Jetoi para kohës. Dhe si të gjithë ata që jetuan para kohës, nga zhgënjimi, përfunduan të fundosur në dhimbje. Fatkeqësisht, arti është si komunizmi, i vret idhtarët e vet më të devotshëm.
Fatkeqësisht, sikur Violeta, do të përfundojnë dhe do të largohen, artistët. Artistët karakterizohen për ndjeshmërinë e lartë që kanë, dhe kjo nuk i lejon të lëndojnë askë, përpos vetes. Janë shumë krenarë për të kërkuar ndihmë. Krenaria është mallkim.
Të jetuarit para kohe, artistët e vecantë dhe të suksesshëm i bënë të paragjykohen. Paragjykimi i (vet)izolon artistët. Artisti futet në (vet)izolim, sepse nuk mund të përballet me dhimbjet që i ja shkakton realiteti.
Violeta, sado rebele që dukej, ishte e ndjeshme. Artisti, largohet nga realiteti, duke mos dashur që ta amnistojë atë. Në përballje me rrethanat, në pamundësi për t’i rezistuar trishtimit, ajo u lëndua. Dhe vazhdoi të rronte e lënduar. Arriti të krijonte atë që gjithë njerëzit e ditur dhe rebel e kanë përjetuar, (vet)izolimin e detyruar, nga njerëzimi.
Mënyrën e jetesës që zgjodhi, ishte domosdo, ishte mundësia e vetme që besoi se do t’ja shuante dhimbjet, që të lirohej nga përditshmëria që vret. Nuk mund ta përballonte poshtërimin ndryshe. Ajo jetoi duke u shtirur, e rrethuar nga mediokritetet. Ajo, sikur të gjithë ne, nuk e jetonte jetën, e shtyente jetën.
Violeta ishte e pamëshirshme dhe nuk bënte kompromis me të vërtetën. Në kombinim me guximin dhe dijen, një kombinim i frikshëm për kohën dhe gjininë, krijoi art dhe e dokumentoi të vërtetën tonë, atë që s’jemi. U paragjykua, u gjykua dhe u dënua, njëkohësisht.
Kur këndonte, e gjykonim. Kur shkruante për të vërtetën tonë, e gjykonim. Kur shfaqej, e gjykonim. Kur u tërhoq, nga pamundësia, e gjykonim. Shpresoj tani ta lëmë të qetë. Tani do ta lëmë të qetë, me siguri. Ne të lartësojmë vetëm kur e kuptojmë se vuan nga sëmundje e pashërueshme dhe të duam vetëm kur kuptojmë se vdes. Violeta, tashmë ka vdekur. Na lejohet ta duam. Të qoftë dheu i lehtë! / KultPlus.com
Autor i dhjetëra romaneve, librave të udhëtimit, eseve, skenareve, të njohura për publikun e gjerë për “Historia e një pulëbardhë dhe macja që e mësoi atë të fluturonte”, Sepulveda lindi në Ovalle, Kili, në 1949.
Ai u largua nga vendi i tij pasi u burgos nga regjimi i Augusto Pinochet. Ai fitoi Jmimin Juan Tigre në vitin 1989 me romanin e tij “Plaku që lexoi romane dashurie” dhe Prmimin Primavera de Novela në 2009 me “Hijen e asaj që ishim”. / KultPlus.com
Sot kur shumë artistë publikojnë këngë komerciale, një artist i ri ka vendosur të vijë ndryshe, me një këngë shumë të veçantë tekstin e secilës e ka shkruar vetë me shumë përkushtim, shkruan KultPlus.
Artisti i ri Adnan Kryeziu ka publikuar këngën e tij të parë me videoklip të titulluar “Breakthrough”.
Adnani ka treguar për KultPlus që përmes kësaj këngë shpreh se realiteti është i bukur, por njeriu është duke krijuar bindje që është i vështirë.
“Me këngën “Breakthrough” shprehi se sa është realiteti i bukur dhe se sa shumë jemi duke e krijuar një perspektivë/bindje që është vështirë. Me vargun “and im a mr know it all heaven calls : get yourself right get yourself right now”, më bën të kujtojë që secili nga ne e ka zgjedhjen se çka do bëjë me jetën e tij. Sipas meje të gjithë vazhdojmë ta heqim këtë peshë të shtuar e të krijuar nga opinionet/mendimet e të tjerëve saqë ndikojnë në veprimet personale”, thotë Kryeziu për KultPlus.
Ai thotë gjithashtu se “PO, ndoshta injoranca është lumturi dhe më parë do rri në humnerë sesa të jem i vetëdijshëm se çka kam mujt me qenë.”
KultPlus ju sjell këngën dhe videoklipi i cili është realizuar nga Lum Radoniqi. / KultPlus.com
Sot duke filluar nga ora 18:00, Shpat Deda vjen me një koncert nga shtëpia, përmes të cilit bëhet thirrje kundër lajmeve të rreme dhe gjuhës së urrejtjes, shkruan KultPlus.
Ngjarja do të përfshijë edhe mesazhe nga Koordinatorja pë zhvillim e OKB-së znj. Ulrika Richardson dhe Ministrja e MKRS znj. Vlora Dumoshi.
Vlen të ceket që Shpat Deda është njëri nga artistët i cili këto ditë ka argëtuar mjaft shumë fansat e tij në karantinë, duke publikuar herë pas here këngë të ndryshme të interpretuara nga vetë ai. / KultPlus.com
Shfaqja ‘Pushimi i Kalorësve’, me koreografi nga Natalia Osipova nga Baleti Kombëtar i Kosovës, vjen sontë në transmetim online, në ora 19:00.
Ngjarja e kësaj shfaqjeje zë vend në një fshat të vogël austriak, ku dy shoqe ishin të dashuruara me një kalorës të pashëm, i cili herë pëlqen njërën dhe herë tjetrën. Dy shoqe të cilat luftuan pothuajse gjatë gjithë kohës me njëra tjetrën për të fituar dashurinë e kalorësit.
Kalorësi arrestohet dhe në ndërkohë të gjithë kalorësit tjerë kërkojnë dashurinë e njërës nga dy shoqet që dashuronin atë, nuk shkon gjatë dhe ai martohet më në fund me atë tek e cila qysh në fillim vërehej se e dashuronte pak më shumë.
‘Pushimi i kalorësve’ si një balet klasik i zhanrit të komedisë, shpalos para publikut luftë e dashuri, intriga e lajka, e që në fund të gjitha përfundonin me të qeshura e zbavitje.
‘Pushimi i Kalorësve’ është një shfaqje që të mban në emocion gjatë gjithë kohës.
Shfaqjen mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Baletit Kombëtar në Facebook./ KultPlus.com
Ka vdekur sot, kompozitorja, këngëtarja dhe gazetarja e njohur Violeta Rexhepagiqi, shkruan KultPlus.
Violeta do të mbahet mend për kontributin e madh që e ka dhënë në fushën e gazetarisë dhe informimit tek populli shqiptar për ngjarjet dhe torturat e burgosjet që ndodhnin në Kosovën e para luftës.
Violeta Rexhepagiqi u lind në Prishtinë me 16 Shkurt të vitit 1965.
Mësimet e para të përgjithshme i ndoqi në shkollën e qytetit “Faik Konica”. Pas suksesit me këngë dhe si spikere për programe të fëmijëve në “Radio Prishtinë” filloj të ndjekë mësimet edhe në shkollën e ultë të muzikës. Si rrjedhë e angazhimit të saj pasojnë edhe mirënjohjet në festivalin e fëmijëve “Akordet e Kosovës“. Njëkohësisht, Violeta interpreton më se 40 këngë për fëmijë, dhe luanë zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë. Në ndërkohë, Violeta nga adhuruesit e vegjël adhurohet dhe shikohet si shembull i rebelimit artistik.
