Një zë i rrallë shqiptar është duke triumfuar në skenën ruse. Inis Neziri po konkuron në ”New Wave Festival” në Rusi. Ajo ka fituar pikët maksimale nga juria e madhe dhe tashmë do të performojë në finalen e madhe më 29 gusht.
Talenti i saj është vlerësuar më parë dhe nga këngëtarja Aurela Gaçe si dhe Ardit Gjebrea. Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në talent-shown për fëmijë ”Gjeniu i Vogël” ku fitoi çmimin e parë.
Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme si në Rumani në festivalin ”Golden Stage” ku gjithashtu fitoi çmimin e parë.
Gjithashtu edhe në Shqipëri është gjithnjë pjesë e kompeticioneve të muzikës si ”Kënga Magjike” ku është vlerësuar me çmime të ndryshme. /KultPlus.com
Sead Zimeri është profesor universitar i Filozofisë në Gjermani. Ai ka studiuar në disa shtete jashtë trevave shqiptare si dhe shquhet për angazhimin e tij intelektual për analizimin dhe shpjegimin e problemeve të ndryshme shoqërore në hapësirën shqiptare, sidomos në Kosovë. Në këtë intervistë, Zimeri tregon për librin si mikun më të mirë të njeriut, rëndësinë e librit në formësimin e personalitetit të njeriut dhe kulturën e leximit në vendin tonë, mes të tjerave.
Në cilësinë e
profesorit të Filozofisë dhe të një lexuesi të apasionuar, a mund të na tregosh
se cila është rëndësia e leximit për një individ, për formësimin e karakterit,
për jetën e tij?
Sead Zimeri: Përgjigja ime positive sigurisht është e
pritshme pasi që filozofia, për dallim nga çdo disiplinë tjetër, mbështetet
kryesisht në idetë e të tjerëve të cilat i gjejmë nëpër libra, por tani edhe
nëpër artikuj të revistave akademike. Libri është baza mbi të cilën ngrihet
godina e filozofisë, dhe pa të filozofia as që është e mundur sot. Por ky
vlerësim edhe pse vlen më shumë për filozofinë, vlen edhe për disiplinat tjera
humane që akoma mbështeten në libër. Kjo përgjigje, megjithatë, është për ata
që kanë zgjedhur këto profesione dhe janë të detyruar të lexojnë nëse
dëshirojnë të korrin suksese në këto drejtime. Por leximi nuk është i rëndësishëm
vetëm për filozofët apo letrarët, por është i rëndësishëm për të gjithë ata që
e duan veten, që ia duan të mirën vetes.
Unë besoj në misionin
humanist të librit, se ai (dhe ajo kuptohet) që lexon e kupton që bota nuk
është vetëm ajo në të cilën jemi rritur por që ekzistojnë botëra të ndryshme që
sfidojnë të kuptuarit tonë, që na detyrojnë të hapemi para tyre, të reflektojmë
për mënyrat tjera të jetës, për botëkuptimet tjera. Ta kuptojmë me një fjalë të
ndryshmen. Ndryshimi si i tillë mund të vërehet, aq më tepër sot përmes
internetit që na jep një qasje, një pamje për anët e kundërta të jetës. Sot
menjëherë sa të ndodhë diçka diku tjetër ne e shohim sikur të jemi në vendin e
ngjarjes. Por unë them që kjo ende nuk përbën të kuptuarit e ndryshimit si ndryshim.
Na mungon qasja e tjetrit ndaj vetes, e cila nuk mund të lexohet nga jashtë por
duhet të artikulohet nga brenda, nga ata që kanë qasje të përvojës. Kjo njohje
nuk përfitohet as nga filmat, as nga format tjera të artit, dhe as nga vizitat
e vendeve tjera. Ajo fitohet vetëm përmes leximit të përshkrimeve të
botëkuptimeve të tyre nga autorët irigjinal. Unë rishtas isha në Islandë dhe mu
dha rasti ta lexoj në anglisht veprën e Halldór Laxness, Independent People, për të cilën edhe mori çmimim Nobel. Pasi e
lexova librin kuptova diçka më thellë për përpjekjet, vuajtjet, gëzimet,
kapitalizmin, botëkuptimet e islandezëve sesa nga vizita ime një javore, e cila
megjithatë mbetet sipërfaqësore dhe nuk arrinë ta kuptojë ndryshimin si
ndryshim rrënjësor.
Çka po dua të them me këtë? Dua të them që leximi të bën ta kuptosh përvojën e tjetrit, ta kuptosh që të tjerët jo vetëm që jetojnë në vende tjera por edhe e shohin dhe kuptojnë botën ndryshe. Për më tepër, e kupton që botëkuptimi i tyre ështëpo aq i arsyeshëm dhe i bindshëm sa botëkuptimi yt. E kupton po ashtu që botëkuptimi yt nuk është i përsosur, nuk ështē domosdoshmërisht më i mirë se ai i tjetrit, se ka botëkuptime të ndryshme në botë, dhe se ti je i privilegjuar që ke mundësinë për disa momente të shoqërohesh me mendjet më tē ndritura tē kulturave tjera dhe bashkë me ta të eksplorosh botën e tyre. Është privilegj i madh ta eksplorosh kulturën e Islandës përmes penës së Halldór Laxness-it, apo atë të Egjyptit përmes Nexhib Mahfudhit, apo atë Amerikës Latine përmes Gabriel Garcia Marquez-it, apo t’i eksplorosh skutat e shpirtit përmes novelave të Dostoevskit dhe dhimbjet e gruas së braktisur përmes penës së Elena Ferrante-s, apo paragjykimet e filozofisë përmes Niçe-s. Njeriu që lexon vepra të tilla, e kupton që bota është shumë më e madhe se ajo që e sheh në rrethin e tij, se çdo kulturë është kuptimplote. Por kupton po ashtu edhe gjërat e pērbashkëta që kemi me njëri tjetrin. Një njeri që lexon ai nuk mund të bëhet fanatik, sepse shpirti i është edukuar në një frymë të pluralizmit kulturor që e ka të pamundur të mos e konsiderojë kur jep gjykime për të tjerët. Një njeri i tillë është i pasur sepse ai jeton në shumë botëra, me karaktere që vuajnë dhe dashurojnë, inteligjentē dhe jointeligjentë.
A mendoni se në rrethanat e reja globale të post-industrializmit, të teknologjisë dhe virtualitetit, leximi dhe libri po shënojnë rënie në përdorim?
Sead Zimeri: Po, libri ka pësuar rënie sepse sot bombardohemi me informacione nga më të ndryshmet dhe që fatkeqësisht krijojnë iluzionin tek ne që nuk kemi nevojë të lexojmë sepse i dimë të gjitha. Njeriu që i di të gjitha nuk ka nevojë të lexojë. Por ne mund t’i dimë të gjitha në një nivel sipërfaqësor, sikur që kompjuteri i di të gjitha pasi që i magazinon të gjitha informacionet që i jepen por pa të kuptuarit e tyre këto njohuri mbeten pa peshë, dhe nuk shuajnë kurreshtjen tonë natyrore për ta kuptuar botën ku jetojmë. Informacionet si të tilla janë kaotike dhe çorientuese. Nuk na ndihmojnë ta kuptojmë botën ashtu siç e kërkon kurreshtja jonë.
Ka kohë që ekziston një mjegull e madhe rreth leximit dhe librit. Edhe njerëz të indoktrinuar me ideologji të caktuara lexojnë libra, si të lexohet dhe ç’është libri i keq?
Sead Zimeri: Ka libra të këqij dhe ato janë helmuese. Por, fatkeqësisht, nuk
ekziston kriter që a priori mund të
na ndihmojë të dallojmë libin e keq nga i miri. Fillimisht, në moshë të re
fëmijët kanë nevojë për mbykqyrje që të pajisen me libra të mirë, e pastaj ata
sa të formojnë shijen për libra të mirë vetë do të bëjnë dallimin dhe do të
nuhasin që në faqet e para nëse libri ia vlen apo nuk ia vlen të lexohet. Nuk
është e mundur t’i largohemi tërësisht librit të keq, por një mendje e
disiplinuar përherë lexon në mënyrë kritike. Në fakt, ne duhet t’i mësojmë
fëmijët që në moshë të re të shtrojnë pyetje kritike, – pse kështu e jo ashtu?
– dhe të mos pranojnë asgjë në autoritet. Krejt poenta e leximit, siç e
thash më lartë, është që të na humanizojë duke na vetëdijësuar për pluralizmin
kulturor që ndodh jo sipërfaqësisht përmes internetit por përmes shoqërimit me
mendjet më të ndritura të njerëzimit. Njeriu që lexon dhe kupton mund të bjerë
pre e iluzioneve, mund të mashtrohet, siç ka ndodhë me shumë njerëz, madje edhe
filozofë të medhenj si Heidegger-i për shembull, por këto janë raste të rralla,
përjashtime nga rregulli që leximi na humanizon sepse na hap disa dritare, disa
perspektiva nga të cilat e vlerësojmë veten dhe të tjerët.
Me aq sa keni njohuri, si e shihni dhe vlerësoni kulturën e leximit tek shqiptarët?
