Dje u tërhoq shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Në grupin e katërt të Ligës A, Zvicra do të jetë në grup me Spanjën, Danimarkën dhe Serbinë. Kjo do të thotë se kombëtarja e Zvicrës, ku luajnë edhe Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, do të përballet përsëri me Serbinë.
Zviceranët e kanë mposhtur dy herë radhazi Serbinë në fazën e grupeve të Botërorit 2018 dhe 2022, në krye me Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin.
Por, dy përballje të reja brenda një periudhe të shkurtër duket se nuk janë edhe aq të mirëseardhura për Zvicrën.
Gazeta e njohur zvicerane, Blick shkruan se dy duelet e fundit kanë qenë mjaft të nxehta, duke marrë parasysh prejardhjen e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
„Efektet anësore që përballja e tretë dhe e katërt me serbët do të vijnë në një kohë të shkurtër janë megjithatë më pak të mirëpritura. Nëse supozohet se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të jenë ende pjesë e kombëtares së Zvicrës vjeshtën e ardhshme, diskutimi politik do të ngrihet sërish. Për shkak të rrënjëve kosovare të dyshes, të cilat i bëjnë ata armiq në sytë e shumë serbëve. Ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë aktualisht janë të ndaluara për shkak të konfliktit mes vendeve“, thuhet ndër të tjera në artikullin e gazetës Blick. / KultPlus.com
Sot, në orën 13:30, në British School, PEN Qendra e Kosovës, trajton dy tema letrare: “Letërsia përtej kufijve” dhe “Edukimi letrar përmes leximit”.
Për temën e parë do të flasë poeti Lulzim Tafa, ndërsa për temën e dytë do të flasë studiuesja e poetja Naime Beqiraj.
Temar trajtohen në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja” të cilin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në fund të aktivitetit antëtarë të PEN Qendrës së Kosovës do të shpërndajnë libra për pjesëmarrës.
Ky është aktiviteti i pestë i PEN Qendrës së Kosovës në kuadër të këtij projekti. Me këtë projekt janë paraparë të zhvillohen edhe disa takime të tjera me lexues e krijues. / KultPlus.com
Ka pothuajse 500 milionë fëmijë që jetojnë në zonat e konfliktit, miliona të tjerë që nuk do ta shohin kurrë Tokën e Premtuar, ka mjaft gjak, ka mjaft luftëra, tha dje në mbrëmje ylli i muzikës italiane, Eros Ramazzotti, i ftuar për të kënduar edhe një herë këngën ”Terra Promessa”, me të cilën 40 vite më parë fitoi Sanremon.
”Paqe! Boll më me gjak, boll më me luftëra”, deklaroi ai.
Apeli për të ndalur konfliktet u bë nga Eros Ramazzotti, i ftuar në skenën e ”Ariston” për të festuar 40-vjetorin e këngës, e prezantuar pikërisht në atë skenë.
”I detyrohem gjithçka Sanremos”, tha ai me emocion.
Në fund, Ramazzotti bën një apel për paqe.
“Pesëqind milionë fëmijë që jetojnë në zonat e konfliktit, miliona të tjerë nuk do ta shohin kurrë Tokën e Premtuar”, tha ai.
Ndërkohë, ylli i kinemasë, Russell Crowe ndezi ”Ariston”-in dhe u tall me John Travoltën.
Aktori nga Zelanda e Re, i cili me krenari zbuloi në Sanremo se ka origjinë italiane, nuk luajti ndonjë rol në skenën e ”Ariston”, por këndoi me grupin ”The Gentlemen Barbers Let the light shine”.
Një performancë e denjë për Grammy për të prezantuar turneun e tij nëpër Itali./ atsh / KultPlus.com
Ceremonia hapëse e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030 që do të zhvillohen në Kosovë mund të jetë shumë më spektakolare se sa mund të imagjinohet.
Kjo pasi në këtë ceremoni mund të performojnë dy yjet botërore të muzikës, Rita Ora dhe Dua Lipa.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi për media i Komitetit Olimpik të Kosovës në Konferenca ndërkombëtare “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”, ku nikoqire është Agjencia e Lajmeve KosovaPress.
Ai tha se në këto lojëra nuk do të ketë vetëm sport, por edhe kulturë dhe art dhe është duke u punuar që të sigurohet performanca e të dy yjeve në atë mbrëmje të madhe.
Tutje, Krasniqi shtoi se Kosova e pati më të lehtë ta fitojë organizimin e kësaj ngjarje të madhe për shkak të rezultateve mbresëlënëse që kanë arritur në arenën ndërkombëtare vajzat e xhudos duke siguruar medalje të arta evropiane e botërore.
Në panelin e dytë, folës është presidenti i Bordit të Prishtina MALL, Fatmir Zymberi, udhëheqësi i Kolegjit UBT Edmond Hajrizi, profesoresha universitare Besa Luzha, Kushtrim Krasniqi nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Taulant Hodaj nga Federata e Futbollit të Kosovës, të cilët do të paraqesin pikëpamjet rreth mundësisë së krijimit të sinergjive për mbështetje të iniciativave inovative që avancojnë prosperitetin shoqëror. / KultPlus.com
Shkodra, e njohur si qendra e festimit të karnavaleve në Shqipëri, do të kthehet në një ambient festiv nga 23-25 shkurt.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci së bashku me grupin e punës po punojnë për detajet e fundit të kësaj feste, që pritet të gjallërojë qytetin me maskat dhe veshjet e ndryshme.
