Vijon puna për restaurimin e kalasë së Ishmit

Kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako ndoqi nga afër punimet që po kryhen për restaurimin e njërit prej aseteve të trashëgimisë së pasur kulturore të Durrësit, siç është kalaja e Ishmit.

Ky restaurim mundësohet nga programi EU4Culture, i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga UNOPS në partneritet të ngushtë me Ministrinë e Kulturës.

Qëllimi i projektit është të restaurojë sitet e trashëgimisë kulturore të dëmtuara nga tërmeti i vitit 2019.

Ky projekt përveç restaurimit synon të investojë edhe në rivitalizimin e siteve me qëllim kthimin e këtyre objekteve në atraksione turistike dhe kulturore duke përmirësuar potencialin turistik të Durrësit dhe gjithë vendit tonë, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale./ atsh/ KultPlus.com

Shfaqet filmi i restauruar “Koncert në vitin 1936”, në praninë e aktorëve protagonistë

Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, ka organizuar një mbrëmje ku ka ftuar aktorët e kineastët që kanë punuar për realizimin e filmit “Koncert në vitin 1936”, i cili sapo ka përfunduar restaurimin.

Shfaqja e filmit të restauruar erdhi 44 vjet pas premierës së tij. Në sallën e AQSHF-së ishin të pranishëm një pjesë e aktorëve protagonistë:  Margarita Xhepa, Manushaqe Qinami e Mirush Kabashi, si dhe emra të tjerë të njohur të kinematografisë shqiptare si Tinka Kurti etj.

Sot filmi do të shfaqet pikërisht në vendin ku është xhiruar 44 vjet më parë, në Libohovë.

Restaurimi digjital i filmit “Koncert në vitin 1936” dhe shfaqjet publike të tij, u mundësuan nga “Sezoni i Filmave Klasikë”, një nismë e ACE – Association des Cinémathèques Européennes, mbështetur nga Komisioni Europian.

Filmi është vepër e regjisorit Saimir Kumbaro, me skenar të Kiço Blushit e Dhimitër Shuteriqit dhe muzikë të Limos Dizdarit. Operator i filmit ka qenë Saim Kokona ndërsa piktor i filmit, Astrit Tota./ KultPlus.com

Historia e Lionel Messit, si mundi një sëmundje të rrallë dhe u bë një nga futbollistët më të mëdhenj në botë

Ylli i FC Barcelona dhe i kombëtares së Argjentinës së fundmi fitoi Kupën e Botës në Katar. Rruga drejt suksesit të Lionel Messit ishte plot vështirësi, por guximi dhe forca e tij e ndihmuan atë të bëhej një futbollist me famë botërore. Ne dëshirojmë të ndajmë me ju disa fakte rreth jetës së Messit që e dëshmojnë se ai është tepër i fortë dhe një nga sportistët më të mëdhenj përreth.

Një nga futbollistët më të mirë në histori, Lionel Andrés Messi, lindi në Argjentinë në vitin 1987. Babai i tij punonte në një fabrikë çeliku dhe nëna e tij punonte në një punishte për prodhimin e magneteve.

Messi filloi të luante futboll në moshën 4 vjeçare. Ai u diagnostikua me një sëmundje të rëndë gjatë viteve të fëmijërisë dhe vetëm falë përpjekjeve të gjyshes së tij u bë futbollist, ajo e shoqëroi atë në stërvitje dhe lojëra. Më vonë, ai filloi të festonte golat e tij duke ngritur sytë dhe duke treguar qiellin në shenjë nderimi për gjyshen e tij, madje ai bëri një tatuazh në fytyrën e saj.

Messi ishte aq i qetë sa djemtë e tjerë nga ekipi i tij menduan se ai ishte memec. Megjithatë, kjo nuk e pengoi atë të luajë jashtëzakonisht mirë dhe të befasojë të gjithë me teknikën e tij.

Edhe pse Messi ëndërronte të bëhej futbollist profesionist, ai u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, një mungesë të hormonit të rritjes, në moshën 11-vjeçare. Karriera e tij në futboll ishte në rrezik sepse Messi ishte shumë më i shkurtër se moshatarët e tij për shkak të kësaj mangësie.

Por ndodhi një mrekulli, ai u pa nga përfaqësuesit e FC Barcelona. Ata jo vetëm që ranë dakord të paguanin për trajtimin e tij të shtrenjtë, por gjithashtu nënshkruan një kontratë me të, e cila ishte shumë e pazakontë, pasi klubet evropiane zakonisht nuk nënshkruajnë me një lojtar të huaj të një moshe kaq të re.

Kontrata e parë e Messit me FC Barcelona ishte shkruar në një pecetë letre, por ajo u bë një moment kyç në jetën e tij.

Në FC Barcelona, ​​Messi zbuloi talentin e tij në maksimum: ai fitoi 10 tituj të La Ligës së bashku me ekipin e tij, u bë gjuajtësi më i mirë në historinë e FC Barcelona dhe ekipit kombëtar të Argjentinës dhe fitoi një rekord të 7 Topave të Artë çmime.

Messi shpesh quhet “Pleshti” për shpejtësinë dhe shkathtësinë e tij. Dhe këto aftësi e ndihmuan Messin të fitonte 180 milionë dollarë, duke e bërë atë lojtarin e dytë më të pasur në botë pas Cristiano Ronaldos.

Vlen gjithashtu të theksohet se Ronaldo është rivali shumëvjeçar i Messit. Konkurrenca e tyre mori vrull kur Ronaldo fitoi çmimin Topi i Artë, që Messi mendonte se ishte i tij. Por Messi nuk u dorëzua dhe mori të gjitha çmimet e argjendta që ishin në dispozicion në Ligën e Kampionëve.

Ekziston një mendim se Ronaldo është një rival i pamposhtur i Messit, por kjo vetëm e motivon atletin të punojë më shumë. Dhe Ronaldo e konfirmoi këtë në një intervistë duke thënë: “Unë mendoj se ne e shtyjmë njëri-tjetrin ndonjëherë në garë, kjo është arsyeja pse konkurrenca është kaq e lartë”. Megjithatë, Messi mohon çdo rivalitet mes tyre.

Messi është një atlet dhe filantrop. Ai ndihmon njerëzit në të gjithë botën duke shërbyer si ambasador i vullnetit të mirë të UNICEF-it , dhe gjithashtu themeloi organizatën e tij bamirëse që mbështet aksesin në kujdesin shëndetësor dhe sportet për fëmijët.

Messi është i martuar me shoqen e tij të fëmijërisë, Antonela Roccuzzo, të cilën e njeh që në moshën 5-vjeçare.

Çifti u martuan në vitin 2017 dhe po rritin 3 djem, Thiago, Mateo dhe Ciro. Messi dikur zbuloi se atësia i ndryshoi pikëpamjet e tij për jetën dhe e ndihmoi atë të rritej si person.

Por fansat e Messit janë më të interesuar nëse atleti vërtet planifikon të përfundojë karrierën e tij profesionale këtë vit dhe nëse një nga djemtë e tij do të ndjekë gjurmët e babait të tyre.

Lionel Messi shpesh krahasohet me Diego Maradona, i cili  konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit. Dhe kjo nuk është befasi, pasi Messi ka fituar po aq trofe sa ky bashkatdhetar legjendar.

Me gjithë vështirësitë që Lionel Messi i është dashur të përballet si fëmijë, futbollisti ka arritur sukses dhe është bërë model për shumë njerëz në mbarë botën, madje edhe për ata që nuk kanë lidhje me futbollin.l.k/abcnews.al/ KultPlus.com

Kristaq Sotiri, fotografi që dokumentoi Korçën e viteve ’20

Në vazhdën e promovimit të figurave emblematike të qytetit të Korçës, prefekti i qarkut, Nertil Jole, ka përkujtuar një nga të parët shqiptarë që kultivoi profesionin e fotografit duke e kthyer atë në art, Kristaq Sotirin.

