Libri i kriminelit serb promovohet në Panairin e Librit në Beograd

Një libër i një krimineli në serbi është botuar nga Ministria e Drejtësisë në Serbi.

Libri ‘The Third Battalion in ‘Merciful Angel’s Embrace for 78 Days’ i gjeneralit Nebojsha Pavkovic është botuar në Serbi, derisa vetë gjenerali i akuzuar për krime lufte në Kosovë po vuan dënimin prej 22 vitesh në burg, në Finlandë.

Pavkovic ishte komandant i Batalionit të Tretë të Ushtrisë Jugosllavisë gjatë luftës në Kosovë.
Libri, për më tepër, u promovuar në Panairin e Librit në Beograd.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet serbe ndihmojnë që kriminelët e luftës të angazhohen në jëtën politike dhe publike të vendit, shkruan BIRN.

Libri në fjalë flet edhe për ndërhyrjen e NATO-s në Serbi.

Në anën tjetër, Panairi i Librit në Beograd mbështetet nga vetë shteti. Madje, një stendë i takon edhe librave të kriminelit Vojislav Sheshel, ku edhe raportohet se janë parë të rinj të shkollave fillore e të mesme nga Serbia duke blerë libra dhe duke vizituar shtandin me anë të vizitave shkollore. / KultPlus.com

Një video kundër Shqipërisë me korrupsion, trafikim me njerëz dhe grupe mafioze

Videot e përgatitura nga Nas Daily për Shqipërinë nuk kanë të ndalur.

Një mënyrë e mirë e promovimit për Shqipërinë, Nas Daily duket se një video tjetër e sjellë për stereotipet, për vendin ku mendohet se ka luftë, trafikim me qenie njerëzore dhe mafia.

Videoja thotë se Shqipëria është si Zvicra, për 10 përqind më pak të çmimit.
“Në momentin që arrin në Shqipëri, nuk ke nevojër për kuletë, sepse askush nuk të lejon ta përdorësh. Stereotipi se shqiptarët janë një ndër popujt më zemërgjerë në botë, është i vërtetë” thuhet në këtë video të radhës.

Në video përmenden bunkerët e njohur të komunizmit të cilët sot janë kthyer në punë artistike, në hapësira ku zë vend arti.

Shqipëria është gati ti bashkohet Bashkimit Evropian, gati për të pritur më shumë turistë. / KultPlus.com

‘Turku e dinte se për me zotnue Shqipninë duhej përçamja’

At Zef PLLUMI

Thuhet se n’ujë të turbullt gjuhet shumë peshk. Kur shqiptari fitoi lirinë, i hueji lëshoi grepin e përçamjes për me zanë shqiptarin.
Ku ishte shqiptari? Ndër katër vilajete. Turku e dinte mirë se për me zotnue Shqipninë e vetmja rrugë ishte përçamja. Ai e vuni re këte që në ditën e parë që e ndeshi fati i historisë me këte popull ku u shquen dy burra: Gjergj Kastrioti Skanderbeg, nji rebel që kërkonte ndihmë në Perëndim, dhe strategu i madh Ballaban Pasha që ra shahit nën muret e Krujës. Trupin e tij e çuen në Petrelë të Tiranës. Aty i ndërtuen nji tyrbe të madhe ku filluen me u falë shqiptarët e me i ndezë qirat.
Ndërkaq ndër gërxhe të maleve lahuta filloi me i këndue Gjergj Elezit.
– Gjergj Aleksit, ushtarit që vrau Ballabanin. Turku dhelpnak e pa se shqiptari, edhe i ndamë dysh, ishte nji rrezik, prandej e ndau katërsh.
Në katër vilajete të turkut njisia e shqiptarit. E kështu gjatë shekujve u vranë mes vedit kush për Bushatllinjtë e Shkodrës o për Begollajt e Pejës; kush për Ali Pashën e Janinës o për Manastirllitë, ndërsa turku bante sehir me spahijtë e vet.

Sot shënohet Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor.

Kjo datë u zgjodh nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale, përcjell KosovaPress.

Dokumentet audiovizuale; si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekullit 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë për të mbrojtur identitetin kulturor të njerëzve; por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur që nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimitë audiovizuale në botë janë të rrezikuara shkruhet në uebsajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. / KultPlus.com

‘Shqiptarët ishin dhe mbetën cuba, grabitqarë, dembela, pa pasion për punë’

Nga Nexhmedin Spahiu

Viteve të ‘90-ta, në lokalet e Tiranës bisedonim se çfarë është profesioni stereotip i kombeve të ndryshëm. Për shumë gjëra, shumica pajtoheshin se gjermani ishte mekanik, se italiani ishte një këngëtar apo poet, se japonezi ishte një inxhinier, se greku ishte tregtar, se serbi ishte një bujk, se bullgari ishte një punëtor, se kinezi ishte një ndërtimtar, se amerikani ishte një kauboj, se anglezi ishte një administrator, se suedezi ishte një organizator, se turku ishte një luftëtar etj. Por, pyetja më e rëndë që shtrohej ishte: çfarë ishte shqiptari?

Përgjigjet ishin: shqiptari nuk është mjeshtër, ai vetëm aktron mjeshtrin. Shqiptari nuk është mësues, ai vetëm aktron mësuesin. Shqiptari nuk është luftëtar, ai vetëm aktron luftëtarin. Shqiptari nuk është mjek, ai vetëm aktron mjekun.

Nga përgjigjet e shumta të këtij lloji, njëri nga të pranishmit brofi në këmbë dhe tha: shqiptari pra qenka aktor. Ndryshe, si mund të ishte aktori më i mirë jugosllav i të gjitha kohërave, shqiptari Bekim Fehmiu. Të bëhesh aktori më i madh në një ambient armiqësor, siç ishte Beogradi për shqiptarët, kjo mund të ndodhte vetëm kur je aktor e përtej aktori.

Aktorët shqiptarë kanë për publikë aktorët. Dhe këtu nuk dihet nëse aktorët më të zotë janë ata që janë në skenë apo ata që janë të ulur në sallë si publikë. Shqiptarët që shikojnë teatër janë aktorë që aktrojnë publikun. Por, shqiptarët jetonin edhe në kohën kur aktrimi nuk njihej si profesion dhe dikush nga diskutuesit tha se megjithëkëtë duhet ta gjejmë një profesion më themeltar që i përgjigjet shqiptarit. Përfundimi ishte se profesioni bazik i shqiptarëve është cubnia. Shqiptarët ishin dhe mbetën cuba.

Shqiptarit i mungon durimi (me përjashtime, kuptohet). Shqiptarit i mungon pasioni për punë (me përjashtime, kuptohet). Prandaj, shqiptari nuk mbjell se kjo do punë dhe nuk pret që fryti të piqet se kjo do durim. Shqiptarit i pëlqen që të grabisë frytin e tjetrit, ashtu të gatshëm.

I keni parë shqiptarët e Maqedonisë, që ndër shqiptarë konsiderohen më punëtorët? Edhe këta janë grabitqarë. Nuk lodhen që të ndërtojnë institucione në Maqedoni. Ata duan që bullgarët/maqedonët t’i bëjnë institucionet, kurse këta vetëm të ulën në Parlament dhe për së gatshmi të votojnë nëse u pëlqejnë apo jo ato çfarë kanë bërë bullgarët/maqedonët.

