Presidenti u kërkoi zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve
të tyre. “Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në
sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”.
Presidenti i Ukrainës Vladimir Zelensky, gjatë vitit të
kaluar kur edhe mori këtë pozitë të lartë shtetërore, i bëri thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin
fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.
“Unë vërtet nuk dua që
fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos i vendosni portretin
tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull. Presidenti nuk
është portret”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada në inaugurimin e tij.
Presidenti u kërkoi
zyrtarëve të vendosin fotografitë e fëmijëve të tyre.
“Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe shikoni në sytë e tyre përpara se të merrni ndonjë vendim”./ KultPlus.com
Me përjashtim të vdekjes, MHC mund të kishte vazhduar pareshtur për një kohë të gjatë, duke ofruar eksperiencën e saj në të shkruar, për të cilën tashmë jemi të vetëdijshëm për rezultatin dhe çfarë duhet të bëjmë për t’ia arritur këtij qëllimi. Le të themi se mënyra e të shkruarit të saj paralajmëron një formë të letërsisë androide.
Të gjitha zhanret e kombinuara, Mary Higgins Clark ishte ndër shkrimtaret më të lexuara në botë, por vdekja e mori në moshën 92-vjeçare. Para së gjithash, sepse Mary Higgins Clark, e mbiquajtur ndryshe “mbretëresha e suspansës”, njëlloj siç ka mbretër të popit, u largua pa dramë. “Vrasësi është i njohur, – shkruante gazeta “Le Monde”, – janë komplikime të pleqërisë”.
Mary Higgins Clark u bë një autore e suksesshme në gjysmën e dytë të jetës së saj, duke shkruar më shumë se pesëdhjetë bestsellerë, histori shpesh të adaptuara në ekran – në filma ose në televizion. Shitjet e librave të saj i kanë tejkaluar 100 milionë kopje.
“Ajo ishte unike. Askush nuk ka qenë më i lidhur me lexuesit sesa ajo: ajo i mirëkuptonte sikur të ishin anëtarë të familjes së saj. Ajo e dinte me siguri se çfarë donin të lexonin dhe ato që nuk donin të lexonin. Megjithatë, ajo arriti t’i befasojë ata me çdo libër të ri që nxirrte nga dora. Ajo ishte mbretëresha e suspansës”, – deklaroi redaktori i saj Michael Korda.
Shrkimtarja nuk u shkëput për asnjë çast nga rrënjët e saj të origjinës. Shpeshherë, subjektet, personazhet etj. e merrnin spunton nga tregimet irlandeze. Sigurisht, nëse “MHC” pretendonte se ishte i një zhanri, ishte më tepër ajo gjenetike dhe e mishëruar në përrallat irlandeze./Konica.al
Meqenëse ishte femër dhe ngaqë shkruante romane misteri, Mary Higgins Clark shpesh është krahasuar me Agatha Christie, edhe pse në realitet ato nuk kanë asnjë të përbashkët. Përkundrazi, Mary Higgins Clark është nëna e një lloj inteligjence artificiale bestseller, deri në atë pikë saqë puna e saj pothuajse mund të vazhdonte edhe pas vdekjes së saj. Kryesisht titulli i librit të saj të 57-të: “Kujto natën e kaluar”.
Dramat familjare do ta bindin shkrimtaren, se më e keqja mund të ndodhte gjithmonë dhe kjo bën që gjithë bota të kthehet përmbys, pikërisht këto subjekte pëlqen të përshkruajë në librat e saj. I ati i vdiq nga një atak zemre kur ishte 10 vjeç dhe nëna, e cila mbeti vetëm me tre fëmijë, u detyrua të ndante shtëpinë e saj me qiramarrësit. Mary Higgins Clark do t’i duhet të punojë shumë e re, me punë të ndryshme, ndër to edhe daktilografiste etj. I ndërpret udhëtimet nëpër botë për të rritur fëmijët, duke vijuar daktilografimin, në kuzhinën e saj nga ora 5 deri në 7 të mëngjesit, para se fëmijët të niseshin për shkollë. Ka shkruar “Privilegjet e kuzhinës” (2002), “Ku janë fëmijët?” (1975), “S’ka si shtëpia” (2005), “Ti nuk më zotëron” (2018), “Vrasja me trëndafila të kuq”, etj.
U bë një autore me famë botërore, duke shkruar për “njerëz të bukur, jeta e të cilëve ishte e pushtuar”. /Konica.al/KultPlus.com
“Ndihesha i vetmuar, i pambrojtur dhe i prekshëm. Patjetër të lëshoja vendin e dashur ku u linda e u rrita. Unë u largova nga anija që mbytet. Epo, ne kemi emigruar vazhdimisht, që nga kohëra të lashta, një zog i vërtetë shtegtar !! Oh …”
(citat nga Ditari i gjyshit tim, ish ushtarak i lartë që në vitin 1943 emigroi në Amerikë).
Çuditem. Si është e mundur të mos e duam vendin tonë ku jetojmë, tokën në të cilën kanë jetuar të parët tanë, vendin ku janë varret e të gjithë të dashurve tanë, tokën në të cilën do të pushojnë eshtrat tona. A ka ndonjë gjë më normale sesa ta duash “djepin e lindjes” dhe njerëzit që jetojnë në të? Ata janë më të afërt me ne dhe kemi synime të caktuara, të përbashkëta.
Çfarë është vërtet një Atdhe? Sa do të thotë për ne të kemi një fjalë me pesë shkronja? A jemi të vetëdijshëm se çfarë do të thotë ky emër, një emër pa përemër? Pavarësisht se ku jeni apo çfarë na ofron ndonjë vend, vetëm në një jemi me të vërtet të lumtur.
Vëzhgoj njerëzit autokton në mjedisin tim që e vizitova para 3 vitesh (trojet etnike ilire/shqiptare). Ato mbajnë mend diçka të trishtueshme. Ka një presion në shpirtrat e tyre. Guri qëndron mbi ta dhe nuk i lejon të flasin për kohën e kaluar, për atë që ata mbijetuan. Unë nuk kam qenë i pranishëm atëherë, por më dhemb. Më dhemb që vendoset një gur në ngjarjet e këtij vendi. Se ata pushtues që nuk kanë ekzistuar as kur Iliria kishte kufijtë e saj, njerëzit e saj, gjuhën e saj, kulturën e saj, përpiqen të bindin botën se ky vend është vetëm një territor në të cilin ata ardhacak do të dëshmojnë forcën e tyre. Se ky është një vend në politikën dhe fatin e të cilit të gjithë kanë të drejtë të ndërhyjnë. Provoni forcën tuaj për njerëzit tuaj në vendin tuaj (Karpate apo shkretëtirat aziatike), jo në tokën tonë përmes kurrizit tonë. A nuk e njihni rezistencën e këtij vendi dhe kundërshtimin e popullit të tij autokton? Ku e keni të drejtën të thoni që “uniteti” midis banorëve (në pjesët e okupuara të saj: Kosovë, Kosovë Lindore, Maqedoni) u shkatërrua nga lufta civile? Ishte një luftë, nuk ishte civile por një gjenocid i radhës i juaj ndaj nesh që jemi autokton në tokën tonë, megjithatë nuk arritët të shkatërroni tërësisht. Mbijetesa është kodi jonë, një shërim i shpejtë dhe i plotë.
Ne nuk harrojmë se çfarë ka kaluar ky vend sepse është ai varrezat dhe rrënojat e të cilit na e kujtojnë atë çdo ditë. Ky vend ka historinë dhe heronjtë e saj. Që nga paraardhësit tanë ilirët e vjetër (pasardhësit e pellazgëve) kjo ishte toka për të cilën kishin luftuar perandoritë më të fuqishme. Ishte një vend që të gjithë donin të kishin në përbërjen e tyre, një tokë për të cilën mburrej sundimtari që e pushtonte. Ajo tregoi se mos-përkulja ndaj pushtuesit është diçka për të cilën duhet të përpiqesh, se burrëria, fisnikëria, atdhedashuria, liria, e vërteta dhe drejtësia janë rrugët e vetme që duhet të merren.
Ai gjithashtu, pas kaq shumë përpjekjesh për përçarje, u tregoi njerëzve të saj që emrat nuk janë të rëndësishëm për ne, se në radhë të parë vlen nëse dikush është njeri. Feja dhe kombësia nuk e përcaktojnë dikë si person, sepse ne më përpara e duam tonën, por e respektojmë edhe atë të dikujt tjetër. Secili nga ne ka të drejtë të jetë ai që është, pavarësisht se dashakëqijtë e huaj përpiqen të na portretizojnë si një vend ku vazhdimisht ekzistojnë konflikte, bazuar në atë.
Unë dua që ky vend të jetë ai që meriton. Pa asnjë bajgë politik-bërës dhe jo vetëm, pa tradhtarë të ndyrë dhe të pavlerë, bastard të pacipë, të poshtër dhe të pa karakter.
