Sara Shala e cila jeton dhe vepron në New York po vazhdon që të tërheqë vëmendjen e revistave dhe personaliteteve të njohur të fushës së modës përmes krijimeve të saj. Së fundi puna e saj është shpalosur edhe në revistën e njohur InStyle, shkruan KultPlus.
Revista InStyle,e cila është lidere në fushën e modës shfaq vathët e njohur si “summer hoops” të cilët janë pjesë e koleksionit të fundit të aksesorëve, realizuar nga Sara Shala.
Në numrin më të ri të kësaj reviste ka pozuar aktorja dhe
modelja Barbie Ferreira, e cila ka mbajtur vathët e krijuara nga shqiptarja, Sara
Shala.
Ferreira është e njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është modele e brendeve të njohura si Aerie, Adidas, Asos, Forever 21, H&M, vitin e kaluara ka qenë në mesin e 30-të personaliteteve të zgjedhur nga revista “Time” si adoleshentët më me influencë. Së shpejti Ferreira do të jetë pjesë e një emisioni të ri në HBO.
Kjo nuk është hera e para që krijimet e kreatores shqiptare Sara Shala bëhen pjesë e revistave të njohura. Krijimet e saj janë shfaqur edhe në revista të tjera të njohura si Cosmopolitan, Vogue, Marie Claire, Elle, Harper’s Bazaar, REFINERY29, Nylon, Washington Post, Essence, Inked Mag, Untitled magazine / KultPlus.com
Gjuhëtarja Anila Omari flet për historinë e gjuhës shqipe. Teksa tregon për kontributin e albanologëve të njohur, ndalet edhe tek puna që duhet të bëjnë studiuesit e rinj në këtë fushë. Ndërsa, sa i përket futjes së gjuhës shqipe në të gjithë degët universitare, mendon se duhet që të nisë, që në klasë të parë
Anila Dedaj
Specialistët e gjuhës dhe letërsisë shqipe organizuan dje një tryezë diskutimi mbi temën “Studimet gjuhësore e letrare në Akademinë e Studimeve Albanologjike” në Akademinë e Shkencave. Gjuhëtarja Anila Omari bëri një panoramë të situatës gjuhësore, duke u ndalur tek kontributi i kolosëve të gjuhës shqipe, botimet, risitë edhe kërkesat. Profesoreshë, dr.Omari ndali gjithashtu edhe tek nevoja e rishikimit të metodologjisë së mësimdhënies dhe programeve shkollore. Përsa i përket propozimit të kryeministrit, Edi Rama, për përfshirjen e gjuhës shqipe në të gjitha degët universitare, Omari mendon se përmirësimi i kësaj situate duhet të nisë, që në klasë të parë. Studiuesja e albanologjisë u ndal gjithashtu tek përdorimi i dialekteve në shkolla, duke thënë se është e nevojshme, që nxënësit t’i njohin përmes teksteve. Mirëpo për studiuesen, “gjuha zyrtare, e standardizuar është një”. Në përmbyllje të kësaj tryeze të organizuar nga ASA u promovua në prani të autorit dhe libri më i fundit i gjerdanit Excipere, “Ti je gjuha që flet. Baza të tipologjisë gjuhësore” nga Nicola Grandi.
Profesoreshë Omari, nëse ndalemi tek historia e gjuhës shqipe, cilat janë emrat që bënë të mundur zhvillimin e saj?
Për zhvillimin e historisë së gjuhës shqipe janë përqendruar forcat shkencore më madhore të albanologjisë shqiptare. Që nga profesor Eqerem Çabej, Shaban Demiraj, Mahir Domi e albanologë të tjerë të njohur në botë. Po ashtu edhe breza më të rinj si Bardhyl Demiraj, i ndjeri Kolec Topalli, Seit Mansaku, të cilët çuan më tej veprat, ose ngrehinën e ngritur nga albanologët e huaj në fillim të shekullit të XX-të, e mandej nga albanologë shqiptarë me në krye Çabejn.
Ju më sipër përmendët kontributin e emrave, si Eqerem Çabej, Shaban Demiraj etj., por ç’mund të thuhet për nivelin e studiuesve të rinj të gjuhës shqipe?
Emrat që përmenda janë “koka të mëdha” të gjuhësisë shqiptare e të albanologjisë. Është vështirë që të përsëriten. Megjithatë ka albanologë sot në botë, shqiptarë dhe të huaj, të cilët kanë arritur rezultate të mëdha. Kjo, edhe falë teknologjisë informatike, e cila ndihmon në përpunimin e gjuhës, në nxjerrjen e glosarëve nëpërmjet konkordancave kompjuterike të teksteve. Kjo ka ndikuar veçanërisht tek tekstet e vjetra, tek të cilat janë arritur rezultate shumë të mira.
Flasim për kolosët e gjuhësisë dhe tekste të vjetra, por ç’po bëjnë studiuesit e rinj për ta shpënë më tej punën e tyre?
Botimet kritike të teksteve të hershme i shërbejnë lexuesit të sotëm. Tekstet e përpunuara janë riprodhuar mbi botimet e vjetra të përshtatura me alfabetin e sotëm, duke ruajtur të gjitha tiparet e gjuhës së vjetër. Sigurisht që leximi i tyre kërkon një farë përgatitje, por e rëndësishme është që tekstet e vjetra janë në duart e publikut të gjerë dhe të të interesuarve. Pra janë të aksesueshme nga studiuesit e rinj.
Çfarë duhet bërë që të trashëgohet fryma e përdorimit të mirë të gjuhës shqipe edhe në drejtshkrim, artikulim etj., veçanërisht tek të rinjtë?
Të tejçohen dijet është shkolla, për këtë ka shumë rëndësi i gjithë sistemi arsimor. Tekstet, mësuesit etj., janë hallka të ndryshme të këtij sistemi, të cilat funksionojnë në mënyrë të lidhura me njëra-tjetrën. Ka ardhur koha për një metodologji sa më bashkëkohore në mësimdhënie, pasi tekstet mesa konstatohet kanë të meta. Madje jo vetëm tekstet në vetvete, por edhe programet shkollore për gjuhën shqipe. Po flas për gjuhën, pasi kjo është fusha ime, pasi mund të ketë probleme edhe në fusha të tjera, në lëndë të tjera mësimore. Tashmë kërkohet një tjetër metodologji e mësimit të gjuhës shqipe. Jo më mësimit të paradigmave, apo të teknologjisë gramatikore, siç bëhet. Duke nisur nga programi i gjuhës shqipe për mbarë Republikën e Shqipërisë gramatika është e ngjeshur, e rrudhur edhe e rëndë.
Pra ju mendoni se duhet thjeshtëzuar programi i mësimdhënies së gjuhës shqipe?
Thjeshtëzimi i programit nuk është i mjaftueshëm. Edhe mënyra e mësimdhënies duhet të jetë e ndryshme. Pra, duhet që nëpërmjet tekstit të mësohet gramatika, jo të jepet rregulli gramatikor dhe pastaj të detajohet në shembuj.
Duhet që gramatika të mësohet nëpërmjet gjuhës së përfaqësuar në tekste të natyrave të ndryshme; letrarë, publicistikë, shkencorë, tekste të folura, tekste folklorike etj. Rregullat gramatikore duhet të dalin prej këtyre teksteve.
Ngërçet që nisin që në hallkat e para të sistemit fillor, si kanë ndikuar tek studentët. Si është në këndvështrimin tuaj raporti i tyre me gjuhën?
Të gjitha këto të meta, kanë bërë që edhe studentët të vijnë të dobët, përsa i përket përdorimit të shqipes. Shumë prej tyre kanë vështirësi në shkrim, bëjnë gabime. Madje edhe vetë studentët e gazetarisë, kolegët tuaj bëjnë gabime. Edhe pse tani, ndoshta në sajë të programit të korrigjimit automatik drejtshkrimor, nuk dalin gabime të theksuara shtypi./ Gazeta Shekulli
Fyodor Mikhailovich Dostojevski nga “Netët e Bardha”.
… Dhe të pyes: Ku shkuan ëndrrat tuaja? Dhe duke tundur kokën e tij më thotë: sa shpejt fluturojnë vitet! Dhe përsëri unë e pyes: çfarë keni bërë me jetën tuaj? Ku i keni varrosur ditët tuaja më të mira? A keni jetuar apo jo? Do të kalojnë akoma vite dhe do të vijë vetmia e zymtë. Do të vijë pleqëria duke u dridhur dhe pastaj ankthi dhe shkretimi. Do të vdesin, do të mbyten ëndrrat tuaja dhe do të shpërndahen si gjethet e verdha të pemëve! Atëherë ti do të jesh i trishtuar, do të jesh vetëm, krejtësisht vetëm, dhe nuk do të kesh asgjë për t’u penduar, asgjë, absolutisht asgjë.
