Po vdes nanë, sot po vdes

Meti Fidani, kushtuar Marie Tuçit.

Nan’ e dashtun, sot po vdes
më kanë futur, në një thes
lakuriq, tok me një mace
më kanë mbyll, në thes linace

N’burg të Shkodrës, po m’del shpirti
po ma merr nan’, shef Seiti
jashtë thesit, shqip po flasin
më shqelmojn’, e më godasin
ligësia, nuk ka ngjyrë
shqelm në bark, shqelm në fytyrë

Po vdes nanë, sot po vdes
një lëmsh gjaku, brenda n’ thes
nuk ka vend imagjinata
kriminel, shpirtzinj si nata
më kanë ça, bark e zorrë
hajde nan, e ver’ një dorë

Mbaju nan’, mbaju burrneshë
më sill teshat, e m’vish murgeshë
mos qaj nan, jam bij Mirdite
s’na kanë mposht, tash ndër vite
as dhe shkau, as dhe turku

as Enveri, as dhe burgu
as bollshik, e as titista
as hetues, as komunista

Po vdes nanë, moj un’ e zeza
shko më sill, një palë ndresa
njëzet e dy, sapo kam mbush
nuk du’ nan’, me m’qa kurkush
as n’ Orrosh, e as Ndërfush
as në bjeshkë, atje thellë
as në Fan, e as në Kthellë
as n’Kurbnesh, e as n’ Selitë
as kurkund, nëpër Mirditë

Zoti nan, ka pat’ mëshirë
më ka dërgu, të vdes e lirë
më sill ndresat, po të pres
po vdes nanë, sot po vdes.

(Një e burgosur, e cila ndau qelinë me Marijen dëshmon se nuk kishin ndërresa dhe vetëm një herë të afërmit e Maries u lejuan të sjellin rroba për të, dhe këto ajo i ndau me shoqen e saj.
Një tjetër dëshmitare e asaj kohe, e cila ndau dy muaj të dënimit me të, shprehej se e vetmja mënyrë per tu ngrohur në qeli ishte përqafimi me njëra-tjetrën)
/ KultPlus.com

Gruaja hebreje kthehet pas 74 vitesh në Shkodër të takojë familjen që e shpëtoi

Në fillim të verës së vitit 1943, Shalom Adishe e kishte ndarë mendjen: braktisi Prishtinën  e pushtuar nga nazistët dhe u nis drejt Shqipërisë. Bashku me gruan, Ninën dhe vajzën 2-vjeçare  Sonja, ai kaloi kufirin si klandestin dhe mesnatën e një mbrëmjeje qershori zbarkoi në rrugicën “Dogajtë e reja” të Shkodrës-ku ndodhej lokali i Agostin Çiftjes.

Çiftja, një burrë i gjatë me veshje të fisme po mbyllte lokalin kur i pa të ardhurit në rrugë dhe i pyeti shqip: Prej kah jeni?

Shalom Adishe (Adiže) nuk dinte të përgjigjej. Agostini i foli sërish në gjuhën italiane.

Pas një hezitimi, Shalom u përgjigj: Nuk jemi italianë, jemi hebrenj dhe kërkojmë një strehë ku të fusim kokën!

Shtatëdhjetë e katër vjet pas këtij takimi dramatik, Sonja Adishe ka udhëtuar bashkë me fëmijët dhe nipërit nga Izraeli në Shqipëri për të takuar familjen Çiftja që i shpëtoi.

Dy familjet i takuam rastësisht gjatë një dreke te “Mrizi i Zanave” në Lezhë.  Në krah të Sonjës është ulur Gjon Çiftja-i biri 84 vjeçar i Agostinit, i cili ka punuar si profesor i matematikës në Universitetin e Shkodrës. Ai ka ardhur në këtë takim me familjarët, të motrën Xhovana dhe bashkëshortin e saj.

Ndryshe nga Sonja që kujtimet i ka të treguara nga babai, Gjon Çiftja e mban mend kohën kur familja Adishe u strehua në shtëpinë e tyre.

“Kjo është streha eme. Ju do të flini në dhomën time të gjumit, ndërsa unë dhe gruaja e fëmijtë e mi do të rregullohemi në pjesën tjetër të shtëpisë”, kujton ai t’u ketë thënë babai bashkëshortëve Shalom dhe Nina.

familja-adishe-ne-Shkoder-600x338
Sonja-Adishe-duke-para-fotografite-533x400

Shtëpia e tyre përbëhej nga dy dhoma dhe një kuzhinë. Jashtë mureve, era e ngrohtë e qershorit përcillte jehonën e këmbanave të kishave  dhe zërin e dalë nga minaret e xhamive.

“Kjo është Shkodra. Ju do të rrini këtu sa të doni dhe do të ndajmë gjithçka bashkë, në të mirë dhe në të keq”, do t’u thoshte Agostini, ndërsa Gjoni asokohe vetëm 11 vjeç pohon se ishte dëshmitar i këtij çasti.

Sonja Adishe thotë se ka shumë respekt për Shqipërinë dhe se takimi me Xhovanën-motrën e Gjonit i ishte dukur sikur kishte takuar nënën e saj.

“U frikësova  nga vdekja andaj erdha,” thotë e moshuara nga Izraeli.

“Tani e di që do të rroj, sepse takova njerëzit e mi,” shton ajo ndërsa përlotet.

Emrat e familjarëve Çiftja gjenden mes shumë familjeve të tjera shqiptare në Yad Vashem, të njohur si “Të drejtë mes kombeve” nga Izraeli për kontributin e tyre në shpëtimin e familjeve hebreje gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në Mrizin e Zanave, familjet shohin fotografi dhe rikujtojnë atë mbrëmje qershori që i bëri miq. Pas kapitullimit të Italisë, komanda gjermane u vendos në të njëjtën rrugicë me shtëpinë e Agostin Çiftjes në Shkodër.

“Përballë shtëpisë së Agostinit dhe Jozefinës, ndodhej një ndërtesë 20 metra e gjatë dhe me 12 dhoma”, kujtojnë familjarët.

Rreziku ishte fare afër dhe Shalomit iu desh të largohej sërish.

“Në rrugicë jetonin vetëm katër familje shqiptare. Gjermanët kishin dhënë urdhër që dyert e portave të shtëpisë të qëndronin të hapura. Kjo ishte tepër shqetësuese dhe e rrezikshme. Nga momenti në moment, gjermanët mund të futeshin në shtëpi dhe t’i gjenin miqtë aty”, kujtojnë Gjon Çiftja.

Vendimi që ata morën nuk ishte i lehtë. Dy të rriturit duhej të largoheshin në zona rurale, ndërsa Sonja do të mbetej në shtëpinë e shkodranëve.

Deri në përfundim të luftës, burrë e grua qëndruan në Thumanë. Agostini u dërgonte ushqime dhe veshmbathje, ndërsa vajza rritej me fëmijët e tij, si pjesë e familjes. Kur gjysma e Shqipërisë u çlirua, Shalom Adishe dhe Nina vendosën të largoheshin nga Shqipëria.

Në pasaportën e falsifikuar shqiptare, emri i Shalomit u tjetërsua në Shaban, Nina mbajti emrin që kishte dhe po ashtu edhe Sonja. Vajza e vogël, e rritur në Shkodër u dërguar drejt prindërve në Thumanë  dhe që andej, ata udhëtuan drejt kufirit me Maqedoninë për të mbërritur më pas në Izrael.

