Në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj të Kroacisë, u mbajt Gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mirë” për vitin 2021.
Gara e “Ushtarit me të mirë” u realizua në periudhën kohore 13-19 qershor 2021, ku pjesë e saj ishin edhe dy pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ) si dhe ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.
Me përkushtimin, angazhimin dhe performancën e lartë të treguar gjatë kësaj gare, tetar Sokol Ahmeti nga Regjimenti i Pare i Këmbësorisë i Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së në mesin e shumë garuesve ka arritur të dal i pari, duke u shpallur “Ushtari më i Mirë Ndërkombëtar për vitin 2021”.
Garën me sukses ka arritur që ta përfundoj edhe garuesja tjetër e FSK-së ushtarja Endrita Brahimi.
Pjesëmarrësit kaluan së bashku në disa vështirësi , ku pjesë e saj ishte edhe rruga me gjatësi prej 30 kilometra, duke ekzekutuar 12 disiplina ushtarake.
Pjesëmarrja në gara të tilla, promovon vlerat dhe shkëmbimin e përvojave, ndërsa rezultati i arritur dëshmon edhe njëherë profesionalizmin dhe përgatitjen e lartë që kanë pjesëtaret e FSK-së. / Gazeta express / KultPlus.com
Kancelarja Angela Merkel është pro hapjes së Qendrës për arratisje, dëbim e pajtim më 21 qershor, një ekspozitë që shpalos përvojat e 14 milionë refugjatëve të Luftës së Dytë Botërore në kontekstin e mizorive naziste dhe përvojave të refugjatëve gjatë shekullit 20 dhe 21.
Ekspozita e përhershme fillon me video, shënime informuese dhe me eksponate. Vizitorët janë të përfshirë në një histori globale të migrimit të detyruar, duke përfshirë edhe dëbimin e njerëzve nga Siria dhe Rohingya Myslimane.
Pjesa tjetër i shpie vizitorët te periudha naziste, Holokausti dhe roli i Koalicionit Antifashist për t’i dhënë fund Luftës së Dytë Botërore përpara se të përqendrohet në fatin e miliona gjermanëve që u dëbuan nga Evropa Lindore në fund të luftës, njerëz të cilët shpesh kanë jetuar në ato zona për shekuj me radhë.
Seksioni i tretë i ekspozitës së përhershme të Qendrës e vë këtë në një kontekst më të gjerë, të miliona evropianëve nga Polonia dhe Hungaria të cilët u kthyen drejt Perëndimit, drejt zonave të okupuara të katër fuqive fitimtare.
Ekspozita tregon historitë e personave të zhvendosur në zonat e okupimit të Koalicionit Antifashist, të tilla si ajo e Stefan Ferger, atëherë 14-vjeçar, dhe familjes së tij së cilës iu desh të shkonte në veri të Serbisë, atëherë pjesë e Jugosllavisë, për t’i shpëtuar Ushtrisë së Kuqe.
Në zonën sovjetike të Gjermanisë Lindore, është thënë se rreth një e katërta e të gjithë banorëve ishin refugjatë. Në fillim ata kryesisht nuk ishin të mirëpritur; në një kohë kur kishte mungesë të kushteve dhe uri kudo.
U deshën rreth 22 vjet që Muzeu të hapej për publikun sepse ishte nisur nga një pyetje e vështirë: Si duhet Gjermania ta përkujtojë gjendjen e refugjatëve të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore?
Është një pyetje që u ngatërrua në politikën gjermane bashkëkohore pjesërisht për shkak se një nga ideatorët e qendrës ishte Erika Steinbach, për një kohë të gjatë anëtare e Parlamentit gjerman nga partia konservative e Merkelit, Partia Demokristiane (CDU) , që tash është mbështetëse e së djathtës ekstreme, Partisë Alternative për Gjermaninë (AfD).
Nga viti 1998 deri në vitin 2014, Steinbach ishte presidente me ndikim e Federatës së të Dëbuarve të Gjermanisë (BdV), një organizatë me rreth 1.3 milionë anëtarë që përfaqësojnë interesat e familjeve të gjermanëve që u larguan ose u dëbuan nga Evropa Lindore.
Fushata dhe prononcimet e Steinbach në lidhje me kufirin që Gjermania ka pasur para luftës dhe pretendimet që familjeve gjermane t’u takojë toka jashtë shtetit shpesh kanë ndërlikuar marrëdhëniet me fqinjët lindorë të vendit.
Shumë nga të dëbuarit në Gjermaninë Perëndimore u bashkuan më vonë në të ashtuquajturat “Landmannschaften” dhe shoqata të tjera, shumica e të cilave ishin veçanërisht konservatore dhe nacionaliste në orientimin politik.
Por ata përfaqësonin një zonë elektorale kryesore: Në vitet e para të Republikës Federale të Gjermanisë Perëndimore, të dëbuarit dhe refugjatët përbënin më shumë se 20 për qind të elektoratit.
Në Gjermaninë Lindore, personat e zhvendosur u quajtën “zhvendosës” dhe fillimisht morën ndihmë për integrimin. Por rreth vitit 1950 e tutje, subjekti i dëbimit ishte praktikisht tabu në Gjermaninë Lindore.
Që ekspozita tani mund të hapet është një mrekulli e vogël. Mosmarrëveshjet për vendndodhjen, orientimin dhe organizimin e projektit madje çuan në mosmarrëveshje diplomatike me Republikën Çeke dhe, mbi të gjitha, me Poloninë.
Dyshimet ngriheshin rreth asaj se ekspozita do të përdorej nga Gjermania për t’u paraqitur si viktima dhe për ta larguar vëmendjen nga faji që kishte.
Parlamenti gjerman vendosi në vitin 2008 që të krijohej një bord për projektin, ishte atëherë kur Steinbach filloi të humbiste ndikimin.
Megjithatë, ajo mori pjesë në ceremoninë simbolike novatore për ekspozitën së bashku me kancelaren Merkel në vitin 2013.
“Qendra e Dokumentimit ka të bëjë me arratisjen dhe dëbimin e gjermanëve, por edhe të shumë njerëzve të tjerë”, ka thënë Gundula Bavendamm, një studiuese e cila është drejtore e Qendrës. Ajo e sheh atë si një vend të të mësuarit dhe përkujtimit, ku një princip është bazë për gjithçka: “Të kuptosh se çfarë do të thotë të humbësh dikë a diçka”.
Ekspozita është vendosur në “Deutschlandhaus” të Berlinit, një ndërtesë e viteve 1920 që u rinovua për këtë qëllim.
Bordi i Fondacionit të Qendrës së Dokumentimit përfshin përfaqësues të Qeverisë, përfaqësues të kishave gjermane, zyrtarë të Qendrës për mbrojtje të Kushtetutës, por edhe politikanë si Stefan Mayer, anëtar i Bashkimit Social-Kristian (CSU)
Mayer ka thënë se Qendrën e ka për zemër, veçanërisht pasi është nip i gjermanëve që kanë jetuar në tokat e Republikës Çeke. Ai ka thënë për DW-në se memoriali kontribuon në “pajtimin e gjermanëve me veten e tyre”. Ai ka thënë se të dëbuarit tani më në fund kanë një vend, “ku fati i tyre ndahet me miliona njerëz të tjerë. Është një përkujtim, dhe procesi i njohjes së këtij kapitulli të fundit të Luftës së Dytë Botërore është i avancuar”.
Kur u pyet në një konferencë shtypi pse u desh kaq shumë kohë për të hapur Qendrën, Bavendam u përgjigj se për “kapituj të dhimbshëm” në historinë e tyre, “shoqëritë shpesh kanë nevojë për një kohë të caktuar”.
Qendra për dokumentimin e arratisjes, dëbimit dhe pajtimit do të jetë e hapur për publikun nga 23 qershori. Hyrja është falas. /dw/ KultPlus.com
Filmi i shkurtër “Schauerfilm” me skenar e regji të Lorena Sopit, ka fituar edhe dy çmime kryesore në dy festivale ndërkombëtare.
Në Festival de Indie i cili ka përfunduar mw datw 18.05 2021 në Chennai të Indisë, ‘Schauerfilm’ ka fituar Çmimin e filmit më të mirë të zhanrit horror /Best Horror Film/, kurse në edicionin e nëntë të festivalit Twilight Tokyo Film Festival i cili ka përfunduar mbrëmë në Tokyo të Japonisë, ‘Schauerfilm’ ka fituar Çmimin e filmit më të mirë të shkurtër /Best Short Film/, përcjellë KultPlus.com
Komedia e zezë me elemente të zhanrit horror trajton zhdukjet e çuditshme të studentëve në një shkollë të vjetër formë labirinti misterioz, rreth së cilës thuren tregime të çuditshme. ‘Schauerfilm’ mban titullin e përdorur si parashenjë për ekspresionizmin gjerman të viteve të tridhjeta në kinematografi. Është ky çmimi i trembëdhjetë për këtë film nga mbi 30 festivale ndërkombëtare në të cilat është shfaqur deri më tani.
