Kartolina nga Shqipëria 1940

Historia gjithmonë e ka anën e saj të bukur e të pastër.

E kur kjo dokumentohet me fotografi e video, atëherë ne kthehemi e jetojmë në realitete të ndryshme.

Me anë të këtyre kartolinave të vitit 1940 mund të kthehemi në nostalgjinë e kohës së shkuar, e cila herë ishte e mirë e herë jo për shqiptarët e shpërndarë nëpër botë.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Falbaniahistory%2Fposts%2F2378197422287890&width=500

Kur Mbreti Zog dhe Geraldina refuzuan një natë tek hoteli luksoz, e kaluan natën në tren

Nga Aurenc Bebja 

“L’Œuvre” ka botuar, të martën e 18 korrikut 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me vendimin e marrë nga mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë në kryeqytetin letonez, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Dy udhëtarë, një mbrëmje…

 “Ish-mbreti Zog i Shqipërisë dhe mbretëresha Geraldinë, të cilët do të shkojnë në Londër, ishin në Riga ditën që kaloi. Ishte mbrëmje kur treni i tyre arriti në stacion.

Ata ishin duke u përgatitur që të shkonin në hotelin e vetëm të madh në qytet, kur mësuan se ky hotel quhej “Hotel Roma”.

Atëherë, ata refuzuan të zbrisnin nga treni, dhe e kaluan natën në vagonin e tyre.

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-oeuvre-1939-mbreti-zog-dhe-mbreteresha-geraldine-refuzuan-te-kalonin-naten-ne-hotel-roma-ne-riga-letoni/.

Ndrek Luca, malësori nga Dukagjini që e shndërroi në kult artin skenik

Nga Albert Vataj

Ndrekë Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë pasioni dhe përkushtimi sa dhe skenën, ishte ndoshta prej atyre potencialeve njerëzore që dha me mish e me shpirt energji krijuese, me të cilën ai ngriti në Panteon emrin e tij dhe në pavdeksi role dhe personazhe, tipa dhe karaktere të cilët mbetën gjurmë inkandeshente në historinë e kinematografisë shqiptare. Zemrën ai e blatoi në themelet e artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi ai në eterin e lavdisë.

Përgjatë gjithë rrugëtimit të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga shprehia e natyrshme e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat jetoi sa ishte gjallë, dhe do të kujtohet përgjithmonë.

Në kujtesën e kolëgëve, regjisorëve dhe operatorëve, ai ka mbetur shpirtërisht ai, malësori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni dhe përkushtimi. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.

Vitet ikin, por emri dhe vepra e të madhit Ndrek Luca mbetet emblematike e traditës së artit skenik shqiptar. Tipat dhe karakteret që ai solli me një mjeshtëri të admirueshme, e kanë shndërruar Ndrek Lucën në një prej korifejve të artit skenik. Rolet e tij, pavarësisht se shumican prej tyre e përbëjnë personazhet negativ, mbeten të papërsëritshëm dhe konkurues përnga niveli interpretativ, plastika dhe origjinaliteti i jetësimit.

Ndrekë Luca, malësori që dashuronte librat po me të njëjtën forcë sa dhe pasionin për skenën. Shpirtin e tij e blatoi në themelet artit të bukur të aktrimit, duke besuar se jeta që ai u dha personazheve që luajti, ishte të gjallët që lartësoi në eterin e lavdisë.

Përgjatë gjithë rrugëtimit të tij të stuhishëm, nga jeta në skenë, nga e zakonta e një bashkëshorti të dashur dhe prindi të përkushtuar, ai e mbrujtin atë emër dhe dinjitet që përfaqësoi me një krenari malsori dhe përkushtim të talentit. Nga skenta e Teatrit “Migjeni” në sheshxhirimet e filmave, ai ofroi përgjegjësi të lartë dhe një pasion që i shndërroi gjithë ato personazhe dhe karaktere në një identitet të ri, me të cilat ai jetoi sa ishte gjallë, dhe kujtohet ende.

Në kujtesën e kolegëve, regjisorëve dhe operatorëve, familjarëve gjithashtu, ai, Ndrek Luca ka mbetur shpirtërisht ai, malsori me karakter të fortë dhe artisti me një zjarr të pashuar pasioni. Loja e tij në teatër dhe në kinematografi, morën njëjtë prej tij, energji dhe forcë, shpirt shpërthyes dhe ndjenjë delikate.

Rikard Ljarja pas vdekjes së tij është shprehur:

‘’Atij i plasi shpirti.

Vdekja e tij ishte një protestë kundër gjithë helmit e handrakut që gufoi e rridhte gjithandej e gjithkund, grykësisë, pseudokulturës, pseudodemokracisë, pseudoatdhetarisë e pseudofetarisë.

Edhe këtë radhë ai nuk kishte kohë, nuk kishte kohë dhe mundësi të merrej një i vetëm kundër gjithë asaj hipokrizie dhe shtiracakësh që e rrethonin, dhe iku. I la të gjithë. I përbuzi. Nuk i duronte, sepse i vetëm nuk mund t’i përballonte.

Por Ndreka është gjallë, është gjallë në gjithë veprën e tij aktoriale, edhe atë të shkruar, është gjallë edhe në të gjithë vdekjet e panumerta që ka interpretuar.

Fenomeni Ndrek Luca ishte madhështia e thjeshtësisë.

Duhet studiuar dhe duhet marrë shembull’’.