Një vend që e kanë zili të gjithë, shtëpia e lirisë, ku nuk ka presion, ku fjalët dalin pa frikë. Unë dua që historia e këtij vendi të bëhet reale. Le t’i kushtojmë më shumë vëmendje asaj. Le të heqim maskën shekullore të pushtuesve gjakatarë barbarë që me mitet (rrenat) e tyre kanë vjedhur dhe përvetësuar historinë tonë të lavdishme, dhe në bashkëpunim me legenët shqipfolës akoma nuk ndalen.
Ky është vendi i të gjithëve ne shqiptarëve, ku edhe pakicat eventuale kanë obligime dhe të drejta të barabarta. Prandaj, botë e pabesë, ju që na copëtuat para një shekulli, mos u përpiqni ta dërgoni këtë vend në të kaluarën, sepse po ngrihej nga hiri edhe kur mendonit se ishte zhdukur, kjo u pa edhe në vitet 1997-2001. Unë shqiptoj me krenari emrin e atdheut të gjyshërve të mi, edhe timin pra, Shqipërisë së përjetshme. Ky vend mund dhe duhet ta gjejë çelësin e tij për një të nesërme më të mirë. Ai ndjen dhimbjen e secilit individ, ai i ndjen të gjithë banorët e saj brenda dhe jashtë murit të imponuar.
Atdheu im ka një shpirt të veçantë dhe vendet e tjera nuk mund të mburren me atë emër.
Unë nuk kam lindur dhe as që jetoj atje, por në Australi dhe Amerikë, dhe nuk dua të fajësoj të gjithë rreth meje dhe të largohem. Ai vend kërkon vetëm dashuri dhe një luftë të përbashkët kundër çdo guri që e shtyp atë. Gur që nuk dëshiron që ai të rritet sa herë që dikush vendos të ik jashtë dhe ta braktisë atë.
Qëndro, o burrë i dheut, mos ik si qyqar por jepi këtij vendi atë që meriton. Pastroje nga fundërrinat. Le të tregojmë edhe një herë unitetin dhe krenarinë tonë.
Kombinimi i gjërave të vogla krijon diçka të madhe, dhe këtu ato fjalë të pashprehura bënin guralecë. Dhe, ja, çfarë barrë kemi tani. E tradhtuam. Ne i lamë të tjerët ta sundojnë, ndërsa ajo tokë e bekuar nga Zoti nuk i lejoi të tjerët të na gjuajnë me gurë. Shqipëria ime e përjetshme, krenaria ime!
Kur shikoj përreth, kuptoj që ka shumë për të thënë për këtë vend dhe bukuritë e tij magjike, dhe nuk i kam vënë ato në plan të parë. Pse? Sepse prej vitesh të gjithë janë përpjekur të na lidhin vetëm me luftën, “komandantët”. Kështu që doja të them që edhe atëherë ishim mbi të gjitha. Se edhe atëherë ishim krenarë të mbronim atë që është e jona dhe atë që askush nuk mund ta heqë prej nesh. Dhe kur i shtojmë të gjitha bukuritë e saj, pamjet, gjuhën, kulturën, a duhet dikush të qëndrojë para meje dhe të më thotë që e jona nuk është vetëm e jona? A ka dikush tjetër që mund të jetë kaq krenar për vendin e tyre? Jo, dhe nuk do të ketë. Një tokë të tillë nuk ka në botë dhe nuk do ta kesh. Këtë vend e dua gjithnjë e më shumë dhe çdo ditë zbuloj diçka të re që më bën përsëri krenar. Dhe, le të mos më thonë se atdheu është diçka që i ndodh secilit prej nesh.
Atdheu është pjesë e fatit dhe i vetmi vend ku vërtet mund të jesh i lumtur.
Ky nuk është një vend ku do të fitoni shumë para (lek) dhe për këtë arsye do ta vendosësh në radhë të parë, se vendi ku keni lindur, ku e keni parë për herë të parë si lind Dielli dhe Hëna zhduket, është i vetmi vend në të cilin pas shiut del dielli edhe për ty.
A nuk mund të jetë dikush krenar për një vend si ky? A thua ka një atdhe më të mirë se ai? Qëndroni njerëz, mos ikni në hiç dhe të mbeteni rrugëve të vendeve të huaja sepse askush nuk u ka ftuar dhe as që i nevojiteni, ta gjejmë së bashku çelësin tonë, të çlirohemi nga ai gur, ta bëjmë të ardhmen tonë, e cila, si çdo gjë tjetër, do të bëhet e kaluara, më mirë. Le t’i japim atdheut atë që meriton dhe mos ta lëmë këtë gur ta shtyjë në harresë. Sepse, fjala atdhe flitet nga zemra edhe kur buzët tona janë të mpira. /KultPlus.com
Krahasuar me vitin e kaluar, studioja “Disney” i është rikthyer ripërpunimit të projekteve të bazuara në filma të animuar. Po ashtu, kësaj radhe ata kanë vendosur ta rikthejnë në ekran të madh një personazh shumë të dashur për publikun, heroinën kineze të njohur me emrin Mulan.
Traileri i ri i këtij projekti të shumëpritur të bazuar në filmin e animuar hit të vitit 1998, u publikua të dielën gjatë finales së Kampionatit të Futbollit Amerikan “Super Bowl”, dhe cili i zbuloi disa skena interesante duke na lënë të nënkuptojmë se ky është një projekt më ndryshe i studios “Disney” dhe e sjellë një version më ndryshe të historisë së famshme, transmeton Koha.net.
Në filmin e ri “Mulan”, emri i protagonistes është ndryshuar nga Fa në Hua, janë eliminuar këngët që e shoqëronin filmin e animuar, përfshirë këtu personazhin e dragoit të vogël që e shoqëronte Mulanin, si dhe janë shtuar disa personazhe të femrave, si motra e vogël e saj dhe një shtrigë e keqe e cila lufton për armikun.
Në rolet kryesore të filmin vijën aktorët: Liu Yifei, Donnie Yen, Yoson An, Chen Honghui, Tzi Ma dhe Jet Li. Ndërsa regjinë e këtij projekti të shumëpritur kinematografik e ka bërë regjisorja nga Zelanda e Re, Niki Caro.
“Mulan” lansohet nëpër kinematë botërore më 27 mars të këtij viti.
Përgjatë dy muajve, Fitore Berisha udhëtoi për në Pejë ku do të provonte të mësonte mjeshtërinë e përpunimit të leshit, deri te formësimi i qeleshes. Krahas Afrim Latës, mjeshtër i përpunimit të leshit në Pejë, Fitore Berisha do të vinte me një ndërthurje të pikturës dhe leshit.
Kjo ndërthurje mbrëmë u përthekua me hapjen e ekspozitës ‘Cohë’ në Muzeun e Kosovës, ku Fitorja solli punime të ndryshme si rezultat i këtij studimi e kërkimi të saj, kësaj ekspedite të saj të shkurtër por nga e cila duket se është inspiruar për të bashkuar leshin e pafund dhe pikturat e bukura të saj.
Pikërisht me cohë – leshi i butë i cili kur përpunohet hollë
krijon material që më pas Fitorja e përdorë në punën e saj, u dallua mbrëmë kjo
ekspozitë.
“Nuk ka qenë projekt i lehtë, pasi me lesh mundesh me bo shumë gjana, mundesh me e pru leshin në jetë me anë të shumë mënyrave. Unë kom fillu me plisa – qëllimi ka qenë që produkt final mos me qenë plisi, por me shku më tutje. Plisit, qeleshes, me anë të këtij projekti ia kam dhënë një frymë femërore, si gjithmonë në punët e mia” tregon Fitorja.
Muret e katit të dytë të Muzeut të Kosovës ishin pikëtakimi i punëve artistike të Fitores. “Sofra”, “Familja”, “Çifti”, “Qeleshja, llamba punë dore”, “Qeizi”, “Krushqit” janë disa prej punëve artistike të cilat sjellin ‘COHËN’ e Fitore Berishës në këtë ekspozitë, për të cilën interesimi ishte i madh.
“Vetë plisi dhe qeleshja, shpesh edhe leshi, e kanë njëfarë
tradite vetëm burrërore pas tyre. Megjithatë gjatë procesit gjithmonë kryefjala
është gruaja, ajo pastron, e tjerr leshin, krijon sexhadet e ndryshme, i
pastron tirqit, dhe plisin, që në fund ai me dalë triumfa. Bile edhe qeizin
sonte në ekspozitë e shihni me lesh, e jo me tentene siç është zakon” tregon
Fitore Berisha.