Filmi ‘Schauerfilm’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.
Në rolet kryesore të këtij filmi paraqiten: Agron Shala, Afrim Muçaj, Beslidhje Bytyqi, Ylber Bardhi, Kreshnik Malushi, Flutura Mustafa, etj. Drejtor fotografie është: Besnik Hasolli. Zëri: Beslidhje Bytyqi. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. / KultPlus.com
Dukesha e Sussexit e ka pranuar se djali i saj 2-vjeçar, Archie, tashmë e gëzon një dashuri të pangopur për librat.
39-vjeçarja Markle së fundmi ka treguar se djali i saj dhe princit Harry, është adhurues i madh i librit të saj të ri me fotografi, “The Bench”, i cili është inspiruar nga raporti i veçantë i bashkëshortit të saj me të birin.
“E dija që djali ynë do t’i vërente të gjitha këto elemente, dhe ai e adhuron librin tim. Kjo është një gjë e mirë sepse ai e gëzon një dashuri të pangopur për librat, dhe kërkon vazhdimisht që t’i lexojmë diçka. Por, tani fakti që ai e dashuron librin ‘The Bench’ dhe në mund t’i themi se mami e ka shkruar atë për ty, është një ndjenjë e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Markle.
Dukesha e cila jeton në Kalifroni me familjen e saj katër anëtarshe, po ashtu tregoi se në libër përfshihen edhe disa detaje personale.
“Mendoj se brenda në libër mund të gjesh momente të vogla dhe të ëmbla të cilat qëllimisht i kemi fshehur. Për shembull lloji i lules sime të preferuar, lulja më e dashur e nënës së bashkëshortit tim, dhe gjëra të këtilla. Me këtë veprim donim të siguroheshin që libri të ishte personal për ne, dhe t’iu them të drejtën ky projekt është krijuar me shumë detaje të veçanta dhe shumë dashuri”.
Ish-aktorja e serialit “Suits” e cila tashmë e ka edhe një vajzë dy muajshe të quajtur, Lilibet Diana, para ca kohësh ia kishte dhuruar princit Harry një stol për “Ditën e Baballarëve”, dhe së fundmi e pranoi se ishte inspiruar të shkruar poezi duke e shikuar bashkëshortin e saj 36-vjeçar teksa kalonte kohë dhe luante me djalin e tyre, Archie.
“Si shumica prej neve, edhe unë isha në dilemë çfarë t’i bëja atij si dhuratë. Pastaj mendova se dëshiroja t’i dhuroja diçka sentimentale dhe një vend ku ai mund të krijojë kujtime me djalin tonë. Veçanërisht gjatë këtij vitit të fundit, mendoj se shumica prej neve e kemi vënë re se sa shumë gjëra ndodhin në qetësi. Dhe ishin momentet e tilla, teksa i shikoja të dy nga dritarja duke luajtur apo Harry duke e vënë Archien në gjumë, këto eksperienca të jetuara janë gjërat që më kanë inspiruar të shkruaj poezi”, ka përfunduar Meghan.
Si përfundim, Dukesha e Sussexit e konsideron librin e saj të ri për fëmijë, një tregim dashurie. / KultPlus.com
Obsesioni me fundin e lumtur nuk duhet të ndikojë kurrë në të tashmen tonë, e cila, përkundrazi, duhet të jetohet intensivisht. Sepse tashmë e dimë që koha është shumë e çmuar për ta lënë të rrjedhë kaq shpejt, mes shqetësimeve të asaj që do të ndodhë.
Por është në rregull që të kemi ëndrra të mëdha dhe të jashtëzakonshme për nesër, me shpresën se do të jetojmë të lumtura përgjithmonë. Në fund të fundit, është e kuptueshme ta dëshirojmë këtë. Ajo që thjesht nuk është e pranueshme, është besimi se lumturia varet domosdoshmërisht nga dikush tjetër, nga ai princ simpatik që na shndërroi në Hirushen e papërsosur.
Sepse sado të mrekullueshme që përrallat e Disneyt janë edhe sot, është e kotë të mohosh se ishte faji i tyre për atë klishe pas të cilës po kapemi sot, për t’i dhënë kuptim jetës sonë: Princi Magjepsës do të mbërrijë dhe do të na shpëtojë, dhe pastaj do të na japë fundin e lumtur.
Asnjëherë nuk ka patur një mendim më të gabuar dhe të dalë mode, se sa ky. Megjithatë, disa prej nesh janë ende duke pritur të shohin që të vijë burri bjond me sy blu, i hipur mbi një kalë. Dhe ky është një fakt, deri në pikën që ekspertët kanë shpikur termin sindromi i Hirushes, për t’iu referuar të gjitha atyre grave që kanë frikë nga vetmia dhe që besojnë se u duhet një figurë për t’u kujdesur për to.
Këto Hirushe moderne jetojnë në besimin se kanë nevojë për një burrë që të arrijnë një fund të lumtur, të jenë të lumtura dhe të shpëtohen nga çdo situatë që i bën të pakënaqura. Por këto janë absolutisht fantazi që kanë si pasojë të drejtpërdrejtë lindjen e marrëdhënieve toksike dhe perverse, ku gruaja nuk bën gjë tjetër veçse idealizon burrin dhe e vendos atë në qendër të gjithë universit.
Sidoqoftë, sindromi i Hirushes është një situatë nga e cila mund të dilni, për sa kohë që punoni vazhdimisht me veten. Para së gjithash, ju duhet të promovoni autonominë dhe pavarësinë, madje edhe duke filluar gjëra të vogla si përkushtimi ndaj pasioneve ose hobeve. Filloni të bëni gjëra ekskluzivisht për veten tuaj, dhe vetëm.
Atëherë, njeriu duhet të ketë guximin të dalë nga zona e rehatisë, të prishë rutinën për të mësuar të njoh kufijtë e vet dhe t’i kapërcejë ato. Nuk ka nevojë të shqetësojmë plotësisht jetën e dikujt, por është e rëndësishme të fillojmë, edhe nga gjërat e vogla, duke ndryshuar zakonet, duke bërë diçka që nuk kemi pasur guximin ta bëjmë më parë. Edhe një udhëtim i vetëm, në këtë kuptim, është terapeutik.
Më në fund, ne duhet të punojmë për vetëvlerësimin dhe marrëdhënien që kemi me veten tonë. Sepse mbase dashuria do të vijë dhe do të jetë e bukur, por le të kujtojmë se ne para së gjithash jemi vetja. Dhe vetëm duke qenë të qetë me veten tonë, mund të jemi të qetë edhe me të tjerët. /bota.al/ KultPlus.com
Nermin Shurdha, është një nga personazhet më të njohura në qytetin e Shkodrës. Ajo ka përfunduar studimet për ekonomi, por nuk e lënë pas dore pasionin e saj për artin. Një art të veçantë që në Shkodër, pak kush e praktikon. Ndryshe quhet vajza që pikturon muret.
Nermin Shurdha rrëfen për Report TV, se si e nisi rrugëtimin e saj në këtë zhanër 10 vite më parë, përcjell KultPlus.
“Muralet edhe pse bëjnë figurë, është më e lehtë për t’i vizatuar se sa në letër, sepse muralet mund të korrigjohen. Ishte diçka që më parë nuk bëhej në Shkodër fillova ta bëj në fillim tek njerëz të njohur, por më pas pati kërkesa dhe njerëzve u ka pëlqyer”, tha ajo.
Për të e rëndësishme është të ndjekësh pasionin dhe të lësh pas paragjykimet.
“Çdo person që kam pasur punë për të bërë murale, ma ka thënë bëj diçka por me iu përshtat temës, kësisoj pra motivet i ka zgjedh vetë, por ama ajo që e kam zgjedhur vetë 100 për qind ka qenë ‘puthja e Klimtit’. E kam veshur me veshje tradicionale të Malësisë së Madhe dhe është kthyer në pikë turistike tani, ka shumë kërkesa për ta vizituar”, tha ajo.
Ajo tregon se çdo javë pothuajse i pëlqen të eksplorojë natyrën dhe veçantitë e Shkodrës e më gjerë.
