CNN: Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019


Shqipëria ngjit 12 vende në klasifikimin botëror të turizmit për 2019, thuhet në shkrimin e gazetares së CNN-it, Julia Buckley, e cila analizon Raportin Konkurrues të Udhëtimit dhe Turizmit 2019 nga Forumi Ekonomik Botëror, organizata me seli në Zvicër që mbledh çdo vit elitën globale për të diskutuar çështje madhore.

Në renditjen e përgjithshme, më shumë lëvizje pati jashtë 10 vendeve të para.

”Shqipëria, Rumania dhe Serbia u ngjitën me 12 vende, përkatësisht në vendin e 86-të, 56-të dhe 83-të”, shkruan CNN.

”Egjipti u ngjit me nëntë vende”, shton Buckley.

”Me më shumë se 3 000 milje vijë bregdetare dhe jo më pak se 48 qendra të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Spanja është shpallur vendi më i mirë në botë për t’u vizituar.

Lidhur me sigurinë, Finlanda, Islanda dhe Omani u vlerësuan si vendet më të sigurta. Ndërsa, El Salvadori, Nigeria dhe Jemeni u renditën më pak të sigurta.

Ndërkohë, Tajvani humbi shtatë vende në renditje dhe ra në vendin e 37-të, Ekuadori ra nga vendi i 57-të në të 70-in dhe Trinidad Tobago pësoi rënien më të madhe, duke rënë 14 vende nga vendi i 73-të në të 87-in./ atsh/ KultPlus.com

“Mitrovica in Fest” bën publike shfaqjet pjesëmarrëse për edicionin e ri

Festivali Tradicional i Komedisë, shpall zyrtarisht emrat e artistëve dhe shfaqjeve pjesëmarrëse në Mitrovica in Fest, festival ky i cili do të mbahet në qytetin e Mitrovicës në Qendrën e Kulturës nga data 9-13 shtator 2019, përcjellë KultPlus.

Festivali Tradicional i Komedisë në Mitrovicë sjell pesë trupa teatrore, ndërkohë natën e parë e fillon me:

9 shtator- Teatrin “Petro Marko” të Vlorës me shfaqjen “Sundimi i Gruas”

Autor: Miro Gavran

Regjia: Marigona Bekteshi – Ferati

Luajnë: Dori Çaushi, Artan Islami, Margent Çaushi, Seliana Dalipi

10 shtator- Teatri i Tetovës me shfaqjen “Jashtë bie borë”

Autor: Vincenzo Salemme

Regjia: Qëndrim Rijani

Ass. Regjisor: Fitim Selimi

Luajnë: Trimosh Ramadani, Petrit Neziri, Blerim Ismani, Muzafer Etemi

11 shtator- Teatri “Muharrem Qena” Mitrovicë me shfaqjen “Komedi e Kuqe”

Autore: Albana Muja

Regjisore: Kreshnike Osmani

Luajnë: Xhejlane Terbunja, Mehmet Preteni, Njomza Tmava, Fisnik Istrefi

12 shtator- Teatri i Qytetit Preshevë me shfaqjen “Misteri”

Autor: Aldo De Benedeti

Regjia: Afeida Boriçi – Memeti

(ass. Gjelbrim Emini)

Luajnë: Valon Nuhiu, Egzona Salihu, Gani Veseli, Artan Ibishi

13 shtator- Teatri i Qytetit – Gjilan me shfaqjen “Shfaqja që shkon keq”

Autorë: Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Leëis

Regjia: Ilir Bokshi.

Luajnë: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani.

“Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 19:30 në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë. Media, miq dhe dashamir të artit, ju presim për pesë netë rradhazi, në Mitrovicë të na bashkoheni, për të parë shfaqje/ komedi të cilat do ju bëjnë të qeshni pa fund dhe të bashkëndjeni me rrëfime komike nga autorë, regjisorë dhe aktor të dëshmuar”, thuhet në njoftim.

Festivali u mundësua nga: Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, KEK, Ministria e Financave, Komuna e Mitrovicës, Jehona.com- Auto pjesë (Autor spare Parts), Viprint (Printing House), Broja, Museum Pub, Missini sweets, Ma Belle, Art Gazi, Nina, Koha Restaurant, Bunjamini. / KultPlus.com

Ardian Bujupi publikon albumin e ri

Këngëtari Ardian Bujupi, ka publikuar albumin e tij më të ri muzikor me titull ‘Rahat’.

Këtë album të artitit shqiptar mund ta dëgjojnë vetëm ata të cilët kanë qasje në platformën Spotify.

Për këngëtarin Bujupi, kjo verë ka qenë e sukesheme në karrierë. Ai ka mbajtur shumë koncerte dhe ka realizuar projekte të reja muzikore.

Kënga e  fundit e Bujupi është ‘Casino’ të cilën e pati sjellë me videoklip. /KultPlus.com

“Lahuta e Malcís” e Atë Gjergj Fishtës, vepra e parë letrare shqipe që i përket botës

Si këndoi një shekull me një shqipe të kulluar, më të pasur se ajo e fjalorëve më në zë, Lahuta nisi ‘të këndojë’ edhe në gjuhë të huaja. Flasim për përkthimet, ndonëse Fishta – si të gjithë Poetët kombëtarë, është i papërkthyeshëm. Sidomos në shqipen zyrtare, siç e dëshmojnë disa përpjekje të dështuara. E megjithatë Lahuta sot këndon, e plotë, në tri nga gjuhët më kryesore të botës.

Lahuta, italisht

U përkthye disa herë italisht, duke nisur nga imzot Jul Bonati. E pastaj nga Ernest Koliqi, që deshi ta realizonte plotësisht, por u ndal vetëm tek disa kangë: Kanga XXVI “Koha e re”(1962); Kangët XII-XIII- XIV-XV, të shoqëruara me hyrje (1971) dhe Kangët II-III-IV (1973). Përpjekje për ta përkthyer në italisht bëri edhe Atë Fulvio Cordignano, që e vlerësonte shumë kryeveprën e Fishtës,  të cilën e bëri të njohur në bashkësinë e jezuitëve aq, sa të nxiste sivëllain, Atë Giovanni Giorgiani S.I., kryeredaktor i programit “Orizzonte Cristiana” pranë Radio Vatikanit, të mbronte diplomën me “Lahutën”, duke ia përkthyer në italisht të gjitha pjesët, që i duheshin. Kjo punë diplome ruhet në Bibliotekën Françeskane, në Shkodër.

Pastaj i erdhi radha gjermanishtes… E edhe anglishtes…

Lahuta gjermanisht

Lahuta u përkthye gjermanisht nga albanologu Maximilian Lambertz (Vjenë 1882- Lajpcig 1963). Që më 1913 Larmbertz e quajti Fishtën “Dichtergenius”(Poet gjenial), ndërsa Lahutën e Malcís, “kryevepër”. Një vit më pas botoi monografinë “Poezia popullore e shqiptarëve”. Në të citoi, mes të tjerash, vajin e motrës së Avdi Hisës, të cilit Vulo malaziasi i grabiste armët, me gjithë tufën e gjasë (Kanga III: Preja), duke përkthyer gjermanisht vargjet 60-112 e, ç’është më e rëndësishme, filloi krahasimin e epikës së Fishtës, me atë të Homerit, e vajit të Lahutës, me vajin e Akilit mbi Patroklin e të Andromakës mbi Hektorin.1  Për famën e Fishtës si poet, Lambertz shkruan: “Populli i vet e nderoi me titullin Poet kombëtar (nationaler Dichter), ndërsa çmohej edhe jashtë qysh në gjallje të tij”2. Viti 1949 në veprimtarinë shkencore të Lambertzit do të meritonte të quhej “Viti i Fishtës”. Këtë vit ai botoi në Lajpcig, si libër më vete, studimin monografik “Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcís”3, duke theksuar se meriton, nëpërmjet përkthimit në gjuhë të tjera, të zërë vendin që i përket në letërsinë botërore”4.  Monografia “Gjergj Fishta dhe epi heroik shqiptar Lahuta e Malcís” është një ndër majat e krijimtarisë shkencore të Lambertz-it për kulturën shqiptare e, posaçërisht, për studimet mbi Fishtën. Për fat të keq, vijon të mbetet e papërkthyer në shqip, pra e panjohur për lexuesin shqiptar.  Si shumë shkrime të tjera… Ndërsa tezën homerike do ta shtjellonte më gjerë në një studim të posaçëm, të botuar më 1961 te “Shejzat”, me titull “Çështja homerike dhe epi shqiptar Lahuta e Malcís”5. I gjithë ky kontribut në studimin e veprës së Fishtës, të specifikave të saj kombëtare, por edhe universale, u kurorëzua, më 1958, me përkthimin dhe botimin e plotë  të Lahutës në gjuhën gjermane 6.

