Shqipet e botërorit (FOTO)

Kampionati Botëror që është pozicionuar këtë vit në Rusi sonte ka arritur në natën kulminante. Ky kampionat ishte mjaft i ngarkuar emocionalisht për shqiptarët anë e mbarë botës.

Këngëtarja Era Istrefi, sonte ktheu gjithë sytë e botës nga ajo me performancën e Himnit të Kampionatit Botëror. Ajo sonte performoi “Live it Up”, përkrahë emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam. Ky sukses e fut Era Istrefin në mesin e artistëve më të njohura si Shakira, Jennifer Lopez, Anastacia e Jason Derulo, shkruan KultPlus.

Para kësaj, shqiptarët e Kosova u vendos në shumë media ndërkombëtare, falë ‘shqiponjës’ së futbollistëve Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka. Emocione të shumëfishta i dhuruan publikut shqiptar, e atyre që njihnin historinë e vendit të tyre. Në ndeshjen e Zvicrës me Serbinë, ata triumfuan me dy gola ndaj kombëtares së Serbisë, duke e nxjerrë Zvicrën fituese të asaj ndeshje.

“Shqiponja”, në mes të Rusisë, në ndeshje me Serbinë u kushtoi Xhakës e Shaqirit me dënim nga FIFA, e cila i gjobiti me nga 10 mijë franga, ndërkaq kapitenin e kombëtares së Zvicrës, Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane. Nuk ishte vetëm Lichtsteineri, ai që iu bashkua ‘shqiponjës’ së Xhakës e Shaqirit. Shqiptarë anë e mbarë botës dhe jo vetëm u bashkuan me ta në simbolin e shqiponjës, nuk mungoi as mbështetja e figurave të njohura në botë.

Pas, kësaj qarkulluan shkrime të shumta e reagime në përkrahje e kundër të simbolit të tyre, por po shqiptarëve momenti i golave, e i shqiponjës, u ka marrë brohoritjet më të fuqishme, emocionet e forta./ KultPlus.com

Himnet kombëtare të Francës dhe Kroacisë (VIDEO)

Kroacia dhe Franca kanë nisur përballjen e tyre për fitore në Kampionatin Botëror në Rusi.

Loja po vazhdon në minutat e para dhe pas disa aksioneve, askush nuk ka shënuar.

Po i sjellim këtu poshtë dy himnet kombëtare të Francës dhe të Kroacisë, të cilat si zakonisht vijnë para se të nisë loja, njëjtë siç ndodhë me çdo kombëtare në futboll.

Kroacia ka pasur disa mundësi më të mira duke qenë më afër zonës së Francës, derisa këta të fundit janë më të ngadaltë në aksionet e tyre drejt golës së Kroacisë. / KultPlus.com

Shkëlqimi i Era Istrefit në Rusi përmes fotografive (FOTO)

E mrekullueshmja Era Istrefi, kosovarja e cila bëri historinë duke kënduar për herë të parë Himnin e Botërorit Rusia 2018-të, pati një paraqitje të mrekullueshme në finalen e madhe të këtij kampionati.

Po sjellim përmes fotografive gjithë emocionet që solli sot Era Istrefi me këtë paraqitje që do të mbahet mend gjatë.

“Live it Up”, është kënga që sivjet u zgjodh të jetë himn i Kampionatit Botërorë, ndërsa u këndua nga Era Istrefi, Will Smith e Nicky Jam. / KultPlus.com

Performanca e Era Istrefit në finalen e Kampionatit Botëror në Rusi (VIDEO)

FIFA ende nuk e ka publikuar videon e plotë të performancës së Era Istrefit në Kampionat Botëror por këto janë videot e fansave nga mbarë bota në rrjete sociale.

Era Istrefi, ylli nga Kosova që shndriti në Rusi (FOTO)

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi sapo ka përfunduar performancën e saj të shumëpritur në Kampionatin Botëror në Rusi, duke mahnitur rreth 3 miliardë njerëz që kanë përcjellë nga e gjithë bota, kurse të pranishmit në stadiumin e Luzhinskit, e përcollën me vallëzim e duartrokitje.

Kënga e shumëdëgjuar “Live it up”, erdhi me lëvizje të mahnitshme e interpretim nga Era Istrefi e artistët e njohur ndërkombëtar Will Smith dhe Nicky Jam, shkruan KultPlus.

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, pak para se të nis ky kampionat, publikuan këngën “Live it Up”. Kënga u lëshua përgjatë gjithë kampionatit, e jo vetëm në Rusi atje ku edhe u mbajt sivjet, por në gjithë botën.

Era Istrefi ka shumë hite të dëgjuara nga publiku shqiptarë, ndërsa për botën u bë e njohur me këngën e saj “Bon bon”, ndërsa po prek kulmin e suksesit me himnin e Kampionatit Botëror të këtij viti. /KultPlus.com

Era Istrefi ngjitet në skenën e madhe të Kampionatit Botëror në Rusi (FOTO)

Era Istrefi, këngëtare nga Kosova e njohur për vendasit e saj pothuajse me të gjitha këngët e publikuara, për publikun ndërkombëtar u bë e njohur me këngën “BonBon”.

Era Istrefi përkrahë emrave të njohur Will Smith dhe Nicky Jam, sapo është ngjitur në skenën e madhe të Kampionatit Botëror, në stadiumin Luzhinki në Moskë të Rusisë. Zëri i saj së bashku me dy zërat e këngëtarëve të tjerë sapo është dëgjuar nga 3 miliardë njerëz të cilët kanë mbushur të gjitha këndet e stadiumit.

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, pak para se të nis ky kampionat, publikuan këngën “Live it Up”. Kënga u lëshua përgjatë gjithë kampionatit, e jo vetëm në Rusi atje ku edhe u mbajt sivjet, por në gjithë botën.


Zëri i shqiptares u dëgjua e stërdëgjua sa e sa herë në Kampionat, por sot pikërisht në Rusi, në stadiumin Luzhinki në Moskë, zëri i këngëtares nga Kosova, jehoi para një numri të jashtëzakonshëm të njerëzve që ishin mbledhur në stadium. / KultPlus.com

LIVE nga performanca e Era Istrefit në finalen e madhe në Rusi

Pas pak nis ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.

Përmbyllja e Kupës së Botës po bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë.

Pas pak Era Istrefi, bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam do të performojnë himnin e këtij kampionati “Live it up”.

Rikujtojmë se Era Istrefi, para dy ditësh u paraqit edhe në një konferencë për medie në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo nuk la pa përmendur dy bashkëvendësit e saj që në këtë kampionat luajtën për kombëtaren e Zvicrës – Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka.

Era, tha se momenti më i mirë gjatë kampionatit ka qenë ai kur dy shqiptarët kanë shënuar gol kundër Serbisë që atë ditë luante me Zvicrën./ KultPlus.com

Will Smith publikon pamje para performancës së madhe: 3 miliardë njerëz do na ndjekin (VIDEO)

Kanë mbetur edhe pak minuta deri në performancën e madhe të Kampionatit Botëror, ku këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi së bashku me Will Smith e Nicky Jam do të interpretojnë himnin e këtij kampionati në stadiumin Luzhinki në Moskë, shkruan KultPlus.