Sead Zimeri: Jam i zhgënjyer tepër me ne shqiptarët. E kuptoj që ne nuk kemi pasur përherë mundësitë për të zhvilluar kulturën e leximit, nuk kemi pasur as libra dhe as biblioteka, por sot libra dhe biblioteka kemi gjithandej e megjithatë nuk lexojmë. Është jashtëzakonisht zhgënjyese po ashtu sepse institucionet tona politike pothuajse aspak nuk i kushtojnë rëndësi kulturës. Pa zhvilluar një kulturë të mirëfilltë leximi nuk mundemi as të zhvillojmë kulturë tolerance ndaj tjetrit, e as të hapemi para botës sepse na duhet një minimum kulturor që fitohet përmes leximit për t’i larguar barrierat e ndarjes dhe urrejtjes që kemi për disa popuj. Për mua, në këtë kontekst, simptomatike nuk është qasja jonë ndaj kulturës sërbe por ndaj asaj turke. Por as kjo ndoshta nuk është aq e rëndësishme sa është i rëndësishëm fakti se një popull që nuk lexon edhe nuk kupton nuk mund të prodhojë asgjë me vlerë. Nuk mund të prodhosh vlerë kur nuk i njeh botërat dhe vlerat tjera, kur nuk je shoqëruar me autorët e saj që ta përcjellin botën e tyre. Nëse më lejohet të flas nga përvoja, shpesh më ka ndodhur që jam keqkuptuar në disa shkrime për të vetmen arsye se ne akoma nuk e tolerojmë dot të ndryshmen, sepse nuk e kuptojmë atë. Madje, edhe kritikat që ia bën një kosovar një shqiptari të Maqedonise apo anasjelltas mirren më shumë si formë e poshtërimit sesa si formë konstruktive e kritikës. Dmth, ne aq pak e njohim botën, dhe si rrjedhojë edhe veten, saqë nuk pranojmë as kritikat minimale që na bëhen nga ndonjë perspektivë tjetër sepse ne nuk e kuptojmë perspektivën tjetër. Mungesa e leximit na bën ta shohim botën vetëm si bardh e zi. Sot kemi kohë të lirë dhe kemi mundësi që nuk i kemi pasur më parë prandaj duhet të fillojmë të lexojmë, që të mund të komunikojmë me njëri tjetrin dhe me të tjerët. Pa lexim nuk ka ndryshim.
Duke pasur parasysh se ju keni jetuar në disa shtete perëndimore dhe lindore, a mund të na flisni shkurt për dallimet mes tyre dhe shqiptarëve rreth kulturës së leximit?
Sead Zimeri: E kam vështirë t’i përgjigjem kësaj pyetje pa u keqkuptuar prandaj nuk do të përgjigjem.
Në cilën sferë shoqërore mund ta vreni mungesën e leximit dhe cila është zgjidhja që ju ofroni për ta zhvilluar kulturën e leximit në vendi tonë?
Sead Zimeri: Në çdo sferë shoqërore ka mungesë leximi. Por ndoshta filozofia
qëndron më poshtë se çdo sferë tjetër pasi që ajo edhe ka një konotacion
negativ tek ne si dhe na mungon literatura e duhur filozofike për të lexuar më
shumë filozofi. Zgjidhja për daljen nga kjo krizë duhet të jetë politike dhe
kulturore. Politikisht shteti duhet të investojë më shumë në kulturë, në
sponzorizimin e përkthimit të librave të huaj, si dhe në inkurajimin përmes
shpërblimeve të ndryshme të nxënësve që lexojnë. Prindërit po ashtu duhet t’i
inkurajojnë fëmijët e tyre që të lexojnë sa më shumë dhe t’i shpërblejnë
leximet e tyre me përmbushjen e ndonjë dëshire të veçantë. Po të bëhet leximi
shprehi atëherë më nuk kemi nevojë as për inkurajim dhe as për shpërblime pasi
që vetë leximi bëhet edhe inkurajim edhe shpërblim.
Dhe për fund, duke ju falenderuar për intervistën, a është libri miku më i mirë i njeriut?
Sead Zimeri: Absolutisht. Libri është miku më i mirë që posedon njeriu. Ai të mëson për gjithçka por kurrë nuk të moralizon, kurrë nuk të kritikon dhe qorton. Të shoqëron krejt në premisat tua dhe nuk të hidhërohet kur lodhesh nga ai apo kalon në librin tjetër. Mësimi më i madh që unë kam marrë nga leximi është që nuk duhet moralizuar të tjerët por duhet kuptuar e pastaj duhet zgjatur dorën e solidaritetit sepse jo të gjithë kanë përvojat tona, fatin tonë apo mundësitë tona. Leximi të bën modest sepse të bën ta kuptosh ndryshimin që ekziston mes teje dhe tjetrit pa e gjykuar atë moralisht. Ai që arrinë këtë shkallë të vetëdijësimit është, për mua së paku, njeri i përsosur. / KultPlus.com
Shoqëritë që zgjasin shumë vite janë ato të vërtetat.
E kur krahasohen edhe fotografitë ndër vite, kuptohen domethëniet
dhe ndryshimet e viteve dhe miqësive të vërteta.
Fotografi shqiptar Fadil Berisha dhe dy mikesha të tij kanë
ndarë një fotografi së bashku para 40 vitesh dhe një fotografi të viteve të
fundit.
Jeannie dhe Maryjean shihen në fotografi me Berishën para disa vitesh por edhe së fundmi, derisa fytyra e Fadil Berishës duket se nuk ka humbur diçka nga origjinaliteti, me një ndryshim stili në përshtatje të modës së kohës. / KultPlus.com
Vlada Radoviqi sot për shumë njerëz në Kosovë është emër i panjohur.
Siç shkruhet edhe në ekspozitën e Agron Mulliqit momentalisht të hapur në kryeqytet, faqja e këtij personazhi në Wikipedia në gjuhën shqipe nuk është përkthyer, edhepse Vlada është guri i themelit të historisë së artit kosovar.
Punim nga Vllada
Vlada ishte akuarelist, i angazhuar fuqishëm në kulturë, i lindur në Pejë në fillim të shekullit XX.
Vlada ishte edhe këngëtar.
Shkolla e parë e artit në Kosovë dikur mbante emrin e tij, por pas vitit 1999 ajo u ndryshua në ‘Odhise Paskali’, shkruan KultPlus.
Vlada diplomoi në shkollën e artit në Beograd ndërsa që nga viti 1948 dha mësim në Shkollën e Artit në Pejë. Portretet dhe peisazhet e tij u ekspozuan jashtëzakonisht shumë në vitet e 40-ta dhe 50-ta të shekullit të kaluar. / KultPlus.com
Një prej artisteve që asnjëherë nuk e ka humbur origjinalitetin e saj, është Rovena Dilo.
Një zë padyshim i fuqishëm, Rovena Dilo nëpër vite ka ditur
të sjellë këngë të cilat kanë zbrazur shpirtin e saj në çdo nota.
Kënga “Rrëfimi”, para disa vitesh e intepretuar në
Festivalin e Dhjetorit në TVSH, ka mbetur si një prej këngëve të fuqishme të
Rovenës, së cilës këngë ajo edhe ia realizoi videoklipin.
Bashkëpunimi me Armend Rexhepagiqin dhe me Aida Barakun kësaj
këngëtareje jo rrallë i ka sjellë suksese, dhe kjo këngë e konfirmon këtë
sukses.
Rovena sot ka nxjerrë edhe videoklipin e këngës më të re – ‘Do të çmend’. / KultPlus.com
Ana Brnabić është kryeministre e Serbisë prej datës 29 qershor 2017. Grua. Lesbike. Bazuar në stereotipizimin liberal ndaj grave dhe personave LGBT+, pritshmëritë ndaj kësaj kryeministreje do të nënkuptonin një program dhe politikbërje emancipuese pasi asosacioni parësor dhe emocional në lojën e politikave të këtilla identitare, do t’i mvishte kësaj gruaje cilësi që lidhen a priori me këto identitete që ajo përfaqëson.
Por Ana Brnabić është fashiste. Ajo mohon genocidin në Bosnjë; mohon luftën dhe masakrat në Kosovë; ka një qasje thellësisht shoviniste ndaj fqinjëve dhe retorika e saj është përçarëse e nxitëse për konflikt (brenda dhe jashtë shoqërisë ku shërben). A duhet të ketë përkrahje kjo politikane vetëm ngaqë ajo është grua? Nuk më rezulton kështu. Një politikane si Ana Brnabić është lajm i keq për gratë dhe burrat e shoqërive tona.
Identiteti gjinor dhe orientimi seksual nuk janë kusht për politika zhvillimore dhe tkurrje të pabarazisë shoqërore. Kusht për ndryshime shoqërore reale është një program politik racional, i nxitur nga një mendësi emancipuese politike, idealizëm e vërtetësi.
Nëse ju vërtetë kërkoni të drejta të barabarta mes grave dhe burrave në secilën fushë të veprimtarisë shoqërore, atëherë filloni t’i trajtoni gratë dhe burrat njëlloj në profesionin e tyre, duke mos i reduktuar të parat te gjinia dhe duke mos e zhvlerësuar aktivitetin e tyre politik.
X parti ka propozuar një kandidate? Bukur! Ç’ideologji, ç’program elektoral e politika përfaqëson kandidatja dhe partia? Hajde pra, le të flasim për politikë!
Unë jam feministe dhe nuk mund t’i toleroj abuzimet në emër të gjinisë.
Neymar bën realitet një prej ëndrrave të tij, shfaqjen në Netflix. Sulmuesi brazilian që është në pritje të një zgjidhje për të ardhmen e tij përsa i përket aspektit futbollistik, është shfaqur në dy episode të serialit të njohur spanjoll ‘La Casa de Papel’ që është pjesë e programeve të Netflix.
Futbollisti nuk e fshehu entuziazmin e tij dhe menjëherë iu drejtua rrjeteve sociale për ta ndarë atë me fansat e tij.
‘Ia dola të bëj realitet ëndrrën time që të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Tani mund ta ndaj personazhin tim, Joao, me ju të gjithë! Faleminderit “La Casa de Papel” – shkruante Neymar në postimin e tij.
Neymar bën realitet një prej ëndrrave të tij, shfaqjen në Netflix. Sulmuesi brazilian që është në pritje të një zgjidhje për të ardhmen e tij përsa i përket aspektit futbollistik, është shfaqur në dy episode të serialit të njohur spanjoll ‘La Casa de Papel’ që është pjesë e programeve të Netflix.
Futbollisti nuk e fshehu entuziazmin e tij dhe menjëherë iu drejtua rrjeteve sociale për ta ndarë atë me fansat e tij.
‘Ia dola të bëj realitet ëndrrën time që të jem pjesë e serialit tim të preferuar. Tani mund ta ndaj personazhin tim, Joao, me ju të gjithë! Faleminderit “La Casa de Papel” – shkruante Neymar në postimin e tij.
Një serial i ri për zyrën e Zonjës së Parë në Amerikë është në prodhim, që do të thotë Michelle Obama do të portretizohet në ekran për herë të parë.
