Ceremonia e Oscarit tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë.
Gjithashtu, ceremonia e 91-të e Akademisë së çmimeve ka filluar të mbahet të dielën në mbrëmje në teatrin “Dolby” në Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës.
Gjatë tërë ceremonisë kishte emocione të shumta dhe gara ishte shumë e ngushtë, por çmimin prestigjioz e vodhi “Green Book” si “Filmi Më i Mirë” ndërsa si “Regjisori Më i Mirë” është zgjedhur Alfonso Cuarón me filmin “Roma”, transmeton Koha.net. Po ashtu, çmimin “Aktori Më i Mirë” e mori Rami Malek me filmin “Bohemian Rhapsody”, ndërsa “Aktorja Më e Mirë” e mori Olivia Colman me filmin “The Favourite”.
Rami Malek, Olivia Colman, Regina King e Mahershala Ali con il loro premi Oscar (Frazer Harrison/Getty Images)
Gjithashtu, çmimin si “Aktori më i mirë mbështetës” e mori Mahershala Ali me filmin “Green Book” ndërsa atë si “Aktorja më e mirë mbështetëse” Regina King me filmin “If Beale Street Could Talk”.
Gjatë ceremonisë, po ashtu, aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga dhënë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “Shallow” nga filmi ‘A Stari Is Born”, këngë e cila fitoi çmimin “Kënga Më e Mirë Origjinale”.
Në vijim Koha.net ju sjell listën e plotë të fituesve në Oscar 2019:
Best Picture (Filmi më i mirë):
Black Panther
BlacKkKlansman
Bohemian Rhapsody
The Favourite
Green Book – FITUES
Roma
A Star Is Born
Vice
Best Director (Regjisori më i mirë):
Spike Lee, BlacKkKlansman
Paweł Pawlikowski, Cold War
Yorgos Lanthimos, The Favourite
Alfonso Cuarón, Roma – FITUES
Adam McKay, Vice
Best actor (Aktori më i mirë):
Christian Bale, Vice
Bradley Cooper, A Star Is Born
Willem Dafoe, At Eternity’s Gate
Rami Malek, Bohemian Rhapsody – FITUES
Viggo Mortensen, Green Book
Best actress (Aktorja më e mirë):
Yalitza Aparicio, Roma
Glenn Close, The Wife
Olivia Colman, The Favourite – FITUESE
Lady Gaga, A Star Is Born
Melissa McCarthy, Can You Ever Forgive Me?
Best actor in a supporting role (Aktori më i mirë në rolin mbështetës):
Mahershala Ali, Green Book – FITUES
Adam Driver, BlacKkKlansman
Sam Elliott, A Star Is Born
Richard E. Grant, Can You Ever Forgive Me?
Sam Rockwell, Vice
Best actress in a supporting role (Aktorja më e mirë në rolin mbështetës):
Amy Adams, Vice
Marina de Tavira, Roma
Regina King, If Beale Street Could Talk – FITUESE
Emma Stone, The Favourite
Rachel Weisz, The Favourite
Best Animated Feature Film (Filmi më i mirë i animuar):
Incredibles 2
Isle of Dogs
Mirai
Ralph Breaks The Internet
Spider-Man: Into The Spider-Verse – FITUES
Best Cinematography (Kinomategrafia më e mirë):
Cold War
The Favourite
Never Look Away
Roma – FITUES
A Star Is Born
Best Costume Design (Dizajni më i mirë i kostumeve):
The Ballad of Buster Scruggs
Black Panther – FITUES
The Favourite
Mary Poppins Returns
Mary Queen of Scots
Best Documentary Feature (Dokumentari më i mirë):
Free Solo – FITUES
Hale County This Morning, This Evening
Minding the Gap
Of Fathers and Sons
RBG
Best Documentary Short Subject (Dokumentari më i mirë i shkurt):
Black Sheep
End Game
Lifeboat
A Night at The Garden
Period. End of Sentence. – FITUES
Best Film Editing (Filmi me teknik më të mirë):
BlacKkKlansman
Bohemian Rhapsody – FITUES
The Favourite
Green Book
Vice
Best Foreign Language Film (Filmi më i mirë në gjuhë të huaj):
Capernaum
Cold War
Never Looks Away
Roma – FITUES
Shoplifters
Best Makeup and Hairstyling (Grimi më i mirë dhe stili i flokëve):
Border
Mary Queen of Scots
Vice – FITUES
Best Original Score (Muzika/Kompozimi më i mirë):
Black Panther – FITUES
BlacKkKlansman
If Beale Street Could Talk
Isle of Dogs
Mary Poppins Returns
Best Original Song (Kënga më e mirë):
“All The Stars,” Black Panther
“I’ll Fight,” RBG
“The Place Where Lost Things Go,” Mary Poppins Returns
“Shallow,” A Star Is Born – FITUES
“When A Cowboy Trades His Spurs For Wings,” The Ballad Of Buster Scruggs
Best Production Design (Produksioni më i mirë):
Black Panther – FITUES
The Favourite
First Man
Mary Poppins Returns
Roma
Best Animated Short Film (Filmi më i mirë i shkurt i animuar):
Animal Behaviour
Bao – FITUES
Late Afternoon
One Small Step
Weekends
Best Live Action Short Film:
Detainment
Fauve
Marguerite
Mother
Skin – FITUES
Best Sound Editing (Zërimi më i mirë):
Black Panther
Bohemian Rhapsody – FITUES
First Man
A Quiet Place
Roma
Best Sound Mixing (Miksimi më i mirë i zërimit):
Black Panther
Bohemian Rhapsody – FITUES
First Man
Roma
A Star Is Born
Best Visual Effects (Efektet më të mira vizuale):
Avengers: Infinity War
Christopher Robin
First Man – FITUES
Ready Player One
Solo: A Star Wars Story
Best Adapted Screenplay (Skenari më i mirë i përshtatur):
The Ballad Of Buster Scruggs
BlacKkKlansman – FITUES
Can You Ever Forgive Me?
If Beale Street Could Talk
A Star Is Born
Best Original Screenplay (Skenari më i mirë origjinal):
Në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht ndër banorët e zonave malore të veriut, mund të takoje në rrugë edhe njerëz me rroba të caktuara të veshura së prapthi, madje në mënyrë të dukshme.
