Aktorja amerikane Olympia Dukakis, që fitoi çmimin Oscar në vitin 1987 për rolin e saj në filmin Moonstuck, ka vdekur në moshën 89-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e aktores të shtunën mbrëma.
Dukakis kishte karrierë të gjatë dhe të shquar në teatër, si përformuese dhe si drejtoreshë.
Por në të 50-tat ajo luajti në një numër të komedive, përfshirë edhe në filmin Moonstruck. Luajti edhe në filmat si Steel Magnolias, Working Girl dhe Look Who’s Talking.
“Motra ime e dashur, Olympia Dukakis, ka ndërruar jerë këtë mëngjes në New York City. Pas shumë muajsh me probleme të shumta shëndetësore, ajo më në fund është në paqe dhe me bashkëshortin e saj Louisin”, ka shkruar vëllai i aktores, Apollo Dukakis në Facebook. / KultPlus.com
Në fotogalerinë e mësipërme vijnë imazhet e shkrepura nga turistë të ndryshëm që duhet thënë kanë një sens shumë të hollë humori.
Kësaj here, vizitorët kanë krijuar foto nga më gazmoret me statujat që kanë hasur gjatë udhëtimeve të ndryshme në botë.
Midis imazheve janë dy gra që duket sikur kërcejnë me koreografinë nga videoja muzikore e Beyoncé “Single Ladies” në një galeri arti në Kopenhagë, si dhe një burrë që “vjedh” një valixhe nga statuja e një çifti të përqafuar në Florida./a2/ KultPlus.com
Komentuesit, mes tyre dhe historiani Auron Tare, kanë zbuluar se për cilin shqiptar bëhet fjalë. Bazuar në periudhën në të cilën flitet dhe miqësinë e francezit, sipas tyre shqiptari nuk është askush tjetër veç Faik Konicës.
U publikua një histori të shkëputur nga një novelë e shkrimtarit francez, Gijom Apoliner (frëng. Guillaume Apollinaire), i cili shkruante lidhur me zakonin e rrëmbimit të gruas nga shqiptarët.
Komentuesit, mes tyre dhe historiani Auron Tare, kanë zbuluar se për cilin shqiptar bëhet fjalë. Bazuar në periudhën në të cilën flitet dhe miqësinë e francezit, sipas tyre shqiptari nuk është askush tjetër veç Faik Konicës.
“Apoliner ishte mik i Konicës, i cili parashikoi gjenialitetin e poetit të madh. Ndoshta me këtë tregim, Apoliner ka dashur të na japë një portretizim artistik të Konicës. Vetë Konica ka folur për zakonin e rrëmbimit, në malësitë e Shqipërisë së Veriut,”-shkruan një prej komentuesëve. Ndërsa Tare me mbështet duke shkruar: Sigurisht që është Konica. Kush mund të ishte tjetër?
PJESË NGA NOVELA:
Shqiptarët janë burra të pashëm, fisnikë, të guximshëm, me prirje për vetëvrasje, gjë që padyshim do t’i bënte njerëzit të dridheshin për racën e tyre nëse cilësitë e tyre riprodhuese nuk do të kundërpeshonin mërzinë e tyre për të jetuar. Një shqiptar të cilin e njoha gjatë një qëndrimi të gjatë në Bruksel më la përshtypje të paharrueshme dhe të caktuara për një komb i cili, së bashku me skocezët, ndoshta, është më i vjetri në Evropë. Ky shqiptar kishte mikeshë një angleze që e bënte të vuante si vetëm ata që janë të elitës së njerëzimit mund të vuajnë nga dashuria. Vajza e re, e hipnotizuar nga prania mashkullore e rrëmbyesit të saj, buzëqeshi, e kënaqur në të gjitha kuptimet e fjalës dhe, kur ishim në vagonin e një treni që u nis drejt Erbestal, drejt kufirit, shqiptari po puthte (përqafonte), sa të ikte shpirti, më të nënshtruarën e grave.
Faik Konica është një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare. Ai është njohur si poet, publiçist dhe estetist, kritik letrar dhe përkthyes. dosja.al/ KultPlus.com
Platforma feministe ‘Shota’ në ditën e punëtorëve ka mbuluar muret e rrugëve të Tiranës me thirrje proteste për të gjitha gratë papuna, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një postimi në Facebook platforma ‘Shota’ ka theksuar se kjo protestë po bëhet për të gjitha gratë punëtore dhe të papuna, shfrytëzimi i të cilave mban një shtet e shoqëri të tërë.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë:
Muret e Tiranës sot shërbyen si thirrje proteste për të gjitha gratë punëtore dhe të papuna, mbi shfrytëzimin dhe punën e papaguar të të cilave, mbahet një shtet e shoqëri e tërë.