Shih në anën tjetër vëllezërit e tyre. Shqipëria nuk u bë shtet tamam as edhe për më shumë 100 vite qëkur Fuqitë e Mëdha e njohën për shtet. A nuk po ecën edhe Kosova rrugës së njëjtë si Shqipëria? Cubat shtet nuk bëjnë, ata vetëm e grabisin atë. Po për të grabitur dikush duhet të krijojë gjënë që do të grabitet. E bota u mëshirua me shqiptarët dhe u krijoi jo një, por dy shtete, e këta vazhdimisht i shkatërrojnë duke i grabitur ato.

Natyrisht, çdo shoqëri përmes përjashtimeve kompenson vetveten. Sa më frikacak që është një popull, trimat e tij të rrallë shquhen deri në ekstrem. Sa më i padijshëm që të jetë një popull, dijetarët e tij të rrallë shquhen deri në ekstrem. Sa më i padurueshëm të jetë një popull, durimtarët e tij shquhen deri në ekstrem. Kështu me radhë.

Shqiptarët si popull në përgjithësi, frikacak e jo sakrifikues, nxorën trima si Adem Demaçi e Adem Jashari. Shqiptarët si popull jo i durushëm në përgjithësi, nxorën simbolin e durimit Ibrahim Rugovën. Shqiptarët si popull i padijshëm, nxorën dijetarë si Sami Frashëri, Hasan Tahsini, Gjergj Fisha, Branko Merxhani e Ferit Murati. Shqiptarët si popull grabitqarë nxorën simbolin planetar të humanitetit, Gonxhe Bojaxhiun – Nënën Tereze.

Shqiptarët nuk ndërtuan shtet, se nuk u shquan në ndërtime, por në grabitje. Këtë profesion e shpurën deri në përsosmëri. Kulmi i këtij profesioni ishte kur shqiptarët ua grabitën sulltanëve Perandorinë Osmane.

Në shkrimin paraprak tek revista “Shenja” kam shpjeguar se si Qypërlinjtë shqiptarë e grabitën pushtetin perandorak osman dhe e mbajtën atë që nga 1656 e deri më 1710. Kjo është koha më e lavdishme e shqiptarëve. Shqiptarët ndërruan fe në masën 85 për qind dhe u bënë zotër të një perandorie të cilën dikur e kishin luftuar kur kishte qenë në kulmin e saj (koha e Skënderbeut). Në kohën e Qypërlinjëve shqiptarët kishin pushtetin, zotërimet faktike dhe namin.

Ky duket të jetë kulmi çfarë shqiptarët mund të bëjnë si tërësi.

Konform këtij shembulli nuk është e pritshme që Shqipëria e Kosova të bëhen shtete të hairit as edhe më 2050, sepse energjia primitive e shqiptarëve ndeshet me njëri-tjetrin dhe nuk krijohen sisteme të qëndrueshme.

Shansi i shqiptarëve do të paraqitet në Bashkimin Evropian. Livadhet e gjëra të kësaj perandorie moderne do të jenë pre të lehta për cubat shqiptarë. Ata do t’i gllabërojnë ato me energjinë e tyre primitive, dhe duke qenë ky një sistem i krijuar me shekuj, do t’ua mundësojë shqiptarëve që të ecin shtigjeve të rrahura me energjitë e tyre të ndrydhura.

Faza e parë, ajo kulturore, veçse po vegjeton: Rita Ora, Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi… Majlinda Kelmendi e sportistë të tjerë në klubet anë e mbanë Evropës veçse dëshmojnë energjinë e ndrydhur të prindërve të tyre, me ëndrrat e lëna përgjysmë në një truall që për një arsye apo tjetër nuk ua mundësoi realizimin e këtyre ëndrrave. Prindër që ëndrrat e tyre muzikore apo sportive nuk i realizuan dot në atdheun e tyre, gjithë energjitë e tyre i investuan tek fëmijët, rezultatet e të cilëve po vërehen.

Por, pas fazës kulturore e sportive vjen faza e ambicieve më të mëdha, ambicieve politike. Fëmijët e prindërve, mbijetesa e të cilëve funksionon vetëm përmes politikës, ku nuk mund ta punësosh djalin apo vajzën po nuk je i kyçur në partitë që kanë pushtetin, janë fëmijë që shtresojnë etjen për pushtet. Livadhet e mëdha të Bashkimit Evropian do të jenë kafshatë e lehtë për këta fëmijë të prindërve me ëndrra të thyera.

Shqiptarët do ta kenë në dorë gjithë Bashkimin Evropian. Ndoshta ky edhe do të jetë fundi i kësaj perandorie moderne, por më 2050 kjo perandori do të udhëhiqet nga shqiptarët e shtrirë në të gjitha skajet e saj. Përkundër këtij fakti, Shqipëria e Kosova do të ngelen vendet më të prapambetura të kësaj Perandorie. Edhe më 2050 shqiptarët do të kenë Gjergj Fishtën e Branko Merxhanin e Faik Konicën e vet, edhe Nënën Tereze, por cubat e 2050-shit do t’i lënë ata nën hije.

Gjithsesi, kryebashkiaku shqiptar i Londrës, Parisit apo Berlinit të vitit 2050, do ta ketë më të lehtë e më të suksesshme qeverisjen se kryebashkiaku i Tiranës, Prishtinës, Pukës apo Skenderajt,

Ndonjë nga këta edhe do të jetë dorëlirë në bamirësi si Adem Kurtpasha në poezinë Hafiz Yvejs Efendisë nga Gjakova e shkruar me shkronja arabe më 1699.

Uratë për Adem Kurtpashën

Do t’i lutem unë Allahut
Adem Kurtpashës t’i falë shnet,
E t’ia ruej Murat begin
Që t’a pshtojë kët milet.

Do t’i lutem që Adem pashës
T’i falë Allahu aq vjetë e jetë,
Gjithë sa ka yje qielli
Gjithë sa ka n’botë dushk e fletë.

O Zot, t’lus unë m’katari,
Falnaj m’katet për jetë e mot,
Gjithë ku shkel këmbë shqiptari
Ti, bekoje, i Madhi Zot.

Adem pashë po t’kënnoj uratën
Oxhak i parë n’kët Shqipni,
Nuk u lodhe për arkëthatën
Veç ky popull t’marrë dijeni.

Murat beg, Uvill Sabahu
Si fener ti Dritë na jep
Me emër t’vet t’ruejt Allahu
Që nxorre pop’llin n’selamet.

Kjo poezi e vjetër shqipe, njëra ndër më të mirat në letërsinë shqipe, ku sidomos strofa e tretë do të duhej të ishte himn kombëtar, tregon se nga disa prej atyre që grabitën pushtetin perandorak osman, panë dobi shqiptarët.

Nga ndonjëri shqiptar që më 2050 do të jetë në krye te Parlamentit Evropian apo Komisionit Evropian, Këshillit të Evropës, apo që do të jetë në vend të Frederica Mogherinit, shqiptarët mund të kenë ndonjë dobi, por shumica e tyre do të jenë vetëm për vetën e tyre, sepse brezi i këtyre që tani janë 10-20 vjeç, e që më 2050 do të jenë në kulmin e karrierës së tyre politike, nuk është duke u edukuar aspak me frymë patriotike.

Nëse tani do të bënim reforma rrënjësore në edukimin tonë patriotik, nëse tani nxënësit tanë do të mësonin nga abetaret e viteve 1941-1944 dhe frymën patriotike që mbartin ato tekste shkollore, në vitin 2050 Evropa jo vetëm që do të ishte në dorë të shqiptarëve, por edhe do të përjetonte lulëzim. Në të kundërtën, nëse vazhdojmë kështu, Evropa më 2050 do të jetë në duar të shqiptarëve, por nga ky fakt nuk do të kenë dobi as shqiptarët e as evropianët e tjerë.

Kultura dhe arti islamik po ekspozohen në Muzeun Britanik

Bota Islamike po prezantohet këto ditë në Muzeun Britanik.