“Qyteti është monoton, është e nevojshme të dalësh për fundjavë. Shqipëria ka vende të bukura plot”, tha Shurdha.
Pasioni I saj për muralet, tashmë ka tërhequr edhe vëmendjen e bizneseve në Shkodër të cilët kontaktojnë Nermin Shurdhën për të zbukuruar ambientet e tyre dhe në këtë pikë zgjedh produkte 100 % shqiptare.
“Këtu tek ky lokal pronari më kërkoi të bëj një murale. Unë po bëj një lule të veçantë që quhet tulipani shqiptar dhe rritet vetëm në Kukës”, shtoi ajo.
Nermin Shurdha e sheh artin si një mënyrë për t’u arratisur nga realiteti dhe monotonia. Një gjë të tillë ua këshillon dhe të rinjve, që të mos qëndrojnë të mbyllur por të shprehin aftësitë e tyre, pse jo nëpërmjet artit. /shqiptarja/ KultPlus.com
Kinezët kanë dëshmuar edhe njëherë aftësitë në ndërtimin e ndërtesave dhe objekteve në kohë rekorde.
Këtë e kanë bërë së fundmi, duke ndërtuar një ndërtesë 10-katëshe për 28 orë dhe 45 minuta. Në pamjet e publikuara paraqitet procesi i përshpejtuar i ndërtimit të ndërtesës. Kjo çuditi shikuesit.
Kompania që kreu punimet është Broad Group, e cili më 2015-n, ndërtoi një kullë 57-katëshe brenda 19 ditësh. / KultPlus.com
Muzika është pjesë e pandashme e jetës, është ajo pa të cilën askush nuk do të mund të imagjinonte jetën.
Ndërkaq, muzika popullore shqipe, ka një histori tejet interesante, mënyra sesi kjo lloj muzike ka jetuar gjithmonë me popullin shqiptar duke u trashëguar brez pas brezi dhe duke vazhduar të jetoj gjithmonë me popullin shqiptar, shkruan KultPlus.
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Muzikës, KultPlus ju sjell një artikull të shkurtër mbi muzikën popullore shqipe.
Muzika popullore Shqiptare përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studiuesve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor.
Folklori u ka qëndruar shekujve ndonëse është transmetuar e ruajtur në kujtesën popullore brez pas brezi. Duke mesuar folklorin në mesojme se si ka ecur dhe është zhvilluar populli si I ka perjetuar fatet e veta historike çfare ka vleresuar etj.
Folklori ndryshe mund të quhet edhe gurra popullore. / KultPlus.com
Data 21 qershor është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Joga-s nga Kombet e Bashkuara, më 11 dhjetor 2014 me anë të Rezolutës 69/131, duke njohur vlerat e saj universale.
Joga është një praktikë e lashtë fizike, mendore dhe shpirtërore që e ka origjinën nga India. Fjala “Joga” rrjedh nga një gjuhë e lashtë si sanskritja, dhe kuptimi i saj është të lidhësh/bashkosh, që simbolizon bashkimin e trupit dhe ndërgjegjes.
Sot kemi forma të ndryshme të praktikimit të Joga-s në gjithë botën, dhe popullariteti i kësaj praktike është në rritje.
Dita Ndërkombëtare e Joga-s ka për qëllim të rrisë ndërgjegjësimin e popullsisë së globit në lidhje me përfitimet e praktikimit të Joga-s.
Qëllimi i Joga-s është të krijojë forcë, vetëdije dhe harmoni, si në mendje ashtu dhe në trup. Ndërkohë që ka më shumë se 100 lloje ose “shkolla” të ndryshme të Joga-s, shumica e sesioneve tipike përfshijnë ushtrimet për frymëmarrjen, meditimin, ushtrime të caktuara fizike (pozicione të trupit që ndryshe quhen asana, në sanskrit) të cilat tërheqin dhe tkurrin grupe të caktuara të muskujve të trupit.
Përfitimet fizike
Teknikat e relaksimit, të cilat janë pjesë e praktikimit të Joga-s, mund të lehtësojnë dhimbjet kronike, si dhimbja e shpinës, artriti, dhimbjet e kokës, si dhe sindromën “Tuneli Carpal”. Gjithashtu, Joga mund të ulë presionin e lartë të gjakut dhe të përmirësojë problemet e gjumit.
Përfitimet e tjera fizike përfshijnë:
Elasticitet më të mirë
Tonifikim të muskujve dhe rritje të masës muskulore
Përmirësim të frymëmarrjes, energjive dhe vitalitetit
Ruajtje të balancës metabolike
Rënie në peshë
Përmirësim të qarkullimit të gjakut dhe shëndetit kardiovaskular
Përmirësim të performancës fizike/atletike
Mbrojtje nga dëmtimet fizike
Përfitimet mendore
Përveç përfitimeve fizike, një nga përfitimet më të mira të Joga-s është se ndihmon personin që të menaxhojë stresin, i cili ka pasoja të dëmshme për trupin dhe mendjen. Stresi mund të shfaqet në shumë mënyra, duke përfshirë dhimbje të shpinës ose të qafës, probleme të gjumit, dhimbje koke, abuzime me drogën dhe një paaftësi për t’u përqendruar. Joga mund të jetë shumë efektive në zhvillimin e aftësive përballuese dhe në arritjen e realizimit të një këndvështrimi më pozitiv të jetës.
Përfshirja në Joga e meditimit dhe ushtrimeve të frymëmarrjeve mund të ndihmojë në përmirësimin e mirëqenies mendore të individit. Praktikimi në mënyrë të rregullt i Joga-s krijon qartësi mendore dhe qetësi; rrit vetëdijen ndaj trupit; lehtëson dhimbjet kronike; qetëson mendjen; rrit përqendrimin; ndihmon në identifikimin e hershëm të problemeve fizike dhe mundëson parandalimin nëpërmjet veprimeve paraprake.
8 arsye përse duhet të praktikoni Joga-n :
Redukton stresin dhe përmirëson humorin
Disa metoda të Joga-s përdorin teknika medituese specifike, të cilat fokusojnë mendjen në frymëmarrjen tuaj për të qetësuar “bisedën mendore” që është konstante, lehtëson stresin dhe ju relakson. Praktikimi i këtyre teknikave të frymëmarrjes në seanca të zgjatura mund të rrisin nivelin e oksigjenit në tru, duke ju dhënë ndjesinë e të qenit të lumtur dhe më të kënaqur me jetën tuaj.
Përmirëson vetëbesimin
Përveç rritjes dhe konsolidimit të vlerave shpirtërore, meditimi përmirëson vetëbesimin. Ky proces qetëson mendjen tuaj duke ju dhënë më shumë vetëbesim për trupin tuaj. Në mungesë të ankthit, ju mund të vendosni një marrëdhënie të brendshme me veten. Kjo, më pas reflektohet në perceptimin që keni për të tjerët, dhe përmirëson marrëdhëniet me ta duke rritur dhembshurinë dhe vetëdijen.
Minimizon mundësitë për dëmtime
Ushtrime si vrapi janë një seri lëvizjesh të forcuara dhe të shpejta, që do të thotë se organizmi sforcohet në maksimum, dhe ekziston një rrezik i lartë për dëmtim dhe tension të lartë muskulor. Shpesh, aktivitetet e sforcuara shpien në disbalanca të grupeve të muskujve të kundërta me njëra tjetrën, ndërsa Joga përqendrohet në balancimin e tyre.
Ndihmon rënien në peshë
Të qenit mbipeshë është një shenjë që tregon se ka mungesë balance në përditshmërinë tuaj, dhe një nga ndikuesit kryesor të saj është stresi i tepërt. Praktikimi i Joga-s ju mundëson që të fitoni një ndjeshmëri më të thellë, të relaksoni trupin dhe mendjen tuaj, ndihmon në largimin e stresit dhe mundëson rënien në peshë në mënyrë natyrale.
Rrit elasticitetin
Shpesh njerëzit thonë se nuk janë mjaftueshëm elastikë për të bërë Joga. Në fakt, nuk është e rëndësishme se sa të tonifikuar janë muskujt tuaj, pasi kryerja e pozave (asana) të Joga-s mundëson tërheqjen e muskujve në mënyrë të sigurt dhe ndihmon praktikimin e tyre në vazhdimësi. Gjithashtu, Joga bën të mundur tërheqjen e muskujve të imët të trupit, si ligamentet, duke rritur gamën e gjerë të lëvizjeve të ligamenteve dhe lëvizje më të lirshme të muskujve të trupit.
