“Mirënjohja e qytetit të Elbasanit” për aktoren e njohur Luiza Xhuvani

Aktorja e njohur Luiza Xhuvani u nderua nga bashkia e Elbasanit me titullin “Mirënjohja e Qytetit”, me motivacionin “Për kontributin e shquar në teatër dhe kinematografi, e cila me interpretimin mjeshtëror dhe orgjinalitetin e saj ka spikatur, duke fituar kështu zemrat e publikut mbarë shqiptar”.

Aktorja bashkë me një kast të zgjedhur aktorësh prej disa ditësh ka mbushur sallën e teatrit “Skampa”, nën interpretimin e shfaqes “Zyshë e dashur”, ku ajo interpreton rolin kryesor.

Mes emocioneve të publikut në sallë, aktorja Luiza Xhuvani, ka falënderuar artdashësin elbasanas, i cili e ka mirëpritur sa herë që ajo ka performuar në skenën e teatrit “Skampa”, ndaj dhe ky çmim vjen si një dhuratë e vyer për të.

Një falënderim ajo e ka bërë edhe për kryetarin e bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja, si edhe mbarë qytetin e Elbasanit.

Luiza Xhuvani aktore e suksesshme e teatrit dhe kinematografisë, e ka nisur karrierën e saj si aktore filmi që kur ishte studente. Filmi, i cili e bërë atë të njohur dhe të dashur për publikun shqiptar, ishte filmi “Flutura në kabinën time”, rol i cili e vlerësoi me kupën “Aktorja më e mirë”.

Nga viti 1991 e në vazhdim, aktorja Luiza Xhuvani kishte një bashkëpunim të suksesshëm me regjisorin Gjergj Xhuvani (ish bashkëshorti), nën drejtimin e të cilit interpreton një sërë filmash. / atsh / KultPlus.com

Në KultPlus Caffe Gallery u shënua 85 vjetori i Kristallnacht, historia e mbijetesës së hebrenjve erdhi nëpërmjet librit “Njeriu më i lumtur në botë”

 

Vjollca Duraku

I 40-ti me radhë në gjuhët botërore, libri ‘Njeriu më i lumtur në botë’, i autorit Eddie Jaku, që përkthimi në shqip i këtij libri erdhi nga Elvi Sidheri, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery erdhi në përkujtim të Kristallnacht, shkruan KultPlus.

Përkthimi i një libri të tillë në gjuhën shqipe, i cili trajton historinë e një të mbijetuari hebre, në kampet naziste në Gjermani, nga panelistët e mbrëmjes u cilësua si mëse i nevojshëm për faktin se përjetime të ngjashme ka përjetuar edhe populli i Kosovës, për të dhënë mesazh se përjetimet nga mizori të tilla duhet të shkruhen dhe dokumentohen, për të edukuar brezat e mëvonshëm mbi historinë e popullit, siç ndodhi me Eddie Jaku-n,  i cili e përjetoi botimin e librit të tij në moshën 100 vjeçare.

Para një publiku të madh, i cili kishte zënë gjithë hapësirën e galerisë së mediumit KultPlus, pjesë e të cilit qenë edhe të përfaqësues të Ambasadës Amerikane, Izraelite, Kroate, Gjermane dhe përfaqësisë Rumune në Prishtinë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e para foli drejtoresha e këtij mediumi, Ardianë Pajaziti. Ajo tha se ky libër vjen si thirrje që formate të tilla të librit të vijnë edhe nga historitë e gjirit të popullit, të cilat janë përjetuar në luftën e vitit 1999.

“Përkthimi i librit në shqip, ka ardhur në një moment  pak të ndjeshëm me atë që po kalon pjesa tjetër e botës. Ky libër është ndoshta thirrje për popullin tonë që të shfrytëzojë luftën e Kosovës dhe t’i nxjerrin rrëfimet në vetën e parë, për faktin se ne si shqiptarë kemi në mënyrë kronologjike, rrëfime për të kaluarën tonë. Rrëfimet tona dhe vuajtjet tona që i kemi pasur në raport me serbët po mungojnë. Fatmirësisht në luftën e fundit në Kosovë kemi disa libra që paraqesin përjetimet e grave të dhunuara por unë jam shumë e sigurt, ashtu sikurse edhe ju, që kemi rrëfime e rrëfime që mund t’i ndajmë në këtë format sikurse e ka sjellë Elvi në gjuhën shqipe”, ka thënë drejtoresha Pajaziti.

Kurse vet përkthyesi i librit Elvi Sidheri, tha që ndihej shumë i lumtur që një promovim të tillë po e bënte në Prishtinë, i cili sipas tij erdhi me shumë peripeci në 85 vjetorin e ditës kur fillon përndjekja masive ndaj hebrenjve prej nazistëve.

“Ishte shumë e vështirë që ta merrnim të drejtën për ta botuar në shqip dhe këmbëngula shumë që ky libër të botohej, sepse nëse nuk gabohem është i pari libër me këtë natyrë që është botuar në Prishtinë, ndonëse ka libra të tjerë të tillë, por që janë botuar në Tiranë. Besoj që bëra mirë që këmbëngula dhe jam vërtetë shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur që ia dolëm mbanë ta sjellim këtu në Prishtinë”, tha Sidheri duke falënderuar drejtoreshën Ardianë Pajaziti për bashkëpunimet e frytshme në katër vitet e fundit.

Libri “Njeriu më i lumtur në botë” është shkruar nga një i mbijetuar i kampeve naziste, Eddie Jaku, i cili sfidat e tij para botës i solli në moshën 100 vjeçare, një vit para vdekjes.

“Edi Jaku ishte një hebre me origjinë polake nga Lajpcigu i Gjermanisë, i cili Holokaustin e ka përjetuar në lëkurën e tij. Familja Eddie Jakun kishte arritur ta regjistronte si gjerman, me një identitet fals, në shkollën më të mirë mekanike në Gjermani, me arsyen se atë nuk do ta prekte Holokausti, ngaqë prindërit i kishin shkëputur kontaktet me të sapo vjen Hitleri në pushtet. ‘Gabimi’ i tij është që nga malli për familjen ai vendos që tinëzisht, pa iu thënë gjë prindërve të shkoj në Nuremberg pikërisht kur filluan përndjekjet masive ndaj hebrenjve. Familjen e tij e kishin arrestuar nazistët, dhe kur shkon para shtëpisë së tij kapet nga regjimi dhe aty fillon kalvari i tij, i cili kalon nëpër kampe përqendrimi, i cili arratiset dhe shpëton disa herë”, tregoi Sidheri duke thënë që vetëm në vitet e 80-ta Jaku filloi të flas për këto përvoja me fëmijët e vet me të cilët jetonte në Australi.

Pas këtyre informacioneve mbi përkthimin dhe përmbajtjen e librit, fjalën e mori ish-Ambasadori i Kosovës në ShBA, Avni Spahiu i cili tha që përkthimi i një libri të tillë në vendin tonë është shumë i rëndësishëm, sepse një histori të ngjashme, ndonëse jo në përmasat hebraike e kishte përjetuar edhe populli i Kosovës.

“Mendoj që është e rëndësishme që të jetë ky libër për lexuesin kosovar sepse i tërë populli ka kaluar nëpër një kalvar të tillë, tash nuk dua të krahasoj sepse është e pakrahasueshme ajo që ka pësuar populli hebre, por shija e asaj që ka ndodhur në Kosovë është e njëjtë, e ngjashme duke përfshirë urrejtjen, vrasjet, shfarosjen. Dhe ky libër sjell pikërisht edhe atë që ne e kemi përjetuar në përmasat tona”, tha Spahiu.

Ish Ambasadori, më tej e theksoi edhe të veçantën e këtij libri që për dallim nga shumë libra të tillë, ku fundi është shumë tragjik dhe gjithmonë lexuesi dëshpërohet nga vuajtjet njerëzore që sheh aty, ky libër është njëfarëlloj triumfi mbi të keqen, duke iu referuar titullit ‘Njeriu më i lumtur në botë’ sepse Eddie Jaku i tejkalon sfidat që kishin ndodhur me familjen dhe kombin e tij, duke e gjetur lumturinë përsëri tek familja e tij, në rrethana krejtësisht të tjera.

“Është një libër edhe i shkruar bukur, ka një stil të veçantë, i shkruar në një moshë mjaft të shtyer, i cili edhe është shndërruar në best seller, ky është edhe një mësim se si duhet shkruar”, përfundoi ish-Ambasadori Spahiu.

Ndërsa profesori universitar Blerim Latifi tha që ndihej i lumtur që në literaturën shqipe, tanimë gjendej një libër që e tregon historinë e hebrenjve, ngaqë deri tani Holokausti nuk ka pasur vëmendje të theksuar në vendin tonë.

“Është një lajm i gëzuar që e kemi në gjuhën shqipe këtë libër, dhe për faktin se edhe në kulturën tonë ka një mungesë tepër të madhe të kësaj literature, sepse gjatë kohës së Komunizmit edhe në Kosovë edhe në Shqipëri regjimet për arsye të ndryshme ideologjike e politike e kështu me radhë nuk i ka dhënë hapësirën e nevojshme kësaj literature dhe përhapjes së vetëdijes, njohurive dhe edukimit mbi Holokaustin”, tha Latifi.