Ekspozita e cila po prezantohet nga Albukhary Foundation Gallery po sjellë kulturën islame që nga shekulli i shtatë e deri në ditët e sotme.

Materialet arkeologjike, enë të realizuara për patronët mbretërorë punë nga Afrika Perëndimore deri në Azinë Juglindore janë pjesë e ekspozitës, shkruan KultPlus.

Në ekspozitë janë edhe pjesë nga koleksioni i British Museum. Shekulli 19 ishte një periudhë që shënoi magjepsjen e Evropës për Lindjen e Mesme. Udhëtimet e Biblës në Tokën e Shenjtë, si një pjesë e turneut të të pasurve të Evropës, rriti edhe më shumë interesimin.

Një pjesë e mirë e koleksionistëve po e sillnin Lindjen e Mesme në Evropë. Emrat si Edward William Lane apo Charles Edward Yate kishin sjellë nga Afganistani në Muzeun Britanik copëza të ndryshme të kulturës islame dhe shkatërrimit që po u ndodhte trashëgimive islame nëpër botë.

Koleksioni i cili po ekspozohet përmban edhe libra, mes tyre edhe artistin dhe kaligrafin Reza Abbasi nga Irani.

Në ekspozitë vjen edhe historia e qytetit irakian Samarra, një vend kur për vite kanë ndodhur eksplorime dhe zbulime arkeologjike. / KultPlus.com

Rita Ora transformohet për Halloween dhe befason fansat në koncert

Rita Ora e merr gjithmonë seriozisht festën e Halloween-it, ndaj mbrëmjen e e djeshme ajo në koncertin e saj u transformua plotësisht.

Këngëtarja shqiptare kishte zgjedhur të shndërrohej në reperin amerikan Post Malone dhe ia ka dalë me sukses.

Ajo doli para publikut me këngën “Rockstar” ku i gjithë publiku u befasuan dhe filluan ta këndojnë dhe nuk e vërejtën se ishte Rita Ora.

Ajo në rrjetin e saj “Instagram” ka shkruar : “Do e nis Halloween-in për ju, pikërisht tani. Postyyy të dua vëlla. Dhe gjithashtu, faleminderit për 14 milionë fansa në “Instagram”. / KultPlus.com

Unë s’kam shtëpi, as ti këngë, që të dy jemi të shkretë

Mirko Gashi

Kënga

Unë kam këngë
ti shtëpi
dhe që të dy jemi poetë

unë s’kam shtëpi
as ti këngë
që të dy jemi të shkretë

mua fjalët më mungojnë
ty me duar të tregojnë

veshët myku m’i vërshoi
në erë një thirrje e preka

andaj
çdo gjë mirë u bë –
ti ke shtëpi
unë këngë

dhe kështu
që të dy jemi poetë
Un’ e TI.

Johnny Depp largohet nga “Piratët e Karaibeve”, nuk do të luajë më rolin e Jack Sparrow

Ylli i filmit të famshëm tek “Piratët e Karaibeve”, Johnny Depp, nuk do të shfaqet më në këtë film. Studiot e “Disney”-t kanë planifikuar një aktor tjetër të madh në zëvendësim të tij, shkruan Dailymail.

Depp ishte në rolin kryesor në pesë filma të “Piratët e Karaibeve” gjatë 15 viteve të fundit, por duket se kapiten Jack Sparrow ka bërë udhëtimin e tij të fundit në episodin e pestë.Ekskluzivisht për DailyMailTV në tapetin e kuq të një eventi në Hollywood, skenaristi Beattie ka konfirmuar largimin e Depp.“Unë mendoj se ai ka pasur një sukses të madh”, “Natyrisht, ai e bëri karakterin e tij dhe për këtë tashmë gëzon famë të madhe”, shprehet ai.

“Dhe fëmijët në mbarë botën e duan si karakter, prandaj mendoj se ka qenë e mrekullueshme për të”, përfundon skenaristi.Së fundmi, aktori ka përjetuar një reagim të ashpër midis kërkesave të dhunës në familje nga ish-gruaja Amber Heard, si dhe kundërshkrimet e shantazhit financiar.Financat e aktorit gjithashtu janë nën hetim pasi një padi e paraqitur në maj nga ish rojet e trupave sulmoi rekordin e Depp mbi pagat dhe kushtet e punës. /Lajmi.net/KultPlus.com

Shfrenimi i nxënësve kosovarë në ekskursione në Shqipëri me drogë dhe alkool

Ekskursionet e organizuara në Shqipëri për shkollat e mesme, konsiderohen si më të rëndësishmet për maturantët. Por, sa e arrijnë qëllimin e tyre edukuativo-arsimor tregojnë edhe vetë nxënësit, të cilëve atje ju ofrohen pije alkoolike, mundësitë për blerjen e narkotikëve si dhe qëndrimi deri në orët e vona në plazh. Njohësit e Arsimit si dhe Këshilli i Prindërve në nivel Kosove, thonë se duhet të ndërrojë legjislacioni në mënyrë që të vazhdojë organizimi i tyre.

Janë maturantë, koha kur për ta këndohet edhe këngë. Ideja e përfundimit të shkollës së mesme, është e mërzitshme. Janë në moshën më të mirë, e shumica prej tyre nuk kanë asnjë obligim.

Një nga organizimet që këta të rinjë e presin me dëshirë të madhe është ekskursioni. Ditët që i kalojnë në ekskursion, ata duan t’i bëjnë të paharruara, duke mos menduar shumë as për pasojat e së ardhmes.

Por, a janë të sigurta këto ekskursione që organizohen nga vet shkollat dhe prindërit e nxënësve?

Emisioni “Udhëve” në RTK, ka qëndruar për 3 ditë në Golem të Shqipërisë, ku kryesisht vendosen nxënësit e shkollave të mesme nga Kosova. Qëllimi ka qenë të shihet nga afër mbarëvajtja e ekskursioneve.

Gjatë qëndrimit tonë në Shqipëri, ka rastisur të jenë maturantë të shkollave të disa komunave të Kosovës, si të: Prishtinës, Gjilanit, Skenderajt, Rahovecit dhe të Kamenicës.

Në njërin nga hotelet e Golemit, kanë qëndruar dy gjimnaze të Kosovës, njëri nga Prishtina e tjetri nga Gjilani.
Gjatë ditës, nxënësit kanë vizituar monumente të ndryshme historike në qytete të ndryshme të Shqipërisë, por kur nata ka rënë, atëherë edhe “festat” për ta kanë filluar.

Tymi i duhanit e pijet alkoolike i kanë shoqëruar ata në festën e tyre. Por, dilemë mbetet nëse këta maturantë kanë përdorur edhe substanca narkotike. Kjo për faktin se disa maturantë në kushte anonimiteti na kanë treguar edhe se ku e blejnë atë.

“Këtu jemi të përzier krejt çika e djem”, tregon njëra nga maturantet.

“Unë për veti nuk pi, ama tjertë po valla, po pijnë sa po mujnë, edhe në market po ju lajnë me ble…Birra, Raki, Vodka, Jack Daniel’s, e tjera. Po i lajnë valla krejt me i pi”, tregon më tutje ajo.

Përveç në mbrëmje, nxënësit kanë qasje në pije alkoolike edhe në mes të ditës. Është ora 11:52 minuta dhe disa maturante pijnë njërën nga pijet alkoolike “Skenderbeg”. Kur ato i pyesim, thonë që po pinë vetëm ujë, me dhe pa gaz.

Ato thonë se në këto pije dhe në substancat narkotike kanë qasje edhe në Prishtinë.