Para se të ndaheshin, Agostini dhe Shalom shkëmbyen edhe pak fjalë- siç kujton djali i tij Gjoni. “Merreni këtë kuti duhani”, do t’i thoshte në kohën e ndarjes Agostini-Shalomit.

“Unë nuk e pi duhanin, ti e di”, u përgjigj Shalomi.

“Merre dhe mbaje si kujtim, por hape të shikosh çfarë duhani ke brenda”, ia ktheu Agostini.

Brenda kutisë ishin mbledhur bizhuteritë që familja Adishe kishte lënë në shtëpinë e familjes Çiftja.  Ishte gjithçka që u kishte mbetur dhe kishin menduar t’ia linin Agostinit për ndihmën, por ai ua ktheu pas.

Gati 73 vjet më pas, Sonja u rikthye në vendin ku kishte qenë foshnje për t’u treguar tre djemve të saj, Charli Shalom, Jakobin dhe Uri historinë e familjes së saj.

Për të arritur në këtë takim, ka patur mjaft rrethana rastësore dhe surpriza.  Sonja tregon se  është rilidhur me familjen shkodrane rreth viteve 1990. Nëna e saj Nina, kishte takuar në Izrael në një veprimtari kushtuar shpëtimit të hebrenjve nga shqiptarët  Refik Veselin, ndër të parët që u nderuan për shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Pasi ai tregoi historinë e tij në atë takim, nëna i tha se një histori  të ngjashme kishte edhe ajo me një familje nga Shkodra. I rrëfeu ngjarjen. Shkruajti një letër dhe ia dorëzoi atij, duke i dhënë adresën e shtëpisë ku ishte strehuar. Sidomos rrugicën “Dogajtë e reja,” kujton Sonja.

Pas mbërritjes në Shqipëri, Refik Veseli takoi Gjonin. Mes tij dhe Ninës filloi letërkëmbimi. “Janë 40 letra që nëna ime dhe vëllai i kanë shkruar njëri tjetrit,” pohon ajo.

Gjon Çiftja tregon se kur Refiku i ka sjellë letrën e Ninës ishte emocionuar shumë.

“I shkrova shpejt e shpejt pas dhjetë ditësh,” tregon ai.

Në vitin 1992, familja Çiftja u nderua në Izrael për shpëtimin e familjes Adishe.

“Jam krenar për këtë, por më krenar jam që takova motrën time. Është emocionuese. Nuk di ta përshkruaj”, thotë për BIRN Gjoni.

Letërkëmbimi mes tij dhe Ninës vijoi edhe më tej, ndërsa rastësitë i lidhën edhe më fort dy familjet. Djali i Gjonit, që vazhdonte studimet në Hjuston të SHBA-së kishte takuar atje gruan e djalit të Sonjës, Jakobit. Bashkëshortja e Jakobit i kishte thënë se familjen e burrit të saj e kishte shpëtuar nga gjermanët në luftë, një familje me këtë mbiemër dhe ishin njohur bashkarisht.

“Edhe në Amerikën e largët, rrënjët tona u takuan”, thotë Gjon Çiftja.

Ndërsa dëgjon historinë, Sonja Adishe përsërit se është e emocionuar që takoi “vëllanë dhe motrën” e saj nga Shqipëria.

“Nuk do të vdisja pa i takuar,” përfundon ajo. /diasporashqiptare/ KultPlus.com

Eugent Bushpepa elektrizon Mitrovicën

Pas një jave me plot aktivitite edukative dhe kulturore, mbrëmë u mbyllë edicioni i njëmbëdhjetë i ”Green Fest”, transmeton KultPlus.

Pas performancës së bendit arbëreshë Shega, ishte Eugent Bushpepaj ai që “ndriti” ngjarjen mē të madhe kulturore në qytetin e Mitrovicës, festivalin multidiciplinarë ”Green Fest”.

Krejt në fund DJ Wise gjallëroi audiencën duke mbyllur një edicion të ndërtuar e kuruar në nivele të standardeve ndërkombëtare.

Green Fest krahas ekspozitave, instalacionit, ligjeratave, shfaqjes së filmave, debateve, aksioneve mjedisore e punëtori vizionuese, arriti të përmbyllet me dy net muzikore të organizuara në hapësirën e qendrës Fatime Xhaka, në Mitrovicë.

Ky program gjeti partnerë nga Muzeu i Qytetit, si dhe qe mbështetur nga MKRS, Komuna e Mitrovicës, programi Human Rightivism, ndërmarrja Trepça, e sponzorë si Raiffaisen Bank, Lab Smart Investing, e biznese të ndryshme vendore.

Ky manifestim u organizua sipas masave parandaluese e në fuqi për parandalimin e COVID-19. / KultPlus.com

Kurti: Një 18 vjeçareje dje iu ndalën përgjithmonë ëndrrat, Kosova nuk ka jetë vajzash për të humbur

Ditën e djeshme i gjithë vendi u tronditë me rastin e vajzës 18 vjeçare nga Ferizaji e cila në mënyrë të tmerrshme u privua nga jeta nga dy persona, përcjell KultPlus.

Sot, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reauar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku njëherit edhe ka kërkuar nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta vënë sa më shpejt para drejtësisë vrasësin.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Kurtit.

Një 18 vjeçareje dje iu ndalën përgjithmonë dëshirat dhe ëndrrat. Ajo nuk e humbi jetën në aksident trafiku apo konflikt lufte. Jeta e saj u shua dhunshëm në mjedisin ku çdo njëri nga ne duhet të ndihet i dashur, i respektuar e mbi të gjitha i mbrojtur.

Kosova nuk ka jetë grash dhe vajzash për të humbur. Na duhet angazhim maksimal i institucioneve dhe çdo njërit nga ne për të respektuar te drejtën për të gëzuar jetën, për ta jetuar atë dinjitetshëm dhe për të realizuar aspiratat legjitime.

Nëna dhe baballarë, vëllezër dhe motra, mësues dhe mësuese, zyrtarë të rendit dhe të mbrojtjes së ligjit, qytetarë dhe qytetare të Kosovës,

Ta ndalim dhunën ndaj grave, t’i edukojmë bijtë e vëllezërit tanë se dhuna nuk është gjuhë e pranueshme komunikimi, se dhuna është turp që sjellë tragjedi dhe se është e dënueshme me ligj.

Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që ta vënë vrasësin e dyshuar të Marigonës sa më shpejtë para drejtësisë.

U bëj thirrje të gjitha nënave, bashkëshorteve, motrave e vajzave, që të lajmërojnë në polici rastet e dhunës, si edhe mosveprimin institucional për rastet e lajmëruara. Mos heshtni!

Ne nuk mund të jemi spektatorë ndaj të ardhmes sonë. Kemi obligim moral, kushtetues, institucional që të mbrojmë jetën dhe dinjitetin e secilës viktimë të dhunës në familje. / KultPlus.com

Edi Rama: Shqiptarët që dolën kundër Bregoviqit janë të njëjtë me serbët që ofenduan Dua Lipën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një reagim një ditë më vonë pas lëshimit të gazlotsjellësit në koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë. Pavarësisht se pati të lënduar nga gazlotsjellësi, koncerti nuk u ndërpre nga organizatorët.

