Shumë herët, gati tre shekuj më parë qytetarët elbasanas e panë të nevojshme dhe të domosdoshme ndërtimin e hamameve ( banja publike). Në përshtatje me kohën, nën pushtimin fanatik Osman, u ndërtuan veç hamamet për meshkuj dhe veç ato për femra.
Është e bukur të theksojmë se këto hamame veç larjes shërbenin edhe si vende njohjeje për krijimin e çifteve të rinj.
Studjuesi Hyjni Ceka thotë se “ ndërlidhëse në njohje të tilla bëheshin motrat e pretendentëve për dhëndërr. Dhe, për të realizuar një lidhje të tillë qëndronte si kërkesë kryesore emancipimi i femrës që kërkohej, por edhe higjena personale merrte rëndësi të veçantë, thotë studjuesi, ku nuk le pa përmendur edhe trupin e femrës, apo mënyrën se si ajo fliste, e buzëqeshte”. Dhe kjo në një kohë që në shumë qytete të tjera të Ballkanit as që mund të bëhej fjalë për egzistencë hamamesh të tillë, ku praktikohet banja me avull, me ujë të ngrohtë të aromatizuar me esencë trëndafilash. “Në fillim të shekullit të XX- Momë Lushka ishte bërë mjeshtre e pregatitjes së aromave të tilla që në gjuhën popullore quheshin “ gjyslyhane” ( aromë trëndafili)”, thotë Ceka. Ai shton se “ Momë Lushka një e moshuar merrte gjethet e trëndafilit i vinte saçin përsipër ku kullonte lëngu, me erë të mrekullueshme. Madje me gjethet e trëndafilit të shtrydhur amvisat elbasanase, përgatisnin një ëmbëlsirë që quhej gjylaç.
Sy kureshtarë të fshehur pas portash e kthesash rrugice, mes tyre edhe vetë artisti Isuf Myzyrin ndiqnin të sapodalat nga hamamet për të parë me sytë e tyre ato bukuroshe që ua rekomanduan motrat.
Madje Myzyri në repertorin e tij do t’i kushtonte një këngë këtyre vajzave vargjet e të cilave këndohen edhe sot. .. Del një vajzë nga hamami /çfarë t’i jap ta puth një herë.. Kjo këngë e kënduar prej kaq brezash na çon në një traditë të këtij qyteti të lashtë dhe të emancipuar. “Kjo traditë e përdorimit të hamameve më pas kaloi edhe brenda familjeve pasanikësh por edhe intelektualësh në qytet, për të cilët Elbasani gjithnjë është shquar” thotë Ceka, që sipas tij “hamami shërbente edhe për një qëllim tjetër, në ditë të veçanta të javës grumbulloheshin të apasionuarit pas banjove me avull, traditë kjo e sjellë nga pushtuesi Osman shekuj më parë në këtë qytet”.
Edhe sot e kësaj dite si monumente kulture ruhen dy hamame, një për meshkuj në qendër të qytetit, dhe një për femra brenda mureve të kalasë. Hamami nuk ishte i vetmi vend ku lidheshin krushqitë.
Femrat e emancipuara elbasanase përdornin për njohje të tilla edhe daljet e shpeshta për teferiç (vende turistike) në kroin e Kalit, Rrapin e Mansit, apo në Bushek, ku kishin mundësi, fshehur syve vëzhgues të etërve, të këmbenin ndonjë fjalë me djalin që dashuronin. /KultPlus.com
Roger Waters është një nga emrat më të mëdhenj në historinë e rok & rollit. Kontributin më të madh ai e dha në grupin Pink Floyd që nga fansat e muzikës u bë kult.
Me tekstet e tij të jashtëzakonshme, Waters, korri suksese të mëdha duke arritur të grumbulloj pasuri në vlerë prej 247 milionë eurosh.
Përgjatë karrierës, këngëtari tanimë 75-vjecar është shquar për modestinë dhe për angazhimin e madh me Pink Floyd si dhe me karrierën solo. Këtë e ka dëshmuar edhe tani, kur është parë duke udhëtuar me metro në qendër të Manhatanit.
Ai u ul me njerëzit e zakonshëm në metro për ta bërë udhëtimin e tij, duke u krijuar atyre mundësinë që ta shohin nga afër dhe të komunikojnë me të.
Kjo dëshmon se artistët e mëdhenj kanë arritur të lënë gjurmë dhe të korrin suksese, duke qenë modestë dhe duke punuar me pasion të madh. /KultPlus.com
I shfaqur për të parën herë më 17 korrik 1999, në 20 vitet e fundit ka mbretëruar si seria e animuar numër një për fëmijët.
Për të festuar ditëlindjen e Spongebob, sfungjerit të verdhë të filmave të animuar, vjen madje një episod special i serisë. Një përzierje origjinale mes live-action dhe animacionit që do të zgjasë për 45 minuta.
Por festa nuk do të mbarojë shpejt. Për verën e 2020-ës pritet dalja në kinema e filmit të prodhuar nga Paramount Pictures dhe Nickelodeon, me titull “The SpongeBob Movie”.
Krijuar nga Stiven Hillenburg, seria është e vendosur në Bikini Bottom, një qytezë në fund të oqeanit paqësor, e banuar nga krijesa detare dhe antropomorfe që kanë një inteligjencë njerëzore.
Spongebob është një sfungjer gjithnjë i lumtur dhe i gëzuar, punon si kuzhinier në Krusty Krab, një fast food nën ujë, ku gatuan krabby patty, paninet më të shijshme në oqean. Miku i tij më i mirë, ylli patrik, një yll deti i kuq, totalisht i hutuar.
Përkrah programit të jashtëzakonshëm të Anibarit të mbushur me shfaqje të filmave të animuar, punëtori për animacion, programe speciale, prezantime gjatë gjithë ditës, gjithçka do të kulmojë me netët muzikore që zënë një vend të rëndësishëm dhe të pazëvendësueshme në aktivitetet e këtij edicioni të festivalit, që mbahet nga 15 deri me 21 korrik 2019, në Pejë.
Gjatë këtyre netëve prej orës 23:00, në një mjedis të hapur, në Parkun e qytetit të Pejës, si asnjëherë më parë, shumë artistë, bende dhe DJ, do të performojnë zhanret dhe këngët e tyre për të sjellë një atmosferë të gjallëruar dhe ritme të veçanta gjatë netëve të Anibar.
15 korrik – Nata që hap ndejat muzikore të Anibar është e dedikuar për muzikën Regge ku artisti Blend Mishkin bashkë më grupin Roots Evolution do të ju sjellin tinguj të afrobeats dhe muzikë reggae. Artisti i dytë do të jetë Natty Fiyah e cila tashmë njihet në zhanrin eksperimental të muzikës, e që mund të përshtatet në çdo rast, reggae, jungle apo drum’n’bass.
16 Korrik – Një natë që do të karakterizohet me muzikë Hip Hop Old School. Do të habiteni nga shpejtësia dhe tekstet e reperëve si Llumi & Blleki, që janë pjesë e grupit P.I.N.T. Të dytë sjellin tingujt e hip-hopit klasik dhe rap-it të viteve 2000 të përzier me elemente moderne. Ndërsa, DJ Goce, përfaqëson kohën e hershëm të hip hopit dhe e çon këtë zhanër në rrënjët e hershme të tij. Një mysafir i veçantë në këtë natë do të jetë Sticky, artisti i ri pejanë dhe një mik i Anibarit do të debutoj me muzikën e tij.
17 korrik – Janex po vjen drejt nga New York-u në Pejë, për të performuar për herë të parë në Anibar. Një interpretuese e shkëlqyer, me një zë të mahnitshëm dhe muzikën e saj indie-pop/dance, është bërë të njohur në të gjithë industrinë. DiziRadio artisti i ri nga Peja do të ketë njërën nga performancat e tij të para me paraqitjen në Anibar.
18 korrik – Kjo natë hapet me Reka Zallan e cila është gjithnjë në kërkim të atmosferave për të krijuar rritme impulsive. Muzika e Reka Zallanit karakterizohen kryesisht nga tinguj të errët me elemente psikodelike. Më pas Genti me Vargmal Records është një tjetër artistë që lidhjen me muzikën elektronike e ka formësuar që në fëmijëri, ai është një eksplorues i muzikës e veçanërisht në zhanrin tekno psychedelic.
19 korrik – është nata qe i dedikohet muzikës alternative. Performanca e parë do të jetë e grupit nga Prishtina, Asgjë sikur Dielli që përmes teksteve me metafora provokative, kryesisht me tema nga jeta sociale, gjithnjë kanë krijuar një atmosferë autentike, në muzikën alternative kosovare. Më pas vjen një DJ nga Kroacia, nën emrin DJ Shullio, ai rregullisht bënë dj-ing në festivalet e filmit të animuar dhe vende të tjera. Ai është edhe drejtori artistik I Festivalit Animafest Zagreb.