Ai më tej shtoi se me përkthimin e këtij libri mbase gradualisht në të ardhmen do të arrihet të krijohet një masë lexuesish, dhe do të ketë edukim më të ngritur rreth kësaj ngjarje.

“Nuk ekziston një shkallë e kënaqshme e njohurive dhe edukimit, sidomos e brezit të ri mbi ngjarjet që lidhen me Holokaustin dhe këtë unë e vërtetoj me studentët, kur i pyes rreth këtyre ngjarjeve, rreth holokaustit dhe kampeve, e shoh se njohuritë e tyre janë minimale, pothuajse inekzistente, kështu që sado që është kjo gjendje, ky libër është një lajm i mirë që megjithatë e kemi në gjuhën shqipe dhe me libra të tjerë që ekzistojnë në tregun e librit”, tha profesori i cili në nderim të sakrificës së popullit hebre ftoi të pranishmit për një minutë heshtje.

Krejt në fund të ngjarjes, drejtoresha Ardianë Pajaziti i ftoi të gjithë të pranishmit për bashkëbisedim, duke ua kumtuar edhe informacionin se të gjithë mund ta merrnin nga një libër, të cilët ishin dhuruar nga një person i cili deshi të mbetej anonim. / KultPlus.com

Marrëveshja për emigrantët, Kadare: Nuk shoh probleme, Shqipëria dhe Italia më të bashkuara se kurrë

Shkrimtari Ismail Kadare ka reaguar për marrëveshjen e fundit të qeverisë shqiptare me atë Italiane për emigrantët e parregullt.

Kadare, në përgjigje për median italiane “La Stampa” thotë se “nuk e kupton ku qëndron problemi me këtë marrëveshje, për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë”.

“Shqipëria dhe Italia janë tashmë të bashkuar, janë 500 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, shumë italianë janë shpërngulur në Shqipëri, ka martesa të përziera, kompani të mëdha janë krijuar këtu, fëmijët tanë kanë baballarë italianë. Ku qëndron problemi? Një marrëveshje”?

Sipas shkrimtarit Ismail Kadare, lëvizja e njerëzve është që në lashtësi dhe nuk shikon ndonjë problem.

“Evropa është një lagje e bukur dhe të gjithë duan të vijnë këtu, kjo është normale. Njerëzit kanë lëvizur gjithmonë, që nga kohërat e lashta. Nuk e kuptoj askënd që nuk është dakord”.

Protokolli i nënshkruar ndërmjet qeverisë italiane dhe të Shqipërisë parashikon se shteti fqinj merr në përdorim sipërfaqe të territorit shqiptar për ngritjen e strukturave pritëse të cilat parashikohen të ngrihen në Shëngjin dhe në Gjadër. 

Shpenzimet për ngritjen e strukturave të qëndrimit të emigrantëve dhe të gjitha kostot për ta, mbulohen nga pala italiane dhe se kufiri maksimal i pritjes së të huajve do të jetë jo më shumë se 3 mijë persona të strehuar në të njëjtën kohë.

Kohëzgjatja e kësaj marrëveshjeje do të jetë për një periudhë 5-vjeçare me të drejtë shtyrje të afatit për 5 vite të tjera nëse s’ka kundërshtime nga palët. / Klan News / KultPlus.com

Kur shqiptari kthehet në Bashibuzuk

Jusuf Buxhovi

Këto ditë, Muzeu i Beogradit, në një aukcion në Londër, bleu pikturën e njohur “Bashibuzuku” të piktorit Paja Jovanoviq. Blerja e kësaj pikture në një shumë prej mbi 400 mijë dollarësh dhe sjellja në Beograd, u përcoll me një propagandë denigruese ndaj shqiptarëve, meqë, sipas kësaj pikture, ata identifikohen bashibuzukë, të cilët, i shërbyen Perandosë Osmane për zullum ndaj “rajës” së krishterë dhe të serbëve në “Serbinë e vjetër” Kosovën e sotme!

Ky veprim, që nuk mund të shihet i shkëputun nga politika aktuale e destabilizimit të Kosovës si dhe paraqitjes së saj “si shtet i rrezikshëm për qytetërimin perëndimor” naturisht “në ferkim të hapur me islamin politik”, është në përputhje me konceptin e njohur hegjemonist serb nga shekulli XIX, që krahas gënjeshtrës rreth të ashguquajturit shtet mesjetar serb në Kosovë, që nuk ka ekzistuar dhe krahas gënjeshtrës rreth të ashtuquajturës Kishë Autoqefale serbe nga shekulli XIII, që po ashtu nuk ka ekzistuar pos një autonomi e përkohshme e Peshkopatës së Rashës (më vonë Zhiqes) nga Peshkopata e Ohrit, çfarëdo tjetër nga kultura dhe jeta shpirtërore, shoqërore dhe politike e shqiptarëve nga mesjeta e këndej, të paraqitet jashtë kontekstit historik, pra si e shkapërderdhur nëpër etni të tjera (siç pretendon historiani Shmitt), ndonëse ajo është e ndërlidhur me tri nga mbretëritë më të fuqishme të antikitetit (Dardania, Maqedonia dhe Epiri), që edhe pas pushtimeve romake, nën emërtimin provincë e “Ilirkut” shfaqet me identitet etnik-adminstativ. Ndërsa gjatë Bizantit, kësaj komponentë do t’i shtohet edhe ajo e identitetit shpirtëror (me krishterimin nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV nga perandori Konstandin e Madh), që Beogradi bën çmos ta fshijë nga lidhja me shqiptarët, si bartës të këtij zhvillimi shpirtëror, kulturor në raport me luftën e qytetërimeve.

Edhe pse këto fakte, pak a shumë pranohen nga historiografia botërore, megjithatë, historiografia hegjemoniste serbe, e mbështetur mbi projektin e njohur të “Naçërtanjës” së Garashanint të viti 1844, me anën e falsifikimeve dhe të shëndërrimit të miteve në histori (siç është ai i Kosovës e të ngjashme), ka vepruar në mënyrë aktive, duke u përqendruar që të ndëprejë çfarëdo lidhjeje të shqiptarëve nga antikiteti (mbretëria e Dardanisë, ajo e Maqedonisë dhe e Epirit) me mesjetën e mesme dhe atë të vonshme.

Natyrisht se këtu ka funksionuar binomi i dy formulave mashtruese: asaj të shtetit mesjetar serb dhe të autoqefalisë së kishës ortodokse serbe nga vitit 1217. Falsifikimi i parë mbështetet te despotati i Rashës dhe Nemanjajt, ndonëse nga burimet meritore bizantine bëhet fjalë për një despotat si shumë të tjerë gjatë rrethanave të Bizantit, i ngritur fillimisht nga Vatikani për qëllime që t’i krijohej një baraspeshë me krishterimin ortodoks në pjesën qendrore të Ilirikut pas ndarjes së tyre në vitin 1054 dhe më vonë dhe, gjatë kohës së zhupanit të madh Stefan Dushani, i përkrahur nga Bizanti për të mos lejuar forcimin e katolicizmit në Ilirik. Në të gjitha dokumentet meritore të kohës (ato të perandorëve Porfirogenti dhe Kantakuzeni, të kronistëve të njohur Pahemije, Kristobulus dhe të tjerë), kemi despotatin ose zhupaninë e Rashës si Rascia, Rasie e të ngjashme, po askund Mbretëri Serbe. Termi “mbretëri serbe” si titull kishtar, shfaqet vetëm në zhititë (jetëshkrimet) e Hilandarit dhe të klerikëve të tjerë ortodoksë, të falsifikuara në shekullin XIX nga shkolla sllaviste e Vjenës e drejtuar nga Shafariku e deri te Jastrebovi rus, për ç’gjë dëshmon më së miri historiani serb i shekullit XIX I. Ruravac, e që vula më bindëse e këtij falsifikimi ordinar shfaqet te vepra e K. Novakoviqit “Zakonik Stefana Dushana, cara srbskog” (Kodi i Stefan Dushanit, perandorit serb) të botuar në viti 1908 dhe shumë herë të ribotuar, me ç’rast, në hyrje, në faqen 4, Novakoviq thotë se “Kanuni i Dushanit, që e sjell, nuk është i mirëfillti, nga shekulli XIV, po nga një harrnim kujtimesh nga një prift ortodoks serb nga Prizreni si dhe nga disa mësues të Bogoslovisë së Prizrenit”! Ky falsifikim me 16 versione të tjera të “Zakonikut” të Dushanit, mbi të cilin ndërtohet e gjithë godina e të ashtuquajturit shetet mesjetar serb, në shumë universitete meritore botërore (SHBA, Britani të Madhe dhe gjetiu) është vlerësuar si jokredibil.

Ngjashëm ndodhë edhe me mashtrimin rreth të ashtuquajturës autoqefali të Kishës Ortodokse serbe nga viti 1217, që poashtu, nga burime kredibile historike nga vetë Patriarkana e KOnstatinopojës, është demantuar me faktin se kjo autoqefali ka ndodhur tetë shekuj më vonë, në vitin 1923 pasi që ndërkombëtarisht të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate dhe Sllovene.