Nga kjo përvojë, artistja është munduar të shohë se si mund ta manipulojë metodën dhe materialin për të krijuar forma të reja mbi të cilat do të mund t’i zhvillonte punimet e saj. Në këtë mënyrë ajo ri-imagjinon dhe ri-interpretion një proces të punëdores, i cili për një kohë të gjatë ka qenë konsistent në zhvillimin e tij. Si rezultat, në këtë prezantim coha prehet, qepet, formësohet, ngjyroset dhe ndërthuret me të shprehurit e saj artistik.
Sali Shoshi nga CHwB Kosova tregoi gjatë hapjes së ekspozitës
se punimet janë në shitje dhe se ideja e HERITAGE SPACE është të sjellë më shumë
produkte e projekte të tilla – Made in Kosova. Shoshi ka qenë edhe mentor i
artistes gjatë tërë hulumtimit.
“Ky sonte është prezantimi i dhjetë i Heritage Space 2019 – një platformë kjo që mbështetë artistët dhe njerëzit kreativë të inspiruar nga trashëgimia kulturore. Fitorja sot na tregon se kur ka kreativitet dhe dorë të artistëve, edhe coha mund të dalë në diçka krejt të re dhe mund të kemi produkte të reja në treg si pjesë e industrisë kreative” tregoi Shoshi për KultPlus.
Projekti u realizua në kuadër të platformës të Heritage Space qe implementohet nga CHwB Kosova. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore” i zbatuar nga Programi për Zhvilim i Kombeve të Bashkuara (UNDP Kosovo) dhe fiancuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian që kontribuon për Paqe dhe Stabilitet (IcSP) dhe Qeverisë Suedeze. / KultPlus.com
Më datën 4 shkurt të vitit 2004 lindi rrjeti social Facebook, duke shkaktuar një revolucion në fushën e medias, shkruan KultPlus.
Studenti 19-vjeçar Mark Zuckerberg i Universitetit të Harvardit hapi për herë të parë këtë faqe e cila që nga atëherë ka arkëtuar 33 miliardë dollarë.
Uebfaqja më e popullarizuar e botës së rrjeteve sociale Facebook, u lansua pikërisht në datën 4 shkurt të vitit 2004.
I frymëzuar, Zuckerberg krijoi “The facebook” një rrjet fillimisht i dedikuar vetëm për studentët e Harvardit. Miku i tij dhe më vonë kolegu Dustin Moskovitz pretendon se brenda 24 orëve nga hapja e faqes më 4 shkurt, ishin të regjistruar 1200 deri në 1500 studentë.
Tani, Facebook ka 2.2 miliardë përdorues aktivë që e përdorin atë për të mbajtur kontakte me miqtë dhe të afërmit, për të mësuar më shumë në atë që iu intereson si dhe për të shkëmbyer informacione dhe fotografi.
Pas disa ndryshimeve, një vit më vonë në vitin 2005 faqja u riemërua Facebook dhe u bë e qasshme për këdo mbi moshën 13-vjeç me një adresë të vlefshme e-maili.
Deri në vitin 2008, ajo ishte faqja më e përdorur në botë. /KultPlus.com
Maksimilian Lamberci ishte albanolog austriak. Maksimiliani ka lënë diku rreth 60 dorëshkrime në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë.
Publikimi i tij i parë në fushën e studimeve shqipe ishte një libër gjuhe dhe leximi shqip më 1913; pastaj shkoi Italinë e Jugut për të shqyrtuar të folmet shqip atje; në veçanti iu kushtua dialektit verior arbëresh në Abruzzo dhe Molise, sidomos dialektit në Badhesas (Villa Badessa).
Studiuesi, profesor universitar dhe albanologu i njohur austriak, prof. dr. Maksimilian Lamberc, që nga viti 1906 kur dëgjoi gjuhën shqipe në Atikë të Greqisë, e deri më 1963, kur vdiq, nuk iu nda punës për t’i çuar përpara studimet albanologjike në fushë të folkloristikës, e sidomos të epikologjisë e të poetikës së përrallës, të mitologjisë, e në veçanti të demonologjisë, të së drejtës zakonore, sidomos të Kanunit të Lekë Dukagjinit, të morfologjisë, të sintaksës, të dialektologjisë, të leksikologjisë, të drejtshkrimit, të historisë së gjuhës, të letërsisë, të historisë së letërsisë, të dramës, të përkthimit, sidomos të Gjergj Fishtës etj.
Sot po e sjellim njërën nga thëniet më të bukura të tij pë shqiptarët:
“Historia e vërtetë botërore do të shkruhet vetëm atëherë kur në hartimin e saj do të marrin pjesë edhe shqiptarët”. /KultPlus.com
Pas hapjes së thirrjes për aplikim nga të rinjtë e talentuar në muzikë (të moshës 13 deri në 17 vjeç), Fondacioni Sunny Hill ka pranuar qindra aplikacione, derisa tre emrat e fituesve do të njoftohen sipas përzgjedhjes direkte të jurisë me bazë në Los Angeles.
Muajin e ardhshëm, tre të përzgjedhurit nga Kosova të cilët shkruajnë këngë origjinale, i performojnë si dhe i krijojnë ato, do ta kanë mundësinë të jenë në Los Angeles. Aplikimi është bërë online në faqen e Fondacionit Sunny Hill.
“Fondacioni Sunny Hill do të dërgojë tre performues dhe/apo producentë të rinj dhe të talentuar nga Kosova në Los Angeles – USA, për t’ua mundësuar këtyre talentëve të rinj që të kalojnë viziten shkollore për një muaj (4 javë) në një nga institucionet më prestigjioze të muzikës botërore, përkatësisht Institutin për Art dhe Inovacion (OCS Institute of Art and Innovation.) të Los Angeles-it”, thuhej në kumtesën e parë për media të lëshuar nga Fondacioni Sunny Hill, i themeluar nga artistja me famë botërore dhe fituesja e dyfishtë e çmimeve Grammy, Dua Lipa.
Fituesit do të përzgjidhen dhe trajnohen nga Alyssa Lein Smith nga Quincy Jones Productions, Ulla Sjöström nga Musikmakarna dhe Mary Kay Altizer nga OCS Institute of Art and Innovation.
Gjatë qëndrimit të tyre në LA përpos trajnimit shkollor, ata do të vizitojnë selinë e Quincy Jones Production dhe të marrin klasë të specializuara (masterclasses) për tu njohur për së afërmi me rrjedhën e industrisë botërore të muzikes, si dhe vizita të shumta interesante sikurse në Disney dhe Universal Studios në Los Angeles./telegrafi/ KultPlus.com
Pamjet e një teleskopi të fuqishëm në Hawaii, kanë shfaqur detaje të rralla të sipërfaqes së Diellit.
Dielli është kapur nga teleskopi i vendosur në malin vullkanik Maui, tre mijë metra në lartësi mbidetare.
Detajet e reja ofrojnë më shumë të dhëna për Diellin dhe ndikimin që ka në Tokë.
Në një pamje të turbullt mund të vërehet gazi që mbulon pjesën më të madhe të diellit, që është 93 milionë milje larg Tokës, transmeton KTV.
Brenda strukturave të ngjashme si qeliza, që kanë madhësinë e shtetit të Teksasit, mund të shihen plasmat e nxehta që ftohen dhe fundosen në sipërfaqen e errët të diellit.
Shpërthimet magnetike që ndodhin në diell mund t’i pengojnë satelitët, bllokojnë GPS-ët dhe mund të ndikojnë në rrugëtimin e ajrit nëpër tokë.
Cineplexx më 6 shkurt do e mbajë premierën e komedisë së re shqiptare “I Love Tropoja”, me aktorët e filmit prezent në kinema.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit “2 Gisht Mjaltë”, i cili mbetet filmi më i shikuar në Cineplexx me afër 39 mijë bileta të shitura, Ermal Mamaqi sjell një komedi të re, me titullin “I Love Tropoja” film i cili do ta mbajë premierën me datën 6 shkurt në kinemanë në Prishtinë. Për këtë premierë Cineplexx organizon një event Comedy Night, ku do të jenë të pranishëm edhe aktorët e filmit, Ermal Mamaqi, Enca Haxhia, Ariola Demiri, Julian Deda, Marjana Kondi, Irgen Çela, etj. Ky event do të fillojë nga ora 18:30, ndërsa biletat janë në shitje dhe mund t’i bleni çdo ditë në të dy kinematë në Prishtinë dhe Prizren.
Filmi flet për një djalë me ambicie të mëdha për jetën, i cili shpreson që së shpejti do të vendoset në pozicionin që meriton në kompaninë ku ai punon, por cuditërisht ndodh e kundërta. Djali e gjen veten aty ku nuk e kishte menduar kurrë, në një qytet verior, në Tropojë, ku duket se shpresa ka vdekur bashkë me botën në mendjen e tij. Gjate kalimit të kohës ai kupton se jeta në qytetin e largët nuk ishte aspak ashtu si e kishte menduar. Njerëzit nuk janë të egër dhe nuk ka rreziqe që I kanosin jetën, madje ashtu papritur ai gjen dashurine e jetës së tij.
