“Deklarimi i Pavarësisë”, piktura e famshme kushtuar 4 Korrikut

Piktura e famshme e John Trumble, “Deklarimi i Pavarësisë” është piktura e parë e bërë në shtetin që sapo ishte formuar nga George Washington dhe gjeneralët e tij, shkruan KultPlus.

Në pikturë shihen të gjithë baballarët që e themeluar kombin amerikan si George Washington, Alexander Hamilton, John Adams, Arron Burr, James Madison dhe Thomas Jefferson.

Kjo pikturë ka nisur me 4 korrik, pra gjatë shpalljes së pavarësisë, por ka zgjatur gati 5 vite që të përfundohet.

Menjëherë pas kësaj konference, është mbajtur mbledhja e parë e kabinetit të parë qeveritar me president George Washington. /KultPlus.com

‘Zoti nalt, Amerika poshtë’

Çdo 4 korrik shqiptarët festojnë.

Kosova feston formimin e shtetit amerikan, falë të cilit Kosova edhe u çlirua në represioni dhe dhuna serbe e cila eskaloi në vitet 1998-99 duke vrarë e masakruar mijëra njerëz në territorin e Kosovës.

Pos që kujtojmë tërë Amerikën, si komb i cili tregoi fuqinë e tij në momentin e duhur kundër Serbisë, kujtojmë njerëzit që specifikisht ndihmuan në ndalimin e luftës në Kosovë.

Madje, në diskursin kosovar shpesh e dëgjojmë “Zoti Nalt – Amerika Poshtë”, për ushtrinë amerikane e cila ndikon që lufta të mbaronte, ose përndryshe shumë njerëz do të vraheshin në Kosovën e rrethuar prej forcave serbe.

Bill Clinton – president i Amerikës në kohën kur Kosova ishte në luftë, dha urdhërin që të bombardohej një pjesë e Serbisë dhe institucioneve të cilat nxisnin luftë e propagandë.

Në 18 mars 1999, delegacionet shqiptare, amerikane dhe britanike firmosën atë që u bë Marrëveshja e Rambujesë ndërkohë që delegacionet jugosllave dhe ruse nuk pranuan.

Wesley Clark – gjeneral i ushtrisë amerikane nisi operacionet ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë. Në 24 mars në ora 20:00 NATO nisi fushatën bombarduese kundër Jugosllavisë, kësisoj për t’i dhënë fund krimit dhe dhunës.

Më 1 tetor 1999, përafërsisht 150 parashutistë të SHBA u parashutuan në Ferizaj si pjesë e Operation Rapid Guardian (Operacioni Gardiani i Shpejtë). Qëllimi i misionit ishte kryesisht për të paralajmëruar Presidentin e Jugosllavisë Sllobodan Millosheviç për aftësinë e shpejtë të veprimit dhe kapacitetet e NATOs në Kosovë.

Një ushtar amerikan humbi jetën gjatë uljes pasi parashuta e tij nuk u hap.

Më 15 dhjetor 1999, një ushtar amerikan humbi jetën, pasi mjeti HMMWV ku ai ishte pasagjer ra në një minë.

Jo më kot edhe sot duhet të festojmë e të rikujtojmë ‘Zoti Nalt – Amerika Poshtë”, në këtë 4 korrik kur Amerika feston ditën e formimit të saj, 4 korrik 1776.

Urime 4 Korriku, Happy Fourth of July! KultPlus.com

4 Korriku, 244 vjet nga Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara është deklarata e miratuar nga mbledhja e Kongresit të Dytë Kontinental në Filadelfia, Pensilvani më 4 korrik 1776, e cila njoftoi se trembëdhjetë kolonitë amerikane, në atë kohë në luftë me Mbretërinë e Britanisë së Madhe, e konsiderojnë veten si trembëdhjetë shtete të pavarur, sovranë, që nuk janë më nën sundimin britanik. Ata formuan një shtet të ri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

John Adams ishte një udhëheqes në shtytjen për pavarësi, e cila u miratua më 2 korrik me asnjë votë kundër. Një komitet prej pesë vetësh kishte hartuar deklaratën formale, që do të ishte gati kur Kongresi të votonte për pavarësinë. Termi “Deklarata e Pavarësisë” nuk është përdorur në dokument.

John Adams bindi komisionin të zgjidhte Tomas Xheferson për të hartuar draftin origjinal të dokumentit, të cilin Kongresi do ta redaktonte për të prodhuar versionin përfundimtar. Deklarata ishte në fund të fundit një shpjegim formal pse Kongresi kishte votuar më 2 korrik të shpallë pavarësinë nga Britania e Madhe, më tepër se një vit pas shpërthimit të Luftës Revolucionare Amerikane. Ditën tjetër, më 3 korrik, John Adams i shkroi gruas së tij Abigail: “Dita e dytë e korrikut 1776, do të jetë epoka më e paharrueshme në historinë e Amerikës” Por ditëlindjen kombëtare, Dita e Pavarësisë, festohet më 4 korrik, data kur u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë.

Pas ratifikimit të tekstit më 4 korrik, Kongresi nxori Deklaratën e Pavarësisë në disa forma. Ajo u botua fillimisht si fletushkë që u shpërnda dhe u lexua gjerësisht për publikun. Kopja e përdorur për këtë fletushkë ka humbur, dhe mund të ketë qenë një kopje në duart e Tomas Xhefersonit. Drafti fillestar i Xhefersonit, të plotë me ndryshimet e bëra nga John Adams dhe Benjamin Franklin, dhe shënimet e Xhefersonit të ndryshimeve të bëra nga Kongresi, janë të ruajtura në Bibliotekën e Kongresit. Versioni më i njohur i Deklaratës, një kopje e nënshkruar që është konsideruar gjerësisht si dokument zyrtar, ndodhet në Arkivat Kombëtare në Uashington DC. Kjo kopje u urdhërua nga Kongresi më 19 korrik, dhe u nënshkrua kryesisht më 2 gusht.

Burimet dhe interpretimi i Deklaratës kanë qenë subjekt i shumë hetimeve shkencore. Deklarata justifikoi pavarësinë e Shteteve të Bashkuara duke renditur ankesat koloniale ndaj Mbretit George III, dhe duke pohuar disa të drejta natyrore dhe juridike, duke përfshirë edhe të drejtën e revolucionit. Abraham Linkolni e bëri Deklaratën epiqendrën e retorikës së tij (si p.sh. në fjalimin e Getisburgut 1863), dhe politikat e tij. Që atëherë, është bërë i mirënjohur pohimi për të drejtat e njeriut, në veçanti fjalia e dytë:

Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi i tyre me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë.

Kjo është quajtur “një nga fjalitë më të njohura në gjuhën angleze”, që përmbajnë “fjalët më të fuqishëm dhe rrjedhimore në historinë amerikane”. Pasazhi përfaqësonte një moral standard për të cilin duhej të perpiqeshin Shtetet e Bashkuara. Kjo pikëpamje u promovua sidomos nga Abraham Linkolni, i cili e konsideroi Deklaratën si themel të filozofisë së tij politike, duke argumentuar se Deklarata është një deklaratë e parimeve mbi të cilat duhet të interpretohet Kushtetuta Shtetet e Bashkuara.

Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara frymëzoi shumë dokumente të tjera të ngjashme në vende të tjera në shekujt e 18-ë dhe 19-të, duke u përhapur në Vendet e Ulëta, dhe pastaj në Karaibe, Amerikën Spanjolle, Ballkan, Afrikën Perëndimore dhe Evropën Qendrore në dekadat deri në 1848. / KultPlus.com

Bulevardi Bill Clinton mbushet me flamuj amerikanë

4 Korriku shënon ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e sot shënohet 240 vjetori.

Në nderim të kësaj feste sot Bulevardi Bill Clinton është mbushur me flamuj amerikanë, në shenjë mirënjohje për SHBA-në për çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës, transmeton KOHA.

Deklarata e Pavarësisë është një dokument ku 13 kolonitë e Mbretërisë së Bashkuar nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.

Dokumenti i Pavarësisë u ratifikua më 4 Korrik 1776. Kushtetuta amerikane, e nënshkruar në vitin 1787 përshkruan më pas bazën dhe strukturën e qeverisë të Shteteve të Bashkuara, e cila është e ndarë në tri degë, në ato ekzekutive, legjislative dhe juridike, pra Presidenti, Kongresi dhe Gjykata e Lartë.

Dita e Pavarësisë në SHBA festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e fishekzjarrëve. / KultPlus.com

Shqipëria

Poezi nga Pablo Neruda

S’kam qënë ndonjëherë
Në Shqipëri
n’atë tokë të ashpër e të dashur,
n’atë dhe malor barinjsh.