“Bari nuk pinë shumë, të Samis nuk pinë shumë bari”, e në anën tjetër ato na ofrojnë edhe çmim për blerjen e tij “a po e don 5 euro gramin…?”.

“Nëse jeni të interesuar për bari, seriozisht mundeni me gjetë shumë lehtë. Veç vijnë knej dhe të ofrojnë, ama nuk i dijmë me ftyra”. Tre shoqet na thonë që jo vetëm në Shqipëri kanë qasje në pije alkoolike dhe narkotik.

“Ti mundesh me e ndal qeta (ekskursionin v.j.), ama nuk do të thotë që na nuk mundemi me ble edhe në Prishtinë bari edhe alkool”.

Disa prej tyre na thanë se lehtë i sigurojnë edhe lëndët narkotike. Ata madje e dinë edhe vendin se ku mund t’i blejnë. Njëri nga maturantët, gjatë qëndrimit në plazh, kur ne e pyesim se ku mund të gjejmë të blejmë, thotë se ai vetë nuk përdor, por e di se ku shitet, pasi shoku i tij e përdorë.

“Ky dosti mbrapa meje e di, ka pi edhe pin… Di gjithçka çka ka ndodhë, unë s’kom pi as alkool as kurgjo…E di që kanë pi, e di që dikund në plazh…”!

Këto pije alkoolike nxënësit i kanë edhe në sy të rojeve të hotelit dhe profesorëve, ato mund t’i blejnë edhe në marketin që është ngjitur në kompleksin e hotelit “Bonita”, në Golem të Shqipërisë.

Të gjithë këta nxënës janë përgjigjur pa dijeninë që ne jemi gazetarë.

“Në plazh, te këta që po i japin varkat…”, është një tjetër nxënës që na përgjigjet. E një tjetër na thotë se “A s’po kalon kërkush me të vetë a”, duke treguar se ka të tillë që sillen rreth nxënësve dhe i pyesin nëse duan lëndë narkotike.

Ai thotë se në hotel ja u kanë marrë gjatë kontrollave.

“S’kena bre se na e kanë marë këta mrena…Po na kontrollojnë kishe…”, ndërsa tregon se lëndët narkotike po i sigurojnë edhe gjatë vizitave në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

“Po dalim në qytetet tjera po mundohemi me e ble… vijnë ta bojnë “do bar?””.

Nëse këta maturantë e kanë thënë të vërtetën se e kanë blerë dhe kanë përdorur substanca narkotike, duhet të mbetet shqetësim i institucioneve përkatëse. Nxënësit nuk janë identifikuar se të cilës shkollë janë.

Por, Kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Ymret Reshiti, thotë se problemet e natyrës së tillë janë prezente në shumicën e ekskursioneve të shkollave të Kosovës.

Ai thotë se përdorimi i alkoolit dhe narkotikëve është shqetësim në tërë vendin.

“Defektet e mëdha janë nga përdorimi i narkotikëve gjatë kohës së ekskursioneve, pastaj problemet e ndryshme abuzive që po ju ndodhin nxënësve dhe konfliktet fizike që ndodhin për shkak të mbikqyrjes së dobët apo organizimit të dobët të ekskursioneve”, thotë Reshiti.

Ndërsa për Rinor Qehajën, njohës i çështjeve të Arsimit në vend, ekskursionet e kanë humbur qëllimin e tyre edukativo-arsimor.

“Problemi me ekskursionet është se në tërësi kanë devijuar prej qëllimit të tyre e që është kulturo-historik…Si rrjedhojë kemi raste të dhunës, kemi raste të përdorimit të drogave e shumë raste të tjera e që të dëmtuarit e vetëm janë nxënësit”.

Ndryshe gjërat i shohin udhëheqësit e shkollave. Drejtorët e shkollave në Gjilan dhe Prishtinë thonë se nxënësit i kanë njoftuar për ndalesat e alkoolit dhe narkotikëve.

Megjithatë që të dy pranojnë që në mesin e nxënësve, ka mundur që gjatë ekskursionit ndonjëri nga ta, të thyej këto rregulla.

“Nxënësit ne i kemi pasur në një objekt, si do që të bëhet te ne, fjalët bëhen… Nëse ndonjë nxënës ka marë ndonjë pije, ka qenë marketi aty afër… por në sytë e mi nuk ka ndodhur ajo…Në mbrëmjet muzikore ka pasur mundësi në fillim që ndoshta kanë përvjedhur ndonjë birrë ndonjë nxënës, por ato unë i kam ndalu dhe nuk i kam leju me vazhdu pastaj me to”, thotë Sami Hoxha drejtor i gjimnazit “Zenel Hajdini”, nga Gjilani.

Ndërsa, drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri”, në Prishtinë thotë se ata i kanë pasur 320 nxënës në ekskursion dhe monitorimi i të gjithë atyre ka qenë problematik. Ai insiston se nxënësit e tij nuk kanë thyer rregullat e ekskursioneve.

“Në të njëjtën periudhë ka qenë edhe Gjilani…ata më të vërtetë kanë pi shumë. Nuk them që nuk kanë pi nxënësit tonë, edhe ne nuk mundemi aty me pasë qasje në 320 nxënës, mundet dikush pa vetëdijen e stafit arsimor, pa vetëdijen e mësimdhënësve me pi alkool”, tha Fetah Zejnullahu, drejtor i shkollës “Sami Frashëri”, në Prishtinë.

Për drejtoritë Komunale të Arsimit, pijet alkoolike si dhe qëndrimet e nxënësve deri në orët e vona jashtë objektit të Hotelit, janë të papranueshme.

Ata madje thonë se nuk janë të kënaqur as me formën e organizimit të ekskursioneve, pasi në këtë formë se si po organizohen e kanë humbur qëllimine tyre edukativo-arsimor.

“Praktikisht ne kemi një udhëzim administrativ që na udhëzon t’i dërgojmë nxënësit atje, por nëse këto rregulla janë thyer, ne vitin tjetër do ju bëjmë stop ekskursioneve sepse në këtë formë nuk lejohet”, ka thënë për “Udhëve”, drejtori i Arsimit të Prishtinës, Januz Salihu.

Të njëjtin mendim ka edhe drejtori i Arsimit të Gjilanit, Nazim Gagica. Ai thotë se Ministria e Arsimit duhet t’i monitorojë ekskursionet dhe t’i njoftojë ata në lidhje me të gjitha parregullsitë.

“Problemi i përdorimit të alkoolit është problem i theksuar, por për këto që ju i prezantoni, unë nuk kam informata. Për mua është e papranushme qëndrimi në plazh, për mua është e papranueshme përdorimi i pijeve alkoolike, për mua është e papranueshme çdo sjellje joetike, dhe si e tillë duhet me e ndalë”, tha Gagica.

Ne kemi kontaktuar edhe hotel “Bonita”, në Golem të Shqipërisë, ku edhe kanë qëndruar nxnësit. Por ata nuk kanë pranuar që në këtë hotel nxënësit kanë mundur të shërbehen dhe të blejnë alkool.

“Për sa i përket pijeve alkoolike kurrë nuk i kemi shërbyer brenda resortit tonë. Të vetmet pije që konsumojnë tek ne janë ato joalkoolike. Por nxënësit nuk qëndrojnë 24 orë në hotelin tonë. Është e pamundur që alkooli të futet brenda ambienteve tona pasiqë ata kontrollohen nga sigurimi dhe profesorët, e në rast se ne mund të kapim pije alkolike, u merret menjëherë”, kanë thënë stafi i hotel “Bonita” përmes email-it.

