‘Zgjoi’ shfaqet sonte në ‘Kino Lumbardhi’ në Prizren

Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Rinisë, sonte në Kino Lumbardhi në orën 20:30 do të shfaqet filmi “Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare.

Si pjesë e këtij organizimi nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për Muajin e Rinisë, ky film do të shfaqet edhe në Pejë, më 28 gusht.

Hyrja do të jetë e hapur për të gjithë./ KultPlus.com

The Guardian e rendit “Zgjoin” në listën e filmave më të mirë për vitin 2022

Gazeta e njohur britanike, The Guardian, ka përpiluar një listë me filmat më të mirë deri tani në vitin 2022, shkruan KultPlus.

Filmi “Zgjoi” që ka shënuar suksese dhe histori në shumë vende të botës, është përfshirë në këtë listë dhe ka marë një përshkrim meritor për suksesin e tij.

“Filmi debutues i Blerta Bashollit është një film për mjaltin dhe gjithashtu për ajvarin, një pjatë e ëmbël nga ish-Jugosllavia e bërë nga patëllxhanë dhe speca të kuq. Por filmi ka shije të ashpër dhe të mprehtë, si kafeja e zezë. Ai bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje kosovare, bashkëshorti i së cilës u zhduk gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, dhe kështu vetëm për të qëndruar gjallë dhe për të siguruar jetesën e saj, ajo formoi një kolektiv vetëm për gratë me të gjitha luftërat e tjera. Të vejat (ose të vejat e supozuara, që dëshirojnë një lajm përfundimtar se çfarë bënë forcat serbe me burrat e tyre të zhdukur) duke bërë mjaltë dhe ushqime të tjera për të shitur. Por filmi e tregon atë duke u përballur me mizogjininë brutale dhe dhunën nga burrat në fshatin e saj, të cilët mendojnë se ajo po e tejkalon veten. (Drama vjen me një mohim përmbyllës që thekson se disa prej tyre janë fiktive, dyshoj se parandalon paditë.) Aktorja kosovare, Yllka Gashi është e shkëlqyer si vetë Fahrije, një grua që e filloi këtë biznes të paktën pjesërisht për të menaxhuar apo shuar hidhërimin e saj: kosherja në kopshtin e tyre u ngrit nga i shoqi. Kjo është mënyra e saj për të qëndruar pranë kujtimit të tij; ajo kujton se sa instiktive ishte kontakti i tij me bletët dhe se si ai nuk u pickua kurrë. Fahrije, nga ana tjetër, gjithnjë thumbohet dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo kalon kryesisht në ajvar; çdo thumbim është një kujtesë. Ekziston një skenë e mrekullueshme në të cilën djali i vogël i Fahrijes po kreh flokët me mendime para pasqyrës, ndoshta me disa nxitje kotësie adoleshente. Duke e parë atë, Fahrije papritmas buzëqesh, me dashuri dhe dhimbje transparente, dhe pa pasur nevojë t’i thuhet mund të shohim se ajo mendon se ai i ngjan babait të tij. Vetë vjehrri i saj Haxhi (një interpretim i mrekullueshëm i aktorit dhe muzikantit veteran kosovar Çun Lajçi) është një figurë vezulluese, e cila përballet me agoninë dhe pikëllimin në mënyrën e tij, por gradualisht po e vlerëson Fahrijen. Kjo është një dramë shumë inteligjente, në të cilën çdo fjalë dhe çdo goditje ka rëndësi”, shkruan The Guardian.

Licorice Pizza, The Duke, Nightmare Alley, Cow, Memoria, Belfast, Taming the Garden, Mass, Parallel Mothers, The Eyes of Tammy Faye, Lingui, the Sacred Bonds, Flee, Jackass Forever, janë disa prej filmave të tjerë të përfshirë në këtë listë. /KultPlus.com

‘Zgjoi’ shfaqet në kinematë e Zvicrës

Është publikuar lista e kinemave në Zvicër, ku do të shfaqet filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit.

Në disa prej kinemave shfaqja fillon sot, ndërsa në disa të tjera më vonë gjatë muajit prill.

“Faleminderit të gjithëve për interesimin dhe mbështetjen e vazhdueshme!!! Sallat ishin plot mbrëmë nga komuniteti shqiptar e zviceran në Neuchâtel dhe La Chaux-de-Fonds. Prezente ishte edhe regjisorja Blerta Basholli. Faleminderit shumë, kënaqësi e nder të kemi mbështetjen tuaj!”, thuhet në shkrimin e faqes së filmit “Zgjoi” në Facebook.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se edhe sonte në Gjenevë dhe nesër në Lausanne do të jetë prezente regjisorja Blerta Basholli për diskutim me publikun në fund të filmit.

“Zgjoi” tregon një histori të fuqishme të vendosmërisë, elasticitetit dhe triumfit të një gruaje në rrethana të vështira. Është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes (Yllka Gashit), e cila, si shumë gra të tjera në fshatin e saj patriarkal, ka jetuar me shpresën e zbehur dhe pikëllimin në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë./ KultPlus.com

Filmi ‘Zgjoi’ shfaqet në Athinë

Në kinemanë Trianon, të mbushur me audiencë dhe në praninë e disa përfaqësueseve institucionalë grekë dhe diplomatëve ndërkombëtarë, filmi “Zgjoi” u shfaq për herë të parë në Greqi.

