UNESCO: Mjedisi çështja madhore që ndikon në mirëqenie dhe zhvillim ekonomik

OKB caktoi 5 qershorin si Ditën Botërore të Mjedisit për të theksuar se mbrojtja dhe shëndeti i mjedisit është një çështje madhore, e cila ndikon në mirëqenien e njerëzve dhe zhvillimin ekonomik në mbarë botën.

Festimi i kësaj dite na ofron një mundësi për të zgjeruar bazën për një mendim të qartë dhe sjellje të përgjegjshme nga individët, ndërmarrjet dhe komunitetet në ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Viti 1972 shënoi një pikë kthese në zhvillimin e politikës ndërkombëtare mjedisore, me konferencën e parë të madhe për çështjet mjedisore, e njohur si Konferenca për Mjedisin Njerëzor ose Konferenca e Stokholmit.

Më vonë atë vit, më 15 dhjetor, Asambleja e Përgjithshme miratoi një rezolutë duke caktuar 5 qershorin si Ditën Botërore të Mjedisit dhe duke u kërkuar “qeverive dhe organizatave që të ndërmarrin atë ditë, çdo vit, aktivitete mbarëbotërore që rikonfirmojnë shqetësimin e tyre për ruajtjen dhe përmirësimin e mjedisit, me synim thellimin e ndërgjegjësimit mjedisor”.

”Meqë viti 2021 shënon fillimin e Dekadës së Kombeve të Bashkuara për Restaurimin e Ekosistemit, të udhëhequr së bashku nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP), dhe me të cilën UNESCO është e lidhur ngushtë, përvoja e grumbulluar deri tani do t’i shërbejë botës”, thotë Audrey Azoulay, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s.

UNESCO ka një histori të rëndësishme në avancimin e shkencave ekologjike përmes punës pioniere mbi ekosistemet, rezervat e biosferës, ndërtimin e kapaciteteve, vlerësimet shkencore dhe përmbledhjet e politikave për të ndihmuar vendimmarrësit në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore.

UNESCO mobilizon njohuritë, njohuritë dhe praktikat e komuniteteve lokale dhe popujve indigjenë për të mbështetur përfshirjen e tyre në vendimmarrjen mjedisore. Rrjeti i saj Botëror i Rezervave të Biosferës demonstron mënyra për të mbrojtur ekosistemet natyrore dhe biodiversitetin përmes shkencës, edukimit dhe qasjeve pjesëmarrëse, ndërkohë që promovon zhvillim ekonomik novator që është i qëndrueshëm mjedisor dhe i përshtatshëm nga ana sociale dhe kulturore.

”Strategjia e UNESCO-s për biodiversitetin zbatohet në vendet e saj të caktuara. Mbi 10 milionë kilometra katrore, afërsisht 6% e Tokës, është tashmë nën një ose më shumë përcaktime të UNESCO-s, përmes 1 121 vendeve të Trashëgimisë Botërore (përfshirë 252 zona natyrore dhe të përziera dhe 114 peizazhe kulturore), 714 Rezervatet e Biosferës dhe 161 Gjeoparke. UNESCO beson se është e mundur që ekosistemet të restaurohen”, thotë nga ana e saj Shamila Nair-Bedouelle, zëvendësdrejtoreshë e përgjithshme e UNESCO-s për Shkencat Natyrore./ atsh / KultPlus.com

Parada shqiptare në Nju Jork, Albanian Excellence: Nderim suksesit shqiptar kudo është

Flora Nikolla

Nju Jork, 3 qershor/AE/-Pjesmarrja e Albanian Excellence në Paradën shqiptare në Nju Jork më 10 qershor Manhattan  NYC, ka një mision fisnik për faktin  se qënësinë e saj në këtë aktivitet  palcërisht shqiptar,  kjo qëndër ia kushton nderimit të suksesit shqiptar kudo- është si simbol i  vitalitetit të kombit tonë.

“ Ne duam të japim një mesazh falenderimi dhe mirënjohje për të gjithë shqiptarët kudo janë,  duam të nderojmë dinjitetin dhe punën e  shqiptarëve si të barabartë mes të barabartëve kudo jetojnë e punojnë , në këtë  aktivitet të organizuar çdo muaj qershor  nga Albanian Roots-Rrënjët shqiptare në një nga rrugët kryesore në Manhattan”, u shpreh Andis Gjoni,  drejtor ekzekutiv i Albanian Excellence, piktor, skenograf, regjisor  me një aktivitet të spikatur jo vetëm në USA por edhe në  Shqipëri.

“Si pjesë  integrale e Paradës shqiptare në Nju Jork, Albanian Excellence, ka kontributin e saj  në këtë aktivitet të përvitshëm kur në një nga aveniutë kryesore të Manhatannit,  vishet kuq e zi dhe ku këndohen e interpretohen valle shqiptare  dhe ku jepen mesazhe për më shumë mbarësi e  bashkim mes shqiptarëve”, cilësoi Gjoni i cili ka konceptuar prej disa vitesh  edhe prezatimin,  Albanian Excellence në këtë parade (karrocën dhe banderolën ) ku spikasin figura të shquara të kombit si Nënë Tereza, Rauf Fico,  Ismail Kadare, Inva Mula etj  .

 Duke patur parsysh që në thelb të misionit të kësaj qëndre, është   suksesi shqiptar, si një  tribunë e vlerave të vërteta të mbarë shqiptarisë. bordi i Albanian Excellence vendosi që këtë herë, pjesmarrjen e saj në Paradën shqitare, t’ia kushtojë suksesit shqiptar kudo është . Për t’i  dhënë edhe më shumë vlerë , Albanian Excellence ka  vendosur të nisë po këtë vit edhe një traditë të re në këtë paradë, duke ftuar të jenë pjesë e saj dhe personalitete shqiptare nga fusha të ndryshme që prezantojnë me jetën e tyre histori suksesi .

Këtë vit u vendos të  ftohej, aktorja e njohur  shqiptare, Rita Gjeka, aktualisht  Drejtore e Teatrit Migjeni në Shkodër si  dhe zonja Angela Paparizo, manaxhere e art dhe kulturës në bashkinë e Burlingtonit, qytet pranë Torontos, Kanada, dy shëmbuj suksesi  dhe dinjiteti njerëzor dhe profesional.

“Jam e nderuar që të jem pjesë e paradës së shqiptarëve në  Nju Jork dhe të festoj kulturën dhe trashëgiminë e pasur të popullit tim. Është një moment krenarie për mua, të përjetoj prezantimin e traditës dhe historinë tonë, dhe te bashkohem me miqte e mi të komunitetit shqiptar, si përfaqesuese e Albanian Excellence”, u shpreh me këtë rast  Paparizo,   e cila punon plot pasion  në fushën e artit  duke dëshmuar për kreativitetin  artistëve dhe të talentit të tyre.

 Por Albanian Excellence si  pjesë e  Paradës  shqiptare në Nju Jork, përgëzon njëherazi organizatorët e këtij aktiviteti të përvitshëm si dhe mbështet idenë që këtë vit Parada i është  kushtuar, 145 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit,  lëvizja e parë e shqiptare e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake nga koha e Skënderbeut, kur shqiptarët të detyruar nga rrethanat e vitit 1878,  thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë.

Albanian  Excellence faktor i rëndësishëm në jetën e komunitetit të suksesit amerikan

Në fakt Albanian Excellence, ka ditur të jetë një faktor i rëndësishëm në jetën e komunitetit të suksesit shqiptar në Nu Jork. Shumë personazhe nga Nju Jork por edhe shtete të tjera të Amerikës, ishin të pranishëm në  librin historik , “100 histori suksesi në 100 vjetorin e Pavarësisë , dhe njëherazi dhe në aktivitetet dhe në mbrëmjen Gala që u organizua në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë, në prani të personaliteteve më të larta të vendit.  Ky aktivitet , ishte i pari në rradhë që në mënyrë të organizuar dhe zyrtare u nderuan shqiptarët e suksesit, duke hapur më pas siparin edhe aktiviteteve të këtij lloji. Nga SHBA ishin të paktën 20 personazhe që nderuan me pjesmarrjen  e tyre në libër por edhe në mbrëmjen Gala.