Në bazë të Udhëzimit Administrativ numër 2/2016, për aktivitete jashtëshkollore, neni 13, për Monitorimin e Ekskursioneve, Ministria e Arsimit emëron komisionin për monitorimin e ekskursioneve.

Ky komision duhet t’i raportojë Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, si dhe në rast të parregullsive, komisioni njofton DKA-të. Ne kemi kërkuar me 12 tetor qasje në këto raporte, por një gjë e tillë nuk na është mundësuar.

Gjithashtu, kemi kërkuar të realizojmë intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë, por as ai nuk ka pranuar të deklarohet, duke deleguar që për këtë temë, të flas Udhëheqësi i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm.

Ndërsa, Avni Rexha, shef i këtij Divizioni tha se ata kontrollojnë vetëm pjesën e dokumentacionit si dhe pjesën sanitare të hotelit.

“Unë nuk e di që janë në plazh, unë e di që ato e kanë një agjendë dhe shkojnë në bazë të agjendës. Kemi qenë në vitin 2016, i kemi monitoruar… Me thanë të drejtën ne kemi kontrolluar dokumentacionin a është çdo gjë në bazë të UA-iv. Fillimisht, kemi shikuar se restaurantet ku ushqehen nxënësit, kemi kontrolluar dokumentacionin e agjencioneve turistike si dhe dokumentcionin e shkollës se a e kanë përfillë UA-iv”.

Sipas kryetarit të këshillit të prindërve, Ymret Reshitit, shumica e prindërve kërkojnë që Ministria e Arsimit të dalë me një Udhëzim Administrativ që ndryshon formën e ekskursionit të tanishëm.

“Ekskursionet duhet të kenë karakter edukativ dhe jo karakter të shfrenimit siç po ndodhë, Ministria do duhej të përmirësojë aktin ligjor, qoftë ligjin për arsimin parauniversitar, qoftë të nxjerrë udhëzim të ri administrativ, të definojë saktë qëllimin e organizimit të ekskursioneve”, tha Reshiti për “Udhëve”.

Ndërsa për psikologen Natyra Agani, e cila ka studiuar ngacmimet dhe viktimizimin në mesin e bashkëmoshatarëve, prindërit dhe profesorët janë ata që nuk i përgatisin nxënësit për të ardhmen.

“Profesorët dhe prinderit duhet të merren më shumë me fëmijët e tyre, sepse ata mendojnë se kur fëmijët janë në ekskursione çdo gjë është në rregull dhe mendojnë se koha është si koha kur ata kanë qenë fëmijë dhe tash gjërat janë plotësisht ndryshe”.

Në Ministrinë e Arsimit në lidhje me mos monitorimin e gjithë procesit të ekskursioneve, arsyetohen se ekskursionet janë të gjata dhe ata mund të shkojnë vetëm një ditë gjatë gjithë procesit.

“Ekskursionet organizohen në një periudhë goxha të gjatë dhe nuk munden të qëndrojnë Komisionet e Ministrisë për çdo ditë atje”.

Por, për drejtoritë Komunale të Arsimit është Ministria e Arsimit, ajo që i ka të gjitha mundësitë ligjore dhe monitoruese për ta udhëhequr në vija të drejta ekskursionin.

DKA-të bëjnë thirrje që të rishikohet Udhëzimi Administraiv dhe në këtë formë të ketë më shumë detaje në të, për organizimin e ekskursioneve dhe qëllimin e tyre.

“Ministria duhet të monitorojë disiplinën në radhë të parë dhe qëllimin e ekskursionit, Ministria nuk ka për qëllim me i vizitu kuzhinat e restorantëve”, ka thënë drejtori i DK-së në Gjilan.

Brenda një viti, Policia e Kosovës ka arrestuar 656 persona dhe ka iniciuar 524 raste, ndërsa janë konfiskuar 62.74 g mariuhanë, brenda objekteve të shkollave, 134.38 g mariuhanë në oborre të shkollave dhe 4 kg 051 g mariuhanë në afërsi të shkollave.

Ndërsa, prej 524 rasteve të iniciuara, 14 raste janë brenda objekteve të shkollave, 44 raste brenda oborreve të shkollave, 67 raste afër oborreve të shkollave, kurse nga 656 persona të arrestuar, 140 janë nxënës. Këto të dhëna janë në nivel vendi.

Kurse, për Safet Blakaj nga qendra për këshillim dhe trajtim të varësisë nga droga Labirinth, një përqindje shqetësuese e të rinjëve fillon përdorimin e narkotikëve gjatë ekskursioneve.

“Ka qenë pak shqetësuese fillimi i përdorimit të drogave në ekskursione, jo vetëm drogat, por edhe aktiviteti seksual… Është një numër rreth 15 ose 17 % e klientëve… Është e habitshme se si disa që nuk e kanë pasur as idenë dhe që kanë qenë shumë të urtë në shkolla, ka ndodhë që kanë filluar për herë të parë në ekskursion”, tha Blakaj.

Sipas drejtorit të Arsimit në Prishtinë, Januz Salihaj, legjislacioni duhet të ndrrojë me urgjencë, pasi që ekskursionet e kanë humbur qëllimin e e tyre edukativo-arsimor dhe ekskursionet në Kosovë janë më shumë mbrëmje tallava se sa edukative dhe fajet i ka legjislacioni sepse duhet të jetë strikt./insajderi.com/ KultPlus.com

“Gladiatori” në rolin e Skënderbeut

Joe DioGuardi, ish-kongresmen në Amerikë, dëshiron ta realizojë një film mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Dhe nuk është çudi që ish kongresmeni shqiptaro- amerikan ka zgjedhur pikërisht aktorin australian, fitues të çmimit Oskar, për këtë rol. Me siguri DioGuardi është shtyrë në këtë zgjedhje nga roli i gjeneralit romak Maximus Decimus Meridius, arritur me mjeshtëri nga Croë në filmin Gladiatori, film që fitoi zemrat e publikut dhe çmimin e madh Oskar në vitin 2000.

DioGuardi, i cili është me origjinë shqiptare, i ka treguar medieve të huaja se si e ka gati një skenar jo shumë të zhvilluar mbi filmin rreth heroit të madh shqiptar.

“Do ti tregojmë Amerikës fytyrën e vërtetë të shqiptarëve. Kemi vetëm një koncept të shkurtër ndërsa një person po merret me analizimin e jetës së Skënderbeut në vitet 1440-1455, kur edhe Skëndërbeu ishte në pikun e karrierës” tregon DioGuardi.

DioGuardi thotë se dëshiron që filmi të krijohet nga regjisorët më të mirë të Hollivudit, ndërsa kjo ka qenë një ëndërr e tij prej vitesh.

“Nëse ke skenar të mirë dhe aplikon në Hollivud, do të financohesh. Nuk po e bëj këtë për vete por për të gjithë shqiptarët” tregon DioGuardi. Madje, është Russell Crowe personi që do të mund ta luante rolin e heroit të madh, sipas ish kongresmenit./KultPlus.com

Tre muzikantë shqiptarë bëhen bashkë për Orkestrën Simfonike Rai

Orkestra Simfonike Rai ka mbajtur sonte një koncert i cili ka bërë së bashku edhe tre muzikantë shqiptarë të cilët kanë shkuar për të ndjekur këtë koncert, shkruan KultPlus.

Saimir Pirgu, Enxhi Nini dhe Greta Xoxi janë artistë që ishin pjesë e këtij koncerti e ku shfaqen bashkë në një foto të cilën e ka shpërndarë tenori shqiptarë me famë ndërkombëtare Saimir Pirgu në rrjetin e tij social Instagram. / KultPlus.com
https://www.instagram.com/p/BpZjnxjhRO9/?taken-by=saimirpirguofficial
https://www.instagram.com/p/BpOyONnFJ4r/?taken-by=saimirpirguofficial

Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron

Nga Fabio Volo

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron. Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti-njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja.

Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë… Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani!
Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj: “Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?”. I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijëra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije?

Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijëra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithsesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një Ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziazmon? Do të të tërheqë dalëngadalë.

Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës “Jam e re” me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond…Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që e takon dhe për vetveten. Është pranvera në nëntor, atëherë kur nuk e pret. /KultPlus.com

Lady Gaga dhe Bradley Cooper lansojnë klipin e këngës “I’ll Never Love Again” (VIDEO)

Lady Gaga dhe Bradley Cooper e kanë publikuar videoklipin e ri muzikor për këngën “I’ll Never Love Again” që është pjesë e filmit “A Star Is Born”, në të cilin dy protagonistët i luajnë rolet kryesore.

Njësoj sikurse edhe dueti i mëparshëm “Shallow”, që ndodhet në maje të top-listës së njohur, Billboard Hot 100, edhe kënga e re është shndërruar në hit.

Versioni audio i këngës është publikuar më herët, ndërsa Warner Bros tash e ka publikuar videon muzikore që është montuar nga fragmente të filmit.

“I’ll Never Love Again” është një këngë emotive, të cilën Gaga dhe Cooper nuk kanë dashur ta lansojnë para se publiku ta përjetojë filmin.

Këngëtarja dhe aktori e kanë kënduar këtë këngë në skenën finale të dramës romantike.

Vlen të theksohet se dy protagonistët i kanë kënduar drejtpërdrejt pjesët e tyre të këngës gjatë xhirimit të filmit, gjë të cilën e kishte kërkuar Cooper (i cili është edhe producent, regjisor dhe skenarist i filmit).

Filmi “A Star Is Born”, i cili ka fituar simpatinë e shikuesve anekënd botës, përmban edhe katër duete të tjera ndërmjet këngëtares dhe aktorit, si edhe pesë këngë që Cooper i këndon solo dhe tetë të tjera i këndon Lady Gaga. /KultPlus.com

Rumania dënohet për thirrjet raciste ndaj Kosovës në ndeshjen me Serbinë

UEFA ka dënuar sot kombëtaren e Rumanisë për thirrjet raciste ndaj shqiptarëve dhe hungarezëve në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Serbisë.

Tifozët e Rumanisë në ndeshjen kundër Serbisë, kanë brohoritur “Kosova është Serbi” dhe kanë fyer në baza raciste fqinjët hungarezë, transmeton Koha.net. E gjithashtu kanë shpalosur banera me mbishkrimet se migrantët janë terroristë.

E për këto sjellje të tifozëve rumunë Trupi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-së sot ka marrë vendim që ndeshjen e radhës ta luajë me dyer të mbyllura si vendas, dhe Federatën rumune e gjobit me 50 mijë euro për sjelljen raciste të tifozëve të saj. Dhe 23 milionë euro për akuzat e tjera.

Këto vendime kanë ardhur për këto tri shkaqe: Ndezja e fishekzjarrëve, sjelljen raciste (me banera dhe thirrje), si dhe për hyrjen në fushë të tifozëve./KultPlus.com

Ti ke një njeri që të do…

Një nga këngët e edicionit 34-të të Festivalit të Këngës në RTSH ishte edhe kënga “Nuk kërkoj tjetër njeri” kënduar nga Elton Deda.

Kam kohë pa e parë, nuk di ku do jetë,
atë vjeshtë të brishtë dhe zërin e saj si kristal…
mes zërave të dimrit, mundohem ti flas.

As vet nuk e di pse lodhem ta gjej,
ende ndjejë ndonëse ka shume akull mes nesh,
kjo vjeshtë e heshtur dimrin se fsheh.

Se dielli ndriçon prapë dhe shiu pushon,
nuk di zemra e saj nga dhimbja rënkon,
gjithçka do të falja që hapat e saj të trokisnin prapë të unë (të unë),
ende sytë e tu kanë ca lot të pa tharë,
si fshin dot e dashur ndonëse jemi larg,
dhe kurrë mos mendo vetëm s’je në këtë botë
sepse ti ke një njeri që të do.

As vet nuk e di pse lodhem ta gjej,
ende ndjejë ndonëse ka shume akull mes nesh,
kjo vjeshtë e heshtur dimrin se fsheh./ KultPlus.com

Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Londër

Studiuesi Erald Kapri ka publikuar sot disa foto të objekteve të rralla të Mbretit Zog, të cilat gjenden në shtëpinë e Ankandeve në kryeqytetin e Anglisë, Londër.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kapri shkruan se “Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxori në fund të viteve 20 një model mbretëror makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore”.

“Zbulohen dy objekte të rralla të Mbretit Zog në Shtepinë e Ankandeve në Londër. Një shtëpi ankandesh në londër “The saleroom” ka zbulur dhe nxjerrë në shitje dy objekte të rralla të Mbretit Zog. Bëhet fjalë për një nga spaletat e uniformës së tij mbretërore dhe stema e makinës mbretëtore të një Bugatti Royale që Zogu nuk e gëzoi dot.

“Etore Bugatti, prodhuesi i famshëm i makinave, nxorri në fund të viteve 20 një model mbretëtor makine që e quajti Bugatti Royale. Ai prodhoi vetëm 6 makina të tilla, nga të cilat vetëm 3 u shitën për familje mbretërore. Njëra prej tyre u destinua për Mbretin Zog por për arsye të panjohura Mbreti Zog nuk e tërhoqi kurrë makinën. Por më herët ai kishte porositur stemën mbretërore të saj, një shqiponjë që mbante në supe kurorën e Skënderbeut, me metal të rëndë në bronz ari, që do i vendosej makinës sipër kofanos së saj. Për herë të parë kjo stemë, e ruajtur diku në një koleksion privat, është nxjerrë në shitje për vlerën minimale 1500 euro.Objekti i dytë është spaleta e uniformës mbretëtore, e cila ka një fushë të argjendtë me emblemën AZ e që së bashku me kunja lidhin edhe kurorën e Skënderbeut. Lidhjet janë me shirita argjendi ndërsa pjesa e brendshme e saj është e punuar me lesh dhe pëlhurë nga ku ka edhe mbishkrimin e prodhuesit “Unione Militare Roma”. Çmimi i spaletës është 600 euro”, shkruan studiuesi./Ballkanweb.com/KultPlus.com

Vincenzo Librandi: Poezitë e arbëreshit Jul Variboba, meritojnë të studiohen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm shqiptarë

Nga Aurenc Bebja

Në fillimin e veprës me titull “Grammatica Albanese con le poesie rare di Variboba del Prof. Vincenzo Librandi”, botuar në Milano në vitin 1897, gjejmë një parathënie speciale të autorit për shqiptarët.

Në vijim, do të gjeni rrëfimin e plotë të autorit, të cilin Aurenc Bebja e ka sjellë në shqip për lexuesin shqiptar, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania” :

“Më shumë se dyqind mijë shqiptarë, të shpërndarë në tetëdhjetë komuna, jetojnë në krahinat jugore të Italisë. Bëjnë pjesë në faqet e shquara të historisë së popujve, por vazhdimisht pyesim : Kush janë ata ?

Kush janë ata ? – Një popull gjigandësh, një popull heronjsh. Shqiptarët e sotëm janë vetëm pellazgët e lashtë, më të vjetërit, banorët e parë të Greqisë.

