Në vitin 1998, Venera Mustafa ishte në Tiranë pasi regjimi serb në Kosovë e kishte detyruar të largohej nga Kosova. Një mësues erdhi në klasë dhe i tha se ajo duhej të paraqitej në zyrën e drejtorit. Burri që dëshironte ta shihte ishte nga Miss Shqipëria, në kërkim të vajzave me trup të gjatë. Venera ishte e tillë. Ajo e realizoi audicionin e saj.
Morri pjesë në garën për Miss Shqipëri, dhe fitoi. Asaj edhe
sot ia sjellin në mend këtë ngjarje.
Sot Venera është një kreatore e modës. Arkitektura brutaliste e kryeqytetit, ndërtuar përpara ndarjes së Jugosllavisë, është një influencë në Venerën, njëjtë edhe sikur tradita shqiptare.
Koleksioni i saj i vitit 2018 u realizua në Bibliotekën Komëbtare
në Prishtinë.
“Njerëzit kanë thënë që jam arrogante pse nuk kam dashur të
bëj rroba dhe fustane të tilla” tregon Venera.
Në një qytet pa agjensi te modeleve, Mustafa ka gjetur plot vajza për të qenë pjesë e projekteve të saj. Midis tyre është edhe Sihana Shalaj, e cila nisi të punonte me Venerën në moshën 16 vjeçare. Shalaj sot është ndër fytyrat kryesore të karrierës së Venerës.
Shalaj ka një fytyrë me tipare të të dyja sekseve, apo në
anglisht androgynous.
“Asnjëherë nuk e kisha dëgjuar këtë fjalë. Më pas e gjeta në
shumë vende: androgynous. Asnjëherë nuk e kam menduar këtë drejtim” tregon
Venera.
“Ka njerëz që nuk do t’i donin kreacionet e mia për shkak që
janë shumë të mbuluara, shumë pak të ngushta, apo shumë të gjata”
Venera Mustafa është dëshmi që skena e modës në Kosovë mund të ketë të ardhme të ndritur.
(Përkthim gjysmak i tekstit botuar në gjuhën angleze në Garage.Vice)
Ishte një nga pjesët që e kompozoi pak kohë para se të vdiste. Në vitin 1943, Béla Bartók që po i dorëzohej ngadalë sëmundjes po i jepte frymë “Koncertit për orkestër”.
76 vjet më vonë një orkestër hungareze po e jepte premierë jo në Hungarinë e tij dhe as në ndonjë sallë hijerëndë në Evropë. Kjo po bëhej në Prishtinë.
E mbushur plot, Salla e Kuqe të premten pati nderin që të bëhej skena e parë për muzikantët hungarezë që dhanë premierë “Koncertin për orkestër” të Béla Bartókut, emri i të cilit lartohet në panteonin e kompozitorëve më të rëndësishëm të shekullit të kaluar.
Me traditën dyshekullore, Filarmonia e Panonnit për afro dy orë i ka dhuruar publikut prishtinas shkëputje të përzgjedhura të Bartókut, Ferenc Lisztit dhe Zoltán Kodályit, tre gjigantëve që e lartësuan muzikën popullore hungareze në vlerë botërore.
Me mbi 60 anëtarë, orkestra që mburret për akustikën më të mirë në Hungari, ka hapur “Javët hungareze të kulturës”, që përgjatë tre muajve të ardhshëm do të sjellë në Kosovë ekspozita, filma e muzikë hungareze.
Para fillimit të koncertit, ambasadori Márkusz e ka quajtur performancën si shenjë në historinë e Kosovës, transmeton KultPlus.
“Orkestra ‘Pannon’ është më e madhja që ka luajtur ndonjëherë në tokën e Kosovës”, ka thënë ai.
Pas koncertit të Filarmonisë së Pannonit, Filarmonia e Kosovës do të mbajë koncert në Qendrën Kodaly në Pécs më 22 prill të vitit 2020, qendër kjo e cila shërben si shtëpi e Filarmonisë së Pannonit që nga viti 2010, kur edhe u ndërtua.
“Filarmonia e Kosovës vitin tjetër shënon 20-vjetorin e themelimit të saj dhe 45-vjetorin e ekzistencës së muzikës simfonike institucionale në Kosovë, e cila fillon me themelimin e Orkestrës Simfonike të RTP-së./kosova.info/KultPlus.com
Të dielën mbrëma është zhvilluar edicioni i 71-të i ndarjes së çmimeve Emmy (Primetime Emmy Awards) në Microsoft Theater të Los Angelesit. “Game of Thrones”, “Fleabag” dhe “Chernobyl” ishin fituesit e mëdhenj.
Në këtë eveniment të madh ishin prezent fytyrat më të njohura të artit në botë. Por, në mesin e tyre ishte edhe shqiptari Gezim Gashi, shkruan KultPlus.
Gëzimi gjatë kësaj mbrëmje ka parakaluar në tepihun e kuq
teksa në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale ai shihet përkrahë producentes
së njohur botërore Tamra Simmons,
Gezim Gashi është një emër që po përmendet në botë për punën e tij të madhe me talentet e rijnë në muzikë dhe ai gjithashtu është shqiptari i parë në botë që ka hapur shkollë të artit në Amerikë.
Gashi për dy vitet e fundit ka zhvilluar markën për shkolla dhe kompani të tjera në Suedi dhe Evropë dhe përmes punës së tij ka marr fokusin e Forbes dhe Huffington Post. Gashi po studion aktualisht Ndërmarrësin në Shkollën e Biznesit të Harvardit. / KultPlus.com
Ekspozita “Prova” e Adrian Pacit në Tiranë ka pasur pjesëmarrje të gjerë dhe shumë interes në hapjen e saj.