Falë punës së tij të madhe, Korça e fillim shekullit të 20-të, vjen e dokumentuar deri në ditët tona.

Prefekti Jole ishte personalisht në shtëpinë e Kristaq Sotirit, ku ka parë nga afër një arkiv mbresëlënës fotosh të ruajtura me kujdes e fanatizëm nga mbesa e tij, Kristina Pecani. Ëndrra e pasardhësve të fotografit të shquar korçar, është jetësimi i veprës së Kristaq Sotirit në një mjedis të merituar muzeal, që do iu dhuronte atyre krenari, por edhe Korçës e gjithë Shqipërisë.

Prefekti i qarkut Korçë i është bashkuar idesë së mbesës së fotograf Sotirit duke u angazhuar që të bëjë të gjitha përpjekjet në rrugë institucionale si mbështetje në realizimin e një projekti, që do t’i ofronte publikut një vlerë pak të njohur deri tani.

Artisti i Popullit, fotograf Sotiri lindi në fshatin Mborje, në 1883 dhe vdiq në Korçë, në 1970-ën. Që në moshë të re Kristaq Sotiri filloi të marrë mësimet e para të fotografisë nga kunati i tij, patrioti Kristo Sulidhi. Në vitin 1900 emigroi në SHBA ku u paraqit tek fotografi dhe mjeshtri i fotografisë George Steckel dhe arriti edhe të hapte në Nju Jork, studion e tij vetjake.

Në vitin 1923 çeli studion e tij “Studio Sotiri”, në qytetin e Korçës e cila shumë shpejt u bë e njohur dhe e dashur për popullin korçar. Punët e tij janë portrete të shumë personaliteteve të njohura, por edhe të njerëzve të thjeshtë, çifte bashkëshortësh, familje, momente nga ngjarje artistike e sportive, peizazhe të ndryshme të fiksuara me aparat në rrugët karakteristike të Korçës, nga Voskopoja, Dardha, Pogradeci, etj.

Kristaq Sotiri ka lënë një pasuri shumë të madhe prej 13726 negativë filmi dhe rreth 1500 foto ku pasqyrohet Korça nga viti 1922-1963, Pogradeci dhe fshatrat përreth, foto të cilat janë në gjendje shumë të mirë në koleksionin privat të familjes se tij./ atsh / KultPlus.com

Ujëvarat e Niagarës kthehen në një tokë magjike dimri (FOTO)

Temperaturat nën zero që kanë mbërthyer vendin kanë ngrirë pjesërishtë Ujëvarat e Niagarës duke e shndërruar atë në një vend të mrekullueshëm.

Në skenën magjike spektatorë të ndryshëm shkuan për të shijuar pamjen. Një ylber u pa në pikën turistike në kufirin e shtetit të Nju Jorkut dhe Ontarios, Kanada.

Pamjet ajrore kapën pasojat e stuhisë katastrofike me borë në anët e vendkalimeve dhe malet me akull pranë ujëvarës.

Stuhia e tmerrshme e bores që përfshiu shtetin e Nju Jorkut gjatë fundjavës së Krishtlindjeve dhe shpejt u bë stuhia më vdekjeprurëse në 50 vjet. Mbi 50 njerëz vdiqën nga e marta.

“Fatkeqësisht, policia pret që ky numër të rritet”, shkroi në Twitter Byron Brown, kryebashkiaku i Buffalo./ KultPlus.com

Përfundojnë gërmimet arkeologjike në ‘Varrin e Ҫifutit’

Gërmimet arkeologjike për nxjerrjen dhe dokumentimin e monumentit funerar i quajtur “Varri i Ҫifutit”, kanë përfunduar.

Arkitektura e varrit përbëhet nga një strukturë monumentale, e cila përfshin brenda tij dy varre me arkitekturë më të thjeshtë, prej murature tullash dhe me blloqe guri.

Paraprakisht mund të thuhet se varri daton në shek. III-II p.Kr, datim i cili pret të saktësohet nga studimet në vijim. Monumenti ka elemente unikale në teknikën e ndërtimit dhe është përfaqësuesi më monumental i varreve me platformë drejtkëndore në territorin e Shqipërisë.

Krahas nxjerrjes së plotë dhe dokumentimit, DRTK-Vlorë do të vijojë me hartimin e projektit të restaurimit dhe integrimin e tij në një itinerar vizitash, për vizitorët e shumtë, që zgjedhin të vizitojnë parkun arkeologjik të Amantias.

Zbulimi i plotë i këtij monumenti konfirmon potencialin e madh arkeologjik dhe vlerat unikale të qytetit antik të Amantias, si një qendër e rëndësishme e Ilirisë antike./atsh/ KultPlus.com

Nga sot, Xhubleta në Pullat Postare të Kosovës

Sot, Filatelia e Postës së Kosovës, lëshoi në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare të titulluar “Nga Trashëgimia – Xhubleta”, e cila u përfshi në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale në nevojë për mbrojtje urgjente nga UNESCO në vitin 2022.

Xhubleta, veshja tradicionale me origjinë të lashtë, tipike për gratë e Shqipërisë së Veriut, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi, është një fund popullor i valëzuar, në formë zileje që përbëhet nga një numër i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurur me breza gajtanësh. Ajo mbahet e varur në supe me dy rripa të gjerë.

Në shek. XVIII xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: e zeza për gratë dhe bardhë e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholinet, xhoka, kërdhokulla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është një fund në trajtë kambane, që vjen e valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e prapme.

Xhubleta e Malësisë së Madhe është trashëgimi e qartë e kulturës sonë Iliriane, nëpërmjet së cilës ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malësorët tanë e përcollën deri në vitet 1950 -1960, pra është e vetmja që jep identitetin e kombit shqiptar nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për të gjitha është shqiponja.

Filatelia e Postës së Kosovës, kësaj radhe nga thesari i etnologjisë na sjell imazhin e bukur të Xhubletës në pulla postare, përmes të cilave do të promovojë kudo nëpër botë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe materiale të pafundme që ka atdheu ynë./ KultPlus.com

Kështu do të duket bota pas 250 milionë vjetësh

Për ne njerëzit, forma dhe vendndodhja e oqeaneve dhe kontinenteve duket fikse. Por ky perceptim na është krijuar sepse jeta jonë është kaq e shkurtër.

Nëse ekzistenca jonë do të zgjaste qindra miliona vjet në vend të vetëm disa dekadave, ne do të shihnim me sytë tanë sesi masat tokësore bashkohen dhe ndahen vazhdimisht.

Të paktën disa herë në histori, të gjitha pjesët e thata të planetit tonë janë bashkuar për të formuar një ishull të vetëm gjigant në një det të vetëm gjigant.

Afërsisht 200 milionë vjet më parë kishim superkontinentin Pangea. Ajo histori e thellë do të përsëritet. Në 250 milionë vjet të tjera, ne do të kemi superkontinentin e ardhshëm. Tashmë kemi edhe emrin gati: Pangea Proxima.

Ja si do të duket bota jonë në atë kohë: Amerika e lidhur me Afrikën në veri dhe Antarktida në jug; Afrika përplaset në Evropë dhe Lindjen e Mesme; dhe Australia ngjitet në lindje të Azisë. Kontinenti gjigant është i përqendruar rreth mbetjeve të Oqeanit Indian, tani një det i brendshëm që pasqyron ish-Mesdheun, me një Indi të ngjashme me çizmet që paraqitet si një zëvendësues i Italisë.

Aty ku kontinentet janë përplasur, janë ngritur vargmale të reja malore. Maja e re e lartë e botës nuk ndodhet më në Himalajet, por në vargmalin ende të paemëruar që ka lindur aty ku Florida dhe Georgia janë përplasur me Afrikën e Jugut dhe Namibinë.