Në këtë sistem ekonomik shfrytëzues, patriarkalizmi shërben si patericë për thellimin e larmishmërisë së dhunës, nga familja deri në punë.
SHOTA qëndron në solidaritet me të gjitha gratë, nga skajet më të thella të vendit drejt qendrës.
Bashkë (edhe) për 1-Maj!/ KultPlus.com
Muret e Tiranës sot shërbyen si thirrje proteste për të gjitha gratë punëtore dhe të papuna, mbi shfrytëzimin dhe punën…
Tubim i përmasave epike, konsiderohet si tubimi më i madh shqiptar i të gjitha kohërave, ku rreth 500 mijë shqiptarë bashkohen në fushën e pajtimit.
Vlenë të përmendet se kjo ishte një nga periudhat kur vetëdija kombëtare ishte në nivelin më të lartë. Fushata e pajtimit të gjaqeve ishte një nga nismat më patriotike, që rezultoi me 1800 gjaqe të falura, dhe rreth 30 mijë ngatërresa të pajtuara.
Dhe një kontribut të madh pat dhënë figura e njohur shqiptare Anton Çetta, i cili me kontributin e tij ka arritë të vë paqe në shumë familje shqiptare./ KultPlus.com
Një pjesë nga 95 mijë vaksinat kundër COVID-19, të ndara nga Bashkimi Evropian për Kosovën, do të mbërrijnë në vend në mesin e javës së ardhshme, ka bërë të ditur Komisionieri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Ai ka njoftuar se do të qëndrojë në Kosovë më 5 maj, të mërkurën, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor, në një kohë kur rajonit do t’i dhurohen vaksinat kundër koronavirusit, si pjesë e ndihmës nga Bashkimi Evropian.
Komisioni Evropian dhe Austria patën njoftuar më 20 prill se 651 mijë doza të vaksinës “BioNTech/Pfizer” do të dorëzohen në rajon çdo javë nga fillimi i muajit maj e deri në muajin gusht. Këto vaksina janë paraparë për të ndihmuar në shpejtimin e kampanjës së vaksinimit e për të siguruar që grupet në rrezik të marrin vaksinën. Vaksinat janë ndarë nga pakoja 70 milionë euroshe, e siguruar nga Bashkimi Evropian. Austria ka lehtësuar shpërndarjen e vaksinave përmes marrëveshjeve me prodhuesin dhe çdo partner të Ballkanit. Shpërndarja do të bëhet në bazë të nevojës epidemiologjike. Për Kosovën janë caktuar 95 mijë doza. KOHA ka mësuar se në kontingjentin e parë janë 4700 vaksina.
“Do të udhëtoj drejt Ballkanit Perëndimor për të përçuar mesazh të qartë: Ne kujdesemi! Ne kujdesemi për partnerët tanë dhe kujdesemi për punëtorët e tyre shëndetësorë dhe ata më të rrezikuarit. Shpërndarja e vaksinave konfirmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të ofruar përkrahje, siç kemi bërë që nga shpërthimi i pandemisë. Bashkë më të fortë!”, ka thënë ai për uebfaqen e Komisionit Evropian.
Para se të vizitojë Kosovën dhe Shqipërinë të mërkurën, Varhelyi do të nisë vizitën të hënën në Serbi, e më pas do të vizitojë Bosnjën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit, me autoritetet ai do të diskutojë për pandeminë dhe përkrahjen e BE-së në këtë drejtim.
Kosova tashmë ka marrë vetëm 24 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca” nëpërmjet programit të COVAX-it, ku BE-ja ka kontribuar me 2.5 miliardë euro. Këto doza tashmë janë harxhuar./kohanet/KultPlus.com
Guvernatori i Karolinës së Veriut ka falur të premten një burrë që ishte dënuar gabimisht me vrasje të shkallës së dytë dhe zjarrvënie të shkallës së parë më 1995, sipas një njoftimi nga Zyra e Guvernatorit.
Darryl Anthony Howard tani mund të kërkojë kompensim për vitet e kaluara në burg. Në Karolinën e Veriut, njerëzit e dënuar gabimisht mund të përfitojnë deri 50 mijë dollarë për një vit të kaluar në burg, por jo më shumë se 750 mijë dollarë.
Ai ishte dënuar me 80 vjet burgim, por ishte liruar më 2016 pasi ishte vërtetuar përmes ADN-së të viktimave, se ai s’kishte të bënte me rastin. Gjykata atë kohë kërkoi rigjykim të rastit, por tani Howardi është liruar nga shteti.