Ambasada e Italisë në Tiranë e cila e ka mbështetur këtë ekspozitë thekson se, “artisti është profesor pikture pranë Akademisë së Arteve të Bukura (NABA) në Milano dhe shquhet për aftësinë e tij për të rrëfyer histori dhe eksperienca edhe personale nëpërmjet krijimit të imazheve, videove, skulpturave dhe instalacioneve artistike.
Mes shumë artistësh dhe politikanësh, të pranishëm në sallë ishin edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. Ekspozita do të jetë e hapur deri më 1 dhjetor 2019./atsh / KultPlus.com
Me botues “Jalifat Publishing”, Esad Dujaka ka publikuar librin më të ri “Duke pritur ditën “D”, libër i cili i dedikohet të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
“Metamorfoza e njeriut tonë”, është
hyrja e këtij libri, i cili pason me Dita ime e Pavarësisë”, ku Dujaka tregon
emocionet që i ka sjell kjo ditë e veçantë.
“Plagët shqiptare në të dy anët e
Drinit”, “Mesjeta politike shqiptare”, “Lufta e paqja”, “Kush i ka gërshërët”, “A
është veriu Kosovë”, “Të vjedhim, nëse diçka mbetet”, “Ata janë fajtorë, unë jo”,
janë vetëm disa nga titujt e rrëfimeve të Dujakës, që sjell nëpërmjet këtij
libri, që ndahet në pesë kapituj.
Esad Dujaka është veteran i gazetarisë, dhe përpos punës së tij si gazetar ai është prezantuar edhe me disa libra, dhe libri “Duke pritur ditën D”, është libri i tij i katërt./KultPlus.com
Vasfije Krasniqi-Goodman është gruaja e parë nga të dhunuarat gjatë luftës së fundit në Kosovë që ka dalë publikisht në televizion për të rrëfyer torturat që ka përjetuar gjatë luftës, shkruan KultPlus.
Guximi i saj për të
marrë këtë hapë është vlerësuar jashtëzakonisht shumë.
Ndërsa nesër Ministri i
Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të ndajë mirënjohje për Vasfije
Krasniqi Goodman, në kompleksin e Lidhjes së Prizrenit në Prizren në ora 20:00.
Vasfije Krasniqi-Goodman kishte qenë vetëm 16-vjeçare në kohën kur i ishte nënshtruar torturave dhe dhunimit seksual, tanimë jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është nënë e dy fëmijëve. / KultPlus.com
Tirana International Film Festival/Oscar Qualifying hapet të hënën, më 23 shtator, duke u shndërruar në një rast të jashtëzakonshëm për të ndjekur filmat e fundit.
“Ka një program të ngjeshur. Struktura është po ajo që ka qenë e ndarë në “competition” dhe “jo competition”. Në kategorinë ”competition” këtë radhë kemi një speciale që ne e quajmë fokus. Dhe fokusi i këtij viti është “transition”, me rastin e 30 vjetorit të rënies së murit të Berlinit. I kemi dedikuar një program special. Gjithashtu kemi një program me filma specialë. Për t’u përmendur është filmi i fundit i Almadovar. Filmi i fundit i Yorgos Lanthimos. E mbyllim me një nga prodhimet e fundit shqiptare, që për koincidencë është edhe bashkëpuntori më i ngushtë Florenc Papas, me filmin “Open Door”, u shpreh Agron Domi, drejtor i festivalit.
Programi RetrospecTIFF sjell në Shqipëri Ali Asgarin dhe Farnoosh Samadin, të dy anëtare të Akademisë së Artit e Shkencës SHBA.
“Siç është deklaruar, fituesi i Best Short, që del nga kategoria Fiction dhe Animation, shkon për Oscar, merret në konsideratë. Ali Asgari dhe Farnoosh Samadi, që janë të dy antarë të Akademisë janë pjesë e një grupi tjetër, të cilët gjykojnë filmat që propozohen nga këto festivale. Pra janë 94 festivale në botë, ku TIFF bën pjesë në këtë elitë festivalore”, tha Domi.
Për një javë, nga e hëna deri të dielën, kryeqyteti do të shndërrohet në një zonë ekskluzivisht kushtuar filmit në dy kinema të ndryshe te Millenium dhe Agimi. Mbi 200 filma do të shfaqen në ekranin e madh. Çka e bën këtë një mundësi të jashtëzakonshme për të gjithë të apasionuarit e filmit, por jo vetëm, për të qenë pjesë e këtyre ditëve dhe netëve kushtuar filmit dhe debatit për filmin.
Shtatë juritë ndërkombëtare të përbërë nga skenaristë kryesorë të filmit, regjisorë, producentë kritikë, do të vlerësojnë filmat duke ndarë edhe çmimet përkatëse në natën përmbyllëse./Tch
Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta ka
reaguar pas një publikimi fyes që media Rolling Stone Italia publikoi për
tërmetet në Shqipëri.
“Tërmeti
mbërrin në Itali nga Shqipëria. A është kjo çfarë ndodh kur kufijtë janë të
hapur? Kryesisht të kequshqyerit, bëjnë të dridhen shtëpitë në gjysmën e
Puglias!”,- shkruante Rolling Stone Italia. Komenti u fshi pas disa minutash
nga faqja e medias italiane.
Ermal Meta ka reaguar kundër medias italiane duke shkruar “Nga këto anë i quajmë humbësa”./KultPlus.com
Sot, Këshilli Koordinues i Botimeve për Diasporën miratoi listën e plotë të librave për literaturë plotësuese të gjuhës shqipe, që do t’u vijë në ndihmë fëmijëve të grupmoshave të ndryshme në Diasporë, shkruan KultPlus.com
Në mbledhjen e radhës, mori pjesë Ministri i Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko, anëtarët e Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën: z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare; znj. Floresha Dado, përfaqësuese e Akademisë së Shkencave; znj. Mira Hoxha, përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme; znj. Anila Ferizaj, përfaqësuese e Ministrisë së Arsimit, si dhe znj. Mimoza Hysa, drejtoreshë e Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe përfaqësues të Qendrës së Botimeve për Diasporën.