Violeta për publikun e gjerë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës “Vivien” rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqëson për dy herë Kosovën në përzgjedhjen e përfaqësueses së Jugosllavisë për “Këngën e Eurovizionit”. Që më parë Violeta, ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës dhe aty punoj deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe. Gjatë kësaj kohe ajo përgatiti programin artistik me të cilin merr pjesë në festivalin e Radio Televizionit Jugosllav. Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa angazhuar deri pranoj ftesën si reportere lufte pranë disa agjencive dhe televizioneve të huaja, si “News Network”, “WTN”, “Sky NEWS” etj. Për këtë qëllim ajo raportoji nga shumë vatra të luftës. Gjatë udhëtimeve të saja, ajo pësoj një aksident në komunikacion dhe si pasojë për mëse dy vite e gjysmë nuk mund të lëvizte gjymtyrët e trupit.
Nga viti 1995 në bashkëpunim me produksionin muzikorë “Labia” bëri incizimin e një disku. Gjatë luftës në Kosovë, si pasojë e lëndimeve të saja nuk ishte në gjendje të raportonte në mënyrë aktive edhe pse kohën e luftës e kaloj në Prishtinë. Në ndërkohë (2010), Vijoleta punon pranë Radio Televizionit publik të Kosovës “RTK”, shkruan tekste këngësh dhe kompozon për këngëtarë të vijës së saj artistike. Gjatë punës së saj në RTK, ka përgatitur disa emisione dokumentare, si “Loja e heshtjes”,” Azizia”, “Linda”, “Joliria në liri”, etj. Ajo punoni në RTK deri në fund dhe në kohë të lirë shkruante tekste dhe kompononte këngë për të tjerët. / KultPlus.com
Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, deklaroi se “duke parë mënyrën shumë të mirëmenaxhuar të pandemisë së koronavirusit, besoj do të kemi një sezon relativisht jo të dëmtuar në maksimum, një sezon që mund të shpëtojë për realitetin shqiptar”.
Në një intervistë televizive, Klosi tha se “nëse do të vendosim rregulla të qarta të distancimit dhe higjienës, besoj do të kemi një sezon që do t’i shpëtojë katastrofës në vendin tonë. Kemi turistë nga Kosova, Mali i Zi, turistë që nuk janë të varur nga kompanitë e fluturimit”.
“Avantazhet e turizmit në Shqipëri janë fakti që biznesi hotelier është familjar dhe nuk ka nevojë për vendimmarrje në borde, ndërkohë që me anulimin e fluturimeve dhe mosditjen se kur do të rinisin, vendi ynë ka një numër të madh turistësh që vijnë nga toka. Në gjithë historinë e koronës dhe krizës në Shqipëri dhe botë, pyetja më e vështirë është se kur do të përfundojë. Vendimi se kur do të hapet situata nuk dihet. Nuk dihet nëse sezoni do të jetë i përfshirë në aktivitet”, nënvizoi Klosi.
Ministri Kosi u shpreh se “me grupet e ekspertëve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është duke u përgatitur një material të plotë për mënyrën e re të sezonit turistik ku të respektohen rregullat e higjienës dhe të distancimit social”.
Sa i përket fluturimeve, Klosi tha se “nëse situata fillon të marrë për mirë, dhe të kufizohet aq sa mundemi në raportin e higjienës besoj se do të fillojnë fluturimet, nga qershori me fluturimet e para shumë më tepër të kontrolluara për të hapur mundësi për udhëtime çarter”, tha ministri.
I pyetur nëse në qershor ka mundësi për të hapur fluturimet nëse kemi këta tregues, ministri Klosi tha se “rregullat e reja më shumë se sa pasaporta identifikuese, do të ketë ajo e historikut shëndetësor. Megjithatë, situata duket jo premtuese për rinisjen e fluturimeve nëse deri atëherë nuk do të gjendet vaksina”.
“Po diskutohet të hapen fluturime të kontrolluara ku më tepër se pasaporta me emër me mbiemër, do të ketë rëndësi pasaporta shëndetësore. Pa dalë vaksina do ta kemi të vështirë të kthehemi në normalitet”, theksoi ministri Klosi.
Lidhur me masat specifike për distancat mes çadrave në plazhe, Klosi tha se “ne kemi përgatitur një material të plotë së bashku me Ministrinë e Shëndetësinë që edhe ai është në diskutim nga grupet e ekspertëve. Italia i ka nxjerrë materialet e para, se e ka më specifike sipas rajoneve dhe ka nxjerrë masat e reja për plazhet, me distanca nëpërmjet çadrave, ka propozime në turizëm elitar ku të ketë ndarje me pleksiglas ndërmjet çadrave”.
“Ne e kemi bërë një material, do të jetë pjesë e diskutimet deri në momentin që do të mendojmë se do të fillojë hapja, një ide se si mund të jetë sezoni i plazhit po përpunohet nga grupi i ekspertëve. Sa i përket hotelerive dhe lokaleve, do të jenë të fundit që do të hapen”, tha Klosi. /atsh/ KultPlus.com
Shkrimtari japonez, Mizuho Ota në një shkrim për ”Asahi Shinbun”, një nga dy gazetat kryesore japoneze, me një tirazh prej 10 milionë kopjesh ka shkruar për turizmin e Shqipërisë.
”Shqipëria është një vend i vogël në Gadishullin e Ballkanit, në Europën Lindore. Shqipëria, që ka qenë një vend i izoluar për një kohë të gjatë, po përjeton aktulisht një rritje të madhe në aspektin turistik, por popullariteti i saj në Japoni është akoma i ulët”, është shprehur ai.
Mizuho Ota ishte mahnitur kur vizitoi Shqipërinë dhe shkroi këtë artikull në tri pjesë për të prezantuar Shqipërinë dhe për të shkëmbyer përvojën e tij. Pjesa e parë ka të bëjë me Tiranën, kryeqytetin e vendit.
Parqe të bukura dhe një kulturë unike historike
A do të dinit të përgjigjeshit nëse pyeteni “Ku ndodhet Shqipëria?” Ajo ndodhet në pjesën jugperëndimore të Ballkanit, me Greqinë në jug dhe Italinë në perëndim. A nuk është e pazakontë të mos e njohësh këtë vend, që rrethohet nga fuqi të tilla destinacionesh turistike? (shumë vetë e ngatërrojnë Shipërinë me Armeninë, por Armenia është larg, në Lindje, midis Detit të Zi dhe detit Kaspik). Edhe pse nuk mund të jetë vendi i parë që ti mendon si një destinacion turistik, Shqipëria është e pasur me site të trashëgimisë botërore dhe parqe të bukura kombëtare dhe ka një kulturë dhe një histori unike. Kam vizituar Shqipërinë rastësisht në vitin 2018, por më pas e vizitova përsëri në vitin 2019 vetë dhe tani ajo është bërë një nga destinacionet e mia të preferuara.
Kur zbrita për herë të parë në aeroportin e Tiranës, ndjeva se ishte i ngjashëm në madhësi me një aeroport rajonal në Japoni. Ishte e mbështjellë me ajër të freskët dhe qielli ishte blu, rrethuar nga malet që dukeshin në largësi.
Të sjellshëm dhe miqësorë
Sapo hipa në autobusin që lidh aeroportin me Tiranën, një burrë i ulur pranë meje më pyeti se nga vija. Ai ishte trupmadh dhe goxha i bëshëm, por t toni i tij ishte shumë miqësor dhe i shoqëruar me një buzëqeshje të zgjatur. ” Nga Japonia? Kur kam qenë fëmijë kam jetuar në Greqi dhe kam parë shumë japoneze!” Ai më tha se quhej Ilir, se punonte si guidë turistike dhe se po kthehej në Tiranë pasi kishte përcjellë një mik.
