Në plotninë time do të mbyll e të marr krejt çka dua të shtrëngoj fort e etshëm nuk do të lejoj të më ikësh do të të ndjek deri në (I)liri atje ku të gjithë fiset e saj tretën me shekuj nën trysninë e huaj heshtjen do ta k(th)ej sot e nesër derisa të arrij atje prej nga erdhe ti do të mësoj për shumëçka tjetër deri në pleqërinë e vonë që s’arrita ta zbuloj në rininë e hershme lashtësinë që nuk e mësuam kurrë dhembja arriti deri në ri zbulimin tonë me vonesë shekujsh./KultPlus.com
Festivali ‘Balkan Trafik’ këtë vit mbahet në Bruksel nga data 24 deri me 28 prill. Edhe sivjet, kultura dhe arti nga Ballkani do të jenë kryefjalë e qendrës së Evropës, në Bruksel.
Mes artistëve të ndryshëm pjesëmarrës është edhe reperti Elinel. Me datë 26 prill, në kuadër të ciklit ‘Urban Chapter’ do të performojë edhe Elinel, shumë i njohur në Kosovë.
Elinel, emri i vërtetë i të cilit është Granit Bajraktari, është i lindur në Prishtinë më 13 qershor të vitit 1990. Ai përfundoi shkollimin fillor në shkollën “Ilira” në Prishtinë, më pas vijoi mësimet në gjimnazin “Xhevdet Doda”, ndërsa studimet i përfundoi në Universitetin AAB për Komunikim Masiv – dega produksion.
Në këtë festival do të ngjiten edhe emra të tjerë nga Ballkani, Rumania e shtete tjera. / KultPlus.com
Në Ditën Botërore të Poezisë, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita”, në bashkëpunim me Gjimnazin “7 Marsi”-Tetovë, do ta organizojnë edicionin III të manifestimit letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”.
Manifestimi
do të mbahet më 21 mars 2019, në orën 11:00, në amfiteatrin nr. 2 të Gjimnazit
“7 Marsi” në Tetovë.
“Jeni të mirëpritur në këtë veprimtari letrare, ku bashkërisht do ta shënojmë Ditën Botërore të Poezisë, ku do t’i shprehim nderimin tonë asaj për mundësinë që na ofron për të plotësuar tërë atë që është e këndshme në urtësi dhe që është e kapshme në dëshira.”, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Muaj më parë doli nga shtypi romani “Rrota e ujit”, botim i shtëpisë botuese “Dukagjini” në Pejë. Ky roman i cili brenda vetës përmban rrëfimin e viteve të pas Luftës së Dytë Botërore, do të promovohet nesër në Kolegjin AAB.
Ngjarjet e romanit ndodhin në qytetin e Gjakovës, ku lindi
dhe u rrit autorja e romanit. Ky roman socio-psikologjik përbëhet nga 24
kapituj, me personazhe nga më të ndryshmet.
Promovimi do të mbahet më 19 mars, nga ora 12: 00, në Kolegjin AAB, objekti V, te këndi i librarisë. / KultPlus.com
Armanda Koçi, me emrin artistik Ava Max, mori famë ndërkombëtare me këngën e saj hit “Sweet But Psycho”. Dhe pothuajse në çdo artikull në lidhje me këngëtaren me origjinë shqiptare ajo krahasohet me divën e muzikës, Lady Gaga.
Por për yllin shqiptar në rritje ky është kompliment.
“Ajo ishte një nga divat më të mëdha të kohës sonë, dhe vazhdon të jetë”,
tha 25-vjeçarja për Gay Times. “Ajo ndodhet në treg prej shumë kohësh dhe nuk
do zhduket asnjëherë. Asnjë nuk mund të jetë si Lady Gaga. Pra është kompliment
i madh për mua”, është shprehur ajo.
Max vuri në dukje dhe lidhjen gjeografike me Gagan: “Unë jam shqiptare,
ndërsa ajo është italiane. Kështu që jemi fqinje pak a shumë”.
Këngëtarja së fundmi ka publikuar hitin e ri “So Am I” dhe për një javë ka grumbulluar mbi 7 milionë shikime në YouTube. / oranews / KultPlus.com
Nga Tadeusz Czekalski* – Vitin e kaluar u botua në shqip libri me autor historianin polak, teologun dhe filozofin, profesorin e Akademisë Ignatianum të Krakovit, Stanislsaw Cieslak SJ (Stanisllav Çieshlak) me titull “Ndre Mjeda dhe jezuitët e tjerë të Provincës së Venecies në Krakov”.
Historiani i njohur polak Tadeusz Czekalski (Tadeush Çekalski), autor i shumë librave për Historinë e Shqipërisë, profesor në Universitetin e Krakovit, ka shkruar Recenzën e mëposhtme për këtë libër, botuar në fund të vitit 2018 në BALCANICA POSNANIENSA, nr. XXV, botim i Akteve Shkencore të Universitetit “Adam Mickeviç” të Poznanit.
RECENSË e librit me autor Stanissaw Cieslak me titull: “Ndre Mjeda dhe jezuitët e tjerë të Provicës së Vencies në Krakov”, përkthyer në shqip nga Leonard Zissi, botuar në Tiranë në vitin 2018 (për arsye teknike, referencat e artikullit u hoqën nga redaksia).
Kohët e fundit, në sajë të një pune intensive të bashkëpunimit kulturor polako-shqiptar, në raftet e librarive shqiptare kanë dalë shumë publikime që u krijuan me iniciativën e mjedisit të shqiptarëve që në të kaluarën kanë qenë absolventë të Universiteteve polake, të cilët vazhdojnë të jenë plotësisht të angazhuar në promovimin e gjuhës dhe literaturës polake në Atdheun e tyre. Shumica e këtyre publikimeve janë iniciativa personale të përkthyesve shqiptarë, të cilat rrallë janë publikime të reja që do të ishin rrjedhojë e një bashkëpunimi të autorëve bashkëkohorë polakë dhe atyre shqiptarë. Një shembull i veçantë i një sipërmarrje të tillë të suksesshme polako-shqiptare është publikimi i ri i priftit jezuit Stanisaw Cieslak, historian, teolog dhe filozof, profesor i Akademisë Ignatianum të Krakovit, veprimtaria shkencore e të cilit përmbledh një sërë publikimesh kushtuar historisë së jezuitëve, me theks kryesor veprimtarinë fetare të tyre lidhur me mjedisin e Krakovit.