Filmi vjen nën regjinë e Ermal Mamaqi, ndërsa ai poashtu luan një nga rolet kryesore në këtë film, së bashku me aktoret Enca Haxhia dhe Ariola Demiri.
Për këtë film, ndryshe nga kinemaja në Prishtinë, Cineplexx në kinemanë në Prizren do ta ketë pre-premierën e filmit, më 5 shkurt, me eventin Comedy Night.
Biletat mund t’i blini çdo ditë prej orës 15:00 në Cineplexx. Për më shumë rreth eventit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx. (lidheni me kete link: https://cineplexx-ks.eu/Content.Node/ks/events/_items/I_Love_Tropoja_-_Comedy_Night.sq-KS.php /KultPlus.com
Zgjedhja e Albin Kurtit si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës ka gëzuar jo veç përkrahësit e partisë së tij, por edhe qytetarët që e votuan.
Por njëri nga qytetarët që jeton në Austri është gëzuar jashtëzakonisht shumë. Këtë e dëshmon veprimi i tij, grisja e pasaportës austriake, me ç’rast ka thënë se do të kthehet në Kosovë.
“Na erdh dita me hek se kemi vuajtur, se tani kemi vendos me u kthy, pasi na hyni Albini aty, pasaportën e Austrisë e heqim, nënshtetësinë e dorëzojmë dhe këtë e shqyejmë, ndera ju rritë, kthehemi në vend tonin punojmë edhe mundësisht me na shti në burg me punuar se kemi hekur shumë. Erdh dita pas 20 vitesh të kthehem”, thotë ky qytetar.
Veprimi i tij sigurisht se është jo pak befasues kur kihet parasysh se shumë të rinj kosovarë po ikin nga vendi drejt shteteve të ndryshme të botës për një jetë më të mirë.
Më 3 shkurt të vitit 1889 në Uashington përfundoi instalimi i dritave në Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, thuhet se presidenti i asaj kohe, Benjamin Harrison dhe familja e tij nuk i preknin me dorë çelësat për të ndezur dhe fikur dritat, nga frika e korrentit. Në atë kohë energjia elektrike ishte diçka e re. Kështu, punonjësit e Shtëpisë së Bardhë, para se të shkonin në shtëpi, çdo mbrëmje i fiknin dritat dhe i ndiznin ato kur vinin për të punuar në mëngjes.
Gjatë natës, familja presidenciale e Shteteve të Bashkuara vazhdonte të përdorte qirinj, gaz natyror dhe fenerë, të cilat ishin përdorur para elektrifikimit të Shtëpisë së Bardhë./tch/ KultPlus.com
Dëshirë pas dëshire sjell mërzi të madhe, kënaqja sjell lumturinë më të madhe.
Diçka e pambrojtur është e sigurtë po e ruajti fati, por po qe fati kundër, do të humbasë, sado që të ruhet.
Difekti i varfërisë shkatërron një grumbull vlerash.
Dijetarët përhapin dritë, edhe pse të hidhëruar, nuk duhen nëpërkëmbur.
Ditë për ditë vdekja afrohet, sikur viktima të shkonte hap pas hapi drejt sakrificës.
Dituria është thesari më i çmuar, sepse as nuk blihet, as nuk dhurohet, as nuk vidhet, as nuk harxhohet.
Duke parë tymin e një shtëpie tymin e një shtëpie, kujdes mos kujtosh se është flaka e një shtëpie tjetër.
E djeshmja është një ëndërr, kurse e nesërmja një vizion. Por e sotmja, kur jetohet mirë, e bën çdo të djeshme një ëndërr të lumturisë dhe çdo të nesërme një vizion të shpresës.
E njohin Ton budallain më shumë se Ton budalla njeh.
Është më mirë të grindesh me një njeri që flet bukur se të bisedosh me një njeri me të folur të panjerëzishëm.
Fati ndihmon guximtarin. Të dobëtit ia lënë fajin fatit.
Fëmijë, plak apo i ri qoftë, ai që vjen në shtëpinë tënde duhet pritur me respekt, sepse mes gjithë të tjerëve miku yt është më i larti.
Ikën nga frika e akrepit e bie në grykën e gjarprit.
I mençuri bën të të duket e vërtetë edhe gënjeshtra, ashtu si piktori i aftë krijon kodrat e gropat në një sipërfaqe të thjeshtë.
Kur “këndojnë” bretkosat, është përvetësuar qetësia.
Më mirë të shëtisësh shpateve të malit me kafshë, se të jetosh në pallat Zotash me një çmendur.
Mosbërja keq është besimi më mirë.
Mosveprimi nga frika se gabon, shquan frikacakun. E kush heq dorë nga ushqimi prej frikës mund t’i bëjë keq?
Nëse zemra e njeriut nuk është e pastër, të gjitha gjërat i duken armiqsore.
Një i sëmurë nuk do të shërohet kurrë vetëm me dhënien e një ilaçi.
Pak vlen të mbyllet tapa, pasi është derdhur uji.
Pasuria ndalet në shtëpi, miqtë e të afërmit te varri, veprat ndjekin të vdekurin.
Pema e krasitur rritet sërish, hëna e perënduar rishfaqet.
Po ia preve bisht e veshë, qeni mbetet qen, s’bëhet as kalë, as gomar.
Rrugët e drejtësisë janë të mistershme.
S’e ka fajin shtylla, pse nuk i sheh i verbëri.
S’mund të prekë veten maja e gishtit.
Të urtit duhen respektuar, dhe kur këshilla e tyre nuk bie për shtat.
Ai që duke lutur përkulet, tjetrit ia lehtëson refuzimin.
Ai që ka frikë edhe kur ka të drejtë, nuk fiton.
Ari është i pastër edhe kur gjendet në qesen e ndyrë.
Ashtu sikur mendimtari, që është shkalla më e lartë e njeriut, ashtu edhe nëna është shkalla më e lartë e gruas.
Bëj mirë – mos u pendo; bëj keq – shpreso.
Cila në pasqyrë shpesh shikohet, shtëpia në të ankohet.
Çanta është më e rëndë kur është e zbrazët.
Çdo gjë e keqe ka recetën e vet, puna është të gjendet ajo e sakta.
Çfarë flasin në vatër, fëmijët e nxjerrin jashtë shtëpie.
Dashuria nuk e njeh turpin.
Dikujt edhe plumbi i noton e dikujt edhe kashta i fundoset.
Edhe pse janë në të njëjtin jastëk, burri dhe gruaja shohin ëndrra të ndryshme.
Fati na shet atë që ne kujtojmë se na e ka dhuruar.
Fëmija shumë i përkëledhur, kurr i mirë edukuar.
Fjalët duhen matur e jo numëruar.
Gomari nuk e mëson notin po nuk i mbërriti uji te veshët.
Gratë e bukura vallen prijnë, të shëmtuarat mbajnë shtëpinë.
Gjithçka mund të studiohet, përveç mendimeve të njeriut.
Kali i mirë njihet edhe nën batanije të keqe.
Kur babai e mban të birin, nuk di askush, kur i biri e mban babanë, i tërë katundi e merr vesh.
Kureshtari kërkon dobësinë e të tjerëve për t’i lehtësuar të vetat.
Kur një miku i jep para hua, do t’i humbësh paratë dhe mikun.
Kurse tri monedha floriri se e katërta do të të bjerë vetë në dorë.
Kush lyp luftë në shtëpi e përjetoftë.
Kush i vete pas gjithkujt, bën gabim; kush nuk ndjek askënd, bën edhe më shumë gabim.
Më mirë të na e kenë lakmi, se t’u dhimbsemi.
Mos gjyko në bazë të vragës, nëse nuk e ke parë se çfarë ka qenë plaga.
Ndihma është nganjëherë si ai ilaçi që sa më i hidhur, aq më i mirë është.
Në dashuri syri është i pari.
Nëse armiku yt është sa maja e gishtit, ruhu siç i ruhesh luanit.
Nëse jemi grindur, dhëmbët s’i keni shkulur.
Njeriu kurioz ka 100 sy dhe asnjë shpirt.
Samari prej argjendi nuk e bën kalin e mirë.
Sa më shumë shtohen ligjet, aq më shumë pakësohet drejtësia.
Sikur të isha lindur njëqind herë, kisha për t’u bërë mësues.
Shteti mbështetet në të drejtën dhe gjyqet, adheu mbështetet në nënën dhe gruan.
Shtetin ruaje nga armiku e gruan nga miku.
Shtetit borxh mos i rri, me polic mos u shoqëro, ndërsa gruas të fshehtat mos i trego.
Të kujt janë delet, i tij është edhe livadhi.
Të kuptosh të bukurën do të thotë ta zotërosh atë. / KultPlus.com
Viti 2020, do të mbahet mend si viti kur për herë të parë në historinë e Republikës së Kosovës, shtatë gra janë përzgjedhur në poste udhëheqëse, shkruan KultPlus.