20 korrik – Me pasion të vërtetë, finesë teknike dhe shumë dashuri për detajet, Tereza udhëheq përmes tingujve të saj elektik që kapërcejnë kufijtë tradicional të zhanreve. Në një mënyrë emocionuese ajo kombinon stimulimin e saj muzikor për të eksploruar me një angazhim të sinqertë ndaj valëve “frenzy” për një natë të paharruar për publikun e Anibar. Më pas artisti nga Maqedonia Andrej Micajkov do t’ju bëjë të relaksoheni dhe të zhyteni në rrjedhën e muzikës së tij të “energjisë natyrore” që është e lehtë dhe e këndshme për t’u dëgjuar
21 korrik – Nata përmbyllëse e këtij edicion të Anibar do të rezervoj tinguj ritmik dhe plot gjallëri të orkestrës Gypsy Mambo këngët e tyre vijë nga një traditë e performancave argëtuese muzikore, ata kanë bërë muzikë në shumë festivale të mëdha të muzikës në të gjithë botën. /KultPlus.com
KultPlus ju sjellë këngën e njohur të Muharrem Qenës. Kënga “Oj hanë”, është një ndër këngët më të njohura të artistit shqiptar që ka lënë një bagazh të madh artistik. Më poshtë keni tekstin dhe videon e këngës.
Oj hane duku n’kët natë M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam M’shoqno në vetmi se të gjithë më kan lan O zemra me rënkon për dashuni që ma s’kam
Duku oj hanë edhe shkëlqe, vetmitare si une je Unë rri me kangë e ti me dritë O ndjenjat tona i kan grabitë Unë rri me kangë e ti me dritë O ndjenjat tona i kan grabitë
Oj hane,oj kangë,oj nat,i vetëm un jam
Por nata mbështjellë vetëm gjithësinë Askund nuk shkëndin ndoj yll me m’shoqnu M`kan lan e m`kan braktis që m’kan dashunu Askund nuk shkëndin ndoj yll mem shoqnu M`kan lan e m`kan braktis që m`kan dashunu
Hana mshifet o lart mbi re Vetëm kanga mu më njeh
I vetmum me brenga t’mdha Shkoj n’harrese sot si cdo gja
Oj hanë,oj kangë,oj natë,oj nanë I vetem unë jam./KultPlus.com
“Kno o zog i malit”, është një ndër këngët më të popullarizauar të muzikës popullore e cila ishte kënduar nga Qamili i Vogël, por që është sjellë në verzione të ndryshme edhe nga këngëtarë të tjerë, shkruan KultPlus.
Po tekstin e kësaj
kënge e ka shkruar shkrimtari i njohur Rexhep Hoxha, i cili njihet për romanet
për fëmijë “Lugjet e verdha” e “Verorja”.
KultPlus ju sjellë dhe videon e kësaj kënge. Në këtë video dëgjohen ta kenë kënduar këtë këngë: Qamili i Vogël, Mazllom Mejzini e Ismet Peja./KultPlus.com
Disa fjalë rreth librit, Flirt, Lulzim Tafa, Poezi, botimet AAB,
Prishtinë, 2019, Fq.123
Pikënisja e shkrimit tim kritik e vlerësues për librin më të ri të
Lulzim Tafës shenjohet pikërisht nga vargu i tij virtuoz: “Poezia është si
Toka/Veç pak më e madhe”. Nga këtu çdo gjë që ndërlidhet me aktin krijues, me
frymëzimin dhe përbërësit e tij, me idetë dhe temat, ndër të tjera, e krijon
parabotën dhe botën e poetit, sikur ta portretizonte, madje diku të gdhendur në
kujtesën e lumtur dhe krenare të poetëve, mendimin brilant të Harold Bloomit,
kur thoshte se: “poezia është një thirrje profetike që meriton pa diskutim
kurorën e letërsisë imagjinare”. Poezia e Lulzim Tafës i ka shenjat e veta, të
cilat e prodhojnë faktin estetik, për ta gjetur udhën dhe krijimin e dashurisë,
pse jo identitetin e saj, pikërisht me gjuhën, stilin, figurat e renditura në
një hapësirë të krijimit dhe të meditimit lirik, aty ku fuqizohen dhe e marrin
primatin e vet semantik e simbolik një varg e vistër figurash të mendimit dhe
të fjalorit poetik, mirëpo ku triumfon bindshëm prania dhe domethënia e elipsës
poetike përmes risemantizimit të kodit erotik. Poeti edhe kur pohon edhe kur
mohon e vë në funksion leksikun apo idiomën gjuhësore për t’i ikur kodifikimit,
për ta fuqizuar mendimin dhe për ta saktësuar harmoninë e ndjenjës, të çastit,
të situatës, në raport me aktin krijues. Është pikërisht gjuha poetike vetë
formula e vizionit shkrimor lirik, ku poeti e sjellë konceptin e tij në
procesin e të menduarit, pse poezia së pari është ideal i shpirtit, ndërsa
fjalori, fryma, porosia e saj i prodhon të amblat dhe të idhtat e jetës, aty ku
ritmi i kënaqësisë, ritmi i zemërimit, ritmi i situatës, etj., e kanë një
emërues të përbashkët në realitetin e përjetuar të subjektit lirik se çdo gjë
lind e jeton kur betohesh për “kry t’vargut”, siç thotë poeti në poezinë e parë
të librit “Akull dhe dashni”.
Poezia e Lulzim Tafës është një monolog i shkathtë që e ka rrjedhën dhe intensitetin e vet, i funksionalizuar me ngarkesë të veçantë ideoemocionale, madje monolog që, gjithashtu, e ka formën, bukurinë dhe qëllimin e vet, i cili e kërkon dialogun e
tjetrit, për ta saktësuar dramatizimin e situatave të shoshitura përbrenda
këtij realiteti ekzistues, aty ku përmes pyetje të shpeshta sugjestive kërkohet
identiteti i qenies, herë në minimumin e mundshëm, herë në maksimumin e
pamundshëm.
Në pesë ciklet e librit, siç janë: Dashuri, Flirt, Lufta, Bisedë me
miq dhe Dhimbje, Lulzim Tafa i shfaq, i formëson dhe i ofron kërkimet e tij
krijuese, në favor të trajtimit dhe ndriçimit të mozaikut të temave që
ndërlidhen me shoqërinë, aktualitetin , luftën, religjionin, humanizmin,
dashurinë, etj. Dhe, pa dyshim, poezia e këtij poeti bëhet valë shpirtërore, në
të cilën kryesisht dominon ideja, e shtresuar dhe e simbolizuar me mall, zjarr
e dashuri.
Këta tre përbërës (malli, zjarri, dashuria) e ndërtojnë një gjuhë
specifike të ligjërimit poetik (variant letrar i gegënishtes me idiomat
gjuhësore të të folmeve të Kosovës), për të shtresuar raportin e poezisë me
gjuhën, ligjërimin dhe lexuesin. Për më tepër, besimi i poetit për një dashni
fikse, i mënjanon konvencat dhe klishetë e të perceptuarit ndryshe për poezinë
erotike, ku gjithmonë bukuria e vashës bëhej kryefigurë e simbol, si
pavdekshmëri e shpirtit dhe jo ana tjetër që e ka misteriozitetin e vet, të
ndrydhur me lirinë e mëkatit për të dashuruar vetëm përfytyrimin dhe
shpërfytyrimin e aktit të veprimit.
Magjia e dashurisë, shpërthen, si në këto vargje të poetit: “me
shpirt/me trup/ me m’mlue” (“Ty”) apo “me m’përpi/me një frymëmarrje”(“Eh”) apo
“Më ke ndez / Si zjarr/dhe po ngrohesh me mua” (“Piromane”) apo “Më vështron të
tërin nga maja/Derisa unë pres/ujin me vlue”/(“Nga maja”). Këto vargje
shqiptohen e zbërthehen brenda një konteksti të ri semantik, edhe kur trazimi
apo mërzia, në njërën anë, e përmbysin imazhin, apo kur përjetimi e adhurimi,
në anën tjetër, doemos, bëhen kaq të dallueshme, kaq shpirtërore deri tek
receptimi i poezisë me efektin estetik të saj. Prandaj, ky është një shembull i
veçantë i ilustrimit të dashurisë, ku ndjeshmëria njerëzore sistemohet
përbrenda bazamentin të ndjeshmërisë shkrimore, përmes thjeshtësisë poetike me
vargje të shkurta dhe me komunikim të gjatë.
A mund të jetë ky një ditar i dashnisë ku poeti e ka thurur zjarrmin e tij, për ta shpalosur një botë që ikën me plot peripeci e kujtime nga vetvetja dhe që rikthehet në gjenezën e krijimit, bëhet art e dëshmi poetike, sepse fundja për t’ia thyer pasëordin ëndrrës (varg i poetit), udhëtimi i jetës nuk e njeh vdekjen, por e njeh vetëm
pavdekshmërinë. Sigurisht se kodi për të hyrë dhe zbërthyer botën e poetit
është vetë çelësi i interpretimit për poezinë me tematikë të dashurisë,
veçanërisht në poezitë “Të dua më shumë se Paulinën” dhe “ Grue”, kështu që
vargjet e poezisë së fundit: “Zoti është dashtë/ Me të lënë të bukur/ Kështu
siç je”/, e përcaktojnë qartë dimensionin semantik e estetik , ku bukuria bëhet
edhe fenomen i artikuluar me kontocione metafizike.