Nuk ka gjasa që të ketë njerëz për të dëshmuar ribashkimin e masave tokësore të botës, por megjithatë harta përfshin disa qytete të sotme, për orientim. / A2 CNN / KultPlus.com

Mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës, shkak një kanosje me mjete shpërthyese

Për shkak të një kanosje me mjete shpërthyese, aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është mbyllur përkohësisht, përcjell KultPlus.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ku njoftojnë se ky informacion ka ardhur në orët e paradites dhe me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, aeroporti është mbyllur përkohësisht.

Në vjim gjeni komunikatën e policisë:

Për shkak të një kanosjes me mjete shpërthyese mbyllet përkohësisht aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë

Prishtinë, më 28 dhjetor 2022

Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim./ KultPlus.com

Kthehet libri pas 50 vitesh në një bibliotekë në Angli

Një bibliotekë në Angli bëri të ditur se një libër mbi sistemin Dewey u kthye pas 50 vitesh.

Biblioteka Nantëich në Cheshire, Angli, tha në një postim në Facebook se libri, “Hyrje në klasifikimin dhjetor të Dewey për shkollat ​​britanike”, u tërhoq në fund të vitit 1972 dhe duhej të kthehej më 30 janar 1973.

Mirëpo, libri u kthye javën e kaluar, duke e bërë atë 50 vjet të vonuar.

Biblioteka njoftoi se ishte huazuar nga drejtori i një shkolle lokale, megjithëse ishte e paqartë pse u desh kaq shumë kohë që të kthehej.

“Disa nga informacionet në këtë vëllim mund të jenë paksa të vjetra,” tha biblioteka në një koment mbi postimin./abcnews.al/ KultPlus.com

‘Bonusi i Rijetësimit’ nxjerr në dritë muralet e banesës Belaj në Gjirokastër

Banesa Belaj në lagjen Partizani në qytetin e Gjirokastrës është një tjetër Monument Kulture i Kategorisë I, i cili ka përfituar nga programi i Ministrisë së Kulturës, “Bonusi i Rijetësimit”.

Përveç punës restauruese në arkitekturën e saj unike, ndërhyrje po kryhen edhe për nxjerrjen në dritë të pikturave murale në fasadë dhe në Odën e Mirë, ku piktura me vlera të veçanta kanë qenë të mbuluara për dekada me radhë nga lyerjet me gëlqere. Ato paraqesin në përgjithësi kompozime me motive shpendësh dhe vazo me lule.

Befasues ishte dhe zbulimi i një peizazhi nga Stambolli i viteve 1800.

Po punohet, gjithashtu, për pastrimin dhe konsolidimin e tavanit dekorativ dhe frizave të dekoruara të musandrave.

Ecuria e punimeve restauruese është ndjekur nga afër prej specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Restaurimi në tërësi i “Banesës Belaj” dhe në veçanti i veprave të artit që ajo përmban, si pjesë integrale të saj, sjellë një vlerë të shtuar jo vetëm për këtë banesë, por për të gjithë rijetëzimin dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës./atsh/ KultPlus.com

127 vjet më parë, vëllezërit Lumiere për herë të parë shfaqen filmin e tyre, pa e ditur se do ta ndryshojnë botën

Më 28 dhjetor 1895, vëllezërit Lumière shfaqën publikisht disa filma të xhiruar prej tyre në një kafene në Paris. Kjo datë shënon edhe lindjen e kinemasë, e cila me kalimin e kohës u përsos, si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga ajo artistike, duke zënë sot një vend të rëndësishëm në jetën e njeriut.

Auguste Lumiere bashkë me të vëllain Louis Jean ishin ndër kineastët e parë në histori. (Si për rastësi, Lumiere përkthehet ‘dritë’ në shqip). Për nder të tyre është pagëzuar edhe një asteroid.

Vëllezërit me vetëm dy vjet diferencë në moshë u shpërngulën në Lyon në vitin 1870, ku që të dy shkuan në shkollën “La Martine”, shkolla më e madhe teknike në qytet. I ati, Claude Antoine Lumiere ishte pronar i një firme fotografike dhe të dy vëllezërit punonin për të. U desh dalja në pension e të atit që vëllezërit të fillonin të krijonin filma. Ata u bënë zotërues të patentave të disa proceseve të rëndësishme që çuan në shpikjen e kameras.

Kinematografia u patentua më 13 shkurt 1895 dhe filmimi i parë i përket 19 marsit 1895. Ky filmim i parë shfaq punëtorët që dalin nga fabrika “Lumiere”.

Kinematografia e Louis Lumiere, e cila u patentua në vitin 1895, ishte një kombinim i kamerës filmike dhe projektorit që mund të shfaqte imazhe lëvizëse në një ekran për një audiencë. Kinematografia ishte gjithashtu më e vogël, më e lehtë dhe përdorte më pak film sesa teknologjia e Edisonit.

Lumierët hapën teatrot (të njohura si kinema) në vitin 1896 për të treguar punën e tyre dhe dërguan ekipe kameramanësh në mbarë botën për të shfaqur filma dhe për të xhiruar materiale të reja. Në Amerikë, industria e filmit u ngrit shpejt.

Në 1896, Vitascope Hall, besohet të jetë teatri i parë në SHBA i kushtuar shfaqjeve filmike, i cili u hap në New Orleans. Në vitin 1909, The New York Times publikoi rishikimin e parë të filmit të D.W. Griffith, “Pippa Passes”. Në vitin 1911, u hap studioja e parë e filmit hollivudian dhe në vitin 1914, Charlie Chaplin bëri debutimin e tij në ekranin e madh.

Përveç Kinematografes, Lumierët zhvilluan gjithashtu procesin e parë praktik të fotografisë me ngjyra, pjatën Autohrome, e cila debutoi në vitin 1907. / KultPlus.com

166 vjetori i lindjes së Thomas Woodrow Wilson

Më 28 dhjetor 1856 lindi Thomas Udru Uillson (Thomas Woodrow Wilson), presidenti i njëzet e tetë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Udru Uillson ishte anëtar i Partisë Demokratike të SHBA-ve dhe, përpara zgjedhjes në postin e presidentit, pati shërbyer si president i Universitetit të Prinstonit dhe si guvernator i shtetit të Nju Xhersit.

Më 1913 fitoi mandatin e parë të presidentit, të cilin e pasoi një i dytë. U largua nga detyra e presidentit më 1921. Në politikën amerikane të kohës Presidenti Uillson njihet si liberal dhe reformator, duke sjellë zhvillime pozitive në politikat e brendshme të vendit. Kurse në politikën ndërkombëtare, Uillsoni njihet si njëri prej politikanëve më të vendosur në dobi të paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në Konferencën e Paqes në Paris, si dhe propozuesi dhe hartuesi i projektit të Konventës së Lidhjes së Kombeve. Për shqiptarët figura e Presidentit Uillson lidhet mirëfilli me njohjen ndërkombëtare të ekzistencës së shtetit shqiptar dhe të integritetit territorial të Shqipërisë.

Fjalët e tij “Albania ought to be independent”

(“Shqipëria duhet të jetë e pavarur”) ishin thelbësore në njohjen ndërkombëtare të shtetit shqiptar dhe në pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Mes dokumenteve të Arkivit Qendror Shtetëror që lidhen me figurën e Presidentit Uillson veçojmë një letër të disa studentëve shqiptarë në Vjenë, të cilët kërkojnë mbështetjen e Presidentit në dobi të Shqipërisë. Letra mbyllet me këto fjalë:

Zotërië President!

Në qoftë se në vendimin e paqës nji komb lihet i pa njojtun edhe do të përdoret kaq pa-drejtësisht, a mundet kurrë n’atë anë të botës të sigurohet paqa? Shqipnia, sikundër Konferenca e Londonit e kufizoj, kurrë s’mundei të rronte, kishte farën e vdekjes në gjakun e saj që në lindien e vetë. Me këtë mënyrë, Zotërie, deri tash bota na ka përdorurar mizorisht, prandaj ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit, duke e ditur sigur se marria pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqien të drejtë e të ndershme të Zotërisë s’Uaj në Kongresin e Paqës, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre do të kenë lejen, si një komb i lirë, të hyjn në Lidhien e Kombëve.