Ankthi dhe depresioni janë dy degë të së njejtës pemë. Njerëzit që kanë ankth shpesh her diagnostifikohen edhe me simptoma të depresionit klinik poashtu. Është thuajse e pamundur që dikush ta përjetojë njërën dhe të mos e ketë edhe tjetrën.
Të dyja manifestohen me shenja të njeta si: mungesë koncentrimi, lodhje, probleme me gjumin, nervoza, etj. Megjithatë ekzistojnë edhe disa dallime mes ankthit dhe depresionit. Njerëzit që kanë depresion zakonisht karakterizohen me veprime të dobësuara apo lëvizje të ngadalta.
Njerëzit që kanë ankth zakonisht kanë vështirësi që ti menaxhojnë mendimet e tyre ankthioze dhe mendimet për të ardhmen më shumë se njerëzit me depresion. Njerëzit që janë në depresion por që nuk kanë simptoma të ankthit zakonisht nuk besojnë se ardhmja është e keqe. / KultPlus.com
Aristoteli është emri më embelmatik i filozofisë në periudhën antike greke. Këtu kemi zgjedhur disa thënie më të njohura, shkruan KultPlus.com
1- Është e vështirë që të ndodhë diçka pa një arsye, apo pa një parim.
2- Fillimisht ki një objektiv të qartë. Së dyti, gjej mjetet për ta arritur. Së treti përshtat mjetet.
3- Demokraci është atëherë, kur sundues janë të varfërit dhe jo të pasurit.
4- Shtresat e ulëta ngrenë krye për të qenë të barabartë, dhe të barabartët ngrenë krye sepse duan të jenë shtresë sunduese. Kjo është gjendja mendore që i krijon revolucionet.
5- Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.
6- Edukimi i mendjes pa edukimin e zemrës, nuk është aspak edukim.
7-Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt.
8- Një qytet i madh nuk duhet ngatërruar me një qytet të populluar.
9- Miku i vërtetë është një shpirt në dy trupa.
10- Të gjitha veprimet njerëzore kanë një ose më shumë prej këtyre shkaqeve: fati, natyra, detyrimi, zakoni, arsyeja, pasioni, dëshira.
11- Në më të mirën e tij, njeriu është më fisniku i të gjitha kafshëve; po të mos ishin ligji dhe drejtësia, ai do të ishte kafsha më e keqe.
12- Ka vetëm një mënyrë për të shmangur kriticizmin: mos bëj asgjë, mos thuaj asgjë dhe ji thjesht asgjë.
13- Gabimi vjen në shumë mënyra, ndërsa për të bërë gjërat siç duhet ka vetëm një rrugë.
14- Familja është shoqata e krijuar nga natyra për të siguruar nevojat e njeriut.
15- Dinjiteti nuk matet me titujt që zotëron, por me vetëdijen që i meriton.
16- Mirë është që në jetë ashtu si në gosti, të mos dalësh as i etur as i dehur.
17- Të këqijtë binden prej frikës, të mirët prej dashurisë.
18- Droja është një stoli për të rinjtë, por një turp për të moçmit.
19- Trimëria është cilësia e parë njerëzore, sepse ajo është cilësia që i garanton të gjitha cilësitë e tjera.
20- Shkollimi është parapërgatitja më e mirë për pleqërinë.
21- Ashtu si sytë e lakuriqëve janë të verbuar nga drita, për të njëjtën arsye edhe shpirtrat tanë janë të verbër përballë gjërave të cilat shihen më qartë se gjithçka.
22- Sikurse një dallëndyshe e vetme nuk sjell pranverë, sikurse si një ditë e vetme nuk sjell pranverë; ashtu një ditë, një kohë e shkurtër nuk e bën njeriun të bekuar e të lumtur.
23- Sikurse ne i duam sa të vërtetën aq edhe miqtë tanë, nderi na thotë që të parën ta respektojmë të vërtetën.
24- Lumturia varet nga ne.
25- Ai që ka shumë miq, nuk ka asnjë.
26- Ai që do të ishte një sundimtar i mirë, duhet së pari të ketë qenë i sunduar.
27- Ai që është i paaftë të jetojë në shoqëri, ose ai që nuk ka nevojë ngaqë i mjafton vetvetja, duhet të jetë ose një bishë, ose një perëndi.
28- Shpresa është një ëndërr që nuk fle.
29- E quaj më të zotin atë që i tejkalon dëshirat e tij se atë që i pushton armiqtë e tij; sepse fitorja më e vështirë është ndaj vetvetes.
30- Nga nëntë raste në dhjetë, gruaja shfaq më shumë dashuri, sesa ndjen.
31- Është shenja e një mendje të ditur, të jetë e aftë që ta mirëpresë një mendim pa u pajtuar me të.
32- Njeriu nga natyra është një kafshë politike.
33- Njerëzit veprojnë më shumë për shkak të frikës, se për shkak të respektit.
34- Fatkeqësia i tregon ata që nuk janë miq të vërtetë.
35- Shumë njerëz parapëlqejnë të japin më shumë dashuri, se të marrin.
36- Nënat janë më të dashura se etërit për fëmijët e tyre, sepse ato janë më të sigurta se ata janë të tyret.
37- Natyra nuk bën asgjë kot.
38- Asnjë shpirt i shkëlqyer nuk është i përjashtuar nga përzierja me çmendurinë. Nuk ka ekzistuar kurrë një gjeni i madh pa njëfarë çmendurie.