“Variety” raporton se Davis ka nënshkruar një kontratë për të qenë producente
e “First Ladies”, gjithashtu për të luajtur Michelle Obama-n, e cila ishte
përkrah Barack Obama-s nga viti 2009 deri në 2017-ën në krye të shtetit
amerikan.
“Showtime” është kompania prodhuese e shfaqjes televizive dhe në sezonin e parë do të tregojë historitë respektive, personale dhe politike, të Eleanor Roosvelet, Betty Ford dhe Obamës, në zyrën në krahun lindor të Shtëpisë së Bardhë. / KultPlus.com
Muzeu Historik Kombëtar ka përkujtuar lindjen e At Zef Pllumit.
Pater Zef Pllumi ka lindur në malin e Rencit (Lezhë), më 28 gusht 1924. Më 1931 kreu Kolegjin Françeskan në Shkodër. Pas kolegjit ka studiuar në liceun “Illyricum”, të cilin e përfundoi në vitin 1942. Gjatë viteve 1943-1944 ka shkruar artikuj të shumtë në revistën “Hylli i Dritës”. Më 1946, kur ishte në moshën 22-vjeçare, e arrestojnë dhe dënohet me tre vjet burg.
Më 1949 lirohet nga burgu dhe vendoset në kuvendin e Arrës së Madhe në Shkodër. Në këtë kuvend qëndroi prej vitit 1949 deri më 1958. Më 1956 shugurohet meshtar dhe shërbeu për 12 vjet në Shosh të Dukagjinit. Me mbylljen e kishave më 1967, e arrestojnë përsëri dhe dënohet me 25 vjet heqje lirie, të cilat i vuajti nëpër burgjet e Shkodrës, Spaçit, Ballshit, Zejmenit, etj.
Më 11 prill të vitit 1989, Patër Zefi u lirua nga burgu. Në 25 dhjetor 1990 celebroi meshën e parë në kishën e Shna Nout në Tiranë. Me ardhjen e demokracisë Patër Zefi filloi të botojë revistën françeskane “Hylli i Dritës” (1993-1997). Z. Pllumi ka botuar këta libra: “Rrno vetëm, për me tregue” tre vëllime (1995-2001), “Françeskanët e mëdhanj” (2001), “Antipoezi për shekullin e njëzetë” (2001), “Siç thonim dje” (2002), “Para njimijë vjetve” (2003), “Frati i pashallarëve Bushatli të Shkodrës” (2004), etj. Më 2006, Patër Zefi është vlerësuar me dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”/ATSH / KultPlus.com
Alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës, bën të ditur Standard.
Mësohet se alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.
Në këto momente një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po transportojnë alpinisten drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor. / KultPlus.com
Nuk ka asnjë dyshim se Winston Churchill, burri i madh që qante mes rrënojave të së kaluarës së tij parlamentare ishte një udhëheqës më i mirë, sepse kishte kaluar një jetë të tërë duke u përgatitur për rolin e tij.
Por ka pasur një periudhë në të njëzetat dhe tridhjetat e tij – në epokën e largët Eduardiane – kur suksesi ia kish bërë me sy në skenën botërore dhe kur energjia e një karakteri më të ri dhe të vrullshëm ishte nën komandën e tij.
Aventurat dhe përvojat e hidhura të atyre viteve të para ishin themelore për të formuar njeriun që triumfoi në Luftën e Dytë Botërore…
Në vijim, do t’ju njohim me 27 nga thëniet më të bukura të Winston Churchill dhe historinë e tij, për ata që duan një përshkrim të hollësishëm për burrin e pushtetshëm – Winston, para se të bëhej kryeministri Churchill…
Fanatik është ai që nuk mund të ndërrojë mendje dhe nuk dëshiron të ndërrojë temë.
Shakaja është një gjë shumë serioze.
Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat.
Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.
Politikani ka aftësinë të parashikojë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse parashikimet nuk ndodhën.
I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty – të mos e vrasësh atë.
Paqebërësi është ai që: Përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.
Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave.
Vështirësitë e mposhtura janë mundësi të fituara.
“Ngrënia e fjalëve” nuk m’’i ka bërë asnjëherë keq tretjes.
Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjasin më shumë se të tjerat.
Historinë e shkruajnë fitimtarët.
Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet.
Jam gjithnjë gati të mësoj, sado që asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim.
Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barbartë.
Unë jam i prirur dhe i stërvitur të kem mirëkuptimin e plotë me njerëzit që dehen.
Unë kam marrë më shumë nga alkooli se alkooli ka marrë nga unë.
Unë do të dehem, Zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar.
Nuk më shqetëson asnjëherë veprimi, por vetëm mosveprimi.
Nëse hapim një grindje midis së shkuarës dhe të tanishmes, atëherë do të kuptojmë se kemi humbur të ardhmen.
Në luftë mund të vritesh vetëm një herë, ndërsa në politikë shumë herë.
Është gabim të shikosh tepër larg përpara. Vetëm një hallkë e zinxhirit mund të kapet në një kohë të caktuar.
Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë, sesa të marrësh.
Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz.
Sukses do të thotë të shkosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entusiazmin.
Suksesi nuk është final, dështimi nuk është fatal: trimëria për të vazhduar është gjithçka.
Perandoritë e së ardhmes janë perandori të mendjes.
“Nuk është gjithmonë e mjaftueshme ta bëjmë më të mirën. Ndonjëherë ne duhet ta bëjmë atë që kërkohet.”
“Argumenti më i mirë kundër demokracisë është biseda pesë minutëshe me votuesin mesatar.”
“Mësimi më i madh në jetë ësht ta kuptosh se madje edhe budallenjtë ndonjëherë kanë të drejtë.”
“Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.”
“Një fjalim i mirë duhet të jetë si fustani i një gruaje: mjaftueshëm i gjatë për ta mbuluar subjektin dhe mjaftueshëm i shkurt për të zgjuar interes.”
“Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë prej tyre mund të shprehen në një fjalë: Liri, Drejtësi, Nder, Shpresë.”
“Është më e lehtë të sundosh një komb, sesa të rrisësh katër fëmijë”.
“Kam arritur shumë gjëra, sepse nuk e shpenzoj energjinë time kot.
Unë nuk rrij në këmbë kur mund të ulem, kurrë nuk ulem nëse mund të shtrihem.”
“Gjithçka që dua është pajtueshmëria me dëshirat e mia, pas një diskutimi të arsyeshëm”.
“Ruajtja e parave është një zakon i mirë, veçanërisht nëse është bërë nga prindërit tuaj”.
“Ka shumë gënjeshtra të tmerrshme për botën, dhe më e keqja është se gjysma e tyre janë të vërteta”.
“Njerëzit janë të mirë në mbajtjen e sekreteve që nuk i dinë”.
“Një pesimist e sheh vështirësinë në çdo rast; Një optimist e sheh shansin në çdo vështirësi”
“Të përmirësohesh do të thotë të ndryshosh; Të përsosesh, do të thotë të ndryshosh shpesh”.
“Është gabim të shikosh shumë përpara. Vetëm një hallkë në zinxhirin e fatit mund të mbahet sot”
“Të gjithë njerëzit bëjnë gabime, por vetëm njerëzit e mençur mësojnë nga gabimet e tyre”.
“Suksesi është që të kalosh nga dështimi në dështim, pa e humbur entuziazmin”.
“Ju kurrë nuk do të arrini në destinacion, nëse ndaloni dhe godisni me gurë çdo qen që leh”.
Winston, para se të bëhej Churchill
Kur Winston Churchill hyri në Parlament, pas zgjedhjeve të përgjithshme të 1900, ai ishte 26 vjeç, dhe tashmë i famshëm. Ishte regjistruar ose kishte shërbyer në jo më pak se 4 konflikte të përgjakshme, në Kubë, Afganistan, Sudan dhe Afrikën e Jugut – dhe ka diçka të frikshme mënyra se si skenat e aventurave të tij të hershme do të vazhdonin të na faniteshin më shumë se një shekull më vonë.
Këto kishin qenë materiale për pesë librat që ai tashmë i kishte botuar (një prej tyre ishte romani i vetëm, Savrola), si dhe copëza gazetarie.
Ai shijoi aventurat dramatike në Luftën e Boerëve, u burgos përpara se të arratisej, dhe më pas u rikthye t’i tregonte botës për këto aventura, duke lëvizur në të gjithë vendin me një leksion plot slide – Power Point-i i asaj kohe, prej druri – me titull “Lufta siç unë e pashë”.
Ky i fundit do të ishte edhe nëntitulli i vëllimeve të mëvonshëm të kronikave të luftës së Dytë Botërore, raporton bota.al.
Përpara se të bëhej deputet ai u nis për të bërë më shumë para (ndonëse më pak se shpresonte) në një turne nëpër Amerikë për të dhënë leksione.
Më tej, iu rikthye skenës politike. Dhe çfarë kthimi… I zgjedhur si konservator, ai sulmoi partinë e tij dhe më pas kaloi nga liberalët në vitin 1904.
Më pak se dy vjet më vonë, liberalët fituan zgjedhjet e përgjithshme dhe Churchilli do të mbante poste ministrore për dhjetë vitet e ardhshme.
Në 1908 ai ishte në kabinet; në 1911 ai ishte Lord i Parë i Marinës. Dhe deri në fundin e 1915, pasi kishte udhëhequr flotën më të madhe mbi Tokë, në fillimin e luftës më të madhe që kish parë historia, karriera e tij kishte pësuar kolaps. Një 40-vjeçar me një të ardhme të madhe prapa krahëve.
Kjo është historia dramatike e rrëfyer tek “Young Titan”. Michael Shelden ka bërë emër si biograf letrar, me një seri librash mbi brezin e jashtëzakonshëm të shkrimtarëve anglezë, të lindur pikërisht në atë dekadë të parë të shekullit të kaluar kur Churchilli po përgatitej për karrierën e tij: Graham Greene, Cyril Connolly dhe George Orwell.