Dhe ashtu është! Ndrek Luca mbetet gjallë. I pavdekshëm në gjithçka krijoi, në çdo vlerë që portretizoi duke e lënë pikërisht ikjen për në fund…

Ndrek Luca u lind më 3 Shtator të vitit 1927 në Dukagjin. Familja e tij shpërngulet në Shkodër qysh kur ai ishte në moshë të vogël. Që në fëmijëri ai ka pasur pasion për aktrimin. Ky pasion do ta shtyjë atë që në vitin 1950 të kërkojë nga organet e kohës të aktivizohet më Teatrin e Ushtrisë pas mbërritjes së tij në atdhe në përfundim të Shkollës e Aviacionit kryer në Jugosllavi . Falë talentit të jashtëzakonshëm dhe përkrahjes së regjisores ruse të këtij teatri Zina Andro, kalon në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në vitin 1950 si aktor profesionist. Roli i tij i parë në këtë Teatër do të ishte po atë vit në 11 Nëntor roli i Shpend Gjeto Plakut në dramën “Halili dhe Hajria” të Kolë Jakovës. Më tej do të vazhdonin një galeri e tërë personazhesh, mbi 100, që do ta bënin Ndrek Lucën një nga aktorët më të dashur të publikut shqiptar. Këtu mund të përmendim rolin e Xhirit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, rolin e Jagos në tragjedinë “Otello” i Shekspirit, rolin e Bacës së Gjetajve në dramën “Baca i Gjetajve” të Fadil Krajës, rolin e Lekës në dramën “Toka jonë” të Kolë Jakovës, rolin e Brung Trolit në dramën “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës e shumë të tjera. Përveç interpretimit ai ka shkruar edhe pjesë teatrale ku më e njohura është “Shtatë Shaljanët” si dhe “Votra e huaj”, të interpretuara në skenën e Teatrit “Migjeni” si dhe pjesët “Andra në diell”, “Bardha”, “Histori Irkutase” etj. Del në pension në vitin 1987.

Në kinematografi roli i tij i parë do të jetë ai i Tomorrit në filmin “Detyrë e posaçme” në vitin 1963. Më tej do të vazhdonin më se 30 role ndër më të spikaturat këtu mund të përmendim rolin e Dom Palit në filmin “Komisari i Dritës”, rolin e Kapter Rahmiut në filmin “Duel i heshtur” , rolin e Gjinit në filmin “Plagë të vjetra”, rolin e Pjetër Mustaqekuqit në filmin “Operazioni Zjarri”, rolin e Ndrios në filmin televiziv “ Udha e shkronjave” etj.

Të shumta kanë qenë Medaljet dhe Çmimet që ai ka marrë gjatë karrierës së tij. Kështu për rolin e Gani Herrit në filmin e “Rrugicat që kërkonin diell” ai do të vlerësohej me Çmimin e I-rë dhe me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 5 deri në 11 prill të vitit 1976 në Tiranë.

Për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” ai do të vlerësohet me Medaljonin e Festivalit në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 19 deri në datën 23 prill të vitit 1983 në Tiranë.

Për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” ai do të vlerësohej me Medaljonin Festivalit në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të mbajtur nga data 12 deri në 17 nëntor të vitit 1991 në Tiranë.

Ndahet nga jeta dhe nga familja e tij e dashur në 13 Janar të vitit 1993.

Për nder të tij Bashkia e Tiranës në vitin 2005 ka titulluar me emrin e tij një nga rrugët e kryeqytetit.

Për meritat e tij artistike Ndrek Luca është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”.

Kinematografi

1996 — Viktimat e Tivarit (Film TV)

1989 — Balada e Kurbinit….Vuhan Pasha

1986 — Guri i besës….Gjini

1984 — Koha nuk pret (Film TV)…Cen Vrapi

1984 — Lundrimi i parë…Qazimi

1983 — Fundi i një gjakmarrjeje….Shpendi

1982 — Flaka e maleve….Bardh Sokoli,zejtari

1982 — Qortimet e vjeshtës…..Rasim Aga

1981 — Një natë pa dritë….Filipi

1980 — Nusja…Dem Mareci

1979 — Mysafiri…Gjergji

1978 — Nga mesi i errësirës….Meti

1978 — Udha e shkronjave (Film TV)….Ndrio

1976 — Pylli i lirisë…Lam Shllapi

1976 — Thirrja….Vat Marash Bregasi

1976 — Tinguj lufte….Selimi

1975 — Në fillim të verës….Gjeneral Piçioni

1975 — Rrugicat që kërkonin diell (Film TV)….Gani Herri

1974 — Shpërthimi….Hasani

1974 — Shtigje lufte….Ramadan Daci

1973 — Brazdat – Vellai i Ademit

1973 — Operacioni “Zjarri”….Pjetër Mustaqekuqi

1970 — Gjurma…..Kasemi

1969 — Njësiti Guerril…..Çekani,Komandanti i Njësitit Guerril

1969 — Plagë të vjetra….Gjini

1968 — Prita….Komandanti Partizan

1967 — Duel i Heshtur…Kapter Rahmiu

1966 — Oshëtimë në bregdet…..Jonuz Bruga

1966 — Komisari i Dritës….Dom Pali, prifti i fshatit

1963 — Detyrë e posaçme….Tomori

Teatër

“Baca i Gjetajve” e Fadil Krajës…..Baca i Gjetajve

“Makbeth” e Shekspirit

14/12/1980 — “Epoka para gjyqit” e Ekrem Kryeziut

26/05/1977 — “Përmbytja e madhe” e Kolë Jakovës… Brung Troli

07/03/1974 — “Toka jone” e Kolë Jakovës…..Leka

24/01/1973 — “Sinjali i kuq” e Bashkim Kozelit

27/11/1971 — “Trimi i mirë me shokë shumë” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)

04/03/1971 — “Arturo Ui” e Bertold Brehtit…..Xhiri

26/05/1968 — “Çatia e të gjithëve” e e Kiço Blushit

07/03/1967 — “Cuca e Maleve” e Kolë Jakovës

27/11/1960 — “Dragoi i Dragobisë” e Xhemal Brojës

13/11/1959 — “Në tufan” e Fadil Paçramit

21/03/1959 — “Në anën tjetër” e Bajramovit

30/03/1958 — “Shtatë shalianët” e Ndrek Lucës

03/11/1957 — “Orët e Kremlinit” e N. Pagodin

01/02/1956 — “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës (Artist i Popullit)….Jonuz Bruga

25/05/1955 — “Përleshja” e Xhemal Brojës

18/09/1953 — “Përmbysja” e Llavranjev

21/03/1953 — “Otello” e Shekspirit……Jago

17/11/1950 — “Heronjtë e heshtur” e Kasem Trebeshinës

11/11/1950 — “Halili dhe Hajria” e Kolë Jakovës……Shpend Gjeto Plaku

Autor

Teatër

“Andra në diell”

“Bardha”

“Histori Irkutase”

“Shtatë shalianët”

“Votra e huaj”

Çmime e Tituj

Artist i Popullit

17 Nëntor 1991

Medaljoni i Festivalit për rolin Vuhan Pashait në filmin “Balada e Kurbinit” në Festivalin e IX-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 12 deri në 17 Nëntor të vitit 1991.