Por, përkundër këtyre fakteve që mund t’u shtohen sa e sa të tjera nga institucionet kryesore akademike serbe (Akademia Serbe e Arteve dhe e Shkencave (SANU) dhe Kisha Ortodokse Serbe, Muzeu i Beogradit e të tjera), të cilat vazhdojnë të përhahpen nëpër botë mbi këtë diskurs, ndaj të cilave akademitë në Tiranë dhe Prishtinë si dhe ato institucionale të shtetit shqiptar dhe të atij të Kosovës (Institutet e Hisotrisë dhe të Albanologjisë, që jo vetëm nuk reagojnë, po gjithnjë mbllaqisin këto gënjeshtra), megjithatë, Serbia dhe mekanizmat e saj kulturor dhe akademik, siç ndodhi këto ditë në Londër, me rastin e blerjes së pikturës së njohur të Paja Jovanoviqit, propagandën e njohur të përvetësimit të krishterimit ortodoks në Kosovës, që me dokumentin e Ahtisarit, objektet e krishterimit ortodoks iu dhuruan Kishës Orotodose Serbe e me këtë, Serbisë jo vetëm që do t’i njihen “tapitë shpirtërore dhe ato historike” në Kosovë, me të cilat ajo në raportet politike dhe diplomatike ndërkombëtare “konfirmon” pretendimet hegjemoniste, por njëherësh vazhdon që ato t’i bart edhe në planin aktual politik të njollosjes së shqiptarëve në përputhje me shpifjet dhe fymjet e Vladan Gjorgjeviqit, Cvijiqit dhe të tjerëve, si “mbetje fanatike otomane” dhe “zullumçarë të rrezikshëm për qytetërimin perëndimor”! Kjo anatemë, u përdor edhe në Londër, po edhe në Beograd me rastin e blerjes së pikturës së Paja Jovanoviqit “Pushimi i Bashibuzukut”. Në Prononcimin e Muzeut të Beogradit, rreth kësaj pikture, për bashibozukët thuhet se ishin mercenarë kryesisht nga radhët e shqiptarëve e të kurdëve, të paguar mirë për të ushtruar terror ndaj popullsisë së krishterë, “rajës”, veçmas ndaj asaj serbe në “Serbinë e vjetër”.

Ky veprim i Beogradit dhe të ngjashmit, ndonëse nuk mund të ndryshojnë ato që me Pakon e Ahtisarit, në saje të sjelljes së papërgjegjshme të klasës politike dhe të një grupi historianësh, arkeologësh dhe kulturologësh që mori pjesë në këto bisedime iu dhanë Serbisë nga terashëgimia e saj shumëshekullore kulturore dhe historike, megjithatë duhet ta vetëdijësojnë atë që në aranzhmanet e ardhshme politike, ku bie edhe statusi i kishës ortodokse në Kosovë, me protokollet e decentralizimit të viteve 2013-2016, tashme me tretmanin e eksterritorialitetit, të aprovojë ligjin për bashkësitë fetare, me ç’rast, kisha ortodokse serbe do të trajtohet si bashkësitë tjera fetare, ndërsa objektet e kultit, që ajo tashmë i ka përvetësuar, me një marrëveshje me ndërkombëtarët, të bëjë çmos të fitojnë tretmanin e “pasurisë së hapur kulturore ” për të gjithë qytetarët, siç ndodh me të ngjashmet kudor në Europë, të hapura për dhe jo të mbesin peng i klerikëve serb në sherbim të politikave hegjemoniste dhe luftënxitëse, apo të shndërrimit të tyre në depo municioni, siç ndodhi me manastirin e Banjës para pak kohësh!

Kosova, pra, sot më shumë se kurrë, ka për detyrë që të neutralizojë sa më shumë që të jetë e mundur, fuqinë e kishës ortodokse serbe në Kosovës, në mënyrë që ajo të mos shfrytëzohet për qëllime politike, siç ka ndodhë dje dhe po ndodh edhe sot. / KultPlus.com

Sot, 128 vjetori i lindjes së “Heroines së Popullit”, Shote Galicës

Më 10 nëntor 1895, u lind në Drenicë Shote Galica.

Galica qe gruaja që nuk e hoqi pushkën nga dora dhe u bë krahu i djathtë i bashkëshortit të saj, Azem Bejtës, ndërsa e vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së tij.

Emri i saj i vërtetë është Qerime Radisheva. E njohur për rezistencën me sukses ndaj autoriteteve ushtarake serbe nga fillimi i viteve ’20, deri kur u tërhoq në Shqipëri. Kundërshtoi me armë dhunën dhe shpërnguljet e shqiptarëve nga autoritetet serbe në Kosovë.

Vdiq në Fushë-Krujë më 1 korrik 1927.

Shote Galica mbahet mend për thënien “Jeta pa dije është si një luftë pa armë”. Ka mirënjohjen më të madhe si “Hero i Popullit”. / KultPlus.com

Rezervohen të gjitha biletat për mbrëmjen artistike “Ta Zbardhi Ftyrën” me Elbenita Kajtazin

KultPlus, gazeta e parë online është drejt përgatitjeve të fundit për të sjell edicionin e gjashtë të mbrëmjes artistike “Ta Zbardhi Ftyrën”, një ngjarje kjo që i sjell Prishtinës emocione të thella, shkruan KultPlus.

Edicioni i gjashtë i “Ta Zbardhi Ftyrën”, do të mirëpres një emër të madh të artit shqiptar, sopranon e njohur Elbenita Kajtazi. Kjo artiste e shquar, ka shfaqur talentin e saj të rrallë në teatro prestigjioze dhe ka arritur të frymëzojë audiencën në shumë vende të botës me zërin e saj të bukur dhe interpretimet e mrekullueshme.

Ky event ka shpërnda një valë entuziazmi në publik, duke bërë që të gjitha biletat të rezervohen në kohë rekord.

Organizatorët janë të befasuar dhe të lumtur nga kjo përgjigje e mrekullueshme nga publiku.

Për të gjithë ata që nuk kanë arritur të sigurojnë një biletë, organizatorët këshillojnë që të jenë të përgatitur për ngjarje të tjera të mrekullueshme të artit që KultPlus do ti sjellë shumë shpejtë.

Ky sukses i mbrëmjes artistike “Ta Zbardhi Ftyrën” dëshmon se muzika e shquar shqiptare ka një vend të rëndësishëm në zemrat e publikut dhe dëshiron të përcjellë emocione dhe inspirim nëpërmjet artistëve të talentuar si Elbenita Kajtazi.

Mbrëmja e veçantë e “Ta Zbardhi Ftyrën” vjen më datë 27 nëntor në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i rinisë) dhe do të jetë një mbrëmje e emocioneve të forta, bashkëbisedimit të thellë, dhe një performance të paharrueshme nga Elbenita Kajtazi ku kësaj radhe, zëri i saj, si asnjëherë më parë, në asnjë skenë tjetër, do të jehojë edhe përmes këngës shqipe. Në këtë ngjarje, publiku do të ketë rastin të ndjehet pjesë e një spektaklit të jashtëzakonshëm, ku arti, kultura dhe emocionet do të bashkohen në një harmoni të mrekullueshme.

Sopranon Elbenita Kajtazi do ta shoqëroj pianistja franceze Camille Lemonnier, ndërsa me një pikë do të prezantohet edhe solistja Anna Krasniqi. Ndërsa për t’i dhënë madhështi kësaj mbrëmje, në skenë do të ngjitet edhe Kori i Fëmijëve “Okarina”.

Edicioni i sivjetmë i “Ta Zbardhi Ftyrën” mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Radio Televizioni i Kosovës, Teatri Kombëtar i Kosovës, Coca-Cola HBC – Kosovo. / KultPlus.com

Biblioteka Kombëtare, ekspozitë “In memoriam” poetit Fatos Arapi

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, përmes një ekspozite “In memoriam”, në 5-vjetorin e ndarjes nga jeta, përkujton poetin, novelistin dhe përkthyesin e jashtëzakonshëm Fatos Arapi, duke sjellë në vëmendje të publikut trashëgiminë e tij të pasur.

Ekspozita nis me poezinë e tij të parë, botuar në gazetën “Zëri i Rinisë” në vitin 1954, për të vijuar më pas me botimet e para në poezi dhe prozë: “Shtigje poetike” (1962), “Poema dhe vjersha” (1966), “Ritme të heshtura” (1969), novela “Patat e egra” (1970) dhe “Dhjetori i shqetësuar” (1970).

Një vend të rëndësishëm në këtë ekspozitë zënë edhe studimet letrare dhe të folklorit me botimet “Fjalë për poezinë” dhe “Këngë të moçme shqiptare”, si dhe kontributi i tij si redaktor.

Fatos Arapi ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si përkthyes, duke sjellë mjeshtërisht në gjuhën shqipe emra të rëndësishëm të letërsisë botërore, si: Johann Wolfgang von Goethe, Pablo Neruda, Nikola Jonkov Vapcarov, Ante Popovski etj.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun në Sallën Shkencore./atsh /KultPlus.com

Presidentja Osmani e liderë tjerë botërorë i japin lamtumirën e fundit ish-presidentit Ahtisaari

Dinjitarët e huaj u mblodhën në kryeqytetin e Finlandës të premten për t’i dhënë lamtumirën ish-presidentit Martti Ahtisaari, duke përfshirë liderët e vendeve ku ai ndihmoi në arritjen e marrëveshjeve të paqes. Ahtisaari, i cili u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2008, vdiq më 16 tetor në moshën 86-vjeçare.

