11 aktore bëhen bashkë për shfaqjen teatrale ‘7 minuta’

Një tekst i fuqishëm nga Stefano Massini dhe regjisorja Driada Dervishi,  bëjnë bashkë 11 aktore. Drama “7 minuta” e cila trajton dinjitetin dhe të drejtat e punëtoreve, vazhdon turneun e saj dhe së shpejti do të vihet në skenën e Pallatit të Kulturës, në Ersekë.

Në këtë shfaqje do të interpretojë një trupë aktoresh të mirënjohura: Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Anila Bisha, Rudina Dembacaj, Adelina Muça, Alesia Xhemalaj, Paola Kodra, Ajlin Petrela dhe Xhoana Karaj.

Pjesa teatrale trajton historinë e një grupi punëtoresh të një biznesi tekstilesh i cili do të blihet nga një kompani shumëkombëshe. Gratë duken të lehtësuara që nuk do të ketë pushime nga puna por, në marrëveshjen e shitjes ka një pikë të veçantë. Të mbyllura në një dhomë, 11 gratë diskutojnë nëse do e pranojnë uljen prej 7 minutash të pushimit të drekës.  7 minuta fillimisht u duken pak, por debati nis e nxehet dhe çdo grua sjell në atë dhomë, gjithë jetën e saj, përpara se të japë votën./atsh/KultPlus.com

‘Departamenti i ëndrrave’ së shpejti premierë në Dodona

Në fillimi të muajit mars, do të luhet premierë shfaqja ‘Departamenti i ëndrrave’ me regji të Besim Ugmzajlit.

Shfaqja me tekst të Jeton Nezirajt pritet të luhet premierë në fillim të muajit mars të këtij viti. Aktorët pjesëmarrës në shfaqje janë: Afrim Muçaj, Ermal Sadiku dhe Molikë Maxhuni.

Skenograf- Mentor Berisha.

Kostumograf- Njomza Luci.

Kryeministri Kurti për AFP: Uroj t’i normalizoj marrëdhëniet me Serbinë sivjet

Kryeministri Albin Kurti tha se shpreson të normalizojë marrëdhëniet me rivalin e përhershëm të vendit, Serbinë këtë vit, pas disa raundeve të bisedimeve të dështuara mes dy palëve.

“Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë uroj për këtë vit, për vitin 2024, dhe në vitet dhe dekadat e ardhshme dua të dal fitimtar në çështje si pabarazia sociale, ndryshimet klimatike dhe kërcënimet e sigurisë”, tha Kurti për AFP. /Klankosova.tv/KultPlus.com

Sanremo 2024 thyen rekordet e audiencës

Festivali i pestë i Sanremos i drejtuar nga Amedeo Sebastiani (Amadeus) ka regjistruar një audiencë mesatare prej 10,5 milionë shikuesish me një përqindje prej 65,1%.

Për të gjetur një rezultat më të lartë të audicionit duhet të ktheheni 28 vjet pas, në vitin 1995, kur Festivali i organizuar nga Pippo Baudo me Anna Falchi dhe Claudia Koll mori 65,15% të audiencës.

Vitin e kaluar, mbrëmja e parë e Sanremo 2023 kishte marrë mesatarisht 10 milionë shikues me një përqindje prej 62,4.

Kulmi në vlerat absolute të mbrëmjes së parë të Sanremo 2024 u arrit në orën 22:09, kur Daniela Di Maggio, nëna e Giovanbattista Cutolo, doli në skenë, me 16 786 000 spektatorë para ekranit.

Shikueshmëria arriti kulmi edhe në orën 00:15 me 70,1% kur Big Mama performoi në skenë./ atsh / KultPlus.com

Janjeva së shpejti destinacion turistik (FOTO)

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit kanë njoftuar se projekti për rijetësimin e qytetit të vjetër të Janjevës po vazhdon sipas planifikimeve.

Aktualisht po punohet në restaurimin e 14 shtëpive dhe paralelisht në fuqizimin e kapaciteteve lokale për ofrimin e shërbimeve cilësore turistike.

Tashmë është publikuar platforma Janjeva Tourism, një platformë inovative për zhvillimin e turizmit rural që ka për qëllim promovimin të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Janjevës.

Vlera totale e investimit në këtë projekt që synon shndërrimin e Janjevës në destinacion të rëndësishëm turistik është rreth 3.8 milionë euro.