“Jemi të lumtur që shteti e ka pranuar atë që ka qenë e qartë gjatë gjithë kohës – Darryl Howard s’është dashur të kalonte asnjë minutë në burg për këto krime, e lëre më mbi 22 vjet. Darryl është i lehtësuar që ka marrë njohjen zyrtare të pafajësisë së tij teksa vazhdon në kapitullin e ri të jetës së tij”, ka thënë avokatja e Howardit, Amelia Green./kohanet/KultPlus.com
Qindra monumente prej guri janë zbuluar të shpërndara në veriperëndim të Arabisë Saudite. Studiuesit kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për struktura që datojnë rreth 7 mijë vjet më parë, më të vjetra se edhe piramidat e Egjiptit.
Më shumë se 1 mijë struktura të tilla janë fotografuar nga helikopteri nga studiuesit. Nga të dhënat e grumbulluara deri tani besohet se këto struktura prej guri mund të jenë përdorur gjatë një rituali nga anëtarë të një kulti bagëtish, të cilët kanë flijuar lopë, dhi dhe dele për një perëndi të panjohur.
Këto struktura morën pak vëmendje kur u zbuluan për herë të parë në vitet 1970. Së fundmi, një grup arkeologësh nga Australia eksploruan strukturat misterioze, duke fluturuar me helikopter. Ata gjetën mbi 1 mijë të tilla, mbi dy herë më shumë sesa mendohej më parë që ekzistonin.
Këto struktura shtrihen në një gjatësi nga 20 deri në 700 metra. Në fillim mendohej se ato janë krijuar për të mbajtur kafshët e gjalla brenda tyre, por kjo hipotezë u rrëzua pasi lartësia e gurëve është e ulët. Hugh Thomas, autori i studimit të fundit, zbuloi se janë gjetur brirë të kafshëve dhe sipas tij këto struktura janë përdorur për flijimin e tyre./a2/ KultPlus.com
Sot është mbajtur ceremonia e diplomimit të 27 vajzave bursiste të programit WE / Women in Energy (Gratë në Energji) që u mundësua nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (Millennium Challenge Corporation-MCC).
Në ceremoninë e diplomimit, që u zhvillua në Universitetin DMACC në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes video-lidhjes, studenteve, familjeve të tyre si dhe publikut të gjerë, iu drejtua Presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë për këto bursiste tashmë të diplomuara pasi sipas saj, ato do t’i sjellin njohuritë dhe përvojat e tyre në shoqërinë kosovare.
“Është një datë e krenarisë dhe e kënaqësisë. Sot e keni përmbyllur kapitullin më të rëndësishëm të jetës suaj. Ju premtoj se kjo përpjekje do t’ia vlejë”.
“Jeni të vetëdijshme se vendi juaj ka nevojë për ju. Jemi të lumtur t’ju kemi këtu. Ju do t’i sillni njohurinë dhe përvojat tuaja në këtë vend”.
“Gratë në Energji është një program të cilit të gjithë i jemi falënderues”.
Omani ka thënë se bota po kalon nëpër një periudhë shumë sfiduese për shkak të pandemisë.
“Pritej janë të mëdha se si të rimëkëmbet ekonomia. Ne ua kemi borxh që të dizajnojmë politika që do të na ndihmojnë në këtë drejtim”.
“Tani nuk bëhet fjalë vetëm tek prodhimi i energjisë, por tek prodhimi i energjisë në mënyrë të mençur dhe të shëndetshme, prandaj ne kemi nevojë për ju”.
“Ne jemi krenarë për arritjet tuaja. Jam e vetëdijshme se hapat e mëtutjeshëm mund të mos jenë të lehtë, por ne do të diskutojmë rreth kësaj çështje pasi të arrini këtu”.
“Ju do ta keni çdoherë mbështetjen time. Kosova është krenare me ju”.
Kujtojmë se Programi i Bursave është pjesë e programit 1.45 milionësh, Gratë në Energji, mundësuar nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC), që synon të avancojë edukimin e grave në fushën e energjisë duke i bërë ato më të kualifikuara dhe të përgatitura për tregun e punës në sektorin e energjisë në Kosovë./ KultPlus.com
Se dituria është e çmueshme dhe për të ofrohen shpërblime të mëdha na dëshmon edhe shembulli i një vajze 17-vjeçare nga Nigeria, të cilës i janë ofruar 19 bursa të plota nga universitete të ndryshme në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.
Victory Yinka-Banjo, vajzë 17 vjeçe që e ka përfunduar shkollën e mesme, ka marrë oferta të bursave që gjithsej vlejnë më shumë se pesë milionë dollarë, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express, përcjell KultPlus.
“Është një ndjenjë goxha e pabesueshme. Aplikova në shumë shkolla, sepse as nuk mendova se ndonjëra do të më pranonte”, deklaroi nigeriania për televizionin e njohur amerikan.
Ndonëse ende e re, ajo është e angazhuar si mësimdhënëse në Universitetin e Lagosit. Yinka-Banjo mori oferta për bursa nga Kolegji i Harvardit, Universiteti Brown, Universiteti Princeton dhe Kolegji Yale, në mes universitetesh tjera.