Punimi i tij për pelegrinët jezuitë të Provincës së Venecies në Krakov, në periudhën 1881-1894, i cili për herë të parë u botua në gjuhën shqipe nga Shtëpia Botuese FLESH, është njëherësh edhe një shembull tjetër i bashkëpunimit të jezuitëve të Krakovit me përkthyesin Leonard Zissi. Në sajë të përpjekjeve të tij, tematika polake prej shumë vitesh është e pranishme vazhdimisht në shtypin dhe në raftet e librarive të Tiranës. Bashkëpunimi i jezuitëve të Krakovit me përkthyesin shqiptar e ka fillesën nga viti 2014, vit në të cilin u bë e mundur që lexuesi shqiptar të njihej me punimet e misionarit katolik polak Marcin Czermisski (Marçin Çerminjski), që pak njihej jashtë Polonisë, i cili në vitin 1893 botoi një nga publikimet e tij të para kushtuar Shqipërisë.
Ky libër, ashtu si edhe botime të tjera të këtij autori që ishin relacione të tij nga udhëtimet në Dalmaci, Mal të Zi dhe Bosnjë Hercegovinë, në përkthimin e Leonard Zissit, u bënë bestsellerë të tregut shqiptar të botimeve, duke konfirmuar njëkohësisht edhe origjinalitetin dhe vlerat e shoqërisë shqiptare që la pas vetes jezuiti i Krakovit 1).
Padyshim, inspirimi për botimin e këtij libri për të cilin po bëjmë këtë recenzë, është publikimi në shtypin shqiptar nga L.Zissi i dokumenteve të Arkivit të Kolegjit Jezuit të Krakovit kushtuar Ndre Mjedës (1866-1937)2). Ky klerik, politikan dhe poet ishte një nga figurat më të spikatura të skenës politike shqiptare të viteve 20 të shekullit XX. Edukimin e tij e filloi në një familje shkodrane, për t’i vazhduar ato në shkollat dhe kolegjet jezuite në Valencë, Romë dhe Chieri në rrethinat e Torinos. Në vitin 1891, pas katër viteve të studimeve në Kremona, Ndre Mjeda erdhi në Krakov për të vazhduar në Kolegjin Jezuit të atyshëm dy vite studimesh për teologji. Pas largimit nga Krakovi, u emërua profesor në Kolegjin Jezuit të Kraljevicës të Kroacisë. Në vitin 1898, u largua nga Urdhri Jezuit dhe si klerik laik u përqendrua në shkallën më të lartë në veprimtarinë politike dhe pedagogjike3).
Mjeda i përkiste grupit themeltar (bashkë me vëllain e tij, Llazarin) të Shoqatës “Agimi” që patrononte botimin e dispencave dhe teksteve letrare në gjuhën shqipe. Gjatë punimeve të Kongresit të Manastirit në vitin 1908, Mjeda bënte pjesë në grupin prej 11 vetëve të Komisionit të Gjuhës Shqipe që përgatiti projektin e njësimit të alfabetit të gjuhës shqipe4). Në vitet 1921-1925 Mjeda ishte deputet në Parlamentin Shqiptar, ku u angazhua në përgatitjen e akteve të reja juridike, përfshirë edhe Rregulloren e Punimeve të Parlamentit. Nga viti 1923, në sfondin e rritjes të krizës politike, u bë një nga figurat udhëheqëse të opozitës demokratike, të përqendruar rreth Fan Nolit. Në dhjetor të vitit 1924, pas rëzimit të qeverisë së Fan Nolit, Ndre Mjeda u tërhoq nga veprimtaria politike, duke iu përkushtuar veprimtarisë letrare fetare. Nga fundi i jetës dha leksione për seminaristët në Kolegjin Papnor në Shkodër. Në vlerësimin e prodhimshmërisë së tij jetësore, një vend të rëndësishëm zë plotësimi i boshllëkut letrar, veçanërisht vëllimthi i tij i parë poetik me titull “Juvenilia” që i referohet stilit të poezisë italiane të shekullit XIX. Më pas, në vitet 20 të shekullit XX, botoi vëllimthet me tituj emrat e qyteteve të lashtë të Shqipërisë (Lissus, Scodra, Dyrrachium, Apollonia)5).
Përshkrimi i periudhës të qëndrimit të Ndre Mjedës në Krakov në librin e Prof. S. Cie?lak , përbën një nga pjesët e biografisë së tij më të panjohur deri tani6). Pika hyrëse për botimin e këtij libri për Mjedën dhe jezuitët e tjerë të Provincës së Venecies, u bë historia e disa dhjetra klerikëve të cilët, në fund të shekullit XIX, nga Provinca e Venecies u arsimuan në Kolegjin Jezuit të Krakovit, ku mbi njëzet prej tyre u shuguruan si priftërinj nga kardinali Albin Dunajewski. Në bazë të dokumenteve dhe dorëshkrimeve të grumbulluara në Arkivin e Shoqatës Jezuite të Polonisë Juglindore në Krakov, mund të studiohet pjesëmarrja e secilit student në leksionet dhe debatet teologjike, si dhe formave të tjera të veprimtarisë të tyre si brenda mureve të Kolegjit, ashtu edhe në jetën publike.
Libri përbëhet nga Hyrja, shkruar nga përkthyesi, si edhe prej tri pjesëve të veçanta7). Pjesa e parë i kushtohet historisë të prezencës së jezuitëve në Krakov nga fundi i shekullit XIX, si dhe përmban informacione kushtuar qytetit dhe shoqërisë së tij. Pjesa e dytë paraqet historinë e kontakteve të jezuitëve të Krakovit me ata të Provincës së Venecies, përfshirë këtu edhe ato të dyzet jezuitëve nga kjo Provincë të cilët studiuan në Krakov8). Pjesa e tretë që është edhe pjesa më e madhe e librit, përqendrohet në situatën dhe zhvillimin e studimeve teologjike të Ndre Mjedës në Krakov.
Kësaj i shërben paraqitja e programit të studimeve, ajo e siluetës së profesorëve të Kolegjit në formën e një fjalori biografik, si edhe veprimtaria e heroit të librit si pjesëmarrës në debatet teologjike. Në plotësim të panoramës të studimeve në Krakov, autori përshkruan gjithashtu programin e ekskursioneve për njohjen e rrethinave të Krakovit, që organizoheshin për klerikët gjatë kohës së lirë. Në libër nuk gjejnë konfirmim tezat e studimit të literaturës shqiptare të Robert Elsie-së se në Krakov Mjeda u njoh për herë të parë me veprat e filologëve dhe albanologëve Gustav Meyer-it dhe Holger Pedersen-it, të cilët patën një ndikim të theksuar në veprimtarinë e tij poetike dhe letrare9).
