Kjo llogo e famshme e New York ishte realizuar nga regjisori i famshëm shqiptar Stan Dragoti

Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia. Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini.

Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në “Cooper Union” New York dhe shkollën e arteve vizuale. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani bëri ëmer që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi ,që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësishtë filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze.

Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” rreklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip e dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithese kanë kaluar kaq vite kjo reklame është si me thënë hymni i njujorkezve “I love New York”. /KultPlus.com

Ka vdekur regjisori shqiptar Stan Dragoti, njeriu që ka krijuar simbolin e famshëm “I Love NY”

Stan Dragoti artisti i njohur me origjinë shqiptare u shua në moshën 86 vjeçare në Los Angelos – Kalifornia. Stan Dragotit, njihet nga shqiptarët si shqiptari që “shembi” muret e Hollivudit, ose njeriu që bëri rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze me fillimin e famshëm “I love New York”. Ai thuhet se ka lindur më 4 tetor 1932 në New York City.

Prejardhja e tij është shqiptare. Vjen nga një familje Tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në ShBA. Babai i tij Asllan nga fshati me peisazh tërheqës, Dragot (mbiemrin e të cilit mban edhe artisti) i Tepelenës dhe nëna e tij Bahrie nga qyteti i lashtë Tepelenë. Hapat e para të këtij gjeniu filluan që në fëmini.

Në moshë të vogël ishte tepër kureshtar dhe i interesuar t’a shpenzonte kohën përballë programeve televizive. Cdo film që shikonte ishte i apasionuar ta komentonte me motrat dhe prinderit. Që në moshën 7-vjec filloi të vizatonte, imagjinonte dhe shumë skicime të moshës. Sipas Wikipedia, thuhet se këto ishin dhe zanafillat të cilat e çuan ëndrën e tij realitet. Mbaroi njekohësisht kolegjin në “Cooper Union” New York dhe shkollën e arteve vizuale. Ai bashkëpunon akoma që prej vitit 1968 me kolegun e tij Charli Moss. Stani bëri ëmer që në hapat e para kur filloi drejtor i një filmi ,që pati sukses të pabesueshëm. Disa nga shitjet i kalonin shifrën 200 milion dollar të çdo prodhimi të kompanis së tij. Njëkohësishtë filloi të realizonte reklama për gjigandet e industrisë së linjave ajerore dhe atyre së prodhimit të makinave. Njeri inteligjent dhe krijues duke i vënë në shërbim të kohës. U bë tepër i njohur dhe i kërkuar për vetë kohën. Mos vallë koha e kishte kujdesur për momentin e duhur që të bënte rizgjimin e ëndrrave Njujorkeze.

Eshtë e paharueshme për ata që kanë jetuar vitet 1970 kur i kujton filmin simbol – filmin që ka “pushtuar” rreklamat dhe vitrinat shumë ngjyrshe të metropolit gjigand të botës Nju Jork për pjesën e filmit “I love New York”. Një zemër “flakë e kuqe me dy gërma të mëdha NY” çka lexohet në shqip e dua me gjithë zemër Nju Jorkun. Megjithese kanë kaluar kaq vite kjo rreklan është si me thënë hymni i njujorkezve “I love New York”. Gjatë takimeve të shumta me ish Kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, ne jeten active ai ka qenë jo vetëm duke diskutuar per kinematografin, por edhe per lançimi i Shqipërisë në Hollivud, lançimi i turizmit shqiptar nëpër botë dhe pse jo të publicizohet edhe toleranca fetare, që sipas artistit është mjaft e rëndësishme.

Regjisor i njohur me origjinë shqiptare, veçanërisht për filmat “Love at First Bite” (Dashuri me kafshimin e parë, 1979), një komedi e zezë mbi temën e Drakulës dhe “The Man With One Red Shoe” (Burri me një këpucë të kuqe, 1985), një komedi romantike me Tom Hanks dhe James Belushi, i kishte shprehur idenë kryeministrit shqiptar për realizmin e tre projekteve kinematografike të rëndësishme. Nga burime pranë ish Kryeministrisë, gjate udheheqjes se Berishes, mësohet se Dragoti ka pasur një projekt në bashkëpunim me producentë të tjerë amerikanë, realizmin e tre filmave për Shqipërinë. Te cilat artisti ia kishte prezantuar ne ate kohe ish kryeministrit tre projekte filmike për t’i çuar në Hollivud, që ishin sipas lajmeve te atehershme njëri për historinë e Skënderbeut, një tjetër projekt filmik për ndihmën që shqiptarët u kanë dhënë hebrenjve dhe një tjetër në bashkëpunim me Peter Lucas, për Luftën e Dytë Botërore”./gazeta shqip

Era Istrefi me konferencë në Moskë, përcilleni live (LIVE)

Këngëtarja Era Istrefi është duke qënndruar në Moskë ku do të këndojë nesër në ceremoninë e finales së Kampionatit Botëror, shkruan KultPlus.

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi është zëri që ka shoqëruar gjithë kampionatin botëror me këngën “Live it Up”, që ka qenë himn i këtij kampionati që po zhvillohet në Rusi , shkruan KultPlus.Këtu mund ta ndiqni live konferencën ku po merr pjesë Era Istrefi./KultPlus.com

Dom Simon Jubani, legjenda e qëndresës dhe e lirisë

Me rastin e 7 vjetorit të vdekjes
Nga Pjeter Logoreci

Po afrohet, ndër ditët në vijim, pesvjetori i vdekjes së Dom Simon Jubanit, burrit të lavdishëm që me lëvizjet e veta bëri histori, e që ka mbetur i pashlyer në kujtesën e cdo shqiptarit. Mbasi e njihja nga afër dhe na lidhte miqësia, e ndjej si detyrim shpirtëror e qytetar që me këtë shkrim ta perkujtoj këtë gjigand të lirisë, demokracisë e të besimit në Zotin.

Sa herë që vizitoja qytetin tim të lindjes, gjatë daljeve të mija në qytet, duke kaluar para katedrales, kontaktin e parë me njerzit me rastiste që ta kisha me Dom Simonin, i cili sapo hapeshin dyert e katedrales, ndodhej aty për ti sherbyer besimtareve të shumtë që vinin posaqërisht për te. Mund të them që, vitet e fundit ai ishte i pakënaqur, i zhgënjyer dhe i vrarë shpirtërisht, jo nga vuajtjet e burgut apo nga shtrembërimet që vërente në ndërtimin e demokracisë së brishtë në vend, por nga kolegët dhe drejtuesit e kishës në Shkodër. Në ato kohë, shtëpia e tribunit të lirisë e të besimit, Dom Simon Jubanit, ishte bërë një vend i rëndësieshëm për shumë besimtarë që vinin nga të katër anët e vendit, edhe nga besimet e tjera, për të biseduar e marrë bekimin e dishepullit të atdheut e të fesë. Sic duket popullariteti i Dom Simon Jubanit, mbrenda dhe jashtë vendit, takimi i tij (si i pari klerik shqiptar) me papën në Vatikan, por edhe qëndrimi i tij kritik ndaj paaftësisë dhe mosnjohjes së problemeve tona (shqiptare) nga drejtues joshqiptare të klerit, i verboj këto të fundit të cilët “gjetën shkelje” për të “marre masa” ndaj heroit të kombit, të demokracisë e të kishës.