Përmirëson tonifikimin dhe fuqizimin e muskujve
Një pjesë e mirë të pozave të Joga-s asana, siç mund të jenë pozicionet “Doënëard dog” dhe “upperëard dog”, kanë efekt në forcimin e pjesës së sipërme të trupit, ndërsa pozicioni “plank” përqendron muskujt kryesorë të trupit. Pozat e qëndrimit në këmbë forcojnë muskujt e sipërm të këmbëve dhe të fund shpinës. Në përgjithësi, çdo pozë forcon një zonë të trupit nëse praktikimi i saj bëhet ashtu siç duhet, pa sforcuar grupe muskujsh specifikë.
Përmirëson frymëmarrjen dhe presionin e gjakut
Nëse praktikoni Joga në mënyrë të vazhdueshme, kapacitetet e mushkërive tuaj do të rriten si rezultat i procesit të frymëmarrjes së thellë. Kjo do të ketë një efekt pozitiv në praktikimin e sporteve të tjera, duke rritur staminën dhe rezistencën e trupit tuaj. Gjithashtu, meditimi dhe praktikimi i një forme më të qetë të Joga-s ngadalëson rrahjet e zemrës, e cila ul presionin e gjakut duke përmirësuar sistemin imunitar dhe uljen e kolesterolit në gjak.
Përmirëson qëndrimin drejt të trupit
Duke praktikuar Joga, ju mbani një peshë trupore optimale, bëheni më elastikë dhe përmirësoni muskujt duke i tonifikuar dhe fuqizuar. Me kalimin e kohës, do të vini re që pozicioni i trupit tuaj drejt do të përmirësohet. Muskujt e barkut dhe të shpinës mund ta mbajnë plotësisht peshën tuaj trupore, dhe ju do të jeni në gjendje të qëndroni drejt, ulur ose në këmbë, duke parandaluar kërrusjen, dhimbjet në shpinë ose pjesë të tjera të trupit./ KultPlus.com
Prishtinës i kanë kënduar shumë këngëtarë e këngëtare. Secili në mënyrën e vetë, ku shpesh përmes muzikës i kanë dhënë shpirt këtij qyteti.
Gili, si një ndër këngëtaret, muzika e së cilës ka dhënë çdoherë emocion, Prishtinës i ka kënduar qysh moti, shkruan KultPlus.
Sot, KultPlus ju sjell këngën ”Prishtina” të Gilit, këngë kjo që vazhdon të dëgjohet sot e kësaj dite.
Bashkangjitur gjeni tekstin dhe videon e këngës:
Pas shumë vitesh unë po kthehem më përqafo Prishtinë dhe mos lejo shpirti të më thehet a e di Prishtinë ku e kam dashurinë
Rrugëve të këtij qyteti, unë e pata dashurinë fshehtësinë e di Prishtina te Fontana në Ulpianë e pata puthjen e parë turp më erdhi nga Prishtina
Sa shumë kishim dashuri ato ditët studentore kur dilnim fshehuraz në shi edhe gjatë orës policore
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime
Ishim të rinj e lozonjarë të dashuruar e të marrë ende flet për ne Prishtina në banka shkruam veq dy emra vizatuam veq dy zemra sa të na kujtojë Prishtina
Sa shumë kishim dashuri ato ditët studentore kur dilnim fshehuraz në shi edhe gjatë orës policore
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime
Kishim shumë dhembje e pak vjet, si jetuam, e dimë ne vet kishim rini, s’kishim liri ku gjenim aq dashuri Do vijnë të reja breza do t’na kujtojnë me lule mbi varreza do ëndërrojnë ardhmërinë ti, kerkoju dashurinë mos i lëndo Prishtinë
Prishtinaa.. dashuria ime Prishtina… sjellë kujtime Prishtinaa… dashuria ime /KultPlus.com
Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s me 24 Mars 1999, qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, ose zgjodhën të shpërngulen jashtë vendit. Në Maqedoni, kushtet e jetesës në kampin e Bllacës ishin të tmerrshme.
Nga Nerimane Kamberi
Photo : Hazir Reka
Fund i ditës, dal nga kampi për t’u kthyer në shtëpinë ku banojmë në lartësitë e Shkupit, në Pod Kale, poshtë Kalasë. Ne jemi nga ata me fat, nëse mund të flasim për fat në këto rrethana … Po, mund të flasim për fat. Ne u larguam nga Kosova, Prishtina, lagjja jonë, Dardania, në kohën e duhur. Ne ikëm nga lufta në ditën e katërt të bombardimeve. Para eksodit masiv të fillim prillit 1999. Me veturë, sigurisht jo me tonën, e cila nuk donte të nisej, por megjithatë me veturë e jo të shtyrë drejt trenave nga forcat serbe. I dhamë 500 marka paramilitarëve të maskuar për të kaluar. Dhe e kaluam kufirin e Maqedonisë me pasaporta. Si qytetarë “normalë”. Por ne nuk ishim qytetarë normalë, dhe nuk ishte një mars normal, ishte luftë dhe ne ishim refugjatë. Në hotelin ku miqtë tanë na vendosën përkohësisht, filluam të qajmë.
Vinin me tren, me veturë. Nga dhjetëra, nga qindra dhe u shtyshin në kampin e Bllacës në kufirin me Maqedoninë. Kampi i turpit. Kujtesa ime i ka errësuar këto imazhe, vetëm fotot më kujtojnë “skena të cilat nuk do të donim t’i shihnim nga frika se mos do të mund t’ia largonim kurrë kujtimin e dhimbshëm”, siç shkruante në atë kohë një gazetar nga e përditshmja zvicerane Le Temps. Njerëz të ndershëm, njerëz të thjeshtë, familje dikur të lumtura, nëpunës civilë në kryeqytet, gra nga fshatra, fëmijë të kequshqyer që veç kishin qenë të zhvendosur në Kosovë me muaj, fqinjë, fqinjët e mi. Sot ata zgjasin duart, duan bukë.
Lloji njerëzor ? Një polic me dorëza të zeza të lëkurës shënon një numër regjistrimi në dorën e një refugjati. Policë me maska para gojës ruajnë kampin, athua mbrohen nga era e padurueshme, nga sëmundjet? Kampi i Bllacës ishte ferr në ditët e para të eksodit. Dinjiteti njerëzor shkelej, poshtërohej, nëpërkëmbej, cenohej. Një kameraman që punoi për UNHCR në prill 1999 më kujtoi kohët e fundit se si kampi i Bllacës ishte shndërruar shpejt në një vend “të durueshme « me ndihmën e OJQ-ve dhe ushtrisë. Kampi u zbraz më vonë brenda një nate, kur autoritetet maqedonase vendosën, pa i pyetur refugjatët, që t’i dërgojnë këta të padëshirueshmit, këta të paprekshmit, në katër anët e botës me konvojë “humanitarë”.
Ne jemi me fat, jetojmë në një shtëpi, edhe pse na u desh ta lëmë tonën, dhe ta merrnim këtë me qira në lartësitë e Shkupit. Ne punojmë në kampe, por në mbrëmje kthehemi në shtëpi, e cila nuk është e jona, ne jemi refugjatë.
Ndihma humanitare organizohet. Unë punoj për Mjekët e Botës (Médecins du Monde), më konkretisht jam përgjegjëse për “të drejtat e njeriut”. Detyra ime është të mbledh dëshmi nga njerëzit që vijnë nga Kosova dhe nga ata që jetojnë në çadra në kampin e Stankovecit, të bëj raporte. Unë përkthej, ndihmoj mjekët, gjej bukë, (një ditë, në Bllacë, shoh një nënë që mban në dorë vajzën e saj tre vjeçare, të cilës i rriidhte gjak nga hunda. Çka ka? Unë ia mshova. Pse? Po lyp bukë. A kishte harruar ajo që nuk ishte më tu u fsheh në mal, se nuk ishte më rrugëve të ikjes?). Shkoj e kthehem nga Bllaca deri në kufi, ku kam të drejtë të hyj në no man’s land, për t’i ndihmuar refugjatët më të dobët, të plagosurit. Kurrë nuk do ta harroj pamjen e një plaku në kolicë të bahçës, me këmbë të thyer, as autobusin i cili shkarkoi 36 robët e luftës të parë, kryet e rruar, trupin të mavijosur nga rrahjet dhe torturat, që nuk dinin asjë për familjet e tyre dhe për të cilët familjet e tyre nuk dinin asgjë. Mjeku ynë i kontrollon, bën pyetje, unë bëj raporte.