Një “modelim” i tillë i të veshurit në mjediset publike nuk dëshmonte pakujdesi. Përkundrazi, veshjet jo nga e mbara qëllimisht përcillnin mesazhe të ndryshme që kishin të bënin me hidhërimin më të thellë dhe me gëzimin më të madh për familjen ose fisin.
Veshja e gunës së prapthi ndër mirditorët dëshmonte simbolikisht se personi mbante zi për vdekje mjaft të hidhur të një pjesëtari të familjes ose të një të afërmi në moshë të re, vdekje e cila kishte shkaktuar zbrazëti të madhe problematike për familjen, fisin dhe më gjerë.
Përgjithësisht një mesazh i tillë përforcohej nga fytyra e ngrysur ose siç cilësohej në disa krahina, “çehrja e vrarë” e personit më gunë së prapthi.
Në rrugët e krahinave fshatare mund të takoje edhe burra të veshur shumë mirë, me fytyrë të qeshur të cilët kishin veshur diçka së prapthi dhe përgjithësisht e ekspozonin këtë element të mbrapshtësisë.
Veçanërisht në krahinën e Kelmendit, një rrobë e tillë e veshur së prapthi nga një burrë, simbolikisht identifikonte se ai në rolin e shkesit po shkonte të kërkonte dorën e një vajze për ta martuar me djalin e ndonjë të afërmi ose miku të tij.
Sipas një besëtytnie mjaft të përhapur ndër shqiptarët, në rrethana të tilla veshja së prapthi e ndihmonte shkuesin “t’i shkonte shkuesia mbarë”.
Kjo besëtytni ishte pjesë e një mendësie të përhapur gjerësisht në shoqërinë tradicionale shqiptare, sipas së cilës në çaste të rëndësishme të gëzimeve vetjake e familjare, si lindja e fëmijës, fejesa, martesa, etj…duke kthyer diçka vetë së prapthi, personi në fjalë ose familjarët e tij i presin hovin vrullit të mbrapshtësive që mund të kërcënojnë jetën, harmoninë bashkëshortore, familjare etj.
Duke qenë se kryente funksione shoqërore shumë të rëndësishme, në shoqërinë shqiptare paramoderne, miku ishte mjaft i nderuar, gati si Perëndi.
Mikpritësit ruanin me kujdes jo vetëm armën e mikut, por edhe këpucët e xhaketën që ai i hiqte për të qenë më komod. Mirëpo në krahinat veriore, veçanërisht në zonën e Dibrës, mund të ndodhte që mikut t’i ktheheshin këpucët përmbys.
Përmbysja e këpucëve ishte ndoshta e vetmja formë e “dhunimit” të mikut që tolerohej prej tij dhe prej banorëve të fshatit, të krahinës etj.
Kthimi i këpucëve përmbys simbolikisht shprehte qortimin e mikpritësve, bazuar në normat kanunore, për faktin se miku kishte dhunuar rregullin kulturor, sipas të cilit nuk lejohej që nga pjesëmarrja në një ceremoni varrimi të trokiste si mik në derë të kujtdo tjetër.
Në paragrafët 1367-1368 te Kanuni i Dibrës thuhet: “Ata që kthehen nga varrimi nuk duhet me shkue askund tjetër, veçse në shtëpi të vetë, ku lajnë duert e pastrojnë ftyrën me ujë të ngrohtë. Atij që të vjen në shtëpi dret e nga varrimi i dikujt, duhet me ia kthye opingat përmbys, kur t’i heqë me u ulë në odë”.
Sipas besëtytnive të përhapura gjerësisht në shoqërinë tradicionale shqiptare, përmbysja e këpucëve të mikut ishte masë mbrojtëse, e cila nuk lejonte mynxyrën të shkonte nga varrezat në shtëpinë e mikpritësit. Në këto rrethana shoqërore normat kulturore kanunore ia njihnin mikpritësit të drejtën të vetëmbrohej nga gabime ose veprime të tilla qëllimliga të mikut./mapo
Prof. Dr. Afrim Blyta gjatë emisionit “Talk” të KTV-së ka folur edhe për martesat. Ai ka krahasuar martesat në kohën e mëparshme me ato të tanishmet. Dr. Blyta thotë se të rinjtë e sotshëm edhe pse e kanë lirinë e daljes dhe kanë mundësi që të njohin njëri-tjetrin para martesës, përsëri nuk arrijnë që të njohin mirë njëri-tjetrin.
Dr. Blyta, po ashtu, tregoi se në Kosovë nuk ka ndonjë këshillimore për martesa.
“Të kalosh me dikë me vite të tëra nuk do të thotë ta njohësh atë, pasi tek ne nuk ka këshillimore për martesë. Kur ndodhë një krizë në familje, nuk shkojmë tek vendi adekuat për një këshillë dhe kështu nuk e kemi mbështetjen emocionale”, ka thënë Blyta.
“Ndryshimet që ndodhin në familje janë të lidhura me emancipimin e femrës dhe obligimet duhet të shpërndahen, pasi një femër intelektuale duhet të jetë një grua, një nënë, një shtëpiake dhe një nuse po ashtu. Dhe emancipimi i gruas duhet të përcillet edhe me emancipimin e burrit”, shtoi Blyta.
Gjithashtu, Dr. Blyta sqaron faktin se si të parët tanë edhe pse nuk njiheshin me njëri-tjetrin deri në ditën e martesës, megjithatë kishin martesa shumë të lumtura dhe fëmijë të edukuar dhe shumë të suksesshëm.
“Ndërsa në kohët e sotme edhe pse e kemi më të shprehur lirinë e daljes dhe të veprimit e të njoftimit me njëri-tjetrin, të rinjtë nuk po e njohin njëri-tjetrin dhe prandaj kemi martesa të dështuara dhe fëmijë të pa përgatitur për jetën”, sqaroi Dr. Blyta.
Udha e mbarë, se erdh prendvera, shko dallendyshe tue fluturue, prej Misirit n’dhena tjera fusha e male tue kërkue; n’Shqypni shko, pra, fluturim, shko në Shkodër, n’gjytet tim!
Shndet prej mejet të m’i falesh saj’ shpis’ vjetër ku jam le, me ato vende rreth t’përfalesh ku kam shkue kohën e re; atje shko, pra, fluturim, fal me shndet gjytetit tim!