Projekti është bashkëfinancim mes MKRS, Bashkimit Europian dhe partner zbatues është UNDP. / KultPlus.com

The Vow gjen sukses në Netflix 12 vjet më vonë

Filmi i harruar për romancën mes Channing Tatum dhe Rachel McAdams gjen sukses në Netflix 12 vjet më vonë.

Filmi “The Vow”, i cili u lirua për herë të parë në 2012, ka bërë një rikthim surprizë në popularitet pasi u shfaq në platformën e transmetimit në internet të Netflix. Në këtë film, Tatum dhe McAdams portretizojnë një çift të dashuruar të cilit i përballen sfidat e një marrëdhënieje pas një aksidenti të rëndë automobilistik që shkakton humbjen e kujtesës për njërën prej tyre.

Tani, filmi romantik i harruar i McAdams dhe Tatum ka gjetur sukses të ri në Netflix. Për javën nga 29 janari deri më 4 shkurt, The Vow u shikua për 6.6 milionë orë dhe mori 3.8 milionë shikime në total. Filmi u rendit në vendin e shtatë për javën midis Minions në #6 (në javën e tretë) dhe Filmi Super Mario Bros në #8, i cili po shijon javën e tij të dhjetë radhazi në Top 10 të Netflix. / KultPlus.com

Kryetari i Gastronomëve propozon hapjen e “strip bar” në Prishtinë

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi vlerëson se Prishtina ka kapacitet të hap klube striptizi, njëherit duke shtuar se kjo mund të ndikojë në rënien e numrit të dhunimeve.

Ai thekson se duhet të hapen këto “strip bar”, porse duhet shtuar edhe kontrollat.

“Është temë e ndjeshme shumë. Gjermania, Austria, Zvicra janë kanë tri shtete që nuk e kanë pranu Rumaninë dhe Moldavinë në Bashkim Evropian pa e ndal prostitucionin. Kur e kanë ndal, rreth 400 mijë femra sot me letra punojnë në Gjermani, prej këtyre dy shteteve. Rreth 20 miliardë qarkullim vjetor i krijon prostitucioni i Gjermanisë. E na knej mundemi me u ba sa të duash burra të ndershëm, por ata goxha përfitojnë prej kësaj situate”.

“Unë ndoshta për prostitucion nuk jam pro por do stip bara, sikur janë në Amerikë. Derisa shkon në Amerikë i harxhon do pare, pse mos me u kanë edhe këtu. Munden me u ba do sene, mundet me u shtu një kontroll, me u ba qysh duhet me u ba edhe le të bahen. Bie numri i dhunimeve. Prishtina ka kapacitet me hap”, tha Kllokoqi në Onima Media. / KultPlus.com

“Kush m’ka faj që jam shqiptar” sonte premierë në teatrin “Dodona”

“Kush m’ka faj që jam shqiptar” me autor Enver Petrovcin dhe regjisor Ekrem Sopin vjen sonte premierë në teatrin “Dodona”.

Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Gyner Halili , Arbnorë Nuha, Labinot Lajçi, Vedat Haxhiislami.

Premiera vjen sonte, datë 7 shkurt, ora 19:30 në teatrin “Dodona”. / KultPlus.com

‘E dehur jam’ (VIDEO)

Sot shënohen katër vite që kur mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmijë Pagarusha u nda nga jeta.

Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila edhe sot në këtë përvjetor të vdekjes vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila vazhdon të frymëzojë e të prekë zemrat e shumëkujt.

KultPlus sot ju sjell një perlë nga repertuari me mbi 150 këngë, i mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha. ‘E dehur jam’ është një këngë me temë dashurie, e cila është ndër këngët më të pëlqyera të mbretëreshës Pagarusha.

Më poshtë gjeni tekstin dhe këngën ‘ E dehur jam’:

E dehun jam kambët s’më mbajnë
Po më mundon nji dashuri
Tash për çdo natë pi raki edhe verë
Gjithkënd që e helmojnë por mu po më ngushllon
Ti mundesh me m’shpëtu të lutem m’ndihmo
Se jetën ma helmoj ky sharap sharap
Çdo gotë po t’shoh t’përqafuem me të
Si s’pate pak mëshirë
Me m’lanë në kohë ma t’mirë
Kur t’gjitha ty ti dhash
Prej kah kjo pabesi
Pse puthjet haram m’i ke ba

