Nënë

Nga: Luciano Pavarotti
Shqipëroi: Bujar Meholli

Nënë, jam shumë i lumtur
sepse po kthehem tek ti,
përmes tingujve të këngës sime
të tregoj se kjo është
dita më e bukur për mua,
pse duhet të jetojmë ndaras më?

Nënë, vetëm për ty
kënga ime fluturon lartë,
nënë, këtu pranë meje do të rrish
vetëm nuk do të jesh asnjëherë,
oh, sa shumë të dua!
Këto fjalë dashurie
zemra ime po i pëshpërit për ty.

Nënë, vetëm për ty
lartë fluturon kënga ime,
të dua aq shumë.
Do të rrish me mua,
unë s’do të lë më vetëm.

Nënë, kënga ime më e bukur je ti,
gjithë jeta ime ti je,
pjesën e mbetur të jetës sime
pranë teje do ta kaloj,
vetëm nuk do të të lë.

Mund ta ndjej dorën tënde të lodhur
nëpër kaçurrelat e mi të artë teksa kalon,
oh, e dëgjoj, e dëgjoj aq mirë zërin tënd
sikur pëshpëritje në një përgjumje,
dhe koka jote tashmë e bardhë
dua të qëndroj fortë brenda zemrës sime. /KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=bVSS7UF3mbc

Flamurit

Poezi nga Petro Marko

Rilindi madhështore shkaba dykrenore!
Rozullitmin çuditi! Në shkëlqim
Orizonti shqiptar është’ dhe n’lulzim
Fara e kopshtit të vjetër, madhështore
Triumfoj prej zgjedhjes s’madhe e shekullore…
Engjëlli jetprurës, me mundim
Flet, përpiqet e, m’von në mbarin,
Liri thërret q’andej prej Vlore!…
Agoj… Shkaba u shkund dhe mal mi mal
Me mall prej Vlore vallen zuri.
U tund Arbnia, zgjohet me nga dal,
Rrezët e dritë shikon që i pruri,
I kombësis fatos Ismail Qemal.
Rroft, emri i Tij, dhe lart, oh, lart Flamuri!

Osmani: Të jesh ndryshe është normale, Dita e Personave me Sindromën Down të na shërbejë si rikujtim për këtë gjë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se përderisa për shumicën e njerëzve  kjo ditë mund të jetë ditë e veçantë, por për personat me sindromën Down është vetëm një ditë tjetër, ku mospërfshirja, izolimi dhe distancimi shoqëror mbizotërojnë ende.

Osmani tha se të jesh ndryshe është normale dhe 21 marsi, Dita e Personave me Sindromën Down, duhet të shpërbëje si rikujtim për këtë gjë.

Në Kosovë mendohet se janë afër 900 njerëz me këtë sindrom.

Postimi i plotë:

Sot është dita e parë e pranverës dhe dita e personave me Sindromin Down.

Përherë në këtë ditë në rrugët e sheshet tona kanë dominuar e lëvizjet e shumta dhe hareja e njerëzve. Por, dita e sivjeme e pranverës na gjen ndryshe. Për shkak të pandemisë globale, sot jemi të izoluar e në distancë. Mirëpo, nëse për shumicën e njerëzve kjo ditë mund të jetë ditë e veçantë, për personat me sindromën Down është vetëm edhe një ditë tjetër, në të cilën mospërfshirja, izolimi dhe distancimi shoqëror mbizotërojnë ende.

Në të gjithë lindim të ndryshëm. Është pikëtisht kjo që këtë botë e bën më të veçantë, më të bukur. Të jesh ndryshe është normale dhe 21 marsi, Dita e Personave me Sindromën Down, duhet të na shërbejë si rikujtim për këtë gjë. Në Kosovë mendohet se janë afërsisht 900 njerëz me sindromën Down. Megjithatë, ky numër paraqet vetëm vlerësim, derisa nevoja për statistika të sakta është thelbësore, ngaqë do të ndihmonte në identifikimin e kësaj gjendjeje gjenetike të fëmijëve në moshë të hershme dhe do të hapte mundësi për ofrim të terapisë së përshtatshme. ​Prandaj, të përkushtohemi për mbrojtjen e të drejtave të personave me sindromën Down, si dhe për përfshirjen dhe mirëqenien e tyre.

Në janar të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ), në thelb të së cilës qëndron parimi “Askush të mos mbetet pas”. Nëpërmjet saj kërkohet fuqizimi i fëmijëve me nevoja të veçanta, por edhe i të rriturve, përfshirë personat me sindromën Down, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribojmë në të ardhmen tonë të përbashkët.

Motoja e Ditës Botërore të Sindromës Down 2020 është “NE VENDOSIM”, duke ritheksuar nevojën për krijimin e hapësirës për pjesëmarrje të plotë të personave me sindromën Down në vendimmarrje për çështje që prekin jetën e këtyre personave. Në Kuvendin e Republikës së Kosovës miratojmë ligje e vendine që ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetët tuaja, mirëpo suksesi për çdo gjë që “NE VENDOSIM” është i garantuar vetëm nëse pjesë e kësaj “NE” jeni edhe JU!
Prandaj, edhe pse sot fatkeqësisht nuk mund të ishim bashkë në aktivitete të shumta që ishin menduar për këtë ditë, uroj që kjo qetësi në shtëpitë tona të na shërbejë të gjithëve për të dëgjuar, parë e vepruar për atë që s’kemi dëgjuar, parë e vepruar parë deri më tash. /KultPlus.com

Aktorja e famshme nuk pranon të karantinohet, vë në rrezik jetën e fëmijëve dhe të afërmve

Edhe të famshmit kanë kërkesat e tyre në këto ditë karantinimi të të gjithë botës, disa janë mbyllur në shtëpi e disa të tjerë nuk mësohen dot me këtë pjesë e vendosin të mos izolohen.

Një nga këto persona është edhe aktorja Evangeline Lilly e cila refuzon të karantinohet.

Aktorja e famshme e “Lost” dhe “Ant Man” nuk do që të qëndrojë në shtëpi duke zbatuar rregullat.

Ajo tha në Instagram se po vë në rrezik familjen dhe gjithë personat në kontakt.

Gjithashtu ajo është shumë e rrezikuar sepse ka imunitet të dobët dhe jeton me babain e saj, që vuan nga leuçemia e gradës së katërt.

Ajo postoi në Instagram foton e një filxhani çaji me përshkrimin: “Sapo çova fëmijët në kampin e gjimnastikës. Lanë duart para se të hynin. Po luajnë dhe po qeshin.”

Ndjekësit vunë në dukje se sjellja e saj është e  papërgjegjshme, por ajo u dha përgjigje fansave.

Situata e tanishme më duket si shtetrrethim, e gjitha prej një gripi respirator.

Është e lodhshme. Le të tregohemi vigjilentë. Dhe të sjellshëm. Të vëmendshëm dhe të hijshëm… të kthejmë sytë nga liderat tanë që të mos e përdorin këtë moment për të na vjedhur liritë dhe për të mos abuzuar me pushtetin.

Kam dy fëmijë. Disa njerëz vlersojnë jetën më shumë se lirinë, disa njerëz vlerësojnë lirinë më shumë se jetën. Të gjithë bëjmë zgjedhjet tona. Po sikur t’i vlerësojmë të dyja që të kemi jetë për të jetuar dhe liri?”, është shprehur ajo. /KultPlus.com

Botohet në Suedi, Antologjia e poezisë së Festivalit të IX Ndërkombëtar “Sofra poetike Borås 2020”

Këto ditë u botua dhe doli në qarkullim në Borås të Mbretësisë së Bashkuar të Suedisë, Antologji poetike-Dikt antologi,”Vargje poetike nga Viskan-Poetiska verser från Viskan” përmbledhje poezisë të poetëve nga mbarë rruzulli tokësor pjesëmarrës në Festivalin e IX Nderkombëtar të poezisë ”Sofra poetike Borås 2020”, në botim të Redaksise së revistës Dituria nga Borås i Suedisë, një revistë letrare me renome dhe zë në 15 vitet e fundit në mërgatë, me botimet e shumta letrare të autorëve shqiptar dhe atorëve të ndryshëm nga vende të ndryshme.

Libri ka 162 faqe i punuar për mrekulli nga grupi punues për organzimin e Festivalit të IX të Poezisë në Borås, në të cilën Antologji janë përmbledhurë poezitë e mbi 90 poetëve të cilët kanë dergua punimet e tyre për në këtë Festival.