“Emri Ilir vjen nga Iliriya, që tregon Shqipërinë në gjuhën tonë. Diçka për të vizituar në Tiranë do të rekomandoja Bunk’Art. Unë mendoj se do ta shijoni. Gjithashtu ka një teleferik aty pranë që mund ta merrni për të shijuar pamjen nga maja e malit”, shtoi ai.
Ai me mirësi filloi të më shpjegonte mua për Shqipërinë dhe kur mbërritëm në Tiranë, më tha se po shkonte nga gjyshja.
”Shijojeni Shqipërinë!”, më tha, ndërsa zbriti shpejt e shpejt nga autobusi.
Gjatë dy javëve në vazhdim që udhëtova nëpër Shqipëri, takova njerëz të panumërt si Iliri. Një nga tërheqjet më të mëdha të Shqipërisë është se ajo ka kulturë në mikpritjen e të huajve, duke i mirëpritur dhe respektuar jashtëzakonisht kudo që ata shkojnë.
Qyteti ku jetojnë një e treta e shqiptarëve
Tirana është e vendosur në brendësi rreth 30 kilometra larg detit Adriatik, është një qytet i madh me rreth 800 000 banorë, përfshirë rrethinat e saj, afër një e treta e gjithë popullsisë.
Thënë kjo, ajo ka pak zinxhirë dyqanesh globale, e lëre më rrokaqiej. Shenjat e ”McDonald” dhe ”Starbucks”, të përhapura në çdo qytet tjetër në botë, këtu mungojnë. Por, unë e shoh atë tërheqëse, ndërsa shëtisja përgjatë ndërtesave shumëngjyrëshe të stilit perëndimor me dekorime dhe ndërtesa të stilit komunist me dizajn linear minimalist.
Për periudha të gjata kohore Shqipëria ka qenë e sunduar nga fuqi të mëdha si perandoritë Romake dhe Osmane. Pas Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria, nën regjimin komunist, filloi një periudhë izolimi që zgjati për gati 50 vjet. Mbetjet nga ato periudha mund të shihen në të gjithë qytetin dhe janë një nga kënaqësitë e ecjes nëpër Tiranë.
Në qendër të qytetit është sheshi ”Skënderbej” i rrethuar nga Muzeu Kombëtar dhe Opera. Sheshi mban emrin e Skënderbeut, heroit kombëtar që luftoi kundër turqve në shekullin XV dhe ishte në gjendje të fitonte pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Statuja madhështore e tij mbi kalë, është e vendosur në qendër të sheshit.
Sapo të largoheni nga qendra e qytetit atmosfera ndryshon, me ndërtesa të vjetra dhe të mbushura me njerëz. Shumë mure po shemben dhe rrugët kanë edhe probleme, por kudo është pastër, me fëmijë duke luajtur dhe njerëz që shesin perime dhe fruta në anë të rrugës. Si turist ndihem i sigurt. Lypësit e zakonshëm që i gjeni në qytete të mëdha europiane, këtu pothuajse mungojnë.
Një pjatë plot me djathë të bardhë dhe kos
Nëse jeni lodhur duke ecur, mund të porosisni një kafe ekspres ose një birrë në një kafene dhe të kënaqeni duke shikuar njerëzit që po kalojnë.
Kafenetë, restorantet dhe dyqanet që shesin byrekë me djathë apo mish, janë kudo në qytet dhe janë plot me njerëz që bisedojnë me njëri-tjetrin.
Kuzhina shqiptare, e cila kombinon shijet greke dhe turke, përdor djathë të bardhë, ullinj dhe kos dhe është mjaft e shijshme. Ndihesh mirë duke ngrënë qebap që piqet përpara dyqanit, bashkë me një gotë birrë ose dhallë. Ju gjithashtu mund të shijoni ushqim autentik italian, siç janë makaronat e bëra në shtëpi dhe picat e pjekura në furrë me çmime të arsyeshme.
Strehimi antibërthamor shndërrohet në muzeun “BUNK’ART 1”
BUNK’ART1, i rekomanduar nga Iliri, është rreth 30 minuta nga qendra e qytetit me autobus. Gjatë epokës komuniste rreth 180 000 bunkerë u ndërtuan në të gjithë vendin në përgatitje të një lufte bërthamore dhe madje edhe sot, bunkerët hemisferikë si enët e përmbysura janë kudo.
Bunkeri i përdorur për “BUNK’ART 1” ishte më i madhi prej tyre, i ndërtuar për të strehuar zyrtarët e lartë të qeverisë.
Streha bërthamore është e madhe, ajo shtrihet për pesë nivele nëntokësore me dhoma të vogla të panumërta në brendësi, të ngjashme me një tunel, ku shfaqen materiale historike nga koha. Vlen të vizitohet, por në varësi të kohës, vizitorët mund të jenë të paktë. Tuneli i gjerë nëntokësor është plot tinguj nga një kohë e kaluar dhe me manekinët e vërtetë, të shpërndara përreth mund të jenë një përvojë mjaft e frikshme. Për një përvojë më të zbutur mund të vizitoni “BUNK’ART 2” në zemër të Tiranës.
Për një çerek ore më këmbë mund të shkosh nga ky muze te teleferiku “Dajti Ekspres”, për t’u ngjitur në majën e malit të Dajtit dhe për të parë Tiranën nga lart.
Nga këtu ju mund të shihni shtëpitë dhe natyrën të ndërthurura së bashku, çka rrit frymëzimin tuaj të aventurës. Unë e rekomandoj fuqimisht vizitën në perëndim të diellit, kur ju mund ta shihni qytetin të përflakur nga ngjyrat e kuqe të ndezura. /shqiptarja/ KultPlus.com
Në kuadër të aktiviteteve të veta Instituti i Studimeve Sociale e Humanistike ISSH e Fakultetit Filozofik i Universitetit të Prishtinës realizoi një diskutim me drejtoreshën e Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”, Etleva Demollari, me temë: “Trashëgimia e vështirë – rasti i Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe”.
Projekti Forum 2020 + kulturë e trashëgimi është një nismë e drejtorit të ISSH Prof. Arsim Sinani për njohjen dhe evidentimin e plotë të trashëgimisë kulturore shqiptare. Në prezantimin e saj, Demollari foli për trashëgiminë e vështirë komuniste në Shqipëri, debatet mbi të në kuadër të drejtësisë tranzicionale.
Studentët patën mundësi të njihen me këtë institucion të veçantë, fitues i çmimit të Këshillit të Evropës: Muzeu i vitit 2020 dhe me mënyrën e ekspozimit të krimeve dhe të të periudhës së errët komuniste të Shqipërisë. Takimi u zhvillua në formën e një bashkëbisedimi ndëraktiv.
Studentët shfaqën interes dhe kërkuan të dinin më shumë mbi vendet e kujtesës e të trashëgimisë komuniste në Shqipëri dhe me mënyrën si po përballet Shqipëria me të kaluarën e saj. Po kështu u vizitua virtualisht Muzeu Kombëtar i Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” nën drejtimin e drejtoreshës Demollari.
U ra dakord që një student nga Fakulteti Filozofik të zhvillojë praktikën në muze dhe të specializohet në këtë fushë. Bashkëpunimi mes Muzeut Kombëtar të Përgjimeve: “Shtëpia me Gjethe” dhe ISSH do të vazhdojë me projekte konkrete dhe bashkëpunim intensiv mes dy institucioneve edhe në të ardhmen. / KultPlus.com
Animatorja e Disney, Ann Sullivan së cilës iu besuan projekte filmike shumë të dashura, ka ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit.