39- Bukuria vetjake është rekomandimi më i madh se çdo letër reference.
40- Qëllimi i të mençurve është jo për të sjellë kënaqësi, por për të shmangur dhimbjen.
41- I ditur ndryshon nga i padituri sa i gjalli nga i vdekuri.
42 – Rrënjët e shkollimit janë të hidhura, por frutet janë të ëmbla.
43- Sekreti i humorit është befasia.
44- Shpirti nuk mendon kurrë pa një përfytyrim.
45- Ato që i di, bëji. Ato që nuk e kupton, mësoji.
Secili prej nesh e kalon pjesën më të madhe të jetës duke u përpjekur t’i bëjë ëndrrat realitet: nëse është gjetja e punës ideale, dashurisë së përjetshme, krijimit të një familje apo një shtëpie, gjithsesi për të marrë atë që dëshiron në jetë, duhet të punosh shumë.
Dhe ndiqni
disa rregulla, të paktën sipas Dr. Mikhail Litvak.
Një psikolog
dhe psikoterapeut i njohur rus, Litvak pohon se është e nevojshme të kemi një
pasqyrë më të mirë të vetes dhe realitetit ku jetojmë, pasi lumturia dhe
suksesi personal dhe profesional varen kryesisht nga mënyra se si vendosim të
jetojmë.
Mos i humbisni këto 22 rregulla:
1. Mos e ndiqni lumturinë!
Lumturia nuk
është një e mirë materiale, por diçka brenda jush. Prandaj është e
nevojshme të zhvillohen aftësitë personale dhe të reflektohen mbi objektivat e
arritura.
2. Mos u varni nga gjykimi pozitiv i të tjerëve!
Është e
rëndësishme që të jeni të kënaqur me veten dhe të jeni të sigurt për cilësitë
që posedoni.
3. Mos kërkoni aprovimin apo pëlqimin e të tjerëve!
Nëse doni
diçka, merrni masa për ta marrë atë: mos prisni që të keni pëlqimin e të
tjerëve.
4. Tregohuni njerëz të pjekur!
Përdorni
njohuritë për të arritur qëllimet tuaja, pa humbur kohë duke kritikuar ose
fajësuar të tjerët.
5. Planifikoni prioritete dhe veprime!
Në këtë
mënyrë ju do të arrini qëllimet tuaja në mënyrë më efektive.
Në garën për
përmbushjen personale, disa përparojnë më shpejt se të tjerët, por askush
nuk duhet të përjashtohet dhe secili ka të drejtën të ecin përpara dhe të jenë
të lumtur, edhe ju po ashtu.
7. Është e pamundur t’ua bëni qejfin të gjithëve!
Ne nuk mund
t’i kënaqim të gjithë: përpjekja për ta bërë këtë do t’ju lodhë
emocionalisht e fizikisht dhe t’ju futë në telashe me veten.
8. Qëndroni larg atyre që ju afrohen për interes!
Nëse dikush
ju ka bërë një nder dhe pastaj përpiqet t’ju bëjë të ndjeheni mosmirënjohës ose
fajtor, falënderojeni, “paguajini” borxhin dhe largojeni atë nga jeta juaj.
9. Kërkimi i lumturisë përthith zili!
Një person
pa ëndrra ose që nuk ka arritur asgjë në jetë, do të fillojë të flasë keq
për ju, ndaj ju duhet të zgjidhni ta injoroni atë.
10. Mos iu nënshtroni ndjesive dekurajuese!
Edhe
gjendjet më të dëshpëruara mund t’ju ndihmojnë të eksploroni thellësinë e
shpirtit tuaj dhe të njihni veten më mirë: kështu që ju do të dini më mirë
se çfarë doni dhe si ta arrini atë.
Photo by Kyle Loftus on Unsplash
11. Bisedoni me kundërshtarët tuaj!
Në këtë mënyrë
do të bëheni të vetëdijshëm për gabimet dhe zakonet e këqija që nuk mund t’i
shihni tek vetja.
12. Fokusohuni në ëndrra të realizueshme!
Mbajini
këmbët në tokë ose do të humbni përqendrimin dhe do të ndiheni të frustruar.
13. Mos e humbni kohën me njerëz sipërfaqësorë!
Thjesht do
të humbisni kohën tuaj: bëni më mirë të lexoni një libër të mirë.
14. Mos u merrni me jetën e të tjerëve!
Përqëndrohuni
në diçka më konstruktive, si shkenca apo filozofia.
15. Armiku juaj më i madh është vetvetja!
Sa më shpejt
që ta kuptoni këtë gjë, aq më lehtë do t’i kapërceni pengesat në rrugën tuaj.
16. Mos ua vini veshin atyre që nuk ju vlerësojnë!
Kur të keni
arritur qëllimet tuaja, kritikat e të tjerëve nuk do të kenë asnjë vlerë.
Kërkesa, premtime, shume nevoja dhe kaos. Kështu mund te përkufizohet jeta sipas artisteve italiane Emiliano Perino dhe Luca Vele, te cilët e kane sjelle ne kryeqytet ekspozitën “Premtimet e perëndimit”.
Nëpërmjet instalacioneve, te krijuara ne letra, ata paraqesin, gjallesa te ndryshme te ekosistemit, si elefanti, gjarpri, rinoceronti qe përdoren ne mënyrë masive nga industria.
Per kuratoret Gaetano Centrone, dhe Genti Gjikola kjo ekspozite është teper e rëndësishme ne hapësirën kulturore shqiptare, pasi prek tema mjaft delikate.