Sot
shpresoj të vij si për të kremte,
për një të kremte të re, dasmë mbi tokë;
pa të vete të shoh
si shkëlqen dielli
majë krahëve plot muskuj
të vargmaleve të tua,
si më rritet në mes të shkëmbinjve
si zambaku i ri dhe i njomë,
kultura,
letërsia,
që po nis e shtrihet,
nderi ndaj bujkut të moçëm,
djepi i punëtorit,
përmendorja e shquar e vëllazërimit,
si merr përpjetë mirësia posi bima e re
që lulëzon në vendet e lashta e të varfra.

O Shqipëri e vogël, e fortë,
e vendosur dhe zëmjaltë,
teli i kitarës sate
‐ ujë dhe çelik i gjallë –
vjen e më t’i shtohet tingullit
të historisë,
këngës së kohës që s’ka të mposhtur,
me një zë bjeshkësh
dhe ndërtimesh,
aromash
dhe bardhësish,
këngës së mbarë njerëzve dhe mbarë, mbarë bjeshkëve,
zogjve dhe mollëve në lule, erërave dhe valëve.
Forca, vendosmëria dhe lulet janë dhuratat q’i sjell ti
ndërtimit të jetës mbi tokë.
(Përktheu: A.Pilika) / KultPlus.com

Gjatë izolimit Driton Kuka ka përmirësuar shumë gjëra te sportistët e tij

Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka dhënë një intervistë të gjatë për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos. Fituesi i medaljes olimpike si trajner, Kuka, ka folur kryesisht për sfidat aktuale, ato me të cilat xhudistët janë përballur pas ndërprerjes së garave dhe izolimit për shkak të pandemisë COVID-19.

Ndër të tjera Kuka ka folur për mënyrën e ushqimit të garuesve në rrethana të reja, pa gara e pa kampe të mëdha ndërkombëtare. Aktualisht xhudistët kosovarë po qëndrojnë në një kamp në bregdetin shqiptar, së bashku me xhudistët më të mirë të Shqipërisë.

“Sfida kryesore për mua si trajner në këtë periudhë është të mbajë në nivelin e duhur shëndetin mental të garuesve. Ia kam dalë të mbajë 12 xhudistët më të mirë të bashkuar dhe të izoluar në afërsi të sallës tonë. Ishte vendim i vështirë, pasi disa prej tyre nuk ishin të gatshëm të izolohen për afat të pacaktuar. Por kam folur shumë me ta dhe kemi marrë çdo vendim bashkë. Në fund të karantinës, pas saktësisht 12 javëve, unë isha i lumtur dhe jam i sigurt që kemi bërë gjënë e duhur në këtë situatë”, ka thënë Kuka për IJF-në.

Kuka vlerësohet prej trajnerëve më të mirë në botë sa i takon xhudos. Nxënësit e tij kanë fituar krejt çka mund të fitohet në këtë sport. Pas rifillimit të garave ata pritet të jenë edhe më të mirë.

Kuka vlerëson faktin se xhudistët e tij e kanë pasur mundësinë të ushtrojnë. Jo të gjitha ekipet në botë e kanë pasur këtë “luks”.

“Në çdo stërvitje synimi kryesor ishte të mbajë xhudistët në nivel të duhur mental dhe i kam bindur se kjo pauzë e gjatë nga garat më ka lejuar mua si trajner që të ndërtojë gjëra të reja, pozicione të reja, të përmirësojë shumë prej problemeve teknike te të gjithë ata”.

Kuka personalisht ka pasur më shumë kohë për familjen, pas 15 vjetësh të mbushura me udhëtime. Ai megjithatë ka pranuar se garat po i mungojnë tashmë.

“Unë tashmë kam dëshirë të ndiej garat. Dua të bëjë stërvitje me disa synime, që janë medaljet dhe paraqitjet e mira në gara. Tani është situatë krejt tjetër dhe mendoj se në shtator duhet të fillojmë me disa ngjarje. Nuk është e lehtë por duhet të gjejmë një mënyrë”, ka thënë Kuka.

Ngulmime qiellore për tokën Arbërore apo ditë më shi pranë panteonit të zi

Nga: Nue Oroshi

Ngulmimet dhe përplasjet qiellore në mes tokës,diellit, hënës marsit,saturnit dhe jupiterit ecin në lartësinë qiellore pranë ngulmimeve që i bëjnë luftë qiellit Arbëror.Ashtu si çdo herë gjatë historisë nëpër periudha të ndryshme kohore pranë ngulmimeve të qiellit shqiptar janë paraqitur edhe ditët me shi pranë panteonit të zi.Këto ditë me shi të errëta dhe pa diell i patëm të shpeshta.

Ato i patëm të shpeshta për faktin se shpesh i përziem rrugët e mbijetesës.Çdo herë kur kishim djem e vajza puntor dhe të ditur, çdo herë na delnin politikan harbutë e kopukë që e orjentonin liburnien shqiptare drejt panteonit të zi, pa u mërzitur fare për ditet e errëta dhe me shi.Edhe sot në Trojet Arbërore po ecin paralel me njëra-tjetrën dy drejtime ajo intelektuale dhe kombëtare që bashkarisht janë duke u munduar që ti nxjerrin trojet shqiptare nga kjo sketerrë dhe nga kjo mjegullnajë që janë mbetur në një rrugë pa krye.E në këtë mjegullnajë politikanët tanë na i ka zënë”Kalikangja” siç njihet në popull dhe ju kanë përzier rrugët.Ecjakët e tyre janë pushteti mbi të gjitha.Madje për pushtet thonë ata nuk njohin as komb e as shtet.Ata kur dëshirojnë të mbrohen kur e humbin prestigjin në sytë e elektoratit shqiptar mundohen të tregohën atdhetarë, e në fakt ata janë vetëm tregtarë flamujsh që ndërrojnë flamujtë sa herë që t´iu kërkohet.E toka Arbërore shpeshherë lëshon gjamën e intelektualëve dhe idealistëve atdhetarë të cilët asesi nuk mund të pajtohen se çka po ndodhë në trojet shqiptare.

Është fatkeqësi se në trojet shqiptare sot kemi politikanë shërbëtor dhe servil por asesi politikan mendjendritur që e qojnë përpara çështjen e Arberisë tonë.Në këto kufizime të memorjes, së trurit të tyre janë të regjistruara vetëm numrat.Nuk mbajnë asgjë në mendje përveç shifrës se milionave të fituara pa djersë.E këto miliona shumë shpejt do të bëhen edhe mollë sherri e familjarëve te tyre.Çdo gjë e fituar pa mund shkon ashtu siç fitohet por i lenë shenjat në mur edhe pasi të hiqen gozhdat e ngulura.E në ditët me shi pranë panteonitë të zi qiellor qëndron djelmënia dhe vajzëria shqiptare e cila çdo ditë është duke e shikuar përspektivën jashtë tokës së arbdheut.Sikur tregtarët e flamujve të kishin menduar vetëm njëherë me kokë ata nuk do ta sjellnin gjendjën e shteteve shqiptare në këtë gjendje, ku edhe qielli është duke lotuar pranë rrezeve të diellit që nuk janë duke shëndritur ka kohë.Edhe ajo kënga e vjetër që shumë po shëndritë ky diell dhe pak po nxenë e ka kuptimin e vet.Të paktët kanë mbetur edhe idealistët dhe atdhetarët.Të vjen sot me gjemu kur sheh shqiptar që para Gjergj Kastriotit e qesin Ballaban Pashën, e ma shumë japin kontribut për Sulltan Mehmetin e Sulltan Muratin,dy pushtues të tmerrshëm të tokave Arbërore, se sa për Gjergj Kastriotin e Lekë Dukagjinin.Arbërorët tanë sot nuk dinë çka dojnë.

Një pjesë e mirë e tyre e kanë mohuar vetvetën dhe kombin e tyre.Mohimi i vetvetës na ka sjellur në atë gjendje as mish e as peshk.Edhe kjo kohë do të kalon, edhe këto ngjarje do t´i shënoj historia jonë,por ajo që do të mbetët e ngulitur në turpin e politikanëve është fakti se si u tjetërsua shqiptaria për dy dekada.Ky tjetërsim nuk është bërë gjatë shumë shekujve se të parët tanë ishin qendrestarë.Kurse sot na u ka mbushë vendi e kombi me kusarë e tregtarë të flamujve ideologjikë, të cilët janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë vetëm e vetëm mos të ecë shqiptari përpara.Kur ngulmon qielli për tokën Arbërore apo kur kemi ditë, muaj dhe vite me shi pranë panteonit të zi ajo që mbetët të themi është pyetja se deri kur kështu.Pse nuk i kthehemi njëherë e përgjithmonë tek besa e dhënë dhe fjala e mbajtur.Nuk ka qenë në traditën e shqiptarit asnjëherë me gjuajtë gurin e me mshef dorën.