Adoleshenjta madje mori oferta edhe nga Instituti i Masaçusetsit për Teknologji, që njihet si një ndër institucionet më presitigjioze në botë për arsimin e lartë. Përpos këtij instituti, ajo mori oferta edhe nga Universiteti i Stanfordit, Universiteti “Johns Hopkins” dhe Universiteti i Virgjinias.
Në Kanada, vajza nga Afrika mori oferta për financim të shkollimit nga Unviersiteti i Torontos dhe Universiteti i British Columbia-s./gazetaexpress/KultPlus.com
Eja, trishtim, eja me hapa fletësh që bien nga degët, eja me hapa shiu që këputet nga fletët… Eja trishtim, eja me hapa tingujsh që dridhen në mbrëmje, eja me hapa zemrash që rrahin me dhimbje… Eja, trishtim, o prehër i ëmbël që nuk më braktise kurrë, o strehë e qetësisë sime, o ëndërrime të mia, o gji i shpresës sime. Eja, trishtim, trishtim, eja./ KultPlus.com
Sot në qytetin e Klinës është përuruar busti i atdhetarit Anton Çetta.
Busti u vendos për nderë të 31 vjetorit të Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve.
Realizimi artistik i portretit në bronz është modeluar nga skulptori Agron Blakçori, ndërs derdhja në bronz është realizuar nga Emiliano Nurçja.
Vendosja e bustit u mundësua nga Komuna e Klinës, Asociacioni Forumi i Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” dhe Këshillit të Donatorëve nga Diaspora- Zvicër.
Në shkurt të vitit 1990 disa të rinj e formuan Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve, në ballë të së cilës u vu Profesori Anton Çetta ndërsa mendohet se kjo lëvizje ka pajtuar mbi 1500 familje./ KultPlus.com
Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë ka kënaqësinë të njoftoj publikun për rihapjen e Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë për vizitorët.
Me respektimin masave të rekomanduara nga Instituti i shëndetësisë IKSHPK dhe Ministrise së Shëndetësisë për parandalimin e Covid-19, Stacion – Qendra për Art Bashkëkohorë Prishtinë rihapë ekspozitën e përherëshme Muzeu I Artit Amerikan në Prishtinë.
Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë ndodhet në Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë, Rruga Henrik Bariç 23 (kompleksi i Muzeut Etnografik në Prishtinë), Republika e Kosovës.
Orari i vizitave:
E premte – e shtunë, prej 11:00 – 14:00
Hyrja në Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë është falas për të gjithë vizitorët.
Grupet, përfshirë vizitat shkollore, kërkojnë hyrje të veçantë.
Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë mirëpret shkollat dhe universitetet, grupet private dhe komunitare. Ne ofrojmë një larmi të udhërrëfimeve të specializuara për të përmbushur interesat dhe nevojat e grupeve tuaja. Vetëm ekukatorët e Muzeut të Artit Amerikan në Prishtinë dhe Stacion – Qendra pë Art Bashkëkohor Prishtinë janë të autorizuar që të udhëheqin turne në Muze.
Ju lutemi ndiqni rekomandimet e përgjithshme anti-COVID, vendosjen e maskave mbrojtëse dhe mbani distancën fizike gjatë vizitës.
Muzeu i Artit Amerikan është insitucion arsimor dedikuar mbledhjes, ruajtjes dhe ekspozimit të kujtimeve kryesisht për Muzeun e Artit Modern në Nju Jork dhe programit Internacional të Ekspozitave Qarkulluese të Artit Amerikan. Janë pikërisht këto ekspozita të MoMA, disa prej të cilave janë kuruar nga Dorothy Miller, që ndihmuan krijimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor të pasluftës në Evropën Perendimore, identitet që bazohej në internacionalizëm, modernizëm dhe individualizëm.
Që nga fillimet e para Muzeu i Artit Modern është konsideruar veçanërisht nga art-dashësit amerikan, si pothuasje tërësisht proEvropian dhe në të njejtën kohë indiferent kundrejt amerikanëve. Kjo deri diku ishte e vërtetë meqë në atë kohë vështirë mund të gjindeshin shembuj të Artit Amerikan që do të mund të përshtateshin në rrëfimin dominant modern. Përmbajtja dhe struktura e këij rrëfimi bazohej në “lëvizjet internacionale” rrënjët e të cilës mund të gjurmohen që në lëvizjet e artit modern të Evropës të fillimit të shekullit 20-të. Rrëfimi pëfundimisht u krijua në mes të viteve 30-ta nga Alfred Barr i Riu, pas ekspozitës së tij “Kubizmi dhe Arti Abstrakt” siç ishte pëkufizuar përmes diagramit të tij të famshëm dhe më vonë edhe përmes “rrëfimi i ekspozimit” të Muzeut të Artit Modern.