Ekspozita do te qëndroje e hapur per publikun deri ne 31 Tetor ne hapësirën e COD ne kryeministri. / KultPlus.com
Teleisur ngjyrash gështenje të arta të kuqe njomështi kopshtijesh dendur frutash të pjekura farfurimë gjethesh qiej të vranët lumenj shirash të prajshëm
Vjeshta është grua nga ato gratë e hirshme të cilat burrat i presin dimër pranverë e verë për ti shijuar si frutin më të ëmbël të pemës./KultPlus.com
“Realitete të Zgjeruara” e artistes nga Gjermania Monika Kropshofer, është ekspozita e radhës që do të zërë vend në Galerinë Qahili, shkruan KultPlus.
Arti i Monika Kropshofer është arti i dialogut – fotografia dhe piktura, saktësia dhe shpërbërja, gërshetohen në kompozimet e saj.
Arkitektura dhe elementët e saj – fasadat, dritaret, shkallët por edhe gjërat e laike janë objekti dhe fusha estetike e eksperimentimit të Monika Kropshofer. Me këtë artistja shtron pyetje themelore rreth sipërfaqes dhe hapësirës.
Monika Kropshofer është artiste nga Gjermania. Ajo përfundoi studimet e saj në Histori të Artit në Universitetin e Bon.
Ekspozita hapet më datë 30 shtator në ora 19:00 dhe do të jetë e hapur deri më 12 tetor 2019. / KultPlus.com
Intelektuali dhe shkrimtari nga Kosova, Rexhep Qosja, në libri e tij “Vdekja më prej syve të tillë” ka dhënë disa mendime rreth jetës shoqërore dhe vdekjes si një proces i pashmangshëm natyror, shkruan KultPlus.com
“Janë mbushur rrugët me lypës, kurse intelektualët nuk dinë të mendojnë tjetër gjë, pos të ndërtojnë shtëpi, të vrapojnë pas honorareve, të blejnë unaza të shtrenjta, gushore të arta, të ndjekin kurvat, të mblidhen nëpër gazmende, ta përgojojnë njëri tjetrin, t’ ia qesin ndërkëmbësat shoqishoqit, t’ i bëjnë një mijë të zeza. Më dhemb shumë kur i shoh duart e shtrira që lypin lëmoshë…”
“Pse njeriu është i dënuar të vdesë dhe, më në fund, a është dënim për njeriun Vdekja? Njeriu nuk vdes pse e vret dashuria ndaj Njeriut! Njeriu nuk vdes pse e vret dashuria ndaj Atdheut! Njeriu nuk vdes pse e vret dashuria ndaj të Bukurës! Njeriu nuk vdes pse e harron Jetën! Njeriu nuk vdes për shkak se mund ta vrasë çfarëdo dashurie tjetër! Merreni me mend se çka do të bëhej sikur mos të vdisnin njerëzit dhe mos të cofshin shtazët! Toka do të behej aq e rëndë saqë do të fundosej prej peshës së vet. Krijesat e gjalla vdesin apo cofin për arsye se natyra duhet të çlirohet prej tepricës së vet. Duke iu frikësuar Vdekjes njerëzit më pak rrejnë, më pak vjedhin, më pak spiunojnë, më pak vrasin dhe më shumë dashurojnë.
Besoj ngulmërisht se njeriu kot lufton kundër Vdekjes; kjo është luftë e pakuptimtë, sepse është luftë kundër mikut më të madh të njeriut. Vdekja na duhet si buka, si uji, si kripa, si dashuria.
“Njeriu, shpesh, shikon dhe nuk sheh, sepse, si i thonë një fjale, nuk shihet me sy por me mend…”
“…bukuria nuk është shprehje vetëm e vijave të jashtme, e harmonisë kualitative dhe kuantitative të tyre; bukuria është sinteza e formës dhe e përmbajtjes; edhe pse një grua- mos të flasim për mashkullin që s’çmohet për nga bukuria -mund të duket e bukur në pamje, posa të shqiptojë ndonjë fjalë, mund të na duket e shëmtuar ose pse flet diçka të marrë ose pse e ka zërin e keq ose pse s’ka ritëm estetik të fjalisë ose pse e ka intonacionin e çrregulluar ose, më në fund, për ndonjë arsye tjetër, të brendshme, që s’arrijmë ta shpjegojmë kollaj. Bukuria mund të vejë pushtet mbi njeriun vetëm në qoftë se është e tërësishme, domethënë në qoftë se nëpër pamjen e jashtme rrezaton një pasuri të brendshme.”
Rexhep Qosja, “Vdekja me vjen prej syve te tille”.
Piktori Burhan Ahmeti është pjesëmarrës në Ekspozitën e 8-të Ndërkombëtare në muzeun “Nga mbeturina në Art” që do të mbahet në Baku, Azerbajxhan nga 20 Shtator deri më 02 Tetor 2019.
Objektivi i ekspozitës është të rritet vëmendje ndaj mbrojtjes së mjedisit dhe për të agjituar qasje të përgjegjshme ndaj shëndetit mjedisor të planetit tonë. Ekspozita tërhoqi vëmendjen e publikut në Baku dhe më gjerë, për shkak të synimit për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.
Çfarë vepre do të realizojë Burhan Ahmeti në ekspozitë dhe cila është simbolika e saj? Gjegjësisht, çfarë e lidh veprën e tij me tematikën e ekspozitës?