Më pas do të vijonim të lançonim e të tregonim për suksesin shqiptar në Nju Jork e në rreth tij në librin , “121 histori suksesi në 121 foto “ botuar ne një libër e mishëruar në një ekspozitë fotografike  e cila u prezantua me shumë sukses në një mbrëmje të vecantë në selinë e Presidentit të Republikës së asaj kohe, zotit Ilir Meta. Por më pas kjo ekspozitë dhe ky libër do të  prezantoheshin  në ekspozita të veçanta në   Shqipëri (Pogradec, Tiranë, Patos), në Maqedoninë e Veriut(  Strugë),  Sërbi(Preshevë),  Kosovë( Prishtinë),  Mali i Zi(Uqin), duke qënë në këtë mënyrë një tribunë shumë e rëndësishme dhe reale e suksesit shqiptar  dhe duke marrë iniciativa konkrete kudo që shkonim.

Por gjithkush kujton edhe sot aktivitetin që Albanian Excellence , zhvilloi në shtator të vitit 2016. U pagëzua  nga ideatorët jo pa qëllim,   “Zonjat shqiptarë në Nju Jork”,  kurorëzuar me një mbremjë Gala të paharruar  në sallën Symphony  Space në Manhattan, ku u nderuan zonjat shqiptare të të gjitha trojeve kombëtare që jetojnë në Nju Jork dhe rreth tij, me regji dhe skena nga Andis Gjoni e skenar nga Flora Nikolla.

Në këtë mbrëmje Gala, u promovua  libri “Zonjat shqiptare në Nju Jork”, me intervista të  realizuara nga Flora Nikolla dhe Kozeta Zylo .

Qershia mbi tortë ?  Nënshkrimi nga të gjithë të pranishmit, i Memorandumit , me firmën e parë të Presidentit Nishani,  “Të qënit grua në shekullin e XXI”.  I gjithë aktiviteti u organizua nën kujdesin personal të Presidentit të Republikës në atë kohë, të ndjerit z.Bujar Nishani.

Por në vijim të detyrave që u parashtruan në këtë memorandum  në qershor 2018, në Nju Jork u nënshkrua në kuadrin e këtij memorandumi, “Peticioni në mbeshtetje të grave të dhunuara në Luftën e Kosovës ne vitin 1999” i  nënshkruar deri më tani nga përafërsisht nga 13.000 persona.

Dëshira Ahmeti , sopranoja e njohur shqiptare që jeton në Nju Jork, sopranoja e parë shqiptare në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë  së Veriut, ishte e pranishme me zërin  e saj në krijimin e orkestrës së Albanian Excellence në vitin 2018 në Tiranë, një koncert solemn që u organizua nën kujdesin e Presidentit të asaj kohe, zotit Ilir Meta. Dëshirës ju dorëzua personalisht nga Presidenti Meta, diploma e anëtares së nderit të Albanian Excellence, duke qënë nga ai moment një pjesë e rëndësishmë e kësaj qëndre e cila vetëm i jep zë vlerave të shqiptarëve kudo janë.

Dy vite më parë kur pandemia botërore e Covid 19 ishte mes nesh, baritoni i njohur Kreshnik Zhabjaku,  do të ftohej në Shqipëri në një tur koncertor në juglidje të Shqipërisë përfshirë dhe Dibrën e Madhe . Së bashku me sopranon e parë të Teatrit të Operas dhe Baletit, Eva Golemi, shoqëruar nga kuinteti i Albanian Excellence, drejtuar nga maestro Smerald Spahia, spala e orkestres Palma de Mayoca –Spanjë, Kreshniku,  do të interpretonte në katër koncerte duke marrë duatrokitje  të merituara nga  publiku në Pogradec, Korçë, Dibër e Madhe por edhe  duatrokitje nga fëmijët romë  dhe fëmijët e korpusit Nehemia , ku dhanë një koncert enkas për ta.

Regjistruar nga Televizoni Shqiptar, ky  koncert me këngë të juglindjes së vendit dhe zonës së Dibrës të risjella në një frymë të re nga Shpëtim Saraçi , është një dëshmi e gjallë  se kur ekziston dëshira e mirë dhe mëndja e hapur, mund të organizohen bashkëpunime të tilla të suksesit me shqiptarët kudo janë, këtej apo andej kufirit, duke ndihmuar për të qënë sa më pranë.

Por dy këngëtarët e njohur me banim në Nju Jork, sopranoja Dëshira Ahmeti dhe  baritoni , Kreshnik Zhabjaku së bashku me  orkestrën Albanian Excellence në fund të vitit 2020 , ne kohën e Pandemisë Covid 19 , realizuan në Manhattan këngën e njohur Silent Night, si nje mesazh miresie dhe paqe, ndersa disa  muaj më parë, Dëshira Ahmeti, interpretoi po me orkestrën Albanian Excellence,  këngën  “Lule borë”, si një mesazh falenderimi për të gjithë personelin mjeksor kudo në botë që ishin në luftë Covid 19.

Albanian Excellence e vijon misionin  e saj të evidentimit, nderimit të suksesit shqiptar kudo në botë, si me tituj ashtu me çmimet e themeluara në nder të njerëzve që bëjnë historinë e kombit tonë,  ashtu edhe në botimin deri më tani të të paktën 13 librave të cilat janë padyshim enciklopedia e suksesit shqipta.

 Ky është mision fisnik  aq edhe njerëzor i Albanian Excellence, i pranueshëm nga të gjithë si në  ditën e 10 të të qershorit të vitit 2023 , kur me flamurin kuq e zi do të nderojmë suksesin e bashkëkombasve tanë në zemër të qëndres së botës në Manhattan –NYC/ KultPlus.com

Ronald Reagan: Nëse keni sukses në politikë ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër

Më 5 qershor 2004, në moshën 93 vjeçare, vdiq Presidenti i SHBA-ve, Ronald Reagan.

Një politikan, komentator, aktor dhe anëtar i Partisë Republikane, shërbeu si President i 40-të i Shteteve të Bashkuara nga 1891 deri në 1989. Konsiderohet si një nga presidentët me një karrierë të bujshme në sferën e politikës në Amerikë.

Ronald Reagan ishte president për dy mandate rresht dhe konsiderohet një ndër presidentët më të admiruar, të dashur nga amerikanët.

Ai vlerësohet për kontributin e jashtëzakonshëm për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik, luftën kundër drogës, për ringjalljen e ekonomisë, për frymëzimin e optimizmit për shumë amerikanë.

Ai njihej për aftësi të veçanta në komunikim.

 Disa nga thëniet e tij më të mira janë:

“Supozohet se politika është profesioni i dytë më i vjetër. Unë kam kuptuar që ai ka shumë ngjashmëri me profesionin e parë më të vjetër.”

“Njeriu ka avantazhe kur zgjidhet President. Ditën pasi u zgjodha, notat e mia të shkollës së mesme u klasifikuan sekret.”

“Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër.”

“Nuk kemi borxh një miliard dollarë, pasi nuk kemi taksuar mjaftueshëm; kemi borxh një miliardë miliard dollarë, pasi kemi shpenzuar shumë.”

“Informacioni është oksigjeni i epokës moderne. Ai kapërcen përmbi muret me telat me gjemba, ai depërton përtej kloneve me korrent.”

“Sot, në qoftë se ju shpikni një çark më të mirë minjsh, qeveria vjen me një mi më të mirë.”

“Unë i bëj thirrje komunitetit shkencor, atyre që na dhanë armët bërthamore, për të orientuar talentet e tyre të mëdha tani ndaj çështjes së njerëzimit dhe të paqes në botë: të na japin mjetet për t’i bërë këto armë bërthamore të pafuqishme.”

“Qeveria gjithmonë gjen një arsye për paratë që ajo merr.”

“Nga katër luftëra që i kam parë në jetën time, asnjëra nuk erdhi për shkak se Amerika ishte tepër e fortë.”

“Udhëheqësi më i madh nuk është domosdoshmërisht ai që bën gjërat më të mëdha. Është ai që i bën njerëzit të bëjnë gjërat më të mëdha.”

“Liria përparon kur feja është e gjallë dhe sundimi i ligjit nën Perëndinë është pranuar.”

“Qeveria ekziston për të na mbrojtur nga njëri-tjetri.”

“I gjithë ndryshimi i madh në Amerikë fillon në tryezën e darkës.”

“Pushteti i koncentruar gjithmonë ka qenë armik i lirisë.”

“Pikëpamja e qeverisë për ekonominë mund të përmblidhet në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.”