Pas vdekjes (1467) së shqiptarit trim dhe të patrembur Gjergj Kastrioti Skenderbeu, Shqipëria u bë një provincë turke dhe familjet, të cilat nuk besonin më se ishin të sigurta atje, emigruan dhe erdhën në Itali. Dhe meqë e përmenda Skënderbeun, jam i kënaqur të them shkurtimisht se ai, duke shfarosur në fushat e Torviollit – më 29 qershor 1444 – ushtrinë e fuqishme të Muratit II, të komanduar nga Ali Pasha, dhe duke mbajtur lart flamurin e Shqipërisë për 27 vjet, pasi mposhti muslimanin në 22 beteja të tjera, atë e lavdëruan dhe admirimuan të gjithë sovranët e Evropës.

Shqiptarët e Italisë nuk emigruan nga mëmëdheu i tyre vetëm një herë, por edhe në disa raste të tjera dhe u vendosën në Mbretërinë e Napolit, ku u mirëpritën nga Alfonsi i Aragonit, Charles III dhe mbretër të tjerë. Ata formuan shumë fshatra, disa prej të cilave sot janë të mëdha dhe tregëtare, dhe iu përkushtuan ekskluzivisht bujqësisë dhe blegtorisë.

Këto periudha të ndryshme të emigracionit i penguan ata të vendoseshin në një provincë të vetme;kështu që ne kemi shqiptarë në Siçili, Kalabri, Basilicata, Puglia, Abruzzi etj. Nuk u bë e mundur të vendoseshin në një krahinë të vetme, sepse mbretërit e Napolit, i njihnin cilësitë luftarake të shqiptarëve dhe kishin frikë se mos do t’u ktheheshin dhe t’i rrëzonin nga froni.

Shqiptarët pësuan ndodhi të ndryshme, por si një popull i fortë dhe i guximshëm, nuk e humbën shpirtin dhe vazhduan me zili të ruanin traditat, veshjet, fenë dhe mbi të gjitha gjuhën e tyre.
Ata kanë letërsinë e tyre, subjekt i studimeve të vazhdueshme nga kritikët vendas dhe të huaj. Nga studimi i kryeveprave të shumë shqiptarëve intelektualë ia arrita, me durim dhe hulumtim të zellshëm, të përpiloja Gramatikën aktuale.

Bazohet kryesisht në gjuhën e folur dhe në poezitë lirike shqiptare të Giulio Variboba (Jul Varibobës), të botuara në Romë që në vitin 1762.

Ishte për mua dhe për të gjithë shqiptarët një fat i vërtetë që, pas shumë hulumtimeve të pafrytshme në Bibliotekat e Italisë, rastësisht më ra në duar ky libër i artë. Nuk është detyra ime të flas këtu për Varibobën dhe rimat e tij; me kalimin e kohës, kritikë të shquar dhe kompetentë do të shkruajnë më gjatë dhe mirë. Unë shtoj vetëm se këto poezi meritojnë të studiohen dhe t’u përcillen brezave të ardhshëm dhe prandaj mora lirinë për ribotimin e tyre në gramatikën time, duke dashur gjithashtu të bëj diçka shumë të nevojshme për të gjithë shqiptarët.”

Vaccarizzo Albanese (Kalabri), Tetor 1896
Prof. V. LlBRANDI.

https://www.darsiani.com/la-gazette/prof-vincenzo-librandi-1896-poezite-lirike-te-arbereshit-jul-variboba-botuar-ne-rome-ne-1762-meritojne-te-studiohen-dhe-t-u-percillen-brezave-te-ardhshem-shqiptare/.

Eleni Foureira publikon këngën “Tómame” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Eleni Foureira, e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizion 2018-të, aty ku mori vendin e dytë, ka publikuar këngën e re, shkruan KultPlus.

Kënga titullohet “Tómame”, teksti i së cilës është shkruar nga Alex Papaconstantinou (BMG Publishing), Geraldo Sandell (Teddy Sky Songs), Markus Videsäter dhe Eleni Foureira.

Video është realizuar nga Yannis Dimolitsas. /KultPlus.com

Laureta

Poezi nga Bujar Meholli.

Kam ëndrruar të të shoh veshur në argjend,
ti ishe një engjëll nga qielli zbritur,
dhe nesër veshur me vello
bashkë me babain për dore në altar do të shkosh;
kambanat do të bien siç bien nëpër festa,
kujtimet më të bukura për ty do t’i ruaj…

Laureta ime, vashëz e dashur,
babai për ty serenadë do të këndojë.
Unë me duart që më dridhen nga emocionet
këtë këngë nisa ta shkruaj për ty…

Në djep kur të përkundnin,
ah! sa bukur, nina-nana të këndonin,
dhe, së shpejti kur nënë do të jesh,
do ta kuptosh mirë dashurinë e çiltër.
Me vellon e bardhë të dasmës sate,
më e bukura në botë do të bëhesh…
Kur një ditë do të bëhem gjysh,
nina-nana mbesave do t’u këndoj…

Gëzim e hare anembanë fshatit,
sepse ti, ti nesër do të martohesh,
çdoherë ishe aq e butë dhe e ëmbël,
ti meriton lumturinë e botës…

Hëna mbi male do të vendoset,
oborrin e vjetër, ah! lehtë do ta ndriçojë,
të gjithë fshatarët herët do të zgjohen,
do ta shijojnë së bashku serenadën
që babai do t’ia marrë për ty.
Vajzë e bukur, nesër do të jesh e martuar…

Nata shumë e gjatë do të jetë,
ah! pritja sa e lodhshme
deri nesër – kur atje në kishë
djaloshi do të të pres,
dhe do t’i premtoni njëri-tjetrit
se do të jeni të sinqertë…
Ajo është dashuria e vërtetë!

Laureta ime, vashëz e dashur,
babai për ty serenadën do ta këndojë.
Me duart që nga emocionet më dridhen,
këtë këngë shkrova për ty…/KultPlus.com

Festivali i Varshavës, flet anëtarja e jurisë: Ja pse fitoi filmi shqiptar!

Pas triumfit të filmit “Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit në edicionin e 34-t të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Varshavë, në një intervistë për mediet e huajak ka reaguar një prej antareve të jurisë, Joanna Kos-Krauze.
Ajo është shprehur se “Grand Prix” shkoi për “Delegacionin”, pasi ky ishte një film i përmbushur në çdo aspekt. Krauze zbulon ndër të tjera gjatë intervistës, se vendimi për t’i dhënë “Çmimin e Madh” filmit të Alimanit ka qenë unanim.

Gazetari: përse ky film e ka fituar Festivalin e Filmit të Varshavës?

Joanna Kos-Krauze: Për ne, për pesëshen e anëtarëve të jurisë, ishte filmi më i përmbushur. Ndër fimat pjesëmarrës kishte disa shumë të mirë, por ky, absolutisht, menduam që ishte i tillë në çdo aspekt, që nga skenari, përmes një regjisure shumë të ndërgjegjësuar, karakteret e ndërtuara në mënyrë të shkëlqyer, aktorët në të gjitha episodet ishin fenomenalë, vlerësuam gjithashtu që ky ishte një ndër filmat e parë, në kinematografinë shqiptare, dukej që filmi ishte me buxhet të ulët, por sakaq, shumë i mençur i mirë-menduar në produksion, film, që gjithashtu ka nevojë për mbështetje, por ky nuk ishte aspak argumenti kryesor, por vetëm një argument anësor. Në fund të fundit, një kinematografi e shkëlqyer, njerëz të ndërgjegjshëm dhe të pjekur kanë realizuar shumë. (…) Pastaj, nuk është e thjeshtë të bësh një kinematografi politike, e cila të prekë ndjenjat, të provokojë dhe në fund të jetë edhe humoristike. Prandaj, me të vërtetë një punë e shkëlqyer, ua rekomandoj të gjithëve, tek fundit, ky është një verdikt që do të shkaktojë bujë. Verdikti ishte unanim.