Cikli i dytë me titullin “Flirt”, i përfaqësuar me poezitë
“Ashensori”, “Në Sex Shoop”, “Kur ti më thërret”, “Kushti”, poezia për Çarl
Bukovskin, etj., zhvesh gjuhën nga sfera e realitetit, e dekompozon përtej
arsyes njerëzore, vetëm e vetëm për ta përmbysur mitin e trilluar, shkëputur
nga konteksti i jetës, kur është herë ankth shpirtëror e herë dëshirë erotike,
madje deri tek zhveshja figurative nga absurdi dhe ironia. Mbase mund të jetë
një formulë ekstreme e rebelimit, në pikëtakim me të dashuruarit ndryshe, ku ka
edhe zemërim, revoltë, mllef, duf, klithmë, sarkazëm, indiferencë, por edhe
lavdi e madhështi.
Në ciklin e tretë me titullin “Lufta”, shquhet poezia “Letër Bujar
Tafës” , pastaj poezia për fëmijët e pagjetur në luftën e ndodhur në Kosovë,
“Svetllana dhe lufta”, “Parisi”, “Ata më thanë ik e unë ika”, etj. Në këtë
cikël të poezive ndërtohen imazhe e peizazhe në raporte kundërvënëse e
krahasuese, ku dominon ironia, antiteza, paradoksi, si dhe loja e kundërloja me
ngjarje dhe figura të ndryshme që i përkasin së kaluarës, por edhe
aktualitetit.
Mbi të gjitha poezia “Letër Bujar Tafës”, është njëra ndër poezitë
më të mira të këtij libri, por edhe ndër poezitë më ecenciale në krijimtarinë
poetike të Lulzim Tafës. Paradoksalisht, poeti imazhin e luftës e vë brenda
ligjërimit ironik dhe situatës tragjike, kësaj radhe, për ta përcaktuar
veprimin në një ambient, në të cilin trishtimi, ëndrra, lutja, vaji, frika,
guximi, mëkati, krimi, vrasja, vdekja, etj., secili e secila prej tyre e kanë
gjëmën e vajin e vet në një ëndërr të papërfunduar.
Në ciklin e katërt me titullin “Bisedë me miq”, shquhet poezia për poetin e ndjerë, Basri Çapriqi. Është një rimarrje e ideve të Çapriqit në një poezi të tij për heronjtë dhe kurvat, dhe e funksionalizuar në një kontekst tjetër imagjinar, si mbindërtim poetik, për ta aktualizuar ironinë lirike deri në maksimum. Edhe në poezitë e tjera të karakterit përkushtues, siç janë: ”Vetëm ora jote ecë” (kushtuar Jeton
Kelmendit), “Nëse do të nisesh letër për Natashën” (kushtuar Ion Deaconeskut),
“Këto leja një romi” (kushtuar poetit të ndjerë, Kujtim Paçaku), si dhe në
poezitë në formë dialogu me diellin, qiellin, detin, drunjtë, gurët, Lulzim
Tafa reflektimin e tij personal poetik e fuqizon mjeshtërisht në kontekste të
reja ligjërimore dhe figurative.
Gjithsesi, edhe cikli i pestë dhe i fundit me titullin “Dhimbje”,
dallohet me poezi të realizuara në nivelin poetik dhe estetik. Poezia me
titullin “Paralajmërim për ata që do t’ iu vdes Nana”, artikulon ndjenjat,
mendimet dhe rrethanat e poetit për ta konceptuar mungesën dhe dhimbjen si
paralajmërim për të tjerët gjatë shpjegimit të vdekjes së Nanës, sikur vdes
bota, madje paralajmërimi e fuqizon tekstin për ta përcaktuar simbolikën e
kontekstit, pikërisht me pritjen e dhimbjes, sepse: “Pa Nanë/ Dita ish pa
Diell/Nata ish pa Hanë”/. Poeti e dokumenton saktë imazhin e mungesës së Nanës
përbrenda një sfondi të përjetuar me shpirt, aty ku gdhendet përjetësisht
portreti i saj i shenjtë.
Po kështu, kuptimi dhe domethënia e dhimbjes paraqitet në variante
të ndryshme të përmallimit e të melankolisë, por edhe të vuajtjes njerëzore
(poezia “Edhe ata që nuk i njohim vuajnë”), por edhe në relacione të tjera që e
fuqizojnë porosinë për jetën, në besimin për Zotin dhe për fjalën e mençur që
shndërrohet në poezi të bukur.
Poezia e Lulzim Tafës me preokupimin e tij ideoemocional e imagjinar, në pikëpamje të tematikës, stilit, gjuhës, figuracionit, etj., shquhet për vlera poetike dhe estetike dhe, pa dyshim, sjell një ndjeshmëri të veçantë lirike në poezinë e sotme shqipe./KultPlus.com
Kompozitorja kosovare e muzikës elektroakustike dhe instrumentale,
Donika Rudi, ka performuar në sheshin Zahir
Pajaziti në Prishtinë. Rudi, u paraqit me veprën e saj “Odë Jetës”, përmes së cilës i ka paraqitur nëntë etapat e
zhvillimit të jetës brenda barkut të nënës.
“Odë e Jetës” eksploron rrugëtimin përmes njërës prej shqisave të para të cilën e zhvillon fetuesi – shqisën e të dëgjuarit dhe të ndjenjës fizike. Duke filluar nga vibrimet e tingujve të mjedisit e deri te njohja e zërave, kalohet nëpër nëntë faza të pejazhit tingullor: dashuria, unë, gjuha, identiteti kulturor, peisazhi arkitektonik, hapësirat e hapura, shpirti i ‘qytetit’, vetvetja, ardhja – jemi këtu.
Për KultPlus, kompozitorja tha se, “Odë e Jetës” ka qenë një vepër të cilën e ka bërë me shumë dashuri dhe përkushtim. Ajo cka i dha kësaj vepre jetë, ishin tingujt që dëgjoheshin herë me zë më të ulët e herë më të lartë, Këta tinguj sipas kompozitores, janë tingujt e përditshëm që I dëgjojmë cdo ditë në Prishtinë, si p.sh këmbanat e katedrales. Tingujt që e përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të këtij kompozimi duhet t’I përshtaten qytetit në të cilin do të performohet sepse vete autorja u shpreh se “Secili qytet I ka tingujt e vete që e bëjnë atë të vecantë dhe këta tinguj do të ndryshojnë varësisht prej qytetit në të cilin do të performohet, por, sigurisht pa e ndryshuar përmbajtjen e veprës” . Poashtu ajo rezultoi shumë e kënaqur me realizimin e veprës së saj dhe me mënyrën se si publiku e priti atë.
“Odë e Jetës” ka marrë mbështetjen për krijim nga platforma IN SITU, në kuadër të projektit ACT, të bashkëfinancuar nga Programi Creative Europe i Bashkimit Evropian. /KultPlus.com
Ka
mjaftuar një deklaratë e historianit të njohur Jusuf Buxhovi për Ushtrinë
Çlirimtare të Kosovës, që të ngjallen reagime të shumta.
“UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur
shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së”, ishte kjo
deklarata e Buxhovit, e thënë mbrëmë në “Rubikon”, që shkaktoi reagime të
shumta në opinion.
Me
kritika ndaj Buxhovit, është shprehur fillimisht zëvendësministri i Zhvillimit
Ekonomik dhe anëtari i PDK-së, Gani Koci, i cili ka thënë se lufta e UÇK-së
është dashur të spastrojë “mbeturina të sojit të buxhovëve”.
Edhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka
reaguar ndaj Buxhovit, duke thënë se lufta e Çlirimtare e Kosovës ishte e
pastër si loti dhe se ajo luftë e fitoi mbështetjen ndërkombëtare.
“Është
më shumë se e turpshme kur akuzat e ndonjë “intelektuali” shqipfolës sot puqen
në plotëni me gënjeshtrat serbe. Populli ynë thotë: “Turpi nuk hahet me bukë””,
ka deklaruar mes tjerash ai.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, ka kërkuar më shumë
shpjegime nga një ndër themeluesit e LDK-së, rreth deklaratës së tij.
“Nuk e njoh shumë Buxhovin, por e njoh si njërin nga themeluesit
e LDK-së. Konteksti ose vrasja nëse ka ndodhë duhet me shpjegua se çka
nënkupton. Ka krime të pasluftës, ai është mirë me i shpjegua se si ka ndodhë.
Por, edhe nëse flet për luftë është mirë me shpjegus se si kanë ndodhë”, ka
deklaruar Haradinaj.
E për të gjitha këto reagime, ka komentuar vet historian Jusuf
Buxhovi në një prononcim për gazetën “Bota sot”. Ai ka deklaruar se mbetet në
qëndrimet e tij publike, të bëra mbrëmë në KTV.
Ndërsa, për kritikuesit, ai ka thënë se nuk do të merret me të
tillët dhe thashethemet e tyre që i duhen kuzhinës orvelliane.
“Unë
nuk do të merrem me të tillët dhe thashethemet e tyre që i duhen kuzhinës
orvelliane. Kam folur publikisht dhe mbetëm te ato qëndrime”, ka thënë Buxhovi.