Artisti i njohur, Will Smith ka publikuar disa pamje duke treguar aktivitetin e emocionet e tyre pak para performancës.

“3 miliardë njerëz do të ndjekin performancën tonë sonte, kjo është pak para saj”, ka shkruar Smith në një video të postuar minuta më parë. / KultPlus.com

Në këtë orë nis performancën Era Istrefi në Rusi

Sot është ceremonia përmbyllëse e Botërorit, ku do të ndeshen Kroacia dhe Franca.

Përmbyllja e Kupës së Botës bëhet në stadiumin Luzhniki në Moskë, ndërsa para ndeshjes do të ketë edhe performancë live.

Sipas ueb-faqes zyrtare të FIFA-s, ceremonia fillon 30 minuta para ndeshjes, pra në orën 16:30 (me kohën lokale në Kosovë dhe Shqipëri) dhe do të perofmojnë Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam.

at a closing ceremony press conference during the 2018 FIFA World Cup at Luzhniki Stadium on July 13, 2018 in Moscow, Russia.

Tre artistët do të perfomojnë këngën zyrtare të Kampionatit “Live it up”, ndërsa pas ceremonisë që i paraprinë ndeshjes Kroaci-Francë, në orën 17:00 (gjithnjë sipas orë lokale në Kosovë dhe Shqipëri), fillon ndeshja e shumëpritur. / KultPlus.com

Will Smith përkrah me Erën, paralajmërojnë spektakël (VIDEO)

Era Istrefi do të performojë bashku me Will Smith dhe Nicky Jam pas pak në Finalen e Madhe të Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Treshja duket se është më në formë se kurrë dhe mezi po pret të filloj spektakli.
Will Smith është më aktiv në rrjetin social Instagram ku dhe ka publikuar video nga atmosfera, ku në njërin nga to është parë krahë për krahë me Erën e cila po na bën krenarë të gjithëve.

Shikoni videon e plotë.

PriBeats nga PriFest kthehet me edicionin e dytë me DJ nga Franca, Rumunia dhe Britania e Madhe

Pas debutimit mbresëlënës në skenën e muzikës elektronike në Kosovë – kur verën e kaluar ftoi në Prishtinë dy veteranë të këtij zhanri, Point G nga Franca me një LIVE set dhe DJ Honesty nga Berlini, si dhe ikonën shqiptare të muzikës elektronike nga Nuremberg në Gjermani, Hajdar Berisha – PriBeats kthehet me Episode II.

Edicioni i sivjetmë pritet të jetë edhe më i flaktë, me 6 artistë të cilët do të performojnë në Amfiteatrin e Gërmisë, afër pishinës: Seuil [Eklo, FRANCË], Piticu [Sunrise, RUMUNI], Alban Hi-Dini [BRITANI E MADHE], Lekë [PriBeats, KOSOVË] b2b rrrron [Kult-Urë, KOSOVË] b2b Altin Boshnjaku [KOSOVË].

PriBeats është seri e evenimenteve të muzikës elektronike që organizohet në kryeqytet, dhe ka partner Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, PriFest. Buron nga pasioni për ta kultivuar më tej trashëgiminë e kahmotshme të muzikës elektronike që e ka qyteti, me një qasje të freskët dhe identitet të dalluar.

Seuil është DJ dhe producent nga Franca, një ndër më të mirët e skenës, njëri prej artistëve që e ruajnë fluksin e kualitetit dhe i rezistojnë trendeve elektronike, duke ndjekur frymën muzikore në të cilën besojnë. E don teknon minimale gjermane dhe deep house të Shteteve të Bashkuara, dhe është shumë i përkushtuar ndaj këtyre nën-zhanreve. Ai është një producent i talentuar i cil ka lansuar produksionet e tij në disa kult lables si: Circus Company, Ultrastrech, Minibar e Cabanne, labeli i dikurshëm i Dan Ghenacia, Freak n’ Chic, Moon Harbour e Matthias Tanzmann, Raum…musik e Dorian Paic, Supplement Facts e Guy Gerber, Hello?Repeat e Daze Maxim, e deri te labeli i tij i jashtëzakonshëm, Eklo.

Ai ka bashkëpunuar me artistë të ndryshëm si Tolga Fidan dhe dOP në hitin e skenës underground të vitit 2011, ‘Ultravision’. Kohëve të fundit është fokusuar në labelin e tij Eklo duke lansuar produksione të paharrueshme, duke drejtuar një grupacion të producentëve shumë progresivë dhe të talentuar si Ryan Crosson, Chris Carrier, Robert Dietz, Le Loup, Cristi Cons, Robin Ordell, Vadim Svoboda, Ion Ludwig, Lauhaus, Skat, Boris Horel, Kate Simko, Francesco Del Garda, Ekkohaus dhe Yakine.

Pasioni dhe filozofia e Seuil lidhet me pllaka/vinil, dhe këtë e manifeston nëpërmjet produksioneve të labelit të tij si dhe performancave të tij si DJ. Kur luan me gramafonë, ai është mjeshtër i groove-it; inkorporon minimal tekno, deep house dhe break house te Britanisë së Madhe. Është një nga emrat më të respektuar në rrjetin e muzikës elektronike underground, e prandaj rregullisht performon nëpër klubet e festivalet më të mira në botë, nga DC10 në Ibiza, te Concrete në Paris, e deri te ndejat e njohura Half Baked në Londër, ku performon si rezident. Seuil është gjithashtu njëri element i dyshes Hold Youth, ku partner e ka Le Loup. Si Hold Youth, ata performojnë si rezidentë dy herë në muaj në një prej klubeve më të mira në planet, Rex Club në Paris. Seuil është pa dyshim një prej emrave më të talentuar të muzikës elektronike underground, kështu që vendin e ka te ne, për të performuar për publikun e uritur të Prishtinës në një vend magjik në zemër të nënës natyrë, në Amfiteatrin e Parkut të Gërmisë.
Artisti i radhës vjen nga familja e madhe e producentëve dhe DJ-ëve shumë të respektuar të teknos minimale rumune. Është një prej artistëve më të shquar tw saj, Piticu. Publiku mirënjohës i Prishtinës veç se ka shijuar doza të muzikës tepër unike të kësaj kllike muzikore. Performancat e Livio & Roby, Premiesku, Raresh dhe Praslea janë veçuar si disa prej evenimenteve më të mira që janë organizuar në kryeqytet.