23 Prill 1983

Medaljoni i Festivalit për rolin e Mark Sokolit në filmin televiziv “Flaka e Maleve” në Festivalin e V-të të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë nga data 19 deri në 23 Prill të vitit 1983.

11 Prill 1976

Medaljoni i Festivalit

Çmimi i I-rë për rolin e Gani Herrit në filmin televiziv “Rrugicat që kërkonin diell” në Festivalin e I-rë të Filmit Shqiptar të zhvilluar në Tiranë.

Dukagjinasi që superonte dhe donte origjinën

Nuk ishte malësori i ashpër që ecte me mentalitetin e kohës, por megjithatë Dukagjinin e kishte të ngulitur thellë në mendje dhe zemër. “Ndreka ka lindur në thelb të varfërisë materiale. Ka lindur në Dukagjin, e më pas ka zbritur në Shkodër”, thotë gruaja e tij, Mimika, duke shtuar se Ndreka gjithmonë ka ndier një detyrim shpirtëror ndaj prejardhjes së tij. “Njerëzit e veriut e kanë pasur derën të hapur dhe rrinin me ditë në shtëpinë tonë, aq sa edhe sot djali, Gjergji, thotë se është dukagjinas”.

Miqtë e paktë të Ndrekës

Qëndronte shumë me njerëzit, por miqtë e ngushtë ishin të paktë. Kishte një shok të ngushtë në Shkodër, një punëtor në Tiranë. Me Petro Markon ishte shumë i lidhur, si dhe kompozitorët shkodranë Çesk Zadeja, Tish Daija, Tonin Harapi etj. Shumë mik kishte edhe Halim Gjakovën, me të cilin hanin çdo mëngjes bukë misri me djathë”, kujton bashkëshortja e aktorit të madh, Mimika, duke shtuar se Ndreka nuk ishte natyrë që pinte dhe ishte tepër familjar.

Kur Luca interpretonte Makbethin

Pavarësisht nga shkollimi si pilot, ai ishte autodidakt në drejtim të artit. Në bibliotekën e tij i gjen të gjithë veprat filozofike të të gjitha rrymave. “Duke lexuar jashtëzakonisht shumë, ishte ai që ishte. Kur u kthye nga studimet në Jugosllavi kishte vetëm valixhe me libra dhe asnjë gjë tjetër”, kujton duke shtuar se edhe më i madh ishte pasioni i tij për skenën. “Edhe kur ka qenë në reanimacion, pasi ka pësuar infarkt mbante “Makbethin” nën jastëk. Jam tmerruar kur e kam parë. Pas tri ditësh shkoi në Shkodër të luante”.

Vlerësimi i vonuar i shtetit

Shteti vendosi ta nderonte, atëherë kur të gjithë e quanin Artist i Popullit, edhe pse nuk ia kishin dhënë këtë titull. E ndjente këtë vlerësim ngado, te njerëzit që e përshëndesnin rrugës dhe tek ata qindra kartolina që i dërgonin, sidomos shqiptarët e Kosovës. “Vlerësimi shtetëror, megjithatë iu dha, edhe pse me vonesë. Por ka vuajtur shumë për të arritur deri atje. Ishte çdo moment i shqetësuar. Për një natyrë të drejtë, çdo padrejtësi ishte dhimbje. Këtu qe një popull i tërë që i qe bërë një padrejtësi e madhe, e llahtarshme”, thotë Mimika, duke shtuar se Ndreka ishte titanik në forcën e tij. / KultPlus.com

Shuhet mjeshtri i cirkut, ‘Artisti i Merituar’ Tahir Baçova spikati si zbutës i kafshëve

Shuhet në moshën 88-vjeçare “Artisti i Merituar” dhe mjeshtri i cirkut Tahir Baçova. Ai krijoi profilin e zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqiptar.

Artisti unikal e filloi karrierën artistike që në moshën 17-vjeçare  ku kontribuoi për 40 vite. Edhe pasi  doli në pension ai kurrë nuk u nda nga pasioni i tij, nga bota zbutjes së kafshëve e për ta kthyer atë në art, për të argëtuar fëmijët jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.

Fillimisht u aktivizua pranë Cirkut Amator e më pas si Profesionist në Cirkun Kombëtar.

Numri i parë me qen krijuar prej tij shënohet në vitin 1960 në premierën “Variete-Cirk-Variete” mbetet bazamenti dhe promotori i profilit të kafshëve në Cirkun Shqiptar, bashkë me bashkëshorten e tij znj. Sanie Baçova, e para dhe e vetmja artiste grua në profilin e zbutësit të kafshëve në Cirkun Shqiptar.

Ndër numrat e spikatur  janë  “Ecje me biçikletë”, “Kapërdime me rreth”, “Vertikale mbi shishe”, “Ekuilibër mbi glob”, “Ariu basketbollist”, “Ariu fotograf”, “Ariu vertikalist dhe ekuilibrist”, “Arinjtë në lisharse”. Nurma të tjerë Pëllumbat, Gomari, Dhia, numrat me qen “Brezi i kalitjes”, “Klasa e qenve”, “Futbolli i qenve, “Loja me kutia”, “Pastrimi”, “Kërcimi me litar”, “Bindja e Rozës”, “Gjetja e numrave” etj, do të mbahen mend gjatë nga publiku artdashës i Cirkut Kombëtar.