Një titull sa embëltik dhe karakteristikë i Antologjisë,”Vargje poetike nga Viskan-Poetiska verser från Viskan”, e Viskan është një ndër lumenjët që përshkon gjërë e gjatë qytetin turistik Borås, qytetin industrial ku shekuj më parë lindi industria e vektarisë dhe e bëri këtë qytet të njohur në mbar botën. Pak infomacione per luminë Viskan se ja vlen për atë bukir që ka dhe hjeshin që i jep këtij vendi.

Viskan është njëri prej katër lumenjve kryesore që derdhen në Halland. Viskan është i gjatë 142 kilometra, dhe ka një prurje mesatare të ujit prej 34 metër kub në sekondë në stacionin e furnizimit me ujë të Årsbro.
Viskan se bashku me disa lokalitet jep rezervate të bukura natyrore. Në bashkinë Borås janë Mölarp, Kreshtat e Ryas dhe rezervati natyror Tranhult.
Transporti mbi Viskan është i pamundurë për shkak të një numri ujvarësh, dhe rrjedhës së ujit.

Në këtë Antologji poetike janë përmbledhurë poezi të poetëve nga vende të ndryshme të botës në nëntë gjuhë, shqipe, suedeze, arabe, ceke, tigrinja, boshnjake, bullgare, maqedone, greke.

Libri fillon me punimet e poetes së re shqiptare që jeton dhe vepron në qytetin Göeteborg të Suedisë Yllka Sheqiri dhe në mbrendi ngërthen poezi në gjuhët e permendura të radhitura në mënyrë fantastike nga përpiluesit e Antologjisë, duke përdorurë poezitë në dy gjuhë në gjuhën amtare dhe në gjuhë suedeze e ku përfundon me poezitë e poetës së njohur came me punë dhe banim në Londër të Anglisë Nexhmije Hasani.

Kish poet me vlerë në letersinë suedeze si Louise Halvardsson, Anna Dagerman, Brtita Stenberg, në gjuhën shqipe Bahtir Latifi, Rizash Shqiri, Bajram Muharemi, Anxhela Ziso, Sokol Demaku, Ibrahim Abedini, Xhevriej Kurteshi Nimani, Adem Pllavci, Remzi Basha, Teuta Haziri, Shpend Rrukiqi me banim në Suedi, poetët afagan Azizullah Nehefta dhe Zalmay Kaveh, ate arab Zahra Hassan, bulgare Sveza Daceva, Rada Dobrianova, ceke Jana Witthed, suedezet Louise Harvaldsson, Henrik Memirsson, Anna Degerman, Britta Stenberg, Arvid Svene, Mali i zi Hajredin Kovaci, Rada Mugosha, boshnjak Selvera Shabanovic, Nermina Mustagrudic, Liljana Koci, Shqiperi Thomaidha Tanuci, Arjan Kalce, Viron Kona, Bashkim Saliasi, Vilhelme Vranari, Emrie Krosi, Farida Ramadani, Alba Huta, Merita Kuci, Mark Simoni, Fatbardha Behri Kaci, Vjollca Alija, Gladiola Jorbus, Lulezime Kryemadhi, Mihal Gjergji, Rozeta Kreste, Trendafille Molla Baja, Elvireta Kanina, Trendafille Malshi, Vaso Papaj, Suela Aliu, Ndue Dragusha, Anila Kodra Kotroci, Diana Celepia, Kadri Tarelli, Armendia Qyqja, Enertin Dheskali, Kujtim Mateli, Kosovë Agim Desku, Selvije Rama Ahmeti, Selvete Avdullahi, Drita Kosumi, Agim Desku, Migena Arllati, Emine Ymeri, Kimete Osmani Beqiri, Sadbere Gagica, Gjermani Have Lipja Osmani, Zvicer Besnik Camaj, Ardita Lajci Gecaj, Greqi Dhurata Lezo, Dimtra Klaudia Zoga, Marjana Sulejmani, Lumturie Drenica, Rovena Shuteriqi, Bardha Mance, Vivein Horieti,  Maqedoni e Veriut Nazlije Miftari, Rrahimi Gani, Naser Miftari, Arlinda baftiu, Itali, Lavdije Karrametaj-Zalli, Mimoza Gjetaj, Seiti Pezaku Vladi, Belgjikë Bajame Hoxha Celiku, Norvegji Emine Hoti, Turqi Shpresa Zurnaqi, Angli Nexhmija Hasani.

Ky është viti i nënetë i mbajtjes së Festivalit Ndërkombëtar të poezise ne Boråsa të Suedisë organizuar me mjaft sukes nga Qendra Kulturore shqiptare ”Migjeni” dhe botim i i nentë i Abtologjisë së poezise së Festivalit, cka jep me kuptue se me të vertetë kjo shoqatë kulturore prezenton me dinjitet kulturën traditën dhe gjuhën shqipe në mërgatë ku ka arritur që të grumbulloj poetë nga vende të ndryshme të botës dhe të jenë pjesë e një eventi që zë vend me rëndësi në jetën kulöturore të qytetit suedez Borås dhe më gjerë në atë regjion, për cka këtë vit ishte edhe mbështetja e plotë e organeve të kulturës të regjionit dhe vet qytetit Borås.

Këtu thonë se edhe në të ardhmen do vazhdohet me ketë tempo të prezentimit të gjuhës dhe kulturës shqipe ne Skandinavi, në veriun e largët ku shumë pak është berë deri me tani në ketë drejtim, por si duket këta do jeneë ata të cilët poezin shqipe, novelen shqiupe , libri shqip do e prezentojnë në menyrë tåe denjeë te lexuesi sudez ashtu si ajo e meriton. /KultPlus.com

Ignaz Semmelweis, mjeku hungarez që zbuloi rëndësinë e larjes së duarve

Mjeku dhe gjeniu më i pafat e i mohuar ndonjëherë, është pikërisht hungarezi Ignaz Semmelweis, për të cilin Google sot feston zbulimet në përvjetorin e fillimit të stazhit të tij si drejtues i specialistëve të klinikës më të madhe obstetrike në Vienë.

Në prill 1847, ndërsa punonte, Ignac Semmeweis zbuloi se ethet puerperale, një sëmundjeshkaqet dhe kura e së cilës aso kohe injoroheshin totalisht, e cila vriste gati 40% të grave që lindnin, nuk provokohej siç besonin shumica, nga një çekuilibër në “disponimet” e trupit të njeriut. Sipas Semmelweis ishte një infeksion i së njëjtës natyrë me atë që vrau kirurgët që aksidentalisht dëmtuan veten gjatë ekzaminimeve të kufomave ose gjatë operacioneve mbi pacientët e infektuar.

Ai vërejti se nëse profesori ose studentët që vizitonin një grua që do të lindte, vinin nga një dhomë operacioni ku kishin kryer një autopsi (pa ndonjë mbrojtje, larje ose dezinfektim), ose kishin parë për herë të parë një grua të infektuar, ata i transmetonin kështu pacientit fatkeq një sëmundje vdekjeprurëse. Me pak fjalë, shkaku i etheve puerperale ishte vetë mjeku, i cili transportonte nga një pacient te tjetri diçka që mbetej e lidhur në duar dhe që shkaktonte sëmundjen.

Në fakt, obstetrika në Vjenë përbëhej nga dy pavione: në të parin punonin doktorët dhe studentët, në të dytën mamitë. Por, çuditërisht, në të dytën, përqindja e vdekjeve nga ethet puerperale ishte shumë më e ulët. Mamitë, ndryshe nga mjekët dhe studentët, nuk kryenin autopsi. Kështu që ato nuk e infekstonin pacienten.

Nga mesi i majit 1847, mjeku i ri propozoi të përdoret klori për dezinfektimin e duarve të studentëve dhe profesorëve. Propozimi ishte mjaft i thjeshtë për të dalë i parëndësishëm: për fat të keq komuniteti i gjinekologëve e konsideroi atë jo vetëm të parëndësishëm, por edhe të padobishëm! Sidoqoftë, Semmelweis arriti të zvogëlojë vdekjet me 90% në vetëm një vit.

Semmelweis kishte njoftuar vazhdimisht për hulumtimin e tij tre personaliteteve të shquara të mjekësisë vjeneze, të cilët kishin qenë profesorët e tij: Karl von Rokitansky, Joseph Škoda dhe Ferdinand von Hebra, të cilët u përpoqën në çdo mënyrë që ta bëjnë të njohur zbulimin e këtij nxënësi të padëgjuar në botën shkencore. Por të gjitha përpjekjet ishin të padobishme: gjinekologët më të mëdhenj të kohës e konsideruan hipotezën e Semmelweis si një gjë të kotë. Armiqësia ndaj tij ishte e tillë saqë ai u detyrua të largohej nga klinika ku kishte provuar korrektësinë e intuitës së tij.