Shpirti dhe sedra e Dom Simonit, që nuk arritën ti thyenin 26 vite të vështira burgu nën diktaturën më të egër të globit, u goditën nga padrejtësia e vendimit të pamerituar nga drejtuesit e arqipeshkvisë së Shkodrës, …për ti hequr atij të drejtën e ushtrimit të disa shërbimeve fetare …., goditje që la një plagë të thellë e të pashërueshme tek ai. Atij që në strofullën e bishave kriminale të diktaturës, në burgun famëkeq të Burrelit, kremtonte meshën shenjtë për të gjithë të burgosurit pa dallim feje, ju mohua e drejta që të shërbente në altarin e kishës. Edhe pse i gjymtuar nga makinacionet e “eprorve”, popullariteti i tij ndër njerzit e thjeshtë u rrit pa masë, mbasi cdokush ishte i bindur në personalitetin dhe karakterin e tij të drejtë. Drejtësia mund të vonojë por jo të humbasë.

Kush ishte Dom Simon Jubani?


… Linda në Shkoder me 5 mars 1927. Prindët e mi, Zefi dhe Cilja i falën kishës dhe atdheut një martir intelektual, Dom Lazer Jubanin, helmuar me arsenik nga policia sekrete komuniste me 1982…. – shkruan ai në librin e tij autobiografik “BURGJET E MIA”….., si dhe Simonin e Kinin.
Dom Simoni, filloren e bëri në shkollën franceskane si dhe (pas mbylljes së saj) në gjimnazin e shtetit në Shkoder. Mbasi mbaron në Tiranë kursin për radiologji, fillon të punojë si radiolog në spitalin ushtarak të kryeqytetit. Në kohën e konfliktit me Greqinë, ai mobilizohet ushtar dhe dërgohet në front. Pas tre vitesh shërbimi ushtark kthehet në Shkoder dhe fillon të punojë në Sanatoriumin e qytetit si radiolog, ndërsa , ….sic shprehet ai:…. për ta mbajtë trupin në formë, fillova sportin që më pëlqente aq shumë: atletikën e lehtë e më pas edhe futbollin. Më pranuen menjëherë si anëtar i ekipit të Vllaznisë e, ma vonë, edhe të ekipit kombëtar të futbollit….

Për kënaqësinë e tij, në vitet 1957 (si gjakon) e 1958 (si prift) merr urdhërat e meshtarisë dhe dërgohet në Mirditë si famullitar, me qëllim të rindertojë besimin dhe kishat e shkatrrueme nga dhuna komuniste.
“…Por çka më pëlqente mue, …shkruen ai, ….nuk i pëlqente komunistave, të cilët më vunë prangat e më banë me u nisë për një rrugë të gjatë e të mundimshme (drejt burgut të Burrelit), ku u mbylla për 26 vjet me rradhë, tue lanë kudo gjurmë gjaku….. Në Burrel kam krye “Universitetin e Burgut Komunist”. Mësova me shkrue e me folë Latinisht, Greqisht, Italisht, Frengjisht, Anglisht që ma vonë më shërbyen me i ba miq Shqipnisë në tanë rruzullin toksor, tue i tregue se cka ka ndodhë në vendin tem, tue fitue kshtu epitetin “ Profeti”….

Për sa i përket jetës së tij, vuajtjeve në burg, ai shprehet:….Nëse ndonjë piktori do ti tekej me pikturue simbolikisht jeten teme, do ti duhej me ble nji kalë bojë të zezë….
Ai u lirua nga burgu në sajë të perestrojkës dhe zhvillimeve politike në botë, me 13 prill 1989, së bashku me shumë klerikë të tjerë, duke i mbetur “borgj” Komitetit Qendror, 14 vite burgu. Të gjitha ato që e kanë njohur Domin, e dijnë që dita më e zezë e jetës së tij nuk ishte dita e arrestimit, por dita e vdekjes së nënës, e cila përjetoj për së gjalli vdekjen e të birit Dom Lazër Jubanit (të helmuem nga sigurimi) dhe zingjirët e roberisë së djalit të vogël Simonit.

Me kthimin e tij në liri, ai nis përpjekjet dhe bën një aktivitet të dendur për të rifilluar ushtrimin e lirë të fesë. Si rezultat i këmbënguljes dhe kurajos së tij qytetare, arrin që me 4 nandor 1990 të kremtojë Meshën e Parë publike në varrezat e Rrmajit të qytetit të Shkodres, në praninë e 200 – 300 besimtareve. Kjo meshë u pasua nga ajo e 11 nandorit, ku edhe pse nën represionin e terrorin e egër që ushtroj sigurimi dhe policia e rregjimit komunist, morën pjesë të gjithë qytetarët e Shkodres, pamvarsisht nga besimi. Kush nuk e kujton këtë ditë të shënuar për lirinë e besimit dhe të fjalës, ku Dom Simoni, edhe pse bëlbëzonte fizikisht, mbajti një fjalim të mirëpregatitur programatik që do të thyente heshtjen 23 vjecare.

Për kontribut të cmueshem mbarëkombëtar, Univesiteti i San Franciskos në Kaliforni në vitin 1991, i akordon titullin dhe diplomen “Doctor Honoris Causa” në shkencat humane me motivacionin: PROTAGONIST I NJE EPOKE SE RE NE SHQIPERI…
Më vonë, në vitin 1996-të, shteti i Miciganit e nderoj me një diplomë të posacme me motivacioni: NISMETAR I LIRISE SE FJALES DHE SHTYPIT…

Sic shkruan ai në shenimet e tija: … jam i pari shqiptar, që pas Perestrojkes, së bashku me shumë përsonalitete të tjera botnore (senatorë, kongresmenë, ministra, Andreottin, mbretin e Belgjikës), jam thirrë në audiencë nga Papa Gjon Pali i dytë në Vatikan. Jam i pari klerik pa kurrfarë grade që ftohet dy herë nga administrata amerikane në Washington, një herë nga parlamenti rus, një herë nga Spanja, Izraeli, Egjypti, Turqia, shumë herë nga Franca, Italia, Belgjika, Gjermania, ndërsa kam refuzue me vizitue Kinen, Taivanin, Meksiken, Argjentinen…

Gjatë punës së tij baritore, ai krijoj famullinë katolike të Spitenit, Kaftallit si dhe qendrën (fetare, kulturore, shëndetsore, sportive) të Kalivacit… Per me ruejte pamvarsine e mendimit, nuk kam pranue grada – tregon ai – … nuk pranova kurrë që prej altarit të kishës të bajshe politike, që ti bajsha thirrje popullit të votonte për partinë në pushtet… Unë baj pjesë në partinë e të vorfënve, të masakruemve, të viktimave të së djeshmes e të së sotmes…

Kush lexon librin e tij autobiografik BURGJET E MIA, mund të krijojë një ide të plotë rreth botës së mbrendëshme shpirtërore e punës së pashoqe që Dom Simon Jubani bëri për shoqërinë dhe popullin shqiptar. Edhe pse kurdoherë,…për guximin, idealizmin, atdhetarinë dhe qëndresën; ai për miqtë dhe popullin e thjeshtë… ishte një hero, …pat ndonjë keqdashës (edhe nga rradhët e kolegëve) që e etiketoj “i marri”…
Me kërkesën e popullit të Shkodres, me 4 nandor 2010, Bashkia e qytetit i akordoj titullin e shumë merituar – QYTETAR NDERI I SHKODRES – .
Dom Simoni vdiq në moshën 84 vjecare me 12 korrik 2011, duke na lënë pas një trashëgimi të pasur arritjesh nga puna e tij si dhe kujtimin e një figure të pashoqe simbol i vuajtjes dhe qëndresës nga terrori i diktaturës komuniste. Për kalvarin e vuajtjeve, sakrificat, vetmohimin e tij, për atdheun dhe kishën katolike, mendoj që ai duhet ti shtohet listës së martireve të kishës shqiptare.
LAVDI KUJTIMIT DHE VEPRES SE TIJ.