Kambët s’më mbajnë sa fort kam pi
Dru se po vdes pa dashuri
Tash për çdo natë pi raki edhe verë
Gjithkënd që e helmojnë por mu po më ngushllon
Ti mundesh me m’shpëtu të lutem m’ndihmo
Se jetën ma helmoj ky sharap sharap
Çdo gotë po t’shoh t’përqafuem me te
Si s’pate pak mëshirë
Me m’lanë në kohë ma t’mirë
Kur t’gjitha ty ti dhashë
Prej kah kjo pabesi
Se puthjet haram m’i ke ba

E dejun jam kambët s’më mbajnë
po më mundon nji dashuni
o o
oh sa fort kam pi
kambët s’më mbajnë
O sa e dejun qenkam lodh për jetë
Jo jo hala do’t pi
Jo o sa e dejun jam
Kambët s’më mbajnë. / KultPlus.com

Fotografia e Nima Sarikhani zgjidhet e para për vitin 2023 nga votat e njerëzve

Një imazh mahnitës i një ariu të ri polar që shkon për të fjetur në një ajsberg, nga fotografja amatore britanike Nima Sarikhani, ka fituar çmimin për fotografinë e jetës së egër të vitit.

“Imazhi befasues dhe prekës i Sarikhani na lejon të shohim bukurinë dhe brishtësinë e planetit tonë,” tha drejtori i Muzeut të Historisë Natyrore, Douglas Gurr.

“Imazhi i tij provokues është një kujtesë e fortë e lidhjes integrale midis një kafshe dhe habitatit të saj dhe shërben si një paraqitje vizuale e ndikimeve të dëmshme të ngrohjes së klimës dhe humbjes së habitatit”.

Sarikhani e bëri imazhin pas tre ditësh duke kërkuar për arinj polarë përmes mjegullës së dendur jashtë arkipelagut Svalbard të Norvegjisë.

Adhuruesit e fotografisë së kafshëve të egra dhe natyrës nga e gjithë bota u ftuan të votojnë nga një listë e shkurtër prej 25 imazhesh.

Katër finalistë të tjerë të shquar u “lavdëruan shumë”, shkruan BBC, transmeton Klankosova. / KultPlus.com

“Viti i Puçinit”, TKOB rreshtohet krahas teatrove botërorë

Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit do të rreshtohet këtë vit krah për krah me teatrot më  prestigjiozë botërorë, që këtë vit ia kanë dedikuar kompozitorit të madh italian, Giacomo Puccini-t.

Në 100-vjetorin e ndarjes nga jeta, në skenën e TKOB-së do të ngjiten veprat kryesore të Puccini-t, kjo falë bashkëpunimit me “Fondazione Festival Pucciniano” në Itali, fondacioni i cili çon përpara veprën e Puccini-t në botë.

Për të kremtuar nisjen e këtij bashkëpunimi, në Tiranë kanë mbërritur drejtuesit më të rëndësishëm të “Fondazione Festival Pucciniano”. Në konferencën për shtyp, të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, drejtoresha e përgjithshme, Abigeila Voshtina theksoi se, ky bashkëpunim i rëndësishëm, ndihmon në ndërkombëtarizimin e teatrit tonë dhe rritjen e cilësisë artistike të tij.

Ndërsa drejtori i përgjithshëm i “Fondazione Festival Pucciniano”, Franco Moretti, vlerësoi cilësinë artistike të TKOB-së, dhe u shpreh i befasuar nga puna që bëhet në teatër.

Gjatë këtij viti dedikuar Puccini-t, në TKOB përveç artistëve shqiptarë, do të ketë edhe shumë artistë të ftuar që kanë bërë emër në teatro të rëndësishëm, apo edhe shqiptarë që e kanë ndërtuar karrierën e tyre në Evropë.

Falë këtij bashkëpunimi, skenografia dhe kostumografia për Operat do të vijë nga Italia me mbështetjen e “Fondazione Festival Pucciniano”.

Bashkëpunimi i parë është ai për operën “Il Trittico”, një opera që ka tre vepra brenda saj që do të interpretohen në një natë dhe përfshihen më shumë se 100 artistë, për të vijuar më tej me “La Boheme”, “Madama Butterfly” dhe “Tosca” si dhe koncerte simfonikë me muzikën e Puccini-t. / atsh / KultPlus.com

Rama prezanton projektin madhor që lidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotel Grand

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka prezantuar sot projektin e ri që do të ndërlidhë Arbërinë me Pallatin e Rinisë dhe Hotelin Grand.

Rama gjithashtu ka njoftuar se në muajin shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimore për këtë projekt transformues që sipas Ramës do të zgjidhë shumë probleme për qytetarët e kryeqytetit.