Artisti i Merituar Tahir Baçova prej më shumë se 40 vite ja kushtoi jetën dhe pasionin e tij punës me kafshë, i palodhur këmbëngulës me dëshirën për të dhuruar art. Një profil që sot është zbehur ndjeshëm në arenën e Cirkut Kombëtar./abcnews.al/ KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Kosova do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia

Gjatë ditës sot, kryeministri Albin Kurti e ka mirëpritur presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Në njoftim thuhet se Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai tha se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu u diskutua rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

Prezantohen fanellat e reja të Kombëtares: Identitet, traditë dhe kulturë

Janë prezantuar sot uniformat e reja që do të veshin kuqezinjtë e Kombëtares së futbollit në ndeshjet ndërkombëtare të radhës. Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar sot uniformat e reja që do të veshin Shqiponjat në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kombëtarja shqiptare vjen nga një Kampionat Europian “Gjermani 2024”, ku tregoi se është një skuadër e fortë, e aftë për të vënë në vështirësi kundërshtarë të niveleve më të larta si Italia, Kroacia (në atë barazim 2-2) dhe Spanja, që më pas do të shpallej Kampione e Europës, në një sfidë ku djemtë e Silvinjos luftuan deri në fund, duke u mundur me rezultat minimal. Eksperienca e Euro 2024 përfaqëson një përvojë të rëndësishme për Kombëtaren shqiptare, që është e vetëdijshme se është një ekip që mund të arrijë objektiva të rëndësishëm.

Akti i parë i edicionit të ardhshëm që premton emocione të mëdha është prezantimi i uniformave të reja të lojës që ekipet kombëtare të shqiponjës dykrenore do të mbajnë veshur në ndeshjet e ardhshme ndërkombëtare në UEFA Nations League. Fanellat përfaqësojnë identitetin e kësaj skuadre dhe lidhjen e fortë me traditën dhe kulturën e vendit ballkanik. Ngjyrat, simbolet dhe referencat artistike i bëjnë unike bluzat e krijuara nga Macron, partner teknik i FSHF-së që prej vitit 2016.

Fanella e parë për ndeshjet në shtëpi sigurisht që është në ngjyrën e kuqe tradicionale (ngjyrën e flamurit shqiptar) me pjesën e qafës dhe skajet e mëngëve në ngjyrë të zezë. Karakteristika grafike që bën dallimin në këtë fanellë është e stampuar në pjesën e përparme, me një dizajn tipik të kulturës shqiptare, veçanërisht e përdorur në veshjet tradicionale, në sixhade dhe stolitë e tjera në përgjithësi, alternohet me dizajnin e shqiponjës me dy koka. Pjesa e brendshme pas qafës është e personalizuar me një etiketë me sfond të kuq me detaje të grafikës së pranishme në fanellë, shkrimin FEDERATA SHQIPTARE E FUTBOLLIT, logon e Macron dhe shkrimin ‘Designed in Bologna’ që vërteton se çdo veshje është ideuar, projektuar dhe zhvilluar në “Macron Campus”. Në gjoks, në të djathtë është stampa e zezë prej silikoni, Macron Hero, dhe në të majtë është logoja e FSHF-së.

Në fund të fanellës nga brenda është vendosur përsëri një shirit me shkrimin e ndarë nga dizajni i shqiponjës “Ti Shqipëri, më jep nder”, një frazë e kthyer në slogan të Shqipërisë, e marrë nga poezia e poetit të njohur Naim Frashëri. Në shpinë, në pjesën e jashtme të kornizës së qafës, me të zezë është stampuar shkrimi SHQIPËRI (Albania), që përsëritet me grafikë të stampuar dhe në fund të fanellës. Pantallonat janë në ngjyrë të zezë, me logon Macron Hero në shiritet anësore. Edhe çorapet janë në ngjyrë të zezë, me dy shirita horizontalë lart në ngjyrë të kuqe, e njëjta ngjyrë me logon Macron Hero të vendosu mbi kavilje dhe shkrimi Shqipëri mbi pulpë.

Versioni i fanellës së dytë është i bardhë me kornizën e qafës dhe skajet e mëngëve në të zezë me detaje të kuqe. Dizajni në pjesën e përparme është i njëjtës si te fanella e parë, edhe kjo me stampimet përkatëse. Kroniza e qafës, shiriti i personalizuar në pjesën e poshtme të fanellës nga brenda, detajet në pjesën e pasme të qafës dhe shkrimi në pjesën e poshtme të fanellës nga prapa janë identike me versionin e fanellës së parë. Pantallonat e shkurtra janë të bardha me shirita të zinj, dhe logon Macron Hero në anësore. Çorapet e bardha kanë në pjesën e sipërme dy shirita të kuq e të zi dhe shpalosin logo Macron Hero dhe shkrimin Shqipëri në ngjyrë të zezë, përkatësisht sipër kaviljes dhe në pulpë.

Së fundi, fanella e tretë është totalisht e zezë, përsëri me një kornizë në qafë me detaje të kuqe, gjithashtu të pranishme në skajet e mëngëve. Ashtu si në fanellën e parë dhe të dytë, edhe kjo fanella ka një model të stampuar në pjesën e përparme me dizajnin tipik të kulturës shqiptare. Logon e Macron Hero në gjoks është në ngjyrë të kuqe, ashtu si logoja e FSHF e vendosur në të majtë. Kompleti plotësohet nga pantallona të shkurtra të zeza me logon Macron Hero në ngjyrë të kuqe në anë dhe çorape të zeza, këto të fundit me një vijë horizontale të dyfishtë të kuqe në pjesën e sipërme. Logo Macron Hero mbi kavilje dhe shkrimi Shqipëri në pulpë janë gjithashtu të kuqe

Si të gjitha veshjet e realizuar nga Macron, edhe ato të Kombëtares shqiptare janë prodhuar në Eco Fabric, një veshje 100 % poliestër e ardhur nga riciklimi i plastikës pas konsumit. Më specifikisht, pëlhura e përdorur është Eco-Light Sirena dhe prania e panelit të pasmë në Eco Micromesh dhe përbërjet në Eco Mesh sigurojnë që veshja të jetë e lehtë dhe me ajrosje. Fanellat e reja të Kombëtares shqiptare mund t’i gjeni në dyqanin online në faqen e FSHF dhe faqen zyrtare të Macron./atsh/ KultPlus.com

Nis Java Kulturore Hungareze, grupi folklorik dhuron spektakël në Tiranë

Një performancë e paharrueshme e grupit folklorik hungarez u shfaq mbrëmjen e të hënës në Sheshin Italia në Tiranë.

