Prishtina Tournament mbyllet me sukses – sport, energji dhe përfshirje për të gjithë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka marrë pjesë në mbylljen e Prishtina Tournament, një ngjarje sportive që solli gara dhe emocione për fëmijë, të rinj, seniorë dhe persona me aftësi të kufizuara.

Në një postim në rrjetet sociale, Çeku theksoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke u shprehur se turneu tregoi fuqinë e sportit për të bashkuar komunitetin dhe për të ofruar energji pozitive për të gjithë pjesëmarrësit.

“Kënaqësi të isha pjesë në mbylljen e Prishtina Tournament, turne që solli përplot gara, emocion dhe entuziazëm për fëmijë, të rinj, seniorë dhe persona me aftësi të kufizuara, duke treguar se sporti është për të gjithë dhe fuqizon komunitetin tonë. Përgëzime organizatorëve për përkushtimin dhe punën e jashtëzakonshme”, – shkroi ministri.

Ky turne u përmbyll si një shembull i mirë se si sporti mund të shërbejë si urë lidhëse mes brezave dhe të promovojë përfshirjen sociale në shoqëri./KultPlus.com

Përfundon restaurimi i shtëpisë ikonike në Janjevë, vazhdojnë punimet në monumentet tjera

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë të ditur përfundimin e punimeve restauruese në një nga shtëpitë më ikonike të Janjevës, duke theksuar se puna për restaurimin e monumenteve historike nëpër gjithë Kosovën vazhdon me intensitet të lartë, shkruan KultPlus.

Sipas Çekut, drejt përfundimit janë edhe kulla e Azem Ramë Lokajt dhe ajo e Florim Gecajt në Deçan, ndërsa vijojnë punimet në kullën e Bashor Pren Gegajt në Istog, shtëpinë e Naser Thaçit në Han të Elezit, si dhe në shtëpinë Dobruna-Polloshka, kullën e Shain Dulës dhe kullën e Tahsun Beut në Gjakovë.

Ministri ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore, duke theksuar se ajo nuk duhet të shihet si një barrë, por si një mundësi e madhe për zhvillim ekonomik dhe turizëm në vend.

“Trashëgimia kulturore nuk është barrë, por mundësi për zhvillim dhe turizëm,” ka shkruar Çeku në njoftimin e tij, duke i bërë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë të vazhdojnë përkushtimin në këtë drejtim./KultPlus.com

Ministri Çeku: Faleminderit Dua Lipa dhe Sunny Hill, Kosova më e ndritshme falë jush

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka shprehur mirënjohje të thellë për këngëtaren me famë botërore Dua Lipa dhe ekipin e saj të festivalit Sunny Hill, për kontributin e vazhdueshëm në promovimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare të muzikës dhe kulturës.

Në një deklaratë publike, ministri Çeku tha se vizioni i Dua Lipës dhe përkushtimi i ekipit të Sunny Hill kanë krijuar një hapësirë unike ku muzika, arti dhe rinia shqiptare bashkohen me energjinë globale. Ai theksoi se përmes këtij festivali, Prishtina shndërrohet çdo vit në një skenë ndërkombëtare, duke e bërë Kosovën të dukshme dhe të vlerësuar për talentin dhe krijimtarinë e saj.

“Dua është shembulli më i mirë se si dashnia për vendin mund të shndërrohet në veprim me ndikim të jashtëzakonshëm. Faleminderit, Dua. Faleminderit Sunny Hill. Kosova është më e ndritshme edhe falë jush.” u shpreh ministri Çeku.

Restaurohet plotësisht një nga shtëpitë më të vjetra të Prishtinës

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka njoftuar për restaurimin e plotë të Shtëpisë së familjes Sylejmani, e cila gjendet në Qendrën Historike të Prishtinës. Kjo shtëpi e ndërtuar në vitin 1880, njihet si një prej ndërtesave më të vjetra dhe më autentike të kryeqytetit.

“Nga shkatërrimi në restaurim të plotë. Shtëpia e familjes Sylejmani në Qendrën Historike të Prishtinës. Përveç vlerës historike, këto shtëpi janë pjesë e identitetit të qytetit dhe pika të rëndësishme për turizmin kulturor”, ka shkruar ministri Çeku në një postim në rrjetet sociale, përcjellë KultPlus.

Sipas tij, ky restaurim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të institucioneve për të ruajtur dhe promovuar trashëgiminë kulturore të vendit. Me kthimin e saj në gjendjen origjinale, shtëpia e familjes Sylejmani pritet të shërbejë si një atraksion i ri për vizitorët dhe një qendër simbolike për historinë urbane të Prishtinës.