Më shumë se 800 personalitete dhe të ftuar, duke përfshirë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin Namibian Hage Geingob, ish-presidentin e Tanzanisë Jakaya Kikwete dhe ish-udhëheqësit e Indonezisë dhe lëvizjes së saj rebele të Free Aceh, po marrin pjesë në ceremoninë në Katedralen e Helsinkit, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Ahtisaari ndihmoi në arritjen e marrëveshjeve të paqes në lidhje me tërheqjen e Serbisë nga Kosova në fund të viteve 1990, përpjekjen e Namibisë për pavarësi në vitet 1980 dhe autonominë për provincën Aceh në Indonezi në 2005. Ai gjithashtu ishte i përfshirë në procesin e paqes në Irlandën e Veriut në fund të viteve 1990, duke qenë i ngarkuar me monitorimin e procesit të çarmatimit të IRA-s.

Ai më vonë themeloi Iniciativën e Menaxhimit të Krizave me bazë në Helsinki, që synon parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve të dhunshme përmes dialogut dhe ndërmjetësimit joformal. Në maj 2017, Ahtisaari dha dorëheqjen si kryetar, por tha se do të vazhdojë të punojë me organizatën si këshilltar. Në vitin 2021, u njoftua se Ahtisaari kishte sëmundje të avancuar të Alzheimerit.

Flamuri finlandez, një kryq blu në një sfond të bardhë, fluturoi në gjysmë shtizë të premten në të gjithë kryeqytetin. Presidenti aktual i Finlandës, Sauli Niinisto, do të mbajë eulogjinë. Qindra njerëz pritet të rreshtohen përgjatë rrugës nga katedralja përmes qendrës së Helsinkit deri në varrezat Hietaniemi të qytetit.

Kortezhi i varrimit do të kalojë para pallatit presidencial ku ai shërbeu nga viti 1994 deri në vitin 2000.

Më vonë, kryeministri finlandez Petteri Orpo do të presë një ngjarje përkujtimore për mysafirët e huaj dhe personalitete të tjera. / KultPlus.com

Mbi 40 mijë fansa në mesnatë po prisnin online lansimin e hitit “Houdini” të Dua Lipa (VIDEO)

Popullariteti i Dua Lipës nuk ka të ndalur. Paralajmërimet për këngën e re kanë mobilizuar fansat anëmbanë botës, për ta pritur lansimin e saj. Në momentet e paramesnatës edhe kur ishte koha e lansimit, mbi 40 mijë fansa po prisnin online për ta dëgjuar këngën “Houdini”

“Houdini”, është hyrja e fundit në botën euforike të disko-ve të muzikës së saj. Kënga shënon rikthimin e Lipës në muzikën solo pasi këngëtarja publikoi albumin, Future Nostalgia, në vitin 2020, si dhe versionin e tij luksoz, i cili përfshinte një pjesë të vogël të këngëve të reja, në vitin 2021. Fenomeni pop është shfaqur në ngjarje kulturore, si Met Gala në fillim të këtij viti, dhe pati një këngë hit në kolonën zanore për Barbie që mbetet e pashmangshme edhe sot.

Me “Houdini” kantautorja britanike është rikthyer me një tjetër prerje disko emocionuese dhe të ndezur. Kënga i ka të gjitha kushtet e një kënge cilësore të Lipës: një ritëm kërcyes, katër në dysheme, një sintet të shkëlqyeshme dhe vokalin e saj magjepsës.

Të martën këngëtarja e “Dance The Night” ka postuar një set fotosh nga seancat e regjistrimit të këngës. Kevin Parker i Tame Impala ka punuar në këngë, e cila shpjegon sintet psikodelike që mund të dëgjohen gjatë gjithë kohës, siç bëri producenti Danny L Harle, i njohur për punën e tij në dy nga albumet e Caroline Polachek dhe Caroline Ailin. / KultPlus.com

Dua Lipa rikthehet me këngën e re “Houdini” (VIDEO)

“Houdini” është projekti më i ri muzikor i këngëtares shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, projekt ky i cili edhe e riktheu Duan pas një pauze jo shumë të gjatë.

Kjo këngë është prijëse e albumit të saj të ri i cili pritet të shënojë një epokë të re në karrierën e saj në vitin 2024.

Kënga “Houdini” vjen e shoqëruar me një klip i cili e sjell Duan mjaft tërheqëse.

Dua Lipa ka qenë duke punuar gjatë gjithë vitit 2023 në albumin e saj të ri, i cili pritet të publikohet në vitin 2024. / KultPlus.com

132 vjet nga vdekja e poetit Artur Rembo, konsideruar si mishërimi i poetit të mallkuar

Sot janë bërë 132 vjet pa poetin francez, Artur Rembo.

Artur Rembo, i konsideruar si mishërimi i poetit të mallkuar, lindi në Sharlevill, më 1854 në një familje tipike borgjeze (ku nuk e ndjeu ngrohtësinë e babait, që e kishte lënë familjen prej shumë kohësh, as dashurinë e nënës, të akullt dhe tirane). I edukuar në familje dhe në shkollë sipas skemave tradicionale, shkëlqeu për zhvillimin e jashtëzakonshëm intelektual, duke krijuar vargje qysh në moshën dhjetë vjeçare ; kur ishte 16 vjeç ai i refuzon, papritmas, të gjitha skemat me të cilat ishte edukuar, u arratis disa herë nga shtëpia, filloi vagabondazhin e tij: përjetoi eksperienca të gjithfarëllojshme, përfshirë këtu edhe alkoolin, drogën dhe burgun.

Refuzoi t’i rikthehej shkollës dhe, gjatë njërës prej arratisjeve të tij më të fundme, zë miqësi me Pol Vërlenin, miqësi që do të ishte vendimtare në stimulimin e kreativitetit të jashtëzakonshëm të poetit adoleshent. U përpoq t’i shkonte pas në Paris ku, me rënien e perandorisë së Napoleonit III, në pushtet ishte Komuna. Pikërisht më 1870 mori jetë edhe aventura letrare e këtij “endacaku” (që filloi të krijojë duke imituar Hugoin dhe parnesianët), një aventurë që zgjati plot pesë vjet. Pikërisht gjatë kësaj kohe ai shkroi të gjithë veprat e tij më të rëndësishme. Korri sukses të madh midis poetëve simbolistë të ambientit intelektual të Parisit. Por ky sukses do të ishte jetëshkurtër dhe shumë shpejt Rembo e pa veten të injoruar dhe shpërfillur.

Më 1872 i dha fund “pushimeve” të tij pariziane dhe u rikthye në Sharlevill. Mirëpo as këtu nuk gjeti përkrahje dhe mirëkuptim. Gjithsesi, vazhdonte të frekuentohej me Vërlenin, të cilin e shoqëroi edhe në Londër e më pas në Bruksel, ku shkruajti një pjesë të “Ndriçimeve”, si dhe “Një stinë e tmerrshme” (1873). Vërlen i dha fund lidhjes së tyre më 1873, duke i dhënë fund jetës me një plumb pistolete.

Rembo braktis poezinë (pasi kishte asgjësuar sa kishte pasur nga gjithë sa kishte shkruar) dhe i jepet një jete të mbushur me aventura të ndryshme. Kjo jetë e sheh fillimisht mësues në Londër më 1874, doker në portin e Marsejës më 1875, mercenar në Indinë holandeze dhe dezertor më 1876, pjesëtar të një trupe cirku më 1877, mjeshtër në Qipro më 1878. Së fundi, më 1880 stabilizohet si tregtar në Abisini. Gjatë kësaj periudhe, poeti tjetër, Vërleni, duke menduar se Rembo ka vdekur, publikon vëllimin e tij “Ndriçimet”, më 1886. Më 1891, Rembo rikthehet në Francë për t’iu nënshtruar kurimeve mjekësore për një tumor në gju, për shkak të të cilit edhe vdiq disa vjet më vonë.

Periudha e parë e adoleshencës mund të përmblidhet me tregimin e arratisjeve nga Sharlevill, rebelimet e tij, me varavingot e gjata dhe ekzaltuese nëpër fusha, me shkrime nga më dëshpërueset: nga librat e shkollës tek ato të udhëtimeve e deri tek librat e alkimisë dhe ato enigmatikë. Poezitë e shkruara në këtë periudhë janë në kërkim të një forme poetike; lëkundet midis imitimeve parnesiane dhe atyre të Viktor Hygosë. Vargjet e tij shprehin harenë dhe ekzaltimin e një udhëtari vetmitar, emocionet e para sentimentale, fuqinë e tij imagjinuese, ironinë therëse për jetën meskine të borgjezisë së Sharlevill-it.

Rembo, poeti “vizionar”, kërkon të rinovojë poezinë dhe, me zjarrin djaloshar, bëri një revolucion rrënjësor të të gjithë retorikës paraardhëse, duke hequr dorë deri edhe nga Baudelaire-duke vlerësuar çdo gjë sipas këndvështrimit të tij të ri artistik, e përderisa nuk i kishte mbetur më asnjë mjet që nuk ishte i falsifikuar, nuk besoi tjetër veçse tek ndjesitë e tij. Shpiku kështu poezinë e ndjenjës, duke kthyer në poezi atë që mund të quhet gjendja psikologjike nga e cila lindin ato, pa asnjë ndërhyrje të jashtme. Mendimit origjinal i korrespondonte një gjuhë dhe një ritëm i njëjtë që mvishte gjithçka : profume, tinguj dhe ngjyra. Rembo u gjend kësisoj në skajin më ekstrem të të gjitha rrymave letrare dhe poetike, skaj ku as simbolistët dhe as surrealistët mundën ta ndiqnin. Rembo nuk pati dishepuj dhe as imitues, pikërisht për këtë është konsideruar atëherë ashtu si edhe sot si pikënisja e çdo lloj rryme poetike.