Në Stankovec, në fillim, nuk kishte telefon. Gjatë punës sime në kamp, shkruaj numra, pastaj nga baza thëras një djalë, një kushëri, një baba në Danimarkë, në Irlandë, në Shtetet e Bashkuara, për t’ia dhënë lajmin e mirë,se nëna e tyre, vajza e tyre, kushëriri i tyre është gjallë. Të qara, klithma, falënderime në telefon, shpërthime emocionesh, të padurueshme aq janë të forta. (Bijtë e një plakës e kishin gjetur nënën e tyre përmes një fotografie të Hazir Rekës në një të përditshme daneze, e kërkuam të nesërmen në të gjithë kampin, ishte dërguar në Turqi).
Të gjitha mediat botërore janë në Shkup, kolegë e tyre në Kukës, Shqipëri. Ata tregojnë për tragjedinë e kosovarëve, krizën e refugjatëve, duke ia lënë çështjet ushtarake, vendimet politike kryeqyteteve evropiane dhe NATO-s. Personalitete nga bota e show-bizit, nga bota e sporteve, Klintoni, të gjithë janë aty ku ku askush nuk dëshiron të jetë.
Ndalgadalë, jeta filloi të organizohej në Stankovec si dhe në Cegran. Telefonat satelitorë lidhin refugjatët me familjet e tyre, spitali gjerman ofron kujdes të mirë (një grua shtatzënë në kampin e Bllacë do të lind fëmijën e saj në xhipin e Mjekëve të Botës, mjekja maqedone nuk e lejoi të largohet nga kampi pa e marr një polic të armatosur me vete ). OJQ-të bëjnë më të mirën, humanitarët shkojnë nëpër çadra, duke ofruar kujdes, ndihmë, etj.
Shefat tanë na kanë kërkuar të veshim tesha të thjesjta, për t’i respektuar refugjatët. A më duhej kjo këshillë, duke qenë vetë refugjat dhe duke pasur para meje njerëzit e mi? Jelekët tanë humanitarë na djersitën, ishte shumë nxehtë në ato muaj të pranverës 1999 në Shkup, pluhuri na mbërthente në lëkurë, por ne i vishnim për t’u treguar refugjatëve se ishim atje për t’i dhënë ndihmë, për të dëgjuar historitë e tyre, për të dokumentuar dëshmitë e tyre. Si ajo e asaj vajzës së re nga Drenica e cila i tregoi një avokatit nga Federata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut (FIDH) se si serbët e kishin dhunuar atë. Babai i saj ishtei fshehur lart. I kishte dëgjuar të gjitha. Më vinte për të vjellur. Nuk doja me qajt, kjo më vinte automatikisht.
Kampet janë të mbipopulluar, qoftë ai i Stankovecit apo ai i Brezdës, në prill, por edhe në fund të majit. Refugjatët rreshtohen me shishet e tyre të plastikes për të mbushur ujë, ata rreshtohen për të shkuar në banjot e paktë, për të përdorur telefonët satelitorë. Në tendat është nxehtë, shumë nxehtë, disa refugjatë janë shtrirë në dyshekë të improvizuar, të tjerë bëjnë muhabet “te pragu i derës”, ata e kalojnë kohën, e cila nuk kalon, e cila nuk mbaron kurrë. Shumë nga këta refugjatë presin t’I dëgjojnë emrat e tyre, dhe ata të vendeve të gatshëm për t’i mirëpritur ata. Të tjerët presin lajme nga anëtarët e familjeve të tyre. A kanë shkuar në Shqipëri, a kanë mbetur në Kosovë, a janë gjallë apo të vdekur?
Kur largohemi nga kampi në mbrëmje, kur mbyllet dera pas nesh, kthehemi në shtëpinë ku vjehrri im po na pret për t’i treguar atij për dramën, kaosin, tragjedinë, lojërat e fëmijëve në një terren futbolli të improvizuar, për gratë me shami në kokë, burrat e moshuar me plis. Vjehrri e di që herë do kur do do t’i tregojmë për anëtarët e familjes sonë, edhe ata do të kenë mbërrirë me një mijë vështirësi në kufi, pasi të jenë larguar nga Ferizaji dhe fshatrat e tij. Të nesërmen ai do t’u sjellë çaj dhe gjygyma, trenerka, një brisk rroje, sapun. Por vetëm deri te telat. Hyrja e ndaluar. Dhe dalja e ndaluar, për refugjatët.
Burrin tim Hazirin e nxë gjumi në karrige, me këpucët e terrenit në këmbë, i stërlodhur fizikisht, i stërlodhur emocionalisht. Unë kujdesem për Bindin katër vjeçar, i cili ka filluar të flasë me theksin e Kaçanikut, theksin e shokut të tij të mëhallës, edhe ai refugjat. Ne jemi një familje e lumtur refugjatësh, të lumtur që nuk jemi pas telave të kampit. Të lumtur sidomos që jemi gjallë./ KultPlus.com
Për disa ditë, shpresoj të shërohem prej teje. Duhet mos të të frymoj më, mos të të tymos më, mos të të mendoj më. Është e mundur. Nëse zbatoj rekomandimet e moralit të radhës. Receta është kohë, dorëheqje, vetmi.
Si thua nëse të dua vetëm një javë, jo më shumë? Nuk është as shumë e as pak, është mjaftueshëm. Për një javë mund t’i grumbulloj gjithë fjalët e dashurisë që janë shqiptuar mbi tokë dhe t’u vë zjarrin. Me atë flakadan dashurie të përvëluar, do të të ngroh. Mund të grumbulloj gjithashtu dhe heshtjen. Sepse fjalët më të bukura të dashurisë gjenden mes dy njerëzve që heshtin mes njeri-tjetrit.
Duhet djegur, gjithashtu, edhe ajo gjuha tjetër paralele dhe shastisëse e atij që dashuron. (Ti e di se të them “të dua”, kur të them: “ç’vapë që bën”, “më jep pak ujë”, “mund të ngasësh?”, “u bë natë”… Mes njerëzve, mënjanë njerëzve të tu dhe të mi, të kam thënë “u bë vonë”, dhe ti e dije se po të thosha “të dua”).
Edhe një javë për ta grumbulluar tërë dashurinë e kohës. Për të ta falur. Që me të, të bësh ç’të duash: ta ruash, ta ledhatosh, ta flakësh në plehra. Është e kotë, vërtet. Dua vetëm një javë që t’i kuptoj gjërat. Pasi e gjithë kjo është njësoj sikur të jesh duke dalë nga një çmendinë për të hyrë në një varrezë./ KultPlus.com
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi. ka kërkuar që të publikohen emrat dhe mbiemrat e përdhunuesve në Kosovë. Në këtë mënyrë sipas saj, do të prandaloheshin rastet e ngjashme në të ardhmen.
“Ne duhet me qenë sa më të lirshëm me fol se dhuna nuk është që ndodh vetëm nëpër luftëra. Këto ndodhin për çdo ditë. Po ndodhin edhe në Kosovës, po ndodhin edhe më të miturat”, tha Krasniqi në emisionin “8à8 me Adelina Ismaili”
“Duhet me fol dhe unë jam e pajtimit që dhunuesit pa marrë parasysh ata të publikohen me emër e mbiemër se kush janë se çka po ndodh në Kosovë në ditët e sotme, me nxënës nëpër shkolla, me të fëmijë të vegjël dhe të mitur”, shtoi ajo.
“Unë mendoj se është e tmerrshme se për me parandalu diçka, atëher kur ti ja publikon emrin njërit e bllokon të dytin mos me vepru sepse dihet se del në publik dhe besoj se kjo do i zbraps pak ata”, theksoi ajo.
Ajo thotë se në Kuvend do të kërkojë drejtësi për viktimat e dhunës.
“Në rastin tim unë s’kam fitu drejtësi por do të luftoj për të tjerat dhe kjo është arsyeja kryesore pse unë i kam hy politikës”, tha Krasniqi./ KultPlus.com
Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve, ka thënë se kosovarët këtë ditë e kujtojnë si të çmuar, si një popull të cilit iu janë hapur dyert në të kaluarën.
Osmani, me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka bërë thirrje ndaj të tjerëve që t’i mbajnë kufinjtë hapur për refugjatë.
“Si një popull, të cilit ia kanë hapur dyert në të kaluarën, #RefugeeDay (Dita e Refugjatëve) na kujton se sa e çmuar është të jetosh lirshëm dhe në mënyrë të sigurt”, ka deklaruar ajo.
“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që të mbajmë dyert dhe zemrat hapur për ata që detyrohen t’i lënë shtëpitë e tyre në kohërat më të vështira”, ka shtuar tutje presidentja Osmani.