Rama, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se shqiptarët që “e trajtuan si kriminel lufte” Bregoviqin nuk dallojnë me serbët që ofenduan këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, nëpër rrjetet sociale, transmeton KultPlus.

ZJARRI KINSE PATRIOTIK I GUSHTIT

Një gazetare e mirënjohur shqiptare e Kosovës, e cila respektohet ndërkombëtarisht dhe kontribuon për tribuna prestigjoze të shtypit botëror, e tha shumë troç se Goran Bregoviçi nuk ka asnjë lidhje, me asnjë prej të zezave që iu faturuan nga zjarrnxitës mendjefikur, sa në Prishtinë dhe sa në Tiranë.

Por muzikanti i famshëm nga Sarajeva, me baba kroat, nënë serbe dhe grua muslimane boshnjake, u kthye në një “kriminel serb” që duhej djegur në zjarret e gushtit shqiptar, pavarësisht se as serb nuk është përveç të tjerash. Paçka se Bregoviçi nuk ka thënë asgjë kundër shqiptarëve, nuk i ka kënduar asfare masakrave të regjimit të Millosheviçit dhe nuk ka qenë gjëkundi mbështetës i atij regjimi as me fjalë as me vepra, e vërteta as që kishte rëndësi. Rëndësi kishte zjarri i politikës qorre, e cila krijon armiq, ushqehet armiqësisht dhe jeton për armiqësinë – thënë aq bukur nga një prej zjarrnxitësve mendjefikur, “Më pëlqen ta dëgjoj Bregoviçin, po nuk shoh dot me sy Edi Ramën!”.

Askush, hiç askund, nuk e dha asnjë provë të vetme për ta justifikuar histerinë mesjetare që shpërtheu kundër një muzikanti nga më të jashtëzakonshmit e Ballkanit. Ishte një histeri fashiste, e turpshme per qytetarinë europiane të shqiptarëve, për historinë dhe për traditën tonë po ashtu, e cila fatkeqësisht nuk dallonte aspak nga histeritë linçuese të grupeve fashiste kudo në botë.

Ku ndryshojnë për shembull ata që në Serbi i hakërrehen me fjalorin më të ndyrë Dua Lipës në rrjetet e saj sociale, vetëm pse ajo është një shqiptare krenare e Kosovës, e cila del mbështjellë me të dy flamujt e shteteve tona, me ata që iu hakërryen me shqipen më të ulët në rrjetet tona sociale Goran Bregoviçit, duke e trajtuar si një kriminel lufte e duke i mveshur faje që ai nuk i ka bërë vetëm se ai këndon serbisht?

Ndryshojnë vetëm në faktin se të parët shajnë e mallkojnë serbisht, ndërsa të dytët sharjet e mallkimet i lëshojnë në shqip. Të dyja palët i përkasin besnikërisht kategorisë së ulët njerëzore të urrejtësve të verbër, të cilës kjo botë i ka parë vetëm sherrin, kudo e kurdo që ajo ka arritur të imponojë mbi shoqërinë verbërinë e vet”, ka shkruar Rama. / KultPlus.com

Rreth 1.4 milion turistë nga Kosova vizituan Shqipërinë brenda shtatë muajve

Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i qytetarëve të Kosovës për sa i përket kalimit të pushimeve.

Sipas raportit më të fundit të Institutit të Statistikave (INSTAT), transmeton KultPlus, në periudhën janar – korrik 2021, kosovarët ishin të parët në rajon për vizitat në Shqipëri.

Referuar INSTAT-it, gjatë shtatë-mujorit hyrjet e qytetarëve nga Kosova janë 1 milionë e 381 mijë e 532 turistë. Thënë ndryshe, 877 mijë e 934 më shumë se për të njëjtën periudhë të 2020.

Në periudhën janar – korrik 2019 ishin 1 milionë e 57 mijë e 545 vizitorë nga Kosova në Shqipëri.

Vetëm gjatë muajit korrik 2021, në Shqipëri shkuan 521 mijë e 265 turistë, ndërsa gjatë korrikut të 2020-së, i cili konsiderohet si viti i pandemisë COVID-19, ishin 205 mijë e 436 qytetarë që kishin kaluar pushimet në shtetin shqiptar.

Për sa i përket vizitave për muajin korrik 2019, kosovarët përsëri ishin të parët që bënë më shumë vizita në Shqipëri, pra në një total prej 448 mijë e 896 turistë.

Pas Kosovës, nga vendet e rajonit maqedonasit janë ata që më së shumti kishin vizituar Shqipërinë. Gjatë muajve janar – korrik 2021 ishin 336 mijë e 500 qytetarë nga Maqedonia e Veriut që ishin turistë, pasuar nga malazezët me 183 mijë 747.

Greqia është shteti me uljen më drastike të vizitave në Shqipëri, me një rënie me afro 41 për qind. Hyrja e shtetasve grekë në vend është 85,836, pra në total 60,252 më pak se në të njëjtën periudhë të 2020.

Polonia ka pasur rritjen më të madhe të hyrjeve në vend apo 5 për qind, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 4 për qind. Gjatë shtatë-mujorit hyrjet e polakëve në Shqipëri janë 56,198, ndërkaq shtetasit amerikanë që kanë hyrë në Shqipëri numërohen 50,980 nga 11,807 që ishte një vit më herët.

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë shtatë-mujorit të 2021 është 2 milionë e 846 mijë e 881, duke u rritur me 2.4 herë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Në një panoramë të përgjithshme, numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë shtatë-mujorit të 2021 është 2 milionë e 846 mijë e 881, duke u rritur me 2.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020. / KultPlus.com

Dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi

Rrjeti prestigjioz BBC ka listuar dhjetë filmat që thyen tabutë në kinematografi.

Një ndër ta është edhe filmi me personazhin e parë gei. Homoseksualiteti ishte një fenomen jo i përdorur në filmat europianë dhe hollivudianë që nga vitet 20’,30’,40’ por sugjerohej që ato të jepeshin të koduar. Filmat eksperimentalë nuk kishin ndërmend të ekspozoheshin, por megjithatë, 20-vjeçari Kenneth Anger, një nga producentët më të mirë amerikanë, u dënua për prodhimin e filmit Fireworks në vitin 1947, një film për jetën e një të riu homoseksual.

Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Në fund ata e liruan Kenneth Anger, duke i thënë se filmi ishte art dhe jo pornografi. Ndërsa skena e parë e seksit në një film i përket vitit të largët 1933. Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr, e theu këtë tabu në filmin çek “Ecstasy” në vitin 1933. Dy skena në veçanti shkaktuan polemika. Në rastin e parë, kur Lamarr noton nudo në liqen. Dhe rasti i dytë, ajo kryen marrëdhënie seksuale me një mashkull, që besohet të jetë hera e parë e raportit seksual në një film jo-pornografik. Kamera merr plane detaj të fytyrës së saj gjatë skenës kur ajo është e pushtuar nga pasioni. Skena e parë seksuale shfaq për herë të parë orgazmën femërore në ekran.

1. Fjala e parë fyese

Shumë vetë besojnë gabimisht se thënia e fundit e Rhett Butler në ‘Gone with the Wind’ – I dashur Frankly, mua nuk më plas fare – është fjala e parë fyese e përdorur në një film të Hollivudit. Por ajo nuk është hera e parë sepse 14 vjet përpara këtij filmi, në vitin 1925, Mbreti Vidor në filmin e tij me luftë “Parada e Madhe” shfryhet kundra armiqve duke thënë – Mallkuar qofshin shpirtrat e tyre.