Ai ka kërkuar edhe nga mediat, që kenë kujdes me bartjen e
informatave dhe të mos bien pre e fenomenit të inskenimit të atmosferës
linçuese, siç ndodhi sot, sipas tij, edhe nga zëvendësministri Koci, që
përmendi likuidimin.
Alida Hisku lindi në Tiranë ku edhe filloi të këndojë në festivalet e pionierëve tiranas. Ajo mori pjesë në dhjetë festivale kombëtare të RTSH-së.
Shumë kompozitorë i kushtuan menjëherë vëmendje, dhe garonin cili ta marrë në projekt, për talentin e saj të madh, dhe ngjyrës së veçantë të zërit.
Gjatë karrierës së saj, Hisku solli një numër të madh të këngëve që u bënë hite dhe i rezistuan kohës. Kujtojmë “Vajzat e fshatit tim” që ishte ndër këngët më të pëlqyera për publikun, me të cilën fitoi Çmimin e Parë të Festivalit të 14-të të këngës në RTSH.
Ajo jeton prej kohësh në Gjermani, por mban
lidhje të rregullta me miqtë shqiptarë. Me paraqitjet dhe zërin e saj unik
Alida Hisku mbetet një nga artistet më të mira në trevat shqiptare.
KultPlus jua sjellë një tjetër këngë të famshme të saj, me titull “Dasmë në fshat”. /KultPlus.com
Isola dei Pescatori, i cili do të thotë “ishulli i peshkatarëve”, i vendosur në liqenin Maggiore në pjesën Veriore të Italisë (bën pjesë në kompleksin e ishujve Borromean) dhe është i banuar nga rreth 35 banorë gjatë vitit.
Duket madje se ishulli nuk është vetëm i peshkatarëve por edhe i shkrimtarëve, pasi është përmendur në shumë vepra letrare, si vepra e famshme e Ernest Hemingway-t “Lamtumirë armë”, ku protagonisti Frederic Henry ndalon këtu gjatë Luftës së Parë Botërore për të pirë një vermut.
Ekziston një rrugë qendrore që kalon përmes
trungut kryesor të ishullit ku në të cilën përfundojnë sokaqet e vogla shtruar
me kalldrëm.
Në shtrirjen e tij të vogël prej 375 meta
dallon kisha e bukur dhe unike e San Vittore.
Përmbytjet janë fenomen i zakonshëm, por shtëpitë
janë ndërtuar për të lejuar ujin të kalojë.
Peshkimi është një element i rëndësishëm i
ishullit dhe peshkatarët lokalë bëhen atraksion turistik për vizitorët, pasi
ruajnë diçka nga bukuria dhe autenticiteti i traditës, por është gjithashtu
burimi kryesor i të ardhurave për banorët e ishullit.
Vlen të përmendet se ishulli është shumë popullor për turistët, gjë që ka rritur në masë të madhe pamjet e bukura që qarkullojnë në media sociale dhe bën që njerëzit të prenotojnë dhoma gjatë gjithë vitit! /KultPlus.com
Spela Vodeb dhe Alexandre Fray sot në oren 18:00 ishin në Project Space Shtatëmbëdhjetë, për të ndarë eksperiencat e tyre rreth performancës së mbrëmshme, në kuadër të edicionit të pestë të festivalit “Hapu”.
“Un Loup Pour l’Homme” është një kompani franceze e cirkut që këtë vit ishte pjesë e festivalit “Hapu” me performancën e tyre të quajtur Face Nord. Artistët në takimin e tyre me publikun diskutuan rreth eksperiencave të tyre si akrobat, vështirësitë dhe te mirat që vijnë bashkë me profesionin.
“Para se të bëhesha akrobate gjithmonë e kam dashur vallëzimin, ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime, më pas fillova të pëlqej edhe akrobacinë dhe kështu vendosa t’i kombinojë këto të dyja” , kështu u shpreh performuesja Spela Vodeb Ata poashtu treguan se për të përgatitur një shfaqje të tillë duhet mund dhe përkushtim, pasi që përgatitja merr një kohë mjaft të gjatë. Përpos akrobacioneve, sipas artistëve, ata duhet edhe të njohin njëri tjetrin, të jenë në gjendje të komunikojnë pa fjalë, të improvizojnë , të komunikojnë me audiencën, të ndjekin njëri tjetrin dhe, mbi të gjitha të jenë në gjendje të kujdesen për njëri tjetrin gjatë gjithë shfaqjes.
Ajo çka artistët e konsideronin mjaft të rëndësishme, ishte emocionin që ata e përçonin në audiencë e sidomos te fëmijët, “Mbrëmë ka pasur shumë fëmijë të cilët brohorisnin, ata për ne janë shembull. Edhe ne si ata, gjatë gjithë kohës provojmë e mundohemi të ecim pa u rrëzuar” u shpreh Alexandre Fray. Festivali do të mbahet deri më 18 korrik dhe është I hapur për të gjithë. /KultPlus.com
Për 19 vite me radhë në Ulqin organizohet Panairi i Librit. Botues nga hapësira mbarëshqiptare do të jenë të pranishëm gjatë 5 ditëve të panairit, nga data 26 deri në 31 korrik.
Organizatorja e këtij eventi, drejtoresha e përgjithshme e botimeve “Toena”, Irena Toçe gjatë konferencës për mediet në Bibliotekën e Muzeut Historik tha sot se si risi shënon ndarjen e dy çmimeve “ Liburnia” dhe “Dega e ullirit”.
“Këto dy çmime letrare që kemi themeluar sivjet janë risi. Njërin e kemi pagëzuar ‘Liburnia’ dhe do të shkojë për prozatorin më të mirë. Liburnia është anija që ndodhet edhe në siglën e qytetit të Ulqinit, ndërsa çmimin që do të jepet për letërsinë për fëmijë e kemi pagëzuar me emrin “Dega e Ullirit”. Edhe dega e ullirit ndodhet në siglën e qytetit të Ulqinit dhe të dyja krijojnë një simbolikë të rëndësishme që e lidhin me panairin e librit të Ulqinit, me Ulqinin vetë, me botën e fëmijëve dhe me letërsinë”, tha Toçe.
Duke u konsideruar si aktivitetin më të rëndësishëm kulturor gjatë verës në Ulqin, Toçe tha se panairi merr rëndësi rajonale.
“Përveç botuesve tanë, ka edhe shumë botues që vijnë nga Maqedonia e Veriut, kryesisht shqiptarë. Ka nga Bosnja që prezantojnë librin e tyre në gjuhën e tyre, botues nga Kosova dhe Mali i Zi. Hapësira është një element i rëndësishëm pasi panairi bëhet një panair i rëndësishëm rajonal.
Krahas prezantimit të titujve të rinj të letërsisë shqipe dhe asaj të përkthyer e cila dominon stendat, nuk do të mungojnë edhe takimet me autorë. I ftuar special do të jetë shkrimtari Fatos Kongoli për të prezantuar romanin e tij të fundit “Gënjeshtarë të vegjël” si dhe për të komunikuar me publikun.
Paniri i Ulqinit 2019 mbahet nga data 26 deri në 31 korrik ku komuna e Ulqinit një vend të veçantë në sezonin turistik i dedikon edhe ofrimit të turizmit kulturor/ /ATSH/ KultPlus.com
Pablo Neruda ishte një poet, diplomat e politikan kilian. Ai u njoh si poet qysh nga mosha 10 vjeçare.
Neruda ka fituar çmimn “Nobel” për leterësi në vitin 1971. Ai njihet për “Njëzetë poema dashurie dhe një këngë e dëshpëruar” si dhe “Një qind sonete dashurie”, shkruan KultPlus.
Neruda lindi në vitin 1904 kurse vdiq në vitin 1973. Tash vonë u zbulua edhe shkaku kryesor vdekjes së tij dhe jo siç shkruhej në atutopsinë e tij se ka vdekur nga kanceri. Në maj 2014 një grup shkencëtarësh spanjollë zbuloi prezencën masive të baktereve të stafilokokut të artë që mendohet të jenë injektuar nga agjentët e diktaturës. /KultPlus.com
Kur, në vitin 1956, Grace Kelly u bë princesha e Monakos, askush nuk e kishte harruar sovranen e parë me origjinë amerikane, e cila kishte mbushur me krenari bashkëpatriotët e saj dhe kishte joshur Europën, gati njëzet vjet më parë. Kishte qenë martesa e parë e mediatizuar e fillimshekullit XX, ku shtypi kishte qenë kureshtar, por edhe i përmbajtur. A ishte Geraldina, amerikane? Jo krejtësisht, pasi ajo nuk jetoi kurrë në Shtetet e Bashkuara, por, ishte pa diskutim amerikane. Gjuha e saj e nënës, ishte anglishtja e në këtë gjuhë foli përditë me të motrën, deri në fund të jetës. Dashuria e saj për sportin pararojë për kohën, si për tenisin e për skinë, nuk ishte e përhapur për atë kohë, aq më pak për një shtëpi mbretërore. Së fundmi, ndonëse rridhte nga aristokracia e Europës së vjetër, Geraldina ruante edhe një freski natyrore, që e bënte të ishte një prej mbretëreshave me më tepër gjallëri, për jetën e që kurrë nuk u mbërthye pas ritualeve të kohëve të shkuara.