Me bashkëpunimin e Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qendrës së Filmit Grek, u mbajt edhe një panel diskutimi pas filmit ku morën pjesë regjisorja Blerta Basholli, aktorja Aurita Agushi, drejtuesi i QKK-së, Lum Çitaku, dhe anëtarja e Këshillit Drejtues të Qendrës së Filmit Grek, Maria Kallimani.

Përveç diskutimeve mbi temën e filmit, gjithashtu u fol për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit në fushën e filmit mes Kosovës dhe Greqisë.

Dy Qendrat Kinematografike ishin shumë pozitivë për bashkëpunim në bashkëprodhim të filmave në të ardhmen.

Gjithashtu, ekipi i filmit dhe këshilltarja për Kulturë e Ministrit Çeku, Rozafa Imami, vizituan Zyrën e Interesave të Kosovës në Athinë dhe diskutuan mbi agjendën e aktiviteteve kulturore të radhës në Greqi.

Sot ‘Zgjoi’ fillon të shfaqet nëpër kinematë në Greqi

Filmi kosovar me regji të Blerta Bashollit, ‘Zgjoi’ nga sot do të fillojë të shfaqet nëpër kinematë e Greqisë, përcjell KultPlus.

Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të filmit ku tutje thuhet se në muajin prill do të fillojë të shfaqet edhe në Zvicër e Francë.

KultPlus ua sjell njoftimin e plotë:

Pranvera po fillon lajme te reja per filmin tone! 🌟🌟🌟

Sot, me 24 Mars, filmi Zgjoi lansohet ne kinema ne Greqi!

Ne muajin Prill edhe ne Zvicer dhe France!!!/ KultPlus.com

“Zgjoi” del në kinema më 18 mars, The Guardian: Histori e ashpër e pikëllimit dhe rebelimit të një vejushe të luftës kosovare

“Çdo shkrepje llogaritet në dramë për luftën e gruas kundër burrave të dhunshëm vendas për të mbijetuar dhe siguruar për fëmijët e saj në vazhdën e luftës”, kështu nis artikulli për filmin e suksesshëm “Zgjoi” të regjisores Blerta Bashollit nga gazeta prestigjioze “The Guardian”, shkruan KultPlus.

Filmi debutues i Blerta Bashollit është një film për mjaltin dhe gjithashtu për ajvarin, një pjatë e ëmbël nga ish-Jugosllavia e bërë nga patëllxhanë dhe speca të kuq. Por filmi ka shije të ashpër dhe të mprehtë, si kafeja e zezë, vazhdon tutje gazeta.

Sipas tyre, ai bazohet në historinë e vërtetë të Fahrije Hotit, një gruaje kosovare, bashkëshorti i së cilës u zhduk gjatë luftërave ballkanike të viteve 90, dhe kështu vetëm për të qëndruar gjallë dhe për të siguruar jetesën e saj, ajo formoi një kolektiv vetëm për gratë dhe vejat (ose të vejat e supozuara, që dëshirojnë një lajm përfundimtar se çfarë bënë forcat serbe me burrat e tyre të zhdukur) duke bërë mjaltë dhe ushqime të tjera për të shitur. Por filmi e tregon atë duke u përballur me mizogjininë brutale dhe dhunën nga burrat në fshatin e saj, të cilët mendojnë se ajo po e tejkalon veten. (Drama vjen me një mohim përmbyllës që thekson se disa prej tyre janë fiktive.)

“Aktorja kosovare me origjinë shqiptare Yllka Gashi është e shkëlqyer si vetë Fahrije, një grua që e filloi këtë biznes të paktën pjesërisht për të menaxhuar apo shuar hidhërimin e saj: kosherja në kopshtin e tyre u ngrit nga i shoqi. Kjo është mënyra e saj për të qëndruar pranë kujtimit të tij; ajo kujton se sa instiktive ishte kontakti i tij me bletët dhe se si ai nuk u pickua kurrë. Fahrije, nga ana tjetër, gjithnjë thumbohet dhe kjo është pjesërisht arsyeja pse ajo kalon kryesisht në ajvar; çdo thumbim është një kujtesë”, shkruhet në artikull.

Po ashtu, “The Guardian” thotë se ekziston një skenë e mrekullueshme në të cilën djali i vogël i Fahrijes po kreh flokët me mendime para pasqyrës, ndoshta me disa nxitje kotësie adoleshente. Duke e parë atë, Fahrije papritmas buzëqesh, me dashuri dhe dhimbje transparente, dhe pa pasur nevojë t’i thuhet mund të shohim se ajo mendon se ai i ngjan babait të tij. Vetë vjehrri i saj Haxhi (një interpretim i mrekullueshëm i aktorit dhe muzikantit veteran kosovar Çun Lajçi) është një figurë vezulluese, e cila përballet me agoninë dhe pikëllimin në mënyrën e tij, por gradualisht po e vlerëson Fahrijen. Kjo është një dramë shumë inteligjente, në të cilën çdo fjalë dhe çdo goditje ka rëndësi.