Ramush Haradinaj takon Rita Orën, i dorëzon këtë dhuratë (FOTO)

Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot këngëtaren kosovare Rita Orën, shkruan KultPlus.

Ai përgjatë këtij takimi këngëtares së famshme shqiptare i ka dorëzuar edhe një dhuratë.
Për këtë takim ka njoftuar vetë Haradinaj, i cili ka thënë:

Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër.
Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë.
Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën.
Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleminderit që të kemi.
Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua!
Our golden Rita Ora. Thank You!
RH./KultPlus.com

20 shprehje frymëzuese nga Nënë Tereza

“Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.”

“Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.”

“Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.”

“Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.”

“Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.”

“Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.”

“Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!”

“Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.”

“Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.”

“Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.”

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.”

“Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”

“Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.”

“Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.”

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

“Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.”

“Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.”

“Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri”

“Paris Opera Competition” përzgjedhë dhjetë finalistë nga e mbarë bota, në mesin e tyre edhe Elbenita Kajtazi

Sopranoja kosovare Elbenita Kajtazi po shijon sukseset një pas një në skena të mëdha prestigjioze, shkruan KultPlus.

Suksesi i saj i fundit është përzgjedhja në mes dhjetë finalistëve në garën prestigjioze të “Paris Opera Competition” ku këtë skenë e synojnë shumë artistë nga e mbarë bota.

Për këtë sukses ka njoftuar vetë Elbenita Kajtazi e cila ka thënë se në këtë garë do të prezantojë shtetin e saj Kosovën, në mesin e dhjetë finakistëve nga vende të ndryshme të botës./KultPlus.com

KONKURS Për çmimet që i ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e Kinematografisë “Bekim Fehmiu”

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA
REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU I SPORTA
MINISTRY OF CULTURE,YOUTH, SPORTS

Departamenti i Kulturës / Departman za Kulturu / Department of Culture

Me qëllim të zhvillimit, avancimit, dhe promovimit të krijimtarisë filmike, dhe në pajtim me Rregulloren për Ndarjen e Çmimeve për Kinematografi me numër të protokollit 2891/2014 të datës 30.06.2014 Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit rishpall:

KONKURS

Për çmimet që i ndanë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në fushën e Kinematografisë.
Ftohen të interesuarit që të propozojnë kandidatët për Çmimin Kombëtar për Vepër Jetësore “Bekim Fehmiu” dhe “Çmimin vjetor për Kinematografi” që u jepet krijuesve të dalluar, të cilët me krijimtarinë e tyre kanë lënë gjurmë të thella në fushën e kinemtografisë.

Çmimi Kombëtar për Vepër Jetësore ”Bekim Fehmiu”.
• Ky Çmim u ndahet personaliteteve të shquara të fushës së kinematografisë për suksesin, të arriturat gjatë karrierës, risitë dhe kontributin e veçantë në avancimin e kinematografisë. Ky Çmim mund ti jepet edhe pas vdekjes së autorit.

• Laureat të çmimit mund të jenë: producentet, regjisoret, skenaristët, aktorët, drejtoret e fotografisë, skenografët, kostumografët, kompozitorët, animatorët dhe krijuesit që në mënyrë kreative kontribuojnë në kinematografi.

• Çmimi mund tu ndahet vetëm shtetasve të Republikë së Kosovës.

“Çmimi Vjetor për Kinematografi”
• Ky çmim i ndahet çdo vit, autorit për veprat filmike të realizuara gjatë vitit paraprak kalendarik.

• Çmimi Vjetor për Kinematografi, sipas vendimit të jurisë, ndahet çdo vit vetëm në njerën nga këto kategori: producenti më i mirë, regjisori më i mirë, skenaristi më i mirë, aktori/a më i/e mirë, drejtorit të fotografisë, skenografi më i mirë, kostumografi më i mirë, kompozitori më i mirë dhe animatori më i mirë.

• Çmimi mund ti ndahet vetëm shtetasve të Republikë së Kosovës.

Konkurrimi për çmimet për Kinematografi mund të bëhet personalisht ose përmes propozimit nga:
1. Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës;
2. Qendra Kinematografike e Kosovës;
3. Produksionet Filmike të regjistruara në Kosovë;
4. Shoqatat e Filmit të regjistruara në Kosovë;
5. Fakulteti i Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë.

Propozimi që bëhet nga institucionet e lartpërmendura duhet të përmbajnë: Arsyetimin me shkrim, CV-in e të nominuarit dhe materialet tjera përcjellëse audiovizuele për të nominuarin.

Propozimi duhet të firmoset nga titullari i institucionit/asociacionit që ka të drejtën e propozimit.

Propozimi me shkrim duhet të dërgohet deri më datën 3 Gusht 2018, në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35).

Propozimet me dokumentacion jo të kompletuar nuk do të shqyrtohen.

Konkurs për ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

REPUBLIKA E KOSOVËS
REPUBLIKA KOSOVA
REPUBLIC OF KOSOVA

QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA /GOVERNMENT OF KOSOVA

MINISTRIA E KULTURËS,RINISË DHE SPORTIT
MINISTARSTVO ZA KULTURU, OMLADINU, SPORT
MINISTRY OF CULTURE,YOUTH, SPORTS

Departamenti i Kulturës / Departman za Kulturu / Department of Culture

Në bazë të Rregullores Nr. 05/2013 për Ndarjen e Çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit shpallë:

K O N K U R S

Ftohen të gjithë dramaturgët shqiptarë që të konkurrojnë me dramat e tyre në Konkursin për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi për vitin 2017”.

Çmimet të cilat i ndanë Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit për çdo vit janë si në vijim:
1. Çmimi i parë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
2. Çmimi i dytë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”
3. Çmimi i tretë për Dramë origjinale Shqipe “Katarina Josipi”

Vlerësimin për ndarjen e çmimeve e bën juria profesionale e përbërë nga 5 anëtarë e emëruar nga Ministri.

Tri Çmimet për dramat më të mira, jepen në të holla, të shoqëruara nga një certifikatë të nënshkruar nga Ministri dhe një kopje origjinal të vendimit.

