Kujdes me fjalën

Poezi nga: Dritëro Agolli

Kujdes me fjalën, zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri
Pushteti i fjalës është i veçantë
Gatuan male dhe kakërdhi.

Me fjalën rrjedhin përrenj me mjaltë
Pikojnë çezma me helm të zi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Nga fjala humbën Judë e Pilatë
Strategë e mbretër me mbretëri
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Kur fjala nxiret nga buzët jashtë
Si dallëndyshja s’vjen në shtëpi
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Unë fjalën vetë e shtroj në kartë
Dhe brenda syve se ç’është e di…
Kujdes me fjalën zonjëz me çantë
Kujdes me fjalën dhe ti zotëri!

Dritero Agolli portrete, Tirane Albania

Poetja shqiptare Irma Kurti merr çmim të parë në Itali

Poetja shqiptare Irma Kurti është nderuar me çmimin e parë në Konkursin Letrar Ndërkombëtar “Scriptura” në seksionin e autorëve të huaj në Nola, të Napolit, me poezinë “E zakonshme”.  

Në jurinë e përbërë nga presidentja Anna Bruno merrnin pjesë ndër të tjera profesorë, poetë dhe shkrimtarë si: Giuseppe Bianco, Pietro Damiano, Claudio Perillo, Giuseppe Vetromile, etj.

Me motivacionin e shkruar nga profesoresha Regina Celia Pereira Da Silva shkruhet: “Kompozimi poetik vë në evidencë realitetin human të ditëve tona, jo vetëm në nivelin personal, por mbi të gjitha në raport me të tjerët. Një lexim analitik e transporton lexuesin drejt një bote ku e zakonshmja është në rend të ditës. Poetja do të denoncojë dhunën verbale nga e cila sot s’mund të përjashtohet askush dhe që nxit nga ana e saj një dhunë fizike që është në gjendje të krijojë një luftë private apo publike: është bërë e zakonshme që të fyejmë/të nxjerrim mllefin porsi një helm. Raporti me të tjerët, duke hyrë në mendimin dhe në kulturën e tyre kërkon një dëgjim të vëmendshëm, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për Tjetrin që jeton me mua ose që i përket familjes sime: të ndiejmë se i njëjti gjak në vena/ nuk na lidh, po më shumë na largon. Si shkak i këtyre raporteve arrihet deri aty sa të eliminohen fëmijë, gra dhe burra, faji i të cilëve është pafajësia.

Ky kompozim lirik përbën atëherë një paralajmërim: të mirëpresim tjetrin tek vetja”. Irma Kurti ka botuar shtatëmbëdhjetë libra në gjuhën shqipe, njëmbëdhjetë në gjuhën italiane dhe katër në anglisht. / KultPlus.com

MKRS mbështet organizimin e tri kampeve për të rinj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Qendrën për Arsim të Kosovës (KEC) dhe Organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim (TOKA).

Nëpërmjet këtij memorandumi parashihet organizimi i tri kampeve për të rinj e nxënës të moshës 15-18 vjeç. Organizimi i këtyre kampeve planifikohet të mbahet gjatë muajve qershor, korrik dhe tetor. Ky i fundit do të jetë i karakterit regjional ku do të marrin pjesë të rinj edhe nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Gjithsej synohet që të jenë 150 pjesëmarrës dhe organizimin e realizimin e kampeve do ta bëjë OJQ TOKA.

Në bazë të memorandumit, këtë projekt MKRS-ja e përkrah me një shumë rreth 10 mijë euro. Kjo përkrahje është në kuadër të Strategjisë për Rininë 2019 – 2023 nën bazën e edukimit të të rinjve sipas metodologjisë së edukimit jo-formal.

Me këtë rast, ministri Kujtim Gashi, tha se MKRS-ja është e përkushtuar që projekte të kësaj natyre që shërbejnë që të rinjtë të përfitojnë dije të reja, të njihen më shumë me njëri-tjetrin t’i përkrah pa asnjë mëdyshje.

“Jam i lumtur që MKRS po jep ndihmën e saj në organizimin e këtyre kampeve duke ua mundësuar kështu të rinjve që të ndajnë informacionet mes vete, të flasin për dëshirat dhe synimet që kanë në jetë dhe në këtë formë të marrin një nivel tjetër të edukimit përmes mënyrave tjera alternative duke kryer aktivitete rekreative që parashihen të kryhen në kuadër të këtyre tri kampeve që do të organizohen”, tha ministri ndër të tjera.

Ai shtoi se “MKRS është e gatshme që të rinjve t’u qëndrojë afër në mbështetje të ideve dhe organizimeve që ata konsiderojnë se janë të dobishme për ta, sepse është synim dhe prioritet i Ministrisë që të rinjtë në Kosovë t’i avancojë dhe aftësojë për sfidat jetësore”.

Ndërkaq, përfaqësueset e KEC dhe TOKA falënderuan ministrin Gashi për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar dhe u zotuan se do të angazhohen maksimalisht që të rinjtë të përfitojnë sa më shumë që është e mundur gjatë pjesëmarrjes në kampet e planifikuara. / KultPlus.com

Letër për mësuesin

Nga: Albert Camus
Përktheu: Leonora Buçinca

“I nderuar z. Germain,

Kam pritur të shuhet rrëmuja që më ka rrethuar këto ditë para se të vij t’ju flas me gjithë zemër.

Më kanë bërë një nderim shumë të madh (dhënien e Çmimit Nobel për Letërsi – N.d.R.) të cilin as nuk e kërkova, as nuk e kujtova. Por, kur më erdhi lajmi, mendimi im i parë, pas mendimit për nënën time, ishte për ju.

Pa juve, pa atë dorë të dashur që ju i ofruat një fëmijës së varfër, që ai isha unë, pa mësimin dhe shembullin tuaj, nuk do të kishte ndodhur asgjë nga gjithë këto.

Unë nuk e mbivlerësoj këtë lloj nderi, por kjo është, të paktën, një mundësi për t’ju treguar se çfarë ishit dhe vazhdoni të jeni për mua dhe për t’ju siguruar se përpjekjet e juaja, puna juaj dhe bujaria që ju keni mbjellë, janë gjithmonë të gjalla në një nga nxënësit tuaj i cili, pavarësisht prej moshës, nuk ka pushuar së qeni nxënësi juaj mirënjohës.

Ju përqafoj me gjithë forcën time.”

(Marrë nga numri i pestë i revistës “Akademia”)

10 fituesit e fundit të Palmës së Artë në Kanë

Festivali i 72-të i Kanës nis sot në mbrëmje me 21 filma në garë për çmimin prestigjioz ”Palma e Artë”.

Më poshtë janë 10 fituesit e fundit të këtij çmimi:

-2018: ”Një çështje familjare” e Hirokazu Kore-Eda (Japoni)

– 2017 : ”Sheshi” i Ruben Östlund (Suedi)

-2016 : ”Unë, Daniel Blake” i Ken Loach (Britani e Madhe)

– 2015 : “Dheepan” i Jacques Audiard (France)

– 2014 : ”Gjumi dimëror” i Nuri Bilge Ceylan (Turqi)

-2013 : ”Jeta e Adelës” e Abdellatif Kechiche (Francë)

-2012: ”Dashuria” e Michael Haneke (Austri)

-2011 : ”Pema e Jetës” e Terrence Malick (SHBA)

-2010: ”Xhaxha Bonnmee, ai që mban mend jetën e tij të kaluar” i Apichatpong Weerasethakul (Tailandë)

-2009 : ”Fjongoja e bardhë” e Michael Haneke (Austri).