Sepse gjithçka që ka ikur, që ka humbur, çdo gjë, çdo gjë ishte asgjë, një budallallëk, zero absolute, asgjë vetëm ëndërr!/ KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune dhe bashkëpunimi delegacionin e shoqatës kulturore “Kosova dhe Shkupi”, të kryesuar nga Bajram Këlëç, me seli në Bursa, në praninë edhe të deputetit Ismail Yzen dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Në fjalën e tij kryetari Haziri, tha se në aspektin kulturor, në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe investimeve të përbashkëta, duhet të jetë një bashkëpunim më dinamik në krijimin e urave lidhëse të promovimit të vlerave dhe planifikimit për të ardhmen.
Kryetari Haziri, gjithashtu, ka spikatur rëndësinë që ka kjo shoqatë në krijimin e urave lidhëse mes investitorëve dhe qytetit të Gjilanit, sepse do të ndikonin edhe në zhvillimin ekonomik, punësimin dhe ngritjen e cilësisë në shërbime.
“Regjioni i lindjes në NATO është në mbykëqyrje të ushtrisë amerikane dhe në Gjilan kemi edhe kontigjentin turk me të cilët kemi një bashkëpunim shumë të mirë në sektorin e sigurisë dhe promovimin e jetës ndërfetare e ndëretnike në përgjithësi. Kosova tashmë është shtet që kontribuon në sigurinë e përgjithshme në Evropën Juglindore, konkretisht në pjesën e Ballkanit perëndimor. Investitorët janë të mirseardhur të jenë pjesë e investimeve në sektorin privat dhe atë publik në ngritjen e standartit të jetës dhe zhvillimin ekonomik në përgjithësi”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.
Bajram Këlëç, kryetar i shoqatës ka ftuar komunitetin artistik, komunitetin e arsimit, shëndetësisë dhe biznesit që të vizitojnë Turqinë, sikur që ka bërë thirrje edhe per investime në Gjilan në mënyrë që të lidhet partneritet afatgjatë për zhvillimin e përbashkët mes Gjilanit dhe Bursës./ KultPlus.com
Flutura Açka me krijimet e saj sjellë një frymë të re në letërsinë shqipe, një frymë feministe që deri vonë nuk ishte e pranishme në letërsinë shqipe, e madje ishin edhe të rrallë emrat e shkrimtareve femra në këtë letërsi, e që në korpusin e krijimtarisë së saj, ajo me romanin “Të ftuar në rrethin e dhjetë”, shënon veprën e gjashtë më radhë.
Përmes tri personazheve Gjenezës, Gentit e Majlës që kanë historinë e njejtë atë të emigrimit, e që takohen për festën e pesëdhjetë-vjetorit, Açka do të shpërfaq një histori shqiptare me narracion paralel që lëviz herë në të tashmën, e herë përmes retrospektivës në të kaluaren, ku fiksionalja merr permasat e reales, për të reflektuar një realitet shqiptar që ishte aktual dikur në Shqipëri. Këta tre miq të vjetër të cilët e kanë lënë Shqipërinë në rrethana e në kohë të ndryshme, do të ribashkohen jo vetëm për të festuar, por edhe për ta rikujtuar një jetë të lënë diku pas brigjeve te Adriatikut.
Komedia Hyjnore e Dantes i shërben si paramodel për veprën “Të ftuar në rrethin e dhjetë”, autores Flutura Açka. Tashmë në këtë vepër nuk kemi rrugëtimin e Dantes me Virgjilin, por të tre shqiptarëve, për ta sjellë rrugëtimin dantesk në një epokë moderne, një mbijetesë shqiptare ndër kohë, si dhe krijimin e një rrethi që ndër të gjitha nga autorja projektohet për shqiptaret.
“Rrethi që Danteja nuk e kishte menduar kurrë, shtatë shekuj me pas ka njerëz që nuk i nxe asnjë rreth i tij, që nuk i nxe asnjë pisëhane, që kanë aq shumë mëkate e faje bashkë , që kanë tashmë një kompleks të tillë fajesh, të paparashikuara nga Dante.”1
Autorja nuk e ndërton rrëfimin në një linjë narrative, gjatë këtij projektimi fragmentet e ndryshme të cilat kanë lidhje me pjesën kryesore paraqesin një varg idesh të cilat gërshetohen mes vete, për të dhënë më shumë se një tematikë, një zbërthim misteri, e një kushtim për dashurinë njerëzore, për dashurinë si sublimim që nuk e zhbën as koha. Autorja paraqet psikën e individit, në trajtimin se si e kaluara mund të ndikojë në jetën e njeriut, si dhe “parajsa” e së tashmës ka një lidhje inerte me dromcat e ferrit të së shkuarës. Rrëfimi ndërtohet me narrator të gjithëdijshëm, që rrëfimi dominon mbi përshkrimin.
Autorja luan me kodet me shenjat, numri tre shënon një simolik të veçantë, tri personazhe, tri jetë, tri shndërrime në tri identite të reja, personazhi kryesor me tri martesa të kaluara, kjo si një kalesë në tri faza nëntokësore danteske: ferr, purgator, dhe parajsë, por që parajsa asnjëherë nuk u arrit në
jetën e personazheve. Emrin personazhit kryesor ia vë Gjenez, kjo si artikulim i një domethënjeje që gjithçka i ka rrënjet në gjenezën shqiptare, në histrorinë e saj, në botën e errët të së kaluarës, dhe në të ardhmen që mban hijet e jetës paraprake.
Raporti, e shkuar-e tashme, përbën një zingjir ngjarjesh që bëjnë determinimin e së ardhmës, një lidhje e pashkëputshme që ka të bëjë me njerëz, kujtime, e jetë të së kaluarës. Raport ky, i cili forëcohet në fundin që paraqet zbulimin e një misteri, të vrasjes së babait të Majlës, fund që forcon dramaticietin dhe jep pikën kulmore të romanit në relacionin, e shkuar-e tashme.
“Ne do të vdesim me këtë të shkuar, ajo do të na hajë edhe atë që na ka mbetur”2
Liria e cila nuk është asgjë tjetër pos të vepruarit, pa shtërngime sipas dëshirave , interesave, qëllimeve, si dhe aftësia e vetëvendosjes në zgjedhje, është determinim kyç i kërkimeve të autores, duke eksploruar në të kundërtën e lirisë, burgun, diktaturën, e ikjen, për të fokusuar domethënjes e jetës nën mungesën e lirisë. Mungesa e lirisë, si dhe emigracioni e dërgojnë individin drejt një lëkundje identitare, dhe formësimi “të detyruar”, në një shtetas dhe njeri tjeter, në një tehuajësim. E kështu jo rastësisht Flutura e ndërton tematikën përmes tri personazhve që janë zhvendosur në tri vende të ndryshme larg Shqipërsisë, që kanë krijuar identitet të ri, e madje thekson e rithekson që nuk njihen që ishin nga Shqipëria.
“Që të kuptosh djegën për identitet, lëre një adoleshent plot ego në një mjedis inferior, ai jo vetëm do ta refuzojë, por do ta shkulë nga vetja çdo gjurmë të ti , si të jetë një çiban, një njollë që nuk hiqet, ai e urren atë ajër që ka thithur dhe do të përpiqet ta tradhëtojë atë së cilës i përket.”3
Identitarja, ky domen i rendësishme i jetës shqiptare, që fillon të dekonstruktohet, dhe vetëm gjeneza të mbetet diku nën hijen shqiptare sa për të thënë që kanë lindur atje.
Autorja trajton edhe problemet ekzistenciale koherente të njeriut, të ndjenjave, të moralit, që jeta projektohet duke u udhëhequr herë nga racionalja e herë nga ndjenjat, si në raportin e Gentit me Majlën.
Açka fut si intertekst një mori citatesh nga Dante, por edhe autor të tjerë që shpërfaqin erudicionin e autores. Vepra përmban dy nivele leximesh, që gjithashtu nënkupton edhe dy tipa lexuesish, lexuesin model dhe atë të jomodel. Gjuha që përdor Açka shihet që është një produkt i leximeve të shumta, ku brenda vepres kombinon shprehje të ndryshme, e shpesh edhe me përzierje diskursesh mes atij letrar, politik, e poetik, ku dominon ai letrar. Letërsia që Flutura e kultivon shkon drejt qasjes realiste, qasje që herë-herë duhet të kërkohet në kuptimin e dytë, dhe trajtimet e figurshme të fjalës. Ne tërë krijimin e Flutures shohim edhe një krijim feminist ne kahjen dhe të drejtat që i jep gruas drejt lirisë dhe formësimit të saj.
Në tërësi për këtë roman përfundojmë që ka një tematikë terheqëse për lexues, e cila duhet të kërkohet në strukturimin e rrathëve të Fluturës, dhe të sheh rrethin e dhjetë që nuk e kishte menduar as Danteja, e që autorja e projekton për diktaturen komuniste e postkomuniste, për vrasjet, të fshehtat, politiken e kalbur përmes emrit të Sejd Bahitit, që është një shëmbëlltyrë e shumë shqiptarve të asaj kohe.
“Po ndërtojmë një demokraci me ata që bënë dhe diktaturën”, është një deklaratë shumë indinjuese nga shkrimtari Visar Zhiti i cili mbi supet e tij ka vuajtur vitet e diktaturës komuniste.
Por, edhe kur sot kohët duhet të ishin ndryshe, sërish persekutorët ngrenë gishtin mbi të persekutuarin.