Ajo vdiq në moshën 91 vjeçare pas simptomave që pati nga virusi vdekjeprurës, Covid-19, njofton Klan Kosova.
Pasi studionte në Qendrën e Arteve në Pasadena, ajo zbarkoi me një punë në Walt Disney në laboratorin e pikturave të animacionit në fillim të viteve 1950.
Ajo pastaj punoi me Hanna Barbera dhe u kthye në Disney.
Sullivan kishte punuar në realizimin e animatorëve të njohur ”The Little Mermaid”, ”The Lion King”, ”Hercules”, ”Tarzan”, ”Lilo and Stich and Home on the Range”.
Animatorja Ann, është viktima e tretë që vdiq nga COVID-19 në shtëpinë e infermierëve me bazë në Kaliforni, pas aktorit Allen Garfield dhe John Breier javën e kaluar.
Sullivan, me origjinë nga Fargo, Dakota e Veriut, ndoqi gjurmët e motrës së saj Helen duke lëvizur në Kaliforni.
Yaneer Bar-Yam, fizikani amerikan që studion sfidat sociale përfshirë pandemitë, ka ndihmuar edhe Kosovën në luftën kundër koronavirusin.
Ai përmes një postimi në Twitter ka lavdëruar udhëheqësit qeveritarë për masat që kanë ndërmarrë, të cilat i quajti si të duhurat.
“Kosova është duke ndërmarrë veprime në nivelin komunal me masa “të tepruara” në mënyrë të duhur për të ndaluar shpërthimin e koronavirusit dhe të kthehet shpejt në normalitet, siç kemi rekomanduar. Bravo! Ata janë liderë! Jam i nderuar t’i ndihmoj”.
Yaneer Bar-Yam është një fizikan amerikan, shkencëtar i sistemeve dhe president themelues i Institutit të Sistemeve Komplekse të New England. Ai është autor edhe i disa librave. / Klan Kosova / KultPlus.com
E gjithë bota është përfshirë këto ditë nga akte të vogla e të madhe solidariteti për të ndihmuar ata që luftojnë me pandeminë e koronavirusit në vijën e parë të frontit. I tillë është rasti i një grupi studentësh shqiptarë të mjekësisë që jetojnë në Itali e Gjermani, të angazhuar për të mbledhur fonde për spitalet shqiptare.
Ajo që i bashkoi këta të rinj është dëshira për të ndihmuar. Nesër profesionistë të fushës së mjekësisë, sot thjesht qytetarë me një ndjenjë përgjegjësie të madhe.
“Ajo që vlerësoj më së shumti tek kjo iniciativë është shpirti luftarak dhe bashkëpunues i të gjithë grupit me të cilët po punoj këto kohë. Janë që të gjithë fizikisht në një tjetër shtet dhe me mendjen dhe shpirtin tek atdheu i tyre”, thotë Klorinda Çaushllari, e cila studion për mjekësi në Romë, raporton Zëri i Amerikës.
Të rinjtë, të cilët jetojnë e studiojnë në Itali e Gjermani, u bënë bashkë falë një ideje që lindi fare thjeshtë, por me një qëllim të madh, të ndihmojnë spitalet shqiptare me pajisje mjekësore. Për mbledhjen e fondeve ata kanë zgjedhur platformën e njohur “Gofundme.com”.
“Grupi ka folur me mjekë të ndryshëm në spitalin ‘Nënë Tereza’, njëri prej tyre është doktor, Edvin Prifti, por kemi biseduar edhe mjekë të tjerë të spitalit infektiv, të cilët e kanë përkrahur që në fillim këtë nismë”, thotë Nairda Rumani, e cila ka mbaruar studimet e larta për mjekësi në Tiranë dhe aktualisht ndodhet në Nurenberg të Gjermanisë.
“Na ka kontaktuar Sergio Tresa, i cili është iniciator i kësaj nisme, duke qenë se ne njiheshim me njëri-tjetrin dhe kemi marrë pjesë edhe në nisma të tjera. Të gjitha kontributet do të jenë në materiale (mjekësore) dhe nuk do të këtë asnjë kontribut në para”, thotë Rezarta Kolleshi e cila ka mbaruar studimet e larta për fizioterapi në Tiranë dhe diplomuar për master shkencor në Milano.
Siç rrëfejnë studentet, mbështetja morale për këtë nismë ka qenë e madhe, por jo ajo çfarë prisnin financiarisht. Ato thonë se ka një drojë të përgjithshme për shkak të situatës së krijuar.
“Kontributet që kemi mbledhur deri tani janë të konsiderueshme, por gjithsesi nuk janë të mjaftueshme për të çuar deri në fund atë që ne kishim si mision kryesor. Ne kishim si qëllim jo vetëm blerjen e maskave kirurgjikale, por edhe të respiratorëve çmimet e të cilëve janë të larta shkojnë nga 7 në 10 mijë euro”, thotë Klorinda Çaushllari.
“Doja t’u bëja thirrje kryesisht emigrantëve shqiptarë, të cilët si ne ndodhen jashtë, që të jepnin kontributin e tyre. Ndihmesa e tyre sado e vogël, do të ishte një ndihmë e madhe dhe e vlerësueshme”, shton Rezarta Kolleshi.
“Është bukur të shohësh njerëz që solidarizohen, që ndihmojnë njerëz të tjerë që kanë më shumë nevojë. Njeriu në të tilla kohëra e kupton që humanizmi është gjëja primare, pastaj vijnë të tjerat”, thotë Nairda Rumani.
Ky akt human është ajo që mban ndezur shpirtin e këtyre të rinjve në këtë kohëra të trazuara që po kalon e gjithë bota. Italia një vend i prekur rëndë nga pandemia e koronavirusit, do të vazhdojë të qëndrojë në izolim të paktën deri më 3 maj.
“Njerëzit janë të frikësuar e të lodhur sepse është kjo është një sëmundje që nuk bën dasi, mund të prek këdo, një mjek një politikan, të gjithë jemi të rrezikuar”, thotë Rezarta Kolleshi.
“Na mungon çdo gjë! Më mungon më së shumti universiteti, miqtë e mi dhe të gjithë ata me të cilën ndaj ditën time. Në të njëjtën kohë është e trishtë…është e trishtë të shohësh rrugët e një qyteti si Roma bosh”, thotë Klorinda Çaushllari.
Rrugë bosh që mbushen nga akte të tilla humanizmi e solidariteti, për ata që sot kanë më shumë nevojë.
Këngëtarja britianike Adele ka sjellur dhe vazhdon të sjell vazhdimisht super hite në skenën botërore të muzikës. Ajo ka filluar të këndoj vetëm pasi ishte divorcuar nga burri i saj, dhe njëra nga gazetat britanike me sartirë shkruante se nëse Adele nuk do të divorcohej ajo do të mbetej një shtëpiake dhe bota e muzikës do ta kishtë një yll më pak.
Adele njihet për performancat e saj live të cilat rëndom nuk janë të bazuara krejtësisht në performanca pompoze dhe të zhveshura, por në zërin e saj magjik.
“Someone like you” është njëra nga këngët e saj të pavdekshme e cila ka marrur miliona klikime dhe vazhdon të dëgjohet edhe sot.
I heard that you’re settled down That you found a girl and you’re married now. I heard that your dreams came true. Guess she gave you things I didn’t give to you.
Old friend, why are you so shy? Ain’t like you to hold back or hide from the light.
I hate to turn up out of the blue uninvited But I couldn’t stay away, I couldn’t fight it. I had hoped you’d see my face and that you’d be reminded That for me it isn’t over.