Më 2 Shtator, që përkon me hapjen e Javës Kulturore Hungareze, grupi folklorik Sinvavëlgji Nejptanc Myhej solli në kryeqytet tonë një performancë plot gjallëri dhe emocion.

Ritmi, improvizimi dhe energjia e grupit folklorik pushtoi skenën e kryeqytetit duke dhuruar spektakël për publikun shqiptar por edhe të huaj.

Ky grup spikat për ndjenjën jashtëzakonisht të zhvilluar të ritmit, improvizimin dhe lëvizjet energjike, të cilat krijuan një atmosferë festive nën ritmin e kërcimit dhe notave muzikore.

Në kuadër të kësaj jave një shtatore e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, e ndërtuar me qelq të riciklueshëm, u ekspozua më ambientet e Piramidës së Tiranës.

Por nuk ndalen këtu surprizat e rezervuara për Javën Kulturore Hungareze. Nga tingujt magjepsës të koncerteve live, tek eventi i veçantë me Chess Jazz dhe Rubik Cube, do të mbushin Tiranën, Elbasanin, dhe Vlorën plot gjallëri./euronews/ KultPlus.com

Kurti takohet me Hargreaves, zhvillimet në vend dhe planet e bashkëpunimit temë diskutimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Të dy kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, programet e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend, transmeton klankosova.tv.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganën e Kosovës me pajisje teknike për luftimin e kontrabandës, si dhe për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe me Forcën e Sigurisë së Kosovës, e cila po trajnon ushtarët e Ukrainës në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo në kuadër të operacionit Interflex dhe ka kryer misione të bashkë-zbarkimit me ushtrinë e Mbretërisë së Bashkuar.

Ai gjithashtu veçoi faktin se tash Kosova është pjesë e mekanizmit UK Export Finance, që ofron më shumë mundësi për investime nga investitorët e Mbretërisë së Bashkuar.

Sosja e vetmisë në vapën e ditës

Poezi nga Martin Camaj

Vapa m’zuni te rranxa e qytetit
në shkamb që sos me pallat në maje.
Vetmia shkallave guri ngreh hap mbas hapi
korpin me avull përpjetë
e nuk mbaron kurr.

Qentë mbas dyerve gërvishtin drunin
e ciasin për t’i lirue dikush kërcllatjesh
telash të ndryshkun në shtrat.
Në mende të pangjashme përlyhen
linjat e ndeme për m’u terë n’ballkone
kryq e tërthoraz.

Shì në maje, te pallati i lashtë,
vetoi ndër rreze faculeta e bardhë
në krye të saj
e krisi nji hap grueje n’shkamb
me jehonë në parzmin tim./KultPlus.com

Vdes në moshën 88-vjeçare aktori James Darren

Aktori, këngëtari dhe regjisori James Darren, ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Ai ishte i njohur për rolet e tij në filma klasikë dhe shfaqje televizive si Gidget”, “The Guns of Navarone” dhe “T.J. Huker”

Darren vdiq të hënën në Spitalin Cedars-Sinai në Los Angeles, sipas djalit të tij Jim Moret, i cili i tha TMZ se babai i tij po trajtohej për probleme me zemrën.

I lindur më 8 qershor 1936, në Philadelphia, Pennsylvania, Darren u zhvendos në Hollywood në të njëzetat e tij për të ndjekur aktrimin.

Ai bëri debutimin në film në “Rumble on the Docks” në 1956.

Darren gjithashtu hyri në regji në vitet ’80, duke drejtuar episode të shfaqjeve televizive të njohura si “Hunter”, “The A-Team” dhe “Melrose Place”.

Darren u martua me Evy Norlund në vitin 1960 dhe çifti kanë tre fëmijë./KultPlus.com

Përkujtohet Albert Vërria, “kapedani” i kinematografisë shqiptare

Me një pasazh nga filmi “Kapedani”, Ministria e Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, kujtoi sot me nderim dhe respekt, në ditën e tij të lindjes, Artistin e Popullit, aktorin e mirënjohur Albert Vërria.

“Aktor i madh i dhjetëra roleve në kinematografinë shqiptare që sot janë ndër të preferuarat e gjithë dashamirësve të kinematografisë shqiptare”, shkroi MEKI dedikuar mjeshtrit Vërria.

Lindi në Fier, më 3 shtator 1936 dhe u nda nga jeta në qytetin e Vlorës, më 17 gusht 2015. Pasi mbaroi shkollën e mesme bujqësore, gjatë viteve 1956 – 1959 punoi si zooteknik. Përfundoi shkollën e lartë për aktor “Aleksandër Moisiu” (1959 -1963) dhe në vitin 1963 u emërua aktor në Teatrin e Vlorës.

Në Teatrin e Vlorës u angazhua në mbi 90 role ku spikat ai i Veipit tek “Familja e peshkatarit”. Albert Vërria njihet si aktor karakteresh dhe në kinematografi realizoi mbi 40 role, përfshirë xha Sulon tek “Kapedani” dhe i Nuri Beun tek “Koncert në vitin 36”, role të cilat mbeten të skalitura në kujtesën e publikut. Në vitin 1979, Albert Vërrisë iu dha titulli “Artist i Popullit”./atsh/KultPlus.com

CNN: Shqipëria vend ideal për t’u vizituar edhe në vjeshtë

Edhe Shqipëria është një vend ideal për t’u vizituar në vjeshtë, shkruan Marnie Hunter për gjigantin amerikan të informacionit, CNN.

Me titullin ”Pse kjo është koha më e mirë e vitit për të shkuar pothuajse kudo”, CNN rendit edhe Shqipërinë si një vend që ia vlen të vizitohet.

