Një copë mesjetare e shahut që ka munguar për gati 200 vjet është vendosur në ankand për më shumë se 1 milion euro.
Familja në zotërim të copës së çmuar e kishte mbajtur atë për 50 vjet përpara se të zbulonte se ishte një nga pjesët e humbura të Lewis Chessmen, raporton insajderi.
Chessmen Lewis – një rrangull me 93 objekte – u zbulua në vitin 1831 në Isle, raporton revista “Time”.
Sidoqoftë, në kohën e zbulimit të tyre, mungonin pesë copë – një kalorës dhe katër gardianë./KultPlus.com
Arba Kokalari që konsiderohet të jetë shqiptarja e parë që ka siguruar ulësen në Parlamentin Evropian, sapo ka njoftuar se tashmë edhe zyrtarisht është anëtare e Parlamentit Evropian, shkruan KultPlus.
Ajo
ka falënderuar 10284 persona që tashmë e kanë votuar Arbën që të jetë pjesë e këtij
institucioni të lartë.
Për
zgjedhjen e Arba Kokalarit si anëtare e Parlamentit Evropian ka pasë reagime të
shumta prej shqiptarëve, të cilët e kanë vlerësuar si arritje të madhe që tashmë
edhe shqiptarët kanë një përfaqësuese në Parlamentin Evropian.
Alba Kokalari është anëtare e Parlamentit Evropian me përfaqësim të Suedisë./KultPlus.com
Shkolla për shekuj me radhë është konsideruar tempulli i dijës dhe burim i mirëqenies. Gjitha studimet tregojnë se shkolla ka ndikim të drejtpërdrejt në mirqënien e njerëzve, por një studim i dy shkenctarëve të NASA-s ka ardhur në përfundime shokuese: 98% e femijëve të moshës 5 vjecare janë gjeni në kreativitet ndërsa vetëm 2% e tyre mbesin gjeni edhe pas moshës madhore.
Ky studim i realizuar për mëse 30 vite me mbi 1 milion njerëz, vjen në përfundimin se shkolla ka ndikimin më negativ në mbytjen e kreativitetit. Kjo pasi shkolla e sotit, është po ajo e 100 viteve më parë, e ndërtuar për ti shërbyer revolucionit industrial dhe e konceptuar në të njëjtën formë si fabrika, e cila nuk i lejon nxënësit të dalin jashtë kornizave, të mendojnë, imagjinojnë dhe krijojnë.
Ndërsa përjashtim
nga kjo bën sistemi finlandez i edukimit i cili është krejtësisht i bazuar në
zhvillim te kreativitetit dhe zgjidhjen e problemeve komplekseve, përmes mësimit
të bazuara në lojra, projekte, fenomene dhe jo lëndë e grupmosha strikte.
Shembull i jashtëzakonshëm i kësaj është Shkolla Finlandeze në Kosovë. Me sistemin numer 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra, e jo lëndë; dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.shkollafinlandeze.com apo ne Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze./KultPlus.com
Mos harro se lëkura rrudhet, e flokët mbulohen me borë; Ditët bëhen vite… por më e rëndësishmja nuk ndryshon kurrë!
Forca jote e bindja jote s’njohin moshë. Shpirti yt e shtrin pëlhurën e merimangës që mosha ta endi mbi fytyrë!
Pas çdo pikarritje, ka një pikënisje. Pas çdo suksese, një zhgënjim. Përderisa je gjallë, gjallëro!
Në qoftë se të mungon çka bëje më parë, bëje përsëri, mos rri duke parë fotografi të zverdhura nga koha! Mos e lerë të ndryshket hekuri që ke brenda vetes.
Sillu në mënyrë që, në vend të mëshirës, të gëzosh respekt. Kur të rëndojnë vitet e s’mundesh më të vraposh, ec shpejt. Kur s’do të mundesh as të ecësh shpejt, ec! E kur as të ecësh s’do të mundesh, përdore shkopin e shko… Veç për t’u ndalë, ti kurrë mos ndalo!/KultPlus.com
“Që nga viti 1965 , kur jemi martuar(më
4 korrik) dhe deri më 1974 banonim në një apartament me dy dhoma e një kuzhinë
të vogël të një pallati përballë “Zërit të popullit”. Në një dhomë flinte
vjehrra, në kuzhinë flinte vjehrri, në dhomën tjetër , tri metra me katër ,
flinim ne me dy fëmijët. Në një cep të lirë nga krevatet tona kishim vendosur
një tavolinë të vogël dhe një karrige dërrase , ku shkruante Dritëroi në orët e
vona, pasi kthehej nga puna ose nga shërbimet , që i kishte shumë të
shpeshta.
Ai punonte deri në mesnatë , nën dritën e abazhurit , dhe përpiqej të pinte sa
më pak cigare në këtë dhomë gjumi të mbushur nga frymët tona .
Kishim një mangall nga fshati, që dimrit e mbushja me thëngjij tê ndezur drush
dhe ia vija Dritëroit afër këmbëve për të mos ngrirë . Gjithashtu , në një cep
të mangallit i lija xhezven për kafe turke, që ta pinte në orët e vona të
natës. Unë flija më herët , pasi të nesërmen duhet të ngrihesha për radhën e
qumështit, për t’i dërguar fëmijët në kopshtin me drekë dhe për të shkuar në
punë. “
Fragmente nga rrëfimet e Sadijes për Dritëroin ./KultPlus.com
“U shënua në mënyrë madhështore edicioni i 10-të jubilar i Festivalit të këngës për fëmijë “LYRA” – Gjilan. 10 vite punê kolosale dedikuar fëmijëve, punë me shumë sfida dhe përpjekje. Në kêtë 10 vitesh festivali i dha fëmijëve mbi 220 këngë premierë, interpretuan solo, në kor apo vallëzim mbi 700 fëmijë”, thanë drejtuesit e këtij Festivali.
Përndryshe, u paraqitën nê skenë 15 këngë premierë, por edhe shumë pjesëmarrës fitues të viteve të kaluara. U ndanë edhe Mirënjohje për ata që ndihmuan festivalin si dhe për kompozitorë të cilët ishin me festivalin për këto 10 vite. U nda çmimi vjetor për kompozitorin LYRA z. Isa Jakupi.
Juria e përbërë nga Diana Toska dhe Sami Piraj fitues shpalli Anik Muratin me këngën “Babi im” kurse çmimin e publikut e fitoi Eloise Kosumi me këngën “Life is beautiful” çmimin e dyte e ndanë Ilda Nuhiu dhe Jon Abazi kurse të tretin Elena Çoçaj dhe Alea Ademi.
Organizatori shpërbleu të gjithë interpretuesit tjerë sikurse edhe solist tjerë të cilët shumë vite me radhë ishin pjesë e festivalit.
Sikurse edhe viteve të kaluara Festivali u moderua nga Fatmir Spahiu, korin Lyra e udhëhoqi Albina Demolli. Hapësirë iu dha edhe vallëzimit nga “Dancing House” dhe mysafirët special të ardhur nga “Voice Kids” të cilët e madhështuan festivalin.
Drejtori i festivalit Kushtrim Jakupi u shpreh shume i lumtur që ky festival ka arrit këtu dhe si festival i parë gjilanas dhe në Anamoravë ka arrit të bashkojë një armatë të madhe artistësh me më shumë se 220 këngë premierë me mbi 700 pjesëmarrës, bashkëpunëtorë, etj. Ai megjithatë për vitet tjera pret përkrahje edhe më tê madhe institucionale nê mënyrë që ky festival të mbijetojë edhe për shumë dekada tjera.