Never mind, I’ll find someone like you I wish nothing but the best for you too Don’t forget me, I beg I’ll remember you said, “Sometimes it lasts in love but sometimes it hurts instead, Sometimes it lasts in love but sometimes it hurts instead”
You know how the time flies Only yesterday was the time of our lives We were born and raised In a summer haze Bound by the surprise of our glory days
I hate to turn up out of the blue uninvited But I couldn’t stay away, I couldn’t fight it. I’d hoped you’d see my face and that you’d be reminded That for me it isn’t over.
Never mind, I’ll find someone like you I wish nothing but the best for you too Don’t forget me, I beg I’ll remember you said, “Sometimes it lasts in love but sometimes it hurts instead.”
Nothing compares No worries or cares Regrets and mistakes They are memories made. Who would have known how bittersweet this would taste?
Never mind, I’ll find someone like you I wish nothing but the best for you Don’t forget me, I beg I’ll remember you said, “Sometimes it lasts in love but sometimes it hurts instead”.
Never mind, I’ll find someone like you I wish nothing but the best for you too Don’t forget me, I beg I’ll remember you said, “Sometimes it lasts in love but sometimes it hurts instead, Sometimes it lasts in love but sometimes it hurts instead.”
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi, ka organizuar disa aktivitete online për të rinjtë në këtë kohë pandemie.
Dumoshi ka thënë se të rinjtë do e luftojnë këtë virus, njofton Klan Kosova
Ky është postimi i plotë i Dumoshit:
Të dashur të rinjë,
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me United Nations Kosovo Team, do të organizojnë aktivitete online për të rinjë, gjatë situatës COVID – 19.
Nesër 16 Prill, ora 18:00-19:30, do të argëtohemi së bashku; Koncert LIVE me këngëtarin e mirënjohur Shpat Deda, Video – mesazhe sensibilizuese nga Ulrika Richardson dhe Vlora Dumoshi, dhe shumë risi tjera gjatë ditëve në vazhdim.
Ju të rinjë do e luftoni këtë virus, sepse luftoni fuqishëm. Ngjarja madhore është për JU!
Vaçe Zela, padyshim mund të themi se ishte një këngëtare ikonë e skenës shqiptare.
Ajo e filloi karrierën e saj në moshë të re dhe në vitin 1962 ishte e para që fitoi Festivalin e Këngës. Me këngën “Fëmija i parë”, ajo dëshmoi se një idhull i muzikës po lindte atë mbrëmje të 26 dhjetorit të vitit 1962.
Repertori i saj është shumë i pasur; numërohen me dhjetëra këngë popullore, të lehta, kantata, balada, etj. Ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në muzikën e filmit, ku ka interpretuar shumë këngë si pjesë e muzikës së filmave.
Fituese 12 herë e festivalit, Vaçja fitoi famë gjatë kohës komuniste dhe iu dha titulli ‘Artist i Merituar’ në vitin 1973 dhe ‘Artist i Popullit’ në vitin 1977.
KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e këngës “Valsi i lumturisë”, një nga hitet më të njohura të artistes shqiptare.
lalalala… lalalala…
Sa knaqsi kur degjoj valsin tone ne kete pranvere ai perseri po na fton te vallzojme si ate here.
Bashk me pranveren dhe ti lulezon lule plot ere qe ne shpirt me gjalleron…
(refreni) Vals o vals ti jeho mbi te bukurin atdhe Fushat tona i pershkon ku shperthen jete e re.
lalalala… lalalala…
Ne nje vals na bashkoi dhe na fali lumturin tingujt sot e ndegjoj dhe kujtoj prape rinine.
Bashk me pranveren dhe ti lulezon lule plot ere qe ne shpirt me gjallerroooooooooon
(refreni) Vals o vals ti jeho mbi te bukurin atdhe Fushat tona i pershkon ku shperthen jete e re. lalalala… lalalala…
Në këto ditë karantine, kur virusi Covid-19 është përhapur anembanë botës, qëndrimi brenda shtëpisë është mundësi e mirë për t’u rikthyer te leximi. Dhe kalimi i kohës duke lexuar libra është gjithmonë zgjedhje e mirë.
KultPlus-i vazhdon me rekomandimet për të gjithë juve që jeni të interesuar t’i rrekeni leximit dhe ta shfrytëzoni këtë kohë për t’i zgjeruar njohuritë tuaja.
“Ndodh që një herë në disa dekada të botohet një libër që ndryshon jetën e lexuesve të tij përgjithmonë. “Alkimisti” i Paulo Coelho-s është tamam libri që tashmë mban statusin e romanit modern por klasik.”
“Për të kuptuar vetë fatin është obligim i secilit.”
Romani magjepsës i Paulo Coelho-s ka frymëzuar miliona lexues kudo nëpër botë.
Në të përshkruhet një histori e shkëlqyer në thjeshtësinë dhe urtësinë e vet, historia e një bariu të ri andaluzian, me emrin Santiago, i cili guxoi të udhëtonte nga vendlindja e tij, Spanja për në Afrikën e Veriut në kërkim të një thesari të fshehur te Piramidat.
Gjatë rrugës ai takoi një grua të re cigane mjaft të bukur, një burrë që vetëquhej mbret dhe një alkimist, që nga pikëvështrimi i Santiagos e ndihmuan në kërkimin e thesarit të vet. Asnjë prej tyre nuk e dinte se për çfarë thesari bëhej fjalë ose nëse Santiago do të mund të kapërcente pengesat që do të haste duke përshkuar shkretëtirën. Por ajo çka nisi si një aventurë djaloshare përfundoi me mësimin se thesarin gjendej pikërisht në shtëpinë e vet.
E brishtë, ndjellëse, dhe thellësisht njerëzore, historia e Santiagos është një testament i përjetshëm për të realizuar ëndrrat tona duke dëgjuar zërin e zemrës.
Në një veprim që do të vijë si lehtësim i ëmbël për prindërit britanikë, aktori Tom Hardy do të marrë përsipër detyrën rrëfimit të përrallave për një javë.
Hardy u shfaq në kanalin televiziv të fëmijëve CBeebies në BBC në emosionin “Historitë e gjumit” në vitin 2016 dhe do t’i rikthehet këtij roli nga 27 prilli, tha transmetuesi në një deklaratë për media të mërkurën.
Aktori i njohur më së shumti për rolet e tij në “Inception”, “Peaky Blinders” dhe “The Revenant”, u dëshmua si një lexues shumë i popullarizuar i përrallave, me leximet e tij në vitin 2016 duke arritur një milion shikime në shërbimin streaming iPlayer të BBC-së.
Lajmi për kthimin e Hardy-t u prit shumë mirë edhe nëpër mediat sociale.
Gjatë “javës së Tomit”, Hardy do të lexojë “Hug Me” nga Simone Ciraolo; “Under the Same Sky” nga Robert Vescio dhe Nicky Johnston; “There’s A Tiger In The Garden” nga Lizzy Stewart; “Don’t Worry, Little Crab” nga Chris Haughton; “The Problem With Problems” nga Rachel Rooney dhe Zehra Hicks, dhe një përrallë më shumë që mbetet për t’u konfirmuar.
Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë ka njofttuar masa të reja për të luftuar koronavirusin.
Merkel urdhëroi të gjithë qytetarët të mbajnë një distancë prej 1.5 metra largësi, duke paralajmëruar se kush nuk e zbaton këtë masë, do të gjobitet nga 250 euro deri në 20 mijë euro, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka faldëneruar 17 Landet për një politikë unike, si dhe qytetarët për zbatimin e rregullave.
Merkel e ka quajtur një “sukses të brishtë” atë që është arritur deri tani në Gjermani, e cila vijon të shënojë numër të vogël viktimash, duke shtuar se “nuk duhet të harrojmë se virusi është ende në ajër dhe ende s’ka vaksinë”.
Por, disa masa do të lehtësohen deri para 4 majit, kur do të merret vendimi i ardhshëm.