I dëshpëruar, pas 13 vjetësh kundërshtish dhe i keqkuptuar nga shumica, Semmelweis filloi të shkruante letra të hapura për mjekët dhe akademitë individuale, dhe përfundimisht filloi të shpërndante edhe fletëpalosje. Tonet e letrave drejtuar kundërshtarëve të tij ishin profetikë dhe kërcënues: ai i dha të gjithëve vrasësin. Ishte e kotë, dhe toni polemik dhe agresiv i tij kontribuoi në margjinalizimin e tij. I mërzitur edhe nga punët e pafat për familjen, ai përfundoi të humbasë arsyen e tij dhe vdiq në një azil në 13 gusht 1865. Vetëm disa vjet më vonë, kur Pasteur themeloi bakteriologjinë, më në fund ishte e mundur të pranohej se ai kishte qenë një pararendës i shkëlqyeshëm.

Sot nëse mund ta luftojmë CoVid-19, nëse kemi zhdukur tifon dhe kolerën, nëse murtaja është vetëm një sëmundje e së kaluarës, ia kemi borxh higjienës dhe pastrimit të duarve në veçanti. Dhe, pra, edhe për Ignác Semmelweis dhe intuitën e tij. Për këtë, si Google dhe si të gjithë të tjerët, ju kujtojmë se si t’i lani duart mirë, kohëzgjatja e tërë procedurës: 40-60 sekonda. /KultPlus.com

Këtu mund ta shikoni shfaqjen operistike “La Traviata” me Ermonela Jahon (VIDEO)

Shfaqja “La Traviata” ku rolin kryesor e bartë sopranoja e famshme shqiptare Ermonela Jaho mund të shihet për së afërmi, shkruan KultPlus.

Sopranoja Ermonela Jaho ka njoftuar se produksioni i Traviatës nga Opera Mbretërore e Londrës mund të ndiqet në këtë video./KultPlus.com

https://www.marquee.tv/videos/royaloperahouse-latraviata?fbclid=IwAR1TW4zJA6FVyUg_GUdldJt4PydXlQcK_isYMxtNaQC-UnpGQ-M1wCQmTe8
073 Ermonela Jaho as Violetta Val‚ry (C) ROH, 2019. Photographed by Catherine Ashmore

Këngët e këtij viti nuk do të pranohen vitin e ardhshëm në Eurovision

Para disa dite është konfirmuar se festivali i madh i muzikës “Eurovision 2020”, i cilli parashihej të mbahej në Roterdam, u anulua për shkak të frikës së përhapur nga koronavirusi. Në lidhje me këtë bordi i drejtuesve të festivalit ka vendosur që në përputhje me rregullat e “Eurovisionit”, këngët e këtij viti nuk do të kenë të drejtë të garojnë në vitin 2021.

Pra, këngët që u futën në listën garuese  për këtë vit nuk do të pranohen në garën për vitin 2021, shkruan DailyMail, Përkundër kësaj, Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU) ka thënë që vendet mund t’i dërgojnë të njëjtit artistë, për të cilët ishin zgjedhur për këtë vit. Shqipëria këtë vit pritet të përfaqësohej në “Eurovision” nga Arilena Ara me këngën “Shaj”, versioni anglisht i së cilës u konvertua në “Fall from the sky”.

Andrea Bocelli këndon nga ballkoni, përlotë italianët e shkatërruar nga koronavirusi

Andrea Bocelli këndon nga “ballkoni” virtual i Instagramit me Chiara Ferragni dhe reperin Fedez për Spitalin e Camerino , një zonë e Italisë Qendrore e goditur nga tërmeti i vitit 2016, i cili është shndërruar në një Spital Covid 19 gjatë kësaj situate të rëndë për të gjithë italianët.

“Sot më shumë se kurrë, ne dëgjojmë ndërgjegjen tonë, përveshim mëngët dhe bëjmë atë për të cilën ne jemi krijuar për … Bërja e mirë për të tjerët mund të refuzohet në mijëra mënyra, por mbetet, për të gjithë, puna  përparësi. Ne jemi vëllezër, por ne jemi edhe kolegë ”, shtoi ai.

Bocelli ftoi të gjithë të bashkohen forcat, të mblidhen në të gjithë vendin, në mënyrë që së shpejti të mund të kthehemi vërtet për të përqafuar njëri-tjetrin.

Siç shihet gjatë një video në rrjete sociale, të vendosur së bashku nga këngëtari/reperi italian Fedez dhe bashkëshortja e tij, influencuesja e modës, Chiara Ferragni, Andrea Bocelli dhe i biri Matteo performuan muzikë nga shtëpia e tyre, e cila nuk u transmetua vetëm në mediat sociale, por dhe në qytetin e  Milanos, pasi fedez ishte kujdesur për të vendosur një megafon, që do të shpërndante muzikë për të gjithë njerëzit jashtë ndërtesës.

Andrea Bocelli u ul në pianon e tij dhe dha një shfaqje emocionale të “Ave Maria”. Ndërsa njerëzit dëgjonin në ballkonet e tyre, ata shikonin dhe flamujt italianë që valëvitësh nën tingujt e muzikës së zërit brilant, të këngëtarit të mirënjohur italian.

Pas një kënge tjetër të realizuar nga Andrea, të gjithë qëndruan në vend për një moment heshtjeje, me sa duket për të gjithë ata që janë prekur dhe madje kanë humbur jetën nga COVID-19. /KultPlus.com

Në kohë pandemie, Angela Merkel i bën vetë blerjet në market

Ka vetëm një paketë të vogël letre higjienike në karrocat e blerjes, katër shishe verë (Ricossa). Edhe në kohën e koronavirusit, Angela Merkel vazhdon të bëjë pazar.

Kancelarja vesh të njëjtën kostum pantallonash blu si kur i foli kombit në TV një ditë më parë shkruan RTL, transmeton IndeksOnline.

Merkel është një mysafir i rregullt në tregun HIT Ullrich në Berlin.

Punonjësit kishin raportuar më parë se ajo vjen shpesh aty dhe gjithmonë mban vetë çantat e blerjeve. Përveç letrës së tualetit dhe verës, ajo këtë herë bleu edhe xhel të dushit “Sebamed”.

Është inkurajuese të shikosh që kancelarja shkon në supermarket si çdo qytetar tjetër, edhe në kohë të një pandemie. Mund të shpresojmë vetëm se ajo ishte në gjendje të mbante një distancë të sigurt prej dy metrash. /KultPlus.com

Çfarë mund të na mësojë tani Tukididi dhe plaga e Athinës

Koronavirusi po përqendron mendjen tonë në brishtësinë e ekzistencës njerëzore përballë një sëmundjeje vdekjeprurëse. Fjalë si “epidemia” dhe “pandemia” (dhe “paniku”) janë bërë pjesë e ligjërimit tonë të përditshëm.

Këto fjalë janë me origjinë greke, dhe ato tregojnë për faktin se Grekët e antikitetit menduan shumë për sëmundjen, si në kuptimin e tij thjesht mjekësor, ashtu edhe si një metaforë për sjelljen më të gjerë të çështjeve njerëzore. Ajo që grekët e quajtën “murtaja” (loimos) përmban në disa pasazhe të paharrueshme në letërsinë greke.

Një përshkrim i tillë është në fillim të letërsisë perëndimore. Iliada e Homerit, (rreth 700BC), fillon me një përshkrim të një plagë që godet ushtrinë greke në Trojë. Agamemnon, princi kryesor i ushtrisë Greke, fyen një prift vendas të Apollonit, të quajtur Chryses.

Apolloni është perëndia e murtajës – shkatërrues dhe shërues – dhe ai ndëshkon të gjithë Grekët duke dërguar një murtaja midis tyre. Apolloni është gjithashtu perëndia i harkëtarëve, dhe ai përshkruhet duke gjuajtur shigjeta në ushtrinë greke me një efekt të tmerrshëm:

Apoloni u tërhoq poshtë në majën e Olimpit të zemëruar

në zemrën e tij, duke mbajtur mbi supet e tij harkun dhe kapuçin

dridhje; dhe boshtet u përplasën mbi shpatullat e perëndisë duke ecur me zemërim. …

E tmerrshme ishte përplasja që u ngrit nga harku i argjendit.