Sot, Kuvendi i Kosovës zgjodhi kryetaren dhe emëroi kabinetin e ri qeveritar.
Me 65 vota pro, kryetare e Kuvendit të Kosovës u zgjodh Vjosa Osmani. Ndërsa nënkryetare e këtij institucioni është Arbërie Nagavci.
Qeveria e re, e cila u votua me 66 vota pro do të ketë pesë ministre gra, të cilat janë si vijon:
Ministre e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit, Hykmete Bajrami
Ministre i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike, Rozeta Hajdari
Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi
Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi. / KultPlus.com
Për një sy të pastërvitur “Mona Lisa”, e cila do të shfaqet për ankand në qendrën Sotheby’s javën e ardhshme është e padallueshme nga origjinali në Luvër.
I vetmi detaj që e bën atë të ndryshme nga vepra e da Vinçit janë kolonat e pikturuara në anët e pikturës.
Një detaj tjetër më i dallueshëm: çmimi i saj.
E pikturuar rreth viteve 1600, më shumë se një shekull pas vdekjes së piktorit të origjinales, kjo vepër do të shitet në ankand me çmimin fillestar prej 60,000 deri në 80,000 dollarë. Po ashtu dhe 6 kopje të tjera të kryeveprave botërore do të jenë në shitje. Ndër to “Meduza” e artistit Caravaggio.
Kopjet mund të cilësohen si pjesë e botës së mashtrimeve në art, por ka shumë arsye pse koleksionuesit e veprave do të dëshironin t’i zotëronin ato.
Sipas Kristofer Apostël, shefit të departamentit “Old Masters” në qendrën Sotheby’s, historikisht kopjet e kryeveprave nuk janë parë si negative.
Në ndryshim nga opinioni i sotëm për to, koleksionuesit gjithmonë kanë pasur disa kopje të së njëjtës vepër; në mënyrë që të mund t’i shfaqnin ato në banesa, ndërkohë që origjinali qëndron i sigurt dhe i mbrojtur nga aksidentet e mundshme.
Disa kopje madje janë të krijuara nga vetë nxënësit e artistëve të mëdhenjë dhe shumë shpesh një e tillë mund t’ia kalonte paraardhëses./syri.net/ KultPlus.com
Hermira Gjoni – Pianiste (Koncert Maestër) feston 50 vjetorin e një karriere brilante në Shqipëri dhe vende të ndryshme të Botës. Ajo emigroi në SHBA në vitin 1996 dhe nga ajo kohë, me një përkushtim dhe dashuri të madhe për artin, vazhdon të koncertojë në shtete të ndryshme me interpretime solo, me instrumentistë në gjininë e muzikës së dhomës dhe me këngëtarë klasikë të njohur.
Hermira Gjoni, vijon të japë mësim në piano dhe prej 25 vitesh është pjesë e stafit të Konservatorit të muzikës dhe Shkollës se Arteve “H.R.Heirbrunn”. Hermira Gjoni është anëtare e Fondacionit të Artistëve “The bohemians” në Nju Jork, ajo është nderuar me medaljet “Naim Frashëri” nga Kuvendi i Shqipërisë, medaljen e Fondacionit Campania-USA, medaljen Albanian Excellence, Proklamatën e nderit të Senatit të Shtetit të Nju Jorkut, medaljen e karrierës nga Fondacioni “Motrat Qiriaz” dhe çertifikatën e mirënjohjes nga Kongresi i SHBA.
Në vijim mund të lexoni një intervistë me Hermina Gjonin.
1-Hermira, festoni sot 50 vjetorin e një karriere brilante, nderoheni me një çmim nga Senati i Shtetit të Nju Jorkut, dhe nga Kongresi Amerikan nëpërmjet senatorit Elliot Engel … si ndiheni me këto tre çmime?
Trefish e nderuar ! Megjithatë të them të drejtën nuk e kam kuptuar se si ka kaluar një gjysëm shekulli kaq shpejt dhe që veprimtaria ime artistike do ngjallte interes kaq shumë. Unë kam dhënë kontibutin tim modest si shumë artistë të tjerë që i japin kënaqësi publikut. Vlerësimi i Senatit të Nju Jorkut ishte një surprizë për mua, dhe veçanerisht më vjen mirë që këtu ku sot jetoj vlerësohet puna ime. Ashtu siç thuhet edhe në Proklamatën e senatit me këtë rast, “Një shtet i madh është i tillë kur ka individë të suksesshëm që kryejnë shërbime dhe punë të mira për komunitetet e tyre”. Kjo ma shton krenarinë sepse përfaqësoj denjësisht komunitetin tim. Gjithashtu mirënjohëse jam edhe për vlerësimin që kam marrë nga Senati i Kongresit të SHBA nëpërmjet Senatori Elliot Engel me vlerësimet e tij në Çertifikatën e mirënjohjes. Ishte një nderim i veçantë për mua që vjet mora edhe Çmimin e karrierës nga shoqata e grave “Motrat Qiriaz” të cilat kanë qenë guri i themelit të shkollës dhe kulturës shqiptare, dhe veçanërisht ky vlerësim merr një domethënie edhe më të madhe për mua pasi nëna ime ka qenë nxënëse e Motrave Qiriaz, pra një vlerësim që lidh gjenerata të tëra. Shumë emocionuese !
2- Kujt ja dedikoni ju keto arritje ?
I jam mirënjohëse dy profesorëve të mi, Tonin Guraziu dhe Çen Bi Gang të cilët ditën të zgjonin tek unë dashurinë për muzikën dhe pianon si dhe më inkurajuan dhe kultivuan tek unë përkushtimin dhe entuziazmin që është shumë i rëndësishëm në jetë.
Gjithashtu pas viteve të shkollës njeriu që ndihmoi kryesisht në formimin tim ishte Simon Gjoni i cili u bë udhërrëfyesi im në jetë dhe në profesion. Ai ishte modeli i njeriut që e çmonte jetën dhe artin dhe besonte që ky i fundit ishte thelbësor për një komb të zhvilluar. Në periudhat e përmbysjeve sociale dhe riorientimit shpirtëror të kombit ai e shikonte mbështetjen tek arti si një mbështetje për civilizimin e një kombi. Ndihma e tij jo vetëm për mua por për breza të tërë muzikantësh ka qenë e jashtëzakonshme.
3- Cilat vite do veçonit si më të bukurat e aktivitetit tuaj si pianiste.
Vitet në Teatrin e Operas dhe Baletit ishin ndër vitet më të bukura të jetës time artistike, të pasionit për muzikën, ku përvec koncerteve të shumta kam ndihmuar edhe për vënien në skenë të shumë operave dhe baleteve duke bashkëpunuar me kompozitorë, dirigjentë, regjisorë, këngëtarë e balerinë të talentuar. E quaj vehten me fat që kam kaluar këto 50 vite duke punuar vepra të mrekullueshme të repertorit botëror dhe thesarit të muzikës shqiptare, ku bashkepunimi me personalitetet e muzikës si Jakova, Zadeja, Zoraqi, Harapi, Gjoni, Gaci ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme.
Për fat të keq sukseset artistike dhe skenike u shikuan me zili dhe paragjykime që rridhnin nga mediokriteti i personave të veçantë gjatë periudhave të errëta të viteve 70-të të shekullit të kaluar duke çuar në mënjanimin, mosvlerësimin dhe izolimin tim. Kjo qe shumë e dhimbshme për mua.
Sidoqoftë edhe gjatë asaj periudhe gjeta forca që të ruaj pasionin tim për muzikën duke shfrytëzuar të gjitha hapësirat e mundëshme, duke punuar dyfish me orare të zgjatura deri në orët e vona të natës, duke sakrifikuar nga koha për familjen time, në këtë mënyrë arrita ta mbaj pozicionin tim dhe nivelin e repertorit pianistik.
Pas emigrimit në SHBA do të fillonte edhe një pranverë e dytë e aktivitetit tim që do të ishte një periudhë e frytshme me koncerte dhe bashkëpunime shumë të bukura. Qëndrimi në Nju Jork ka qenë një eksperiencë e çmuar për mua, aty u çlirova nga ndikimi i opinionit, nga paragjykimet. Kjo më bëri të jem tërësisht vetvehtja dhe të ndiqja pikësynimet e mia duke bërë që të arrija potencialin tim më të lartë duke shikuar gjithmonë për përmirësim dhe arritje më të mira në të ardhmen.
4 – Çfarë emocionesh keni marrë nga koncertet që keni dhënë?