Në emër të studentëve shqiptarë në Wien, të përvujtunit, Jan Basho, Remzi Baçe, H. Hifzi, Nush Bushati, Djevat Korça, Luigj Kakariqi, Gjovalin Gjiadri, Raku Buda, Fuad Aslan.

Wien, Austrie, 15/12/918“.

Fotografitë: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave / KultPlus.com

Veliaj zbulon aktivitetet e përgatitura në kryeqytet në natën e ndërrimit të viteve

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka zbuluar aktivitet e përgatitura nga Bashkia e Tiranës për festat e fundvitit. Veliaj deklaroi nata e ndërrimit të viteve do të jetë një spektakël fishekzjarrësh, i koordinuar edhe me muzikë të mirë.

Ai tha në një intervistë në Tv Klan se pas Fifit, Eugent Bushpepës si dhe Venerës dhe Lindit, mbrëmja e 31 Dhjetorit do të sjellë në sheshin “Skënderbej” një grup të madh artistësh shumë të dashur për publikun.


“Ne filluam një sprint koncertesh. Kishim koncertin e Krishtlindjeve që patën në vigjilje të Krishtlindjeve, kemi pasur Gent Bushpepën, kemi pasur Fifin, Lindin dhe Venerën. Çdo natë do të kemi grupe artistësh. Derisa të shkojnë në natën finale ku do të kemi prapë një grup të madh artistësh. Besoj se surpriza për fëmijët siç ishin zbukurimet këtë vit me planete dhe me gjithësinë, do të jenë fishekzjarret. Kemi spektakël fishekzjarrësh të koordinuara me muzikë. Përtej gjithë vështirësive, ashtu si në shtëpi edhe kur kemi një situatë të vështirë, fëmijëve mundohemi të mos u biem në sy që po kalojmë një sfidë Për fëmijët duhet të rezervojmë një fundviti me shkëlqim dhe xixa. Sidomos për të dhënë një mesazh që i kemi kaluar vështirësitë bashkë dhe mot do të jetë më mirë. Thoshin gjyshet tona mendo mirë të bëhet mirë”, deklaroi Veliaj.

Ai u ndal te disa nga aktivitet që do të mbahen në kryeqytet vitin e ardhshëm që kur Tirana do të jetë “Qyteti Europian i Sportit”. Veliaj tha janë një mijë aktivitete që do janë parashikuar përgjatë gjithë vitit, duke përmendur kampionatin europian të gjithë universiteteve të Europës dhe kampionatin botëror të peshngritjes.

“Sërish aktivitetet sportive prodhojnë shumë ekonomi. Ndonjëherë e kam gjetur veten në një aktivitet sportive të tipit Kampionati Europian i Taekwondo-s nën 16. Dhe ti thua janë disa fëmijë që po bëjnë këto artet marciale. Dhe ti zbulon që janë 1600 fëmijë nga gjithë Europa, nga Islanda deri në Turqi. Kanë ardhur me prindërit dhe kanë zënë 2500 dhoma hoteli në Tiranë. Shumë gjëra që janë në dukje modeste prodhojnë ekonomi të jashtëzakonshme për qytetin. Janë 1 mijë aktivitete që kemi përgatitur. Do të kemi kampionatin europian të gjithë universitetet të Europës. Në të gjithë disiplinat. Një lloj mini olimpiade për universitetet. Do kemi kampionatin botëror të peshngritjes. Do të kemi disa evente të rëndësishme. Interesi kryesor nuk është as te imazhi i qytetit, që e kemi arritur tashmë, as te ekonomia. Ambicia kryesore është sporti në komunitet.

Rezultati ideal do të jetë një Tiranë që merret me sport. Sporti që na mëson karakter që në jetë ka dhe humbje, ka edhe fitore. Nëse qyteti ynë është fizikisht më i shëndetshëm do të jemi një qytet më i mirë vitin tjetër sesa jemi në fund të këtij viti”, deklaroi ai./ KultPlus.com

Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare

Grupet kriminale serbe kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare.

Njoftohen të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të shfrytëzojnë pika të tjera kufitare për qarkullim deri në një informim tjetër zyrtar nga ana e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni Kosovo Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim. / KultPlus.com

Apologjia ime

Poezi nga Petro Marko

…marrezi, turp turp dhe
mëkate
per jeten e tërbuar
se kur me ndal, o gjenerate,
qe vuan rruges ndonje nate,
me merr per te dënuar
dhe, me nje ze qe vret,
ngahera me pyet:
-ku linde, o i ri?
-o jete, linda ne shkreti!
-ku rron dhe ku vete,
ne c’dhera e ne c’dete?!
-cudi! c’kerkon prej meje ti
dhe si, o jete, pyet,
kurse ne varfëri
me hodhe kur me gjete
te lindur nga skelete
pa drite, pa liri?
-njeri!
nga vete, as me thua?
-s’e di! jo, nuk e di!
po lerme, o jete, c’ke me
mua?
-dua ta di, po dua!
-atehere, jete e krisur,
per mua mos pyet
se qysh ne n’agim kam nisur
te shkel si skllav i shkrete
mbi gjurma shprese drite…
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
-o mekatar,
as faliu ligjes sime,
bindu i cmendur enderrtar,
s’jeton me shqetesime!…
-mu thell’ ne brendesire
ku ndjenja rron e lire,
ku dhembja dhemb e prekur
nga ligja jote e fuqiplote,
ne gjirin tim si hekur
si hekur e celik,
qello,qello, o me kamxhik;
pa frik’ e pa meshire
e pa pendim,
se mu ne thellesire
te shpirtit, ne nje kend,
lindi nje shqetësim
qe celi varrin tend…/KultPlus.com

Vende të lashta që disa njerëz mendojnë se janë ndërtuar nga jashtëtokësorët

Planeti Tokë është shtëpia e disa relikteve spektakolare të epokave të shkuara, ndërtime që duket se sfidojnë aftësitë teknologjike të kohës së tyre ose sepse janë shumë të mëdha, shumë të rënda ose shumë komplekse.

Si i tillë, disa sugjerojnë se ndërtuesit e lashtë të piramidave egjiptiane, linjave Nasca dhe të tjerë po ndiqnin një manual udhëzimi jashtëtokësor. Ndoshta duart që krijuan këto vende nuk ishin vërtet të kësaj bote.

Për të qenë të sigurt, është kënaqësi të mendosh nëse alienët e kanë vizituar Tokën. Në fund të fundit, njerëzit janë në prag të zgjerimit të shtrirjes  në hapësirë dhe vende si Marsi janë shumë afër tani. Por e vërteta është se nuk ka asnjë provë që sugjeron se alienët kanë qenë ndonjëherë këtu. Dhe thirrja e një shpjegimi të mbinatyrshëm për disa prej arritjeve më monumentale njerëzore do të thotë të kapërcesh mënyrat magjepsëse në të cilat qytetërimet e lashta arritën të bënin disa nga ndërtimet më të mëdha dhe më enigmatike në Tokë.

Sacsayhuamán

Jashtë kryeqytetit të vjetër të Inkave të Cusco-s, një kështjellë e quajtur Sacsayhuamán qëndron në Andet peruane. Ndërtuar nga gurë të mëdhenj që janë gërmuar dhe grumbulluar së bashku si një puzzle, disa thonë se Sacsayhuamán mund të jetë vepër e një qytetërimi të lashtë që kishte pak ndihmë nga miqtë ndëryjor.

Muret e ndërthurura të fortesës 1000-vjeçare janë bërë nga shkëmbinj që peshojnë deri në 360 tonë secili, dhe të cilët u transportuan më shumë se 30 km përpara se të ngriheshin dhe të vendoseshin në vend me saktësi të ngjashme me lazerin.