E kur kujtoj ata burra të hershëm shqiptar që për besën e dhënë e dhanë edhe jetën dhe sakrifikuan familjen për tokën e Arbërit, mendja më shkon se sa shumë dallkaukë e kopukë kishim pasur ne shqiptarët gjatë historisë tonë kombëtare,por kam përshtypjen se këta të sotmët ja kanë kaluar të gjithëve, sepse në të kalurën i kemi njohur dhe numëruar në gishta kurse sot janë rritur aq shumë sa që lirisht mund të themi se idealistët kanë mbetur të paktë kurse tregtarët e flamujve janë rritur.E fatkeqësi është se tradhtitë janë duke i bërë në emër të patriotizmit, që po e përdorin vetëm kur bien ngushtë për çështje personale. Arbëria jonë do ti mbijeton këtyre matrapazëve dhe do të kthjellohën por duhet shumë punë dhe angazhim që të sherohën plagët që po na i lenë kjo kastë politike në ikje. /KultPlus.com

‘Hajredin Pasha’ nga Albina Kelmendi (VIDEO)

Këngëtarja e re nga Kosova, Albina Kelmendi, së fundmi ka përpunuar këngën ‘Hajredin Pasha’, shkruan KultPlus

Kjo këngë është përpunuar disa herë nga artistë të ndryshëm por Albina Kelmendi e ka sjellur atë me një performancë shumë të veçantë.

KultPlus, ju sjell këtu tekstin dhe videon e kësaj kënge të kënduar nga artistja e re Albina Kelmendi.

Hajredin Pasha o po vjen o Radikes
Valle o ku jan o k’to malet e Dibres 2x

Valle ku jan o k’to male e Dibres
Bejn’ o kuvend o mo n’ ate fushe t’Gjorices 2x

Ne fushe t’ Gjorices o mor te kalaja
Hajredin Pashen e ka gjet belaja 2x

Se belaja pashen c’e ka gjete
Malet e Dibres more ka lidhe bese 2x

Kane lidhe bese o, kane lidhe o te tane
Turkut Dibren o mos me ja lane
2x

Hajredin Pasha o mor’ ky hutaq e
S`lidhet Dibra more me kerbaçe 2x

Hajredin Pasha ku e ke o ushtrine
Malete Dibres o mor’ mi kan’ gri 2x

N’Malet e Dibres o kane mbet te tane e
Nuk jane pak o mor po 12000 mije e 2x

Hic o ma pak o se 12000
kane mbet o ne llogore ne dhe pa i shti 2x

Hajredin pasha ku e ke lane atin,
ne Diber te Madhe e kam lane te ngratin2x

Ati im Bekim Fehmiu

Nga: Uliks Fehmiu

Uliks Fehmiu, në një tekst të botuar në ‘Filozofskimagazin.wordpress.com’, rrëfen shkurt dhe bukur historinë e të atit, aktorit të madh, Bekim Fehmiu.

Për të folur për të atin tim, Bekim Fehmiun, më duhet së pari të flas pak për gjyshin tim Ibrahimin. I lindur në vitin 1982, në Gjakovë, në një familje tregtarësh dhe intelektualësh, ka përfunduar shkollën për mësues dhe medresen në Shkup. Biografia e gjyshit tim më shkurt mund të rrëfehet në shembujt e emrave të fëmijëve të tij të cilët i kishte emëruar personalisht, duke u munduar që këta emra të jenë shqiptar (në vend të emrave turqisht dhe arabisht, që ishin të zakonshëm), emra që në mënyrë simbolike flasin për idealet të cilat i kishte ndjekur.

E bija më e vjetër, Besa – fjalë e nderuar, betim dhe një lloj shenje mbrojtëse te shqiptarët; Shpresa – shpresa për ditë më të mira për popullin shqiptar; Bashkim – i biri i parë – bashkimi i popullit shqiptar; Arsim – edukimi i popullit; Fatmir – fati i mirë për popullin; im atë Bekim – bekim për popullin; Afërdita – mëngjesi është afër popullit shqiptar; Luljeta – lulja e jetës.

Me libër dhe me pushkë në dorë, ka qenë dora e djathtë e Bajram Currit, udhëheqësit të kryengritjes se shqiptarëve kundër turkut, në vitin 1912. Si njeri ndër mësuesit e parë shqiptar, i dedikohet edukimit të popullit dhe hapjes se shkollave si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Për këtë pushteti serbo – malazez e dënon me vdekje. Në kohën e Mbretërisë se Jugosllavisë, e ndjekin si mbështetës i Bajram Currit dhe i Fan Stilian Nolit. Gjyshin e ndjek edhe kryetari i Shqipërisë Ahmet Zogu, kërkon peng për kokën e tij mija dukat. Në vitin 1929 është arrestuar dhe izoluar në Valevë. Për këtë kohë, familja e tij jeton në Gjakovë, për t’u depërtuar të gjithë së bashku në Sarajevë, në vitin 1931, ku përveç tre fëmijëve të lindur, vijnë në jetë djemtë Arsimi, Fatmiri dhe, në vitin 1936, i ati im Bekimi.

Në vitin 1939, pas okupimit të Shqipërisë nga italianet, kalojnë në Shkodër ku gjyshi bëhet drejtor didaktik i shkollave fillore, ku edhe i lind e bija Afërdita. Pas rënies se Mbretërisë se Jugosllavisë në vitin 1941 familja kthehet në Kosovë, në Prizren, ku ai vazhdon punën edukative dhe patriotike. E arrestojnë edhe gjermanët. As në kohën e re të Jugosllavisë Socialiste nuk ndalet rrethi i golgotës ndaj familjes Fehmiu. Gjyshin e arrestojnë dhe pas një procesi të montuar dënohet. Pas lirimit nga burgu vdes shpejt në vitin 1951.

Gjyshja ime Hedija, e lindur në Gjakovë në vitin 1908, ka ndjekur rrugën e gjyshit dhe të gjitha problemet. I ati im mendon se nuk ka gjetur mjaft fjalë adekuate për të përshkruar e gjithë atë që ka duruar dhe ka bërë nëna e tij. Gjenerata e babait tim Bekimit është gjenerata e parë në historinë e Prizrenit e cila tërë shkollimin e ka kryer në gjuhën shqipe – nga shkolla fillore deri te gjimnazi. Pas gjimnazit babai bëhët anëtar i dramës shqipe në teatrin kombëtar rajonal – teatri i vetëm profesional në Prishtinë (përkatësisht në Kosovë). Akademinë e teatrit në Beograd e regjistron në vitin 1956, në klasën e profesorit dhe drejtorit të njohur Mate Milosheviq. Kalon provimin dhe pranohet me kushtin që të mësojë gjuhën serbo-kroate. Teatri i Prishtinës i ndan bursë, por mallkimi të cilin e kanë shënuar “zotërat” politik në familjen Fehmiu e ka kapluar edhe babanë tim. Pas dy muajve ia ndërpresin bursën. Fal rektorit të Akademisë Dushan Matiq fiton shkollimin deri në fund të studimeve.

Shpejt e mëson gjuhën serbo-kroate, që në vitin 1960 të bëhet anëtari i rregullt i teatrit më të mirë – i teatrit të dramës jugosllave. Edhe në ditët e sotme profesorët në akademinë e teatrit (Fakulteti i arteve dramatike) e përmendin babanë tim si shembull i talentit të jashtëzakonshëm dhe pas gjithash student i çmuar, dhe unë si student i po të njëjtit fakultet i kam dëgjuar këto. Deri në vitin 1967, kur jep dorëheqje në teatrin e dramës jugosllave për shkak të trajtimit të keq, bëhët artist i lirë, ka luajtur më shumë se 40 episode, role dytësore dhe disa kryesore, duke përfshirë edhe rolet në Atelje 212. Dy herë ka qenë asistent i regjisë te profesori Milosheviq në Rikardin III dhe Otkriću Dobrice Ćosića. Xhiron edhe filmat Roj, Put, Tople godine, Protest, Deps, Pavle Pavloviq etj.

Pas suksesit të madhë të filmit ‘Skupljači perja’ (Mbledhësi i puplave) me regji të Aleksander Petroviqit, ku luan rolin kryesor – Beli Bor (filmi është lauruar me dy çmime në festivalin e filmit Cannes në vitin 1967 dhe është nominuar për Oskar në vitin 1968.), fillon karriera e tij ndërkombëtare dhe bëhet ylli i parë botëror nga ky rajon dhe nënshkruan marrëveshjen shumëvjeçare me producentin italian Dino de Laurentis. Bëhët krenaria e ish Jugosllavisë. Kryesisht xhiron në Evropë, SHBA, Amerikën Jugore, Afrikë dhe Azi. Ka luajtur në gjuhën shqipe, serbo-kroatisht, maqedonisht, rome, turqisht, spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe në gjuhën italiane.

Edhe sot shikohen filmat e njohur dhe serialet televizive në të cilat ka luajtur, siç janë Odiseja e Homerit me Irena Papas, Avanturistët me Candice Bergen dhe Olivia de Havilland, ku ka luajtur rolin kryesor – pleibojin Porfirija Rubiros, Dezerter me John Huston, me Richard Crenn, Chuck Connorsom; Licenca për të vrarë me Avom Gardner, Dirko Bogard, Timothyje Dalton…, Java e zezë e John Frankenheimera me Martheo Keller, Libera, dashuria ime me Claudio Cardinale, Salon Kitty me Ingrid Thulin, Helmut Berger…dhe shumë tjerë.