Poezia e Rembo

Poezia e Rembo prish çdo lidhje logjike tradicionale, ajo shkatërron kategoritë (të kohës dhe hapësirës, të shkakut dhe të efektit) që për shekuj kishin vënë rregull në poezi. Fjala tashmë nuk është më vetëm një mjet komunikimi por ajo ka detyrën që të ndjellë një botë krejtësisht tjetër, fantastike.

“Një periudhë në ferr” (1873) është një lloj ditari autobiografik i shkruar në një atmosferë demoniake në të cilën momentet kryesore të jetës: fëmijëria, urrejtje-dashuria për nënën, vetmia, degradimi social, transfigurohen nëpër simbolizme të magjisë, të urrejtjes, të parandjenjës.

Tek “Ndriçimet”, shkruar më 1874 e të publikuara më pas nga Vërlen, poeti përpiqet të bëjë të mundur “përmbysjen e senseve” nëpërmjet përbërjesh të shkurtra poetike në të cilat shpërfaqen halucinacione, impresione të rrufeshme, tentativa për pasqyrime të reja. Shfaqet një model i ri poeti, poeti-depërtues që i kundërvihet modelit të poetit civil, poetit-shkrimtar; poeti-depërtues i nëpërkëmb institucionet, vlerat dhe moralin e deriatëhershëm, hidhet i tëri në krahët çrregullsisë më të çmendur të ndjenjave.

Poeti “Depërtues”

Parabola e Rembo merr jetë më 1870 me përmbledhjen Poezitë e Para, por qysh vitin pasardhës ai i mohon këto vargje dhe rekomandon mikun e tij Pol Demeni t’i djegë ato. Nga ana e tij Demeni i dërgon më ’71 një letër në të cilën vë në dukje estetikën e re të “poetit depërtues”: “Unë them se është e nevojshme të jemi depërtues, ne duhet të jemi depërtues. Poeti bëhet depërtues nëpërmjet një çrregullsie të gjatë, të pafundtë, të kujdesshme të të gjitha senseve. Në të gjitha format e dashurisë, të vuajtjeve, të çmendurive kërko vetveten, derdh në vetvete të gjitha helmet e mundshme në mënyrë që të korrësh më të mirën. Tortura e parrëfyeshme në të cilën nevojitet një besim i madh, një forcë e jashtëzakonshme mbinjerëzore, në të cilën je një i sëmurë i pashërueshëm, mes të gjithëve krimineli më i madh, i mallkuari më i madh është i Dituri Suprem! Gjithçka pra mund të ndodhë në të Panjohshmen…”

Në këtë letë Rembo gjen perspektiva të reja poetike, në drejtim të simbolistikës dhe surrealizmit: poezia duhet të zhvillohet nëpërmjet imazheve që nuk kanë aspak ndërmend të shprehin koncepte, por që janë vetë ato koncepte, një ide kjo që e kishte konkretizuar qysh me poemthin Varka si dhe në sonetin Vokale, të shkruara në fillim të vitit 1871. Në poemthin Varka, nëpërmjet një udhëtimi simbolik me një varkëz fantazëm, ai flet për vetë jetën e tij, për nevojën e tij për të shkuar në kërkim të së panjohshmes, për domosdoshmërinë e tij për të hyrë në misterin universal; në sonetin Vokale, ai shpështjell një rrjet të dendur ngjashmërish midis tingujve dhe ngjyrave, duke mbërritur në përfundimin e guximshëm për kohën, që si tingujt ashtu edhe ngjyrat çlirohen nëpërmjet një procesi të ngjeshur sindetik.

Marramendjet e poetit, të shprehura nëpërmjet imazheve haluçinante, në një prozë të çliruar prej çdo logjike dhe kontrolli racional, janë të përmbledhura në veprën Ndriçimet, vepër e cila përfaqëson etapën e fundit poetike të Rembo; kjo është një vepër që pa dritën e diellit në vitin 1886, falë poetit tjetër Vërlen, dhe për një kohë të gjatë e konsideruar gabimisht si një pjesë e veprës tjetër të madhe të Rembo “Një periudhë në Ferr”. Kjo vepër e shtyn Rembo drejt përfundimeve ekstreme të përafrisë me shkrimtarinë bodleiriane, me një gjuhë krejtësisht të re, muzikale deri në magji, të mbushur me ngjyrime, tinguj dhe aroma haluçinacionesh sugjestive dhe metaforash të spikatura. / KultPlus.com

Vatikani e konfirmon: Transgjinorët mund të pagëzohen në kisha

Vatikani ka thënë se personat transgjinorë munden nën rrethana të caktuara të pagëzohen në kishën katolike dhe të shërbejnë si kumbarë. Deklarata është vlerësuar si hap i madh për përfshirjen e transgjinorëve.

Në një dokument të nënshkruar muajin e kaluar nga Papa Françesku dhe të publikuar të mërkurën, zyra kryesore doktrinale ka theksuar se një person transgjinor, “edhe nëse i është nënshtruar terapisë hormonale dhe operacionit të ndryshimit të seksit, mund të pagëzohet sipas kushteve si besimtarët tjerë”.

Vendimi erdhi me një paralajmërim. Pagëzimi i tillë është i mundshëm, thuhet aty, “nëse nuk ka situata ku ka rrezik për skandal publik apo konfuzion mes besimtarëve”, raportoi Guardian.

Dokumenti shtoi se nuk ka arsye pse transgjinorët të mos marrin pjesë edhe si dëshmitarë në martesat që bëhen në kisha. Vatikani është përgjigjur në pyetjet që pati dërguar një dioqezë braziliane lidhur me pjesëmarrjen e personave të komunitetit LGBTQ+ në pagëzime dhe martesa. / KultPlus.com

“Euronews”: Alpet Shqiptare mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë

Nga Shqipëria në Poloni, Evropa ka një mori destinacionesh të përshtatshme për ski dhe për t’u eksploruar, shkruan gazetarja Katy Dartford në një artikull të publikuar në euronews.travel me qendër në Bruksel.

Kur imagjinoni skijimin në Evropë, të parat që ju vijnë në mendje jane Alpet, duke kaluar nëpër Francë, Zvicër, Austri dhe Itali.

Por, kontinenti ka shumë destinacione alternative që ofrojnë peizazhe dhe kultura unike, dhe disa nga masivet malore më të bukura në botë.

Alpet Shqiptare janë renditur mes 13 vendeve më të bukura për ski në Evropë.

Bjeshkët e Nemuna

“Bjeshkët e Nemuna”, një vargmal në gadishullin e Ballkanit perëndimor, thuhet se ofrojnë një nga vendpushimet më të mira për ski në Evropë.

Kufiri malor midis Malit të Zi dhe Shqipërisë veriore, i njohur gjithashtu si Alpet Shqiptare pret vizitorë gjatë sezonit dimëror.

Sipas folklorit vendas, “Bjeshkët e Nemuna” u krijuan nga djalli kur u lëshua nga ferri për një ditë të vetme të keqe.

Sipërfaqja e pjerrët shkëmbore dhe akullnajat e mëdha thuhet se të kujtojnë “Alpet Dolomite” italiane dhe praktikisht të padepërtueshme gjatë verës me vetëm një seri kalimesh të larta që lidhin një numër të vogël fermash fermash në lugina.

Këtu ndihesh larg, shumë larg Evropës së shekullit të XXI.

Si pjesa më e lartë e të gjithë Alpeve Dinarike, të cilat kalojnë zig-zag në të gjithë gadishullin e Ballkanit perëndimor, “Bjeshkët e Nemuna” ofrojnë linja të pjerrëta skijimi nga majat, si Maja e Jezercës me pamje mahnitëse të Shqipërisë veriore, Kosovës dhe verilindjes së Malit të Zi.

Pikat turistike më të bukura janë rreth luginës së Valbonës dhe Thethit.

Këtu mund të qëndroni në shtëpitë pritëse ose në një nga bujtinat dimërore.

Nuk ka opsione “apres-ski”, për aktivitete pas skive, por mund të ngroheni duke provuar rakinë e kumbullës të bërë në shtëpi, një pije tradicionale shqiptare. /atsh / KultPlus.com

“Tirana Street Food Festival” rikthehet në edicionin e tretë

Të pasionuarit e ushqimit dhe adhuruesit e kulturës në Tiranë kanë të gjitha arsyet për të qenë të lumtur, pasi Tirana Street Food Festival është gati të kthehet në edicionin e tretë.

Tirana Street Food Festival, i planifikuar të zhvillohet nga 15 nëntori deri në 20 nëntor, do ta shndërrojë Tiranën në një parajsë gastronomike. Kjo ngjarje e shumëpritur do të shfaqë një sërë ushqimesh të shijshme nga rajone të ndryshme të Shqipërisë, si dhe kuzhinën ndërkombëtare që pasqyron frymën multikulturore të qytetit.

Kryebashkiaku Erion Veliaj fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj feste të madhe për qytetin.