Një vështrim paraprak tregon se udhëtarët e vjeshtës ka të ngjarë të kursejnë më shumë se 30% në biletat e avionit për në Evropë duke shmangur kulmin e udhëtimeve verore këtë vit.

Por, çmimet në Evropë janë ende mjaft të larta, kështu që mund të ketë kuptim të zgjidhni një destinacion që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë me vlerën e tij të madhe.

Dhe ky destinacion është Shqipëria.

Dashamirët e plazheve janë vërshuar në Shqipëri për plazhet e saj të detit Adriatik, por edhe Bjeshkët e Nemuna dhe lumi i egër Vjosa kanë pasur shumë vizitorë, edhe pse më pak se Riviera Shqiptare”, shkruan CNN.

”Në shtator dhe tetor, bileta e avionit ka çmim kaq të ulët nga vera, saqë ju mund të bëni një nga ato pushimet e mëdha, më të gjata dhe të shtrenjta për rreth 30% më pak në të gjithë botën, pavarësisht se ku jeni drejtuar”, thekson CNN.

Përveç Shqipërisë, disa nga destinacionet që CNN sugjeron për vjeshtën janë parqet kombëtare të SHBA, Nju Meksiko, Japonia apo Disney World./atsh/KultPlus.com

Dorëshkrimet e Franz Nopcsa-s në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare

Në kuadër të Javës së Kulturës Hungareze, Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë ka çelur ekspozitën “Franz Nopcsa në koleksionet e Bibliotekës Kombëtare”.

Franz Nopcsa (1877-1933) ishte një baron, aventurier, studiues, gjeolog, paleontolog dhe albanolog hungarez. Krijimtaria e tij e gjerë përbëhet nga libra dhe artikuj, kryesisht nga fushat e paleontologjisë, gjeologjisë, etnografisë dhe albanologjisë. Një vend të veçantë dhe të rëndësishëm zënë botimet për Shqipërinë, rreth 54 të tilla.

Trashëgimia albanologjike e Nopcsa-s ruhet në Koleksionin e Dorëshkrimeve të Bibliotekës Kombëtare të Austrisë në Vjenë. Ndërsa në arkivin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë ruhen me kujdes të veçantë gjashtë ditarë në dorëshkrim, si pjesë e rëndësishme e fondit Albano-Balkanologjik, të cilët mbajnë edhe vulën e bibliotekës “Lumo Skëndo”.

Ndërkohë që në gjuhën shqipe janë përkthyer e botuar disa nga veprat e tij më të rëndësishme për Shqipërinë, si: “Udhëtime nëpër Ballkan: kujtime nga jeta e Franc Baron Nopça” (2007); “Shqipëria katolike e Veriut” (2009); “Pikëpamje fetare, doket dhe zakonet e Malcisë së Madhe: me disa veçanti nga krahinat e Zadrimës dhe nga Shkodra” (2012); si dhe vepra e Bajazid Elmaz Dodës “Jeta e fshatarëve shqiptarë në grykën e Rekës së Epërme, Dibra e Madhe (Maqedoni): vepër historike-kulturore” (2015).

Përveç koleksioneve, ekspozita ofron edhe imazhe nga ilustrimet që përmbajnë faqet e ditarëve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë javës, në Bibliotekën Kombëtare./atsh/KultPlus.com

Edicioni i 35-të i “Takimet e Dom Mikelit 2024” i dedikohet Ibrahim Rugovës

Manifestimi Tradicional Kulturor e Shkencor “Takimet e Dom Mikelit” në Stubëll, Komuna e Vitisë, do të mbahen më 21 shtator 2024, të cilat fillojnë në orën 10:00, në ambientet e Shkollës së Parë Legale Shqipe – Muzeu i Shkollës.

Ky është edicioni i 35-t me radhë dhe ka për temë Ibrahim Rugova dhe Shteti i Kosovës, në 80-vjetorin e lindjes së presidentit të parë të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, arkitekti i shtetësisë së Kosovës, studiues i madh i letërsisë dhe kulturës shqiptare./ KultPlus.com

PPROGRAMI:

TEMA: IBRAHIM RUGOVA DHE SHTETI I KOSOVËS

80-vjetori i lindjes së Dr. Ibrahim Rugovës

10:00: TRIBUNA SHKENCORE

Fjalët përshëndetëse të autoriteteve

Ligjëruesit:

Fatmir SejdiuRugova, arkitekti i Shtetit të Kosovës

Ali AhmetiShteti i Kosovës dhe sfidat e shqiptarëve sot në integrimin evropian

Besnik MustafajRugova dhe rëndësia e krijimit të miqësisë ndërkombëtare për Kosovën

Luca De PoliRugova, modeli i politikanit burimor evropian

 11:15:  ORA E MADHE LETRARE

ORA 13:15  Ndarja e Çmimeve

Çmimi Agim Ramadani, jepet për tri poezitë më të mira

Çmimi Don Gjergj Gjergji, jepet për kontribut në histori dhe filologji

Çmimi Qeshk Ukaj, jepet për veteranët në arsim

13:30: DREKA

19:00:  –“FestFolk Stublla” – Koncert

Fjalët përshëndetëse

19:10 – Ansambli “Zër i Karadakut” (feston 50-vjetorin e themelimit)

19:40 – Qendra Kulturore Artistike “Anamorava”

20:00 – “Dasma e Skenderbeut” – pjesë teatrale nga Vaj i Dejës

20:20 – Muzikë  live – Asim Gashi

22:30 – Darka e përbashkët

24:00 – Fishekzjarre

Dy kryevepra të muzikës klasike në fillim të sezonit në TKOB

“Fantazia magjike e Beethoven-it dhe Requiem-i i fundit i Mozart-it do të inaugurojnë çeljen e një sezoni të ndritshëm artistik”, ky është premtimi që bën Teatri Kombëtar i Operas e Baletit, me nisjen e një stine të re artistike.

Dy kryevepra të muzikës klasike nga dy kompozitorë me ndikim të jashtëzakonshëm në artin klasik do të përshëndesin publikun shqiptar në këtë fillimsezoni.