Lahuta e Malcis sot këndon edhe anglisht

Shkruan përkthyesi i saj në anglisht, Robert Elsie: “Lahuta e Malcís është një kryevepër, e cila zë vend në radhën e eposeve të mëdha botërore. S’ka lexues që të mos e pëlqejë. E kemi fjalën për lexues, që kanë durim të shfletojnë një libër me 15. 613 vargje… Natyrisht, po ta kesh parasysh historinë “politike” të Lahutës dhe të Fishtës, dmth heshtjen më se 50 vjeçare dhe zhdukjen e eposit kombëtar për një periudhë gjysëm shekullore, për rininë e sotme, nuk është e lehtë të lexohet, aq më pak, të interpretohet. Por… “kush asht trim”, do ta lexojë me një frymë, do ta shijojë e do të mahnitet nga bukuria e Verbit të Poetit. Sot ky monument kulturor merr një rëndësi të veçantë jo vetëm për Veriun, por për tërë Shqipërinë. Bëhet shumë më tepër se një vepër letrare. Në botimin anglisht të Fishtës, e quajta “vepra e parë letrare shqiptare që i përket  botës”. Pjesa thelbësore e Lahutës u hartua në fillim të shekullit XX, kurse varianti përfundimtar – nëse ishte tamam përfundimtar – u botua në vitin 1937, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Po ta krahasojmë Lahutën me veprat e tjera epike, në veçanti me ato të Evropës, ta zëmë me veprat e Njegoshit malazez, të Mickieviçit polak, të Dantes italian, të Donelaitisit lituanez, të Kamoeshit portugez… shohim se Lahuta e Malcís është shumë e vonë. Por, siç e dimë, Shqipëria e vogël është paksi vonë në çdo gjë, apo jo? Po kjo nuk do të thotë se është më keq. Lahuta nuk është, as nuk do të jetë kurrë jashtë kohe. Në anglisht thuhet “last, but not least (i fundit në radhë, por jo në rëndësi).7

Një  gjysëm-anekdote për përkthimin e profesorit Lambertz

Prof. Maksimilian Lambertz, në sa përkthente “Lahutën” në gjermanisht, shkëmbente dendur letra me françeskanët shqiptarë në diasporë: ribotuesin e Lahutës, Atë Daniel Gjeçajn dhe fratin historian, atë Paulin Margjokajn, që e kalonte jetën ndërmjet altarit – e arkivave! Prandaj, kur e kishte kryer përkthimin, albanologu i madh iu lut Margjokajt,  njohës i mirë i gjermanishtes, t’i hidhte një sy përkthimit, në pritje të ndonjë vërejtjeje. E Atë Paulini – siç shkruan në një letër drejtuar atë Gjeçajt – vërejti se gjermani vende-vende nuk kishte mundur të hyjë në palcën e frazeologjisë fishtjane, thellësisht popullore. Ndërmjet tjerash, mallkimin “dreqi e rroftë” e kishte përkthyer “rroftë dreqi!”.

Shkruan Atë Paulini: “Ndoshta të huejtë mendojnë se jemi komb i keq, por duhet ta dinë se nuk kena mbërrijtë kurrë deri në atë pikë, sa me i urue jetë të gjatë dreqit!”.

Apo ndoshta edhe kemi mbërrijtë, qyshse, shqiptarë tue kenë – pohojmë se nuk mund ta lexojmë Lahutën – sepse nuk e kuptojmë gjuhën e saj!? Duke harruar se ka edhe nga ata që ia dijnë krejt përmendsh të 15. 613 vargjet.

Po ani, tashti, që mund ta lexojnë italisht, gjermanisht e anglisht, ndoshta edhe shqiptarët kanë për ta kuptuar, më në fund, Homerin e racës së tyre! /Albert Vataj /KultPlus.com

Zana Ramadani e shpalosë Prishtinën në ekspozitën e tretë personale

Arbër Selmani

Artistja Zana Ramadani ka lindur dhe është rritur në Prishtinë. Edhe sot ajo jeton në kryeqytet, prandaj lidhja e fuqishme e saj me qytetin nuk ka se si të mos reflektohet edhe në punën e saj.

Dy katet e Europe House – Shtëpisë së Evropës në kryeqytet mbrëmë u zbukuruan me punën artistike të Ramadanit, e cila e hapi ekspozitën e saj të tretë personale – “Vendi im”.

Ngjyrat më të ndezura e të ngrohta e sollën Prishtinën e shpirtit të Zana Ramadanit para publikut në hapjen e ekspozitës.

“Prishtina është vendi ku kam lindë dhe jam profesionalizu. Këtu kam familjen, punën, dhe inspirimi im vjen prej këtu. Unë në natyrë dal dhe akumulohem ndërsa më pas inspirimin e shprehi në mundësitë e mia shprehëse” tregon Zana për KultPlus.

Kati i parë, në hyrje të Europe House, pasqyron pikturat e ciklit të ri për qytetin, në të cilin Zana po punon tash e gati dy vite. Kujtime të fëmijërisë, ndjenja, emocione që lidhen me Prishtinën vijnë në tablotë e Ramadanit.

Kati poshtë sjellë grafikat, linogdhendjet, akuantinat, bakër-shkrimin dhe teknikat tjera të cilat ajo i ka për zemër, por të cilat i marrim më shumë kohë pasi kërkojnë disciplinë të punës dhe përkushtim. Zana është skenografe tash e dy dekada, prandaj i duhet një barazim mes punës artistike dhe profesionit të saj.

“Sapo isha edhe në pushime, dhe më shumë kam qenë zgjuar natën, bashkë me familjen, për ta parë perëndimin e Diellit por edhe lindjen e Hanës, momente këto të cilat unë i marr brenda dhe më pas i reflektoj në artin tim”

“Grafika më merr shumë kohë, prej skicimit e modelimit e deri te realizimi, ndërsa pikturën e dua sepse është më ekspresive, më e lirshme, teknikisht më e thjeshtë. Gjithmonë mundohem mos ta lë anash edhe profesionin tim” tregon Zana.

Ekspozita “Vendi im” erdhi në hapësirën ekspozuese të Europe House – shtëpia ku prezantohet arti, dikur Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së.

Vjosa Berisha nga Europe House tregoi se ardhja e Zanës me ekspozitë veç sa e begaton këtë hapësirë dhe qasjen kulturore të cilën kjo hapësirë nuk e lë asnjëherë anash, duke sjellë artistë të rinj e të dëshmuar me punët e tyre më të reja.

Zana Ramadani është aktive në ekspozita kolektive, brenda dhe jashtë vendit, ndërsa bashkë me Eliza Hoxhën, Shqipe Kamberin, Mjellma Gorancin dhe Zake Prelvukajn përkujdesen ta shoqërojnë njëra tjetrën në grupin e tyre artistik. Së shpejti ato do t’i shohim në Bullgari, në Turqi e më pas edhe në Paris.

Punët e ekspozitës “Vendi im” janë në shitje. / KultPlus.com

Rita Ora, kosovarja e parë e nominuar në “Latin American Music Awards 2019”

 “Latin American Music Awards 2019” ka zbuluar kandidatët e nominuar për çmime, shkruan KultPlus.

Në mesin e të nominuarve është edhe Rita Ora, e para shqiptare që është bërë pjesë e nominimeve në këtë garë.

Përmes një postimi në InstaStory ajo bëri të ditur se u nominua për herë të parë në “Latin American Music Awards”, duke shkruar: “Kosovarja/britanezja e parë e nominuar në Latin AMA”.

Në këtë garë ajo është nominuar me projektin “R.I.P” në duet me Sofia Reyes dhe Anitta për “Video kënga muzikore e preferuar”.

Lista e plotë e nominimeve në “Latin American Music Awards”:

Artisti i vitit
Ozuna
Bad Bunny
Maluma
Romeo Santos
J Balvin
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga
Christian Nodal
Anuel AA
Daddy Yankee
Karol G

Artisti i ri i vitit
Sech
Rosalía
Darell
Paulo Londra
Lunay
Jhay Cortez

Kënga e vitit
Bad Bunny & Drake “MIA”
DJ Snake Featuring Selena Gomez, Ozuna & Cardi B “Taki Taki”
Daddy Yankee Featuring Snow “Con Calma”
Pedro Capó & Farruko “Calma”
Anuel AA & Romeo Santos “Ella Quiere Beber”

Albumi i vitit
Bad Bunny – X 100PRE
Ozuna – Aura
Anuel AA – Real Hasta La Muerte
Luis Fonsi – VIDA
Santana – Africa Speaks

Artisti i preferuar – Femër
Natti Natasha
Karol G
Becky G
Rosalía
Natalia Lafourcade

Artisti i preferuar – Mashkull
Ozuna
Bad Bunny
Anuel AA
J Balvin
Romeo Santos

Grupi i preferuar 
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga
T3r Elemento
Los Ángeles Azules
CNCO
Wisin & Yandel

Artisti i preferuar i muzikës pop
Luis Fonsi
Pedro Capó
Sebastián Yatra
CNCO

Albumi i preferuar pop
Luis Fonsi – VIDA
Santana – Africa Speaks
Rosalía – El Mal Querer
Sebastian Yatra – Fantasía