PriBeats ishin të pranishëm gjatë një seti fantastik 5-orësh nga Piticu në Sunwaves Festival 23 në Rumuni – ku ai ishte në program ndërmjet legjendave të kult labelit Perlon të Gjermanisë, Margaret Dygas dhe Sammy Dee, që flet shumë për atë se sa i vlerësuar është rumuni nga programerët e një prej festivaleve më të mira në botë – dhe prej atëherë vendosën ta sjellin muzikantin ikonik në Prishtinë! Aftësitë magjepsëse të Piticu si DJ kanë bërë që edhe ai te performojë në ndeja të shkëlqyera si Sunwaves Festival (nga edicioni i 8) në Rumuni, Spy Bar në Chicago, Dance Event në Amsterdam, Sankeys dhe The Zoo Project në Ibiza, Fuse në Bruksel etj. Si producent, ai ka lansuar muzikë në labels të Rumunisë, Unanim dhe Dissonant e Marc Antona, labelin rus Arma, si dhe labelin e Amsterdamit, Undefined. Piticu do të performojë setin përmbyllës në Episode II të PriBeats, duke u kujdesur për fansat e muzikës elektronike në Prishtinë gjatë pjesës më delikate të natës, afterit.

Përgatituni për ta pritur lindjen e Diellit me këtë djalosh!

Akti i tretë i PriBeats është një prej DJ-ëve më të talentuar shqiptarë, Alban Hi-Dini nga Britania e Madhe. Pak ka DJ që kanë reputacion si të tij në Prishtinë. Udhëtimi muzikor i tij nisi me një impuls për të eksploruar muzikën, dhe kështu vendosi të zhvendoset në Londër
në fund të viteve të 90-a. Ai ishte i magjepsur me konceptin e tolerancës dhe bashkimit që muzika house e ka në thelb të saj. Ishte gjithnjë më i përfshirë në skenën muzikore të Londrës, dhe dikur nisi të performojë me pllaka/vinil. I frymëzuar prej shumë sendeve, Albani ka performuar me shumë DJ të njohur ndërkombëtarisht. Shpeshherë performon i vetëm gjatë gjithë natës, duke kaluar nëpër forma të ndryshme të muzikës house, me koleksionin e pafund të produksioneve shumë kualitative në formë të pllakave vinil. Këtë herë ai është kthyer në Prishtinë për PriBeats Episode II, duke nisur një udhëtim tjetër muzikor që padyshim do t’i lëjë vendasit duke pritur vizitën e tij të radhës.

Akti i fundit i PriBeats Episode II është i rrallë. Pasi kanë zhvilluar reputacionin përgjatë viteve në bazë individuale, me muzikë padyshim të ngjashme por patjetër që secila e dalluar në vete, tre lojtarë kyç të skenës rajonale të muzikës elektronike i bashkojnë forcat për një set 3-orësh back-to-back, me të cilin do të nis nata nga perëndimi i Diellit më 20 korrik.

I pari është rrrron (Rron Kurtolli), i cili iu ekspozua llojeve të ndryshme të muzikës nga një moshë e hershme, pasi që në familjen nga ana e nënës ka shumë muzikantë. rrrron u paraqit në skenën underground të muzikës elektronike në Prishtinë pasi u kthye nga Nju Jorku dhe Roma. Që nga performancat e para të tij, ai u etiketua si talent i ri. I udhëzuar prej DJ-ëve me përvojë, së shpejti DJ setet e tij u bënë të njohura në kryeqytet. Vazhdimisht la mbresa me performancat e tij brenda dhe jashtë vendit, dhe kështu bëri debutimin ndërkombëtar në vitin 2018, duke performuar në Hive dhe Kasheme në Cyrih, dhe Nordstern në Basel. rrrron është gjithashtu një nga themeluesit e Kult-Urë, ndërmarrjes shoqërore që u formua për ta ngritur nivelin e ndërgjegjësimit shoqëror për rëndësinë e artit dhe muzikës në një shoqëri të njollosur nga politikat negative.

Atij i bashkohet Altin Boshnjaku, një nga DJ-ët më të preferuar të publikut, i cili vazhdimisht është i përkushtuar për t’i dhënë formë muzikës së tij që e ka ngritur në skenën e muzikës elektronike, me performanca të vazhdueshme brenda dhe jashtë vendit. Altini e hapi edicionin e parë të PriBeats vitin e kaluar me një DJ set të shkëlqyeshëm, dhe kështu PriBeats po e mirëpret edhe në edicionin e dytë.

Elementi i fundit në këtë trio është kreu i PriBeats, Lekë, i cili hyn në listën e performuesve të cilën e kuroi vet, si akti i katërt dhe i fundit.

Biletat për PriBeats mund t’i bleni me çmim promocional 5 euro Te Miqt Pub (ngjitur me Hotel Swiss Diamond mbi Sheshin Nëna Terezë), Mono Bar & Lounge (përballë ndërtesës së RTK, afër shkollës fillore Faik Konica), Zyret e PriFest (hyrja ndërmjet Fast Food Aurora dhe mini-marketit ngjitur me të, në katin e dytë), dhe nga 17 korriku, në Biletoren e Teatrit Kombëtar.

Në bashkëpunim me Universitetin AAB, PriBeats ofron transport me autobus PA PAGESË çdo 20 minuta nga qendra e qytetit te Newborn direkt te Amfiteatri i Gërmisë, duke filluar nga ora 19:40 më 20 korrik.

PriBeats është realizuar me mbështetje të PriFest, Raiffeisen Bank, Z Mobile, Birra Peja, Universiteti AAB dhe Mono Bar & Lounge.

Nëse keni nevojë për më shumë informata mund ta kontaktoni +383 43 714 944 dhe [email protected]. / KultPlus.com

Politikanët kosovarë pjesë e ceremonisë përkujtimore në përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Prizrenit që vjen nga radhët e VV-së, Mytaher Haskuka, kanë marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore të organizuar nga ambasada e Turqisë për “15 Korrikun- Ditën e Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar”, ditë që shënon përvjetorin e dytë të tentativës për grusht shtetin në Turqi .

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, në fjalën e saj gjatë ceremonisë kujtoi të gjithë dëshmorët dhe veteranët e 15 korrikut, të cilët siç u shpreh ajo, luftuan për demokracinë dhe për popullin turk në atë natë të paharruar.

Të kontaktuar nga KTV-ja zyrtarë të VV-së nuk kanë dashur të komentojnë duke thënë se për këtë do të mund të deklarohen ditën e nesërme.

Në këtë ceremoni ishin të pranishëm edhe ish presidentët Atifete Jahjaga e Fatmir Sejdiu./ KultPlus.com

Ismail Kadare tmerrohet me lajmin e rremë (FOTO)

Shtëpia botuese Onufri dje përgënjeshtroi me vendosmëri një lajm të rremë për shëndetin e shkrimtarit Ismail Kadare, përcjellë KultPlus.

“Jemi të autorizuar të njoftojmë të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen, se Kadare gëzon shëndet të plotë dhe për momentin ndodhet në rezidencën e tij verore në Malin e Robit, Golem, Durrës”, u tha në njoftimi e tyre, të cilët po ashtu treguan edhe për librin e ri të Kadaresë, “Kur sunduesit grinden”, i cili do të dalë në Panairin e Librit të Tiranës.

Ndërkohë, është publikuar edhe një fotografi nga Beti Njuma, ato moment kur Ismail Kadare ka lexuar këtë lajm të rremë.