Linjët Nasca

Në një pllajë të lartë dhe të thatë, rreth 300 km në juglindje të Limës, më shumë se 800 vija të bardha të gjata dhe të drejta janë gdhendur në shkretëtirën peruane, në dukje rastësisht. Ata i bashkojnë 300 forma gjeometrike dhe 70 figura kafshësh, duke përfshirë një merimangë, majmun dhe kolibr.

Linjat më të gjata shkojnë drejt si një shigjetë për kilometra. Format më të mëdha shtrihen rreth 360 metra dhe shihen më së miri nga ajri. Shkencëtarët dyshojnë se vizatimet e Nasca-s janë deri në dy mijëvjeçarë të vjetër dhe për shkak të moshës, madhësisë, dukshmërisë nga lart dhe natyrës misterioze, linjat shpesh citohen si një nga shembujt më të mirë të punimeve të alienëve në Tokë. Përndryshe, si do të ishte në gjendje një kulturë e lashtë të bënte dizajne kaq të mëdha në shkretëtirë pa qenë në gjendje të fluturonte? Dhe pse?

Piramidat e Egjiptit

Të ndërtuara më shumë se 4500 vjet më parë, Piramidat në Giza janë varre monumentale ku ishin varrosur mbretëreshat dhe faraonët e lashtë.

Por si i ndërtuan, saktësisht, egjiptianët këto gjëra? Piramida e Madhe është bërë nga miliona gurë të latuar saktësisht me peshë të paktën dy tonë secili. Edhe me vinçat dhe pajisjet e tjera të ndërtimit të sotëm, ndërtimi i një piramide aq të madhe sa ajo e faraonit Khufu do të ishte një sfidë e madhe.

Dhe pastaj është konfigurimi astronomik i piramidave, që thuhet se përputhet me yjet në brezin e Orionit. Gjithashtu, teoricienët e alienëve shpesh theksojnë faktin se këto tre piramida janë në formë më të mirë se të tjerat e ndërtuara shekuj më vonë (pa marrë parasysh sasinë e punës që është bërë për t’i ruajtur ato gjatë disa shekujve të fundit)./nationalgeography/ KultPlus.com

I ftohti ngrin SHBA-në, Biden shpall emergjencën

Këto pamje nuk janë në Polin e Veriut, por në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Cikloni bombë” i të ftohtit po ngrin gjithçka prej ditësh dhe është shndërruar në vdekjeprurës. 

Të paktën 28 persona kanë humbur jetën në Nju Jork, pjesa më e madhe në qytetin Buffalo, për shkak të temperaturave me dhjetra gradë celcius nën zero.

Një zyrtar shtetëror amerikan thotë se njerëzit mbetën të bllokuar në automjetet e tyre për më shumë se dy ditë, gjatë stuhisë dimërore më të tmerrshme të jetës së tyre. 

Sinoptikanët paralajmërojnë për sasi të mëdha dëbore që priten gjatë orëve në vijim. Stuhia, që shtrihet nga Kanadaja deri në Meksikë, ka vrarë mbi 60 persona në total./ KultPlus.com

Dhoma e Messit në Katar do të shndërrohet në muze

Dhoma ku qëndroi Lionel Messi gjatë Kupës së Botës në Katar do të shndërrohet në një muze.

Kështu njoftoi Universiteti i Katarit (QU), që dhomën ku ka qëndruar ylli argjentinas, “B201”, do ta kthejë në një muze të vogël.

Kampusi universitar ishte kampi bazë i Kombëtares së Argjentinës gjatë 29 ditëve të turneut.

Në pamjet e reja të publikuara nga QU, tregohet kampusi i zbukuruar në ngjyrën e kaltër dhe të bardhë, si dhe sallat e mbushura me postera të kampionëve botëror, autografet dhe fanellat e tyre.

Universiteti i Katarit kishte hapur tre komplekse sportive për argjentinasit që ofronin mundësinë e ushtrimit të sporteve në natyrë, përveç palestrës së brendshme.

Data e saktë e hapjes për publikun ende nuk është specifikuar./ KultPlus.com

Bik Ndoja, zaambli i jares shkodrane, fisniku i traditës dhe qytetarisë

Kur thue Shkodra, mundesh me nënkuptu tançka përfaqson kyt gurthemel të rand të historisë, kulturës, traditës dhe qytetarisë. 

Kur përmend Shkodrën, mundet me ndërmend gjithçkaqë që asht ngjiz dhe ka marrë vullnesë krenie në t’gjallt e t’pasionuemit, bijt e bijat e këtij qyteti, njiksaj përkatësie, e cilla ma shum’ se gjeografike, mundet me ken shpirtnore dhe artistike, siç diti me dëshmu dhe me xan vend në faqet e lavdishme të historisë si gurthemel i rand i kaprcyelleve. 

E ndërsa lup me dallue prej tan atyne yjeve qi kan shndrit qiellin mëkimit të naltuar në shpirtje shkodrane, tue e nusnue këtë amë legjendash, ma i shndritshmi vezullim n’ta asht jarja shkodrane. E kur nëpër këtë tempull të muzikës kërkon me gjet nji emën, nji za, nji prej atyne qi e kanë këndue dhe e naltue këtë mjeshtëri të krijimit, do ta kesh sa t’pamujtun njaq edhe sfiduese. Gjithqysh, prej atyne që u përfaqësuen, e jarja shkodrane u mori njaq sa dhe u dha, nji za i gjithpranum në këtë virtuozitet interpretues, asht Bik Ndoja. Shpirti i tij krijues dhe tansia mëkuese përgjat nji jete në skenën e kangës dhe në ëndjen e adhurimit, u plazmu duke mbetun tash e përgjithmon të pashlyem, shkodrane, n’traditën e jares dhe shqiptare, n’galerinë e veprave që morën status thesari kombëtar.

Bik Ndoja, jo vetëm me jaren, por me tan pasuninë shpirtnore që mori jetë kah kanga, mujti me i dhan njat za qi kishte me mbet ma i epërmi, ma i andshmi, ma i duartrokituni në skenën shqiptare dhe asaj botnore. Bik Ndoja kishte lindun për me këndu dhe kurrgja nuk mujti me e ba njat za me pushue, e njat zemër me rrah me dashni pa cak. Ai u ngjit në apogje dhe shndriti si yll, pa arritun për me shkëlqy si n’skenë njashtu edhe në podet e nderimeve dhe titujve, edhe pse meritoi ndoshta ma shumë se gjithkush tjetër. Shndriti me virtuozitetin e interpretimit të jares shkodrane, njashtu siç shndrin në ag nji diell qi lind tue dëbu terrin.

Bik Ndoja bani jetën e nji njeriu t’përkorë, pa ankime dhe trazime, megjithëse rreth tij, siç nuk i munguen njerëz qi e vlerësuen talentin, u gjindën ndër ta qi u rreken ta pengonin në ngjitjen e këtij ylli n’qiellin e vet. Por ai nuk u dha, nuk e shterri zanin e tij të magjishëm, nuk e la atë shpirt artisti dorzan dredhive dhe smirës. Gjithqysh ai triumfoi.

Fakt

Në vitin 1969, Bik Ndojës i’u akordua titulli “Artist i merituar”.  Plot 30 vite më vonë, Bashkia e qytetit të Shkodrës i akordoi titullin “Krenaria e qytetit”. Në vitin 2007, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike i jep titullin “Interpretues i shquar i jares shkodrane”, duke qenë ky vlerësimi i fundit së gjalli. Në lëmin e meritave vlen të përmendet fakti se që nga viti 2011, dosja “Mjeshtri i Madh” pret në institucionin e Presidencës, për t’iu akorduar ndoshta pas vdekjes.

