhin e “Gunther” në serialin Friends, ka treguar se vuan nga kanceri i prostatës.

Ai gjtihashtu tregoi se pasi sëmundja nuk u zbulua herët ka përfshirë edhe kockat e tij.

“Jam diagnostifikuar me kancer në prostatë, i cili gjithashtu më ka prekur edhe kockat”, shpegoi Tyler. “Tash e tri vite jam duke u përballur me këtë diagnozë.. Është në shkallën e katërt tani”.

Ai tregoi se është duke u trajtuar me kimioterapi dhe kjo ishte arsyeja që ai nuk mori pjesë në ribashkimin e ‘Friends’, por vetëm u lidh përmes platformës Zoom./ KultPlus.com

‘Friends’ ka ndihmuar njerëzit që të mësojnë anglishten

E vërtetë apo e gabuar: Në shfaqjen televizive “Friends”, Monica Geller ishte e ftuar në dasmën e Rachel Green.

Pyetja është pjesë e një testi anglishteje për studentët ndërkombëtarë në San Hoze të Kalifornisë, që bazohet tërësisht në episodin pilot të shfaqjes, raporton The New York Times, përcjell KultPlus.

Ajo është krijuar nga Elif Konus, një mësuese nga Turqia, e cila dikur shikonte “Friends” për të përmirësuar anglishten e saj.

Klasa dhe zakonet televizive të mësuesit, ilustrojnë një fenomen ndërkombëtar që u shfaq në vitet 1990 dhe ka qëndruar në breza të tërë: Të rinjtë që nuk janë anglishtfolës amtarë, duket se kënaqen duke mësuar gjuhën me ndihmën e serialit.

Shtatëmbëdhjetë vjet pas episodit të fundit të “Friends”, studentët dhe edukatorët thonë se shfaqja, funksionon mirë si një burim mësimi. / KultPlus.com

BBC liston momentet më të mira nga ribashkimi i ‘Friends’

Të enjten mbrëma u publikua emisioni ku kasti i serisë së famshme amerikane “Friends” u bashkuan për diskutim, 17 vjet që kur kjo seri ka përfunduar.

Në fillim të programit Matt LeBlanc thotë se gjithçka po i duket më e vogël tani në sheshxhirim, dhe më pas ata pohojnë se ka episode që as që iu kujtohen t’i kenë xhiruar.

Gjatë programit po ashtu pati edhe fragmente nga prapaskenat e serisë që publiku nuk i kishte parë më herët.

Moment prekës ishte rrëfimi i Mathew Perry-t kur tha se gjatë tërë kohës e ndiente presionin e vlerësimit nga audienca dhe nevojën që ata të qeshnin.

Gjatë programit pati edhe rrëfime te tjera, sikur ai kur LeBlanc e kishte lëvizur supin nga vendi gjatë një skene të serisë, apo kur e luajtën kuizin e famshëm që e luanin në seri.

Pikë interesante ishin edhe mysafirët specialë të serisë si Justin Bieber, James Corden, Malala Yousafzai.

Në program u mësua nga producentët që Matt LeBlanc krejt në fund kishte arritur pas një gare të ngushtë me Louis Mandylor, që ta siguronte rolin e Joey Tribbiani-t.

Te “Friends” pati mysafirë edhe nga ata që kishin luajtur personazhe dytësore por me të cilët ishin familjarizuar fansat e zjarrtë të “Friends”.

Për fund, filmi i përfolur i “Friends”, sipas atyre që u thanë, nuk do të realizohet kurrë pasi që seria ishte përfunduar, sipas tyre, ashtu si i kishte hije. /klankosova/ KultPlus.com

Publikohet trailer-i ‘Friends’ (VIDEO)

Platforma “HBO Max” ka publikuar trailerin e parë për ribashkimin e kastës së aktorëve të serialit ikonik “Friends”, që do të rikthejë në ekran gjashtë aktorët kryesorë të ekipit. Por në vend se ta xhirojnë një episod të ri, aktorët janë bashkuar për një paraqitje pa skenar për ta rikujtuar kohën që e kanë kaluar në serial.