Gjyshi i saj nga nëna, John-Henry Steaurt, rridhte nga një familje fisnikësh skocezë, e cila kishte emigruar në Shtetet e Bashkuara në shekullin XVII dhe ishte vendosur në Maryland. Megjithëse me dhunti të lindur për biznes, John Steaurt-i parapëlqen karrierën diplomatike dhe emërohet konsull i përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në Anvers, në vitet 1880. Në vitin 1890, në moshën pesëdhjetë e nëntë vjeçare, ai martohet me një vajzë dyzet vjet më të re, me Virginia Ramsey Harding. Familja Ramsey vinte nga Karolina e Jugut, ndërsa Harding-ët ishin pronarë të pasur terrenesh në Karolinën e Veriut. Oranzhistë me origjinë irlandeze, ata përbënin një klan të vërtetë dhe ishin tejet të bashkuar dhe sportivë. Gjashtë fëmijët e tyre – katër vajzat: Virginia, Daisy, Bessie dhe Lucy dhe dy djemtë: Duncan dhe Dorsey, të cilët i thërrisnin Roy dhe Boy – kalojnë një fëmijëri të lumtur, po edhe të trazuar. Dunkani, më origjinali si natyrë në atë familje, u bë piktor. Ai studioi në Paris, pranë të famshmëve Gustave Boulanger dhe Jules Lefebvre, në vitet 1880′. Virginia, shumë më e bukur se të gjitha motrat Harding, u martua e para. Një vit më pas, më 18 korrik 1891, ajo lind një vajzë, së cilës do t’i venë emrin Gledis-Virginia, nëna e mbretëreshës së ardhshme Geraldinë.
Virginia ishte ende lehonë, kur i shoqi emërohet ambasador i jashtëzakonshëm në Londër. Ai nuk do t’i ushtrojë dot kurrë funksionet e ngarkuara, pasi, me të mbërritur në Londër sëmuret rëndë. Mjekësia e kohës, këtë sëmundje të mistershme e shpjegon me pea soup fog, mjegullën e dendur që bie mbi zona industriale. John Steaurt-i, dërgohet me urgjencë në Paris, ku as mjekësia franceze dhe as ajri që atje mendohej si më i mirë, nuk i vijnë në ndihmë. Sipas porosive të tij të fundit, – u çua në Baltimorë, në qytetin ku kishte lindur.
E veja, ia plotëson këtë amanet dhe hedh vellon e zezë të zisë. Për këtë grua të re, as njëzet vjeçe, jeta fillon në mënyrë tragjike, por Virginias, si bijë e denjë e Jugut të Amerikës, nuk i mungon as karakteri dhe as forca, për t’u përballur me jetën. Udhëton nëpër të gjithë Europën, kalon një periudhë jete mondane, ndonëse për fare pak kohë, por nuk i shkon ndër mend, as për një çast të vetëm, të kthehet në Karolinë. Vendos të qëndrojë në Washington, ku falë pasurisë së mirë, që i ka lënë i shoqi, mund të jetojë e pavarur. Me trupin e zhdërvjelltë, me këmbët e gjata dhe me tiparet nazike, Virginia është e bukur, për më tepër edhe e pasur. Këto cilësi të rëndësishme, së bashku me mençurinë, intuitën natyrore dhe vetëdijen e duhur për vlerat e saj, i japin mundësinë që të kthejë mbrapsht, pa e vrarë mendjen, propozimet për martesë, të cilat nuk mungojnë.
Për disa vite, ajo do t’i përkushtohet edukimit të Gledisit te vogël. Në vitin 1902, gjatë një darke në ambasadën e Suedisë, Virginia takohet me dikë dhe ky takim do të jetë vendimtar për të. Shkëlqesia e tij Gustave de Strale d’Ekna, ministër dhe shambellan i mbretit Oscar II, burrë joshës, por edhe serioz, është tridhjetë e një vjeç. Virginia, tashmë njëzet e shtatë vjeçe, ndihet e gatshme për një jetë të re.
Çifti, martohet në Jersey, më 1902. Fëmijë nuk do të bëjnë, por Gustave de Strale do të konsiderohet nga Gledisi si një baba, të cilin me shumë ngrohtësi ajo do ta thërrasë “babi i dashur”. “Ishte gjithnjë i dashur dhe i përsosur me mua, aq sa e doja, sikur ta kisha gjyshin tim”, do të thoshte më vonë mbretëresha Geraldinë.
Kësaj here, veshur me të bardha, Virginia e kalon sërish Atlantikun, bashkë me të shoqin dhe me Gladys-in njëmbëdhjetëvjeçare. Njujorkezja e vogël, nuk do të kthehet më në atdheun e saj. Por, gjatë gjithë jetës, ajo do t’i qëndrojë besnike origjinës amerikane. “Më 1945-1946, kur jetonim në Nice, shpesh ftoheshim në anijet e Flotës së Gjashtë, e cila ankorohej në Villefranche-sur-Mer. Nëna rrezëllinte dhe fërgëllonte”, kujton edhe sot e kësaj dite Gi Zhiroja, vëllai nga nëna i Geraldinës.
Strale-t vendosen në Paris, në rrugën Spontini n.76, në lagjen e gjashtëmbëdhjetë. Gladys-i është një adoleshente e parakohshme. E gjatë për moshën e saj dhe e kujdesshme për paraqitjen, ajo, njëlloj si e ëma, dëshmon aftësi përshtatjeje dhe përfshihet me lehtësi në shoqërinë e lartë europiane.
Jeta në Parisin e Belle Epoque-s, është plot me zbavitje. “Belle époque”…. Ky term, i është dhënë më pas, atij fillimshekulli.
Njerëzit i kishte kapur një amnezi e çuditshme kolektive. Shoqëria nuk pranonte të dallonte sinjalet paralajmëruese të tragjedisë, tensionet ndërkombëtare, rivalitetet koloniale dhe shenjat e para të vështirësive ekonomike. Për momentin, Gledis Steaurt jepet pas ballove dhe veshjeve.
Në 1914-ën, Parisi dëfren i gëzuar. Në sezonin e festave janë në modë dëfrimet “me tematikë”, si për shembull ringjallja e modave të Perandorisë së Dytë. Gjatë mbrëmjeve baronët, konteshat apo gjysmë-fisnikët, vishen me krinolinë dhe krihen si Sissi. Gladys, i pret e përmbajtur nderimet djemve të rinj, të cilët, duhet thënë, janë të shumtë. Një ndër arsyet e kësaj vëmendjeje, është pa dyshim edhe fakti i të qënurit trashëgimtare e pasur. Vajza nuk ka tipare aq të përpunuara sa e ëma, por është po aq e gjatë dhe trupi i holle, e bën siluetën e saj edhe më elegante. Zonja Strale nuk i fsheh ambicjet e saj për të bijën: një martesë me një aristokrat me rrënjë të lashta, do të ishte më se e dëshirueshme. Si një amerikane e mirë, ajo nuk vë asgjë mbi vjetërsinë e breznive dhe vezullimin e orendive të praruara… Aleancat mes amerikanëve të pasur dhe fisnikëve europianë, janë një praktikë tepër e përhapur, në atë kohë. Në fund të shekullit, u bënë aq të shpeshta, sa gojët e liga, me ironi, i quajtën “martesat transatlantike”. Në maj të vitit 1914, një shoqe amerikane e Virginia de Strale-s, Julia Scott, kalon nga Parisi. E lindur në New York, para njëzet vitesh, ajo ishte martuar me një diplomat hungarez, kontin Georges Erdödy. Mëngjes për mëngjes Strale-t, nënë e bijë, shkojnë në hotel Ritz, ku ishte vendosur kontesha. Dy mikeshat, të ngazëllyera nga ky takim, pas një kohe të gjatë, i bien pash më pash Parisit. Gledisi është kurdoherë me to. Në fillim ndien një kënaqësi të çiltër, më pas e kap mërzia, që sa vjen e shtohet… Një pasdite, aty nga ora pesë, të dërmuara nga një ditë e tërë me blerje, kthehen të treja në Ritz për të pirë çaj, ndërkohë, që djaloshi i shërbimit shpie në suitën e konteshës, kutitë dhe kapelet. Ndonjëherë, bëjnë ndonjë dorë whist, ku me to bashkohet edhe Gustave de Strale-i.
E kapur nga dalldia e blerjeve, e dehur nga atmosfera e Parisit, po edhe nga natyra e saj e rrëmbyer, Julia vendos ta zgjasë qëndrimin. Më në fund, vendos të niset për në Budapest, prej nga i shoqi e trysnon me letra, që të kthehet. Në vigjilje të largimit së saj, më 3 qershor 1914, ajo i fton miqtë për darkë, në hotel.