Shko n’at shkollën ku jam msue me shokë t’mi, shokt e fmnisë, shko n’at Kishë ku kam urue t’parën Uratë Perendisë, atje shko, pra, fluturim, fal me shndet gjytetit tim!
Me ato male, me ato kodra, me ato prronje rreth t’përfalesh; n’ato fusha qi m’ka Shkodra, të lulzueme, aty t’ndalesh, tue këndue me ambëlcim: fal me shndet gjytetit tim!
T’mujshe edh’ un me fluturue, dojsh’ edhe un me u nisë me ty, dojshe n’Shkodër me kalue, m’e pa prap at vend me sy!… Por… ti shko atje flutrim; e ti qajma fatin tim!…
Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Një letër që ai i dërgonte gruas së tij me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë.
Letra është shkruar në vitin 1994. Në këtë letër ai i uron ditëlindjen gruas së tij. KultPlus ju sjellë këtë letër, ku shkruhet:
“Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri- tjetrin si të dhënë. Por ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë”.
Johnny Cash u lind në vitin 1933 dhe ka vdekur në vitin 2003, ai ishte martuar me June Carter Cash në vitin 1968 kjo martesë zgjati deri në vdekjen e tij. Paraprakisht Cash ishte i martuar edhe me Vivian Liberto gjatë viteve 1954 deri në 1968./ KultPlus.com
Qeveria Zvicerane tha këtë javë se nuk përkrahë planet për të sulmuar nje nen për “blasfemi“ (fyerje e besimit fetar) në kodin penal të shtetit pavarësisht lëvizjeve të ngjashme në vendet e tjera në kohët e fundit.
Deklarata e qeverisë erdhi pasi deputeti i gjelbër Liberal Beat Flach tha se një nen në kodin penal se ai që bën blasfemi ndëshkohet me një gjobë nuk kishte vend në një shtet “laik dhe liberal”.
Sipas artikullit në fjalë, çdo person “që fyen publikisht apo me keqëdashje ose tallet me bindjet fetare të të tjerëve dhe në veçanti besimin e tyre në Zot” mund të gjobitet.
Përveç kësaj, gjobat mund të imponohen ndaj çdo personi “i cili me vetëdëshirë pengon, përçmon ose tallet publikisht me një akt adhurimi” ose “që tallet me një vend apo objekt që ka për qëllim një ceremoni fetare ose një akt adhurimi”.
Por në një mocion i paraqitur para parlamentit zviceran, Flach tha se artikulli do të thoshte se besimi fetar nuk mund të kritikohej në të njëjtën shkallë si pikëpamjet e tjera botërore.
Ai gjithashtu argumentoi se e drejta e njerëzve për të praktikuar lirisht fenë e tyre ishte e garantuar nga legjislacioni tjetër zviceran duke përfshirë dispozita që ndalonin nxitjen ndaj urrejtjes racore ose diskriminimit, përcjell albinfo.ch
Ai vazhdoi të theksonte se vendet, përfshirë Irlandën, Maltën dhe Francën, tashmë kishin goditur nenin blasfemik nga librat e tyre.
Por qeveria zvicerane doli në mbrojtje të gjobave për sulme ndaj fesë.
Në të vërtetë, ka pasur më pak se 30 dënime penale sipas ligjit së blasfemës nga viti 2011 në 2017, sipas mediave zvicerane, ndërsa rasti i fundit i profilit të lartë ishte në vitin 1960, kur piktori zviceran Kurt Fahrner u gjobit me 100 franga zvicerane dhe mbajti tre ditë burg për pikturën e tij të një gruaje të zhveshur.
Siera Mollakuqe është shqiptarja që pritet të ketë shpërthimin e radhës në skenën muzikore në Amerikë.
Me prejardhje nga Prizreni, Siera, e lindur më 2001, në moshën pesëvjeçare u zhvendos në New Jersey, ku tregoi talentin për muzikë.
Pasi vijoi mësimet te studioja e Fernando Garibayt për muzikë, ajo u zhvendos në Los Anglese dhe tani ka pranuar ofertën nga “Success Entertainment” dhe po bën gati albumin e parë.
Ajo në “JETA” në KTV ka treguar detaje nga puna e saj dhe synimet që ka për të ardhmen.
Sopranoja e njohur Marie Kraja, mbetet ndër më të preferuarat për të gjithë ata që e dëgjuan për vite me radhë zërin e saj magjik, zë ky i cili edhe sot mbetet ndër më të komentuarit e dëgjohet me shumë nostalgji.
Edhe pse me një jetë artistike të pasur në skenat e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, etj, karriera e saj lidhet ngushtë me gjithçka që ndodhi në muzikën shqiptare.
Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj,
Ajo interpretoi në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj.
Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë,
Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari,
Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj, dhe një pjesë e tij është i dokumentuar në fondin muzikor të Radio Televizionit shqiptar. Regjistrimin e parë të këngës popullore e ka bërë në pllaka gramafoni në vitin 1940 me këngën “Çilni ju moj lule”.
Sa i përket aktivitetit pedagogjik, nis që me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në vitin 1946 dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës në 1962 dhe vazhdoi deri në fund të jetës, pavarësisht nga dalja e saj në pension në vitin 1966.
Për meritat e saj si artiste dhe mësuese Maria Kraja u nderua me çmime, medalje dhe tituj të ndryshëm. Është “Artiste e Popullit”, mban Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit të parë, medaljen “Mjeshtre e Madhe e Punës” dhe Laureate e Çmimit të Republikës së Klasit të Parë.
– Duhet të paguash shuma marramëndëse për pesëqind kopje tirazh dhe nuk ka rëndësi se çfarë ke “broçkollitur” brenda, e gjithë ideja është sa lekë ke. -Shtëpia botuese as nuk e merr mundimin të postojë në rrjetet e veta sociale që e ka botuar librin e një shkrimtari shqiptar, se duket sikur iu ulet reputacioni mes një larmishmërie përkthimesh të “Best seller të New York Times” që shumicat as letërsi nuk i quan dot, se janë patetikë.
-Nuk ndodh që të ketë ndonjëherë krijimin e mundësisë që autori shqiptar të rekomandohet në media nga këto shtëpi botuese se kush do dalë të mburret me përkthimet e botës.