Kënga e preferuar – Pop
Pedro Capó x Farruko – “Calma”
Becky G & Kane Brown – Lost In The Middle Of Nowhere (remix)
Luis Fonsi x Ozuna – “Imposible”
Reik & Maluma – “Amigos Con Derechos”
Sebastián Yatra & Mau y Ricky – “Ya No Tiene Novio”

Artisti i preferuar – Meksikan
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga
Christian Nodal
T3r Elemento
Calibre 50

Albumi i preferuar – Meksikan 
T3r Elemento – The Green Trip
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga- Con Todas Las Fuerzas
Raymix – Oye Mujer
Lenin Ramírez – Bendecido

Kënga e preferuar- Meksikan
Los Ángeles Azules featuring Natalia LaFourcade – “Nunca Es Suficiente”
Banda Los Sebastianes – “A Través del Vaso”
Christian Nodal – “No Te Contaron Mal”
T3r Elemento featuring Gerardo Ortiz – “Aerolínea Carrillo”
Banda Sinaloense MS de Sergio Lizárraga – “Mejor Me Alejo”

Artisti i preferuar – Urban
Bad Bunny
Ozuna
Anuel AA
J Balvin

Albumi i preferuar – Urban
Bad Bunny – X 100PRE
Ozuna – Aura
Anuel AA – Real Hasta La Muerte
Farruko – Gangalee

Kënga e preferuar – Urban
Bad Bunny & Drake – “MIA”
DJ Snake Featuring Selena Gomez, Ozuna & Cardi B – “Taki Taki”
Anuel AA & Romeo Santos – “Ella Quiere Beber”
Daddy Yankee Featuring Snow – “Con Calma”
Ozuna x Manuel Turizo – “Vaina Loca”

Artisti i preferuar – Tropikal
Romeo Santos
Marc Anthony
Carlos Vives
Juan Luis Guerra

Albumi i preferuar – Tropikal
Romeo Santos – Utopía
Marc Anthony – OPUS
Juan Luis Guerra 440 – Literal
Gilberto Santa Rosa – 40… Y Contando En Vivo Desde Puerto Rico

Kënga e preferuar – Tropikal
Romeo Santos “Centavito”
Aventura – “Inmortal”
Wisin & Yandel & Romeo Santos – “Aullando”
Prince Royce + Marc Anthony – “Adicto”
Silvestre Dangond & Maluma – “Vivir Bailando”

Artisti dytësor i preferuar
DJ Snake
Drake
Snow
Sean Paul

Turneu i preferuar
Jennifer Lopez
Luis Miguel
Bad Bunny
Chayanne
Marc Anthony

Videoja e preferuar
Camila – “Te Confieso”
Becky G & Maluma – “La Respuesta”
Daddy Yankee & Wisin y Yandel – “Si Supieras”
Sofia Reyes Ft. Rita Ora & Anitta -“R.I.P.”
Sebastian Yatra & Camilo – “En Guerra”. / KultPlus.com

Kantautori shqiptar Vlashent Sata sonte në Gjakovë

Vlashent Sata, kantautori i njohur shqiptar që jeton dhe vepron në Paris, vjen këtë të premte, 6 shtator, prej orës 20:30 në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” në Gjakovë me koncertin “Zâni i të Premtës”.

Siç njofton kumtesa, me një talent të shquar për performancat e tij, Vlashenti sjellë në çdo skenë ndjenja të ngrohta duke afruar publikun me ritmet dhe dinamikën e teksteve të tij.

Vlashenti do të performoj së bashku me AJS Quartet, grup ky i përbërë nga Gent Rushi – piano, Ermal Rodi – saksofon/flaut, Emiljan Dhimo – bateri dhe Roni Gjura – kontrabas. Secili prej koncerteve të Vlashent Sata bashkë me AJS Quartet vlerësohet lartë për shfaqjen artistike përmes stilit të tyre, zërit karakteristik të Vlashentit dhe tinguj të instrumenteve që të lidhura bashkë shfaqin histori të thjeshta mirëpo magjepëse nga bota e tyre e madhe.

“Parku Kulturor është skena e Vlashentit për 6 shtatorin, ku nata do jetë hyjnore, e mbushur plot jetë, me emocione të cilat vazhdimisht do sillen përreth teje e që do kthehen prapë. Kjo ngjarje realizohet në kuadër të projektit “Trashëgimia Kulturore: Promovimi përmes Artit”, i financuar nga BE-ja, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga IKS, Lens dhe FES”, thuhet në komunikatë.

Për më shumë informata ju ftojmë të ndiqni linkun e ngjarjes zyrtare në Facebook:

Arsyeja pse uraganët kanë emra njerëzish

Organizata Meteorologjike Botërore e pagëzon me një emër të kuptueshëm dhe të shkurtër një stuhi të fuqishme e cila mund të jetë vdekjeprurëse për t’u mbajtur mend, por emri gjithashtu u lehtëson punën metereologëve që ndjekin dhe studiojnë këto stuhi.

Emërtimi i stuhive ka nisur që në vitin 1953 dhe deri në vitin 1978, ato pagëzoheshin vetëm me emra grash sipas një rendi alfabetik. Por, organizata u detyrua të përfshijë edhe emrat e burrave për të shmangur përsëritjen e emërtimeve te stuhive.

Po ashtu, Organizata Meteorologjike Botërore bën gati një listë të përvitshme ku emëron edhe stuhitë që do të godasin SHBA-të deri në vitin 2025. E deri atëherë amerikanët do të duhet të përgatiten për të përballur disa nga uraganët e pagëzuar me emrat Bill, Daniele, Emily, Leslie, Elsa, Umberto, Grace, etj. /gazetaexpress/ KultPlus.com

Ja çfarë e pengoi Ana Frank-un të largohej nga Holanda

Familja e Anne Frank u përpoq të arratisej nga persekutimi nazist dhe të emigronte në Shtetet e Bashkuara, por e pati të pamundur për shkak të politikave migratore kufizuese.

Një vit përpara se familja e Otos të ndërmerrte këtë vendim, vajza e tij më e vogël, Ana Frank i shkruante me shqetësim një mikut të saj në Shtetetet e Bashkuara, se priste me padurim përgjigjien që do të vinte nga zyra e emigracionit pasi SHBA-të ishin vendi më i përshtatshëm që ajo dhe familja të jetonin së bashku të sigurtë.

Edhe pse përpjekjet e Oto Frank për të larguar familjen nga Holanda drejt SHBA-ve nisën që në vitin 1938-të, shkatërrimi i konsullatës amerikane dy vite më pas gjatë bombardimeve amerikane solli edhe shkatërrimin e të gjithe dokumentave përfshi dhe listën e pritjes të aplikantëve për viza, mes tyre dhe familja Frank.

Mes qindra mijëra njerëzve që kërkonin strehim në Shtetet e Bashkuara që prej shpërthimit të luftës në 1939-ës, Uashingtoni lëshoi më pak se 30 mijë viza. Aplikimi për vizë zgjaste disa vjet dhe përfshinte shumë dokumenta, përfshi dhe deklarimin e të afërmve apo miqve që do të dilnin garant në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet amerikane nuk e thjeshtuan procedurën edhe pse në lufta ishte një emergjencë për qindra e mijëra hebrenj që tentuan t’i shpëtonin rrezikut të pushtimit nazsit.

Përkundrazi pajisja me vizë e ndërlikoi edhe më shumë përpjekjet për të emigruar në drejtim të “tokës së premtuar”/konica.al/ KultPlus.com

12-të shprehje nga Mit’hat Frashëri për shqiptarët

Ja çfarë thotë Mit’hat Frashëri për shqiptarët:

1- Shqiptari prej natyre është kotësidashës, plot vanitet dhe egoizëm. Nuk i pëlqen kurrë të shohë dhe të njohë fajin dhe të metën e tij: i pëlqen kurdoherë të ngarkojë një tjetër.

2- Shqiptarët, megjithëse në pjesën më të madhe myslimanë, nuk e kanë konsideruar veten kurrë turq. Në të kundërtën, ata kishin një nocion të qartë për individualitetin e tyre dhe një hendek i thellë i pengonte ata të ngatërroheshin me racën e pushtuesve.

3- Kur merr një detyrë, ki disiplinë e durim. Shqiptarin e ka prishur mungesa e disiplinës dhe zjarri i padurimit.

4- Shqiptarin e ka prishur mosbindja dhe jo bindja. Nis ti më parë të japësh shembullin e bindjes jo të verbër.

5- Hiqe veten si pak të mençur dhe pak të ditur. Mendjemadhësia na ka çmendur gjer më sot.

6- Duhet të kemi kurajo të themi të vërtetën, të bardhës ti themi të bardhë dhe të zezës- të zezë.

7- Mos e qorto dhe mos e shaj shqiptarin për fajin që ka bërë, se ajo është mënyra më e fortë që ta bësh të këmbëngulë në atë faj. Merre me të mirë dhe shiko ta bindësh, pa pasur as pamjen e të dhënit këshillë.