Me qëllim të shmangjes së kritikës dhe balancimit të këtij animi proEvropian, muzeu kishte organizuar një seri ekspozitash të artit bashkëkohor amerikan të kuruara nga Dorothy Miller. Në atë kohë këto ekspozita, të cilat filluan me “14 amerikanët” (1946), në pamje dukeshin më shumë si një shfaqje përcjellëse, akoma/ende jo të gatshme për t’u bërë pjesë e rrëfimit kryesor. Por, ishin këto ekspozita të “amerikanëve” në MoMA përgjatë viteve ’40-ta dhe ’50-ta, dhe “Arti Abstrakt në Amerikë” i vitit 1951 kur për herë të parë në kontekstin e muzeut u prezantuan Gorky, Motherwell, Pollock, Gottlieb, Rothko, Klein, de Kooning,… Dhe kur në fillim të viteve ‘50-ta MoMA themeloi Programin Ndërkombëtar të Ekspozitave Qarkulluese të financuara nga Rockefeller Foundation, me qëllim “promovimit të një mirëkuptimi më të madh ndërkombëtar dhe respektin e ndërsjellë”, ishin pikërisht këta artistë që themeluan segmentet më radikale dhe më atraktive të ekspozitave qarkulluese të prezentuara para publikut Evropian. Ndër ekspozitat që erdhën në Evropë ishin: “Dymbëdhjetë piktorë dhe skulptorë bashkëkohorë amerikanë” (1953), “Arti modern në SHBA” (1956), “Piktura e Re Amerikane” (1958). Këtu do të mund të përfshinim përfaqësimin amerikan të sjellë si pako tek Documenta II (1959) nën patronazhin e programit internacional [International Program] të MoMA.
Ishin vite të çuditshme në art dhe në politikë. Në njërën anë arti modern duhej të mbrohej nga kritika e së djathtës (Alfted Barr. Jr.:“A është arti modern komunist”) dhe në anën tjetër, u bë e dukshme, veçanërisht për njerëzit si George Kennan, se arti modern amerikan mund të përdorej në Luftën e Ftohtë kulturore, si shprehje e kreativitetit dhe lirisë së Perëndimit.
Pavarësisht kontekstit të Luftës së Ftohtë të programit internacional të MoMA, nga këndvështrimi i sotëm, ndoshta do të ishte më e rëndësishme të kuptohej se në çfarë mase këto Ekspozita Qarkulluese ndihmuan themelimin e identitetit të parë të përbashkët kulturor evropian të pasluftës që bazohej në modernizëm (Arti Abstrakt), individualizëm dhe internacionalizëm. Ishte pikërisht arti abstrakt i cili në vitet e 50-ta, si në Evropë, ashtu në Amerikë, përfundimisht vendosi rrëfimin e Alfred Barr Jr. si të vetmen histori legjitime të artit modern./ KultPlus.com
Gara e Këngës “Eurovision” ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të nisin provat e para skenike të këngëtarëve të cilët marrin pjesë në festivalin e sivjetmë.
“Eurovisioni” po ashtu ka publikuar pamje nga hapësira ku do të zhvillohet gara e madhe evropiane e që vjen me disa ndryshime për shkak të pandemisë me COVID-19.
Siç shihet në foto, të gjitha përgatitjet teknike janë kryer tashmë në stadiumin ku do të mbahet kjo ngjarje e ajo që bie në sy është se për dallim nga vitet paraprake, në pjesën e fushës do të qëndrojnë vetëm ekipet e shteteve pjesëmarrëse.
Organizatorët e Eurovisionit kanë konfirmuar se 41 vendet që pritej të merrnin pjesë në maj në Rotterdam të Holandës do të jenë pjesëmarrëse në vitin 2021.
Shqipëria do të performojë në gjysmëfinalen e dytë, më 20 maj, derisa gjysmëfinalja e parë zhvillohet më 18 maj.
Shqipëria në garën e sivjetme garon me Anxhela Peristerin dhe këngën e saj “Karma”. /koha/ KultPlus.com
Xhudistja Laura Fazliu është kualifikuar në gjysmëfinale të garës European Open që po mbahet në Zagreb. Fazliu ka shënuar tri fitore deri më tani. Në çerekfinale e mposhti një ukrainase, ndërsa në gjysmëfinale takohet me kroaten Iva Oberan.