Libri i tij i ri është një shkëputje, por që bën dallim. Ai ofron një portret të gjallë të një të riu teksa formohet, aq ambicioz sa edhe i aftë, dhe i dhënë pas parasë: asnjë njeri në moshën e tij, i mburrej ai të ëmës, “nuk do të kish mundur të fitonte 10 000 stërlina pa patur kapital, në më pak se dy vite”.
Siç e përshkruan Shelden, Churchilli kërkonte një grua ashtu sikurse dhe karrierë e para, dhe fillimisht pa shumë sukses. Ai jetonte nën hijen e të atit, Lord Randolph Churchill, i cili kishte shkatërruar në mënyrën më të keqe të mundshme karrierën e vet politike dhe pastaj, në moshën 45 vjeç, kur Winston ishte 20, kish vdekur prej sifilizit.
Pastaj ishte Lady Randolph, me emrin e lindjes Jennie Jerome of Brooklyn, nëna xhepshpuar, paksa e krisur dhe shumë irrituese e Churchillit.
Nuk ka të dhëna për dëfrime të tepruara beqarie të Winstonit, dhe si Sheldeni por edhe shumë autorë të tjerë mund të konkludojnë që qejfet nuk ishin prirja e tij. Ajo që dihet është që Pamela Plowden dhe Ethel Barrymore e kishin lënë, përpara se ai të takonte Clementine Hozier.
Churchill kishte formuar tashmë një miqësi të ngushtë me Violet Asquith, bija e kryeministrit dhe Violet nuk kishte ndonjë mendim të mirë për Clementine, kur Churchilli u martua me të në vitin 1908.
Por kjo mund të ketë qenë xhelozi, dhe Clementine më vonë rezultoi të ketë qenë një prej zgjedhjeve më të mira që Churchillli ka bërë në jetën e tij. “Pyes veten se si kam bërë që kam jetuar 23 vjet pa ty”, i tha ajo Churchillit.
Aventurieri i jashtëzakonshëm, Wilfrid Scawen Blunt, ai vetë një person i dhënë pas grave, me siguri kishte të drejtë kur pa tek Churchill-ët një çift të lumtur jashtë të zakonshmes.
Në vitet që mbulon libri “Young Titan”, Clementine lindi dy vajzat e mëdha dhe djalin, Randolph, i cili do të shndërrohej në një problem.
Ndërkohë që Shelden na fut në disa prej kontradiktave më të hidhura të asaj periudhe plot turbulenca si dhe rolin e Churchillit në to, që nga e drejta e votës për gratë deri tek sundimi në Irlandë, ai neglizhon disa kauza të tjera të mëdha politike të epokës.
Por pastaj, vetë Churchilli, pa ndonjë instikt apo bindje fetare, kishte shumë pak interes për betejën e ashpër për edukimin sektarian që vendosi konservatorët dhe Kishën e Anglisë nga njëra anë, kundër Liberalëve dhe kishave kundërshtuese.
Pavarësisht gjithë kësaj, personaliteti i paqëndrueshëm i Churchillit është e vështirë që të kategorizohet ideologjikisht; Shelden e bën të qartë që ai ishte një politikan instiktiv dhe jo reflektiv. Disa prej instikteve të tij ishin të mirë.
Ai ishte gjithmonë një imperialist dhe, sipas standardeve, një racist, por ai dënonte “vrasjen e indigjeneve dhe grabitjen e tokave të tyre”. Ai nuk ishte një egalitarian social, por ai bëri “punën e kazmës”, siç thotë Shelden, për Ligjin Kombëtar të Sigurimeve të vitit 1911, që hodhi themelet për mirëqenien sociale të mëvonshme.
Ai ishte për rendin dhe ligjin, përfshirë ndëshkimin kapital. Por ai vetë ka thënë se “më rëndoi shumë”, kur iu desh që të firmosë dënimin e parë me vdekje, kur ishte Sekretar i Punëve të Brendshme dhe, siç ka thënë George Orwell më vonë, ai ishte miku më i mirë që kanë pasur ndonjëherë të burgosurit, jashtëzakonisht human në shqetësimin e tij për mirëqenien e burrave dhe fëmijëve që mbaheshin në burgjet e pista të Britanisë.
Të thuash se ky libër i admirueshëm është më mirë se trilogjia e William Manchester, kompletuar kohët e fundit nga Paul Reid, nuk është se thua shumë, por në disa drejtime krahasohet fare mirë me disa prej veprave të tjera për Churchillin. Sigurisht që ka edhe këtu boshllëqe.
Churchilli ishte një njeri që gjithmonë e ndante më dysh opinionin, me admirues të ngrohtë dhe kritikë të fortë, dhe Shelden priret nga admirimi. Por ai mund të kish bërë më shumë për të shpjeguar mospëlqimin dhe mosbesimin që frymëzonte Churchilli, i cili shihej si një oportunist pa parime (“i llojit amerikan”, ishte epiteti që i vishej më shpesh kur e kritikonin).
Churchilli është veçanërisht i vështirë të mbrohet në kohën e “Qëndrimit të Fundit”, siç e quan Shelden, kapitullin përmbyllës pas nisjes së Luftës së Madhe në 1914. Ai i kushton jo më shumë se një paragraf fushatës fatkeqe në Galipoli, për të cilën Churchilli ishte jo vetëm mbështetësi kryesor, por që për pak sa nuk solli edhe fundin një herë e mirë të karrierës së tij: “Me një befasi të habitshme, karriera e tij meteorike shpërtheu në ajër”. Ne mund të jemi mirënjohës që ajo më vonë u rigjallërua, por ky rrëfim shpjegon për të rrëfyer përse ajo po shkonte drejt fundit.
Prelud i një Kryeministri
Afër mesnatës, në një të shtunë në maj 1941, një valë avionësh u shfaqën mbi Londër, me siluetat e tyre përkundrejt një qielli të ndriçuar prej Hënës. Teksa kaluan zhurmshëm mbi Urën e Westminster, rrugë të tëra shpërthyen në flakë, zjarret u ndezën pranë Westminster Abbey, dhe predhat tronditën kullën e Big Benit.
Shumë shpejt flakët po përfshinin sallën e Dhomës së Përfaqësuesve. Çatia u shemb, galeritë po ashtu dhe një rrebesh me hekura dhe suva zuri poshtë rreshtat e karrikëve me lëkurë ngjyrë të gjelbër, ku aq shumë debate ishin zhvilluar gjatë dekadave. Vetëm muret e djegur mbetën në këmbë.
Ditën tjetër në pasdite, ndërkohë që pjesë të Londrës vazhdonin të digjeshin dhe era e tymit ndihej ngado, Winston Churchilli erdhi në Parlament që të inspektonte dëmet. Kjo ishte pranvera e dytë e luftës së Adolf Hitlerit kundër Britanisë së Madhe, dhe Churchilli po mbushte vitin e parë si Kryeministër.
Për befasinë e të gjithëve, kulla e orës – ndonëse e nxirë dhe e mbushur me shenja predhash – i qëndroi sulmit, dhe akrepat e Big Benit vazhdonin të rendnin. Duke qenë se sulmi kishte ndodhur gjatë natës, vetëm pak njerëz kishin qenë në ndërtesë, dhe numri i të vdekurve ishte i kufizuar në tre, përfshirë dy policë.
Por, në të gjithë Londrën, numri i viktimave ishte i tmerrshëm, me më shumë se tre mijë të vrarë apo të plagosur. Do të rezultonte nata më e keqe e Blitz-it. Teksa lëvizte nëpër rrënoja, Churchilli u ndal pranë disa trarëve të djegur dhe i hodhi një vështrim solemn shkatërrimit rreth e rrotull. Pa çati, rrënojat ndriçoheshin me një rreze të zbehtë drite që mezi hynte brenda, ndërsa ajri ishte i trashë me pluhur.
Nuk kish asnjë relike për të shpëtuar, asgjë të re për të mësuar për metodat e armikut. Në një kuptim, kjo ishte thjeshtë më e fundit në një listë të gjatë ndërtesash që vuanin furinë e luftës moderne. Por, sigurisht, këtu kishte një viktimë më të madhe – ishte goditja e drejtpërdrejtë mu në zemrën e jetës politike britanike. Me një sulm të vetëm bombarduesit e Hitlerit kishin shembur shtëpinë e një prej ansambleve më të rëndësishme demokratike. Siç do të thoshte vetë Churchilli më vonë: “Dhoma jonë e vjetër e Përfaqësuesve është bërë copë e çikë”.
Humbja ishte personale. Kryeministri kishte kaluar një pjesë të madhe të jetës në këtë sallë, duke filluar me paraqitjen e tij në të si anëtar i ri 40 vite më herët, kur ishte një djalosh i ri me flokë të kuqe, sytë ngjyrë blu dhe një fytyrë djaloshare. Këtu, siç do të thoshte edhe vetë, ai mësoi “zanatin e tij”. Në këtë ndërtesë babai i tij – Lord Randolph Churchill – kish qëndruar si aleat i Disraelit dhe kundërshtar i Gladstone.
Në Galerinë e Grave nëna e tij e lindur në Amerikë – Jennie e pathyeshme – kish parë me krenari teksa i biri mbante fjalimin e parë. Kish debatuar këtu me miq dhe me armiq – që nga ditët e para të shekullit kur i kishte bërë ballë makinerisë politike të Joseph Chamberlain deri në kohët më të vona kur kishte sfiduar gjykimin e djalit më të vogël të Joe, Beville, i cili e kish nënvlerësuar aq shumë Hitlerin në vitet tridhjetë.
Këtu ai kishte shijuar momente triumfi dhe kish pësuar humbje; kish mbajtur fjalime brilantë dhe, ndonjëherë, ndonjë fjalim të kotë; kish fituar admirimin e shumëkujt; dhe kishte zemëruar jo pak vetë.
Në një rast të paharrueshëm në fillim të karrierës së tij, një kundërshtar kishte kërcyer përpjetë gjatë një debati të ashpër, kish marrë vëllimin e Spikerit të Dhomës ku përmbaheshin rregullat e debateve dhe e kish hedhur në drejtim të tij, duke e goditur në fytyrë, e duke i shkaktuar një plagë prej ku shumë shpejt nisi të rrjedhë gjak.