Çmimet dorëzohen në një ceremoni të veçantë të organizuar nga MKRS, me 9 nëntor në ditëlindjen e “Katarina Josipit”

Tri dramat fituese botohen në një edicion special në gjuhën shqipe;

Kriteret dhe kushtet për pjesëmarrje
• Laureat të Çmimit mund të jenë dramaturgët që janë shtetas të Republikës së Kosovës.
• Një autor mund të sjellë më së shumti dy drama për shqyrtim;
• Dramat që konkurrojnë në këtë konkurs duhet të jenë jo më të shkurtra se 50 minuta;
• Dramat e të gjitha zhanreve do të merren në shqyrtim;
• Tema dhe as numri i personazheve nuk janë të limituara,
• Dramat e papërfunduara apo sinopsiset nuk do të merren në shqyrtim;
• Dramat që sillen në këtë konkurs duhet të jenë origjinale, të shkruara mbas vitit 2000, dhe nuk duhen të jenë të inskenuara apo të botuara më parë;
• Drama që fiton vendin e parë, konsiderohet si dramë potenciale për t`u inskenuar në njërin nga sezonet e ardhshëm në TKK;
• Dramat që shpërblehen për vendin e dytë dhe të tretë, fitojnë të drejtën për lexime skenike në TKK;
• Dramat dorëzohen në tri kopje me mbishkrimin “Konkursi për Dramë Kombëtare “Katarina Josipi” 2017;
• Autorët duhet të nënshkruhen me shifër dhe shifrat fituese do të shpallen në media për konfirmimin e emrave të fituesve. Për konfirmim të shifrës, autori duhet të sjell si dëshmi dramën origjinale.
• Dramat duhen të dërgohet në Arkivin e MKRS-së, për Departamentin e Kulturës, në Zyrën nr. 022 (Adresa: MKRS, 10.000 Prishtinë, Rruga “Nëna Terezë” nr. 35), ose përmes postes elektronike: [email protected];
• Autorët që sjellin dramat e tyre në këtë konkurs konsiderohet se i pranojnë kushtet e këtij konkursi.

Konkursi do të jetë i hapur nga dita e publikimit në medie deri me 3 shator 2018. Çdo Dramë e ardhur mbas kësaj date nuk do të merret në shqyrtim.

Kërkesat e autorëve me dokumentacion jo të kompletuar nuk do të shqyrtohen.

Dukagjin Lipa: Mburrem me vendin tim, me Sunny Hill po mundohem t’i tregoj botës prej nga jemi dhe çfarë jemi

Dua Lipa po vjen në Prishtinë për të qenë pjesë e festivalit të parë në Kosovë me përmasa të tilla sikurse është Sunny Hill Festival. Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës, njëherit organizator i këtij festivali, në intervistën e dhënë për KultPls ka treguar për shumë detaje të këtij festivali. Ai, edhe vetë këngëtar, për mbledhjen e yjeve në qytetin të cilin e do aq shumë, ka thënë se e kishte dëshiruar qysh herët, dhe sipas tij, sa më shumë që po afrohet data e këtij festivali aq më shumë ka filluar të besoj se kjo ëndërr më në fund po bëhet edhe realitet.

Ardianë Pajaziti

KultPlus: Pothuaj edhe një muaj na ndanë nga Sunny Hill Festival, për këtë kohë kur edhe ka filluar shitja e biletave, sa jeni duke e vërejtur që Kosova po vendoset me të drejte në hartën e botës?
Dukagjin Lipa:
Që në ditën e parë të publikimit të lajmit për organizimin e Sunny Hill, ne kemi hasur në interesim të jashtëzakonshëm nga mediat e huaja sikurse: NME, BBC, Fader, CapitalFM e shumë të tjera, të cilat kanë raportuar për festivalin si dhe kanë shprehur interesimin e tyre që të jenë në mesin e mediave të akredituara për pjesëmarrje dhe mbulim direkt nga Prishtina. Të gjitha publikimet e kanë përmendur Kosovën në kontekst pozitiv dhe kanë dhënë detaje për vendin tonë me ton dhe sentiment pozitiv, i cili neve na ka munguar. Vetëm disa ditë pas zyrtarizimit të festivalit, ne e kemi bërë Kosovën temë trending në Tëitter dhe temë të ditës në Google, dhe kërkimet online për Kosovën janë shumëfishuar menjëherë.

KultPlus: Natyrisht që emri i Dua Lipës është edhe vula e këtij festivali, dhe pikërisht emri i saj a është duke ndikuar edhe në blerjen e biletave nga të huajt?
Dukagjin Lipa:
Ne kemi pohuar që Sunny Hill Festival është festival me disa nga emrat më të mirë të muzikës në botë. Natyrisht se në këtë mes Dua ka peshë shumë të madhe si artiste dhe performuese, sikurse në çdo vend tjetër të botës natyrisht, mirëpo Kosova është vendi i saj dhe rëndësia dhe interesimi për të është edhe më i madh. Por për performancën e Duas, posaçërisht ka interesim nga të rinjtë nga e gjithë Evropa, të cilët tashmë kanë blerë biletat për festival.

KultPlus: Çfarë do të ketë të veçantë në këtë festival pos paraqitjes skenike të Dua Lipes, a ka edhe ndonjë agjendë tjeter nga ajo?
Dukagjin Lipa:
Siç edhe e kemi paralajmëruar më herët, Dua do të vijë në Prishtinë në fillim të muajit gusht, dhe përveç performancës së saj në festival, ajo do të jetë këtu edhe për aktivitetin e shpërndarjes së fondeve të mbledhura nga koncerti i saj i mëhershëm në Prishtinë. Ky do të jetë një aktivitet publik, në të cilin do të ftohen edhe mediat.

KultPlus: Pastaj janë edhe dy emra shqiptarë me famë ndërkombëtare: Action Bronson dhe Stanaj, si e kane pritur ftesen tuaj për këtë festival?
Dukagjin Lipa:
Në këtë edicion, Sunny Hill do të jetë posaçërisht interesant, sepse ne kemi arritur që ta konfirmojmë edhe pjesëmarrjen e Action Bronson dhe Stanaj, dy artistëve të jashtëzakonshëm shqiptar, të cilët për të parën herë do të performojnë në Kosovë.

KultPlus: Ndërkohë është bërë një përzgjedhje e këngëtarëve të Kosovës që do të jenë pjesë e këtij festivali, përpos paraqitjes së tyre, sa do të jenë gjasat që zërat e tyre të degjohen edhe nga ndonjë përfaqësuesi të ndonjë studio ndërkombëtare?
Dukagjin Lipa:
Me kënaqësinë më të madhe të gjithë artistët tanë e kanë pranuar ftesën për të qenë pjesë e festivalit dhe unë e shfrytëzoj rastin që ti falennderoj të gjithë për kontributin e tyre që ky festival të jetë platforma më e madhe e muzikës që shqiptaria e ka pasë ndonjëherë. Ne do të kemi mysafirë të shumtë nga industria e muzikës botërore dhe do të isha shumë shumë i lumtur nëse Sunny Hill Festival do të ishe vendi ku artistët tanë zbulohen nga përfaqësues të studiove ndërkombëtare.

KultPlus: A keni të dhëna se nga sa persona mund të ndiqet ky festival?
Dukagjin Lipa:
Duke u bazuar në interesimin e madh të njerëzve për të qenë pjesë e Sunny Hill, ne presim që për tre netë rresht të kemi disa mijëra njerëz pjesëmarrës në festival, një masë e konsiderueshme prej të cilëve do të udhëtojnë nga vendet e ndryshme të rajonit dhe Evropës për të qenë në Prishtinë më 10, 11 dhe 12 gusht.