“Muzikë, festë dhe ushqim: Tirana Street Food Festival 2023! Në datat 15 deri në 20 Nëntor, te Sheshi “Skënderbej”, bashkohuni me ne për një aventurë kulinare të shumëllojshme nga shitës vendas dhe ndërkombëtarë”, shkruan Veliaj.

Përveç ofertave të shijshme ushqimore, festivali do të ofrojë një platformë për kuzhinierët vendas dhe sipërmarrësit e ushqimit për të shfaqur ekspertizën e tyre të kuzhinës. Të pranishmit do të kenë mundësinë të ndërveprojnë me shefat e kuzhinës, të mësojnë për përgatitjen e pjatave të ndryshme, madje të marrin pjesë në demonstrime gatimi.
Muzika e drejtpërdrejtë, shfaqjet kulturore dhe instalimet artistike do të ngrohin më tej atmosferën e festivalit, duke krijuar një përvojë të gjallë dhe tërheqëse për të gjithë vizitorët.

Ky event është bërë i mundur nëpërmjet bashkëpunimit të bizneseve vendase dhe të huaj, entuziastëve të kuzhinës dhe mbështetjes së bashkisë së Tiranës. / atsh / KultPlus.com

Ardianë Pajaziti dhe Sali Bashota flasin sot për “Prishtina e Artit dhe Kulturës”

PEN Qendra e Kosovës këto ditë është duke e zhvilluar organizimin e mbrëmjeve njëjavore me titull “Prishtina e Artit dhe Kulturës”. Kjo javë kulturore e cila nisi më datë 6 nëntor do të përmbyllet sot KultPlus Caffe Gallery.

Gjatë këtyre mbrëmjeve kulturore po shpalosen trajtesa të ndryshme mbi kryeqytetin.

Sot, më datë 10 nëntor, do të trajtohen gjithashtu dy tema me interes për opinionin.

Me kumtesa do të paraqiten: Ardianë Pajaziti me kumtesën e titulluar “Kontributi i gruas prishtinase në art dhe kulturë” dhe Sali Bashota me “Libri dhe veprimtaria botuese në Prishtinë”.

Mbrëmja fillon në orën 17:00 dhe mbahet në  KultPlus Caffe Gallery.

Kujtojmë se kjo javë kulturore është mbështetur nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Prishtinës. / KultPlus.com

Informacione nga rrafshi diplomatik, artistik e muzikor të Prishtinës solli nata e tretë e javës kulturore ‘Prishtina e Artit dhe Kulturës’

Vjollca Duraku

Informacione dhe shumë histori,  nga rrafshi diplomatik, artistik, kulturor dhe ai i trashëgimisë u paraqitën edhe të enjten mbrëma, në kuadër të javës kulturore “Prishtina e Artit dhe Kulturës” të organizuar nga PEN Qendra e Kosovës, shkruan KultPlus.

Rrëfime, fakte dhe shumë detaje të tjera shumë interesante për kryeqytetin, në natën e tretë me radhë, para publikut i paraqitën Avni Spahiu (Kryeqyteti i maturuar në histori), Naime Beqiraj (Rrëfimet për Prishtinën), Binak Kelmendi (Institucionet e kulturës dhe të artit në Prishtinë), dhe Sami Piraj (Arti muzikor në Prishtinë).

Këtë mbrëmje mjaft të këndshme, e shpalli të hapur moderuesi Sali Bashota, rreth orës pesë. Me qetësinë e personalitetit të tij, ftoi për vëmendje të pranishmit të cilët deri në ato qaste po bashkëbisedonin mes vete. Pas një falënderimi për pjesëmarrje ai ftoi për prezantim panelistin e parë të mbrëmjes, Avni Spahiun, i cili e tregoi rëndësinë që qyteti i Prishtinës pati në sfidat e Kosovës gjatë viteve të 90-ta.

Panelisti Spahiu, Prishtinën në atë kohë e përshkruante si të zymtë, e cila shfaqej para syve të botës me imazhe dhunuese, e cila nga  domosdoshmëria u shëndrrua në një qendër që niste të gjitha iniciativat për t’iu kundërvënë pushtimit dhe dhunës.

“Ajo ishte një epiqendër e organizimit të luftës paqësore për liri, përmes organizimit politik dhe formave të tjera, angazhimit intelektual, qëndresës përmes gazetarisë gjysmë-klandestine, kulturës e artit dhe një kohezioni të fuqishëm të të giitha niveleve të popullsisë”, tha ai.

Por, sipas Spahiut, Prishtina mbi të gjitha u bë një vatër e veprimit diplomatik të Kosovës, ku intelektualët u vunë në krye të këtij angazhimi për t’u nisur drejt qendrave të tjera evropiane, për t’i dhënë zë kauzës së Kosovës. Sipas tij ky angazhim i intelektualëve pati jehonë në mbarë botën, nga ku u mor edhe vëmendja e shteteve të fuqishme për të parë padrejtësitë që po i bëheshin popullit shqiptar.

“Çdo skutë e qytetit vepronte si një organizëm që luftonte mbi të keqen që i kanosej. Restorantet dhe kafenetë u bënë galeri arti e kulture, që në kushte të pamundshme ruanin shpirtin krijues të artistëve, madje me porosi për botën demokratike nga forca e mendjes dhe e atdhetarisë, hotelet e qendrave ishin vende përurimesh librash, performancash artistike e letrare, por edhe skena të hapura të aktrimit”, shtoi Spahiu duke theksuar rëndësinë ndër të tjera diplomatike që pati restorant-galeria ‘Hani i Dy Robertëve’ në të cilin qarkullonin artistët, poetët, piktorët, gazetarët e politikanët, elitat intelektuale të kryeqytetit, emra të gazetarisë botërore, vëzhguesit ndërkombëtarë.

Ndërsa, si çast shpresëdhënës panelisti Spahiu e përmend Hapjen e Zyrës Amerikane nga ShBA-të, përmes së cilës vendet perëndimore shtuan prezencën diplomatike dhe interesimin e tyre për Kosovën.

Më tej radha i takonte panelistes Naime Beqiri, e cila me mjeshtërinë e poetes, rrëfeu disa nga kujtimet të fëmijërisë, të rinisë, dhe jetës së realizuar në atë kohë në Prishtinë të protagonistes Sabile Bashës. Kryeqyteti atëherë karakterizohej me rrugica të ngushta, dyqane të vogla, e me një korzo që shërbente si vendtakim për biseda të këndshme mes miqsh, përderisa kinematë në Prishtinë frekuentoheshin nga rinia, filma në gjuhën serbe. Sipas Bashës, në një mënyrë shumë unike realizohej edhe mësimi në atë kohë në Prishtinë.

“Librat shqipe kanë qenë të pakta. Edhe ato që i dinim se ishin, disa nga ato ishin të ndaluara. Hetuesit e UDB-ës, bënin kontrolle dhe i arrestonin më të mirët. Megjithatë, edhe kjo nuk na ndalte. Dëshira për të lexuar ishte tepër e madhe. Romanin “Gjarpinjtë e gjakut” e Adem Demaçit, tërë klasa ime e pat lexuar edhe pse ishte i ndaluar. Poezitë e Fishtës i shkruanim në fletore dhe i përcillnim dorë më dorë.”, citoi Beqiri.

Rreth kësaj teme, Beqiri ka intervistuar disa persona. Ndër ta edhe Ismail Blakaj, mjek në pension por që vazhdon të punojë në fushën për të cilën është specializuar në Beograd dhe ka magjistruar në Zagreb. Blakaj jep një pasqyrë të fund viteve ’60 si student i brezit të parë në Fakultetin e Mjeksisë në UP.

Sa u përket jetës së natës dhe ngjarjeve në Prishtinë, ai shquan ndjekjen e ndeshjeve të futbollit e boksit, ndërsa nga fusha e kulturës përcjelljen në kinema të filmave që vinin nga Shqipëria si dhe shfaqjet në teatër.

Sa i përket mënyrës së jetesës së të rinjëve asokohe, ai e kujton një konvikt e disa baraka dhe gjithashtu tregon se si pjesa më me tollovi ishin mëngjeset e hershme për të zënë një vend në bibliotekë, ndërkaq kujton edhe ҁizmet e llastikut kur kishte borë, shi e baltë dhe i ndërronin me këpucët e tyre të lira para se të hynin ne fakultet. “Ishim edhe në ndikim të veshjeve të modeleve të rockut të kohës, të pamjes së tyre, kuptohet sipas mundësive tona”.

Panelistja Beqiri solli edhe disa kujtime autentike për Prishtinën të Shpresa Jusufit, e cila tash si 33 vjeçare, është Ambasadore e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, flet për jetën studentore të asaj kohe.

“Shpresa e quan Prishtinën e rinisë së saj si mentalitet më i ngritur shoqëror, krejt ndryshe nga mentalitetet e vendeve shqiptare e edhe të vendit të saj. Isha e inkurajuar me Prishtinën që me takimin e parë”, citoi më tuje Beqiri, e cila më pastaj radhën e prezantimit e kaloi te panelisti tjetër Binak Kelmendi.

Ky i fundit solli informacione mbi Institucionet e artit dhe kulturës në kryeqytet, duke filluar nga Rilindja (1945), Radio Kosovën (1945), Radio Televizioni i Prishtinës (1975), RTK(1999), Biblioteka Kombëtare (1945), Teatri (1945), Teatri Dodona (1986), Rilindja (1950), Instituti Albanologjik (1953), Shoqata e Shkrimtarëve të Kosovës (1950), Univeristeti i Prishtinës (1970), Kosova Filmi (1922-1994), Akademia e Shkencave (1975), Akademia e Arteve (1973), Galeria Kombëtare ( 1979) dhe PEN Qendra e Kosovës (2004).