Rikthimi i planifikuar do të transmetohej vitin e kaluar, por ishte pezulluar për shkak të situatës me pandeminë. Në vijim BBC-ja ka numëruar shtatë gjërat që i shpalos trileri i ribashkimit, transmeton KultPlus.

Nuk mungojnë mysafirët specialë

Lista e gjatë e yjeve që do të merrnin pjesë, fillimisht kishte nxitur një lloj frike. Jo që kemi diçka kundër David Beckhamit, Lady Gagas, BTS-it, Mindy Kalingit, Justin Bieberit, Malala Yousafzait dhe Cindy Crawfordit – por thjesht mbizotëronte brenga se prania e kaq shumë yjeve do t’ia kufizonte kohën e ekipit për t’u paraqitur. Lajmi i mirë është se producentët i kanë paraqitur mysafirët në mënyrë të mençur.

Një pjesë interesante e trilerit ishte paraqitja e Cara Delevignes, veshur me fustanin ngjyrë rozë të Rachelit nga episodi “The One with Barry and Mindy’s Wedding”.

Aktorët janë plakur

Jemi aq të shokuar po aq sa ju, por pothuajse pas dy dekadash, disa prej aktorëve kanë rrudha dhe flokë të thinjura. Për shembull, kur Chandler dhe Joey shtriheshin në kolltukët e tyre të veçantë, dukeshin si dy shokë dhome nga New Yorku, në të njëzetat e tyre. Tani Matthew Perry dhe Matt LeBlanc duken sikur kanë nevojë për pushim (sikurse të gjithë ne).

Skenat më interesante

Aktorët do t’i rikrijojnë disa prej skenave më interesante, përfshirë edhe atë nga “The One Where Everyone Finds Out” gjatë së cilës Lisa Kudrow dëgjohet duke bërtitur si Phoebe: “My eyes! My eyes!”. Pastaj vjen ritakimi i Phoebes me kitare dhe loja me pyetje nga Ross, ku një ndër to është se sa e gjatë ka qenë letra e Rachelit për Rossin.

Chandler MUND të qajë

Chandler ishte personazh që vështirë se i shfaqte ndjenjat – madje deri në atë pikë saqë skenaristët ia kushtuan tërësisht një episod.

“The One Where Chandler Can’t Cry” do ta befasojë grupin për faktin se sa rrallë Chandler mërzitet, kurse Monica mundohet të krijojë skenarë të ndryshëm për ta shtrënguar atë që të derdh lot. Por në jetën e vërtetë, aktori nuk e ka aspak problem që t’i shfaqë ndjenjat.

Në trailer, Perry dëgjohet duke thënë: “Në rregulli, do të qaj tani”, kurse Aniston ai vë dorën mbi sup.

Rikthimi i personazheve dytësore

James Michael Tyler (Guntheri), Reese Witherspoon (motra e Rachelit, Jill) dhe Elliott Gould e Christina Pickles (prindërit e Rossit dhe Monicas, Jack dhe Judy) janë në mesin e yjeve që u janë rikthyer ekraneve. Edhe disa prej personazheve të tjera janë spikatur në triler. Paraqitet një pjesë e shkurtër e Tom Selleckut (ish-i dashuri i Monicas, Richard), por edhe shprehja “Oh. My. God!” nga Maggie Wheeler (Janice). Ndonëse disa fansa janë dëshpëruar me mungesën e Paul Ruddit (bashkëshorti i Phoebet, Mike).

Ross dhe Rachel ISHIN ndarë

Kështu mendon madje edhe Jennifer Anistoni. Në fakt Corden ua bën këtë pyetje gjashtë aktorëve dhe të gjithë pajtohen se ishin ndarë dhe se Ross teknikisht nuk ka bërë diçka të gabuar që ka fjetur me vajzën nga fotokopja.

Cortney Cox mezi e mësonte skenarin

Në rolin e motrës së Rossit, shoqes së ngushtë të Rachelit dhe në fund bashkëshortes së Chandlerit, Monica ishte në qendër të serialit.