“Qeveria nuk i zgjidh problemet, por i subvencionon ato.”

“Beso, por verifiko.”

“Detyra e parë e qeverisë është t’i mbrojë njerëzit, jo të drejtojë jetën e tyre.”

“Ne duhet të refuzojmë idenë se çdo herë që një ligj është shkelur, shoqëria është më fajtore se shkelësi i ligjit. Është koha për të rivendosur rregullin amerikan që çdo individ është përgjegjës për veprimet e tij.”

“Unë kam menduar shumë kohë se si do të dukeshin Dhjetë Urdhërimet në qoftë se Moisiu do t’i kishte dhënë nëpërmjet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.”

“Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.”

“Si mund të përkufizoni një komunist? E po, ai është dikush që lexon Marksin dhe Leninin. Dhe si mund të përkufizoni një anti-komunist? Ai është dikush që e kupton Marksin dhe Leninin.”

“Fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze janë: Unë jam nga qeveria dhe ndodhem këtu për të ndihmuar.”

“Një popull që është i lirë të zgjedhë, gjithmonë do të zgjedhë paqen.”

“Recesioni është kur një fqinj humb punën e tij. Depresioni është kur ti humb punën tënde.”

“Për demokracinë ia vlen të vdesësh, sepse kjo është forma më shumë e nderuar e qeverisë e hartuar ndonjëherë nga njeriu.”

“Brenda kapakëve të Biblës janë përgjigjet për të gjitha problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen.”

“Të rrish duarkryq duke shpresuar se një ditë, disi, dikush do të bëjë drejtësi, është sikur të shkosh në gojën e krokodilit, duke shpresuar se ai do të të hajë ty të fundit.”

“Nëse duam vendin tonë, ne duhet gjithashtu të duam bashkatdhetarët tanë.”

“Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.”

“Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen.”

“Nuk ka kufizime në mendjen e njeriut, nuk ka mure rreth shpirtit të njeriut, nuk ka pengesa për përparimin tonë, përveç atyre që ne vetë ngremë.”

Në vitet e fundit të jetës së tij, ai u diagnostifikua me sëmundjen e alzhaimerit. Një çrregullim i pashërueshëm neurologjik që i shkatërron qelizat nervore të trurit.

Ai vdes në pasditen e 5 qershorit, në shtëpinë e tij në Bel Air, Kaliforni. / KultPlus.com

Rita Ora dhe Taika Waititi në kopertinën e Vogue, zbulojnë shumë gjëra nga jeta e përbashkët (FOTO)

Ka dalur numri më i ri i revistës Vogue Australia ku sot Rita Ora ka zbuluar edhe fotosesionin e plotë me bashkëshortin e saj Taika Waititi.

Ata ranë në dashuri në Sydney, kështu që edhe xhirimet për kopertinën e Vogue është parë si e përshtatshme të xhirohen në sfondin e portit vezullues atje.

Çifti i ri është hapur për Vogue për jetën e tyre së bashku si miqtë më të mirë dhe tani, bashkëpunëtorë krijues.

Të dy, u martuan vitin e kaluar dhe së fundmi mahnitën me paraqitjen e tyre në tapetin e kuq në Met Gala në Atelier Prabal Gurung. Pozitiviteti i tyre i përbashkët ka bërë që edhe gjatë këtij fotosesioni të krijojnë situata të këndshme, shkruan Vogue.

“Rita është një profesioniste në njohjen e këndeve të saj,” bën shaka Waititi. “Ajo ka shumë më shumë poza se unë. Unë kam rreth katër poza dhe tre shprehje.”

Këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova, 32 vjeç, dhe shkrimtari dhe regjisori i vlerësuar me çmime Kiwi, 47 vjeç, shijuan një miqësi të gjatë pasi u prezantua nga Robert Pattinson në një ndejë që Waititi po organizonte në LA.

Dy vjet më vonë, ata po kalojnë një moment të bukur dhe jo vetëm për faktin se po fotografoheshin në qytetin që ishte sfondi i tyre romantik.

Muaji tjetër shënon publikimin e albumit të tretë në studio të Orës, You & I, i cili bashkon rrëfimin e historisë së tyre të dashurisë, këngë pas këngë. / KultPlus.com

“Buste de femme” e Pikasos në ankand

Piktura e Pablo Picassos “Buste de femme” (”Bust gruaje”), të cilën ai e krijoi dy vjet para vdekjes së tij në 1971, do të dalë sot në ankand në qytetin gjerman të Këlnit për një vlerë prej 1,5 milionë eurosh.

”Është hera e parë në të paktën 25 vjet që një pikturë e madhe e artistit spanjoll del në ankand në Gjermani”, sipas shtëpisë së ankandit ”Van Ham”.

Historianët e artit njohin në pikturë bashkëshorten e dytë të Pikasos, Jacqueline Roque (1927-86), nga pasuria e së cilës erdhi fillimisht.

Tani vjen nga një koleksion privat gjerman me një vlerë totale të vlerësuar prej 10 milionë eurosh.

Ai përfshin gjithashtu vepra nga Louise Bourgeois, Paul Klee, Sigmar Polke, Egon Schiele dhe Kurt Schwitters.

Picasso, i cili vdiq 50 vjet më parë, krijoi gjithsej 400 portrete të Roque, i cili ishte 46 vjet më e re.

Ish-shitësja e qeramikës më vonë i ndaloi fëmijët e tij të merrnin pjesë në shërbimin e varrimit të Picasso-s.

Ajo vdiq në vitin 1986./ atsh / KultPlus.com

Image shows painting named ‘Bust of a Woman’, by Pablo Picasso from 1971. It will go under the hammer in the city of Cologne, Germany, for the first time in 25 years at the value of between EUR 1.5 million (GBP 1.3 million) and EUR 2.5 million (GBP 2.2 million). (VAN HAM Kunstauktionen KG/Newsflash)

Hardh Fest po vjen me risi, koncerte nëpër qytetet kryesore të Kosovës

Hardh Fest po bëhet gati për edicionin e radhës dhe pak e nga pak po zbulojnë risitë e këtij viti.

Kësaj radhe Hardh Fest po zgjeron territor duke dashur që magjinë e këtij festivali ta shijojnë pothuaje të gjitha qytetet e Kosovës.

“N’Rahovec e kem’ Konakun, por sivjet krejt Kosova do ta ketë rastin të shijojë një cope magjie të festivalit me origjinal, Hardh Fest”, thuhet në njoftim.

Kjo lëvizje e radhës nga Hardh Fest do të jetë një Truck Concert në qendrat kryesore të Kosovës, me performancë LIVE nëpër qytet, që do ta promovojë festivalin që do të mbahet në Rahovec më 1, 2 dhe 3 shtator.

Promo Hardh Fest Tour do të mbahet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa për datat, bendin dhe detajet tjera do ju njoftojmë së shpejti. / KultPlus.com

“Ekrani i artit” në Shkodër promovon lidhjet mes artit bashkëkohor dhe kinemasë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përcolli momente nga aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Shkodër këto ditë, nën logon “Ekrani i artit”, një festival tashmë i kthyer në traditë.

Margariti ndau në rrjetet sociale një album fotografik nga një mbrëmje në Shkodër, ku ishte e pranishme mes artistësh e dashamirësish të artit. “Kënaqësi të bëhesh pjesë e kësaj atmosfere në Javën e Kulturës Italiane, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës”, shkruan Margariti.

I lindur si një projekt që kërkon të promovojë lidhjet midis artit bashkëkohor dhe kinemasë “Ekrani i Artit” , një vazhdimësi e eksperiencës së mirë për 6 vite me radhë  në Shkodër, paraqet për publikun autorë, dokumentarë mbi jetën e krijimtarinë e artistëve bashkëkohorë dhe atyre të Kosovës, që do të zgjojnë interesin e njëkohësisht edhe nostalgjinë e publikut për kinemanë si një institucion i rëndësishëm në edukimin e brezave përmes artit e kulturës.

Përveç filmave, shkodranët por edhe vizitorët do të mund të marrin pjesë njëkohësisht edhe në mbrëmje muzikore por edhe diskutime mbi artin. Pa harruar edhe aktivitetet paralele, dedikuar artistëve të rinj, si ai i videoartit, kuruar nga Elsamina Musiq e Xhulian Millaj në Qendra Rinore. Drejtor artistik i “Ekranit të artit” është Edi Muka ndërsa Zef Paci dhe Tea Paci, kuratorë të programit filmik.