“Zgjoi” del në kinema më 18 mars. / KultPlus.com

Fotografia: Everett Collection Inc/Alamy

‘Zgjoi’ shfaqet nesër në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut

Filmi “Zgjoi” nesër do të shfaqet në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut.

Të shtunën në ora 18’00 dhe 20’00, në Kinotekën e Maqedonisë së Veriut do të shfaqet filmi i Blerta Bashollit “Zgjoi”.

“Zgjoi” ka rrëmbyer tre çmime kryesore të Sundance Film Festival në SHBA: Filmi më i mirë, Regjisorja më i mirë, dhe çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit.

Po ashtu ky film ishte nominuar edhe për çmimin e madh të “Oscarit”.

‘Zgjoi’ është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrijes (interpretuar nga Yllka Gashi) nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për t’a siguruar mbijetësën e familjes, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Në rolin kryesor luan Yllka Gashi, ndërsa në rolet tjera luajnë Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami etj; me producent Yll Ukën, drejtor fotografie Alex Bloom, montazher Enis Saraçi dhe Félix Sandri, dhe me bashkëproducentë Valon Bajgorën, Agon Ukën, Britta Rindelaub-in, Kristijan Burovski-n, Tomi Salkovski-n, dhe Paskal Semini-n.

“Zgjoi“ është bashkëprodhim filmik në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cinéforom (Zvicërr), Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi (Shqipëri), prodhuar nga Ikonë Studio dhe Industria Film, me bashkëprodhim nga Alva Film Production, Black Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV, ndërsa të drejtat e shitjes globale i ka LevelK./ KultPlus.com

‘Zgjoi’,  filmi që bëri që një histori Kosove të dëgjohet në të gjitha anët e botës

Filmi ‘Zgjoi’ me regji dhe skenar nga Blerta Basholli është padyshim bëri që emri i Kosovës të përmendet edhe më shumë gjatë këtij viti në gjithë botën, përcjell KultPlus.com

Zgjoi” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrije Hotin nga Krusha e Madhe, e interpretuar nga aktorja Yllka Gashi, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes, në një ambient patriarkal e që nuk e mbështet iniciativën e saj, përcjell KultPlus.

Fitues i trefishtë në festivalin e filmit ‘Sundance’ e shumë festivale te tjera ndërkombëtare, ‘Zgjoi’ është filmi i parë kosovar i metrazhit të gjatë që hyri në listën e ngushtë të nominimeve për Oscars.

Blerta Basholli në një rrëfim për KultPlus ka thënë se fillimisht për Fahrije Hotin kishte dëgjuar rastësisht historinë e saj në televizor, sa ishte në Amerikë. Ajo shprehet se kur e ka dëgjuar rrëfimin e Fahrijes, menjëherë ka marrë vendimin që sapo të kthehet në Kosovë, të shkojë e ta takojë për të marrë të drejtën ta bëjë film tregimin e saj.

Edhe pse nuk u nominua për ceremoninë Oscars, ‘Zgjoi’ mbetet filmi që bëri historinë në kinematografinë e Kosovës./ KultPlus.com

Ethet e “Oscars 2022” në KultPlus Caffe Gallery, ftojmë komunitetin që t’i ndajmë emocionet

Pas 21 çmimeve nga mbarë bota, filmi me regji të Blerta Bashollit, “Zgjoi”, ka shkruar histori me shkronja të arta, duke thyer rekorde në shumë festivale të cilat ka marrë pjesë, ndërsa tani ëndërron për “Oscars 2022”, shkruan KultPus.

Deri më tani kemi parë një udhëtim të jashtëzakonshëm të këtij filmi që po pret të shënojë një kapitull tjetër, aty ku suksesi arrin nivelin më të lartë, atë të “Oscars”.

Lista përfundimtare do të bëhet e ditur më 8 shkurt, në qoftë se filmi “Zgjoi” do të marrë pjesë në ceremoninë gala më 22 mars, me ç’rast gazeta online mbi artin dhe kulturën, KultPlus bënë thirrje që i gjithë komuniteti artistik dhe jo vetëm, të jenë pjesë e festës në KultPlus Caffe Gallery, në një ditë të mbushur me plot ethe, shpresë, besim e dashuri me bollëk.

Andaj, nesër duke filluar nga ora 12:00 e tutje, KultPlus Caffe Gallery do të bëhet shtëpia që pret rezultatin e shumëpritur nën atmosferën e ngrohtë shpirtërore që vendi sjell.

“Zgjoi” po tenton që të arrijë në majën e lartë e të artë duke u nominuar për çmimin më të mirë ndërkombëtarë në Akademinë e Arteve.