Një recenzë dinjitoze duhet të marrë parasysh edhe disa mangësi të një libri të botuar. Konceptin e këtij libri e përcakton masa e burimeve të të dhënave të grumbulluara, duke bërë prej tyre një fjalor biografik, shoqëruar këto me fotografitë e periudhës së shkollimit jezuit të Ndre Mjedës në Krakov. Një mungesë fotografish mund të jetë margjinalizimi i një pjese deklamative që do të kishte një ndikim të rëndësishëm në rritjen e vlerave njohëse të këtij libri. Zgjedhja e gjuhës bazë të këtij libri të krijon bindjen se konsumatorët kryesorë do të jenë lexuesit shqiptarë. Duke marrë parasysh mungesën në tregun shqiptar të librave të historisë së Polonisë, publikimi i këtij libri për studimet e Ndre Mjedës në Krakov, krijon një situatë të favorshme që, nëpërmjet figurës së studentit shqiptar t’u afrosh në një masë të madhe bashkëkombasve të tij konteksin shkencor polak të pelegrinëve, si dhe paraqitjen e shoqërisë polake në mbarim të shekullit XIX.
Forma përmbledhëse që autori ka trajtuar konteksin e studimeve të Mjedës, mund të përbëjë një problem të qenësishëm për lexuesit që e njohin pak historinë e Polonisë. Specifika e Krakovit si një qendër intelektuale, veçanërisht e rëndësishme gjatë periudhës së autonomisë që gëzonte në kuadër të Galicisë, të mundëson të gjykosh se studentët jezuitë, përveç debateve teologjike që bëheshin në një mjedis të mbyllur, u poqën njëkohësisht edhe në atmosferën specifike të “Atenasve polakë”. Libri i priftit profesor Stanis?aw Cie?lak, ashtu si edhe përkthimi i veprave të Marcin Czermi?ski-t në gjuhën shqipe, hap perspektiva të reja kërkimore për të dy popujt tanë, të cilët ndonëse larg gjeografikisht nga njeri tjetri, nuk i ndërprenë kontaktet midis tyre, rrënjët e të cilave i kanë që nga shekulli XIV dhe luftës së përbashkët kundër Turqisë Osmane/Gazeta Shqiptare. / KultPlus.com
Jo shumë larg nga Portland, në Oregon, në 1,4 kilometra katrorë do të gjeni katedralen e sportit dhe kështjellën e kapitalizmit. Aty ndodhet shtëpia e Nike, kompania më e madhe e prodhimit të këpucëve dhe veshjeve sportive me shitje që arritën në 30 miliardë dollarë vetëm vitin e kaluar. Gjithçka nisi 51 vite më parë, nga ideja e një sportisti të quajtur Phil Knight. Sot ai është 79 vjeç dhe është ndër njerëzit më të pasur në botë.
Knight është një personazh shumë interesant: kontrovers, i paparashikueshëm dhe një konkurent i ashpër që me atë sloganin “Just Do It” krijoi një stil të ri biznesi duke ia “marrë mendjen” njerëzve anë e mbanë botës.
Kur ai njoftoi se do të hiqte dorë nga drejtimi ekzekutiv i kompanisë dy vite më parë, Knight vendosi të tregojë të gjitha ato që ai i quan “ide të çmendura” në biznes nëpërmjet një libri të titulluar “Shoe Dog”.
“Idetë e mia kanë qenë të çmendura për botën, por asnjëherë për mua. Ato kanë qenë gjithmonë një burim shprese”, thotë Knight.
Në Universitetin e Oregonit ai erdhi si një atlet 17-vjeçar. Ndoshta nuk ishte më i shpejti, por nuk ka dyshim se ishte më i zgjuari.
“Erdha këtu në moshën 17-vjeçare me shumë paqartësi, por këtu takova Bill Bowerman. Gjithmonë e them se nëse nuk do të ishte Bill Bowerman, nuk do të isha as unë”.
Bowerman ishte trajneri i Phil Knight, i cili ishte i fiksuar pas modifikimit të atleteve. Gjithmonë griste ato të vjetrat për t’i dhënë një formë tjetër, duke i bërë sërish funksionale.
Pak vite më vonë, ndërsa po ndiqte studimet për administrim biznesi në Stanford, Knight hartoi një plan biznesi për ndërtimin e një fabrike atletesh në Japoni, pasi atje krahu i punës ishte më i lirë.
“Qëkur e shkrova, besoja se do ta arrija. Dhe në fakt ajo që bëra nuk ishte shumë e ndryshme. Ai plan vetëm sa u zgjerua dhe u përmirësua.”
Pas diplomimit, Knight e vuri planin e shkruar në zbatim, duke bindur një kompani japoneze të prodhimit të atleteve që t’i jepte atij distribucionin për Shtetet e Bashkuara. Knight filloi t’i shiste atletet në SHBA, por jo në një dyqan dhe as në një supermarket. Ai i shiste ato në bagazhin e makinës.
“Njerëzit thoshin shpesh se ‘Hej, e keni dëgjuar që Knight po bën një master në Stanford? Ai po mëson si të shesë atlete japoneze!’ Ishte një shaka që bëhej në atë kohë. Por pavarësisht kësaj unë doja ta provoja dhe isha i vendosur ta provoja.”
Në vitin 1971, kompania e vogël importuese e atleteve arriti të kryente 1,3 milionë dollarë shitje dhe falë një inovacioni të Bowerman, i cili eksperiementoi me pajisjen e ëmbëlsirave waffle, u krijuan atletet e famshme të stilit waffle, me gomën e dhëmbëzuar.
“Menduam se ky stil mund të ishte një inovacion dhe donim ta tregtonim nën emrin tonë. Menduam ta quanim kompaninë “Dimension Six”. Përse kështu? Sepse janë pesë dimensione dhe ne donim të ishim të gjashtët, pra diçka ekstra. Por asnjë nuk e pëlqeu idenë. Fatmirësisht një punonjës propozoi një emër tjetër: Nike, perëndia greke e fitores”, thotë Knight duke rrëfyer për fillimet e kompanisë Nike, megjithëse e pranon se vetë nuk pëlqeu as emrin dhe as logon.