Gazetari: Si i qaseni ju zonjë detyrës së anëtarit të jurisë, a i qaseni kësaj detyre me ndonjë tezë paraprake, apo e lini veten, që të habiteni nga ajo që do të gjeni në sallën e kinemasë?

Joanna Kos-Krauze: Asnjëherë nuk nisem me ndonjë tezë paraprake, unë përgjithësisht kam shumë dëshirë të jem në juri, vetëm se jo në Poloni (qesh), se këtu është e vështirë. Është vështirë që më pas t’ua shpjegosh, ndonjëherë edhe disa prej kolegëve vendimet e marra, shpesh krijohen hatërmbetje. Ndërkohë më pëlqen shumë të jem jashtë shtetit, nëse kam kohë dhe më jepet mundësia, ngaqë, kjo është edhe një mundësi të shohësh kinemanë nga rajone të ndryshme të botës, me të cilat, pavarësisht nga ç’mund të duket, nuk kemi fare kontakte, pasi, edhe pse sot ekziston një shumicë platformash shifrore, apo media, ne sidoqoftë kemi nevojë për udhërrëfyes. Unë, këtë vitin e fundit pata mundësinë të shihja filma nga kaq shumë vende të ndryshme të botës, dhe kaq shumë kinematografi të ndryshme, që është pothuaj e pamundur, jashtë këtyre festivaleve. Si anëtar i një jurie, sidoqoftë je i detyruar, që t’i shohësh me vëmendje ata katër filma në ditë dhe unë jam gjithnjë shumë mirënjohëse për një përvojë të tillë.

Filmi shqiptar “Delegacioni”

Ngjarjet në këtë film zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon që të mbajë pushtetin, ndërsa në Shqipëri vjen një delegacion evropian mbërrin në Tiranë për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht ky, që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo është dënuar 15 vite burg, ai është një burgosur politik, që për qeverinë është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të Leo’s. Ata duhet që të mbarëvajtjen të drejtave të njeriut në Shqipëri. Leo është ai që duhet të bind delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë. Filmi shqiptar me buxhet shumë të ulët dhe ka nevojë për mbështetje, por ishte absolutisht më i miri!/ shekull.com.al/ KultPlus.com

Merita Rexha dhe Lirika Pula, tandemi pianistik që solli KamerFest 2018

Alberina Haxhijaj

Mbrëmë, në kuadër të edicionit të 19-të të festivalit KamerFest 2018 erdhi një koncert i veçantë i cili bëri së bashku në një piano, pianistët Merita Rexha- Tërshana si dhe Lirika Pula- Kasapolli, shkruan KultPlus.

Me të paraqitur në skenë pianistja Merita Rexha- Tërshana dhe Lirika Pula- Kasapolli përmes komunikimit të tyre përmes tingujve që krijojnë me lojën e tyre në piano dëshmojnë që janë një tandem i përsosur. Për të arritur këtë afërsi por edhe për të bërë një lojë aq premise dhe elegante së bashku sigurisht ka ndikuar fakti që ato ka kohë që njihen dhe punojnë së bashku. Loja e tyre e cila erdhi e gërshetuar shumë bukur përmes katër duarve të këtyre dy zonjave në një piano, u vlerësua edhe nga të pranishmit.

Pianistja Pranvera Hoxha u shpreh për KultPlus se loja e tyre ishte e bukur dhe me një program shumë mirë të përzgjedhur. Tutje Hoxha tregoi se disa nga vepra që u luajtën i ka luajtur edhe ajo vet si pianiste prandaj dëgjimi i tyre ngjalli emocione shumë interesante.

“Do të veçoja që te ne është mungesë shumë e madhe e koncerteve me duo, dy piano ose katër duar, mendoj që një pjesë e konsiderueshme e pianistëve fokusohen në lojë solo apo në performim me instrumentistë të tjerë dhe shumë pak gjejmë kohë për duo. Mirëpo, këtë vit ka pasur disa interpretime të tilla kështu që po me gëzon ky fakt pasi që është një inspirim shumë i mirë edhe për pianistët e ri dhe nxënësit e studentët tanë në mënyrë që ata të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Muzika me katër duar është shumë e gjerë dhe është shumë e bukur njëlloj siç ishte edhe koncerti sonte prandaj i përgëzojë të dy pianistet”, përfundoi ajo.

Në këtë koncert i cili ishte menduar kohë më parë që të realizohej, erdhën vepra të kompozitorit Ludwing van Beethoven, Franz Schubert, Gabriel Faure dhe Antonin Dvarak. Pianistja Merita Rexha –Tërshana e veçoi këtë koncert si një nga koncert që i ka lënë më së shumti përshtypje në Prishtinë.

“Ishte një dëshirë që prej kohës e kishim, Lirika është studentja ime e parë nga Kosova, kur kam filluar klasën e pianos, Lirika ka qenë nxënësja ime e parë kështu që është gurithemeltar i klasës sime dhe jam shumë krenare që studentja ime e parë është një pianiste kaq e mirë. Kemi sjellë këtë program pasi që kemi dashur që programi të jetë i ndërtuar në atë mënyrë që të sjellë atë intimitetin në mes të interpretuesve dhe dëgjuesve”, u shpreh ajo për KultPlus.

Ky koncert i cili ishte bashkëpunimi i parë në skenë i këtyre dy pianisteve ka qenë shumë i veçantë për pianisten Lirika Pula- Kasapolli e cila pas shumë vitesh performoi së bashku me ish-profesoreshën e saj të studimeve.

“Unë pata fatin dhe nderin të luaj me ish-profesoreshën time Merita Rexha me të cilën i kam kryer studimet në Tiranë për katër vite. Ishte kënaqësi shumë e veçantë, nuk e di nëse kam përjetuar diçka të ngjashme pasi që përpos që shkëmbyen ide për programin dhe bashkëpunuam, unë përmes këtij koncerti jam kthyer pas shumë vitesh në atë ndjenjën e të qenurit studente. Nuk më ka rastisur që të dëgjojë shumë koncerte për katër duar në Prishtinë mirëpo kam përshtypje që në të ardhmen do të dëgjojmë më shpesh koncerte për katër duar në një piano”, theksoi ajo.

Sonte në kuadër të KamerFest 2018 do të mbahet koncerti “Hello AMERICA vs Brahms “a la Zingarese” duke filluar nga ora 20:00 në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare./KultPlus.com

India bëhet me statujën më të lartë në botë

India është bërë gati që të zbulojë statujën më të lartë në botë. Zbulimi i statujës që është dy herë më e lartë sesa “Statuja e Lirisë” do të bëhet javën e ardhshme.

Statuja paraqet figurën e Sardar Vallabhbhai Patel, një politikani dhe lideri i cili ishte pjesë e luftës që rezultoi me lirinë e Indisë nga sundimi britanik në vitin 1947.

Monumenti i quajtur “Statuja e Unitetit” është 182 metra e lartë, pothuajse dy herë më e lartë sesa “Statuja e Lirisë” dhe pothuajse 50 metra më e lartë sesa statuja që mban rekordin aktual të statujës më të lartë në botë, “Tempulli i Budizmit” në Kinë.

E vendosur në ishullin Sadhu në pjesën perëndimore të Indisë, “Statuja e Unitetit” ka kushtuar 450 milionë funte. Për ndërtimin e saj është kërkuar ndihmë edhe nga fermerët të cilët kanë dhuruar çelikë./ KultPlus.com