“Karnavalet e Shkodrës do të jenë një festë për të gjithë. Po kujdesemi për detajet e fundit për t’i dhënë kësaj feste tradicionale ngjyrat dhe shkëlqimin e saj. Nuk do të mungojnë as surprizat që do ta shoqërojnë qytetin gjatë 3 ditëve festive, 23-25 shkurt”, theksoi Beci.
Shkodra është qyteti që e ka festuar më herët Karnavalen.Fesimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit XIX, saktësisht vitit 1860, duke krijuar një traditë solide që vazhdoi deri në vitin 1946, ku për shkak të regjimit komunist, u ndalua së festuari për t’u rikthyer sërish si traditë pas viteve ’90.
Megjithëse mendohet të ketë origjinë pagane, në qytetërimin e krishterë perëndimor, festa e Karnevaleve njihet si festë fetare. Vetë emri i saj, në latinisht, nënkupton privimin nga ushqyerja me mish (carnem-levamen ose levare) në 40 ditët që i paraprijnë Pashkëve. Për këtë arsye, nuk ka një datë të caktuar për fillimin e festimeve pasi ajo ndryshon nga viti në vit, sipas Pashkëve.
Shkodra njihet edhe si qyteti i prodhimit të maskave të famshme veneciane, që u japin jetë festave të tilla./ atsh / KultPlus.com
Të qeshura pafund ka krijuar këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, teksa ka qenë mbrëmë e ftuar në emisionin “Jimmy Kimmel Live”.
Gjithë kjo atmosferë e mirë u krijua pasi që gjatë emisionit, moderator i njohur Jimmy Kimmel kishte zgjedhur disa nga shprehjet më të njohura në gjuhën shqipe të cilat i lexoi në shqip në mënyrën e tij, ndërsa Dua kishte për detyrë të ja përkthente kuptimin e tyre në gjuhën angleze.
“I ka bo rrush e kumbulla”, “E kish një dërrasë mongi”, “Sa për sy e faqe”, “Hyp se t’vrava, zhdryp se t’vrava”, ishin shprehjet që i lexoi moderatori, ndërsa Dua i përkthente në gjuhën angleze, çka edhe shkaktoi shumë të qeshura në studio. / KultPlus.com
Fjodor Dostojevski ka lindur më 11 nëntor 1821, Moskë, Rusi.
Jeta e autorit rus Fjodor Dostojevski, ndër figurat më të shquara të literaturës botërore, ishte dëshmi e kësaj lloj vuajtjeje. Në moshën 15 vjeçare nëna i vdes nga tuberkulozi; dy vjet më pas vdes gjithashtu edhe i ati, një alkoolist i dhunshëm, për të cilin besohet se u vra nga shërbëtorët e tij.
Në vitin 1849 Dostojevski dhe kolegët e tij në rrethin radikal politiko – letrar “Petrashevski’ arrestohen dhe burgosen. Më pas dënohen me vdekje më 16 nëntor 1849. I gjithë grupi u detyrua që të qëndronte në të ftohtin e acartë në pritje të skuadrës së pushkatimit. Në minutën e fundit vendimi u anulua.
Cai Nikolaj, duke i konsideruar grupe të tilla si subversive dhe dëmtuese për pushtetin e tij, i vendoste të burgosurit përpara një ekzekutimi ritual simbolik, më pas e anullonte vendimin në momentin e fundit si shenjë e mëshirës së tij për të dënuarit. Si rezultat, Dostojevski u burgos dhe u dënua me punë të rëndë për 4 vjet në një burg në Siberi dhe 4 vite të tjera me shërbim të detyruar në ushtrinë ruse. Vetëm pas 10 vjesh kthehet në Shën Peterburg.
Fjodor Dostojevski është autori rus i shekullit të 19-të që ka shkruar novelat klasike si: “Krim dhe Ndëshkim”(1866) dhe “Vëllezërit Karamazov”(1880). Dostojevski iu kthye jetes së shkrimtarit si profesion pas një karriere të shkurtër ushtarake, ku në vitin 1846 publikoi novelën e tij të parë “Njerëz të varfër”.
Ai u bë i famshëm për krijimin e “heroit të rrugës’ një protagonist i mohuar nga shoqëria dhe në kërkim të shpengimit. Në novelat e tij ai eksploron temat e mëkatit, moralitetit dhe shpengimit të njeriut modern.
Dostojevski vdiq më 9 shkurt të vitit 1881./ KultPlus.com
KultPlus ju sjell një këngë të vjetër të kënduar nga Nazmie Hoxha e cila titullohet “Ti Moj Shega Gurracake”.
Ti moj shega gurracake Sa e vogël moj paske mbet x2 E hajde un si ty Un si ty s’kam pa njeri Çoje pak shamin e ballit Sa t’i shof dy syt e zi x2 E hajde un si ty Un si ty s’kam pa njeri Flokt e gjata permbi supe Ta kan shtu o moj bukurin x2 E hajde un si ty Un si ty s’kam pa njeri /KultPlus
Fondi i Bibliotekës Kombëtare pasurohet me 150 libra dhe periodike të periudhës Bizantine dhe post-bizantine, me shumë interes për studiues e historianë që studiojnë pikërisht këtë periudhë.
Më shumë sesa ngjarje të rëndësishme politike të asaj periudhe këto vepra pasqyrojnë jetën e përditshme të pellgut mesdhetare, mes tyre edhe të dhëna për jetën në Shqipëri.
Ky fond i dhurohet bibliotekës, nga Instituti Helenik i studimeve Bizantine dhe post- bizantine në Venecia, pas nënshkrimit të një memorandum bashkëpunimi para dy vjetësh nga këto dy institucione. Bizantologja Katerina Korre na jep disa informacione se çfarë përmban ky fond.