“Nuk kisha pikën e dëshirës të shkoja”, shkruan Gladys-i në ditarin e saj. E ka të pamundur t’i shmanget ftesës. Gladys-i sajon shkaqe që ti luten, humbet një bizhuteri, që mezi ja gjejnë mbi shtratin e saj dhe kështu, Strale-t mbërrijnë në sheshin Vendome një orë me vonesë. Shpresojnë se nuk do të bien shumë në sy, mes dymbëdhjetë të ftuarve, që janë të bindur se do të takojnë atje. Për habinë e tyre të madhe, në sallon, bashkë me Julia Erdödy-në, gjendet vetëm një i ftuar. Pesëdhjetëvjeçarja gjuhëbrisk i njeh me mikun e saj, hungarezin kontin Gyula Apponyi de Nagy Appony, shambellan i Madhërisë së tij, Franc Jozef.
Me shtatin e tij të drejtë, me tiparet e rregullta, që shprehnin një karakter të fortë, me vështrimin e kthjellët të syve blu dhe buzëqeshjen joshëse, konti Apponyi nuk mund të mos i bënte përshtypje Gladys-it. Pa rënë në sy, ai gjithashtu, e kishte zhbiruar me vëmendje vajzën e re amerikane. Syrit të tij nuk i kishin shpëtuar “buçkat” e varura nën hijen e kapeles. Nuk e kuptonte dot, në ishte tekë e rinisë apo e llastimit, megjithatë atë e tërhoqi fytyra enigmatike si djallushkë, e asaj vajze. Gyula, ishte ende beqar dhe lidhjet me grate, i përjetonte me ndjesinë e veljes dhe të monotonisë. Dikur, i kishte ikur vërtet mendja për një kushërirën e tij të largët, me emrin Geraldinë. Kësaj radhe, takimi është i veçantë. Gladys-i është e freskët, spontane, e gjallë, moderne, shkurt, krejt ndryshe nga artistokratet e Europës Qendrore, që ai frekuenton zakonisht.
Kur po pinin cigaren e fundit, rrotull tavolinës së bilardos, Gustave de Strale d’Ekna dhe konti Apponyi, i hynë bisedës për makina. Gladys-i merr zemër, futet në bisedë dhe tregon interes për makinat Hotchkiss, tek të cilat thotë se i pëlqen turiri i rrumbullakët. Ky admirim naiv- të jetë vërtet kështu?- bën që konti, i cili ka një makinë të tillë, ta ftojë të nesërmen pasdite, për një shëtitje në pyllin e Malmaison-it. “Që nga ajo ditë, ne bëmë shpesh ekskursione. Gustavi kryente funksionet e shoqëruesit,” shkruan me kujdes Gledisi në ditarin e saj. ”Më 3 korrik, në pyllin Siant- Cucufa-s, Gyula më pyeti nëse pranoja të martohesha me të. Të nesërmen, në orën pesë, une iu përgjigja pozitivisht dhe fejesa jonë u shpall zyrtarisht.”
Njëzet e tre vjeçe, Gladys Steaurt do të hyjë në familjen shquar Apponyi, historia e së cilës kahershëm është e shkrirë e bërë njësh me atë të Hungarisë./Konica.al
Këngëtarja kroate e pop dhe jazz Vesna Pisaroviq e shoqëruar nga ansambli i saj muzikor do të performojë në Lumbardh më 19 korrik në orën 21:00.
Pisaroviq do të performojë për herë të parë në Kosovë me një eksplorim ironik të trashëgimisë së muzikës jugosllave pop të viteve 1950 dhe 1960, The Great Yugoslav Songbook që bashkon një kombinim të zhanreve muzikore dhe i dekonstrukton ato të ngjasojnë me një montazh të veçantë muzikor.
“Përfshirë baladat e bendeve të mëdha dhe hitet e Eurovisionit, meloditë franceze dhe Schlagers italiane, meloditë tronditëse të shkrehura dhe meloditë eksperimentale të rokut, së bashku me ritmet latine të Mesdheut, projekti zhveshet dhe manipulon tingujt. Në këtë kornizë, në vend që të shfaqet e vjetra, formohet një krijim i ri i të kaluarës”, thuhet në njoftim.
Duke performuar për herë të parë te Lumbardhi, zëri i këngëtares Vesna Pisaroviq dhe ansambli i saj i partnerëve muzikor përfshirë Giorgio Pacorig në piano, Zeno de Ross në bateri dhe Romano Todesco në bas , do të sjellë në jetë një koleksion të improvizimit dhe eksperimentimit të xhazit.Koha.net
Jul Cezari” nga Shekspiri vjen premierë më 13 korrik nën drejtimin e regjisorit të njohur kroat Ivica Buljan. Produksion i teatrit kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli” tragjedinë e Shekspirit regjisori e sjell në sheshin e teatrit. Tragjedia e “Jul Cezarit” është njëra prej disa veprave dramatike të Shekspirit, që bazohen në ngjarje të vërteta nga historia romake dhe që përfshijnë edhe Koriolanus dhe Antoni dhe Kleopatra. Edhe pse vepra titullohet “Jul Cezari”, Bruti flet në më shumë se katër herë po aq rreshta sa karakteri kryesor dhe drama psikologjike qendrore e pjesës fokusohet mbi betejën e Brutit mes kërkesave konfliktuale të nderit, patriotizmit dhe miqësisë. Sipas regjisorit kjo pjesë është aktuale jo vetëm për Shqipërinë, por dhe në botë. “‘Jul Cezari’ është i pari thrriller politik në çdo kohë, madje kjo vepër është aktuale jo vetëm në Shqipëri, por dhe në botë. Flitet për korrupsionin, për kontrabandën, për vrasjen”, shprehet regjisori. Performanca teatrore është ndarë në 4 pjesë, e para te pishina, e dyta te parku mes Teatrit Kombëtar dhe Teatrit Eksperimental, pjesa e tretë vrasja e Jul Cezarit, pjesa e Ministrisë së Brendshme dhe mbyllja te hapësira ku protestohet për teatrin. Për veprën “Jul Cezar” ai shprehet se që me njohjen e saj këtë shfaqje e kishte menduar ta realizonte jo në skenë, por jashtë teatrit. “Një shfaqje klasike, por për audiencën do të jetë vepër kontemporane, do të performojnë në katër vende të ndryshme dhe komunikim direkt me audiencën”, pohon regjisori Buljan. Kjo shfaqje vjen nën interpretimin e aktorëve Romir Zalla, Alfred Trebicka, Vin Bejleri, Amos Muji Zaharia, Gentian Zenelaj, Ermira Hysaj, Ilirda Bejleri, Adriana Tolka, Klejdi Metaj, Mateo Dervishaj, Endri Çela, Engjëll Hoxha, Enea Nika, Paolo Kadillari, Anxhelo Shkreli. Kostumografe Sofi Kara, skenograf Beqo Nanaj, kompozitor Gerti Druga, regji ndriçimi Sonda Trinajst, asistent regjisor Mateo Dervishaj.
Regjisori Ivica Buljan ka studiuar shkenca politike në Zagreb dhe fillimisht ka punuar si shkrimtar dhe kritik i rregullt i teatrit për “Slobodna Dalmacija”, një gazetë e përditshme e botuar në Split, Kroaci. Shfaqjet e tij kanë qenë pjesëmarrëse në më shumë se 30 vende të ndryshme. Duke u mbështetur në filozofinë krijuese të Antonin Artaud, teatri i tij fokusohet në protagonizmin e aktorit dhe ruan linjat klasike të teatrit. Buljan ka drejtuar Teatrin Kombëtar Kroat në Split, gjatë viteve 1998-2002. Në vitin 1999, gjatë kohës që ai e drejtonte Teatri Kombëtar Kroat u bashkua me Konventën e Teatrit Evropian. Buljan është gjithashtu bashkëthemelues dhe drejtor artistik i Teatrit Mini në Lubjanë, si dhe themelues dhe drejtor i Teatrit të Ri në Zagreb. Ai është anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të ETJ në Bruksel, i Institutit të Teatrit Mesdhetar në Madrid dhe ITI-UNESCO në Paris. Së bashku me Dubravko Vrgoc, Buljan themeloi Festivalin e Teatrit Botëror në Zagreb në vitin 2003 dhe ishte drejtor artistik i saj. I vlerësuar për mjeshtërinë e tij dhe për sukseset skenike Buljan ka dhënë mësime teatri në Paris, Bruksel dhe Moskë dhe si ligjërues në “La MaMa” në Nju-Jork. Gjithashtu ai është profesor në akademinë kombëtare të teatrit në “Saint-Etienne”, Francë. Si dramaturg ka punuar në Kroaci, në Francë dhe në Slloveni.
Nëse nuk të vjen si një shpërthim nga brendësia pa marrë parasysh asgjë, mos e bëj atë punë! Nëse nuk të vjen pa të pyetur fare nga thellësi e zemrës, mendjes, gojës, rropullive të tua mos e bëj! Nëse do të të duhet të ulesh e të qëndrosh me sytë ngulur për orë të tëra mbi ekranin e kompjuterit apo përkulur mbi makinën e shkrimit duke kërkuar fjalën e duhur, kjo nuk është punë për ty! Nëse do e bësh për para apo për famë, lëre atë punë. Nëse do e bësh për të pasur gra në shtratin tënd as mos mendo të shkruash! Nëse do të të duhet të ulesh mbi të e ta shkruash dhe ta shkruash dhe ta rishkruash përsëri, më mirë lëre atë punë. Nëse të duket e vështirë vetëm duke e menduar, mos e bëj! Nëse përpiqesh të shkruash si dikush tjetër, mos u merr fare me të shkruarën.