Për të fituar rolin kryesor në produksionin e filmit multibuxhetor të Paramountoves Avanturistët (The Adventurers, 1969), me regji të Leëis Gilbert i është dashur të mësoj gjuhën angleze për 10 javë. Rolin e ka fituar në vitin 1968, kur kam lindur unë. Në nder të babait tim është organizuar pritje e madhe në hotelin Pierre në New York ku është ai, në shoqërinë e yjeve tjerë të filmit Avanturistët (Me Olivia de Havilland, Candice Bergen, Anna Moffo, Ernest Borgine, Ferndando Reyom, Rossano Brazzije, Charles Aznavouro…), me ftesa të veçanta të zgjedhura është prezantuar si ylli i ri i filmit. Në këtë rast babai im ka mbajtur të stilizuar kostumin kombëtar shqiptar.

Ka xhiruar më shumë se pesëdhjetë filma në shumicën e tyre ka luajtur rolet kryesore. Në shenj proteste për shkak të propagandës antishqiptare dhe përhapjen e urrejtjes ndaj popullit shqiptar, babai im në vitin 1987 demonstrativisht lëshon shfaqjen në Beograd Madam Kollontaj(Agnete Pleijel) ku demonstron rolin e Leninit dhe Stalinit dhe përshëndetët publikisht me aktivitetet artistike në ish Jugosllavi.

Roli i fundit të cilin e ka luajtur për televizionin italian ka qenë Josipi i shenjt në filmin Djali me emrin Isus (Un bambino di nome Gesù, 1987.) me regji të Franc Rossi, i cili është shfaqur edhe në televizionin amerikan. Skenaristi dhe producenti Francesco Saardamagli ka thënë : “Bekim Fehmiu është i vetmi aktor internacional nga vendet komuniste lindore i cili ka xhiruar në perëndim, përreth 20 vite, duke gdhendur perden e hekurt, deri te shfaqja e Gorbaçovit dhe rënia e murit të Berlinit.”

Filmi i fundit të cilin e ka xhiruar është Gjingis Kan(Gengis Khan, 1992.) me regji të Kena Annakin në të cilin ka luajtur edhe Charlton Heston.

Pas Aleksandër Moisiut, aktorit nga gjysma e parë e shekullit XX, babai im aktori i parë internacional shqiptar në gjysmën e dytë të shek XX.

Shpërbërja e Jugosllavisë, luftë e tmerrshme vëllavrasëse, shkatërrimi i Vukovarit, bombardimi i Dubrovnikut, rrethimi disavjeçar i Sarajevës, lufta në Kosovë, bombardimi i Republikës Federale të Jugosllavisë kanë bërë më shumë që babai im të tërhiqet. Është tërhequr nga skena, çka për aktorin është agjenti më i fuqishëm dhe më i bukur. Është tërhequr në heshtje – në protestë, Hamleti kishte thënë “…ka mbetur heshtja”./KultPlus.com

Përktheu: Saranda Rugova

“Njerëzit e mirë flenë qetësisht natën, ndërsa të këqijtë duket se shijojnë shumë orët e ditës”

Thënie nga Woody Allen

• Avantazhi i të qenët inteligjent është se mund ta bësh idiotin kurdoherë, kurse e kundërta është krejt e pamundur.

• Ka dy lloje njerëzish në këtë botë: të mirë e të këqij. Të mirët flenë qetësisht natën, ndërsa të këqijtë duket se shijojnë shumë orët e ditës.

• Njerëzimi sot gjendet përpara një ndarjeje rrugësh: njëra të çon në dëshpërim, kurse tjetra në shuarjen totale. Shpresojmë të këtë urtësi në zgjedhje.

• Ai balerini kishte veshur geta aq të ngushta saqë dallohej jo vetëm gjinia e tij, por edhe feja e tij.

• Njeriu përbëhet nga dy gjëra: mendja e tij dhe trupi i tij. Vetëm se trupi argëtohet shumë me tepër.

• Telashet janë si letrat higjienike, merr një e vijnë dhjetë.

• Seksi pa dashuri është një përvojë boshe, por mes përvojave boshe është më e mira.

• Seks: argëtimi më i mirë që mund të arrish pa qeshur.

• Seksi shkarkon tension, ndërsa dashuria e shkakton.

• Mos flisni keq për masturbimin, është seks me dikë që dashuroni.

• Dashuria është përgjigja, por ndërsa prisni përgjigjen, seksi mund t’ju sugjerojë pyetje të mira.

• Akti i seksit është i ndyrë vetëm nëse bëhet mirë.

• Kur isha i vogël, prindërit e mi kanë ndërruar vendbanim disa herë, por unë kam arritur t’i gjej gjithnjë.

• Gjendem në atë fazë të jetës që nëse një grua më thotë “jo”, i jam mirënjohës.

• Më kanë rrahur, por jam mbrojtur mirë. Njërit prej tyre ia theva grushtin: Lëndova krejt fytyrën për ta bërë, por ia dola.

• Nuk janë gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë që më shqetësojnë, por fakti se rekordet janë bërë për t’u thyer.

• Filmi im i parë ishte aq i keq saqë kishte zëvendësuar dënimin me vdekje në pesë shtete amerikane.

• Jetohet një herë të vetme e dikush asnjëherë.

• E gjithë jeta ime më kaloi përpara syve, e unë nuk bëja pjesë në të.

• Para se të ikja do të doja t’ju lija një mesazh pozitiv, por nuk e kam. A prish punë nëse ju lë dy mesazhe negative?

• Në dashurinë kolektive avantazhi është se nëse dikush dëshiron të flejë, mund të flejë.

• Sipas astronomëve modernë, Universi është i fundmë. Kjo është ngushëlluese, sidomos për ata si puna ime që harrojnë ku i vënë gjërat.

• Besoj se sekreti për të mos menduar për vdekjen është fundi, por më shumë si një mënyrë për të ulur shpenzimet.

• Gjyshi im ishte njeri i parëndësishëm. Në varrimin e tij, makina funebre ndiqte makinat e tjera.

• Më mirë frikacak për një minutë se i vdekur për gjithë jetën.

• Paratë janë më të mira se varfëria, por vetëm nga pikëpamja ekonomike.

• Thuhet në Bibël që luani dhe demi do të flenë bashkë. Epo duhet të shtoj se demi do të flejë fare pak.

• Kam zakon të marr me vetë një plumb pasi një ditë një person në një rrugicë më qëlloi me një bibël dhe plumbi më shpëtoi. /KultPlus.com

Fragment nga libri “Jeta ime”, Charlie Chaplin

Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që më thoshte ajo. Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të paracaktuar. Kisha tre mëngjese që e njihja; tre mëngjese të shkurtra, përpara të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës. Por, mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziasëm dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me shaka se nuk më donte.Më tha – në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë. Unë nuk desha ta kuptoja domethënien e kësaj vërejtjeje. Por, nuk mund të mos e vija re mënyrën me të cilën papritur po më largonte. Vështronte drejt përpara, duke ecur me një hap elegant prej gjimnazisteje, me duart të futura në xhepat e bluzës marinare.

– Me fjalë të tjera, ju nuk më doni me të vërtetë – i thashë. Nuk e di – ma ktheu ajo. Unë mbeta i hutuar. – Në qoftë se nuk e dini, atëherë nuk më doni. Në vend të përgjigjes, ajo vazhdoi të ecte pa thënë asgjë. E shikoni çfarë profeti jam – zura të flisja unë me një ton të lehtë. – Ju kisha thënë se do të pendohesha që u njoha me ju. Provova ta merrja në pyetje për të zbuluar ndjenjat e saj të vërteta në lidhje me mua, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigj njëlloj: – Nuk e di.

Doni të martoheni me mua? – I thashë më në fund për ta zënë ngushtë. – Unë jam tepër e re. Mirë atëherë, sikur të ishit e detyruar të martoheshit, do të më merrnit mua, apo ndonjë tjetër? Por, ajo nuk donte të angazhohej dhe përsëriste pa pushim të njëjtat fjalë: – Nuk e di… unë ju dua… por… – Por nuk më doni – i thashë unë tërë ankth. Ajo mbeti në heshtje.

Ishte një mëngjes i vrerët, rrugët kishin një pamje të përhime dhe të shëmtuar. E keqja është se kam lejuar t’i çoj gjërat shumë larg – thashë me një zë të ngjirur. Kishim arritur në hyrje të metrosë. “Mendoj se do të bënim mirë të ndaheshim dhe të mos takoheshim më kurrë” – shtova duke pritur se si do të reagonte ajo. Mbeti e ngrysur. – Lamtumirë – u përgjigj ajo. – Më vjen shumë keq.

