“Vetëm budallenjtë janë të kënaqur…”, Danilo Kish, këshilla një shkrimtari të ri

Kultivo dyshimin ndaj ideologjive dhe parimeve dominuese

Qëndro larg nga parimet.

Ki mendjen të mos e ndotësh gjuhën tënde me atë të ideologjive.

Binde veten se je më i fortë sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.

Mos beso se je më i dobët sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.

Mos beso në projekte utopike, përveç se tek ato që i koncepton vetë ti.

Tregohu njëlloj krenar përpara parimeve dhe turmave.

Ki ndërgjegjen e qetë për sa u përket privilegjeve që të jep zanati yt prej shkrimtari.

Mos ngatërro mallkimin e zgjedhjes tënde me shtypjen klasore.

Mos u obsesiono nga urgjencat historike dhe mos beso në metaforën e trenave të historisë.

Domethënë mos vrapo të hipësh në «trenat e historisë»: është vetëm një metaforë idiote.

Kujto gjithmonë këtë thënie: «Kush godet objektivin, gabon gjithçka».

Mos shkruaj reportazhe për vende që i ke vizituar si turist: të mos shkruash aspak reportazhe, nuk je gazetar.

Mos beso në statistikat, numrat, deklaratat publike: realiteti është ajo që nuk shikohet me sy të lirë.

Mos vizito fabrikat, kolkozet, kantieret: përparimi është diçka që nuk shikohet me sy të lirë.

Mos u merr me ekonomi, sociologji, psikanalizë.

Mos ndiq filozofitë orientale, zen-in, budizmin, tj., ke gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Ji i vetëdijshëm për faktin se fantazia është motra e gënjeshtrës, kështu që është e rrezikshme.

Mos u shoqëro me asgjë: shkrimtari është i vetëm.

Mos u beso atyre që thonë se kjo është më e keqja e botëve.

Mos beso tek profetët, pasi je ti profeti.

Mos bëj profetin, arma jote është dyshimi.

Ki ndërgjegjen e qetë. Parimet nuk kanë të bëjnë me ty: je ti parim.

Ki ndërgjegjen e qetë. Minatorët nuk kanë të bëjnë me ty: je ti minator.

Dije se ajo që nuk u ke thënë kurrë gazetave nuk ka humbur përgjithmonë: është torfa.

Mos shkruaj me komandë për faktet e ditës.

Mos vër bast mbi çastin. Do të pendoheshe.

Mos vër bast as mbi përjetësinë. Do të pendoheshe.

Ji i kënaqur me fatin tënd. Vetëm budallenjtë janë të kënaqur.

Mos ji i pakënaqur me fatin tënd. Je një njeri i zgjedhur.

Mos kërko shfajësime morale për njerëz që kanë tradhëtuar.

Ruaju nga «koherenca e tmerrshme».

Ruaju nga analogjitë false.

Besoju atyre që e paguajnë shtrenjtë moskoherencën e tyre. Mos u beso atyre që e shesin shtrenjtë moskoherencën e tyre.

Mos mbështet relativitetin e të gjitha vlerave. Hierarkia e vlerave ekziston.

Priti me indiferencë shpërblimet e princave, por mos bëj asgjë për t’i merituar.

Bindu se gjuha më të cilën shkruan është më e mira e të gjithave, pasi nuk ke tjetër.

Bindu se gjuha në të cilën shkruan është më e keqja, anipse nuk do ta ndryshoje me asnjë.

Mos ji servil. Princat të marrin për portier.

Mos ji mendjemadh. Do te dukesh si portieri i parimeve.

Mos beso se ajo që shkruan është e kotë nga pikëpamja sociale.

Mos beso se ajo që shkruan është një punë «shoqërisht e dobishme».

Mos besoj se ti vetë je një anëtar i dobishëm i shoqërisë.

Mos lejo të bindesh se për këtë je një parazit i shoqërisë.

Krijo një opinion personal për gjithçka.

Mos e shpreh opinionin tënd personal për gjithçka.

Fjalët e tua janë më të çmuarat.

Mos fol në emër të kombit tënd. Kush je ti që të përfaqësosh këdo, përveç vetvetes?

Mos qëndro në opozitë. Ti nuk je përballë, je nën.

Mos u vendos përkrah pushtetit. Ti je sipër.

Lufto padrejtësitë sociale, pa e bërë atë program.

Mos lejo që lufta kundër padrejtësive sociale të të shmangë nga rruga jote.

Njihe opinionin e të tjerëve dhe më pas harroje.

Mos bëj ndonjë program politik, mos bëj asnjë program. Ti krijon nga magma dhe nga kaosi i botës.

Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.

Mos ji shkrimtar i pakicave.

Sapo një komunitet kërkon të të të adopotojë, vure veten në diskutim.

Mos shkruaj për «lexuesin mesatar»: të gjithë lexuesit janë mesatarë.

Mos shkruaj për elitën. Elita nuk ekziston. Elita je ti.

Mos mendo për vdekjen dhe mos harro se je i vdekshëm.

Mos beso në pavdekshmërinë e shkrimtarëve, janë budallallëqe profesorësh.

Mos ji serioz në mënyrë tragjike. Është gjë komike.

Mos bëj komedianin. Bojarët janë mësuar me argëtimin.

Mos bëj lolon e oborrit.

Mos beso se shkrimtarët janë «ndërgjegja e njerëzimit»: ke parë tashmë shumë batakçinj.

Mos e beso se je asgjë dhe askushi: ke eksperimentuar tashmë se princat kanë frikë nga poetët.

Mos shko drejt vdekjes për asnjë ide dhe mos bind asnjë që ta bëjë.

Mos ji frikacak dhe përbuzi frikacakët.

Mos harro se heroizmi kërkon një çmim shumë të lartë.

Mos shkruaj në raste festash dhe përkujtimesh.

Mos shkruaj elozhe: do të pendoheshe.

Mos shkruaj fjalime funebër për heronjtë e kombit: do të pendoheshe.

Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, hesht.

Ruaju nga gjysmë të vërtetat.

Kur e gjithë bota feston, nuk ka arsye që edhe ti të marrësh pjesë.

Mos u bëj favore princave dhe bojarëve.

Mos ji tolerant prej edukatës.

Mos e përhap të vërtetën me çdo kusht: «Me budallenjtë nuk debatohet».

Mos u bind se të gjithë kanë njëlloj të drejtë dhe se shijet nuk diskutohen.

«Të jesh dy veta gabim nuk do të thotë se po dy veta mund të kenë të drejtë» (Karl Popper).

«Të pranosh se një tjetër ka të drejtë nuk na mbron nga një rrezik i mëtejshëm: të besuarit se ndoshta të gjithë kanë të drejtë» (idem).

Mos debato me injorantët për gjëra që i dëgjojnë për herë të parë nga ty.

Mos ki mision.

Ruaju nga ata që kanë mision.

Mos beso në «mendimin shkencor».

Mos beso tek intuita.

Ruaju nga cinizmi, edhe nga i joti.

Shmang klieshetë ideologjike dhe citimet.

Ki kurajo të thuash se poezia e Aragonit për lavdinë e GPU-së është turp.

Mos kërko rrethana lehtësuese.

Mos u bind se në polemikën Sartre – Kamy kishin të drejtë të dy.

Mos beso në të shkruarën automatike dhe në «papërcaktueshmërinë e qëllimshme»: ti aspiron për qartësinë.

Refuzo shkollat letrare që të imponohen.

Kur dëgjon të flitet për «realizëm socialist», hiq dorë nga çdo diskutim i mëtejshëm.

Lidhur me temën «letërsi e impenjuar» rri i heshtur si peshku. Lërua profesorëve.

Tregoji rrugën kujt krahason kampet e përqëndrimit me Burgun e la Santé.

Mallkoje 100 herë atë që thotë se Kolyma ishte ndryshe nga Auschwitz.

Kush pohon se në Auschwitz shfarosnin vetëm morrat dhe jo njerëzit, kape për leckash dhe flake tej.

Dhe kush thotë se e gjitha kjo përfaqëson një «domosdoshmëri historike», bëji të njëjtën gjë. / KultPlus.com

Shqyrtohet draft-rezoluta për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë

Komisioni Ad-hoc do të mbajë sot mbledhje lidhur me hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë.

Gjatë kësaj mbledhje do të shqyrtohet edhe draft-rezoluta për krimet e kryera nga ana e ish-regjimit shtetëror serb në Kuvend.

Kështu është thënë në njoftimin për media.

“Mbahet mbledhja e Komisionit Ad-hoc për hartimin e Projekt-Rezolutës për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë në të cilën do të shqyrtohet Draft-rezoluta për gjenocidin, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës në Kosovë të shkaktuara nga ana e ish-regjimit shtetëror serb. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 14:00)”, thuhet në njoftim.

Në seancën e 15 prillit, Kuvendi i Kosovës me 66 vota pati miratuar formimin e komisionit Ad-hoc të propozuar nga deputeti Bilall Sherifi, për gjykimin e krimeve të luftës nga shteti serb ndaj popullit të Kosovës, shkruan Telegrafi.

Anëtarë të këtij komisioni janë Armend Zemaj nga LDK, Mërgim Lushtaku nga PDK, Aida Dërguti nga PSD, Saranda Bogujevci nga VV, Muharrem Nitaj nga AAK, Bilall Sherifi nga Nisma, dhe Danush Ademi nga grupi 6+.

Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi gjatë një konference të mbajtur dje, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që sa më shpejt të miratojë rezolutë për krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

“E theksoj edhe një herë, sot kërkoj nga institucionet e Kosovës që shpejt dhe urgjentisht, Kuvendi në të ardhmen e afërt të nxjerr rezolutën për krimet e Serbisë në Kosovë”, u shpreh Thaçi. /KultPlus.com

Të gjitha çmimet në “Billboard Music Awards 2019”

Mbrëmja e ndarjes së çmimeve “Billboard Music Awards 2019” u mbajt në MGM Garden Arena në Las Vegas, më 1 maj.

Me nikoqire Kelly Clarkson dhe artisten Cardi B e cila dominonte e nominuar në 18 kategori nga 21 sa ishin në tërësi çmimet e mbrëmjes, ishte një natë masive për shumë yje të klasit A, shkruan Billboard, transmeton Telegrafi.

Reperja Cardi B theu çdo rekord, duke u bërë artistja më e shpërblyer ndonjëherë në historinë e “Billboard Music Awards”, duke rrëmbyer gjithsej 12 çmime nga të gjtiha çmimet sa ishin.

Cardi B rrëmbeu më së shumti çmime në “Billboard Music Awards 2019” (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ndërkohë, edhe këngëtarja me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, megjithëse në mungesë prezence në këtë spektakël, ka arritur që të shpërblehet me një çmim.

Kënga e saj shumë e suksesshme “Meant to be”, të cilët e këndon së bashku me grupin Florida Georgia Line, është shpërblyer në kategorinë “Top këngët më të mira të muzikës country”.