5 masat e reja:
1,5 m largësi mes njerëzve. Nëse nuk do zbatohet do zbatohen gjobat (250€-20.000€)
Do të zhvillohet një App për telefona që do instalohet me dëshirë dhe do të funksionojë për paralejmërim se kush mund të jetë i sëmurë.
Pas 4 majit hapje e shkallëzuar e shkollave. Një herë ata që janë para provimeve, diplomimeve dhe të shkollave do të kenë përparesi.
Dyqanet do të hapen nga java tjetër nën mbajtjen rigoroze të rregullave.
Parukeritë do të hapen pas javës tjetër, pasi të përpilojne një plan/ rregullor higjenik për trajtimin e klientëve.
School Resource Officer Donald Lee locks the gates of the Dr. Martin Luther King, Jr. Elementary School for Science and Technology, after all the students left, in New Orleans, Friday, March 13, 2020. Louisiana Gov. John Bel Edwards on Friday closed K-12 public schools across the state for roughly a month and banned gatherings of more than 250 people in an effort to slow the spread of the coronavirus. He said he also planned to postpone the presidential primary until June.(AP Photo/Gerald Herbert)
Në një intervistë telefonike, Slavoj Zizek flet për ndjenjën e solidaritetit që po lind në këtë situatë, në dështimin e shumë organizmave botërorë dhe zhvlerësimin e populizmave. Por çfarë i mungon më shumë këto ditë? Libraritë. “Libraritë janë ndër vendet e vetme ku ke mundësi për zgjedhje kulturore. Nuk i duroj dot algoritmet e Amazon apo Netflix, sepse të sugjerojnë atë që ato mendojnë se të pëlqejnë, pa të dhënë mundësinë e zbulimit të gjërave të reja”, thotë ai.
“Një ndjenjë e re komuniteti, ja çfarë po lind nga kjo krizë. Një lloj i ri mendimi komunist, por shumë larg nga komunizmi historik”. Kështu thotë në këtë intervistë telefonike Slavoj iek, tashmë 71 vjeç. “Kam gjithë simptomat e Covid-19, por nuk jam pozitiv. Ka vite që nuk ndihem mirë”. Ndoshta për këtë arsye ka vendosur të ngrejë pyetje se si pandemia po ndryshon jetët tona, me disa ese të shkruara këto kohë.
Ju shkruani: “I druhem gjumit, sepse më shfaqen makthe mbi realitetin që na pret”. Ajo frikë na prek të gjithëve. Ju çfarë parashikoni?
Realiteti ka ndryshuar tashmë. Shohim qeveri liberale të marrin masa të cilat në kohë të tjera do t’i quanim socialiste: Donald Trump u jep urdhra industrive private mbi çfarë të prodhojnë. Boris Johnson shtetëzon përkohësisht hekurudhat. Të gjithë po jetojmë në një mënyrë që deri para pak muajsh nuk na e merrte mendja. Ka edhe nga ata që mendojnë për një botë e cila do të përfitojë nga virusi për të na kontrolluar të gjithëve dhe sigurisht që është një mundësi. Por unë nuk i besoj totalitarizmave të rinj: në panik sot janë vetë qeveritë, të paafta për të kontrolluar situatën, e jo më të ndërtojnë një shoqëri sipas stilit të Vëllait të Madh. Më shumë i druhem mungesës së besimit ndaj institucioneve. Madje edhe në Kinë pamë protesta, edhe pse modeste. Duhet gjetur mënyra që të rindërtohet besimi te institucionit. Ndoshta me Assange të rinj që janë të aftë të çjerrin maskën e abuzimeve. Me siguri virusi tregon se na takon neve, qytetarëve, të ushtrojmë më shumë kontroll ndaj qeverive, dhe jo e kundërta.
Po thoni që njerëzit duhet të merren më shumë me politikë?
Dikush thotë se në këtë krizë duhet të shqetësohemi vetëm për të shpëtuar veten. Unë mendoj të kundërtën: Nuk ka moment më politik se ky. Pavarësisht paralajmërimeve të shkencëtarëve, qeveritë u zbuluan të papërgatitura. Por tani që jemi të detyruar të përballemi me më të keqen, është e qartë: Nuk ka më hapësira për “America First” dhe slogane të tilla. Për të mbijetuar nga tani e tutje shtetet duhet të merren gjithmonë me të ardhmen. Lipset një sistem i ri shëndetësie botërore dhe agjenci ndërkombëtare që të kenë aftësinë për të reaguar me veprime të koordinuara. Nevojiten paga minimale të garantuara, për të cilat tani po flet edhe vetë Trump. Ideja ime e komunizmit nuk është ëndrra e një intelektuali: po e kuptojmë në lëkurën tonë se disa masa duhen marrë për të mirën e interesit të përbashkët. Mos ta nënvlerësojmë impulsin që virusi po i jep sistemeve të reja të solidaritetit në nivel lokal dhe global. Testi ynë do të jetë nëse do të ndërojmë një mënyrë të re jetese apo jo. Por njerëzit duhet të marrin në kontroll situatën që tani, jo të presin mbarimin e krizës.
E si t’ia bëjmë? Jemi të gjithë të mbyllur në shtëpi.
Jo të gjithë ata që janë mbyllur në shtëpi po e kalojnë kohën duke parë filma idiotë. Shumë po e shfrytëzojnë këtë kohë për të reflektuar. Dhe për të zgjedhur. Është e vërtetë, jemi më të izoluar por edhe më të ndërvarur nga njëri-tjetri. Jetojmë një imperativ paradoksal: jemi më solidarë, duke mos iu afruar njëri-tjetrit. Kurrë nuk kam qenë optimist, por ky respekt presupozon një ndryshim të thellë në sjellje që do t’i mbijetojë krizës.
Me të vërtetë do të mësojmë diçka nga e gjitha kjo?
Kostoja psikologjike është e tmerrshme. Dhe sigurisht, izolimi krijon edhe forma të reja paranojake. Kjo mund të shihet në shumë histori komploti që po qarkullojnë në rrjet dhe vende si SHBA dhe Kina që po zihen për origjinën e virusit. Por, e përsëris, do të jemi më të vetëdijshëm mbi atë se çfarë do të thotë të jesh afër tjetrit, në të mirë e në të keq. Për shembull, ritakimet do të jenë gëzim më vete. Pastaj kjo situatë nxori në pah edhe dallimet sociale. Unë mendoj për egoizmin e super të pasurve të mbyllur në bunkerët e tyre ose në jahte. Madonna postoi video nga vaska duke thënë se ne të gjithë jemi në të njëjtën barkë. Nuk është kështu dhe njerëzit e kuptojnë. Heronjtë e rinj janë njerëzit e zakonshëm.
Për të ndaluar përhapjen e virusit, kufijtë u mbyllën. Në një farë mënyrë jemi përpara një forme të re nacionalizmi. Nuk mendoni se është një ringjallje e populizmit?
Nëse dikush u zbulua lakuriq, është pikërisht mesazhi populist. Njerëz si Donald Trump apo Jair Bolsonaro treguan maskën e tyre duke dhënë idenë se ishin gati të sakrifikonin më të dobëtit. Dhe në Europë nuk funksionoi strategjia për t’ia hedhur fajin kinezëve apo regugjatëve. Virusi u përhap nga turistët dhe njerëzit e biznesit. Edhe rendja e amerikanëve për të blerë armë ishte diçka naive. Mendojnë të mbrojnë shtëpitë, por sëmuren sepse nuk lajnë mjaftueshëm duart. Të gjithë po kuptojmë se sforcimet e izoluara kombëtare nuk mjaftojnë. Limitet e populizmit nacionalist që këmbëngul për sovranitetin shtetëror tashmë po i shohin të gjithë. E përsëris, solidariteti global dhe bashkëpunimi janë e vetmja rrugë e arsyeshme për t’u ndërmarrë. Por ama duhet të përballemi edhe me të ardhmen e Bashkimit Europian. U tregua në mënyrë qesharake pasiv. Mund të ndërmerrte masa konkrete dhe të shpërndante ndihma, por nuk e bëri. Ka dështuar.