Marketingu nuk ka qenë kurrë një pikë e fortë e Knight. Në të vërtetë ai i urren reklamat, por shpejt kuptoi se nëse sportistët e famshëm vishnin atletet e tij, shitjet rriteshin me disa herë. Tenisti rumun Ilie Nastase ishte emri i parë i njohur që nënshkroi me Nike. Atë e ndoqi John McEnroe deri sa një 21-vjeçar nga Universiteti i Karolinës së Veriut i eklipsoi të gjithë. “Revista Fortune shkruajti një artikull se si Nike humbi gjithë ato dollarë duke paguar për një lojtar të ri basketbolli”, tregon Knight. Në të vërtetë, Nike e pagoi Michael Jordanin rreth 250,000$ vitin e parë edhe pse nuk kishte luajtur asnjë ndeshje në NBA deri atë ditë.
Brandi “Air Jordan” u be kaq popullor dhe njerëzit në mbarë botën i donin ato. Pjesa tjetër e historisë është e njohur. Phil Knight sot është ndër njerëzit më të pasur në botë. Pasuria e tij sipas revistës Forbes është 26,6 miliardë dollarë, duke qenë miliarderi i 16-të në SHBA.
“Paratë nuk ishin kurrë arsyeja që më shtyu të shisja atlete, por tani që i kam dua t’i përdor sa më mirë. Që nga koha kur fëmijët e mi u bënë të pavarur në jetë, shumicën e fitimeve të kompanisë i kam dhënë për bamirësi”, shpjegon Knight.
Donacioni i fundit ishte ai i 500 milionë dollarëve për kërkimet mbi kancerin. Gjithashtu edhe Universitetit të Stanfordit, aty ku nisi gjithçka, i ka dhuruar gjysmë miliardi dollarë.
Por nëse do të kishte mundësi të zgjidhte një jetë tjetër, a do ta bënte?
“Jo. Ndihem i bekuar. As nuk mund të imagjinoja një jetë më të mirë.”/Tiranapost.al / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, bën me dije se ”ka startuar mbrëmjen e djeshme rrugëtimin në Pallatin e Kongreseve i Operas “La Boheme”.
Margariti shprehet se “ishte emocionuese të shije sallën e tejmbushur me spektatorë, me një skenografi, kostumet, të realizuar nën kujdesin e stafit dhe Drejtoreshës së Operas dhe Baletit, Zana Çela, si dhe kasti i artistëve e mrekullueshëm të TKOB-së, orkestrën dhe korin të cilët spektatori i dhuroj shumë duartrokitje.
Margariti theksoi se “kjo premierë do të mbahet mend si produksioni i artistëve të rinj të talentuar të Operas”.
Opera “La Boheme” e Giacomo Puccini, melodiozit më të madh mbi të gjithë kompozitorët e operas, do të shfaqet në datë 16,17,18 dhe 19 mars ne Pallatin e Kongreseve. /atsh/ KultPlus.com
“Plagë në gjysmëshpirt” është titulli i këngës më të re të Alban Skënderajt, të cilën e ka publikuar në versionin audio.
Vet kantautori qëndron prapa kësaj kënge, të cilës ia ka bërë muzikën dhe ia ka shkruar tekstin.
Është një baladë që vjen e interpretuar mirë nga Albani, ndërsa orkestrimin e ka bërë Endrit Shani.
“Duhet të pranoj se ky dimër ka qenë i ftohtë si në zemër, ashtu dhe në frymëzim për mua. Duke ardhur pranvera e duke çelur lulet e para, rritet dhe dëshira për jetën e për të krijuar muzike me energji pozitive, por para se të nis këtë kapitull të ri, kam ende një këngë që dua ta ndaj me ju”.
“E kam shkruar saktësisht para 10 vitesh, edhe pse ka qenë gjithmonë më shumë e Miriamit sesa e imja si kënge. E kam shkruar menjëherë mbasi nëna e saj e dashur u largua papritur dhe tepër e re nga kjo botë. Unë hodha në vargje e muzikë dhimbjen e Miriamit, edhe pse përjetimi ishte i fortë edhe për mua”
“Nënën e saj e kujtoj si një njeri të jashtëzakonshëm që kujtdo i dhuronte vetëm buzëqeshje dhe mirësi. Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve, por ç’është e vërteta të dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar që dhimbje të tilla kaq të thella dhe personale nuk ka nevojë të ndahen me publikun, por duhen mbajtur për vete dhe më vete”, ka shkruar Albani mes tjerash në një postim në Instagram. /Telegrafi/ KultPlus.com
Kjo shtëpi muze ndodhet në Edinburgh të Anglisë dhe nuk bie në sy prej objekteve të tjera që ndodhen në afërsi të saj, por nëse afrohemi dhe hyjmë brenda nuk do i besojmë syve.
Gjithçka është e ruajtur në mënyrë të përkryer. Mobiliet janë të paprekura, divanet me butësinë dhe komoditetin e tyre, tualeti duket sikur të jetë mobiluar në kohët e sotme, dhomat e gjumit me pamje perfekte dhe mobilie të stilit të vjetër por që janë akull të reja.
Arsyet se pse kjo shtëpi është kaq e mirëmbajtur edhe pse ka vite që ekziston janë se nuk është përdorur shumë dhe njerëzit që e kanë në pronësi janë kujdesur për të.
Shtëpia është në shitje dhe ka vlerën 310 mijë paund. Për një objekt të tillë që i ka rezistuar aq shumë kohës ia vlen një investim i tillë!
Ylli i Hollywood, Angelina Jolie hedh dritë mbi arsyet e ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj Brad Pitt.
“Asnjë marrëdhënie nuk është vetëm bardh e zi. Unë dhe Brad kishim pikëpamje të ndryshme në lidhje me shumë çështje. Dhe arsyet pse shkuam drejt divorcit ishin pikërisht pikëpamjet e ndryshme që kishim mbi fëmijët tani”, tha aktorja për Entertainment Today.
Ndërsa theksoi se një arsye tjetër ishte varësia e Brad ndaj alkoolit.
“Varësia e tij ndaj alkoolit ishte arsyeja pse humbi shumë mundësi në Hollyëood. Ai ishte xheloz dhe nuk më lejonte të promovoja biznesin tim. Sidoqoftë, ai është babai i fëmijëve të mi dhe unë nuk dua të flas shumë për këtë”, shtoi Jolie.
Çifti janë prindër të gjashtë fëmijëve Maddox, Pax, Zahara, Shiloh, Vivienne dhe Knox.
Njoftimi për ndarjen e tyre në shtator 2016 pas një dekade së bashku shokoi fansat e tyre në të gjithë botën.