“Queen” nuk e ka fituar asnjë qindarkë nga “Bohemian Rhapsody”

Kitaristi i “Queen”, Brian May, i ka hedhur poshtë spekulimet e mediave për sasinë e parave që i ka fituar bendi nga biopiku i Freddy Mercury, “Bohemian Rhapsody”, duke thënë se akoma “nuk e kanë fituar asnjë qindarkë”.

Filmi fitues i katërfishtë i “Oscarit” thuhet se i ka inkasuar rreth 900 milionë dollarë në mbarë botën, ndërsa revista britanike Sunday Times Rich List raporton se May, Roger Taylor dhe John Deacon të gjithë i kanë rritur pasuritë e tyre personale me mbi 20 milionë funte si rezultat i filmit.

Megjithatë, në një intervistë të re me BBC, May tha: “Ishte një punë e gjatë dashurie – rreth 12 vjet në zhvillim, supozoj. Menduam se do të kalonte mirë në fund dhe ndihemi mirë në lidhje me të, por nuk besuam se do të kalonte aq mirë. Është e pabesueshme në të gjithë botën – është si një film një miliarddollarësh”, shkruan KOHA Ditore.

Ai vazhdoi tutje: “Qesha ditë më parë sepse në një artikull lexova se ne po pasuroheshim nga ky film. Sikur ta dinin. E kishim një kontabilist ditë më parë, dhe ende nuk e kemi fituar asnjë qindarkë prej tij (filmit). Sa i suksesshëm duhet të jetë filmi përpara se të fitoni para? Shumë njerëz marrin fitime nga filmi dhe këtë njerëzit nuk e kuptojnë”.

Pavarësisht kësaj, ai tha se ishte një ndjenjë e “shkëlqyeshme” që u shfaq “Bohemian Rhapsody”. “Mendoj se Freddie del me dinjitetin e tij, por pa u ndryshuar në asnjë mënyrë”, shtoi ai. “Është shumë i vërtetë… Mendoj se njerëzit janë të befasuar se sa afër me Freddie ishte Rami [Malek]. Është fenomenal mënyra se si ai futet disi brenda trupit të Freddie – brenda lëkurës së tij”.

Mbi 100 kandidatë me origjinë shqiptare, në zgjedhjet e Italisë

Zgjedhjet administrative italiane do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet europiane. Rundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor.

Votuesit e thirrur për të votuar për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë; mbi 3000 komuna, nga të cilat 5 kryeqendra rajoni (Firencë, Bari, Peruxhia, Potenca, Kampobaso) dhe 20 kryeqendra provincash: Askoli Piceno, Avellino, Bergamo, Biella, Kremona, Ferrara, Foxhia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia, Pezaro, Peskara, Prato, Rexhio Emilia, Rovigo, Verbania, Vercelli, Vibo Valentia.

Nga veriu në jug të Italisë – në mbështetje të listave dhe partive të ndryshme politike – do të ketë mbi 100 kandidatë me origjinë shqiptare. Lista është përpiluar nga Albania News, përcjell albinfo.ch.