Ende nuk ka mbaruar emergjenca. Si të rezistojmë deri atëherë?
Po përjetojmë një situatë të jashtëzakonshme, prej aty mund të na nxjerrë më e mira ose më e keqja. Nuk do të bëhemi të gjithë budistë apo shenjtorë katolikë. Për të përballuar vetminë gjëja më e mirë është të ecim përpara duke vendosur rutinat bazike ditore. Një përsëritje që të shmangë rënien në kaos. Duhet të ruajmë një rregull, për të qenë gati nesër.
Edhe ju po qëndroni në shtëpi. Çfarë ju mungon më shumë?
Të shkoj në librari. Libraritë janë ndër vendet e vetme ku ke mundësi për zgjedhje kulturore. Nuk i duroj dot algoritmet e Amazon apo Netflix, sepse të sugjerojnë atë që ato mendojnë se të pëlqejnë, pa të dhënë mundësinë e zbulimit të gjërave të reja. Në librari shkon për të kërkuar diçka dhe shpesh herë kthehesh në shtëpi me diçka tjetër. Libraritë janë të pazëvendësueshme dhe është shumë e rëndë që kriza po i gjunjëzon.
*Slavoj Zizek është filozof, sociolog dhe akademik slloven. Studiues i marksizmit, idealizmit gjerman dhe i psikanalizës lekaniane, është i njohur për përballjen me temat e aktualitetit duke bashkuar konceptet filozofike me kulturën popullore./tiranapost
“Furtuna e koronavirusit do të kalojë, por zgjedhjet që bëjmë këto ditë mund të na ndryshojnë jetët tona për shumë kohë”. Kjo është profecia e Yuval Noah Hararit, historianit izraelit 44-vjeçar, autor i tre best seller-ave ndërkombëtarë: “Homo Deus: Një histori e shkurtër e njerëzimit”, “Një histori e shkurtër e të ardhmes” dhe “21 mësime për shekullin XXI”. Kohët e fundit, Harari është bërë një prej intelektualëve më të ndjekur të planetit.
Sfida që paraqet Covid19, pohon sot Harari, duhet ta shtyjë njerëzimin që “të mbyllë kufijtë mes virusit dhe njeriut”, por jo mes shteteve. Duhet ta shtyjë që të zgjedhë solidaritetin global dhe jo nacionalizmin izolacionist. Duhet ta shtyjë të dëgjojë udhëheqës që duan të bashkojnë popujt e tyre, dhe jo t’i përçajnë ata. “Shkurt, duhet të hapemi dhe jo të mbyllemi në vetvete, të emancipojmë qytetarët në vend se të forcojmë kontrollin totalitar”. Harari ka dhënë një intervistë për të përditshmen italiane La Repubblica, përmes telefonit nga shtëpia e tij në Tel Aviv, ku jeton në një moshav, komunitet bujqësor hebraik i ngjashëm me kibbutz-ët, aty ku praktikon veganizmin dhe meditimin.
-Kjo pandemi është kriza më e madhe globale e brezit tonë, apo jo profesor?
Yuval Noah Harari: Padyshim që po. Ka përfshirë tashmë të gjithë botën dhe do të ketë pasoja të thella, si nga pikëpamja shëndetësore, ashtu edhe ajo ekonomike. Furtuna e virusit në një moment të caktuar do të kalojë, por zgjdhjet që ne bëjmë gjatë këtyre ditëve për ta përballuar atë, mund të ndryshojnë jetët tona për shumë kohë.
-A është kjo një sfidë më e madhe, se sa ajo e krizës së rëndë financiare të vitit 2008, apo se sa kriza e ndryshimeve klimatike?
Yuval Noah Harari: Është më e madhe se sa kolapsi financiar, sepse kjo nuk është një krizë vetëm ekonomike, por mund të ndryshojë çdo aspekt të jetës sonë shoqërore. Nuk është më e madhe se sa kriza e ndryshimeve klimatike, për shkak se ne i kemi instrumenat për ta zgjidhur pozitivisht, dhe relativisht më shpejt, krahasuar me dëmet që shkakton ndotja. Por nëse ne bëjmë zgjedhjet e gabuara, edhe kriza e koronavirusit do të ketë pasoja të rënda që do të zgjasin në kohë.
-Çfarë zgjedhjesh? Për të perifrazuar titullin e librit tuaj të fundit, e përmban koronavirusi një mësim për shekullin e njëzetenjëtë?
Yuval Noah Harari: Jo një, po dy mësime: mes nacionalizmit izolacionist dhe solidaritetit global; dhe mes kontrollit totalitar dhe emancipimit të qytetarëve. Marrim të parin: secili shtet mund të përpiqet ta përballojë pandeminë në mënyrë individuale, ose mund të bëhet pjesë e një plani global veprimi. I dyti është zgjedhja mes tundimit totalitar për të kontrolluar çdo infeksion nga lart, me shtetin që zbaton padallim çfarëdolloj mase, ose mund t’u japësh më shumë zë dhe përgjegjësi qytetarëve. Do të thotë të pranosh që vetëm një shoqëri me një nivel të lartë arsimimi dhe ndërgjegjësimi dhe një sens të fortë qytetar, mund të kuptojë se çfarë është e nevojshme për të mposhtur virusin. Natyrisht, unë uroj që të zgjidhet opsioni i dytë në të dyja rastet, përndryshe do të kemi një botë të mbyllur në vetvete, më pak të sigurt dhe më pak demokratike.
-A nuk do të shpjerë pandemia drejt fundit të globalizimit?
Yuval Noah Harari: Për mua duhet të shpjerë drejt një globalizimi më të mirë. Mbyllja është reagimi i gabuar. Pandemitë ekzistonin edhe në një botë të mbyllur si ajo e Mesjetës, kur Vdekja e Zezë vrau një të tretën e popullsisë së Tokës. Duhet të kthehemi në epokën e gurit, kur njerëzit jetonin në komunitete shumë të vogla pa kontakte mes tyre, për të gjetur një model shoqërie të mbyllur që mund t’i shpëtojë epidemive. Sot, vetëm bashkëpunimi, solidariteti dhe një përpjekje e përbashkët nga të gjithë mund ta zgjidhë problemin dhe ta shtyjë qytetërimin tonë të hedhë një hap përpara. Duhet të mbyllim kufijtë mes virusit dhe njeriut, jo kufijtë mes njerëzve, apo mes kombeve e shteteve.
-E megjithatë “globalizimi” është një term që shumëkush në Perëndim vazhdon ta konsiderojë si negativ.
Yuval Noah Harari: Globalizimi nuk mund të gjykohet në mënyrë bardhë e zi. Edhe ushqimi italian është një produkt i globalizimit. Kështu ka qenë gjithmonë: ishin konkuistadorët spanjollë që sollën në Itali domatet, nga Amerika Latine. Nëse dikush është kundër globalizimit, do të duhej të mos imagjinonte më spageti me domate.
-Ju keni shkruar se në këtë vit 2020, me kriza të paprecedenta mungon një udhëheqje globale. Në të kaluarën, gjatë dy luftërave botërore dhe përgjatë të gjithë Nëntëqindës, ka qenë Amerika që e ka ofruar këtë lidership. A mund ta ofrojë sërish, nëse Biden mund Trumpin, apo do u takojë të tjerëve?