2. Skena e parë e seksit

Një aktore austriake 18-vjeçare, Hedy Lamarr, e theu këtë tabu në filmin çek “Ecstasy” në vitin 1933. Dy skena në veçanti shkaktuan polemika. Në rastin e parë, kur Lamarr noton nudo në liqen. Dhe rasti i dytë, ajo kryen marrëdhënie seksuale me një mashkull, që besohet të jetë hera e parë e raportit seksual në një film jo-pornografik. Kamera merr plane detaj të fytyrës së saj gjatë skenës kur ajo është e pushtuar nga pasioni. Skena e parë seksuale shfaq për herë të parë orgazmën femërore në ekran.

3. Personazhi i parë gej

Homoseksualiteti ishte një fenomen jo i përdorur në filmat europianë dhe hollivudianë që nga vitet 20’,30’,40’ por sugjerohej që ato të jepeshin të koduar. Filmat eksperimentalë nuk kishin ndërmend të ekspozoheshin, por megjithatë, 20-vjeçari Kenneth Anger, një nga producentët më të mirë amerikanë, u dënua për prodhimin e filmit Fireworks në vitin 1947, një film për jetën e një të riu homoseksual. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë. Në fund ata e liruan Kenneth Anger, duke i thënë se filmi ishte art dhe jo pornografi.

4. Puthja e parë ndër-rracore

Kodi i Hollivudit në vitin 1934 ndalonte marrëdhëniet ndër-rracore. Por shumë filma filluan ta sfidonin Kodin gjatë viteve ‘50. Filmi “Killer’s Kiss” i Stanley Kubrick shfaqi puthjen e parë midis një femre të bardhë (Irene Kane) dhe mashkullit me ngjyrë (xhamajkanit Frank Silvera). Silvera kishte lëkurë të zbehtë, dhe nuk po luante rolin e një personazhi me ngjyrë në film, prandaj dyshohet nëse audienca ka qenë në dijeni të prejardhjes së tij afrikane. Më pas në 1957, erdhi filmi ‘Island in the sun’. Ai shfaqte romancën mes një vajze të Karaibeve (Dorothy Dandridge) dhe zyrtarit britanik (John Justin). Pas këtij vjen filmi “The Crimson Kimono” filmi i parë hollivudian që shfaq një puthje të vërtetë ndër-rracore.

5. Shpëlarja e parë e VC-së

Filmi ‘Psycho’ i Alfred Hitchcock nuk kishte asnjë shfaqje nudo gjatë skenës së dushit – por një tjetër dukuri në banjon e Motelit Bates tërhoqi vëmendje të madhe: zhurma e shpëlarjes së vc-së në një film Hollivudi. VC-ja është shfaqur edhe në filma të tjerë më parë, si në filmin e vitit 1928 ‘The Crowd’, por jo me zhurmën e shpëlarjes. Audiencës iu desh të priste 10 vjet pas filmit Psycho që ta shihte këtë skenë.

6. Femra e parë nudo

Filmi “Inspiration” (1915), rreth një artisti që kërkonte modelen perfekte që të ishte muza e tij, mund të ketë qenë shfaqja e pare e një femre nudo në ekran në një film jo-pornografik. Deri në vitet 30’ kjo gjë nuk lejohej, pasi censuroheshin. Filmi ‘Peeping Tom’ i Michael Powell e theu këtë tabu kur, personazhi i Pamela Green shkurtimisht ekspozoi gjoksin e saj. Karriera e Powell u mbyll pak kohë pas polemikave që u krijuan rreth filmit Peeping Tom. Pas ndryshimit të Kodit për moslejimin e personazheve topless, prodhimi i parë që u shfaq ishte “The Pawnbroker” i Sidney Lumet.

7. Vrasja e parë për vdekje

Kodi i Hollivudit në vitin 1934 thoshte se një vdekje nga të shtënat duhet të filmohet në dy pjesë: e shtëna e qitësit, dhe më pas viktima që bie. Filmi i Sergio Leones “A fistful of dollars” theu këtë rregull në skenat e mëparshme. Kamera është e pozicionuar pas personazhit të Cleant Eastwood, kur ai i qëllon një grupi kundërshtarësh të cilët rrëzohen njëri pas tjetrit. Ky ishte efekti i qitësit, i cili rrit identifikimin e dhunës tek audienca.

8. Plaga e parë me gjak

Shumë pak vdekje të shkaktuara nga të shtënat shoqëroheshin me plagë tek viktima. Kjo skenë u realizua nga regjisorët në filmat bardh-e-zi, veçanërisht nga Alfred Hitchcock, në skenat e tmerrshme të vdekjes në filmin ‘Foreign Correspondent’ (1940). Këto skena ishin më të rralla në filmat me ngjyra. ‘Bonnie and Clyde’ (1967) ndryshoi gjithçka kur tregoi viktimën e qëlluar në fytyrë nga dyshja vrasëse. Filmi përfundon me Bonnie-n dhe Clyde-n të mbytur nga plumbat, dhe me rrobat e tyre plot gjak.

9. Mashkulli i parë nudo

Producentët e filmave kanë qenë ngurrues për shfaqjen e lakuriqësisë së meshkujve se sa të femrave. Biles edhe kur regjisorët përfshinë plane të meshkujve pa rroba në vitet 60’ – si në filmin ‘This Sporting Life’ të Lindsay Anderson dhe ‘Seconds’ të John Frankenheimer. Shumë prej këtyre filmave janë censuruar përpara lançimit të tyre. Filmi ‘Women in Love’ i Ken Russell mund të jetë filmi i parë që paraqiti meshkuj nudo, një ndeshje mundjeje ku Oliver Reed dhe Alan Bates ishin nudo.

10. Vdekja e parë reale

Imazhe të vdekjeve aktuale kanë qarkulluar nëpër kronikat e lajmeve përgjatë viteve por një nga dokumentarët kryesorë që tregoi një vrasje ishte dokumentari i vitit 1970 nga Gimme Shelter, një tregim i koncertit të Rolling Stones në Kaliforni. Kulmi i filmit ishte vdekja e Meredith Hunter, afrikano-amerikanit që u përpoq të sulmonte skenën me një pistoletë në dorë. Alan Passarom një anëtar i Hells Angels, me përgjegjësinë e sigurisë, e goditi disa herë me thikë Meredith Hunter në kurriz. Video u përdor në gjyq, dhe e liroi truprojën për shkak të vetë-mbrojtjes. ‘The passenger’ i Michelangelo Antoninit konsideroi si filmi i parë që shfaqi pamjet e një vdekjeje: një burrë i dënuar që ekzekutohet nga skuadra e pushkatimit. / KultPlus.com

Parku Arkeologjik i Bylisit, mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë

Parku Kombëtar Arkeologjik i Bylisit është një nga sitet me intensitet të lartë monumentesh brenda mureve fortifikuese të qytetit antik.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti solli sot në vëmendje një nga qendrat më të rëndësishme arkeologjike në territorin e Shqipërisë, siç është qyteti antik i Bylisit.

Ajo theksoi se Bylisi është parku i vetëm arkeologjik në Shqipëri me mbi 1000 m² mozaik të periudhës së Antikitetit të Vonë si dhe parku i vetëm në Shqipëri me densitetin më të lartë të bazilikave brenda territorit të tij.