“VITI I PROJEKTEVE TË MËDHA

Projekti madhor që ndërlidhë Arbërinë me Pallati i Rinisë dhe Hotelin Grand, tani është gati.

Gjatë muajit shkurt do të shpallet thirrja për kompaninë ndërtimtore për këtë projekt transformues që zgjidhë shumë probleme për qytetarët e Kryeqytetit.

I falënderoj qytetarët për durimin e treguar dhe i informoj se detaje të projektit do të ekspozohen për publik të hënën me 12 shkurt në hollin e ndërtesës së Kryeqytetit në qendër”, shkruan Rama. / KultPlus.com

“Ekzistojnë libra tek të cilat kopertinat janë pjesa më e mirë”

Çarls Dikens ka qenë shkrimtar anglez, njëri nga më të mëdhenjtë e periudhës Viktoriane, shkruan KultPlus.

Ai lindi në Landport rrethinë e Portsmuthit. Dikens u bë romancieri më popullor në gjuhën angleze të periudhës Viktoriane.

Personazhet që krijoi ai janë domethënëse dhe portretizuese të letërsisë. Popullariteti i tij u rrit në vazhdimësi.

Veprat kryesore të tij janë “Oliver Tuist”, “David Koperfild”, e plotë të tjera me të cilat ai arriti të bëhet i pavdekshëm në letërsinë angleze.

Sot përvjetorin e lindjes së tij i sjellim disa prej thënieve të njohura të Dikensit:

“Ekzistojnë libra tek të cilat kopertinat janë pjesa më e mirë.”

“Ne kurrë nuk duhet të tupërohemi nga lotët tanë.”

“Një mashkull është i lumtur nëse është dashuria e parë e një gruaje. Një grua është e lumtur nëse është dashuria e fundit e një burri.”

“Disa njerëz janë që s’janë armiqë të askujt, janë armiqë të vetvetes.” /KultPlus.com

Viktor Zhusti në “Testamentin” e Leka Bungos, në ArTurbina

Teatri Kombëtar do të sjellë këtë fundjavë komedinë e zezë me autorësinë e Leka Bungos, dramaturgu dhe regjisori i veprës “Testamenti”. Komedia “Testamenti” vjen nën interpretimin e aktorit të mirënjohur Viktor Zhusti.

Për rreth 60 minuta publiku do të përballet me historinë e Shqipërisë, nga viti 1941 kur u krijua Partia Komuniste e deri në ditët tona, duke bërë një paralelizëm mes asaj se çfarë ndryshoi dhe çfarë jo.

“Testamenti” sjell në skenën e ArTurbinës, komunistin Kuqo, i cili lë një testament dhe rrëfen kohën që prej fillimit të krijimit të Partisë Komuniste dhe gati deri në ditët e sotme.

I vetëm në skenë, me një monolog që zgjat për rreth një orë, Zhustin në rolin e Kuqos do ta shoqërojë sarkazma e cila është pjesë e veprave të autorit Leka Bungo.

“Testamenti” mund të ndiqet nga artdashësit për 2 net rresht, 10 dhe 11 shkurt, në ArTurbina. / atsh / KultPlus.com

Iu deshën 8 vjet për të ndërtuar Kullën Eifel me 700 000 shkrepëse, por nuk e pranojnë në rekordet Guinness

Zemërimi i Richard Plaud nga Franca u shkaktua pas vendimit të komitetit të rekordeve botërore Guinness për të mos njohur si të tillë ndërtimin e Kullës Eiffel 7.19 metra të lartë me arsyetimin se shkrepset që ai kishte përdorur nuk ishin në treg.

Plaud iu deshën gjithsej 8 vjet dhe më shumë se 700,000 shkrepëse për të ndërtuar Kullën Eifel, të cilën ai e zbuloi më 27 dhjetor, në 100-vjetorin e vdekjes së inxhinierit që ndërtoi monumentin aktual.

Sipas postimit të francezit 47-vjeçar, ajo që iu tha nga komiteti i rekordeve botërore Guinness është se shkrepset që ai kishte përdorur nuk ishin të disponueshme në treg dhe ishin ndryshuar në atë mënyrë që forma e tyre origjinale nuk njihej.

“Është zhgënjyese, e turpshme, e pakuptueshme dhe jo e drejtë,” tha ai për The Times.