Edmond Çaja, dikur kryepolic në kampin e Qafë Barit, dhe që sot jeton i lirë në Gjermani e akuzon Visar Zhitin si gënjeshtar dhe bashkëpunëtor të regjimit.
“Ky bashkë me ata jo vetëm nuk shfaqin pendesë, dhe duken shumë larg pendesës, por kanë kurajon dhe paturpësinë që në një kohë tjetër, kur edhe ata nuk janë më policë dhe unë nuk jam më i burgosur politik, por jemi në një shoqëri demokratike, ata kanë kurajon të flasin kundër viktimave të tyre.
Në asnjë vend të botës nuk mund të ngrejë gishtin persekutori kundër të persekutuarve, sidomos në kushtet e tanishme kur unë jam në kohën time, ne që ëndërruam demokracinë dhe u sakrifikuam dhe u martirizuam dhe me butësi tregojmë çfarë ndodhi, këta vërsulen në mënyrën më të përbindshme. Nëse atëherë po bënte i detyruar detyrën, sot që nuk është më në atë detyre dhe jeton në një nga vendet më të demokratizuara, flet si një polic, ndëshkon si një polic dhe kjo është e padurueshme dhe e patolerueshme” tha Zhiti në studion e RTV Ora
Zhiti nuk fsheh zhgënjimin për Autoritetin e Dosjes i cili nuk reagon duke thënë të vërtetën.
Visar Zhiti: “Në një rast të tillë, sic ju e kujtoni, në një konflikt të shefit të policisë të burgut me të burgosurin e tij dhe ai bën një shpifje, atëherë Autoriteti i Dosjeve apo institucionet e tjera duhet të mbajnë qëndrim, duhet të tregojnë si është e vërteta. Nëse ai që e thotë këtë zbulohet me dokumentacion, të mbajë përgjegjësi ai që akuzohet, ndryshe përgjegjësia e ndëshkimit duhet të bjerë në atë që shpif, qoftë Autoriteti i Dosjeve, qoftë institucione të tjera, qoftë shteti duhet tu japin përgjigje këtyre gjërave. Nëse ata i mbajnë të pazgjidhura, do të thotë se u intereson zgjatja e së keqes.”
Ende në diplomaci ka bashkëpunëtorë të sigurimit edhe po shkojmë afro tre dekada nga rrëzimi i diktaturës së komunizmit
Visar Zhiti: “Po janë, gjenden në shumë institucione. Së pari, duhen rrëfyer. Së dyti, është një ndër gazetarët më të mirë europianë, Adam Icnik, i cili thotë që në rastet e listave të bashkëpunëtorëve, duhen parë sa dëme i kanë sjellë shoqërisë. Meqë kemi dosje, kemi autoritete, kemi të gjitha levat, institucione, të shohin sa dëme kanë bërë dhe në bazë të tyre të mbahet qëndrimi dhe ndoshta jemi disa vonë, por janë të panevojshëm këta njerëz në institucione. Nuk mund të bëjmë demokraci me këta njerëz që bënë diktaturën.”
Politikanja 24 vjeçare me prejardhje nga Kosova, Qëndresa Sadriu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Komunës së Glattbrug-ut, në Zvicër, teksa njëherësh është edhe deputetja e parë shqiptare në Kantonin Zyrihut të Zvicrës.
Qëndresa Sadriu është pjesë e Partisë Socialdemokrate, teksa me profesion është asistente dentale, e ka kohë që ka bërë emër si aktiviste shoqërore dhe politike.
Ajo më herët është zgjedhur asambliste në qytetin e Opfikonit të Kantonit të Cyrihut, ku ishte edhe kryetare e Asamblesë në këtë qytet.
Prioritet i saj është shkollimi i të rinjve, barazia gjinore dhe angazhimin për të pastrehët.
“Ne mund të themi dhe të vendosim se cilin drejtim duhet të marrë e ardhmja jonë. Për mua, ajo duhet të orientohet në një kah të drejtësisë shoqërore për të gjithë njerëzit në vend , dhe jo vetëm për disa”, kishte thënë Qëndresa, me rastin e kandidimit të saj si deputete.
Katër segmente kalldrëmi, që vlerësohet të jetë prej 200 deri në 400 vjet i vjetër, janë zbuluar gjatë punimeve për rehabilitimin urban dhe restaurimin e kalldrëmeve në Qafën e Pazarit në Gjirokastër.
Sipas drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Kulturës, Vasil Polo, segmentet e kalldrëmit janë zbuluar në pjesë të ndryshme të Pazarit të Vjetër. Projekti për rehabilitimin urban dhe restaurimin e kalldrëmeve të Gjirokastrës po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit mbështetur nga Qeveria e Shqipërisë, Banka Botërore në kuadër të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”. Për këtë pjesë të ndërhyrjes Fondi Shqiptar i Zhvillimit bashkëpunon ngushtë me Drejtorinë Rajonale të Kulturës, specialistët e së cilës sigurohen që punimet për restaurimin e kalldrëmeve të kryhen sipas parametrave të duhur.
“Kalldrëmi që po restaurohet është i viteve ’70-80. Në shumë vende ai ishte shumë i dëmtuar si në sipërfaqe, ashtu dhe në shtresat e tij. Gjatë punimeve inxhinierike u zbuluan disa segmente kalldrëmi të vjetër, që mendohet se është nga 200 deri në 400-vjeçar. Të paktën ky ishte vlerësimi paraprak nga specialistët”, ka thënë Polo, raportojnë mediat shqiptare.
Segmentet e zbuluara kanë mesatarisht përmasa 2.5 metra me 2 metra. Dy prej tyre janë mbuluar sërish me teksturë, pasi mbi to duhej vendosur rrjeti inxhinierik nëntokësor. Përpara shtrimit të tubacioneve të ujësjellësit, telefonisë e sistemit të ndriçimit, dy segmente të kalldrëmit të vjetër janë pastruar dhe janë mbështjellë me një material special mbrojtëse. I gjithë procesi është kryer nën monitorimin e Agjencisë së Shërbimeve Arkeologjike.
Ndërkohë dy segmentet e tjera do të lihen të hapura dhe do të jetë e mundur që turistët e vizitorët t’i shohin e madje të shkelin mbi to.
Në total janë 15 metra katrorë kalldrëm i vjetër që është zbuluar. Segmentet që do të lihen hapur do të rrethohen me sinjalistikë treguese për vjetërsinë e kalldrëmit, që do ta kthejë në një atraksion turistik shtesë Qafën e Pazarit. Ndërkaq, Agjencia e Shërbimit Arkeologjik po bën ekzaminimet e nevojshme për të përcaktuar saktësisht vjetërsinë e kalldrëmit.
Në vitin 1431 Gjirokastra kishte gjithsej 67 shtëpi. Numri i shtëpive dhe dyqaneve u shtua me kalimin e kohës, dhe në vitin 1650 ajo u shndërrua në qendër administrative. E vendosur në mes të korridoreve të rëndësishme të rrugëve tregtare dhe shumë pranë Greqisë, Gjirokastra ishte një qendër administrative që vazhdimisht zgjerohej.
Pazari i Vjetër, që mendohet se filloi të ndërtohej në shekullin e XVII, u rindërtua sërish në shekujt XVIII dhe XIX, kohë kur daton edhe baza e ndërtimeve të sotme.
Hapja e kalldrëmeve u bë shkak edhe për zbulimin e dhomave nën dyqanet ekzistuese të Qafës së Pazarit. Sipas ekspertëve mendohet se thuajse të gjitha dyqanet në Qafën e Pazarit kanë pasur qilarë dhe dhoma nëntokësore, dhe në disa raste edhe ishin të lidhur me njëri-tjetrin. / KultPlus.com
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, në përkujdesjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Tiranë, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Tiranë u realizua premiera e filmit “Ullmar Qvick – ambasador i kulturës shqiptare në Suedi” – Portret kulturor – Regjisore: Fitore Rubovci.
Siç shkruhej në lajmërimin përkatës:
“Ky film dokumentar i dedikohet albanologut suedez Ullmar Qvick, njohës i madh i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe si dhe përkthyes i shkëlqyer nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas”.
Filmi dokumentar, me skenar të Fitore Rubovci, është realizuar dhe mbështetur në motivet e kryeveprës së Ullmar Qvick “Më shumë heroizma se sa grurë”, ku autori përmes një këndvështrimi postmodern dhe europerëndimor i shtjellon arritjet dhe problemet kryesore aktuale, në të gjitha trevat shqiptare.
Titrat e filmit janë në gjuhën angleze.
Në qendër të filmit është albanologu Ullmar Qvick, kurse rreth tij shfaqen e shprehen njohës dhe studiues të veprës së tij: shkrimtarë, gazetarë, artistë, mësues dhe intelektualë të tjerë të sferave të ndryshme në Suedi, Kosovë e Shqipëri, të cilët ndriçojnë emrin dhe veprën e Ullmarit si një ambasador i kulturës shqiptare në Suedi.