Kam interpretuar në shumë skena dhe përpara mijëra artdashësve, në koncerte solo, me këngëtare apo me intrumentistë, dhe kanë qenë bashkëpunime të frytshme me mbresa të vëcanta. Vlerësimi nga muzikologë, kolegë dhe specialistë të muzikës ka qenë një satisfaksion i madh. Takimet dhe bisedat me këta muzikantë janë një vlerë e madhe që më ka pasuruar nga ana intelektuale dhe shpirtërore. Mendoj që muzika ëshë një mundësi për ta jetuar jetën më mirë dhe më bukur. Muzika na zbulon anët më të mira e të pastra që kemi të gjithë në brendësi të shpirtit, mendimet dhe ndjenjat më sublime të njeriut. Kur hyn në atë tempull e ndjen vehten në një botë të mrekullueshme të mbushur me dashuri për njerezit.
5-Cilat janë disa nga planet tuaja artistike gjatë vitit 2020?
Kam shumë aktivitete dhe koncerte në bashkëpunim me artistë amerikanë dhe shqiptarë. Një pjesë të madhe të kohës time e zë edhe mësimdhënia me studentët e pianos në shkollën “H.R.Heirbrunn”. Pra megjithëse vitet bëjnë të vetën përsëri dëshira për t’i transmetuar dijet tek brezi i ri mbetet e fuqishme dhe më bën të vazhdoj një aktivitet të plotë.
6-Në Nju Jork ka shumë shqiptarë, si i shihni ju ata sot ?
Shqiptarët e Nju Jorkut janë një komunitet shumë kompakt, me vlera njerëzore dhe intelektuale që kanë dhënë një kontribut të çmuar prej dhjetëra vitesh për çështjen kombëtare duke vendosur
lidhje të forta mas dy vendeve. Ata pas viteve të para të emigracionit tashmë kanë krijuar një bazë të shëndoshë dhe gjenerata e re po ecën me hapa të shpejtë përpara duke përfaqesuar me dinjitet komunitetin në të gjitha fushat e jetës. Jam krenare që jam pjesë e këtij komuniteti vital që megjithë vështirësitë ka ditur të mbijetojë dhe të përshtatet me jetën e vendit mikpritës.
6- Çfarë mesazhi do tu jepnit artdashësve tuaj?
I falenderoj nga zemra ata qindra dhe mijëra artdashës që në gjithë këto vite të karrierës time si pianiste më kanë duratrokitur me pasion nëpër koncerte. Shpresoj të kem qenë e denjë për dashurinë dhe mirënjohjen e tyre. / KultPlus.com
Kritiku i filmit, Nicholas Barber, ka përgatitur listën e radhës për dhjetë filmat që ia vlejnë t’i shihni gjatë muajit shkurt të këtij viti, transmeton KultPlus.
Lista e tij është si më poshtë:
THE INVISIBLE MAN
TRUE HISTORY OF THE KELLY GANG
BIRDS OF PREY: AND THE FANTABULOUS EMANCIPATION OF ONE HARLEY QUINN
Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, gjatë shpalosjes së programit të Qeverisë Kurti, ka specifikuar edhe investimet në kulturë, shkruan KultPlus.
Ai mes të tjerash ka thënë se do të ndërtojmë teatrin e operas dhe baletit, do të themelojmë Muzeun e Krimeve gjatë Luftës, Muzeun e Historisë dhe atë të Arteve Bashkëkohore.
KultPlus jus jell të plotë fjalimin e tij për planprogramin
qeverisës, planprogram që është postuar nga kryeministri Kurti.
Të dashur qytetarë e përdorues të rrjeteve sociale, më
poshtë po postoj tekstin dhe videon nga fjalimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës,
në të cilin paraqita pikat e rëndësishme të programit të qeverisë së re:
Të nderuar deputetë të Kuvendit, të dashur qytetarë të
Republikës.
Shkëlqesi, ambasadorë, përfaqësues ndërkombëtarë,
kryetarë të komunave,
familje të dëshmorëve,
të nderuar të pranishëm.
Më lejoni t’ia filloj prej asaj që është më e rëndësishmja,
programi ynë qeverisës, për të cilin ekzistojmë ne edhe si përfaqësuese e së
shpejti edhe si qeveri.
Programi i plotë do të publikohet në faqen zyrtare, por unë këtu po shpalos një
pjesë të tij.
Kemi një program i cili adreson secilën fushë dhe prek secilin qytetar. Me këtë
program ne jetësojmë premtimet e 6 tetorit, të kësaj dite që shënoi ndryshimin
e madh politik në vend, e të cilin ne sot po e institucionalizojmë së bashku me
qeveri të re.
Do të jemi qeveri e kursimit të parasë publike
– Ashtu edhe siç po e shihni, prapa meje do të jenë 15 ministra dhe jo 21 sa
ishin më herët.
– Do të kemi rreth 33 zv. ministra dhe jo mbi 80 sa ishin më herët. Pra më pak
shpenzime në poste e në privilegje që të shpenzojmë më shumë në projekte
zhvillimore.
– Do të departizohen e depolitizohen agjencionet dhe ndërmarrjet publike. Do të
reduktojmë e ristrukturojmë ato e do të vendosim indikatorë të matshëm të
përformancës për të rregulluar cilësinë e për të matur suksesin dhe dështimin.
– Do të departizojmë shërbimin e jashtëm përmes një rishikimi funksional të
bazuar në performancë dhe rezultate.
Do të jemi qeveri e zhvillimit ekonomik dhe punësimit
Për të ndalur migrimin masiv, për të nxitur punësimin e për të rritur
produktivitetin na duhet një program që nxit zhvillimin ekonomik, prandaj:
– Do të mbështesim zhvillimin e ndërmarrësisë në tërësi me fokus të veçantë
ndihmën për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe industritë prodhuese.
Ndërmarrësit i shohim si partner kyç në hapjen e vendeve të reja të punës dhe
në zhvillimin ekonomik.
– Do të nivelizojmë garën për bizneset duke hequr monopolet dhe duke eliminuar
evazionin fiskal. Në Kosovë sot ka më shumë treg të zi e të hirtë sesa treg të
lirë. Këtë do ta ndryshojmë.
– Ndërmarrësit që duan të rrisin kapacitetet e të rrisin punësimit do të
mbështetet përmes fondit zhvillimor, kurse qeveria do të punojë në zgjerimin e
tregut për të rritur eksportet.
– Do të rrisim konkurueshmërinë në prokurimin publik dhe cilësinë në punë
publike duke rritur transparencën dhe duke përmirësuar kriteret në dhënien e
kontratave.
– Agjencia Kosovare e Privatizimit do të shuhet si e tillë dhe do të
transformohet në një agjenci brenda Qeverisë.
– Do të themelohet Fondi Sovran i cili do t’i marrë nën pronësi asetet
strategjike të Republikës së Kosovës, për t’i valorizuar ato, për të mundësuar
investime të jashtme dhe qasje në tregje të huaja të kapitalit.
– Do të marrim masa të cilat ndihmojnë punësimin e të rinjve e të grave në
veçanti. Do të bëjmë subvencionimin e pagave për sektorin privat.
– Do të themelojmë Fondin Zhvillimor i cili do të ofroj mbështetje financiare
për ide inovative.
– Do ta fuqizojmë Fondin e Kosovës për Garanci Kreditore që të rrisim
kreditimin për kompanitë vendore.
– Do të jetësojmë Grantin e Katërt për Komuna për investime kapitale.
– Do të bashkojmë Administratën Tatimore (ATK) dhe doganat në një agjenci të
vetme që të kalojmë mbledhjen e TVSh-së nga kufiri në brendi të territorit për
të hequr ngarkesën që kanë bizneset sot.
Pra, më shumë qasje në financa, më shumë kredi të buta, më shumë garë të drejtë
e pa favore, pa monopole e pa evazion fiskal, e më shumë mbrojte e qasje në
tregje për bizneset që të nxisim zhvillimin e rrisim punësimin.
Do të jemi qeveri për mbrojtjen e punëtorit.
Për punëtorët më shumë të drejta dhe mbrojtje ligjore të garantuar.
– Programi “8 orë punë” do të promovojmë punën 8 orë në ditë – 40 orë në javë
për punëtorët. Për ta arritur këtë synim do ta shtojmë numrin e inspektorëve të
punës deri në 400.
Paga minimale e orët e punës maksimale do të mbrojnë produktivitetin dhe
dinjitetin e punëtorit.
Buxheti 3 miliard euro
– Buxheti i Republikës së Kosovës do të arrijë në 3 miliardë euro gjatë
mandatit tonë qeverisës, duke rritur paraprakisht vlerën e ekonomisë dhe duke
ruajtur pjesëmarrjen e shpenzimeve publike në Bruto Produktin e Brendshëm.
Programi nacional i kursimeve
– Do të niset një Program Nacional i Kursimit katërvjeçar, nëpërmjet të të
cilit do të reduktohen shpenzimet e luksit publik dhe do të evitohen të gjitha
shpërdorimet financiare.