“Më thuaj se si 706.900 ndeshje që i kam ngjitur një nga një, nuk janë në treg. Kulla ime do të vazhdojë të ekzistojë dhe do të jetë 7.19 metra për shumë vite”, ka shkruar ai në një postim tjetër.

Rekordi Botëror Guinness për Kullën Eifel të bërë nga shkrepëse mbahet që nga viti 2009 nga Toufic Daher nga Libani, i cili krijoi një kopje të gjatë 6.53 metra. / KultPlus.com

Bëhen të ditur emrat e prezantueseve të Eurovision 2024

Prezantueset e Eurovisionit të 68-të në Malmö do të jenë aktorja hollivudiane dhe suedeze Malin Okerman dhe Petra Mede, një aktore dhe komediane suedeze, e cila tashmë ka organizuar dy herë garën më të madhe muzikore evropiane.

Organizatorët e Eurovisionit të sivjetshëm njoftuan se Petra Mede dhe Malin Okerman do të jenë prezantueset e konkursit në Malmö.

Petra Mede do të jetë prezantuese e Eurovisionit për herë të tretë. Për herë të parë, ajo drejtoi konkursin e mbajtur në Malmö në vitin 2013, dhe tre vjet më vonë, ajo priti konkursin me fituesin e Eurovisionit Mons Selmerlov në Stokholm. Ajo deklaroi se mezi priste të punonte me Malin Aukerman.

Malin Okerman ka lindur në Stokholm dhe është rritur në Kanada. Ajo aktualisht jeton në Los Anxhelos me familjen e saj dhe Malmö është një mjedis i njohur për të, pasi babai i saj jeton në Falsterbo aty pranë. Ajo luajti në produksione të shumta të Hollivudit dhe bashkëpunoi me aktorë të famshëm si Sandra Bullock, Jennifer Aniston, Ben Affleck dhe Dwayne Johnson./A2CNN / KultPlus.com

4 vite pa mbretëreshën e këngës shqipe: Nexhmije Pagarusha, zëri që mbetet i pashuar

Nexhmije Pagarusha, mbretëresha e këngës shqipe, sot shënon katër vite që kur u nda nga jeta.

Ajo mbetet një nga figurat më të shquara të muzikës shqiptare, e cila edhe sot në këtë përvjetor të vdekjes vazhdon të kujtohet si ‘Bilbili i këngës shqipe’ e cila la pas një trashëgimi të pashlyeshme, e cila vazhdon të frymëzojë e të prekë zemrat e shumëkujt.

Nexhmije Pagarusha nuk ishte vetëm një artiste, por një ikonë, një përfaqësuese e muzikës shqiptare. Me zërin e saj të shkëlqyeshëm dhe interpretimin e ndjeshëm, ajo arriti të kapte zemrat e publikut në mënyrë të paimagjinueshme. Këngët e saj, si “Baresha”, ”Ani mori nuse”, ”Mora testin”, “Një lule”, “Zambaku i Prizrenit” dhe shumë të tjera, nuk janë vetëm kompozime muzikore, por janë pjesë e trashëgimisë kulturore të kombit tonë.

Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeçare është aq e gjerë, sa që është vështirë të thuhet se cilit zhanër i takon. Është e njohur për interpretimet e saj të shkëlqyera në muzikën popullore dhe opera .

Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si në film ashtu edhe në teatër.

Në Beograd vijoi shkollën e muzikës për solo kanto, të cilën ajo e la në vitin e tretë dhe nuk e vazhdoi më. Po ashtu në Beograd kishte paraqitjen e parë muzikore në skenë. Në vitin 1948 është pranuar soliste në Radio Prishtinë.

Bashkëpunoi edhe me këngëtarët nga Shqipëria dhe u paraqit edhe në Shqipëri me ansamblin “Shota” me rastin e një turneu.

”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj. Kjo këngë u kompozua nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.

Nexhmije Pagarusha interpretoi në një koncert të muzikës klasike veprat e përkthyera shqip të Bethovenit, Puçinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenë i pari i këtij lloji. Fatkeqësisht, asnjërit nga organizatorët teknikë nuk iu kishte kujtuar që të regjistronte këtë koncert! Për fat të keq, nuk janë evidentuar as të gjitha koncertet dhe repertori i këngëve të kënduara nga ajo, ngaqë, siç ka thënë ajo një herë, për të, vetëm muzika ishte me rëndësi; ajo dhe muzika ishin një. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 këngë.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, etj. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Pas 16 vjetësh larg skenës, ajo u paraqit në vitin 2000 me këngën “Për ty” në një emision të udhëhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi të bëjë këtë.