Gjatë krizës së abdikimit të vitit 1936, kur ishte përpjekur të ofronte fjalë mbështetjeje për Eduardin III, ulërima proteste kishin mbushur Dhomën, duke e bërë të heshtë si dhe duke nxitur disa ta parashikonin se karrierës së tij politike i kishte ardhur fundi.
Historisë i pëlqejnë fituesit dhe pamja e një Churchilli të moshuar, fitimtar ka lënë për një kohë të gjatë në hije historinë e djaloshit plot ambicie që doli në skenë dhe kuptoi se kishte arritur më shumë se sa duhej dhe që u largua nga detyra me reputacionin të bërë copë.
Megjithatë, në shumë drejtime, periudha e hershme është më shumëngjyrëshja e karrierës së tij politike dhe ajo është kyçe për formimin e karakterit të tij. Ishte një kohë e gjallërishme, e mbushur me dramë, intrigë politike, kurajë personale dhe llogari të bëra keq.
Churchilli mendoi se shansi i tij për madhështi do t’i vinte herët në jetë dhe për një njeri kaq të pandalshëm dhe plot ambicie, pritja e gjatë ishte e vështirë të durohej.
Në kohën kur u bë Kryeministër në moshën 65 vjeç, ai ishte më shumë se gati për detyrën dhe ishte në gjendje t’i ofronte botës pak a shumë atë që ajo pret prej heronjve të saj – përveç ngazëllimit dhe efektin magjepsës që vetëm rinia e ka.
Nuk ka asnjë dyshim se burri i madh që qante mes rrënojave të së kaluarës së tij parlamentare ishte një udhëheqës më i mirë sepse kish kaluar një jetë të tërë duke u përgatitur për rolin e tij. Por ka pasur një periudhë në të njëzetat dhe tridhjetat e tij – në epokën e largët Eduardiane – kur suksesi ia kish bërë me sy në skenën botërore dhe kur energjia e një karakteri më të ri dhe të vrullshëm ishte nën komandën e tij.
Aventurat dhe përvojat e hidhura të atyre viteve të parë ishin themelore për të formuar njeriun që triumfoi në Luftën e Dytë Botërore. Karriera e Winstonit të ri filloi me ëndrra suksesi që nxitën një ngjitje politike spektakolare, por që përfundoi me dështime dramatike, duke sjelle një rënie po aq spektakolare.
Në moshën 40 vjeçare ai konsiderohej një njeri që i kish lënë pas tashmë ditët e tij më të mira. Shlyerja e premtimit të rinisë do të bëhej sfida e madhe e jetës së tij më vonë. / KultPlus.com
Reperi i famshëm shqiptar, Gashi, që ka arritur suksesshëm të depërtojë në tregun e muzikës ndërkombëtare ka finalizuar punën për projektin e ri.
Reperi ka shpërthyer në lot teksa jepte lajmin e rëndësishëm
për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij përmes një postimi në ‘Instagram’,
shkruan Indeksonline.
Artisti me famë ndërkombëtare njoftoi se albumi i tij i parë
për të cilin kishte punuar një kohë të gjatë është gati.
“Albumi im i parë!!!! Dua t’ ju falënderoj të gjithëve që
pritët!!!! Po qaj teksa po e postoj këtë!!!”, ka shkruar reperi derisa publikoj
coverin e albumit të parë në karrierë.
Kujtojmë që, Gashi ishte edhe këtë verë në Prishtinë për të performuar për herë të dytë në festivalin ”Sunny Hill”. / KultPlus.com
Në kuadër të Seminarit, sot u mbajt tryeza shkencore për shkrimtarin e shquar arbëresh Anton Santori, i cili 200 vjet më parë iku nga kjo jetë, shkruan KultPlus.
Këtë tryezë
shkencore të mbajtur në Fakultetin e Filologjisë, e hapi profesori Osman Gashi,
i cili dha një biografi të shkurtër të kësaj figure poliedrike.
“Françesk
Anton Santori, lindi në Kozencë pikërisht para 200 vjetëve. Pjesën më të madhe
e kaloi si murg. Ai ishte shkrimtar, dramaturg e satirist i njohur. Santori
ishte mik i madh i De Radës”, shpjegoi Gashi duke vazhduar “Veprat e
tij më të rëndësishme janë ‘Këngëtorja arbëreshe’, ‘E mira’. Santori ka shkruar
edhe shumë satira e lirika. Ai është shquar edhe si dramaturg. Drama ‘E mira’
është parekselancë dhe është drama e parë në letërsinë shqipe. Përveçse në
dramaturgji, kontribut të madh Santori ka dhënë edhe në folklor”, potencoi
profesori Gashi.
Më tej,
fjalën e mori profesori Anton Nikë Berisha që bashkë me profesorin e letërsisë
Sali Bashotën ishin në panelin e kësaj tryeze.
Profesori
Berisha, në ligjëratën e tij e vlerësoi lart kontributin e Santorit, për të
cilin tha se është njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj në letërsinë shqiptare,
por dhe shkrimtari më i keqkuptuar dhe i copëtuar.
“Ai
është themeluesi i pesë llojeve letrare, i romanit të parë shqip, i satirave të
para dhe tragjedive të parë, e po ashtu autori i dramës së parë”, tha
profesor Berisha. Tutje ai foli gjerë e gjatë për veprën “Këngëtorja
arbëreshe”, për të cilën thotë se bashkë me “Këngët e Milosaos”
të De Radës dhe “Mili e Hajdhia” të Zef Skiroit, kanë vërë bazën e
modernitetit në letërsinë shqipe. Profesori Berisha i vlerësoi shkrimtarët
arbëresh në përgjithësi, duke e veçuar Santorin, si shkrimtar të
jashtëzakonshëm me sens për të krijuar gjëra të bukura, i ndikuar edhe nga titanët
e letërsisë botërore si Françesko Petrarka.
Me titullin “Në 200-vjetorin e
Santorit” u paraqit profesori i letërsisë arbëreshe Sali Bashota, i cili
tha se Santori dhe De Rada janë autorë që ndihmuan në zhvillimin e letërsisë
shqipe. Në kumtesën e tij, Bashota, trajtoi veprat më të rëndësishme të
Santorit duke theksuar se ende ekzistojnë probleme me botimet e veprave të tij,
ku herë i ngatërrohen titujt, e herë përmbajtja.
“Santori
është nismëtar i dramës dhe romanit të parë”, tha fillimisht profesor Bashota
duke u ndalur te drama “E mira”. “Kjo dramë përfshinë gjithë
kategoritë njerëzore, të mirën, të keqen, të shëmtuarën, virtytin. Këtu shfaqet
antiteza e jetës dhe e vdekjes, apo ku konfigurohen edhe emrat e personazheve,
perspektivat e ngjarjeve dhe zgjidhja fatlume siç ndodh në dramë. Ngjarjet
ndodhin në mjedisin arbëresh, ku paraqitet ekzistenca e arbëreshëve në
koloritin ambiental”, shpjegoi profesor Bashota.
“Santori
i përqendron ngjarjet dhe veprimet në kontekstin social e kulturor, duke
paraqitur jetën arbëreshe megjithë vështirësitë dhe me fokusin kryesor
dashurinë që triumfon”, potencoi ai.
Edhe profesor Berisha edhe Bashota, e çmuan krijimtarinë e Santorit, që u vlerësua si mjaft e arrirë dhe me elemente të dukshme moderne. Ai u krahasua edhe me De Radën. Disa nga veprat e tij kanë ngelur të cunguara, të papërfunduara, ose të panjohura. Rrjedhimisht mbetet punë nga studiuesit që ta sjellin të plotë veprën e këtij autori mjaft të talentuar, kompleks, dhe modern, për lexuesit shqiptarë. /KultPlus. com
Akademik Rexhep Qosja përmes një statusi në Facebook ka reaguar ndaj fjalimit të poetit serb Gojko Gjogo.
Më 27 qershor të këtij viti në Graçanicë, me rastin e dhënies së Çmimit “Kryqi i artë i knjaz Llazarit”, që jepet çdo vit në përkujtim të Vidovdanit – të disfatës serbe në Kosovë në vitin 1389, ai kishte mbajtur një fjalim racist, shovinist dhe kundërshqiptar.
Postimi
i plotë i Qosjes:
“Në një moment historik, kur kral Petri, më 1913, në Deçan, e
ndezi atë qiriun e madh të dylltë, të cilin, siç na mëson kujtimorja,
mbretëresha Milica e la për t’iu dhuruar atij që do të hakmerret për Kosovën,
serbët naivisht besuan se robërisë shekullore i erdhi fundi, se u plotësua fati
i ynë dhe se rilindi mbretëria e car Dushanit. Të verbuar nga shkëlqimi i
armëve tona, ata nuk kuptuan se shqiptarët e islamizuar, të rehatuar në trojet
serbe, janë turq më të tmerrshëm se turqit. Duke mos pasur në çka të mbështeten,
ata nuk u zhvilluan lartësueshëm, por u zgjeruan rrafshueshëm, të bindur se
zgjerimi i tillë, i bërë me bindjen se të kujt janë dhentë e tij është edhe
bjeshka, u jep të drejtë që të përvetësojnë tokat tona. Harruan mendjelehtë se
ky “ligj natyror” nuk zbatohet në shoqërinë e qytetëruar.
Kështu një popull pakëz i njohur, pjesëtarët e të cilit kishin
bisht maceje ose qeni, dhie ose kali, dhe s’e dallonin sheqerin prej borës, siç
i përshkruanin dikur hulumtuesit dhe shkencëtarët gjermanë, mbasi u dëbuan
turqit, “doli prej pyllit” dhe u paraqit në skenën politike botërore. Dhe,
fuqitë e mëdha evropiane, duke pasur parasysh punët dhe interesat e veta, këtij
populli “bishtak” i ndihmuan që të krijojë shtetin e vet.
Por, shqiptarët nuk ishin të kënaqur me këtë shtet, prandaj edhe
nuk hoqën dorë prej programit kombëtar, prej projektit të quajtur “Shqipëria e
Madhe”, që përfshin edhe një pjesë të madhe të hapësirës etnike serbe -gjithë
vatrën tonë kosovare.