Ceremonia e 94-të e Çmimeve të Akademisë, e prezantuar nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, do të nderojë filmat më të mirë të publikuar nga 1 marsi deri më 31 dhjetor 2021 dhe është planifikuar të zhvillohet në Teatrin Dolby në Hollywood më 27 mars 2022. 

Ndërkohë, kujtojmë se votimi nga anëtarët e kësaj Akademie ka filluar më 27 janar. / KultPlus.com

‘Zgjoi’ bëhet i qasshëm në platformat online

Filmi kosovar me regji të Blerta Bashollit, ‘Zgjoi’, tashmë është bërë i qasshëm edhe në platformat online, përcjell KultPlus.

““Zgjoi” bëhet i qasshëm në platformat online
Për momentin atë mund ta blini ose merrni me qira në “Vudu”, “Amazon Video”, “Kino Noë”, “iTunes” e të ngjashme
To all our followers we have great news
Currently “Hive” is available for rent or buy on Vudu, Amazon Video, Kino Now, iTunes etc.” – thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të ‘Zgjoi-t’./ KultPlus.com

Adriana Matoshi kërkon mbështetje për filmin “Zgjoi”: Le të shkruajmë histori së bashku

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, është përfshirë në listën e ngushtë të çmimeve Oscars në kategorinë e filmave ndërkombëtar, derisa po shpreson që të nominohet më 8 shkurt, atëherë kur edhe do të bëhen të ditur emrat që do të marrin pjesë në galanë e 27 marsit, shkruan KultPlus.

Njëra prej aktoreve në këtë film, Adriana Matoshi, përmes një postimi në “Facebook”, ka kërkuar mbështetje në mënyrë që të Kosova të shkruajë histori.

“ZGJOI osht shembulli ma i mirë i suksesit, çmimeve, vlerave dhe ma e rëndësishmja, pasqyrimi ma i drejtë i realitetit tonë. Nuk e di pse disa njerëz ngurrojnë e nuk e përkrahin artin para se me arritë suksese të mëdha, po në fund krejt kanë qef me u identifiku edhe me u krenu me ato suksese.Hajde bashkë t’a shkrujmë historinë, tu e shpërnda e tu e bo ZGJOIN me qarkullu në krejt platformat sociale e mediale.Suksesi nisi në #Sundance, vazhdoi në shumë e shumë festivale prestigjioze, tash e kemi radhën me e shkrujt emrin e Kosovës edhe në #Oscars. Kosova meriton t’a ketë vulën e saj në kinematografinë BOTËRORE. Historia e zonjës Fahrie dhe grave të Krushës e meriton këtë sukses”, ka shkruar ajo.

Zgjoi tregon historinë e Fahrije Hotit, e cila duke shpresuar të sigurojë familjën e saj, së bashku me të vejat në vështirësi nisin një biznes për të shitur një produkt ushqimor vendas. Ato gjejnë shërim dhe ngushëllim në sipërmarrjen e re, por vullneti i tyre për të jetuar të pavarur së shpejti përballet me armiqësi.

Regjisorja e filmit, Blerta Basholli dhe protagonistja Yllka Gashi kanë hapur një kampanjë, përmes së cilës kanë kërkuar që posteri i filmit të shpërndahet sa më shumë në rrjete sociale. /KultPlus.com

Yllka Gashi: Po punojmë me përkushtim e pasion të madh për të siguruar nominimin e parë e historik për Kosovën

Qytetarët e Kosovës janë aktivizuar për të shpërndarë sa më shumë fotografinë e posterit të filmit “Zgjoi”, i cili është shumë pranë nominimit për Oscars, shkruan KultPlus.

Protagonistja e këtij filmi, Yllka Gashi, së fundmi është shprehur shumë falënderuese për përkrahjen e madhe që kanë shprehur njerëzit në rrjete sociale.

“Të dashur miq,Ju falemnderit nga zemra për gatishmërinë tuaj e për tërë përkrahjen!Fjalët janë të pakta për të shprehur mirënjohjen e falenderimin ndaj secilit prej jush që e keni shpërndarë dhe vazhdoni ta shpërndani postimin për nominimet në Oscars 2022.Jemi duke punuar me përkushtim e pasion të madh e shpresojmë shumë që të kemi fat e ta sigurojmë nominimin e parë e historik për Kosovën. Sido që të na prijë fati, jam tepër e nderuar nga dashamirësia e përkrahja juaj!Mbi 21 mijë shpërndarje, dy fish aq falenderime për çdo njërin nga ju!U gëzofshim bashkë më 8 Shkurt!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit u fut në listën e ngushtë prej 15 filmave për të kaluar drejt çmimeve “Oscars”. / KultPlus.com

‘Zgjoi’ një hap larg nominimit për ‘Oscars’, Basholli: Po ndihem falënderuese sot për shumë arsye

Anëtarët e jurisë së Akademisë së Filmit nga 27 janari kanë filluar votimet e tyre për nominimet e çmimeve ‘Oscars’ dhe do të vazhdojnë deri më 1 shkurt, përcjell KultPlus.

E në listën e ngushtë për nominimet për ‘Oscars’ është edhe filmi kosovar me regji të Blerta Bashollit ‘Zgjoi’.