-Nuk ka kritikë të mirëfilltë letrare. Thjesht boto, nuk ka problem çfarë boton. Po ka dhe nga ata ama që i njohin nja dy veta që t’ua bëjë kritikën dhe veç kur i sheh si “bestseller” në libraritë shqiptare e kur i lexon, pyet veten pse e merr mundimin të identifikosh problemet e letërsisë në Shqipëri.
-Në çdo emision që bëhet për letërsinë në Shqipëri shikon gjithmonë të njëjtat imazhe apo pseudogazetare letërsie që po të ulesh në debate të mirëfillta letrare, iu ngec truri dhe as nuk dinë të të kthejnë përgjigje sepse shumicat as nuk i lexojnë librat, po thjesht kritikat që kanë marrë dhe kaq.
-Nuk ka asnjë përpjekje të promovosh letërsinë shqiptare në takime të mirëfillta për këtë se dhe në këto aktivitetet paçavure që organizon ministria e shkatërrimit të kulturës në Shqipëri, marrin pjesë vetëm punonjësit e kësaj të fundit që ndodh rëndomë të jenë dhe shkrimtarët që financohen për botim dhe përkthim nga ky institucion.
-Në librat e letërsisë shqipe nuk figuron asnjë shkrimtar i pas viteve 90’të dhe temat e detyrave vazhdojnë të jenë “Shkruaj një ese pse të pëlqen libri Kronikë në gur i Ismail Kadaresë”.
-Librat e shkrimtarëve shqiptarë përfundojnë shumica të dhuruar sepse libri nuk ka vlerë, është thjesht një qofte tek pazari i ri. Ata diskriminohen që nga emri në kopertinë, e ta plasin në fytyrë sikur të jetë i rëndomtë.
-Në promovimet e librave të tyre flitet për gjithçka përpos librit dhe çfarë vlerash ka. E kështu domethënë…
Rilindja Urbane në qendrën historike të Gjirokastrës vazhdon, ndërkohë që çdo javë ka një zhvillim të ri në rrugën tanimë të hapur të transformimit të mjediseve tregtare apo të shtëpive tradicionale në bujtina mikpritëse për turistët.
Qendra Historike e Gjirokastrës, shpallur në vitin 2005 trashëgimi botërore e UNESCO-s, është kthyer në një kantier punimesh restauruese, duke nisur me rikualifikimin e kalldrëmeve karakteristike të Qafës së Pazarit, rehabilitimin e 6 shesheve që lidhen në mënyrë integrale me rrugët e kalldrëmit, ndriçimin publik, përmirësimin e hapësirave të gjelbra deri te rrapi 100 vjeçar, simboli që ka shërbyer si pikë takimi për banorët që në vitet ’30.
Projekti ka për qëllim realizimin e një rrjeti të ri të infrastrukturës nëntokësore, restaurimin e kalldrëmeve ekzistuese, integrimin e hapësirave publike përreth zonës së projektit me qëllim kthimin në një zonë pedonale, duke menaxhuar lëvizjen e kontrolluar të automjeteve të shërbimit publik dhe rezidencial, si dhe përmirësimin e hapësirave të gjelbëruara e shesh pushimeve, duke theksuar tipare me vlerë të qendrës historike.
Kryeministri Edi Rama inspektoi nga afër punimet restauruese të kalldrëmeve, ku do ruhet tipologjia midis gurëve të bardhë dhe gurëve gri, ndërsa në të njëjtën valë transformimi janë përfshirë edhe shtëpitë e vjetra karakteristike, si dhe bizneset buzë rrugicave ku po ndërhyhet.
“Janë 10 blloqe ku tashmë ka filluar komplet aktiviteti turistik dhe artizanal. Të gjitha këto që ishin dikur dyqane të vjetra dhe të papërdorura janë kthyer në dyqane artizanale. Shtëpitë e vjetra ka individë të interesuar për t’i blerë dhe për t’i kthyer në guesthouse. Të 5 rrugicat kanë njohur ndërhyrjet restauruese me blloqet përkatëse të dyqaneve, fasadave, çative komplet. Para sezonit do të mbarojë pjesa e kalldrëmit, me qëllim që të mos pengojmë sezonin turistik,” shprehet deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro.
Kryeministri Rama deklaroi se të gjitha shtëpitë e vjetra jo vetëm të Gjirokastrës, por edhe të Beratit do t’i nënshtrohen projektit të restaurimit, për t’u shndërruar më pas edhe në bujtina për vizitorët dhe turistët.
“Jemi duke strukturuar një program vetëm për shtëpitë e Gjirokastrës dhe të Beratit, si fillim për shtëpitë karakteristike, për të stimuluar që të rimerren dhe të kthehen në bujtina dhe aktivitete fitimprurës në mënyrë që të ruhen, nga një anë duke e bërë zero taksën e tatim fitimit, që është 5% tani. Dhe po ashtu për të krijuar një fond që të aplikohet me projekte. P.sh., unë dua ta kthej këtë në bujtinë, kam nevojë për një mbështetje financiare dhe po shohim mundësinë ta bëjmë të kombinuar me bankat dhe me buxhet në mënyrë që të jetë një lloj kredie me interesa shumë të ulëta dhe me afat të gjatë që të mund të përballohet me sukses,” u shpreh Kryeministri Rama.
Pjesë e projektit rehabilitues është edhe xhamia e famshme e Pazarit, e cila edhe pse monument kulture nuk ka pasur asnjëherë ndërhyrje restauruese.
Prodhimet bio “Edua” në zemër të Pazarit të Gjirokastrës
Manjola Shehaj, e cila prej vitesh me investimin e saj i shërben promovimit të produkteve bio nëpërmjet brandit Made in Albania “E Dua” ia ka arritur qëllimit që prodhimet shqiptare t’i bëjë të njohura anekënd botës.
E pozicionuar në zemër të qendrës historike të qytetit të gurtë, ndër më të vizituarat në vend nga turistë nga e gjithë bota, kjo sipërmarrëse ka arritur të jetë tashmë pjesë e projekteve për rivitalizimin e Pazarit dhe rikthimit të tij në funksionet tradicionale, një atraksion turistik i cili do të promovojë edhe produktet karakteristike të zonës.