“Do ta realizoj një vepër arti, instalacion me teknikë të kombinuar në dy shtresa nga qese plastike dhe në pllaka akriliku të tejdukshëm do ta vizitoj me gravurë portretin e Nasimit (poet dhe filozof i njohur nga azerbejxhani) Dy pjesët e veprës me dimensione 100x150cm do të jenë të ndara me nga 6 pllaka akriliku të tejdukshëm 50x50cm sikur mozaik të lidhura mes veti. Ku te pjesa e parë e mozaikut do të duket portreti i Nasimi si gravurë dhe në prapavijë pjesa e dytë e mozaikut në pllaka do të ngjiten qese plastike të kaltërta dhe të bardha. Ku qeset e kaltërta simbolizojnë ujin dhe qeset e bardha akullnajet. Te portreti dhe te duart e Nasimit në pjesën pas si prapavijë e portretit do të ngjiten qese plastike të bardha të cilat simbolizojnë dritën, njëkohësisht çiltërsinë dhe pastërtinë”, tha për Portalb.mk, Burhan Ahmeti.
Në ekspozitë do të marrin pjesë 156 artistë nga 40 vende të ndryshme të botës si Holanda, Kuba, Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Kolumbia, Spanja, Franca, Gjermania, Italia, Shqipëria, Bjellorusia, Japonia, Australia, Republika Çeke, Turqia, Rusia, Benini, Taxhikistani, Uzbekistani, Ukraina, Izraeli, Kazakistani, Gjeorgjia, Polonia, Rumania, Portugalia dhe Bosnja e Hercegovina.
Ekspozita realizohet me mbështetjen e fondacionit “Heydar Aliyev”. Fondacioni ka karakter bamirës dhe udhëhiqet nga Zonja e Parë e Azerbajxhanit Mehriban Aliyeva, ndërkaq “Tamiz Shahar” OJSC është një organizatë shtetërore që ofron shërbime të deponimit të mbeturinave në Baku, kryeqyteti i Azerbajxhanit. Qëllimi i kompanisë është të krijojë një sistem të azhurnuar dhe të qëndrueshëm të administrimit të mbeturinave në Baku dhe të sjellë risitë më të fundit në sferën e administrimit të mbeturinave në vend përmes shkëmbimit të përvojës me vendet e huaja dhe kompani ndërkombëtare. / KultPlus.com
Fyodor Dostoyevsky është njëri nga shkrimtarët më të famshëm të të gjitha kohërave që i ka takuar rrymës egzistencialiste. Këtu kemi zgjedhur një pjesë të shkurtër nga libri i tij “Vëllezërit Karamazov”, shkruan KultPlus.com
“Nuk ka asnjë dyshim që ndonjë i ri tjetër, natyrë e matur dhe e kujdesshme, ndonjë që i përmbajtur i shfaq ndjenjat e dashurisë dhe të adhurimit, një tjetër tip, që di të dashurojë jo marrëzisht, por vetëm aq sa duhet, një që di të bëjë punët me mendje në kokë, që e mat shtatë herë dhe e pret një herë, dhe tregohet kudo dhe në çdo gjë i arsyeshëm (e kjo nuk çmohet shumë), pra, një i ri i këtillë, për mendimin tim, do ta kishte shmangur atë që ndodhi me Alioshën.
Por, jua them unë, se ndonjëherë nderohesh më shumë kur i jepesh me gjithsej pasioneve rinore, qofshin ato edhe të paarsyeshme, por që vijnë si rrjedhojë e dashurisë së madhe, se sa kur nuk jepesh aspak.
Aq më keq, kur është fjala për moshën e re, kjo bëhet e papranueshme dhe nuk i zë dot besë atij njeriu, që në jetë udhëhiqet thjesht dhe vetëm nga arsyeja, nga të qenit esëll, duke e ulur kështu në maksimum çmimin.”
Rrjeti televiziv amerikan, HBO, ka fituar çmime më shumë se secili kanal tjetër në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Emmys, duke dërguar në shtëpi 34 trofe, përfshirë atë për dramën më të mirë për pjesën e fundit të serialit, Game of Thrones.
Ky serial, siç përcjell rel, ka fituar gjithsej 12 çmime, derisa seriali tjetër i HBO-s, Chernobyl, ka fituar 10 të tjerë.
Netflix, një tjetër kanal i suksesshëm, është pozicionuar në vendin e dytë më 27 çmime të fituara.
Në mesin e fituesve të këtij kanali ka qenë edhe filmi Black Mirror: Bandersnatch”.
Përndryshe, HBO ka dominuar në fitoren e çmimeve Emmys për vite të tëra, deri kur më 2018 ka ndarë këtë pozitë me kanalin Netflix me nga 23 çmime secili rrjet.
Përveç tyre, çmime kanë fituar edhe rrjetet tradicionale si National Geographic me tetë të tillë, kryesisht për dokumentarin, Free Solo. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha sot në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë se dëmet në institucionet kulturore janë modeste.
“Kemi disa plasaritje sipërfaqësore, në pak objekte janë më të thelluara, si në rastin e Muzeut Historik Kombëtar. Në Durrës në Muzen Arkeologjik kemi pasur disa plasaritje më të thelluara në pjesën e jashtme, veçanërisht në katin e tretë. Nuk ka dëmë strukturore. Asnjë nga objektet brenda këtyre muzeumeve nuk ka pësuar dëmtime”, tha Margariti.
Sipas saj, po vijon mbledhja e të dhënave. “ 232 monumente, që nuk rezultojnë të dëmtuara. Kemi vërejtur në tetë objekte që janë prekur, 4 në Galerinë Kombëtarë, Teatrin e Operës dhe Baletit dhe Galerinë e Arteve”, tha Margariti.
Duke vijuar që nesër, është hartuar një kalendar inspektimesh, së bashku me Universitetin e Arteve./atsh/ KultPlus.com
Në vitin 2018, Kosova regjistroi produkt të brendshëm bruto mbi 6 miliardë e gjysmë, me një rritje reale ekonomik mbi 3.8 përqind, apo më e ulët në katër vitet e fundit.
Në anën
tjetër, qytetarët e Kosovës sikurse në 2017-ën u bënë më të “pasuar” për 50
centë në ditë, si më të varfëritë në rajon.