Qyteti antik i Bylisit shtrihet sapo del nga qyteti i vogël i Ballshit, 10 km larg tij, në krahun e djathtë të rrugës, ku të bie në sy një varg kodrash të larta.

Teatri i Bylisit është një nga monumentet më të mëdha të kësaj qendre arkeologjike, i cili është ndërtuar në fillim të shekullit të 3-të para Krishtit dhe ka një kapacitet prej 7500 vendesh, që do të thotë që ka qenë një nga veprat më të mëdha të kohës. /atsh/ KultPlus.com

Faruk Begolli, artisti që nuk vdes kurrë

Me talentin e tij ai shkriu role të mëdha për të mbetur kështu një ndër figurat më të ndritura të kinematografisë shqiptare. Figura e tij prej një djali tërheqës dhe plot sharm, ka bërë që ai ende të mbetet një ndër figurat më të dashura të artit shqiptar.

Shumë nga fotografitë e tij, qoftë ato të ndara nga rolet e tij të shumta, apo fotografi të rastit, janë ende shumë të pëlqyera nga publiku që e deshi fort.

Faruk Begolli (1944-2007). Aktor, regjisor, pedagog. Lindi ne Peje, me 14 shkurt, nga nje familje bejleresh te pasur dhe me emer ne Kosove (i ati, Sefedini, ishte nga njerezit me te kamur te Pejes, antikomunist, ndersa e ema ishte bija e Jashar Pashes, mbesa e patriotit te njohur Haxhi Zeka).

Pas kryerjes se dy viteve per ekonomi ne Universitetin e Beogradit, ishte aktori Istref Begolli*, i afermi i tij, qe e rekomandoi te konkurronte per aktrim ne Akademine e Arteve po ne Beograd, me 1962, ku fitoi nder 1.000 aplikante. U martua me Zoja Bokoviqin, balerine profesioniste ne teatrin Narodno Pozoriste dhe bashkejetoi me te 17 vjet. Edhe pas ndarjes, ajo mbajti mbiemrin Begolli, ne respekt te ish-bashkeshortit.

F. Begolli eshte nder aktoret me me emer ne ish-Jugosllavi, duke u kthyer ne nje embleme te filmave te kohes, posacerisht ne krijimin e portretit te adhuruar te luftetarit dhe heroit vetemohues gjate Luftes II Boterore.

E nisi udhen si aktor filmi qysh student me rolin e nje te semuri me tifo ne filmin Shikimi ne bebezen e syrit, 1966. Filmi qe do t’i sillte popullaritet ne tere Jugosllavine ishte Dashuria e pare. Me pas luajti role kryesore ne filmat Proka, I3 Korrik, Perroi vershues, E dashura Irene, Dashuria e pare, Buka, FatetRuajtesi i plazhit ne kohe dimri, Pavle Pavlovic, Valteri mbron Sarejeven, Beteja e NervetesUka i Bjeshkeve te Nemuna, Sulmi i kuq, Vite te veshtiraGjurmetEra dhe lisi, Kur pranvera vonohet, Etjet e Kosoves.

Roli i fundit qe luajti ne kinematografi ishte ai te filmi Etjet e Kosoves (2006), me te cilin u nderua edhe me cmimin e “Aktorit me te mire” ne Festivalin e Filmit ne Tirane.

Ka luajtur ne mbi 70 filma e drama televizive, me metrazhe e ne zhanre te ndryshme, rendom ne rolet kryesore, duke u bere nje nder aktoret me te popullarizuar ne ish-Jugosllavi, ikone adhurimi per fansat e shumte, per te cilin derdheshin lot ne fund te filmit, kur zakonisht edhe heroi qe luante vritej heroikisht.

Nje jete prej artisti dhe bohemi, me nje portret terheqes, me sharme dhe sy te bukur, fotozhenik, spontan, i brishte e plot hir, ai krijoi modelin romantik te heroit, rendom edhe te njeriut qe luante e sillej lirisht ne peripecite e jetes prej aventurieri. Per nje kohe F. Begolli ka drejtuar edhe shoqaten e Artisteve te Filmit ne Jugosllavi.

Eshte radhitur nder 100 personalitetet me te shquara te artit ne Serbi. Ka fituar cmimet e “Aktorit me te mire” per rolet ne filmat Si te vdiset, 1972, Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna, 1998, Etjet e Kosoves, 2007.

Per gati 10 vjet ka qene drejtor i teatrit “Dodona”* ne Prishtine, ku ka bere regjine e mbi 20 shfaqjeve. Eshte themelues i deges se Aktrimit ne Fakultetin e Arteve te Universitetit te Prishtines me 1989, duke dhene nje ndihmese te pazevendesueshme ne rritjen dhe ecurine e ketij fakulteti. Me aftesite e tij pedagogjike u be nder profesoret e aktrimit qe implemetoi metodologji universitare te frytshme e bashkekohore.

F. Begolli ishte po ashtu nje aktor imponues ne teater. E nisi udhen qysh me shfaqjen e komedise Makaronat e shejtanit, dhe gjate viteve te studimit ne Beograd do te luante, nder te tjera, Rozenkracin te Hamleti e Shekspirit. Ndersa ne Kosove spikati ne kino-shfaqjen Ah Xho e Beketit, regjisor Isa Qosja*, Nje varr per Boris Davidovicin (1985) e Danilo Kish me regji te Agim Sopit*, Confiteor (1985) te Slobodan Shnajderit me regji te Vladimir Milcinit, Dervishi dhe vdekja (1986) e Mesha Selimovicit, Bregu i pikellimit (1987) e Teki Dervishit*.

Ne teatrin “Dodona” do te inicionte si regjisor shfaqjen Profesor… jam talent se jo mahi, ne 8 premiera, gjate fundviteve ’90 dhe fill pas clirimit te Kosoves nga forcat e Nato-s me 1999.

E konceptuar brenda nje strukture unike, ky serial teatror ishte nje nga arritjet me te spikatura te skenes kosovare per kohen, me numrin me te madh te shfaqjeve ne te gjithe teatrot e Kosoves. Me ironi, satire, shpoti, por here-here edhe me dramacitet, ndpermjet kesaj serie shfaqjesh F. Begoli beri prerje interesante dhe me shume guxim e sfide ndaj dukurive e tipave te kohes, shogeruar nga nje kritike e forte, por ne thelb sheruese.

Permbi 10 vjet, ne vitet e veshtira te pushtimit serb, e shnderroi teatrin “Dodona* te Prishtines ne nje vater artistike eksperimentale dhe universitare, duke bere regjine e disa shfagjeve, kryesisht me studentet e tij, si: Tregimi zoologiik e Eduard Albi, Kengetaria tullace e Eugjen Joneskos, Heronjte e kombit e Y. Shkrelit, Dashurite e Xhorxhi Uashingtonit e Mirko Gavranit, Hajnat nuk vijne gjithmone per te keq e Dario Fo-se, si dhe komedite Stjuardesat, Zoti kryetar, nje gote ex per sex, Mbytma burrin! etj.

Ne vitin 2006, pas gati 15 vjet mungese ne skene, luajti Lirin te tragjedia Mbreti Lir e Shekspirit ne Teatrin Kombetar te Prishtines*, regjisor Fadil Hysaj*. Ky rol eshte nje nga emblemat e aktrimit te tij. F. Begolli risolli nje loje te shkelqyer, mbushur me emocione dhe spontaneitet, duke i dhene fryme dimensionit te trifishte te Lirit si mbret-baba-njeri, ne vertikalen e renies nga luksi dhe pushteti abuziv autoritar ne mjerimin e njeriut te braktisur qe vuan dhe vajton mosperfilljen e vajzave tinezare.