Kjo nismë, tashmë e kthyer në traditë, e shenjon Shkodrën për disa ditë me radhë si skenë ndërkombëtare e artit bashkëkohor. Angazhimi i organizatorëve e interesimi i publikut, janë pa diskutim tregues të pasionit për artin, por edhe i domosdoshmërisë për zhvillimin cilësor të tij në Shkodër./ atsh /KultPlus.com

125 vjet nga lindja e Fredriko Garsia Lorka, poeti që u bë viktimë e pafaj e një mekanizmi çnjerëzor

Nga Albert Vataj

Ai i pararendi kohës. Jetoi dhe u kacafyt ngadhnjyeshëm. U ndez dhe u shua si një flakë Prometeu në ato të pakta vite jetë, të cilat i mbushi përplot. Erdhi dhe iku, për të mbetur përgjithnjë depërtues me kungimin e tij poetik dhe andën krijuese të një shëmbëllimi përshkënditës të një shpirti flakatar. U ngul si një përmendore në historinë dhe memuarin e Granadës dhe Spanjës. Në të gjithë rrugën që përshkoi, mbeti ai. Nuk u pajtua kurrsesi me atë që i sëmbonin shpirtin dhe i lëndonin plagët. Përkundrazi, u përlesh, luftoi dhe u blatua në altarin e asaj çfarë ai besoi.

Pena në dorën e tij, ishte më shumë se një vetëtimë, kungimi i së cilës, zjarmoi fuqishëm natën e dyzimeve strukun në kthinat e trazuara të shpirtit. Krejt zemëratat e kohës së tij, kulmet e asaj brendie të tallazuar ndjenjash dhe pasionesh të stuhishme, janë mishërimi i përgjithmonshëm që la në shpirtrat tanë. Gjithherë me një hov revolte të ndezur në zemër dhe në vullnet.

Fredriko Garsia Lorka, si poet dhe dramaturg, por përmbikrejt, atë që ai ishte, atë që ai bëri, përfshi dhe luftën, poezia, vargu, fjala, metafora, fuqia shprehëse e atij kraharori gjëmimtar, mbetet akti më sublim i këtij kumtuesi, këtij kunguesi të kurajos për t’u sakrifikuar për çfarë beson.

Poezia ka bashkërendur me të krah për krah, duke iu bërë fill drite që përshkon këtë yrysh të mraztë, rol të cilin ai e veshi, jo se deshi, por se koha në të cilën fati e hodhi, ishte një gjithëpamje e marrë zjarr dhe ai kurrsesi nuk mund të hiqej mënjanë, apo të mëtonte përkorjen e përulësisë së nënshtrimit si një akt tragjizmi.

Ai nuk preferoi të ngrohej kur Granada, vendlindja e tij, lëngonte e digjej në zjarr dhe urrejtje, kur gjaku i revolucionit vadiste pemën shtatlartë të krenarisë, në kreshtën e së cilës, ai ishte dega që ngaste rrufetë dhe përleshej. Ai la gjurmë te thella në ndërgjegjen e kokës, mëtoi si pakkush tjetër gjithçkishte për atë që aspironte. Nuk heshti derisa u nda nga jeta. Edhe vetë vdekja e tij ishte më shumë se e tillë, sepse vetë jeta dhe shpirtëzimi, me të cilin ai ushqeu kohën në zgrip, mbartën përmasat e pavdekësisë.

***

Lorca ishte duke punuar me Aurelia-n dhe Bernarda Alba-n, në verën e vitit 1936, kur shpërtheu Lufta Civile Spanjolle. Më 16 gusht, ai u arrestua në Granada nga forcat nacionaliste, të cilat e urrenin homoseksualitetin dhe pikëpamjet e tij liberale, dhe u burgos pa gjyq. Natën e 18 ose 19 gushtit (data e saktë nuk është verifikuar kurrë), ai u çua në një kodër të largët jashtë qytetit dhe u qëllua.  Federico Garcìa Lorca  u qëllua nga një trupë frankoiste që i përkiste CEDA (një parti e krahut të djathtë e mbështetur nga Kisha Katolike) në moshën tridhjetë e tetë vjeçare. Poeti dhe dramaturgu i famshëm u bë viktimë e pafaj e një mekanizmi çnjerëzor. Ai ishte “fajtor” se guxoi të mendojë dhe të kishte orientim seksual ndryshe.

Dëshmitarët thonë se poeti shkoi drejt vdekjes duke qarë, një klithmë që ndoshta lindi nga hidhërimi i thellë që e kishte torturuar gjithmonë pjesën më të madhe të jetës së tij të shkurtër, i mbytur nga gjendja e tij e brendshme për të qenë i përjashtuar nga një shoqëri kastruese ndaj homoseksualëve dhe të tjerëve.

***

Behim në ndërmendjen për poetin e dramaturgun e madh, si në një kremte, për ta rikthyer dhe ribërë në sa të jetë e mundshmja përfytyrimin e kësaj madhështie dhe veçantie.

Ai u lind më 5 qershor 1898 në Fuente Vaqueros, një Fshat në Granda të Spanjë Fredriko Garsia Lorka për t’u  shuar tragjikisht në ikjen e tij si një martir i lirisë, më 19 Gusht 1936. Një vdekje me shumë të panjohura dhe plot hamendësime, në një farë mënyre ishte sintezë e vetë të gjallëve të Lorkas. Ai mbamendet si poet, shkrimtar, dramaturg, gjithashtu në jetëshkrimin e tij shënohet edhe veprimtaria si drejtor teatri. Fredriko Garsia Lorka është i njohur ndërkombëtarisht për pjesëmarrjen e tij në luftën civile spanjolle ku udhëhoqi forcat anti-fashiste për të penguar forcat Gjeneralit Francisco Franco.

Vetëm pas vdekjes së Frankos, për García Lorcan mund të diskutohen hapur në Spanjë. Kjo për shkak jo vetëm të censurës politike, por edhe të ngurrimit të familjes e cila dispononte dhe nuk lejonte publikimin e krijimeve të tij, një pjesë e cila ishte e papërfunduar. Ky ishte fati i një revolucionari, i një vullneti me tharm lirie, i një poeti dhe dramaturgu.

Libri i parë i poezive Garcia Lorkas u botua në vitin 1921, ku janë të përfshira krijimet që zanafillojnë qysh në vitin 1918, të zgjedhura me ndihmën e vëllait të tij Francisco që njihej me nofkën “Paquito” Ky rrugëtim fillimor shtrihej në një tematikë të larmishme, por që vlen të citohet interesimin dhe lëvrimi fetar që Lorka i bëri gufimit poetik. Për t’u pasuruar dhe hyjnizuar prej një zjarri krijues te poezitë për dashurinë dhe natyrën.

Kështu nisi kushtrimi i tij krijues. Ai i pararendi kohës. Jetoi dhe u kacafyt ngadhnjyeshëm me të. U ndez dhe u shua si një flakë Prometeu në ato të pakta vite jetë, të cilat i mbushi përplot jetë dhe veprim. Erdhi dhe iku, për të mbetur përgjithnjë depërtues me kungimin e tij poetik dhe andës krijuese të një shëmbëllimi përshkënditës të një shpirti flakatar. U ngul si një përmendore në historinë dhe memuarin e Granadës dhe Spanjës. Në të gjithë rrugën që përshkoi, mbeti ai. Nuk u pajtua kurrsesi me atë që i sëmbonte shpirtin dhe i lëndonte plagët. Përkundrazi, u përlesh, luftoi dhe u flijua. Pena në dorën e tij, ishte më shumë se një vetëtimë, kungimi i së cilës, shkënditi fuqishëm netët e dyzimeve të strukun në kthinat e trazuara të shpirtit. Krejt zemëratat e kohës së tij, kulmet e asaj zemre të tallazuar ndjenjash dhe pasionesh të stuhishme, janë mishërimi i përgjithmonshëm që la në shpirtrat e brezave, gjithherë me një hov revolte në brendi. Fredriko Garsia Lorka, si poet dhe dramaturg, por përmbikrejt asaj që bëri ai, përfshi dhe luftën, poezia mbetet akti më sublim i këtij kumtuesi. Ai ishte dhe do të mbetet përgjithmonë në memuarin e gjeneratave një poet. Edhe në dramë, ai ishte mëse i tillë. Poezia ka bashkërendur me të krah për krah, duke iu bërë fill drite që përshkon këtë yrysh të mraztë, rol të cilin ai e veshi, jo se deshi, por se koha në të cilën fati e hodhi, ishte një gjithëpamje e përfshirë nga flakët. Ai nuk preferoi të ngrohej kur Granada digjej. Ai nuk mund të mënjanohej kur vendlindja e tij, lëngonte, gjaku i revolucionit vadiste pemën shtatlartë të krenarisë, në kreshtën e së cilës, ai ishte dega që ngaste rrufetë dhe përleshej. Ai la gjurmë te thella në ndërgjegjen e kokës, mëtoi si pakkush tjetër gjithçkishte për atë që aspironte. Nuk heshti derisa u nda nga jeta. Edhe vetë vdekja e tij ishte më shumë se e tillë, sepse vetë jeta dhe shpirtëzimi, me të cilin ai ushqeu kohën në zgrip, mbartën përmasat e pavdekësisë.