KultPlus: Po mediet e huaja, sa nga mediet e huaja janë akredituar për këtë festival?
Dukagjin Lipa:
Akreditimi i medieve, si atyre vendore gjithashtu edhe të huaja do të bëhet gjatë javës së ardhshme.

KultPlus: Sunny Hill Festival do të mbahet në Prishtinë, a ka gjasë që vitet e ardhshme të lëvizë në vendet e tjera?
Dukagjin Lipa:
Dëshira ime është që Sunny Hill Festival të jetë festivali më i madh dhe më i përfolur në shqiptari, kështu që, nëse ndonjëherë ndrrojmë vend, atëherë me siguri se Shqipëria do të ishte vendi im i preferuar.

KultPlus: Ndërkohe, një festival me emra të mëdhenj po mbahet për herë të parë në Kosovë, si ndihesh për këte prurje?
Dukagjin Lipa:
Kjo është dëshirë e imja e kahmotshme, edhe duke u afrur data e festivalit kam filluar të besoj se kjo ëndërr po bëhet realitet. Mburrem shumë me vendin dhe me qytetin tim, dhe me këtë aktivitet po mundohem që ti tregoj botës se prej nga jemi, cfarë jemi, edhe të bëjmë promovimin e vendit tonë në mënyrën më unike edhe më të mirë që mundemi. Prandaj ejani të gjithë të festojmë së bashku.

KultPlus: Dhe për fund, sa ka gjasa që në një këngë të vetme ti shohim Duan, Ritën, Beben e Era Istrefin?
Dukagjin Lipa:
Ndoshta një ditë edhe kjo do të ndodhë, por deri në atë ditë shpresojmë që Rita, Bebe Rexha dhe Era Istrefi do të na gëzojnë me prezencën e tyre në edicionet e ardhshme të Sunny Hill Festival./KultPlus.com

Ag Apolloni: Anton Çetta, lidhje me shkencë s’ka pasë

Shkruan: Ag Apolloni

Këto ditë u çua shumë pluhur për (mos)ngritjen e bustit të Anton Çettës para Institutit Albanologjik të Prishtinës. Kolegët e Antonit paskan thënë që busti i tij nuk duhet të ngrihet para Institutit, por diku tjetër, ndërsa këta të tjerët insistojnë që busti duhet të ngrihet vetëm para Institutit. Kështu, edhe pse Anton Çetta është simbol i pajtimit, kësaj here u bë shkak i përçarjes.

As ata që e refuzonin bustin, as ata që e mbronin, nuk e thanë atë kryesoren: A është Anton Çetta shkencëtar?

Të dy palët thanë se Antoni ka qenë burrë i mirë, ka mbledhur përralla, ka pajtuar gjaqe, prandaj sipas njërës palë busti (më mirë do të ishte një përmendore) duhet të ngrihet në një shesh, kurse sipas palës tjetër – vetëm para Institutit. Kjo palë e lidh refuzimin me përkatësinë fetare (katolike) të Anton Çettës, por nuk merret me kontributin e tij shkencor.

Unë personalisht, jo si shkrimtar, por si profesor dhe si doktor i shkencave filologjike, do të ndihesha i ofenduar nëse para një instituti shkencor do të vendosej figura e një pleqnari, në vend se e një shkencëtari. Anton Çetta ka bërë një gjest madhështor në pajtimin e familjeve shqiptare (kosovare), por ai s’ka bërë asnjë punim shkencor me vlerë. Është mbledhës dhe kompilator i folklorit, por s’ka pasur as metodë, as qasje, as terminologji shkencore dhe këtë e them me kompetencë të plotë. Kjo duhet thënë. Pse të kemi frikë nga e vërteta, kur Kosova tashmë, edhe falë kontributit të madh të Anton Çettës, është e çliruar?

Anton Çetta është pleqnar i madh (ka ndenjur me pleqnarë dhe ka marrë tiparet e tyre) dhe meriton një përmendore të madhe në Prishtinë, por jo para Institutit. Sepse para Institutit aq sa ai, e meriton bustin edhe Xhemail Abria.

Kujdes ku i vendosni bustet dhe përmendoret! Ibrahim Rugova është vendosur pranë Benettonit sikur të kishte qenë dizajner mode; Fehmi Agani është vendosur para Fakultetit të Filologjisë, edhe pse kurrë s’është marrë me filologji (do ta kenë ngatërruar me vëllain e tij, Hilmiun). Mund t’i tolerojmë përmendoret e figurave të fazës sonë parainstitucionale, siç i lejon gjithë bota, por jo këta të pas Luftës së Dytë Botërore.

Duhet të bëhet debat racional para se të vendoset një përmendore, që mos të hiqet pastaj nga brezat e ardhshëm. Anton Çetta ka marrë rrogë në Institut, por nuk është Vladimir Propp. Ai thjesht ka mbledhur (më shumë ka kompiluar) përralla e anekdota. Më tutje, dorën në zemër, lidhje me shkencë s’ka pasë.
Mos u çartni, vlerësojeni njeriun e urtë për atë që është, jo për atë që nuk është! E për atë që është, simbol i pajtimit, ai meriton një permendore larg institucioneve./KultPlus.com

Rita Ora vallëzon me flamurin e Kosovës dhe të Kroacisë (VIDEO)

Këngëtarja kosovare Rita Ora e cila së fundi është paraqitë me një koncert në Kroaci ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme, shkruan KultPlus.

Ajo duke shënuar kështu edhe fitoren e Kroacisë në Kampionatin Botëror, në skenë ka vallëzuar me flamurin e Kroacisë dhe të Kosovës.

Për më shumë KultPlus ju sjellë një pjesë nga kjo performancë e Rita Orës./KultPlus.com

Serbia e vendosë kryqin pesë metra në Mitrovicë, Arbana Xharra bën thirrje që të largohet (FOTO)

Në kodrinën e dytë më të madhe në mes të Mitrovicës dhe Zveçanit është vendosur një kryq i madh.
Kurse gazetarja Arbana Xharra vendosjen e këtij kryqi e ka vlerësuar si provokim ndaj shqiptarëve, sikurse që ka kujtuar të zotët e Kosovës, ende nuk e kanë kuptuar se si shtet i pavarur sikurse është Kosova, ata mund edhe ta shkulin atë kryq nga aty.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin origjinal të Arbana Xharrës.

Ky eshte kryqi i politikes se Begradit, i cili 20 vjet me pare ka kryer gjenocid ne Kosove. Ky eshte kryqi qe bartet me krenari edhe nga politika e sotme e Serbise. Ky eshte kryq politik, ne emer te se cilit mbi nje shekull eshte thirrur ne shfarosjen e shqiptareve. Ky kryq eshte vendosur per te provokuar shqiptaret. I zoti i ketij kryqi e di shume mire qe Kosova eshte shtet i pavarur, por si duket te zotet e shtepise sone ende nuk e kane kuptuar, qe te jesh shtet i pavarur, mund te shkulesh ate kryq nga ai vend ku eshte vendosur!/KultPlus.com

Fatlume Bunjaku: Roli i Emës erdhi në momentin e duhur

Me skenar dhe regji të Ardit Sadikut “Mali i harrum”, është filmi i cili sapo ka përfunduar xhirimet në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Aktorët që kanë zbritur deri në Theth për ti dhënë formë këtij filmi të metrazhit të gjatë janë në përbërje të: Xhevat Qorraj, Fatlume Bunjaku, Agron Shala, Kastriot Shehi, Merita Gjyriqi, Agron Disdari, Igballe Qena… Dhe pikërisht këta aktorë nga Kosova dhe Shqipëria, nëpërmjet karaktereve të tyre, të cilët, nga regjisori Ardit Sadiku janë përzgjedhë me qëllim të jetësimit të skenarit sa më mirë, pasi që, skenari ishte shkruar në dialektin geg, dhe sipas regjisorit Sadiku, piwrkisht pwr kwtw fakt, aktorët e këtij filmi vijnë nga Veriu i Shqipërisë dhe Kosova.