Në vazhdim ju sjellim listën me të gjitha çmimet në Billboard Music Awards 2019:

Top Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Post Malone
Travis Scott

Top New Artist:
Bazzi
Juice WRLD — FITUES
Lil Baby
Dua Lipa
Ella Mai

Billboard Chart Achievement Award:
Dan + Shay
Drake
Ariana Grande — FITUES
Lady Gaga & Bradley Cooper
Dua Lipa

Top Male Artist:
Drake — FITUES
Post Malone
Travis Scott
Ed Sheeran
XXXTentacion

Top Female Artist:
Cardi B
Ariana Grande — FITUES
Halsey
Ella Mai
Taylor Swift

Top Duo/Group:
BTS — FITUES
Dan + Shay
Imagine Dragons
Maroon 5
Panic! At The Disco

Top Billboard 200 Artist:
Drake — FITUES
Ariana Grande
Post Malone
Travis Scott
XXXTentacion

Top Hot 100 Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Juice Wrld
Post Malone

Top Streaming Songs Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Post Malone
XXXTentacion

Top Song Sales Artist:
Drake — FITUES
Ariana Grande
Imagine Dragons
Lady Gaga
Post Malone

Top Radio Songs Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Ariana Grande
Maroon 5
Post Malone

Top Social Artist:
BTS — FITUES
EXO
GOT7
Ariana Grande
Louis Tomlinson

Top Touring Artist:
Beyoncé & JAY-Z
Bruno Mars
Ed Sheeran — FITUES
Taylor Swift
Justin Timberlake

Top R&B Artist:
H.E.R.
Khalid
Ella Mai — FITUES
The Weeknd
XXXTentacion

Top R&B Male Artist:
Khalid
The Weeknd — FITUES
XXXTentacion

Top R&B Female Artist:
H.E.R.
Ella Mai — FITUES
Queen Naija

Top R&B Tour:
Beyoncé & JAY-Z — FITUES
Childish Gambino
Bruno Mars

Top Rap Artist:
Cardi B
Drake — FITUES
Juice Wrld
Post Malone
Travis Scott

Top Rap Male Artist:
Drake — FITUES
Post Malone
Travis Scott

Top Rap Female Artist:
Cardi B — FITUES
City Girls
Nicki Minaj

Top Rap Tour:
Beyoncé & JAY-Z — FITUES
Drake
Travis Scott

Top Country Artist:
Jason Aldean
Kane Brown
Luke Combs — FITUES
Dan + Shay
Florida Georgia Line

Top Country Male Artist:
Jason Aldean
Kane Brown
Luke Combs — FITUES

Top Country Female Artist:
Maren Morris
Kacey Musgraves
Carrie Underwood — FITUES

Top Country Duo/Group:
Dan + Shay — FITUES
Florida Georgia Line
Old Dominion

Top Country Tour:
Luke Bryan
Kenny Chesney — FITUES
Shania Twain

Top Rock Artist:
Imagine Dragons — FITUES
Lovelytheband
Panic! At The Disco
Queen
Twenty One Pilots

Top Rock Tour:
Elton John — FITUES
The Rolling Stones
U2

Top Latin Artist:
Anuel AA
Bad Bunny
J Balvin
Ozuna — FITUES
Romeo Santos

Top Dance/Electronic Artist:
Calvin Harris
Kygo
Marshmello
Odesza
The Chainsmokers — FITUES

Top Christian Artist:
Cory Asbury
Lauren Daigle — FITUES
For King & Country
Hillsong Worship
MercyMe

Top Gospel Artist:
Kirk Franklin
Koryn Hawthorne
Tori Kelly
Tasha Cobbs Leonard — FITUES
Marvin Sapp

ALBUM AWARDS

Top Billboard 200 Album:
Cardi B “Invasion of Privacy”
Drake “Scorpion” — FITUES
Post Malone “beerbongs & bentleys”
Travis Scott “ASTROWORLD”
XXXTentacion “?”

Top Soundtrack:
“13 Reasons Why: Season 2”
“A Star is Born” by Lady Gaga & Bradley Cooper
“Bohemian Rhapsody” by Queen
“Spider-Man: Into the Spider-Verse”
“The Greatest Showman” — FITUES

Top R&B Album:
Ella Mai “Ella Mai”
H.E.R. “H.E.R.”
Khalid “American Teen”
The Weeknd “My Dear Melancholy,”
XXXTentacion “17” — FITUES

Top Rap Album:
Cardi B “Invasion of Privacy”
Drake “Scorpion” — FITUES
Post Malone “beerbongs & bentleys”
Travis Scott “ASTROWORLD”
XXXTentacion “?”

Top Country Album:
Jason Aldean “Rearview Town”
Kane Brown “Kane Brown”
Luke Combs “This One’s For You” — FITUES
Dan + Shay “Dan + Shay”
Carrie Underwood “Cry Pretty”

Top Rock Album:
Dave Matthews Band “Come Tomorrow”
Imagine Dragons “Origins”
Mumford & Sons “Delta”
Panic! At This Disco “Pray For The Wicked” — FITUES
Twenty One Pilots “Trench”

Top Latin Album:
Anuel AA “Real Hasta la Muerte”
Bad Bunny “X 100PRE”
J Balvin “Vibras”
Maluma “F.A.M.E.”
Ozuna “Aura” — FITUES

Top Dance/Electronic Album:
Clean Bandit “What Is Love?”
David Guetta “7”
Kygo “Kids in Love”
Major Lazer “Major Lazer Essentials”
The Chainsmokers “Sick Boy” — FITUES

Top Christian Album:
Cory Asbury “Reckless Love”
Lauren Daigle “Look Up Child” — FITUES
For King & Country “Burn The Ships”
Hillsong Worship “There Is More”
Zach Williams “Chain Breaker”

Top Gospel Album:
Snoop Dogg & Various Artists “Snoop Dogg Presents Bible of Love”
Aretha Franklin “Gospel Greats”
Koryn Hawthorne “Unstoppable”
Tori Kelly “Hiding Place” — FITUES
Jonathan McReynolds “Make Room”

SONG AWARDS

Top Hot 100 Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE”

Top Streaming Song (Audio):
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE” — FITUES
XXXTentacion “SAD!”

Top Streaming Song (Video):
Drake “In My Feelings” — FITUES
Juice Wrld “Lucid Dreams”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You”
Travis Scott “SICKO MODE”
XXXTentacion “SAD!”

Top Selling Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Drake “In My Feelings”
Halsey “Without Me”
Lady Gaga & Bradley Cooper “Shallow”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES

Top Radio Song:
Khalid & Normani “Love Lies”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES
Post Malone “Better Now”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line “Meant to Be”
Zedd, Maren Morris & Grey “The Middle”

Top Collaboration:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It”
Khalid & Normani “Love Lies”
Maroon 5 ft. Cardi B “Girls Like You” — FITUES
Marshmello & Bastille “Happier”
Post Malone ft. Ty Dolla $ign “Psycho”

Top R&B Song:
DJ Khaled ft. Justin Bieber, Chance The Rapper & Quavo “No Brainer”
Ella Mai “Boo’d Up” — FITUES
Ella Mai “Trip”
Khalid “Better”
Lil Dicky ft. Chris Brown “Freaky Friday”

Top Rap Song:
Cardi B, Bad Bunny & J Balvin “I Like It” — FITUES
Drake “In My Feelings”
Juice WRLD “Lucid Dreams”
Post Malone “Better Now”
Travis Scott “SICKO MODE”

Top Country Song:
Kane Brown “Heaven”
Luke Combs “She Got the Best of Me”
Dan + Shay “Speechless”
Dan + Shay “Tequila”
Bebe Rexha & Florida Georgia Line “Meant to Be” — FITUES

Top Rock Song:
Foster The People “Sit Next to Me”
Imagine Dragons “Natural”
Imagine Dragons “Whatever It Takes”
Lovelytheband “broken”
Panic! At The Disco “High Hopes” — FITUES

Top Latin Song:
Bad Bunny ft. Drake “Mia”
Daddy Yankee “Dura”
DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Nicky Jam & J Balvin “X”
Casper Magico, Nio Garcia, Darell, Nicky Jam, Bad Bunny & Ozuna “Te Bote” — FITUES

Top Dance/Electronic Song:
DJ Snake ft. Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Calvin Harris & Dua Lipa “One Kiss”
Marshmello & Bastille “Happier”
Tiësto & Dzeko ft. Preme & Post Malone “Jackie Chan”
Zedd, Maren Morris & Grey “The Middle” — FITUES

Top Christian Song:
Cory Asbury “Reckless Love”
Lauren Daigle “You Say” — FITUES
For King & Country “joy.”
Hillsong Worship “Who You Say I Am”
Tauren Wells “Known”

Top Gospel Song:
Todd Dulaney “Your Great Name”
Koryn Hawthorne “Won’t He Do It” — FITUES
Tori Kelly ft. Kirk Franklin “Never Alone”
Jason Nelson “Forever”
Brian Courtney Wilson “A Great Work”. / KultPlus.com

Bebe Rexha fiton çmim në mbrëmjen e madhe, “Billboard Music Awards”

Është mbajtur në mbrëmjen e 1 majit nata e ndarjes së çmimeve të muzikës, “Billboard Music Awards”.

Ky festival shpërbleu me më së shumti çmime rap-artistët Cardi B dhe Drake, të cilët njëherësh ishin edhe më të nominuarit.

Në “Billboard Music Awards” këtë vit pati edhe një fituese shqiptare, e ajo ishte Bebe Rexha, kënga e së cilës u nderua me çmimin “Top këngët më të mira të zhanrit country”.

Bebe Rexha (Foto: Emma McIntyre/Getty Images/Guliver)

Bëhet fjalë për këngën “Meant to be”, të cilën ajo e këndon në bashkëpunim me Florida Georgia Line – këngë e cila qëndroi gjatë në top listat amerikane, madje vitin e kaluar ajo u shpall nga Billboard si kënga e tretë me kërkuar e vitit.Lexo po ashtu:Të gjitha çmimet në “Billboard Music Awards 2019”

Ishte pikërisht kjo këngë, e cila i ka dhënë nominimet këngëtares edhe në ngjarjet e tjera të rëndësishme si “Grammy”, “MTV Video Music Awards”, “MTV EMA”, “iHeart Radio Music Awards”, etj.

Këngëtarja me prejardhje shqiptare nuk mundi të jetë prezente për të tërhequr çmimin e saj, megjithatë përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo tregoi se u ndje shumë e lumtur dhe e nderuar për këtë çmim.

Në kategorinë “Top këngët më të mira të zhanrit country”, “Meant to be” e artistes shqiptare Bebe Rexha, la pas këngët si: “Heaven” nga Kane Brown, “She Got the Best of Me” nga Luke Combs dhe këngët “Speechless” dhe “Tequila” nga Dan + Shay. /Telegrafi/ KultPlus.com

B

Arbëreshët rikthehen në Krujë, qendra e tyre shpirtërore

Për të tretin vit radhazi, arbëreshët kthehen në vendin e të parëve të tyre, Krujën.

Me “vallen” arbërore që nis në Durrës – Lezhë – Krujë – Berat, rreth 60 përfaqësues të komuniteteve arbëreshe kujtojnë triumfet e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe betejën e fundit më 24 prill 1467 në Krujë.

Kruja, si kryeqendra e kryetrimit, siç e quajnë arbëreshët Skënderbeun, është edhe momenti më kulmor i aktivitetit, ku para bustit të tij, ata sollën traditën arbërore dhe kulturën e trashëguar prej 550 vitesh.

Pasardhësi i familjes së Kastriotëve, Loris Castriota Scanderbegh shprehet tejet i emocionuar teksa thekson se, “Kruja është shtëpia e madhe e shqiptarëve, qendra shpirtërore e arbërve, vend ku emocionet të përulin para Monumentit të Skënderbeut”.

Në kalldrëmet që shtruan paraardhësit e tyre, ecin të heshtur me kokën në lart, duke parë muret e gurta, ku etërit e tyre e mbrojtën për 25 vite dhe duke i dhënë Shqipërisë një nga historitë më heroike në Europë.