“Ky koleksion pasqyron në mënyrë të hollësishme periudhën bizantine në Europën Qendrore dhe Mesdhetare. Këto libra pasqyrojnë jetën e përditshme të komuniteteve nën perandorinë bizantine. Këtu mund të gjejnë toponime të ndryshme, emra të familjeve shumë të njohura dhe me ndikim në atë kohë, por edhe ngjarjeve të rëndësishme”, tha Korre.
Pas invetarizimit, këto vepra do të vihen në dispozicion për të gjithë të interesuarit./TvKlan/KultPlus.com
Në 100 vjetorin e vdekjes së Puccinit, Teatri i Operas do të sjellë në skenë veprat më të mira të tij, me skenografi dhe kostumografi nga Italia.
Këto vepra do të realizohen falë bashkëpunimit me “Fondazione Festival Pucciniano” në Itali, fondacioni i cili çon përpara veprën e Puccinit në botë.
Drejtori i Përgjithshëm i “Fondazione Festival Pucciniano” z. Franco Moretti, vlerësoi cilësinë artistike të TKOB-së, dhe u shpreh i befasuar nga puna që bëhet në teatër.
“Duhet të jeni krenarë për teatrin në të cilin punoni dhe jetoni, sepse është një teatër ekselent. Dhe kjo vjen dhe falë punës që po bëhet në këtë institucion. Dhe mbi të gjitha hapja që teatri është duke marrë në rang botëror. Duhet të jeni krenarë sepse teatri është shtëpia e të gjithëve. E të gjitha ideve dhe inovacionit. Teatrot nuk janë muze, por janë vende që në çdo moment perceptohet arti, kultura e muzika dhe këto janë armët më të forta të çdo kanuni”, tha Moretti.
Bashkëpunimi i parë është ai për operën “Il Trittico”, një opera që ka tre vepra brenda saj që do të interpretohen në një natë dhe përfshihen më shumë se 100 artistë, për të vijuar më tej me “La Boheme”, “Madama Butterfly” dhe “Tosca” si dhe koncerte simfonikë me muzikën e Puccinit.
“Unë e bëj këtë punë sepse e dua muzikë, por veçanërisht sepse dua Puccinin”, tha Jacopo Sipari di Pescasseroli, drejtor artistik TKOB.
Gjatë këtij viti dedikuar Puccini-t, në TKOB përveç artistëve shqiptarë, do të ketë edhe shumë artistë të ftuar që kanë bërë emër në teatro të rëndësishëm, apo edhe shqiptarë që e kanë ndërtuar karrierën e tyre në Evropë./TopChannel/KultPlus.com
Fillimi i vitit 2020 mori me vete ikonën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarushën, mirëpo këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen e këndohen, pasiqë Pagarusha pas vetes la kryevepra artistike që nuk do të zhduken asnjëherë, shkruan KultPlus.
Kur flitet për Nexhmije Pagarushën, përdoren në një frymë shumë epitete si, Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, e shumë epitete të tjera.
Nexhmije Pagarusha la pas vetës hite të mëdha që vazhdojnë të dëgjohen me nostalgji.
E shkëlqyer ajo ka qenë në interpretimet në muzikën popullore dhe në opera, por Nexhmije Pagarusha bëri karrierë të suksesshme edhe si aktore, në film dhe në teatër.
Janë rreth 150 këngë që ajo i ka interpretuar, mes tyre “Baresha”, e kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi.
Sot KultPlus e kujtojn këngën e saj “Vet ke mbet”, një lirikë e pastër e cila shpërfaq ndjenja melankolie të cilat i përçon tek publiku Nexhmije Pagarusha me zërin e saj unik, të papërsëritshëm.
Më poshtë videon dhe tekstin e këngës “Vetë ke mbetë”./KultPlus.com
Kënga e Tracy Chapmanit, “Fast Car”, ka shënuar një rritje prej 241 për qindësh në shërbimet e transmetimit pas performancës së saj në ceremoninë e çmimeve Grammy këtë fundjavë.
Ajo e këndoi hitin e saj të vitit 1988 bashkë me këngëtarin e muzikës kauntri, Luke Combs, i cili risolli në vëmendje këtë këngë pasi e ripërpunoi atë.
Versioni i tij madje ishte shpërblyer vitin e kaluar me çmimet “Kënga e vitit” dhe “Kënga e përveçme e vitit” në Çmimet e Shoqatës së Muzikës Kauntri.
Pas kësaj performance, kjo këngë në shërbimet e transmetimit është luajtur 949 mijë herë në ditë për dallim nga 248 mijë herë sa ishte luajtur më parë./KultPlus.com
Nesër, në orën 13:30, në British School, PEN Qendra e Kosovës, trajton dy tema letrare: “Letërsia përtej kufijve” dhe “Edukimi letrar përmes leximit”.
Për temën e parë do të flasë poeti Lulzim Tafa, ndërsa për temën e dytë do të flasë studiuesja e poetja Naime Beqiraj.
Temar trajtohen në kuadër të projektit kulturor “Edukimi letrar dhe procesi krijues i talenteve të reja” të cilin e ka përkrahur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në fund të aktivitetit antëtarë të PEN Qendrës së Kosovës do të shpërndajnë libra për pjesëmarrës.