Në ambientet tërësisht të rikonstruktuara me mbështetjen nga Skema Kombëtare përmes një financimi prej 1,9 milionë lekë, ekspozohen produktet bio më tipike të zonës.
“Është një përfitim shumë i madh për mua. Unë kisha një dyqan të vogël dhe nëpërmjet këtij granti arrita të bëj një gjë të madhe që për turistët është targeti kryesor,” shprehet Manjola.
Sipërmarrësja me përvojë në fushën e tregtimit dhe marketimit të produkteve tradicionale, pasi teston produktet më të parapëlqyera në tregun lokal, mbledh nëpër punishte të vogla produktet tipike shqiptare si çaj dhe erëza të ndryshme, raki, mjaltë, komposto, gliko, verë, vaj ulliri, etj. Produktet janë nga prodhues të vegjël në zonat rurale të jugut, të bëra në mënyrë artizanale dhe etiketuara në logon “E Dua”.
Në këtë investim janë përfshirë fermerët e zonës dhe të rinjtë në mbledhjen e bimëve medicinale dhe aromatike./
Një artiste amerikane ka vendosur që të tregojë nëpërmjet vizatimeve se si është jeta reale e një çifti që ka shumë vite lidhur.
Amanda Oleander kërkon të sjellë përpara njerëzve se si duket dashuria e vërtetë jo në sytë e publikut.
“Jam e habitur se si një çift sillet kur është vetëm në shtëpi. Janë sjellje që nuk mund të kapen dot në foto, për këtë arsye i vizatoj”, shprehet Amanda.
Filmi i njohur “Taken” ku luan ylli amerikan Liam Neeson i portretizon shqiptarët si rrëmbyes dhe trafikantë diçka që ndodh edhe në shumë filma të tjerë. Prandaj, një grup shqiptarët e Shqipërisë kanë realizuar një video përmes të cilët kundërshtojnë paragjykimet për shqiptarët të cilat jepen përmes kinematografisë.
Shqipëria nuk është një vend i rrezikshëm është mesazhi i
videos e cila vë në pah bukuritë e Shqipërisë dhe e fton yllin e njohur që të
vizitojë këtë vend. Liam Neeson i drejtohet edhe ministri i Turizmit dhe Mjedist
në Shqipëri, Blendi Klosi duke e ftuar që të vijë dhe të shijoj bukuritë e
Shqipërisë.
“Hey Liam, hajde dhe rrëmbehu nga bregdeti ynë spektakular dhe buzëqeshja jonë miqësore”, thotë ministri Klosi.
Kjo video është publikuar këto ditë në rrjete sociale dhe ka filluar të qarkulloj mjaft shumë./ KultPlus.com
“Ne jemi gjenerata që nuk dëshiron të krijojë marrëdhënie me të tjerët. Ne duam një filxhan me çaj për ta publikuar në Instagram gjatë mëngjeseve të fundjavës. Ne duam një palë këpucë të dyta që të shoqërojnë këmbët tona në fotot artistike që bëjmë. Ne kërkojmë të vendosim statusin “Në një marrëdhënie” në Facebook, në mënyrë që gjithkush ta pëlqejë dhe komentojë.
Kërkojmë të bëjmë atë postimin e veçantë në rrjetet sociale që ta bëjë më të dallueshëm çiftin tonë nga të tjerët. Jemi në kërkim të atij takimit romantik gjatë së dielës që të na mbetet në mendje edhe të hënën.
Duam që dikush të na shkruajë çdo mëngjes “Mirëmëngjes”. Duam të na ftojnë nëpër mjedise ku të njohim persona të rinj. Duam të na ftojnë nëpër dasma, nga ku dalim duke pyetur veten “Si mund të jenë ata kaq të lumtur?”.
Por ne jemi gjenerata që nuk dëshiron të ketë lidhje. Ne lexojmë postime të tipit “7 mënyra se si ta bësh atë të të pëlqejë”, apo “5 mënyrat për të kuptuar se ai të do”, duke menduar se marrëdhëniet njerëzore mund të kufizohen në aq sa thuhet nëpër rrjetet sociale.
Ne shpenzojmë më shumë kohë në profilet tona në rrjetet sociale, se sa në personalitetin tonë. Ne dërgojmë sms, dërgojmë mesazhe. Komunikojmë me shumë persona. Dalim për kafe. Ndonjëherë pijmë birra. Bëjmë çdo gjë për të shmangur një takim romantik.
Biem dakord me dikë për t’u takuar. Flasim shumë pak në kafe, vetëm për t’u kthyer në shtëpi që të komunikojmë shkurtimisht me mesazhe në rrjetet sociale. E luajmë këtë lojën pa fitues, duke menduar se ashtu do të fitojmë lidhje të fortë me të tjerët. Ajo që fitojmë, është vetmia.
Ne kërkojmë fasadën e një marrëdhënieje, pa punuar për forcimin e asaj marrëdhënieje. Kërkojmë kapjen e duarve pa kontaktin e syve. Duam komplimentat pa bisedat serioze. Na pëlqejmë premtimet e bukura pa veprat që dëshmojnë përmbushjen e tyre.
Duam të festojmë përvjetoret e lidhjeve, pa menduar se për të arritur deri aty, duhet të kalojmë plot 365 ditë të vitit. Na pëlqen të thuhet për ne “Dhe ata jetuan të lumtur përgjithmonë”, pa i bërë përpjekjet e duhura këtu dhe në këtë moment. E sfidojmë dashurinë, sepse realisht nuk dimë si të biem në dashuri.
Ne kërkojmë çdo gjë që na ofron iluzionin e një marrëdhënieje, pa qenë realisht një marrëdhënie. I mbajmë gjithmonë sytë hapur që të mos na lëndojnë. Duam të përfshihemi pak në ndjenja me dikë, por sapo përfshihemi disi më tepër, largohemi sepse kemi frikë mos lëndohemi.
Kur gjërat nisin të bëhen më të forta, ne largohemi, fshihemi, i themi vetes “Siç nuk kanë mbaruar peshqit në det, nuk kanë për të mbaruar edhe mundësitë më të mira për mua. Meritoj më shumë se kaq”.