Nëse ulesh aty dhe pret që shkrimi të gjëmojë jashtë teje dhe pret e pret dhe ai nuk del, merru më mirë me diçka tjetër. Nëse shkruan që së pari t’ia lexosh të dashurës, të dashurit, gruas apo prindërve ose një tjeter njeriu kushdo qoftë ti nuk je akoma gati. Mos u bëj si shumë shkrimtarë, si mijera njerëz që e quajnë veten shkrimtarë, mos u bëj i zymtë, i mërzitshëm dhe i shtirur, mos u konsumo duke dashuruar vetveten. Bibliotekat e botës gogësijnë përgjumshëm mbi tipa të këtij lloji. Mos i shto ata më shumë. Mos u merr fare me atë punë.
Për sa kohë që nuk të ka shpërthyer nga thellësia e shpirtit tënd si një raketë, për sa kohë që të qëndruarit indiferent karshi saj nuk të bën të çmëndesh apo të vrasësh veten a dikë tjetër, mos u merr me atë punë! Për sa kohë që dielli brenda teje nuk t’i ka djegur akoma rropullitë mos e bëj. Kur vërtet të jete koha dhe nëse je ti ai i zgjedhuri, ajo do të ndodhë vetë. Dhe do të vazhdojë e do të vazhdojë derisa të vdesësh ose derisa ajo të vdesë brenda teje. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër dhe kurrë nuk ka pasur.
Filmi “Unë dhe Millosheviqi” i përket zhanrit dramë – komedi dhe do të realizohet nga regjisori Arben Kastrati, shkruan KultPlus.
Filmi është bashkëprodhim mes Kosovës dhe Francës, kurse xhirimet e filmit fillojnë në shtator të këtij viti.
Rolet kryesore të këtij filmi janë zgjedhr, ndër ta do të luaj edhe aktori i famshëm francez Gerard Depardieu
Si pjesë e kastit është edhe aktorja
francezë Nathalie Boyer. Ajo do të sjellë rolin e një gazetareje, profesioni i
së cilës është mjaft i vështirë në rrethana normale por që bëhet edhe më i
vështirë gjatë raportimit në luftë. Ky rol e bëri për veti aktoren në momentin
e parë që ajo e lexoi skenarin dhe u bë arsyeja që Boyer të vijë në Kosovë dhe
të qëndrojë për një kohë këtu për xhirime.
Ndërsa për rolet tjera është hapur
audicion.
Drejtori i kastingut ka dërguar këtë
njoftim te ne
Për rolet dytësore dhe të tjera:
Kërkohen aktore dhe aktorë nga mosha 18 – 75 vjeç. Ju lutemi që CV-të tuaja me fotografi, përfshi: moshën, gjatësinë, ngjyrën e flokëve dhe ngjyrën e syve, t’i dërgoni në adresën elektronike: [email protected]
Kërkohen tre fëmijë (dy vajza dhe një djalë) nga mosha 8 – 18 vjeç. Ju lutemi që fotografive të fëmijëve t’ju bashkangjisni dhe një përshkrim të shkurtër, që përfshinë: moshën, gjatësinë, ngjyrën e flokëve dhe ngjyrën e syve, dhe informacionet t’i dërgoni në adresën elektronike: unedhemillosheviqi@hotmail.com
Tridhjetë vjet pas premierës, kritiku i filmit Nicholas Barber analizon sërish realizimin kinematografik të Rob Reinerit dhe Nora Ephronit, duke i cekur detajet që e bëjnë të jetë kaq i suksesshëm. Pjesë të shkrimit të tij, Telegrafi sjell më poshtë.
Në kohën kur po denfohej muzika në fund të filmit “When Harry Met Sally…” (“Kur Heri e takoi Selin…”), të gjithë e kuptojnë se personazhet e filmit janë të përsosur për njëri-tjetrin.
Por, çfarë tjetër dimë për këtë?
Përgjigjja është: jo shumë!
E dimë se karakterit Sally Albright (Meg Ryan) i duhet një orë e gjysmë për të porositur një sandviç dhe se Harry Burns (Billy Crystal) e cilëson ëmbëlsirën “Mallomar” si “më të mirën e të gjitha kohërave”. Por, nuk e dimë nëse p.sh. e kanë ndonjë vëlla apo motër, ose nëse prindërit e tyre janë gjallë. Nuk e dimë nëse janë ngacmuar në shkollë, nëse i duan punët e tyre, apo se cilat janë planet e tyre për të ardhmen. Nuk e dimë se cilat janë qëndrimet e tyre për çështjet ditore politike. Dhe, këto “lëshime” janë disa nga arsyet kryesore se pse “Kur Heri e takoi Selin…” konsiderohet ende si një nga komeditë më të mira romantike.
Natyrisht, ka mjaft arsye të tjera për këtë vlerësim, që nga dialogu sublim dhe loja e përsosur, nga muzika dhe fotografia. Por, inovacioni i vërtetë i filmit është mënyra se si regjisori Rob Reiner dhe skenaristja Nora Ephron i heqin detajet biografike të personazheve, ashtu siç i heqin pengesat në rrugën e tyre drejt lumturisë. Gjithçka largohet nga filmi, përveç qëndrimeve që Harry dhe Sally kanë ndaj dashurisë, seksit, miqësisë dhe njëri-tjetrit. Rezultati është një komedi e distiluar romantike: ajo ka romancë, ka komedi, dhe nuk ka asgjë tjetër!
Është taktikë e thjeshtë, me rezultat kaq të mirë, saqë harrohet sa i guximshëm dhe i pazakontë ishte. Ndërsa, është shumë e lehtë të mendohet një komedi romantike me gjithçka tjetër pos pastërtisë së tillë. Analizoni se çfarë ndodhte të njëjtën kohë dhe do ta shihni një zjarrfikës me një hundë të gjatë çnjerëzore (filmi “Roxanne”), një agjente burse që vjedh identitetin e shefit të saj (“Working girl”), një grua që dashurohet në vëllain e gjymtë të të fejuarit (“Moonstruck”), dhe një shitës i frutave që bashkohet me një sirenë (“Splash”). Shikojeni filmin “Kur Heri e takoi Selin…” dhe do të shihni disa të vërteta universale të vetnmisë dhe të rënies në dashuri. Është aq i përkushtuar ndaj marrëdhënies mashkull-femër, sa që titulli i punës ishte “Boy Meets Girl” (“Djali takon vajzën”).
Ideja për film i erdhi Reinerit, pasi kishte marrë fund martesa e tij e parë (me aktoren Penny Marshall) dhe i ishte kthyer jetës beqare. Ai dhe miku i tij Andrew Scheinman, ia treguan Ephronit të gjitha përvojat e tyre. Ajo e shtoi perspektivën femërore dhe i ktheu rrëfimet e tyre në skenar që u bë më i mirë me improvizimet e Crystalit. Pyetja e madhe në poster ishte: “A munden burrat dhe gratë të jenë miq, apo seksi gjithmonë del në mes të rrugës?” Por, kjo ishte vetëm një nga temat e filmit. Dhe, në kohët para se njerëzit të përdornin internetin për të ndarë gjërat më intime me botën, ishte revolucionar sinqeriteti për përqafimet pas seksit dhe orgazmat e rrejshme.
“E vetmja mënyrë që filmi do të funksiononte”, thotë Reiner, “ishte nëse me të vërtetë e shfaqim atë që burrat dhe gratë vërtet ndjejnë dhe mendojnë”.
Disa herë filmi të lë mendosh se po lë jashtë çdo gjë pos atyre mendimeve dhe ndjenjave. Në fillim, Harry dhe Sally janë dy të panjohur që kanë diplomuar në Universitetin e Çikagos. Voziten së bashku për në Nju-Jork, dhe meqë duhet t’i kalojnë 18 orë, Harry thotë: “Pse nuk ma tregon historinë e jetës tënde?” Në një film më konvencional ky do të ishte sugjerimi që ajo të tregonte anekdota të ngrohta për manarin familjar. Por, këtu tema ndryshon. Vite më vonë, Harry dhe Sally përpiqen të bashkohen me miqtë e tyre Jess (Bruce Kirby) dhe Marie (Carrie Fisher). Por, kur vijnë prapavijat dhe profesionet e tyre – “Harry është nga New Jersey” dhe “Sally shkruan për një revistë të Nju Jorkut”, Jess dhe Marie nuk janë më interesantë se ta. Filmi tregon se nuk ka rëndësi se çfarë bëjnë njerëzit apo se prej nga janë. Ajo që ka rëndësi është se sa e pëlqejnë njëri-tjetrin.