Kjo ndjesë qe si një goditje që po më jepte në zemër. Kur ajo u zhduk në metro provova një ndjenjë zbrazësie të padurueshme. Ç’kisha bërë? Mos isha treguar tepër brutal? Nuk duhej ta kisha trembur. Isha sjellë si një hajvan i fryrë dhe kisha krijuar një situatë të tillë që tani nuk mund të takohesha më me Hetin pa u bërë qesharak. Ç’duhej të bëja? Më mbetej vetëm të vuaja.

– Charlie Chaplin“Jeta ime”

Sot feston ditëlindjen Uliksi, i biri i Bekim Fehmiut

Uliks Fehmiu, aktor i filmit dhe teatrit, i biri i aktorit të madh Bekim Fehmiut feston ditëlindjen shkruan KultPlus.

Fehmiu ka studiuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Ai është fitues i çmimit “Perandori Kostandin” në Nish, dhe “Zemra e Sarajevës” në festivalin në Sarajevë për rolin e saj në Ustanicka ulica si aktori më i mirë

Uliks Fehmiu ka lindur në Beograd më 3 korrik të vitit 1968. /KultPlus.com

Femrat në sytë e meshkujve sipas Paulo Coelhos

Femrat në sytë e një mashkulli? Nuk ka rëndësi se sa peshojnë. Është e mahnitshme të prekësh, të përqafosh dhe të përkëdhelësh trupin e një femre. Ta dimë se sa peshon, nuk na provokon asnjë emocion. Nuk e kemi idenë se sa është masa jote, ose nëse je në formë.

Interesi ynë përqendrohet në një lloj tjetër forme. Nuk na intereson se sa e gjatë je në centimetra. Është çështje proporcionesh, jo masash. Neve na pëlqen një femër e rrumbullakosur dhe “me mish”. Na pëlqen ai lloj trupi që, pa asnjë dyshim, vihet re në fraksionin e sekondës.

Femrat e dobëta që sfilojnë në pasarela, ndjekin tendencën e dëshiruar nga stilistët që, e thënë me realizëm, duket sikur i urrejnë femrat dhe konkurojnë me to. Modelet e tyre janë dëshpërimisht të dobëta, të thata.

Makiazhi është shpikur sepse femrat e përdorin, por mos e përdorni. Lajeni fytyrën thjesht me ujë dhe sapun dhe aq mjaftojnë për ne.

Atletat janë shpikut për të mbajtur këmbët tuaja fantastike. Nëse natyra ju ka dhënë format që keni, atëherë ka një arsye dhe, e përsëris, neve na pëlqeni të tilla. T’i fshihni të tilla forma është si të mbani të në magazinë divanin tuaj më të mirë.

Është ligj natyror që të gjithë ata që martohen me një modele të dobët, anoreksike, bulimike dhe nervoze, më pas kërkojnë një të dashur me forma, simpatike dhe që të mos vuajë nga shëndeti. Të rejat janë të bukura, por ato mbi të dyzetat janë vërtet pjata e fortë. Për to ne jemi të gatshëm të kalojmë me not oqeanin Atlantik.

Trupi ndryshon, moshohet. Mos u dëshpëro nëse nuk të bën më ajo masë fustani që të bënte në moshën 18 vjeçare. Një femër 45 vjeçare, të cilës i bën fustani që vishte në moshën 18 vjeçare, ose vuan nga problemet e zhvillimit, ose po vetëshkatërrohet.

Neve na pëlqejnë femrat që dinë të jetojnë një jetë të ekuilibruar dhe dinë t’i kontrollojnë ndjesitë e tyre të fajit. Na pëlqejnë edhe ato që kur hanë, e shijojnë atë që hanë. Ato që kur duhet të mbajnë dietë, e bëjnë me kënaqësi (pa vuajtje dhe dëshpërim).

Disa rrudha në fytyrë, disa thinja, disa shenja moshimi në trup nuk e fshehin bukurinë. Ato janë dëshmi se ju keni bërë diçka në jetën tuaj, se nuk keni mbetur tek makiazhi dhe nuk e keni kaluar jetën tuaj nëpër qendra estetike. Keni jetuar!

Ndaj, kujdesuni për veten dhe duajeni veten!

Kjo është gjithë bukuria.”

– Paulo Coelho

Grohl: T’i shkruaja këngët e Foo Fighters ishte si ekzorcizëm pas vdekjes së Kurt Cobain

Lideri i bendit “Foo Fighters”, Dave Grohl, ka thënë që këngët e para që i kishte shkruar për këtë bend kishin qenë njëfarë ekzorcizmi pas vdekjes së Kurt Cobain.

Grohl dhe Cobain kishin qenë pjesë e trios legjendare të Nirvanës, por gjithçka kishte marrë fund në prill të vitit 1994 kur Cobain i kishte dhënë fund jetës së tij.

“Shumica e këngëve në incizimin e parë datonin tashmë një kohë. Dhe një pjesë ishin të reja”, Grohl ka thënë për albumin e vitit 1995 që bart emrin e grupit.

“I shërben kësaj si ekzorcizëm ku ndien mirë kur derdh aq shumë nga këto ndjenja, por po ashtu ka një të keqe. Sa herë që kapja lapsin apo kitarën dhe filloja të shkruaja diçka, ishte thjesht depresive” , ka thënë mes tjerash Grohl. /KultPlus.com

Anulohet festivali Made in America i Jay Z

Legjenda 50 vjeçe e hip-hopit Jay Z, ka vendosur të anulojë festivalin që do të mbahej nga 5 deri 6 shtator në Philadephia të SHBA-së, për shkak të krizës me COVID-19 në këtë shtet.

Këngëtari i hitit “99 problems” në vend të kësaj është duke i inkurajuar të gjithë që të përqendrohen në luftën për barazi racore pas protestave Black Lives Matter, shkruan revista Female First.

Ky festival ekstravagant, i cili vitet e kaluara paraqiti artistë si Nicki Minaj, Kendick Lamar, Rihanna, dhe Beyonce, do të kthehet vitin e ardhshëm.

Në një deklaratë, shtëpia diskografike e Jay Z, Roc Nation tha: “Viti 2020 është si asnjë vit tjetër. Jemi në një periudhë të rëndësishme në historinë tonë. Së bashku, jemi duke i luftuar disa pandemi, COVID-19, racizmin sistematik, dhe dhunën policore. Tani është koha të mbrojmë artistët tonë, fansat, familjet dhe komunitetin, dhe të përqendrohemi në përkrahjen për organizatat dhe individët të cilët po luftojnë për barazi dhe drejtësi në shtetin tonë. Andaj, Festivali Made in America do të anulohet deri në vitin e ardhshëm”.

Ata të cilët tashmë i kanë blerë biletat do të mund t’i përdorin për festivalin e vitit të ardhshëm. / KultPlus.com

Si mund ta dimë nëse filmi është porno?

Nga: Umberto Eco
Përktheu: Daut Dauti

Nuk e di nëse ju ka ndodhur ndonjëherë të shikoni film pornografik. Nuk jam duke menduar për filmat me ndonjë përmbajtje erotike, siç është p.sh. ‘Tangoja e fundit në Paris’, që madje edhe ky, ma merr mendja, që për shumë njerëz mund të jetë fyes. Jo, e kam fjalën për filmat e vërtetë pornografikë, qëllimi i vërtetë dhe i vetëm i të cilit është që të stimulojë dëshirën e shikuesit, që nga fillimi e deri në fund, në atë mënyrë që duke u stimuluar kjo dëshirë me skena të ndryshme dhe akte seksuale të nduarnduarta, pjesa tjetër e tregimit të llogaritet si më pak se asgjë.

Gjykatësve shpesh iu duhet të vendosin nëse një film është tërësisht pornografik apo ka ndonjë vlerë artistike në të. Unë nuk jam nga ata që insistojnë se vlera artistike i mbulon të gjitha; nganjëherë veprat e vërteta artistike kanë qenë më të rrezikshme ndaj besimit, sjelljeve, opinioneve momentale sesa që kanë qenë veprat me vlerë më të ulët. Por, unë besoj se të rriturit në moshë, nëse pajtohen, kanë të drejtë që të konsumojnë material pornografik, së paku nëse nuk kanë ç’të bëjnë diç më mirë. Sidoqoftë, e kuptoj që gjykata në ndonjë rast duhet të vendosë nëse filmi është prodhuar për qëllim që të shprehë ndonjë koncept të caktuar apo për ideale estetike (edhe pse skenat e dëmtojnë pikëpamjen e pranuar të moralit) apo nëse është bërë për qëllimin e vetëm të nxitjes së instinkteve të shikuesit.