“Jam i lumtur dhe krenar që së bashku me shumë profesionit tê fushës, bashkëpunëtorë profesional, kompozitorë, koreografë, fëmijë shumë të talentuar, donatorë artdashës, prindër të fëmijëve arritëm këtu. Këtë arritje ia dedikoj të gjithëve atyre që kontribuuan dhe numri i tyre është shumë i madh por posaçërisht babit tim Isa Jakupi i cili ishte shtytësi më i madh që ky festival të jetë i pari jo vetëm në Gjilan por në tërë regjionin e Anamoravës. Me shpresë që në 10 vitet e tjera të kemi edhe më shumë përkrahje i falënderoj të gjithë! Gjilani e meriton tê këtë “LYRËN” edhe shumë dekada tjera! Urime fituesit Anikut, por sot mendoj se të gjithë fëmijët dhe tê gjithë ne jemi fitues….ecim tutje…”, ka thënë Kushtrim jakupi, drejtor i festivalit.
Këtë vit festivali u përkrah vetëm nga Ministria e Kulturës dhe donatorë privat.
Lajm i mirë që një shqipe me fitu ligen e kampioneve.
Lajmi
do ishte edhe më i mirë sikur kjo shqipe ta falenderonte Zotin në shqipen e
origjinës, në gjermanishten e strehimit apo në anglishten e fitimit.
Sinqerisht,
pa asnjë qëllim me polemizu, mendoj që Shaqiri ka mjaft pasuri sa me ia ble
vetit 2 libra shqip e pse jo me e financu një qendër ku mësohet shqipja në
Zvicër.
Zoti nuk i do injorantët edhe kur ata flasin arabisht./KultPlus.com
Jam shqiptar e kosovar; zot e krenar, zot e bujar mbi këtë dhé, q’e kam si fe, e përmbi fé: E kam vatan! E kam atdhe! Që gjysh stërgjysh, që brez pas brez, që gjithëmonë. Ti shqa thërret, ti shqa bërtet, gjer lartë në retë se jam barbar. Jo, s’jam si bërtet ti, si buçet ti, ti, Mal i Zi. Po vendin tim e dua, lirinë e dua, e s’dua zot mbi mua. Se jam këtu kur s’kish njeri, kur s’kish kufi as fqinjëri, as shqa të zi. Se jam këtu kur Mal i Zi ish Iliri; kur nga një det në tjetrin det isha zot vetë! Unë jam këtu nga moti kur vetë Zoti e bëri fushën fushë e malin mal. Unë jam këtu e do të jem – dem baba dem – sa mali të bëhet hi e hiri mal përsëri. /KultPlus.com
“Njeriu
këndon pas luftës” nga Dushan Vasiljev, për të cilën Bekim Fehmiu e kishte
lënë testament që të recitohej në mbledhjen komemorative në Prishtinë.
Unë kam shkelur në gjak deri në gju Dhe ëndrra më nuk kam. Motra ime është shitur, nënës flokët e thinjur ia kanë prerë Unë nuk kërkoj hise në këtë botë lavire dhe të baltosur. Unë jam i etshëm për ajër, qumësht Dhe për këtë vesë të bardhë mëngjesi. Unë kam shkelur në gjak deri në gjunjë Dhe nuk kam ditur pse? Vëllanë armik të madh e kam quajtur Dhe jam sulur në errësirë përpara duke klithur Dhe atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami Fluturojnë në ferr. Dhe sot i qetë shikoj se si cikërrimtari zgjeban Të dashurën grua ma përqafon Se si vërshima pullazin ma shpartallon Dhe nuk kam dëshirë e as fuqi që t’i hakmirrem. Oh, më jepni vetëm një grusht ajër dhe qumësht Dhe pakëz vesë, Vesë të bardhë mëngjesi Të tjerat i paqit për nder.
Jeni i ri, pa punë, pa drejtim. Me shkollën s’po dilni kund. Praktikisht asgjë në jetë s’po funksionon. Gjëkundi duhet të përplasesh, të gjesh frymëzim e rrugën që do të ndjekësh. Në të njëjtën situatë janë gjendur një herë edhe më të pasurit e botës, ata që ndryshuan shoqërinë me idetë e tyre.
Ata dolën nga kjo gjëndre kllapie përmes librave dhe më poshtë është një listë me disa nga personat më me ndikim në botë dhe veprat që u ndryshuan jetët.
Mark Zuckerberg – The New Jim Crow, Michelle Alexander
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg u bë një mbështetës i fuqishëm i reformimit të sistemit gjyqësor pasi lexoi veprën e avokates së të drejtave civile, Michelle Alexander. Libri i saj flet për burgosjet në masë dhe se si kjo është rruga e gabuar për rehabilitimin e një shoqërie. Në një postim, në 2015, Zuckerberg tha se libri e frymëzoi të vizitonte burgun e San Quentin.
“Do të mësoj më tepër rreth kësaj çështjeje, por disa gjëra i kam të qarta që tani. Nuk mund të përfitojmë një shoqëri të drejtë duke burgosur shumicën. Sistemi i tanishëm nuk funksionon.”
Më pas, ai dhe gruaja e tij Dr. Priscilla Chan, dhuruan $6.5 milion për një projekt që nxjerr në pah padrejtësitë e sistemit gjyqësor.
Bill Gates – The Better Angels of Our Nature, Steven Pinker
Në një postim në Twitter në maj, Gates e quajti librin e mësipërm “librin më frymëzues që ka lexuar ndonjëherë”.
Vepra e Pinker shpjegon se dhuna është pakësuar me kalimin e kohës dhe kjo tregon se “bota po përmirësohet.
“Nuk do të thotë se po injorojmë problemet që kemi tani. Do të thotë që besojmë se mund të zgjidhen,” tha Gates.
Steve Jobs – Autobiography of a Yogi, Paramahansa Yogananda
Udhëtimi i Jobs-it në Indi para se të themelonte Apple është një detaj i rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë që ai nisi.
Pas vdekjes së Jobs në 2011, miqve dhe familjarëve iu dha nga një kopje e “Autobiography of a Yogi”, shkruar nga një guru indian, i cili u prezantoi meditimin kulturave perëndimore..bota.al
Sonte është nata përbyllse e edicionit të 6-të të festivalit “Mirëdita, dobar dan” dhe në kuadër te tij janë ndarë edhe dy çmime. Çmini është ndarë për dokumentarin “Gratë shqiptare janë motrat tona” dhe për Shtëpinë Botuese “Samizdat B92” për të cilët çmimin e pranoi Veran Matić.
Filmi dokumentar “Gratë shqiptare janë motrat tona”, është podhuar nga BIRN Kosova në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve të Vojvodinës dhe Forumin ZFD.
Dokumentari flet për marrëdhëniet e serbëve dhe shqiptarëve. Po ashtu ky dokumentar sjellë rrëfimet e nënave serbe, djemtë e të cilave ishin marrë me forcë nga shteti për të shkuar në luftën e Kosovës, protestat e ndryshme të Shoqërisë Civile në Beograd, komunikimet e ndryshme të grave serbe dhe shqiptare për t’u bërë bashkë dhe për të ndalur luftën, arrestimi i Flora Brovinës e deri tek ekspozita e Saranda Bogujevcit, e cila u prit me brohoritma./KultPlus.com
Shqiptarët tashmë e kanë dëshmuar veten nëpër fusha të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Një prej tyre është edhe Dr. Loina Prifti, e cila është hulumtuese në Katedrën e Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut (TUM) në Gjermani, përcjell albinfo.ch.
Në kuadër të punës së saj, ajo merret edhe me studimin e inteligjencës artificiale.