Më 2018 Pagarusha u vlerësua me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Përveç talentit të saj të rrallë, Nexhmije Pagarusha ishte gjithashtu një simbol i forcës dhe rezistencës.

Me 7 Shkurt 2020, Nexhmije Pagarusha u nda nga jeta.

Nexhmije Pagarusha, me zërin dhe frymën e saj të veçantë, do të qëndrojë gjithmonë në kujtesën tonë, si një shembull i vërtetë i talentit dhe integritetit artistik. / KultPlus.com

18 vjet nga vdekja e piktorit Ibrahim Kodra

Ibrahim Kodra lindi më 22 prill të vitit 1918 në Ishëm. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur mbushi 20 vjeç (1938). Asokohe ai largohet nga Shqipëria përgjithmonë me një bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë, përcjell KultPlus.

Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse, Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poetë, shkrimtarë, kritikë e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Në vitin 1948, Ibrahim Kodra u bë mik me Pablo Picasso, pikërisht në këtë temë në “Konferencën Ndërkombëtare për Paqen e Romës”, në të cilën të dy së bashku ata kryen një hulumtim të thellë artistik.

Në hulumtimin artistik të Kodrës, kubizmi i Pablo Pikasos do të ketë shumë ndikim, sidomos pas miqësisë së tyre në Romë më 1948, deri në atë pikë sa të njëjtat gazeta spanjolle që flasin për Pikason treguan Kodrën si “postkubisti i fundit në Evropë” si Picasso.

Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetëm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

Ibrahim Kodra, vdic më 7 shkurt të vitit 2006 në Milano./ KultPlus.com

Nata

Poezi nga Esad Mekuli

Lugut t’qiellit fluturojne rete hijeranda
vedrat e territ tue derdhe mbi rruget e plasarituna-
Nata e erret horizontet i mbylli…

Qiella tash bahet si cerep’i zi…
Dhe pikat e para t’shiut
hovshem leshohen mbi rruge e pullaze.

…Diku, nji za i piklluem, si ai i nanes mbi kufomen
e birit t’vetem;
thirrje e prekshme e dikujt, si ofshame,
ne shushurimen e erret t’shiut-
si klithje e femise t’humbun ne furtune…

Bie me rreshek…Shiu end
pej t’panumert…Bie pika si plumbi,
si kazmat e randa t’puntoreve…
-O, si me dashte me shembe cdo gja ne ket
nate t’merrshme!

Kujisin bagllamet e ndryshkuna ne kapaket
e dritareve ku me hov sulmon shiu,
frushkullon ere e furishme…Lebetisin kunorat e pemeve,
ulurojne me za vajtues…
E drita e zbehte dridhet ne dhomezen e erret plot myk,
ku gurbetqaret t’rrasun fishek, nder skuta ku nuk pikon,
andrrojne shtretnit e ngroht, trupat e lodhun me i clodhe…

Era terbueshem uluron mbi pullazet e came t’shtepive,
dridhen trupat e ngrime nen leckat e mbulojes ne
skutat e erreta t’dhomes,
ne vorr per s’gjalli – te denuem per shfarosje…

Ferri i kesaj bote doren ua shtrin t’mjereve
para se me hy ne parajsen e jetes s’amshueme!./KultPlus.com

“Don’t worry, be happy”, kënga legjendare e Bob Marley dhe mesazhi i saj pozitiv (VIDEO)

“Don’t worry, be happy” është një këngë reggae e famshme, e krijuar nga legjenda e muzikës Bob Marley në vitet ’80. Kjo këngë është një himn i thjeshtë dhe i frytshëm që u bë shumë e njohur në mbarë botën, dhe është ende e dashur nga shumë njerëz sot.

Teksti i këngës fokusohet te ideja e jetesës pa stres dhe shqetësime. Refreni i këngës, “Don’t worry, be happy”, është një fjalë shprese e thjeshtë por e fuqishme që e bën këngën të bëhet një kujtim i paharrueshëm. Kënga thotë se në vend që të mbështeteni në shqetësime dhe trishtim, është më mirë të shihni ndryshimet pozitive në jetën tuaj dhe të jeni të lumtur në këtë botë.

Bob Marley, me këngën e tij “Don’t worry, be happy”, u bë një simbol i mesazheve pozitive dhe gjithmonë do të mbetet një pjesë e rëndësishme e kulturës së popullarizuar.