Sadiku ka shpjeguar se në këtë film bëhet fjalë për një të moshuar në pension, që e gjen vetën jashtë shtëpisë së tij nga djali tij i papunë. “Pasi e humbë pronën mbështetet te vajza edhe te dhëndri. Ata udhëtojnë në Alpe, ku e ka dhëndrri një shtëpi, në një përpjekje që të gjejë paqe dhe për të pushuar pak nga problemet, por ja që as aty nuk gjejnë dot paqë, sepse ndodhin shumë të papritura”, ka shpjeguar mbi temën e këtij filmi regjisori Ardit Sadiku, të cilit i është përshtatur mjaftë mirë edhe ambienti i fshatit Theth.

Mirëpo, në këtë film që ka për bazë një temë sociale, aktorja kosovare Fatlume Bunjaku, duket ta ketë pas rolin më të rëndësishëm në karrierën e saj, pasi që është filmi i parë që i është besuar një rol kaq i madh, ai i Emës.

Bunjaku e cila tashmë ka dëshmuar vetën në disa role të rëndësishme në teatër dhe në filma të shkurtë, këtë rol e konsideron tejet të vecantë, pasi që, sipas saj, roli i Emës ka arritë të ngjallë përjetimin e rolit, qysh në leximin e parë të skenarit.

“Gjërat dhe emocionet që perjeton Ema në film, unë personalisht nuk i kam përjetuar deri më tani në jetën reale, dhe kjo ndoshta ka qenë e bukura, sepse më është dhënë mundësia të gjurmoj, të zbuloj e të mësoj shumë se deri ku mund të shkoj një femër apo dhe vetë qenia njerzore”, ka thënë Bunjaku.
Duke e vlerësuar temën e filmit, rolin e saj, mesazhin që bartë dhe krejt përkushtimin maskimal të ekipit, ajo është shprehur të jetë optimiste për këtë projekt.

Pavarësisht se konsiderohet të jetë roli më i madh i saj, Bunjaku ka thënë për KultPlus se ajo cdo rol që merr i jep mundësi që të piqet edhe më shumë si aktore.

“Mirëpo, roli i Emës mendoj që erdhi në momentin e duhur, dhe nëse kam bërë punë të mirë në këtë projekt, shpresoj që të më hapë dyert edhe për projekte tjera filmike”, ka thënë Bunjaku, e cila ka vlerësuar përvojën që ka marë nga kolegët e tjerë në film, sidomos nga Xhevat Qorraj, i cili edhe e bartë rolin e babait të saj në këtë film.

Kurse regjisori Ardit Sadiku krejt në fund ka thënë se ky projekt ka pasë sfidat e veta, pothuajse si cdo projekt tjetër filmik. Kurse për temën që ka përzgjedhë për këtë film, Sadiku ka thënë se është fokusuar në një rrëfim social, pasi që, i bëjnë përshtypje njerëzit dhe problemet e tyre, sikurse edhe pamundësia e tyre për të marrë vendime, pasiguria ekonomike…Regjisori Sadiku jeton në Los Angeles kurse ky film është iniciativë e tij private./KultPlus.com

Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju

Nga Edlira Gjoni

Shumë mllef për Dhërmiun e për Jugun sot. E ka bërë ashtu klientela e Havanës. Kam një jetë që pushimet i njoh si sinonim të Jugut. Nuk e ndërroj shtëpinë e plazhin. Thjesht mërzitem se prej 10 vitesh, e sillni Bllokun në Jug, e ankoheni për çmimet, sigurinë, sjelljen, kushtet, papajtueshmërinë tuaj me ç’ndodh aty. E çfarë ndodh? Ajo që sillni vetë: llum social e mendor.
Nuk e di sa vite ka Havana që është hapur. Nuk kam shkelur kurrë aty. Nuk kam çuar dëm asnjë lek!

As në Drimadhes nuk shkoj, sikundër kam ndërprerë vajtjet në Jalë apo Llaman. Me trishtim, kur mendoj se në 2008-ën, në 10 ditë plazh Gushti në Llaman, ishim vetëm një grusht njerëzish, që donin mbi të gjitha, qetësinë. Sot kjo është fjalë e huaj. Qetësia nuk njihet si term pushimi në mendjet e çuditshme Jug-shkuese.

Doni tangërllik, zhurmë, silikon, shampanjë, muzikë të shëmtuar që s’dëgjohet kund veç në plazhet ku veni ju, doni sherr, paradë e selfi ashtu kokë-bosh si jeni, edhe ankoheni të pataksur: E ka fajin Jugu!

Asnjë faj s’ka Jugu. Pasqyra juaj është. Çfarë ndodh në kohë pushimesh, e keni transferuar ju vetë aty. Asnjë vendas nuk hyn te Havana. Ju hyni. Ju që lëvizni grup: bashkë në Bllok, bashkë edhe në Jug!

Iu duket situata e shëmtuar në të gjitha elementet? Nuk e ka fajin pasqyra! Jugun e bëni ju për këto dy muaj. Pjesën tjetër të vitit, është zonë pa ngjarje, si në çdo cep të harruar të Shqipërisë!

Më tremb një njeri që gjuajti në Havana, por ama, më shokon fakti që hyni turmë aty. Është mënyrë “pushimi” që nuk shpjegohet dot. Logjika fikur!

Atë jetë lëvdoni, ato ngjarje do shihni: Degjenerim që juve ju duket “klas” në Drimadhes, Llaman e Jalë.
As mos hajdeni më hiç! Na duhen pushues, jo specie të çuditshme tangërlliku e zhurme si klientela që shani vetë.
Jugu duhet për detin, ju e doni për të shitur mend.
Nder na bëni po u mërzitët shumë e nuk shkoni më! Nder!

Pas Sarandave, do të nisen Vlorat e Kosovës, janë gjithsej 7 mijë me këtë emër

Pak muaj më parë 40 vajza dhe gra me emrin Saranda udhëtuan bashkë nga Kosova drejt qytetit me të njëjtën emër në jug të vendit. Udhëtimi ngjalli interes kudo nëpër Shqipëri, jo vetëm për idenë interesante, por edhe sepse emrat shqiptarë sa vijnë e po bëhen më të rrallë mes fëmijëve të sapolindur.

Duke marrë shkas nga pakësimi i emrave shqiptarë mes fëmijëve, shoqata Labëria ka organizuar një aktivitet ku mes të tjerëve ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë takimit tha se është duke u organizuar një udhëtim mes këtyre grave dhe vajzave drejt qytetit që u ka dhënë emrin.

