Spidermani vjen në shpëtim: Superheroi gëzon fëmijët në izolim

Qyteti Stockport, në veri të Anglisë, ka heroin e ri, një Spiderman lokal, i cili po i argëton fëmijët, të cilët po qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi shkaku i përhapjes së koronavirusit, njofton Reuters.

Jason Baird 34-vjeçar, mësues i arteve marciale u uniformua sikur heroi i Marvelit dhe nisi të bëjë akrobacione nëpër rrugë, ndërkohë që shumë fëmijë e përcjellin nga dritaret e shtëpive.

Baird, që la New-Yorkun për Stockportin e njohur për prodhim të kapelave, të mërkurën u ndal edhe në një shkollë fillore, duke bërë qëndrimin ikonik të Spidermanit.

Ai u pa të pozonte edhe me policët në rrugë.

Image

“Spider-Man Far From Home” debuton me një shumë marramendëse prej 185 milion dollarësh

Superheronjtë ishin përsëri aty që të shpëtojnë ditën, pasi që filmi “Spider-Man Far From Home” pati një shpërthim shumë të madh në biletari.

Aventura lehtë dominoi në Amerikën Veriore, me një debutim prej 185 milionë dollarësh në 4636 vende, ku u shfaq në gjashtë ditët e para në kinema.

Por edhe ky sukses, prej 93 milionë dollarësh në fundjavën hapëse, nuk mund të matet me suksesin e filmit të kaluar “Spider-Man: Homecoming”, të vitit 2017, i cili inkasoi një shumë prej 117 milionë dollarësh, shkruan KOHA Ditore.

Filmi ka vendosur disa rekorde, duke përfshirë shitjen më të madhe të biletave në një të martë (38 milionë dollarë), shitjen më të madhe të një filmi të Marvel në një të mërkurë (27 milionë dollarë) dhe shitjen e dytë më të madhe në 4 korrik (25 milionë dollarë). Po ashtu shënon hapjen më të madhe në gjashtë ditët e para për një film të Sony Pictures.

Image

“Spider-Man Far From Home”, që mbart një çmim prej 160 milionë dollarësh, është i vendosur pas ndodhive të “Avengers Endgame” dhe bën fjalë për Peter Parker, që luhet nga aktori anglez Tom Holland, i cili është në udhëtim me shkollën në Evropë. Në film paraqiten edhe karakteret Nick Fury (Samuel L. Jackson) dhe Mysterio (Jake Gyllenhaal). Po ashtu rikthehen Zendeya, Cobie Smulders, Jon Favreau dhe Marisa Tomei.

Vdes Steve Ditko, njëri nga krijuesit e Njeriut Merimangë

Bashkëkrijuesi i personazheve Spider-Man dhe Doctor Strange, Steve Ditko, ka vdekur në moshën 90 vjeçare.

Policia ka thënë se ai është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Manhattan të New York-ut më 29 korrik, ku edhe ishte deklaruar i vdekur nga paramedikët.

Fansat e këtyre dy personazheve kanë vërshuar rrjetet sociale për t’i shprehur ngushëllimet dhe nderimet e tyre për krijuesin e dy personazheve mjaft të dashura të stripave të Marvel-it.

Përderisa Stan Lee besohet të ketë ardhur me idenë e një njeriu me fuqi sikur të merimangës, Ditko mban meritat për kostumin kaltër e kuq të superheroit. / KultPlus.com