Në raportin
e ASK thuhet se BPV me çmime aktuale në vitin 2018 ishte 6 miliardë e 725.9
milionë euro.
Rritja reale
në vitin 2018 në krahasim me vitin 2017, ishte 3.82 përqind. Ndërsa, BPV-ja për
kokë banori për vitin 2018 ishte 3 mijë e 746 euro.
Aktivitetet
financiare dhe të sigurimit kontribuuan në këtë rritje
“Rritje
reale për vitin 2018 kishte në këto aktivitete ekonomike: aktivitetetet
financiare dhe të sigurimit (17.9%); administrimi publik dhe i mbrojtjes,
sigurimi i detyrueshëm social (9.5%); ndërtimtaria (9.3%); shëndetësia dhe
aktivitetet e punës sociale (8.1%); tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i
automjeteve dhe motoçikletave (7.6%); informimi dhe komunikimi (5.1%);
industria nxjerrëse (4.2%); transporti dhe magazinimi (4.1%); edukimi (3.9%);
aktivitetet administrative dhe mbështetëse (3.9%); industria përpunuese (3.4%);
hotelet dhe restorantet (2.9%); afarizmi me pasuri të patundshme (2.8%);
aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike (2.7%); arti, zbavitja dhe
rekreacioni (2.3%); shërbimet e tjera (1.4%); dhe furnizimi me ujë (0.6%)”,
thuhet në raportin e ASK-së.
Ndërsa,
rënie kishte në këto aktivitete: bujqësi, gjueti, pylltari dhe peshkim -10.6
përqind; dhe furnizim me energji elektrike, dhe me gaz -3.4 përqind.
“Rritja
reale sipas komponentëve kryesorë të BPV-së me qasjen e shpenzimeve për vitin
2018 ishte te: Importi i shërbimeve (22.5%); shpenzimet e konsumit final të
Qeverisë (8.9%); importi i mallrave (6.5%); formimi i bruto kapitalit fiks
(6.1%); eksporti i shërbimeve (5.5%); shpenzimet e konsumit final të ekonomive
shtëpiake (4.8%); shpenzimet e konsumit final të IJPSHESH (4.0%)”.
Kurse, rënie
kishte te eksporti i mallrave -2.0 për qind. Agjencia e Statistikave të Kosovës
(ASK) publikon të dhënat e Bruto Produktit Vendor (BPV) për vitin 2018, sipas
aktiviteteve ekonomike dhe me qasjen e shpenzimeve bazuar në ESA 2010.
Raporti i
BPV për vitin 2018-të, në krahasim me raportin e njëjtë të vitit 2017-të tregon
se kemi një rënie të rritjes ekonomike, dhe kemi një rritje të të BPV-së për
kokë banori dhe kjo paraqet nje trend të njëjtë rritës të ‘pasurimit’ të
qytetarëve prej 180 euro më shumë në vit, apo 50 centë në ditë.
Në raportet vendore dhe ndërkombëtare, BPV për kokë banori është me e ulët në Kosovë në raport me vendet e rajonit. / Gazetaexpress/ KultPlus.com
Policia e Shtetit ka bërë një reagim në këtë orë të vonë nga ku ka lajmëruar se ka arrestuar dy gazetarë të dy portaleve shqiptare në lidhje me publikimin e një lajmi të rremë, ku thuhej se në orën 23:00 të së dielës Shqipëria do të goditej nga një tërmet prej 6 ballësh të shkallës Rihter.
Lajmi përhapi panik masiv dhe bëri që mijëra qytetarë në Tiranë dhe Durrës të dilnin nga banesat e tyre. Policia në njoftimin e saj thotë se lajmi u postua fillimisht në një portal dhe më pas në disa të tjerë.
Ndërkohë mbi këtë lajm, ka reaguar dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj:
Për më tepër lexoni njoftimin e plotë të policisë:
Policia e Shtetit
Menjëherë pas publikimit të një lajmi të rremë në portalin “SYRI.net” dhe më pas edhe në disa portale të tjera, se sipas parashikimeve të një sizmologu grek do ketë në orën 23.30 një tërmet të fuqishëm, lajm i cili shkaktoi panik të madh tek qytetarët të cilët braktisën banesat dhe dolën në rrugë, Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë shoqëruar në Polici gazetarin e portalit “SYRI.net“, Aurel Rakipllari dhe gazetaren Daniela Grica e “Shekullit”, për veprime të mëtejshme, të cilët kanë bërë publikimin e këtij lajmi të rremë, me pasoja paniku te qytetarët.
Policia e Shtetit ka ngritur një grup të posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të autorësisë së këtij lajmi dashakeq që krijojë frikë e panik tek qytetarët.
Policia e Shtetit ju bën thirrje qytetarëve që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e njoftimeve dashakeqe dhe siguron ata se cilido që do përhapë njoftime të tilla do të përballet me forcën e ligjit.
Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e medias që të tregohen më të kujdesshëm në njoftimet që shpërndajnë, duke kërkuar informacion zyrtar para publikimeve të lajme që krijojnë frikë e panik tek qytetarët./Express
Javët e fundit po flitet shumë për fondamentalizmin mysliman. Aq sa po harrojmë se ka edhe një fondamentalizëm kristian, sidomos në Amerikë. Por, dikush mund të më thotë se fondamentalistët kristianë japin shfaqje të dielave në televizion, ndërsa fondamentalistët myslimanë rrëzuan Kullat Binjake, kështu që këta janë shqetësimi ynë. Sidoqoftë, këto që po bëjnë, i bëjnë se janë fondamentalistë? Apo ngaqë janë integralistë? Apo sepse janë terroristë? Dhe, meqë ka myslimanë që nuk janë arabë dhe arabë që nuk janë myslimanë, mos ka edhe fondamentalistë që nuk janë terroristë? Ose që nuk janë integralistë?