Binaku shtoi se të gjitha institucionet kryesore pothuajse kishin vitin e njejtë të themelimit,  dhe se më pastaj në krye të tyre viheshin serbët, pasi “me udhëheqje të tilla, pra serbe të imponohej një kulturë dhe një art tjetër, i ashtuquajtur socialist dhe ai i vëllazërim bashkimit që nuk ishte gjë tjetër veçse egërsi e vrazhdësi që manifestohej haptas me mbisundim të gjithanshëm të serbëve ndaj shqiptarëve. Në këtë rast edhe me kulturë”, tha Binaku duke bërë të ditur se kjo vazhdoi deri në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, në kohën kur kishte përfunduar faza më e re e rezistencës shqiptare për barazi në Kosovë e Serbi dhe për emancipimin kulturor të shqiptarëve.

Si ngjaje me shumë rëndësi Binaku në fund përmend edhe protestat e studentëve më 1981, të cilat brenda pak ditësh u masivizuan në demonstrata gjithëpopullore. Këto demonstrata u shëndrruan në pretekst të Serbisë kundër të gjitha të arriturave dhe popullit shqiptar, duke ua ndaluar veprimin e institucioneve kryesore të vendit që mbyllja e tyre vazhdoi deri më 1999.

Rrjedha e mbrëmjes më tej, vazhdoi me panelistin Sami Piraj, me temën Arti muzikor në Prishtinë, i cili tha se rrënjët e arit muzikor në Kosovë lidhen me formimin e shkollave muzikore në Prishtinë dhe Prizren, prej nga vazhduan edhe akademitë Muzikore në ish-Jugosllavi.

Sipas tij nevoja për të performuar në Radio Prishtinë, shtroi rrugën e profesionistëve të kësaj fushe për t’u marrë më muzikë, përderisa formimi i Produksionit Muzikorë, kishte krijuar parakushte për themelimin e festivaleve muzikore.

“Rreth vitit 1960 fillon mbajtja dhe organizimi i festivalit Akordet e Kosovës”. Formimi i “Akordeve” përveç muzikës krijuese të autorëve të këtij profili që vë në pah gjithsesi ishte një tentativë për të ngritur këngën e kompozuar në nivele më të larta”, tha Piraj.

Ai më tutje shtoi se jeta muzikore në Kosovë, ishte e lidhur ngushtë me qytetin e Prishtinës, ku janë organizuar dhe kanë rrjedhur festivalet si : Skena Muzikore e Prishtinës, Ditët e Muzikës Kosovare, Festivali i Muzikës së Lehtë, Zambaku i Prizrenit, Kënga e Rinisë, Festivali i Drenasit, Kosovarja këndon etj.

“Hapja e Akademisë së Muzikës më 1975 ishte hallkë shumë e rëndësishme për t’i dhënë një dimension tjetër muzikës dhe aktiviteteve të këtij arti, ku jeta kulturore në prishtinë krahas arsimit të përgjithshëm ishte shumë më optimiste, profesionale. Filluan të funksionojnë dendur ansamblet profesionale: Orkestra Simfonike e RTP-së, kori gjysmëprofesional “Collegum Cantorum” dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve ‘Shota’” ka thënë Piraj. Kështu vazhduan krijimi i artit në përgjuesi deri tek ataku kulturocid i decenjes ‘90-’99 ku me mbylljen e institucioneve sfida të mëdha pati edhe arti në Kosovë, ku ndodhi tëhuajësimi i vlerave i cili ndikoi në shijen për vlerën muzikore, që po vazhdon edhe në ditët e sotme.

Për fund panelisti Piraj u shpreh optimist se mbase Festivali i Radio Televizionit të Kosovës me orkestrën Simfonike që filloi këtë vit, do të jetë embrion për rikthimin e muzikës serioze në Kosovë.

Pas përfundimit të prezantimeve u shpall i hapur debati me publikun, ku ndër të tjera u përmendën Korzat dhe Fontana si elemente identifikuese të kryeqytetit. Pas debatit u dha njoftimi se nesër është mbrëmja e katërt, dhe e fundit e kësaj jave kulturore pjesë e të cilës do të jenë: Sali Bashota, Ardianë Pajaziti/KultPlus.com

​Të shtunën mbahet Festivali “Imazhi Shqiptar” në Tropojë

Më 11 nëntor 2023 mbahet Festivali i 20-të Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”, në Pallatin e Kulturës “Dardania”, Tropojë, Shqipëri, duke filluar nga ora 10:00.

Në një njoftim, Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar dhe familja Bajraktari, ka bërë të ditur programin e festivalit.

Programi:

Ora 10.00 – Fotoekspozita: “Imazhi Shqiptar & Prijatarët e Gashit t’ Gurit” dhe mikpritja vëllazërore.

Ora 11.00 – Shfaqet premiera e filmit dokumentar televiziv “Flamurtarët e Gashit, Prijësit e Lirisë”.

Ora 12. 15 – Promovim me spektakël artistik dhe përshëndetjet e rastit nga të ftuarit special.

Ora 13.00 – Odeon vëllazëror e drekë muzikore.

Në vazhdim, sipas dëshirës, mbahet kafja te kulla e Flamurtarëve t’ Gashit, në Babinë, për t’u ritakuar në evente të tilla promovuese kombëtare një kujtim mbresëlënës të paharruar në Tropojë, thuhet në njoftimin e Forumit Mbarëkombëtar “Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar”.

Më 11 nëntor 2023 mbahet Festivali i 20-të Ndërkombëtar “Imazhi Shqiptar”, në Pallatin e Kulturës “Dardania”, Tropojë, Shqipëri, duke filluar nga ora 10:00.

Në një njoftim, Imazhi Shqiptar dhe Identiteti Kombëtar dhe familja Bajraktari, ka bërë të ditur programin e festivalit.

Programi:

Ora 10.00 – Fotoekspozita: “Imazhi Shqiptar & Prijatarët e Gashit t’ Gurit” dhe mikpritja vëllazërore.

Ora 11.00 – Shfaqet premiera e filmit dokumentar televiziv “Flamurtarët e Gashit, Prijësit e Lirisë”.

Ora 12. 15 – Promovim me spektakël artistik dhe përshëndetjet e rastit nga të ftuarit special.

Ora 13.00 – Odeon vëllazëror e drekë muzikore.

Në vazhdim, sipas dëshirës, mbahet kafja te kulla e Flamurtarëve t’ Gashit, në Babinë, për t’u ritakuar në evente të tilla promovuese kombëtare një kujtim mbresëlënës të paharruar në Tropojë, thuhet në njoftimin e Forumit Mbarëkombëtar “Imazhi Shqiptar & Identiteti Kombëtar”./rtv21/KultPlus.com

‘Wanderlust in Albania’, fotot dhe videot e Shqipërisë turistike në një konkurs ndërkombëtar

“Të magjepsur pas Shqipërisë dhe me një dëshirë të fortë për të udhëtuar dhe vizituar çdo cep të saj”, me këtë fokus Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Ministria e Turizmit dhe Mjedisit kanë shpallur sot Konkursin Ndërkombëtar të Fotografisë dhe videove Reels.

Me anë të këtij konkursi fotografë e vizitorë të pasionuar pas fotografive dhe videove do të përcjellin imazhet e tyre nga Shqipëria, për të zbuluar dhe përjetuar së bashku një udhëtim magjepsës drejt bukurive shqiptare të bregdetit, të maleve, qyteteve, trashëgimisë kulturore, kulinarisë e siteve arkeologjike.

Në një konferencë shtypi të organizuar sot, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela, kanë ftuar fotografë, kameramanë, njerëz të pasionuar pas fotografisë, por edhe thjesht pushues e vizitorë të Shqipërisë, që të bëhen pjesë e Konkursit Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels “Wanderlust in Albania: Photos & Reels International Competition”.

“Jemi në një moment ku sezoni vazhdon, asnjëherë nuk kemi folur për turizëm në nëntor. Kemi pritur deri në 31 tetor, 8.98 milionë vizitorë, ndërsa vetëm ky tetor pati 89% më shumë vizitorë të huaj se tetori i vitit të shkuar. Vazhdimisht kemi shpërndarë në faqet tona online bukuritë e Shqipërisë të realizuara nga amatorë e profesionistë. Por ka qenë pikërisht ky komunikim digjital me këta njerëz pasionantë, me këta shqiptarë dhe të huaj që hedhin në rrjetet sociale për kënaqësinë e tyre, emocionet e momentit që i fiksojnë përmes një telefoni apo përmes një aparati, emocioni që shkaktojnë është e njëjtë, përcjellja e mesazhit është i fuqishëm dhe ishte ky komunikim i këtyre dy viteve me këta njerëz që na çoi në këtë produkt. T’u japim një mirënjohje ndryshe, edhe më profesionale, edhe më institucionale, gjithë kësaj armate pasionantësh të talentuar dhe të dashuruar me natyrën dhe bukuritë shqiptare. Është një projekt që erdhi në mënyrë shumë të natyrshme”, – tha në këtë konferencë ministrja Kumbaro.

Kurse drejtoresha Çela, tregoi si lindi ideja për një konkurs të tillë ndërkombëtar.