Kryevepra e tij ishte ai vete, Federico, pohon Luis Bunuel.

Benedetto Croce thoshte se njeriu i sotem është me tepër pjellë e një ubi, sesa e një epoke, se emri i Granadës është i lidhur përgjithmonë me jetën dhe me veprën e poetit Federico Garsia Lorka, thotë Antonio Gallego Morell.

Duke u zhytur më thellë në zgafellat e mëtimeve për Fredriko Garsia Lorka, ndeshim në shtresime të çmuara dhe të befta. Qysh në fillimet e karrierës së tij, Federico Garsia Lorka pranoi të bëhej hero, simbol kombëtar. Poet besnik ndaj truallit të tij deri në pasojën e skajshme, ai mori pamjen e një Don Kishoti të ri, të kthyer nga aventurat, që kishte në damarë një gjak mizor, një ëndje të thellë, shpesh prej kalorësi, me një vdekje që niset përditë në udhëtime dasme. Klasik, por alogjik, shton Alain Bosquet, tradicional, por fantastik. Ai është gjenia e një vendi, e përqëndruar në një qenie të vetme – mospërfillëse, ekstremist, kontradiktor.

Që në moshën 30-vjeçare, Lorka u bë legjendë, ashtu si Servantesi në sytë e fshatarëve të Mances, një mishërim i kalorësit me fytyrë të vrerosur. I çmisheruar nga kjo legjendë, ishte e natyrshme që ai të zhdukej, kur nisi lufta vëllavrasëse: do të ishte fyerje për Spanjën që po sakrifikohej, të mos bënte theror poetin e saj të madh.

Garsia Lorka u bë martir i luftës dhe hyri ne radhën e fatlumëve si gjeniu unik i brezit të tij që ishte brez gjenish. Libri “Poeti në Neë York” shprehet si një kumt syrealist, por ai është më kozmopolit, po kështu, edhe përmbledhja “Romancero” nuk i përket letërsisë regjionaliste apo ekzotike, shton për të Francisco Umbral.

Ndërmendje për poetin

Përmendorja me e bukur për Lorken jane dy qiparisa në dyert e Granades. Ata i kishte mbjellë poeti dhe vellai i tij, Huerta de San Vincente, shtepia e mbuluar me lulevile ku banonte familja e tyre dhe kishte përballë Sierra Nevaden. Sot, këta drurë kanë një pamje vangogeske, pohon Jean-Francois Fogel, pa lidhje me mjedisin mizor: Një arë e vogël me misër, e rrethuar nga ndërtesa e lagjes së jashtme.

Garsia Lorka shquhet për një imagjinatë mitike. Ian Gibson, është i mendimit se kjo gjë shpjegon suksesin e tij në një bote të humanizuar. Ai na kujton lidhjen e dikurshme midis njeriut dhe natyrës.

Poezia e tij ishte dhe është dramatike dhe teatri i tij është gjithëpërfshirës në tragjiken ku rrokullisen jo vetëm fate individesh por dhe popujsh. Ai, me parmendën e shpirtit ka mjellë në historikun e letrave, atë fjalë të mbushur me mendim, muzikalitet dhe kërcim. Sepse ai është një dëshmi autentike i vendlindjes. Nuk mund të ishte ndryshe.

Po të kishte një zgjidhje, poezia do të mbetej në dashuritë prej të cilës do të ishte e pamundur të ndaheshe. Sinteza që bën më popullore dhe ultramodernen, krijon një simbioze të pazakontë. Kritika nuk njeh ndonjë rast tjetër të ngjashëm me të. Përzierja e muzikores dhe e poetikës, e antikes dhe e modernes, kurrë ndonjëherë nuk qe bërë kështu te një person i vetëm. Arti i Lorkës mbetet gjithnjë “ligjërim”, refuzim aktiv i ndarjes midis qenieve, dëshirë për të komunikuar. Te kjo dëshirë, ai shihte burimin e çdo arti, arsyen e shprehjen lirike.

Veprat e tij poetike kryesore jane: “Kënge” 1921; “Romanca cigane” 1928; “Poeme e kanto kondos” 1931; “Vajtim për Injacio Sances Mehijas” 1935; “Poeti ne Nju – Jork” 1940.

Gjithë krijimtaria e tij është ndërgjegjia dhe vetëdija e kohës dhe aspirata e krejt brezit. Ai ishte një sy vëzhgues dhe zemër reaguese. Ndjenja dhe pasioni, dashuria dhe liria, natyra dhe vendlindja, ishin idealet dhe tharmi që ngjizi atë vepër, të cilën e shpalojmë më shumë se si një regëtimë shpirti, si një dëshmi e kohë, të cilës ai i përkiste dhe për të cilën u desh të mos kursente asgjë, edhe atë që kishte më të shtrenjtë, jetën.

Erëtreguesi

Erë e jugut.
E nxirrë dhe përvëluese,
vjen mbi trupin tim,
e sjell farëza
të shkëlqyeshme
vështrimesh, lule
portokalli.

E kthen të kuqe hënën
I bën të ulërijnë
robërit plepa, por vjen
shumë vonë!
Unë e mbështolla natën e rrëfenjës sime
në raft!

Pa asnjë erë,
Qartë shiko!
Xhiro, zemër;
Zemër, xhiro.

Ajër i veriut,
ari i bardhë i erës!
vjen mbi trupin tim
drithëruar me aurora
boreale,
me të kepit të fantazmave
kapidanë,
që qeshin me të madhe
me Danten.
Oh shkëlqyes yjesh!
Por ti vjen
shumë vonë.
Çështja ime është mykur
Dhe unë e humba çelësin.

Pa asnjë erë,
Qartë shiko!
Xhiro, zemër;
Zemër, xhiro.

Puhi, xhuxha dhe erëra,
prej askundi,
mushkonjëri trëndafilash
me petale piramidale,
vrunduj shkëmbyes
në trungjet e ashpër,
flautë të shtrëngatës,
largohuni!
Ndër pranga mbërthyer
kujtesa ime,
është robëruar zogu
që skicoi me këngë
mbrëmjen.

Gjërat që shkojnë nuk kthehen kurrë,
gjithë bota e di,
në flladet e kthjellët të erërave
është padobi e qara.
Vërtet, plepo, mjeshtër i puhisë?
Është padobi e qara!

Pa asnjë erë,
Qartë shiko!
Xhiro, zemër;
Zemër, xhiro.

Zemër e re

Zemra ime, si një gjarpër
e ndërron lëkurën e saj,
e mbaj ja mu në dorë
plot me plagë dhe me mjaltë.

Mendimet që u mëkëmbën
në çerdhen tuaj, ku shkuan?
Po trëndafilat që dhanë aromë
Për Jezu Krishtin dhe Satanan’?

Mbështjellësi i gjorë e mbyti
Yllin tim mbrekullor!
Pergamen i dhimbshëm gri
I asaj që dashuroja por s’e dashuroj.

Shoh në ty fetus i shkencave,
mumje vargjesh dhe skelete
të pafajsive time antike
dhe romancave sekrete.

A t’ju var në murin
e muzeut tim të ndjesive,
tok me të ftohtin edhe terrin,
bebe gjumashe të ligësisë sime?

A t’ju përhap ndër pishat
-libër vuajtjesh i dashurisë time-
kështu të mësoni tringëllimat
që në agim i merr bilbili?