Abruzzo

Marson Behari – UDC-Pescara Domani, Pescara

Calabria

Fred Bushaj – Insieme per un futuro migliore, Nocara – Cosenza

Emilia-Romagna

Ben Kulli – Forza Italia, Ferrara

Ornela Sejdini – Partito Democratico, Ferrara

Blendi Hila – Movimento 5 Stelle, Savignano sul Rubicone – Forlì/Cesena

Blerina Hila – Movimento 5 Stelle, Savignano sul Rubicone – Forlì/Cesena

Ledina Ndoj- “Fondamenta – Cambiamo Cesena dal basso”, Cesena – Forlì/Cesena

Ilda Beqo – Sinistra per Modena, Modena

Emilian Stafa – Obiettivo Castelfranco Emilia, Castelfranco Emilia – Modena

Silda Sulmina – Obiettivo Castelfranco Emilia, Castelfranco Emilia – Modena

Resli Bitincka – Forlì Bene Comune, Forlì/Cesena

Elona Demi – Per il Nuovo Comune, Sorbolo Mezzani – Parma

Alfred Pepa – Fratelli d’Italia, Reggio nell’Emilia

Friuli Venezia-Giulia

Adel Ibrahimi – Lega Salvini, Osoppo – Udine

Blerina Halili – Fagagna Voliamo Insieme, Fagagna – Udine

Dejnada Kasa – Forza Pavia, Pavia – Udine

Denis Bendo – Coltiviamo il Futuro, Castions di strada – Udine

Roland Ndoci – Progetto Basiliano, Basiliano – Udine

Xhoana Bushi – Il Bene in Comune, Paluzza – Udine

Leonora Bytyqi – Turriaco Democratica, Turriaco – Gorizia

Lombardia

Sonila Alushi – Lista Gori, Bergamo

Anisa Rama – Forza Italia, Bergamo

Borana Tartari – Partito Democratico, Bergamo

Valbona Kalaj – Uniti per Unire, Canonica d’Adda – Bergamo

Ardian Xhakolli – Scegli Amo Rozzano, Rozzano – Milano

Esmeralda Sinanaj – Fratelli d’Italia, Mariano Comense – Como

Teuta Balliu – Malgrate per Tutti, Malgrate – Lecco

Xheimina Dervishi – Più Castiglione, Castiglione Olona – Varese

Marche

Agur Mucaj – Vivere Ostra, Ostra – Ancona

Elda Basha – Uniti per Antonio Bravi, Recanati – Macerata

Fitim Bendaj – Idee in comune, Recanati – Macerata

Ina Karamani – Forza Popolare, Recanati – Macerata

Pranvera Rembi – Idee in Comune, Recanati – Macerata

Xhulio Masllavica – Forza Popolare, Recanati – Macerata

Klarita Grazhdani – Matteo Ricci Sindaco, Pesaro

Elvin Gajtani – Lega Pesaro, Pesaro

Fatmira Kajo – Una città in Comune, Pesaro

Piemonte

Admir Toto – Settimo Futura, Settimo Torinese – Torino

Arli Dervishi – Almese Bene Comune, Almese – Torino

Kristian Baci – Susa Futura, Susa – Torino

Akelina Konci – Forza Italia, Novi Ligure

Dashamir Kruja – Lista Civica ‘Biella è Gentile’, Biella

Gentjan Rizo – Partito Democratico, Biella

Eldira Karaboja – Flora Sindaco, Galliate – Novara

Albi Korreshi – #GalliateForFuture, Galliate – Novara

Marsilja Rakipi – Galliate Condivisa, Galliate – Novara

Ferdinant Kasa – Partito Democratico, Casale Monferrato – Alessandria

Nada Zhiti – Progressisti per Casale, Casale Monferrato – Alessandria

Armando Zotaj – Forza Italia, Casale Monferrato – Alessandria

Jozef Gjura – Vercelli con Maura Forte, Vercelli

Lulzim Celiku – Bra Cambia, Bra – Cuneo

Blerina Pajtesa -“Uniti per Bra”, Bra – Cuneo

Jerina Gostini – Bra bene comune”, Bra – Cuneo

Juljan Gazulli – “Monviso per Bra”, Bra – Cuneo

Dhurata Kastrati – “Carlotta Boffa”, Alba – Cuneo

Mirela Gega – Verzuolo per tutti, Verzuolo – Cuneo

Mrike Lisi – Sinistra Saluzzese, Saluzzo – Cuneo

Franceska Brruku – Insieme per Panero, Bra – Cuneo

Puglia

Uljana Gazidede – Democratici Ecologisti Progressisti per Bari, Bari

Eva Meksi – Bari Bene Comune, Bari

Gëzim Volaj – Lega Salvini, Gioia del Colle – Bari

Ejell Pjeshka – Mastrangelo Sindaco, Gioia del Colle – Bari

Irene Pisku – Rimettiamo in moto la città, Corato – Bari

Kozma Mone – Rimettiamo in moto la città, Corato – Bari

Maurizio Danushi – Forza Italia, Corato – Bari

Linda Byku – Amo Rutigliano, Rutigliano – Bari

Adelina Sadikaj – Giuseppe Mangiacotti Sindaco, San Giovanni Rotondo – Foggia

Luljeta Moriseni – Lega Salvini, Lecce

Magdalena Rushaj – Puglia popolare, Lecce

Eljona Dasholla – Democrazia Cristiana, Lecce

Alessia Beqiri – Casapound, Lecce

Sicilia

Arijana Hasani – UDC, Mazara del Vallo – Trapani

Toscana

Petrit Malaj – Nardella Sindaco, Firenze

Alida Qukaj – Punto a Capo, Firenze

Aljon Kociu – Sinistra Civica, Firenze

Besnik Mehmeti – Firenze + verde, Firenze

Enzo Ilazaj – Partito Comunista, Firenze

Demir Mustafa – Firenze Città Aperta, Firenze

Aibla Danushi – Siamo Monterotondo, Monterotondo Marittimo – Grosseto

Erjada Bullari – Per Ponsacco con Francesca Brogi Sindaco, Ponsacco – Pisa

Andi Kondi – Per un’altra San Giovanni, San Giovanni Valdarno – Arezzo

Flavjana Simoni – Per un’altra San Giovanni, San Giovanni Valdarno – Arezzo

Engi Halilaga, PD – Liberi Uguali Progressisti, San Giovani Valdarno – Arezzo

Edlira Mimani – Movimento 5 Stelle, San Giovanni Valdarno – Arezzo

Mejreme Tabaku – Cortona Patria Nostra, Cortona – Arezzo

Alba Mataj – Vivi Castiglion Fibocchi,  Castiglion Fibocchi – Arezzo

Leonatina Pepaj – Per un’altra San Giovanni, San Giovanni Valdarno – Arezzo

Mersim Fetahi – Uniti per il futuro di Castel San Niccolò, Castel San Niccolò – Arezzo

Donatela Hodaj – Città al Centro, Castiglione Fiorentino – Arezzo

Ina Dhimgjini – Candidato sindaco Livorno a Misura, Livorno

Arben Demiri – Livorno a Misura, Livorno

Kujtime Hoxha – Demos, Prato

Bahri Gurra – Demos, Prato

Mirushe Koci – Forza Italia, Prato

Moreno Paloka – Agliana Insieme, Agliana – Pistoia

Vojsava Meciti – Fratelli d’Italia, Agliana – Pistoia

Andi Bisku – Monsummano che Vogliamo , Monsummano Terme – Pistoia

Mirela Thomai – Lega Salvini premier, Empoli

Trentino Alto-Adige

Arbian Dobrozi – Agire per il Trentino, Borgo Valsugana – Trento

Gjulenar Rexhepi – Borgo-Olle uniti per il cambiamento, Borgo Valsugana – Trento

Glida Kodra – Levico e frazioni al centro, Levico Terme – Trento

Nikolle Nonaj – Impegno x Levico, Levico Terme – Trento

Pashk Vukaj – Levico e frazioni al centro, Levico Terme – Trento

Umbria

Aleksander Muzhani – Insieme per Baastia, Bastia Umbra – Perugia

Elona Gaxha – Patto x Foligno, Foligno – Perugia

Sara Metushi – Più in Alto, Foligno – Perugia

Shkelqim Xhaferri – Massimo Messi Candidato Sindaco, Preci – Perugia

Visjan Islami – Patto x Foligno, Foligno – Perugia

Veneto

Agim Lorenzo Danaj – Candidato Sindaco “5 Stelle”, Spinea – Venezia

Adrian Abazi – Movimento 5 stelle, Spinea – Venezia

Alessia Berhami – Ort, Ormelle – Treviso

Eni Beqini – Preganziol Viva, Preganziol – Treviso

Etmond Miraka – Liga Veneta, Preganziol – Treviso

Skender Bytyci – Martino de Marchi Sindaco, Paese – Treviso

Alida Shaba – Siamo Rovigo, Rovigo

Ardit Kodra – Obiettivo Rovigo, Rovigo

Enkelejda Borakaj – Rovigo più, Rovigo

Mirela Tafa – Forza Rovigo, Rovigo. / Albinfo.ch / KultPlus.com

Në Suedi do të mbahet një seminar për gjuhën shqipe

Në Suedi pritet të mbahet një konferencë dhe seminar për gjuhën shqipe dhe mësimin plotësues, përcjell albinfo.ch.

Nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjikë në Kosovë kanë njoftuar se ky aktivitet po organizohet në bashkëpunim me Lidhjen  e Shoqatave Shqiptare ”Iliria” në Suedi, Lidhjen e Arsimtarëve Shqiptarë ”Naim Frashëri” në Suedi, MASHT-in e Kosovës, SHLP-në e Cyrihut dhe NBV.

“Qëllimi i konferencës dhe seminarit është të mbajë gjallë frymën edukuese të mësuesve të gjuhës amtare, t’i rritë dijet e tyre për mësimdhënien dhe relacionin ndërmjet nxënësit-prindit-mësuesit, si dhe ndërmjet gjuhës shqipe-suedeze dhe ndonjë gjuhe të tretë a të katërt”, thuhet në njoftimin e MDIS-it.

Ndërkaq, ende nuk është njoftuar në detaje se kur dhe ku saktësisht në Suedi do të mbahet ky aktivitet. / albinfo.ch / KultPlus.com

Lodrat, rrobat e librat shkollorë të fëmijëve të vrarë në Kosovë, për herë të parë në një ekspozitë

Lodrat, rroba, librat shkollor, vizatimet e gjësendet e tjera që kishin lënë pas, fëmijët e vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë u prezantuan mbrëmë në ekspozitën “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”, shkruan KultPlus.

Ekspozita e cila u hap dje në Bibliotekën e Qytetit “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë iu dedikua 1024 fëmijëve të vrarë e 109 fëmijëve të tjerë të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kjo ekspozitë nuk u hap vetëm për ti kujtuar e nderuar viktimat, por edhe për të kërkuar të vërtetën për vrasjen e tyre.

Në hyrje të ekspozitës ishin të shkruar të gjithë emrat e të vrarëve, duke vazhduar me fotografitë e tyre e  gjësendet e tjera ku secila prej tyre mbante shënimet se kujt i përkisnin ato. Në këtë ekspozitë ishin të pranishëm shumë mysafirë e familjarë të të vrarëve të cilët gjatë gjithë kohës ishin të emocionuar dhe me lot kujtonin fëmijët e tyre.

Drejtoi i Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë Bekim Blakaj tha që ky Fond ka më shumë se që një vit që mendon që të ndërtoj një memorial për kujtimin e fëmijëve të vrarë, e po ashtu ai shtoi që në këtë ekspozitë është shfrytëzuar një pjesë nga hulumtimi 20 vjeçar i Fondit për të Drejtën Humanitare.

“Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka më shumë se një vit që planifikon që në 20-të vjetorin e luftës në Kosovë të ndërtojmë një memorial për fëmijët të cilët janë vrarë apo zhdukur si pasoj e luftës. Për përgatitjen e kësaj ekspozite është shfrytëzuar një pjesë e hulumtimit 20 vjeçar të Fondit për të drejt humanitare” tha Blakaj.

Dea Dedi, e cila ishte pjesë e ekipit të ekspozitës tha për KultPlus se që një vit kanë punuar intenzivisht për të mbledhur të dhëna nga familjarët e të vrarëve dhe se kjo ekspozitë ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit me ta.