Sot, regjisorja Basholli përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që po e mbështesin gjatë kësaj periudhe.

KultPlus ua sjell postimin e plotë:

  Po ndihem shumë falenderuese sot për shumë arsye:

1. Për fatin që kam pasë me taku një zonjë inspiruese si Fahrije Hoti dhe gjitha gratë e Krushës;

2. Për ekipin e mrekullueshëm të filmit Zgjoi, pa punën e bukur të të cilëve ky film nuk do të ishte aty ku është sot;

3. Për familjen time të dashtun;

4. Për krejt shqiptarët kudo që janë që na kanë mbështetë me zemër e nuk na kanë lënë vet;

Faleminderit e shumë dashni për krejt juve!/ KultPlus.com

Yllka Gashi për Fahrije Hotin: Sa nder e privilegj që të njoh e sa fat e kënaqësi që t’kam portretizu në film

Në ditët kur në juria në Akademinë e Filmit po vazhdojnë votimet për filmat që do të nominohen për çmimet ‘Oscars’, aktorja Yllka Gashi ka ndarë dy fotografi me Fahrije Hoti, të cilën e portretizon në filmin ‘Zgjoi’, përcjell KultPlus.

“Fahrije Hoti – kjo grua e çeliktë që nuk u dorëzua para asnjë sfide, që dhimbjen e shndërroi në motiv për punë! Ndërmarrëse e suksesshme, nënë, gjyshe e shoqe e dashur. Inspirim për çdo gjeneratë!

Sa nder e privilegj që të njoh e sa fat e kënaqësi që t’kam portretizu në film!” – ka shkruar Gashi në Instagram./ KultPlus.com

Cineuropa: A mund të bëjë ‘Zgjoi’ histori përsëri

Portali evropian i filmit, ‘Cineuropa’, ka dedikuar së fundi një shkrim për filmin kosovar me regji të Blerta Basholli ‘Zgjoi’ i cili ka hyrë në listën e ngushtë të nominimeve për çmimet Oscars, shkruan KultPlus.

KultPlus ua sjell shkrimin e përkthyer në shqip.

A mund të bëjë ‘Zgjoi’ histori përsëri?

‘Zgjoi’ nga Blerta Basholli bëri histori kur u shfaq për herë të parë në Sundance në vitin 2021 dhe u bë filmi i parë që fitoi tre çmimet më të mira në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike: Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Regjisë dhe Çmimin e Publikut.

Vetëm një vit më pas debutimi artistik i kineastes kosovare është filmi i parë nga vendi më i ri i Evropës që hyn në listën e ngushtë prej 15 titujsh që konkurrojnë për çmimin e Akademisë për Filmin më të Mirë Ndërkombëtar të metrazhit të gjatë. Dhjetorin e kaluar, Elisabeth Moss dhe Lindsey McManus hynë në film si producentë ekzekutivë me kompaninë e tyre Love & Squalor Pictures, duke i dhënë atij një shtysë vendimtare në fushatën e tij Oscar.

‘Zgjoi’ është një histori e paharrueshme, elokuente, prekëse për vullnetin e mbijetesës dhe fuqizimit përmes një vizioni të patundur, “thanë ata në një deklaratë të botuar fillimisht nga Deadline. “Portretizimi intim i luftës së një gruaje drejt pavarësisë në film na shtyn të kuptojmë mundësinë e ndryshimit dhe tregimi i fuqishëm i Blertës kap me mjeshtëri vetëvendosjen e individëve në mbarë botën për të kapërcyer shtypjen.”

Bazuar në një histori të vërtetë, filmi ndjek Fahrijen (portretizuar nga Yllka Gashi), e cila, si shumë nga gratë e tjera në fshatin e saj, ka jetuar me shpresë të venitur dhe pikëllim në rritje që kur burri i saj u zhduk gjatë luftës në Kosovë. Për të siguruar familjen e saj në vështirësi, ajo mbledh të vejat e tjera në komunitetin e saj për të nisur një biznes që shet një produkt ushqimor vendas, pavarësisht rezistencës nga shoqëria thellësisht patriarkale.

“Në vend që t’i dorëzohej dëshpërimit, Fahrije Hoti vendosi të fshijë lotët dhe të vazhdojë. Sa herë që e kishim të vështirë gjatë realizimit të filmit, mendoja për të. Ajo ka qenë dhe do të jetë gjithmonë modeli im për të vazhduar dhe për të mos u dorëzuar kurrë”, thotë Basholli.

Regjisorja boshnjake Jasmila Žbanić, kujt Quo Vadis, Aida? [+] ishte në pesëshen finale të Oscars vitin e kaluar dhe së fundmi mori pjesë në çmimet EFA, duke thënë gjithashtu: “Bukuria dhe forca e këtij filmi qëndron në faktin se regjisori, aktorja dhe i gjithë ekipi arrijnë të tregojnë të padukshmen, për të thënë të pathënën. Ashtu si një zgjua, filmi dridhet brenda jush për një kohë të gjatë pasi e keni parë atë.”