Do të jemi qeveri për bujqësi
Bujqit e fermerët tanë nuk janë lypsarë. Ata janë punëtorë të zellshëm që
punojnë shumë e fitojnë pak. Mbështetjen duhet ta marrin ata që prodhojnë.
– Ne do të riorganizojmë plotësisht skemën e subvencioneve dhe skemën e
granteve, bazuar në kritere të qarta dhe transparencë të plotë, duke u bazuar
në produktivitet (sasi të prodhimit) e jo në sipërfaqe, në mënyrë që të
përkrahet rritja e produktivitetit dhe në bashkëpunim me sektorin financiar, do
të themelohet Fondi për Sigurime Bujqësore.
– Do të investojmë në sistemet e ujitjes së tokave bujqësore.
– Do të lehtësohet qasja në fonde për bujq nëpërmjet rritjes së mbulueshmërisë
së kredive nga Fondi për Garantim të Kredive.
– Do të ndërtohet një skemë për subvencionim të normave të interesit për
kreditë.
– Do të ketë një plan konkret që siguron çmimet minimale për produkte bujqësore
nga ana e shtetit, pra një çmim dysheme, ku Ministria e Bujqësisë brenda një
periudhe gjashtëmujore vjen me një plan konkret përfshirë kulturat bujqësore
për të cilat aplikohen çmimet e referente.
(Pra, më shumë subvencione e grante që shkojnë te fermerët e vërtetë e jo
fiktiv, më shumë ndihmë për të kultivuar produktet, më shumë qasje në financa e
më shumë tregje e garanci për shitje e më shumë siguri në ushqim.)
Do të jemi qeveri për teknologji informative
Të rinjtë tanë janë e tashmja dhe e ardhmja jonë. Aftësive e talenteve të tyre
duhet të ju ofrojmë hapësirën për zhvillim, prandaj:
– Qeveria e re do të ofrojë trajnime të vazhdueshme për mësimdhënës, në mënyrë
që ata t’u përshtaten trendeve të teknologjisë dhe kërkesave të tregut.
– Do ta krijojmë “Fondin për kredi për shkollim dhe stimulim të studentëve të
dalluar”.
– Do të themelojmë qendra të teknologjisë me infrastrukturë të qëndrueshme dhe
joshëse për kompanitë ndërkombëtare dhe vendore.
– Ligjet do t’i harmonizojmë me ligjet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe
ligjet për privatësi të të dhënave dhe sigurinë kibernetike.
– Do të ofrojmë politika stimuluese për institucionet e teknologjisë, kompanitë
e reja (“start-up”), si dhe kompanitë ekzistuese që merren me teknologji
Do të jemi qeveri për ruajtjen e Ambientit
(Zhvillimi jonë ekonomik nuk mund të bëhet në dëm të resurseve tona dhe në dëm
të qytetarëve. Politikat tona duhet të mbështesin një ekonomi qarkore)
– Prioritet i veçantë do të jetë trajtimi i ajrit të ndotur, ruajtja e pyjeve
nga degradimi dhe investimet për gjelbërim e ripyllëzim.
– Do të sigurohemi që kemi shfrytëzim racional të pyjeve krahas pyllëzimit të
vazhdueshëm.
– Do të mbrojmë burimet ujore. Në Kosovë sot, ajri shihet e uji s’pihet. Dikur
njerëzit kanë pirë ujin e lumenjve direkt, sot nuk munden as të lahen. Bagëtia
nuk e pijnë më ujin e lumenjve në Kosovë. Duhet ta pastrojmë Kosovën.
– Do të përfundohen projektet për trajtimin e ujërave e të zeza dhe do të
investojmë në menaxhimin e mbeturinave në mënyrë që mos të kemi deponi të
hapura që e rrezikojnë jetën e qytetarëve.
Do të jemi qeveri për rend dhe ligj, siguri dhe paqe
Siguria e jashtme do të jetë prioritet:
– Do të bëhen përgatitjet për avancim të FSK-së drejt ushtrisë në kohë optimale
dhe përgatitjet për anëtarësim në NATO.
Vetingu në polici, prokurori, gjyqësi, AKI, ATK, Dogana dhe Njësi të
Inteligjencës Financiare do të jetë prioritet.
Shteti i së drejtës duhet të garantojë barazinë para ligjit. Drejtësia jonë
duhet të jetë e pavarur e paanshme dhe profesionale. Ne do të heqim ekzekutivin
brenda drejtësisë e mbi drejtësinë. Me qeverisjen tonë s’do të ketë as individ
e as parti e as kompani më të fuqishme se shteti. Do ta ndalojmë korrupsionin
në institucione, do ta luftojmë korrupsionin në shoqëri.
– Do të ndërmerren hapa në drejtim të dekriminalizimit dhe kthimit të besimit
në sistemin e drejtësisë dhe atij të sigurisë, përfshirë vetingun dhe krijimin
e institucioneve të veçanta për luftim të korrupsionit. Vetingu fillimisht do
të jetë i përgjithshëm, mandej i vazhdueshëm. Procesi i vetingut do të kryhet
bashkë me partnerët ndërkombëtarë. Afati orientues për vetingun e parë të
përgjithshëm është 24 muaj.
– Do të rishikohet funksionimi i të gjitha task forcave dhe do të shuhen ato që
konsiderohen të panevojshme për t’i hapë rrugë themelimit të “Zyrës Shtetërore
e Hetimeve” në përputhje me parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve, si
dhe
– Do të miratohet Ligji për kontrollin dhe konfiskimin e pasurisë së
pajustifikueshme, i cili do të marrë parasysh praktikat ndërkombëtare të
vendeve perëndimore.
Me qeverisjen tonë, Shërbimi ushtarak bëhet i detyrueshëm
– Në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira të vendeve të NATO-s do
t’i fillojmë përgatitjet për shërbimin obligativ ushtarak. Ky shërbim do të
jetë në kohëzgjatje tremujore, i cili do t’i ndihmojë FSK-së t’i përmbushë
detyrat dhe rolin e saj shtesë në fushën e mbrojtjes.
Do të jemi qeveri që do të bëjë dënimin e krimeve të luftës
– Do të miratohet ligji për krimet e luftës, gjenocidin dhe krimet kundër
njerëzimit dhe agresionit. Do të themelohet “Instituti për Krimet e Luftës”, i
cili e mbështet prokurorinë në dokumentimin e krimeve të luftës. Nga
institucionet kompetente, bazuar në ligjin vendor dhe ndërkombëtar, do të
përgatitet padia kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për
krimet e kryera në Kosovë.
Do të jemi qeveri e arsimit e për arsimin
Zhvillimi jonë ekonomik kërkon fuqi punëtore të kualifikuar. Për të bërë këtë
duhet të sigurohemi se në shkollat tona kemi cilësi e në fakultetet tona kemi
përputhje të programeve me kërkesat e tregut. Çdo i katërti i ri në Kosovë nuk
është as në punë e as në shkollë. Më shumë se gjysma e atyre që punojnë, këtë e
bëjnë jashtë profesionit të tyre, vetëm çereku punon në profesion dhe as 10%
nuk bëjnë punë që lidhen me profesionin e tyre.
Kosovës po i ikin njerëzit e ditur e të zot, po i ik truri. Në vendet e varfra
ka më shumë njerëz të tejkualifikuar, pikërisht pse nuk e kanë të lidhur
arsimin me ekonominë, nuk e kanë urëzuar hendekun e shkathtësive, dhe, kanë
përfunduar me papunësi të lartë dhe varfëri të gjerë.
Prandaj një gjë është më e rëndësishme edhe se arsimi e ekonomia e kjo është
lidhja e arsimit me ekonominë.
– Ministria jonë e arsimit do të ri-organizohet për të rritë funksionimin dhe
efikasitetin.
– Do të investohet në modernizimin e infrastrukturës në arsimin e lartë.
– Do të investohet në kabinete, laboratorë e biblioteka.
– Do të bëhet vlerësim i plotë i kurrikulave arsimore për të mundësuar
mësim-nxënie dhe mësimdhënie më të lehtë dhe më efikase.
– Në këtë drejtim, do të fuqizohet Instituti Pedagogjik në krijimin e
kapaciteteve në zhvillimin dhe mbikëqyrjen e vlerësimin e rregullt të zbatimit
të kurrikulave.
– Do të ndihmohen komunat në planifikimin dhe ndërtimin e rrjetit të
institucioneve parashkollore që të rrisim pjesëmarrjen në arsim parashkollor
deri në 50% deri në vitin 2022.
– Do të rrisim vendimmarrjen në shkolla me përfshirje më të madhe të
komunitetit dhe me rol më të fuqishëm të drejtorit të shkollës.
– Do të rishikohet ligji për arsimin e lartë.
– Do të investohet në sigurimin e pavarësisë së plotë të Këshillit Shtetëror të
Cilësisë.