Në këtë mënyrë ky rrëfim i njohur historik u dramatizua. Dhe u
ndez zjarri mes dy popujve, zjarr që, kur më i vogël e kur më i madh, po qitte
flakë përgjatë një shekulli…
Para dy dhjetëvjetëshave ky zjarr mori flakë aq të madhe saqë ne
u rrezikuam të digjemi në të.
Gjysma e botës iu turr Serbisë dhe në tokën tonë të shenjtë me
luftë u krijua edhe një gjysmështet shqiptar..
Të bijtë e atyre shqiptarëve të vjetër, që s’kanë ardhur prej
pyllit ballkanik, por prej parapyllit evropian, nuk janë të pajisur ndoshta me
bisht shtaze, por me disa veçanti shtazarake…
Këta djegin e rrënojnë kisha e manastire, gropojnë zemra e u nxjerrin sy
njerëzve të gjallë. Këta jo njerëz, kufomavjedhës, i prishin varret dhe vatrat
tona, i asgjësojnë rrënjët tona me qëllim që të shuajnë dhe kujtesën tonë. Këtë
strategji kombëtare raciste, shqiptarët, me pajtimin e mentorëve të tyre, pa
kurrfarë pengesash po e realizojnë para syve të krejt botës.
Parashteti s’do të bëhet shtet. Serbia mund të jetë e shkelur,
por kurrë e mundur, thotë (thoshte) Gavrillo Principi…
Mua më lartëson Kryqi i artë i knjazit të lavdishëm, që ma
dhuruat, kurse ju po përkuleni nën Kryqin e rëndë të Shpëtimtarit, në të cilin
dushmanët duan t’u shqyejnë. Ju jeni vëllezërit e betimit, në ju qëndron
mbretëria. Le t’ju ndihmojë i Madhi Zot!”
Ky tekst është fjalim i mbajtur në oborrin e Kishës së
Graçanicës me rastin e dhënies së Çmimit “Kryqi i artë i knjaz Llazarit”, që
jepet çdo vit në përkujtim të Vidovdanit – të disfatës serbe në Kosovë në vitin
1389.
Këto në të vërtetë janë disa fragmente të atij fjalimi që më 27
qershor të këtij viti i tha në oborrin e lulëzuar të Kishës mesjetare të
Graçanicës, afër, shumë afër Prishtinës, poeti i shumëçmuar dhe shumë herë i
dekoruar në Serbi, Gojko Gjogo.
Që e tha Gojko Gjogo këtë fjalim me përmbajtje nacionaliste,
raciste, shoviniste kundërshqiptare, që e tregojnë fragmentet që po ua paraqes
këtu lexuesve shqiptarë, nuk është gjë e çuditshme: fjalimet, shkrimet,
deklaratat, veprat letrare, veprat historike, veprat publicistike me përmbajtje
të tillë, me politikë e ideologji të tillë, raciste, shoviniste, fyese ndaj
shqiptarëve kanë një traditë më tepër se 150 vjeçare në jetën e në kulturën
serbe. E çuditshme është se këtë fjalim ai e tha në Graçanicë, në Kishën e
lavdishme të Graçanicës! E çuditshme është që këtë fjalim e tha Gojko Gjogo në
Graçanicë ku, krahas disa institucioneve shtetërore serbe të Serbisë,
funksionojnë edhe disa institucione shtetërore të Kosovës!
Dhe, më tej, e çuditshme është se këtë fjalim Gojko Gjogo e
mbajti më 27 qershor, dy ditë para tubimit të një numri të dukshëm serbësh te
monumenti i Trimave serbë në Gazimestan dhe e mbajti si parafjalë të fjalëve
politike, nacionaliste, që do të dëgjohen në atë tubim, me të cilin u shënua
630 vjetori i ngritjes serbe në nivelin e popullit qiellor pas disfatës së knjaz
Llazarit në ballafaqimin luftarak me sulltan Muratin.
E shpreh çuditjen time pse fjalimi në fjalë u mbajt ku u mbajt dhe kur u mbajt
dhe pse u mbajt jo pse me këtë çuditje do të shprehja kërkesën për ndalimin e
atij fjalimi. Jo. Jo. Kam qenë, jam e do të jem gjithmonë kundër ndalimeve e
kufizimeve të mendimit e të shprehje së lirë, qoftë edhe si ato të Gojko Gjokos
në Graçanicë më 27.6.2019 dhe jo vetëm në Graçanicë, po edhe kudo tjetër, madje
edhe në Qeverinë e Kosovës, pa qenë të ndëshkuara siç ndodhi në Qeverinë tonë
ku për paraqitje çështë e vërteta të padrejta mospajtuese me qëndrimet e
Qeverisë së Kosovës u ndëshkuan me shkarkim prej kësaj qeverie dy ministra
serbë!
Por, shpreha çuditjen time me atë fjalim për një arsye tjetër:
për arsye se Qeveria e Kosovës, Kuvendi i Kosovës, Kryesia e Kosovës, me gjithë
numrin gati kinez, gati rus, gati indian a brazilian të këshilltarëve e
informuesve të tjerë të tyre, si duket, s’morën vesh asgjë kur duhej për atë
fjalim, nuk e lexuan kur duhej të lexohej megjithëse ai u botua në disa revista
e gazeta serbe, megjithëse ai u pa e u lexua në disa ambasada në Prishtinë e
shumë kund tjetër!
Dhe, e shpreha çuditjen time me atë fjalim që shpreh politikën
dhe ideologjinë e djeshme e të sotme të Serbisë ndaj Kosovës, ndaj shqiptarëve,
ndaj Shqipërisë pse institucionet shtetërore të Kosovës nuk e quajtën të
nevojshme që t’i thonë kur duhej ndonjë këshilltari, shkrimtari, mercenari –
akademik të Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë të ASHAK-ut të tyre a ndonjë
mercenari kryetar nga ata tre kryetarët e ASHAK-ut që qe 25 vjet e përdorin si
shtëpi private atë ASHAK të shkretë, që të shprehë mospajtimin e shtetit të
Kosovës me përdorimin e Kishës së Graçanicës e të Komunës së Graçanicës si
tribunë raciste, shoviniste dhe fyese ndaj Kombit shqiptar.
Por, por nuk kanë kohë për mospajtim të tillë as sundimtarët e
as mercenarët e tyre. Janë të zënë me punë më të frytshme për veten e tyre e më
të mjerueshme për vetë Kosovën!
Janë të zënë sundimtarët tanë dhe çerekakademikët e tyre të mercenarizuar me pajtimin që t’i dhurohen Malit të Zi disa mija hektarë tokë me rëndësi ekonomike e gjeostrategjike, por, por jo edhe me mospajtimin me sovranitetin shtetëror serb të komunës së Graçanicës e të Kishës së Graçanicës në shtetin e Kosovës! / KultPlus.com
Lugina e Preshevës përmes shkollës verore “Lugina Summer School 2019” ka bashkua shqiptarët për disa ditë përmes ligjëratave dhe aktiviteteve tjera shkencore.
Edicioni i dytë i shkollës verore “Lugina Summer School 2019” ka filluar më 24 gusht ku në hapjen e këtij edicioni morën pjesë ligjërues si edhe përfaqësuesit komunalë të Preshevës e Bujanocit, kryetari i KNSH-së dhe përfaqësues të tjerë të organizatave joqeveritare.
Risia e këtij edicioni është zgjerimi për pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare.
“Çfarë e dallon këtë edicion nga ai i kaluari, është llojllojshmëria e pjesëmarrësve, meqenëse këtë vit janë pranuar edhe aplikues nga trevat tjera shqiptare jashtë dy komunave tona, pra nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, thuhej në njoftimin e tyre.
Në ditën e parë ligjërues ka qenë profesori universitar Ali Pajaziti me temën “Rimendimi i ekstremizmave-Shekulli XXI në fokus.
Më 25 gusht vazhdoi dita e dytë e Lugina Summer School 2019, ku ligjërues ishte profesori Fitim Uka me temën: “Sfidat dhe dilemat psikologjike të njeriut modern”, ndërsa ligjëruesi tjetër Belgzim Kamberi e kishte për temë “Pakicat nacionale në mes të integrimit institucional dhe diskriminimit shtetëror-Rasti i Luginës së Preshevës”.
Dita e tretë e shkollës verore vazhdoi me ligjëruesin Latif Mustafa me temën “Kritika e rrëfimeve të mëdha”, teksa ligjëruesja tjetër Merjeme Gashi për temë kishte “Gruaja dhe sfidat e saj në modernitet”. Në ditën e tretë u mbajtën edhe punëtori nga Arbër Zeka dhe Yll Avdijaj, psikoterapeutë në Shoqatën e Psikoterapeutëve të Kosovës.
Në ditën e katërt dhe të fundit të edicionit të dytë të shkollës verore “Lugina Summer School” 2019, u shtjellua tema “Globalizmi dhe sfidat e demokracisë në Ballkanin Perëndimor” nga ligjëruesi Mevludin Ibishi dhe njëkohësisht është mbajtur edhe një program mbyllës të kësaj shkolle verore.
Në programin përmbyllës të shkollës verore, që u mbajt pas ligjëratës, të pranishëm ishin kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi me përfaqësues komunalë, koordinatori për arsim i KNSH-së në Bujanoc Enkel Rexhepi, si dhe koordinatori i zyrës për të Rinj në Preshevë Altin Boriçi.
“Dhe, pas gjithë kësaj, koordinatorët e Lugina Summer School 2019, Shuajb Rashiti dhe Leotrim Edipi u shpërndanë certifikatat pjesëmarrësve, duke i bashkëngjitur si dhuratë simbolike nga një libër të siguruar nga shtëpia botuese Logos-A, nga stafi i Lugina Summer School 2019, libra këto të cilat u janë dhuruar po ashtu edhe secilit ligjërues që prej ditës së parë në shenjë falënderimi për pjesëmarrjen”, thuhet në njoftimin e tyre, transmeton KultPlus.com
Përndryshe, organizimi i shkollës verore “Lugina Summer School 2019” është ndër organizimet e radha që mbahen në Luginën e Preshevës, meqë të njëjtit nuk kanë gjithë hapësirën dhe lirinë e nevojshme në të gjitha dimensionet për shkak të qasjes diskriminuese që Serbia ka ndaj shqiptarëve atje. / Përgatiti: Qendrim Badalli/ KultPlus.com
Klientët do të na jenë besnikë, deri kur… një konkurrent tjetër t’u ofrojë një shërbim më të mirë!