Në hyrje të Muzeut Kombëtar i pret drejtori Mehfi Hafizi, i cili falenderon për vizitën në Krujë, si shembullin më kuptimplotë të ruajtjes së traditës arbërore. Ndërkohë përfaqësues të bashkisë Krujë i japin simbolin e qytetit dy përfaqësuesve të komunave arbëreshe, Rosa Carbone, Presidente e Pro Logo di Lungro dhe Giuseppe Lacovelli, këshilltar i komunës Casalvecchio.

Gjatë ceremonisë, përfaqësues të bashkisë theksuan se “kurdo e sa herë, jeni të mirëpritur në qytetin tuaj, Krujën dhe shumë krenar për faktin e dëshmisë më të pastër evropiane për Shqipërinë, janë arbëreshët”.

Pas Krujës, arbëreshët vizituan Beratin, duke e mbyllur aktivitetin më datë 29 prill./k.s/ KultPlus.com

Katër mijë suedezë janë kthyer në robotë, në gisht kanë çipin kartelë bankare, çelës…

Stokholm, 1 maj – Së paku katër mijë suedezë kanë instaluar në gisht të vetin çipin NFC (Near Field Communication), raporton CPH Post danez, transmeton Koha.net.

Në Danimarkë ky trend ende nuk është përhapur si në vendin fqinj, Suedi.

Çipi NFC ka madhësinë e monedhës së imët i futur në një kapsulë të qelqtë, e bërë asisoj që trupi të mos e hedh jashtë. Tash për tash kjo teknologji përmban sasi të vogël të dhënash, por varësisht nga puna për përsosjen e tij, planifikohet që ky çip të ketë përdorim të gjerë.

Kësisoj skandinavët në të ardhmen këtë çip do ta përdorin për pagesë të buletave të udhëtimit, si “çelës elektronik” për të hyrë në ndërtesën e banimit, por edhe për nevoja të përcjelljes së lëvizjes, sepse ky çip mund të lokalizojë vendndodhjen edhe në distanca të mëdha, përcjell Koha.net.

Publikohet traileri i filmit “Sonic The Hedgehog”

Video loja e njohur “Sega” është bërë film. Tashmë është lansuar edhe trajler i ri i filmit “Sonic the Hedgehog”, një komedi e cila bazohet në këtë video lojë, transmeton albinfo.ch.

Regjinë e këtij filmi e ka bërë Jeff Fowler, ndërsa rolin e protagonistëve e luajnë: Ben Schwartz në rolin e personazhit “Sonic-ut” dhe Jim Carrey, James Marsden, Tika Sumpter, Adam Pally dhe Neal McDonough.
“Sonic the Hedgehog” do të fillojë së shfaquri nëpër kinema nga 8 nëntori i këtij viti.

Vasfije Krasniqi Goodman: Drejtësia ka dështuar në rastin tim

Vasfije Krasniqi Goodman e cila së fundi është paraqitur edhe para Kongresit Amerikan ku edhe ka rrëfyer për ushtrimin e dhunës seksuale nga serbet, nëpërmjet facebook ka falënderuar ndjekësit e saj për mbështetjen e treguar, shkruan KultPlus.

Dua t’ju falenderoj nga zemra për mesazhet e pafunda që me keni dërguar sot dhe dje.

Unë isha e nderuar që me ftesë të Kongresmenit Engel dhe Kongresmenit McCaul të jap dëshminë në Kongresin Amerikan për krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.

Unë jam një nga 20.000 gratë dhe burrat ndaj të cilëve është ushtruar terror dhe dhunë seksuale.

Ata që u munduan të më poshtërojnë dhe lëndojnë ende janë të lirë. Drejtësia ka dështuar në rastin tim. Drejtësia ka dështuar për viktimat e luftës së Kosovës.

Por unë kurrë nuk do të ndalem së thëni të vërtetën time dhe kurrë nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi!/KultPlus.com

Era Istrefi ka një mesazh

Era Istrefi e cila po shënon sukses në fushën e muzikës në nivel ndërkombëtar, sapo ka postuar një mesazh që ka të bëj me dashurinë dhe urrejtjen.

Se këtë mesazh ia ka dedikuar dikujt apo ka të bëj me ndonjë projekt të ri, mbetet të shihet./KultPlus.com

Lulet e Majit (VIDEO)

Nje dite t’bukur Majit ty t’hetova
mshehë nder gema t’shpeshta tek nji lule 
plot me andje n’zemër të kundrova 
deri sa nji ditë n’dorë mu përkule 

Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë 
fletë e tueja per mue ma s’kan erë 
nuk je lulja e bukur e ditës Majit 
por je lulja n’zemër time’ e vajit 

Ishe ti ma e mira ndër të tjera 
lule’ bukur e vogel plot ngjyra 
pse fletë tueja lule’ i treti era 
pse kaq shpejt n’pranverë ty t’ka ndrrue fëtyra 

Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë 
fletë e tueja per mue ma s’kan erë 
nuk je lulja e bukur e ditës Majit 
por je lulja n’zemër time’ e vajit 

Do t’kujtoj perhere moj lule vyshkun 
ndonse gjindem larg tashma prej teje 
Veç per ty do t’vuej n’zemër tuj heshtun 
pse kujtim gjithmonë jeton pranë meje 

Por tashma je vyshkë per mue s’ke vlerë 
fletë e tueja per mue ma s’kan erë 
nuk je lulja e bukur e ditës Majit 
por je lulja n’zemër time’ e vajit 

Autori: Pjerin Ashiku 
Teksti: Bik Pepa

“Sa i bukur muji i Majit” kënga e Qamilit të Vogël dhe Mazllom Mejzinit

Kjo është kënga “Sa i bukur muji i Majit”, kënduar nga Qamili i Vogël dhe Mazllom Mejzini.

KultPlus e sjellë këtë këngë edhe me tekst por edhe me audio./KultPlus.com

Sa i bukur muji Majit
lulet celin trondofili
lulzoj fusha kodra mali
mirë ja thotë kanges bylbyli
lulzoj fusha kodra mali
mirë ja thotë kanges bylbyli

Kodra t’bukura mbush gjelbrime
me gezim po dal ni herë
me dashnoren ner ni hije
kendojme këngën si për herë
me dashnoren ner ni hije
kendojme këngën si për herë

Kange te bukura tuj kendue
n’ditë ma t’bukura n’muj te Majit
fort ne dy jam dashurue
s’me largohesh kurr prej mallit
fort ne ty jam dashurue
s’me largohesh kurr prej mallit


“Parrullat me gurë” e shkrimtarit Ylljet Aliçka edhe në gjermanisht

Këto ditë u botua në gjuhën gjermane përmbledhja me tregime “Parrullat me gurë” e shkrimtarit Ylljet Aliçka, përkthyer nga Edmond Ludwig dhe botuar nga shtëpia botuese MAS.

Me rastin e këtij botimi, botuesi gjerman shkruan: “krahas historive të thjeshta të vendit të tij, Shqipërisë, nën regjimin Stalinist të Enver Hoxhës, në tregimet e tij, autori përshkruan ndodhi, po aq absurde të tranzicionit postkomunist.”

Disa vite më parë pas botimit të këtij libri në polonisht, shkrimtari i njohur polak Riçzard Kapuçinski ndër të tjera ka shkruar: “… i lexova me emocion dhe konsideratë të lartë. Fjala është për disa tregime të shkurtra të një letërsie të madhe…”

Varianti gjerman i parullave të Aliçkës, pason botimet e këtij libri në frëngjisht, italisht, çekisht, anglisht dhe polonisht si dhe filmin e mirënjohur të regjisorit Gjergj Xhuvani “Sllogans”, me skenar të autorit Ylljet Aliçka.

“Parrullat me gurë” (në shqip nga Botimet Toena, 2009).  /KultPlus.com

“The Guardian”: Festivali “Unum” në Shëngjin, ndër 20 më të mirët në Evropë sivjet

Festivali “Unum” në Shqipëri që sivjet do të ketë edicionin e parë, është përzgjedhur në mesin e 20 festivaleve më të mirë të muzikës në Evropë për vitin 2019, nga prestigjiozja “The Guardian”.

“The Guardian” ka thënë se DJ-të më të mirë do të jenë pjesë e festivalit në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin në fund të muajit maj.

“Unum” do të mbahet nga 31 maji deri më 3 qershor.

“‘Unum’ është festival i ri që shpreson ta vendosë Shqipërinë në rrjetin e festivaleve, pas suksesit të Kalasë në vitin 2018, mes shumë tjerave në vjetët e fundit”, thuhet në hyrje të shpjegimit të “Guardianit” për këtë festival.

Aty theksohet se bregdeti e birra e lirë vazhdojnë të tërheqin njerëzit në rivierën shqiptare, këtë herë te Rana e Hedhun me sfond malor. “The Guardian” thekson se do të ketë edhe hapësira për punë arti, salla ushqimore, hapësirë për yoga e volejboll plazhi.

Bullgaria, Rumania, Gjermania, Islanda, Sllovakia, Polonia, Sicilia, Italia, Kroacia, Belgjika, Franca, Spanja, Hungaria, Irlanda, Portugalia, Norvegjia, Zvicra, Holanda e Danimarka janë vendet tjera që përbëjnë këtë listë.

“Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij” – Albert Einstein

“Vdekja është diçka e pashmangshme. Kur një njeri bën atë që konsideron se është detyra e tij ndaj popullit dhe vendit, mund të prehet në paqe. Mendoj se ne e kemi bërë, prandaj unë do të fle në përjetësi.” – Nelson Mandela

“Një njeri që nuk ka bërë asnjë gabim, nuk ka provuar asnjë gjë të re në jetën e tij.” – Albert Einstein

“Errësira nuk e dëbon dot errësirën, vetëm drita mund ta bëjë. Edhe urrejtja nuk e dëbon dot urrejtjen, vetëm dashuria mund ta bëjë.” – Martin Luther King Jr.

“Mirësia është gjuha që të shurdhët mund ta dëgjojnë dhe të verbërit mund ta shikojnë.” – Mark Twain

“Unë nuk mendoj kurrë për të ardhmen. Ajo vjen shumë shpejt.” – Albert Einstein

“Ke armiq? Shumë mirë. Kjo do të thotë se ke qëndruar fort për diçka në jetën tënde.” – Winston Churchill

“Nëse do siguri, shko në burg. Atje ke gjithçka: ushqim, rroba, kujdes mjekësor, e kështu me radhë. E vetmja gjë që të mungon është LIRIA.” – Dwight D. Eisenhower

“Nëse mendon se je shumë i vogël për të sjellë ndryshimin, provo të flesh me një mushkonjë.” – Dalai Lama

“Dy ditët më të rëndësishme në jetën tënde, janë DITA KUR KE LINDUR dhe dita KUR KE KUPTUAR PERSENË.” – Mark Twain

“Ne jemi zotër të fjalëve të pathëna, por bëhemi skllevër të fjalëve që na shpëtojnë nga goja.” – Winston Churchill

“Fal, por mos harro, përndryshe do të lëndohesh sërish. Falja ndryshon këndvështrimin. Harresa humbet mësimin.” – Paulo Coelho

“Mos i jep askujt fuqinë që të të ulë poshtë. Ata që URREJNË janë thjesht HUMBËSA që bëjnë gjoja sikur janë fitues.” – Paulo Coelho

“Të thuash të vërtetën duke e bërë dikë të qajë, është më mirë se të thuash një gënjeshtër duke e bërë dikë të buzëqeshë.” – Paulo Coelho

“Eshtë më e kollajtë t’i bësh njerëzit për budallenjë, se sa t’i bindësh se i ke bërë për budallenj.” – Mark Twain

“Ti takon njerëz që të harrojnë. Pastaj ti harron njerëz që takon. Por ndonjëherë ti takon njerëz që nuk i harron dot. Këta janë miqtë.” – Mark Twain/filozofia.al