“Një njeri i papërgjegjshëm ka përhapur këto orë lajmin se Ismail Kadare është shtruar në një spital të Parisit në gjendje të rëndë shëndetësore. Botuesi i tij Bujar Hudhri e hedh poshtë këtë fake neës duke konfirmuar se shkrimtari ynë i madh është si kokrra mollës. Jetë të gjatë Ismail Kadaresë dhe një porosi për kolegët që nxituan të botojnë “lajmin”: verifikoni pastaj publikoni!
Ja! Edhe Ismaili vetë shqeu sytë”, ka shkruar Beti Njuma./ KultPlus.com

Përurohet shtëpia e LEGO-s, u projektua nga arkitekti i Teatrit Kombëtar

Një tjetër kryevepër e arkitekturës botërore u përurua së fundmi në Danimarkë. Shtëpia e LEGO-s, e projektuar nga Bjarke Ingels, arkitekti i Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë, ka hapur dyert e saj jo vetëm për fëmijët, por për të gjitha grupmoshat.

Përmes një postimi në Twitter, kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ashtu si në Danimarkë e vende të tjera, ku modernen e presin krahëhapur dhe pa histeri, ashtu duhet të ndodhë edhe në Tiranë për Teatrin e ri. “Sa mirë për fëmijët e Danimarkës, një Lego House për lojë e shfaqje! Si nuk u ngrit Mbreti aty t’i kundërshtonte me protesta, si ish-Presidenti ynë? Ndaj bëjnë përpara ca kombe o miq, se e presin të renë krahëhapur, pa histeri, po me optimizëm për ndryshim! Duhet dhe ne”, shkruan Veliaj.

Godina e re e LEGO-s në Danimarkë, e projektuar nga Bjarke Ingels, është konceptuar si një qendër përvoje impresive, e cila përfshin atraksione të ndryshme dhe që pritet të tërheqë rreth 250,000 vizitorë çdo vit me rreth 2,500 vizitorë në ditët e pikut. “Ka qenë një ëndërr për mua, për shumë vite, për të krijuar një vend që do t’u japë vizitorëve tanë përvojën e fundit LEGO”, thotë pronari LEGO, Kjeld Kirk Kristiansen.

Studio e Bjarke Ingels Group është një nga më të njohurat në botë me një sërë projektesh të rëndësishme. Disa nga veprat më të bukura të studios BIG është ai i ndërtimit të stadiumit të Barcelonës, ridizenjimi i Qendrës Botërore Tregtare, e rindërtuar në Manhattan, që do të zëvendësojë dy kullat e shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtatorit, si dhe projektimi i Googleplex./ KultPlus.com

Dita e Alfabetit, në Shkup apo në Manastir

Kryeqendra e aktiviteteve me rastin e 110 vjetorit të Ditës së Alfabetit do të jetë Shkupi.

Ngjarjet kryesore parashikohen të zhvendosen këtë vit në Shkup, ndërsa në Manastir manifestimet do të zhvillohen gjatë një javë, ditëve kur ka nisur dhe është mbyllur kongresi, shkruan gazeta KOHA. Në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, ku prej disa vitesh kujdesen për organizimin e kësaj date, janë duke bërë gati programin për këtë ditë, që duhet të miratohet nga Qeveria.

Gjasat janë që këtë vit, Parlamenti të jetë një prej destinacioneve ku do të zhvillohen një pjesë e aktiviteteve. Disa muaj më parë, nën patronazhin e kreut të Parlamentit, Talat Xhaferi u ngrit një Këshill i posaçëm, i angazhuar për të hartuar kalendarin e aktiviteteve me të cilat Maqedonia i bashkëngjitet ftesës për shënimet mbarëkombëtare. Ndërsa në Manastir shënimet zgjasin një javë. Nga Muzeu i Alfabetit apelojnë që në përvjetorë të tillë qytetit ku u mbajt Kongresi duhet t’i jepet rëndësia që e meriton.

“Ne jemi duke u përgatitur për të shënuar këtë datë me aktivitete që do të zgjasin nga 12-22 nëntor. Përveç Akademisë solemne, konferencave, do të ketë edhe manifestimeve me karakter artistik, si ekspozita, koloni, koncerte. Gjithsesi mendoj se kjo datë duhet që si pikë kryesore duhet të ketë Manastirin. Viteve të kaluara ishte traditë që vëmendja të përqendrohej në Shkup, por është mirë që Manastiri të mos rrijë në hije. Është e drejtë e shqiptarëve të festojnë në çdo qytet, por manifestimi kryesor duhet të mbahet këtu, në Manastir”, thotë për KOHA, drejtori Nuer Arsllani. Edhe Instituti i Trashëgimisë është pjesë e aktiviteteve për 22 nëntorin, por edhe të Vitit të Gjergjit.

Drejtori i ITSHKSH dhe zëvendëskryetar i Këshillit, Skënder Asani, thotë se instituti është bartës i aktiviteteve që janë zhvilluar deri tani dhe do të vijojnë deri në fund të vitit. Sipas Hasanit, krahasuar me Shqipërinë apo Kosovën, shqiptarët në Maqedoni kanë arritur të kenë aktivitete shumë ambicioze, siç është promovimi i librit për Skënderbeun, Java e Kulturës shqiptare, dokumente të pabotuara për familjet katolike në kuadër të 90 vjetorit të largimit të Nënë Terezës nga Shkupi, e të tjera.

“Në Parlament do të zhvillohet një ceremoni solemne, këtë vit kemi përputhje mes këtij përvjetori, por edhe ngjarjeve të tjera të rëndësishme për ne shqiptarët, si ligji për gjuhën shqipe. ne si Këshill jemi duke vazhduar me realizimin e programit të parashikuar, që deri në fund të vitit do të ketë edhe shumë ngjarje të tjera interesante”, thotë zëvendëskryetari i Këshillit, Asani.

Edhe pse “Viti i Skënderbeut” u shpall si një vit i aktiviteteve mbarëshqiptare, koordinimi mes tre vendeve për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta ka qenë i vogël. Në Maqedoni Viti i Gjergjit nisi më 17 janar, me shënimin e përvjetorit të 550 të vdekjes së Skënderbeut dhe promovimin e pullës postare me imazhin e heroit kombëtar./ KultPlus.com

Shqiptari shpëton shqiponjën me krahë të thyer, merr përkrahje nga gjermanët (FOTO)

Gjatë ditës së djeshme në rrugët e Mainz afër Frankfurtit në Gjermani, një shqiptar e gjeti një shqiponjë me krahë të thyer, shkruan KultPlus.

Arbër Pajaziti i cili jeton prej vitesh në Gjermani, e mori shqiponjën me vete dhe kërkoi ndihmë përmes rrjeteve sociale ku shumë shpejt u lajmëruan disa spitale veterinare duke e udhëzuar që ai t’i thërret zjarrfikësit. Pas kësaj, zjarrfikësit e dërguan shqiponjën në spitalin veterinar dhe iu dha ndihma asaj shqiponje që njëherësh shqiponja është edhe simboli i shqiptarëve.