Kjo është një thënie e Jeff Bezos, që “Bloomberg
Billionaires Index” e ka renditur si njeriun më të pasur në botë me një
pasuri prej 142 miliardë dollarësh.
Themeluesi dhe CEO i Amazon, ka zbuluar burimin e frymëzimit
të tij të përditshëm, një thënie që e ka shumë për zemër, si dhe një pyetje që
sugjeron që t’ia bëni vetes, para se të merrni një vendim…
Le t’i shohim të dyja!
1. Thënia që mban në derën e frigoriferit
Ai mban një thënie të printuar në frigoriferin e tij, një
poemë të Ralph Waldo Emerson, të cilin e postoi në Twitter majin e këtij viti.
“E dashuroj këtë thënie.
Ka qenë prej vitesh në frigoriferin tim, dhe unë shoh sa
herë hap derën”, shkruan Bezos, ndërsa ka postuar edhe foton.
Thënia është kjo:
“Të qeshësh shpesh dhe shumë;
të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e
fëmijëve;
të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të durosh
tradhtinë e shokëve falsë;
ta vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët;
ta lësh botën pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me një fëmijë
të shëndetshëm, një kopsht të punuar, ose një rrethanë sociale të shpenguar;
ta kesh bërë dikë të bëjë një jetë pa vuajtje vetëm sepse ti
ke qenë aty.
Kjo do të thotë që jeta jote ka qenë e suksesshme. – Ralph
Waldo Emerson.”
2. Jeff Bezos: “Përpara se të merrni vendime, bëjini vetes këtë pyetje.”
Ne gjithmonë mendojmë para se të bëjmë një ndryshim të
rëndësishëm, kur nisim një biznes, ndërrojmë punë, apo edhe para se të
ndryshojmë modelin e flokëve.
Ne mendojmë se sa do të pendohemi përpara se të bëjmë atë që
duam të bëjmë.
Por kur kthejmë kokën pas, shohim se gjërat për të cilat
pendohemi më shumë janë ato që nuk kemi bërë.
Për gjërat që kemi bërë nuk shqetësohemi shumë, edhe nëse i
kemi bërë gabim sigurisht që do t’i rregullojmë gjatë kohës.
Ne pendohemi më shumë për momentet kur nuk kemi guxuar për
veten tonë.
Jeff Bezos na vjen në ndihmë me një pyetje të thjesht që
duhet ti bëni vetes para se të merrni vendime:
“Çfarë thotë zemra?”
Dy fjalët më zhgënjyese që mund t’i thoni vetes janë: “Ah,
sikur…”
Mendoni për diçka që e ëndërronit para pesë apo 10 viteve,
por nuk arritët ta bëni dhe mendoni se sa të lumtur do të ishit sot nëse do ta
kishit realizuar atë.
Mendoni për të gjitha momentet që keni çuar dëm vetëm nga
“frika” për të guxuar.
Ndoshta do t’ju duhej të rrezikonit, por sot do të ishit
krenarë.
Ju nuk vepruat sepse ndiheshit rehat.
Por nuk duhet të harroni asnjëherë se komforti është armiku
i zhvillimit (përmirësimit).
Ndoshta Bezos e ka të lehtë t’ja bëjë vetes këtë pyetje, por
të ndjekësh zemrën nuk është aq e lehtë.
Sa herë të të shkojë në mendje të dorëzohesh, shiko këtë:
(Jeff Bezos në zyrën e tij në vitin 1999)
Jeff Bezos në zyrën e tij në 1999.
Historia e njeriut më të pasur në botë, nis kështu: Ai ishte
një punonjës i thjeshtë, i apasionuar pas asaj që bënte.
Në një moment të caktuar ai shpreh dëshirën tek shefi i tij
për të nisur një librari online.
Gruaja e tij ishte e para që e mbështeti, ndërsa shefi
e bëri të mendonte: “
Duket një ide e mirë, por do të funksiononte më shumë për
dikë, që nuk e ka një punë kaq të mirë sa kjo e jotja.”
Gjëja që shtyn Bezos të vërë në zbatim idetë e tij është
projektimi i vetes pas 80 vitesh.
“Kur të jem 80 vjeç, unë nuk dua të pendohem për shumë gjëra
që nuk kam bërë.
Prandaj unë zgjedh të veproj duke pyetur zemrën,” është
shprehur shpesh ai.
Të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë, në
fakt është e kundërta.
Njerëzit e guximshëm nuk janë të patrembur; ata thjesht kanë
gjetur diçka që ka më shumë rëndësi sesa frika.
E zëmë se ju keni frikë të krijoni një biznes.
Gjeni një arsye që është më e rëndësishme: krijimi i një të
ardhmeje më të mirë për familjen tuaj, dëshira për të bërë një ndryshim
konkret, ose shpresa për një jetë më të dobishme dhe të më të mirë.
Pasi të keni gjetur një domethënie më të madhe, gjithashtu
gjeni guximin.
Shikojeni frikën jo si diçka për t’u frikësuar, por si diçka për t’u kapërcyer. / KultPlus.com
Këngëtarët shqiptarë vazhdojnë të mahnisin botën sa herë që dalin në skenë, e radhës është këngëtarja nga Shqipëria Inis Neziri.
Ndonëse ende nuk është një emër i njohur tek ne, ajo po
vazhdon të shkëlqejë në skenat jashtë Shqipërisë, pas Rumanisë ku para disa
muajsh fitoj një festival mjaft të rëndësishëm, tani ajo po merr pjesë në garën
“New WaWe Festival 2019” që po mbahet në Sochi të Rusisë, shkruan Magazina.al
Inis Neziri për dy netë rresht ka marrë pikët maksimale nga
juria e cila përbëhet nga artistët më të njohur rusë. Ajo po vlerësohet për
vokalin e fuqishëm dhe paraqitjen dinjitoze.
Gjatë prezantimit, Inis ka bërë edhe Shqiponjë para publikut rusë ku është shfaqur edhe flamuri shqiptar./Magazina.al/ KultPlus.com
“Planifikoni një fundjavë në Grabova, perlën e natyrës dhe historisë”, u shpreh sot kryetari i Bashkisë Gramsh Klodian Taçe, duke promovuar vlerat e turizmit dhe theksuar se Grabova është një perlë e natyrës dhe historisë.
“Grabova është një nga vendbanimet më të hershme në Shqipëri. Grabovarët do të mbahen mend për mjeshtëritë e tyre në punimet me dru përpunimin e bulmetit dhe të ndërtimeve. Edhe sot e kësaj dite, gjenden gjurmë të veprave si: mulli me ujë, sharrë”, shprehet ai.
Duke iu referuar historisë, Taçe shton se “Grabova ka qenë një fshat mesjetar i krijuar në shekullin e X”. Sipas gojëdhënave, në kohën e lulëzimit, Grabova kishte rreth 2000 familje dhe një e katërta e saj, e ka braktisur zonën brenda një dite në shekujt XVII-XVIII.
“Në periudhën e Mesjetës fshati Grabovë e Sipërme (atëherë qytet me 12.000 banorë) ka qenë në lulëzim të plotë, i ndërtuar krejtësisht nga vendasit. Dëshmi të gjalla janë dhe sot prania e tri urave me gurë, njëra prej tyre e periudhës antike si dhe Kisha e Shën Nikollas (Shë Kollit)”, shtoi ai.
Po ashtu kryetari i bashkisë Gramsh Taçe vlerëson Grabovën si një destinacion turistik në të gjitha stinët.
“Fshati Grabovë, përpos historisë ka një natyrë fantastike, me botë bimore të larmishme dhe potenciale të shumta për të zhvilluar sporte dimërore. Gjatë periudhës së dimrit, turistë vendas dhe të huaj ushtrojnë sportin e skive në pllajat e Grabovës. Në Grabovë mund të gjeni lehtësisht struktura akomoduese dhe ushqime tipike të zonës në hotelin e Grabovës”, shprehet ai. / atsh / KultPlus.com
Ministri i Shtetit për Diasporën në Shqipëri, Pandeli Majko, ka njoftuar rreth pjesëmarrjes së komunitetit shqiptar në Argjentinë në “Festivalin Kombëtar të Emigrantëve” që do të mbahet atje.
“Përfaqësuesit e komunitetit shqiptar në Argjentinë do të marrin pjesë në “Festivalin Kombëtar të Emigrantëve”, i cili zhvillohet në bashkinë e Berissos. Për 42 vjet radhazi, ky festival ka bërë bashkë komunitetet e shumta të emigrantëve atje, me qëllim njohjen e kulturave dhe krijimin e bashkëjetesës së mirëfilltë”.
“E veçanta e festivalit është zgjedhja e “Mbretëreshës së Emigrantëve”. Në edicionin e kaluar u zgjodh shqiptarja Juli Ibraj, ndërsa këtë vit komuniteti shqiptar do të përfaqësohet nga Josefina Rapi. Ky festival do të mbahet nga data 4 shtator deri më 13 tetor”. /KultPlus.com
Gjermania është një vend i preferuar për studentët nga Shqipëria e Kosova. Por çfarë vështirësish kanë ata e ku mund të interesohen për t’u orientuar aty? Ekspertja e DAAD-së, Antje Schlamm shpjegon për Deutsche Wellen.
Deutsche Welle: Një raport i DAAD për vitin 2019 konfirmon se Gjermania është kthyer në një vend shumë të preferuar për studentët nga e gjithë bota, por për studentët nga Shqipëria dhe Kosova ka shifra?