Me kete figure, ai i dha forme anes sublime te aktrimit te vet, i cili bie ne sy kryeherit per sinqeritet te thella e carmatoses, por edhe per vrullime pasionesh rrembyese, ekstaza dhe deliriume te perndezura, deri te skajta; ishte rol qe i pershtatej se vete jetes dhe karakterit te tij, i fundit rol dhe sigurisht me i madhi ne karrieren teatrore. Mban titullin Profesor. Vdiq ne Prishtine, me 23 gusht 2007.

Burimi: Aktoret Shqiptare / KultPlus.com

Historia e Marigo Pozios, vajzës që qëndisi flamurin kombëtar

Si sot 89 vjet më parë ndërroi jetë patriotja Marigo Pozio.

Marigo Pozio është emri i vërtetë i vajzës që qëndisi flamurin kombëtar, sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën në rininë e saj.

Ajo e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm.

Marigoja ka qenë një nga figurat më të ndritura të periudhës së Rilindjes dhe pavarësisë, por edhe një nga gratë më të shquara të Shqipërisë së kësaj periudhe.

Pas shpalljes të pavarësisë, ajo lufton për krijimin e shoqërive patriotike dhe mirëbërëse dhe ia arrin qëllimit në muajin mars të vitit 1914 duke themeluar shoqërinë “Shpresa Kombëtare”, në të cilën ajo, si gruaja më e ditur e qytetit zgjidhet sekretare.

Lufta e Parë Botërore paralizoi veprimtarinë e shoqatës “Shpresa Kombëtare” dhe 23 janari i vitit 1921 shënoi rifillimin e aktiviteteve, duke pasur në krye Marigo Pozion, e cila kreu detyrën e drejtoreshës të përgjithshme të gazetës së parë të gruas shqiptare  “Shpresa e Kombit”, e cila si stemë kishte shqiponjën e flamurit tonë kombëtar, dhe ku qëllimi kryesor ishte të grumbullonte rreth vetes të gjitha gratë dhe vajzat të cilat me bindje e tyre të vinin mbi çdo gjë interesat e atdheut dhe të luftonin për çështjen kombëtare të edukimit të tyre me veprimtarinë patriotike kulturore dhe artistike shkollimin dhe lartësimin e femrës shqiptare.

Në motivacionin e dekorimit të parë më 7 Mars 1960 pohohet pikërisht fakti se ka punuar pa u lodhur për mësimin e gjuhës dhe për çlirimin dhe emancipimin e gruas shqiptare, duke përjetësuar kështu traditat e lavdishme të grave shqiptare. Dekorata është me urdhrin e klasit të dytë dhe është vendosur në stendat e muzeut të pavarësisë në Vlorë. /CEO/ KultPlus.com

Vdes Brian Travers, kompozitori dhe saksofonisti i grupit UB40

Saksofonisti dhe kompozitori i UB40, Brian Travers, një nga anëtarët themelues të grupit reggae që kryesonte listat në Britaninë e Madhe, ka vdekur në moshën 62 vjeçare, transmeton KultPlus.

Shokët e tij të grupit thanë se ishin “të shkatërruar” nga lajmet për “shokun, vëllanë e tyre, anëtarin themelues të UB40 dhe legjendën muzikore”.

Ata thanë se ai kishte duruar një “betejë të gjatë dhe heroike me kancerin”.

Ata thanë se Travers kishe pasur një betejë të gjatë me kancerin.

Ai iu nënshtrua një operacioni për të hequr dy tumore të tru në vitin 2019 dhe thuhet se kishte një operacion tjetër në fillim të këtij viti.

Travers ishte një pjesë kryesore e UB40 si saksofonist, aranzhues dhe tekstshkrues.

Grupi nga Birmingham, pati sukses të madh në vitin 1980 me ‘Food For Thought’, e më pas hitet si ‘I Think It’s Going to Rain Today’,’ One in Ten’ dhe ‘I Got You Babe’.

Në total, ata kanë regjistruar 28 albume kryesore, dhe kanë shitur 100 milionë albume në të gjithë botën./KultPlus.com

‘KÂ’ sjell në Vjenë shkrimtarin arbëresh, Mario Calivà

Organizata shqiptare që vepron në Vjenë ‘KÂ’ do të sjellë për shqiptarët atje, Malio Calivàn, shkrimtarin dhe dramaturgun shqiptar nga Hora e Arbëreshëvet.

Në një postim në Facebook thuhet se ky takim do të mbahet të dielën më datë 29 gusht, ku Mario Calivà do të lexojë disa pjesë të veprave ‘Poezi Arbëreshe’ dhe ‘Nostalgjia’, përcjell KultPlus.

Postimi i plotë:

Të dielen me datë 29 gusht 2021 prej orës 17:00 ju ftojmë në KÂ takim me Mario Calivà, i cili do t’na lexoj disa pjesë të veprave ‘Poezi Arbëreshe’ dhe ‘Nostalgjia’ duke u përcellur nga tingujt të bukur të muzikës nga Marigona Komani.

Një vështrim kritik të veprës ‘Nostalgjia’ do t’na prezantoj kryetari i Lidhjes së Shkrimtareve në Austri z. Hazir Mehmeti./KultPlus.com

Hapet Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Sot në ambientet e Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është bërë hapja solemne e punimeve të Seminarit XXXIX Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

I pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti i cili tha se duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes, kudo që janë shqiptarët.

“Shkenca nuk është procedurë njohjeje por transformator i madhë, dhe ajo është prodhues kulture. Sa më shumë është më specifike një shkencë aq më shumë përfshin në vete dijen, dhe në këtë pikë kam kuptuar se albanologjia është hulumtim i formave të të thënat. Ne duhet të synojmë shkencën më të lartë të shqipes dhe këtu mendohet se mesmi i shqipes nga mësuesit tanë në mërgatë. Ne zotohemi për përpjekje maksimale dhe sukseset nuk do të na mungojnë”.

Edona Maloku, zëvendësministre e Arsimit shtoi se seminari mbart me vete një traditë të gjatë, e që mbledh studiues e studentë nga vendet e ndryshme që trajtojnë dhe promovojnë gjuhën shqipe.

“Ky seminar mbart me vete një traditë të gjatë, çdo herë mbledh me vete studiues e studentë që trajtojnë dhe promovojnë çështjes e gjuhës dhe traditës shqiptare. Sivjet bie në sy gërshetimi i temave e që është trajtimi i lajmeve të rreme”.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti potencoi se ky aktivitet është i rëndësisë së veçantë për kombin shqiptarë.

“Dua ti përgëzojë organizatorët dhe bashkëpunëtorët e tyre, për avancimin e vazhdueshëm të këtyre ngjarjeve të rëndësishme për tërë kombin në tërësi. Seminari paraqet njërin ndër forumet më të rëndësishme. Që nga themelimi i tij ky aktivitet njihet për faktin se ka mbajtur gjatë interesin e te huajve për përvetësimin e gjuhës sonë”.

Drejtori i Seminarit, Shkumbin Munishi, tha se ky edicion i këtij seminari është organizuar në kohë rekord derisa shtoi se interesimi ka qenë shumë i madhë.