Kësisoj, pas kësaj shqiptari Arbër Pajaziti mori një përkrahje të madhe për guximin nga Forumi i Kafshëve në Gjermani, pasi që, sipas tyre shqiponja do të mund ta sulmonte shumë keq shqiptarin.

Po sjellim pamje nga ky rast shumë interesant që ndodhi në Gjermani./ KultPlus.com

“Kur nisa ta dua vetën dhe të tjerët, e kuptova se sa ofenduese ishte t’u imponoja të tjerëve mendimet e mia”

Charlie Chaplin ishte një aktor, komedian, regjisor, kompozitor dhe producent në kinematografinë britanike, autor i mbi 90 filmave me rëndësi dhe ndikim të madh në shekullin XX.

“Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam kuptuar se dhimbja dhe vuajtja shpirtërore po shërbenin për të më kujtuar se po jetoja në kontrast me vlerat e mia. Sot e di që kjo gjë quhet origjinalitet.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, e kuptova se sa ofenduese ishte t’i imponoja të tjerëve mendimet e mia, edhe pse e dija se mund të mos ishte koha e duhur, apo se personi tjetër nuk ishte i gatshëm t’i pranonte ato. Sot e di që kjo gjë quhet respekt.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam ndaluar së kërkuari një jetë ndryshe dhe kam kuptuar se sfidat që po kaloja, ishin një ftesë që unë të përmirësohesha. Sot e di që kjo gjë quhet pjekuri.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam kuptuar se çdo situatë ndodhte në vendin dhe kohën e duhur, dhe se çdo gjë që më ndodhte, kishte një kuptim të caktuar. Që nga ajo kohë, kam mësuar të jem më i qetë. Sot e di që kjo gjë quhet besim në vetvete.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, nuk e kam humbur më kohën duke planifikuar projekte të mëdha për të ardhmen. Sot bëj vetëm gjërat që më sjellin lumturi dhe kënaqësi, që i kam pasion dhe i bëj sipas mënyrës sime, duke respektuar kohën e duhur. Sot e di që kjo gjë quhet thjeshtësi.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam hequr dorë nga gjithçka që rrezikonte shëndetin tim : ushqimet, njerëzit, objektet, situatat dhe çdo gjë tjetër që më dëmtonte. Në fillim, këtë gjë e quaja egoizëm i shëndetshëm, ndërsa tani e di se kjo quhet dashuri për veten.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam ndaluar së kërkuari që të tjerët të më pohojnë se kam të drejtë. Që kur bëra këtë gjë, kam nisur të bëj më pak gabime. Sot e di që kjo gjë quhet përulësi.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam ndaluar së jetuari në të shkuarën, apo së shqetësuari për të ardhmen. Sot jetoj vetëm në të tashmen dhe e di që kjo gjë quhet mirëqenie.

Kur kam nisur ta doja vërtet veten time dhe të tjerët, kam kuptuar se mendimet e mia mund të më sëmurin dhe të më bëjnë të ndihem keq. Por kur kam mësuar të dialogoj me zemrën, intelekti është shndërruar në aleatin më të mirë. Sot e di që kjo gjë quhet urtësi.

Nuk duhet asnjëherë të trembemi nga kontrastet, konfliktet dhe problemet që kemi me veten tonë dhe me të tjerët, sepse edhe yjet bien, por atje ku ata përplasen, lindin botë të reja. Sot, unë këtë e quaj “Jetë””./ KultPlus.com

Elvana Gjata, mrekulloi publikun në Prishtinën me ‘mjegull’

Alberina Haxhijaj

Më shumë se 17 mijë persona e kanë përcjellë vjet koncertin e Alban Skënderajt, të organizuar nga ProCredit Bank. Këtë vit, po aq persona e ndoshta edhe më shumë e përcollën koncertin e Elvana Gjatës, shkruan KultPlus.

Në ambientin e hapur të Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” tashmë ProCredit Bank e ka bërë traditë që çdo vit të sjellë këngëtarë të ndryshëm për të festuar arritjet e saj si kompani por edhe për të ofruar të paktën një herë në vit një mbrëmje muzikore.

Kështu pas grupit “Marigona” dy vite më parë dhe “Alban Skënderaj” vitin e kaluar, Elvana Gjata ishte zgjedhje e ProCredit Bank për këtë vit.

Këngëtarja nga Shqipëria e cila është shumë e pëlqyer nga publiku në Kosovë, diçka që u vërejt edhe mbrëmë pasi që publiku këndoi së bashku me të, të gjitha këngët u shpreh shumë e lumtur që po këndon në Prishtinë. Prishtinën e saj të dashur, siç e konsideron ajo kryeqytetin.

“Vdiqa, sa shumë kohë kam dashur që ta shoh këtë pamje dhe të ju dëgjoj e të jem këtu. Jam e lumtur si një zog, si një fëmijë, nuk ka ndjenjë më të mirë në botë sesa të ju kem juve përpara. Faleminderit të gjithëve që jeni këtu. Faleminderit për ftesën nuk e keni ide se sa e lumtur dhe e nderuar jam”, u shpreh ajo.

Këngëtarja Elvana Gjata për të pranishmit solli disa nga këngët e saj si “Ku vajti”, “Mike”, “Off Guard” e “Love Me”.
Po ashtu këngëtarja solli edhe këngën nga albumi i saj i fundit “3EP”, të tilla si “Më Fal”, “Xheloz”, për ta përmbyllur më një kolazh këngësh të vjetra të cilat erdhën të interpretuara nga këngëtarja si “Tumankuqe”, “Margjelo”, e të tjera.

“Faleminderit që i keni pranuar këto këngë dhe i keni kthyer dhe ndjerë aty ashtu që t’i përshtaten edhe shpirtit tuaj. Prishtina ime e dashur, ju donë Elvana me gjithë shpirt”, u shpreh ajo për këngët e saj nga albumi i fundit.

Në anën tjetër më të përfunduar koncerti nga ProCredit Bank u hodhën edhe fishekzjarrët kundër të cilëve u protestua gjatë gjithë ditës nga disa të ri. Për ta ishte alarmuese sasia e madhe e fishekzjarrëve, 1.5 ton.

“Mbrojtja e ambientit është shumë e rëndësishme që me fillu diku, kemi pasur fishekzjarrë edhe për Pavarësinë e Kosovës mirëpo ne duhet me fillu diku edhe me reagu e me e ndalë këtë. Ambienti nuk është aspak pjesë e politikave të shtetit, mirëpo ironikisht vet ProCredit ka politika e veta për mbrojtjen e ambientit e në anën tjetër po bëhet ndotësi më i madh”, u shpreh njëri nga protestuesit për KultPlus.

Sipas tij ajo që është më e rrezikshmja është se do lëshohen 1.5 ton fishekzjarrë afër objekteve të rëndësishme kulturore, Galerisë Kombëtare, Bibliotekës Kombëtare, pastaj edhe fakulteteve e gjithë kjo në mesin e qindra njerëzve.