Këngë miturake

Ka pikla vese
në krahët e bilbilit,
pikla të kthjellta hëne
rrjedhur prej fytyrimit.

Mbi mermerin e burimit
puthja e ujrave,
ëndrra e yjeve kokëulur.

Vajzat e kopshtijeve
më thonë të gjitha ‘upafshim
kur kaloj. Këmbanat
dhe ato më thonë ‘upafshim.
Dhe pema puth
në mugëtirë. Unë
lotoj nëpër rrugë,
groteske, pa zgjidhje,
me trishtimin e Cyrano-s
dhe Qyijote-s
rifitoj
mundësi të pafunda
sa ritmi i orës.
I shoh bebëzat të thahen
me ti prekur zëri im
njollosur me dritë të përgjakur,
dhe në këngën time lirike
vesh zbukurimet e një kllouni
faqebardhë. Dashuria,
e bukura dhe e ëmbla fshihet
nën një merimangë. Dielli
si merimagë tjetër më mbulon
nën këmbët e tij të arta. Nuk
e gjej dot fatin tim,
se jam si vetë Dashuria,
shigjetat e të cilës janë lotë,
dhe torba e tyre zemra.

Do ti jap gjithë ç’kam
dhe lotoj dëshirën time
si fëmijë i braktisur
në rrëfenjën e harruar.

Pemë

Pemë!
Ç’qenë shigjetat tuaja
ranë nga kaltrimi?
Ç’luftëtarë të tmerrshëm ju lançuan?
Vallë ishin yjet?

Muzika juaj buron nga shpirti i zogjve,
prej syve të Zotit,
prej dëshirës së përkorë.
Pemë!
E njohin rrënjët tuaja të forta
zemrën time në tokë?

Madrigal

Unë të vështrova në sy
kur isha i mirë dhe djalë.
Duart e tua me ledhatuan
një puthje më pate falë.

(Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.)

U hap zemra ime
si një lule nën qiell,
me petale dëshire
dhe thekë ëndrrash.

(Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.)

Në këndin tim ngashërova
porsi princi i rrëfenjës
për të Artën Estrelita
që u largua nga ndeshjet.

(Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.)

Unë prej teje jam larguar
I dashuruar pa e kuptuar.
Nuk e di si janë sytë tua,
Duart e tua as flokët e tua.
Vetëm më ka mbetur në ballë
Flutura e puthjes.

(Orët mbajnë të njëjtën rënie,
dhe netët kanë të njëjtët yje.)

Natësor

Kam shumë frikë
nga gjethet e vdekura,
në mes të fushave
mbuluar me vesë.
Do të fle tani;
dhe nëse nuk më zgjon,
do lë ndanë teje zemrën time të ngrirë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Të stolisa gjerdanë
Me gurët e agimit.
Përse më braktis
Në këtë udhë?
Nëse ti shkon larg
Zogu im do qajë
Dhe vreshti i gjelbër
Nuk do të bëjë verë.

“Kush fëshfërin ashtu,
aq larg?”
“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!”

Ti kurrë s’do ta kuptosh
Sfinks bore,
Sa shumë që unë
Do të të dashuroja
Mëngjeseve
Kur rrebesh të binte
Dhe në degën e thatë
Të prishej foleja.

“Dashuri,
është era në dritare,
e dashura ime!” / KultPlus.com

Sot, Dita Botërore e Mjedisit 

Dita Botërore e Mjedisit e njohur nganjëherë edhe si Dita ndërkombëtare e mjedisit është një ditë festive e cila organizohet më datën 5 qershor të çdo viti. Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të rritjes së vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit si dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve aq sa edhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. 5 qershori si datë festive dhe botërore e mjedisit ka nisur të festohet që nga viti 1974.

Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human. / KultPlus.com

Sot hapet Java e Krenarisë në Prishtinë, të pranishëm do të jenë edhe kryeministri e presidentja

Sot zyrtarisht do të bëhet parada për hapjen e Javës së Krenarisë.

Të pranishëm në Hapjen Zyrtare do të jenë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të pranishëm gjithashtu do të jenë edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffery Hovenier, Ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund si dhe Frank Power, Drejtor i zyrës së Këshillit të Evropës.

”Përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” në këtë edicion ata do të përçojnë një mesazh mbështetës për të gjithë që janë duke u përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e homofobisë dhe transfobisë  sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja. Me “T’du qashtu qysh je” duam t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës profesionale është më se e nevojshme, për të mos thënë thelbësore, për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit mendor.

Mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTQI+ duhet të jetë prioritet i institucioneve dhe politikbërjes tonë. Kjo Javë e Krenarisë na rikujton që jetët e personave LGBTQI+ janë të rëndësishme.” thuhet në njoftimin e Prishtina Pride. / KultPlus.com

‘Kur të jesh mërzitur shumë’ nga Ardit Gjebrea (VIDEO)

Poezia “Kur të jesh mërzitur shumë” është interpretuar nga shumë muzikantë të ndryshëm, por me një stil unik dhe të veçantë e ka bërë edhe Ardit Gjebrea, duke nderuar e kujtuar autorin e mirënjohur, Dritëro Agollin, i cili më 3 shkurt shënon përvjetorin e vdekjes, shkruan KultPlus.

Poezia e famshme e shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Këtu s’do jem do jem larguar
Në tokë i tretur si të tjerët
Në kafenenë e preferuar
Nuk do më shohin kamerierët

Dhe nëpër udhët ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thatë
Mbi varrin tim do të rrijë i heshtur
Një qipariz si murg i ngratë

Ti do trishtohesh atëherë
Se s’do me kesh në dhome të gjallë
Dhe kur në xham të fryje erë
Do qash me erën dalëngadalë

Por kur të jesh mërzitur shumë
Në raft të librave kërkomë
Aty do jem i fshehur unë
Në ndonjë fjalë a ndonjë shkronjë

Mjafton që librin pak ta heqësh
Dhe unë do të zbres do t’vi pranë teje
Ti si dikur me mall do qeshësh
Si një blerim pas një rëkeje.

Në vijim gjeni edhe interpretimin e Ardit Gjebreas. /KultPlus.com

BE i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e librave

BE-ja i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e libraveBE-ja i dhuron 621 mijë € Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë për restaurimin e librave

Pajisje për restaurimin e librave me vlerë 621 mijë euro i janë dhuruar Bibliotekës Kombëtare nga Bashkimi Evropian përmes programit BE për kulturën. Përmes pajisjeve, biblioteka do të mund t’i ruajë më shumë botimet e vjetar dhe disa prej tyre do të jenë edhe online në formë digjitale.

Ambasadorja e BE, Christiane Hohmann, tha se është pasuria e trashëgimisë kulture që do të çojë Shqipëria në BE.

“Është kënaqësi të shohim rezultatet e asaj që BE bën në Shqipëri. dhe kjo është diçka që nuk mund të nënvlerësohet sepse është ruajtje e trashëgimisë kulturore. Pa histori nuk shkojmë dot në të ardhmen. Për të ruajtur pasurinë që zotëron Biblioteka kombëtare, tashmë me një fond prej më se gjysmë milioni euro ruhen dhe restaurohen librat jo vetëm për publikun por edhe për studiuesit. Sapo mësova se librat mbaheshin në kuti diku dhe ishin të paaksesueshme deri tani”

Vetë godina është restauruar së fundi dhe ka arredim të ri ndërsa ministrja foli për të ardhmen.

“Kemi rizbulim të thesareve të bibliotekës dhe hapësirës. Është një rizbulim i rrënjëve dhe marrëdhënieve me vendet. Zemra e vërtetë e këtij institucioni do të duhet të kthehet në hapësirë restaurimi e digjitalizimi”.

Kujdesi për trashëgiminë nis që me prekjen e librave me doreza./Shqip.com/KultPlus.com

Lekë Tasi rikthehet në Shkodër, artisti e gjen frymëzimin në rrymat e artit të shekullit XX

“Përsëri n’Shkodër”, u emërtua kështu ekspozita që galeria “Oda” çeli me artistin Lekë Tasi. Autori i përket piktorëve bashkëkohës modernë shqiptarë të pas viteve ’90 në vendin tonë ndërsa në ekspozitën e tij më të fundit solli një pjesë të punimeve të tij në pikturë.