8- Shqiptari, duke mos qenë i mësuar me jetë politike, dua të them, duke mos pasur gjer më sot shtet, qeveri dhe independencë, s’ka kuptuar dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një jetë indipendente.

9- Patrikularizma, lokalizma dhe ekskluzivizma tek shqiptari rrëfehen me atë mani që ka secilido të marrë emrin e fshatit ose të qytetit si emër familjeje. Kur piqen dy shqiptarë, pas gëzimit të parë, pyetja esenciale është: nga të kemi zotëri?

10 – Shumë herë ideali për shqiptarin është të qenët i zoti, me çdo mënyrë që të jetë. Pa dyshim, duke pasur horizontin të ngushtë, nuk mund të kërkojë veç sukseset e lehta.

11- Vetëm një proverb të mirë di: ”Trimi i mirë me shokë shumë”. Por kur mendoj fjalën e Ali Pashës: dy shqiptarë janë shumë! Atëherë kam dëshirë ta kthej proverbin: ”Trimi i mirë me shokë…pak!”

12- Shpëtimi i Shqipërisë do të vijë me anë të vetes tonë. /KultPlus.com

Fabio Volo: Kam një jetë që të pres

“Me ty do të jem ndryshe. T’i them këto fjalë në periudhën më të mirë të jetës sime, në periudhën kur jam mirë dhe kam kuptuar kaq shumë gjëra. Në periudhën kur më në fund po e njoh lumturinë me sytë e vërtetë të saj.

Në këtë kohë, jeta ime është e plotë, kam kaq shumë gjëra që më pëlqejnë rreth vetes, që më tërheqin. Jam shumë mirë pa ty dhe jeta ime si një person i vetmuar është e mrekullueshme.

E di që duke e thënë kështu, tingëllon keq. Unë të kërkoj të rrish me mua jo sepse pa ty ndihem jo i lumtur. Do të isha egoist, nevojtar dhe shumë i interesuar për lumturinë time dhe ti do të ishe shpëtimi im.

Unë të kërkoj të jesh më mua, sepse në këtë moment jeta ime është e mrekullueshme, por me ty do të jetë akoma më shumë. Nëse unë do të isha duke jetuar një jetë boshe, të pavlerë dhe të mjerueshme, a do të të pëlqente që të ishe ti alternative kundër asgjësë, boshllëkut dhe trishtimit?

Sa më mirë të ndihesh i vetëm, aq më shumë vlerë ka personi që kërkon të kesh pranë. Shpresoj që ta kuptosh drejt këtë që po të them. Unë jam mirë i vetëm, por që kur të kam njohur ty, më duket sikur në çdo fjalë që them, ekziston një shkronjë nga emri yt, sepse në fund të çdo diskutimi më shfaqesh gjithmonë ti në mendje.

Kam mësuar ta dua veten time. Por e di që ti “do të më detyrosh” të jem akoma më i vëmendshëm me gjërat që bëj; të jem i denjë për dashurinë që ndiej për ty. Nga tani, unë dua ta zhvesh veten nga çdo mbrojtje, nga çdo armaturë, nga cdo krenari, sepse jo vetëm që jam i dashuruar me ty, por unë të dua. Për këtë jam i sigurtë.

Në fjalën “Të dua” ka gjithmonë dashuri, por jo në çdo dashuri ka gjithmonë “Të dua”. Unë të dua, ashtu siç nuk kam dashur asnjë tjetër më parë”. /KultPlus.com

Epilogu

Poezi nga Visar Zhiti

E megjithatë unë shkruaj poezi

pa m’i lexuar askush.

Ndoshta dhe era e natës nuk i lexon fare yjet,

mbase dhe shkëmbi në bregun e detit

s’ndien asgjë nga dufi i dallgëve

E megjithatë unë shkruaj poezi

të cilat ma prishën jetën. 7 vjet

trupin ma mbështollën telat me gjëmba.

Ma shqyen lëkurën dhe rrodhën rrëkera jete

……… si rrëkera gjaku

……… deri në fund të këmbëve të mia

Po shpirtin, jo të gjithë shpirtin

nuk munda dot, veç një grimëz, e nxora

nga të çarat e trupit

……… dhe e çova

……… te dashuria

……… te poezia.

Me grimca shpirti jetoj tani

të vogla

si bletë të humbura

…………..

dhe të mendosh

që edhe mbishkrimet e varreve

kanë lexues…

Atëherë poezia është më shumë se sa shpresat! /KultPlus.com

“Magji dhe mallkime”, librat e Harry Potter hiqen nga shkolla katolike

Një shkollë private katolike në Nashville ka hequr shtatë librat e serisë nga biblioteka e saj, duke thënë se ato përfshijnë “mallkime dhe magji të vërteta, të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të thërrasin shpirtrat e këqij”.

Në sagën e Harry Potter çdo magji ka një formulë të caktuar. Shumë formula burojnë nga fjalë me origjinë latine ose greke të lashtë. Accio, tërheq objekte. Depulso i largon duke i zvogëluar për t’i bërë më të vegjël, Evanesco i bën të zhduken, Engorgio Skullus zgjeron kokën e një personi, Quietus ul tingullin e zërit.

Nashville/Sipas gazetës lokale ‘Tennessean’, pastori i shkollës katolike të Shën Eduardit, i cili mëson fëmijë deri në moshën tetë vjeç, ka hequr shtatë librat e serisë nga biblioteka e saj, duke thënë se ato përfshijnë “mallkime dhe magji të vërteta, të cilat kur lexohen nga një qenie njerëzore rrezikojnë të thërrasin shpirtrat e këqij”.

Ai u dërgoi një email prindërve të fëmijëve për t’i lajmëruar ata se shkolla ishte në kontakt me “disa” ekzorcistë, të cilët i kishin këshilluar të largonin nga biblioteka e shkollës Librat e Potterit.

“Këto libra paraqesin magjinë si” të mirë. Mallkimet dhe shqiptimet e përdorura në librat e Harry Potter janë mallkime të vërteta, magji të vërteta. Një qenie njerëzore rrezikon të evokojë shpirtrat e këqij në momentin kur i lexon”.

Librat e Harry Potter kanë tërhequr kërkesa për censurë dhe polemika të ndryshme që nga The Philosopher’s Stone, i botuar në vitin 1997. Në vitin 1999, ai ishte libri më i kundërshtuar në Shtetet e Bashkuara.

Në vitin 2003, ndërsa ishte akoma kardinal, Papa Benedikti i XVI-të i përshkroi librat si “joshje delikate që veprojnë pa u vënë re dhe kjo thellësisht shtrembëron krishterimin në shpirt para se të mund të rritet siç duhet”/shqiptarja.com/ KultPlus.com

“Kryevepra” e Holokaustit përplas kritikët në Venecie

Një përshtatje e nxehtë e njërit prej librave më kundërthënës për Holokaustin të mërkurën i ka ndarë kritikët në Festivalin e Filmit në Venecie, me zënka nëse duhet hequr nga shfaqja e tij e parë.

“The Painted Bird”, i mbështetur në romanin e shumëpërfolur të Jerzy Kosinskit në vitin 1956 mbi një djalosh hebrenj që u shpëton më të këqijave që natyra njerëzore mundohet t’ia shkaktojë atij në një vend të paemër të Evropës Lindore, është vlerësuar nga disa kryevepër dhe nga të tjerë si tmerr që nuk shihet dot me sy.

Por performanca e mahnitshme qendrore nga një djalosh rom nga Çekia, Petr Kotlar – që është dëshmitar i një sërë shpërfytyrimesh nga fëlligështia, kafshëria dhe përdhunimi deri në sakatosje e vrasje – ka pasur edhe dy bashkëyje si Harvey Keitel dhe Stellan Skarsgard, si dhe kritikët e mahnitur.

Kjo nuk i ka ndalur disa që të dalin jashtë gjatë shfaqjes së tij premierë, transmeton KultPlus

Në skenën e parë, disa fshatarë të pagdhendur e marrin qenin gjurmues të djaloshit dhe e djegin për së gjalli.

“Hollywood Reporter” e ka quajtur epikën bardhezi si “zemërthyese…dhe një trajtim ideal filmi” për novelën, e cila në vetvete cyti tërbim në vendlindjen e Kosinskit, Poloni, kur shkrimtari në fillim bëri me dije se rrëfimi ishte autobiografik.

Edhe Xan Brooks nga “The Guardian” ka dhënë lavdërime për regjisorin çek Vaclav Marhoul për “asnjë hap të hedhur gabim”, duke shtuar “një ditë ata do të bëjnë një film për shfaqjen e tij të parë publike” në Venecie.

“Do të paraqes njeriun i cili bie krejtësisht në hapat e përpjekjes së tij për t’u arratisur dhe një grua të veshur bukur që bëhet aq e hakërryer për të dalë jashtë sa godet një të huaj në karrikën pranë”, ka shkruar ai.

“Pjesa kryesore do të jetë çasti kur 12 shikues thyejnë dyert vetëm për të zbuluar se hyrja është mbyllur”, ka shtuar ai.