Kjo ndërtesë tradicionale, me elemente të arkitekturës otomane dhe vendore, ka pasur për dekada me radhë një rëndësi të veçantë në memorien kolektive të banorëve të qytetit.

Ministria e Kulturës ka paralajmëruar se projekte të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të mbrojtjes dhe restaurimit të objekteve të tjera me vlerë historike në mbarë vendin./KultPlus.com

Ministri Çeku: Rikthim emocionues i Armend Rexhepagiqit me albumin “Dashni e vjetër”

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka vlerësuar lart rikthimin e këngëtarit dhe kantautorit të njohur Armend Rexhepagiqi, pas koncertit të mbajtur mbrëmë në Prishtinë.

Përmes një postimi, ministri Çeku tha se artistë si Rexhepagiqi janë të rrallë dhe të pazëvendësueshëm në skenën muzikore shqiptare. Ai përshkroi koncertin si “fantastik” dhe theksoi se zëri, ndjeshmëria dhe muzika e artistit kanë lënë gjurmë të thella në kulturën tonë.

“Një rikthim i shumëpritur i një prej artistëve tanë më të veçantë, me albumin e ri ‘Dashni e vjetër’. Një natë ku emocionet, kujtimet dhe krijimtaria u shkrinë në një performancë që prek zemrën,” u shpreh ministri Çeku.

Albumi i ri i Rexhepagiqit është mirëpritur me entuziazëm nga publiku, duke dëshmuar edhe një herë fuqinë e muzikës së tij për të prekur gjenerata të tëra./KultPlus.com

Ministri Çeku përgëzon ekipin e filmit “Të gjithë e thërrasin Rexhon” për çmimin në Festivalin BIF në Bari të Italisë

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se ka pritur në kabinetin e tij ekipin e filmit “Të gjithë e thërrasin Rexhon”, që është fitues i çmimit për filmin më të mirë në festivalin BIF në Bari, Itali.

“I përgëzova për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe shumë të merituar”, ka shkruar ministri Çeku.

Tutje, ai ka shkruar se ky produksion shqiptar nga Maqedonia e Veriut, ku luajnë edhe dy aktorët nga Kosova, Adriana Matoshi dhe Afrim Muçaj, sjell një histori shumë të veçantë e origjinale për publikun, duke trajtuar temën e migrimit, ndërsa suksesi i tyre është një shembull i fuqisë që ka bashkëpunimi mes artistëve tanë, kudo që ndodhen./KultPlus.com

Gonxhja-Çeku: Shqipëri e Kosovë, projekte të përbashkëta kulturore

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja u prit në një takim në Prishtinë nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Hajrulla Çeku.

Gjatë takimit Gonxhja dhe Çeku diskutuan mbi mundësi konkrete për bashkëpunim dhe projekte të përbashkëta kulturore, shkëmbime artistike dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore.

Ministri Gonxhja theksoi se “në fokus të bisedës ishte edhe sinergjia e mundshme e qendrave tona kombëtare të kinematografisë, si një hap drejt fuqizimit të industrisë filmike mbarëkombëtare, dhe binjakëzimi i Muzeut tonë Kombëtar “Marubi” me Galerinë e Arteve në Prishtinë, ku mund të ekspozojmë një pjesë të çmuar të arkivave”.

“Teatri ishte gjithashtu temë me shumë interes për programe e festivale rajonale”, tha Gonxhja.

Gonxhja ndodhet në Prishtinë në kuadër të seancës plenare të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë./atsh/KultPlus.com

Ministri Çeku pret shkrimtarin Buxhovi, zhvilluan bisedë rreth aktualitetit kulturor

Shkrimtari dhe historiani i njohur, Jusuf Buxhovi, gjatë ditës së sotme është pritur nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Buxhovi përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se gjatë takimit kanë zhvilluar një bisetë të dobishme rreth aktualitetit kulturor.

“Me këtë rast ia dhurova disa nga botimet hitoriografike: “Kosova” në tri vëllime në gjuhën angleze, “Dardania”, “Maqedonia” dhe “Kongresi i Berlinit dhe Lidhja Shqiptare 1878” si dhe romanet: “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”, “Dosja B”, “Mona”, “Rrushja” dhe “Mendim Drini”, ka shkruar Buxhovi./KultPlus.com

Ministri Çeku njofton se nisën punimet në kalanë e Korishës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, vlerëson se arkeologjia në vendin tonë po merr vëmendjen e duhur shtetëror.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai deklaroi se kanë nisur punimet edhe në kalanë e Korishës, e cila i takon dy periudhave historike, asaj dardane dhe periudhës bizantine.