Publikut i mbet që të pres vitin e ardhshëm për të zbuluar emrit e këngëtarit të ardhshëm por edhe lokacionin dhe përgjigjen e pyetjes se a do të ketë fishekzjarrë përsëri në Prishtinë./KultPlus.com

I love you forever! Prishtina ime! #mike

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Stan Dragoti e James Belushi të veshur si arvanitas në Hollywood

Dy artistët shqiptarë me famë botërore në një fotografi me fustanellën shqiptare në vitin 1985.

James Belushi dhe Stan Dragoti, dy artistët e mirënjohur shqiptarë të Hollywood-it, kishin veshur kostumet arvanitase dhe ishin shfaqur në këtë fotografi fantastike në vitin 1985. Fotografia është publikuar në Gazetën “Illyria”.

Stan Dragoti është vlerësuar nga Shqipëria me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Në kohën e luftës së Kosovës, Stan Dragoti ishte një nga intelektualët shqiptaro-amerikanë më aktiv në mbrojtjen e të drejtave të kombit të tij. Stan Dragoti është me origjinë nga Dragoti i Tepelenës. Ai është i biri i Asllan Dragotit, veprimtarit të shquar të Vatrës, mbështetësit të Fan Nolit. Rrënojat e shtëpisë së tij janë ende në fshatin tepelenas të origjinës. Stan Dragoti vdiq dje më 14 korrik në moshën 86 vjeçare në Los Angeles.

James Adam Belushi, lindi më 15 qershor të vitit 1954 në Çikago (Ilinois), është aktor amerikan i kinematografisë, teatrit dhe televizionit me prejardhje shqiptare.

Fëmijërinë e rininë i kaloi në Veaton (Ilinois). Është fëmija i tretë nga katër fëmijët e Adem dhe Agnesë Belushit. Babai i tij, Ademi, emigroi në SHBA, duke lënë vendlindjen fshatin Qytezë në vitin 1934, në moshën 15 vjeçare. Ndërsa nëna e tij, Agnesë Belushi, lindi në SHBA, bijë e një emigranti shqiptar. Vëllai i tij më i madh ishte i madhi John Belushi, po ashtu aktor i famshëm i skenës së Hollywood-it dhe shoqërisë në SHBA./ KultPlus.com

Sot 22 vite nga vdekja e mjeshtrit të koreografisë Panajot Kanaçi

Më 15 korrik 1996, u nda nga jeta mjeshtri i koreografisë, baletmaestri i parë shqiptar, Panajot Kanaçi.

Në vitin 1945 ishte ndër të parët që krijoi grupet e valleve, duke realizuar miniatura baleti dhe valle popullore të krahinave të ndryshme të Shqipërisë. Ai realizoi baletin e parë kombëtar “Halili dhe Hajria”, me muzikë të Tish Daisë. Më pas realizoi baletin “Delina”, “Bijtë e Peshkatarit”, etj. Ai ishte lëvrues i palodhur i valles popullore, duke arritur nivele të larta përpunimi si “Vallëzimi i shqipeve”, “Valle labe”, “Valle myzeqare”…/ KultPlus.com

Historia e Bastija, festës kombëtare të Francës

Në kontrast me atë që kemi mësuar nga librat e historisë, Bastija nuk është pushtuar kurrë përmes një sulmi popullor.

Në fakt, ajo iu dorëzuar rebelëve në një mënyrë mjaft paqësore. Nëse duhet të jemi të saktë, festa kombëtare e Francës – 14 korriku, nuk duhet të festohet për sulmin mbi Bastijë, por për vetë dorëzimin e saj tek rebelët.

Përmbledhja zyrtare historike e kësaj ngjarje, është si më poshtë:Më 14 korrik 1789, mijëra rebelë marshuan drejt fortesës së mirë-njohur mbretërore në Bastijë në qendër të Parisit, për të protestuar kundër regjimit tiranik të mbretit Luigji XVI, dhe kundër nxjerrjes në pension të Zhak Neker, ministrit francez tejet popullor të Financave.

Rojet besnike ndaj mbretit, filluan të qëllonin mbi turmën rebele duke përdorur topat dhe mushqetat, por megjithatë rebelët, edhe pse kishin pësuar shumë humbje, arritën të sulmonin heroikisht dhe ta pushtonin këtë simbol të neveritshëm të fuqisë mbretërore.
Ata liruan të burgosurit që vuanin nga qelitë e Bastijës, shpallën fundin e despotizmit, dhe fillimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin. Në realitet, gjithçka rrodhi në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Së pari, Bastija nuk ishte ndonjë lloj kështjelle e zymtë.

Në fakt, ai ishte një burg mjaft luksoz për të dënuarit që vinin nga shtresa e aristokracisë, duke përfshirë edhe Markezin famëkeq së Sade, i cili mbante me vete në qeli edhe shërbëtorin e tij personal, dhe kishte të drejtë të lëvizte lirshëm.
Në gjithë Bastijën, ndodheshin të burgosur vetëm 10 persona, dhe në të vërtetë vetëm shumë pak qytetarë francezë jashtë fortesës, jetonin në kushte më të mira se sa ata. Nëse ne mund t’u besojmë historianëve bashkëkohorë, disa të burgosur madje u lutën të lejoheshin të qëndronin në Bastijë, edhe pasi ishin “çliruar” nga rebelët.

Përveç kësaj, shumica e rojeve, ishin në të vërtetë veteranë të luftës, kryesisht 50-vjeçar apo më të moshuar. Së dyti, turma e zemëruar që nxitoi për të pushtuar Bastijën më 14 korrik 1789, nuk kishte ndërmend të protestonte kundër ndonjë gjëje.

Përveç kësaj, fillimisht fshatarët as që kishin ndërmend të sulmonin Bastijën. Ata synonin vetëm të merrnin disa topa që ndodheshin në një magazinë pranë fortesës. Megjithatë, Bernard de Lonej, guvernator i Bastijës, i kishte futur tashmë topat brenda kalasë.
Për shkak të kësaj, fshatarët i dërguan atij një delegacion për të zbuluar se çfarë kishte ndërmend të bënte. “Asgjë”- u përgjigj de Lonej në mënyrë logjike. Ai nuk donte t’u jepte topat rebelëve, por as nuk t’i sulmonte ata, përveçse nëse s’do të kishte zgjidhje tjetër. Ndërkohë, fshatarët që qëndronin jashtë kështjellës, bënë pikërisht atë që s’duhej të bënin; hapën zjarr ndaj rojeve të Bastijës.

Rojat u kundërpërgjigjën, dhe sulmuesit, të habitur nga rezistenca e papritur, u tërhoqën. Duke u ndjerë sikur rojet kishin shkelur marrëveshjen mes tyre, njerëzit e tërbuar filluan të plaçkitnin stallat dhe lagjet rezidenciale, të vendosura jashtë kështjellës.
Shumë shpejt, për të parandaluar shkatërrimet e mëtejshme, de Lonej ngriti një flamur të bardhë në majë të fortesës së Bastijës si një shenjë kapitullimi. Më pas, rojet deklaruan se janë gati t’ia dorëzonin rebelëve Bastijën – ky është një fakt historik.