“Që dy dekada Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka punuar që ti dokumentoj krimet e luftës, e që një vjet jemi duke punuar intenzivisht për të mbledhur të dhënat dhe i kemi kontaktuar familjarët, për të kuptuar se cila është mënyra më e mirë që ti kujtojmë fëmijët, sepse është një temë jashtëzakonisht e ndjeshme e gjitha kjo u bë e mundshme me bashkëpunimin e familjarëve” tha Dedi për KultPlus.

Ekspozita do të jetë e hapur një vit për publikun në ambientet e Bibliotekës së Qytetit “Hivzi Sulejmani”. Kjo ekspozitë u mundësua nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe u mbështet nga National Endoëment for Democracy (NED), Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Kuratore e ekspozitës ishte Blerta Hoçia. /Gzim Mujaj/ KultPlus.com

Veseli viziton lokacionin ku do të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit, gurthemeli vendoset në vitin 2020

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vizituar lokacionin në të cilin është paraparë të ndërtohet Muzeu i Gjenocidit në Kosovë.

Veseli ka propozuar që ky Memorial të ndërtohet në vendin që njihet si ish-tjegullorja në kryeqytet, në një hapësirë prej 9 hektarësh e cila aktualisht menaxhohet nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).

“Serbia ka kryer gjenocid mbi popullin tonë. Serbia dhe kryesit e krimeve do të përgjigjen për këtë gjenocid të kryer në Kosovë. I falënderoj të gjitha organizata që merret me ndriçimin e të vërtetesë të gjithë mekanizmat edhe vendorë edhe ndërkombëtar që kanë shprehur interesin për iniciativën tonë, edhe kongresin Amerikan që na ka mundësuar që të rrëfehen këto krime”.

Ditë më parë, Veseli paralajmëroi inicimin e formimit të një komisioni shtetëror i cili tashmë pritet të formalizohet të enjten në seancë parlamentare dhe pas punës së tij do të rezultojë edhe inicimi i hapave tjerë drejt formimit të Tribunalit Ndërkombëtarë. / Ekonomia online/ KultPlus.com

Televizioni gjerman: Derisa të tjerët ikin, regjisori Ilir Hasanaj u kthye në Kosovë

Televizioni i njohur gjermane “Arte” ka realizuar një sërë dokumentarësh për Kosovën.

Njëri ndër ta i kushtoi edhe regjisorit Ilir Hasanaj, shkruan albinfo.ch.

Deri në 100 mijë kosovarë të rinj kanë lënë vendin e tyre, që nga viti 2014. Por, regjisori 33-vjeçar Ilir Hasanaj, ka ndjekur rrugën e kundërt. Ai ishte larguar nga Kosova në vitet 1990 dhe tani është kthyer.

Në Prishtinë, ai ishte i përfshirë në ndërtimin e një qendre kulturore. Projekti i tij i fundit është një kinema alternative në mes të Prishtinës.

VIDEO

21 vite nga vdekja e Frank Sinatrës, një nga artistët më të mëdhenj të Shekullit XX

Francis Albert Sinatra ishte një këngëtar, aktor dhe producent amerikan dhe një nga artistët më popullorë e më me ndikim i shekullit XX. Ai është nga artistët muzikorë të të gjitha kohërave që ka shitur më shumë albume.

Frank Sinatra ishte padyshim një artist argëtues, një këngëtar zëri unikal i të cilit magjepste miliona njerëz.  „Ol’ blue eyes”, siç e thërrisnin amerikanët, Francis Albert Sinatra lindi në vitin 1915 në qytezën Hoboken në Nju Xhërsi. Qëkurse ishte adoleshent ai nisi të këndojë nëpër klubet e qytetit të tij të lindjes kundrejt bakshisheve që i jepnin dashamirësit. Për shkak të qëndrimit të rrëmbyer atë e përjashtuan nga shkolla pak përpara përfundimit, gjë që nuk e shqetësoi aspak sepse ai ëndërronte të bëhej këngëtar. Hapat e parë të karrierës Frank Sinatra i hodhi me kuartetin vokal The Hoboken Four, pak kohë më vonë ai debutoi solo në një lokal me një pagë prej 50 dollarësh në javë. Në vitin 1939 ai nënshkroi kontratë me Harry James, drejtues i një grupi muzikor dhe paskëtaj u publikua albumi i parë i Sinatras. Nga ky album u shitën 8000 kopje.

Sinatra prekte veçanërisht zemrat e tifozeve gra. Ai ishte i pari artist që shkaktoi histeri masive në vitet 1940: mijëra vajza të reja thërrisnin duke humbur ndienjat kur shikonin Sinatrën duke kënduar në skenë.

Në fillim të viteve 1950 nisi të shuhet shkëlqimi i Sinatras. Aferat e shumta me gratë dhe dyshimet për kontakte me mafian ia cënuan imazhin e fituar si njeri i pastër. Columbia Records anulloi kontratën dhe spektakli i parë televiziv i tij ishte një dështim. Ai e morri veten pas këtij dështimi të rëndë në karrierë me rolin në filmin klasik të Hollivudit “From Here to Eternity”.

Frank Sinatra ishte një ndër artistët më të sukseshëm të kohës. Ai fitoi 18 herë Grammy dhe mendohet të ketë shitur rreth 800 milionë disqe në mbarë botën. Më 14 maj 1998 ai ndërroi jetë nga një atak kardiak. Në Las Vegas u shuan dritat për dhjetë minuta në nderim të tij.

Në San Domenico të Taorminës vitet e fundit një trupë japoneze instalonte dritat dhe kamerat në një kënd interesant të kuvendit antik të shndërruar në hotel luksoz. Vemendja ishte drejtuar krejt te një zotëri me shtat pak më tepër se mesatar, veshur si s’ka më mirë, që luante në pianoforte të hatashmen “Night and Day”. Pastaj një gazetar e ndërpreu me një varg pyetjesh: ishte i pari ciak i një dokumentari për të, personazh i jashtëzakonshëm që si pensionist luante për turistë elitarë. Por një kohë… Një kohë Chico Scimone, i bukur, i fortë, pianist i talentuar, emigroi në SHBA me të parën nga pesë gratë e tij, aktoren spanjolle Aurora De Alba, e filloi të japë koncerte në klubet e natës në Nju Jork e Çikago. Më patën ndihmuar “miqtë””, tregonte Chico. “Bosët mafiozë siciliano-amerikanë ishin të gjithë nostallgjikë për tokën e tyre, vinin në koncerte, na takonin edhe në anijet kroçiera ku më rastiste të jepja shfaqje.” Ardhjet e tyre na krijonin plot ngatërresa me drejtësinë, por asnjë lidhje midis Scimone e mafia nuk është provuar kurrë. Edhe pse në klubin e tij të natës të Taorminës, “La Giara”, kalonin Richard Burton e Liz Taylor, Gregory Peck e Peter Ustinov, por edhe bosi i Cosa Nostra, Lucky Luciano, tashmë i padëshiruar në SHBA. Pianistja ka vdekur më 9 prill, 94 vjeçe. Nuk ka arritur ta lexojë emrin e tij në librin Sinatra – The life (Botues Knopf, 580 faqe), libri më i ri për The Voice (që sivjet do të mbushte 90 vjet, duke pasë lindur më 12 dhjetor 1915), shkruar nga Anthony Summers e Robbyn Swan. Autorët, që kanë hetuar gjatë marrëdhëniet Sinatra-mafia, temë qendrore e librit, e intervistuan Scimone më 2002. Thonë: “Frank kishte pasur marrëdhëniet me bosët njujorkas në vitet 1938-39. Pianisti Chico Scimone, që luajti shumë herë për Frank Costello e Willie Moretti, kujton – pa dhënë datë të saktë – se një herë Costello e ngarkoi për një detyrë të pazakonshme. “Miqtë e Nju Xhersit flisnin për një djalë me zë të bukur, donin ta dëgjonin, e prandaj organizuan një dëgjim special ku ai duhej ta shoqëronte këngëtarin me pianoforte.” Djali, tregon Scimone, ishte Frank: “Mafia – vazhdon ai – mund ta krijojë e fare lehtë ta shkatërrojë një karrierë.” Chico ka qenë i kthjellët deri në fund e nuk ka dyshim se në aventurën e tij të furishme amerikane të ketë pasur një takim me Sinatrën. Gjithë jetën Sinatra ka mohuar çdo lidhje me mafiozët, deri në dëshminë e fundit dhënë më 1980 para Nevada State Gaming Control Board, ku u betua për të kushedisatën herë se Willie Moretti, një nga më të adhuruarit e Lucky Luciano, “nuk ka pasur fare të bëjë me karrierën time”. Autorët, përkundrazi, flasin për njëfarë vëllazërie natyrore me mafiozët siciliano amerikanë imponuar nga gjyshërit nga babai, Francesco Sinatra e Rosa Sgalimbeni, që vinin nga i njëjti fshat, Lercara Friddi, për më tepër, nga e njëjta rrugicë, Via Margherita di Savoia, ku Salvatore Lucania, “në art” Lucky Luciano, kishte lindur më 1897.