Së pari ai shkoi pas mushkave dhe zhurmave rrethore, pastaj le të shkojë

një shigjetë lotësh kundër vetë burrave dhe i goditi.

Zjarret e kufomave u dogjën kudo dhe nuk pushuan së djegur.

Tregimet e murtajës
Rreth 270 vjet pas Iliadës, ose rreth saj, murtaja është qendra e dy veprave të mëdha klasike athinase – Sofokliut, Edipi i mbretit, dhe Libri 2 i Historisë së Thukidides për Luftën e Peloponezit.

Thukididi (c.460-400BC) dhe Sophocles (490-406BC) do ta kishin njohur njëri-tjetrin në Athinë, megjithëse është e vështirë të thuash shumë më tepër se kaq për mungesë provash. Të dy veprat e përmendura më lart u prodhuan në të njëjtën kohë. Shfaqja Edipi me siguri ishte prodhuar rreth 429 para Krishtit, dhe murtaja e Athinës ndodhi në 430-426 para Krishtit.

Thukidides shkruan prozë, jo vargje (siç bëjnë Homeri dhe Sofokli), dhe ai ka punuar në fushën relativisht të re të “historisë” (që do të thotë “hetim” ose “kërkim” në greqisht). Fokusi i tij ishte lufta Peloponeziane e luftuar midis Athinës dhe Spartës dhe aleatëve të tyre përkatës, midis 431 dhe 404 para Krishtit.

Përshkrimi i Thukidides për plagën që goditi Athinën në 430 para Krishtit është një nga pasazhet e mëdha të letërsisë greke. Një nga gjërat e mrekullueshme në lidhje me të është se sa e përqendruar është në reagimin e përgjithshëm shoqëror ndaj murtaja, si ata që vdiqën prej tij ashtu edhe ata që mbijetuan.

Një krizë shëndetësore
Përshkrimi i murtajës vijon menjëherë nga tregimi i njohur i Thukidides për Oracle Funeral Oracle (është e rëndësishme që Perikli vdiq nga murtaja në 429 para Krishtit, ndërsa Thukididi e kapi atë, por mbijetoi).

Thukididi jep një përmbledhje të përgjithshme për fazat e hershme të murtajës – origjinën e saj të mundshme në Afrikën e veriut, përhapjen e saj në rajone më të gjera të Athinës, luftërat e mjekëve për t’u marrë me të dhe shkallën e lartë të vdekshmërisë së vetë mjekëve.

Asgjë nuk dukej se e përmirësonte krizën – jo njohuri mjekësore ose forma të tjera të të mësuarit, as lutje apo orakuj. Në të vërtetë “në fund të fundit njerëzit u mposhtën aq shumë nga vuajtjet e tyre sa nuk u kushtuan vëmendje të mëtejshme për gjëra të tilla”.

Ai përshkruan simptomat në disa detaje – ndjenjën e djegur të vuajtjeve, stomakun dhe të vjellat, dëshirën për të qenë tërësisht lakuriq pa asnjë liri të prehet në vetë trupin, pagjumësinë dhe shqetësimin.

Faza tjetër, pas shtatë ose tetë ditësh nëse njerëzit mbijetuan aq gjatë, pa se dëmtimi zbritet në zorrët dhe pjesët e tjera të trupit – organet gjenitale, gishtat dhe gishtërinjtë. Disa njerëz madje u verbuan.

Fjalët me të vërtetë dështojnë një kur përpiqet të japë një tablo të përgjithshme të kësaj sëmundjeje; dhe për sa i përket vuajtjeve të individëve, ata dukej pothuajse përtej aftësive të natyrës njerëzore për të duruar.

Ata me kushtetutë të fortë nuk mbijetuan më mirë se të dobëtit.

Gjëja më e tmerrshme ishte dëshpërimi në të cilin njerëzit ranë kur kuptuan se kishin kapur plagën; sepse ata menjëherë do të përvetësonin një qëndrim të pashpresës së plotë dhe duke u dorëzuar në këtë mënyrë, do të humbnin fuqitë e tyre të rezistencës.

Së fundmi, Thucydides përqendrohet në zbërthimin e vlerave tradicionale ku vetë-kënaqja zëvendësoi nderin, ku nuk ekzistonte asnjë frikë ndaj zotit dhe njeriut.

Sa i përket veprave penale kundër ligjit njerëzor, askush nuk priste të jetonte aq gjatë sa të dënoheshin dhe të ndëshkoheshin: përkundrazi të gjithë mendonin se një dënim shumë më i rëndë ishte dhënë mbi të.

I gjithë përshkrimi i murtajës në Librin 2 zgjat vetëm për rreth pesë faqe, megjithëse duket më i gjatë.

Shpërthimi i parë i plagës zgjati dy vjet, pas kësaj goditi edhe një herë të dytë, megjithëse me më pak virulencë. Kur Thucydides mbledh shumë shkurt fillin e murtajës pak më vonë (3.87) ai siguron numrat e të ndjerit: 4,400 hoplitë (qytetarë-ushtarë), 300 kalorës dhe një numër të panjohur njerëzish të zakonshëm.

Asgjë nuk i bëri athinasit aq shumë dëm sa kjo, ose kështu zvogëloi forcën e tyre për luftë.

Një lente moderne
Studiuesit modernë argumentojnë mbi shkencën e të gjitha, jo më pak për shkak se Thucydides ofron një sasi të madhe detajesh të simptomave.

Tifoja Epidemike dhe Biguçi janë më të favorizuarat, por janë paraqitur rreth 30 sëmundje të ndryshme.

Thukididi na ofron një tregim të një dëmtimi që është i ndryshëm në të gjitha llojet e mënyrave nga ajo me të cilën përballemi.

Mësimet që mësojmë nga kriza e koronavirusit do të vijnë nga përvojat tona për të, jo nga leximi i Thukidides. Por këto nuk janë ekskluzive të ndërsjella. Thucydides na ofron një përshkrim të një qyteti-shtet në krizë që është po aq i egër dhe i fuqishëm tani, siç ishte në 430BC. / KultPlus.com

87 vjet nga lindja e Odhise Grillos, shkrimtari më i njohur shqiptar i letërsisë për fëmijë

Sot shënohet 87 vjetori i lindjes së njërit prej shkrimtarëve më të njohur në letërsinë shqipe, i cili do të mbahet mend gjithmonë për kontributin e madh që e dha në letërsinë për fëmijë, shkruan KultPlus.

Odhise Grillo lind më 21 mars 1932 në Vuno të Himarës. Studioi gjuhë-letërsi dhe gazetari në Universitetin e Tiranës në vitin 1962. Mbas mbarimit te studimeve punoi si redaktor ne revisten “Hosteni” (ishte vetem 17 vjec), për të vazhduar më tej në Shtëpine Qëndrore të Krijimtarisë Popullore, ku drejtoi revistat “Bota e fëmijeve” dhe “Kultura Popullore” dhe deri sa doli në pension punoi në shtëpinë botuese Naim Frasheri, fillimisht si redaktor, e me pas si shef i redaksisë së letërsisë për femije. Mbas pensionit punoi si redaktor në shtepinë botuese “Toena”.

Librin e parë me vjersha e botoi në vitin 1954, i titulluar “Shtatë ngjyrat”.

Grillo shkroi e botoi me shume se çdo shkrimtar tjetër i kësaj letërsisë dhe ne veprën e tij rroku tema e fusha te mbështetura ne motivet popullore e veçanërisht vend lindjes se tij, Vunoit. Ai përpiqej gjithmonë te sillte diçka te re ne letërsi dhe e pasuroi atë me risi, përvoja elemente dhe format te reja artistike. Ai kishte lindur për te shkruar letërsi për fëmije, duke qene një krijues i mirëfillte i saj dhe iu përkushtua asaj tere jetën, me talentin, pasionin dhe aftësitë krijuese qe zotëronte.

Shkrimtarit bashkëkohor te letërsisë për fëmije Odhise Grillo ju dha medalja “2000 Milenium” e institutit biografik ndërkombëtar të Amerikës. Kjo medalje u jepet njerëzve qe radhiten përkrah personave më të shquar në fushën e letërsisë. Shkrimtari Grillo ka botuar mbi 120 libra për fëmije ne proze, poezi, studime kritike dhe te tjera. Grillo është perfshire ne edicionin e 16, “International Authors and ëriters ëho’s ëho” 199/2000, botim i qendres biografike te Cambridge-it në Angli (IBC). Ai drejtoi per me shume se dhjete vjet Shoqaten Mbarekombetare te Shkrimtareve per Femije e te Rinj, si kryetar e se fundmi si president. Gjithashtu Grillo eshte nderuar me titujt Mjeshter I Madh, Laureat i cmimit te Republikes.