Brooks e ka cilësuar filmin “një copëz monumentale”.

“Jam thellësisht i kënaqur që e kam parë. Mund vetëm të them se shpresoj që kurrë mos ta kapërcej rrugën e tij”, ka thënë ai.

Njësoj edhe Deborah Young nga “Hollywood Reporter” e ka përshëndetur atë, por ka tërhequr vërejtjen se është një “goditje treorëshe në stomak”.

Marhoul ka mbrojtur errësirën e pandalshme të përshtatjes së tij – e cila ishte me një fund të lumtur – duke këmbëngulur se “vetëm në errësirë ne mund të shohim dritë. Të llamburisësh përmes të gjitha tmerreve është, për mua, shpresë dhe dashuri”.

Ai ka thënë se filmi ishte një përkujtesë për atë se çfarë mund të ndodhë kur Evropa kthehet së brendshmi siç po bën tani, duke tërhequr një paralele ndërmjet qasjeve ndaj fëmijëve të refugjatëve që ikin nga luftërat në Siri, Libi dhe Afganistan, dhe përjashtimit e shpërdorimit që përjeton heroi i tij.

“Kohëra të këqija po vijnë në Evropë”, ka thënë ai para gazetarëve.

“Teksa i shoh populistët që po drejtojnë hëpërhë shumë vende evropiane si Hungaria, Polonia, Rusia, Republikën Çeke dhe natyrisht edhe Shtetet e Bashkuara”.

Marhoul ka thënë se iu deshën 11 vjet për të bërë filmin.

“Kur fillova nuk e dija se ky rrëfim do të bëhej shumë më i shprehur nga ajo çfarë ngjau në Evropë tre vjet më parë, kur aq shumë njerëz erdhën këtu për të shpëtuar kokën”, ka thënë ai.

Për shkak të tërbimit të cilit Kosinski ia ndezi fitilin në Poloni, regjisori vendosi ta kishte shumicën e dialogut të paktë të filmit në Esperanton sllave, “ashtu që asnjë shtet të mos asociohej me fshatarët” që keqtrajtojnë djaloshin dhe e dorëzojnë te nazistët.

Paçka se është akuzuar për plagjiaturë të librave të tjerë polakë, vepra e Kosinskit ende shihet nga shumë njerëz si klasike.

“Kur Kosinski thoshte se ishte një rrëfim autobiografik, ai po gënjente”, ka thënë Marhoul. “Në të vërtetë ai me prindërit e tij kaloi Luftën e Dytë Botërore mes fshatarësh polakë. Dhe këta fshatarë u orvatën t’i shpëtonin…ky nuk është problem i madh për librin (për shkak se është fiksion). Por shumë njerëz në Poloni ende mendojnë se ky libër është për ta”. /AFP/ KultPlus.com

Besa Luzha aderon, i bashkohet listës së koalicionit AAK-PSD

Profesoresha e muzikës, Besa Luzha, i është bashkuar listës së koalicionit AAK-PSD për zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë me këtë rast se “skenës tonë politike i duhet një personalitet i kompletuar si Besa Luzha, e cila do të ishte vlerë për secilën listë zgjedhore”.

“Besa Luzha, nga Prishtina është nënë e tre fëmijëve, pianiste, pedagoge shumëvjeçare e Universitetit të Prishtinës dhe e para që ka fituar thirrjen akademike Doktor i Edukimit ndërkombëtar në Universitetin e Londrës, i ranguar si i pari ne botë për hulumtimet shkencore në fushën e arsimit. Si studiuese shkencore, në fushën e edukimit muzikor, ka dhënë kontribut të madh në përparimin e statusit dhe të përmbajtjes së edukimit muzikor në Kosovë. Me organizimet e ngjarjeve kulturore të nivelit të lartë artistik e me karakter ndërkombëtar dhe promovues për vendin, Besa shquhet si prijëse e jetës kulturore muzikore në Kosovë”, ka shkruar ai në prezantimin që i ka bërë Luzhës në Facebook.

Haradinaj ka thënë po ashtu se Luzha në 20 vjetët e fundit “është dalluar paralelisht si aktiviste e zëshme në shoqërinë civile, në media dhe si koordinatore e programit dhe aktiviteteve politike e shoqërore në Fondacionin e respektuar Gjerman Friedrich Ebert, me mision promovimin e Demokracisë sociale, lirisë, barazisë dhe pjesëmarrjes aktive qytetare në politikëbërje”.

Ai e ka quajtur vlerë të madhe për AAK-në, ardhjen e Luzhës në listën e koalicionit AAK-PSD, për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Besa është zë i fuqishëm avokues për fuqizimin e gruas në shoqëri dhe për avancimin e të drejtave të saj. Ardhja e saj në listën tonë të koalicionit, në cilësinë e profesionistes së shquar dhe aktivistes së zëshme të shoqërisë civile, me një përvojë rreth 20 vjet të angazhimit të saj profesional, me integritet dhe dinjitet e përgjegjësi, është vlerë e madhe për ne”, ka shtuar Haradinaj.

Sipas Haradinajt, kjo ka qenë kërkesë e votuesve të partisë “për të pas në radhët tona sa më shumë kuadro profesionale të fushave të ndryshme dhe gra që kanë dijen, përvojën dhe vendosmërinë për t’u angazhuar politikisht me qëllim të adresimit të sfidave të shumta për vendin tonë”.

“Mirënjohës që personalitete kredibile dhe me integritet nga shoqëria civile, po i bashkohen vizionit tonë për 100% shtet”, ka përfunduar ai.

‘Shoqëritë dhe kombet pasurohen vetëm për aq sa ata e marrin seriozisht letërsinë e tyre’

Fjalimi i mbajtur me rastin e dorëzimit të Çmimit “Nobel” Orhan Pamukut (Stockholm, 7 dhjetor 2006)

Dy vjet para se të vdiste, babai im më kishte sjellë një valixhe të vogël të mbushur me shkrime të veta, dorëshkrime dhe fletore. Duke marrë pamjen e tij të zakonshme shpotitëse, më thotë që ai donte që t’i lexoja pas tij, domethënë pas vdekjes së tij.

«Hidhi një sy », më thotë ai, paksa i shtrënguar, «ndoshta ka diçka të botueshme. Ke mundësi të zgjedhësh».

Ishim në zyrën time, të rrethuar me libra. Babai shëtiste në zyrë duke vështruar përreth vetes, siç dikush që kërkon të heqë qafe një valixhe të rëndë dhe që zë vend shumë, pa ditur ku ta linte. Më në fund, ai e ka ulur pa zhurmë, në një qoshe. Me të kaluar ky çast paksa i turpshëm por i paharrueshëm, ne kemi rimarrë lehtësinë e qetë të roleve tona të zakonshme, personalitetet tona shpotitëse dhe shpërfillëse. Si zakonisht, kemi folur për gjëra pa rëndësi, për jetën, për çështjet e pafundme politike të Turqisë, për të gjitha projektet e tij të papërfunduara, për gjëra pa ndonjë peshë.

Më kujtohet t’i jem rrotulluar kësaj valixhe gjatë disa ditëve pas ikjes së tij, pa e prekur. E njihja qysh nga fëmijëria këtë valixhe të vogël meshini të zi, bravën dhe qoshet e saj të shtypura. Im atë e përdorte për udhëtimet e tij të shkurtra, dhe nganjëherë edhe për t’i mbartur dokumentet e tij nga shtëpia në punë. Më kujtohet, isha fëmijë atëherë, ta kem hapur këtë valixhe dhe të kem rrëmuar në plaçkat e tij, nga ku ngjitej një erë e mrekullueshme uji Kolonje dhe vendesh të huaja. Kjo valixhe përfaqësonte për mua mjaft gjëra familjare apo tërheqëse, të së kaluarës sime dhe të kujtimeve të mia të fëmijërisë ; megjithatë, nuk arrija ta prekja. Përse ? Padyshim për shkak të peshës së stërmadhe dhe të mistershme që ajo dukej të mbyllte përbrenda.

Do t’ju flas tani për kuptimin e kësaj peshe : ai është kuptimi i punës së njeriut që mbyllet në një dhomë, njeri i cili, i ulur në një tavolinë apo në një qoshe, shprehet nëpërmjet letrës dhe një stilografi, domethënë kuptimi i letërsisë.

Nuk arrija ta merrja dhe ta hapja valixhen e babait tim, por i njihja disa nga fletoret që gjendeshin në të. E kisha parë tashmë babain të shkruante në to. Nuk ishte hera e parë që e ndjeja tërë peshën e përmbajtur në këtë valixhe. Babai im kishte një bibliotekë të madhe ; në rininë e tij, nga fundi i viteve dyzetë, ai kishte dashur të ishte poet, në Stamboll, kishte përkthyer Valéry në turqisht, por nuk kishte dashur të përballej me vështirësitë e një jete të kushtuar poezisë në një vend të varfër, ku lexuesit ishin të paktë në numër. Babai i tij – gjyshi im – ishte një sipërmarrës i pasur, dhe babai im kishte pasur një fëmijëri të lehtë, nuk donte të lodhej për letërsinë. Atij i pëlqente jeta dhe kënaqësitë e saj, dhe unë e kuptoja.