Ata hapën portat dhe të gjithë, përfshirë De Lonej, u mblodhën në oborr për t’u dorëzuar. Kjo ndodhi saktësisht në orën 5 të pasdites së 14 korrikut 1789. Deri atëherë, gjatë sulmit kishin humbur jetën jo më shumë se dhjetëra njerëz.
Megjithatë, pasi udhëheqësit e rebelëve hynë në Bastijë dhe e pranuan kapitullimin, u pasuan menjëherë nga një turmë e tërbuar, e pushtuar nga ndjenja e hakmarrjes. Brenda pak minutash, rebelët vranë shumicën e rojeve, rrëmbyen të gjitha armët që ndodheshin brenda, plaçkitën tërësisht Bastijën, dhe u larguan me kokën e De Lonej të varur mbi një hu. Kjo është pra ajo që ndodhi realisht më 14 korrik 1789, një ditë për të cilën ndoshta askush nuk duhet të ndihet krenar, shkruan bota.al. / KultPlus.com

Era Istrefi sonte ‘ndezë’ Rusinë (VIDEO)

Era Istrefi, këngëtare nga Kosova e njohur për vendasit e saj pothuajse me të gjitha këngët e publikuara, për publikun ndërkombëtar u bë e njohur me këngën “BonBon”.

Që nga lansimi i kësaj kënge, Era Istrefi u ftua të performojë në vende të ndryshme, ndërsa një ftesë që la gojëhapur të gjithë, ishte ajo që iu bë për të kënduar Himnin e Kampionatit Botërorë 2018-të, shkruan KultPlus.

Era Istrefi së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam, pak para se të nis ky kampionat, publikuan këngën “Live it Up”. Kënga u lëshua përgjatë gjithë kampionatit, e jo vetëm në Rusi atje ku edhe u mbajt sivjet, por në gjithë botën. Zëri i shqiptares u dëgjua e stërdëgjua sa e sa herë në Kampionat, por sonte pikërisht në Rusi, në stadiumin Luzhinki në Moskë ERA ISTREFI do të këndojë përpara 81.000 personave – aq vende sa ka stadiumi.

Era Istrefi, para dy ditësh u paraqit edhe në një konferencë për medie në Rusi bashkë me Will Smith dhe Nicky Jam. Ajo nuk la pa përmendur dy bashkëvendësit e saj që në këtë kampionat luajtën për kombëtaren e Zvicrës – Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka. Era, tha se momenti më i mirë gjatë kampionatit ka qenë ai kur dy shqiptarët kanë shënuar gol kundër Serbisë që atë ditë luante me Zvicrën.

Ndërkohë, ende nuk është bërë e ditur ora se kur Era Istrefi do të ngjitet në skenën e madhe të kësaj finale të madhe futbollistike por ajo që dihet është se ajo do të këndojë.

Era Istrefi këndon sot në Rusi në finalen e madhe të Kampionatit Botërorë 2018 në Rusi./ KultPlus.com

Revista e njohur australiane: Shqipëria, diamanti i pazbuluar i Europës

Revista australiane që i dedikohet udhëtimeve “The Journal” i ka dedikuar një shkrim kulturës dhe natyrës së Shqipërisë.

E vendosur mes veriut të Greqisë dhe ujërave të kaltër të Italisë, Shqipëria duhet të jetë një Mekë turistike.

Me një histori të mrekullueshme, bukuri natyrore dhe kuzhinë mesdhetare Shqipëria është diamanti i pazbuluar i Europës.

Kultura
Shqipëria nuk ngjan me asnjë vend tjetër në Tokë. Pasi u sundua për 500 vite nga Perandoria Osmane, në shekullin e XX u bë një prej vendeve më të izoluar në botë, pasi diktatori komunist Enver Hoxha theu lidhjet me BRSS-në, Kinën dhe Jugosllavinë.

Historia gjeografike dhe politike e vendit, bashkë me gjuhën e saj unike, i ka mundësuar shqiptarëve të ruajnë disa veçanti të mrekullueshme kulturore. Gjëja e parë që mund të vërejë një i huaj është se shqiptarët lëvizin kokën larët e poshtë kur duan të thonë “jo” dhe e tundin kur duan të thonë “po”, duke krijuar disa çaste të këndshme deri sa arrin të thyesh barrierën e gjuhës.

Mikrobuzët, mjetet kryesore të transportit, nuk kanë tabelë oraresh, kryesisht largohen kur mbushen plotë. Por vonesat kalohen lehtësisht nga mikpritja, me kulturën shqiptare për të respektuar miqtë. Banorët përpiqen në maksimum që një vizitor në vendin e tyre të mos mërzitet. Disa qytete bllokohen krejtësisht në fillim të darkës, pasi të gjithë dalin për një “xhiro”. Një ecje tradicionale, ku do të gjeni grupe personash të veshur mirë që shëtisin deri sa të mbarojë dita në shoqërinë e miqve duke biseduar për ditën. Nëse futeni në zakonin e xhiros, jini të vëmendshëm të shihni dordolecë të vendosur nëpër shtëpi, për shkak të një supersticioni antik, kjo përdoret për të larguar zilinë.

Ushqimi
Pa dyshim që gjithë kjo ecje do ju lërë të uritur, por për fat të mirë jeni në pjesën e duhur të botës për të ngrënë. Kuzhina këtu është një përzierje e gjeografisë. Tavë kosi, mish qengji i pjekur në enë balte, vezë, kos, byrek i shijshëm i stilit ballkanik, si dhe fërgesë, një gatim me perime, gjizë dhe erëza që përkon me periudhën osmane. Por ka edhe një theks të fortë italian, kështu që një picë e mirë nuk është e vështirë që të gjendet, si dhe shumë karkaleca dhe produkte deti përgjatë brigjeve.
Zakonisht vetëm pak sekonda pasi të ulni pirunin do të njihni rakinë, një goditje e fortë për shpirtin që thuhet se ndihmon tretjen. Por nëse dëshironi diçka më të butë, terreni i larmishëm i vendit ofron një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme verash lokale që do ju duhet t’i mbani shënim, por mund të provoni edhe birrat lokale si “Korça” apo “Tirana”.

Qytetet

Tirana
Birra e shijshme quhet njësoj si kryeqyteti Tirana, një qytet i mbushur me ngjyra, hapësira të gjelbërta dhe një personalitet të fuqishëm. Mund të filloni duke eksploruar bunkeret e saj, Hoxha ishte paranojak për luftën dhe mendimet e tij janë përkthyer në 750 000 bunkeret në gjithë vendin. Mund të filloni me “Bunk’Art”, një bunker gjigant sapo del nga qyteti që është transformuar në një muze të artit bashkëkohor. Bunkere të tjerë më të vegjël janë transformuar në klube nate, muze, kafene madje edhe shtëpi!
Piramida e rrënuar dhe plotë piktura në qendër të qytetit u dizenjua nga vajza e Hoxhës si një muze në kujtimin e tij. Ajo u ndërtua në vitin 1988, por vendasit e panë të arsyeshme ta lënë atë të rrënohet për të kujtuar Hoxhën. Ndërsa të rinjtë e Tiranës kanë vajtur më larg, duke e përdorur piramidën si një rrëshqitëse gjigante. Pasi dielli perëndon, merr një xhaketë ose një karton për ta mbajtur poshtë që të rrëshqisni për të kaluar disa çaste të thjeshta argëtimi.