Yuval Noah Harari: Për momentin, Amerika as nuk po përpiqet të ofrojë një lidrship global. Përveç faktit që Trumpi në fillim e injoroi virusin si një kërcënim serioz dhe më pas vonoi në ndërhyrje, edhe tani vazhdon që të thotë “Amerika e para!”. Dhe po arrin atë që deshte, Amerika është e para për nga numri i të infektuarve dhe viktimave. Por edhe nëse në nëntor Trumpi do të humbte dhe në Shtëpinë e Bardhë do të vinte Bideni, gërryerja e besimit tek Amerika gjatë katër viteve të fundit ka qenë kaq e thellë, saqë rikthimi i këtij besimi nuk do të jetë as i thjeshtë dhe as i shpejtë. Për të patur një udhëheqje globale, bota nuk mund të presë çdo katër vjet për të parë se kush është president i Shteteve të Bashkuara: duhet të mbështetet më shumë tek vende të tjera, dhe mbi të gjitha tek institucionet ndërkombëtare, tek shumëpalësia, nga OKB tek Bashkimi Evropian, nga G20 tek Organizata Botërore e Shëndetit. Shpresoj që kriza e koronavirusit të shërbejë edhe për këtë, për të nënvizuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit global.
-Çfarë mendoni për mënyrën si po e përballon Italia epideminë?
Yuval Noah Harari: Kam parë shumë sinjale inkurajuese, të frymës komunitare, të bashkëpunimit. Dallohen edhe në Itali, ashtu sikurse gjetkë, edhe të tjera fenomene: nxitje të urrejtjes ndaj të huajve, përpjekje për të ndarë jo vetëm shtetin nga shteti, por edhe qytetarë brenda të njëjtit shtet. Kush mendon ndryshe nga ti nuk shihet më si një kundërshtar legjitim, por si tradhëtar i atdheut. Në kohëra pak a shumë normale, është e mundur të qeverisësh mee 51% të votave, të vësh gjysmën plus një kundër gjysmës minus një. Por në një krizë si kjo pandemi, përpjekja për ta bërë këtë do të rezultontë në katastrofë. Ja pra mësimi tjetër që mund të nxjerrim nga koronavirusi: nevoja për një udhëheqje që të bashkojë shoqëritë tona, në vend se t’i ndajë, siç përpiqen të bëjnë populistët dhe nacionalistët.
– Yuval Noah Harari: Po ju ku ndiheni më mirë, si në shtëpi? Në moshavin tuaj? Në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit? Në plazhin kozmopolit të Tel Avivit?
Jetoj në një moshav, një komunitet bujqësor, më pëlqen se është qetësi, por njëkohësisht pranë një qyteti shumë të gjallërishëm dhe kozmopolit, siç me të drejtë e quajtët ju Tel Avivin. Shkoj në Jeruzalem sepse jap mësime historie në Universitetin Hebraik, por Qyteti i Shenjtë është një vend plot me tensione, ku shumë njerëz urrejnë të tjerët. Ndjehet në ajër. Nuk do të jetoja dot atje.
-Situata politike në Izrael nuk është aspak e qetë.
Yuval Noah Harari: Jemi në një stinë kaosi, të cilës koronavirusi i shtoi tundimin për të instrumentalizuar pandeminë për të zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme, masa speciale. Eshtë një risk që e ndeshin edhe vende të tjerë: ngjitja e regjimeve antidemokratike me pretekstin e luftimit të Covid19.
-Dhe meqë e keni disiplinë të përditshme, a na rekomandoni ne të tjerëve meditimin, duke qenë se jemi të mbyllur në shtëpi këto kohë?
Yuval Noah Harari: Unë e praktikoj dy orë në ditë edhe në kohë normale, por ndihmon për të patur një ekuilibër. Meditimi, në fund të fundit të ndihmon të njohësh veten tënde, ankthet e tua, frikërat, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë gjithësesi, por t’i mëson të jetosh me to dhe t’i kontrollosh. Dhe në një moment krize të madhe si kjo, kemi shumë nevojë për ekuilibër dhe dije. / marrë nga La Repubblica, në shqip nga Bota.al
Një 93 vjeçare në karantinë u bë e famshme pasi u fotografua nga një i afërm i saj me një kanaçe birre në dorë dhe një tabelë ku shkruhej: “Më duhen më shumë birra”!
Fotoja u bë virale në internet, dhe gjyshes i mbërritën oferta nga e gjithë bota. Por “hallin” e saj e zgjidhi shpejt kompania e birrës Coors Light, e cila ia mbushi shtëpinë plot me arka. Padyshim, Olive Veronesi nuk e kishte pritur diçka të këtyre përmasave. “ Kur pamë mesazhin e Olivias, e kuptuam menjëherë se nuk mund të mos e mbërthenim rastin për tu lidhur me dikë që solli një buzëqeshje në fytyrat tona gjatë pandemisë, por edhe për ta falenderuar për faktin që është fanse e Coors Light”, tha zëdhënësi I kompanisë për CNN.
Fotoja e 93 vjeçares që mbante në dorë një kanaçe të kësaj firme, është shpërndarë më shumë se 5 milionë herë në internet. Olive po qëndron brenda në shtëpi gjatë kësaj periudhe, për të ndihmuar veten dhe të tjerët. Sapo i mbërritën 10 arkat me birrë, ajo hapi një kanaçe, e provoi dhe tha: “ Paska shije të mirë”. Coors Light ndërkohë u ofrua që ta përsërisë furnizimin për gruan e moshuar dhe familjen e saj, sapo të kenë nevojë!
Themeluesi dhe shefi i “Amazonit”, ka regjistruar rritje të pasurisë për 22 miliardë euro (24 miliardë dollarë). E gjithë kjo falë shitjeve online, për çka ngriti aksionet e firmës në një nivel tjetër, shkruan të mërkurën BBC.
Jeff Bezos tash ka pasuri prej 126 miliardë eurosh (138 miliardë dollarë), sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloombergut, duke u pozicionuar si njeriu më i pasur në botë.
“Amazoni” ka përfituar nga rritja e blerjeve nga njerëz të izoluar në mbarë botën, të cilët po qëndrojnë në shtëpi si pasojë e pandemisë Covid-19.
“Amazoni” ka rekrutuar mijëra punëtorë për të përballuar kërkesat e shumta për blerje.
Bezos posedon 11% të aksioneve në “Amazon” dhe të martën ato shënuan rritje deri në 5.3%.
Sipas Bloomberg, 500 njerëzit më të pasur në botë kanë humbur 506 miliardë euro (553 miliardë dollarë) deri më tash si pasojë e pandemisë.
Investitorët në industrinë globale të naftës dhe gazit kanë pësuar humbjet më të mëdha.
Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) ka publikuar ndryshimet në kalendarin e garave për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Mbajtja e kësaj ngjarje në kushtet më të mira të mundshme gjykohet thelbësore, duke pasur parasysh vendin e saj qendror në ekonominë e çiklizmit”, ka thënë kreu i UCI.
“Tour de France”, që ishte paraparë të niste më 27 korrik, sipas datës së re do të nisë më 29 gusht dhe do të përfundojë më 20 shtator.
Ngjarja më e madhe e çiklizmit do të mbahet sipas orarit të paraparë nga 20 deri më 27 shtator.
Nga sot mësimit në distancë në Kosovë i shtohet edhe ai parashkollor.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lansuar platformën, kësaj radhe për edukimin e hershëm që do të në dispozicion për fëmijët, prindërit dhe kujdestarët, përmes E-mësimit.
Që nga 23 marsi MAShTI, filloi emetimin e video-xhirimeve për klasat 1 deri 9, e gjithashtu nisi edhe mësimi në distancë për shkollat e mesme dhe universitetet, por mundoi ai për fëmijët parashkollorë.