– Do të ri-themelohet Këshilli Kombëtar i Shkencës si dhe do të zhvillohet dhe
fuqizohet Fondi Kombëtar i Shkencës për të mbështetur projekte shkencore mbi
baza të konkurrencës dhe prioriteteve kombëtare që i ka shteti ynë.
– Do të zhvillohet “Fondi i Ekselencës” i cili do të mbështetëse kuadrot
premtuese me orientim në shkenca, në veçanti gratë që zgjedhin të studiojnë
shkencat teknike e natyrore, brenda e jashtë vendit.
Do të jemi qeveri për Shëndetësi
Qasja në shëndetësi publike cilësore është e drejtë që nuk mund të i mohohet
asnjë qytetari, pavarësisht se prej nga vjen e sa fiton, prandaj:
– Do të rritet buxheti për të siguruar furnizimin 100% me barna nga lista
esenciale e barnave.
– Do të rritet buxheti në 50 milionë euro për blerjen e pajisjeve mjekësore për
modernizimin e klinikave për të ofruar shërbimeve cilësore.
– Dhe, pas shumë viteve pritjeje e ankthi, qeveria do të bëjë funksionalë
Fondin brenda dy viteve të para të qeverisjes. Gjatë kësaj periudhe do të
vazhdohet me ngritjen e kapaciteteve teknike të Fondit dhe funksionalizmin e
Sistemit Informativ shëndetësor, si kusht kryesor për fillimin e punës së
Fondit.
– Në konsultim me profesionistët shëndetësorë do të themelohet Instituti për
Nënën dhe Fëmijën, ku do të hyjnë të gjitha klinikat që lidhen me nënën dhe
fëmijën dhe Instituti për Kardiologji dhe sëmundje Kardiovaskulare.
Do të jemi qeveri për Politikat sociale
Vendi jonë është i varfër. E nga varfëria nuk dalim dot nëse ata që janë në
fund nuk përparojnë. Progresi jonë shoqëror duhet të ndahet, duhet të
shpërndahet. Askush nuk do të mbetet mbrapa. Kur edhe punon por nuk e ngop dot
familjen bukë, ky është mjerimi nga i cili duan të arratisen njerëzit.
– Kjo qeveri do të synojë të kthej sensin e barazisë në shoqëri.
– Do të ndërmerret një reformë gjithëpërfshirëse e politikave sociale e cila do
të rezultojë me një definim të qartë të kritereve për skemat sociale dhe do të
jetësohen shtesat për fëmijë.
– Banimi do të bëhet i përballueshëm. Institucionet shtetërore do të përfshihen
në ndërtimin e banesave që do të jenë të përballueshme për familjet e reja dhe
familjet në nevojë që nuk mund të përballojnë blerjen e banesave me kushte të
tregut.
– Do të ndërmerret një reformë e përgjithshme e skemave pensionale për t’i bërë
këto skema më të qëndrueshme.
– Do të aplikohet rimbursimi për familjet me të ardhura nën 5.000 euro në vit.
– Do të intensifikojmë dialogun social për përcaktimin e pagës minimale.
Do të jemi qeveri e kulturës e për sportin
Ne mund të investojmë shumë në ministri të punëve të jashtme, në ambasada e në
konsullata por shpeshherë më shumë njohje përveçse reputacion na sjellin
medaljet e sportistëve e të artistëve se sa diplomatët.
– Do të ndërtojmë teatrin e operas dhe baletit.
– Do të themelojmë Muzeun e Krimeve gjatë Luftës, Muzeun e Historisë dhe atë të
Arteve Bashkëkohore.
– Do të rrisim subvencionet dhe do të avancojmë diplomacinë kulturore.
– Do të financojmë projektet e qendrave multi-funksionale sportive.
– Do të investojmë në Qendrën Nacionale të Sportit në Prishtinë si dhe
– Mbështetje financiare për klubet garuese në garat ndërkombëtare.
Do të jemi qeveri për infrastrukturë:
Infrastruktura jonë duhet të jetë e plotë dhe funksionale. Ajo nuk duhet të
jetë në shërbim të shteteve tjera si rrugë tranzit për të dalë në një shtet
tjetër, por duhet të jetë e integruar me ekonominë tonë
– Projektet infrastrukturore do të hapin rrugë të reja, jo autostrada të
mbyllura, që do të na lidhin kësisoj edhe më shumë. Do ta shpëtojmë fshatin nga
emigrimi dhe do ta zhvillojmë atë duke e lidhur me ekonominë nacionale. Do të
ndërtojmë aksin rrugor Prizren-Tetovë dhe atë Gjakovë-Shkodër, si dhe funksionalizimin
e plotë të sistemit hekurudhor brenda Kosovës.
Do të jemi qeveri për energji
Çdoherë të vetëdijshëm për ambientin, ne duhet të shfrytëzojmë resurset tona me
përgjegjësi dhe vetëm si zgjedhje të fundit në shërbim të zhvillimit ekonomik.
– Do të përdorim fuqinë energjetike dhe minerale në shërbim të zhvillimit
ekonomik, por gjithnjë duke mbrojtur ambientin.
– Do të arrijmë cakun prej 25% të pjesëmarrjes së energjisë nga burimet e
ripërtëritshme në bruto konsumin final të energjisë.
– Do të krijojmë zonën e përbashkët energjetike Kosovë-Shqipëri për të arritur
komplementaritet në prodhimin e energjisë dhe do të liberalizojmë tregun e
energjisë elektrike për të mundësuar një treg konkurrues, transparent,
jo-diskriminues dhe i orientuar drejt konsumatorit.
Do të jemi qeveri për Mërgatën
Mërgata jonë është jashtë shtetit por brenda kombit. Ata janë pasuria jonë e
pashtershme që financuan luftën çlirimtare e që mirëmbajnë paqen sociale.
– Ne do të rrisim pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje. Do të inkurajojmë dhe
garantojmë investimet e tyre.
– Do të lehtësojmë votimin dhe do të rrisim komunikimin përmes Këshillit
Konsultativ të Diasporës.
Do të kemi Politikë të jashtme serioze dhe do të jemi qeveri e integrimit në BE
– Politika jonë e jashtme do të udhëhiqet nga parimet e mishëruara në
Kushtetutë dhe standardet ndërkombëtare në fushën e diplomacisë.
– Dialogu zhvillohet për çështjet e raporteve bilaterale dhe të fqinjësisë së
mirë, përfshirë këtu çështjen e të pagjeturve, reparacioneve të luftës e okupimit,
suksesionit të ish-Federatës Jugosllave, në të cilën Kosova ishte element
konstituiv, si dhe për njohje të ndërsjellë midis dy shteteve.
– Me Serbinë do të kthejmë reciprocitetin e plotë tregtar, ekonomik e politik.
– Jam i gatshëm që të udhëheq bisedimet e ardhshme me Serbinë. Do të kem ekip
gjithëpërfshirës për bisedime, në kuptimin politik, etnik, shoqëror dhe
profesional. Nuk konsideroj që jam as më i mençuri, as më i dituri dhe as më i
guximshmi në këtë shtet. Dhe, jam ai që jam, për shkak se jam bashkë me të
tjerë.
Këto ditë më janë mbushur 23 vjet aktivitet në politikë. Dhe, sot, ndodhem të nderuar deputet këtu para jush, plot 23 vjet si opozitar, dhe sot, këtu më ndan vetëm një votim i juaji nga përfundimi i karrierës sime politike të tillë çfarë njihej e dihej deri tani. Ata që më kanë dashur si opozitar, besoj se do të duhej të më duan tash si pushtetar. Ata që nuk më kanë dashur si opozitar e kanë shansin të ma përfundojnë karrierën. Ju faleminderit./KultPlus.com
Nuk e kam ditur, nuk e kam besuar, se Aleanca dhe PDK-ja e, deri diku, edhe Nisma, do ta përjetojnë aq rëndë humbjen e pushtetit! Ajo që dëgjuam sot në sallën e Kuvendit, e konfirmon katërçipërisht këtë fakt. Në vend se të kërkojnë falje për degradimin që i bënë shtetësisë së Kosovës dhe institucioneve të saj; për vjedhjet dhe mashtrimet; për nepotizmin dhe korrupsionin galopant; për arsimin dhe shëndetësinë e rrënuar; për skandalet e panumërta; për pasurimin e tyre të paskaj dhe për varfërimin e qytetarëve të Kosovës, që udhëheqja e derisotme ua nxiu jetën dhe ua vrau shpresën, deputetët e këtyre partive, të nxitur nga liderët e tyre, derdhën tirada të pafund gënjeshtrash, shpifjesh e akuzash në adresë të Albin Kurtit dhe të LVV-së e, pjesërisht, edhe ndaj partnerit të saj të koalicionit, LDK-së. Është e qartë si drita e diellit se humbjen e pushtetit shumëvjeçar këto parti po e përjetojnë si tragjedi./KultPlus.com