Pasi u kthyen së bashku (tashmë prej një viti) Dua Lipa dhe Isaac Carew janë bërë imazhi i çiftit perfekt, gjithmonë gati për të ndihmuar dhe përkrahur njëri-tjetrin në çdo rast, përfshirë angazhimet profesionale. Për prezantimin e librit të tij të fundit të kuzhinës Isaac ka pasur mbështetjen e të dashurës, e cila ka qëndruar në krah të tij gjatë gjithë mbrëmjes.
Këto ditë Isaac Carew (që përveçse shefit të kuzhinës punon dhe si model) ka prezantuar në Londër,librin “The Dirty Dishes” (që mban të njëjtin emër si kanali i tij i recetave në Youtube), duke pozuar përpara fotografëve së bashku me Dua Lipën. Gjatë mbrëmjes nuk kanë munguar as puthjet në favor të fotografëve, siç shkruan “Cosmopolitan”. Problemet që shkaktuan distancimin e çiftit për një periudhë të shkurtër, pas dy viteve lidhje ( duke u kthyer bashkë në pranverën e 2018-ës), duket se janë vetëm një kujtim tanimë dhe prezenca e popstarit në këtë event është prova.
“Kur jam single, kam më shumë kohë për të bërë shumë gjëra të tjera… Mendoj, se mëson më shumë për veten kur je tërësisht vetëm dhe nuk ke askënd pranë për t’i kërkuar ndihmë. Mëson të mbështetesh tek vetja në një mënyrë tjetër” do të rrëfente Dua Lipa për “Elle” gjatë kohës kur ishte single.
LONDON, ENGLAND – SEPTEMBER 05: Dua Lipa (L) and Isaac Carew attend the GQ Men of the Year Awards 2018 in association with HUGO BOSS at Tate Modern on September 5, 2018 in London, England. (Photo by David M. Benett/Dave Benett/Getty Images for Hugo Boss)
Pavarësisht një mijë arsyeve pozitive e të mos qenit në një lidhje, që ajo rendiste, me sa duket i është dorëzuar dashurisë së vërtetë në krahët e Isaac: “Jeta është shumë e shkurtër për të mos thënë ‘Të dua’. Jam një mbështetëse e bindur e dashurisë dhe fajësoj prindërit e mi për këtë, sepse kanë një lidhje me të vërtetë të mirë dhe mendoj se kjo ka bërë që unë të fiksoj standarde shumë të larta në dashuri”, ka shpjeguar popstari i “One Kiss”. /Anila Dedaj/ Gazeta Shekulli
Cilësohet poet kombëtar e njihet edhe si Homeri shqiptar. Gjergj Fishta (23 dhjetor 1871 – 30 dhjetor 1940), ishte frat françeskan, piktor, arkitekt, deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave, kandidati i parë shqiptarë për Çmimin Nobel për Letërsi dhe mbrojtës i kauzës shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Fishta ka dhënë kontribut të madh edhe në Kongresin e Manastirit, për alfabetin e sotëm, ndërsa ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Më poshtë mund të lexoni disa thënie të një prej figurave më të mëdha intelektuale dhe patriotike të historisë kombit shqiptar.
– Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë!
– Njerëzit janë tanë njisoj prej natyrës, edukata i ban me u dallue!
– Shqiptarët kallzojnë njate çka s’duhet, e mshehin njatë çka e di tanë bota!
– Pak din njaj që ja kallzon të tana grues!
– Në kjoftë se provon, mundesh me hupë, por në kjoftë se nuk provon – je i hupun gjithsesi!
– Në kjoftë se thue at çka dishron, duhet me ndie edhe ate çka nuk e dishron!
– Ma mirë n’vorr me u kja për mallë / se nën shkja me ndejë për t’gjallë,,,
– Vërtetë kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!
– N’daq me gzue t’bukrën liri / mos shkel fis, as mik, as fe / pse n’kto sheja bota mbarë. / na dallon se jem shqiptarë…
– Edhe atij iu thaftë po goja / që përbuzë këtë gjuhë hyjnore / qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja / flet e tveten e lèn mbas dore…
– Mbi njatë flamur Perendija / me dorë t’ vet Ai e ka shkrue / “Për Shqyptarë do t’jét Shqypnija / kush u a prekë, ai kjoftë mallkue”…
– Po, edhè hâna do t’ a dijë / edhè Dielli do t’ két pá / se për qark ksaj rrokullije / si Shqypnija ‘i vend nuk ká…
– Në rast se ata nuk na duan në një shtet të vetëm, pasi thonë shqyptarët qenkan muslimanë, aherë… na kristianët do t’i shkriejmë kryqet tona dhe do t’i bajmë fishek me mbrojt vllaznitë tanë muslimanë shqyptarë!
– Më dhemb kryet me njato parla-parla të parlamentarëve: dokrra pa kokrra!
– Injoranca e krenaria shkojnë bashkë si shtati e hija
Baba, s’na ka lane kurre me kuptu qe ishim te varfer. Na ka siguru gjithmone miell, veze, vaj dhe fasule. At kohe kam mendu se e tan dynjaja han ashtu. Bile ka pasë raste qe kam mendu se ishim shume te pasur. Shtepia ishte e vjeter dhe pothuajse e shkaterruar. Dyert dhe dritaret ishin te qara dhe dimri per ne ishte nje torture e madhe. Baba, s’na ka lane kurre me kuptu qe ishim te varfer. Prej gojes se tij asnjihere se kemi ndi tuj ankue ose tu qa naj dert. Ka qene gjithmone pozitiv dhe optimist ndaj jetes, me gjithe ato barra te renda qe mbante mbi supe. Puna e tij ka qene e ndershme dhe gjithmone asht ndi krenar kur ka dalë ne shesh me tezgën e tij te vogel. Krejt çka ka mujt me shit, jane kane , farat, kikirikat,dhe lajthit. Mbante edhe nji peshore anash. Krejt çka ka mujt me fitu, jane kane 3-4 euro prej mengjesit deri ne dark. Baba, s’na ka lane kurre me kuptu qe ishim te varfer. Çdo mbramje ka sjell diçka me hanger, edhe pse ai vet s’ka fut gja ne gojë. Ai ka qene heroi ynë.
Si fmij mbaj mend shume kujtime dhe ngjarje.
Kur mbusha 6 vjeç hyra ne klase te pare. Isha shume i emocionuem; per boten e re dhe çdo gje qe do t’me sillte ajo. Ne javen e pare nana m’kapi perdore dhe shkuem bashke ne librari. Me blejti fletore, lapsa e ngjyra. Mezi prisja qe me ato ngjyra te pikturoja boten e re. Po ajo se çka une kam enderrue gjithmone, ka qene çanta. E perfytyroja veten me nji çante shpine dhe se sa shume do te me ngjante. Nana gjithmone m’thoshte se kur te hyjsh ne shkolle kam me ta ble çanten. Dhe ne ishim aty, ne çastin e enderruem. Une i shikoja çantat me nji dashni te madhe;syte e mi shkelqenin para tyre.