Ne duam që personi pranë nesh të jetë po aq perfekt sa një aplikacion perfekt që shkarkojmë në celularët tanë. Nëse nuk i përmbush parimet e perfeksionit, ne mund ta fshijmë atë aplikacion, sepse nuk na nevojitet më.
Preferojmë të fshehim gjithçka që ndiejmë pas një fotoje në Instagram. Zgjedhim një serial në Netflix në vend të një bisede reale. Duam një trup të ngrohtë, por jo një partner/e.
Gjërat që ne i duam me gjithë shpirt, gjërat që vërtet kanë vlerë, gjërat që do të na përmbushnin, të gjitha kërkojnë durim, punë dhe energji. Ne të gjithë duam të jemi me dikë që na bën të lumtur, ndërkohë që ajo që duhet të bëjmë, është të jemi dikush që e bën veten tonë të lumtur.
Ulemi në kafene me miq që diskutojnë se si duhet të sillemi, kur as vetë ata nuk e kuptojnë lojën në të cilën jemi përfshirë të gjithë ne…” / bota.al
Gjirokastra tashmë është shndërruar në një destinacion turistik dhe kulturor falë dhe investimeve dhe rijetësimit të Pazarit, ku turistët vendas dhe të huaj shijojnë asetet e trashëgimisë kulturore si dhe kulinarinë e shumëllojshme që kjo zonë ka.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti për Gjirokastrën është shprehur se, “morëm përsipër të realizonim atë që premtuam: T’i kthejmë Gjirokastrës kurorën e krenarisë shqiptare.Gjirokastra sot është shndërruar në një kantier të madh, ku punohet në shumë fronte”.
“Manjola Bici tregon për Pazarin e Ri të rijetëzuar, ku tregtohen prodhimet “Made in Albania”. Aty mund të gjeni zahire, gliko, trahana, raki, çaj mali, aroma e tradita të gjysheve nga Lunxhëria, Pogoni, Zagoria, Libohova. Kemi bërë shumë, më shumë do të bëjmë”, përfundon Margariti. /ata
Nesër me fillim prej orës 12:00 do të mbahet një protestë për mbrojtjen e Lumbardhit pasi që një kompani austriake “KelKos – Energy Peja” dëshiron që të ndërtojë një hidrocentral në rrjedhën e lumit.
Shoqëria civile gjatë ditës së nesërme ka thirrur një protestë në qendër të Pejës për të kundërshtuar këtë projekt.
Projekti për ndërtimin e hidrocentralit në rrjedhën e lumit “Lumbardhi” nga subjekti aplikues “KelKos-Energy Peja” po kundërshtohet nga qytetarë dhe aktivistë të mbrojtjes së ambientit në Kosovë.
Zëvendësministri i Financave dhe anëtari i Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike, Fatmir Gashi ka premtuar se nuk do ta miratojë kurrë projektin e kompanisë austriake “KelKos-Energy Peja”, e cila planifikon ndërtimin e hidrocentraleve energjetike në rrjedhën e lumit “Lumbardhi”.
“Fatmir Gashi as që ka nënshkruar dhe as që do të nënshkruaj gjëra të tilla ndonjëherë”, ka thënë zv/ministri Gashi, në një reagim të publikuar të mërkurën në rrjetin social Facebook. /Insajderi.com
Në shkollën fillore “Agim Ramadani” në Zhegër të Gjilanit, është hapur ekspozita personale e Elza Zymberit, nxënëse e klasës së nëntë të kësaj shkolle. Mbi 80 punime të ndryshme të ekspozuara në këtë ekspozitë, të bëra nga dora e kësaj filloristeje të talentuar kanë zgjuar kureshtjen e dashamirëve të artit, të cilët kanë vlerësuar, se nëse kjo nxënëse të orientohet në këtë fushë, në shkollimin e mëtutjeshëm.
I pranishëm në këtë ekspozitë, ishte edhe drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), në Gjilan, Nazim Gagica i cila ka thënë se ndihet i kënaqur që po merr pjesë në një ekspozitë të tillë të një nxënëse e cila po e shpalosë talentin e saj dhe DKA-ja do të mbështetë përherë ngjarje të tilla.
Në shenjë mirënjohje, në emër të DKA-së, Gagica i ka dhënë
një mirënjohje piktores së re, Elza Zymberit me dëshirën që ajo të bëhet një
piktore me emër me të cilën do të krenohet kjo anë dhe Gjilani.
Drejtori i shkollës Rrahman Agushi, duke vlerësuar lartë praninë e artdashësve në këtë ekspozitë, ka thënë se për shkollën është shumë e rëndësishme kjo ngjarje kulturore.
Vet autorja e punimeve të ekspozuara, Elza Zymberi është
shprehur e lumtur që iu është jetësuar dëshira e saj për të ekspozuar punën që
ka bërë deri më tani në këtë drejtim.
Duke falënderua të gjithë të pranishmit që e nderuan me pjesëmarrje ajo ka veçuar drejtorin e DKA-së, Nazim Gagicën, arsimtarin e saj, Valdrin Bajramin, drejtues të shkollës, por edhe mysafirë nga shkolla e artit pamor e të tjerë, si: Rasim Vllasaliu, Gëzim Brestovci, Magbule Xhemaili e të tjerë, për inkurajimin dhe përkrahjen që po ia bëjnë asaj.
Më këtë rast, ajo ka dhuruar një pikturë, me portretin e
heroit Agim Ramadani, për arsimtarin Valdrin Bajramin, në shenjë nderimi
për përkrahjen e vazhdueshme profesionale.
Përndryshe, ekspozita me punimet personale të Elza Zymberit do të qëndrojë e hapur për një javë ditë, që nxënësit dhe të interesuarit të tjerë të mund ta vizitojnë, për ta parë nga afër talentin dhe kreativitetin e kësaj nxënëse e cila synon rrugëtimin e saj në këtë fushë. /Gjilani.Info/ KultPlus.com
Ceremonia e Oscar
tërheq të gjithë pa përjashtim, nga aktorë të dëshmuar e deri tek të rinj që
premtojnë shumë, por që secili prej tyre parakalon në tapetin e kuq me një
synim: të kthehen në shtëpi me statujën e famshme të artë.