Ludovik Ndoj Gjergji i njohur si Bik Ndoja, u lind në Shkodër me 13 gusht të vitit 1925 për t’u shue më 27 dhjetor 2015. Ishte dhe mbetu lëvruesi dhe përçuesi i jares shkodrane, këtij visari të papërsëritshëm, kësaj urëbashkimi mes Lindjes dhe Perëndimit, traditës dhe bashkëkohjes në artin e këndimit.

Nga Albert Vataj / KultPlus.com

Si donin t’ja pushkatonin qenin Lasgush Poradecit

Viti 1975. Poeti i madh Lasgush Poradeci, ndodhet në Tiranë për tu kuruar. Me vete nga Pogradeci ka marrë edhe qenushin e tij të quajtur Cuci, ose ndryshe konkën e tij të dashur. Por një ditë befas në banesën ku ai qëndronte në Tiranë, mbërrin Sekretari i Parë i Këshillit të Lagjies, i cili bashkë me një polic të armatosur, e urdhërojnë të dorëzojë Cucin, pasi do e pushkatojnë.

Kjo pasi kishin urdhër të vrisnin qentë. Këtu fillon edhe kalvari i poetit dyer më dyer për të shpëtuar Cucin e tij të dashur.

Një histori e pazakontë, po ta mendosh për kohën ku jetojmë, por që Poeti e ka rrëfyer në ditarin e tij.

A e shpëtoi Cucin e tij Lasgush Poradeci? Lexoni historinë e shkëputur nga ditari i tij.

Tiranë, e Mërkurë 2 Prill 1975:

Sot nga ora 1 pas mesdite, ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur dhe shumë besnike, “Cucin” që të m’a vrasin (pushkatojnë).

Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!”

Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht.

Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin.

Sbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më drekë nga ora 11-12-1.

Passi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante (që m’a dha Kostaqi i Frosës në Poradec) dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë.

Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”. Passi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komit. të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Kom, Ekz. të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën (Cucin), por ata nuk m’a pranuan lutjen (nuk pranonte, prapë, Sekretari (Elem Haxhia).

Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Kom. Ekz. E mora Marien se prej 17 Janarit s’jam ngritur prej shtratit, e mora shpirtin nër dhëmbë dhe u nisa i shoqëruar prej Maries, që po të rrëzohem rrugës i sëmurë siç jam, t’a kem Marien pranë.

Vajta me Marien në Kom. Ekz. Më thanë Sekretari i Partisë (Manush Myftiu që është antar i Byrosë së Komitetit Central) nuk vjen këtu në zyrë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashi) nuk priste, Zëv-kryetari (janë 4 zëv-kryetarë) nuk kish pritje.

Poeti Pano Taçi, që ish poshtë në parterë, më tha, të vete në Seksionin e Shëndetsisë, po inspektori i Seksionit nuk kishte pritje sot të Mërkurën, kishte pritje të Martën edhe të Premten prej orës 1-2.

Ika i dëshpëruar jashtëzakonërisht. Ardha në shtëpi. Kostandina më tha të vete ne Arkit. Petraq Kolevica që Petraqi t’i thotë nesër të Enten, inspektorit të Shëndetsisë, të më pranojë nesër të Enten.

Petraqi, që është nënpunës në Komitetin Ekzekutiv, banon afër shtëpisë s’ime (nja 200-300 hapa larg). Vajta ne Petraqi, me Marien, e ëma e Petraqit më tha se Petraqi është shtruar në spital para 1 jave.

Do vete nesër të Enten ne Ministri i Shëndetsisë Doktor Llambi Ziçishti, të përpiqem për Cucin, t’i japë Ministri urdhër Seksionit të Shëndetsisë, të mos m’a vrasin Cuci-n.

Shpresë s’kam, por, prapë do vete ne Ministri. Kur ardha prej Petraqit në shtëpi, sbrita të shoh vëndin ku e mbanja Cucin poshtë shkallëve; atje m’u mbush shpirti dhe shpërtheva në qarje e vajë, putha dyke qarë peronën ku lithnja Cucin me rryp, e putha peronën 3 herë dyke qarë, putha safkën ku i shtinja ujë të freskët e putha 3 herë, putha 3 herë edhe enën prej alumini ku i jipnja Cucit të hajë, edhe u ngjita prej shkallëve të Cucit për në kuzinë, ku kam shtratin tim.

Hyra në kuzinë dyke qarë, mezi pushova. Pastaj mora Marien, vajta me Marien në rrugët ku nxirrnja pak Cucin që më vinte keq t’a mbaj vetëm lidhur. Përshkova me Marien rrugën prej shtëpisë s’ime gjer buzë lumit Lanë, shkova buzë Lanës, siç shkonja me Cucin kur e nxirrnja, vajta me Marien nëpër rrugët dhe rrugicat ku e nxirrnja Cucin, nja 20 ose 30 ose 60 minuta për dita, që të çmallem me rrugët ku shkonte Cuci.

U këtheva pastaj në shtëpi, prapë zura të qaj se m’u mbush prapë shpirti dhe shkrojta këto rradhë për Cucin t’im shumë të dashur, shumë të dhemshur dhe shumë besnik.

Sytë Cuci i kishte shumë të bukur, shumë të dashur, njerëzit theshin kur e baresnja Cucin, rrugëve: “sa i bukur”, edhe fëmija, edhe nuset, edhe burrat theshin sa i bukur.

Cuci është leshator, i bardhë në roza, të gjithë theshin sa i bukur. Më vjen të pëlcas për dhimbjen e Cucit, po s’kam ç’bëj. Po rri këtë ditë me shpresë për nesër, që të vete nesër ne Ministri i Shëndetsisë, dhe të shoh a mos më pranojë inspektori i Shëndetsisë, me anën e ndonjë miku, ndonjë shkrimtari që t’a njohë inspektorin. Lasgush.

Tiranë, e Ente 3 Prill 1975:

Megjith që jam i sëmurë që prej 17 Janarit (kur ardha prej Poradeci), prapë i dhashë kurajë vetes dhe dola për të parën herë nëpër Tiranë, t’i bje pas punës së “Cuci-t”.

Vajta në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku, që në mëngjes gjer në ora 1.30’ pas mesditës mezi takova atje Dritëro Agollin, Kryetar i Lidhjes. Dritëroj, pas lutjes sime, i telefonoj Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashit) që të më pranojë “për 1 çështje”.

“Le të vijë” i tha Kryetari i Kom. Ekz. Lasgushi. Vajta, pas urdhërit të tij, portieri më la të hy. Atje më thanë se puna e “Cucit” (që m’a muarr dje të m’a vrasin) mvarret prej Seksionit të Shëndetsisë (që i ka zyrat brenda në Kom. Ekz.).

Në zyrën e inspektorit të Seksionit më priti me respekt inspektori Shpëtim Gjebréa, kështu m’a tha mbiemrin Dritëro Agolli, emrin s’m’a tha inspektori, më dha cigare, më tha që ay më njeh: “kemi folur” tha “prej 2 vjetësh” etj.

Shpëtim Gjebréa më tha: “do t’ju japim lejë prej Seksionit” dhe doli prej zyrës me mua të vemi në zyrën e veterinerit, që e ka zyrën brenda në Kom. Ekz., “t’ju them” tha “t’ju japin lejë për të mbajtur qenin” (konkën time).

Veterineri s’ishte. “Ecni t’i thoni” më tha “Sekretarit të Lagjes nr 1 të mos e vrasin qenin, se nesër, kur të jetë këtu veterineri, do t’ju japim lejen për mbajtjen e qenit”. Vajta te Sekretari i Lagjes nr 1 (Lelem Haxhia) i thashë ç’më tha Inspektori Gjebréa.

Elemi e mori Inspektorin në telefon, i tha Lelem-it “do t’i japim Lasgushit lejë për qenin, nesër, se sot nuk është veterineri. Unë u shqetësova shumë që s’u mbarua puna (sepse termini i vrasjes së Cucit është vetëm 3 ditë, dje 1 ditë, sot shkoj dita e dytë).