Endrrimet e mia u zhduken kur nana iu drejtua shitesit: -Te tana bre bir qenkan te bukura dhe me shije, qenkan te qendisuna qysh asht ma s’mirti. Po a nuk keni diçka ma te thjeshtë per djalin tem, dicka qe asht edhe e damtume e qe mundem me marr me nji çmim ma te lire.
Ka qene hera e pare qe nanes iu ka dridhë zani, ose hera e pare qe une nanen e kam pa kaq te dobet para meje. Edhe shitësi u vu ngushtë. “E kam nji çante qe fiks do i shkonte tët biri zonjë. Ejani neser në të njëjten kohe dhe merreni”.
Shitësi ma dha çanten e tij, qe e runte ne sirtar si kujtim. Ma dha se e dinte se do ta çmoja dhe do te kujdesesha per te ne te njejten menyre. U gzova per çanten por kurre nuk do e harroj trishtimin ne syte e nanes qe çanten nuk mundi me ma sigurue ajo. E une atë çast kurre nuk do e harroj, kur kuptova per here te pare,se ishim aq te varfer sa nuk mundnim me ble qofte nji çante te vetme.
Nji here baba u kane goxha smute, dy dite nuk asht permend hiç. Une e nana dolem ne sheher me i sigurue babes barnat qe i duheshin.. Prej nje farmacie ne tjetren, tuj mundue me i marre borxh (veresi), ama asnjana nuk pranonte. Ishte kohe krize. -Biri jem, ti m’prit ktu, afer qendres… une do e shikoj edhe at farmacine atje lart, mirepo ti mos hajde qe t’lodhesh, m’prit ktu se kthehem shpejt. Une prita prita dhe u lodha, pastaj u ula ne bllok, e pastaj m’kish nxane gjumi krejt.
Kur u permenda, afer kokes pashë shume monedha te grumbullueme. Une kurre nuk jam ndi i varfer, mirepo pamja ime nuk e thoshte te njejten. Njerezit humanistë, me kishin ndihmue, pa e dite edhe une se kisha nevoje per ato para. .
-Nanë, me kto para, babes kemi me i ble barnat…dhe nane, baba s’ka nevoje ma me dalë ne tezgë me punueee :))
Nana ia plasi vajit. .
Ka qenee hera e dyte qe e kuptova sa te varfer ishim.
Humbja e babes, ka qene humbja ma e madhe qe e kam provue ne jete. Edhe tash qe u rrita e u bana burre..kurgja s’em ka dhimte ma s’shumeti se ikja e tij. Prej moshes 10 vjeçe une kam qene burri i shpise, burri i kasolles se vjeter,me dyer dhe dritare te harrnueme.
Dy vjet pas vdekjes se babes, shoqata e jetimave, na vizituen e na siguruen ushqim te bollshëm. Ka qene hera e pare qe shpine e kam pa te mbushun me ushqime te llojllojshme. Shoqata na i rregulloi dyert dhe dritaret. Tash nuk hynte pluhuni dhe as era dhe i ftohti nuk depertonin. At nate e kam ndi shume mungesen e babes, dhe nevojen qe ai me qene prezent afer nesh, me pa qe ma nuk fryen ftohte dhe nuk kemi nevoje me i mbulue kokat me qarqaf. Baba, kurre s’na ka lane me kuptu qe ishim te varfer. Ne ishim shume te pasur, ne e kishim njeri-tjetrin, e kishim Zotin, dhe e kishim shpresen per te nesermen. Baba s’ka mujt me na sigurue ushqime te bollshme ose shtepi luksoze, ama baba na ka dhurue dashni te pakufishme, na ka dhurue qelesin e jetes, na ka dhurue shpirtin optimist te tij.
Është publikuar kënga e filmit “2 Gisht Mjaltë”, kënduar nga Elvana Gjata.
Projekti quhet “Pa dashuri”, i punuar nga PINT, me muzikë dhe tekst nga Arsim Bunjaku dhe Lyrical Son, me kitarë nga Astrit Stafa dhe në instrumente të tjera Visar Kuqi dhe Valon Berisha.
Nga 28 Marsi, filmi i shumëpritur nga Elvana dhe Ermal Mamaqi, do të dalë në të gjitha kinematë shqiptare, Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Paralelisht koleksioneve tjera për çdo vit, kësaj radhe Vjollca Llapashtica ka prezantuar edhe koleksionin për maturante, shkruan KultPlus.
Këtë vit, Llapashtica, ka sjellë një koleksion ekskluzivisht
për maturantë, me mbi 50 modele të ndryshme e të krijuara me shumë kujdes, të
cilin e ka prezantuar nëpërmjet një fotosesioni.
Disenjatorja Llapashtica, ka paralajmëruar
se brenda këtij viti do të prodhojë edhe koleksione të tjera. I radhës pas
këtij të fundit do të jetë koleksion për
semimaturante.
Në fotosesion e tanishëm, mund t’i shihni vetëm disa modele ndërsa të gjitha mund t’i gjeni në atelienë e saj në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë./ KultPlus.com
Per aq kohe sa ndajme nji Toke bashke; per aq vite sa Ju gzoni pagen prej taksave tona, madje per aq sa do te jeni n’krye te atdheut tone, do ish goxha fisnike te tregoheshit ma i fisem kur lshoni florinin mbi femijte e Kosoves ‘tjeter’ – Kosoves se Instagramit!!! (per bese, ajo asht e rreme dhe s’perfaqeson gjendjen e popullit ne shumice!!!)
Kryeminister, Ndersa ju kremtoni me nji familje, mos i verbnoni syte kundrejt qindra femijeve qe po luftojne per jeten, ne Kosoven e Pavaresise!
Nderkohe qe ju falni flori Kryeminister, qytetaret e Kosoves shesin shpi per me u kurue nga smundjet e turli sojshme …
Kur ju hedhni valle e ngreni dolli Kryeminister, familjet shqiptare neper Kosove varrosin femijte qe humbin jeten ‘aksidentalisht’ ne memedhe!
#Kryeminister, Ju mund te dhuroni çka t’ju doje zemra miqve tuaj, por asesi te perdorni simbolet e Kosoves se Adem Jasharit per t’i ba qejfin veç disave!