Ajo çka më frenonte para së gjithash t’i afrohesha valixhes së babait, ishte frika që të mos më pëlqente ajo ç’kishte shkruar. Ai dyshonte për këtë, sigurisht, dhe madje i kishte dalë përpara kësaj duke u hequr paksa shpërfillës ndaj kësaj valixhe. Ky qëndrim më mundonte, mua që shkruaja që prej njëzet e pesë vjetësh, por nuk doja të isha i ashpër me babain ngaqë ai nuk e kishte marrë letërsinë aq seriozisht… Frika ime e vërtetë, gjëja që më tmerronte vërtetë, ishte mundësia që babai im të kishte qenë një shkrimtar i mirë. Është në fakt kjo frikë ajo që më pengonte ta hapja valixhen e tim eti. Dhe madje nuk arrija t’ia pohoja vetes këtë arsye të vërtetë. Sepse nëse nga valixhja e tij do të dilte një vepër e vërtetë, do të më ishte dashur të pranoja ekzistencën e një njeriu tjetër, krejt të ndryshëm, në brendësi të babait tim. Ishte diçka e tmerrshme. Edhe në moshën time paksa të madhe, doja që babai im të ishte babai im, dhe jo një shkrimtar.

Për mua, të jesh shkrimtar, kjo është të zbulosh me durim, përgjatë vitesh, personin e dytë, të fshehur, që jeton brenda nesh, dhe një botë e cila pjell jetën tonë të dytë : shkrimi më sjell ndërmend në rradhë të parë, jo romanet, poezinë, traditën letrare, por njeriun që, i mbyllur në dhomën e tij, mbyllet në vetvete, i vetëm me fjalët, dhe duke bërë këtë, hedh themelet e një bote të re. Ky burrë, ose kjo grua, mund të përdorë një makinë shkrimi, një kompjuter, ose, siç unë, mund të kalojë tridhjetë vjet duke shkruar me stilograf dhe mbi letër. Duke shkruar, ai mund të tymosë, të pijë kafe ose çaj. Herë pas here mund të hedhë një sy jashtë, nga dritarja, mbi fëmijët që luajnë në rrugë – nëse e ka këtë fat, mbi pemët, mbi një peizazh – ose dhe mbi një mur qorr. Ai mund të shkruajë poezi, teatër ose siç unë, romane. Të gjitha këto larmi janë dytësore në lidhje me aktin thelbësor të të ulurit në një tavolinë, dhe të të zhyturit në vetvete. Të shkruash, kjo është të përkthesh në fjalë këtë vështrim të brendshëm, të kalosh në brendësi të vetes, dhe t’i gëzohesh lumturisë së të hulumtuarit me durim, dhe këmbëngulje, të një bote të re. I ulur në tavolinën time, ndërsa rreshtoja fjalët mbi fletë të bardha, dhe kjo me ditë, muaj dhe vite, unë ndjeja të ndërtoja këtë botë të re, siç ndërtojmë një urë, apo një kupolë, dhe të zbuloja në mua një si person tjetër. Fjalët për ne, shkrimtarët, janë gurët me të cilët ndërtojmë. Vetëm duke i marrë në dorë, duke i vlerësuar njëra me tjetrën, duke i hetuar nganjëherë së largu, nganjëherë përkundrazi duke i peshuar dhe përkëdhelur me majën e gishtave dhe të stilografit, është kjo që ne e vëmë secilën në vendin e vet, për të ndërtuar përgjatë vitit, pa humbur shpresë, pa u ndalur dhe me durim.

Për mua, sekreti i zanatit të shkrimtarit qëndron jo në një frymëzim me origjinë të panjohur por mbi këmbënguljen dhe durimin. Një shprehje e bukur turke « të gërmosh një pus me një maje gjilpëre », më duket të ketë qenë shpikur për ne shkrimtarët e tjerë. E dua dhe e kuptoj durimin e Ferhadit i cili sipas legjendës shpoi malet nga dashuria për Shirinën. Duke folur në Emri im është Kuq, për miniaturistët Persanë të cilët, ngaqë duke pikturuar gjithmonë të njëjtin kalë, për vite të tëra, përfundojnë së futuri atë në kujtesë derisa të mund ta pikturojnë edhe symbyllur, e dija që flisja dhe për zanatin e shkrimtarit, dhe për vetë jetën time. Më duket se, për të qenë në gjendje të tregosh jetën tënde siç historinë e të tjerëve, dhe të nxjerrësh nga vetvetja këtë dhunti të rrëfyeri, shkrimtari duhet vetë ai, me optimizëm, t’ia dhurojë tërë këto vite artit dhe zanatit të tij. Muza, që iu bën vizitë vetëm disave, dhe asnjëherë të tjerëve, është e ndjeshme ndaj këtij besimi, ndaj këtij optimizmi, dhe vetëm kur shkrimtari ndjehet më i vetmuar, kur ai dyshon më shumë për vlerën e përpjekjeve të tij, të ëndrrave dhe të asaj që ai ka shkruar – domethënë kur ai beson që historia e tij nuk është asgjë tjetër përveçse historia e tij – është kjo që muza vjen t’i ofrojë atij historitë, imazhet dhe ëndrrat që lidhin botën ku ai jeton me botën që ai do të ndërtojë. Ndjenja më tronditëse për mua në këtë zanat shkrimtari të cilit i kam dhënë tërë jetën time, ka qenë të mendoj nganjëherë se disa fjali, disa faqe të cilat më kanë bërë pafundësisht të lumtur më ishin shpallur nga hiri i një fuqie të jashtme.

Kisha frikë ta hapja valixhen e babait dhe të lexoja fletoret e tij sepse e dija që ai nuk do të ishte përballur kurrë me vështirësitë që vetë unë kam pasur për t’i përballur. Ai pëlqente jo vetminë, por miqtë, dhomat e mbushura plot, shakatë në shoqëri. Por pastaj, bëra një arsyetim tjetër : durimi, asketizmi, të gjitha këto konceptime që kisha përpunuar mund të mos ishin gjë tjetër veçse paragjykimet e mia, të lidhura me përvojën time vetjake dhe me jetën time prej shkrimtari. Autorët gjenialë nuk mungonin, autorë që kanë shkruar në mesin e një jete të shkëlqyer, të zhurmshme, me një ekzistencë shoqërore apo familjare të lumtur dhe të pasur. Për më tepër, babai ynë na kishte braktisur, ndërsa ishim ende fëmijë, për t’i ikur pikërisht mediokritetit të jetës së tij familjare. Ishte nisur për Paris, ku siç shumë të tjerë, kishte mbushur fletore të tëra nëpër dhoma hotelesh. E dija që në valixhe, gjendej një pjesë e këtyre fletoreve, sepse gjatë viteve që paraprinë dorëzimin e saj tek unë, babai im kishte filluar të më fliste për këtë periudhë të jetës së tij. Edhe në fëmijërinë tonë, ai fliste për këto vite, por pa përmendur brishtësinë e tij të vet, as dëshirën e tij për t’u bërë poet, as angushtitë e tij ekzistenciale nëpër dhoma hoteli. Tregonte sesi ai e shihte shpesh Sartre në trotuaret e Parisit, fliste për libra që kishte lexuar dhe për filma që kishte parë me një entuziazëm naiv, siç dikush që sjell lajme të rëndësishme. Nuk mundja sigurisht t’i fshihesha asaj çka fati im prej shkrimtari i detyrohej faktit që babai im fliste më shpesh për autorët e mëdhenj të letërsisë botërore sesa për pashallarët apo autorët tanë fetarë. Ndoshta duhej më mirë, në vend që t’iu jepja tepër rëndësi vlerës letrare të shkrimeve të tij, t’i qasja këto fletore të babait tim duke konsideruar gjithçka që iu detyrohesha librave të bibliotekës së tij, duke sjellur ndërmend që babai im, kur jetonte me ne, dëshironte dhe ai, siç unë, të gjendej i vetëm në një dhomë, për t’u fërkuar me tufën e ëndrrave të tij.