Ata shprehen me sinqeritet, me fakte dhe argumente, përcjellin opinionin shumëvjeçar për jetën, veprën dhe personalitetin e albanologut Qvick, emri i të cilit përmblidhet bukur në siglën “Mik i Madh i Shqiptarëve”./ albinfo.ch/ KultPlus.com
“Moj e mira te pojata” ishte kënga që hapi koncertin e mbrëmshëm të këngëtares Rona Nishliu e cila e promovoi albumin e saj të ri të titulluar “Mindil”, shkruan KultPlus.
“Mindil” i cili u promovua në ambientet e “Kino Armata”, përfshinte dhjetë këngë ku secila prej tyre i dedikohej dikujt dhe sillnin emocione dhe përjetime të ndryshme, këngë këto që paraqesin një trashëgimi muzikore qindra vjeçare. Disa prej këtyre këngëve ishin si: “Baresha” nga Rexho Mulliqi, “Me lule t’bukra” nga Tish Daija, “Rruga që shkela dikur” e Jusuf Gërvallës, “Moj e mira te pojata” në versionin e grupit MAK nga Mitrovica, “Mallëngjimi” nga Rashid Krasniqi e interpretim të Muharrem Qenës, etj. Gjatë gjithë mbrëmjes këngët u interpretuan live dhe gjatë gjithë kohës performanca e grupit muzikor u përcoll me duartrokitje.
Veçanti
e këtij albumi është dhe përfshirja e këngës Rome, “Kasmangjesa”, interpretuar
në versionin instrumental në filmin shqiptar “Tinguj Lufte”. Për të cili këngëtarja tha që e ka përzgjedhur
për arsye që muzika rome ka ndikuar në muzikën e Ballkanit në përgjithësi dhe
se mesazhi që jep kjo këngë është shumë i veçantë.
“Muzika rome ka pasur një ndikim shumë të madh te muzika jonë atëherë, jo vetëm te ne por te çdo popull ku ata janë e sidomos të Ballkanit, atëherë është një padrejtësi shumë e madhe që mos ta përfshijmë këtë këngë në krijimtarinë tonë. Kam hulumtuar për këtë këngë dhe kam gjetur tekstin origjinal të saj, kam kuptuar që fletë për muzikën që është ushqim shpirtëror dhe ushqim në çdo aspekt, për arsye që në kohën kur është krijuar kënga, muzika ka mbush barkun dhe shpirtin e atij populli”, tha Rona për KultPlus.
E
në lidhje me përzgjedhjen e këngëve për këtë album këngëtarja Rona Nishliu tha
që arsyeja është së këto këngë gërshetojnë emocione dhe përjetime të cilat çdo
njeri në përditshmëri i përjeton ato dhe se këta si grup muzikor dëshirojnë ti
shërbejnë trashëgimisë kulturore.
“Misioni që i kemi venë vetës si grup, që do ti shërbejmë trashëgimisë kulturore, e ka bërë këtë proces shumë më special sepse kemi pasur një përgjegjësi më të madhe në punimin e këngëve, jo pse kemi dashur që patjetër të sjellim versionin që i tejkalojnë apo të bëjnë gara me njëra tjetrën por thjeshtë që këngët janë aq të bukura, kanë domethënie edhe për neve ka qenë si një sfidë me i sjellë ato dhe publiku me i duartrokit, por sonte kisha një përshtypje shumë të mirë që publiku i pëlqej dhe i duartrokiten shumë edhe ky është një motiv shumë i madh për neve dhe pa diskutim që sonte po ndjehemi ashtu si dikush që është i ledhatuar”, u shpreh tutje ajo.
Grupi muzikor “Quartet” përbëhet nga: Rona Nishliu- vokal, Edon Ramadani- pianist, Kiril Tufekcievski- kontrabas dhe Nesim Maxhuni- baterist. / Gzim Mujaj / KultPlus.com
Pavarësisht se Naomi Campbell është një prej modeleve më të famshme në botë për të paktën tre dekada, ajo është ende një viktimë e diskriminimit racor. Këtë gjë e ka thënë vetë 48-vjeçar në një intervistë të dhënë së fundmi për “Vogue UK”, në të cilën tregoi se një reklamë e saj nuk u publikua në një vend për shkak të ngjyrës së lëkurës.
Modelja e njohur, e cila së fundmi është fytyra e re e firmës së njohur ‘Valentino’, ka shpjeguar se racizmi është ende në sektorin e saj.
“Fytyra ime u përdor për një fushatë të re publicitare dhe më thanë që për shkak të lëkurës sime një shtet nuk do të përdorte foton time.
Unë nuk u mërzita ishte një sprovë e radhës” –tha modelja e njohur. Në të njëjtën intervistë Naomi ka thënë se në fillim të karrierës së saj si modele ka luftuar për të kapërcyer barrierat. Në vitet ’80 disa stilistë as i shkonte në mendje të punësonin modele me ngjyrë. Kam luftuar për t’i bindur për të më punesuar dhe për të më dhënë të njëjtin shpërblim si kolegët e mi të bardha”- përfundoi modelja e njohur/BW. / KultPlus.com
Një portret i komandantit legjendar, Adem Jashari, me mbishkrimin ‘Bac u kry’, ishte sllogani i famshëm i cili zuri vend të madh në festimin e vitit 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë me 17 shkurt.
Megjithatë zhvillimet e fundit politike, situata e keqe
ekonomike, papunësia dhe varfëria, kanë shtyrë kosovarët që të bëjnë një
modifikim të tij, duke ia përshtatur atë kohës.
Në vend të ‘Bac u kry’, tashmë nëpër rrjete sociale po
qarkullon sllogani ‘Bac ja shkela’.
Kjo pasi që Kosova vazhdon të përballet çdo vit me ikje
masive të qytetarëve të cilët udhëtojnë drejt vendeve të perëndimit për të
gjetur një vend pune dhe një jetë më të mirë.
Vetëm gjatë këtij viti nga Kosova janë larguar qindra
kosovarë drejt Kroacisë, Sllovenisë e vendeve të tjera të cilat kërkojnë krah
pune.
Ndërkohë nëpër ambasadat e huaja në Kosovë vazhdojnë radhët e qytetarëve të Kosovës të cilët presin për një vizë, që të ikin nga vendi./GazetaExpress/ KultPlus.com
Ajo është atje, hipur në një karrocë e tërhequr nga filozofi Niçe dhe i adhuruari tjetër i saj, orientalisti gjerman Paul Rée. Ishte e habitshme kjo fotografi komike që prej vitesh më kishte tërhequr vëmendjen. Në duar mban një kamzhik dhe ata dy njerëz aq të mënçur ishin si të thuash të mbrehur ne qerren e saj.
Fillimisht të duket thjesht një shaka,
edhe pse kjo muzë e dashurisë, e poetëve dhe e filozofëve, kishte jo pak
pushtet në burrat e mënçur të asaj kohe, jo thjesht për imazhin fizik dhe
bukurinë natyrale që kishte me hiret e saj, por së pari për inteligjencën dhe
kurajon e saj për të kërkuar shtigje të reja të botës femërore, që deri në atë
kohë ishte konsideruar thjesht si një «makineri» prodhimi, për mbajtjen gjallë
të species e vazhdimësisë humane dhe jo si një krijesë e barabartë me botën e
meshkujve që deri atëherë zotëronin gjithë tribunën e plejadës së njerëzve të
shquar gjatë shekujve.
E pra, Lou-Andréas Salomé, (Lioulia von Salomé), ajo
vajzë me ata sy të mëdhenj e të zinj, ishte ndër të parat luftëtare feministe
dhe një europiane e vërtetë. Nga vinte kjo grua, ç’përfaqësonte filozofia e saj
dhe ajo krijimtari e cila është jo e pakët gjatë viteve të shumta të
krijimtarisë së saj.
Feministet e shekullit XX dhe ato të sotme, nga Simone
de Beauvoir e gjer tek lëvizjet më të fundit feministe, i referohen shpesh
kësaj figure me origjinë gjermane. Pas ikjes nga Shen Petersburgu ku lindi më
1861dhe u rrit gjer në moshën 17 vjeçare e më tej, me udhëtimet dhe qëndrimet e
shpeshta nëpër metropolet e Europës së fundit të shekullit XIX dhe fillimit të
shekullit XX, ajo u kthye në një nga figurat më spikatëse të femrës moderne të
epokës që jetoi.
Lu-Salomé ishte e habitshme: edhe pse i dashuronte
miqtë e saj të afërt, ajo e linte mënjanë dashurinë fizike, pasi kishte kultin
e dashurisë shpirtërore, aq sa dhe kur dikush ra në dashuri me të dhe donte të
martohej, meqë Lu e refuzoi, ai i tha se ndryshe do të vriste veten. Dhe Lu u
martua me Friedrih Andreas veçse me kushtin se nuk do të bënin dashuri fizike.
Dhe kështu do të ndodhte. Lu kishte të dashurit e saj dhe shpesh dhe burrin e
saj mes tyre.
Ajo ishte një muzë arti dhe mendimesh për ta. Përmes leximeve
të saj të shumta dhe një shpirti krijues e plot ndjenja ajo mundi të spikaste
në botën letrare e filozofike. A nuk shkruante biografja e saj franceze
Isabelle Mons se «Niçja, Frojdi dhe Rilke, ishin tre diamantët e kurorës së
saj”, pasi që të tre këto figura madhore të Europës e botës u lidhën ngushtë me
të, secili në mënyrën e tij.