“Ti je ngjitësi që e mban së bashku këtë grup”, i kishte thënë Ross në episodin “The One With the Pediatrician”. Por, në jetën e vërtetë, Courtney Cox duket se e kishte të vështirë që ta mbante në mend skenarin.

Në triler, aktorët e vizitojnë apartamentin e Monicas dhe Rachelit dhe një nga momentet qesharake aty është kur Matt LeBlancu e lëviz pjatën me fruta në kuzhinë, duke thënë: “A është i shkruar ende skenari i Courtney në tavolinë?”. /bbc/ KultPlus.com

Bëhet e ditur data e lansimit të shout special ribashkues “Friends”

Ribashkimi i shumëpritur për edicionin special të shout televiziv “Friends”, më në fund është bërë me datë të lansimit dhe triler të ri, pas vonesave të gjata të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.

Me titull “Friends: The Reunion”, ky projekt do të jetë në dispozicionin e fansave përmes platformës HBO Max, nga 27 maji i këtij viti. Ribashkimi u mundësua pasi e gjithë kasta e aktorëve të serialit origjinal, arritën të xhirojnë së bashku muajin e kaluar.

“Friends” është një prej serialeve më të suksesshme televizive, që u transmetua nga viti 1994 deri më 2004 si dhe i përfshinte mbi 200 episode. Shou i shtjellonte historitë e gjashtë miqve nga New Yorku, Ross dhe Monica Geller të cilët ishin vëlla e motër, Chandler Bing dhe Joey Tribbiani, të cilët jetonin bashkë në një apartament dhe Rachel Green dhe Phoebe Buffay.

Shou i ri 10 episodesh ka gjetur gjenerata të reja të adhuruesve falë ritransmetimeve nëpër televizione të ndryshme, dhe në platformën digjitale Netflix.

Të gjashtë aktorët e serialit, Matthew Perry, Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, do të marrin pjesë në këtë projekt të ardhshëm.

Krahas tyre në role dytësore rikthehen aktorët, Maggie Wheeler, James Michael Tyler, Reese Witherspoon, Tom Selleck, Elliott Gould dhe Christina Pickles.

Ndër mysafirët e famshëm që do të kenë paraqitje të shkurtër në shoun, “Friends: The Reunion”, janë: David Beckham, Lady Gaga, grupi “BTS”, Cara Delevingne, Mindy Kaling, James Corden, Malala Yousafzai dhe Justin Bieber.

Një triler i shkurtër i këtij edicioni special është publikuar të enjten, ku shfaqen gjashtë aktorët e famshëm duke ecur përkrahë njëri-tjetrit, të shoqëruar nga tingujt e kolonës zanore ikone të shout, “I’ll Be There For You”.

Në nëntor të vitit të kaluar u bë i ditur lajmi se një ribashkim i plotë i ekipit të serisë së popullarizuar është në realizim e sipër, me qëllim të festimit të 25-vjetorit të publikimit të “Friends”. / KultPlus.com

Rikthehet ‘Friends’, zbulohet data e premierës

Tashmë është bërë e ditur se seriali i famshëm ”Friends” do të rikthehet për publikun në HBO Max, më datë 27 maj të këtij viti, përcjell KultPlus.

“Eshtë zyrtare! Premiera e Friends do të jepet në 27 maj në HBO Max. A mund të jemi më të emocinuar se kaq?”, shkroi Jennifer Aniston në llogarinë e saj të Instagram-it.

Deri më tani dihet se Jennifer Aniston, Courteney Cox, Matt Le Blanc, Lisa Kudroë, David Schwimmer dhe Matthew Perry, nuk do të luajnë bazuar mbi një skenar apo karakteret që jemi mësuar t’i shohim përgjatë viteve. / KultPlus.com

Justin Bieber me rol në serialin ‘Friends’

Ylli 27-vjeçar i muzikës pop, Justin Bieber, do ta ketë një paraqitje të vogël në shoun ribashkues “Friends”. Këngëtari është bindur nga producentët e këtij projekti special që ta vesh kostumin e famshëm të personazhit Ross Geller, të njohur me emrin ‘Spudnik’ e që në fakt është një patate.