Choral Fantasy njihet si një ndër kompozimet më të bukur të Beethoven, që i ka paraprirë Simfonisë no.9, ndërsa Requiem-i i Mozart-it, kompozimi i tij i fundit, na fut në një mister të radhës.

Publiku do të mund të ndjekë virtuozin e pianos, Ivo Gjika, solistët, korin dhe orkestrën e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros, Jacopo Sipari di Pescasseroli./atsh/KultPlus.com

PriFest prezanton jurinë e kategorisë së filmave të metrazhit të mesëm, mes tyre edhe aktorja Aurita Agushi

PriFest ka njoftuar se në edicionin e 16-të, në jurinë e kategorisë së filmave të metrazhit të mesëm do të jenë Yousaf Ali Khan, Aurita Agushi dhe Almir Djikoli.

“Filmat e Yousaf trajtojnë çështje të identitetit, margjinalizimit dhe përkatësisë. Ai ka marrë shumë çmime për punën e tij, duke përfshirë 2 nominime për BAFTA për filmat “SKIN DEEP” dhe “TALKING WITH ANGELS”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, për anëtaren tjetër të jurisë, Aurita Gashi, janë shprehur se ajo është përfituese e shumë çmimeve dhe ka qenë e nominuar për aktoren më të mirë në Manhattan Short Film Festival.

Kurse, për anëtarin e tretë, janë shprehur se është drejtor i fotografisë, i cili ka lindur në Sarajevë në vitin 1974.

“Është themelues i Shoqatës së Kinematografëve në Bosnje dhe Hercegovinë dhe anëtar i Federatës Ndërkombëtare të Kinematografëve IMAGO. Aktualisht punon si ligjërues në Akademinë e Arteve Skenike në Sarajevë”, thuhet në njoftim.

Edicioni 16-të i PriFest mbahet prej 10-15 shtator 2024 në Kino Armata./KultPlus.com

Edicioni i shtatë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest”

Edicioni i shtatë i festivalit të muzikës kamertale “Skupi KamerFest” i organizuar nga shoqata “Muza” – Shkup, dhe me drejtor artistik Blerim Grubi, këtë vit do të mbahet në periudhën nga 5 deri më 16 shtator në Shkup dhe Tetovë.

Të planifikuara janë pesë koncerte të jashtëzakonshme me pjesëmarrje të instrumentistëve të njohur nga shumë vende të Evropës.

Hapja solemne e festivalit do të mbahet të enjtën, më 5 shtator nga ora 19:00 në sallën e Filharmonisë së Maqedonis së Veriut, me koncertin të titulluar “Hungarian String Harmony”. Ky koncert si i pari për këtë edicion, sjell para publikut shkupjan tre instrumentistë harkor hungarez, Julia Pusker në violinë, Mate Szusc në violë dhe Balazs Dolfin në çello.

Programi i këtij koncerti përfshin pjesë nga krijimtaria e kompozitorëve si: E. Dohnányi, Z. Kodály dhe W.A.Mozart. Hyrja në këtë koncert, por edhe në të gjitha koncertet tjera në vazhdim është falas./ KultPlus.com

Biblioteka Kombëtare e Kosovës ndriçohet me ngjyrë ari në shenjë solidariteti me fëmijët e prekur nga kanceri

Mbrëmë, organizata “Action For Health” realizoi një aktivitet domethënës në kuadër të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri. Kupolat e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës u ndriçuan me ngjyrë ari, duke shprehur solidaritet me fëmijët e prekur nga kanceri dhe familjet e tyre, si dhe për të nderuar kujtimin e atyre që e kanë humbur betejën me këtë sëmundje.

Kjo ngjarje është pjesë e një serie aktivitetesh të organizuara nga “Action for Health” gjatë muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin në Fëmijëri. Qëllimi kryesor është rritja e vetëdijes publike për kancerin në fëmijëri dhe rëndësinë e diagnostikimit të hershëm.

Nezaqet Rukovci, udhëheqësja e organizatës “Action For Health”, deklaroi: “Aktiviteti i sotëm synon të ngrejë dhe prekë ndërgjegjen e secilit prej nesh, sidomos të atyre që janë përgjegjës në sektorin e shëndetësisë. Ne kërkojmë angazhim më të madh, veçanërisht në fazat e hershme të luftimit të kësaj sëmundje tek fëmijët.”

Ky aktivitet i sotëm ka bartur një mesazh inkurajimi, force dhe ftesë për qytetarët të bashkohen në mbështetje të fëmijëve të sëmurë dhe familjeve të tyre që po përballën me këtë sfidë shëndetësore./ KultPlus.com

Muzikë filmash, ritme baroke dhe ballkanike në koncertin e violinistit Kledis Rexho

Violinisti i mirënjohur Kledis Rexho me orkestrën e krijuar prej tij, do të japë një koncert në sheshin Nënë Tereza, ditën e nesërme më 4 shtator.  Qendra Harabel njoftoi përmes rrjeteve sociale se, ka kënaqësinë ta nisë shtatorin me promovimin e një koncerti tejet të bukur, në të cilin marrin pjesë instrumentistë shqiptarë e të huaj.

Muzikantët e mrekullueshëm të “Life and Music Concept Orchestra” do të sjellin muzikë të larmishme, ku do të gërshetohen instrumenta klastike me instrumenta elektronike.

Aktiviteti titullohet “Sunset city melodies” dhe premton të jetë një nisje e bukur e sezonit të ri kulturor.

Kledis Rexho dhe orkestra e tij do t’i ofrojnë publikut artdashës, një ndërthurje të muzikës më të bukur të filmit, ritmet baroke dhe ato ballkanike, por edhe orkestrime origjinale të muzikës alternative, që do të prezantohen në një mbrëmje të vetme./atsh/KultPlus.com

Arti në xham i artistes hungareze Yvette Botz tek Piramida e Tiranës

Një prej aktiviteteve të para të Javës Kulturore Hungareze, ishte ekspozita e artistes Yvette Botz. Të pranishmit u zhytën në botën magjike të artit të xhamit nga Yvette Botz, një artiste që shkrin mjeshtërinë me vetitë unike të këtij materiali për të krijuar vepra të mbushura me ndriçim dhe formë.