Që nga triumfi i Sundance-it, Hive ka fituar më shumë se 15 çmime festivalesh, duke përfshirë në Varshavë, Hamburg, Montpellier, Berkshire, Osnabrück, Herceg Novi, Prishtinë dhe Cinedays Shkup, ndërsa Gashi mori çmimet e aktores më të mirë në Valladolid dhe Scottsdale. Ndërkohë, agjenti i saj ndërkombëtar i shitjeve, LevelK, e ka shitur atë pothuajse kudo në botë: nga Australia dhe Zelanda e Re në Kinë, Amerikën Latine dhe Karaibe, si dhe Kanada dhe SHBA, ku shpërndahet nga Zeitgeist Films në bashkëpunim me Kino Lorber. Të drejtat janë marrë gjithashtu në shumicën e territoreve evropiane, si dhe në Turqi dhe Izrael./ KultPlus.com

Kryeministri Kurti përkrah filmin Zgjoi: Triumfi i tyre erdhi si rezultat i forcës që i dhanë njëra-tjetrës

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit është futur në listën e ngushtë për nominim nga Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit, ‘Oscars 2022’, në kategorinë e filmit ndërkombëtar me metrazh të gjatë, përcjell KultPlus.

Më 8 shkurt bëhet e ditur lista finale e nominimeve. Ndërsa, nesër do të fillojë votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për “Oscars 2022”,

Andaj, sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka treguar përkrahjen e tij përmes një postimi në rrjetin soical Twitter.

“Nesër fillon votimi i nominimit për Oscar, përfshirë edhe për “Zgjoi”. Ky film, i bazuar në një histori të vërtetë, përshkruan qëndresën e grave të Krushës. Triumfi i tyre erdhi si rezultat i forcës që i dhanë njëra-tjetrës”, ka shkruar Kurti. / KultPlus.com

Blerta Basholli dhe Yllka Gashi në intervistë për ‘GoldDerby’: E gjithë Kosova po bën tifo për ne

Gold Derby”, shtëpia amerikane e parashikimeve dhe lajmeve të çmimeve, së fundmi ka realizuar një intervistë me regjisoren Blerta Basholli dhe aktoren Yllka Gashi, në lidhje me filmin Zgjoi, film ky që po shënon histori për shtetin e Kosovës, shkruan KultPlus.

Në artikullin e ‘Gold Derby’, përveç përshkrimit të mesazhit që filmi Zgjoi përmban, shtjellohen edhe mesazhe e momente të ndryshme e të veçanta nga regjisorja Basholli dhe aktorja Gashi, të cilat shprehen se Kosova po bën tifo për këtë film.

“Filmi ka pasur një udhëtim vërtet interesant dhe të bukur që nga Sundance vitin e kaluar. 2021 ishte një rrugëtim i mirë për ‘Hive’ dhe për ne. Ne vijmë nga një vend i vogël dhe megjithëse kemi shumë histori të bukura për të treguar, ne vijmë nga një vend i vogël. [Pas hyrjes në listën e ngushtë] e gjithë Kosova po bën tifo për ne“, thotë Basholli.

“Presioni është shumë [i lartë] kur luan një person real që është gjallë. Ata mund të mos ju pëlqejnë ju ose mënyra se si i portretizoni ata. Ju keni këtë përgjegjësi të madhe për t’i nderuar ata dhe për t’u bërë atyre drejtësi. Ne nuk donim ta lëndonim Fahrijen, donim ta nderonim dhe të ndanim historinë e saj, sepse ne ishim të impresionuar prej saj. Si aktore e pashë. E pashë se si fliste. Vëzhgova qëndrimin e saj dhe mënyrën se si e trajtonte veten. Kjo ju ndihmon të dalloni tipare të vogla për t’ju ndihmuar të ndërtoni karakterin“, shpalos Gashi.

Më poshtë KultPlus ju sjell artikullin/intervistën e plotë të tyre:

Hyrja e Kosovës për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në Çmimet e 94-ta të Akademisë, “Hive”, tregon historinë e vërtetë të Fahrije Hotit (të luajtur nga Ylka Gashi), bashkëshorti i së cilës është zhdukur që nga lufta në Kosovë. Ajo ngre biznesin e saj të vogël për të siguruar jetesën e fëmijëve të saj, por ndërsa lufton kundër një shoqërie patriarkale që nuk e mbështet atë, ajo përballet me një vendim vendimtar. Filmi u drejtua dhe u shkrua nga Blerta Basholli, e cila është e emocionuar të përfaqësojë Kosovën për herë të parë në listën e ngushtë të Oscars 2022.

“Ndihem shumë mirë”, thotë Basholli. “Filmi ka pasur një udhëtim vërtet interesant dhe të bukur që nga Sundance vitin e kaluar. 2021 ishte një rrugëtim i mirë për ‘Hive’ dhe për ne. Ne vijmë nga një vend i vogël dhe megjithëse kemi shumë histori të bukura për të treguar, ne vijmë nga një vend i vogël. [Pas hyrjes në listën e ngushtë] e gjithë Kosova po bën tifo për ne.”