I pari ishte Friedrich Nietzsche, të cilin Lu e
shikonte si atin e mendimit, si një profet dhe ku shumë pikëpamje novatore të
saj, për Niçen ishin mjaft moderne. Por motra e Niçes, kishte një xhelozi të
sëmurë ndaj Lu dhe ajo u bë shkak më vonë i ndarjes së tyre, për çka Niçe që
donte të martohej me të, nuk do ta falte kurrë motrën e tij.
Pas largimit të Lu-së nga jeta e Niçes, filozofi i
madh ra në depresion të thellë dhe piërisht në atë kohë shkroi dhe librin e tij
të famshëm “Kështu foli Zarathustra”, ku shumë ide të këtij libri mbi Zotin,
forcën e njeriut dhe kërkimin e një sistemi të ri të njerëzimit, ai i kishte
diskutuar me muzën e tij. Gjer në takimin me poetin Erih Maria Rilke, Lu
përjetonte botën e spiritualitetit çka i jepte mundësi të ishte pranë
filozofisë për të gjetur përgjigje rreth raporteve njeri-shoqëri- religjion e
ku Zoti shihej i pafuqishëm për të zgjidhur problemet e kompleksitetit njerëzor
në gjithë qerthullin e vet, duke përfshirë evolucionin dhe politikën. Lu i
kishte për zemër principet darviniste. Por takimi me Rilken do ta hidhte në një
botë tjetër, edhe pse pozicionet e saj feministe mbetën konstante në gjithë
jetën e saj si shkrimtare.
Ajo ishte 36 vjeç ndërsa Rilke 22 vjeçar, një poet i
verbuar nga kjo grua plot hire që do të bëhej për të një muzë e përjetshme gjer
në elegjitë e fundit dhe në vdekjen e tij. Në vitin 1897, në djalosh i
shkruante poezi anonime, gjersa më në fund ajo e njohu dhe ra në dashuri me të.
Ishte Rilke. Pastaj ankthe, dëshpërime, depresione, 134 letra dashurie të
Rilkes dhe 65 letra të saj zbulojnë një marramendje të tërë…
E vetmja dritë që mund ta prehte Rilken ishte Lu, por
ajo nuk mund ta shëronte, nuk mund ta shpëtonte, edhe pse në një pyll bavarez
ata përjetuan shtratin, dashurinë patetike të tre vjetëve bashkë, aventurën e
trupit e të shpirtit si dhe udhëtimet nëpër Europë apo udhëtimi i tyre i
famshëm në Rusi kur shkuan në Jasnaja Poljana të takojnë idhullin e tyre Leon
Tolstoi.
“Ti je dita e festës time… – i shkruante ai…”Burimi im
i kthjellët. Përmes teje dua të shoh botën, pasi në të njëjtën kohë do të shoh
jo botën por ty, vetëm ty… Dhe tani dua të jem ti. Zemra ime digjet para hireve
të tua ashtu si llampa që digjet para Madonës…» Deklarata, dashuri, vargje,
dehje, ekstazë, fshehur në një shtëpi, ditë pas dite, muaj pas muaji, larg
njerëzve. Më së fundi ja ku Lu zbuloi një tjetër botë, atë të seksit, një
përjetim sublim të bashkimit të trupave, ngjizjes…
«Dhe ashtu, – do shkruante më pas Lu, – ne u bëmë
burri dhe gruaja para se të bëheshim miq dhe kjo miqësi nuk ishte aspak frut i
një përzgjedhjeje, por i lidhjeve klandestine… Ne nuk ishim dy gjysma që
kërkonin njëra-tjetrën brenda nesh: bashkimi ynë i papritur gjente vetveten,
ashtu drithërues, në një bashkim të paeksploruar».
Por vite më pas Lu u shkëput nga Rilke i cili i
ngjitej ngado dhe e cënonte pavarësinë e saj tmerrësisht. “Jam në errësirë si
një i verbër”, i shkruante poeti. Ndërsa më vonë Lu do ti shkruante: “Nëse për
disa vjet isha gruaja tënde, kjo sepse ti për mua ishe “realiteti i parë”, ku
trupi dhe burri janë të padallueshëm e si një fakt i pakundërshtueshëm i vetë
jetës. Do doja tani të të thoja atë që më ke thënë, duke pohuar dashurinë
tënde: ”Vetëm ti je realja…”
Poezitë e Rilkes për Lu janë nga më të bukurat në
korpusin letrar të këtij poeti të madh. Në qershor të vitit 1903, Rilke i
dërgonte Lu-së një “thirrje të fundit», siç e cilësonte ai. Dhe ajo e vuante
gjendjen e tij, por gjendja e poetit ishte e trishtë dhe e rëndë, ai binte
gjithnjë e më shumë në humnerat e trishtit dhe të përhumbjes.
Pas një viti bashkë me të ajo shkoi në Paris në
atelierin e skulptorit të madh Roden, dhe ajo e kuptoi se tek Roden, Rilke
gjente si të thuash modelin e tij mashkullor. Por më në fund ajo do të
shkëputej përfundimisht nga poeti duke menduar se vetëm një epistolar letrash
me Rilken mund ta mbante gjallë frymën e tij dhe ti jepte pak dritë, gëzim,
besim në vetvete dhe artin e tij.
«Nëse ti ke përjetuar gjithë këto trazira shpirtërore,
kjo ka ardhur, – i shkruante ajo, – nga krijimet e tua të reja. Ja pse ti vuan,
dhe kjo më gëzon. Gëzimi që flladit sipër letrave të tua nuk ka ardhur deri tek
ti, dhe ajo nuk është vetëm jotja. Në hijen e këtij gëzimi, pas dhimbjes, ti do
të njohësh paqen e vërtetë…».
Lu kërkonte ta paqtonte atë shpirt të tronditur, por kjo ishte e pamundur pasi shpejt Rilke do të vdiste nga leucemia në një spital të Zvicrës, kujtime që ajo do ti shkruante në librin “Prill, muaji ynë Rainer”. Në këtë kohë ajo nisi përsëri udhëtimet nëpër Europë duke shkruar kritika teatrale apo tregime për revistat gjermane, etj. Megjithatë, vdekja e Rilkes i la gjurmë të mëdha pasi ajo filloi ta ndjente veten fajtore që nuk arriti ta nxirrte nga depresioni i tij. / insajderi/ KultPlus.com
Nga një relike e së shkuarës që mbart shumë nostalgji, Piramida e Tiranës do t’i kthehet kryeqytetit si një tjetër xhevahir i çmuar dhe qendra më e madhe inovacionit dhe zhvillimit të inteligjencës artificiale.
Në prani të kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, kreut të AADF-së, Michael Granoff është prezantuar sot në ambientet e Kryeministrisë projekti final i rijetësimit të një prej godinave ikonë të Tiranës, të realizuar nga arkitekti me famë botërore, Viny Mass, i cili e shndërron atë në qendrën më të madhe ICT në rajon dhe aftësimin e të rinjve me njohuritë e shekullit të 21-të në kodin dhe teknologjinë e informacionit.
Në fjalën e tij kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi se nisja e këtij projekti është fillimi i realizimit të një ëndrre për të gjithë të rinjtë shqiptarë.
Ndërkohë, sa i përket kalendarit të punimeve, Veliaj bëri të ditur se në dy muajt e ardhshëm do të finalizojmë detajet dhe skicat finale dhe për të vazhduar më pas me pastrimin dhe heqjen e të gjithë objekteve të tepërta dhe për të filluar punën/Dita. / KultPlus.com
Aktorja Jennifer Garner është zgjedhur si gruaja më e bukur në botë nga revista ‘People’.
Revista prestigjioze ‘People’ ka bërë përzgjedhjen e përvjetshme për gruan më të bukur në botë.
E këtë vit tiulli i takon aktores Jennifer Garner, pasi sipas ‘People’, “Garner ka ditur të balancojë karrierën e saj, familjen dhe impenjimet sociale”, përcjell Gazeta Express.
Megjithatë, Garner ka një koment për këtë përzgjedhje.
Aktorja 47-vjeçare u shpreh se nuk ndihet rehat me këtë titull edhe pse është e nderuar.
47 vjeçarja, që është edhe nënë e 3 fëmijëve me aktorin Ben Affleck është shprehur se nuk e konsideron veten tërheqëse dhe ana fizike për të nuk ka asnjë rendësi me krahasim me karrierën dhe jetën familjare.
Jennifer Garner ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave së fundmi me ndarjen nga aktori i njohur Ben Affleck./ KultPlus.com
I ka kaluar 74 dimra e vera, gjithmonë kreative dhe një shoqe besnike e notave muzikore.
Si shkrimtari i
guximshëm apo ndërtimtari i sfiduar prej lartësive, Pranvera Badivuku, prej
Shkupit drejt Pejës e drejt Prishtinës, ka dekada që prej mendjes nxjerrë notat
e partiturave.