127 thënie për punën: Sikur tërë viti të shndërrohej në një festë të gëzuar, atëherë dëfrimi do të bëhej më i mërzitshëm se puna

#1. Ai nga i cili nga fëmijëria e di se puna është kusht i jetës, që e kupton vetë se buka nxirret me djersën e ballit, ai është i gatshëm për heroizëm, sepse në ditën dhe në orën që duhet, ai ka vullnet, guxim dhe forcë. – Jules Verne

#2. Ai që bën planin e punës që do të kryejë, ka një veti që e nxjerr përtej edhe në çastet e vështira të jetës. – Viktor Hygo

#3. Ai që dëshiron të hajë arrën, duhet të thyejë më parë lëvozhgën. – Plutarku

#4. Ai që nuk punon, nuk ekziston. – Thënie Anonime

#5. Ai që rron vetëm me shpresë, nga uria vdes. – Thënie Turke

#6. Askush nuk ka të drejtë të më mësojë si do të jem i lumtur. – Immanuel Kant

#7. Asnjë bletë punëtore nuk rri të dëgjojë këshillat praktike të një tartabiqi. – E. Haberd

#8. Ata që përpiqen të bëjnë diçka dhe humbasin, janë më të mirë se ata që rastisin të bëjnë diçka pa u munduar tare. – Mark Tëain

#9. Atij puna s’i ka duk
Që e bën për me u duk. – Naim Frashëri

#10. Bëhu më mirë murator nëse ke talent për këtë punë. – Nicolas Boileau

#11. Frymëzimi është vëllai i punës. – Charles Baudelaire

#12. Edhe toka më pjellore po të mos punohet, prodhon ferrat më të egra. – Anaxagoras

#13. E vetmja rrugë që të çon te dituria është puna. – B. Shou

#14. Buka s’bie nga qielli. – Thënie Italiane

#15. Burrat e shtetit jani si kirurgët: gabimet e tyre janë vdekjeprurëse. – F. Moniak

#16. Ç’do të ishte bota pa moralin e punës? Një grumbull kriminelësh, idealistësh dhe dembelësh. – Erich Maria Remarque

#17. Dembelët e çdo lloji qofshin, janë gjithmonë njerëz mediokër. – Volteri

#18. Dita pa punë të lodh më shumë se nata pa gjumë. – Thënie Arabe

#19. Ditët e punës! Të vetmet ditë që kam jetuar! – P. Buast

#20. Duhet ta ndërtosh jetën në mënyrë të tillë, që puna të jetë e domosdoshme. Pa punë nuk mund të ketë jetë të pastër e të gëzuar. – Anton Chekhov

#21. E mira e njerëzve është jeta. Kurse e mira e jetës është te puna. – Leo Tolstoy

#22. Gabimet janë individuale. Vështroja gabimet që ta njohësh se ç’njeri është. – Confucius

#23. Gabimeve që kryejmë, ne u vëmë emrin përvojë. – Oscar Ëilde

#24. Gjëja më e rëndësishme nga të gjitha në jetë është zgjedhja e profesionit. – Blaise Pascal

#25. Gjithë gëzimi i jetës është puna krijuese. Të krijosh do të thotë të vrasësh vdekjen. – Romain Rolland

#26. Gjithë jetën unë i kam parë si heronj të vërtetë të gjithë ata njerëz, që e duan punën e dinë të punojnë. – Maxim Gorky

#27. Jeta pa punë është pleqëri e parakohshme. – Volfang Gëte

#28. Jeta pa punë s’mund të jetë e pastër. – Anton Chekhov

#29. Jetova aq sa punova. – Volfang Gëte

#30. Kohën e çdo pune e ndaj, çdo punë ka kohën e saj. – Naim Frashëri

#31. Kryesore është puna. Talenti pa punë është si fishekzjarri: ndriçon e të verbon disa çaste, pastaj zhduket pa lënë gjurmë. – Roger Martin du Gard

#32. Kur bën diçka, bëje mirë. Në rast se nuk mundesh ose nuk dëshiron ta bësh mirë, atëherë mos e bëj fare. – Leo Tolstoy

#33. Kur puna bëhet me dhunë, atëherë jeta është robëri. – Maxim Gorky

#34. Mos dëgjo tjetrin ç’thotë,pa shiko se ç’bën në botë. – Naim Frashëri

#35. Mijëra fjalë lënë më pak gjurmë se një punë. – Henrik Ibsen

#36. Më mirë të bësh disa punë të përkryera, se sa të bësh dhjetë herë më shumë dhe keq. – Aristoteli

#37. Më mirë ta kaloj kohën me sëmundje se sa pa punë. – Lucius Annaeus Seneca

#38. Më mirë një punë në dorë, se njëqind vetëm në mendje. – Thënie Anonime

#39. Lumturinë e gjen ai që punon. – Leonardo Da Vinci

#40. Lartësia e kulturës është gjihmonë në vartësi të drejtë me dashurinë për punën. – Maxim Gorky

#41. Kush përpiqet pa reshtur, ai është i shpëtuar. – Volfang Gëte

#42. Kush do të punojë, kurrë s’mbetet pa punë. – Thënie Anonime

#43. Kush bën llogari t’i sjellë vetes shëndet duke mos bërë asgjë e duke ndenjur si dembel, ai gabon po aq rëndë sa edhe njeriu që mendon të përsosë zërin e vet duke ndenjur në heshtje. – Plutarku

#44. Kush përpiqet e punon
Gjithë punët i mbaron. – Naim Frashëri

#45. Mos e pyet se ç’gjë beson,
Po i shih punën që punon. – Naim Frashëri

#46. Mos fol për një dru, pa parë pemët e tij. – Thënie Indiane

#47. Mos kërko ndihmë nga asnjeri për një punë që mund ta kryesh vetë. – Thënie Spanjolle

#48. Mos u lut, po puno. – Thënie Japoneze

#49. Mund të lodhesh nga çdo gjë, me përjashtim të punës. – Thënie Franceze

#50. Natën e ndiej veten të qetë, po të kem punuar gjithë ditën. – Jean-Jacques Rousseau

#51. Natyra i shet të mirat materiale vetëm me një çmim që e ka emrin punë. – Leonardo Da Vinci

#52. Natyra nuk është një tempull, por një punishte, ku njeriu e ka vendin si punëtor. – Ivan Turgenev

#53. Ne jemi një pikë në oqeanin e guximit, po të mos ishte kjo
pikë diçka do t’i mungonte oqeanit. – Nënë Tereza

#54. Ndihma jonë është vetja jonë. – Jeronim De Rada

#55. Në botë mund ta ndjesh veten si në shtëpi vetëm duke punuar. Ai që nuk punon, nuk ka atdhe. – Berthold Auerbach

#56. Në qoftë se bukën e ke nxjerrë me punë të ndershme, mos u druaj ta hash edhe në mes të rrugës. – Thënie Taxhike

#57. Në qoftë se nga përtacia do të shtrihem në shtrat dhe do të më zërë gjumi, atëherë më mirë të vdes. – Volfang Gëte

#58. Në qoftë se pushon gjatë, do të ndryshkesh shpejt. – Thënie Ruse

#59. Nuk e formon momenti njeriun, por është njeriu ai që krijon epokën. – Oscar Ëilde

#60. Nuk është kurrë shpejt të pyesësh veten: po bëj diçka apo po merrem me vogëlima. – Anton Chekhov

#61. Nuk ka dhe nuk mund të ketë pasuri të drejtë. – Anton Chekhov

#62. Nuk ka pasur punë të mëdha pa pengesa të mëdha. – Volteri

#63. Nuk mjafton vetëm dija, duhet edhe ta përdorësh atë; nuk mjafton të duash diçka, duhet edhe të veprosh. – Volfang Gëte

#64. Nuk mund të ketë gjeni pa energji të jashtëzakonshme dhe aftësi të jashtëzakonshme në punë. I ashtuquajturi gjeni, për të cilin janë të huaja si njëra dhe tjetra, është vetëm një flluskë e bukur sapuni ose një kambial për të mirat e ardhshme diku në hënë. – K. Libkneht

#65. Njeriu që nuk merret me punë, kurrë nuk mund të gëzojë lumturi të plotë, në fytyrën e dembelit gjithmonë do të gjeni vulën e pakënaqësisë e të apatisë. – Heinrich Heine

#66. Njeriu që vetëm për vete punon është si dru, që pemë s’lëshon. – Naim Frashëri

#67. Njeriun nuk e ndihmon duke i dhënë të hajë çdo ditë peshk, por duke e mësuar të zërë peshk. – Thënie Kineze

#68. Një hektar veprim është më i vlefshëm se një botë-premtim. – Volteri

#69. Një nga zakonet më të këqija që mund të mësojë njeriu është përtimi. – Lucius Annaeus Seneca

#70. Një njeri i ditur i cili ka parë çdo gjë, nuk vlen sa njeriu që ka bërë gjithsej një send me duart e veta. – Thënie Kineze

#71. Një njeri nuk vlen aspak më shumë se tjetri në qoftë se nuk punon më shumë se tjetri. – Miguel De Servantes

#72. Një orë punë të mëson më shumë se sa një orë shpjegim – Jean-Jacques Rousseau

#73. Pa punë nuk arrihet asgjë me të vërtetë e madhe. – Alexander Pushkin

#74. Pa punë njeriu nuk mund ta ruajë dinjitetin njerëzor. Prandaj njerëzit bosh kujdesen për madhështinë e jashtme. – Leo Tolstoy

#75. Paraja është shërbëtor i të mençurit dhe zotni i budallait. – Sami Frashëri

#76. Pema shikon frutet, njeriu punët. – Thënie Anonime

#77. Perënditë caktuan që, para se njeriu t’ia arrijë suksesit, të djersitet mirë. – Hesiodi

#78. Për çdo njeri ka një lloj pune në të cilën ai do të bëhej i dobishëm për shoqërinë, duke gjetur aty njëkohësisht lumturinë e vet. M. Barre

#79. Për dembelin çdo punë është e rëndë. – Gjerasim Qiriazi

#80. Për njeriun me talent dhe me dashuri për punën nuk ekzistojnë pengesa. – Ludëig van Beethoven

#81. Për njeriun që bën një punë të vlefshme s’do të ketë kurrë vdekje. – Naim Frashëri

#82. Përse nxitojnë ditët? I shtyn puna. Kush i shtyn ditët me
vështirësi? Përtacia. – Volfang Gëte

#83. Përvoja është një krehër që jeta ta jep pasi ke humbur
flokët. – J. Strevc

#84. Përvoja është rrugë e gjatë dhe shkollë e shtrenjtë. – Thënie Indiane

#85. Po të ecësh do të kalosh majat e maleve, po të rrish në
vend do të biesh në greminë. – Thënie Polake

#86. Po të kesh duar të mira edhe guri jep pemë – Maxim Gorky

#87. Puna është e domosdoshme për shëndetin e njeriut, lodhja është e nevojshme për të shijuar pushimin. – Honore De Balzak

#88. Puna është nëna e gëzimit – Volteri

#89. Puna është për gomarët, thonë gomarët – Thënie Anonime

#90. Puna është receta ime për shëndetin. – Jack London

#91. Puna është thesari më i cmuar i njeriut. – Ciceroni

#92. Puna është ushqimi i shpirtrave fisnikë. – Lucius Annaeus Seneca

#93. Puna i jep shkëlqim rinisë dhe nder pleqërisë. – Honore De Balzak

#94. Puna këmbëngulëse mund cdo gjë. – Virgjili

#95. Puna na largon tri të këqija të mëdha: mërzinë, vesin dhe nevojën. – Volteri