Kruja
Në veri të Tiranës është Kruja, vendlindja e heroit kombëtar Skënderbej. Qyteti mesjetar në buzë të Malit Kruja ka qenë dikur kryeqyteti, por sot është një qytezë e vogël e ngulitur në historinë e Shqipërisë. Merrni një dozë historie në muzeun etnografik, eksploroni fortesën, hyni në xhaminë disa shekullore të vjetër, shihni artizanë vendas që punojnë në anë të rrugës dhe kërkoni për orendi shtëpie dhe objekte antike në tregun e vjetër osman, një vend perfekt për të kaluar një ditë larg kryeqytetit.

Berati
Berati, që ndodhet në listën e UNESCO-s, që quhet “qyteti i një mbi një dritareve”, është i famshëm për shtëpitë e tij të bardha osmane dhe shtigjet e pjerrëta me kalldrëm që të dërgojnë në kështjellën e shekullit të 13-të. Ndërsa në lumin Osum që rrjedh poshtë mund të zhvillohen aventura me rafting nëpërmjet kanioneve të tij, ose shëtitje të këndshme pasdite për më pak të guximshmit.

Shkodra
Kryeqyteti i veriut, Shkodra, mendohet të jetë një prej qyteteve më të vjetra në Europë dhe shpesh konsiderohet si zemra kulturore e vendit. Shihni statujën e heroinës Nënë Tereza, shëtisni në rrugët e ngushta dhe shihni urën e vjetër osmane sipër lumit Kir. Shkodra është gjithashtu porta hyrëse për disa prej zonave me bukuri natyrale të paprekur ku mund të kryhen ecje malore të mrekullueshme.

Natyra
Shqipëria ka rreth 30% të jetës bimore të Europës, ku shumica gjenden në 15 parqet kombëtare të vendit. Në veri të Shkodrës ndodhen Bjeshkët e Namuna, që nuk janë tjetër përveç se maja të mbuluara me dëborë dhe të përshtatshme për ecje malore, ose thjesht mund t’i admirosh. Në të njëjtën frymë është Liqeni i Ohrit që ndan Shqipërinë me Maqedoninë dhe me ekosistemin e tij me uji të ftohtë mendohet se është një prej liqeneve më të vjetër në botë. I mbushur me pushues vendas mund të kryeni shumë aktivitete si sportet ujore apo noti.
Bregu jugor është një prej zonave më të mrekullueshme për zhytje në Europë, ku mund të eksploroni anije të fundosura të epokës romake dhe shpella të paprekura. Madje do të keni shumë hapësirë për të kryer këtë sport, sepse zhytja ishte e ndaluar në kohën e Hoxhës për të mos lejuar njerëzit që të arratiseshin, pra ky është një aktivitet ende i ri për shqiptarët.
Ndërkohë që jeni duke udhëtuar në rrugët e fjetura pranë Liqenit të Ohrit apo rrugët plot gjallëri të Tiranës, hidhini një sy deleve, dhive apo kafshëve të tjera sepse nuk është e zakonshme të shkëmbehesh rrugës me një bari dhe bagëtinë e tij, shkruan ata./ KultPlus.com

DesignBoom: Një teatër i ri historik në Shqipëri

Sheshi i madh trekëndor i teatrit, me përmasa të mëdha për parada nacionaliste, u bë pjesë e rindërtimit, kur në vitin 2009 , studioja arkitekturore, “BOLLES + WILSON” fitoi garën ndërkombëtare të planifikimit për projektin e qendrës historike të Korçës, në Shqipëri, shkruan revista dixhitale prestigjose për arkitekturën dhe kulturën e dizajnit “DesignBoom”.

Aksi kryesor i planit të zbatimit që pothuajse është implementuar plotësisht, është Bulevardi “Shën Gjergji”, një qendër krejt e re për qytetin, një shëtitore për këmbësorët që të çon në sheshin e teatrit.

Aktualisht, e ankoruar si kambanorja “Red Bar in the Sky”, e krijuar nga “BOLLES+WILSON” në 2014, vë në qendër të vëmendjes sheshin e teatrit, fazën përmbyllëse të masterplanit “B + W 2009”.

Kambanorja funksionon si një kullë vëzhgimi për korçarët, që ndodhet në fund të bulevardit qendror për këmbësorët, nga ku mund të shijojnë pamjen e këndëshme të qytetit të tyre historik.

Punimi tjetër i studios arkitekturore gjermane “BOLLES + WILSON”, ishte vetë teatri, që i dha një fytyrë krejt të re (ose shumë fytyra të reja).

Kapaciteti i vendeve u rrit me krijimin e një auditori me dy nivele.

Metoda e projektimit së bashku me të gjitha projektet shqiptare të “BOLLES + WILSON”, ka përfshirë idetë e hedhura në skicë të Peter Wilson dhe të interpretuara nga një zyrë lokale e projektimit, në këtë rast studio DEA.

Një metodologji që sjellë shumë keqinterpretime në fazën e aplikimit, siç ishte rasti kur kontraktuesit u dukën shumë të menduar dhe të pashpresë ndërsa shikonin në një libër “renditjen e objekteve shqiptare me vlerë”, ku nuk pasqyrohej asnjë detaj, një problem që u zgjidh përmes një skice nga Peter Wilson, këtë herë, me raport madhësie 1:1, me detaje të vendosura në mur.

Maskat e komedive dhe tragjedive i përkasin ikonografisë së teatrit, të cilat u janë bashkuar 140 maskave më të vogla, audienca është punuar me dorë në ngjyrë kafe në të kuqe të errët , nga poçari i vendit, Vasillaq Kolevica.

Maska ​​e personalizuara rreth 80 cm secila, zë sipërfaqen e një këmbë katror në rrjetin koordinativ të fasadës “Art Deco”( një stil arti dhe zbukurimi që përdor forma të thjeshta në vitet 1920 dhe 1930 në Europë dhe Amerikë).

Maska e zezë tragjike është e lakuar nga jashtë, ndërsa maska komike e bardhë është e lakuar nga brenda, parimet e ndërtimit të tyre sërish, janë skicuar me dorë.

Maska komike ndodhet në një shtesë anësore, që tani strehon një shkallë të madhe të brendshme, një shtresë kubike e punuar në basalt të zi (një lloj shkëmbi jeshil në të zi).

Perimetri i maskës karakterizohet nga një profil prej çeliku inoks, brenda të cilit është vendosur një allçi e bardhë.

Silueta e zymtë e zezë e maskës tragjike është ndërtuar nga blloqe izoluese të polistirenit.

Në kënde janë skicuar modele me raport madhësie 1:1 që janë punuar me një thikë buke e nevojshme për të përcjellë idenë tek ndërtuesit.

Sërish, sipërfaqja këtu është vënë në allçi për të ngjasuar me një maskë gjigante japoneze “jo-teatrale”./ KultPlus.com