Një prej kompozitoreve të para në Kosovë, duhet falënderuar mendjen e Badivukut për disa melodi që sot muzika shqiptare i mban me krenari në sirtarin e saj të pasur. Pranvera Badivuku, nëna e Sihanës dhe Zanës dhe bashkëshortja e violinistit Hysen Badivuku ‘ngacmohet’ shpesh prej historisë, meqë nuk bën të përjashtohet prej historikut të muzikës shqiptare.
Pranvera Badivuku / Fotografia: Arbër Selmani
E takojmë Pranverën
kësisoj, edhe tregimin e saj që edhepse i gjatë, dëgjohet me ëndje. Është ajo
fajtorja që sot ne e kemi këngën “E kujtoj atë takim” në repertorin e muzikës
shqipe, njëjtë sikur edhe këngën “Eja eja e bardha verë”.
Pedagoge, mësuese,
prej “Elena Gjikës” dhe “Emin Durakut” në Prishtinë e deri te Saraji i Shkupit,
Pranvera Badivuku është një tregim pranvere, mbushur me pak stuhi dimri por me
shumë aroma verore, me rreth 150 kompozime[i]
por edhe të tjera që presin të realizohen.
Një këngë e
shkruar për Nexhmije Pagarushën ka marrë fillimin e saj, së shpejti gati që ne
ta shijojmë, me notat e Pranverës. Edhe ky është një tregim mes mini-tregimeve
që na i shpalosë Badivuku.
**
Nuk e lëmë për më vonë faktin se Pranvera Badivuku, me kompozimet e saj i ka fituar pesë Okarina të Arta – çmimin kryesor të publikut në festivalin Akordet e Kosovës, i cili sot nuk ekziston dhe për gjeneratat e vjetra ka rrezik të kthehet në temë të panjohur e fushë të padiskutuar. Dhe Pranvera këtë sukses e arriti më shumë pak teknologji, e jo me teknologjinë e një kompozitori të këtij shekulli e këtij moderniteti.
Nga albumi familjar
E lindur në Pejë,
Pranvera dhe familja e saj asokohe konsideroheshin si familje armiqësore. Ajo
rritet me axhallarët e saj, me këtë pjesë të familjes, meqë babain do ta
takonte shumë më vonë, tek në fejesë. Muzikalitetit të saj, i mungon babai. Ajo
rritet pa baba por inspirohet që të nisë angazhimin e saj me muzikë qysh e vogël.
“Unë jam rritë pa
baba. Për faktin se babai im ishte në burg në Shqipëri, familjen tonë e
konsideronin si familje armiqësore. Axha im përfundoi Inxhinierinë e Urave në
Zagreb, pra ishte me shkollë por prapë nuk gjente vend pune. E zëvendësoi një
mesues në Pejë për një vit por prapë nuk gjeti punë. Në Shkup e gjeti punën. Atë
vit unë e përfundova shkollën fillore dhe dëshira ime ishtë që të
regjistrohesha në shkollën e muzikës. Kësisoj shkova me axhën në Shkup, dhe e
dhashë provimin pranues. Bile më kujtohet që në fillim kam qëndruar te familja
e Liliana Qavollit, aty kam fjetur, e më pas të nesërmen kur doli lista e
studentëve të pranuar, e nisa jetën në vend tjetër” tregon Pranvera.
Nuk i shkoi asnjëherë
mendja që nuk do të pranohej në shkollën e muzikës. Mendim i rrezikshëm për një
vajzë e cila ishte në një rrugë të pacaktuar, me fatin mbret të rastësisë.
“Isha e bindur që do të pranohesha në shkollë atje. Shkolla ishte në maqedonisht, ishte paralele përgatimore, pra ishte një vit përgatimor dhe më pas klasa e parë e shkollës së mesme të muzikës. Kisha pak njohuri për muzikën sepse në klasën e tetë nuk kishim fare muzikë. Muzika gjithherë është parë si diçka e tepërt. Gjuhën e mësova më pas, axha më ndihmonte edhe me leximin e takteve – pjesëve ritmike, dhe kësisoj shpejt u bëra një prej studenteve më të dalluara” tregon tutje Pranvera.
Nga albumi familjar
Por skenari i jetës merr tjetër kahje.
Në vitin 1963, një
tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.1 godet Shkupin. Personalitete të ndryshme,
mes tyre edhe Hrushçovi prej Rusisë, vinin në Shkup ta vizitonin qytetin dhe
tmerret pas tërmetit. Kjo ishte kohë e përshtatshme për të arrestuar njerëz të
profileve të ndryshme, herë-herë fshehtazi. Mes tyre, arrestuan edhe axhën e
Pranverës.
“E morrën dhe e
izoluan, edhepse më vonë e morra vesh se ishte burgim. Unë vazhdova, kërkova
punë dhe e gjeta atë, në Saraj të Shkupit. Në shkollën Liria nuk gjeta punë
sepse shkaku i tërmetit nuk lejohej as hyrje e as dalje e as ndërrim i stafit
aktual, prandaj shkova në Saraj ku kam kaluar vitet e para të punësimit tim,
dhe kam kujtime e mbresa të thella prej asaj kohe. Stafi atje ka qenë shumë
mikpritës, fëmijët vinin prej fshatrave rreth Sarajit dhe ka qenë një periudhë
e mirë e jetës sime” thotë Pranvera e muzikës shqiptare.
**
Kur punonte në radio, ajo u angazhua edhe me muzikën për fëmijë edhe për muzikën popullore. Gjithmonë e ka dashur sidomos muzikën për fëmijë dhe ardhjen e kësaj muzike në jetë, njëjtë si një fëmijë i posalindur.
“Atëherë e kemi pasë në planprogram sa kangë me i realizu çdo muaj. Nisën festivalet në Gjakovë, ku i dërgova disa melodi për fëmijë. Po në këtë kohë edhe u dhash pas qëndrisjes, kisha merak, i kisha disa revista italiane me modele të bukura, i blejsha çdo muaj dhe punova punëdore për vajzat, mbulesa” tregon Badivuku.
Youtube / Nexhmije Pagarusha
Prej vitit 1979, ajo angazhohet goxha shumë në muzikë. Me ftesën e Severin Kajtazit – redaktor i produksionit muzikor, ajo kalon në Radio. Radioja ka qenë pjesë e programeve dhe redaksive foljore, por aty ka qenë edhe produksioni – sot ku është KTV. Në kuadër të këtij produksioni, kanë ekzistuar orkestra popullore, orkestra popullore turke dhe orkestrat simfonike, krahas edhe korit profesional dhe korit të fëmijëve.
“Në redaksinë e muzikës për fëmijë kam qenë edhe unë, dhe është dashur që ti plotësojmë nevojat e televizionit dhe radios, kur kishin programe për fëmijë. I bënim 10 këngë çdo muaj. Është zgjedhë kanga, ka konkuru autori që e ka shkrujt kangën, është kontrolluar teksti, ka qenë edhe një poet që i ka korigjuar tekstet asokohe, ndërsa kur vendosej melodia shkonte për orkestrim. Këtu, vinte partitura e shkrume për instrumente, që secila orkestër ta kishte partin e vet, bëheshin ushtrime dhe inicizime, dhe pas matricës vinte këngëtari, zëri, bashkimi i bukur në fund. Unë ushtroja me këngëtarët në ndërkohë, ndërsa e pata formuar edhe një kor të fëmijëve me të cilët këndonim nëpër festivale”, tregon Pranvera.
Nga albumi familjar
Këngët për fëmijë gjithmonë i kanë pëlqyer. Të parat këngë për fëmijë i ka krijuar në shkollë të mesme, njërën edhe me tekst nga Anton Çetta. Më pas ndër vite, bashkëpunoi me Vehbi Kikajn, Agim Devën, Rifat Kukajn, Dibran Demakun dhe emra të tjerë që krijuan edhe për fëmijë.
“Vallja popullore” – Një këngë fituese në Akordet e Kosovës për fëmijë, kompozuar nga Pranvera Badivuku
“Shpresoj që edhe
sot ka shkrimtarë për fëmijë, sepse nuk po i përcjelli shumë” thotë ajo.
**
Taksisti, një natë
para se ta shkruaj këtë tekst, dëgjon në veturën e tij një këngë me këto
vargje, ‘Plasa tuj të lutë, qaj moj vashë qaj e mos pusho..(.). pa të marrë se
la’. Diskutojmë kush e këndon, Haki Misini apo Gazmend Pallaska apo…
“Kjo është muzika ma e mirë, muzika e lehtë qytetare. Haki Misinin unë e kam pëlqy shumë, por dihet qysh e pati fundin. Akordet e Kosovës asokohe i kemi pasë t`mira shumë” thotë taksisti, edhe unë rastësisht i them – “E njeh Pranvera Badivukun?”
https://www.youtube.com/watch?v=yvTCg1dfDqw
Youtube / PIKA
“E njoh, ose ka këndu
ose ka qenë kompozitore, ka bo kangë, s`jom i sigurtë. Po si emër e di mirë
bile….(.)….Luan Hajra masanej m`kujtohet, edhe Esat Bicurri, ky ka vdekë. Të
gjithë vdesim një ditë!” e vazhdon taksisti dhe unë buzëqesh.