#96. Puna përtërin edhe lëkurën, edhe gjakun e shpirtit. – Romain Rolland

#97. Punë, punë natë e ditë, që të shohim pakëz dritë. – Naim Frashëeri

#98. Puna që e duam na zgjon herët dhe ne i futemi me gëzim. – Ëilliam Shakespeare

#99. Puna të jep zemër dhe besim: njeriu që punon është gjithmonë i mirë. – E. Zola

#100. Puna vetëm atëherë është gëzim, kur pa dyshim është e
nevojshme. – Leo Tolstoy

#101. Punën e të tjerëve mund ta çmojmë sipas asaj se sa
punojmë vetë. – Jean-Jacques Rousseau

#102. Punët përcaktohen sipas qëllimeve: quhet e madhe ajo
punë, e cila ka edhe qëllimin e madh. – Anton Chekhov

#103.Puno dhe rrëmbeje çdo çast. Kështu do të ndodhë që të varesh më pak nga dita e nesërme, në qoftë se të sotmen e shfrytëzon mirë. – Lucius Annaeus Seneca

#104. Puna, puna! Sa i lumtur jam kur punoj! Puna dhe mundimi
janë gjërat më të mira që bëj në këtë botë. – Leo Tolstoy

#105. Qeni që nuk bën gjë është plot me pleshta. – Thënie Spanjolle

#106. Qetësia mbyt. I gjallë është vetëm ai që punon. – Kornero

#107. Rrojmë me punë dhe jo me vite. – Michelangelo

#108. Sa më e lartë është kultura, aq më e ndershme është puna. – V. Rosher

#109. Sado të mendosh, po nuk veprove nuk mund të largosh as
edhe një gur nga rruga. – Maxim Gorky

#110. Sikur tërë viti të shndërrohej në një festë të gëzuar,
atëherë dëfrimi do të bëhej më i mërzitshëm se puna. – Ëilliam Shakespeare

#111. S’ka njeri që të vdesë urie, kur di të punojë. Uria i mban këmbët përpara portës së njeriut punëtor dhe nuk guxon të hyjë. – Benjamin Franklin

#112. Shpresa është ëndërr e të zgjuarëve. – Aristoteli

#113. Ta ngjallësh dashurinë për punë është shumë e vështirë, kurse ta vrasësh këtë dashuri është jashtëzakonisht e lehtë. – K. Stanislavski

#114. Talentet më të mira humbasin nga të ndenjurit kot. – Michel de Montaigne

#115. Talenti zhvilohet nga ndjenja e dashurisë për punën, bile ndoshta talenti në thelb është vetëm dashuria për punën, për procesin e punës. – Maxim Gorky

#116. Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë. – Anton Chekhov

#117. Të jesh njeri do të thotë jo vetëm të kesh dituri, por edhe të bësh për brezat e ardhshëm atë që kanë bërë paraardhësit për ne. – G. Lihtenberg

#118. Të jesh pa punë e të mos ekzistosh fare është po ajo gjë. – Volteri

#119. Të jetosh është gjëja më e rrallë e kësaj bote: shumica ekzistojnë, kjo është e gjitha. – Oscar Ëilde

#120. Të më besoni që nëse kërkimet e mia kanë sjellë disa rezultate të dobishme, ato i detyrohen punës dhe durimit. – Isaac Njuton

#121. Të mos e bëjmë rrojtjen tonë vdekje të përditshme, por ta bëjmë luftë dhe punë. – Fan Noli

#122. Të rrojmë me dobi, të vdesim me dobi. – Fan Noli

#123. Tjetrit falja shpesh gabimet, vetes asnjëherë. – Thënie Latine

#124. Thesar i vërtetë për njerëzit është zotësia për të punuar. – Ezopi

#125. Veprim, veprim, veprim. – Demosteni

#126. Zot është ai i cili përpiqet. – Maxim Gorky

#127. Zanati nuk kërkon as të hajë, as të pijë, por të ushqen vetë. – Thënie Mongole

Unë piva, sepse doja të mbysja vuajtjet e mia, por tani ato të mallkuara kanë mësuar të notojnë

Që kur jam dashuruar me ty, çdo gjë është transformuar dhe është kaq plot me bukuri… Dashuria është si një parfum, si një burim, si shiu. A e di, qielli im, ti je si shiu dhe unë, si toka, të marr e të pres.

Të dua më shumë se lëkurën time edhe pse ti nuk më do në mënyrën e njëjtë, por sërish më do, apo? Edhe nëse s’më do, unë gjithnjë do të shpresoj se ti do të më duash dhe me këtë do jem e kënaqur. Më duaj pak. Unë të adhuroj

Ndonjëherë më shumë më pëlqen t’u flasë punëtorëve të ndërtimit, sesa idiotëve që e quajnë veten të edukuar.

Kurrë nuk pikturoj ëndrrat apo mankthet, pikturoj realitetin.

Ajo që nuk më vret, më mban gjallë.

Doktor, nëse më lë të pi këtë tekila nuk do të pi në funeralin tim.

Bukuria dhe shëmtia janë një vegim sepse të tjerët përfundojnë duke parë çfarë ka brenda nesh.

Unë pikturoj lule në mënyrë që ato të mos vdesin.

Asnjë vend në botë nuk është më i trishtë se sa një krevat bosh./filozofia.al

Kënga “Lule Borë” është ripunuar nga kompozitori izraelit Boris Pigovat, nesër do të prezantohet nga pianistja Almira Emiri

Kënga “Lule Borë” është ripunuar nga kompozitori izraelit Boris Pigovat, nesër do të prezantohet nga pianistja Almira Emiri

Pjesë izraelite, shqiptare dhe hungareze do të vijnë në koncertin recital të pianistes së njohur Almira Emiri, më 2 maj në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Në program do të ketë vepra të kompozitorëve si: Kodaly, Schubert, Pigovat, Liszt, B.Pigovat, S.Gjoni, Zombola, Marzocchi e të tjerë.

Koncerti do të mbahet më 2 maj në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare duke filluar nga ora 19:00./ KultPlus.com

Elia Pirra, shqiptaro-hebreu që do të takohet me Kryeministrin Netanyahu në Izrael

Elia Pirra merr pjesë në kampingun e organizuar nga Qeveria e Izraelit, “Chidon Hatanach Israel /5779-2019”

Elia Pirra quhet shqiptari me origjinë hebraike, i përzgjedhur nga Shqipëria, i cili po merr pjesë në kampingun e organizuar nga Qeveria e Izraelit, “Chidon Hatanach Israel /5779-2019”, dhe ku në të do të marrin pjesë të rinj nga e gjithë botë.

Në programin 15 ditor, përveç tureve në vendet e shenjta të Izraelit, njohjen me historinë e hebraizimit, në program është edhe një edhe një surprizë e bukur: një takim me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, ku lideri izraelit do të mbajë edhe një fjalim.

Një tjetër vizitë e rendësishme është edhe ajo në Murin e Lutjeve, HaKotel Hamaaravi, ku ata do të priten nga kryerabini i Jeruzalemit.

I gjithë aktiviteti, i cili zhvillohet një herë në vit, financohet plotësisht nga Qeveria izraelite, përfshirë edhe biletat dhe akomodimin.

Edhe pse vetëm 14 vjeç, Elia Pirra është i njohur në Shqipëri, pasi ka fituar disa çmime të ndryshme si një pianist shumë i talentuar, duke dhënë disa koncerte solo apo duete pianistike.

Familja Pirra është e njohur në Shqipëri për kontributin e saj të çmuar në promovimin e hebraizmit në vendin tonë, duke organizuar dhe mbështetur disa festa të njohura hebraike, duke marrë pjesë rregullisht në aktivitetet e organizuara nga Ambasada e Izraelit dhe Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Regjisorja e suksesshme More Raça sfidohet edhe me film të gjatë, së shpejti përfundojnë xhirimet e “Galaktika e Andromedës”

Ekipi i filmi të gjatë artistik “Galaktika e Andromedës” me skenar dhe regji të More Raçës, dhe producent Sunaj Raçën ka filluar fazën e parë të xhirimeve në muajin shkurt dhe tash ka rifilluar fazën e dytë finale që do të përfundojnë me 14 Maj 2019.

Filmi Galaktika e Andromedës ka për subjekt Shpëtimin, një baba të vetëm, mbi të cilin rëndojnë problemet sociale dhe dilema të mbetet apo jo kujdestar i vajzës së tij.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena, dhe është subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./KultPlus.com

Eqrem Çabej: Origjina e fjalës “Shqipëri” dhe pse bota na quan “Albania”

Shqiptari i thotë vetes shqiptar, vendit të vet Shqipëri, Shqipni, po populli njihet në botë, sikundër dihet, lashtërisht si Albanais, Albanese etj., dhe vendi i tij si Albanie, Albania. Ky emërtim i dyfishtë ka arsyet e veta. Ai ka lidhje me disa rrethana të karakterit etnografik, të cilat janë specifike për Shqipërinë e për të kaluarën historike të saj, shkruante Eqrem Çabej më 1972 në revistën “Shqipëria e re”.

Duke u nisur nga faktet, vihet re pikësëpari që vërtet në Shqipëri vetë si emër nacional i popullit zotëron sot gjithkund shqiptar, e si emër i vendit Shqipëri, Shqipni, po që m‘anë tjetër në kolonitë shqiptare që gjinden n‘Itali e në Greqi ky emër nuk njihet. Shqiptarët e Italisë jugore e të Siqelisë, pasardhës të shpërngulurish prej Shqipërie kryesisht gjatë luftërave të para me turqit nën flamurin e Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) në shekullin e XV e të XVI, e quajnë veten e vet dhe përgjithësisht popullin e atdheut të tyre të vjetër arbëresh, dhe këtë atdhe Arbër, Arbëri. Këto emra përdorin gjer më sot dhe pasardhësit e atyre shqiptarëve që u shpërngulën pak më parë, në shekullin e XIV e të XV, prej Shqipërie për në Greqi, të cilët edhe ata nuk e kanë në përdorim emrin që zotëron sot në Shqipëri; edhe ata përdorin rregullisht arbëresh për “shqiptar”, arbërishte për “gjuhë shqipe”, arbërisht për “shqip, në gjuhën shqipe”.

Këto të dhëna tregojnë qartë që emri i sotëm shqiptar, Shqipëri, Shqipni, në kohë të Skënderbeut ende nuk kishte dalë, ose të pakën nuk ish përgjithësuar, e që ky gjithsesi është më i ri se emri i parë. Kjo do të thotë që emri i vjetër nacional i vendit e i popullit ka qenë arbën, arbër, arbëresh, arbëresh. E meqë ky emër, sikundër shihet me vështrimin e parë, është identik me Albania, Albanese etj. që u përmendën më sipër, nga gjithë këto rezulton që shqiptarët në mesjetë e kanë quajtur veten e tyre ashtu si quhen edhe sot te popujt e tjerë.

Kjo pamje etnografike gjen vërtetimin e plotësimin e saj më një anë me disa të dhëna – të vjetra e më të reja – prej Shqipërie, më anë tjetër me dëshminë e gjuhëve të popujve fqinj me shqiptarët, e m‘anë tjetër me emrat e Shqipërisë e të shqiptarëve në burimet e ndryshme europiane të mesjetës.