Erza Muminoviq është ndalë në çerekfinale dhe do të kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit në kategorinë deri 52 kilogramë.
kategorinë deri 57 kilogramë, Fationa Kasapi u ndal në raundin e tretë. Ndërkohë Flaka Loxha ka fituar me “Ippon” në raundin e tretë dhe është në çerekfinale./kohanet/ KultPlus.com
Drejtori i Turizmit në Ulqin, Gëzim Hajdinaga, ka bërë me dije se nga të dhënat që ka marrë nga pika kufitare në Muriqan për dy ditë në Ulqin kanë hyrë afër 7 000 qytetarë nga Kosova, transmeton KultPlus.
Ai ka thënë se kjo shifër shumë shpejtë do të rritet.
“Nga të dhënat që kemi marrë nga pika kufitare në Muriqan, afër 7 mijë qytetarë nga Kosova kanë hyrë në Ulqin në pikën kufitare. Besojmë se shumë shpejtë kësaj shifre do t’i shtohet edhe një zero”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, pas përmirësimit të motit, një numër i madh i kosovarëve gjatë këtij vikendi janë nisur edhe për në Shqipëri. /gazetaexpress/ KultPlus.com
Sfidat e rrugëtimi i Uta Ibrahimit nëpër majet më të larta të botës, asnjëherë nuk ka qenë i lehtë. Së fundi, Ibrahimi humbi edhe babain e saj, shkruan KultPlus.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Ibrahimi ka treguar për momentin kur e ka kuptuar për humbjen e babai të saj, e ndër të tjera ka shpalosur edhe sfidat e të qenurit një alpiniste e pothuajse gjithmonë larg familjarëve.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Ibrahimit.
Pas ngjitjes dhe suksesit në Majen Anapurna, e vendosa me vazhdu ma tutje edhe ne ngjitjen ne Majen Dhaulagiri …
U ndijsha mire, edhe e forte … baba e nana veq kishin bo ma mire, mas Covidit .. e kisha shpirtin e qete edhe pse ngjitja ne Annapunra ishte shume e veshtire fizikisht dhe mentalisht …
Gjeta perkrahjen e shume njerzve per me vazhdu ma tutje … edhe pse ende nuk i kisha siguru mjetet financiare, me publikimin neper rrjete sociale dhe me ndihmen e Federates Bjeshkatare te Kosoves dhe disa Shoqatave Bjeshkatare ne Kosove, u sigurua 20% i mjeteve … e me pas edhe 20% tjeter nga shoqesia ime dhe organizata te tjera … ( do ta publikoj listen ne ditet ne vazhdim).
Ishim tu e prit motin e mire, per me shku drejt majes … edhe pse ende nuk jane fiksuar litaret .. por kishim te gjithe energji te mire, kisha shume shpresa qe do te ja dalim majes se bashku … e gjithashtu isha e sigurt qe gjithcka ne shpi eshte mire …
Kur e mora lajmin per vdekjen e babes, ishim bashk ne tent me shoqen time meksikane Viridiana me te cilen u bam si motra dhe e kem perkrah njona tjetren ne secilin gezim e dhimbje per keto dy muaj …
E para qe dojsha me bo me gjith zemren ke me mujt me kthy kohen veq 1 dite ma perpara, e me ja ni zanin veq edhe nji here … e tani ja nisa menjiher me mendu se qysh me u kthy … e tek vone dikur mendova, nashta edhe mundem me nejt edhe me vazhdu ekspediten .. Ke teper e veshtire me vendos cka me ba … nana me tha shko drejt majes, e zemra me thojke shko te nana … e gjithashtu, e dijsha qe bibi jem kish dasht qe une me e njek andrren tem … Me vendos me u kthy, perveq qe e humba mundesine me e ngjit nje maje shpejt e mire, gjithashtu isha e obligume ndaj donatoreve per pagesen qe e kishin ba, e gjithashtu ende jam e obligume me pagu edhe 50% te pageses tjeter, te cilat as nuk i kom e as skom qysh me i siguru me ..
Me vendos me vazhdu ma tutje, per 2 dite qendrimi ne Kamp Baze, s’ma thojke as zemra e as menja! Kisha qef me mujt me ja lon kete vendim dikujt tjeter .. ja nisa me ju lut qjellit, gureve edhe malit! Dhaulagiri, ne mengjes ne diten kur e lash, ishte e mbyllun me mjegull edhe e merzitun … mu dok qe po e bashkendjen me mu!
Sa isha tu fol me telefon satelitor me Mingmen nga kompania e Helikopterave – me tha qe ka me sjell ushqime ne Kamp Baze dhe nese du me u kthy, mundem me u kthy me helikopter ne Kathmandu — por tha, nuk mundet me u nis sepse moti eshte i keq gjithkah neper male .. dhe shpresat per me ardh ishin shume te vogla! … U gezova qe vendimin tem, ja lash nones natyre … edhe sa isha tu fol me Vi-ne, veq ja nisi me rrezu djelli … edhe per 40 min erdh helikopteri ne kamp dhe u ktheva ne Kathmandu! Tash, sa po pres qe neser me u kthy ne shpi, po mendoj se cili u kan vendimi i duhun!