Ky është aktiviteti i pestë i PEN Qendrës së Kosovës në kuadër të këtij projekti.Me këtë projekt janë paraparë të zhvillohen edhe disa takime të tjera me lexues e krijues./KultPlus.com
Si rezultat i bashkëpunimit në mes UNI – Universum International College dhe rrjetin e universiteteve partnere të Arizona State University, gjegjësisht meUniversitetin Mapua nga de Filipinet, u organizuan dy ligjërata transformuese mbi temën e Bioetikën. Nën drejtimin e Profesorëve Tevide Shabani dhe Jairus Diesta Espiritu, këto ligjërata ofruan një pasqyrë të detajuar rreth çështjeve bioetike në Kosovë dhe Filipine. Me një prani të lartë prej 125 studentësh nga të dy shtetet, këto ligjërata theksuan rëndësinë e rritur të bashkëpunimit global të UNI – Universum International College në adresimin e çështjeve shoqërore.
Ligjëratat e mbajtura ofruan një platformë gjithëpërfshirëse për studentët për t’u angazhuar në analizat krahasuese të dilemave bioetike. Përmes diskutimeve interaktive dhe studimeve të rasteve aktuale, studentët eksploruan problemet etike të përfshira në proceset e marrjes së vendimeve në shëndetësinë në situara të ndryshme kulturore.
Ligjëratat e përbashkëta me profesorë ndërkombëtar në UNI – Universum International College ofrohet për të gjithë studentët e UNI si rrjedhojë e bashkëpunimit të ngushtë në mes UNI – Universum International College dhe Arizona State University. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, studentët e UNI përfitojnë në shumë mënyra si studimi me materiale të njejëta si në ASU, ligjërata nga profesorë ndërkombëtar nga shumë universitete të rrjetit global të ASU, shkëmbime ndërkombëtare studentore dhe certifikime të njohura ndërkombëtarisht.
UNI – Universum International College fuqizohet dhe menaxhohet nga Arizona State University, Universiteti më i madh publik në SHBA dhe #1 për inovacion.
Për më shumë informata rreth aktiviteteve të tilla, kontaktoni +38344144062,[email protected] ose ndiqni UNI në Facebook dhe Instagram./KultPlus.com
Fenomeni “Barbenheimer” u diskutua sa më pak tema në fushën e kinematografisë botërore. ‘Oppenheimer’ i ekranit të madh, Cillian Murphy, e përshkroi atë si “një moment të mrekullueshëm për kinemanë“.
Bëhet fjalë për furinë e blerjes së biletave për mijëra fansa për të parë filmat “Barbie” dhe “Openheimer” në kinema në të njëjtën ditë. Ajo erdhi pas një sërë ‘memesh’, të cilat fokusoheshin në faktin se dy filma kaq të ndryshëm u publikuan në të njëjtën ditë.
Aktori irlandez, i cili luajti fizikanin amerikan Robert Oppenheimer në filmin ‘Oppenheimer’, theksoi se tendenca nuk ishte “një strategji marketingu e dizajnuar në mënyrë mahnitëse“, por spontane.
I pyetur nga redaktori i kulturës dhe medias i BBC-së, Katie Razall, nëse të dy filmat e ndihmuan njëri-tjetrin në arkë, Cillian Murphy tha: “Po, ata e ndihmuan. Dhe ishte një moment i mrekullueshëm për kinemanë”.
“Mendoj se të dy janë filma të mrekullueshëm dhe nuk mund të ishin më ndryshe. Dhe unë mendoj se ishte fantastike, nuk ishte një strategji e mrekullueshme marketingu nga studioja”, vuri në dukje ai./KultPlus.com
Alfred Grosser, një gazetar, sociolog dhe shkencëtar politik gjermano-francez i njohur për kontributin e tij në rindërtimin e marrëdhënieve midis dy vendeve pas Luftës së Dytë Botërore vdiq në moshën 99-vjeçare.
Djali i tij, Pierre Grosser, njoftoi vdekjen e babait të tij një ditë më parë në Paris.
Grosser mori çmime të shumta për punën e tij, duke përfshirë Kryqin e Madh të Gjermanisë të Urdhrit të Meritës dhe Oficerin e Madh të Francës të Legjionit të Nderit.
Ai vlerësohet si një nga baballarët intelektualë të Traktatit të Elysee të pasluftës midis Francës dhe Gjermanisë Perëndimore, i cili ndihmoi në dhënien fund të konfliktit të përgjakshëm prej disa dekadash midis dy kombeve.
Grosser lindi në Frankfurt më 1 shkurt 1925. Në vitin 1933 emigroi në Francë me familjen e tij, me origjinë hebreje dhe u përball me persekutimin e regjimit nazist dhe katër vjet më vonë mori nënshtetësinë franceze. Më vonë u konvertua në katolik.