Për lidhjet që Frank e Lucky kanë pasur nga vitet Dyzet (1940) deri në vdekjej e bosit mafioz në Itali më 1962, është shkruar shumë. Sinatra, me gazetarët si me gjyqtarët, minimizonte: “Ne artistët jemi njerëzorë me të gjithë. Shtrëngojmë dorën me të gjithë ata që vijnë të na përshëndesin.” Por në biografitë zyrtare, hollësitë për disa miqësi kanë mbetur gjithnjë tabù, edhe pse e bija Nancy, në librin “Frank Sinatra: An American Legend”, ribotuar më 1998, nuk e fsheh se është rritur duke i parë përqark gjithnjë “ata njerëz”. Autorët e librit të fundit nuk kanë përtuar t’ia lënë këtë fakti se ai ishte italian, madje sicilian, nga klani Sinatra (prindërit e tij gjatë proibicionizmit kishin një pijetore klandestine në Hoboken të Nju Xhersit, fshatit të lindjes të Frank). David Evanier, që ka shkruar librin “The Jimmy Roselli Story – Making the Wiseguy Weep (Botim i Farrar, Straus and Giroux, 1998), biografi e autorizuar e një këngëtari tjetër nga Hoboken, edhe ai sicilian, edhe ai disi gjenial, por jo si The Voice, thotë: “Kur fillova të jem famoz, mafiozët gjithnjë ishin të parët në karriket e teatrit me cigarishten e tyre në gojë. Më adhuronin, por donin të më vrisnin se nuk bëja lojën e tyre. I ndalonin nënat dhe motrat e tyre të më vrisnin.” Por jo gjithnjë mund t’iu thoshe jo: Roselli, që ende është gjallë, këndoi në dasmën e John Gotti Jr, kishte mes adhuruesve edhe Carlo Gambino e ishte disa herë mik në konakun e tij. E, sa për të demonstruar se bosët mafiozë, në thelb, kanë një shpirt si adhuruesit e tjerë, Larry Gallo urdhëroi të varroset në duar, në vend të tespieve, një album të Jimmy. Roselli për të cilin thoshte: “Një djalë i artë, simpatik, i besës.” Por tregon pa ngurim edhe atë që Sinatra nuk ka dashur kurrë ta pranojë: ato vite askush nuk do të hynte në qarqet e serisë A të klubeve të natës pa simpatinë e mafias. Joe E. Lewis, komiku që deshi të bënte në mendjen e vet, për pak sa nuk shkoi në atë botë, ndërsa Frank e Jimmy Durante, u hapërn dyert e Copacabana të Nju Jorkut (pronë e Frank Costello), të Latin Quarter në Boston e të lokaleve më të mira të Las Vegas, oaze të mafias së re. Sinatra ishte dinak, si italian i mirëfilltë kish një familje e tre fëmijë me të cilët merrej përditë, po jashte shtëpisë ishte mjeshtër i biznesve dhe i femrave. Kishte të dhëna që nuk i kish as Roselli as Durante, sex appeal e sy blu. Në foton që e tregon si të burgosurin 42799, bërë më 1938 nga policia e Nju Xhersit, 23 vjeçari Frank është i bukur deri në marramendje, me një bukuri dehüese e moderne diku mes Bowie e Di Caprio. Nuk kish vjedhur as vrarë kurrë, nuk kishte prekur femër me dorë. Por familja e kishte denoncuar. Një martesë e rrufeshme shfajësuese me Nancy, si në çdo familje të mirëfilltë siciliane, e sheshoi incidentin.

Frank Sinatra dikur shërbeu si korrier i Mafias dhe për pak i shpëtoi arrestimit kur ishte me një zarf që përmbante $3.5 milionë para të thata. Kështu artisti Jerry Lewis iu tregoi autorëve të një libri të ri, pjesë të të cilit u botuan në numrin më të ri të revistës Vanity Fair. Rrëfimi i Lewis është një nga historitë e shumta që e lidhin këngëtarin legjendar me krimin e organizuar në biografinë e paautorizuar „Sinatra: The Life”, e shkruar nga Anthony Summers dhe Robbyn Swan dhe që del më 16 maj nga shtëpia botuese Alfred A. Knopf. Sinatra gjithmonë i pati mohuar lidhjet me Mafian, ndërsa FBI publikoi materiale për këto lidhje në dhjetor 1998, shtatë muaj pas vdekjes së tij, duke e portretizuar këngëtarin-aktor si një mik të ngushtë të bosit mafioz të Çikagos, Sam Giancana. Dokumentet e FBI-së gjithashtu tregojnë se ai ka pasur takime me mafiozen Lucky Luciano gjatë udhëtimit të tij të vitit 1947 në Kubë dhe bënin të ditur se karriera e tij e hershme e të kënduarit ishte mbështetut nga një mafioz i famshëm i Nju Xhersit, me emrin Willie Moretti. Libri sjell fakte të reja që thuhet se ia ka dhënë Lewis, një nga shokët e Sinatrës në „Rat Pack” që nga vitet 1960. Lewis ka thënë se Sinatra transportonte para të Mafias. “Ai ishte me plot dëshirë kryes i porosive të mafiozëve,” është cituar nga autorët të ketë thënë Lewis. “Dhe unë jam dëshmitar i një rasti…në Nju Jork.” Lewis është cituar të ketë thënë se Sinatra ishte duke kaluar doganën me një zarf që përmbante “tre milionë e gjysëm” dhe zyrtarët e doganës deshën ta kontrollonin. Por të detyruar nga turmat që brohoritnin dhe e rrethonin artistin yll, zyrtarët hoqën dorë. Nëse ata do ta kishin kontrolluar, thotë Lewis, “ne kurrë nuk do të kishim dëgjuar më për të.” Lewis tha se rasti kishte ndodhur menjëherë pasi Luciano ishte përzënë nga Shtetet e Bashkuara për në Itali më 1946.