Nën organizimin e Shoqatës humanitare “Dardania” të Manhajmit, sot u promovua “KOSOVA” I-V e Jusuf Buxhovit.
Kryetari i Shaqatës “Dardania”, Naser Hoxha, tha se vepra e historianit Buxhovi vjen në ambientin e këtushëm të bashkësisë shqiptare në kuadër të përpjekjeve që të promovohen vlerat e rëndësishme shqiptare, që i shërbejnë emblemës së saj identitare në raport me atdheun por edhe Gjermaninë, ku jetojnë.
Historiani Buxhovi me këtë rast përkujtoi se identiteti shpirtëror dhe historik shqiptar me rrënjë në atikitet, doli në pah pikërisht nga historianët dhe gjuhëtarët gjermanë para katër shekujsh, me ç’rast, nga ana e tyre u njohtua opinioni shkencor dhe politik botëror rreth kësaj të vërtete që kërkohej të mbahej e fshehur. Sipas Buxhovit, gjermanët ishin të angazhuar edhe në çastet vendimtare në dobi të shtetndërtimit shqiptar si dhe në çlirimin e Kosovës dhe njohjen si shtet të pavarur.
Duke folur për këtë të arritur historike ndër më të mëdhatë e shqiptatizmit në këtë shekull, historiani Buxhovi tha se shteti Kosovës nuk po konsolidohet në përputhje me idealet e themeluesve të tij. Për këtë ai fjësoi klasën e papërgjegjshme politike të përkrahur nga një pjesë e faktorit ndërkombëtar e interesuar që Kosova të mbetet poligon i krimit ndërkombëtar./KultPlus.com
Kjo është historia e një vajze vjeneze. Scarlett Epstein. Ajo ishte 16 vjeçe atëherë.
Kjo është historia e një vajze vjeneze. Scarlett Epstein. Ajo ishte 16 vjeçe atëherë. Ja çfarë kujton ajo për dritare.net:
“E gjitha nisi me pushtimin e Austrisë nga Hitleri, edhe pse në Vjenë unë isha rritur pa asnjë identitet çifut, nuk kisha qenë asnjëherë në ndonjë sinagogë dhe asnjëherë nuk kishim festuar në familje festat e hebrenjve, duke e konsideruar veten thjesht një vajzë vjeneze. Kur Hitleri erdhi, i nxori të gjitha vajzat nga shkollat e tyre dhe i dërgoi në një shkollë të përbashkët vetëm për hebrenjtë. Për mua ishte e tmerrshme që diçka e tillë po ndodhte. Më ngjante vetja si një kriminele për një krim që nuk e kisha kryer. Mbaj mend kur po zbrisja shkallët e shkollës dhe po mendoja se, nëse do të arrija të dilja nga Austria dhe nëse do të kisha mundësinë të martohesha e bëja fëmijë, do bëja të pamundurën që ata të kishin një identitet të fort hebre. Ishte viti 1938 dhe unë isha vetëm 16 vjeç. Në Vjenë më priste vetëm vdekja. Bashkë me nënën time arrita të gjej një vizë turistike për në Jugosllavi, ku kishim disa të njohurit tanë. Kur 3 muajt e vizës mbaruan, autoritetet jugosllave nuk na lejuan të qëndrojmë më atje. Ata na e bënë të qartë se nuk mund të qëndronim as gjysmë ore më shumë. Por na shpjeguan gjithashtu se nëse do të mund të gjenim një shtet tjetër që do të na pranonte, nuk do të na shkaktonin asnjë problem, apo pengesë për të dalë nga Jugosllavia. Nëse nuk do të gjenim ndonjë shtet që të na mirëpriste ata do të na vendosnin nëpër trenat që shkonin në kufirin austriak dhe ne e dinim se çfarë do të na ndodhte nëse do të shkonim deri atje.
Kështu, isha aq e dëshpëruar sa nisa të shkoja nga një konsullatë në tjetrën në Zagreb, në përpjekje për të marrë një vizë, në mënyrë që të shkonim diku tjetër.
Shkova në konsullatën angleze, amerikane, franceze, zvicerane, tek të gjitha këto, por ne kishin pasaporta me një J të madhe të kuqe, e cila ishte një shenjë dalluese që tregonte se ne ishim refugjatë çifutë. Dhe asnjëra nga këto konsullata nuk na ofroi shërbim. Ishte diçka vërtetë dëshpëruese, por më pas më thanë “Pse nuk provon Ambasadën shqiptare?”. Të them të drejtën,në atë kohë, unë nuk e dija që ekzistonte një vend me emrin Shqipëri, por pasi shkova tek Ambasada shqiptare dhe ishte një kënaqësi e papritur, kur ata më ftuan të futesha brenda. Ata më futën brenda konsullatës, më lanë të takohesha me Konsullin dhe më pyetën se çfarë mund të bënin për ne. Unë i thashë “a mund të kem një vizë shqiptare?” dhe ai më tha “më jep pasaportën që t’ju japim vizë”. Dhe ashtu bëri, menjëherë. Duke i dhënë dorën njeri-tjetrit më tha “rrugë të mbarë dhe shijojeni qëndrimin tuaj në Shqipëri”. Pas kësaj, jugosllavët u sollën shumë keq me ne, sa donin të na dërgonin si të burgosur, por ne paguam një polic privat që të na çonte në Split, që ishte një port dhe kështu ne hipëm në një anije që do të na çonte nga deti Adriatik drejt Durrësit ku qëndruam për 6 muaj.
Nuk ia kishim idenë se çfarë do të gjenim apo çfarë do të bënim në Shqipëri, por të paktën e dinim se kishim një vend se ku do të shkonim dhe që nga ai moment, kuptova se Shqipëria na shpëtoi jetën, pasi nëse nuk do të kishim ardhur në Shqipëri, jugosllavët do të na kishin kthyer në Austri dhe kështu që unë, ashtu si dhe Ana Frank, nuk do të ekzistonim më. Dhe që në ato momente, doja t’i thosha faleminderit Shqipërisë.
Kur erdhëm në Shqipëri gjetëm një grup hebrenjsh, 45-50 nga Gjermani, Austria etj., edhe ata mbaheshin financiarisht nga organizata ndërkombëtare hebreje me qendër në Amerikë të cilët dërgonin para për të jetuar, për të gjitha grupet hebreje që ia kishin dalë të mbijetonin. Në fakt, personalisht them se ia kam kaluar jashtëzakonisht mirë në Shqipëri. Kështu nisa të miqësohesha me shumë shqiptare. Ato donin të dinin si ishte jeta në Austri pasi dihej që jetesa vjeneze ishte shumë e sofistikuar, ndërsa ato më mësuan shumë gjëra për Shqipërinë. Isha shumë e lumtur pasi nga një njeri i persekutuar, vetëm pse isha hebre, shkova në një vend ku më konsideronin miken e tyre. Vëllai im që jetonte në Angli arriti që të gjente për mua dhe mamanë viza për të shkuar atje. Kështu që ne u larguam nga Shqipëria përpara pushtimit nga italianët. Ishte fillimi i vitit 1939 dhe dukej qartë që shumë shpejt do të fillonte një luftë e madhe. Kështu që Anglia pranonte refugjatë që t’i përdorte për luftën, kur të vinte koha. E vetmja mënyrë për të shkuar në Angli ishte nëpërmjet linjës ajrore Air France pasi vetëm ajo funksiononte në Shqipëri. por kur shkova me pasaportën time në aeroport, aty ishte një J e madhe e kuqe që tregonte se unë isha hebre dhe ata më thanë se nuk mund të ndaloja në transit në Paris pasi isha refugjate çifute. Unë i thashë “unë nuk dua të qëndroj në Francë, dua të shkoj në Angli” vazhdoja t’i thosha “vërtetë mendoni se dua të rri në Francë kur mund të shkoj fare mirë në Angli? Pasi të jeni të bindur se shteti juaj do të jetë i pari që do të pushtohet nga Hitleri?”. Unë nuk udhëtova dot për në Francë dhe Franca vërtetë u pushtua nga Hitleri. U ktheva në Durrës dhe i kërkova ndihmë një agjenti turistik që u bë miku im në Durrës. Ai më tha se në Napoli ishte një anije kargo që shkonte në Angli dhe kështu bëra, u nisa për në Napoli mirëpo kur mbërrita atje, më thanë se anija ishte vonuar 8 javë. Fillova të qaja pasi isha vetëm me nënën time dhe nuk njihja askënd, nuk dija çfarë të bëja. Kur dola nga agjencia e anijes pashë një agjenci tjetër italiane e cila edhe sot ekziston dhe mendova se kjo është një shenjë. Shkova dhe i kërkova se doja të shkoja në Angli. Me thanë se e vetmja mënyrë ishte nëpërmjet Gjermanisë, me linjën ajrorë KLM. Kështu bëra, u nisa për në Romë, Milano, Frankfurt. Kur mbërrita atje ishte momenti më i vështirë që kam përjetuar në jetën time. Përpara se të nisesha i shkrova një letër vëllait tim, pasi nuk e dija nëse do të mund ta takoja në Frankfurt dhe letrën ia dhashë stjuardesës. Për fatin tim, mbërrita në Angli.”