Sikundër është vënë re që nga gjysma e shekullit të kaluar, emri i vjetër i vendit, përveç se në kolonitë shqiptare, që sapo u zunë ngoje, është ruajtur edhe vetë në Shqipëri. Një trevë fushore e pjesës perëndimore të Shqipërisë së mesme ç‘merr prej Kurbini e gjer poshtë në pllajat e Durrësit e të Tiranës, pra fusha midis lumenjve Mat dhe Erzen, quhet edhe sot Arbën, dhe mal e arbën përdoret atje për “male e fusha”. Një katund në perëndim të Liqenit të Shkodrës mban emrin Arbnesh, dhe Arbënesh quhet edhe ishulli gjuhësor shqiptar që gjindet afër qytetit të Zarës në Dalmaci, themeluar në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, prej të shpërngulurish nga anët e katundit në fjalë. Arbanë është një katund afër Tiranës.

Më anë tjetër, në pjesën jugore të vendit, Arbër e Arbërí quhen krahina të ndryshme të trevës malore të Labërisë midis qyteteve të Vlorës dhe të Gjirokastrës e të Delvinës dhe arbëreshë e arbërorë banorët e tyre. Në vise të tjera të Shqipërisë, po ky emër, me trajta të ndryshme (arbën arbër, arbënesh arbëresh, arbnuer arbëror), përdoret në popull me një kuptim etnik, për të shënuar shqiptarin në dallim nga aromuni ose nga anëtari i ndonjë tjetre popullsi ballkanike. Sikundër shihet, emri i lashtë, në rrjedhë të kohës erdhi e u mbulua nga emri i ri shqiptar, Shqipëri, po ka mbijetuar gjer sot nëpër krahina të ndryshme të vendit.

Që ai ka qenë në përdorim me përmasa nacionale, në mbarë territorin gjuhësor të shqipes, këtë e vërtetojnë ndër të tjera edhe vargje popullore si Dalin zojat arbëneshe të anëve të Kosovës. M‘anë tjetër burimet historike të vendit e plotësojnë këtë pamje edhe për të kaluarën. Në monumentet letrare të shqipes së vjetër, të cilat rrjedhin nga shekulli i XVI e i XVII, vendi del rregullisht me emrin Arbënë , populli me arbënesh, arbëruer, dhe gjuha e tij me arbënisht.

Me këto të dhëna të brendshme në lidhje me emrin nacional të Shqipërisë e të popullit të saj, pajtojnë burimet e jashtme, dëshmia e gjuhëve të popujve të tjerë të Gadishullit Ballkanik. Edhe atje vrehet prania e këtij emri, i cili në rrymë të kohëve rrezatoi prej Shqipërie tek ata popuj. Në serbokroatishten popullore shqiptari quhet arbanas, në dokumentet mesjetare të asaj gjuhe arbanasin. Arbananu quhet ai dhe në bullgarishten popullore, arbanas në rumanishten e vjetër, dhe tek aromunët e Shqipërisë e të Maqedonisë arbines, arbinesi, të gjitha reflekse të shqipes arbënesh e të varianteve të saj. Duke u ngjitur te burimet historike të mesjetës, në dokumentet e shkruara latinisht të vendeve perëndimore të kohës para dinastisë së Anjouve, të cilët patën marrëdhënie politike me disa treva të Shqipërisë, shqiptarët quhen arbanenses, e më vonë albanenses, dhe vendi i tyre Albania, ashtu si edhe sot.

Duke i shikuar këto dëshmi, të brendshme edhe të jashtme, me një vështrim përmbledhës, rezulton se emri nacional i hershëm i popullit shqiptar e i vendit të tij është arbën arbër me variacionet e tij, dhe se ky ka mbizotëruar në Shqipëri gjer në shekujt e parë të sundimit osman.

Ky emër rrënjët ndërkaq i ka që në kohën antike.

Sikundër dihet, astronomi e gjeografi Klaud Ptolemeu i Aleksandrisë së Egjiptit, në shekullin e dytë të erës së re, në hartën e tij botërore shënon emrin e një fisi Albanói dhe qytetin Albanópolis në një trevë të Shqipërisë të mesme, afërsisht midis Durrësit e Dibrës së sotme e në lindje të Leshit.

Prej këtij emri rrjedh rregullisht Arbën Arbër i shqipes, një dëshmi, ndër të tjera, që shqiptarët janë anas, autoktonë në vendbanimet e sotme dhe që aty ka një vazhdimësi, një kontinuitet gjuhe të pakën që prej antikitetit.

Nga Arbën, si u tha, ka dalë në analizë të fundit emri i Shqipërisë e i shqiptarëve te popujt e Gadishullit Ballkanik e të pjesëve të tjera të Europës. Historikisht ky emër, mbi dëshminë e përbashkët të Ptolemeut, të burimeve mesjetare të vendeve të ndryshme dhe të përhapjes së sotme popullore në Shqipëri, në krye të herës pas gjithë gjasësh i ka përkitur një treve e një popullsie të Shqipërisë së mesme; ai u përgjithësua pastaj si emër nacional në mbarë vendin që në kohën para Skënderbeut.

Përsa i përket emrit shqiptar, Shqipëri, Shqipni, ky si emër populli e vendi, si rezulton nga sa u shtjellua më sipër, zuri vend gjatë kohës së sundimit turk, pas shpërnguljes shqiptare për në Greqi e n‘Itali. Përhapja e tij si emër nacional dhe zhdukja e emrit të vjetër si i tillë, ka lidhje pas gjase me lëvizjet etnike e sociale të popullit gjatë mesjetës dhe kohës së parë turke, me shtegtime të brendshme, me formime fisesh të reja në ato perioda historike, veçse shtysat konkrete për një zëvendësim të tillë nuk mund të ndiqen.

Vetëm një gjë mund të thuhet me gjasë të madhe, që shqip në krye të herës ka qenë emri i gjuhës. Ky si i tillë ka qenë mbase me përdorim më të moçëm, mbase paralel me emrin arbën arbër si emër etnik, dhe pastaj do të ketë shtrirë fushën e përdorimit, duke përfshirë edhe popullin e vendin. Shihet kështu se më i vjetri shkrimtar shqiptar që njihet, Gjon Buzuku, i vitit 1555, krahas ndë Arbanit “në Shqipëri” ka shqip “në gjuhë shqipe”; ashtu dhe Pjetër Budi (1621) shqip të na e thotë, e Pjetër Bogdani (1683) një gramatikë latin e shqip. Përdorimi etnik i këtij emri rreth vitit 1700 kishte zënë rrënjë, sepse në Vendimet e Koncilit provincial të vitit 1706 krahas Arbëni “Shqipëria” dhe i Arbëneshi “shqiptari” del edhe gjuhë e Shqipëtarëvet. Mendimi që emri shqiptar të ketë ekzistuar në Shqipëri veriore që në shekullin e XIV, e të jetë identik me emrin familjar Schivipudar, Schepuder, Schapudar, Scapuder të një banori të qytetit të Drishtit afër Shkodrës që përmendet rreth vjetëve 1368-1402 në arkivat e Raguzës, mbetet një hipotezë që meriton të gjurmohet më tej.

Në lidhje më në fund me burimin e dy emravet arbën edhe shqip, do pasur parasysh se shumë emra të popujve, të vjetra e më të reja, që njihen nga historia, mbeten me domethënie e burim të paditur. Një kusht paraprak i domosdoshëm në këtë fushë kërkimesh është konstatimi i formës së kryehershme të emrit përkatës. Në lidhje me këtë, për emrin e vjetër nacional të shqiptarëve mund të thuhet me siguri që nga dy format e tij, arb- dhe alb-, e para është forma e mirëfilltë, sikundër del dhe nga dëshmitë vendëse së bashku me dëshmitë popullore ballkanike që u zunë ngoje më sipër. Prandaj kërkimi i një rrënje alb- me kuptimin e pretenduar “mal”, krahasimi me emrat topike Alba- të Italisë e të viseve të tjera, me emrin e Alpeve etj., nuk kanë ndonjë bazë solide. Duke u nisur përkundrazi nga forma arb-, e nga kuptimi “fushë, rrafshinë”, i cili ruhet në mal e arbën të përmendur më lart, mund ta afrojmë këtë emër me latinishten arvum “arë, tokë e punuar, fushë”, greqishten e vjetër aroura “arë, tokë buke”, me fjalën kelte të irlandishtes së mesme arbor, shumës arbanna “drithë”. Me emrin e Arbënit mund të ketë një lidhje të moçme edhe emri i ishullit Arbe të Dalmacisë.

Përsa i takon emrit shqip, shqiptar, Shqipëri Shqipni, prej nga ka dalë edhe folja shqipëroj, shqipëlloj “spiegoj, sqaroj” e gjuhës popullore, ky emër mbetet me gurrë të dyshimtë.

Mendime që të ketë dalë nga emri i shqipes, duke e pasur pra shqiptarët emrin e tyre prej këtij shpendi, qysh në kohën e Skënderbeut, duke e vënë në lidhje m‘anë tjetër këtë emërtim me fjalët e Plutarkut, që Pirroja pas fitores që korri mbi makedonët u kremtua me epitetin “shqiponjë”, nuk duket t‘i rezistojë kritikës, po të nisemi nga trajtat e këtyre dy emrave.

Në të vërtetë, tek autorët e vjetër shqiptarë, shqip, shkruar me këtë trajtë, dallohet dukshëm nga emri i shpendit, që shkruhet tek ata rregullisht shqype, gjë që tregon se kemi të bëjmë me dy fjalë të ndryshme. Jo bindëse paraqitet dhe afrimi me qipi “mullar bari”, me paravendim (presupozim) të një kuptimi të hershëm “grumbull, popull”.

Të dyshimta mbeten dhe interpretimet e tjera të këtij emri, ai si “banor shkrepash, malesh” dhe ai si “pushkatar” prej greqishtes së re skippetto(n) “pushkë” (kjo prej italishtes schioppetto), një fjalë që dëshmohet për greqishten sëpari me shekullin e XVI-XVII. I pabesueshëm mbetet mënëfund edhe spiegimi i fjalës shqip nga latinishtja excipio; fjala latine nuk do të thotë: “kuptoj”, si kanë thënë, po “marr; vë më njanë; përjashtoj; pranoj”. Kështu, duke përfunduar, puna e burimit të fjalës shqip mbetet një çështje e hapët.

“Ma mirë me vujt për Kosovën, sesa me vujt në Kosovë”

Nga Adnan Berisha

A t’ka dal viza?, Kur po ja therr?, Sa ke prit për termin?, janë vetëm disa nga pyetjet që po bëhen çdo here e më të shpeshta. Shumë kosovarë tashmë veçse kanë zgjedhur ta lënë Kosovën.

Papunësia, pagat e ulëta, mos respektimi i ligjit të punës, janë vetëm disa nga arsyet pse shumica e kosovarëve po zgjedhin rrugët e Perëndimit. 
Këtu në Kosovë, lerë më që të papunët janë të zhgënjyer me këtë vend, por ajo që më së shumti është brengosëse është zhgënjimi dhe dëshpërimi nga klasa punëtore, e veçanërisht njerëzit me kuadro të lartë shkollore, siç janë mjekët. 
Punëtorët në sektorin privat ankohen për pagesa të ulëta, orari shume i gjatë i punës, deri në 10- 12 orë punë gjatë ditës, mos pajisja me kontrata, janë vetëm disa nga shqetësimet e tyre. Përkundër tyre, ata në sektorin publik qëndrojnë më mirë, rrogë +500 euro, orari në përputhje me ligjin e punës, kontrata të punës, por edhe këto benifite për shumë kë po janë të pamjaftueshme.
Shumë mjekë dhe specialistë të kualifikuar ndonëse me ligjin e ri të aprovuar tash së voni, paga e tyre arrin shifrën 1200 euro, por ata po e lënë këtë pagë, e po shkojnë në Gjermani të bëjnë të njëjtën punë, natyrisht me një pagë shumëfish më të madhe.