Me jetën sentimentale të Sinatrës është marrë me keqdashje tejet të helmët Kitty Kelley, që më 1987 botoi librin “A modo suo” (Botim i Longanesi & C.). Biografia e Sinatrës është shpërndarë edhe nëpër kujtimet e Lauren Bacall e Judy Garland, Lana Turner, Marilyn Monroe e Gloria Vanderbilt. Gerald Clarke, në librin “Get Happy – The life of Judy Garland” (Botim i Random House, 2000), vë në dyshim edhe burrërinë e Frank. Judy thotë se Frank nuk ishte kurrë në lartësinë e duhur. Ishte pra Sinatra dashuruesi misterioz që e detyronte divën të këndojë “Over the Rainbow” në mënyrën më të papërsëritshme? Frank Sinatra kishte marrëdhënie të përzemërta me të gjitha të dashurat, por kishte edhe avokatë të mirë dhe dinte si t’i sulmonte gazetarët pa hamendnin pa prova kundër tij. E mbi të gjitha dinte t’i mbante “miqtë” larg jetës së tij publike; në një botë ku mediat nuk ishin pasuruar si sot, ia arrinte t’i administronte gjithsesi mirë. “Pasi Luciano u ekstradua në Itali, Sinatra, edhe ai në vizitë në këtë vend, bëri gjithçka për të mos e takuar, por ata të dy shkëmbyen shumë telefonata,” tregon shoqja e fundit e bosit, Adriana Rizzo, që flet për një shkrepse ari që artisti ia ka dhuruar me kushtimin “Mikut tim të dashur Charlie Luciano”, duke vënë poshtë firmën që miliona vajza amerikane do të donin ta kishin në fletoret e tyre. Sepse që nga viti 1945, pasi la orkestrën e Tommy Dorsey, Frank ishte një idhull i muzikës idolo pop që bllokonte trafikun në Times Square kur luante në Paramount Theater. Publiku rrinte në radhë që pa çelur dita për biletat e koncerteve. Bono i U2, shumë kohë më vonë, pasi kishte duetuar me Frank “I’ve Got You Under My Skin”, e pagëzoi “Big Bangu i muzikës pop”. Po kush e bindi Dorsey ta ndërpresë kontratën me Sinatrën? Kush e pagoi shumën që lideri i grupit kërkonte për ta lënë të lirën Sinatrën të bëhej solist? Kush e futi në Hollivud nga dera kryesore e studios MGM? Miqtë. Ata ishin atje kur ende nuk ishte The Voice. Ishin edhe kur ylli i Frank po perëndonte për shkak të zërit të lodhur, nervave të prishura nga dështimi i martesës me Ava Gardner e plot travajeve të tjera.

Beogradi do të ballafaqohet me masat e dhunshme të Serbisë në Kosovë, këtë do ta shpërfaqë Ismet Sijarina

Festivali “Mirëdita, dobar dan!”, ngjarje kjo unike që ka prezantuar skenën kulturore dhe shoqërore të Kosovës në Beograd që nga viti 2014, do të mbahet nga 29 maji deri më 1 qershor të këtij viti. Qëllimi i festivalit është që përmes prezantimit të artistëve dhe performuesëve të cilët përfaqësojnë skenën kulturore e bashkëkohore të Kosovës të bashkojnë komunitetet shoqërore e kulturore të Kosovës dhe Serbisë dhe të krijohet një traditë bashkëpunimi, që do të kontribuoj në arritjen e një normalizim të qëndrueshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ashtu sikur edhe gjatë viteve të kaluara, edhe këtë vit vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës përmes një sërë dramash, shfaqjesh, filmash, koncertesh dhe ekspozitash. Një pjesë e festivalit do t’i kushtohet diskutimeve dhe debateve për të ardhmen e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd dhe rëndësinë e bashkëpunimit për të dy shoqëritë.

Hapja zyrtare e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” do të bëhet të mërkurën me 29 maj me shfaqjen e filmit “Cold November”, me regji të Ismet Sijarinës, film ky i cili është prezantuar në shumë festivale ndërkombëtare të filmit të cilat kanë rezultuar me dy çmime dhe tre nominime.

Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.

Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.

Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie Sevdije Kastrati, Montazher Vladimir Pavlovski, Muzika Jericho, Producent Fatmir Spahiu, Arian Krasniqi, Regjia Ismet Sijarina.

Por, një ngjarje (event) e cila do t’i paraprijë hapjes do të jetë performanca artistike “Let’s make love” nga Shkumbin Tafilaj. Gjatë festivalit, publiku do të ketë mundësinë të shoh filmin dokumentar “Ferdonija”, film ky nga Gazmend Bajri, i cili tregon jetën e një gruaje që ka humbur tërë familjen e saj gjatë luftës së fundit në Kosovë. Një shfaqje teatrore me regji nga aktori dhe regjisori i famshëm shqiptar Enver Petrovci e titulluar “Kreolet e Ballkanit” do të prezantohet gjatë festivalit për të gjithë dashamirësit e teatrit. Gjatë festivalit do të organizohen tre debate të ndryshme për të diskutuar çështje lidhur me personat e pagjetur, shkrimin e dramave të reja në Kosovë dhe librat e historisë. Së bashku me këto debate, do të promovohen tre botime specifike: Libri i Kujtesës me tregimet e familjeve të të pagjeturve “Të jetosh me kujtimet e të pagjeturve” të botuar nga forumZFD në Kosovë dhe Integra, “ONE FLEW OVER THE KOSOVO THEATER – Një Antologji e Dramës Bashkëkohore nga Kosova” botuar nga Multimedia (Kosovë) dhe Beton (Serbi). “Historia e Kosovës në tekstet e historisë së Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë”, shkruar nga Shkëlzen Gashi dhe botuar nga Alter Habitus.

Performanca përmbyllëse e edicionit të këtij viti do të jetë një koncert shumë emocionues i grupit trio “Don’t listen to your neighbours” nga Kosova, të cilët janë të mirënjohur sepse kanë mbajtur gjithmonë një koleksion të rafinuar të repertorit tradicional shqiptar dhe në vitet e fundit ata kanë zhvilluar një stil mjaft unik me elemente të xhazit të cilat na vijnë në mënyrë të sofistikuar. Më pas, performanca e DJ Matale-s nga Prishtina do të përmbyllë festivalin “Mirëdita, dobar dan!” 2019.

Frymëzim për festivalin “Mirëdita, dobar dan!” është aktori i mirënjohur shqiptar, kosovar, jugosllav por edhe i tërë botës, Bekim Fehmiu i cili simbolizon unitetin por edhe ndarjen, por gjithashtu edhe mundësinë e bashkimit të dy hapësirave kulturore në një të vetme.

Festivali do të mbahet në disa lokacione. Hyrja, si në vitet e kaluara, do të jetë pa pagesë.

Festivali organizohet nga Integra (Kosovë), Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), dhe Iniciativa Qytetare (Serbi), me mbështetjen e Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS), Fondacioni për Shoqëri të Hapur në Serbi, Rockefeller Brothers Fund (RBF), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës. / KultPlus.com

Vdes plaka që u bë e njohur në videon me Bajram Rexhepin, nëna e një dëshmori dhe një martiri

Sherife Syla, nëna e dëshmorit Kadri Syla, ka vdekur të hënën në moshën 79 vjeçe. Nëna Sherife, ishte bërë e njohur me videon e postuar në kanalin Youtube, duke e sharë ish-kryeministrin tashmë të ndjerë, Bajram Rexhepi.

Rexhepi, gjatë një përvjetori të masakrës së Raçakut i shoqëruar nga ish-ministri, Fehmi Mujota, përkulët dhe e merr në ngryk, nënën e dëshmorit dhe të një martiri, e cila po ashtu ka humbur edhe bashkëshortin duke e ngushëlluar.

“Bonu e fortë oj loke se e di çka ke përjetu, ishalla Zoti ua shpagun atyre që…”, i thotë Rexhepi nënës Sherife nga Shtimja.

“Po valla na keni ba e na keni këqyr, falemineres, ja na keni q… nanën”, ia kthen ajo.

Rexhepi, nuk përmbahet nga buzagazi.

Nëna Sherife në luftën e fundit ka humbur dy djem dhe bashkëshortin. Ajo është varrosur të hënën në Shtime. / Insajderi / KultPlus.com

Pse një kohë ecte kokë-ulur Princesha Diana?

Princesha Diana ka 22 vjet që ka ndërruar jetë dhe ishte një ndër yjet më të mëdha të familjes mbretërore britanike.