“Historia e Skënderbeut”, sipas veprës së Naim Frashërit, kjo vepër e Grillos hyn në fondin e librave më të mirë të dhjetëvjeçarit të fundit. Odhise Grillo vdiq nga një hemorragji cerebrale mbasi kaloi kater muaj ne koma ne një nga spitalet e Nju Jorkut.

Shkrimtari Odhise Grllo ka dhëne ndihmese te shquar ne te gjitha gjinitë dhe zhanret e letërsisë për fëmije, madje edhe për teatrin e me perkthime. Odhise Grillo ka kontribuar dhe me tekste këngësh si për Te rriturit edhe për fëmijët. Nga bashkëpunimi i tij me Agim Prodanin mund Te veçojmë këngët “Kujtimet e studentit”, “Vajza me trëndafil”, dhe “Kur gjethet bien në vjeshte” me kompozitor Leonard Deda.

Ne thelb ky autor mbeti prozator me rikrijimet e përrallat dhe novelat e romanet , poet që shkëlqeu në poemat për të vegjël .Ai ishte shume i njohur për veprat e tij. / KultPlus.com

21 Marsi, Dita Botërore e Poezisë

Që nga viti 1999, 21 marsi është shpallur nga UNESCO dita botërore e poezisë. Vendimi i marrë në kongresin e 30-të të kësaj agjencie, zhvilluar në Paris, ka si objektiv kryesor mbështetjen e diversitetit linguistik përmes shprehjes poetike.

Në të njëjtën kohë, caktimi i një dite ndërkombëtare për poezinë bëhet edhe me qëllimin për t’i kthyer kësaj gjinie të letërsisë funksionin e saj të parë, traditën gojore.

Ndërsa në kohët antike, në Greqinë e lashta poemat e Homerit mësoheshin përmendësh nga aedët dhe recitoheshin kryesisht në ambiente publike tashmë duket se poezisë i ka humbur ky tipar i vet kryesor.

Për nder të kësaj dite, KultPlus ju sjell njërën nga poezitë më të njohura të Azem Shkrelit, ‘Katër këshilla vetes’, që flet pikërisht për faktin e të qenurit poet.

Azem Shkreli

-Katër këshilla vetes

Mos u bëj poet nëse s’mund të lindësh
Me secilin varg, të lindësh në secilën fjalë,
Ngrehu mbi veten
në do të rrokësh freret e erërave,

Të shkelësh shpërgajt e mërisë
dhe shtrëngatat e gjakut tënd.

Nëse dashurohesh,
dashurohu n’flakë e n’valë,

Jo n’sy të kaltër se bëhesh det i çmendur pendimi.
Mos u bëj poet nëse s’mund të vdesësh
për secilin varg,
të vdesësh për secilën fjalë. / KultPlus.com

Disa nga besëtytnitë më të çuditshme të shqiptarëve

Atë Donat Kurti, një ndër folkloristët më të njohur shqiptarë, që aktivitetin e tij e zhvilloi në malet shqiptare, kryesisht në Dukagjin, në veprën “Doke e Zakone Shqiptare”, botuar pas vdekjes së tij nga françeskanët shqiptarë, në fund të çdo kapitulli vendos besëtytnitë që lidhen me të.

Kështu, në fund të kapitullit “Miqsija në Dukagjin”, në pikën e katërt, ai shkruan:

Besëtytni në lidhni me mik.

– Kur gatojca (gruaja që po gatuan), tuj ngjeshë brumin e bukës, len pa dashtë në gisht nji quk (pak) brumë, thohet se vjen nji mik (Dukagjin).

– Kur, tuj u ndezë krandet (drunj të hollë e të thatë që përdoren për të ndezur zjarrin) në zjarm, çohet nji krande piripuq përpjetë e jep flakë të shpejtë, thohet se vjen nji mik (Dukagjin e Malsi e Madhe).

– Kur grueja bjen në sofër nji lugë ma tepër, thohet se vjen nji mik (Malsi e Madhe).

– Kur, tuj u çue enët prej sofret, bjen gabimisht nji lugë për tokë, thohet se miku asht çue pa u ngi (ngopë). (Malsi e Madhe).

– Kur, tuj hanger në sofër, harron ndonjeni nji kafshatë bukë në njenen anë, thohet se do të vijë nji mik në atë mbramje, në kjoftë mjesditë, do të vijë nesër (Shkodër).

– Kur grizhla gërzhatë (bërtet) n’oborr të shpisë, sidomos nade, thohet se me siguri do të vijë ose nji mik, ose nji lajm (Shkodër e Malsi e Madhe).

– Kur në darkë, ndërsa gjindja e shpisë janë tuj hangër bukë, këndon gjeli nji herë, thohet se mrenda pak ditëve des nji mik; në kjoftë se këndon dy herë, thohet se desin dy (Mirditë e Dibër).

– Po u rrxue pula prej vendit ku asht tuj pushue, thohet se humbet nji mik (Malsi e Madhe).

– Me këndue pula thohet se ka me pas dëm shpija, asht mirë me e mbyt pulen për mik (Malsi e Madhe).

– Me hungrue qeni thohet se des nji rob ose nji mik (Shkodër).

Kështu, në fund të kapitullit “Fëmijët në familje”, në pikën e tretë, ai shkruan:

Besëtytni në lidhni me të lem të fëmijve

Fëmijës, një ditë mbasi ta ketë falë Zoti, i jepet me pi ujë me pak hi brenda, që mos me e marr më sysh (Mirditë).

Në rast se një mik harron në at’ shpi ku nji grue asht me barrë, nji fyshek, që, pa dashtë, i ka ra prej rrethit a qemerit, ose harron kutinë e duhanit, ose pipin, thohet se me siguri ka me lind nji djalë (Mirditë).

Kur shkojnë gratë me vizitu gruen që ka lind e fëmijën, lyejn përpara majen e gishtit me pështymë e, tuj thanë “Marshallah” i prekin buzën fëmijës (Dibër).

Për mos me marrë më sysh fëmija, e zhigasin (e ngjyejnë) në fytyrë më dy – tri danga (njolla) të zeza e i varin nji pare ndër flokë (Dibër).

Kur lahet fëmija për herë të parë, thehet në ujë nji kokërr vë (vezë) dhe e përziejn me ujë (Dibër).

Ndërsa në pikën e katërt Atë Donati shkruan:

Fjalë t’urta

Ku asht fmija, gëzohet shpija.

Kur len (lind) vajza, kjajnë hatllat e shpisë (Malsi e Madhe).

Kollomoqi i vonë i lopve, djali i vonë i shokve (Dukagjin).

Djali i plakut, vaji i sokakut (Has).

Djali pa nanë si nata pa hanë.

Gjysë asht pak, nji asht tepër (për vajzat, Shkodër). / KultPlus.com

François de La Rochefoucauld: Ne falim për aq kohë sa dashurojmë

“Asnjë person nuk është më shpesh gabim se sa ai që nuk e pranon se është gabim.”

“Ne premtojmë sipas shpresave tona dhe veprojm sipas frikërave.”

“Dashuria e vërtetë është sikur fantazmat; të gjithë flasin për të por pak e kanë parë me të vërtetë.”

“Lakmia jonë gjithmonë zgjat më shumë se sa lumturia e atyre që u’a kemi lakmi.”

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojm atë që më së shumti e besojmë.”

“Ne falim për aq kohë sa dashurojmë.”

“Nëse u rezistojmë pasioneve tona, kjo ndodh më shumë për shkak të dobësisë së tyre se sa për shkak të forcës sonë.”

“Pak gjëra nevojiten për ta bërë të lumtur të mençurin; budallain nuk e kënaq asgjë. Kjo është arsyeja se përse shumica e njerëzve janë të mjerë.”

“Ne jemi shumë më afër për ti dashuruar ata që na urrejn, se sa ata që na dashurojnë më shumë se sa që ne dëshirojmë.”

“Asnjë njeri nuk është aq i mençur për ta ditur secilën të keqe që e bënë.” / KultPlus.com

– François de La Rochefoucauld

Brenda javës u larguan 800 “fake news” rreth koronavirusit

Në situatën në të cilën gjendet vendi, si pasojë shfaqjes së koronavirusit, shumë medie kanë përhapur dezinformata të cilat kanë shkaktuar panik.