Ai dha mësim në Institutin e njohur të Studimeve Politike të Parisit, i njohur gjithashtu si “Sciences Po”, duke filluar nga viti 1955, dhe shkroi shkrime politike për gazeta të shumta të njohura./KultPlus.com
TO GO WITH AFP STORY IN FRENCH – French german-born political analyst Alfred Grosser answers journalists’ questions during an interview at his Paris office on November 3, 2009. Grosser is a well known expert on immigration subject as French minister for integration and national identity Eric Besson launched a vast public debate on France’s “national identity”. AFP PHOTO / THOMAS COEX
Pusho, zemër, mos u qa! Mos më thuaj vuajtjet e tua, mos qa dhimbjet dhe hidhërimet! Rri dhe duro. Hiq në pushim çdo të keqe. Pse të qahesh? Kur e ke druajtur vuajtjen, kur je hequr prej hidhërimit? A e ke ndjekur kurrë fatin e bardhë, a e ke dashur kurrë gazin dhe zbavitjen? Të kan’ ardhur shumë herë pranë të mirat. Jetën munt që ta bëjnë t’ëmbël dhe të qetë si një burim t’ëmbël, si një vijë të kthjelltë. Po, jo! Qetësisë, gazit dhe fatit, u ke rënë me këmbë. Ke kërkuar gjithnjë të paqenën, të paditurën. Ata që ke pasur pranë i ke shtytur, u je mërguar. Kurdoherë ke kërkuar një gjë më tutje; ke ndjekur atë të paqenën, të padukurën. Se ashtu që ylli është bërë për të çkëlqyer, dielli për të ndritur, trëndafili për erë, zogu për këngë, zjarri që të djegë, edhe ti, o zemër, ke lindur për të vuajtur. /KultPlus.com
Leonardo Sciascia (Leonardo Shasha) lindi në Racalmuto, në provincën e Agrigentos (asokohe quhej Girgenti), më 8 janar 1921. Ai është një nga shkrimtarët më të mirë të shekullit XX, një polemist dhe gazetar, një eseist i shkëlqyeshëm, një pikë referimi në politikë për disa breza, ai bëri Siçilinë dhe problemet e saj një metaforë letrare në gjendje të përshkruajë çdo pjesë të botës. Puna e tij gjithashtu paraqet një pikë referimi për atë rrymë letrare dhe jo fiktive që përbën përkufizimin e “realizmit kritik”.
Zona në të cilën Leonardo i vogël lind dhe rritet është ajo e borgjezisë së vogël siçiliane. I pari nga tre vëllezër, nëna e tij vjen nga një familje artizanësh, ndërsa babai i tij është një nga shumë punëtorët e angazhuar në minierat e squfurit të zonës së Agrigentos, i dashur, siç dihet, edhe ndaj Luigi Pirandellos.
Në vitin 1927, Sciascia filloi përvojën e tij studimore, duke zbuluar menjëherë dashurinë dhe predispozicionin e tij të shkëlqyeshëm për lëndë të tilla si letërsia dhe, mbi të gjitha, historina. Kohën jashtëshkollore, nga ana tjetër, ai kalon me xhaxhallarët e tij, si dhe me gjyshin e tij, një pikë referimi të cilës ai shpesh i rikthehet në letrat e tij në një moshë të pjekur. Më 1935, shkrimtari i ardhshëm u transferua në Caltanissetta me familjen e tij, duke u regjistruar në Institutin Magistral IX Maggio. Këtu, mësuesi i tij është autori i mirënjohur Vitaliano Brancati, i cili është model hyjnor për shkrimtarin e Racalmuto, mbi të gjitha nga një këndvështrim letrar. Brancati, Manzoni dhe Pirandello janë, në të vërtetë, për Leonardo Sciascian, pika referimi të vërteta stilistike dhe teorike në fushën letrare. Për më tepër, në shkollën e Caltanissetta, ai gjithashtu has në një personalitet tjetër prestigjioz, mësuesin e ri Giuseppe Granata, senatorin e ardhshëm të Partisë Komuniste Italiane. Prej tij, autori i ardhshëm merr mësimin e Iluminizmit, si dhe njeh autorët amerikanë. Që nga ai moment, Volteri u bë një model filozofik dhe kritik për të.
Më 1941, në përpjekjen e tretë, Leonardo Sciascia kaloi provimin për t’u bërë mësues i shkollës fillore. Në të njëjtin vit, grumbullimi i grurit Racalmuto e merr atë si nëpunës. Këtu ai mbetet deri në vitin 1948, duke mësuar realitetin fshatar sicilian, i cili pasqyrohet në disa nga veprat e tij. Në ndërkohë, megjithatë, mjeshtri takohet me Maria Andronico, me të cilën u martua më 1944. Laura dhe Anna Maria janë vajzat që shkrimtari ka nga martesa.
Dasma ndiqet nga detyra e parë si mësuese në shkollën fillore të Racalmuto. Në të njëjtën kohë, megjithatë, Sciascia duhet të merret me një ngjarje të pakëndshme: vetëvrasja e vëllait të tij Giuseppe, ndodhi në vitin 1948. Një ngjarje që shënon përgjithmonë shpirtin e shkrimtarit.
Duke filluar nga vitet ’50, ai filloi të hynte në zemrën e jetës politike dhe letrare, jo vetëm në Siçili. Në fakt, në vitin 1952, botimi i tij i parë, “Përrallat e diktaturës”, në përmbledhjen e të cilave është lehtë të kuptohen simpatitë politike të autorit, duke u zhvendosur gjithnjë e më shumë në të majtë. Një vit më pas ai fitoi “Premio Pirandello”, falë një prej pjesëve të tij kritike mbi autorin e madh Sicilian. Ndërkohë, ai drejton revista periodike letrare, si “Galleria” dhe “I quaderni di Galleria”, ai bashkëpunon me disa botime për Salvatore Sciascia, dhe më 1956 boton librin e tij të parë të vërtetë: “Famullitë e Regalpietras”. Është një hetim dokumentar i jetës së tij si mësues në një vend që, në vija të trasha, i ngjan Racalmutos së tij. Historia e një prej shumë krahinave siciliae nuk përshkruhet me ashpërsi gazetareske, por evokohet përmes një serie situatash të mundshme që autori imagjinon sikur ka ndodhur. Është stili, ende në zhvillim, i Sciascias tjetër, ai i “Il giorno della civetta” dhe “Una storia semplice”.