**
Pranvera e mban mend pasionin për muzikën prej kur nisi ta kuptonte veten dhe realitetin rreth saj.
Megjithatë, do të ishte viti 1973 që do t`ia sillte Pranverës suksesin e parë si kompozitore, si nënën e notave që iu mishëruan zërit të Esat Bicurrit. Bicurri, artist i madh shqiptar, këndoi në Akordet e Kosovës këngën “Eja eja e bardha verë” – me notat e thurura prej Badivukut.
Youtube / Jugoton Music
“Ishte një këngë e bukur e melosit popullor dhe një bashkëpunim i mrekullueshëm me Esat Bicurrin. U përsërit suksesi, prapë me Esat Bicurrin por tash me këngën e njohur “E kujtoj atë takim” tregon Pranvera.
“Sot këtë këngë e këndojnë Aurela Gaçe, Yllka Kuqi, Adelina Thaqi, dikur e kënduan edhe Tonin Tërshana e Eduard Jubani. Është këngë të cilën e kanë kënduar të gjithë” tregon me krenari Pranvera. Pak para këtyre sukseseve, ajo martohet me violinistin Hysen Badivuku dhe më pas lindin dy vajzat, Sihana dhe Zana.
Nga albumi familjar
“Bashkëshorti im
ka qenë violinist në Orkestrën Popullore dhe Simfonike të Radio Televizionit
Shqiptar. Njohja me të ka ndodhur në Shkup, atje ku edhe organizoheshin
koncerte të ndryshme në shkollë, atje jemi njohur. Më pas ai erdhi në Kosovë,
si bursist i Radio Prishtinës dhe nisi punën në orkestër. Unë krijimet e mia të
para prej Shkupit i dërgoja në RTP dhe për këngën time të parë të pranuar më
lajmëroi Hyseni. Kështu vazhdoi lidhja jonë, unë nga Peja e ai nga Vushtrria, që
më pas do të kurorëzohej në martesë dhe në lindjen e vajzave” vazhdon Pranvera.
Në Akordet e Kosovës të vitit 1983 ajo merr dy shpërblime – njërin për këngën
“20 vjet të festivalit” dhe tjetrin për këngën “Je kujtimi më i vetëm” kënduar
nga Sebahate Bërlajolli. Në vitin 1984 ajo merr Okarinën e Pestë, me këngë për
fëmijë. [ii]
Do të vinin vitet e 90-ta, kur edhe Pranverës do ti pamundësohej të punonte në kushtet më të mira dhe ta shprehte talentin e saj në formën më të kompletuar.
“Kur erdhën vitet
90-ta, unë kam qenë 45 vjeçare, pra kam qenë në moshën kur njeriu është i
pjekur dhe mundet me japë ma shumë, në vrullin e krijimtarisë dhe punës. 90-tat
për të gjithë ishin të vështira, njerëzit mbetën pa punë. Burri im u angazhua
gjithandej si muzicient, për mbijetesë. Në Hotel Grand, në katin e 13-të
asokohe mbaheshin koncerte me muzikë të lehtë dhe evergreen, ku ai muzikonte me
kolegët e tij. Më vonë nisi të udhëtonte për në Tetovë e Shkup, për ekzistencë.
Unë isha në njëfarë mbyllje, sepse nuk kishim vullnet me kriju dhe prisnim të
ndërrohej situata, e cila zgjati shumë”.
“Ne provuam që në
vitin 1995 ta rikthenim festivalin Akordet e Kosovës, duke u ripërtërirë mbrëmjet
e festivalit në disa qytete të Kosovës. U mlodhën redaktorët dhe planifikuam
gjithçka, u nisëm për në Mitrovicë ku e di se dështuam sepse shkuam në një sallë
ku luante një ekip i serbëve aty, basket në sallë, dhe bënin zhurmë me qëllim që
ne të largoheshim. Dhe u larguam, por ditën tjetër na u mundësua mbajtja e natës
për fëmijë. Në Prizren poashtu e mbajtëm një koncert, por në Prishtinë nuk na
lejuan asnjëherë ta mbanim. Më kujtohet që provat asokohe i majshim në banesën
time, me fëmijët, ndërsa incizimet në shtëpinë e redaktorit të programit
muzikor asokohe, Musa Tolaj, të cilin edhe e vranë gjatë luftës. Ishte një
orvatje të cilën nuk e përfunduam me sukses” tregon Pranvera.
**
Pranvera Badivuku nuk njeh pleqëri. Sytë e rrudhat po, por jo edhe inspirimi e saj për të krijuar muzikë. Sipas saj, bota ka ende nevojë për muzikë të re, dhe notat nuk janë harxhuar akoma.
Kohëve të fundit, ajo ka bashkëpunuar me të ndjerin Hivzi Krasniqi. Është e lënduar që ai vdiq vetëm javë më parë. Flisnin bashkë për një këngë për grupin Sofra Pejane, ‘që nuk paska qenë kismet’.
Pranvera Badivuku / Fotografia: Arbër Selmani
“E kam dashur një
këngë për Sofrën Pejane dhe thashë me vete – vetëm Hivziu atë tekst mundet me e
bo. E gjeta numrin e tij dhe po flisnim në Viber, i tregova titullin – se
zakonisht ia caktoja titullin dhe ai krijonte, dhe nuk shkoi gjysmë ore e ai
nisi ta shkruante tekstin në Viber, për Sofrën Pejane. I shpejtë si gjithmonë.
E pyeta pas pak ditësh nëse Ramadan Krasniqi ishte pjesë e këtij grupi, dhe ai
ma ktheu – Kur të duash shkojmë në Pejë dhe e mbledhim krejt grupin. Por nuk
paska qenë kismet” thotë Pranvera.
Peja shtron sofrën plot bereqet Sofrën pejane si e ka adet çka të don shpirti në sofër e ke Ejani në Pejë, këndoni me ne (Tekst i shkruar nga Hivzi Krasniqi, i botuar këtu me leje nga Pranvera Badivuku)
Derisa presim ta
dëgjojmë këtë poezi të shndërruar në melodi kënge, Pranvera ka një tjetër peng
njomak. Dedikuar Nexhmije Pagarushës, Bilbilit të Këngës Shqipe, ajo i ka
kompozuar një këngë tekstit të Ramazan Çekës, me zërin e Selami Kolonjës.
LAURESHA KOSOVARE
Buzqesh mali, lulzon fusha
Mrizojnë delet n’hije t’bjeshkës
Me za t’bukur Pagarusha
Ja merr kangës së bareshës
***
Ti për kangën je mbretnesh’
Je simbol i kang’s shqiptare
Zani jot si lauresh’
Mrekullia kosovare
(Marrë nga Ramazan Çeka – Facebook)
“Nexhmija e ka ditëlindjen në fillim të majit, nëse nuk gaboj, dhe i kërkova Selami Kolonjës që të orkestrohet e realizohet kënga deri atëherë, që t`ia bëjmë një dhuratë Nexhmijës, pasi kënga është shkruar enkas për të. Unë jam takuar me tekstshkruesin kur erdhi në Prishtinë, dhe ky tekst menjëherë ma dha idenë që të shkruaj dicka, të kompozoj diçka” më tregon Pranvera derisa e këndon pak melodinë e menduar si qëndisjen finale krahas tekstit.
Njëjtë, një këngë për Pejën që do ta këndonte Sebahate Bërlajolli, por edhe asaj nuk i erdhi radha, kismeti.
Pranvera Badivuku / Fotografia: Arbër Selmani
Mes këngëve tjera
që Pranvera Badivuku i ka kompozuar nëpër vite janë edhe ‘Kur ta fal’ një tufë
gershete’ interpretuar nga Nexhmije Pagarusha e Ismet Bogujevci në Akordet e
vitit 1981, ‘Vel ylberi i dashurisë’ interpretuar nga Emine Hasimi në Akordet e
vitit 1986, ‘Për ty vuaj për ty këndoj’ nga Nexhmije Pagarusha, ‘Kujtimi rinor’
nga Hermina Lekaj, dhe plot këngë tjera.
“Tash jam në pension, jam më e lirë në pikëpamje
të angazhimeve. Megjithatë ende krijoj, madje u fali këngë njerëzve, po ua
dhuroj e ata duhet të shpenzojnë për t’i orkestruar ato. Pas tërë këtyre viteve
në punë pedagogjike, si redaktore e producente e muzikës për fëmijë në RTP, po
pushoj” tregon Pranvera, grua që në çdo fjalë rezonon dashuri për muzikën dhe
çdo dritë prej fytyrës së saj tregon për një grua me jetë të lumtur dhe
përmbushje afër muzikës.
(Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit
Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e autorit Arbër Selmani
dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian
ose BIRN-it ose AGK-së ).
Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” dhuron të ardhurat nga koncerti promovues i albumit të saj “Mindil”, për fëmijët e braktisur.