Scarlett Epstein tregon për dritare.net, se në Angli nisi të studionte ekonomi në Manchester University, por në vitin e dytë të shkollës u njoh me një profesor karizmatik të antropologjisë. Ai i mësoi dashurinë për antropologjinë dhe ajo i kushtoi jetën kësaj fushe. U bë shkencëtare, shkroi libra dhe u nderua me dhjetra çmime. Ajo është anëtare e urdhrit më të lartë të Perandorisë britanike ndërsa në vitin 2007 mori çmim si gruaja e vitit të Mbretërisë së Bashkuar.
Nuk e harroi kurrë premtimin që i kishte bërë vetes në shkallët e shkollës në Vjenë, se, nëse do të mbijetonte e do të martohej, fëmijët e saj do të kishin identitet të forte hebre. Scarlett Epstein është sot 87 vjeçe. Ishte 16 kur një vizë shqiptare i shpëtoi jetën. 72 vjet më pas u rikthye në Shqipëri. Për të falënderuar. Jo dikë në veçanti, erdhi për t’i falënderuar të gjithë, të falënderojë Shqipërinë.
“Dua të falënderoj shqiptarët dhe jo vetëm ata. Dua të falënderoj çdo njeri që më ndihmoi, që më ndihmoi të jetoj. Dua t’u them faleminderit. Këtë ëndërr kam pasur prej kohësh, të mund të kthehem këtu dhe të falënderoj. Jam 87 vjeçare dhe nuk e di edhe sa vite jetë kam, por mendova se është momenti më i përshtatshëm për t’u kthyer. Për mua, kjo është një ëndërr që u bë realitet.”
Shqipëria nuk e dorëzoi Ana Frankun e saj. Ajo ishte 16 vjeçe atëherë.
3 vjet pasi mbajti premtimin që i dha vetes, Scarlett Epstein ndërroi jete ne Angli ne moshën 91 vjeçare. Dashurinë për vendin që i dha jetë për herë të dytë, Shqipërinë, nuk e mori me vete, por e shpërndau në dhjetra intervista për median e huaj dhe në librin autobiografik./dritare.net
– Një fëmijë hyn në shtëpinë tuaj dhe bën aq zhurmë për njëzet vjet, e cila është e vështirë të durohet. Pastaj, largohet duke e lënë shtëpinë aq të heshtur sa që mendoni se do të çmendeni.
– Ndërsa përpiqemi për t’u mësuar fëmijëve tanë gjithçka për jetën, fëmijët tanë na mësojnë se çfarë është jeta
– Që të jeni në kujtimet e fëmijëve tuaj nesër, DUHET të jeni në jetën e tyre sot!
– Një njeri me të vërtetë i pasur është ai që, fëmijët e të cilit vrapojnë në krahët e tij kur duart e tij janë bosh.
– Mos i mësoni fëmijës tuaj se si të bëhet i pasur. Mësoje se si të bëhet i lumtur … Pra, kur të rritet, ai do të njohë vlerën e gjërave, jo çmimin e tyre …
– Mendoj se na intereson më shumë të lëmë një planet më të mirë për fëmijët tanë sesa fëmijët më të mirë për planetin tonë.
– Një vajzë pesëvjeçare pyeti vëllain e saj më të madh: “Çfarë është dashuria?” Ai u përgjigj: “Dashuria është që ti të vjedhësh çokollatën time nga çanta ime dhe unë të vazhdoj ta vendos në të njëjtin vend …”
– Çdo baba duhet të kujtojë, se një ditë, djali i tij do të ndjekë shembullin e tij dhe jo këshillën e tij!
– Ju e kuptoni se fëmijët tuaj po rriten kur ata ndalojnë t’ju pyesin se nga kanë ardhur, dhe nuk pranojnë t’ju tregojnë se ku shkojnë.
– Pas çdo fëmije që beson në vetvete është një i rritur i cili e ka besuar më parë këtë.
– Një fëmijë ka nevojë për… një zemër të duruar për ta dëgjuar atë dhe jo një mendje të ndritshme për ta kritikuar atë për krahë të hapura që e pranojnë atë, dhe jo sy të rreptë që i shohin gabimet e tij duart e sjellshme që e drejtojnë dhe jo një zë i fortë që e urdhëron.
– Fëmijët: Ju kaloni dy vitet e para të jetës duke i mësuar ata të ecin dhe të flasin. Pastaj kaloni 16 vitet e ardhshme duke u thënë atyre të ulen dhe ta qepin.
– Çdo fëmijë është një artist. Çështja është se si të mbetet një artist në rritje.
– Dhurata më e mirë që mund tu bëni fëmijëve tuaj, janë rrënjët e përgjegjësisë dhe krahët e pavarësisë.
– Fëmijët kanë nevojë më shumë për standarde se sa kritika.
– Mos harroni se fëmijët, martesat dhe lulet pasqyrojnë llojin e kujdesit që ata marrin.
– Kam kuptuar se mënyra më e mirë për tu dhënë këshilla fëmijëve tuaj, është për të zbuluar se çfarë është ajo që ata duan dhe pastaj të këshillosh ata të bëjnë.
– Ka disa gjëra që fëmijët nuk bën që t’i dinë, sepse sapo t’i mësojnë ato, nuk do të jenë më fëmijë.
– Fëmijët janë ende simbol i bashkëjetesës së përjetshme të dashurisë dhe detyrës.
– Tre gjëra i bëj mirë: punë, gabime dhe fëmijë.
– Bijtë besojnë në virtytin e nënave të tyre, dhe vajzat gjithashtu, por më pak.
– Një fëmijë të cilit nuk nuk i lejohet të respektojë prindërit e tij, nuk do të ketë respekt të vërtetë për asnjë.
– Vetëm fëmijët e dinë se çfarë ata janë duke kërkuar.
– Fëmijët nuk duhet të dëgjojë sharje, sepse vetëm në këtë mënyrë duke u rritur do të fitojnë dinjitetin.
– Fëmijët janë kureshtarë. Fëmijët vëzhgojnë milingonat ndërsa të rriturit i shkelin.