Ju nuk mund ta shfrytezoni postin ne Republiken e atyne qe s’jane ma …
Nuk asht per Burrshtetasin e Nershem me dhurue dukat’ per femijte e miqve n’emen te Republikes se Kosoves! Jo! Jo ne kohnat kur rinia i ka marre udhet e gurbetit dhe po e braktis atdheun!
Nuk asht pune e Bukur me i injorue t’dobetit, Kryeminister! Ata qe s’jane nipa artistesh e politikanesh!!
Ju, Kryeminister, keni dalun prej nji Ode jo pak te nerueme! Nuk asht per sojin tuej me u ba rezil me gjana t’vogla! Nuk asht per nji qytetar qe e ka shkelun Boten krekosja me luks n’emen te Kosoves!
*
Kryeminister, Anise ti s’ke me e lexue kurre kete copeze, as keshilltaret e tu diplomashume, te pakten ndali rojat e tua te mos versulen masi t’i kene kqyr e keqkuptue keta rreshta! Madje, mos guxo me kercenue familjare e miqasi, me vendet e punes se ‘ajo e juaja po flet si teper’
#Kryeminister, Kosova bahet me Dashni, Pune, Ligj e Drejtesi!
“Njerëzit janë më shumë moralë se sa mendojnë, dhe shumë më tepër amoralë sesa imagjinojnë.”
“Një pjesë e madhe e asaj që është e vërtetë brenda nesh nuk kuptohet; dhe ajo që kuptohet, nuk është e vërtetë.”
“Cdo njeri normal është, në fakt, vetëm pjesërisht normal.”
“Ndonjëherë, një cigare është thjeshtë një cigare.”
“Çdo shoqëri ka llojin kriminelëve që meriton” – Robert F. Kenedi
“Kur nuk jeni i sinqertë duhet të shtirreni, duke u shtirrur përfundoni duke besuar; ky është parimi i çdo feje.” – Alberto Moravia
“Çdo njeri që e ka përkulur veten e vet, s’ka arritur asnjëherë të drejtojë të tjerët. – Mensio
“Të gjithë lindim të çmendur. Disa mbesin të tillë. – Samuel Beket
“Nuk është dashuria e vërbër, por xhelozia.” – Lorenc Darwll
“Siç dihet, puna e gjeniut është të furnizojë me ide budallenjtë 20 vjet më vonë.” – Luis Aragon
“Pasi përfundon në tufë është e kotë të lehësh:blegërini. – Anton Çehov
“Asgjë nuk është më e rrezikshme se sa një ide, kur është e vetmja që kemi. – Alen
“Sipër pianos kishte një njoftim për shtyp: “Mos qëlloni mbi pianistin. Përpiqet të japë maksimimun e vet!”. – Oskar Uajlld
“Në rastin më të mirë, dikush dhuron atë që do të pëlqente për vete, por me një cilësi dukshëm më të ulët“. – Adorno
“Shumë nga politikanët tanë në Itali janë të paaftë. Pjesa tjetër është e aftë për gjithçka”. – Ennio Flaiano
“Nuk mund të dihet asnjëherë se çfarë kërkohet në jetë, pasi jetohet vetëm një jetë, dhe nuk mund të krahasohet me jetët e shkuara dhe as të korrigjohet me jetët e ardhshme.” – Milan Kundera
“Mirësia e vazhdueshme mund të arrijë shumë. Ashtu si dielli e shkrin akullin, mirësia bën që keqkuptimi, mosbesimi dhe armiqësia të avullojnë”. – Albert Shvajcer
“Ka prova të pakundërshtueshme se sa më i lartë niveli i vetëvlerësimit, aq më shumë gjasa ka që njeriu të trajtojë të tjerët me respekt, mirësi dhe bujari”. – Nethënill Brendën
“Transparenca, ndershmëria, kujdestaria e mirë, madje edhe humori, funksionojnë në biznes, në të gjithë kohët”. – Xhon Gerzema
“Mbani mend, nuk ka një gjë të tillë, si një akt i vogël mirësie. Secili akt mirësie shkakton një dallgë, e cila nuk ka një fund logjik”. – Skot Adams
“Ai që të ka bërë një akt mirësie, do të jetë më i gatshëm të të bëjë një tjetër, se sa ai që e keni detyruar”. – Benjamin Frenklin
“Dashuria dhe mirësia nuk shkojnë kurrë dëm. Ato gjithmonë bëjnë diferencën. Bekojnë atë që i merr dhe bekojnë edhe ty, që i jep”. – Barbara de Anxhelis
“Mirësia është gjuha që të shurdhërit mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shohin”. – Mark Tuein
“Mirësia është më e rëndësishme se sa mençuria, dhe pranimi i kësaj është fillimi i mençurisë”. – Teodor Isak Rubin
“Mirësia njerëzore nuk ka dobësuar asnjëherë forcën apo zbutur strukturën e një populli të lirë. Një komb nuk ka pse të jetë mizor, për të qenë i fortë”. – Frenklin Delano Ruzëvelt
“Tre gjëra në jetën e njeriut janë të rëndësishme. E para është të jesh i mirë. E dyta të jesh i mirë. Dhe e treta është të jesh i mirë”. – Henri Xhejms/bota.al
Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, deklaroi se Dhërmiu po njeh investime të munguar prej një dekade, pas përfshirjen në programin e qeverisë “100 fshatrat”.
Goro shpreh se “jemi këtë të djelë edhe në sheshe apo rrugë të tjera të Dhërmiut, ku vazhdojnë punimet për të shijuar një nga surprizat më të veçanta të saj.
Kryebashkiaku shtoi se “Imagjinoni një mbrëmje vere në qetësi të plotë në Dhërmi duke lexuar “Hasta la vista” apo “Nata e Ustikës”, pikërisht në Sheshin “Petro Marko”, aty ku shkrimtari i madh dhërmias shkruante mes letrash të bardha disa nga kryeveprat e tij të letërsisë shqipe. Aty ku i madhi Petro Marko në fund do t’ju përcjelle me fjalët që dëgjoni nga të gjithë dhërmiasit: “mirupafshim përsëri. Rilindja Urbane në Dhërmi, fshati që po njeh një investim të munguar prej një dekade, pjese e programit qeverisës “100 fshatrat”. Një fshat i shpallur tashmë si Qendër Historike me Vendim të Këshillit të Ministrave”, Shprehet Goro.
Si traditë, gratë janë konsideruar më thashethemaxhije se burrat, sepse kur bashkohen bashkë, kalojnë kohën duke folur për gra të tjera dhe për jetën e njerëzve me të cilët jetojnë.
Por, prova të reja sugjerojnë se nuk janë të vetmet që duan thashethemet.