Antje Schlamm: Edhe për studentët nga Shqipëria e Kosova, Gjermania është një destinacion i preferuar, por natyrisht po ta shikosh në tërësi ata përbëjnë një pjesë të vogël të studentëve nga e gjithë bota. Nga Shqipëria kemi afër 2000 studentë, kurse nga Kosova kemi 2313 studentë. Këto janë shifrat aktuale të studentëve për vitin akademik 2017-2018. Është interesante të vihet re, – në statistika ne dallojmë mes studentëve të huaj që kanë jetuar më parë në Gjermani e atyre nga jashtë. Po të shohim studentët nga Shqipëria e Kosova shohim se aty reflektohet historia politike e fundit dhe historia e migracionit.
DW: Çfarë është specifike në këto statistika?
Antje Schlamm: Shohim se studentët kosovarë në universitetet gjermane vijnë me shumicë nga Gjermania, pra mbi 80% e tyre kanë jetuar në Gjermani para studimeve. Vetëm rreth 20% e tyre kanë ardhur drejt nga Kosova. Kurse tek studentët nga Shqipëria është e kundërta. Shumica e studentëve shqiptarë në universitetet gjermane kanë ardhur drejt nga Shqipëria, afër 90%. Kjo do të thotë, se biografia e tyre arsimore është formësuar në Shqipëri, ata janë rritur në Shqipëri, kanë ndjekur shkollën në Tiranë, Shkodër apo Elbasan dhe e kanë marrë që aty të drejtën e studimit në universitetin gjerman.
DW: Çfarë i dallon këta studentë që vijnë drejt nga vendi origjinë, çfarë vështirësish kanë ata?
Antje Schlamm: Nëse mund të flasim për vështirësi, – sepse ata sjellin vërtet sfond të mirë startimi – atëherë kjo lidhet me organizimin e studimit, në Gjermani kërkohet shumë vetorganizim e vetiniciativë, që ndoshta nuk gjenden aq shumë të ankoruara në traditën arsimore në Shqipëri e Kosovë.
DW: E keni fjalën për vështirësi të orientimit si student fillimisht?
Antje Schlamm: Po, për shembull si të bësh gati vetë planin e orëve të studimit, që nuk të jepet gati, nuk është fiks nga fillimi, por që përpilohet sipas interesave të studentit, një plan sigurisht brenda një kuadri studimor, por me pikërëndesa do të thosha. Edhe çështje praktike të jetës së përditshme luajnë një rol, kur vjen nga jashtë dhe je shumë i ri. Për shembull si të gjesh banesën, kjo është diçka, për të cilën duhet të përgatitesh mirë. Në qytetet e preferuara për studime nuk është aq e lehtë të gjesh një apartament, prandaj duhet të përgatitesh me kohë.
DW: Çfarë mundësish ka për këta studentë?
Antje Schlamm: Ka oferta mbështetëse, pra po të informohesh ka mundësi që të ndihmosh veten. Me organizimin e studimeve hasin në vështirësi edhe studentë gjermanë. Për shembull si t’ia dal t’i shkruaj të gjitha referatet që kam si detyrë, si ta organizoj kohën që të shkoj edhe në kurse, por të ndjek edhe praktikat që duhen apo të kryej punime të tjera të studimeve, pra si t’i organizoj të gjitha këto. Ose për studentët nga Shqipëria apo Kosova që nuk e kanë gjermanishten gjuhën e nënës të mësojnë, si të shkruajnë një tekst akademik. Për këtë ka gati në të gjitha universitetetet gjermane struktura mbështetëse, si të mësosh stilin akademik të të shkruarit.
DW: Në cilat degë i gjen më shpesh studentët nga Shqipëria e Kosova?
Antje Schlamm: Si studentët nga Shqipëria ashtu edhe ata nga Kosova kanë një preferencë shumë të qartë në përzgjedhjen e degës studimore – rreth dy të tretat e tyre i gjen nga njëra anë tek shkencat inxhinierike dhe nga ana tjetër tek shkencat juridike e ato ekonomike e sociale, këto janë degët e zgjedhura për vitin akademik 2017-2018. Pastaj ka edhe disa dallime mes studentëve nga Shqipëria e Kosova, pra bëhet fjalë për ata që nuk studiojnë inxhinieri, shkenca juridike, ekonomik apo shkencat sociale. Tek ky çereku i fundit vihet re, se studentët shqiptarë gjenden më shumë në shkencat natyrore dhe mjekësi, kurse kolegët e tyre kosovarë studiojnë më shumë krahasimisht shkencat humane.
DW: Dikush nga Shqipëria e Kosova që dëshiron të studiojë në Gjermani – çfarë hapash duhet të ndërmarrë?
Antje Schlamm: Gjëja e parë fare që duhet të bëjë është të informohet shumë mirë si në portalin www.study-in-germany.de, por edhe në faqen online të DAAD-së. Këtu gjenden të detajuara të gjitha hapat, që nga përgatitja, nga përzgjedhja e degës, kushtet e pranimit në univeristetet gjermane, të dhëna praktike për jetën në Gjermani, si për gjetjen e apartamentit, të treguara në formë të përshtatshme për të rinjtë. Nëse je interesuar për studime master, ka mundësi të kesh një bursë studimi master të DAAD-së. Kusht janë rezultatet e shkëlqyera në studime. Informacione për këtë gjen në portalin www.funding-guide.de.
DW: Ata duhet po ashtu të vërtetojnë, se e kanë të siguruar jetesën…
Antje Schlamm: Sigurisht ata duhet të informohen për rregulloret e marrjes së lejes së qëndrimit, por tek shtrimi i kërkesës për vizë ne si DAAD nuk përfshihemi. Kërkesa për vizë bëhet në ambasadat gjermane në vend, aty ata informohen saktësisht, se cilat dokumente janë të nevojshme. Nëse je pranuar në një universitet kërkon një vizë studenti, nëse ende nuk je pranuar nga ndonjë universitet gjerman, atëherë kërkohet një tip tjetër vize. Por për këtë ata që janë të interesuar është mirë të informohen tek ambasadat apo përfaqësitë gjermane në vend, edhe tek faqja online e Ministrisë së Jashtme gjermane.
DW: Si qëndron puna me tarifat studentore? Duhet të paguajnë studentët jo nga BE tarifa universitare në Gjermani?
Antje Schlamm: Tarifa studentore ka për studentët në landin Baden-Vyrtemberg, që nga viti 2017, aty studentët e huaj jo nga BE që vijnë për studime në Gjermani duhet të paguajnë një kuotë 1.500 Euro në semestër. Në landet e tjera gjermane nuk e kemi këtë tarifë. Sigurisht ka një tarifë regjistrimi në universitete, afërsisht 100-300 Euro në semestër, që nuk është ndonjë tarifë e lartë, e brenda saj mund të jetë për shembull edhe qarkullimi urban për studentët.
DW: Çfarë këshille do t’i jepnit me vete një të riu nga rajoni që dëshiron të studiojë jashtë?
Antje Schlamm: Do doja t’i inkurajoja këta të rinj, që të jenë të hapur, e këtë hap të studimit të mos e shohin vetëm si një nevojë profesionale, sepse sigurisht nuk është e lehtë të braktisësh vendlindjen, por të shohësh edhe shanset e tjera të mëdha që krijohen, ky hap ka për ta ndryshuar jetën e tyre, do t’i pasurojë, do të zgjerojë horizontin e tyre, njohuritë e gjuhës. Ata do të përjetojnë një diversitet të tillë, të cilin ndoshta në këtë formë nuk e njohin në vendin e tyre.
Antje Schlamm është drejtuese e programit të bursave për Europën Qendrore e Lindore, Europën Juglindore e Turqinë në DAAD, Shkëmbimin Akademik Gjerman/Lindita Arapi, DW. / KultPlus.com
Për pesë muaj, tetë të rinj kanë mësuar për mediume të ndryshme të artit vizual.
Ata përmes artit janë përpjekur që të shfaqin brengat e tyre për ambientin dhe të propozojnë zgjidhje për ruajtjen e mjedisin. Dëshirë e tyre është që të jetojnë në një ambient të pastër. Gjithë këtë ata do ta shfaqin edhe përmes një ekspozite e cila do të hapet më 29 gusht në Galerinë Kombëtare të Kosovës me titullin “Arti në mbrojtje të ambientit”.
Kjo ekspozitë njëherësh do të përmbyllë projektin me artistët adoleshentë të grupit “Artteen”, laboratori i kreativitetit, projekt i Galerisë Kombëtare të Kosovës i cili zhvillohet në kuadër të programit të edukimit. Projekti ka për qëllim që të mbledhë adoleshentët e talentuar në arte vizuale dhe së bashku me ta të punojë në mediume të ndryshme të artit vizual. Është viti i dytë i konkretizimit të këtij projekti. Veprat e artit të punuara nga pjesëmarrësit do të jenë kampanjë për vetëdijesimin e gjeneratave të reja për reduktimin, zëvendësimin dhe riciklimin e mbeturinave.
Vlora Hajdini, koordinatore e programit të edukimit në GKK dhe njëkohësisht udhëheqëse e projektit “Artteen Club”, ka thënë se pjesëmarrësit të cilët janë adoleshentë janë mjaft mirë të njohur me aktualitetin dhe me ndotjen që po i bëhet mjedisit.
Ajo ka thënë se këta tetë adoleshentë gjatë këtyre muajve kanë eksperimentuar dhe mësuar për shprehje të ndryshme të artit pamor.
Sipas saj, pjesëmarrësit në mënyrën e tyre kanë treguar gjendjen aktuale të ndotjes në vend dhe njëkohësisht kanë shprehur dëshirën e tyre për të jetuar në ambient të pastër. / Koha.net/ KultPlus.com
Dua Lipa nuk mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të VMAs pavarësisht se ishte nominuar në kategori të rëndësishme.
Duket se prishja e makinës ka qenë arsyeja pse këngëtarja nuk arriti në kohë për eventin e madh.
Daily Mail raporton se makina me të cilën po udhëtonte iu prish goma. Ndaj Dua u detyrua të ndalonte në një rrugë në Los Angeles, California të hënën në pritje të rregullimit të mjetit.
Ylli i popit dukej e shqetësuar ndërsa priste që miqtë e saj të ndryshonin gomën. /KultPlus.com