– Nuk kam takuar kurrë ndonjë që nuk kishte shumë fëmijë të zgjuar. Pyes veten se si humbet e gjithë kjo zgjuarsi në moshën e rritur.
– S’është vështirë të bëhesh baba, por vështirë është të jesh baba.
– Ashtu si në dashuri, edhe në marrëdhëniet e fëmijëve me prindërit, më i dobët është ai që do më shumë.
– Fëmija i parë është vazhdimësia e kukullës së fundit.
– Fëmijët janë gjykatësit tanë të ardhshëm.
– Pija që nuk të mërzitet kurrë është uji; fruti që nuk të mërzitet kurrë është fëmija.
– Shërbimi më i madh që mund t’u bëjë fëmijëve një baba është të dojë nënën e tyre.
– Fëmija është libër në të cilin lexojmë dhe në të cilin duhet shkruar.
– Jepini fëmijës më shumë liri: le të vrapojë, le të kërcejë, le të jetë i lirë, le të luajë dhe të argëtohet, le të mos jetë asnjëherë në qetësi.
– Babai duhet të jetë shok dhe person i besuar, e jo tiran i fëmijëve.
– Fëmijët njihen me fatkeqësitë përmes njerëzve.
– O, vite të lumtura. Kush nuk do edhe një herë të bëhet fëmijë!
– Fëmija është i vetmi që përjeton botën në mënyrë të vërtetë, të gjitha të tjerat janë artificiale.
– Rroba e shqyer korrigjohet, por fjalët e ashpra thyejnë zemrën e fëmijës.
– Grindjet e prindërve me fëmijët nuk është mënyra më e mirë për të gjetur zgjidhjen, por njohja e shkakut çon në një zgjidhje.
– Dashuria e vërtetë për fëmijën do të na tregojë se si t’i ndihmojmë ata me qetësi dhe dashuri, për t’u bërë njerëz të lumtur dhe të balancuar.
– Qëllimi më i madh në një botë që ndryshon vetëtimthi duhet të jetë përgatitja e fëmijëve në ndryshim.
– Gjëja më e këndshme që mund të na ndodhë është të dëgjojmë qeshjen e një fëmije.
– Të rriturit nuk e dinë se një fëmijë mund të japë një këshillë të mirë edhe në rastin më serioz.
– Shpirti shërohet kur jeni pranë fëmijëve.
– Si është e mundur, në aq pak kohë, që një fëmijë që i frikësohej errësirës të bëhet një adoleshent i cili dëshiron të qëndrojë gjithë natën jashtë?
– Nëse i vlerësojmë fëmijët tanë, duhet t’i adhurojmë prindërit e tyre.
– Kur prindërit bëjnë shumë për fëmijët e tyre, fëmijët nuk bëjnë shumë për veten e tyre.
– Kur kupton më së fundi se babai juaj zakonisht kishte të drejtë, tashmë keni rritur një djalë i cili është i bindur se babai i tij zakonisht nuk ka të drejtë.
– Askush nuk mund të dijë kuptimin e jetës, kuptimin e botës, derisa të ketë një fëmijë, dhe pastaj e gjithë bota ndryshon. Asgjë nuk mund të jetë ajo që ishte më parë.
Për një adoleshent, nuk ka asgjë më të bezdisshme në këtë botë sesa një prind.
Mosha e adoleshencës është faza e fundit e jetës që gëzon kur dëgjon se thirrja telefonike është për ju.
Një fëmijë, vetëm nëse ndihet mirë mund të mendojë si duhet.
Prindërit shpesh flasin për brezin e ri sikur të mos kishin të bënin me të.
“Asgjë nuk është më e dashur për një baba se sa vajza e tij.”
“Gjëja më e rëndësishme që prindërit mund t’u mësojnë fëmijëve të tyre është se si të përparojnë pa ata.”
Nëse prindërit kanë të drejtë të kenë fëmijë, dhe fëmijët kanë të drejtë të kenë prindër.
“Të gjithë të mëdhenjtë dikur ishin fëmijë … por vetëm pak prej tyre e mbajnë mend.”
Nuk ka nevojë më të madhe për fëmijërinë sesa mbrojtja prindërore.
Kur një baba i jep djalit, qeshin të dy. Kur një djalë i jep babait, qajnë të dy.
Të gjithë fëmijët, përveç meje, rriten.
Fëmijët fillojnë të duan prindërit e tyre, pas një kohe i gjykojnë, dhe rrallë, nëse ndonjëherë, i falin.
Fëmijët janë pasuri e njeriut të varfër.
Për të kuptuar dashurinë e prindërve tuaj, bëni fëmijët tuaj.
I drejti e mëson fëmijën të tregojë të vërtetën gjatë gjithë jetës së tij.
Kini kujdes këtë thënie proverbiale: Fëmijët dhe të çmendurit tregojnë të vërtetën. Përfundimi: Njerëzit e mëdhenj dhe të mençur nuk e thonë kurrë atë.
“Mirësia e babait është më e lartë se mali, dashamirësia e nënës është më e thellë se deti”.
Një divorc nuk është i mirë, por nuk është dhe tragjedi. Tragjedi është të rrish në një martesë fatkeqe dhe të kalosh tek femijët tuaj mesazhin e gabuar sa i përket dashurisë dhe familjes.
Fëmija më i thjeshtë që shkon në shkollë sot është i njohur me të dhënat për të cilat do të jepte jetën e tij Arkimedi.
Çdo fëmijë na sjell një mesazh se Perëndia nuk është zhgënjyer ende nga njeriu.
Anaharsis kur u pyet se për çfarë arsye nuk bën fëmijë, ai tha: Sepse i dua fëmijët.
Fëmija juaj nuk është prona juaj. Do ta konstatoni më së voni kur të përpiqeni ta shisni.
Gjëja më e vështirë që të rinjtë duhet të përballen sot është të mësojnë mënyra të mira pa i parë ato.
Fëmija i parë i çdo gruaje është vazhdimi kukullës së fundit të saj,
Jetim nuk është vetëm një fëmijë që nuk ka një prind, por edhe një që nuk ka interesin e prindit.
Për fat të keq, nuk mund të bëhemi më si fëmijët. Por, në vend të kësaj, ne duhet të kujdesemi që fëmijët të bëhen si ne.
Kur fëmija i parë qau për herë të parë, të qeshurit u nda në një milion copa, dhe të gjithë kërcenin afër. Ky ishte fillimi i zanave.
Që të bëhen njerëz të mirë, fëmijët tuaj, shpenzoni dy herë më shumë para për ta dhe dy herë më shumë kohë.
Për fëmijët, dashuria është sinonim me kohën që u kushtoni.
Asnjë fëmijë nuk lind me një libër në krahë. Është detyrë e familjes ta vendosë librin në krahët e fëmijës.
Deri në moshën pesë vjeç, fëmijën tuaj ta keni si mbret, deri në të pesëmbëdhjetat si një shërbëtor, pas të pesëmbëdhjetave, si mikun tuaj.
Mos i burgosni fëmijët me dijen tuaj, sepse në kohë të tjera ata kanë lindur
Një nënë dikur i tha djaloshit të saj të vogël se Perëndia i bën njerëzit të mirë. Dhe ai u përgjigj: “Unë e di për Perëndinë, por ndihmojnë shumë dhe nënat”
Çdo brez thotë se sakrifikon jetën e tij për fëmijët. Përfundimisht, cili brez do të jetojë?
Të pasurit nuk kanë fëmijë, vetëm trashëgimtarë.
Prindërit u mësojnë fëmijëve të flasin, fëmijët u mësojnë prindërve të tyre heshtjen.