Kështu, Bieber do të jetë pjesë e një episodi të shout ikonik të cilin publiku ka kohë që po e pret të rikthehet në ekran.

“Justin ishte i nderuar që është bërë pjesë e këtij projekti dhe nuk i ka penguar se i është dashur ta vesh këtë kostum qesharak”, citohet të ketë thënë një burim për gazetën “The Sun”, transmeton KultPlus.

Në episodin në fjalë, Bieber do të luajë krahas aktorëve Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer, të cilët i përsërisin rolet e tyre të serialit ikonik.

Angazhimi i këngëtarit në këtë projekt special po konsiderohet një arritje e madhe për shefat e platformës “HBO Max”, të cilët më herët janë detyruar t’i shtyjnë disa herë xhirimet e serialit për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në nëntor të vitit të kaluar u bë i ditur lajmi se një ribashkim i plotë i ekipit të serialit së popullarizuar është në realizim e sipër, me qëllim të festimit të 25-vjetorit të publikimit të “Friends”, që është një prej projekteve më të suksesshme televizive që u transmetua nga viti 1994 deri më 2004, si dhe i përfshinte mbi 200 episode.

Seriali “Friends” Ajo i shtjellonte historitë e gjashtë miqve nga New Yorku, Ross dhe Monica Geller të cilët ishin vëlla e motër, Chandler Bing dhe Joey Tribbiani, të cilët jetonin bashkë në një apartament dhe Rachel Green dhe Phoebe Buffay. / KultPlus.com

Ribashkohen gjashtë miqtë më të famshëm në botë

Faqja zyrtare e serialit “Friends” shkroi në Instagram se “Friends: The Reunion do të vijë në HBO Max,”. Ky postim u shoqërua me një sërë fotografish të shkrepura nga skena e xhirimit, të cilat u shpërndanë me shpejtësi në Twitter.

Në nëntor të vitit 2019 u raportua se Warner Bros Television po planifikonte një bashkim të veçantë të gjashtë miqve më të famshëm në botë, protagonistë të serialit “Friends”.

Pandemia vonoi projektin por megjithatë lajmi u konfirmua nga aktori Matthew Perry, i njohur si Chandler.

“Ribashkimi i “Friends” është parashikuar të ndodhë aty nga fillimi i marsit. Duket që na pret një vit shumë i zënë para dhe kështu na pëlqen!”, shkroi ai në nëntor të vitit 2020.

Po ashtu është bërë e ditur se xhirimet e serialit do të bëhen në Stage 24 të Warner Bros me 6 aktorët origjinalë, por nën drejtimin e disa producentëve të rinj./ KultPlus.com

Fillojnë xhirimet për ribashkimin e serialit ‘Friends’

Rikthimi i shumëpritur i serialit “Friends” do të ndodh më në fund, pas shumë anulimesh të datave të xhirimeve.

Ekipa do të fillojë xhirimet javën e ardhshme sipas një raporti të ri, pasi data e projektit ishte zhvendosur muaj me radhë për shkak të pandemisë në vazhdim, transmeton KultPlus.

Seriali i HBO Max do të zhvillojë xhirimet në Los Angeles.

Megjithëse HBO Max nuk ka pranuar të komentojë, tashmë është konfirmuar që pjesë e ekipës së aktorëve do të jenë të gjashtë anëtarët origjinal.

Ribashkimi i “Friends” nuk do të jetë një vazhdim i serialit, por një bisedë e gjatë mes gjashtë aktorëve. / KultPlus.com

Xhirohet një skenë e episodit special të serialit “Friends”

Ylli i serialit “Friends”, Lisa Kudrow, thotë se tashmë ka xhiruar një pjesë të episodit të veçantë të aktorëve nga ai serial.

Ribashkimi i aktorëve ishte shtyrë për në mars 2021 për shkak të pandemisë me COVID-19, shkruan NME. 

Speciali i cili do të shfaqet në HBO Max, fillimisht ishte vendosur të shfaqej marsin e kaluar e pastaj për në gusht dhe datën e tretë kur u shty e kishte dhënë një prej aktorëve.