“Në këtë lokalitet arkeologjik shumështresor janë zbuluar gjetje të rëndësishme dhe për tri vitet e ardhshme kemi garantuar punime dhe mbikëqyrje të vazhdueshme”, ka shkruar Çeku./KultPlus.com

Ministri Çeku: Sot nis rrugëtimi i sportistëve tanë në Lojërat Olimpike

Ministri i Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se sot do të fillojë rrugëtimi i sportistëve nga Kosova, në Lojërat Olimpike Paris2024.

“Sot nis rrugëtimi i sportistëve tanë në Lojërat Olimpike #Paris2024“, ka shkruar ai.

Tutje, Çeku ka shkruar se të gjithë i kemi sytë nga ata dhe se iu urojmë shumë suksese, duke shtuar se ndihemi të gjithë krenarë./KultPlus.com

Ministri Çeku: Veprat e Kadaresë mbeten testament i gjallë i talentit dhe mendjes së tij

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka reaguar për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Ai është shprehur se lajmi për vdekjen e tij, është lajm i rëndë dhe se ai na mësoi të shohim botën me një këndvështrim unik.

“Kontributi i Kadaresë për artin dhe kulturën shqiptare është i pashoq. Veprat e tij mbeten testament i gjallë i talentit dhe mendjes së tij të jashtëzakonshme. Do ta kujtojmë gjithmonë për aftësinë e tij të rrallë për të kapur thelbin e njerëzimit në çdo faqe të shkruar”, ka shkruar ai.

Tutje, ai shtoi se Kadare ka lënë pas vetës trashëgimi të pashlyeshme në letrat shqipe dhe botërore.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kadare dhe të gjithë qytetarëve”, ka shtuar tutje Çeku./KultPlus.com

Ministri Çeku sot raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, sot do të raportojë në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Ministri Çeku do të raportojë lidhur me raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i fondeve për financimin e sportit”.

Mbledhja e komisionit do të fillojë në ora 11:00./KultPlus.com

Premiera e “Goca e Kaçanikut”, Çeku: Mbrëmje e jashtëzakonshme

Sot është dhënë premiera nga Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”, shkruan KultPlus.

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka reaguar duke thënë se ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme.

Postimi i plotë:

“Mbrëmje e jashtëzakonshme!

Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” me kompozitor Rauf Dhomin, u shfaq sonte për herë të parë në Kosovë pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.

Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe solistët, në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe nën drejtimin e Edon Ramadanit dhuruan emocione të fuqishme sonte për publikun.

Faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj”, shkruan ai. /KultPlus.com

Ministri Çeku: Vazhdon të thellohet bashkëpunimi me Shqipërinë në projekte të kulturës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka pritur sot në takim Ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në facebook, Ministri Çeku ka thënë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Bashkëpunimi kulturor mes Kosovës dhe Shqipërisë është i pashmangshëm. Përplot aktivitete të përbashkëta janë realizuar vitin që lam pas, dhe të tilla priten edhe në vazhdim.

Për këtë dhe tema të tjera diskutuan sot në takim, Ministri Çeku dhe Ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ministri Çeku i uroj suksese në detyrën e re, ndërsa i shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.

Bashkë u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin duke u koordinuar për projekte të përbashkëta në kulturë, sport, rini e trashëgimi kulturore”, ka shkruar Çeku./KultPlus.com

Çeku: Muzeu i Muzikës në Gjakovë do të bëhet

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, njofton se se Muzeu Muzikës në Gjakovës do të bëhet, shkruan KultPlus.

Tutje, Çeku shkruan se është shpallur procedura e prokurimit për realizimin e punimeve për Muzeun e Muzikës në Gjakovë.

“Muzeu i Muzikës (Tabhanja) në Gjakovë do të bëhet. Kemi shpallur procedurën e prokurimit për realizimin e punimeve. Kemi ndarë mbi 400 mijë euro për ta kthyer në gjendjen e mëparshme.

Nuk zmbrapsemi, nuk ndalemi. Punë, përditë. Për trashëgiminë kulturore, për Gjakovën tonë”, shkruan Çeku. /KultPlus.com

Çeku pasi miratohet projektligji për Artin dhe Kulturën: Dokumenti më i rëndësishëm i reformës më të thellë kulturore

Kryeministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, përmes një njoftimi në “Facebook” ka falënderuar deputët që miratuan përfundimisht Projekt-ligjin për Artin dhe Kulturën, shkruan KultPlus.

Sipas Çekut, ky është dokumenti më i rëndësishëm i reformës më të thellë kulturore në vend.