Tejkalimi i mbi-mbrojtjes prindërore është një lloj tjetër abuzimi.
Closeup portrait sad depressed, stressed, thoughtful, senior, old woman, gloomy, worried, covering her face, isolated black background. Human face expressions, emotion, feelings, reaction, attitude
Bajram Kafu Kinolli është një ndër këngëtarët më të suksesshëm kosovarë, i cili me muzikën e tij ka bërë që të prezantohet me koncerte edhe në shumë shtete evropiane. Me Kafun kemi biseduar për racizmin, për përvojën e tij si fëmijë, për periudhën e pasluftës, por edhe për ditët e sotme. Kafu në këtë intervistë të dhënë për KultPlus ka thënë se racizmi është shumë i shprehur në Kosovë, dhe kjo vjen si pasojë e mosedukimit të mirë në familjet kosovare.
Ardianë Pajaziti
KultPlus: Tash e dy herë është duke u sulmuar një grua nga komuniteti rom, njëherë në Lipjan dhe tash në Ferizaj, cili është reagimi i juaj mbi këtë dhunë, e vlerësoni racizëm, apo sulm nga grupe të rrugëve që janë ndikuar nga mediet?
Bajram Kafu Kinolli: Çka ka rëndësi nga cili komunitet është ajo grua! Ne duhet ta perceptojmë se në këtë rast është sulmuar një grua, se nëse bëjmë keso ndasi racore, shumë keq për ne! Sulmet e tilla duhet të dënohen shumë rënd! Nuk mendoj që veç një lajm i rrem mund të ndikojë që një racist ta rrafë dikend publikisht. Ky mllef vjen nga injoranca dhe kultura familjare në gjithë Kosovën. E dijmë shumë mirë që racizmi në Kosovë është mjaftë i theksuar, dhe mendoj se 99% e njerëzve shfaqin racizëm, dhe është për të ardhur keq që kjo nuk vjen vetëm prej të moshuarve, por edhe nga të rinjtë.
KultPlus: Ju jeni një ndër këngëtarët e sukssesshëm në Kosovë dhe me gjerë, por racizmin si fëmijë padyshim që e keni përjetuar, a mund të na tregoni kur ka qenë situata më e rëndë kur jeni ballafaquar me këtë fenomen?
Bajram Kafu Kinolli: Jo që jam ballafaquar, por edhe sot për çdo ditë ballafaqohem! Gjithmonë ka qenë po kjo situatë dhe nuk di qysh do të zgjidhet ky problem, apo edhe racistët ndoshta duhet dënuar brutalisht. Sikurse shqiptarët, edhe nga komuniteti rom janë vrarë në luftë, por neve na vranë edhe pas lufte. E këtë e dijnë të gjithë, por kurrë nuk figurojmë, as në statistika. Dhe shtrohet pyetja pse, ndoshta nuk ka se kush e mbron komunitetin rom, apo thjeshtë, vetëm nuk i kanë regjistruar në lista. Ne jemi dëshmitarë se shumë rom të Kosovës janë dëbuar në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni, por edhe për këtë çështje nuk e ngre zërin askush. Edhe ky fenomen është një pjesë e historisë së dhunës. Pastaj, shumë shpesh kam dëgjuar aso komente se “romët kanë qenë me serb”, kjo është njësoj kur provon me e la mu… me shu..(thenie e njohur popullore)
KultPlus: Na trego për fëmijërinë tuaj, cili ka qenë raporti me fëmijët shqiptarë, dhe çfarë qasje kanë pasë ata në raport me ty?
Bajram Kafu Kinolli: Fëmijëria ime ka qenë si e gjithë fëmijëve tjerë, sepse si të vegjël nuk kemi ditë të gjykojmë, edhe pse, tash e di që ka pas shumë ndarje, racizëm. Por këtë fakt, unë thjeshtë e kam kuptuar shumë vonë. Por atëherë, si fëmijë, më shumë më ka preukopu varfëria se sa racizmi.
KultPlus: Të kanë rrahur si fëmijë, pikërisht për faktin se jeni nga komuniteti rom?
Bajram Kafu Kinolli: Po, ka pasë raste kur na kanë rrahur për këtë fakt, por edhe sot vazhdon të jetë i njëjti fenomen. Dhe ne nuk na kanë rrahur vetëm fëmijët, por edhe të mëdhenjtë, edhe profesorët. Dhuna në shoqërinë tonë është problem kyç, dhe vjen për shkak të komunikimit jo të mirë në familje.
KultPlus: E mendoni se racizimi ka qenë më i theksuar para apo pas luftës në Kosovë?
Bajram Kafu Kinolli: Mund të flas vetëm për periudhën e pas luftës, sepse mendoj që kam më shumë të drejtë të flas për këtë periudhë. Ka racizëm, bile edhe shumë, në çdo skaj të kësaj shoqërie, në çdo të dytën fjalë, çdo lajm, çdo këngë, çdo libër! Dhe është një situatë për të ardhë keq, dhe një situatë e tillë nuk është vetëm në Kosovë, por në të gjithë Ballkanin.
KultPlus: Ju jeni angazhuar shpejt nëpër organizata të ndryshme dhe jeta juaj duket të jetë më e lehtë për dallim nga shumë qytetarë të komuniteti rom, a mendon se shteti është duke bërë mjaftueshëm për integrimin e tyre?
Bajram Kafu Kinolli: Shtetin e bejnë njerëzit! Kjo përgjegjësi më shumë bie mbi barrën e qytetarëve, ata duhet së paku ta kujtojnë se agresorin e kemi pasë pranë për 100 vjet, dhe tash, po shumica e kësaj kohe po bëhet agresorë i ditëve të sotme. Marre.
KultPlus: Sidomos në Prishtinë, supozohet se shoqëria ka ndryshuar sa i përket qasjes me racizmin, e ndjen si të vërtetë, apo është një lloj maske që të paraqitet nga njerëzit që duan të tregohen më të civilizuar?
Kafu: Prishtina ka pasë afro 5000 romë! Ku janë tash ata? Cfarë ndryshimi??? Veç pse nuk përballen për çdo ditë me ta të mendojmë se ka ndryshim, apo ndoshta i paskemi harruar.
KultPlus: Dhe për fund, çfarë do të duhej të ndryshonte që jeta të bëhet më e lehtë për komunitetin rom?
Bajram Kafu Kinolli: Romët në Kosovë janë mësuar tash që për ti ndihmuar, gjithmonë duhet të vij dikush. Pikërisht ky fakt më së shumti më vret.
Njeriu duhet të bëjë çmos që mos të jetë në pozitë të diskriminuesit, e kjo fitohet me edukim, miqësi dhe vullnet të çdo individi. Krejt çka po flas, po flas në vetën e parë. Viktimizmi është sëmundje e rëndë, e cila është istaluar nga sisteme dhe dhunë të ndryshme ndaj ketij populli./KultPlus.com
Sikurse shumica e evropianëve edhe unë në shtegtimin tim nga Prishtina në Australi u ndala në Singapor. Këtë rrugëtim e kanë bërë ndër shekuj udhëtarë e tregtarë, shtegtarë e aventuristë. Singapori ishte caku i parë edhe për shumë shqiptarë që u nisën drejtë kontinentit të ri-Australisë, duke shpresuar për jetë të re e punë. Vendi i ishujve nuk i ndali asnjërin, por Singaporin e kam dëgjuar në rrëfimet e peripecitë e tyre. Aeroporti pas njëmbëdhjetë orë fluturimi mu duk oazë e qetë e gjumëndjellëse. Zyrtarja e aeroportit me priste me emrin tim e të gruas, të shkruar në një copë letre të bardhë. Kinezja simpatike mezi dëgjohej derisa fliste me zë të ulët. Aeroporti ishte një ambient i veçantë, me restorante të dizajnuara mirë, me gjelbërim e kopshte botanike, me kaktuse e bimë tropikale të mbjella brenda, sepse edhe qyteti atë klimë e ka. Singapori ka njërin ndër aeroportet më të mëdha në Azi, të rregulluar me shije. Ambienti i brendshëm është qetësues për shtegtarin e stresuar e të pagjumë që ka kaptuar kontinente, që vjen nga njëri cep i botës në tjetrin. Shërbimi i mirë nëpër restorante është përshtypja tjetër e këndshme.