Nejse, ekziston një kriter për të vendosur nëse filmi është pornografik ose jo, dhe është i bazuar në kalkulimin e kohës së humbur. Në filmin kryevepër të përgjithshme ‘Stagecoach’ ngjarja (pos në fillim, në disa intervale dhe në fund) tërësisht ndodhë në karrocë. Por, pa këtë udhëtim, filmi nuk do të kishte kuptim. ‘L’avventura’ e Antonionit është përpiluar tërësisht nga humbja e kohës: njerëzit vijnë e shkojnë, flasin, humbin dhe gjenden, pa ndodhur asnjë gjë. Koha e humbur kot mund të jetë apo të mos jetë kënaqësi, por filmi është saktësisht për këtë gjë.

Në kontrast, filmi pornografik, për ta arsyetuar çmimin e biletës apo të blerjes së video kasetës, na tregon se disa njerëz çiftëzohen seksualisht, burrë me grua, burrë me burrë, grua me grua, grua me qen ose me hamshorë (me duhet të theksoj se nuk ka filma pornografikë në të cilët burrat çiftëzohen me pela dhe bushtra: pse jo?). Dhe, kjo përsëri do të ishte në rregull: por është tërësisht humbje e kohës.

Nëse Gilberti, me qëllim që ta dhunojë Gilbertinën, i duhet të shkoj nga ‘Lincoln Center’ në ‘Sheridon Square’, filmi ua tregon Gilbertin në veturë të tij gjatë tërë udhëtimit, skenë pas skene.

Filmat pornografikë janë plot me njerëz që hipin në vetura dhe i ngasin me kilometra e kilometra, çifte që humbin gjatësi të mëdha të kohës duke nënshkruar në recepcionin e hotelit, burrat që humbin gjithë ato minuta në lifta para se të mbërrijnë në dhomat e tyre, vajzat që qojnë gllënjka të pijeve të ndryshme dhe që e humbin kohën duke luajtur me lidhëset e bluzave para se t’i rrëfejnë njëra tjetrës se më shumë e preferojnë Safon sesa Don Zhuanin. Që ta thjeshtësojmë, vrazhdësisht, në filmat porno, para se të shihni një akt të shëndoshë të asaj pune, duhet të përballoheni me një dokumentar që edhe mund të sponsorohet nga Zyra e Komunikacionit.

Ekzistojnë arsye të qarta për këtë gjë. Në një film ku Gilberi nuk bënë asgjë pos që e dhunon Gilbertinën nga para, prapa dhe anash, do të ishte i patolerueshëm. Fizikisht për aktorët dhe ekonomikisht për producentët. Gjithashtu, do të ishte edhe psikologjikisht për spektatorin: në mënyrë që ndalesa të funksionojë, duhet që aktrimi të bëhet në sfondin e normalitetit. Portretizimi normalitetit është puna më e vështirë për secilin artist – ndërsa portretizimi i devijimit, krimit dhunimit, torturës, është shumë e lehtë.

Prandaj, filmi pornografik duhet ta prezantoj normalitetin – është thelbësore që ndalesa të ketë interes – në atë mënyrë që të pranohet nga çdo shikues. Prandaj, nëse Gilbertit i duhet të udhëtojë me autobus nga A në B, ne e shohim se si ai e pret autobusin dhe pastaj vazhdon nga A në B.

Kjo gjë shpesh i irriton spektatorët për shkak se ata dëshirojnë që skenat e heshtura të jenë kontinuale. Por, ky është iluzion i tyre. Ata nuk mund ta durojnë skenën e heshtur që zgjatë një orë e gjysmë. Pra, pasazhet e kohës së humbur kot, janë esenciale.

Po e përsëris. Shkoni në kinema. Nëse shkuarja nga A në B e personazheve zgjatë më shumë se që ju dëshironi, atëherë filmi që po e shikoni është pornografik. /KultPlus.com

At Zef Valentini, albanologu më i rёndёsishёm i botës shqiptare

At Zef Valentini, jezuit, nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën e vërtetë shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë. Njeriu me jetë të lodhshme, të cilit iu deshën shumë mund, djersë e shqetësime, për të lënë pas vëllime e vëllime të tëra për historinë e Shqipërisë e të shqiptarëve.

R.SH. – Vatikan

Më 1 korrik 1900, lindi jezuiti At Zef (Giuseppe) Valentini, i mirënjohur si albanologu mё i madh dhe i rёndёsishёm i botës shqiptare. At Zef Valentini ishte njё kёrkues shkencor nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme për historinë e Shqipërisë e tё shqiptuarve.

At Zef Valentini, një jetë e tërë në shërbim të popullit shqiptar. Veprimtaria e misionarëve etërve jezuitë në Shqipëri e ndër shqiptarë u përqendrua kryesisht në dy fusha: apostullimin ungjillor e kultivimin e kulturës. Në këto dy fusha ata shkrinë pa kursim të gjitha energjitë e tyre shpirtërore, intelektuale, morale, duke lënë pas gjurmë të pashlyeshme. Ndërmjet tyre, i paharrueshmi At Zef Valentini, njeriu me jetë të lodhshme, jezuiti të cilit iu deshën shumë mund, djersë e shqetësime, për të lënë pas vëllime e vëllime të tëra për historinë e Shqipërisë e shqiptarëve.

At Zef Valentini lindi në Padovë më 1 korrik 1900. U diplomua për filozofi në vitin 1924 dhe më pas për teologji në vitin 1928. Ishte vetëm 20 vjeç, kur shkoi për herë të parë në Shqipëri si misionar jezuit. Ndërmjet viteve 1922-1932 ishte mësues në Kolegjin e mirënjohur Saverian të Shkodrës, prandaj vepra e tij e parë, shkruar shqip e italisht, titullohet “Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”.

Më pas At Valentini shkroi biografinë e Garcia Moreno-s dhe nisi një sërë përkthimesh të autorëve të njohur botërorë në gjuhën shqipe. Paralelisht u muar me studime historike dhe letrare. Nga viti 1932 deri më 1943 drejtoi revistat e jezuitëve “Lajmtari i Zemrës së Krishtit” dhe “LEKA”. Në fund të vitit 1943 At Zef Valentini u largua nga Shqipëria për në Itali, ku drejtoi revistën “Letture” dhe nisi të botojë shumë tekste mbi Shqipërinë. Në vitin 1955 ishte në krye të Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Palermos, ku themeloi dhe drejtoi “Qendrën ndërkombëtare të studimeve shqiptare”. Vdiq në Palermo më 16 nëntor 1979.

Për kontributin e madh që dha si njeri kulture e si bari shpirtrash në Shqipëri, e kujtojmë sot me nderim të thellë, duke cituar fjalët që tha për të Papa Pali VI më 25 prill 1968, me rastin e festimit të 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut në Romë: “Shqiptarë! Duajeni Atë Zef Valentinin, se ai ju do me zemër. Çmojeni, se ai punon pa pushim për t’i bërë të njohura para botës vlerat tuaja shpirtërore dhe artistike. Ai është juaji, sepse i ka dhuruar çështjes suaj mendjen e zemrën e vet”.

“Zef Valentini, edhe pse i lënë në hije apo i anashkaluar në vendin që e deshi shumë dhe të cilit i shërbeu gjatë gjithë jetës së vet, është padyshim një nga albanologët, bizantologët, historianët dhe etnologët e mëdhenj të shekullit të kaluar. Aspiratat e tij shkencore e kërkimore rrokën me kompetencë profesionale pothuajse të gjithë spektrin e çështjeve shqiptare. Është kjo, me sa duket edhe arsyeja pse studioja e tij frekuentohej shpesh nga përfaqësues eminentë të akademive evropiane dhe rretheve të njohura albanologjike”. (Shënim: Fragmentet janë marrë nga libri i autorit Ndriçim Kulla me titull “Binjaku i Nënë Terezës”, i cili i kushtohet albanologut të madh italian At Giuseppe Zef Valentinit.)

Disa nga veprat e At Zef Valentinit:

“Kolegja Saveriane ndër 50 vjetët e para 1877/´78-1927/´28”; “Biografi e Garcia Moreno-s”; “Polieucte” e Kornejt (përkthim); “Sauli” i Alfieri-t (përkthim) “Studim mbi hakmarrjen historike të shqiptarëve” (Bashkautor me Fulvio Cordinjanon); “Kronologji mbi historinë e Shqipërisë nga viti 313 e deri në shekullin XIII”; “E drejta e komunitetit në traditën juridike shqiptare” (1956);“Ligji i maleve shqiptare 1880-1932” (1969); “E drejta juridike shqiptare”; “Akte shqiptaro-veneciane të shekujve XIV-XV”; “Familja në drejtësinë tradicionale shqiptare” (1946); Revista “Letture” (themeluar prej tij në vitin 1946-n në Itali); “Shkodra dhe poeti i saj” (ese për Ernest Koliqin); “Fishta” (studim për Gjergj Fishtën), në të cilin jezuiti Valentini e quan françeskanin Atë Fishta: “Homeri shqiptar, poet i madh kombëtar e një nga poetët epikë më të mëdhenjtë në botë”. Kujtojmë se vetëm në revistën e njohur të Ernest Koliqit “Shêjzat”, botoi mbi njëqind artikuj e studime, që japin ndihmesën e vet në të gjitha fushat e kulturës.