“Vitin e kaluar jemi detyruar që ta shtyjmë mbajtjen e seminarit, por pikërisht në atë kohë situata pandemike nuk la asnjë hapësirë, edhe sivjet vazhduam me të njëjtin këmbëngulësi. Edhe këtë herë seminari u pa si traditë që në këto ditë na bashkon në këtë ngjarje më të rëndësishme me studimet albanologjike. Ky edicion është organizuar në kohë rekord”./KultPlus.com

Kryeministri Kurti pret në takim këngëtarin Gjon’s Tears

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim këngëtarin shqiptar me famë botërore, Gjon Muharremaj dhe drejtoreshën e KultPlus, Ardianë Pajazitin.

Ky takim është bërë pak orë para koncertit që këngëtari shqiptar do të mbajë në Prishtinë.

Gjon Muharremaj, i njohur me emrin e tij artistik ‘Gjon’s Tears’ do të performojë sonte në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare, në kuadër të mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” që mbahet nën organizimin e gazetës online për art dhe kulturë “KultPlus”, shkruan KultPlus.

“Thjesht unë dua që njerëzit ta ndjejnë muzikën time në të gjitha mënyrat e mundshme”, ka thënë Muharremaj në takimin me kryeministrin.  

Gjon’s Tears përfaqësoi Zvicrën në Eurovizion mëngën ‘Tout L’Univers’, duke marrë vendin e parë nga votat e jurisë profesioniste dhe vendin e tretë me votat e publikut.

Kryeministri Kurti e ka përgëzuar këngëtarin shqiptar për këtë arritje.

“Arritja më e madhe e një artisti është kur arti i tij step pa joshje shikuesin ose dëgjuesin. Ti Gjon e ke arritur këtë në ‘Eurovision”, – tha Kurti në këtë takim.

Ndërkaq, mbrëmja artistike ku do të ketë edhe bashkëbisedim me Gjon Muharremaj, por edhe performancë do të mbahet sonte prej orës 19:00, ku të pranishmit do të kenë rastin ta përcjellin nga afër këtë ngjarje që mbahet  në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”./KultPlus.com

Gjon’s Tears performon sonte në Prishtinë, koncerti do të mbahet në Bibliotekën Universitare të Kosovës

Edicioni i katërt i mbrëmjes artistike “Ta zbardhi ftyrën” që mbahet nën organizimin e gazetës online për art dhe kulturë “KultPlus”, do të shënohet sonte, duke sjellë artistin kosovar Gjon Muharremaj, i njohur si “Gjon’s Tears”, shkruan KultPlus.

Ardianë Pajaziti, drejtoresha e KultPlus ka shpjeguar se kjo mbrëmje artistike do të mbahet sonte, më 23 gusht, në Bibliotekën Universitare të Kosovës.

“Për shkak të rrethanave pandemike, jemi detyruar që kjo mbrëmje të bëhet me masa kufizuese, ku të pranishëm mund të jenë vetëm ata që kanë ftesa”, ka thënë Pajaziti, e cila është shprehur të jetë e kënaqur që KultPlus po sjell  Gjon’s Tears në Prishtinë, i cili në Evrovizion, me vota të jurisë profesionale doli të jetë i pari, por votat e publikut atë e renditën të tretin.

Mbrëmja artistike ku do të ketë edhe bashkëbisedim me Gjon Muharremaj, por edhe performancë do të mbahet prej orës 19:00, ku të pranishmit do të kenë rastin ta përcjellin nga afër këtë mbrëmje artistike në kuadër të projektit “Ta zbardhi ftyrën”.

Kujtojmë që në edicionet paraprake në “Ta zbardhi ftyrën” mysafirë ishin artistët e njohur si: Sislej Xhafa, Imer Kutllovci, Flaka Goranci dhe Erza Muqolli, të cilët edhe kanë një karrierë të pasur në botën ndërkombëtare. /KultPlus.com

RrGK reagon për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, kërkohet dënimi maksimal i fajtorëve

Rrjeti i Grave të Kosovës ka reaguar në lidhje me vrasjen e vajzës 18-vjeçare në Ferizaj, duke kërkuar kështu dënimin maksimal të fajtorëve.

Nga ky rrjet thanë se ky rast tregon mangësitë institucionale në trajtimin me seriozitet të vrasjeve ndaj grave.

“Ky rast, na shpërfaq edhe një herë mangësitë institucionale në trajtimin me seriozitet të vrasjeve ndaj grave dhe të femicidit. Vrasja e kësaj vajze assesi nuk është rast i izoluar e as ndodhi rastësore – kjo vajzë vdiq në një vend në të cilin çdo vrasje e grave shoqërohet me heshtje institucionale, me zvarritje të hetimeve, dhe me dënime të ulëta për vrasësit e grave.Si për secilën vrasje të grave nga burrat këtu kemi një zinxhir fajtorësh brenda institucioneve.Si ka mundësi që në një institucion shëndetësor të lihet trupi i pa jetë i një gruaje, pa kurfar llogaridhënie?”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje në këtë reagim thuhet se spitalet e kanë obligim që në të gjitha rastet ku ka shenja të dhunës të lajmërojnë institucionet e sigurisë, e të sigurohen që ushtruesit e dhunës të mos ikin.

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon që hetimi i vrasjes së 18-vjeçares të jetë prioritet për organet e hetuesisë, si dhe fajtorët të marrin dënimin maksimal

“RrGK do ta përcjell rastin nga afër dhe do të kërkojë vënien e drejtësisë në vend.RrGK nuk do të ndalet derisa vrasjet e vajzave dhe grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private”, thuhet në reagim.

Tutje, nga ky rrjet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë në gjetjen e të dyshuarit të dytë./KultPlus.com

Mundësia e fundit për të vizituar Venecian falas, qyteti do të vendosë tarifë për turistët

Venecia po planifikon të ndryshojë rregullat për vizitorët pas vitit 2022, duke vendosur një tarifë për hyrjen në qytet.

Qyteti italian është një nga destinacionet turistike më të njohura në të gjithë botën dhe masat për të kontrolluar fluksin e turistëve janë diskutuar tashmë prej dekadash.

Duket se tarifat ekstra do të jenë një nga metodat e rregullimit të numrit të lartë të turistëve, por propozimi është ende në diskutim pasi këshilltari i qytetit u shpreh se ka frikë se kjo tarifë do ta kthejë Venecian në një “park me pagesë”./KultPlus.com

Në Rahovec do të mbahet ‘Festivali ndërkombëtar i Poezisë’

Edicioni i shtatë i Festivalit Ndërkombëtar i Poezisë, në Rahovec, do të mbahet më 15 deri 17 shtator.

Edhe sivjet Kosova do të jetë nikoqire e rreth 20 poetëve të përzgjedhur botërorë, në këtë mënyrë duke promovuar vlerat kombëtare, kulturore, artistike të Kosovës ndër poetët më të shquar botërorë e, që, njëkohësisht, bëhet edhe diplomaci më e mirë kulturore.

Për herë të parë në mesin e të ftuarve do të jetë edhe poeti Rus Eldar Akhadov, një emër i shquar jo vetëm në Rusi, por edhe në botë.

Sivjet poetët janë përzgjedhur sipas kriterit gjeografik.

Do të ketë përfaqësues nga Danimarka, Izraeli, Egjipti, Rusia, Austria, Greqia, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia etj.