Kur
dola jashtë aeroportit vala e të ngrohtit tropikal me goditi befasisht, i
mësuar me freskun e pranverës në Prishtinë që më shumë ishte fund dimri.
Zyrtarët e aeroportit mezi i dëgjoje kur të flisnin me pëshpërima sikur druanin
se mos e zgjonin nga gjumi dike të padukshëm.
Singapori
është i veçantë nga vendet tjera të Azisë juglindore, e megjithatë ka diçka nga
secili prej tyre. Një miku im virtual me dëshiroi pushim të mirë duke me
sugjeruar se Singapori është një kryqëzim Kine, Malajzie, Indonezie e
Perëndimi. Singapori është sinonim i zhvillimit marramenthës, shembull i
shkrirjes së tradicionales me bashkëkohoren, zhvillimin ekonomik dhe disiplinën
e hekurt, fatin dhe kujdesin. Durimi tradicional oriental me dinamizmin euro
perëndimor, ku shprehia e punës, ngërthehet me ligjet e rrepta, bënë që ky vend
të jetë në kreun e vendeve të zhvilluara. Por edhe rreptësia me të cilën
trajtohen disa sëmundje të qytetërimit të huton. Secilit udhëtar që vjen nga
Evropa a SHBA-të ia vënë në pah qysh në aeroplan letrën me pyetësor se bartja a
tregtimi i drogës dënohet me vdekje, që e bëjnë t‘i shkojnë djersë të ftohta,
gjithnjë duke u druajtur se mund t’ia
kurdisë dikush ndonjë sasi droge të mjaftueshme sa të dënohet me vdekje. Në të
kaluarën janë dënuar disa perëndimorë, pavarësisht faktit që pati ndërhyrje nga
qarqe të larta për falje. Rasti i
australianes që është kapur me drogë, ndërsa ajo thotë se nuk është droga
e saj, por këmbëngulte që dikush ia ka
vënë në bagazh, është rrëqethës. Për
kurdisje ose fatkeqësi të tilla kam parë edhe filma artistik amerikanë.
Singapor është shembull i qytetit që u pavarësua pa
dashje. Pasi u larguan britanikët Malajzia e përjashtoi Singaporin nga shteti i
përbashkët, për ç’gjë singaporasit janë mërzitur shumë, sepse britanikët i lanë
në një shtet. Në atë kohë Malajzia ishte shumë më e zhvilluar. Emri i vjen nga
Singapura që do të thotë Qytet i Luanit.
Ndërkaq, Singapori nuk ka luaj. Sot Qyteti i Luanit është qytet-shtet si Monako
apo Vatikani. Është ndër vendet më të vizituara, shumë joshëse për shtegtarë.
Por
ajo që të bie në sy, hiq ligjin e ashpër për drogën, Singapori është shembull i
vendit të lulëzuar nën kapelën britanike, dëshmi e pushtuesit që nuk të zhvat
por të ndihmon e të qytetëron. Anglezët e themeluan këtë koloni, e zhvilluan
dhe e ngritën në qendër botërore të tregtisë, për ta vazhduar pastaj kinezët me
malajzianët. Dhe kur e sheh këtë mrekulli, se si të vjen, Singapori të gjitha
këto i bëri nën sundimit e Perandorisë britanike. Kinezët nuk donin që të iknin
britanikët, situatë absurdi po të shihet nga prizmi ynë. E qeverisën Singaporin më shumë se sa që mund
të themi se e pushtuan, i dhanë injeksione dhe e bënë qendër tregtare e
udhëkryq në mes të dy botërave, madje në mes të disa kontinenteve. Singapori e
shfrytëzoi pozitën e mirë strategjike, kjo i avancoi duke i dalluar nga shteti
amë, ku varfëria e barazisë komuniste ua hanë shpitin.
Pozita
strategjike e ndihmoi, i dha krah zhvillimit, e bëri qendër nevralgjike jo
vetëm për Azi, sepse Singapor është udhë kyçe nga Evropa në Australi. Shumë nga
shqiptarët që i kemi takuar më vonë në Australi e përmendin se si erdhën një
herë në Singapor e pastaj vazhduan tutje në qytete të ndryshme australiane.
Është fjala kryekëput për shqiptarë nga Dardania e territoret etnike. Thuhet se
edhe shumë shqiptarë pas rënies së komunizmit në Shqipëri ia mësyn Singaporit
me shpresën se do të realizohen, meqë i njihnin kinezët e Mao Ce Dunit, mirëpo
kinezët e Singaporit ishin ndryshe. Ikën shqiptarët në shtegtime drejtë
Malajzisë apo tutje në Australi.
A
ka shqiptarë të Singapor? Sigurisht ka, por është i vogël numri i tyre. Është
vështirë t’i takosh në këtë qytete shumëmilionësh.
Edhe
Shqipëria natyrale mu si Singapori pati pozitë të mirë strategjike në
Gadishullin Ilirik , por ky fakt nuk e ndihmoi, përkundrazi e dëmtoi, sepse
secili nga pushtuesit e lakmonte vendin pa vendës, ndërsa nuk kishin ide për
zhvillim e avancim.
Britanikët
me qytetërim ishim para vendësve në Singapor, ishin para të gjithë botës,
prandaj kjo gjë i dha krah zhvillimit të kinezëve. Askush nuk e do pushtuesin,
askush s’ka pse e lavdëron, mirëpo ata e zhvilluan Singaporin disa herë më
shumë se sa që ishte Kina. Derisa në mendjen time i bëja krahasimet e
pushtuesit të mirë e të keq, para kisha Singaporin e jetës dinamike e
qytetërimit euro aziatik, kryqëzimin e disa kulturave dhe kryqëzimin ekonomik
tregtarë të disa kontinenteve. Perandoria britanike ka mbet në kujtesë të mirë,
gjë që nuk mund të thuhet për ish- pushtuesit tonë.
Me pushtuesin e mirë jam ndeshur edhe më parë,
kur shëtisja në Lubjanë e Maribor
(Slloveni), apo në Zagreb e qytetet dalmatine të Kroacisë. Dhe me
dëshpërim krahasoja atë që ua la Austria
sllovenëve e kroatëve me atë që na e lanë neve turqit e serbët.
Sikur të triumfonte ideja e Haxhi Zekë Biberajt ne do ta kishim Britaninë e Madhe në vend të Turqisë e Serbisë, mbase do të bëheshim Singapor evropian. U nisa nga Singapori me një aeroplanë ndërkontinental australian “Qantas” mbi oqeanin e pafundmë, me një dozë dëshpërimi pse nuk e kapëm momentin historik. /KultPlus.com
Bauhaus imaginista është një projekt i madh ndërkombëtar që mbahet me rastin e njëqind vjetorit të shkollës së artit me fokus të veçantë në shpërndarjen dhe pritjen e saj në botë. Që nga fillimi. Bauhaus ishte një projekt ndërkombëtar, me studentë dhe mësimdhënës nga Evropa dhe Azia që iu bashkuan kësaj shkolle.