Mes tjerash të botuar në revistën “Leka”, më 1935 gjejmë: “Mos të kujtojmë se gjithshka na vjen në emën të qytetnimit t’okcidentit, asht e mirë. E mirë asht drejtsija, rregullimi, dashtnija e shoqit, parija e familjes, vjeftësimi i puntorit të ndershëm e i punës së pahile, organizimi i punës e i prodhimit për dobi të përbashktë, e gjithshka e naltson njierin, ja ban larg vuejtjet e ja ban të let jetesën për nji ideal ma të naltë. Dishirin e pakundërshtueshëm qi me gëzue mbi kët tokë mirëgjendje t’arsyeshme, ja dikoj Zoti njierit në zemër. Kobët e mbrapshtit e qytetnimit të sodit tashma po i njofim. Prej tyne duhet të ruhemi e ato t’i mbajmë larg vendit t’onë.

Në vend të kultit të mishit e të qefeve duhet të përtrijmë virtytet e të Parvet qi kjenë synonima e Shqiptarit: Ndera, besa, burrnija.

Në vend të kultit të pares, burim i sa e sa të zezavet, duhet të përpiqemi të largojmë at zemërgursi, qi na shtyen të pasunohemi me mjete të palejshme, e përkundra të rranjosim në zemër të setëcillit, dashtnin e zellin për punë e për fitim të ndershëm.

Në vend t’egoizmit duhet të njallim kujdesin e mishërirën për t’afërmit e për puntorin; mos ta mbajmë t’afërmin t’onë si vegël qefi e fitese; në nji fjalë të njallim dashtnin vëllaznore, pa të cillën s’kemi pse presim dit të mira”. (nga At Giuseppe (Zef) Valentini: Vepra, vëllimi I, Shtëpia botuese “Plejad”, Tiranë 2005, f. 78-79)

At Zef Valentini nuk ishte shqiptar, por ndjehej shqiptar; e fliste dhe e shkruante shqipen më mirë se një shqiptar dhe bëri për kulturën e vërtetë shqiptare, atë që pak shqiptarë e kanë bërë. /KultPlus.com

Facebook, YouTube, Twitter përballë rregullave të reja të BE-së, afati deri në vjeshtë

Facebook, YouTube, Twitter, për herë të parë do t’i nënshtrohen rregullave të BE-së për transmetimin e gjuhës së urrejtjes dhe përmbajtjes së dëmshme nën udhëzimet e Komisionit Evropian të njoftuar të enjten.

Ndryshimet në Direktivën e Shërbimeve të Mediave Audiovizive të miratuara në vitin 2018 erdhën pjesërisht nga lobimi nga transmetuesit që donin që platformat në internet të kishin të njëjtat detyrime si kompanitë tradicionale të mediave.

“Përdoruesit në internet do të duhet të sigurojnë, në një mënyrë të ngjashme me lojtarët tradicionalë të mediave, që përdoruesit të mbrohen nga gjuha e urrejtjes dhe që të miturit të mbrohen nga përmbajtja e dëmshme,” tha Komisioni.

“Platformat në internet duhet të ndërmarrin veprime kundër përmbajtjes me flamur, i cili nxit dhunë, urrejtje dhe terrorizëm dhe të sigurojë reklamimin e duhur dhe vendosjen e produkteve në programet e fëmijëve”, tha ai, transmeton Reauters.

Udhëzimet jo-detyruese zbatohen për platformat sociale ku përmbajtja audiovizuale shihet si një pjesë thelbësore, por jo kryesore e biznesit të tyre. Vendet e BE-së, të cilat duhet të zbatojnë rregullat deri më 19 shtator, do të thonë fjalën e fundit në listën e kompanive. Komisioni gjithashtu tha që shërbimet me video do të kërkohen që të kushtojnë së paku 30% të katalogëve të tyre në përmbajtjen evropiane, një veprim që synon Netflix dhe Amazon Prime.

Ofruesit e shërbimeve mediatike të vendosura në një vend të BE por me klientët në vendet e tjera të BE-së gjithashtu do të duhet të ndihmojnë në financimin e prodhimit të veprave evropiane në përputhje me qëllimin e tij për të promovuar filma dhe shfaqje televizive evropiane. “Udhëzimet zbatohen, përgjegjësi të kufizuara por të mirëseardhura, për platformat në internet,” tha Shoqata e Televizionit Tregtar në Evropë.

Ai tha që megjithatë disa ndryshime rënduan gjithashtu përdoruesit tradicionalë të mediave me punë administrative, më shumë kuota dhe një sistem të taksave që lënë hapësirë ​​më pak financiare për investime dhe shfaqjen e shërbimeve të reja.

Si u parashikua varësia e njeriut nga teknologjia

   

Njerëz që përdorin pajisje që mbahen në dorë, në kafene apo makina me televizorë mund të duket si një fotografi që përkojnë me realitetin tonë, por këto imazhe vijnë në një film francez të vitit 1947.

Filmi me titull “Télévision: Oeil de Demain” ose “Televizioni: pamja e të nesërmes”, jo vetëm që parashikon një sërë pajisjesh teknologjike të ditëve moderne, por tregon dhe sjelljen e njerëzve gjatë përdorimit të tyre.

Në film, mund të shikohen njerëzit ndërsa përplasen me njëri-tjetrin teksa shohin pajisjen që kanë në dorë, apo duke u përplasur me makinën që drejtojnë pasi shpërqendrohen nga ekrani i vendosur në kabinë.

Filmi bardhezi është prodhuar pas Luftës II botërore, bazuar në një ese nga Rene Barjavel, me regji nga J.K. Raymond-Millet.

Edhe pse Barajavel, nuk i ka parashikuar me përpikmëri smartfonët e ditëve të sotme, ka goditur me sjelljen e njerëzve kur kanë në përdorim këto pajisje. / KultPlus.com

U rrëmbye dhe u vra në vitin 1999 nga forcat serbe, pas 21 vitesh familja varros martirin Vegim Qerkezi

Vegim (Kasim) Qerkezi, me 27 mars të vitit 1999,  ishte 19 vjeçar kur e morën forcat serbe dhe më pas i vranë bashkë me kushërinjtë e tij. Por deri më tash, nuk dihej asgjë për trupin e Vegimit.

Ditë më parë, është identifikuar trupi i Vegim Qerkezit, për të cilin nuk dihej asgjë prej 21 vitesh, ishte varrosur në një fshat të Shqipërisë dhe vetëm pas verifikimeve mjekësore është bërë i mundur identifikimi i tij.

Në nderim të tij, Komuna e Gjakovës bashkë me Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur organizuanë sot ceremoninë e rivarrimit të martirit Vegim Kasim Qerkezi.

Në Varrezat e Martirëve në Çabrat të Gjakovës fillimisht janë bërë homazhe tek arkivoli i martirit.

Te varrezat e dëshmorëve në Çabrat të Gjakovës ka qenë e pranishme edhe Ferdonije Qerkezi, nga shtëpia e të cilës u rrëmbye Vegimi bashkë me bashkëshortin e Ferdonijës, djemtë e saj dhe miqtë e familjes. / KultPlus.com

Një monument i trashëgimisë botërore në Stamboll kthehet në çështje politike

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dëshiron ta shndërrojë monumentin me famë botërore Aja (Hagia) Sofia në Stamboll në xhami. Ai do të fitojë pikë tek votuesit turq, por për planet e tij ka dhe mjaft kundërshtime të forta.

Aja Sofia nuk është vetëm monumenti më i njohur turistik i Stambollit, por edhe një atraksion turistik i gjithë Turqisë. Kupola e madhe dhe afresket tërheqin çdo vit miliona vizitorë dhe i kanë dhënë ndërtesës statusin e një monumenti të trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Por Aja Sofia është më shumë se një kryevepër arkitektonike – dhe ka qenë gjithmonë një simbol politik. Ndërtesa monumentale u ngrit në shekullin e gjashtë pas Krishtit nga perandori bizantin Justinian.

Kur osmanët pushtuan Kostandinopojën në vitin 1453, Sulltan Mehmeti II e shndërroi shpejt kishën në xhami. Edhe themeluesi i Republikës Turke, Mustafa Kemal Ataturku, e përdori kishën për një akt me rëndësi të madhe simbolike: në vitin 1935, ai e ktheu Aja Sofinë në muze. Turqia moderne është një vend laik, ky qe mesazhi i asaj kohe.

Tani Presidenti aktual turk Rexhep Tajip Erdogan dëshiron ta përdorë në mënyrë simbolike ndërtesën në lagjen Fatih të Stambollit. Për shumë prej votuesve të tij nacionalistë-islamikë, Aja Sofia është simbol i pushtimit të Kostandinopojës së krishterë nga osmanët dhe i epërsisë së botës islamike.