Gashi e dinte se donte të luante rolin e Hotit sapo të dëgjonte për filmin.

“Shkuam për të takuar Fahrijen për herë të parë”, përshkruan ajo. “Që atëherë, ‘Hive’ u bë një mision për ne. U bë një ëndërr për mua. E dija historinë e Fahrijes sepse ajo ishte shumë në TV. Ne pamë shumë histori për të vejat dhe se si ato po organizonin protesta për t’i bërë pyetje qeverisë për eshtrat e të dashurve të tyre. U desh mjaft kohë për të bërë filmin, nga viti 2011 deri në 2021 kur u shfaq premierë në Sundance. Kaq shumë gjëra ndodhën gjatë atyre viteve. Por unë kurrë nuk hoqa dorë nga kjo ëndërr dhe as [Blerta] nuk e hoqi dorë”.

“Presioni është shumë [i lartë] kur luan një person real që është gjallë”, vazhdon Gashi. “Ata mund të mos ju pëlqejnë ju ose mënyra se si i portretizoni ata. Ju keni këtë përgjegjësi të madhe për t’i nderuar ata dhe për t’u bërë atyre drejtësi. Ne nuk donim ta lëndonim Fahrijen, donim ta nderonim dhe të ndanim historinë e saj, sepse ne ishim të impresionuar prej saj. Si aktore e pashë. E pashë se si fliste. Vëzhgova qëndrimin e saj dhe mënyrën se si e trajtonte veten. Kjo ju ndihmon të dalloni tipare të vogla për t’ju ndihmuar të ndërtoni karakterin.”

Para se të xhirohej filmi, Basholli thotë se kanë kërkuar shumë fshatra në Kosovë për të gjetur një zonë që do të dukej realiste për kohën e portretizuar. “Ne po kërkonim një fshat që duket më i shkatërruar nga lufta,” shpjegon ajo. Në fshatin që ata filmuan, “Shtëpitë duken sikur të ishin djegur. Duket më e vjetër dhe duket më e vërtetë dhe autentike. Kjo është arsyeja pse vendosëm të xhironim atje. Ishte gjithashtu e vështirë për të xhiruar atje sepse rrugët janë shumë të vogla. Ne e donim fshatin dhe për fat gruaja që zotëronte shtëpinë ishte shumë e mirë për të punuar me të. Gjithçka që kërkova me të vërtetë nga të gjithë ishte të jem i sinqertë dhe i vërtetë. Le të mos përpiqemi të krijojmë diçka që nuk është e besueshme dhe autentike. Të gjithë vendosin zemrën dhe pasionin e tyre në këtë histori.”

“Hive” është filmi i parë ndërkombëtar që hyn në listën e ngushtë të Oskarit nga vendi i Kosovës. Është gjithashtu debutimi i filmit regjisorial nga roli i parë kryesor i Bashollit dhe Gashit.

Intervistën e realizuar nëpërmjet një video nga ‘Gold Derby’ e gjeni këtu. / KultPlus.com

Yllka Gashi: Nesër fillon votimi për nominimet Oscars, shpërndani sa më shumë fotografinë e ‘Zgjoit’

Aktorja që portretizoi rolin kryesor në filmin ‘Zgjoi’, Yllka Gashi u ka bërë thirrje të gjithëve të shpërndajnë sa më shumë fotografinë e filmit në rrjete sociale meqë nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022, shkruan KultPlus.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të saj:

Të dashur miq,

Nesër fillon votimi i anëtarëve të Akademisë Amerikane për të nominuar filmat për Oscars 2022.

Kosova për herë parë është në listën e ngushtë me gjasa reale për të siguruar një nominim.

Duke ju falenderuar për përkrahjen e jashtëzakonshme që na e keni bërë gjatë krejt kësaj kohe, ju lus që ta shpërndani sa më shumë fotografinë e filmit tonë në rrjete sociale.

Bashkë për Kosovën drejtë Oscars 2022!!!

Kosova’s Official Entry for Oscars

Based on an inspiring true story, Hive tells the story of empowerment, resilience and triumph of Fahrije Hoti and the women of Krusha in a situation when giving up is knocking on your door.

Please support us by sharing and thank you a million times!./ KultPlus.com

Qeveria e Kosovës ndan mbi 95 mijë euro për filmin “Zgjoi”

Qeveria e Kosovës ka ndarë 95,725 euro për filmin “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars”, përcjell KultPlus.

Ndarja e kësaj shume u bë në mbledhjen e 55-të të mbajtur sot në mënyrë elektrike nga Qeveria e Kosovës.

Kërkesa ishte e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për mbështetje financiare për zbatimin e Masës 4.3 – Mbështetja e Kulturës dhe Sportit.