Në vitin 1933 kjo shkollë u mbyll nga nacionalistët
socialist ku shumica e studentëve u detyruan dhunshëm të ikin dhe të
shpërndahen nga Gjermania në vende tjera ku si pasojë Bauhaus bëhet
rrjedhë kulturore e popujve përtej Evropës. Bauhaus imaginista gjen bashkëpunim
në pjesë të ndryshme të botës nëpërmjet bashkëpunimeve kërkimore me studiues nga
Brazili, Kina, India, Japonia, Maroku, Nigeria, Rusia, Britania e Madhe dhe në
SH.B.A.
Këto histori të hulumtuara tregojnë se si Bauhaus kishte
kontakte me shkolla dhe lëvizje të ndryshme moderniste ndërkombëtare, se si
idetë e Bauhaus u tërhoqën, adaptuan apo u refuzuan duke u bazuar në kushtet vendore
të kohës, luftën e ftohtë, politikave jo të përafruara, diktaturave si dhe
proceseve të dekolonializmit dhe projekteve zhvillimore. Ato na tregojnë një
ri-lexim të statusit kosmopolit të Bauhaus nga perspektiva trans-historike dhe
trans- nacionale në lidhje me pyetjet bashkëkohore, të zhvilluara përmes
rrjetit të hulumtuesve dhe artistëve.
Bauhaus imaginista largohet nga katër objektet kryesore të Gegenstande të Bauhausit që janë përdorur për të zhvilluar katër kapitujt tematikë dhe konceptual që lidhen me pritjet në vende të ndryshme gjeografike. Këtu përfshihen: Manifesti i Bauhausnga Walter Gropius (1919), që është baza e Korrespondimit me hulumtimin e reformës pedagogjike; Tepihu, një vizatim nga Paul Klee (1927), për kapitullin Duke mësuar nga, që shqyrton përvetësimin kulturor; Ein Bauhausfilm nga Marcel Breuer (1926), ku gjenerohen idetë për evolucionin e dizajnit në relacion me ideologjinë; dhe Reflektorische Farblichtspiele, një mjet ndriçimi nga Kurt Schwerdtfeger (1922), ku gjenerohet kapitulli Ende i pavdekur ku përdoren eksperimente me dritë dhe zë. Kjo ekspozitë udhëtuese kombinon idetë, kërkimet dhe dokumentimet nga bauhaus imaginista. Artisti Luka Frei ka dizajnuar një strukturë e cila është gjysmë skulpturë dhe gjysmë ekspozitë arkitekturale – si një hapësirë ku vizitorët mund të angazhohen në shumë shtresa të këtij projekti. Aty përfshihen fjalime kuratoriale, tekste dhe imazhe që ndërlidhen me katër kapitujt si dhe dokumentime të programit ndërkombëtar bauhaus imaginista 2018. Në qendër të këtij instalacioni gjendet një kompjuter ku vizitorët mund të kërkojnë në të gazetën online të bauhaus imaginista, të printojnë nga aty imazhe dhe tekste të cilat mund ti bashkojnë në një dosje. Krahas kësaj shfaqet një program filmik me vepra të komisionuara së voni për temat dhe historinë e Bauhaus nga artistët dhe hulumtuesit bashkëkohor si Zvi Efrat, Kader Attia, grupi Otolit dhe nga Wendelian van Oldenborgh. bauhaus imaginista është një bashkëpunim mes Bauhaus Kooperation Berlin Dessau Weimar, Institutit Goethe, dhe Haus der Kulturen der Welt (HKW). Ky projekt hulumtues me stacione të ndryshme ekspozuese është pjesë e njëqind vjetorit nga themelimi i Bauhaus (2019). Instituti Goethe e madhështon këtë program me perspektivat ndërkombëtare të saj si pjesë e projektit HKW, 100 vite të tashmes, bauhaus imaginista i bashkoi në Berlin. Ky projekt u mundësua nga fondet e komisionerit federal të qeverisë për kulturë dhe media (BKM). Fondacioni federal i kulturës (KSB), përkrahë ekspozitën në Berlin; Zyra për marrëdhënie me jashtë përkrahë stacionet ndërkombëtare. Partnerët e jashtëm janë Institutet Goethe në Kinë, New Delhi, Lagos, Moskë, New York, Rabat, Sao Paolo dhe Tokio. Po ashtu partnerë tjerë janë edhe Dhoma e pavarur artistike- Le Cube në Rabat si dhe disa institucione tjera. Bauhaus imaginista u realizua në bashkëpunim me muzeun e dizajnit të Kinës (Hangzhou), Institutin e Pavarur Administrativ të Muzeut Kombëtar të Artit / Muzeu Kombëtar i Artit Modern (Kjoto) Garage / Muzeu i Artit Bashkëkohor (Moskë), dhe SESC Pompeia, Sao Paolo. Bauhaus imaginista do të hapet me 7 qershor në orën 20:00./KultPlus.com
Ministri i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Kujtim Gashi ka nënshkruar memorandume me Komunën e Prizrenit, por në të njëjtën kohë ka kërkuar që të fillojnë procedurat për ngritjen e shtatores për Eliot Engel, shkruan KultPlus.
Më poshtë po
ju sjellim postimin e tij të plotë.
Gjatë
vizitës në qytetin historik, Prizrenin, takova kryetarin e komunës Mytaher
Haskuka, nga i cili kërkova të fillojë procedurat administrative për ngritjen e
shtatores së Kongresmenit Eliot Engel, si dhe nënshkrova 10 memorandume për
financimin e projekteve për infrastrukturën sportive dhe kulturore, në vlerë
totale prej 3 milion e 670 mijë euro. Po ashtu edhe rreth 3 milion euro
parashihen të investohen në fushën e trashëgimisë kulturore në qytetin e
Prizrenit.
Projektet në
të cilat MKRS-ja do të investojë janë “Pishina Olimpike, Prizren” 1 milion e
350 mijë euro; “Ndërtimi i Stadiumit në Zhur, Prizren” 1 milion euro; “Stadiumi
Përparim Thaqi, Prizren” 840 mijë euro; “Fusha Sportive në Lubinjë të Epërme –
Prizren” 120 mijë euro; “Stadiumi i fshatit Gjonaj – Prizren” 100 mijë euro;
“Poligoni Sportiv në Mushnikovë – Prizren”, 60 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës
Kulturore në Novo Selo në Prizren” 50 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës Kulturore
në Pauske në Prizren” 50 mijë euro; “Ndërtimi i Qendrës Kulturore në Skorrobisht
në Prizren” 50 mijë euro; dhe “Kompleksi sportiv “11 Marsi”, Prizren” 50 mijë
euro.
Projektet në të cilat do të investojë MKRS-ja janë mbështetje në kuadër të politikave dhe programit të ministrisë dhe se pres që pas realizimit të projekteve të krijohen mundësi të jashtëzakonshme për qytetarët ashtu që ata ta kenë më të lehtë t’i kryejnë aktivitetet kulturore e sportive. Gjithashtu, kërkova nga komuna të merr vendim për ngritjen e shtatores së Kongresmenit Eliot Engel. Ndërkaq, komunës së Prizrenit i mbetet të përgatisë aspektin administrativ dhe t’i ndajë lokacionet për projektet të cilat pritet të fillojnë dhe të cilat do të investohen nga MKRS-ja. Projektet tona në fushën e Trashëgimisë Kulturore janë duke vazhduar në qendrën Historike të Prizrenit. Së shpejti do të fillojë së zbatuari projekti rreth 2 milionësh për rerehabilitimin e rrugës “Marin Barleti” /KultPlus.com