Kjo këngë është një kujtim i ndryshimit pozitiv dhe një nxitje për të jetuar jetën në mënyrën më të mirë të mundshme. / KultPlus.com

“Ne nuk mund t’i ndihmojmë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë”

Roland Reagan ka lindur më 6 shkurt të vitit 1911 në Tampico të shtetit Ilinois, shkruan KultPlus.

Reagan pati një karrierë të shumëllojshme, nga komentator sporti, në aktor filmash, zëdhënës konservator, guvernator i Kalifornisë e më në fund President i Shteteve të Bashkuara.

Ai vlerësohet për kontributin e tij për t’i dhënë fund Luftës së Ftohtë me ish-Bashkimin Sovjetik.

Ronald Reagani ka qenë popullor jo vetëm për konservatorët por edhe për shumë amerikanë të të gjitha bindjeve politike. Njihej për aftësitë e vecanta komunikuese me njerëzit.

Sot shënohet përvjetori i lindjes së tij, dhe KultPlus sjell disa nga thëniet e tij më të njohura.

Politika nuk është një profesion i keq. Nëse keni sukses ka shumë shpërblime, në qoftë se dështoni ju gjithmonë mund të shkruani një libër.

Liria përparon kur feja është e gjallë dhe sundimi i ligjit nën Perëndinë është pranuar.

Pikëpamja e qeverisë për ekonominë mund të përmblidhet në një fjali të shkurtër: Nëse lëviz, tatoje atë. Në qoftë se ajo vazhdon të lëvizë, rregulloje atë. Dhe në qoftë se ajo ndalon së lëvizuri, subvencionoje atë.

Unë kam menduar shumë kohë se si do të dukeshin Dhjetë Urdhërimet në qoftë se Moisiu do t’i kishte dhënë nëpërmjet Kongresit të Shteteve të Bashkuara.

Ne nuk mund t’i ndihmojnë të gjithë, por të gjithë mund të ndihmojnë dikë.
Si mund të përkufizoni një komunist? E po, ai është dikush që lexon Marksin dhe Leninin. Dhe si mund të përkufizoni një anti-komunist? Ai është dikush që e kupton Marksin dhe Leninin.

Fjalët më të tmerrshme në gjuhën angleze janë: Unë jam nga qeveria dhe ndodhem këtu për të ndihmuar.

Një popull që është i lirë të zgjedhë, gjithmonë do të zgjedhë paqen.

Recesioni është kur një fqinj humb punën e tij. Depresioni është kur ti humb punën tënde.

Për demokracinë ia vlen të vdesësh, sepse kjo është forma më shumë e nderuar e qeverisë e hartuar ndonjëherë nga njeriu.

Brenda kapakëve të Biblës janë përgjigjet për të gjitha problemet me të cilat njerëzit ballafaqohen.

Të rrish duarkryq duke shpresuar se një ditë, disi, dikush do të bëjë drejtësi, është sikur të shkosh në gojën e krokodilit, duke shpresuar se ai do të të hajë ty të fundit.

Nëse duam vendin tonë, ne duhet gjithashtu të duam bashkatdhetarët tanë.

Ne kurrë nuk do të mposhtemi, nëse nuk do të heqim dorë nga Zoti.

Kur ju nuk mund t’i bëni ata të shohin dritën, bëjini ata të ndjejnë ngrohjen. /KultPlus.com

Muzhaqi: Fëmijët dhe të rinjtë, aktorë kryesorë në zhvillimin e teknologjive

Në kuadër të ditës ndërkombëtare të sigurisë kibernetike, ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi mori pjesë sot në aktivitetin e organizuar nga AKCESK dhe ASHDMF, në Ditën Ndërkombëtare të Internetit të Sigurt.

Muzhaqi theksoi se, në këtë takim u diskutua mbi sigurinë online, në një kohë ku janë përhapur fenomene si bullizmi dhe krimi online, duke parashtruar njëherazi dhe masat e qeverisë për parandalimin dhe trajtimin e këtyre fenomeneve.

“Fëmijët dhe të rinjtë janë aktorë kryesorë në zhvillimin e vrullshëm të teknologjive, andaj është detyra jonë t’ju sigurojmë lundrim të qetë dhe të sigurt në internet. Në rast evidentimi të incidenteve online, raporto pranë AKCESK, ALO 116 111 dhe isigurt.al, që situata të zgjidhet sa më shpejt”, u shpreh Muzhaqi.