Çdo ditë po botohen letra të ndryshme të britanikes dhe tashmë së fundi familja mbretërore është në qendër të vëmendjes për shkak të lindjes së anëtarit më të ri të pagëzuar me emrin, Archie.

Princesha Diana gjithmonë është fotografuar deri sa ka ecur kokë-ulur dhe për këtë ka një shpjegim.

“Kur unë e shoh këtë fotografi nga martesa ime, nuk kishte të bënte me ngrysjen, por nuk ishte kështu. Unë isha e frikësuar. Unë kisha frikë nga vëmendja e madhe dhe pas gjashtë vjetëve kam filluar të ndihem mirë për veten. Një ditë isha askushi dhe papritmas u bëra Princeshë e Uellsit… Kjo ishte shumë për mua “, kishte pohuar princesha në një intervistë që u botua kohët e fundit.

Sekretari Mbretëror, Dickie Arbiter pohon se kjo nuk ishte e vetmja arsye që Diana ecte kokë-ulur.

Ai thotë se princesha për shkak të lartësisë së saj (178 cm), gjithmonë qëndronte kokën poshtë duke folur me njerëz. /Telegrafi/ KultPlus.com

Gashi me tatuazh të ri, përjetëson Kosovën në trup

Gashi po vazhdon të bëjë karrierë prej këngëtari përtej oqeanit Atlantik, Shtetet e Bashkuara.

Reperi shqiptar javë më parë ka sjell këngën më të re të titulluar “My Year”, i cili u mirëprit prej fansave të tij.

Ai vazhdon të jetë aktiv edhe në rrjetet sociale teksa po sjell imazhe dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundi, këngëtari që në realitet quhet Labinot Gashi, ka shtuar në trup një tatuazh të ri që ka të bëjë me vendlindjen.

Rep-artisti në barkun e ekspozuar në rrjetet sociale tregon se ka shkruar Kosovo gjersa në afërsi të kërthizës ka vizatuar edhe një lugë.

Këngëtari ditë më parë ka zbuluar se ka incizuar këngën e parë latine “Incizova këngën e parë latine dhe videoklipin në Kolumbi. Shpresoj që do t’u pëlqejë”. /Telegrafi/ KultPlus.com

Suksesi në Beograd, O’Connell dhe Bytyqi përgëzojnë nxënësit e shkollës “Faik Konica”

Ambasadori britanik, Ruairí O’Connell, dhe ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojnë Shkollën Fillore “Faik Konica” në Prishtinë me rastin e suksesit të treguar në garën rajonale në Beograd.

Kjo vizitë bëhet në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e Shekullit 21” i cili është një projekt ambicioz i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e arsimit, me qëllimin e rritjes së perspektivës në punësim duke i pajisur nxënësit me shkathtësi koduese duke përdorur pajisjen ‘microbit’, dhe përmirësimin e praktikave në klasë, dhe duke i trajnuar mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve.

Në Kosovë ky projekt implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, kurse shkolla fillore “Faik Konica” ka qenë njëra nga shkollat pjesëmarrëse në fazën e parë pilot të këtij projekti.

Dy shkollat fituese nga Kosova në garën kombëtare në kodim me pajisjen microbit “Nazim Gafurri” dhe “Faik Konica” morën pjesë në garën rajonale të organizuar në kuadër të “Samitit Digjital në Beograd” me ç’rast shkolla “Faik Konica” fitoi vendin e dytë.

Ambasadori britanik dhe ministri i Arsimit do të vizitojnë shkollën “Faik Konica” me qëllimin që t’i përgëzojnë nxënësit për suksesin e treguar. / KultPlus.com

Haradinaj: Qeveria përkrahë arsimin e lartë në Kosovë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim një delegacion të profesorëve dhe Dekanëve nga Universiteti i Prishtinës, “Hasan Prishtina”, të kryesuar nga rektori, Marjan Dema, me të cilët ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi.

Me këtë rast, Haradinaj shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e Universitetit të Prishtinës dhe arsimit të lartë në përgjithësi, duke vlerësuar se ngritja e cilësisë në arsim është e një rëndësisë të veçantë për vendin, marrë parasysh trendët dhe zhvillimet e hovshme globale.

“Universiteti i Prishtinës është aset kombëtar dhe pikë orientuese e zhvillimit të shoqërisë tonë, të cilin Qeveria e vendit do ta mbështes në vazhdimësi, me qëllim të avancimit profesional, konform trendëve globale”, tha Haradinaj.

Në këtë takim, Haradinaj u informua për sfidat e Universitetit të Prishtinës, me theks të veçantë mungesën e laboratorëve dhe me mënyrën e rifunksionalizimin efektiv të Instituteve në Fakultetet përkatëse, si dhe në mbrojtjen e profesioneve të veçanta dhe rigjenerimin e kapaciteteve kadrovike, sidomos në Inxhinierin Elektrike dhe në fushën e matematikës.

“Arsimi si një nga prioritet kryesore të Qeverisë do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme edhe në të ardhmen. I gëzohemi arritjeve dhe sukseseve të studentëve tanë të cilët duhet të jenë konkurrentë për tregun global”, tha kryeministri Haradinaj, duke vlerësuar se është e rëndësisë së veçantë që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe investimi në infrastrukturën e domosdoshme për zhvillim normal të punës në arsimin e lartë.

Në këtë takim, palët u darkoduan që të bëhet një plan për rishqyrtimin e normativave ligjore të Arsimit të lartë si dhe shpenzimet e nevojshme. /Telegrafi/ KultPlus.com

10 përfitime shëndetësore të muzikës

A nuk është interesante se si dëgjimi i një kënge të veçantë mund të sjellë një kujtesë të veçantë ose të bëjë që ju të ndiheni të lumtur apo të qetë ose të kërceni? Njerëzit lindin me aftësinë për të treguar dallimin mes muzikës dhe zhurmës. Truri ynë në të vërtetë ka rrugë të ndryshme për përpunimin e pjesëve të ndryshme të muzikës. Dhe, muzika e shpejtë mund të rrisë normën e zemrës, frymëmarrjen dhe presionin e gjakut, ndërsa muzika e ngadalshme ka tendencë të ketë efekt të kundërt.

1.Përmirëson gjendjen shpirtërore.

Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës mund të përfitojë mirëqenien e përgjithshme, të ndihmojë në rregullimin e emocioneve dhe të krijojë lumturi dhe relaksim në jetën e përditshme.

2.Redukton stresin.

Dëgjimi i muzikës “relaksuese” (që përgjithësisht konsiderohet të ketë ritëm të ngadaltë, katran të ulët dhe pa tekst) ka treguar që redukton stresin dhe ankthin tek njerëzit e shëndoshë dhe në njerëzit që i nënshtrohen procedurave mjekësore (p.sh. kirurgji, dentare, kolonoskopi).

3.Pakëson ankthin.

Në studimet e njerëzve me kancer, dëgjimi i muzikës së kombinuar me kujdesin standard redukton ankthin krahasuar me ata që morën vetëm kujdesin standard.

4.Përmirëson stërvitjen.

Studimet sugjerojnë se muzika mund të përmirësojë ushtrimin aerobik, të nxisë stimulimin mendor dhe fizik dhe të rrisë performancën e përgjithshme.

5.Përmirëson memorien.

Hulumtimet kanë treguar se elementet e përsëritura të ritmit dhe melodisë ndihmojnë trurin tonë të formojë forma që rrisin kujtesën. Në një studim të të mbijetuarve me problem të kujtesës, dëgjimi i muzikës i ndihmoi ata të përjetonin më shumë kujtesë verbale, pak konfuzion dhe vëmendje më të fokusuar.

6.E lehtëson dhimbjen.