Megjithatë, duke kundruar me shqetësim këtë valixhe të mbyllur, ndjehesha thjesht i paaftë ta hapja. Babai im e kishte zakon, nganjëherë, të shtrihej mbi divanin në hyrje të bibliotekës së tij, të ulte revistën apo librin që e kishte në dorë duke lexuar, dhe të ndiqte ngadalë rrjedhën e mendimeve. Mbi fytyrën e tij shfaqej atëherë një shprehje e re, e ndryshme nga ajo që ai kishte në familje, në mesin e shakave, grindjeve apo ngacmimeve – një vështrim të kthyer drejt së brendshmi. Nga kjo kisha nxjerrë përfundimin, qysh në fëmijërinë time dhe rininë e hershme, që babai im ishte një njeri i shqetësuar, dhe unë shqetësohesha nga kjo. E di tani, pas kaq vitesh, që ky shqetësim është një nga arsyet të cilat e bëjnë shkrimtar një njeri. Për t’u bërë shkrimtar, duhet pasur, përpara durimit dhe shijes së ndalimit të kënaqësive, një instinkt për t’i ikur turmës, shoqërisë, jetës së rëndomtë, gjërave të përditshme të përbashkëta për të gjithë, dhe për t’u mbyllur në një dhomë. Ne, shkrimtarët, kemi nevojë për durim dhe shpresë për të kërkuar themelet, në veten tonë, të botës që ne krijojmë, por nevoja për t’u mbyllur në një dhomë, në një dhomë plot me libra, është gjëja e parë që na vë në lëvizje. Ai që shënon fillimin e letërsisë moderne, shembulli i parë i madh i shkrimtaritë të lirë dhe i lexuesit të çliruar nga paragjykimet dhe shtrëngimet, që ka diskutuar i pari fjalët e të tjerëve pa dëgjuar asgjë përveç ndërgjegjes së tij, që e ka themeluar botën e vet mbi dialogun e tij me librat e tjerë, është sigurisht Montaigne. Montaigne është një nga shkrimtarët që babai im i kthehej shpesh për ta lexuar dhe më nxiste mua gjithmonë. Dua ta konsideroj veten si i futur në atë traditë shkrimtarësh të cilët, si në Lindje ashtu dhe në Perëndim, dallohen nga shoqëria, çfarëdo qoftë ajo, ku ata jetojnë, për t’u mbyllur në një dhomë plot me libra. Për mua, njeriu në bibliotekën e tij është vendi ku hedh rrënjë letërsia e vërtetë.

Megjithatë, vetmia jonë në këtë dhomë ku ne mbyllemi nuk është aq e madhe sa ç’besojmë. Ne jemi të rrethuar nga fjalë, nga histori të të tjerëve, nga librat e tyre, nga gjithçka që ne e quajmë traditë letrare. Besoj se letërsia është vepra më e çmuar që njerëzimi i ka dhënë vetes për të kuptuar veten. Shoqëritë njerëzore, tributë dhe kombet bëhen të zgjuara, pasurohen dhe ngrihen vetëm për aq sa ata e marrin seriozisht letërsinë e tyre, dhe dëgjojnë shkrimtarët e tyre, dhe siç e dimë të gjithë, turrat e librave, persekutimet kundër shkrimtarëve paralajmërojnë për kombet periudha të zeza dhe të errëta. Letërsia nuk është kurrë vetëm një çështje kombëtare ; shkrimtari që mbyllet në një dhomë me librat e tij, dhe që fillon para së gjithash një udhëtim të brendshëm, do të zbulojë aty në rrjedhën e viteve këtë rregull thelbësor : letërsia është arti i të diturit të flasësh për historinë tonë siç për historinë e të tjerëve dhe për historinë e të tjerëve siç për vetë historinë tonë. Për t’ia arritur kësaj, ne fillojmë nga të lexuarit e historive dhe librave të të tjerëve.

Mediat franceze: Kosova, një fortesë e papritur në xhudo

Kombi i vogël i Kosovës është shfaqur si një fuqi e xhudos në botë, duke gëzuar një sukses të papritur të tij të kryesuar nga kampionia olimpike Majlinda Kelmendi.

Njëmbëdhjetë vjet pasi fitoi pavarësinë nga Serbia dhe në Olimpiadën e saj të parë verore, suksesi i Kelmendit në Rio në vitin 2016 i mundësoi Kosovës dhe dy milion njerëzve të saj të mposhtnin vëllain e saj të madh Shqipërinë që kurrë nuk ka fituar një medalje olimpike në asnjë sport.

Historia e suksesit të xhudos në Kosovë u krijua nga trajneri Driton “Toni” Kuka, në qytetin e vogël të Pejës, ku themeloi një klub xhudo së bashku me vëllezërit e tij, duke filluar me një dhomë trajnimi e me një çati  që rrjedhte.

Jam i sigurt që nëse nuk do të ishte Toni, Kosova nuk do t’i kishte këto medalje sot, e veçanërisht arin olimpik”, tha Kelmendi për AFP.

Në një vend të varfër si Ballkani, ku futbolli është sporti kryesor, xhudokasit mezi mund të presin të jenë në krye të listës për ndihmë financiare nga autoritetet. Ata marrin vetëm 250,000 euro (281,000 dollarë) çdo vit, tha Kuka, nga i gjithë buxheti i qeverisë sportive prej 17 milion eurosh. /amp.france/ KultPlus.com

Ministria e Kulturës e ndalon vazhdimin e punimeve në Kalanë e Novobërdës

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbështet plotësisht Vendimin e Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve përmes të cilit Vendim ka ndërprerë të gjitha punimet në Kalanë e Novobërdës. Punime këto të iniciuara së fundi si rezultat i dëmtimeve në muret e Kalasë gjatë muajit mars 2019. Me gjithë angazhimet dhe konsultimet e deri tanishme, dëmtimet janë evidente edhe në këtë periudhe dhe për këtë arsye Instituti i Kosovës për Mbrojtje te Monumenteve- institucion përgjegjës ka ndaluar punimet.

Në këtë kuadër, ne kemi përcjellë shqetësimin dhe kërkesën në Zyrën e BE-së që të shqyrtojë të gjitha mundësitë  ligjore për ndërmarrjen e masave të domosdoshme,  meqë janë nënshkrues të marrëveshjes me UNESCO-n. Kompania e cila zbaton punimet është e përzgjedhur nga UNESCO prandaj presim që të njëjtit të marrin përgjegjësitë ligjore.

Punimet nuk do te lejohen të vazhdojnë deri në pranimin e raportit të detajuar të cilin e presim jo më larg se deri në fillim të javës së ardhshme. Në të kundërtën, marrë në konsideratë gjendjen e krijuar përfshirë këtu dhe rrethana tjera të sigurisë së monumentit, jemi të obliguar të ndërmarrim veprime tjera në konsolidim të gjendjes dhe në koordinim me institucionet përgjegjëse të trashëgimisë kulturore dhe te tjera relevante.

Ministri Kujtim Gashi u shpreh se mbështet vendimin e IKMM-së dhe ka vlerësuar se është ky hap është më i duhuri për ta ruajtur dhe mos dëmtuar më tej një objekt jashtëzakonisht të rëndësishëm siç është Kalaja e Novobërdës.

“Ne kemi qenë në koordinim të vazhdueshëm me Institutin dhe vendimi që ka ndërmarrë ai është hap të cilin unë si ministër e mbështes sepse është obligim i yni që trashëgiminë tonë ta ruajmë dhe të kujdesemi për të”, tha ministri Gashi.

Sonte “Mbrëmja e Astronomisë” në Prishtinë, mund t’i shihni yjet me teleskop

Në Prishtinë sonte do të mbahet “Mbrëmja e Astronomisë”, ku do të mund të vëzhgohen me teleskop planetët e yjet.

Organizatorët “Astronomy Club of Kosovo”, “Under One Sky”, e “Mia Park – Prishtinë” përmes një ngjarje të krijuar në Facebook kanë konfirmuar se aktiviteti do të nisë në ora 20:00 e do të zgjasë deri në mesnatë, transmeton KultPlus

Tutje ata thonë se, “do të ketë ‘Movie Night’ ku do të shikojmë së bashku një film rreth astronomisë.

”Ftoni shokët, shoqet, miqtë e familjarët tuaj të na bashkëngjitën në këtë mbrëmje të paharrueshme. Shumë surpriza dhe aktivitete tjera na presin” /koha.net/ KultPlus.com

Sacha Baron Cohen në rol serioz

Jemi mësuar ta shohim Sacha Baron Cohenin në role joserioze, kështu që ai është i panjohshëm në serialin e ri të Netflixit, “The Spy”, i cili u prezantua këto ditë me trailerin e tij të parë.

Seriali është frymëzuar nga jeta e Eli Cohen, agjentit të Mossadit i cili punon për shërbimin izraelit të inteligjencës. Gjatë viteve ‘60, Eli ishte në një mision sekret për t’u afruar me figurat ushtarake siriane dhe miqtë e tyre të pasur që kishin lidhje të mira.

Eli u dërgua për ta fituar besimin e një grupi njerëzish me ndikim dhe të bëhej shoku i tyre mjaft i ngushtë sa që t’ia tregonin disa prej iniciativave anti-izraelite. Megjithatë, kur më në fund u bë pjesë e këtij ekipi, ai nuk kishte më dëshirë t’i kthehej jetës së tij të vërtetë.

Seriali është i bazuar në histori të vërtetë, dhe prapa tij qëndron Gideon Raff. Seria e tij izraelite “Prisoners of War” kishte shërbyer si inspirim për serialin e popullarizuar “Homeland”.