Kështu ka thënë për Ekonomia Online, Udhëheqësi i Komunitetit për Siguri Kibernetike dhe Privatësi (CSP),  Mentor Hoxhaj. Ai ka thënë se lajmi i rremë është më i rrezikshëm se koronavirusi.

Ndërkohë ka bërë me dije se vetëm javën e fundit janë larguar rreth 800 lajme të rrejshme.

Hoxhaj apeloi që qytetarët dhe mediet që  të mos bien pre lajmeve të rreme, të cilat në të njëjtën kohë po shkaktojnë  panik te qytetarët.

“Po përhapin shumë panik këto lajme dhe shumë qytetarë të brengosur janë lajmëruar në vazhdimësi për lajmet e ndryshme, të cilat kanë ngritur shqetësimin e tyre. Ka qenë shqetësim i madh lajmi i rremë për zhvendosjen e trupave më pastaj dhe të gjitha lajmet e tjera të cilat kanë të bëjnë me Coronavirusin”.

“Unë kam bërë apel dhe vazhdojë të bëjë apel te të gjithë ata të cilët merren me rrjetet sociale që të kenë parasysh se lajmet e rrejshme janë po ashtu  të dëmshme sa Coronavirusi. Gjatë kësaj kohe kritike kërkoj nga ata që të jenë syçelë dhe kërkojë nga mediet të jenë syçelë në këtë drejtim dhe të mos bien pre e lajmeve të rrejshme dhe mos të ngjallin panik të panevojshme te njerëzit”.

Me tutje ai theksoi se në situata të tilla njerëzit  e shfrytëzojnë situatën dhe tentojnë të përfitojnë duke mashtruar.

“Zakonisht në momente interesante, njerëzit tentojnë të përfitojnë nga rast si me mashtrime apo përfitime, kemi pasur dy apo tri forma të këtyre llojeve të përfitimit dhe ne kemi qenë të shqetësuar dhe vazhdojmë të jemi të shqetësuar lidhur me ndikimin e medieve ruse dhe inteligjencës ruse gjë e cila është konstatuar së fundmi me ndikimin tyre në këtë kohë krize. Jemi në të njëjtën kohë me të gjitha zhvillimet që i ka edhe BE-ja në luftën kundër lajmeve të rreme”.

Ai tha se 800 lajme të rreme janë larguar na Facebook dhe kjo gjë do të vazhdojë edhe ditëve në vazhdim.

“Në momentin e parë që neve raportohet një lajm i cili është në dyshim që është i rrejshëm neve bëjmë verifikimin për të gjetur  besueshmërinë dhe vërtetësinë e atij lajmi, dhe më pastaj kur ta gjejmë burimin e saktë të lajmit së bashku me lajmin jo të vërtet e qesim edhe linkun i cili tregon ku mund të gjejnë lajmin e plot apo lajmin e vërtet”.

“Ka më shumë se dhjetë ditë  që kemi biseduar fillimisht me Facebook-un dhe kemi ngritur shqetësimet për lajmet e rrejshme dhe mbas bashkëbisedimit, Facebook ka krijuar një kanal të posaçëm të raportimit të lajmeve të rrejshme dhe këtë jemi duke e bërë në baza ditore dhe mund të konstatojmë se mbi 800 lajme të rrejshme janë larguar nga rrjeti social dhe do ta vazhdojmë ta bëjmë këtë çdo ditë”, shtoi ai.

“Ka shumë shqetësime të qytetarëve, kemi pasur shqetësime lidhur edhe me shumë produkte dhe kemi bërë hulumtimin dhe pastaj kemi dal dhe kemi treguar vërtetësinë apo jo të atij shqetësimi. Ne ditëve të fundit për fat të mirë jemi një hap para lajmeve të rrejshme sepse jemi duke bërë hulumtimin edhe jashtë territorit të Kosovës dhe ka dy ditë apo tri se që nga mëngjesi po paralajmërojmë lidhur me lajme të rrejshme dhe të cilat janë duke qarkulluar në rrjetin social që qytetarët mos të bien pre e këtyre lajmeve dhe kryesisht të lidhura me teoritë e konspiracionit, apo me origjinën e virusit dhe me shakat se mund të shërohet Coronavirusi”.

Ai thotë se portalet që kanë shikueshmëri të madhe po ashtu personat me ndikim të madh kanë rënë pre e lajmeve të rreme duke bërë copy-paste. Hoxhaj kërkoi që para publikimit, të shikohet burimi i lajmit.

“Kemi portale që kanë shikueshmëri shumë të madhe, po ashtu kemi edhe persona të cilët janë me ndikim dhe që kanë rënë pre e këtyre lajmeve të rrejshme duke bërë copy-paste. Kërkoj mirëkuptimin e portaleve dhe medieve që me rastin e publikimit të lajmit të qesin edhe burimin e lajmit, sepse mungesa e parë që e shohim të lajmet është burimi i lajmit dhe më pastaj bëjnë edhe ndryshimin e lajmit dhe për neve pastaj është shumë e vështirë për të verifikuar”.

“Neve na ka humbur dy orë kohë për të verifikuar një video. Jemi 99.9% të saktë, sa i përket verifikimit dhe largimit të lajmit. Po të kishim një mbështetje më të madhe institucionale normalisht që edhe efektshmëria jonë do të ishte më e madhe”, theksoi Hoxhaj. Klan Kosova / KultPlus.com

Restaurohet kisha e shekullit XIII në Berat

Një kishë mesjetare në Berat e ndërtuar gjatë shekullit XIII, pas restaurimeve të bëra në brendinë e saj do të hapet sërish për publikun.
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë përmes një statusi në Facebook ka njoftuar për restaurimet që janë bërë në këtë kishë. Pjesët e restauruara të kishës janë dyert e saj dhe afreskat që kisha ka pasur.

“Duke ju uruar një ditë të mbarë, po ndaj me ju disa nga momentet e restaurimit të dyerve dhe afreskeve, të një prej kishave më të bukura në Berat, e cila daton prej shek. XIII. Pas kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme, dyert e Kishës së “Shën Triadhës” do të hapen sërish, për të gjetur paqe mes shenjtorësh apo për të shijuar afresket që specialistët e DRTK, Berat, me durim po i nxjerrin në dritë”, shprehet ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti.

Nga sot mbyllen të gjitha parqet në vend

Grupi Ndërinstitucional për Menaxhimin e Incidenteve ka marrë vendim që të gjitha parqet nëpër të gjitha komunat e Kosovës të mbyllen nga ora 08:00 deri në ora 20:00.

Policia e Kosovës do të jetë në të gjitha pikat ku janë parqet dhe nuk do të lejojë asnjë qytetar që t’i frekuentojnë, njofton Klan Kosova.

“Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që të respektojnë vendimet e organeve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse ato po bëhen me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj dhe të familjes tuaj thotë Ministria e Punëve të Brendshme.

Qytetarët janë ftuar që gjatë daljeve publike, të mbajnë distancën sociale me njëri-tjetrin.

Po ashtu, obligohen që nga nesër të gjitha marketet dhe dyqanet që janë të lejuara të punojnë, që të vendosin shenjat për mbajtjen e distancës prej një metër.

Gjithashtu, nga nesër në të gjitha lokalet do të ndalohet shërbimi i kafes si brenda ashtu edhe për t’i marrë me vete (Take Away), pavarësisht llojit të shërbimit primar.

“Ju lutemi që t’i ndiqni këto udhëzime sepse këto po bëhen për të mirë tuaj, sepse vetëm kështu do t’i ndihmoni edhe institucionet e shtetit që bashkërisht t’ia dalim edhe kësaj sfide”.

“Ju ftojmë që të kontribuoni duke Qëndruar në Shtëpi, për të mos i humbur mundin, mjekut, policit, ushtarëve të FSK-së, doganiereve, ekipeve emergjente dhe të gjithë atyre që po japin kontribut për të tejkaluar këtë situatë”.

Të gjitha këto vendime hyjnë në fuqi nga nesër prej orës 08:00.

Mbroni veten dhe familjen tuaj!