Dhe, kjo është çështja me të cilën përballen Harry dhe Sally. Në shumicën e romancave, të dashuruarit mbahen të ndarë duke jetuar në qytete të ndryshme (skenari i Ephronit, “Sleepless in Seattle) apo në shtete të ndryshme (“Four Weddings and a Funeral”). Ata duhet të ballafaqohen me shtatzëninë e papritur (“Knocked Up”), dallimet kulturore (“My Big Fat Greek Wedding) ose ndonjë artikull koti reviste (“How To Lose a Guy in 10 Days”). Por, “Kur Heri e takoi Selin…” merret me të tashmen; heroi dhe heroina janë beqarë, jetojnë në Nju-Jork dhe merren vesh me njëri-tjetrin. Nuk ka gjë që i ndanë që të bëhen çift, përveç frikës dhe emocioneve.
“Shumë komedi romantike e ngushtojnë veprimin në një natë apo një fundjavë”, thotë kritiku Tamar Jeffers McDonald. “Një nga gjërat e mahnitshme dhe të guximshme në lidhje me këtë film është se u jep karaktereve kohë për t’u pjekur, për të dalë me njerëzit tjerë dhe për të bërë gabime”.
Ephroni skenarin e përmbledh kështu: “Ka dy tradita të komedisë romantike: tradita e krishterë dhe tradita hebraike. Në traditën e krishterë ekziston një pengesë e vërtetë. Në traditën hebraike ku pionier ishte Woody Allen, pengesa themelore është neuroza e karakterit mashkullor”. Po, por ajo dhe Reiner e çojnë këtë traditë hebraike më larg se Alleni. P.sh. në filmin “Annie Hall”, Alvy (Woody Allen) e urren Kaliforninë, ndërsa Annie (Diane Keaton) dëshiron të shkojë në Los Anxhelos për të ndjekur karrierën e këndimit. Në një masë, filmi është komedi për dallimet kulturore. Ndërsa, “Kur Heri e takoi Selin…” ka dallime shumë më të vogla dhe më delikate, dhe kjo është arsyeja pse është unik.
Filmi u dha premierë në korrik 1989, në të njëjtin muaj që seriali komik “Seinfeld” debutoi në televizion. Të dy janë të ngjashëm: paraqesin shaka cinike hebraike dhe tregojnë se një komedi nuk duhet të ketë skenar tërheqës kompleks. Mjafton të fokusohet se si janë takimet romantike në skenën e Nju-Jorkut. Në televizion ky mësim u dha edhe nga krijuesit e serive “Friends”, “Sex and the City”, “How I Met Your Mother” etj. Por, në kinema ka pasur më pak përpjekje për të imituar filmin “Kur Heri e takoi Selin…”, ndoshta sepse origjinali kishte gjithçka si duhet. Ashtu si ëmbëlsira Mallomars, që është më e mira e të gjitha kohërave. /Telegrafi/
Tjetër nuk di ç’të them për mënyrën se si shkruaj romanet e mia. Ajo që unë e çmoj si të rëndësishme është se ato duhet të marrin disa vjet kohë. Nuk mund ta kuptoj atë autor që shkruan roman për një vit (ata mund të jenë të mëdhenjë dhë unë i çmoj për këtë, por nuk u lakmoj).
Bukuria e të shkruarit të një romani nuk është si bukuria e transmetimi të drejtëpërdrejtë, ajo është bukuri e një lloji më radiofonik ose televiziv. Gjithmonë më duket se bie në kundërshtim me vetveten, kur them se njërin prej romaneve të mia e kam çuar deri në fund, kjo sipas logjikës së tij të brendshme do të thotë si ai mund të vazhdojë deri në fund, kurse unë duhet të praj. Ndiej se po të vazhdoja edhe më tutje, do ta burgosja. Bukuria, gëzimi, qëndron në të ekzistuarit për gjashtë, shtatë, tetë vjet (mundësisht deri në pakufij) në një botë, të cilën je duke e ndërtuar hap pas hapi, dhe e cila shndrrohet në botë tënden. Trishtimi fillon kur romani të jetë përfunduar. Kjo është arsyeja pse do të dëshiroja që edhe një herë, madje menjëherë, ta shkruaja edhe romanin tjetër. Por, nëse ai nuk është aty, duke të pritur, kot e ngut kohën. Megjithatë, nuk do të dëshiroja që këto pohimet e fundit të ngacmonin dikë për të shkruar menjëherë një roman tjetër, aq më pak shkrimtarët e këqinj: se shkruajnë vetëm për veten e tyre. Besoni po deshët atij që thotë kështu, por ai është vetëm një narcisoid i pandershëm dhe i rremë. Ekziston vetëm diçka që mund të shkruhet vetëm për vete, kjo është lista e shpenzimeve. Ajo shërben për të kujtuar se çfarë duhet të blesh në treg, pasi t’i kesh blerë mund ta hedhësh, sepse nuk i shërben më asgjë askujt. Çdo gjë tjetër që mund ta shkruash, do ta shkruash për t’i thënë dikujt diçka. Shpesh më kanë pyetur: “A do të shkruaje përsëri po të të thoshte dikush se nesër do të ndodhë një katastrofë kozmike, e cila do ta shkatërronte gjithë universin, kështu që askush nuk do të mund ta lexonte nesër atë që ti do ta shkruaje sot?” Në shikim të parë, përgjigjja është jo. Përse të shkruaj, nëse askush nuk do të më lexojë?! Në një nivel tjetër përgjigjja është po, por vetëm sepse e ushqej një shpresë të pashpresë se në katastrofën e galaksive, ndonjë yll do të mund të shpëtonte dhe nesër dikush do t’i deshifronte shkrimet e mia. Të shkruash, pra, edhe në prag të Apokalipsit, do të ketë gjithnjë kuptim. Shkruhet vetëm për një Lexues. Kush thotë se shkruan vetëm për vete, jo vetëm që gënjen, por në mënyrë të llahtarshme është edhe ateist. Edhe nga pikëvështrimi krejtësisht laik. I palumtur dhe i pashpresë do të jetë ai që nuk i drejtohet një Lexuesi të ardhshëm./KultPlus.com
Lufta e UÇK-së padyshim ka pasë qëllim të pastër por brenda UÇK-së ka pasë papastërti të gërditshme.
Nga ajo papastërti kanë dalë shumica e atyre që torturonin popullin menjëherë pas luftës dhe shumica e këtyre që sot e dhunojnë Kosovën dhe popullin e saj. Këta që s’u ngopen edhe pse kanë 20 vite që vjedhin.
Edhe ju që e kritikoni sot Jusuf Buxhovin jeni të dhunuar deri në dinjitet nga të njejtat banda. Nuk mund ta rezymoni veprimtarinë e Buxhovit me një fjali që kopjohet e shpërndahet pa kontekst.
Tash a të themi se ata ranë nga qielli në Kosovë në vitin 2000? Jo! Ata dolen nga UÇK-ja dhe me sjelljen e tyre e zbehen edhe qëllimin fisnik të luftës. Me çdo veprim të tyrin e kanë turpëru edhe luftëtarin e gjallë edhe heroin e vrarë. UÇK, ajo e vërteta me qëllim të pastër e ka kry misionin e saj. Ajo s’ka lidhje me këta.
Buxhovi nuk është i çmendur. Ai nuk i përgjithëson gjërat. Ka vite që punon dhe shkruan për çeshtjen tonë me mund dhe me djersë, pa dhurata e privilegje të shtetit bandit. Tash dilni e shisni patriotizem duke e sulmu Buxhovin.
A mund të mohohen vrasjet politike sot? JO! A u ndalen ato në momentin që këta e morren pushtetin? PO!
Dhe a dini çka?
Ditën kur këta do mbesin pa torten e shtetit dhe kur ta kuptojnë që pasuria, diplomat, kravatat e krejt jeta e tyre ishin veç fiksion, ka fort gjasa te rifillojnë vrasjet politike. Mbajeni në mend këtë!
Lerëni të qetë Jusuf Buxhovin dhe mendoni kush është fajtori që s’keni as ku me u sheru as ku me u shkollu sot.
Kandidati republikan për guvernator të Missisipit refuzoi të zhvillonte një intervistë me një gazetare, në qoftë se aty nuk është i pranishëm edhe një koleg i saj i gjinisë mashkullore, shkruan BBC.
Gazetarja Lerison Campbell (40) thotë donte ta intervistonte
kandidatin Robert Foster në kuadër të fushatës së tij, por ai refuzoi për
faktin se ishte grua.
Megjithatë, Foster thotë se ai e bëri këtë si një masë
parandaluese, sepse ai nuk donte që dikush ta vinte në pikëpyetje martesën e
tij ose të lejonte një gazetare që ta akuzonte më vonë se nuk e kishte
respektuar apo ngacmuar.
Gjatë një interviste për CNN, kandidati 36-vjeçar për
guvernator foli për fenë dhe theksoi se i ka premtuar gruas së tij se ai kurrë
nuk do të qëndronte vetëm me dikë të gjinisë së kundërt.
Foster gjithashtukritikoi edhe lëvizjen #MeToo, duke thënë
se meshkujt po sulmojnë nga të gjitha anët.
“Unë nuk do ia lejoj vetes të vijë deri te një situatë, pas së cilës një grua mund të më akuzojë për diçka, pa qenë i pranishëm një person tjetër”, shton ai.