Dita Botërore e Refugjatëve është ditë ndërkombëtare e organizuar çdo vit më 20 qershor nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB)./ KultPlus.com
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot ekspozitën ‘Kalldërmi i Prizrenit’, me punimet e piktorit Enver Hoxhaj, shkruan KultPlus.
Kurti në këtë vizitë ishte i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku.
Ai këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka shkruar se ecja e përditshme mbi kubëza është e njëllojt sikur ecja historike e qytetit që është ngritur dhe pushon tek ato.
“Ecjet e përditshme harrestare mbi kubëza janë dhënë si ecje historike e qytetit që është ndritur dhe pushon tek ato, me ngjyra të forta të kujtesës së një piktori të dashuruar në Prizren”, ka shkruar ndër të tjera Kurti./ KultPlus.com
Baleti Kombëtar i Kosovës është nderuar me çmimin e rëndësishëm të Ekselencës në Arte në Uashington DC, shkruan KultPlus.
Lajmin e bëri të ditur faqja zyrtare e Baletit të Kosovës, ku dhanë lajmin se tashmë Baleti Kombëtar i Kosovës është nderuar me çmimin e rëndësishëm.
Në postimin e bërë u tha se ky çmim është në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim.
“Me kërkesë të z. Charles E. Schumer, Senatorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ky flamur u valëvit për nder të Kreshnik Musolli, Baleti Kombëtar i Kosovës për nder të arritjes së jashtëzakonshme me Çmimin Ekselencë në Arte në përkujtim të Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim. Faleminderit për fuqizimin e marrëdhënieve SHBA-Kosovë, prezantimin kulturor dhe për përsosmërinë tuaj artistike.”28 Maj 2021, Washington DC”, thuhet në postim./ KultPlus.com
Në një qytet si Parisi ndodhen aktualisht 0,75 kamera sigurie për çdo kilometër katror (km²), ndërsa në Nju Jork është 0,5 dhe në Los Anxheles 0,1, sipas një studimi nga Universiteti i Stanfordit.
”Miliona kamera të instaluara në të gjithë botën mund të luajnë një rol vendimtar në parandalimin e krimit por, kur kombinohen me teknologjitë e njohjes së fytyrës, ato gjithashtu mund të ulin ndjeshëm privatësinë e qytetarëve”, theksojnë autorët e studimit.
Studimi përdori imazhe nga ”Google Maps” dhe platforma të tjera të ngjashme, të cilat u analizuan nga inteligjenca artificiale për të evidentuar kamerat.
Studiuesit evidentuan 100 000 imazhe nga 10 qytete të SHBA dhe 6 nga pjesa tjetër e botës (Paris, Londër, Singapor, Seul, Tokio dhe Bangkok), duke identifikuar kështu dendësinë e kamerave.
Më i kontrolluari ishte Seuli, me 0,85 kamera për kilometër katror, i ndjekur nga Parisi.
Studimi bëri gjithashtu të mundur vlerësimin se cilat janë zonat me dendësinë më të lartë brenda qyteteve.
“Ne gjetëm një dendësi shumë më të lartë në zonat me shumë pakica etnike sesa në ato kryesisht heterogjene. Ne po përpiqemi të kuptojmë mekanizmin që qëndron pas kësaj prirjeje”, theksojnë autorët e studimit./ atsh/KultPlus.com
Ky shkrim synon të jetë një kontribut modest në historinë e muzikës shqiptare, dhe konkretisht në fillimet e semiologjisë sipas sistemit perëndimor.
Historia fillon në vitin 1804, kur u botua në Londër përmbledhja “Lyric Airs” (“Motive lirike”), e cila përfshinte 35 specimene këngësh e melodish kombëtare greke, shqiptare, vllahe, turke, arabe, persiane, kineze dhe maúre (“Lyric Airs by Edward Jones, consisting of Specimens of Greek, Albanian, Walachian, Turkish, Arabian, Persian, Chinese, and Moorish National Songs and Melodies”). Siç përmendet edhe në kopertinën e librit, kjo ishte hera e parë që i jepej publikut britanik një përzgjedhje e kësaj natyre.
Autori i saj ishte Edward Jones [Eduard Xhons], bard pranë Lartësisë së Tij, Princit të Uellsit. Jones-i nuk kishte bërë thjesht një punë antologjike dhe transkriptuese muzikore, por edhe kishte bërë edhe një aranzhim muzikor duke shtuar baset për harpë ose për piano. Meloditë e transkriptuara shoqëroheshin me shënime për figurat dhe lëvizjet e valleve, si dhe me një disertacion të shkurtër për prejardhjen e muzikës së lashtë greke. Nga kjo kuptohet se autori nuk ishte thjesht një mbledhës folklori, por edhe një studiues me formim të pjekur muzikor. Në faqen 14 dhe 15 të librit gjendet edhe melodia e një valleje të titulluar “Arnaute” sipas turqishtes (“The Albanian Dance”). E. Jones sqaron se kjo valle kërcehet zakonisht nga shqiptarët të armatosur gjer në dhëmbë dhe mendohet të jetë vallja pirrike e lashtë. Ai shënon gjithashtu se trupat ushtarake në Moré, Maqedoni, Bosnje janë krijuar sipas stilit arnaut dhe ruajnë ende guximin dhe rreptësinë e të parëve të tyre dhe vlerësohen si luftëtarët më të mirë të Perandorisë Turke.
Një e dhënë me shumë rëndësi për studiuesin është se në këtë botim ndeshim për herë të parë të transkriptuar me nota muzikore sipas sistemit perëndimor një melodi që cilësohet si shqiptare. Sipas njohjes sonë të deritanishme, kjo mund të quhet edhe partitura më e vjetër e muzikës shqiptare. Ky është prezantimi i parë semiologjik muzikor i kësaj valleje. Rëndësia e këtij botimi është e madhe, jo aq për të dhënat rreth origjinës së saj (të cilat gjenden në mjaft autorë të lashtë e më të rinj), sesa për paraqitjen e vijës së saj melodike.
Përfshirja e një melodie shqiptare në një botim të tillë antologjik dëshmon interesimin e studiuesve britanikë për kulturën e popujve të Lindjes, sidomos të atyre që jetonin në suazën e Perandorisë Turke. Këtë interesim e shohim edhe tek udhëtarët anglezë që vinin në krahinën perëndimore të Perandorisë (Bajron, John Cam Hobhouse, Henry Holland etj.) (Skëndo 1999), kryesisht për t’u njohur me lashtësinë greke. Por, kur vinin këtu, krahas grekëve, ata njihnin edhe shqiptarët, një popull të vogël me kulturë e tradita ekzotike konservatore.
Përfshirja e saj në një antologji muzikore me melodi të popujve të rajonit është jo vetëm një përpjekje identifikuese, por gjithashtu edhe një përpjekje klasifikuese në grupin kulturor ballkanik e, më gjerë, lindor. Tërthorazi muzika shqiptare klasifikohet në rajonin kulturor të Ballkanit dhe Mesdheut lindor, meqenëse shumica e këngëve të përmbledhjes janë greke (14), turke (5), vllahe (3), maure (3), arabe, indiane, por edhe 2 melodi suedeze.
Ky klasifikim i nënkuptuar pasqyron edhe perceptimin e muzikologëve dhe studiuesve të huaj për modelet muzikore të rajonit.
Nuk është vështirë të kuptohet edhe një vështrim romantik i përzgjedhësit dhe studiuesit të melodive. Ky vështrim romantik konstatohet në radhë të parë për meloditë greke, ku E. Jones do të vendosë patjetër një lidhje me temat historike nga mitologjia dhe lashtësia (sidomos me mitin e Tezéut dhe Minotáurit). I gjithë disertacioni i përfshirë në libër tregon më qartë për konceptin e një vijimësie kulturore midis Greqisë së lashtë dhe asaj moderne.
Në kuadër të këtij shpjegimi mund të kuptohet se pse autori i referohet gjerë e gjatë lashtësisë greke. Zbulohet kështu qëndrimi i Jones-it, i cili flet në të mirë të asaj vazhdimësie. Tek grekët e rinj ai sheh stërnipërit e grekëve të vjetër.
Në këtë kontekst mund të kuptohen referencat antike të valles pirrike. Është i njëjti konceptim romantik i lidhjes me lashtësinë. Mundësia e origjinës së lashtë të valles arnaute dhe identifikimi i saj me vallen pirrike bazohet në veçoritë e saj themelore, si valle trimash, që kërcehet me uniformën e plotë dhe pajisjet luftarake.
Të dhënat për vallen e lashtë pirrike janë ndryshme dhe jo gjithmonë të sigurta.