Në studimet e pacientëve që u shëruan nga kirurgjia, ata që dëgjuan muzikë para, gjatë, ose pas operacionit, kishin më pak dhimbje dhe më shumë kënaqësi në krahasim me pacientët të cilët nuk e dëgjonin muzikën si pjesë të kujdesit të tyre.

7.Ofron rehati.

Terapia muzikore është përdorur gjithashtu për të rritur komunikimin, përballimin dhe shprehjen e ndjenjave të tilla si frika, vetmia dhe zemërimi në pacientët që kanë një sëmundje serioze dhe që janë në kujdesin përfundimtar.

8.Përmirëson njohjen.

Dëgjimi i muzikës mund të ndihmojë gjithashtu njerëzit me kujtesën e Alzheimerit që kujtimet e dukshme kanë humbur dhe madje ndihmojnë në mbajtjen e disa aftësive mendore.

9.Ndihmon fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit.

Studimet e fëmijëve me çrregullim të spektrit të autizmit që morën terapi muzikore treguan përmirësim në përgjigjet sociale, aftësitë e komunikimit dhe aftësitë e vëmendjes.

10.Zbaton foshnjat e parakohshme.

Muzika e gjallë dhe ninullat mund të ndikojnë shenjat vitale, të përmirësojnë sjelljet e ushqyerjes dhe modelet e gjirit në foshnjat e parakohshme, dhe mund të rrisin periudhat e zgjatura të shteteve të alarmit të qetë. / KultPlus.com

Dua Lipa pozon me dy çmime të “Recording Academy”

Dua Lipa është një ndër këngëtaret më të suksesshme shqiptare në rrafshin ndërkombëtar.

Ajo gjatë vitit të kaluar ka marrë një numër të madh të çmimeve duke sjell edhe këngë të reja muzikore.

Lipa ka vazhduar edhe këtë vit me suksese të reja, ku dje ka marrë edhe dy çmime të tjera.

Kështu së paku ka bërë të ditur 23-vjeçarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka pozuar me çmimet e “Recording Academy”.

“Unë e di se dita e nënave në SHBA ishte dje, por unë duhet të them se ndihem si një nënë krenare e këtyre dyja çmimeve të arta që sapo arritën sot”, ka shkruar këngëtarja në rrjetet sociale.

Theksojmë se Dua do të jetë në Prishtinë gjatë festivalit “Sunny Hill”, por që nuk do të performojë pasi që dëshiron të shijoj këndimet e kolegëve.

Ndryshe, Lipa i ka ndalur të gjitha koncertet muzikore duke u përqendruar në këngët e reja që do të jenë pjesë e albumit të ri. /Telegrafi/ KultPlus.com

Trump shtron iftar në Shtëpinë e Bardhë, Vlora Çitaku darkon përkrah Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka shtruar iftar në Shtëpinë e Bardhë ku ishin të ftuar shumë zyrtarë të lartë, në mesin e të cilëve edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan KultPlus.

Mirëpo, në këtë darkë, ajo që bie në sy është se Çitaku ka darkuar pikërisht përkrah presidentit të SHBA-ve, gjë që e ka potencuar edhe vet Çitaku.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë postimin e Vlora Çitakut, e cila ka njoftuar se me presidentin Trump ka folur edhe për shtetin e Kosovës.

Pata nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në darkën e iftarit të shtruar në Shtëpinë e Bardhë të isha e ulur përkrah Presidentit të Shteteve të Bashkura të Amerikës, Z. Donald J. Trump.

Presidentit Trump i tregova se në shtetin tonë sekular, ka një kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet religjioneve.

Poashtu, e njoftova në detaje mbi sfidat me të cilat ballafaqohemi aktualisht në Kosovë dhe biseduam mbi domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të SHBA-ve në proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon shteti ynë i ri.

Në darkë ishin të pranishëm zyrtarë të lartë të administratës Amerikane, Zv Presidenti Pence, Sekretari i Mbrojtjes Shanahan, Sekretari i Thesarit Mnuchin, Ambasadorë, etj./KultPlus.com

Edi Rama për televizionin serb: Nuk dua kufij me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Serbinë

Shqiptarët në Shqipëri dhe Kosovë janë vëllezër që tani jetojnë në dy vende të ndryshme dhe duhet të bashkohen, tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në një intervistë për TV Pink, Rama tha se ai e sheh këtë bashkim si pjesë të rrugës për në BE.

Kryeministri i Shqipërisë thotë se është për një rajon pa kufij.

“Nuk dua kufirin me Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë, Serbinë. Duhet të punojmë për ta bërë atë të ndodhë “, tha Rama.

Sipas tij, Serbia duhet të përballet me realitetin dhe të pranojë se Kosova është shtet i pavarur dhe i lirë.

“Nevoja për pajtim është e pashmangshme, dhe sa më shumë Serbia vazhdon të besojë në këtë ëndërr se kjo nuk ka ndodhur ose se ajo mund ta parandalojë atë, do të jetë më e dhimbshme për të gjithë”, tha Rama.

Rama tha se ai kurrë nuk foli për të ashtuquajturën Shqipëri e madhe dhe se është termi i hartuar për t’u përdorur kundër shqiptarëve.

Ai tha se besonte se serbët dhe shqiptarët mund të bënin për Ballkanin çfarë bëri Franca dhe Gjermania për Evropën.

Në një pjesë të intervistës, ai foli edhe për simbolin e shqiponjës me dy koka, duke thënë se kjo nuk do të thotë asgjë të keqe për të tjerët dhe se është një simbol i njohjes së shqiptarëve./gazetaexpress/ KultPlus.com

“Pikachu” përpiqet të largojë nga froni “Avengers”- por nuk ia del për pak

“Pokemon Detective Pikachu” këtë fundjavë e pati një betejë të ngushtë me “Avengers: Endgame” për inkasimet këtë fundjavë, por superheronjtë arritën ta mbajnë fronin edhe një herë.

Walt Disney Co. tha të dielën se blockbusteri i Marvelit i ka fituar rreth 63.1 milionë dollarë nga fundjava e vet e tretë në kinematë e Amerikës së Veriut, duke e ngritur bruton vendore në 723.5 milionë dollarë, dhe duke i tejkaluar totalet e “Black Panther” dhe “Avengers: Infinity War.”

Në nivel ndërkombëtar, filmi i shtoi 102.3 milionë dollarë, duke e ngritur totalin global në pak më pak se 2.5 miliardë dollarë, dhe kështu mbetet shfaqja e dytë më e madhe në të gjithë botën, prapa “Avatarit” (2.8 miliardë dollarë), shkruan KOHA Ditore.

Por pas tre javë të dominimit të “Avengers”, tregu më në fund e kishte një hapësirë për një film tjetër që të bëjë ndikim thelbësor. Warner Bros. arriti ta tërheqë një audiencë të konsiderueshme në filmin e vet aksion “Pokemon Detective Pikachu”, i cili u hap në 4,202 kinema dhe i fitoi rreth 58 milionë dollarë nga shitjet e biletave.

“Çfarë rezultati i mahnitshëm”, tha Jeff Goldstein, drejtor i Warner Bros për distribuimin vendas. “Është shumë kënaqësi ta shohësh ‘Detective Pikachu’ ta ketë këtë lloj hapjeje.”

Image

Dhe nuk ka fare mëri që “Endgame” e tejkaloi “Pikachu” në fund.

“Ishte kënaqësi ta fitonim natën e së premtes, por siç thonë në golf, ju e luani lojën tuaj dhe jam i kënaqur me rezultatin tonë,” shtoi Goldstein.

Ai (filmi) madje e mundi “Endgame” ndërkombëtarisht me një diferencë shumë të ngushtë, me një total prej 103 milionë dollarë./KultPlus.com