Një sondazh, i kryer nga shoqëria e sigurisë digjitale ‘Kaspersky Lab’ ka nxjerrë rezultate të habitshme mbi raportin që njerëzit kanë me thashethemet.
Sipas raportit, burrat janë më të kujdesshëm se gratë kur flasin për jetën e dikujt tjetër dhe shqetësohen më shumë për performancat e tyre në rrjetet sociale, si për shembull për komentet në foto.
16.750 përdorues të rrjeteve sociale u intervistuan në Brazil dhe në mbi 18 shtete.
Pjesëmarrësit ishin 50% burra dhe 50% gra, ta gjithë mbi 16 vjeç.
Hulumtuesit kryen studimin mbi bazën e informacioneve të mbledhura nga përdoruesit se si silleshin në rrjetet sociale.
U pa se shumë përdorues u drejtohen rrjeteve sociale për të rritur egon e tyre dhe për t’u ndjerë më të vlefshëm dhe të pranuar në shoqëri.
Shumë rezultate tregojnë një mos përputhje në eksperiencat e burrave dhe grave në rrjetet sociale, si për shembull:
24% e burrave të intervistuar deklaruan se janë më të shqetësuar për popullaritetin përsa i përket pëlqimeve në rrjet, duke kaluar 17 përqindëshin e grave.
Këto pëlqime nuk janë vetëm fotot, por gjithçka që mund t’u interesojë atyre që i shoqërojnë në rrjet.
Gjithashtu burrat janë më të prirur se gratë të hulumtojnë për informacione private mbi njerëzit nga të njohurit e tyre nëse prodhojnë më shumë rezultate në publikimet e tyre.
Të intervistuarve iu kërkua nëse kishin publikuar ndonjëherë informacione për kolegët që të merrnin më shumë pëlqime dhe 14% e tyre deklaruan se do ta bënin, në vend të 8% të grave.
Nëse informacionet kishin të bënin me shefat, përqindja zbriste respektivisht në 13% dhe 8%.
Kur bëhej fjalë për miqtë, 12% e burrave deklaruan se donin të publikonin informacione të rezervuara për të marrë klikime, ndërkohë që, vetëm 6% e grave ka deklaruar se janë të gatshme ta bëjnë.
Sipas psikologjisë, ajo që i motivon më së shumti burrat të kenë këtë lloj sjelljeje janë pasiguritë e tyre.
Klikimet që marrin falë publikimeve të tyre, i bëjnë të ndihen më të pranuar dhe të pushtetshëm, lidera të vërtetë. Diçka e tillë maskon dëshirën e vërtetë të tyre për të qenë të vlerësuar, transmeton oranews.
Të gjitha këto sjellje janë fryt i asaj që u duket interesante.
Pra, projektojnë llojin e vëmendjes që mendojnë se është si për ta edhe për të tjerët.
Një rezultat vërtet i habitshëm dhe një përgjigje shumë e mirë për të gjitha gratë që janë cilësuar si thashethemexhie nga burrat që i rrethojnë!
Janë të
pasur si vend, por të varfër si popull. Duan ndryshime, por nuk ndryshojnë dot.
Janë të ri në moshë, por të vjetër në ide. Janë të mençur, por jo të ditur.
Janë kokëfortë, por jo këmbëngulës. Janë trima, por s’kanë guxim. Kanë dëshira,
por s’kanë kurajë. Janë të zjarrtë, por jo të ngrohtë. Nxehen shpejtë, ftohen
lehtë. Kanë shumë fjalë, por pak punë. Janë apolitik, por shumë partiak. Janë
patriot me ndjenja, por antikombëtar me veprime. Janë krenarë me të kaluarën,
por skeptik për të ardhmen. Punojnë pak, lodhen shumë. Pushojnë shumë, çlodhen
pak. Vishen mirë, ushqehen keq. Argëtohen shumë, por kënaqën pak. Kanë shtëpi
të pastra, por lagje të ndotura. Vetura të mira, por rrugë të këqija. I nënshtrohen
dogmave, por jo ligjeve.
Në kuptimin
anatomik, ata kanë tru, por nuk kanë “bythë” – kjo është edhe arsyeja pse nuk
janë të suksesshëm./ KultPlus.com
Sot ka pasur skena emocionale jashtë një xhamie në Zelandë të Re ku kryeministrja Jacinda Ardern përqafoi të prekurit e sulmit terrorist.
Ajo vizitoi xhaminë e Kilbirnie për të ngushëlluar familjarët e 50 viktimave, që përfshinë fëmijët, një kirurg të njohur të zemrës dhe një sportist të talentuar.
Supremacisti i bardhë Brenton Tarrant transmetoi drejtpërdrejt në Facebook sulmin monstruoz ndaj besimtarëve gjatë namazit të së premtes në dy xhamitë e Christchurch.
Ai më pas doli para gjykatës të shtunën me akuzën për vrasje, ndërsa seanca iu caktua më 5 prill.
Më poshtë disa nga momentet prekëse të familjarëve të viktimave me kryeministren e vendit që shkoi me shami në kokë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka lëshuar një letër urimi jo të zakonshme me rastin e urimit të një miku të tij për lindje të djalit.
Madje, për këtë urim nuk ka përdorur letër të thjeshtë, por një të tillë ku është vendosur edhe stema e Republikës së Kosovës.
Mirëpo, çka bie në sy në këtë letër, është dhurata që Haradinaj e ka vendosur bashkë me letrën. Aty shihet një byzylyk në të cilin është vendosur një gur për “mësysh” dhe emri i tij.
“Të nderuar Naim dhe Njomza, jam i nderuar me ftesën që më bëni, për të marrë pjesë në gazmendin tuaj familjar, me rastin e lindjes së djalit tuaj, Ibrahimit. Në emrin tim dhe të familjes sime, ju shpreh urimet më të ngrohta dhe dëshirat më të mira për djalin, Ibrahimin. Pastë shëndet e jetë të gjatë dhe të rritet i lumtur pranë prindërve dhe më të dashurve të vet”, ka shkruar Haradinaj.
Periskopi mëson se bëhet fjalë për nipin e këngëtares Shyhrete Behluli. Vajza e saj Njomza ka lindur djalë pas vajzave. Si duke Ramush Haradinaj e Anita janë miq të tyre pasi janë parë të pranishëm në ahengun e organizuar për këtë gëzim.
E në këtë letër, Haradinaj ka hedhur edhe firmën duke kompletuar detajet e kësaj letre që e bëjnë zyrtare./ Periskopi.com