Gajte dites se djeshme, edhe sot, kam marr mijra mesazhe, nga shoqe e shok, edhe nga njerez te tjere, te cilet ose e kan njoft Bibin tem, ose veq e kane pa ne fotografite e mia, apo veq e kane percjell jeten tem … e disa prej tyne, kane qene mesazhe qe une jam e forte edhe mundem me vazhdu ekspediten … e duhet me shty veten .. etj … E shume te tjera kane qene mesazhe qe kane ndje dhimbjen bashk me mu, e qe bibi jem asht krenar me cka bej, e shume prej tyne qe une duhet me qene krenare se cfare bibi kom pas, … e qe, krejt ne fund nuk e paskna dijt qe paskna qaq shume njerez, qe perveq qe e gezojne suksesin tem, edhe e ndjejn dhimbjen tem! E krejt keto mesazhe, m’kan bo me kuptu qe Bibin tem edhe veprat e tij duhet me ja kujtu tu kesh, se qashtu ka qene Bibi jem! I lumtun, i gzum, i qeshun, gjithmone i ka konsideru krejt njerzt ne rreth, ska dasht kurr kerkujt me i bo keq, gjithmone mka msu mos me fol keq per njerez, gjithmone e gjejke nje arsyetim per nje veprim jo te mire te dikujt, e sa here ma zbutke egon edhe me bojke me e nal veten! E qe na ka msu me dasht natyren, me mbjell bashqen, me e rujt teshen e huj, me e vleresu njersen e njerzve … e ma e shumta, me e dasht jeten edhe me ju gezu cdo momenti ne jete ❤
Kurr nuk e harroj, pasi e paten largu nga puna gjate viteve 90′, e shume mundimeve per mbijetese deri sa u rritem e ja nisem me punu … e ja nisa me kuptu ma shume per jeten .. me pat than: Qika jem, mas 90′, s’jemi tu e jetu jeten, po jemi tu e harxhu – e tha mos harro, qe jeta duhet me u jetu! E une, gjithmone jom mundu me i njek mesimet e tij … Me jetu jeten, me i njek andrrat e mia. Bibi jem, edhe pse ne fillimet e mia ne ngjitjet ne Himalaya, ka refuzu me me perkrah, per shkak te frikes se ka me me humb, ai edhe Ana, jane dy njerzt qe mu m’kan ba qe une me luftu, me i mri majat e botes, me i bo krenar ata edhe vendin tem! Tash, sa po pres me u nis per Kosove, hala po mendoj se a asht kjo cka une duhet me ba, a asht Bibi i gezum qe une po kthehna apo isha dasht me vazhdu ngjitjen! Jam shume e sigurt qe mali ka me kon aty, edhe qaq sa ekziston kjo toke, por, menja jem edhe zemra jem sot ka shume nevoje per Anen tem, e motrat e mia, edhe torin tem! E ma se shumti, njerzt e mi, vendi jem ka nevoje une me kon gjalle edhe e shnosh! Edhe per fund, ju faleminderit shume qe keto dy dite m’keni shkru, ma keni zbut dhimbjen edhe m’keni kallxu qe duhna me u bo e forte se qashtu ka qef Bibi jem me na pa, e ju qe e keni njoft, ma keni kujtu se sa krenare po ndihna per veprat e Bibit tem ❤ Ju boft shnet e jete! Uta,
(Teksi është publikuar pa ndërhyrje). / KultPlus.com
Pas ngjitjes dhe suksesit në Majen Anapurna, e vendosa me vazhdu ma tutje edhe ne ngjitjen ne Majen Dhaulagiri …
U…
O Zot, Kur kam uri, më jep dikë që ka nevojë për bukë. Kur kam etje, më dërgo dikë që ka nevojë për ujë. Kur kam të ftoftë, më dërgo dikë ta ngroh. Kur ndjehem e pakënaqur, më dërgo dikë ta ngushëlloj.
Kur kryqi im peshon rëndë, më bëjë ta bashkëndajë kryqin e tjetrit. Kur jam e varfër, më dërgo te ata që kanë nevojë. Kur nuk kam kohë, ma jep dikë që ta ndihmoj për një çast. Kur jam e nënçmuar, bëjë të kam dikë që ta lavdëroj.