Vendim përçarës

Presidenti turk dhe kreu i partisë në pushtet AKP tani po bën gjithçka për të prapësuar vendimin e Ataturkut. Aja Sofia do të vihet përsëri në dispozicion për shërbime fetare islamike. Në Turqi ka pasur diskutime të përsëritura për shndërrimin e Aja Sofisë në xhami – por kësaj radhe planet po marrin një formë të qartë: Gjykata e Lartë Administrative shqyrtoi këtë të enjte nëse dekreti i Ataturkut, me të cilin Aja Sofia u shndërrua në muze në vitet 1930, është ende i ligjshëm. Vendimi pritet pas 15 ditësh.

Përpjekje e Erdoganit për ta kthyer Aja Sofinë nga muze në xhami mund të hapte llogore të reja në shoqërinë turke. Patriarku Bartholomaios i Kostandinopojës, kreu i Kishës Ortodokse, u shpreh rreptësisht kundër shndërrimit të Aja Sofisë në xhami. Aja është një nga monumentet më të rëndësishëm të civilizimit njerëzor dhe u përket jo vetëm pronarëve të tij të drejtpërdrejtë, por “të gjithë njerëzimit”, tha patriarku gjatë një shërbimi fetar në Stamboll

Nuk ka asnjë justifikim fetar

Edhe bota akademike është e shqetësuar për transformimin e mundshëm të muzeut. “Ndërtesa u ka shërbyer dy feve botërore për 1500 vjet pa pasur nevojë të ndryshojë rrënjësisht arkitekturën e saj,” thotë historiani Edhem Eldem nga Universiteti Bogazici i Stambollit. “Në të gjithë botën ka vetëm një numër të vogël kësi lloje ndërtesash. Dhe ne duhet t’i mbrojmë ato”. Aja Sofia është simbol i një trashëgimie të përbashkët, universale njerëzore. “A duam ta izolojmë dhe ta fshehim këtë trashëgimi – apo më mirë t’ia prezantojmë atë gjithë botës?”, pyet Eldem.

Edhe teologu Ihsan Eliaçık mendon në mënyrë të ngjashme. Për të nuk ka asnjë arsyetim apo justikim fetar për një hap të tillë. Në Kuran nuk ka vend për të arritur “një të drejtë përmes shpatës”. “Përvetësimi me dhunë i monumenteve kulturore është i ndaluar”. Aja Sofia është një simbol i paqes midis botës islamike dhe asaj të krishterë, thotë Eliacik.

Tani të gjithë presin vendimin e Gjykatës së Lartë Administrative/DW./ KultPlus.com

Restaurohet shtëpia muze “Avni Rustemi”

Punimet për restaurimin e shtëpisë muze “Avni Rustemi” në bashkinë Libohovë kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të qarkut dhe kryetari i bashkisë Libohovë inspektoi nga afër punimet që po kryen në shtëpinë muze “Avni Rustemi” në bashkinë Libohovë, në zbatim të projektit “CULTURAL LANDS”.

“Kjo banesë është një vlerë e shtuar për bashkinë Libohovë. Punimet restauruese kanë si qëllim rijetësimin e saj, për të pritur vizitorë vendas dhe të huaj”, tha prefekti Aliaj.

Prefekti tha se “restaurimi i kësaj banese përveç simbolikës është një apel për pushtetin vendor në mënyrë që investimet në vazhdim për këtë objekt dhe për objekte të tjera duhet të jenë prioritare, si një stimul jo vetëm për evokimin e kulturës, traditave dhe historisë sonë, por edhe për zhvillimin ekonomik të rajonit”.

Restaurimi po bëhet i mundur nga një financim prej 4 milionë lekë i akorduar nga Bashkimi Europian, ndërsa implementimi i projektit zbatohet nga Prefektura e Gjirokastrës.

Pas viteve ’90 godina, e cila kishte shërbyer si muze u rrënua. Restaurimi saj synon jo vetëm rikthimin e vlerave historike të shtëpisë muze, por edhe shndërrimin e godinës në një qendër të turizmit në zonën e Libohovës./KultPlus.com

“Gratë e forta kërkojnë respekt, jo vëmendje”, tetë cilësitë e një gruaje të fortë

Përmes gjithë luftës së çmendur dhe plagëve të jetës, ka disa gra që janë “mbijetuese”. Ato ndahen nga turma.

Gra të thjeshta me një buzëqeshje të zemrës. Ato janë një burim frymëzimi që të gjithë i admirojnë. Përkufizimi i një gruaje të fortë.

Këtu janë tetë karakteristika që e identifikojnë një grua të fuqishme që dallon nga gjithë të tjerat!

Gratë e forta kanë besim në vetvete

Një grua e fortë e di se kush është dhe se çfarë dëshiron. Ajo ka grupin e saj të ëndrrave dhe nuk do të lejojë që dikush ta mbajë peng  atë nga arritja e synimeve të saj. Asgjë nuk mund ta ndalë atë!

Ajo nuk ka nevojë për mbështetje nga askush. Ajo gjithashtu nuk ka nevojë të kërkojë miratim nga askush. Gratë e fuqishme marrin vendimet e tyre me vetëbesim dhe nuk kanë frikë të përballen për zgjedhjet e tyre.

Gratë e forta kërkojnë respekt, jo vëmendje

Ju kurrë nuk do të shihni një grua të fortë duke kërkuar vëmendje. Ajo kurrë nuk do të jetë e interesuar të lypë as për dashuri. Kur një grua e fortë ndihet e padëshiruar, ajo thjesht e lë situatën dhe largohet.

Respekti është shumë më i vlefshëm se vëmendja. Ai zgjat më shumë se 15 minuta famë. Respekti është një nga çelësat thelbësorë të suksesit.

Gratë e forta nuk kanë kohë për marrëdhënie toksike ku ajo bëhet e paarritshme. Mungesa është dhurata e saj për ata që nuk e kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh në praninë e saj.

Gratë e forta veshin dhimbjen e tyre si parzmore

Një grua e fortë gjithmonë do të rifitojë vetëbesimin pas vështirësive dhe depresionit. Ajo përballet me problemet e saj me lehtësi. Ajo nuk e konsideron veten viktimë të botës. Ajo sheh përpjekjet e saj si një shans për të mësuar.

Gratë e forta e veshin dhimbjen e tyre si parzmore. Nuk është e lehtë, është e rëndë. Megjithatë, ajo mëson prej saj dhe e mbron atë.

Gratë e forta i lartësojnë njerëzit

Gratë e forta rrezatojnë me pozitivitet. Ato janë gjithmonë të gatshme të japin një dorë ndihme për këdo që ka nevojë. Gratë e forta do të qëndrojnë në anën tuaj në qiell e në ferr.

Ajo gjithmonë do të jetë aty për ju. Një grua e fortë është një dëgjuese e madhe dhe e gatshme për të ofruar mbështetje përmes sfidave të jetës. Ajo di se si të depërtojë në thelbin tuaj dhe të shohë të mirën në shpirtin tuaj.

Gratë e forta kurrë nuk e krahasojnë veten me të tjerët

Gratë e forta njohin kufijtë dhe aftësitë e tyre. Ato e dinë se janë të denja për respekt. Gratë e fuqishme nuk kanë nevojë ta krahasojnë veten me të tjerët.

Askush nuk është i përsosur dhe një grua e fortë është shumë e vetëdijshme për këtë. Megjithatë, ajo gjithashtu e di se secili ka dhuntinë e vet unike. Ajo pëlqen të mbështesë të tjerët.

Një grua e fortë nuk ka frikë të qajë

Ajo e di se të qenit e lëndueshme është në të vërtetë një shenjë e forcës. Ajo e di se ajo është mjaft e fortë për ta rimarrë veten. Ajo është gati të shërohet.

Një grua e fortë nuk heq dorë kurrë, ajo gjithmonë ka arsye të vazhdojë të luftojë.

Gratë e forta janë plot falje, jo hakmarrje

Një grua e fortë dëshiron ta lirojë mendjen nga burgu i energjisë negative. Ajo dëshiron të gjejë mënyra për të shprehur dashurinë e saj.

Një sy për një sy nuk është mënyra se si një grua e fortë zgjedh t’i bëjë gjërat. Ajo vazhdon përpara, por nuk harron kurrë atë që i është bërë asaj.

Një grua e fortë gjithmonë do t’ju tregojë të vërtetën, pa marrë parasysh sa e vështirë është

Shpesh herë, të thënit të vërtetën mund të jetë një rrezik i madh dhe mund të përfundojë duke dëmtuar dikë. Sidoqoftë, gratë e forta besojnë se të treguarit të vërtetës është thelbësore.

Ato e dinë se është një gjë e rrallë.

Gratë e forta janë të guximshme dhe kanë një zemër të mbushur me synime të mira. Ajo shkëlqen si një diamant i pagdhendur!

Nëse e njihni një grua të fortë, mbajeni afër zemrës! Mos kini frikë ta ndani me to këtë artikull dhe t’ia bëni të ditur vlerësimin që keni për të! / KultPlus.com