“Mbështetja e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe partnerëve të koalicionit ka qenë e palëkundur. Mirënjohje të veçantë për deputetin Ardian Gola, kryetarin e Komisionit parlamentar për arsim dhe kulturë dhe anëtarët tjerë të komisionit”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.

Nga kjo refromë premtohen më shumë mundësi për veprimtari artistike, shërbime kulturore, edukim artistik, zhvillim të audiencave, mirëqenie ekonomike për artistin. /KultPlus.com

Takimi Ora – Kurti, diskutohen mundësitë e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare

Këngëtarja Rita Ora është takuar së fundmi edhe me Ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, si dhe me drejtoren e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqirin, shkruan KultPlus.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.

Mundësia për bashkëpunime në fushën e filmit dhe muzikës ishin temat kryesore në këtë takim.

Postimi i plotë nga MKRS:

“Rita Ora dhe Taika Waititi në Kosovë 🇽🇰🌟

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, pritën në takim yllin botëror nga Kosova, Rita Ora, bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, aktoren e producenten Odessa Rae, të dy fitues të çmimeve Oscar, si dhe Besnik Sahatçiun dhe Elena Ora.

E pranishme në këtë takim ishte edhe drejtorja e Qendrës Kinematografike të Kosovës, Blerta Zeqiri, si dhe anëtarë të kabineteve qeveritare.

Gjatë takimin folën për fushën e artit dhe kulturës në Kosovë. U diskutuan planet e Qeverisë për zhvilluar industrinë e filmit vendor si dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që Kosova ka me vendet e saj partnere në fushën e filmit. U trajtuan edhe mundësitë e format e bashkëpunimit me qëllim të promovimit të kulturës shqiptare jashtë vendit, përmes artistëve, muzikantëve e regjisorëve të rinj”, thuhet në postim. /KultPlus.com

Ministri Çeku pret në takim ekipin kampion të futsallit në Kosovë, FC Prishtina 01

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka pritur në takim ekipin kampion aktual të futsallit në Kosovë, FC Prishtina 01, shkruan KultPlus.

Ministri Çeku, pjesëtarët e FC Prishtina 01, i ka përgëzuar për suksesin e fundit ndërkombëtar, ku është kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve.

“Ministri Çeku ka pritur sot në kabinet ekipin kampion aktual të futsallit në Kosovë FC Prishtina 01, të kryesuar nga kryetari i klubit Bledion Bryma.

Bashkë folën për sukseset e klubit dhe sportit të futsallit në Kosovë, për zhvillimet aktuale në sport, ndërsa Ministri i përgëzoi për suksesin e fundit ndërkombëtar.

FC Prishtina 01 është kualifikuar në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Kampionëve, pas triumfit si e para në grupin kualifikues. Në fazën ‘Elite Round’, do të përballen me kampionët e Portugalisë, Benfica, Kairat Almaty të Kazakistanit dhe Doboveci i Sllovenisë.

Ata kanë fituar të drejtën e organizimit të ndeshjeve të këtij grupi në Prishtinë, dhe në vendin tonë prej 29 nëntor deri më 3 dhjetor do të zhvillohet një tjetër ngjarje e madhe ndërkombëtare”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Ministri Çeku: Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre

Ministri i Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sporte ka reaguar pas djegies së shtëpisë së vjetër në Mitrovicë, shtëpi që ishte nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore, shkruan KultPlus.

Ministri Çeku ka thënë se ata që tentuan të zhdukin gjurmët e trashëgimisë kulturore nuk do t’ia dalin, pasi që sipas tij, shtëpia do të restaurohet.

Barbarë janë ata që e djegin kulturën dhe historinë e tyre

Pas një rezistence të madhe nga familja dhe një tentim rrënimi së fundmi, dje patën filluar ndërhyrjet për shpëtimin e shtëpisë së familjes Koroglu në Mitrovicë.

Pasi e kuptuan që nuk zmbrapsemi nga detyrimi ynë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, qyqarët në mënyrë tinëzare pasi ra terri ia vunë flakën shtëpisë së shekullit XIX.

Nuk do t’ia dalin, shtëpia do të restaurohet. Dhe do t’i përdorim të gjitha mundësitë ligjore që faturën e restaurimit ta paguajnë ata që ia vunë flakën.

Pres kapjen dhe ndëshkimin e kriminelëve. Prokuroritë dhe gjykatat tona kanë rol qendror në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.

Dënimet e deritanishme me gjobë nga 200 deri 700 euro për dëmtim të monumenteve, kur kodi penal parasheh deri në 500 mijë euro e burgim efektiv, janë vetëm inkurajim për keqbërësit.