Kur jam e ligështuar, më dërgo dikë ta forcoj. Kur kam nevojë të më kuptojnë, më dërgo dikë që ta dëgjoj e ta kuptoj. Kur kam nevojë të kujdesen për mua, më dërgo dikë të kujdesem për të. Kur mendoj vetëm për vetveten, tërhiqe vëmendjen time tek të tjerët./ KultPlus.com
Mozaiku në Yavne të Izraelit është i pari i këtij lloji i zbuluar në qytet, duke e çuar ekipin e arkeologëve drejt supozimeve për artefakte të tjera që mund të zbulohen në këtë lokalitet. Poshtë dyshemesë janë gjetur edhe disa monedha të rralla
Arkeologët kanë rënë në gjurmë të mozaikut 1 mijë e 600 vjet të vjetër, i ruajtur jashtëzakonisht mirë në Yavne, qytet në Izraelin Qendror. Mozaiku daton nga periudha bizantine. Modeli gjeometrik i dyshemesë u zbulua gjatë gërmimeve të një zone industriale që ka të ngjarë të ketë qenë aktive gjatë shekujve IV dhe V të erës sonë, është bërë e ditur në një njoftim për shtyp të Autoriteteve të Antikiteteve të Izraelit.
“Trotuari mund të ketë qenë pjesë e një ndërtese rezidenciale e marramendëse në një lagje të pasur ngjitur me zonën industriale”, është shkruar në deklaratë.
Një shtresë e dendur e patinës – një tip shkëlqimi që grumbullohet në sipërfaqe ndër vite – fillimisht errësoi modelin e mozaikut, por një ndërhyrje e kujdesshme në Muzeun Rockefeller në Jerusalem zbuloi një motiv të shkëlqyeshëm shumëngjyrësh gjeometrik, të vendosur në një kornizë të zezë drejtkëndëshe. Për më tepër, disa monedha të rralla u gjetën poshtë dyshemesë.
Mozaiku në Yavne është i pari i këtij lloji i zbuluar në qytet, duke e çuar ekipin e arkeologëve drejt supozimeve për artefakte të tjera që mund të zbulohen në këtë lokalitet. Deri më tani, ekspertët kanë gjetur mbetjet e presave antikë të verës dhe një depo vere, të cilat përfundimisht do të shfaqen në muzeun e ardhshëm arkeologjik të Yavnes, së bashku me mozaikun.
“Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe ndërgjegjësimi për të kaluarën janë vlera të rëndësishme për qytetin e Yavnes, i cili ka një histori madhështore”, ka thënë Zvi Gur-Ari, kryetari i bashkisë së Yavnes, në një deklaratë. “Në një epokë përparimi dhe zhvillimi të përshpejtuar në të gjitha fushat e jetës, brezat e ardhshëm duhet gjithashtu të jenë në gjendje të shohin se si qyteti ka evoluar gjatë viteve”. /koha/ KultPlus.com
Pajtimi i Gjaqeve në Kosovë konsiderohet si një prej periudhave më të bardha të historisë shqiptare.
Hasmëritë disavjeçare morën fund me një procedurë të tillë ku u desh të përzihej dashuria, dhembshuria, solidariteti dhe mbijetesa.
Dikush fali gjakun e babait, dikush të të birit e dikush të vëllait. Shumë nga ata që falën, thonë se vepruan mirë që e ndërprenë hasmërinë, shkruan KultPlus.
Më 2 shkurt 1990 me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë. / KultPlus.com
1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.
Kjo ditë, ju referohet protestave të punëtorëve, për orar të punës 8 orë, për paga mesatare të garantuara, për pajisje mbrojtëse në vendin e punës.
Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1885 me këtë përmbajtje: ”8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.
Kremtimi i 1 Majit lidhet ngushtë me protestat e përgjithshme e të përgjakshme të dhjetëra mijëra punëtorëve të fabrikave të Çikagos në Amerikë, më 1 maj 1886.
Manifestimi masiv dhe madhështor u bë një vit më vonë, në të njëjtin qytet më 1 maj 1887.
Kështu filloi rrugëtimi i kësaj dite e date të rëndësishme, i përqafuar nga miliona punëtorë, i organizuar përmes Lëvizjes sindikaliste dhe partive, që në fokus e kanë pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.
Sindikata botërore e caktoi 1 Majin ditë në të cilën të gjithë punëtorët ushtrojnë presion për sigurimin dhe avancimin e të drejtave të tyre.
Në Evropë, 1 Maji filloi manifestimin me Internacionalen e parë të Gjenevës.
Nga viti 1890 në Paris, Kongresi themelues i Internacionales së dytë, vendosi që pikërisht 1 Maji të mbetet Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Nga viti 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel, mori vendim, që: dita e 1 Majit do të kremtohet përgjithmonë dhe në të gjitha vendet, si Festa e Punëtorëve, në të cilën punëtorët do t’i identifikojnë, avancojnë dhe mbrojnë me Kushtetutë e ligje; liritë, të drejtat, kushtet e punës, rrogën mesatare të garantuar, pushimin ditor, javor, vjetor dhe pushimet tjera sipas nevojës. / KultPlus.com