Nuk është ndryshe as këtë vit, në ceremoninë e 91-të
të Akademisë së çmimeve që mbahet sonte në mbrëmje në teatrin “Dolby” në
Hollywood, ndërsa me orën tonë lokale prej orës 02:00 të së hënës, ku me të
drejtë presim surpriza.
Drama e regjisorit Alfonso Cuaron “Roma” dhe një
komedi-dramë për gratë “The Favourite” dominojnë listën e nominimeve Oscar me
nga dhjetë të tilla, përfshirë edhe atë për “Filmin më të mirë”.
Menjëherë pas këtyre dy filmave, vjen një tjetër
prodhim i mirëpritur nga artdashësit. Filmi “A Star Is Born” me Bradley Cooper
dhe këngëtaren e famshme Lady Gaga ka 8 nominime. Po kaq nominime ka edhe filmi
biografik për Dick Cheney, “Vice”.
“Black Panther”, që bëri historinë si filmi i parë më
superheronj që nominohet në kategorinë për “Filmin më të mirë”, në total ka
gjithsej 7 nominime.
Pas tij, me numrin më të madh të nominimeve vjen drama
e Spike Lee “Blackklansman” që ka gjashtë të tilla. Nga 5 nominime kanë filmat
“Bohemian Rhapsody” dhe “Green Book” ndërsa nga 4 nominime kanë “First Man” dhe
“Mary Popins Returns”.
Nominimet për aktorin më të mirë:
Christian Bale (Vice)
Bradley Cooper (A Star Is Born)
Willem Dafoe (At Eternity’s Gate)
Rami Malek (Bohemian Rhapsody)
Viggo Mortensen (Green Book)
Nominimet për aktoren më të mirë:
Yalitza Aparicio (Roma)
Glenn Close (The Wife)
Olivia Colman (The Favourite)
Lady Gaga (A Star Is Born)
Melissa Mccarthy (Can You Ever Forgive Me?)
Nominimet për filmin më të mirë:
Black Panther
BlacKkKlansman
Bohemian Rhapsody
The Favourite
Green Book
Roma
A Star Is Born
Vice
An Oscar statue stands during a preview for the Governors Ball during the 91st annual Academy Awards week in Hollywood, on California, February 15, 2019. (Photo by VALERIE MACON / AFP) (Photo credit should read VALERIE MACON/AFP/Getty Images)
Një ish-ushtar britanik i KFOR-it, që nuk ka dashur t’i bëhet emri publik, është shndërruar në policin e parë britanik pa shtëpi.
Sikurse edhe shumë të
tjerë që rrezikojnë jetët e tyre për t’i mbajtur të tjerët të sigurt, edhe ky u
diagnostikua me çrregullim të stresit post-traumatik më 2017.
46-vjeçari, baba
krenar i tre fëmijëve, tregon se si pasojë e çrregullimit i kishte dështuar
edhe martesa sepse, siç thotë ai, “u bëra i pamundur për të jetuar me mua
dikush”. Më pas jeta e tij mori tatëpjetën dhe gjendja e tij vetëm sa
përkeqësohej, raporton “Mail on Sunday”. E shteti, siç shkruan ky medium, pa
fije turpi mbylli sytë ndaj rastit të tij. Pas misioneve ushtarake në Kosovë,
Irak e Afganistan, ai e vazhdoi shërbimin në Policinë Metropolitane të Londrës,
por, nga momenti i diagnostikimit, ai mori pushim mjekësor dhe atë status
vazhdon ta mbajë, por që, sipas grupit vullnetar që po merret me rastin e tij,
ai është harruar krejtësisht dhe është lejuar “të marrë tatëpjetën”, përcjell
albinfo.ch.
Muaji i kaluar për të
ishte më i vështiri pasi që ka mbetur pa asnjë qindarkë në xhep. Në një
intervistë për “The Mail on Sunday”, gjatë së cilës vazhdimisht e humbte
përqendrimin, ai foli me hidhërim për braktisjen ndaj tij, dhe tha se besimi në
Ushtri dhe Polici në esencë s’kanë shërbyer për asgjë dhe tani jeta e tij nuk
ka ndonjë horizont më të madh sesa të gjejë ushqimin e radhës.
Ish-ushtaraku britanik
ka folur edhe për misionin e tij në Kosovë gjatë luftës më 1999, ku thotë ta
ketë kuptuar për herë të parë rolin e rrezikshëm që kishte marrë.
Gjatë hyrjes së
trupave tokësore të NATO-s, forcat ushtarake serbe po tërhiqeshin, por derisa
po e bënin këtë, ata shtinin në mënyrë sistematike dhe ekzekutonin këdo që gjenin.
Trupat ishin futur në varreza masive, e në shumë raste kishin vendosur edhe
mina.
“Kishin futur mjete
shpërthyese të programuara të shpërthejnë posa të largohet një trup”, thotë
polici.
“Ishte punë që të
shkatërronte nervat. Në një rast, ishim bashkë me xhandarmërinë belge tek një
varrezë masive në një fshat. Pasi i kishin vrarë burrat dhe i kishin varrosur,
serbët i kishin nxjerrë sërish mbi dhè, dhe ua kishin ndryshuar rrobat për ta
vështirësuar identifikimin. Asnjëherë nuk do t’i harrojë pikëllimin dhe
dëshpërimin e grave dhe fëmijëve”, deklaron më tej ish-ushtari britanik i
KFOR-it.
Por, ai thotë se kjo
s’ishte më e keqja. Ekipi i tij kishte mbledhur copa të trupave të njerëzve të
shpërndara gjithandej si pasojë e bombave.
“Ishte tmerruese dhe
ato pamje më afektojnë edhe sot, por atëherë vetëm e kryenim punën”, ka rrëfyer
ish-ushtari britanik që nuk ka dashur të identifikohet me emër.
Me gjithë punën e madhe që dikur kishte bërë, ai u bë ish-ushtari e polici i parë i pastrehë në Britani. / KultPlus.com
Mbrëmë është mbajtur finalja e “Miss Gjermanisë” ku fituese është shpallur Nadine Berneis nga Stuttgart- i. Një arsye më shumë për të ndjekur këtë ngjarje për shqiptarët ishte fakti se kreacionet e veshura nga kandidatet ishin krijuar nga kreatorja shqiptare e njohur si Flora S, shkruan KultPlus.