Tiranë, e Premte 4 Prill 1975:

Megjith që jam i sëmurë e mora shpirtin t’im nër dhëmbë dhe, nga çqetësimi për Cucin, u ngrita në mëngjes më ora 5, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 e mëngjezit (kur vijnë gjithë nënpunësit në zyrë).

I bëmë telefon Gjebréa-s prej Lidhjes, disa herë, s’kish njeri në zyrën e “Shpëtim Gjebréa-s”. Gjer më ora 1 pas mesdite telefonuam shumë herë, po s’dilte njeri në telefon. Vajtmë me djalin e prof Çiços, prej zyrës së të cilit i kishim telefonuar shumë herë Gjebréa-s. Hymë në Komitet Ekz. Në zyrën e Seksionit të Shëndetsisë takova Gjebréa-n, “haj” tha “Lasgush, të vemi këtu në zyrën e doktorit veterinar”.

Doktori s’ishte, prapë, në zyrë. Gjebréa më tha: “I telefonova sot Lelem Haxhisë se do t’i japim lejë Lasgushit për mbajtjen e qenit, po edhe sot s’është këtu doktori veterinar”.

Me qënë që sot është dita e tretë dhe kisha shumë frikë mos m’a vrasin Cucin, e mora, prej Lelemit adresën e Përgjegjësit të qenve, vajta në zyrën e Komunales (e cila jep urdhër për vrasjen e qenve), në Zyrë s’kish asnjeri, pyeta ku e ka shtëpinë private përgjegjësi dhe vajta në shtëpinë private.

Ky përgjegjës, më priti mirë, më tha se qenin s’kam dhënë urdhër të vritet sepse mora vesh që ky qen është i poetit Lasgush Poradeci. Përgjegjësi më tha: “sapo të m’a sillni Lejën e qenit, do t’ju a lëshoj qenin”. M’u qetësua zemra që s’ma paskan vrarë Cucin e dashur dhe vajta në shtëpi të ha 1 çikë bukë, i lodhur, i këputur nga fuqitë siç isha.

Hëngra pak bukë, dhe u shtriva në shtrat i potresitur. Tashi më mbetet që, nesër të vete prapë në Kom. Ekz. ne Shpëtim Gjebréa a mos m’a japë Lejën (në qoftë se do të jetë veterineri aty në zyrat e Kom. Ekz.).

Tiranë, e Premte 4 Prill 1975:

U ngrita shpejt që në mëngjes (ora 5 para mëngjesit, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 (përpara se të hyjnë nënpunësit) t’i them inspektorit të Shëndetsisë (Shpëtim Gjebréa) t’i thotë veterinerit të Kom. Ekz. të mos m’a vrasin “Cucin”.

I tha po s’desh. I vajta dhe unë veterinerit (në zyrë) po s’pranovi. U dëshëprova shumë, po veterineri is hi pashpirtshëm. Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë.

Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit (konkës s’ime). Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoj me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj”.

Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi (Ferik Pilkati) mbajtësit të qenve të kapur: “Shokut Riza Gjini ose jevgu. Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Kom. Ekz. i K. P. Rrethit. 5/4/1975” Në kulmin e gëzimit vajta (1 orë larg) mora “Cucin” prej jevgut./mekuli/KultPlus.com

“Grand Gala” e Teatrit të Operas dhe Baletit

“Aspettando Verdi” është shfaqja që Tetari i Operas dhe Baletit mbyll kalendarin artistik të këtij viti në një mbrëmje gala. Solistët e operas, të ftuar special, kori dhe orkestra filarmonike performon sot për publikun veprat më të mira të repertorit botëror që nga Verdi, Rossini, Puçini e të tjerë.

Për herë të parë repertori i kësaj mbrëmje është ndërthurur për ti ngjitur të gjithë artistët në skenë dhe për të performuar ajkën e veprave operistike.

Me operan “La Forza del Destino” e Verdit do të nisi grand galaja për t’i paraprirë vitit 2023 ku opera dhe baleti do t’ja kushtojë sezonin artistik veprave të  kompozitorit italian./Tv Klan/ KultPlus.com

Pyetja e parë e njeriut

Filozofia, dëshira për të ditur, lindi me pyetjet që njeriu filloi t’i bënte vetes dhe përgjigjet që përpiqej t’i jepte vetes. Mendimi perëndimor ia detyron lindjen e tij kureshtjes dhe zgjuarsisë së njerëzve të cilët, gati tre mijë vjet më parë, filluan të pyesin veten për perënditë dhe natyrën

Cila është origjina e gjërave? Cili parim rregullon natyrën dhe qeniet e gjalla? Cila është struktura e universit? Cili është funksioni i shpirtit? Dhe nga çfarë përbëhet? Këto janë pyetjet e para që njeriu i bëri vetes dhe kërkimi i një përgjigjeje çoi në lindjen e filozofisë.

Mendimtarët e parë të botës greke janë quajtur “para-Sokratikë”, pra më herët se Sokrati. Megjithatë, filozofët e epokave të ndryshme dhe ndjekësit e doktrinave gjithashtu shumë të ndryshme nga njëra-tjetra i përkasin këtij grupi, megjithëse të bashkuar nga hulumtimi i natyrës dhe njeriut. Kemi dëshmi për këta mendimtarë falë filozofëve dhe studiuesve të mëvonshëm, si Platoni, Aristoteli, Plutarku, Diogjen Laerti, Stobaeusi dhe Simpliciusi;  dhe, por vetëm në rastet më fatlume, në fragmente të shkruara. Megjithatë, ndikimi i tyre ishte i madh, pikërisht sepse ata nisën reflektimet dhe shtruan pyetje të cilat, shkaktuan debate shekullore dhe frymëzuan filozofët e mëvonshëm. Ata kanë qenë shpesh shkëndija që lejoi mendimin e mëvonshëm të ushqehej, të rritet dhe të evoluojë. Një shembull i kësaj është filozofia e pitagorianëve, e cila edhe pse e fshehur nga një sekret mistik, ndikoi jo vetëm në zhvillimin e matematikës, por edhe në shumë mendimtarë, nga Platoni e deri te neoplatonistët, madje edhe në Rilindjen italiane.

Shkolla e Miletit

Filozofët e parë para-Sokratikë që jetuan në Milet, në bregun perëndimor të Anadollit, janë grupuar nën emrin e shkollës së Miletit. Thalesi, i cili u trajnua në Egjipt, konsiderohet si i pari para-Sokratik dhe babai i filozofisë greke. Shkencëtar, matematikan dhe inxhinier, ai u bë i famshëm për parashikimin e eklipsit diellor të vitit 585 para Krishtit dhe matjen e lartësisë së piramidave, duke u nisur nga hija e tyre. Duke studiuar natyrën, Thales pohoi se ishte uji, ose parimi i lagështisë, ai që ishte baza e të gjitha gjërave. Vetë Toka, sipas filozofit, notonte mbi ujë.

Gjithashtu i përkiste të ashtuquajturës shkollë të Miletit edhe Anaksimandri, i cili lindi në vitin 610 para Krishtit. Sipas Diogjen Laertit, ai ishte i pari që vizatoi një hartë detare dhe duket se ai shpiku gnomonin, ose orën diellore. Ai shkroi disa vepra mbi natyrën dhe yjet, nga të cilat kanë mbetur vetëm disa fragmente. Ndryshe nga Thalesi, Anaksimandri përjashtoi që një nga katër elementët natyrorë (ajri, uji, toka dhe zjarri) mund të ishte parimi jetik i universit. Ai përcaktoi si elementin thelbësor ápeironin, një substancë e papërcaktuar, e pakufizuar dhe pa cilësi, jashtë së cilës dallohen kundërvëniet parësore (i nxehti dhe i ftohti, e lagështa dhe e thata).