“Vetëm Kosova ka mbi 7000 vajza e gra të quajtura Vlora, që po punojmë të organizojmë një ekskursion në qytetin e Vlorës, siç realizuam me 50 vajza e gra me emrin Saranda që i çuam në Sarandë” u shpreh Minxhozi.

Ekskluzive: Edhe Jean-Claude Van Damme bën shqiponjën, përshëndetë Adnan Januzaj

Aktori i njohur me famë botërore Jean-Claude Van Damme sapo ka postuar në faqen e tij zyrtare një fotografi me shqiponjë, shkruan KultPlus.

Dhe mbishkrimi i kësaj fotografie i është dedikuar Adnan Januzaj, i cili shënoi gol për ekipin e Belgjikës, por që i njëjti nuk ka bërë shqiponjën sikurse e kanë bërë Xhaka e Shaqiri.

“Një falënderim masiv për Adnan Januzaj që shënoi dje golin e fitores në kampionatin botëror të FIFA-s për ekipin e Belgjikës”, ka shkruar Jean-Claude Van Damme./KultPlus.com

“Në emër të asaj-rrëfim për një rrugëtim jete”, libri më i ri i Magbule Kelmendit

Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Faik Konica” dhe i dedikohet një adoleshenteje, e cila nga ndjenja e madhe e dashurisë, viktimizohet në prostitutë në rrugët e botës, e trafikuar nga i dashuri i saj.

Ky libër me autore Magbule Kelmendi, konsiderohet të jetë një shoqërues i mirë për cdo lexues, pa dallim moshe, por libri u dedikohet më të vlefshmëve të jetës, fëmijëve! Librin mund ta gjeni te DEA shop./KultPlus.com

Qeveria e vlerëson tokën e lakmuar të Teatrit me 470 euro për metër katror

Projektligji kontrovers, i cili iu dorëzua Kuvendit me “procedurë të përshpejtuar” i vlerëson 8 mijë metrat katrorë tokë publike të Teatrit Kombëtar me vetëm 500 milionë lekë ose më pak se 470 euro për metër katror, në një zonë ku një apartament kushton mbi 2500 euro për metër katror.

Qeveria shqiptare dorëzoi në Kuvendin e Shqipërisë “me procedurë të përshpejtuar” një projektligj kontrovers që anashkalon kuadrin ligjor ekzistues për të dhënë me koncesion jashtë procedurave konkurruese 8,465 metra katrorë tokë publike në qendër të Tiranës. Tokaështë vlerësuar sipas një vendimi gjithashtu kontrovers të qeverisë “Rama” për 500 milionë lekë, ose më pak se 470 euro për metër katror, në një zonë ku një apartament i zakonshëm kushton mbi 2500 euro për metër katror, ndërsa një dyqan për 5 apo 6 mijë euro për metër katror.

Projektligji i qeverisë nuk ndryshon fare nga varianti fillestar, pavarësisht se kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, pas një turi takimesh të cilat ai i quajti “konsultime”, deklaroi të mërkurën se kishte arritur një marrëveshje me artistët protestues, e cila sipas tij do të reflektohej në dokument.

Projektligji parashikon ngritjen e një grupi negociatorësh të udhëhequr nga kryebashkiaku Veliaj, i cili do të shqyrtojë propozimin e kompanisë “Fusha” sh.p.k për të zhvilluar zonën e Teatrit Kombëtar dhe do të hartojë një projekt-kontratë me të.

“Kontrata ndërmjet pronarit-shtet dhe partnerit privat duhet të përmbajë propozimin e paraqitur nga shoqëria “Fusha”, sh.p.k.,sipas këtij ligji, i cili është vlerësuar nga komisioni negociator dhe do të jetë pjesë e pandashme e kontratës,” thuhet në projektligj.

Relacioni i projektligjit, i cili është dërguar nga qeveria “me procedurë të përshpejtuar” argumenton mjetin esktraligjor të përdorur, “procedurë e veçantë”, me tre precedentë ligjorë të vendosur gjithashtu nga qeveria “Rama”, dy nga të cilët janë praktikate dështuara për ndërtimine Rrugës së Arbrit nga një kompani kineze si dhe ndërtimi i portit të Karpenit nga një kompani fantazmë. Shembulli i tretëështë ndërtimi me negocim të veçantë i Aeroportit të Vlorës, i cili është në negocim e sipër.

Çmimi prej 470 eurosh për metër katrorë për tokën më të shtrenjtë në Tiranë është nxjerrë nga një vendim qeverie, përmes të cilit, qeveria synoi të ulë vlerën e kompensimit për tokat e sekuestruara pa të drejtë gjatë kohës së komunizmit. Ndërsa pronarët u ankuan për këtë ulje çmimi që nuk reflekton vlerën e tregut, qeveria përdor të njëjtin çmim për të privatizuar një pronë të rëndësishme publike.

Kërkesë e pakërkuar nga Fusha

Në 8 shkurt të këtij viti, artistët e Teatrit Kombëtar protestuan ndaj një kërkese të drejtorit Hervin Çuli për të braktisur ndërtesën historike dhe për t’u zhvendosur në një ndërtesë ende të papërfunduar. Artistët refuzuan të lëvizin dhe kërkuan transparencë.

Autoritetet mbajtën përkohësisht të fshehtë planin e tyre për Teatrin, ndërkohë qënë publik u shtuan zërat për atë që u quajt “domosdoshmëri e shembjes” së Teatrit. Kjo fushatë u udhëhoq nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili deklaroi mes të tjerash se godina e Teatrit “shkakton kancer” apo ishte e “rrezikuar nga zjarri”.

Relacioni zbulon se “kërkesa e pakërkuar” e kompanisë Fusha sh.p.k për të zhvilluar zonën e Teatrit Kombëtar i është dorëzuar në Bashkinë Tiranë në nj datë të pacaktuar ndërsa bashkia e ka dërguar në Ministrinë e Kulturës kërkesën më 23 shkurt të këtij viti. Kërkesa e kompanisë Fusha, e njohur për fitimin e disa tenderëve nga Bashkia e Tiranës dhe nga qeveria mbahet sekret. Ajo që dihet është që me mbërritjen e kërkesës, Bashkia e Tiranës ia nisi një sërë institucionesh, përfshirë Ministrinë e Kulturës.

Relacioni thotë se ndërtesat e Teatrit Kombëtar “nuk mbartin vlerë historike”, ndërsa vlera e tyre kontabël është 95 milionë lekë (rreth 760 mijë euro). Projektligji rreket gjithashtu të argumentojë se pse kërkesa e Fushës duhet të trajtohet jashtë kuadrit ligjor të ligjit “Për Partneritetin Publik Privat”, një ligj që, ndonëse lejon formën e shumëkritikuar të “kërkesave të pakërkuara”, imponon gjithsesi që kjo kërkesë të hidhet në garë publike ku mund të marrin pjesë kompanitë e tjera të interesuara.

Ligji i Partneritetit Publik-Privat thotë: “Propozuesi i propozimit të pakërkuar mund të marrë pjesë në procedurën e koncesionit/partneritetit publik privat me të njëjtat kushte si të gjithë operatorët e tjerë ekonomikë dhe nuk i jepet asnjë trajtim preferencial”.

“Modeli ekonomik i propozuarmbështetet në disa praktika të aplikuara më parë nga qeveria, përgjatë tri viteve të fundit 2016-2018, si mënyra inovative dhe që i japin zgjidhje optimale nevojave/kërkesave të palëve të përfshira,” thuhet në relacion.