Sacha Baron Cohen dhe seria e tij serioze e spiunimit në Netflix do të jetë në dispozicion duke filluar nga 6 shtatori. /KultPlus.com

Sa mirë që pat pëlcitur lufta atë pranverë

Poezi nga Dije Demiri-Frangu

Sa mirë që pat pëlcitur lufta atë pranverë
Nuk isha as e re as e vjetër
Dhe e shihja luftën drejtë në sy
Pata mësuar shumë përralla t’ u ju dëftoja fëmijëve
U vizatoja fytyrën e lirisë në fletoren pa vija
Ua bëja të bukur
E ata kënaqeshin 
Sa mirë që pat pëlcitur lufta atë pranverë e kishte lule plot
Me i mbulu fytyrat e varreve
Pata blerë 10 kilogram kripë,
10 kg patate e memzi i pata bartur deri në shtëpi
Asnjëherë s’ e pyeta veten pse mora aq shumë
E nga atëherë kam një deformim unazash
Pastaj qesh kthyer tek kisha e qytetit “Engjëlli i Rojës” 
Mora qirinj
Shpresoja se terrin e dëbojnë për t’i treguar udhën lirisë
Dhe mirë bëri lufta që pëlciti bash në mars, prill, maj e qershor
Disi dielli rrinte më gjatë në qiell
Dukeshin më qartë aeroplanët bombardues
Dhe nuk arriti asnjë plumb të më zë 
Sikur t’kishte pëlcitur më herët a më vonë
Mund të më kishte kapur vdekja e plumbit 
Kam bindjen se do të isha vrarë
Dhe harruar deri sot
Sa mirë që pat pëlcitur lufta atë pranverë
Dhe nuk u vrava

Kosova i kërkon UNESCO-s të ndërpresë bashkëpunimin me kompaninë serbe që rrënoi Kalanë e Novobërdës

KTV-ja ka mësuar se Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve i ka ndaluar punimet e kompanisë serbe “Koto” në Kalanë e Novobërdës.

Drejtori i këtij Instituti, Ismet Hajrullahu, ka thënë se prishja e mureve nga ekskavatorët e kësaj kompanie është e jashtëligjshme dhe vepër penale. Sipas tij, me këtë veprim është rrezikuar seriozisht qëndrueshmëria e kalasë.

Hajrullahu ka bërë të ditur se punimet e fundit kjo kompani i ka realizuar këtë të hënë.

Tutje, ka thënë se kanë kërkuar nga UNESCO, organizatë përmes së cilës është realizuar projekti për renovimin e kalasë, që të ndërpritet tërësisht bashkëpunimi me kompaninë në fjalë. 13:15

Kompanisë së Beogradit i ndërpritet rirrënimi i mureve të Kalasë së Novobërdës

Pavarësisht se iu ndaluan punimet në Kalanë e Artanës në Novobërdë, kompania e Beogradit “KOTO” ka vazhduar shembjen edhe këto ditë.

Në adresë të portalit Koha.net ka ardhur një video nga një person, që ka dashur të mbetet anonim, dhe ka treguar se aty u punua edhe dje edhe sot.

Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes janë edhe Policia e Kosovës.

Ministria e Kulturës, edhe më herët kishte thënë se përgjegjësinë për këtë shembje e ka kompania nga Beogradi “Koto” e kontraktuar nga UNESCO.

Kujtojmë se ende s’janë bërë 3 vjet që kur është bërë restaurimi i Kalasë dhe muret kanë filluar të shemben. /KultPlus.com

Vetmia e Veprës

Nga Maurice Blanchot

Në vetminë e veprës – veprës artistike, veprës letrare – zbulojmë një vetmi më thelbësore. Ajo përjashton izolimin e vetëkënaqur të individualizmit; ajo s’ka të bëjë fare me kërkimin e veçantisë. Fakti se dikush mban qëndrim të paluhatshëm përgjatë gjithë ditës nuk e shpërbën atë. Ai i cili e shkruan një vepër lihet anash; ai i cili tashmë e ka shkruar, pushohet. Ai i cili pushohet, për më tepër, as që e di këtë. Kjo padije e mbron. Ajo e shpërqendron duke e autorizuar të mos luhatet. Shkrimtari kurrë nuk e di nëse puna ka mbaruar. Kur ka mbaruar me një libër, ai nis nga fillimi apo shkatërron tjetrin. Valéry, duke e nxjerrë në pah këtë veçori të pakufishme të cilën e gëzon vepra, prapëseprapë sheh vetëm aspektin e saj më pak problematik. Se vepra është e pakufishme, sipas tij, nënkupton se artisti, ndonëse i paaftë ta mbarojë atë, megjithatë mund ta bëjë atë një vend të kufizuar pune të një detyre të pakufishme pambarimësia e së cilës zhvillon mjeshtërinë e mendjes, e shpreh këtë mjeshtëri, e shpreh duke e shndërruar atë në një formë të fuqisë.

***

Por Valéry kurrsesi nuk ka qenë hero. Atij i pëlqente të fliste për gjithçka, të shkruante për gjithçka: kështu totaliteti i shkapërderdhur i botës e shpërqendronte nga totaliteti unik dhe i rreptë i veprës, nga e cila ai me dashamirësi e la veten të devijonte. Etj-ja u fsheh prapa llojllojshmërisë së mendimeve dhe të temave.
Megjithatë, vepra – vepra artistike, vepra letrare – as nuk është e mbaruar as e pambaruar: ajo është. Ajo çka thotë është përjashtimisht kjo: se është – dhe kaq. Përtej kësaj, nuk është hiçgjë. Kushdo që përpiqet që ajo të thotë më shumë nuk gjen asgjë, e kupton se nuk shpreh asgjë.

***

Shkrimtari nuk mund të jetojë pranë veprës. Ai vetëm mund ta shkruajë; pasi të jetë shkruar, ai vetëm mund ta dallojë qasjen e saj në Noli me legere të papritur, e cila e largon, e cila e ndan apo e obligon të kthehet te ajo «ndarje» në të cilën ka hyrë në fillim për t›u përshtatur me atë që duhej të shkruante. Dhe kështu, tani ai e gjen veten sikur të ishte në fillim të detyrës së tij dhe përsëri zbulon afërsinë, intimitetin e zjarrtë të së jashtmes të cilën nuk ka arritur ta bëjë vendqëndrim.

***
Përsëri duhet të fillojmë me pyetjet. Kemi thënë se shkrimtari i takon veprës, por ajo që i takon atij, ajo që e përfundon ai vetë, është vetëm një libër: “ai vetë” lidhet me kufizimin “vetëm”. Shkrimtari nuk është kurrë ballë për ballë me veprën, dhe kur vepra ekziston, ai nuk është i vetëdijshëm; apo, më saktë, edhe për këtë padije nuk është i vetëdijshëm, dhe ajo i jepet vetëm si pamundësi e leximit, si përvojë e paqartë që e bën t’i rikthehet punës.

***
Vetmia të cilën vepra ia shkakton shkrimtarit e zbulon veten te kjo: se të shkruarit tani nuk mbaron, nuk ndërpritet kurrë. Shkrimtari më nuk i takon realitetit dominues ku të shprehurit e vetes do të thotë të shprehurit e saktësisë dhe të qëndrueshmërisë së gjërave dhe vlerave sipas kuptimit të kufijve të tyre. Ajo që ai duhet të shkruajë e çon atë i cili duhet ta shkruajë këtë te një pohim mbi të cilin ai nuk ka autoritet, i cili në vetvete është pa substancë, i cili nuk konfirmon asgjë, e megjithatë nuk është pushim, nuk është dinjiteti i heshtjes. /KultPlus.com

(Nga një punim më i gjatë në nr.më të ri të “Jetës së re”)

Letërsia shqipe nis rrugëtimin në Festivaletteratura, në Itali

Tirana dhe letërsia shqipe nisën dje rrugëtimin e tyre në ditën e parë të Festivaletteratura 2019, në Mantova. Në këtë festival përgjatë 5 ditëve aktivitete publiku do ketë mundësinë të bëj një rrugëtim mes titujve të ndryshëm dhe stendave të librave të huaj dhe shqiptar.

Në çeljen e këtij festivali në Itali ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila u shpreh se, ” janë rreth 200 tituj autorësh shqiptarë e të huaj, që zbulojnë kryeqytetin, përmes dhjetëra këndvështrimesh të ndryshme. Një ftesë zbulimi jo vetëm përmes letërsisë, por edhe për ta prekur atë nga afër”.

“E nderuar të isha pjesë e kësaj ngjarjeje, kuruar nga Luca Scarlini, për ta prezantuar së bashku me Ambasadoren Anila Lani, zv. Kryetaren e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, studiuesen Persida Asllani dhe mikpritësin, kryetarin e bashkisë së Mantovës Mattia Palazzi. Janë 5 ditë aktivitetesh, ku do të flitet shumë jo vetëm për Tiranën!”, tha Margariti.

Prej vitit 1997, Festivaletteratura është një prej ngjarjeve kulturore, më të rëndësishme në Itali. Përgjatë 5 ditëve të festivalit zhvillohen takime me autorë nga e gjithë bota, lexime, koncerte etj. /atsh / KultPlus.com