Presidenti Lincoln parashikoi fundin e tij

Sipas mikut të Lincolnit, Uard Hill Lamon, tre ditë para vrasjes së tij më 14 prill 1865 presidenti i kish rrëfyer një ëndërr të çuditshme që kish parë. Lamon e rrëfeu historinë në biografinë e tij të Lincoln, me titull “Kujtime të Abraham Lincoln 1847-1865”, në të cilën ai përshkroi se si Lincoln i kish thënë që, në ëndrrën e tij qe zgjuar në Shtëpinë e Bardhë me zhurmën e të qarave.

Pasi eci nga dhoma në dhomë dhe nuk gjeti “asnjë person të gjallë”, Lincoln hyri në Sallën Lindore dhe zbuloi një arkëmort të madh me një kufomë të shtruar mbi të, të mbështjellë me rrobat e varrimit. Përreth skenës ishin një përzgjedhje e ushtarëve dhe një grup vajtonjësish, të cilët ishin burimi i zhurmës. Lincoln vazhdoi të zbulojë se iu afrua kufomës dhe pyeti një prej ushtarëve: “Kush ka vdekur në Shtëpinë e Bardhë?” Pas një pauze, ushtari u përgjigj: “Presidenti, ai u vra nga një vrasës.”

Shumë komentues në të kaluarën kanë shtuar cilësi profetike për këtë ngjarje, megjithatë ajo ndoshta thjesht zbulon tensionin e madh dhe shumë të vërtetë që presidenti ndjente në atë kohë. Presidenti kish marrë shumë kërcënime për jetën dhe, me gjendjen e tronditur të Amerikës pas luftës civile të përgjakshme dhe shkatërruese, një atentat ndaj jetës së tij kishte qenë një mundësi shumë e vërtetë, që mund t’i jetë bërë fiksim.

Brenda tre ditësh pasi ia kishte rrëfyer Lamonit, Lincolni u vra me të vërtetë nga John Uilkes Booth. / bota.al/ KultPlus.com

Sot, Dita Botërore e Sindromës Down

21 Marsi është Dita Botërore e individëve më Sindromën Down. Kjo ditë e ndërgjegjësimit global është zyrtarizuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 19 dhjetor 2011, e cila vendosi të caktojë 21 Marsin si Ditën Botërore të Sindromës Down.

Kjo ditë ka si qëllim të inkurajojë miqtë tanë në të gjithë botën që në këtë ditë të zgjedhin të kryejnë aktivitete për të ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit se çfarë është sindroma Down, çfarë do të thotë të kesh sindromën Down dhe se si njerëzit me sindromën Down luajnë një rol jetësor në jetën tonë dhe në komunitet.

Është zgjedhur pikërisht data 21 mars, dita e 21-të e muajit të tretë për të nënkuptuar unikalitetin e trisomisë të kromozomit 21 që shkakton Sindromën Down.

Kjo ditë ka si synim bashkimin për të krijuar një zë të vetëm global për të drejtat, përfshirjen dhe mirëqenien e njerëzve me sindromin Down më 21 mars. Çdo vit, zëri i njerëzve me sindromën Down dhe ata që jetojnë dhe punojnë me ta rritet më shumë./ KultPlus.com

Vdes legjenda e muzikës ‘country’, Kenny Rogers

Ka vdekur legjenda amerikane e muzikës “country”, Kenny Rogers në moshën 81 vjeçare, raporton BBC.

Një përfaqësues i familjes tha se, “ai vdiq në paqe në shtëpi nga shkaqe natyrore”, transmeton KultPlus..

Rogers kryesoi në toplistat pop dhe “country” gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta, derisa ka fituar tre çmime Grammy.

Në karrierën e tij gjashtë dekadëshe ai ka krijuar disa nga hitet më të mëdha botërore, përfshirë këtu “Lady”, “The Gambler”, “Lucille” dhe “Coward Of The County”.

Në vitin 2013 ai kishte hyrë në “Country Music Hall of Fame”, dhe në po atë vit kishte pranuar çmimin për “Arritje Jetësore” nga Asociacioni i Muzikës Country.

Ai ishte martuar pesë herë, derisa ka pesë fëmijë. / KultPlus.com

Unë mbylla sytë dhe fjeta

Fernando Pessoa

Nëse, kur të kem vdekur, dikush ka dëshirë
të shkruajë biografinë time
Nuk ka asgjë më të thjeshtë.
Ajo ka vetëm dy data: atë të lindjes
dhe atë të vdekjes sime.
Midis njërës dhe tjetrës datë, të gjitha ditët janë të mijat.
Është e lehtë ta përcaktosh jetën time.
Unë e kam parë botën si një njeri i dënuar.
Unë i kam dashur gjërat pa kurrfarë sentimentalizmi.
Kurrë nuk pata ndonjë dëshirë që nuk mund ta realizoja,
sepse asnjëherë nuk m’u verbua arsyeja.
Të kuptuarit e vetes për mua qe gjithmonë
veçse të shoqëruarit e të pamit.
Unë e kuptova se gjërat janë reale
dhe krejtësisht të ndryshme nga njëra-tjetra;
T’i kuptoje me anë të mendimit, do të thoshte
të të dukeshin të gjitha të ngjashme.
Një ditë më vuri në gjumë si cilindo fëmijë.
Unë mbylla sytë dhe fjeta.
Përveç kësaj, unë qeshë poeti unik i Natyrës. /KultPlus.com

Shqipëroi: Anton Papleka

Muzikantët e famshëm që kishin probleme me dëgjimin

Muzika mund të jetë vajtuese, e qetë, agresive, por mbi të gjitha ajo duhet dëgjuar me zë të lartë. Mendoni për koncertin më të mirë që ju keni marrë pjesë ndonjëherë. Muzika është melodioze dhe të bën për vete, por kur ktheheni në shtëpi, ju vëreni zukatje në veshë nga tingujt e fortë të melodisë.

Tani, imagjinoni muzikantët, që veshët e tyre kanë më shumë ekspozim, shumë më të shpeshtë me tingujt. Rasti më i veçantë i kësaj liste është ai Ludwig van Beethoven. Viti 1802 është një vit shumë i vështirë për të pasi e dashura e tij Xhulieta Guiciardi të cilës i kishte kushtua “Sonata nën Dritën e Hënës” e lë dhe bashkë me të edhe dëgjimi i tij, i cili kishte filluar t’i shfaqë probleme që prej vitit 1796.

Trishtimi i tij ishte aq i madh sa që kompozon “Testamenti i Hailingestatit” dhe ua dërgon dy vëllezërve të tij me lutjen që të lexohet dhe të kryhet pas vdekjes së tij. Fillon duke thënë: “O njerëz që më konsideroni dhe më gjykoni te ligë dhe gjysmënjeriu sa shumë padrejtësi më bëni. Zemra ime që kur isha fëmijë ishte e dhënë pas Mirësisë. Ndihesha gati të realizoja gjëra të mëdha. Por mendoni se këtu dhe gjashtë vite më ka goditur një fatkeqësi e pakorrigjueshme… Kisha vendosur të jepja një fund. Vetëm arti më përmbajti. Më dukej e pamundur të braktisja botën pa përfunduar çfarë isha destinuar të japë”. Megjithatë, këta muzikantë kanë arritur të krijojnë muzikë që do ta kujtoni për tërë jetën.

Neil Young

Neil Young (lindur më 12 nëntor, 1945), është një kantautor kanadez, i cili është konsideruar si një nga muzikantët më me influencë të gjeneratës së tij. Ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në botën e muzikës dhe zë një vend të veçantë në muzeun e “The Rock and Roll Hall of Fame and Museum”, që ndodhet në Ohio, USA. Në këtë muze shpaloset historia e disa artistëve, producentëve më me influencë që kanë kontribuar në industrinë e muzikës dhe veçanërisht të zhanrit të muzikës Rock and Roll. Young ka qenë nderuar nga muzeu “Hall of Fame” si solo artist në vitin 1995 dhe si anëtari i bandës “Buffalo Springfiled”, grup amerikan i muzikës rok. Këngët më të bukura janë baladat “Heart of Gold” dhe kryevepra e “hard rock” është “Cowgirl in the Sand”, e cila ka pasur një kritikë të suksesshme dhe popullaritet të pabesueshëm.

Nëpërmjet të gjithave, ai ka vuajtur nga “tinnitus” – “zukatje në veshë”, shqetësim i përbashkët për muzikantët e muzikës rok and roll, e cila konsiston në një tringëllimë të vazhdueshëm në vesh. Young ka krijuar mbi 30 albume unike.