“Me vendimin e aprovuar sot janë ndarë mjete financiare në shumën prej 95,725 eurove të cilat do të përdoren për mbështetjen e pjesës së dytë të kampanjës së filmit “Zgjoi”, i nominuar nga Republika e Kosovës për të garuar në kuadër të edicionit të 94-të të Çmimeve të Akademisë së Arteve dhe Shkencave të filmit, “Oscars””, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Filmi “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit u fut në listën e ngushtë prej 15 filmave për të kaluar drejt çmimeve “Oscars”. / KultPlus.com

‘Zgjoi’ do të shfaqet sot në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë

Filmi “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit do të shfaqet sonte në Qendrën e Kulturës, “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë.

Sipas një njoftimi të faqes zyrtare në Facebook, “Zgjoi” do të shfaqet me fillim nga ora 19:00.

“Për të gjithë ata që nuk kanë arrit me e pa filmin Zgjoi i cili po zhurmon anë e kënd botës duke shtjelluar një ngjarje të vertetë të Kosovës, ju njoftojmë që ky film do të shfaqet me 19 Janar në Mitrovicë në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” nga ora 19:00”, bëhet e ditur në njoftim.

 Gjithashtu, “Zgjoi” do të shfaqet edhe në do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe 6 të tjera në Zelandë të Re.

“Filmit i është konfirmuar se do të shfaqet në 18 kinema në Australi dhe 6 të tjera në Zelandë të Re. Kjo, pos tjerash, është një mundësi që shqiptarët që jetojnë në këto vende të kenë mundësi të shohin rrëfimin për Fahrije Hotin nën interpretimin e aktores Yllka Gashi”, thuhet në njoftim.

“Zgjoi” është fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, ndërkaq është propozim i Kosovës për “Oscars 2022”./ KultPlus.com

Gara për çmimin Oscar, prestigjiozja amerikane rëndit Yllka Gashin në mesin e aktorëve të njohur

The Hollywood Reporter ka vendosur Yllka Gashin në garë me aktorë të njohur si pretendente për të fituar çmimin Oscar, përcjell KultPlus.

“Nuk ka gjë të tillë si një Oscar për aktrimin më të mirë ndërkombëtar, por zgjedhja për çmimin Oscar për filmin më të mirë ndërkombëtar të këtij viti mund të vendoset si një garë midis veteranëve të aktrimit (Javier Bardem, Noomi Rapace, Dan Stevens) dhe të ardhurve (së pari italiani -timeri Filippo Scotti, debutimi kosovar Yllka Gashi), performancat e së cilës janë në qendër të pretendentëve për çmimet e vitit 2022.”

Së fundi, ‘Zgjoi’ ka hyrë edhe në listën e ngushtë për nominimet për festivalin prestigjioz ‘Oscars’.

‘Zgjoi’ përcjell Fahrije Hotin nga Krusha e Madhe (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi),  e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Për të lexuar të gjithë artikullin e The Hollywood Reporter klikoni KËTU/KultPlus.com

‘Zgjoi’, ndër filmat më të mirë të vitit 2021 sipas Tomatometer

Rotten Tomatoes ka rënditur filmat e ri në listën ‘Certified Fresh’, duke krijuar një udhëzues për filmat më të mirë të vitit 2021 e në mesin e tyre është edhe filmi kosovar nga regjisorja Blerta Basholli, ‘Zgjoi’, transmeton KultPlus.

Së fundi, ‘Zgjoi’ ka hyrë edhe në listën e ngushtë për nominimet për festivalin prestigjioz ‘Oscars’.

‘Zgjoi’ përcjell Fahrije Hotin nga Krusha e Madhe (interpretuar nga aktorja Yllka Gashi),  e cila është në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë. Ajo fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetësën e familjes së saj në një ambient tradicional patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin e saj për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me veten për të jetuar në një situatë të re për të.

Përveç ‘Zgjoit’ në këtë listë janë shtuar edhe Parallel Mothers, The Tragedy of Macbeth, Memoria, The Novice, Spider-Man: No Way Home, The Lost Daughter, Boiling Point, Hive./KultPlus.com

Variety: Yllka Gashi në mesin e 15 aktorëve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit

Shtëpia e parashikimeve për çmime të ndryshme ndërkombëtare, duke përfshirë edhe Oscars, Variety, ka përfshirë Yllka Gashin në mesin e 15 aktoreve që do të përfshihen në listën e ngushtë për Çmimet e Akademisë Britanike të Filmit (BAFTA), shkruan KultPlus.

Yllka Gashi luajti rolin e saj në filmin “Zgjoi”, i cili ka bërë bujë të madhe, duke u përfshirë madje edhe në listën e ngushtë të çmimeve Oscars.

Variety ka përfshirë edhe Gashin në mesin e “Aktores kryesore në film, së bashku me aktorë të njohur siç janë: “Nicole Kidman, Niamh Algar, Emilia Jones etj”.

Raundi i parë i votimit për çmimet BAFTA mbyllet të hënën, më 3 janar. Akademia Britanike do të shpallë listën e saj të gjatë në të gjitha kategoritë më 12 janar.

Nominimet zyrtare të BAFTA do të shpallen më 3 shkurt. Çmimet BAFTA janë planifikuar të zhvillohen më 13 mars. /KultPlus.com

BAFTA