Në këto vite, atëherë, për gati dy vjet, ai u transferua në Romë, në Ministrinë e Arsimit. Nga këtu, ai shkruan një përmbledhje me tregime të shkurtra, “Gli unci di Sicilia”, duke u larguar pak nga stili i ndërmarrë me romanin e mëparshëm. Për ta gjetur përsëri, duhet të presim rikthimin e tij në Caltanissetta dhe librin e njohur tani “Il giorno della civetta”, nga i cili disa vjet më vonë regjisori Damiano Damiani sjell një film shumë të vlerësuar nga kritikët dhe publiku. Libri është frymëzuar nga historia e vrasjes së sindikalistit komunist Miraglia, e ndodhur në vitin 1947, dhe është një pasqyrim i vëmendjes që autori i vendos gjithnjë e më shumë drejt realitetit afër tij. Në këto vite, në të vërtetë, ai punon nën sponsorizimin e shkollës, por, mbi të gjitha, vëzhgon. Dhe ai sheh, vëren, ai i ndjen të gjithë ata mekanizma të panjohur, kur nuk errësohen, për opinionin publik dhe që i referohen fenomenit të mafies.
“Il giorno della civetta” sjell këtë fjalë në të gjithë Italinë, me një roman që qëndron saktësisht në gjysmën e rrugës midis narracionit dhe jo-fiction. Sfondi i verdhë, në të vërtetë, është mbi të gjitha një pretekst për të fotografuar dhe treguar një realitet shumë të ndërlikuar, madje të nënvlerësuar nga trillimet dhe politika kombëtare.
Në vitin 1967, Leonardo Sciascia u transferua në Palermo. Nga puna e tij shtetërore ai u tërhoq në pension tre vjet më vonë, duke vendosur të përkushtohej tërësisht në shkrim dhe jetën politike. Ai bëhet një intelektual kundërpeshë, problematik, i vendosur për të kritikuar dhe shikuar i zhgënjyer në të gjitha lëvizjet politike dhe ideologjike, përfshirë ato që janë afër tij, siç është komunizmi dhe partia radikale. “Konteksti”, një skenar nga viti 1971, nuk arrin të ngrejë disa polemika edhe në këto fusha, duke sjellë shprehje të tilla si “arsye e shtetit” dhe “arsye partie”.
Ndërkohë, megjithatë, Sciascia boton vepra të tjera, të tilla si “Këshilli i Egjiptit”, datë 1963, bazuar në temën e imposture, ose si njëlloj të mirënjohur “Secilit të vetin”, më 1966, të mirëpritur nga intelektualët dhe frymëzim për filmin eponim nga Elio Petri. Viti pasardhës është ai i “Vdekjes së Inkuizitorit” të shkëlqyeshëm, i cili merr sugjerimin e tij nga figura e heretikut sicilian Diego La Matina dhe përqëndrohet në një histori që ka të bëjë me Inkuizicionin Sicilian të shekullit XVII.
Është “sicilianiteti”, siç e quan autori, tema e koleksionit të eseve që shkon nën titullin “La corda pazza”, botuar në vitin 1970. Më 1974, në klimën e plotë të referendumit kombëtar, nxjerr në arkullim të shkëlqyerën “Todo modo”. Hierarkitë kishtare dhe liderët e krishterë demokratikë hedhin poshtë librin, i cili shtron sistemin e njohjes dhe rrjetet e pushtetit midis Klerit dhe Qeverisë, duke rrëfyer historinë e një seri krimesh misterioze që ndodhën në një ish-institut kishtar, në të cilin kremtoheshin festime të caktuara ushtrime shpirtërore ”. Protagonisti, për dallim nga librat e tjerë të autorit të Racalmuto, nuk është një detektiv, as një polic që po heton, por një piktor i famshëm që ka ndodhur të jetë mysafir në ndërtesë.
Më 1975 ai shkroi romanin “Zhdukja e Majoranas” duke avancuar teori mbi zhdukjen e shkencëtarit të famshëm, i cili më pas do të vërtetohet nga hetimet nga gjyqësori në vitet në vijim. Në të njëjtin vit shkrimtari është një kandidat për listat e Partisë Komuniste në Palermo dhe zgjidhet. Dy vjet më vonë, megjithatë, ai dha dorëheqjen nga posti i tij. Kompromisi historik, ekstremizmat dhe të gjitha ato arsye partiake të kritikuara edhe në esetë e tij, nuk lejojnë që ai të vazhdojë jetën e tij politike me qetësi, të paktën jo në territorin e tij. Gjithashtu në vitin 1977 u botua “Candido”, frymëzuar nga vepra e Voltaire, një autor gjithmonë i dashur për Sciascian.
Në vitin 1979, megjithatë, ai bindet nga radikalët dhe ishte një kandidat për në Parlamentin Evropian ashtu edhe për Dhomën e Ulët Ialiane. Ai zgjedh Montecitorion, duke u kujdesur për punën e komisionit të hetimit për rrëmbimin e Aldo Moros. Ndërkohë, del libri i vogël “L’affaire Moro”, botuar më 1978, në të cilin autori shpreh qëndrimin e tij, bazuar në përpjekjen e një bisedimi me terroristët, për më tepër shumë i kritikuar si për të djathtën ashtu edhe për të majtën. Në fakt, konflikte të reja lindin me Berlinguer, kreun e Partisë Komuniste Italiane dhe shkrimtari braktis jetën politike kombëtare në fund të mandatit të tij, duke zgjedhur Parisin si destinacionin e tij të tërheqjes.