Ozzy Osbourne

John Michael “Ozzy” Osbourne (lindur më 3 dhjetor, 1948) është një kantautor anglez, karriera e të cilit shtrihet më shumë se 40 vjet. Osbourne konsiderohet si një nga pionierët e parë të bandës “Black Sabbath” të muzikës “heavy metal” dhe mbetet një nga muzikantët më të suksesshëm i të gjitha kohërave. Gjithashtu, ai është edhe organizuesi i “Ozzfest”, festival që zhvillohet çdo vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila mirëpret grupe të ndryshme të muzikës “heavy metal”. Pavarësisht nga sukseset e tij, Osbourne vuan nga humbja e dëgjimit.

Në dhjetor të vitit 2010, Osburne shiti më shumë se 100 milionë disqe në të gjithë botën. Po në vitin 2010, fitoi “Literary Achievement”, çmim i dhënë nga Sony Pictures Studio, Kaliforni.

Phil Collins

Philip David “Phil” Collins (lindur më 30 janar të vitit 1951) është një kantautor, pianist, aktor. Këngëtari britanik u bë i famshëm si si vokalist dhe baterist me grupin e rrokut “Genesis”. Këngët e tij kanë qenë në vendet e para të hitparedeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe në periudhën midis 1978 dhe 1994. Mbas dyzet vitesh suksesi, muzikanti legjendar ka bërë të ditur se ai po vuan nga një sërë problemesh me shëndetin vitet e fundit. Dëgjimi i tij është dëmtuar nga të luajturit live dhe ka pasur shqetësime me shtyllën kurrizore, gjë e cila bën të pamundur uljen e tij sërish në bateri.

George Martin

George Martin (3 janar, 1926) është një producent, kompozitor dhe muzikant anglez. Shpesh herë ai është referuar si “the Fifth Beatle” – “Bitellësi i Pestë”, titull që i është vënë falë punës së tij si producent i albumeve origjinale të grupit të famshëm “The Beatles”. Gjithashtu, ai është konsideruar si një nga producentët më të mëdhenj i të gjitha kohërave, ku 30 herë radhazi ka qenë në krye të hitparedit anglez dhe 23 herë në hitparedin amerikan. Martin ka kompozuar edhe kolonat zanore të filmave “Yellow Submarine” 1968, dhe “Live and Let Die” 1973.

Ai ka marrë shumë çmime nderi ndër to më i fundit është “Doctor of Music” nderuar nga Universiteti i Oxford-it më 29 qershor të këtij viti. Si Collin ai është i detyruar të tërhiqet nga muzika për shkak se dëgjimi i tij është i dëmtuar.

Will.i.am

William James Admas, Jr (15 mars, 1975), njohur më shumë si will.i.am është kënge autor, aktor, producent dhe raper amerikan. Ai u bë më shumë i njohur si themeluesi i grupit të muzikës pop dhe hip hop “The Black Eyed Peas” së bashku me këngëtaren e muzikës pop apl.de.ap dhe “Taboo”, më vonë njohur si këngëtarja Fergie. will.i.am ka realizuar disa albume të suksesshme si “Monkey Business and Elephunk” 2003. Si producent muzike ai ka bashkëpunuar me artistë të njohur të muzikës si Britney Spears, U2, Rihanna, Justin Timberlake, Juanes dhe shumë të tjerë.

Çmimi i fundit ka qenë në 2010 si “Best Pop Performance by a duo or Group” me këngën “I Gotta Feeling”. Sipas will.i.am, çdo heshtje është e ndërprerë nga një tingëllim i dhimbshëm, e cila e frymëzon atë për të krijuar muzikë në të gjitha orët e ditës.

Brian Wilson

Brian Douglas Wilson (lindur më 20 qershor, 1942) është një muzikant amerikan, i famshëm si kantautori i grupit “The Beach Boys”.
Wilson si shumë të tjerë muzikantë ka pasur probleme me dëgjimin. Bob Dylan një tjetër muzikant i famshëm ka thënë për shqetësimin e Wilson-it: “ Jezus, shiko atë vesh.

Ai duhet t’ia dhurojë atë Smithsonian”. Smithsonian USA, është kompleksi më i gjerë kërkimor në botë ku përfshihen 19 muze, 9 qendra kërkimore dhe është binjakëzuar me më shumë se 140 muze në botë. Edhe pse me shumë probleme shëndetësore, ai orkestroi një nga albumet më të shkëlqyer i të gjitha kohërave “Pet Sounds”, 1966. Përveç çmimeve të tjera marra gjatë karrierës së tij, më 20 maj 2011, Wilson u nderua me çmimin “George and Ira Gershwin Award” nga Universiteti i Kalifornisë në Los Angelo-s.

Jeff Beck

Geoffrey Arnold “Jeff” Beck (lindur më 24 qershor, 1944) është një kitarist anglez. Karriera e tij filloi duke lozur me “The Yardbirds”, grup muzikor roku formuar në vitet ’60. Në të njëjtin grup kanë qenë edhe kitaristi i shquar Eric Clapton dhe Jimmy Page. Gjithashtu, Beck formoi edhe dy grupe të tjera muzikore “The Jeff Beck Group” dhe “Beck, Bogert&Appice”. Ai është renditur i 14 në listën e “Rolling Stone” (revistë muzikore amerikane) si një nga kitaristët më me influencë të muzikës rok. Kanali amerikan MSNBC e ka cilësuar si “kitaristi i kitaristëve”.

Shumica e këngëve të tij janë instrumentale. Stili muzikor i këngëve të tij janë jazz fusion, blues-rok dhe heavy metal. Në 4 Prill, 2009 ai u fut në “Rock and Roll Hall of Fame of Museum” si anëtari i grupit “The Yardbirds” në vitin 1992 dhe si solo artist në vitin 2009.

Eric Clapton

Eric Patrick Clapton ( lindur më 30 mars, 1945) është një kitarist, këngëtar dhe kompozitor anglez. Kitaristi legjendar ka qenë pjesëtar i grupeve rok “Cream” dhe “The Yardbirds”, në këtë grup ka qenë edhe Jeff Beck. Karriera e tij njihet më shumë si solist. Stili i muzikës që ai loz është blues dhe rok. Vitin që shkoi, nxori një album “antik”, ku përzgjodhi rreth 20 këngë të shkruara mes viteve ’30 dhe ’50.

Clapton thekson se ky album është si një lloj autobiografie. Në këto këngë të zgjedhura ka bluz dhe xhaz. Këngët e tij të famshëm janë “Layla”, “Wonderful Tonight”, “My Father’s Eyes”, ” Rock’ N ‘Roll Heart” ,”Crossroads”, “White Room” etj.

Pete Townshend

Peter Denis Blandford “Pete” Townshend (lindur më 19 maj, 1945), është një kitarist roku, vokalist, kantautor dhe është i njohur si kitaristi i grupit rok “The Who”. Karriera e tij në këtë grup vazhdoi për më shumë se 40 vjet, dhe ky grup është konsideruar si një nga grupet më me influencë në vitet ‘60 dhe ’70 dhe sipas Eddi Vedder (muzikant amerikan), ndoshta grupi më i suksesshëm që këndon live. Këngët më të suksesshëm janë “My Generation”, “Won’t Get Fooled Again” dhe “Pinball Wizard.
Muzika me volum të lartë, pajisjet piroteknike kanë shkaktuar efekte të mëdha negative për humbjen e dëgjimit të muzikantit të famshëm. Pavarësisht nga kjo vështirësi, ai, si çdo anëtar tjetër i kësaj liste, vazhdon të luajë nëpër koncerte ekstravagante live.

Ludwig van Beethoven

Ludwig van Beethoven, lindi më 16 dhjetor, 1770 në Bon, Gjermani dhe vdiq më 26 mars të vitit 1827 në Vjenë, Austri. Beethoven ka qenë një kompozitor dhe pianist midis periudhave të Klasicizmit dhe Romantizmit në artin e muzikës perëndimore. Ai do të mbetet një nga kompozitorët më të shquar i të gjithë kompozitorëve i të gjitha kohërave. Aty nga viti 1800 filloi të humbiste dëgjimin.

Ai vuajti nga dëmtime të brendshme që i ja vështirësuan atij dëgjimin e muzikës. Mendohet se njëri nga shkaktarët ishte uji i ftohtë, në të cilin ai e vendoste kokën për të mos e zërë gjumi gjatë punës. Edhe humbja e dëgjimit të tij mbetet mister, muzika e tij do të jetojë përgjithmonë, dëgjuar dhe pëlqyer nga gjeneratat e reja. /albertvataj/ KultPlus.com