Ku është Qeveria në këtë “rrëmujë”

Jo vetëm kjo e tanishmja, por të gjitha ato paraprake kanë dështuar për sa i përket “mbajtjes në kontrollë” të kësaj dukurie. Natyrisht kjo dukuri ndonëse po ndodhë këto vitet e fundit, ajo është rrjedhojë e 20 vjet pas luftës dhe 11 vjet pas shpalljes së Pavarësisë.
Gjë tjetër që kanë dështuar qeveritë e deritanishme, është edhe mos rritja e pagës minimale, e cila aktualisht është 130 euro për punëtorët nën moshën 35 vjeçare dhe 170 për punëtorët mbi këtë moshë. / KultPlus.com

Në Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it, nga Prishtina u përçuan mesazhe paqeje dhe uniteti

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it, Hamama Jazz Bar i cili gjendet në Prishtinë, mbrëmë organizoi një event të veçantë për të shënuar këtë ditë. Tinguj e muzikës jazz u shpalosën nga bendi “Gesundheit Quartet” i Visar Kuçit dhe nga mysafiri special i kësaj mbrëmje, pianisti dhe kompozitori i muzikës jazz, Ilir Bajri, i cili njihet ndryshe edhe si ‘veterani’ i muzikës jazz, shkruan KultPlus.

Organizimi i këtij eventi, Hamam Jazz Bar-it i është kërkuar zyrtarisht nga Ambasadori Herbie Hancock, i cili është një ambasador i vullnetit të mirë në UNESCO. Përndryshe Hamam Jazz Bar është partner zyrtar i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it në Kosovë.

E pianisti dhe kompozitori që i kushtoj jetën kësaj muzike, Ilir Bajri, e konsideroj si shumë të rëndësishme marrjen e të rinjve me këtë muzike e po ashtu ai tha se shpreson që muzikantët të merren sa më shumë me këtë lloj të muzikës.

“Për të rinjtë është e rëndësishme muzika jazz njësoj siç është e rëndësishme të dëgjojnë muzikë dhe të shohin filma të kohës së sodit që janë prodhuar në shoqëritë tjera. Jazz-i është aso muzike që gjithmonë është aktuale, muzikë që ndodh tani. Mirëpo kjo si muzikë nuk është e lehtë që të mësohet e të dëgjohet për këtë arsye është më vështirë që të hysh në këtë lloj muzike. Unë mendoj që është mirë të ketë sa më shpesh kësi lloj organizimesh dhe sa më shumë muzikantë që merren me këtë lloj muzike”, u shpreh Bajri për KultPlus.

Muzikanti Visar Kuçi, tha që këtë organizim janë duke e bërë që disa vite mirëpo nata e sotme ishte me e veçantë sepse ky organizim ishte kërkuar nga UNESCO.

“Ky është një organizim që ne e bëjmë që disa vite, por sonte është më official sepse UNESCO, organizata që e ka shpall Ditën Ndërkombëtare të Jazz-it në vitin 2011, këtë herë e ka kontaktuar “Hamamin” si një vend adekuat për të kremtuar këtë ditë. Kjo është një lloj përkrahje prej anës së tyre, më shumë përkrahje institucionale po jo financiare, këtë event e financon prapë Hamam Jazz Bar”, tha Kuçi për KultPlus.

Po ashtu Visari shtoi që sonte përmes muzikës jazz përçohen mesazhe të paqes dhe unitetit nëpër botë.

“Arsyeja që ata e kanë shpallë këtë ditë është që të përhapet sa më shumë mesazhi i paqes dhe unitetit nëpërmjet muzikës nëpër gjithë botën. Kështu që edhe ne sonte e përçojmë këtë mesazh por edhe qëllimi tjetër është që me tërheq muzikant të ri që të na bashkëngjiten në promovimin e kësaj muzike”, u shpreh ai.

E shumë i nderuar, nga ftesa që ju bë nga UNESCO, u ndje pronari i Hamam Jazz Barit, Dardan Islami, i cili po ashtu tha që të rinjtë duhet të frymëzohen nga muzika dhe duhet ta kultivojnë atë.

“Kjo ftesë nga organizata UNESCO na nderojë dhe ne vendosëm që ta ftojmë bendin “Gesundheit Quartet” dhe Visar Kuçin, si një nga muzicientët më të mirë të gjeneratave të reja që i kemi. Njëkohësisht vendosëm edhe Ilir Bajrin i cili është një prej veteranëve të Jazz muzikës në Kosovë. Të rinjtë duhet të frymëzohen nga muzika çfarëdo që të jetë ajo, le të dëgjojnë muzikë të mirë, le ta kultivojnë atë dhe uroj që të bëjnë muzikë sa më shumë”, tha Islami për KultPlus.

UNESCO ka caktuar 30 prillin si Ditën Ndërkombëtarë të Muzikës Jazz, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor të 2011-ës./ Gzim Mujaj/ KultPlus.com

Çitaku: Përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen që i ka bërë Kosovës ndër vite



Ditën e djeshme, Vasfije Krasniqi Goodman ka dhënë dëshminë e saj në Komitetin për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan. Duke iu dridhur duart, ajo e ka shpjeguar të gjithë historinë e saj të dhunimit nga policë serbë gjatë luftës, kur ajo ishte 16-vjecare, shkruan KultPlus.

Pas kësaj ka reaguar edhe ambasadorja Vlora Çitaku e cila përmes një postimi në Facebook, është shprehur se asnjëherë më parë kaq shumë emocione dhe solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.

Ndërsa sot Çitaku është shprehur jashtëzakonisht falënderuese ndaj kongresmenit Eliot Engel për përkrahjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. Ajo gjithashtu falënderon Harry Bajraktari, biznesmeni shqiptaro-amerikan që e ka njoftuar Engel për Kosovën.

“Asgjë nuk ndodhë rastësisht dhe asnjë e arritur substanciale nuk bëhet pa punë sistematike. 
Seanca e djeshme në Komitetin për punë të jashtme të Kongresit Amerikan do të ishte e pa mundur sikur Eliot Engel të mos ishte kryesues i këtij komiteti të rëndësishëm. 
Do t’i jemi përjetësisht mirënjohës kongresmenit Engel për mbështetjen e vazhdueshme që i ka bërë Kosovës ndër vite. 
E kongresmeni Engle nuk do të dinte për Kosovën sikur të mos ishte Harry Bajraktari. 
Siç e tregon shpesh kongresmeni, para më shumë se 30 vite, në zyrën e tij kishte trokitur Harry, dhe kishte filluar t’i tregojë për Kosovën. Që atëherë kishte filluar një miqësi e fortë mes dyve. Harry e ka sjellur kongresmenin Engle shumë herë në Kosovë. Edhe gjatë ditëve tona të vështira. 
Faleminderit Harry!”, ka shkruar Çitaku. / KultPlus.com

Si i përdhunonte femrat me pistoletë në dorë ‘Toger Baba’, fundi tragjik i grave që e kundërshtuan

Së fundmi, gjithë ç’ka parë a dëgjuar nga bashkëvuajtës të tjerë, Tanush Kaso, kryetari i Shoqatës së të Burgosurve Politikë, e ka treguar në librin “Krimet e komunizmit; një histori e plotë për Mirditën”.

Në tregimet e tij, kanë qenë gjithnjë torturat që u bëheshin femrave. Cilët ishin policët në qelitë e Hetuesisë, të cilët abuzonin mbi gratë dhe vajzat me dhunë fizike e përdhunime? Çnderimet me forcë nga kryepolicët dhe rastet e vdekjeve që u jepnin fund vuajtjeve pa motiv. Kaso u lind në Tiranë, në vitin 1934. Pas mbarimit të shkollës pedagogjike në qytetin e Tiranës, shërbeu për disa vjet si arsimtar në fshatrat e kryeqytetit e të Peshkopisë.

Më 1961, teksa vazhdonte të punonte si arsimtar në fshatrat e Tiranës dhe ndiqte me korrespodencë Fakultetin e Gjuhë Letërsisë në vitin e tretë, u arrestua “me akuzën e pjesëmarrjes në një grup armiqësor kundër pushtetit, që kishte si qëllim krijimin e një partie social-demokrate”.

Më 11 gusht 1962, me vendim nr. 113, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor “për tradhti ndaj atdheut” dhe “agjitacion e propagandë” dhe e dënoi me 13 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë të tundshme e të patundshme dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. Pas kryerjes së dënimit, u shtrëngua të punonte punë nga më të rëndat… Kjo është vetëm një pjesë e dëshmive të tij, nga më të rëndat.

PJESË NGA LIBRI

Në vitin 1945-1946, në Mirditë vepronin rreth pesëqind të arratisur antikomunistë, të ndarë në çeta të vogla. Kjo përbënte rrezik për regjimin e Tiranës, i cili e vuri si detyrë parësore zhdukjen e tyre me çdo mjet e mënyrë të mundshme.

U përzgjodhën elementët që do të vepronin atje, midis atyre që kishin dhënë prova të barbarisë së tyre mbi fshatarësinë e Jugut, veçanërisht mbi atë të lumit të Vlorës, të Kuçit e Bolenës, ku kishin ndeshur në qëndresën e armatosur të çetës së Lahe Nuros e të Izet Vrazhdos dhe ku kishin ushtruar një terror të paparë në historinë e atyre vendeve duke mos kursyer as pleqtë, gratë dhe foshnjat e djepit.

Një nga ato kafshë me fytyrë njeriu ishte edhe një i quajtur Hodo Habibi, nga fshati Kuç i Kurveleshit. Edhe pse pa kurrfarë tradite familjare dhe i pashkollë, për ‘meritën’ e barbarisë së treguar në reprezaljet komuniste, atij i kishin dhënë gradën ‘toger’ i Forcave të Ndjekjes dhe dyqind ushtarë nga pas.

U vetëquajt Toger Baba dhe kështu nisën ta thërrisnin të gjithë: vartësit, eprorët dhe populli. Të paktë ishin ata që e dinin se ai quhej Hodo Habibi dhe se ishte nga Kuçi i Kurveleshit. Kryekrimineli Mehmet Shehu i kishte dhënë të ngjashmit të vet kompetenca të plota dhe njëfarë ‘Carta Bianca”, që i lejonte të bënte çfarë të donte mbi ‘popullin armik’ të Mirditës katolike.

I dehur nga fuqia që i kishin dhënë, ai nisi veprimtarinë e tij në Mirditë, me fushatën e çar matimit. Urdhëroi që dyert e çdo shtëpie mirditore të liheshin hapur, ditën dhe natën, deri në një urdhër të dytë, mbasi do të ushtroheshin kontrolle të befasishme nga Forcat e Ndjekjes, për armë dhe për të arratisurit politikë. Një gjë e tillë nuk kishte ndodhur kurrë në Mirditë, që nga krijimi i saj.

Por, shpejt u pa se qëllimi i toger Hodos kishte qenë i dyfishtë: të kryente detyrën qeveritare dhe njëkohësisht të përmbushte epshet e tij shtazore, duke përdhunuar gra e vajza të pambrojtura. Bashkë me ‘trimat e tij’, ai grabiste edhe sende me vlerë, që ruheshin nëpër sepetet e shtëpive fisnike, të zotët e të cilave ishin pushkatuar ose ndodheshin në arrati.

Siç shkruan heroi i rezistencës antikomuniste, Nikoll Mëlyshi, në faqet 279-280, të librit të tij “Ngjarje Historike: ‘U kërcente grave në shtrat, për t’i shnderue me përdhunë, tue i friksue me kobure në dorë; u kishte marr ftyrën shumë femnave, por nuk guxonte as kurrkush me ba ankesa, se do t’i delte shpirti pre drunit të ‘Babajt’.