Megjithatë, tumori, i cili e diagnostikoi shpejt, e detyroi të ndalet shpesh në Milano, për trajtime gjithnjë e më të vështira për të duruar. Dalin disa proza të tjera, siç është “Porte Aperta”, nga viti 1987, “Il cavaliere e la morte”, nga 1988, dhe libri i tij i fundit, “Una storia semplice”, i cili shkon në librari në të njëjtën ditë me të vdekja. Leonardo Sciascia vdiq në Palermo në 20 nëntor 1989 në moshën 68 vjeç./KultPlus.com
88 vjet më parë jepej shfaqja e parë teatrale në qytetin e Fierit. 8 shkurti i vitit 1936 shënon në kalendarin historik të Fierit, por edhe në teatrin fierak, shfaqjen në skenë për herë të parë të pjesës teatrale ‘’Fe dhe Kombësi’’, të autorit Kristo Floqi.
Trupa përbëhej nga një grup të rinjsh të apasionuar pas teatrit si: Avdulla Rama, Mina Veshi, Llaqi Kola, Hysen Xheka, Jorgji Koshovari, Jorgji Panda, Jorgji Andrea, Sotir Argjendari, Stavri Poro, Andon Poro, Zoi Gjerazi, Nasi Bogo, Paskal Pogaçe. Regjisor i shfaqes ishte Llaqi Kola, i diplomuar në Shkollën Normale të Elbasanit, i cili ishte marrë me teatër qysh gjatë viteve të shkollës.
Me këtë dramë do të zhvillohej edhe turneu i parë artistik në qytetet e Lushnjes dhe Beratit. Në vitet 1937-1938, nga kjo trupë, u vunë në skenë edhe dy vepra të tjera teatrore si; komedia “Doktor pa dorashka” dhe “Lulja e kujtimit”. Bashkia Fier publikoi në këtë përvjetor edhe një foto marrë prej Muzeut Historik të Fierit, e cila tregon trupën teatrale pas shfaqjes së parë./KultPlus.com
“Korça në foto” titullohet ekspozita e koleksionistit korçar Mirgen Shamblli, e cila është çelur tek Pazari i Vjetër me foto dhe kartolina nga qyteti I Korçës. Imazhet e rralla të qytetit, datojnë nga vitet `20 deri në vitet `80.
Rreth 800 foto të shkrepura ndër vite pasqyrojnë qytetin dhe jetën në të, pamje dhe disa prej godinave të cilat nuk ekzistojnë më, si zona e Mitropolisë, Shën Gjergji e shumë objekte të tjera.
Kjo ekspozitë e veçantë e cila do të vijojë të jetë e hapur ka ngjallur interes tek qytetarët, për t’u njohur me pamje të ndryshme e për të kujtuar si ka qenë Korça e atyre viteve. Vizitorët do të kenë mundësi të shohin në foto lumin dhe urat e tij, qëndrën e qytetit, parkun rinia, zonën e kinemasë dhe bulevardin, Shën Mërinë, xhamitë e qytetit, stadiumin, pazarin me rugicat etj.
“Korça në foto” do të jetë një cikël me tre ekspozita, gjatë muajit shkurt, i cili nëpërmjet fotografive dhe kartolinave do të nxjerë në dritë imazhet e harruara të qytetit. / atsh / KultPlus.com
Ka shumë pak vende që mbeten ende sekrete në Evropë. Jeni duke kërkuar për një destinacion pushimi ende të pacënuar? Ne ju sugjerojmë Shqipërinë, shkruan Rosanna Carrizzo në një artikull të botuar në të përditshmen italiane “Wom Travel”.
Bregdeti shqiptar së shpejti do të bëhet një tjetër destinacion i madh veror, por tani për tani ju mund të shijoni plazhet spektakolare të pacenuar dhe detin bruz.
Shqipëria është ende një destinacion i panjohur, pavarësisht pozicionit të shkëlqyer të vijës bregdetare të lagur nga deti Adriatik dhe Jon.
Ja arsyet që do t’ju bëjnë të zgjidhni Shqipërinë për udhëtimet tuaja të ardhshme verore.
Plazhet në Shqipëri
Plazhe me rërë, gjire të izoluar dhe një det që duket pothuajse si Karaibet.
Bregdeti i thyer i Shqipërisë, i karakterizuar nga fshatra tradicionalë të strehuar në gjire të largëta, është një nga zbulimet e viteve të fundit. Ju mund të udhëtoni në jug dhe të vizitoni Rivierën Shqiptare ku do të gjeni plazhe dhe gjire magjepsëse.
Mbi 300 kilometrat e bregdetit të Shqipërisë lagen nga deti Adriatik dhe deti Jon.
Plazhet e bregdetit të Adriatikut janë me rërë dhe me ujë të cekët, vendi i përsosur për të shkuar në breg të detit me fëmijët.
Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga kufiri me Malin e Zi në veri, deri në gjirin e Vlorës, ku fillon deti Jon.
Ndër plazhet më të bukura janë ato të Velipojës, Shën Gjinit, Durrësit, Golemit, Spilles, Divjakës dhe Vlorës.
Duke udhëtuar përgjatë bregdetit mund të vizitoni edhe lagunat, rezervatet dhe ekosistemet e tjera natyrore.
Sapo kalon malin e Llogarasë, në një lartësi prej rreth 1000 metrash, përballë gjendet një panorame mahnitëse e Rivierës Shqiptare, e përbërë nga plazhe, peizazhe të gjelbërta dhe një det blu intensiv, i cili dominon skenën.
Në këtë cep të parajsës deti Adriatik takohet me detin Jon. Pikërisht, përgjatë bregut të Jonit do të gjeni detin më të bukur dhe nuk e ekzagjerojmë kur themi se duket si deti i Karaibeve.