Sot mbizotëron mendimi i përgjithshëm se “Pirrikja” është një valle e lashtë greke, e cila kërcehej vetëm nga burrat, që mbanin ushta e mburoja dhe pishtarë të ndezur, ndërsa dëgjohej muzika e fyellit dhe këngëve luftarake. Ajo paraqiste fazat e ndryshme të betejës.
Disa thonë se ajo e ka zanafillën që në shekujt e 7-të e të 6-të para e.s., kur emri “pirrike” iu dha një valleje luftarake, që i referohej në zanafillë një figure mitologjike me emrin Pirrikhos, identiteti i së cilës është i paqartë. Ka edhe disa supozime të tjera për identitetin e saj.
Vallja i ka dhënë emrin edhe ritmit pirrik, që në metrikën e lashtë greke quhet këmba e formuar nga dy kohë të shkurtra (2/4), domethënë 2 X ¼. Kemi domethënë një ritëm në dy kohë: ◡ ◡ = θ θ (Lacas).
Ritmi pirrik shkakton një përshpejtim të frymëmarrjes. Ai është shprehja e përkryer e një vriku që shoqërohet me lëvizje të pamëshirshme, Ka shumë shembuj lëvizjesh të shpejta në masën 2/4, me një radhë katër tetëshesh në bas.
Sipas të dhënave dhe të thënave të autorëve të lashtë, si Ksenofoni, Diodor Siqelioti, Straboni, Filostrati (Jones 1804: 21, Sako 1972: 96) vallja pirrike u shpik së pari në Kretë, nga Pirroja, i biri i Akilit, që e kishte përfshirë në programin e stërvitjes së të rinjve para veprimeve ushtarake. Valltarët vishnin një fustanellë luftarake, e cila i ngjante një xhakete të lirshme, të lehtë e të shkurtër, që zbriste gjer në gju, dhe shtrëngohej me një brez që rrotullohej dy herë rreth mesit; ata vishnin edhe kambale, ishin plotësisht të armatosur, dhe imitonin lëvizje të ndryshme ushtarake në tingujt e veglave muzikore.
Në Athinë vallja pirrike ishte në programin e lojërave panathinase, ndërsa tek dórët ishte pjesë e gymnopédisë dhe e festave të Dioskurëve.
Lakedemonasit (spartanët) dhe kretasit, thotë Libaniusi, e praktikonin vallen me shumë pasion: ata e konsideronin atë si një ushtrim të nevojshëm që e kërkonte ligji; dhe konsiderohej gjest aq i turpshëm lënia pas dore e saj, njësoj si braktisja e postit në ditën e betejës. Lakedemonasit i stërvitnin të rinjtë e tyre më këtë lloj ushtrimi, që në moshën pesë vjeç, duke synuar rritjen e fuqisë dhe gatishmërisë së tyre trupore, si një nga mjetet më të mira për t’i bërë ata të pamposhtur në luftë. Ata e kërcenin këtë valle të veshur në pancir, dhe me armët hipur mbi kalë, siç njofton Solinusi (Jones 1804:21).
Romakët, të cilët ishin trashëgimtarë të mirësjelljes greke, e njihnin edhe vallen pirrike. Përmendet se perandori Adrian jepte shpesh porosi që kjo lloj valleje (së bashku me lojëra të tjera) të kërcehej në një cirk të madh, për argëtimin e njerëzve; veçse në Romë e kërcenin jo vetëm meshkujt, por edhe gratë, të cilët ishin të armatosur me shpata prej druri, në vend të hekurit (Jones 1804: 14, 15).
Sipas një burimi tjetër, athinasit kishin një valle të caktuar, të quajtur pirrike (Πυῤῥίχεια), që vallëzohej nga djem të rinj veshur me uniformë të rëndë, duke imituar Athinanë, e cila tek po triumfon mbi bijtë e pushtuar të Titanit, duket sikur kërcen në atë mënyrë.
Sipas informatave të fillimit të shek. XIX, vallja pirrike ishte ende në modë tek turqit dhe tek trakët: ata armatoseshin me ushta dhe shpata të shkurtra, dhe kërcenin lehtas nën tingujt e fyellit, duke iu afruar me hapa të shpejtë njëri-tjetrit, me zhdërvjelltësi e shkathtësi të habitshme (Jones 1804: 21).
Si valle pirrike sot konsiderohet vallja që kërcehet nga grekët e Detit të Zi (pontët, Πόντιοι). Në Janicá të Greqisë Veriore organizohen rregullisht evente me emërtimin “Pirriket”, ku vendin qendror e zë kërcimi i “valles pirrike”. Në ndërgjegjen popullore të grekëve kjo valle perceptohet si një element i lashtë kulturor i trashëgimisë së tyre. Studiues grekë (Politis), por edhe të huaj, vendosin një lidhje midis disa versioneve të sotme vallesh (“Trata”, “Syrtós”, “Hasápiko” apo “Cámiko”) dhe valles së lashtë pirrike (Sako 1972: 96-97).
Përfshirja në këtë rreth edhe e një valleje me emrin “Cámiko” (“çame”) jep shkas për ta shtrirë hapësirën e vijimësisë përtej “mëtimeve greke”.
Të drejtë trashëgimie mbi këtë valle kanë mëtuar edhe autorët shqiptarë. Në një artikull të Zihni Sakos (1972) vlerësohet seriozisht një nga versionet e prejardhjes së valles pirrike, e cila lidhet me Mollosinë dhe nxirret që këtej përfundimi se vallja “çame” është vazhdim i valles pirrike (Sako 1972: 97-98). Po ashtu vallja “Hasápiko” është sipas tij, shqiptare, meqenëse është mbiquajtur edhe “Arnaute”. Z. Sako nuk jep shpjegime të tjera për elementet koreografike të asaj valleje, përtej emërtimit turk “Arnaute”. Mos është ndoshta ajo valle me të njëjtin emër që ka transkriptuar muzikalisht E. Jones tek përmbledhja e tij me 1804? Ka shumë gjasa, pavarësisht se Z. Sako nuk bën fjalë në asnjë vend për botimin e Jones-it. Kjo mospërmendje dëshmon se ai nuk e njihte botimin anglez, dhe kësisoj as partiturën me melodinë e transkriptuar. Nëse do ta njihte, Z. Sako do të kishte një argument më tepër në tërësinë e argumenteve të tij.
Por a mjafton argumentimi i Z. Sakos, i Agollit dhe i të tjerëve, qoftë edhe sikur të vinte në ndihmë edhe mbështetja e E. Jones-it, për të vërtetuar se “Vallja arnaute” është vallja e lashtë pirrike? Për mendimin tonë, argumentet janë të pamjaftueshme për të provuar një vijimësi të tillë.
Përtej qëndrimit romantik të E. Jones-it, nuk duket aq e çuditshme pse ai e cilëson vallen “Arnaute” si “Pirrike”, të cilën nuk ka dyshim se e koncepton si origjinarisht greke. Për të kuptuar këtë, duhet të mbajmë parasysh se në kohën e botimit të “Lyric Airs” (1804) ishte mjaft e përhapur teoria e prejardhjes së përbashkët të grekëve dhe shqiptarëve. Në pemën gjenealogjike indoevropiane greqishtja dhe shqipja gjenden zakonisht shumë afër dhe shpesh si një degë. Ky mendim i paargumentuar bindshëm pati përkrahësit e vet, më kryesori ndër të cilët ishte Dh. Kamarda (1864). Parë nga ky këndvështrim, nuk duket si paradoks që E. Jones zanafillën e një valleje shqiptare e gjen tek lashtësia greke.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për përpjekjen e Z. Sakos për të vendosur një lidhje midis valles arnaute dhe asaj pirrike. Folkloristi shqiptar në mes versioneve të mundshme të prejardhjes së valles pirrike, përzgjedh atë që kënaq më shumë intuitën e tij kërkimore. Sa për vijimësinë, ai bie edhe një gabim metodik e shkencor, kur operon me terma jo fort të pranueshme e komprometues, si pellazgo-ilir. Çdo ngjashmëri e valles pirrike me ndonjë valle të sotme greke, apo shqiptare duhet parë për mendimin tim brenda një vijimësie kulturore dhe jo domosdoshmërisht gjuhësore apo etnike, sepse mungesa e provave mund të japë shkas për pështjellime.
Ajo që ka rëndësi është ekzistenca e një partiture të një valleje shqiptare (“Arnaute”), e cila shënon, nga sa dimë, edhe fillimin e semiologjisë muzikore shqiptare./ Nga Majlinda Spiro/ KultPlus.com
Sonte po zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Turqisë, ku padyshim Zvicra po dominon dukshëm, shkruan KultPlus.