Vajzat përgjatë mbrëmjes sfiluan dy herë me kreacionet e
shqiptares Flora Suldashi.
Hapjen e eventit vajzat e bënë duke u paraqitur pikërisht me kreacionet e Flores dhe poashtu në fund, tetë finalistet ishin veshur me fustanet që mbanin emrin e Flora S.
Në këtë mbrëmje shumë të rëndësishme në Gjermani, ishin të ftuar mbi 2 mijë njerëz dhe një numër i madh i mediave të cilat e mbuluan ngjarjen. Kujtojmë se kreacionet Flora S janë parë edhe më herët në këtë garë bukurie. / KultPlus.com
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, tha në prag të ndarjes së çmimeve prestigjioze të kinematografisë, Oscars, që do të mbahet sot, se filmat dhe aktorët e regjisorët ndërkombëtarë ndër vite kanë arritur të futen në Hollywood.
Në rrjetin social Twitter, ambasadori Kosnett shtroi pyetjen se kush nga filmbërësit dhe aktorët kosovarë do t’i afrohet së shpejti Hollywood-it?
“Në pritje të Oscars2019. Regjisorët dhe aktorët ndërkombëtarë kanë arritur sukses në Hollywood me gjenerata. Kush nga regjisorët dhe aktorët kosovarë do të korrë sukses në Shtetet e Bashkuara?”, tha Kosnett.
Të dielën do të mbahet edicioni i 91-të i ndarjes së çmimeve Oscars në 24 kategori.
Kosova ishte përfaqësuar në vitin 2016 në Oscars, me filmin “Shok” të regjisorit Jamie Donoughue, që fliste për luftën në Kosovë. Ky film ishte i nominuar në kategorinë e filmave më të mirë të shkurtër. /KultPlus.com
Tre soj janë gratë për njerës si ne të dy. Filloj nga soji
më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit. Pik’së pari, janë
gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i jetës s’onë, i ka nënë urdhër
të tij me anë të një grushti banknotash. Këtyre s’mund t’u flasish për donjë
gjë të bukur, sepse as shpirti i tyre s’është bërë për ashtu, as që kanë kohë
për të humbur me të tilla marrëzi artistike. Me 5 minuta marrëveshje, trupi i
tyre i rrëgjuar ngjitet pas trupit t’onë për 10 minuta dhe pastaj çqitet
përnjëherësh në vetëm njëzë minutë. Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash të
paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal së bashku
me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të hollash, po me një
tufë fjalësh – desha të them lulesh dhe të ëmblash. Pas 5 pare dërdëllimi të
hijëshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i paqmë na falen për 1 minutë dhe
nuk vijnë në vete përveçse pas 10 minutash psherëtimi të ëmbë ose zembrimi pa
dashje… Në pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e
vërtetë të djellit, të jetës, dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga
trupi dhe nga shpirti. Këto janë të pakta. Një njohje me to bën prej një shtaze
një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu një talent; një miqësi me to
bën prej një talenti një gjeni. Këto nuk bjenë, po JANË në zotërim d.m.th. në
MIQËSI të shpirtit t’onë më një minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë
në zemrën e botës një përjetësi. Lasgush Poradeci (fragment nga korespondencë e
pabotuar). Të gjitha të drejtat e rezervuara.
“Njoh njerëz që janë diplomuar në moshën 21 vjeçare dhe nuk kanë gjetur një punë, as kur kanë mbushur 27 vjeçë. Njoh njerëz që janë diplomuar në moshën 25 vjeçare dhe kanë gjetur punë menjëherë. Njoh njerëz që nuk kanë shkuar asnjëherë në universitet, por e kanë kuptuar se çfarë pëlqejnë në moshën 18 vjeçare. Njoh edhe nga ata të rinj që kanë gjetur punë menjëherë sa mbyllën studimet e universitetit dhe kanë bërë para, por nuk e kanë pëlqyer atë që bënin. Disa të tjerë kanë kaluar vite me radhë për të kuptuar se çfarë pëlqenin. Njoh edhe nga ata që ishin të sigurtë se çfarë do të bënin, kur ishin 16 vjeç dhe e ndryshuan mendjen, kur ishin 26 vjeç.
Ka nga ata që kanë fëmijë, por janë beqarë dhe nga ata që janë të martuar, por shpresojnë me vite të tëra për të bërë fëmijë. Ka njërëz që janë në marrëdhënie me dikë, por duan dikë tjetër. Ka nga ata që e duan njëri-tjetrin, por nuk janë bashkë.
Pra, mendimi im është se gjithçka në jetë ndodh në kohën e duhur. Mund të shohësh drejt disa miqve të tu dhe të mendosh se ata janë shumë më para teje (disa mund të jenë edhe pas), por çdo gjë ndodh sipas ritmit të vet. Ata kanë kohën e tyre, po ashtu siç e ke edhe ti. Ji i duruar.
Në moshën 25 vjeçare, Mark Cuban u bë bankier në Dallas. U deshën vite që J. K. Rowling të botonte serinë e librave të Harry Potter, pasi u refuzua nga 12 shtëpi botuese. Ortega e lançoi firmën e njohur Zara në moshën 39 vjeçare. Jack Ma e filloi Alibaba-n, kur ishte 35 vjeç. Morgan Freeman bëri pushimin e tij më të gjatë, kur ishte 52 vjeç.
Të marrësh diplomën pas moshës 25 vjeçare është një arritje. Të mos jesh i martuar në të 30-at, por të jesh i lumtur, është gjë e bukur. Të nisësh një familje pas moshës 35 vjeçare është plotësisht e mundur dhe të blesh një shtëpi, kur të jesh 40 vjeç, është gjë e mrekullueshme.
Mos e lejo askënd të të nxisë të ecësh me kohën e tyre, sepse ashtu siç ka thënë Ajnshtajni: “Jo çdo gjë që ka vlerë, mund të numërohet dhe jo çdo gjë që mund të numërohet, ka vlerë”.
“Kjo është gjëja më e rëndësishme. Unë dua që secili nga ju të jetojë një jetë me objektiva dhe qëllime të mëdha dhe të mësojë t’i përdorë objektivat dhe qëllimet e veta për të sjellë një ndryshim në jetët e të tjerëve. Ky do të jetë suksesi i vërtetë i gjithsecilit nga ju”.