Këtu bregdeti i thyer ofron pamje natyrore mahnitëse, gjire të pacenuar, male të gjelbra që shtrihen drejt plazheve me rërë dhe guralecë apo drejt shkëmbinjve të lartë që bien në detin blu.
Shtrirja e bregdetit shkon nga Vlora në Sarandë dhe përshkon Parkun Kombëtar të Qafës së Llogarasë.
Në këtë cep të parajsës do të gjeni edhe shpella të shumta detare perfekte për ata që e duan ecjen dhe zhytjet në ujë.
Ndër plazhet më të bukura në bregdetin e Jonit përfshijnë Dhërmiun, Jalën, Himarën, Qeparon, Borshin, Sarandën dhe Ksamilin.
Pushime në Shqipëri? Ku të shkoni?
Bregdeti në jug ofron peizazhe piktoreske, nëse doni të planifikoni një itinerar për të zbuluar Shqipërinë.
Mund të ndiqni itinerarin nga Durrësi në Sarandë, itinerari është 250 kilometra dhe mund të vizitoni qytete, fshatra, plazhe dhe gjire të mrekullueshëm.
Një itinerar tjetër është ai që shkon në veri nga Durrësi deri në kufirin me Malin e Zi. Përgjatë kësaj shtrirjeje bregdetare do të hasni gjirin e Lalëzit, i vendosur midis Kepit të Rodonit dhe Bishtit të Pallës.
Mos humbisni një ekskursion në Kepin e Rodonit , një kep i madh, një kryevepër natyrore që del në det, ku mund të arrini duke ndjekur tabelat për Durrës, këtu do të gjeni mbetjet e një kështjelle që patjetër duhet ta vizitoni.
Gjithashtu në këtë zonë, mos humbisni një vizitë në lagunën e Rushkullit, këtu do të gjeni duna ranore, bimësi tolerante ndaj kripësisë, fusha, pyje me pisha dhe ligatina.
Plazhet e Durrësit janë më të ngarkuarit në të gjithë vendin dhe janë perfekte për ata që vendosin të shkojnë në bregdet me fëmijët.
Por, nëse doni të gjeni detin më të bukur dhe piktoresk, shkoni në jug, përgjatë asaj shtrirje të bregdetit të njohur si Riviera Shqiptare dhe zbuloni plazhet më të bukura nga Vlora në Sarandë.
Mos humbisni një vizitë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, nëse ju pëlqejnë ecjet dhe ekskursionet është vendi i përsosur për ju. Ndodhet rreth 30 kilometra në jug të Vlorës.
Duke ecur përgjatë shtigjeve të shënuara, do të gjeni edhe ambiente për t’u hedhur me parashutë.
Një shëtitje e bukur do t’ju çojë në qafën e Llogarasë, një nga pikat më të larta të Parkut Kombëtar, ku pamja është e pashembullt dhe shtrihet mbi plazhet në detin Jon.
Ndaloni për të vizituar Apoloninë, një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri.
Duke shkuar në jug, ndaloni në Vlorë, një nga portet natyrore më të famshme në vend, në skajet e të cilit ndodhet ishulli i Sazanit.
Vlora është një nga qytetet historike shqiptare, në fakt lindja e saj daton në shekullin e XI para Krishtit, pranë qytetit ndodhet plazhi i Jalës, një plazh i bukur, i izoluar dhe i qetë.
Dhërmiu ndodhet pak më në jug dhe është një nga vendet turistike më të frekuentuara në të gjithë bregdetin.
Jo shumë larg plazhit të Dhërmiut mund të vizitoni Shpellën e Piratëve, me varkë ose traget.
Një nga plazhet më të bukura në këtë shtrirje të bregdetit është Gjipeja, e cila ka një formë të bukur, këtu shkëmbinjtë e thepisur bien në detin bruz.
Pranë këtij plazhi ndodhet një lumë ku ndodhen kanionet e mahnitshme. Këtu ia vlen të vizitohet fshati Vuno.
Gjithashtu, ju rekomandojmë një vizitë në Himarë, një nga qendrat më të mëdha në zonë. Në itinerarin tuaj drejt Sarandës mos humbisni gadishullin e Porto Palermos, ku do të gjeni mbetjet e një fortese të ndërtuar nga Alì Pasha, si dhe detin spektakolar, shkëmbinj dhe një port të vogël të përdorur nga sovjetikët për të fshehur nëndetëset e stacionuara në Adriatik.
Borshi është një nga zonat e bukura të Rivierës Shqiptare dhe ka një shtrirje bregdetare të karakterizuar nga agrume dhe ullishte, në këtë shtrirje bregdetare do të gjeni plazhin e Bunecit.
Qyteti i Sarandës ndodhet vetëm 9 kilometra nga ishulli grek i Korfuzit. Në këtë zonë mos humbisni një vizitë në plazhin e Ksamilit ku gjenden katër ishuj të vegjël të mbuluar nga bimësia mesdhetare. Nga Saranda mund të niseni për një ekskursion në rrënojat e Butrintit. /atsh / KultPlus.com
Është prishur koalicioni qeverisës në Komunën e Prishtinës.
Lajmin e ka bërë të ditur Uran Ismaili i cili është shprehur se po e shkëpusin koalicionin qeverisës.
Ky është postimi i plotë i Ismailit:
Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë
Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc.
Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre.
Për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në Kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster. Nën udhëheqjen e shkëlqyer të Nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë “Prishtina na Bashkon” e kemi përçuar edhe në qeverisjen e Kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë.
Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet. Duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, jemi tërhequr nga të gjitha pozitiat për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në Kryeqytet. / KultPlus.com