Zvicra është duke e mundur 3 me 1 Turqinë, ku dy prej golave i ka dhënë shqiptari, Xherdan Shaqiri.
Ai golin e parë shënoi për Zvicrën në minutën e 26-të. Ylli shqiptar i Liverpoolit e mposhti portierin turk me një goditje spektakolare me këmbën e djathtë nga rreth 25 metra largësi.
Ndërkaq, ai shënoi një gollë tjetër në minutën e 68-të.
Ky ishte goli i dytë i Shaqirit në këtë ndeshje dhe në këtë evropian në përgjithësi./ KultPlus.com
Muret e brendshme të Gjimnazit ‘Vëllezërit Frashëri’ në Deçan ka kohë që janë mbushur me piktura e murale. Por, tashmë një gjë e tillë është jetësuar edhe në muret e jashtme të kësaj shkolle, duke i dhënë kështu gjallëri, por dhe një hijeshi ndryshe vendit ku gjithsecili kalon, apo dikur ka kaluar një pjesë të jetës, shkruan KultPlus.
Ishte pikërisht profesoresha e artit figurativ, Djellëza Carrabregu, e cila në bashkëpunim me nxënësen e saj, Dea Cacaj, për dhjetë ditë punë intensive ka përfunduar pikturimin e muralit që gjendet në muret e jashtme të kësaj shkolle.
Në një intervistë për KultPlus, Carrabregu ka treguar se murali përbëhet nga elemente të ndryshme që vënë në pah një mesazh të vetëm, me poçin elektrik që lidhet me inteligjencën e idetë, por mbi të gjitha me errësirën që zhduket.
“Në këtë mural kemi paraqitur disa elemente të ndryshme të cilat mbartin me vete një mesazh. Ajo që theksohet më shumë dhe vihet në pah është poçi elektrik të cilin e kemi paraqitur për shkak të lidhjes së tij me inteligjencën dhe idetë. Kur krijohet një ide e shkëlqyeshme, llampa ndizet. Nuk ka më errësirë dhe gjithçka është e ndritshme. Pastaj, këtu kemi paraqitur disa elemente që përfaqësojnë shkencat e natyrës si fizikën, biologjinë, kiminë dhe ato shoqërore si historinë, gjeografinë si dhe matematikën e gjuhën shqipe.
Ndërsa, truri është i vendosur mu në mes të llampës, pikërisht aty ku ndriçon llampa, për arsyen se të gjitha njohuritë që i marrim nga këto lëndë bëjnë që truri ynë të pasurohet me njohuri të reja”, ka thënë ajo.
Tutje ajo ka treguar se qëllimi kryesor për krijimin e këtij murali është që të përcjellin një mesazh tek nxënësit për të ju treguar se drita e së ardhmes gjendet brenda mendjes së tyre.
“Ideja dhe qëllimi kryesor ishin që të sjellim një pamje të bukur për ambientin e shkollës, mirëpo edhe të përcjellim një mesazh tek nxënësit, që drita e të ardhmes së tyre gjendet brenda mendjes së tyre qoftë për shkencë, art apo edhe histori”, ka shtuar ajo.
Profesoresha tregon për KultPlus se ky nuk është murali i parë që ka marrë jetë në këtë shkollë. Sipas saj tashmë ka një numër të madh të muraleve që janë jetësuar, tashmë nga ish nxënësit e kësaj shkolle, Aglentina Aliçkaj dhe Blerim Tahiraj.
Muralet e pikturuara nga këta dy nxënës shfaqin, Albert Ajshtajnin dhe hënën t’përhumbur në mes të natës. Ky mural madje shoqërohet edhe me thënien “Mos humbisni hënën duke numëruar yjet”.
Për profesoreshën realizimi i këtij murali nga ana e saj dhe e nxënëses së saj, mirëpo edhe muralet e mëhershme, nuk do të mund të realizoheshin pa ndihmën e shkollës dhe drejtorit të shkollës.
“Sigurisht, pa mbështetjen e shkollës dhe stafit udhëheqës ky mural nuk do të ishte realizuar pasi që mjetet të cilat kanë qenë jashtë fushës sonë janë siguruar nga drejtori i shkollës, Hamid Qorraj, duke u nisur nga punimet artistike të mëparshme brenda shkollës. Pritshmëria ka qenë shumë e madhe, sapo kemi filluar punën mendoj që ju ka pëlqyer si stafit mësimor ashtu edhe nxënësve”, vazhdon rrëfimin e saj Carrabregu.
Krejt në fund, Djellëza Carrabregu, ka pohuar se puna e një artisti nuk fillon dhe nuk përfundon asnjëherë me një punim, apo krijimin e një pamje të bukur në shkollë, duke shtuar se do të vazhdojnë me punime të tilla edhe në të ardhmen./ KultPlus.com
Një burrë gjeti dy piktura të çmuara vaji 350-vjeçare në koshin e mbeturinave të një parkimi autostrade në Gjermani.
”Burri gjeti veprat e artit në një zonë pushimi në autostradën A7, afër Nurembergut në Gjermaninë Jugore”, deklaroi policia.
Burri më pas vendosi i pikturat në makinën e tij dhe i çoi në policinë e Këlnit.
“Vlerësimet e hershme nga një ekspert tregojnë se të dy punimet mund të jenë origjinale”, thanë hetuesit.
Një nga pikturat mund të jetë ”Portrait of a young boy” nga Samuel van Hoogstraten, një piktor holandez i shekullit të 17-të, i cili ishte nxënës i Rembrandt.
Tjetra është ndoshta “Self-portrait of the artist as Laughter” nga artisti italian i shekullit XVII, Pietro Bellotti.
Autoritetet tani po përpiqen të zgjidhin enigmën artistike.
Policia postoi foto të pikturave në internet me pyetjen shoqëruese “Kush i njeh pikturat dhe/ose si përfunduan ato në koshat e mbeturinave?”./ atsh/KultPlus.com
Peruanët nga komuniteti Huinchiri në rajonin e Kuskos po rindërtojnë një urë të varur e quajtur Incan, duke përdorur teknika të vjetra tradicionale të endjes fije për fije të litarëve.
Ura ‘Q’eswachaka’ e cila përshkon lumin Apurimac, është përdorur për më shumë se 500 vjet për të lidhur komunitetet e ndara nga ky lumë, por që ishte shkatërruar gjatë pandemisë COVID-19, pasi siç është shprehur Guvernatori Rajonal i këtij vendi, Jean Paul Benavente, për shkak të izolimit vitin e kaluar ajo nuk është përforcuar dhe prandaj ka rënë, shkruan Reuters, përcjell Klankosova.tv, transmeton KultPlus.
Anëtarët e bashkësive të prekura nga mungesa e saj, vendosën ta rindërtojnë këtë urë të gjatë prej 30 metrash në stilin tradicional Incan, pra përmes procesit të endjes.
Ekipet e punëtorëve, duke filluar nga të dy anët e grykës dhe duke mbajtur ekuilibrin hipur në litarë gjigantë që ishin shtrirë mbi lumë, punuan drejt qendrës duke vendosur litarë më të vegjël si pengesa midis litarëve të parmakut dhe dyshemesë së shtegut.
Në vitin 2013, UNESCO e kishte njohur urën Q’eswachaka, si trashëgimi kulturore jomateriale, për mënyrat dhe aftësinë e rindërtimit të saj.
Përndryshe, Peruja është e pasur me thesare të shumta antike që datojnë mijëra vjet më parë dhe shtrihen në dhjetëra kultura, përfshirë perandorinë antike Incan që ishte në fuqi, kur hulumtuesit spanjollë mbërritën atje në fillim të viteve 1500./KultPlus.com
Një këngë e vjetër arvanitase është ruajtur ndër breza. Ishte Panagis Pappas (1880-1976), një arvanitas nga Elefsina (Eleusis), i cili e mësoi atë nga nëna e tij dhe ajo e mësoi atë nga Kapiten Anagnostis, një luftëtar i Luftës së Pavarësisë së Greqisë në 1821.
Teksti i këngës:
Arvanitet të këndonjën
gluhën mos e harronjën.
Gjigju si këndon ai plaku,
shih se si lëvis ai gjaku.
Golë me golë e bahet jeta,
bahetë më këngë të drejta.
Arvaniti s’mund të shkruon,
me këndim të gjitha i ruon.
Gluha e pashkruar shuhet,
vëtëmë me këngë ruhet.
Këtu janë disa nga fjalët e përkthyera në shqipen moderne / standarde: