Publikohen pamjet e para të “Scenes from a Marriage” me Jessica Chastain dhe Oscar Isaac

HBO ka zbuluar pamjet para të xhirimeve nga “Scenes from a Marriage”, me protagonistë Oscar Isaac dhe Jessica Chastain.

Një projekt i shumë pritur nga adhuruesit e kinemasë, filmi është bazuar në një tjetër film me skenar dhe regji nga Ingmar Bergman.

Ky film i cili u shfaq si mini seri në vitin 1973 luajti Liv Ullmann dhe Erland Josephson si një çift të pasur, martesa e të cilëve përshkruhet gjatë një dekade, nga shpërbërja te pajtimi dhe kthimi bashkë përsëri.

Seriali i ri është shkruar dhe drejtuar nga Hagai Levi, i cili për herë të fundit shqyrtoi një martesë të paqëndrueshme gjatë pesë sezoneve në “The Affair”, të cilën ai e krijoi bashkë me Sarah Treem.

Projekti shënon një ribashkim për Chastain dhe Isaac, të cilët luajtën rolet kryesore në filmin e J.C. Chandor të vitit 2014 “A Most Violent Year”.

Filmi origjinali suedez i Bergman-it u kondensua nga gjashtë pjesët e tij origjinale në një film të përshtatshëm për publikun amerikan, me kohëzgjatje prej 3 orësh.

Bergman e bazoi sagën në përvojat e tij, duke përfshirë lidhjen e tij të gjatë me muzën dhe partneren Ullmann, me të cilin ishte martuar nga 1965 në 1970./ KultPlus.com

‘The Undoing’ shpallet seriali më i shikuar në HBO për vitin 2020

“The Undoing” është bërë shfaqja më e shikuar e HBO e vitit 2020.

Miniseria, me protagonistët si Hugh Grant dhe Nicole Kidman, kapërceu 12.3 milionë shikues dhe poashtu kaloi “Big Little Lies” si serialin më të popullarizuar, sipas .Variety, transmeton KultPlus.

HBO konfirmoi se 48 përqind e shikuesve thuhet se ndoqën serialin në platforma dixhitale, kurse finalet e serialit me gjashtë pjesë tërhoqën 3 milionë shikues në të gjitha platformat.

HBO Max gjithashtu raportoi një rritje prej 80 përqind nga shifrat e shikimit për finalen kundrejt episodit të mëparshëm, dhe pesë herë më shumë njerëz që shikonin që nga episodi i parë.

“The Undoing”, është një përshtatje nga romani më i shitur i vitit 2014 me të njëjtin emër nga Jean Hanff Korelitz, u shkrua dhe u prodhua nga David E. Kelley, i cili gjithashtu krijoi “Big little lies” / KultPlus.com

HBO ofron program falas për ta lehtësuar distancimin social

Para publikimit të shërbimit të transmetimit HBO Max, HBO do të mundohet të lehtësojë distancimit social duke vënë në dispozicion 500 orë program falas për një kohë të kufizuar, nën titullin #StayHomeBoxOffice.

Promovimi fillon më 3 prill dhe do të përfshijë transmetim falas të serialeve si “The Sopranos”, “The Wire” dhe “Veep”, dokumentarë të HBO-së dhe disa filma të Warner Bros.

Shumë nga filmat kanë për target fëmijët ose një audiencë familjare, të tilla si “Pokemon Detective Pikachu”, “Smallfoot” dhe “Lego Movie 2: The Second Part”.

Programimi do të jetë në dispozicion pa abonim në HBO Now dhe HBO Go.

HBO Max, ndërmarrje rrjedhëse e kompanisë, ishte planifikuar të lansohej në maj.

HBO, Warner Bros dhe CNN janë të gjitha njësi të WarnerMedia. Klan Kosova / KultPlus.com

HBO kryeson listën e fituesve të çmimeve Emmys

Rrjeti televiziv amerikan, HBO, ka fituar çmime më shumë se secili kanal tjetër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Emmys, duke dërguar në shtëpi 34 trofe, përfshirë atë për dramën më të mirë për pjesën e fundit të serialit, Game of Thrones.

Ky serial, siç përcjell rel, ka fituar gjithsej 12 çmime, derisa seriali tjetër i HBO-s, Chernobyl, ka fituar 10 të tjerë.

Netflix, një tjetër kanal i suksesshëm, është pozicionuar në vendin e dytë më 27 çmime të fituara.

Në mesin e fituesve të këtij kanali ka qenë edhe filmi Black Mirror: Bandersnatch”.

Përndryshe, HBO ka dominuar në fitoren e çmimeve Emmys për vite të tëra, deri kur më 2018 ka ndarë këtë pozitë me kanalin Netflix me nga 23 çmime secili rrjet.

Përveç tyre, çmime kanë fituar edhe rrjetet tradicionale si National Geographic me tetë të tillë, kryesisht për dokumentarin, Free Solo. / KultPlus.com