Ndërsa, Kudrow ka konfirmuar edhe një herë se speciali do të bëhet patjetër. Aktorja e cila luan rolin e “Phoebe Buffay” ka treguar edhe disa pamje që sugjerojnë se skenat e episodit do të bëhen në një kafe.

Aktorët që do të ribashkohen edhe një herë këtë vit janë, Matthew Perry që luan rolin e Chandlerit, Jennifer Aniston në atë të Rachelit, Courtney Cox si Monica, Lisa Kudroë si Phoebe, David Schwimmer si Ross dhe Matt LeBlanc në rolin e Joeyt. /Koha/ KultPlus.com

Aktorja Kudrow mezi pret ribashkimin e “Friends”

Aktorja Lisa Kudrow ka konfirmuar edhe një herë ribashkimin e aktorëve të serisë së famshme “Friends”. Kudrow ka thënë se mezi pret të bëhet bashkë me ish-kolegët për disa episode të veçanta, të cilat do t’i realizojë platforma “HBO”.

Aktorja do të ribashkohet me kolegët Jennifer Aniston, Matt LeBlanc, Courtney COx, Matthew Perry dhe David Schwimmer. Kudrow i ka siguruar fansat se seria e re do të jetë e veçantë. “Mezi pres që të realizohet”, ka thënë Kudrow, që për shumë vjet e luajti rolin e Phoebe Buffayit. “Të gjashtit nuk kemi qenë para publikut qe 25 vjet dhe vetëm para pak vjetësh ishim bashkë për një darkë.. Realizimi i ri do të jetë plot befasi dhe do të jetë i mirë”, ka shtuar ajo.

Aktorja 56-vjeçare ka bërë të ditur se ideja e ribashkimit filloi të mendohej, pasi që seria “Friends” u ritransmetua në “Netflix”.

“Të jem e sinqertë, kur seria filloi të transmetohej u mendua edhe ribashkimi. Për këtë shkak, Marta dhe Davidi (Marta Kauffman dhe David Crane – krijuesit e serisë) ishin të shkëlqyer dhe e dinë se çfarë kanë ndërmend”, ka sqaruar aktorja.

Ribashkimi i veçantë i “Friends” pritej të transmetohej më 27 maj, por kriza e koronavirusit e pamundësoi realizimin e tërësishëm të saj.

Sipas Bob Greenblatt, drejtor i “WarnerMedia Entertainment”, seria pritet të transmetohet në fund të verës.

Yjet e serisë “Friends” u ofrojnë mundësi fansave të bëhet pjesë e ribashkimit të tyre

Ekipi i serisë “Friends” po iu ofron fansave mundësinë t’iu bashkëngjiten në xhirimet e episodit special të ribashkimit të tyre, në shkëmbim të donacionit për bamirësi.

Jennifer Aniston e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale se një fitues fatlum do të jetë mundësi t’i bashkohet asaj dhe aktorëve, Courteney Cox, David Schwimmer, Lisa Kudrow, Matthew Perry dhe Matt LeBlanc, kur ata t’i fillojnë xhirimet e speciales për kanalin “HBO Max”.

“Jemi të lumtur t’i bashkohemi sfidës ‘ALL IN’ për t’i ndihmuar njerëzit të jenë të shëndetshëm dhe të ushqehen gjatë kësaj pandemie… Ju ftojmë juve dhe pesë miqtë tuaj që të na bashkoheni ne të gjashtëve në studion ‘Stage 24’. Bëhuni mysafirët tanë special në publik gjatë xhirimeve të episodit ribashkues në kanalin @HBOMAX, ku së bashku mund ta rikujtojmë serinë dhe ta festojmë kohën e mirë që e kemi kaluar bashkë. Kështu, keni mundësi ta përjetoni eksperiencën ‘Friends VIP’ në studiot e kompanisë ‘Warner Bros’. Shpresojmë kjo mundësi iu ofron pak gëzim dhe entuziazëm në këtë kohë të çuditshme. Klikoni në ‘AllInChallenge.com’ dhe dhuroni sado që keni mundësi, sepse çdo dollarë luan rol të rëndësishëm. 100 për qind të të ardhurave të mbledhura do të dhurohen për fondacionet @nokidhungry, @mealsonëheelsamerica dhe #AmericasFoodFund. Mezi pres t’iu takojë dhe përqafoj, kur të përfundon kjo pandemi,” shkruhej në mesazhin e Anistonit.

Ndërkohë, kriza e fundit shëndetësore i ka shtyrë xhirimet e episodit special, i cili për herë të parë i ribashkon në ekran yjet e serisë hit, 16 vjet pas përfundimit të saj, transmeton Koha. Xhirimet ishin planifikuar të fillojnë gjatë këtij muaji por disa burime e kanë konfirmuar lajmin se ato janë shtyrë deri në kohë të pacaktuar.

Aktorja e njohur hollywoodiane, Jennifer Aniston, gjithashtu i ka nxitur fansat të qëndrojnë në kontakt me të dashurit e tyre, në këtë periudhë të vetizolimit.

Si pjesë e sfidës “All In challenge”, Leonardo DiCaprio, i ka ofruar fansave mundësinë për të luajtur në filmin e tij të ardhshëm, “Killer Of The Fllower Moon”, në të cilin luan krahas Robert De Niros dhe regjinë e së cilit do ta bëjë Martin Scorsese. / KultPlus.com

Ribashkimi i ‘Friends’ po bëhet

Ribashkimi i “Friends” është përfolur gjatë, mirëpo zërave u ka ardhur fundi pasiqë një episod i ri po vjen.

Aktorët: Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matthew Perry, David Schwimmer dhe Matt LeBlanc – që të gjithë e kanë shpërndarë në Instagram në të njëjtën kohë lajmin e gëzuar.

Që të gjithë postuan të njëjtë fotografi të vjetër që ishte publikuar në vitet e nëntëdhjeta nga revista Rolling Stone.

“Po ndodh”, është përshkrimi i shkurtër që kanë zgjedhur, ndërsa e kanë etiketuar edhe HBO Max për të treguar se ku do të transmetohet seriali.

Falë Netflixit, seriali që është transmetuar gjatë viteve 1994 – 2004, ka siguruar fansa të gjeneratave të reja, ndërsa tash do të emetohet në HBO Max pasi ky shërbim i ka siguruar të drejtat.

Është raportuar se do të jetë një episod special njëorësh, në të cilën gjashtë aktorët do të shfaqen për herë të parë bashkë në ekran pas 16 vitesh. / KultPlus.com

HBO: Ribashkimi i ‘Friends’ nuk është i sigurt

Ribashkimi i shumëpritur i aktorëve të serisë “Friends”, mund të mos ndodhë fare. Kështu bëri të ditur së fundmi një zyrtar i kanalit HBO.

Në nëntor të vitit të kaluar u bë i ditur lajmi se një ribashkim i plotë i ekipit të serisë së popullarizuar është në realizim e sipër, me qëllim të festimit të 25-vjetorit të publikimit të “Friends”.

Besohej se ky projekt do të realizohej enkas për platformën digjitale “HBO Max”, por në një konferencë për media, shefi kreativ i kësaj platforme, Kevin Reilly, u shpreh më pak optimist rreth finalizimit të këtij projekti.

“Ka shumë interesim që ky ribashkim të ndodhë, por sërish nuk po arrijmë t’i finalizojmë gjërat për ta realizuar këtë projekt. Sot, them se një gjë e tillë nuk është plotësisht e sigurt”.

Image

Sipas portalit “Deadline”, negociatat kanë ngecur prapa së fundmi, për shkak të kërkesave financiare të ekipit të aktorëve të serisë.

Jennifer Aniston, e cila në seri e portretizonte Rachel Green-in, së fundmi deklaroi se është duke punuar rreth një projekti me kolegët e saj të serisë “Friends”, derisa Mathew Perry dhe Courtney Cox, po ashtu e kishin ndarë një fotografi ku shiheshin së bashku, pas fotos së parë të postuar në Instagram, e cila i përfshinte të gjithë protagonistët e serisë. /koha.net/ KultPlus.com