Për festivalin kanë shkruar Izraeli sot dhe ka mbulesë mediale nga Cairo dhe Hong Kong ne revistën The Asian./KultPlus.com

Zbulohen dëshmi të planifikimit urban në vendbanimin e lashtë të krishterë në Egjipt


Studiuesit polakë kanë zbuluar dëshmi të një vendbanimi të hershëm të krishterë në qytetin e lashtë të Marea në Egjipt, transmeton KultPlus.

Gjetja daton në shekullin e gjashtë të e.s., kur Egjipti ishte pjesë e Perandorisë Bizantine.

Siç shkruajnë studiuesit në revistën Antikiteti, vendi shfaq dëshmi të planifikimit urban në shkallë të gjerë-një dukuri “jashtëzakonisht e rrallë” për këtë periudhë kohore.

“Ishte një surprizë e madhe për ne, sepse rreth kësaj periudhe nuk u ndërtuan qytete të reja në Egjipt,” thotë bashkautori Mariusz Gëiazda, një studiues në Qendrën Polake të Arkeologjisë Mesdhetare në Universitetit të Varshavës.

Marea, sot fshati egjiptian verior Haëëariya, ekzistonte si një qytet port i gjallë që në vitin 332 p.e.s., kur Aleksandri i Madh pushtoi Egjiptin, shkruan Heritage Daily.
Nevoja për ndërtim ishte e kufizuar nga epoka Bizantine, pasi zhvillimi i rëndësishëm i infrastrukturës kishte ndodhur në këtë rajon gjatë periudhave greke dhe të hershme romake.

Teknologjia e re e hetimit i lejoi ekipit të shikonte nën sipërfaqen këtij vendi dhe të merrte njohuri të reja mbi historinë e tij./KultPlus.com

Bëhet virale fotoja e ushtarit amerikan i cili kujdeset për foshnjën afgane

Fotoja e një ushtari amerikan duke mbajtur në krahë një foshnjë afgane është bërë virale në të gjithë botën.

Kjo pamje prekëse tregon se ka akoma copëza humanizmi në situatën e krijuar në Afganistan, e sidomos në aeroportin e Kabulit, ku mijëra afganë e shtetas të tjerë presin prej ditësh që të largohen drejt një vendi tjetër.

Marinsi amerikan e ka mbështetur fëmijën në shpatullën e tij të majtë në mënyrë që ta qetësonte nga gjithë ai kaos i krijuar në aeroport, raporton TCH.

Ai gjithashtu mban një bidon ujë në  dorë, ndërsa fëmija duket se gjeti pak qetësi nën mbrojtjen e ushtarit.

Britania do të rrisë evakuimin masiv të qytetarëve britanikë dhe afganë nga Afganistani duke planifikuar largimin e 6,000 njerëzve këtë javë./KultPlus.com

‘Çka mësova unë’

Poezi nga Azem Shkreli

Çka mësova unë

Me u ra tërthoreve në trup
Me ndie andjet tue lehë
Me ra mbas xixave n’pup
Me u ndjetë dhimbjeve n’teh

Me shkel parashëm n’për tokë
N’venë t’fjalëve mos me u deh
Me i ndreqë muret me kokë
Me thanë fat kobi ku je

Mos me dashtë ngushëllim
Me folë pa hile me mikun
M’u varë n’çengelin tim
Me ndezë kandila të fikun

Me i vënë vetimët ne sy
Me mat me dorë në zemër
Me gjerbë e mos me pështy
Me prek Akilin ne themër

Ndër sqota mos me u mekë
Me dashte si me vdekë
Me vdeke si me luejtë./KultPlus.com

“PriFest” do të fillojë nesër me 52 filma, 10 nga ta prodhim kosovar

Në Kosovë nga nesër do të fillojë njëri nga festivalet më prestigjioz PriFest i cili do të zgjasë nga data 24 deri më 29 gusht.

Prishtina Festival është festival i filmit të metrazhit të gjatë, i cili realizohet në Kosovë dhe këtë vit shfaqja e filmave do të bëhet në Teatrin Kombëtar të Kosovës dhe në amfiteatrin e Kosovës, njofton Klankosova.tv.

Organizatorja e këtij festivali Vjosa Berisha në një intervistë për emisionin “Ora 7”, tha se edhe pse këtë vit festivali do të mbahet me publik do të ketë kufizime dhe masa të shtuara anti-COVID për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa shfaqjet e hapura për publikun do të jenë falas.

“Këtë vit kapaciteti i pjesëmarrësve në festival do të jetë 50% më i ulët. Të gjithë pjesëmarrësit brenda obligohen të bartin maska dhe duhet të kenë me vete dezinfektues”, tha Berisha

Edhe pse këtë vit festivali do të mbahet me prezencë fizike, organizatorja e këtij eventi kujton sfidat që PriFest kaloi vitin e kaluar ku i gjithë festivali u mbajt online.

“Në edicionin online ka pas sfida mjaft pasi kemi mëndu që nuk do të funksionoj, por ka pas një numër të audiencës dhe janë mbajt workshopet dhe seancat me DJ ndërkombëtar, por ka qenë ndryshe sepse takimet fizike janë komplet ndryshe nga ajo që mund të krijoj afërsi përmes komunikimit online”, shtoi Berisha.

Këtë vit në festival do të shfaqen 52 filma, ku 10 prej tyre janë prodhim i Kosovës, ndërsa nata e parë e këtij festivali do të jetë e organizuar vetëm për pjesëmarrës.

“Festivali ofron diçka shumë të rëndësishme, këtë vit me masat dhe problemet që po na shfaqen në këtë periudhë ka sfida financiare dhe logjistike por festivali po mbahet me 52 filma, ku 10 nga ta janë prodhim i Kosovës. Nata e parë do të jetë e mbyllur dhe vetëm me ftesa ku do ti dedikohet sponsorëve dhe do të shfaqet filmi Zoi”, njoftoi organizatorja e këtij eventi.

Në PriFest këtë vit do të jenë tetë kategori garuese për filmat, kurse fokus i këtij edicioni janë gratë./KultPlus.com

Misteri që qëndron pas këtij “pylli të shtrembër”

Ky është i ashtuquajturi “Pylli Stravo” i cili ndodhet në Poloni dhe ka një veçori të veçantë.

Të gjitha pemët kanë një kurbë të çuditshme në bazën e trungut të tyre.

Më shumë se 400 pemë të mbjella rreth viteve 1930 janë në formë harku në trungun e tyre.

Disa spekulojnë se ato janë mbjellë në një mënyrë specifike që të rriten qëllimisht në këtë formë dhe më pas të përdoren në ndërtimin e mobiljeve ose varkave.

Një version tjetër thotë se kjo është për shkak të një stuhie dëbore, që ndodhi kur pemët ishin të vogla duke iu shkaktuar këtë transformim.

Ekspertët thonë se kjo i ka mbajtur të ngrira për një kohë të gjatë, si rezultat i së cilës nuk mund të rriten normalisht. Por pyetja është se pse ky fenomen ka ndodhur vetëm tek këto 400 pemë. Shpjegimi më i mundshëm përfshin ndërhyrjen njerëzore./KultPlus.com

14 vjet nga vdekja e Faruk Begollit

Sot janë mbushur 14 vjet nga vdekja e një ndër figurave më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e 90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj./ KultPlus.com