Ekspozita e saj, e hapur gjatë gjithë Javës së Hungarisë ofron një rrugëtim vizual ku ngjyrat dhe hapësira bashkohen për të transformuar xhamin në art ekspresiv.

Mes krijimeve të saj, shfaqej edhe një skulpturë në xham, e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut.

“Ambasada më ka ftuar me statujat e mia të xhamit të bëra me teknikën tiffany dhe është vërtet e rrallë, sepse askush nuk e bën diçka të tillë. Këto statuja janë pjesë e jetës sime dhe secila prej tyre tregon diçka për jetën time. Kam bërë diçka për Shqipërinë, një statujë për Skënderbeun. Është fat për ju shqiptarët, që ende keni në zemër atë që ky hero ka bërë për ju”, u shpreh artistja hungareze.

Në këtë ekspozitë ka vetëm 14 statuja, të cilat janë pjesë e një koleksioni privat. Yvette Botz e bën këtë punë prej 35 vitesh tashmë. Më herët ka punuar në vitrazhe kishash e ndërtesash dhe tashmë eshte fokusuar vetëm në statuja.

Java Kulturore Hungareze zhvillohet nga 1-6 shtator, në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare./atsh/KultPlus.com

Momenti kur Irena Papas i kishte thënë Bekim Fehmiut: Jam me prejardhje shqiptare

Irena Papas është aktore me famë botërore. Në rininë e saj ishte shndërruar në një sensacion kinematografik, duke shënuar shumë suksese me role në filma të shumtë, por ajo që e bën më të veçantë për shqiptarët ishte roli i saj në filmin “Odiseu”, ku kishte luajtur bashkë me aktorin e madh shqiptar Bekim Fehmiu, shkruan KultPlus.

Bekim Fehmiu njohjen me Irena Papas e ka shkruar në librin e tij me dy pjesë “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme” , ku edhe ka ndarë detaje me lexuesit edhe për pjesën kur kanë diskutuar për prejardhjen e Irena Papas, që sipas këtij libri, Papas e kishte konfirmuar se ajo ka prejardhje shqiptare.

KultPlus ju sjell këtë pjesë nga libri i Bekim Fehmiut./ KultPlus.com

Lufta e Vlorës e 1920-ës për mbrojtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë

Më 3 shtator të vitit 1920 përfundoi Lufta e Vlorës, një cikël betejash i patriotëve shqiptarë kundër forcave ushtarake italiane të cilat që më 9 dhjetor 1919 kishin marrë nën protektorat Shqipërinë, pas vendimeve të dala nga Konferenca e Paqes në Paris.

Të revoltuar nga kjo padrejtësi, më 29 janar 1920 u mblodh “Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Vlorë”.

Sulmi ndaj garnizonit italian filloi që më 6 qershor 1920. Në këto luftime morën pjesë rreth 20.000 trupa. Sulmet u zhvilluan në disa lokalitete si në gjirin e Vlorës, Ujin e Ftohtë, Vlorë-Kaninë, Panaja, Llogora, Himarë, Selenicë, Gjorme, Matohasanaj, Tepelenë. Me përfundimin e Luftës së Vlorës, garnizonet italiane u tërhoqën edhe nga Saranda, Durrësi e Shëngjini.

Luftëtarë vinin nga të gjitha zonat e Shqipërisë si dhe nga shqiptarët e Amerikës të cilët drejtoheshin nga 12 komandantë nën drejtimin e përgjithshëm të Qazim Koculit. Në zonën e çliruar, Drashovicë, u vendos shtabi i luftës me prefekt Qazim Kokoshin.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton në një postim të sajin edhe moton që shoqëroi luftëtarët e Vlorës dhe që ishte huazuar nga vargjet e Lasgush Poradecit “Ja do mbetet Vlora e jona, ja do bëhet gur e hi”./atsh/KultPlus.com

Dy buzë

Poezi e shkruar nga Migjeni

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma hikën
ndër do bota të larta… 

Dy buzë si tëpërgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën
në buzë kur mu njitën
andjet m’i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trurin ma helmuen
e në fund u mërguen… 

Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një gruaje stërzane
një pjsë zemre më nxorne,
një pranverë të tanë më morne
dhe gëzimin ma vodhne…/Kultplus.com

98 vite nga lindja e aktores Irene Papas

Sot janë bërë 98 vite nga lindja e aktores së famshme, Irene Papas.

Irene Papas ka qenë një aktore dhe këngëtare greke, aktive në më shumë se 70 filma gjatë karrierës së saj pesëdhjetë vjeçare. Ajo është e njohur në rolet përkrah Bekim Fehmiut si mbretëresha e Itakës Penelopa në filmin Odisea (L’Odissea) (1968) dhe me Anthony Quinn në filmin “Zorba the Greek” (1964) në petkun e vejushës së bukur.

E lindur si Irene Lelekou, artistja e famshme greke në fshatin e Chiliomodit në rrethinat e Korintit. E ëma, Eleni Prevezanou ishte arsimtare dhe i ati me gjasë shqiptar, Stavros Lelekos , jepte mësim dramaturgji klasike në shkollën Sofikós të Korinthit. Vetë aktorja në një intervistë, e pyetur se përse ishte kaq ezmere, është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Ajo ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte, sipas gjasave, nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare ose gjysmëshqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”. Talentin e Irenës e zbuloi Elia Kazan.

Irena aktroi Helenën e Trojes, së bashku me Katharine Hepburn. Aktroi edhe femra të tjera nga Mitologjia greke, si Klitemnesten në filmin Ifigenija, Elekten në Elektri, Antigonen në Antigona, etj.

Ka luajtur edhe rolin e mbretëresha Katarina Aragonska në filmin Anne of the Thousand Days , pastaj në filmin Muhamedi, i dërguari i Perëndisë.

Ndërsa filmat më të njohur të saj janë Zorba the Greek dhe Z.

Papas ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe e dashura e Marlona Brandos./KultPlus.com