Fondamentalizmi dhe integralizmi, zakonisht, shihen si dy koncepte të lidhura ngushtë me njëri-tjetrin dhe si dy forma të intolerancës. Kjo na shtyn të mendojmë se të gjithë fondamentalistët janë integralistë, pra intolerantë dhe, natyrisht, terroristë. Por, edhe sikur kjo të jetë e vërtetë, nuk mund të nxjerrim dot përfundimin se të gjithë intolerantët janë fondamentalistë dhe integralistë, as se të gjithë terroristët janë fondamentalistë (nuk ishin të tilla Brigadat e Kuqe dhe nuk janë fondamentalistë terroristët baskë).
Historikisht, fondamentalizmi është koncept që lidhet me interpretimin e një Libri të Shenjtë. Fondamentalizmi protestant i Shteteve të Bashkuara në shekullin XIX (që mbijeton ende sot) karakterizohet nga vendimi për të interpretuar gërmë për gërmë Shkrimet e Shenjta, veçanërisht sa u takon nocioneve të kozmologjisë, prej nga buron refuzimi i çdo forme edukimi që synon të minojë besimin tek Bibla, sikundër ndodh me darvinizmin. Po njësoj i lidhur me shkronjën e librit të shenjtë është edhe fondamentalizmi mysliman.
Fondamentalizmi është domosdoshmërisht intolerant? Mund të përfytyrojmë, bie fjala, një sekt fondamentalist, i cili merr përsipër që të zgjedhurit e tij të kenë privilegjin e interpretimit të drejtë të librit të shenjtë, por që nuk mbështesin assesi ndonjë formë prokselitizmi dhe që nuk orvaten t’i detyrojnë të tjerët të pranojnë të njëjtin besim, apo të luftojnë për të krijuar një rend politik që të mbështetet mbi besimin e tyre. Përkundrazi, me integralizëm kuptohet marrja e një pozicioni fetar dhe politik, i cili synon që parimet e tij fetare të bëhen, njëkohësisht, model i jetës politike dhe burim i ligjeve të shtetit.
Ndërsa fondamentalizmi, në vija parimore, është konservator, ka integralizma që mbahen për progresiste dhe revolucionare. Ka lëvizje katolike jofondamentaliste, që luftojnë për një shoqëri të frymëzuar tërësisht nga parime fetare, por pa imponuar gjithsesi një interpretim gërmë për gërmë të Shkrimeve dhe, madje, të gatshme për të pranuar një teologji të tipit Teilhard de Chardin. Megjithatë, ka forma ekstreme të integralizmit që shndërrohen në regjime teokratike dhe, madje, shartohen me fondamentalizmin. I tillë duket se është regjimi i talebanëve me shkollat e tyre kuranike. Në çdo formë integralizmi ka njëfarë doze intolerance ndaj atyre që nuk pranojnë të njëjtat ide, por kjo dozë arrin kulmin në rastet e fondamentalizmave dhe integralizmave teokratike. Një regjim teokratik është fatalisht totalitar, por jo të gjitha regjimet totalitare janë teokratike (veçse po t’i shohim në këndvështrimin e zëvendësimit të fesë me një ideologji mbizotëruese, sikurse bëri nazizmi apo komunizmi sovjetik).
Po racizmi? Do të dukej si diçka kureshtare, por pjesa më e madhe e integralizmit islamik, edhe pse antiperëndimor dhe antisemit, nuk mund të quhet racist, në kuptimin e nazizmit, ngaqë urren një racë të vetme (ebrejtë) apo një shtet, i cili nuk përfaqëson një racë (SHBA-të), pasiqë nuk e konsideron veten racë e zgjedhur, madje pranon si të zgjedhur adeptët e së njëjtës fe, edhe pse të një race tjetër. Racizmi nazist sigurisht që ishte totalitar, por në doktrinën e racës nuk kishte asgjë fondamentaliste (ai zëvendësonte librin e shenjtë me pseudoshkencën ariane).
Po intoleranca? Mund të jetë diç mes këtyre dallimeve e ngjashmërive midis fondamentalizmit, integralizmit, racizmit, teokracisë dhe totalitarizmit? Ka pasur forma intolerance joraciste (si përndjekja e heretikëve ose intoleranca e diktaturave ndaj kundërshtarëve të tyre), siç ka pasur forma racizmi tolerant (“s’kam asgjë me zezakët, mund të jetojnë në vendin tim në qoftë se punojnë dhe rrinë atje ku u takon, por nuk dua që ime bijë të martohet me ndonjërin prej tyre”). Ka forma të intolerancës dhe të racizmit të përhapura edhe midis personave që e quajnë veten joteokratikë, jofondamentalistë, jointegralistë – dhe këto ditë ky fakt u provua katërcipërisht.
Fondamentalizmi, integralizmi, racizmi pseudoshkencor janë pozicione teorike që presupozojnë një Doktrinë. Intoleranca dhe racizmi popullor dalin në pah përpara çdo doktrine. Kanë rrënjë biologjike, shfaqen ndër kafshët si luftë për territor, mbështeten tek kundërveprimi emocional (nuk i durojmë dot ata që janë ndryshe nga ne). Dikush mund të thotë se me këto pak rreshta nuk ndihmova në sqarimin e ideve, por i kokolepsa më keq. Po nuk jam unë ai që i ngatërroj idetë, problemi është se na ndodh që të diskutojmë mbi ide të ngatërruara. Dhe është më mirë të kuptojmë që janë kështu, për të arsyetuar më mirë lidhur me to. / KultPlus.com