Këngëtarja e mirënjohur Rona Nishliu me grupin e saj “Rona Nishliu Quartet” ka lansuar albumin e saj “Mindil”, ku të ardhurat nga ky recital promovues i ka dhuruar për mbështetjen e fëmijëve të braktisur në SOS Fshatrat e Fëmijëve. Rona Nishliu është pjesë e platformës avokuese Miqtë e Fëmijëve, platformë kjo e inicuar dhe e koordinuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF. “Miqtë e Fëmijëve” është platformë avokuese e përbërë nga personalitete me karrierë të suksesshme nga fusha e diplomacisë, artit, kulturës, sportit etj, e cila do të ndihmojë në rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbrojtjes së fëmijëve në të gjithë Kosovën, duke synuar rritjen e vetëdijesimit të institucioneve relevante dhe popullatës së gjerë, mbi rëndësinë e mbrojtjes së fëmijëve dhe investimin afatgjatë në fëmijë./KultPlus.com
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka nisur sot ditën me një takim të veçantë duke pritur në kabinetin e tij fëmijët e institucionit parashkollor “Bardha” nga Prishtina.
Të vegjlit në këtë takim me kryeparlamentarin i kanë kënduar Ushtrisë së Kosovës.
“Një mëngjes i këndshëm me fëmijët e Kopshtit “Bardha” në Prishtinë. Dëgjoni sa ëmbël i këndojnë Ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook. / KultPlus.com
Koreografi me famë botërore dhe me shfaqje në sallat e baletit dhe teatrot më të njohur në botë, Angjelin Preljocaj (fr. Angelin Preljocaj), me origjinë shqiptare nga veriu i Shqipërisë, dje është bërë pjesë e Akademisë së Arteve të Bukura në Paris, përcjellë KultPlus.
Seksioni i koreografisë aty ka 4 anëtarë,
njëri ndër ta do jetë tash e tutje edhe Angjelini.
Akademia franceze e Arteve të
Bukura është ndër më të vjetrat dhe më të njohurat në botë. Është krijuar në
vitin 1816, si trashëgimtare e Akademisë Mbretërore të Pikturës dhe Skulpturës
e krijuar nga Louigji XIV ne vitin 1648.
Angjelin Preljocaj ka vite që
drejton baletin Preljocaj me të cilin prezantohen në mbarë botën, madje edhe në
Bolshoi të Moskës.
Për këtë ka njoftuar profesori
shqiptar në Paris, Nezir Kraki, i cili ka treguar gjithashtu për suksesin e
Angjelinit në Francë.
“Gjatë studimeve në Paris kam pas
fat të punoj në Teatrin Kombëtar Chaillot dhe aty çdo vit kishte shfaqje të
Angjelinit (vallëzim modern). Aty edhe e kam taku sepse punoja në hyrjen
(recepcionin) e personelit dhe të artistëve.
Lajmi më gëzoi sinqerisht. Pak shqiptarë e dinë sa çmohet Angjelin Preljocaj në Francë. Ka dhjetëra libra që i janë kushtu deri tash. Në teatrin Chaillot shfaqjet e tij zgjasnin zakonisht 30 ditë dhe biletat e sallës me 1500 vende shiteshin për të gjitha datat shumë kohë para shfaqjes.”, ka shkruar Kraki. / KultPlus.com
David Holbrooke, djali i diplomatit të ndjerë amerikan, Richard Holbrooke, ka rrëfyer gjithë lidhjen e babait të tij me Kosovën.
Në një intervistë për Klan Kosovës, ai tha se nuk mbanë mend ndonjë moment kur ka folur me babain për Kosovën, sepse ai ishte shumë i angazhuar. Por ai tha se Holbrooke me çdo kusht dëshironte të shënonte sukses për Kosovën, që ajo të ishte e lirë.
“Ne kemi dyshuar për Kosovën por nuk e mbaj mend si moment pasiqë ishte pjesë e punës së tij. E di se ai brengosej shumë për Kosovën. Konflikti solli valë të madhe refugjatësh. Ai e kuptoi se duhej të bënte diçka dhe ai e bëri”, tha ai.
Ai ka thënë se vet ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, ka deklaruar se lufta e Kosovës, ishte edhe një luftë mes Milloshevicit dhe Holbrooke.
“Mendoj se rrëfimi i tij për Millosheviqin ishte mahnitës. Bëhej fjalë për një luftë epike midis këtyre dy burrave të fuqishëm. Presidenti Clinton tha se rasti i Kosovës ishte raundi i dytë i luftës Holbrooke Millosheviq. Bëhej fjalë për një luftë epike mes këtyre dy burrave. Babai e kreu punën në mënyrën se i solli Kosovës lirinë. Ai e kishte përvojën dhe e përdori edhe ndaj Milloshevicit. Mendoj se suksesi që zgjati më së shumti është Kosov”, tha David Holbrooke.
Ai ka rrëfyer edhe emocionet që ka pasur kur ka xhiruar pjesët e dokumentarit për babain e tij në Kosovë.
“Herën e kaluar kur isha këtu për ta xhiruar filmin, ishte një park këtu në Prishtinë. Njerëzit më thanë se duhej të shkoja në Junik. Unë nuk e kisha kuptuar se cka kishte bërë ai këtu derisa erdha këtu. Tash e di se ai e ndihmoi këtë vend të bëhet shtet. Ishte mahnitëse se si në Viti të gjithë ata njerëz flisnin për të”, thotë ai.
“Ai rastisi të jetë babai im por edhe një diplomat i realizuar”, thotë djali i diplomatit të ndjerë Holbrooke dhe ndërmjetësuesit të shumë konflikteve në botë./Zëri / KultPlus.com
Yllka Leti nga
Prishtina përmes talentit për artin, po ndihmon familjen për blerjen e barërave
për sëmundjen që ka. Ajo vuan nga Fibroza Cistike (sëmundje që prek organet e
brendshme). Terapia e saj është shumë e kushtueshme. Madje, medikamentet për
këtë sëmundje nuk gjenden në Kosovë.
Duke qenë se barërat për terapinë e saj janë me kosto të lartë, Yllka me propozimin e mësueses së saj, Valbonës ka vendosur t’i shes pikturat që bën dhe në këtë mënyrë të ndihmojë familjen për blerjen e terapisë. Yllka ka rrëfyer për Insajderin se sëmundja e saj është e kushtueshme dhe se po ndjehet mirë që po ndihmon familjen me aftësinë e saj për pikturën.
“Profesoresha Valbonë i ka parë krejt aftësitë e mija dhe i ka lind ideja që unë mi shit pikturat e mija për me ndihmu mi ble barnat dhe kështu deri sot nuk kisha mundur me ia dalë pa ndihmesën e profesoreshës”, ka thënë Yllka.
Ajo ka treguar se çdo ditë duhet të bëjë ushtrimet, terapinë t’a përdorë pesë herë në ditë, e pastaj të merret edhe me hobin e saj – pikturën.
“Çdo ditë unë duhet me i kry ushtrimet e mija, të cilat më janë bë si rutinë. Si fillim, çdo mëngjes duhet me bë inhalimin pastaj duhet me i bë ushtrimet, pas ushtrimeve e kam shkollën, por pas shkollës mundohem edhe me i bë pikturat që zgjasin diku dy ditë, pastaj i pi barnat e mija si kreonat, adexin” , u shpreh ajo.
Jeta e saj është e ndarë mes Shqipërisë dhe Amerikës, megjithëse kjo e fundit i ka ofruar gjithmonë Adrolës mundësi më të mira pune.
Duke qenë se modelingu në Amerikë është shumë herë më i zhvilluar dhe më i paguar se në vendin tonë, Adrola prej shumë vitesh punon në kontinentin e largët. Së fundmi një tjetër mundësi e artë punësimi i është ofruar modeles shqiptare.
Revista shqiptare “Who” ka bërë të ditur se Adrola Dushi ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë, “Wilhelmina Models”.
Kjo është një ndër kompanitë më të vjetra në botë që merret me menaxhimin e modelingut, por edhe me atë të personazheve të njohur, e krijuar në vitin 1967 nga modelja gjermane Wilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper.
Mes personave publikë që menaxhon kjo kompani përfshihen: Nicki Minaj, Niall Horan, Normani, Demi Lovato, Nick Jonas, Machine Gun Kelly, Alexandra Waterbury, Leona Leëis, Shaën Mendes, Dustin Lance Black, Francis Lachoëski, Barbie Ferreira, Robyn Laëley, Sora Choi, Anne de Paula e te tjera.
Punësimi pranë një kompanie të tillë mund të cilësohet padyshim si një prej sukseseve më të mëdha në karrierën e modeles shqiptare. /prive / KultPlus.com
Seriali më i ndjekur i HBO, “Game of Thrones”, është drejt fundit dhe sytë e fansave janë të përqendruar te ekrani, por edhe në internet, për të rrëmuar për informacione më shumë mbi personazhet dhe aktorët.
TMZ ka publikuar disa fotografi të prapaskenave nga xhirimet, ku aktorët dalin disi nga roli dhe janë thjesht vetvetja.
“Game Of Thrones” e pati premierën më 17 prill 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa që prej 14 prillit të këtij viti, ka filluar sezoni i tetë dhe final.Ky serial ka arkëtuar shifra të majme, ndërsa bashkë me serialin, është rritur shumë edhe fama e aktorëve protagonistë të tij.