Ndonëse është 94 vjeç autori Tasi e gjen sërish forcën të shprehë mesazhe me artin e tij ndërsa frymëzimin duket se e gjen tek rrymat artistike të shek. XX, totalisht të ndryshme nga arti post modern.

Si një artist me përvojë të madhe, Lekë Tasi ka edhe një këshillë për më të rinjtë.

“Ka dhe të rinj që duhen njohur, nxitur, e për këtë duhen bërë vizita në galeritë e Europës, që të shohin art muzeal apo në galeritë”, tha ai.

Lekë Tasi e nisi jetën si muzikant ndërsa kishte pasion pikturën duke realizuar kryesisht peisazhe. Ai ka qenë pjesë e shumë ekspozitave vetjake dhe kolektive duke trajtuar tema sociale dhe politike me artin e tij./KultPlus.com

‘Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën’

Thënie nga Artur Shopenhauer

“Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e lartë e ka të sigurtë.”

“Kur e bleni një libër, ju në mënyrë optimiste mendoni se po e bleni edhe kohën për ta lexuar atë.”

“Njerëzit e mëdhenjë janë sikur shqiponjat; ata i ndërtojnë folet e tyre në lartësitë e vetmuara.”

“Të gjitha të vërtetat e mëdha kalojnë nëpër tre faza: fillimisht ato përqeshen, pastaj ato kundërshtohen dhunshëm dhe në fund ato pranohen si vetë – evidente.”

“Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlenë edhe për lavdinë.”

“Dhembshuria për kafshët është e lidhur ngushtë me mirësin e karakterit, dhe mund të pohohet me siguri se ai që është mizor me kafshët, nuk mund të jetë kurrë njeri i mirë.”

“Secila dashuri, sado qiellore të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”

“Një njeri mund të jetë vetja vetëm për aq kohë sa ai është i vetëm; dhe nëse ai nuk e don vetminë, ai nuk do ta dojë as lirinë; sepse vetëm atëherë kur ai është i vetëm, ai është vërtetë i lirë.”

“Asgjë nuk mund të jetë e bukur pa të vërtetën.”

“Zakonisht është humbja ajo që na bënë ta dim vlerën e gjërave.”

“Një shkallë e lartë e intelektit priret ta bëjë njeriun të pashoqërueshëm.”

““Natyra e tregon se me rritjen e inteligjencës vjen e rritur edhe aftësia për të ndjerë dhimbje dhe se vetëm në shkallën më të lartë të inteligjencës, dhimbja e arrit pikën e saj supreme.”

““Doktori e sheh të gjithë dobësinë e njeriut, gjykatësi e sheh të gjithë ligësinë dhe teologu të gjithë budallallëkun e tij.”

““Talenti e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta godas. Gjeniu e godet shënjestrën të cilën askush nuk mund ta shoh.”

“Ne rrallë mendojmë për atë që e kemi, ndërsa shpesh për atë që na mungon.”

“Njerëzit e zakonshëm thjeshtë mendojnë se si duhet ta shpenzojnë kohën e tyre; I talentuari tenton ta përdor atë.”/KultPlus.com

As humbëse, as qaramane

Poezi e shkruar nga Maya Angelou.
Përktheu: Orjela Stafasani

“E urrej kur humb diçka,”
pastaj ajo kokën anon,
“qoftë edhe ndonjë cent, veç vdekja më shpëton.
S’mund ta shpjegoj këtë. S’ke çka shton,
Përveç që e urrej kur humb diçka.”

“Njëherë humba një kukull dhe një javë derdha lot.
Ajo i hapte sytë, bënte gjithçka, veç që s’fliste dot.
Besoj se atë e mori ndonjë hajdut kukullash e të tillë ka plot.
Po të them se e urrej kur humb diçka.”

“Njëherë, një orë që kisha, më ra nga dora dhe e humba.
Në atë orë për matjen e ditës ishin dymbëdhjetë numra.
Krejt çka mund të them për orën, që ta harroja s’munda,
Është se vërtet e urrej kur humb diçka.”

“Tash, nëse për orën dhe për kukullën ashtu jam ndjerë.
A s’mendon çka ndjej nëse dikush të dashurin ma merr?
S’po të kërcënoj, madam, por ai është kënaqësia ime n’terr.
Dhe dua të them që vërtet e urrej kur humb diçka.”/KultPlus.com

Drejt Marsit në kërkim të ujit

Teknologjia e zhvilluar nga akademikët e Universitetit të Aberdeen do të fluturojë drejt Marsit, në një përpjekje për të provuar se uji mund të formohet në sipërfaqen e planetit.

Pajisja, e krijuar nga Departamenti i Shkencave Planetare të universitetit, do të monitorojë një proces që shkencëtarët besojnë se prodhon ujë në planet, por nuk është parë kurrë.

Instrumenti fillimisht ishte menduar të dërgohej në Mars gjatë një misioni hapësinor të ideuar nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe homologu i saj rus, por kjo u pezullua pas pushtimit rus të Ukrainës vitin e kaluar.

Financimi nga Agjencia Hapësinore e Mbretërisë së Bashkuar tani do ta shohë pajisjen të ngarkuar në një mision të ardhshëm japonez në Mars, i planifikuar të zhvillohet në pesë deri në 10 vitet e ardhshme.

Uji i lëngshëm nuk është parë kurrë në sipërfaqen e Marsit, por shkencëtarët besojnë se kripërat unike në sipërfaqe thithin ujin nga atmosfera dhe prodhojnë ujë të lëngshëm në formën e shëllirë gjatë natës kur temperatura është më e ulët.

Teknologjia e zhvilluar në universitet, e quajtur Habit (Habitability: Brine Rradiation and Temperature), do të përpiqet të regjistrojë këtë proces.

Ai do të jetë i ngarkuar me llojin e kripërave që dihet se ekzistojnë në Mars, duke lejuar ekipin të monitorojë nëse dhe si kripërat thithin lagështinë nga atmosfera dhe prodhojnë ujë.

Ai gjithashtu do të hetojë sasinë e avullit të ujit në atmosferë, ndryshimet ditore dhe sezonale në temperaturat e tokës dhe ajrit dhe mjedisin e rrezatimit ultraviolet./ KultPlus.com

“Fati ynë shpresë e marrëzi”, një nga perlat e Aurela Gaçes (VIDEO)

Nostalgjia për këngët e viteve 90-ta na bënë që shpesh të ju rikthehemi dhe t’i dëgjojmë ato perla që pavarësisht viteve vazhdojmë t’i dashurojmë, shkruan KultPlus.

Kënga “Fati ynë shpresë e marrëzi” e kënduar nga Aurela Gaçe është një ndër këngët që ka arritur t’i rezistojë kohës.

Kjo këngë ka një fuqi brenda vetes e cila duket sikur nuk do të shuhet kurrë.

Kënga u këndua në vitin 1997 në Festivalin e RTSH-së duke e zënë vendin e dytë. / KultPlus.com

‘Tingujt e kujtesës’, koncert kushtuar 50-vjetorit të revoltës së burgut të Spaçit

“Tingujt e kujtesës” koncerti  ku ndërthurej muzika dhe poezia me dëshmitë historike, solli emocione të pazakonta mbrëmë në sallën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë.

Koncerti përkujtimor vjen për të dytin vit radhazi nga Fondacioni Kujto, me mbështetjen e Ambasadës Zvicerane në Shqipëri dhe Fondacionit Konrad Adenauer.

Këtë vit eventi iu kushtua 50-vjetorit të revoltës së kamp-burgut të Spaçit, ku qindra të burgosur politikë, mes tyre edhe artistë, u detyruan të punonin në minierë, në kushte shumë të vështira.

Kënga “Në pijetore unë jam ulur”, e njohur dhe e dashur për publikun, është krijuar nga grup artistësh të burgosur politik në Spaç, në vitet ‘70. Kompozitori i saj është Andon Vanko, vargjet janë shkruar nga Astrit Delvina dhe Gëzim Medolli, ndërsa  orkestrimi ishte realizuar nga trompisti Ali Hoxha.

Kënga ishte kënduar në burgun e Spaçit, 5 apo 6 të diela rresht, në ato pak orë të lira që ju lejonte komanda e burgut në një ambjent që quhej salla e lojrave. Refreni i këngës këndohej nga një kor të burgosurish që drejtohej nga bas-i i mirënjohur Lukë Kaçaj. Të gjithë këta artistë të shkëlqyer ishin të burgosur njekohësisht në Spaç.