Më i riu i shkollës së Miletit ishte Anaksimeni, i cili identifikoi parimin e të gjitha gjërave në ajër: duke ndryshuar vazhdimisht gjendjen, ndryshon formën duke u bërë re, baltë, ujë, tokë; me pak fjalë, gjithçka.

Parimi është numri

Pitagora lindi në Samos në vitin 570 para Krishtit. Ai ishte një filozof jashtëzakonisht i rëndësishëm për mendimin e mëvonshëm, mjaft të mendojmë se Platoni nuk ngurroi të bënte një udhëtim të gjatë në Itali për të thelluar njohuritë e pitagorianëve. Megjithatë, ajo që njihet për shkollën pitagoriane, dihet vetëm falë dëshmive të filozofëve të mëvonshëm ose atyre pak teksteve që i shpëtuan kontrollit të vetë shkollës: në fakt, rregulli i fshehtësisë ishte në fuqi në komunitetin pitagorian.

Baza e teorisë së Pitagorës qëndron në besimin se bota mund të interpretohet përmes studimit të numrave, të cilët janë baza e gjithçkaje, dhe se harmonia e përsosur e natyrës rrjedh nga marrëdhëniet e tyre, siç ndodh edhe me lëvizjet e planetëve. Kozmologjikisht, Pitagorianët ishin të parët që hoqën Tokën nga qendra e universit dhe e zëvendësuan atë me një zjarr qendror.

Shkolla e Pitagorës, e cila kishte karakteristikat e një sekti fetar, bëri të konvertohen shumë njerëz dhe u rrit me kalimin e kohës. Ndër ndjekësit e saj ishin Filolausi, Alcmaeoni i Krotonit dhe Architasi.

Gjithçka rrjedh, sipas Heraklitit

Një tjetër mendimtar i shquar ishte Herakliti, i cili lindi në Efes në bregun e Jonit dhe duket se arriti pjekurinë rreth vitit 500 para Krishtit. Megjithatë, duke qenë se i përkiste një familjeje prestigjioze në qytet, ai refuzoi një rol të lartë shoqëror për të qenë mendimtar, duke u dalluar shpejt për karakterin e tij disi antisocial. Ai përfundoi duke qenë një vetmitar, duke jetuar me manaferra dhe barishte. Kur shkroi librin e tij Natyra, e depozitoi në tempullin e Artemidës që të mos binte në duar të këqija. Kur Sokrati e lexoi, duket se iu duk i jashtëzakonshëm, por shumë i vështirë, aq sa pohoi (të paktën sipas Diogjen Laertit) se vetëm një zhytës nga Delosi, pra i mësuar me thellësi të tmerrshme, mund ta kuptonte. Midis fragmenteve të ndryshme të errëta, filozofët kanë nxjerrë nga Herakliti mësimin se të gjitha gjërat nuk janë kurrë të njëjta, por janë të zhytura në një fluks të përhershëm ndryshimi. Për më tepër, sipas Heraklitit, zjarri është, ndër katër elementët, ai që stimulon dhe i jep formë konkrete modelit të përjetshëm. Nga zjarri, të gjitha gjërat burojnë dhe pastaj rikthehen tek ai, në një proces ciklesh shumëvjeçare.

Qenia dhe paradokset e Zenonit

Ksenofani ishte paraardhësi i asaj që historiografia e quajti shkollën e Eleas. I lindur në vitin 565 para Krishtit, ai ishte poet dhe rapsod dhe duhet të ketë pasur një jetë plot ngjarje. Ai kompozoi një vepër në heksametra me titull Natyra dhe disa poezi. Pika kryesore e reflektimit të tij ishte hyjnorja: larg nga të qenit siç e imagjinojnë njerëzit, është uniteti i përjetshëm, i cili përshkon universin dhe e drejton atë përmes mendimit të tij.

Parmenidi i Eleas, dishepulli i tij, mbështeti idenë e një qenieje unike, të palëvizshme, të përjetshme, të palindur, të pavdekshme dhe të pandashme. Mbrojtësi i tij i vendosur ishte Zenoni, i cili argumentoi kundër opinionit të përbashkët që shihte tek gjërat krijimin dhe ndryshimin. Ai u bë i famshëm për një sërë paradoksesh, të debatuara shumë nga filozofët gjatë shekujve, që synonin të demonstronin se shumëfishimi çon në kontradikta.

Parimet e Empedokliut për dashurinë dhe urrejtjen

Lindur në Agrigento në vitin 492 para Krishtit, nga një familje e pasur, Empedokliu zbuloi filozofinë në një moshë shumë të re. Duket se ai dëgjoi filozofë të ndryshëm, si Ksenofani, Parmenidi dhe Zenoni dhe për të studiuar mbi të gjitha magjinë dhe metempsikozën vendosi të bashkohej me pitagorasit.  

Pas kthimit në vendlindje ai realizoi role të ndryshme, ndër to edhe atë të mjekut. Ai kishte një reputacion si magjistar dhe mrekullibërës dhe mori pjesë aktive në jetën shoqërore të qytetit. Ai shkroi disa vepra dhe mbi 400 vargje të poezisë Për natyrën kanë ardhur deri në ditët tona. Empedokliu mbështeti ekzistencën e katër elementëve tradicionalë, të cilët do të lëvizeshin nga dy parime aktive: dashuria dhe urrejtja, të cilat bashkojnë dhe ndajnë elementët e parë. Ka shumë anekdota për jetën e këtij filozofi, vetëm mendoni se ka gjashtë versione të ndryshme të vdekjes së tij, ndër të cilat më i famshmi (por edhe jo shumë i besueshëm) thotë se ai u hodh në Etna në moshën gjashtëdhjetë vjeçare.

Atomizmi i Demokritit

Demokriti ndoshta ka lindur në Milet, në një datë të pasigurt midis 472 dhe 457 para Krishtit. Ai u rrit në rehati dhe duket se, me vdekjen e të atit, hoqi dorë nga tokat e tij për të pasur një pjesë të parave për t’u përdorur tërësisht për udhëtime dhe studime me sa më shumë mësues. Gjerësia e interesave të tij dëshmohet nga veprat e shumta që ai shkroi për etikën, fizikën, matematikën dhe muzikën, nga të cilat kanë mbetur titujt dhe 200 fragmente.

Pas Leucipusit, Demokriti u bë i famshëm për doktrinën atomiste, e cila thoshte se realiteti përbëhet nga atomet dhe zbrazëtia. Atomet janë trupa të pafund në numër, të pandashëm, të barabartë në sasi, por të ndryshëm në formë dhe madhësi gjeometrike. Materializmi i Demokritit ishte shumë i suksesshëm dhe u adoptua kryesisht nga filozofia heleniste. /bota.al/ KultPlus.com

TKOB-së i shtohen dy piano të vjetra në kushte optimale pune

Bashkë me pianon e re “Steinway & Sons”, Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit tashmë ka në përdorim edhe dy piano të vjetra, në kushte optimale pune.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi në rrjetet sociale se brenda kontratës së blerjes së pianos së re, u përfshi edhe restaurimi i Grand Piano Steinway & Sons, prodhim i 1989-ës dhe Grand Piano Yamaha, prodhim i 1988-ës në Japoni.

“Pas ndërrimit të kokave të çekiçit dhe krahëve, i fllanxhave, zëvendësimit të tasteve dhe lustrimit të tastierës, zëvendësimit të telave të dëmtuar, riparimit të sistemit të pedaleve dhe elementeve të brendshëm të pianos, pastrimit dhe akordimit, pianot duken si të reja”, informon ministrja.

Steinway është një kompani gjermano-amerikane e prodhimit të pianove, e themeluar në 1853, në Manhattan nga gjermani Heinrich Engelhard Steinweg. Pianot Steinway&Sons njihen botërisht për tingullin dhe mjeshtërinë e ndërtimit. Sipas pjesës më të madhe të muzikologëve, tingulli i prodhuar nga një Stainway s’ka të krahasuar. / KultPlus.com