Kur delte drita, i mblidhte katundarët në nji shesh në qendër të katundit dhe i urdhnonte qi të bashin nji zjarr të madh me dru shumë e mandej i zhvishte popullin lakuriq dhe i lidhte të gjithë me konop dorë për dorë rreth e përqark atij zjarri dhe kapte drun dhe u binte shpinës, qi të afrohen zjarrit e të digjen.

Mandej, kur lodhej vet, i zgjidhte dy ose tre ma të fortit dhe iu jepte dajakun në dorë e i urdhëronte të silleshin ata mbi shokët e vet të lidhun duersh. Ndonjiher i zgjidhte të gjithë dhe i bante me forcë të sjellin me dru njani me tjetrin; dhe kur shifte se ndonjani nuk po e përdorte krejt fuqinë e drunit, atëherë Babaj atë njeri e shtronte përdhe dhe ia nxirrte shpirtin me dru.

E kur togeri kishte ba qejfin e tij me të rrafunat, e qi kur fillonte bora me akull, po kështu i zdeshte burrat dhe i detyronte të hyjshin në ujë të ftoftë të lumit Fan i Vogël. Ky barbar i popullit, kur hynte nëpër pyje, gjoja për ndjekje t’arratisunish, merrte me vete si udhëhekëse dy ose tri gra ma të mirat dhe mbasi i shkërdhente 10-15 ditë, i lironte gratë e shkreta dhe shkoshin në shtëpijat e tyne të turpnume dhe të laskaryueme e të levrozueme nga përdhunimi i toger Babës”.

FUNDI TRAGJIK I GRAVE QË KUNDËRSHTUAN TOGER BABËN

I pari i vendit, kryekomunisti Bardhok Biba, dhe komunistët e tjerë mirditorë, nuk reagonin fare, por i miratonin në heshtje veprimet antiligjore dhe çnjerëzore të Toger Babës me shokë. Këto çështje ata nuk i ngrinin as në mbledhjet e organizatës bazë të Partisë dhe as nuk i raportonin në Komunitetin Qendror. Ndërsa fshatarëve u kishte hyrë frika në palcë dhe nuk guxonin të hapnin gojën se i priste vdekja pa gjyq. Kështu ishin pushkatuar prej tij: Gjok Marka Ndreca, Marka Preng Zefi, Marka Ndrec Bajraktari, Ndue Nikoll Ndoka, Frrok Nikoll Ndoka e shumë të tjerë.

Vetëm gruaja e këtij të fundit mori guximin ta kundërshton te me fjalë të ashpra togerin e kuq, kur ai urdhëroi që ajo të zhvishej lakuriq përpara të gjithë të pranishmëve. Ajo e kërcënoi se do të shkonte në Tiranë dhe do ta raportonte tek Enver Hoxha. Emri i “Komandantit legjendar” e bëri të mendohet Toger Babën dhe e prapësoi urdhrin e dhënë. Mbasi bëri një mijë të zeza në krahinën e Fandit, në tetor të vitit 1946, ai me forcat e veta u shpërngul dhe shkoi në Bajrakun e Spaçit.

Sapo u vendos në Kodër të Spaçit, arrestoi të gjithë burrat e atij vendi, rreth dyzet vetë. I zhveshi lakuriq, i lidhi me litar dorë përdore dhe i nisi në këmbë për në katundin Mushtë të Bjeshkëve të Munellës që ishte tri orë larg. Aty, i futi në stallë lopësh me baltë e mbeturina, ku kaluan natën si të burgosur.

Të nesërmen i vuri përpara si bagëtinë dhe o çoi në katundin Kimëz, ku ishin grumbulluar edhe fshatarë të tjerë nga Gjegjani, Shkoza, Gojani etj. Mblodhi popullin, me burra e gra, dhe para të gjithëve rrahu rëndë priftin 65-vjeçar, Dom Nikoll Kimza, të cilin pastaj e nisi për në burgun e Shkodrës. Mandej urdhëroi që të zhvishej lakuriq gruaja e Preng Gjon Markut, Dila. Por meqenëse ajo kundërshtoi ashpërsisht, Togeri dha urdhër që të ndizej zjarr i madh dhe Dila të digjej me gjithë rroba. Ndërkohë, burri i saj, Prenga, mundi t’i zgjidhë duart dhe u largua me vrap në drejtim të maleve. Por, policët dhe ushtarët e Hodos e ndoqën dhe e vranë. Kjo ngjarje u përhap nëpër fshatrat përreth. Mbas disa ditëve, fjala i shkon edhe kushëririt të Prengës, Pal NIkoll Prendit, i cili ishte duke kryer studimet në Moskë, të Rusisë (rast i rrallë ky për mirditorët). Ai preket e zemërohet së tepërmi nga këto veprime kriminale. Kërkon disa ditë leje të kthehet në Tiranë, ku menjëherë i drejtohet udhëheqjes së lartë të Partisë Komuniste dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Koçi Xoxe, të cilëve ua përshkruan atë që po ndodhte në Mirditë.

MASAT E KOÇI XOXES NDAJ HODO HABIBIT; NGA MIRDITORET TE ZADRIMORET

Masa e vetme që mori ministri i Punëve të Brendshme për bëmat e Hodo Habibit, ishte transferimi i tij nga Mirëdita në rrethin e Lezhës. Sapo u vendos në katundin Hajmel të Zadrimës, Toger Baba filloi zakonin e tij të vjetër. Ai mendoi se do ta kishte më të lehtë sesa në Mirditë, që të fuste në dorë zadrimoret e bukura. Por, ndofta nuk e dinte se shumë banorë të atyre fshatrave në Lezhës ishin shpërngulur shumë vjet më parë nga Mirëdita dhe i ruanin mirëfilli zakonet e tyre.

Ai zgjodhi si vendqëndrim të tij shtëpinë e Kol Simonit, një fshatar tridhjetëvjeçar, i cili nuk ishte përzierë kurrë në çështje politike. Por, ai kishte një motër të bukur, njëzetvjeçare, së cilës ia vuri syrin kafsha me emrin Hodo Habibi. Për të arritur lehtësisht qëllimin e tij, Togeri akuzoi vëllanë e saj se gjoja kishte pas strehuar të arratisurit.

E arrestoi atë dhe e mbajti të lidhur këmbë e duar në një dhomë të shtëpisë, duke ushtruar tortura mbi atë njeri krejtësisht të pafajshëm. Mbas dy ditësh e dy netësh dhune fizike e presionesh mbi Kolën, Toger Hodua arrestoi edhe të motrën e tij, Luçien, së cilës i propozoi që të kalonte disa net me të. Por, ajo nuk pranoi; edhe kur ai deshi ta përdhunonte, ajo reagoi fuqishëm. Nisi një kacafytje midis tyre. U gërvishtën e u gjakosën nga fytyra. U shqyen dhe u grisën edhe rrobat që ajo kishte veshur. Por, 20vjeçarja që luftonte për jetë a vdekje, i përmblodhi të gjitha forcat e saj dhe mundi të shkëputet nga thonjtë e asaj bishe të egër. Doli me vrap nga shtëpia dhe mundi të strehohet te të afërmit e saj, në pritje të zbardhjes së dritës, për t’u nisur drejt qytetit të Shkodrës.

TUK JAKOVA, SHPËTIMTARI I GRAVE NGA TOGER BABA

Toger Baba, i tërbuar nga zemërimi, urdhëroi katundin që ta dorëzonte Luçien brenda dy orëve, përndryshe do të pushkatonte vëllanë e saj. Katundi nuk e dorëzoi atë vajzë trime, e cila herët në agim, ashtu siç ishte, e rreckosur dhe e gjakosur, u nis për në Shkodër, ku kishin disa miq familjarë, ndër të cilët edhe Tuk Jakovën, asokohe funksionar i Partisë Komuniste. Toger Hodua nisi Kolë Simonin me ushtarët e tij gjoja për në burgun e Lezhës, po i porositi ata që ta vrisnin rrugës, me justifikimin sikur kishte dashur të arratisej. Dhe ashtu u bë. Fshatari i ndershëm dhe i patëkeq, Kolë Simoni, u pushkatua në të dalë të fshatit Hajmel, vetëm për tekat e Hodos.

Ndërkohë, Luçia, me të arritur në Shkodër, shkoi te shtëpia e Tuk Jakovës dhe ia tregoi me hollësi ngjarjen. Ai i dha një letër për t’ia dorëzuar Koçi Xoxes dhe ia pagoi paratë e udhëtimit deri në Tiranë. Koçi, me autoritetin e ministrit të Punëve të Brendshme, urdhëroi organet e hetuesisë dhe ato gjyqësore që ta ndiqnin pa vonesë këtë çështje.

Ato organe kishin në sirtarët e tyre edhe disa raporte të tjera të ardhura nga Mirdita dhe Lezha, nga persona të ndryshëm që ankoheshin për sjelljet mizore të togerit Hodo Habibi. Por, deri atëherë, ato sjellje kishin mbetur pa përgjigje. Tani ishte koha të hapeshin të gjitha përpara trupit gjykues. Mbasi u vërtetua plotësisht çështja, Gjykata e Shkodrës shkoi në vendin e ngjarjes, në Hajmel të Lezhës. Atje, në prani të popullit të mbledhur nga të gjitha katundet, u gjykua i pandehuri Hodo Habibi nga Kuçi i Kurveleshit dhe u dënua me vdekje e varje në litar.

Ndëshkimi shembullore i “Toger babës” u bë më së shumti për të gënjyer popullin, sikur gjoja ai kishte vepruar me kokën e tij dhe pa dijeninë e partisë, gjë që askush nuk mund ta besonte po edhe mbas vdekjes së tij, dhuna dhe masakrat komuniste në Mirditë vazhduan si më parë. Ato do të kulmonin në gushtin e vitit 1949, mbas vrasjes së sekretarit të partisë dhe deputetit të Mirditës, Bardhok Biba, nga Komiteti i Maleve.

Në Mirditë kishte edhe të tjerë si famëkeqi “Toger baba”, të ardhur nga jugu, por edhe vendës, siç do ta shohim më tej. Gjon Mark Ndoj, në librin e tij “Ndëshkimi i pafajësisë”, në faqet 130-131, tregon se si “Tre katër vjet ma vonë u njoftue nji mbledhje e rëndësishme…kishin ardhë shumë civilë oficera prej Tirane e drejtues të rretheve fqinjë. Nji arkivol i mbështjellë me nji cohë të kuqe ishte vendosë në nji vend të dukshëm. Kunora shifeshin pilë në nji makinë.

Mbasi u grumbulluan njerëzit, sekretari i parë foli i pari:-“Mblidhemi sot këtu për me nderue e me pohue krimin që u ba ndaj tij nga armiq të çdo ngjyre që ia duen të keqen partisë. I njoftun si Toger Baba, nji luftar trim…viktimë e shpifjeve të armikut të klasës e të Partisë. Toger Baba la nji emër të Nderuem në Mirditë, duke u ndeshë dhëmb për dhëmb me armiqtë…si një bir i denjë i partisë që ia don të mirën popullit…” Pra, komunistët u penduan që e ekzekutuan Hodo Habibin, një nga ushtarakët e tyre më aktivë, i cili kishte vepruar sipas udhëzimeve të partisë, të Enver Hoxhës e të Mehmet Shehut, prandaj e panë të nevojshme që mbas pak vjetësh ta rehabilitonin, edhe për të inkurajuar të ngjashmit e tij/ KultPlus.com