Aktorja Ema Andrea moderoi dhe interpretoi poezi të poetëve të dënuar në Spaç për motive politike, Visar Zhiti, Sadri Ahmeti, Havzi Nela etj.

Artistët e tjerë ishin mezosopranoja Vikena Kamenica, baritoni Ylber Gjini, pianistja Kristina Laço, violinicelistja Dorina Laro dhe violinisti Fatos Bardulla.

Këngëtari Tomi Kondakçi performoi “Se kënduam ‘Let it be’ një homazh për këngëtarin dhe ish-të dënuarin e Spaçit, të ndjerin Sherif Merdani. Kondakçi përcolli emocione të veçanta tek spektatorët, pasi ngjitej për herë të parë në një skenë të madhe, të cilën e kishte ëndërruar netëve në burgun e Spaçit, ku ishte dënuar edhe pse pëlqente dhe luante muzikë të ndaluar nga regjimi.

Koncerti u mbyll me dokumentarin e shkurtër të vlerësuar me çmime ndërkombëtare “Çarçafët e bardhë” me skenar të Luljeta Progni, regji të Pandeli Çeços kushtuar artistit dhe arkitektit shumëdimensional, ish i burgosur politik në Spaç, të ndjerit Maks Velo.

Revolta e Spaçit kulmoi me 21 maj të vitit 1973, dhe u shtyp dhunisht nga regjimi komunist duke çuar në pushkatim./KultPlus.com

Aktorja Angelina Jolie, sot feston ditëlindjen

Angelina Jolie lindi më 4 qershor 1975 në Los Angeles, Kalifornia, lindur si Angelina Voight. Është një aktore amerikane, kineaste dhe humanitare. Bijë e  aktorit Jon Voight dhe aktores Marcheline Bertrand. Përfituesja e akordimeve të shumta, përfshirë një çmim Akademie dhe tre çmime Golden Globe, ajo është cilësuar shumë herë aktorja më e paguar në Hollywood.

Jolie e filloi karrierën duke vepruar me zell për një dekadë me një film me buxhet të ulët prodhimi. Roli i parë që ka luajtur si protagoniste ishte në filmin Hackers.

Ajo u vlerësua nga kritikët për mënyrën e paraqitjes në filmin biografik dhe fitoi një Academy Award for Best Supporting Actress për performancën e saj në filmin Girl Interrupted.

Jolie ka arritur famën e saj më vonë në një film portretizues të një video loje si personazh heroik me emrin (Lara Croft) në Lara Croft: Tomb Raider dhe që atëherë e ka ngritur veten si një prej aktoreve më të mirënjohura dhe më të paguara në Hollywood.

Ajo ka pasur sukseset e saj më të mëdha komerciale me filmin aksion-komedi Mr. & Mrs. Smith dhe filmin e animuar Kung Fu Panda. / KultPlus.com

‘Kala Festival’, muzikë dhe promovim i turizmit në Dhërmi

Bregdeti i Dhërmiut po mirëpret nga 31 maji deri më 6 qershor “Kala Festival”, ku qindra të rinj të huaj dhe shqiptarë po shijojnë aventurën verore mes ritmeve të muzikës dhe mrekullive të peizazhit që ofron riviera shqiptare.

Tashmë me “Kala Festival”, Shqipëria turistike kombinohet kaq bukur, jo vetëm me mrekullitë natyrore dhe peisazhet mahnitëse të Rivierës, por dhe me festivalet verore, me plot të rinj.

Agjencia Kombëtare e Turizmit fton të rinjtë që të zbulojnë sekretet e jashtëzakonshme të Dhërmiut, ku historia, tradita dhe moderniteti bashkëjetojnë në mënyrë harmonike.

“Me ditët me diell duke eksploruar Rivierën shqiptare, me shpellat, kështjellat, kanionet dhe panoramën bukur të plazheve të cilësuar si ndër më të mirët në Mesdhe. Dhërmiu ju pret krahëhapur! Shqipëria është plot me vende magjike, e destinacione të reja për t’u vizituar”, thuhet në njoftimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.

“Kala Festival”, përveç atmosferës për adhuruesit e muzikës elektronike, është edhe një promovim i mirë për turizmin e Shqipërisë.

Përgjatë ditëve në festival marrin pjesë edhe DJ të famshëm ndërkombëtarë. Një tjetër qëllim i organizimit të këtij festivali në Shqipëri është edhe promovimi i turizmit dhe kulturës shqiptare në botë, ku gjatë ditëve të tij do të zhvillohen ekskursione ditore për të eksploruar mrekullitë natyrore të Rivierës shqiptare./KultPlus.com

Nuk ke pse më do

Poezi e shkruar nga Leonard Cohen

Nuk ke pse më do
ngaqë
je si të gjitha gratë
që përherë më kanë munguar
U linda për të rendur pas teje
çdo natë
dhe prapë jam
orteku me burra që të dashurojnë

Të takoj në tryezë
ta marr grushtin mes duarve të mia
në taksi nusesh
zgjohem fillikat
gishtat e mi – te mungesa jote
në Bujtinën e Virtytit.

I shkrova tërë këto këngë për ty
ndeza qirinj të kuq e të zinj
në trajtën e një burri dhe një gruaje
u martova me tymin
e dy piramidave me nallane druri
u luta për ty
u luta të më duash
u luta të mos më duash.

Unum Festival kaloi të gjitha pritshmëritë këtë vit, Rana e hedhur mbushet me më shumëse 20.000 persona për edicionin e katërt

UNUM Festival është rikthyer fuqishëm me edicionin e katërt në plazhin e Rërës së
Hedhur në Shëngjin nga datat 1 deri 6 qershor dhe këtë vit po kalon të gjitha pritshmëritë.
Tashmë, rana e hedhur është mbushur me më shumë se 20.000 persona nga e gjithe bota.

Megjithëse festivali ka filluar, ende kemi 3 ditë të tjera të magjisë së Unum-it përpara nesh ku na
presin tinguj e beats nga dj’s te medhenj boteror si:MARCO CAROLA, RICARDO VILLALOBUS,
SONJA MOONEAR e shume emra tjerë të parezistushëm 24 ore pa ndale.

Miqtë italianë të grupit “Vespa”, vizitojnë Muzeun Historik dhe Etnografik në Krujë

Muzeu Historik dhe Etnografik, në Krujë, mirëpriti në ditën e Festës së Republikës Italiane, miqtë nga gadishulli apenin të apasionuar pas “Vespa”, që kanë mbërritur në Shqipëri në kuadër të edicionin e 17-të të “Giro dei Tre Mari 2023”, organizuar nga klubi Vespa i Barit.

“Giro dei Tre Mari 2023”, zhvillohet në Shqipëri, nga data 28 maj deri më 4 qershor. 160 ekuipazhet e rradhës me Vespa dhe Lambreta të cilësisë së mirë dhe vespa automatike do të udhëtojnë mbi 900 kilometra të territorit shqiptar.

Vespa është një ikonë italiane që ka bërë histori duke u cilësuar një ndër markat më të mira të automjeteve, që bë mjaft popullore dhe e dëshiruar nga qytetarët.

“Giro dei Tre Mari 2023”, vjen si një realitet sportiv në territorin tonë duke sjellë në Shqipëri këtë pjesë të dizajnit italian dhe të prodhuar në Itali.

Klubi “Bari Vespa”, ka organizuar këtë ngjarje të rëndësishme e cila do të prekë tre dete, duke përfaqësuar simbolikisht hapjen e qytetit dhe rajonit drejt takimit me popuj të tjerë. Të shumtë janë pjesëmarrësit në Turin e tre deteve, për të zbuluar territorin dhe sportin, nismë që këtë vit promovon edhe eventin solidar “Vëre dhuratën në lëvizje”./atsh/ KultPlus.com

Sot është datëlindja e skulptores së parë shqiptare

Më 4 qershor 1915, në Kavajë lindi Kristina Koljaka-Hoshi, skulptorja e parë shqiptare.


Sot 106, vite nga lindja e skulptores Kristina Koljaka-Hoshi. Kristina ishte skulptorja e parë shqiptare e diplomuar në Akademinë e Romës, në atelienë e prof. D’Angelo Xaneli.

Ajo vdiq më 21 tetor të viti 2005, në moshën 90-vjeçare në Çikago./ KultPlus.com