Ndërsa kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së, Clarisse Pasztory u shpreh në fjalën e saj në aktivitet se, “të rinjtë e sotëm janë krijues dhe konsumatorë të epokës digjitale. Fëmijët do të jenë arkitektët e mundësive të tyre digjitale dhe do të shmangin kërcënimet e vazhdueshme. Siguria në internet fillon me ndërgjegjësimin tuaj dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Mësoni veten dhe mësojini prindërit si ta bëjnë internetin të sigurt. Autoriteti Kombëtar Cesk, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës dhe Prezenca e OSBE janë partnerët tuaj”.

Ajo theksoi se, fuqizimi i fëmijëve si pjesëmarrës aktivë në sigurinë e tyre digjitale është thelbësor dhe se ata kanë luajnë rol të rëndësishëm në formësimin e një internet më të sigurt për të gjithë.

“Së bashku me komunitetet, prindërit dhe mësuesit, ata mund të kultivojnë një mjedis digjital ku fëmijët të lulëzojnë, të mësojnë dhe të eksplorojnë në mënyrë të sigurt”, tha ajo. /ATSH /KultPlus.com

‘Po ku ka si ti o Shqipëria ime, o fisnikja përmbi gur’ (VIDEO)

Vaçe Zela është një nga emrat e pavdekshëm në rrafshin artistik në gjithë hapësirën shqiptare, shkruan KultPlus.

Shumica e këngëve të saj, janë ripërpunuar dhe vazhdojnë të këndohen e dëgjohen edhe sot e kësaj dite. Ato qëndrojnë si ‘monumente artistike’, që koha vetëm sa i forcon.

“Rrjedh në kënge e ligjërime”, është pa asnjë dyshim, kryevepra e e të madhes Zela, e cila bart emocione të pafundme nacionale dhe artistike.

KultPlus, këtu ka sjellur tekstin dhe videon e kësaj kënge:

“Eh i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngës lugjeve
i përcjell.

Eh i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell,
mi përkëdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr
flakëron!

Po ku ka si ti, o Shqipëria ime,
O fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!

(x2)

Eh i fortë po bien ai tel
dhe lahuta tingujt mi çon larg,
m’i përcjell.

Eh i forte po bjen ai tel,
partizanët nëpër mend mi sjell,
po m’i sjell.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime,
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti, moj Shqipëria ime,
Oh fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime,
ballëlarta me flamur!
(x2)

https://youtu.be/v-iTE1bz0Yo

Delegacioni nga EYCA viziton Kosovën, nënshkruhet marrëveshje e re

Sot është nënshkruar marrëveshja mes MKRS-së dhe Shoqatës Evropiane të Kartës Rinore (EYCA), e cila do t’u mundësoj të rinjve tanë që të pajisen me Kartën Rinore Evropiane. Kjo i bën ata të barabartë me 8 milion të rinj evropian të cilët tashmë posedojnë Kartën Rinore Evropiane, dhe përmbush kësisoj edhe një hap drejt integrimit evropian të vendit tonë.

Të rinjtë nën moshën 29 vjeçare do të mund të pajisen me kartën e cila do të jep qasje në mbi 60 mijë zbritje dhe përfitime tjera në shërbime të ndryshme si: transport, akomodim, kulturë, sport, arsim, produkte të ndryshme kudo në Evropë dhe në Kosovë.

Nënshkrimi i marrëveshjes u realizua sot, në kuadër të vizitës studimore dy-ditore të delegacionit të lartë të EYCA-s, në përbërje të Manel Sánchez – drejtor dhe Corina Pirvulescu, Pablo Guillerna, Julien Tate-Smith dhe Marilda Kotsoni. Nenshkrimi u bë nga u.d sekretari i MKRS, Xheladin Krasniqi dhe drejtori i EYCA, Manel Sánchez.

Delegacioni i EYCA-s po ashtu u prit në takim nga ministri Hajrulla Çeku, i cili u shpreh i lumtur për anëtarësimin e Kosovës në EYCA dhe vizitën e tyre në Kosovë ndërsa shprehu mbështetjen e plotë të MKRS në zbatim të këtij projekti.

Krerët e Shoqatës e vlerësuan mikpritjen dhe falënderuan ekipin e MKRS-së për punën e jashtëzakonshme e cila rezultoi me nënshkrimin e marrëveshjes.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i EYCA-së, organizuan sesione informimi dhe prezantimi për përfaqësuesit e ministrisë, në të cilat u diskutuan modalitetet e implementimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në mundësitë që ofron Karta Evropiane Rinore. /KultPlus.com