Betejën mes barbarizmit dhe kulturës pa dyshim se do ta fitojë kultura./ KultPlus.com

Nora Gjakova e artë në Grand Slamin e Bakusë, Çeku: Xhudistet tona nuk dinë ndryshe

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Bakusë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, është shprehur se ekipi i Kosovës në xhudo është në rrugë të sigurtë drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të minitrit Çeku:

Xhudistet tona nuk dinë ndryshe

Në Grand Slamin e Bakusë, Nora rrëmbeu të artën e Disi të argjendtën. Nesër garojnë Akili, Laura e Loriana.

Ekipi në rrugë të sigurt drejt Lojërave Olimpike Paris 2024.

Kosova, shtet i xhudos./KultPlus.com

Ministri Çeku: Gjithmonë krenarë me përkushtimin dhe angazhimin e kineastëve

Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Hajrulla Çeku pjesëmarrjen e kineastëve kosovarë në Festivalin e Filmit në Venecia e ka vlerësuar lart, duke shtuar se kineastët tanë po shfaqin talentin dhe kreativitetin e tyre në mesin e krijuesve të shquar nga e gjithë bota, shkruan KultPlus.

KultPlus ju sjell të plotë reagimin e ministrit Çeku.

Kineastët tanë po shfaqin talentin dhe kreativitetin e tyre në mesin e krijuesve të shquar nga e gjitha bota, në ngjarjet më të mëdha të filmit e artit në botë. 🎥🇽🇰

Premiera e filmit “Bota Jonë” nga regjisorja Luana Bajrami u dha mbrëmë në Festivalin e Filmit në Venedik. Gjithashtu u shfaqën “House keeping for beginners”, me aktore Ilire Vinca dhe Rozafa Çelaj, si dhe “A Short Trip” i Erenik Beqirit.

Gjithmonë krenarë me përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Suksese në garë!⭐️/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti dhe ministri Çeku vizitojnë artistin Rexhep Ferri

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrula Çeku, kanë vizituar sot artistin e mirënjohur, Rexhep Ferri, përcjell KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Kurti u shpreh mirënjhës për krijimtarinë e Ferrit.

“Në votër të profesorit Rexhep Ferri, bashkë me Hajrullaun, Ministrin e Kulturës, për një kafe e për kujtime të mëhershme. Jemi takuar shpeshherë në Parkun e Qytetit të Prishtinës. Në atë kohë, kur e shihja duke ecur më dukej që po shihja pikturën e tij: njerëz në hap, të pa shpërqendruar nga ajo që ndodhë në prapavijë. Sot, i ulur në kolltukun e tij, shihja një jetë të mbushur me vepër. Nga piktura e deri te teksti, Rexhep Ferri i takon brezit që ngritën skenën tonë artistike. Përherë mirënjohës kontributit të tij”, ka shkruar Kurti./KultPlus.com

Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se shumë shpejt Kamenica do të bëhet me stadium të atletikës, i cili do të jetë edhe i pari në Kosovë, përcjell KultPlus.

Çeku nëpërmjet një postimi në Facebook tha se sot ka nënshkruar marrëveshjen me kryetarin e Kamenicës dhe në një afat optimal ky stadium do të shndërrohet në një realitet të prekshëm.

KultPlus ua sjell postimin e ministrit Çeku:

Kamenica po bëhet me stadium të atletikës, i pari në Kosovë

Atletët e talentuar që ka vendi, klubet e Federata e Atletikës shumë shpejt do të kenë stadiumin e tyre modern, i projektuar sipas standardeve për gara ndërkombëtare.

Marrëveshja e nënshkruar sot me kryetarin Kadri Rahimaj, në një afat optimal do të shndërrohet në realitet të prekshëm. Mbi 3 milionë euro të ndara nga MKRS, janë investim direkt në vizionin e përgjithshëm të atletikës në Kosovë dhe zhvillimin e turizmit sportiv./KultPlus.com

Katër muaj pas zjarrit shkatërrues, nis restaurimi në shkollën historike shqipe ‘Ismail Qemali’

Katër muaj pas zjarrit shkatërrues, shkolla historike shqipe ‘Ismail Qemali’ ka hyrë në fazën e restaurimit, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku nëpërmjet një postimi në Facebook.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë të ministrit Çeku:

Pas vetëm katër muajsh nga zjarrvënia shkatërruese në shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, objekti ka hyrë në fazën e fundit të restaurimit.

Angazhim i parreshtur institucional, trajtim me prioritet e efikas ndaj trashëgimisë kulturore./KultPlus.com