Relacioni jep tre ligje të mëparshme, që të gjitha të qeverisë aktuale, si precedentë për projektligjin e jashtëzakonshëm. Ligjin për negocimin e rrugës së Arbrit me një kompani kineze, ligjin për negocimin e Portit të Karpenit me një kompani anonime dhe ligjin për aeroportin e Vlorës me disa kompani turke. Është ironike që dy nga tre nismat në fjalë kanë dështuar tashmë ndërsa e treta, aeroporti i Vlorës, është ende “në negocim”.

Argumenti se pse duhet një ligj i jashtëzakonshëm i dhënë nga qeveria në relacion është se “asnjë institucion publik “nuk do të shpenzojnë asnjë lek nga buxheti i shtetit dhe nga fondet publike”. Relacioni harron të thotë se toka e teatrit kombëtar është pronë publike, e cila i nënshtrohet mbrojtjes ligjore të pronës publike.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shpalli në seancën e ditës së enjte (28 qershor), kërkesën e qeverisë për “procedurë të përshpejtuar” për miratimin e këtij projektligji. Kjo procedurë i jep mundësi qeverisë të marrë miratimin e projektligjit në parlament brenda “jo më pak se një jave” ndërkohë që procedura e zakonshme kërkon së paku tre javë.

Qeveria ka të drejtë të kërkojë shqyrtim me procedurë të përshpejtuar, por kjo zakonisht kërkon një situatë emergjence, ndërsa një projekt i tillë nuk duket se justifikohet me “situatë emergjence”.

Miratimi i projektligjit në qeveri u bë të mërkurën në darkë. Kryeministri Edi Rama shmangu vënien e firmës së vet, duke ia ngarkuar firmosjen e propozimit zëvendëskryeministres Senida Mesi.

Para miratimit në qeveri, Ministria e Kulturës publikoi një dokument në bazë së së cilit, një numër artistësh kanë shprehur mbështetjen e tyre për planin e qeverisë. Por i pari në listë, aktori i mirënjohur Pirro Mani, rezultoi se nuk gjendej në Shqipëri por në Shtetet e Bashkuara.

Pyetur nga gazeta Shekulli, bashkëshortja e tij, aktorja e mirënjohur Pavlina Mani mohoi që i shoqi të ketë firmosur një dokument për shembjen e teatrit ndërsa theksoi se Pirro Mani nuk e ka firmosur dokumentin.

“Pirro Mani ka rreth dhjetë vjet që s’ka lëvizur nga Amerika, e çfarë firme mund të ketë vënë ai, në qoftë se ai është këtu në Amerikë. Lëreni të qetë se është në fund të viteve të jetës së vet, është i sëmurë,” citohet të ketë thënë ajo.
/birn

Shqiponja dykrerëshe zbret edhe në birrën zvicerane

Shqiponja dykrerëshe ka marrë dhenë, duke u kthyer në simbol dhe mënyrë shprehje për individë në krejt botën.

Pasi atë e shfaqën në fushën e lojës Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, duke festuar golat ndaj Serbisë, shqiponja ka zbritur edhe tek të tjerët.

Rasti më i fundit është ai i birrës Luzerner, e cila simbolin e shqiponjës të bërë me kryqëzimin e duarve e ka vendosur në paketimet e veta.

Poshtë një fotografie ku shihet paketimi i ri i kësaj birre është shkruar: “Jashtëzakonisht freskuese, si edhe përfaqësuesja jonë në futboll”.

Simbolin e shqiponjës dykrerëshe që prej ndeshjes Zvicër-Serbi e kanë bërë personalitete të ndryshme, për t’u dhënë mbështetje dy futbollistëve që përmes atij gjesti treguan dashurinë për vendin e tyre.

Rita Ora publikon këtë ushqim tradicional (FOTO)

Rita Ora disa herë ka deklaruar se është adhuruese e ushqimit tradicioal dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe njëherë, shkruan KultPlus.

Ajo nëpërmjet një postimi ka njoftuar se nëna e saj Vera Ora ka gatuar pite për të bijën.
Edhe Rita Ora edhe Dua Lipa shumë shpesh nëpër intervista të ndryshme kanë folur për kuzhinën shqiptare, duke potencuar edhe pitet./KultPlus.com

Ky është ministri që ofron pagën e tij për shlyerjen e dënimit për shqiponjat

Gjobat e vendosura ndaj dy lojtarëve shqiptarë nga Kosova, që përfaqësojnë Zvicrën në Kupën e Botës “Rusi 2018”, duket se e kanë gjetur një kontribues, i gatshëm të paguajë për shlyerjen e një pjese të tyre.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë, Bajram Hasani ka vendosur që pagën e tij ta japë për të paguar një pjesë të gjobës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, të cilët u dënuan nga FIFA për shkak të gjestit të shqiponjës dykrenare në vazhdën e festimeve të golave të tyre që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës në përballjen me Serbinë.

Pas një postimi në Facebook, ministri që edhe vet vjen nga Gjilani, vendlindja e Shaqirit, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me parà.
“Nuk paguhen me parà emocionet që na dhanë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër-Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruan nga vijnë.

Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndihem i detyruar që një pagë timen ta ndaj për pagesën e kësaj gjobe. Vazhdoni djema e na bëni krenarë!”, shkruan ministri Hasani në Facebook.

Shqiptarët mbledhin forcat, fillon mbledhja e 25 mijë eurove për FIFA-n

25 mijë euro janë dënuar Shaqiri, Xhaka e Lichststeriner, dënim, ky që është marë nga FIFA, pasi që të tre kishin bërë shqiponjën me rastin e ndeshjes mes Zvicrës dhe Serbisë, shkruan KultPlus.

Por gëzimin që kanë përjetuar shqiptarët për lojën e mrekullueshme të Shaqirit dhe Xhakës, ata nuk duan ta lënë vetëm me gëzim, pasi që tashmë ka filluar një iniciativë për grumbullimin e mjeteve për 25 mijë eurot që janë dënuar kjo treshe sportive.

Edhe pse sapo ka nisur kjo kampanjë në gofundme, tashmë janë grumbulluar 910 dollarë. Mbetet të shihet nëse shqiptarët do të arrijnë të grumbullojnë 25 mijë eurot për Xhakën, Shaqirin e Lichststeriner./KultPlus.com

https://www.gofundme.com/xhaka-shaqiri-and-lichststeriner

Festa me shqiponjë, ky është vendimi i FIFA për Shaqirin e Xhakën

Mediumi i madh zviceran, “Blick”, ka raportuar se FIFA nuk do të ndëshkojë Granit Xhakën e Xherdan Shaqiri me nga dy ndeshje mos-lojë siç ishte paralajmëruar.

“FIFA është e mëshirshme me ekipin kombëtar të Zvicrës. Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Stephan Lichtsteiner nuk janë dënuar për festimin e tyre me shqiponjë”, ka thënë ky medium, raporton Koha.net.
Sipas mediumit zviceran, megjithatë, tre përfaqësuesit e Zvicrës do të dënohen me para. Xhaka e Shaqiri do të gjobiten me nga 10 mijë franga, ndërkaq Lichtsteineri me 5 mijë franga zvicerane.