“Të magjepsur pas Shqipërisë dhe me një dëshirë të fortë për të udhëtuar dhe vizituar çdo cep të saj, pikërisht këtë trend po demonstrojnë veçanërisht këtë vit miliona turistë, që vizituan e vazhdojnë ta bëjnë, vendin tonë”, – tha Çela.

Ky trend, vijoi ajo, na dha idenë e zhvillimit të Konkursit  të parë Ndërkombëtar të Fotografisë dhe Videove Reels, ku fotografë profesionistë, e vizitorë të pasionuar pas fotografive dhe videove do na përcjellin imazhet e tyre nga Shqipëria, për të zbuluar dhe përjetuar së bashku një udhëtim magjepsës drejt bukurive shqiptare të bregdetit, të maleve, qyteteve, trashëgimisë kulturore e siteve arkeologjike, agrobiznesit, kulinarisë, etj.

Konkursi “Wanderlust in Albania” do të ndahet në 10 kategori, me tematika të ndryshme:
1. Peizazhe (natyrore, malore, bregdetare); 2. Foto panoramike (qytetet e Shqipërisë, fshatrat turistikë); 3. Monumente & site arkeologjike (monumente kulture, kala, amfiteatër, muze dhe site arkeologjikë ose të ruajtur nga UNESCO); 4. Folklor (etnografi, valle, ritual, traditë); 5. Artizanati & Zejtaria; 6. Agroturizëm & Kulinari (ushqime tradicionale, bujtina, agroturizëm); 7. Eventet e aplikacionit TEA (festivale, festa lokale, koncerte, evente artistike, ekspozita etj); 8. Turizmi sportiv & Ekoturizmi (hiking, zhytje, alpinizëm, kajak, parashutizëm, flora & fauna, shtigje, parqe); 9. Arkitekturë (xhami, kisha, arkitekturë mesjetare dhe e re urbane); 10. Fotoreportazh (fotolajm, që rrëfen ngjarje nga jeta).

Të gjithë mund të aplikojnë lehtësisht në faqen e krijuar enkas për këtë konkurs www.wanderlustinalbania.al, duke filluar nga data 20 nëntor. Duke krijuar një profil të personalizuar me të dhënat inidividuale, pjesëmarrësit në konkurs mund të ngarkojnë brenda faqes të gjithë punimet sipas kategorive të përcaktuara, me një titull specifik, e duke shpjeguar vendin e vitin kur fotografia apo videoja është realizuar. Fotografët profesionistë dhe të pasionuarit pas fotove e videove artistike e dokumentare mund t’i dërgojnë punimet e tyre më të mira, me imazhe origjinale, autentike, me rezolucionin e duhur për printim dhe përdorim digjital sipas të gjitha kritereve teknike, artistike e etike.

Gjithë informacioni gjendet i detajuar në faqen www.wanderlustinalbania.al. Në këtë konkurs përmes një jurie me ekspertë do të zgjidhen 300 fotografitë dhe 100 videot reels më të bukura nga Shqipëria turistike, me imazhe që frymëzojnë udhëtimet dhe turizmin, për të pasuruar fondin arkivor të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, si promovuesja kryesore e natyrës së rrallë, traditës, kulturës, artit e historisë shqiptare, për cilindo që dëshiron të vizitojë Shqipërinë. Pjesëmarrësit në këtë konkurs ndërkombëtar do të kenë mundësinë të çlirojnë kreativitetin dhe të përcjellin emocionet e magjisë shqiptare dhe të fitojnë edhe çmime speciale.

Ky konkurs do të ketë dy forma votimi, ku do të përzgjidhen 10 fotografitë dhe 10 videot reels më të bukura për secilën kategori përmes një jurie profesionistësh dhe 2 çmime nga votimi online, për fotografinë dhe videon reels më të mirë nga sytë e publikut, votim që do të kryhet në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Turizmit (Visit Albania) në Facebook.

Shpallja e fituesve të konkursit do të realizohet në një mbrëmje gala në 12 dhjetor.
Ashtu sikundër miliona turistë zgjodhën Shqipërinë këtë verë edhe Konkursi Ndërkombëtar “Wanderlust in Albania” është një ftesë e hapur dhe për të ëndërruar së bashku me fotot e reels-et për një Shqipëri magjepsëse dhe të vërtetë./atsh/KultPlus.com

Unë ty s’do të harroj, do të kujtoj, mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu

Poezia “Edhe kur kujtesa” nga Ismail Kadare:

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatës
Vetëm në stacionet kryesore do të ndalojë,
Unë ty s’do të harroj.

Do të kujtoj
Mbrëmjen e heshtur, të pafund të syve të tu,
Dënesën e mbytur, rrëzuar mbi supin tim
Si një dëborë e pashkundshme.

Ndarja erdhi
Po iki larg teje…
Asgjë e jashtëzakonshme,
Veç ndonjë nate
Gishtat e dikujt do të mpleksen në flokët e tu
Me të largëtit gishtat e mi, me kilometra të gjatë… / KultPlus.com

‘Unë ty moj të kam dashtë’, nga zëri i jashtëzakonshëm i sopranos Marie Kraja (VIDEO)

Sopranoja e njohur Marie Kraja, mbetet ndër më të preferuarat për të gjithë ata që e dëgjuan për vite me radhë zërin e saj magjik, zë ky i cili edhe sot mbetet ndër më të komentuarit e dëgjohet me shumë nostalgji.

Edhe pse me një jetë artistike të pasur në skenat e Italisë, Austrisë, Gjermanisë, etj, karriera e saj lidhet ngushtë me gjithçka që ndodhi në muzikën shqiptare.

Me themelimin e TOB, Marie Kraja bëhet ndër solistet e para. Së bashku me plejadën e parë të këngëtarëve shqiptarë, Tefta Tashko Koço, Kristaq Antoniu, Mihal Ciko, Jorgjie Truja, etj,

Ajo interpretoi në rolet kryesore të veprave të para operistike shqiptare, si “Mrika”, “Lulja e Kujtimit”, si dhe të një sërë veprash të huaja si “Rusalka”, “Ivan Susain”, “Nusja e shitur”, “La Traviata”, “Jollanda”, “Dasma e Figaros”, etj.

Përveç roleve operistike, pjesë e repertorit të saj janë dhe shumë arie, romanca, pjesë koncertore, si dhe mbi 300 këngë popullore, sidomos ato të veriut. Repertori i saj i këngëve popullore përfshinte traditën mbarëshqiptare të këngës popullore qytetare duke filluar me këngët e qyteteve Pejë,

Gjakovë, Shkodër, Korçë, Berat, Elbasan, Tiranë etj. Ndër këngët popullore të kënduara nga Marie Kraja përmendim: “Çila sytë me të pa”, “Dola në penxhere”, “Marshalla bukurisë sate”, etj. I gjithë ky repertor u realizua në qindra koncerte brenda dhe jashtë Shqipërisë, në Kinë, Kore, Gjermani, Itali, Çekosllovaki, Hungari,

Bullgari, Bashkimin Sovjetik, etj, dhe një pjesë e tij është i dokumentuar në fondin muzikor të Radio Televizionit shqiptar. Regjistrimin e parë të këngës popullore e ka bërë në pllaka gramafoni në vitin 1940 me këngën “Çilni ju moj lule”.

Sa i përket aktivitetit pedagogjik, nis që me krijimin e shkollave të para të muzikës në Shqipëri, Liceu Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, në vitin 1946 dhe Konservatorit Shtetëror të Tiranës në 1962 dhe vazhdoi deri në fund të jetës, pavarësisht nga dalja e saj në pension në vitin 1966. / KultPlus.com

SHPËRNDAJE ARTIKULLIN

Fisnikëria femërore përmes tre grave në tre breza dhe tre kohë të ndryshme

Në fotot e mëposhtme, pasqyrohen tre periudha të ndryshme historike të Shqipërisë gjatë shekullit XX, përmes tre protagonisteve femërore që janë përjetësuar në këto pamje fotografike në tre dhjetëvjeçarë të ndryshëm të njëqindvjeçarit të kaluar.

Në foton e parë shfaqet zonja Ana, një korçare e fisme dhe tepër e hijshme, me origjinë nga Dardha e kulturuar, vatër patriotike dhe simbol përparimi e qytetërimi në kreshtën malore përmbi Korçë, një vendbanim kryeneç ku patën vluar veprimtaritë atdhetare qysh në shekullin XIX, dhe nga ku qenë nisur ndër shqiptarët e parë në mërgim gjer në SHBA, ku do të themelonin shoqatat kryesore në mbështetje të çështjes kombëtare shqiptare.

Në këtë foto të fundit të viteve 1920 në Korçë, zonja Ana (e cila pikërisht kështu do të vijonte të quhej nga të gjithë, përfshirë funksionarët monistë, edhe në periudhën e errët të regjimit totalitar, ku fjala “zonjë” ishte tashmë e ndaluar, dhe të tërë quheshin “shokë e shoqe”) gjendet në një Soirée, siç quheshin nga frankofonët korçarë, ballot festive që zhvilloheshin rregullisht gjatë kremteve të rëndësishme shtetërore dhe fetare, në Korçë e rrethina.

Ballot e tilla përbënin rastet e veçanta, ku qytetaria korçare, mblidhej bashkërisht për të kremtuar nën ritmet e vallëzimeve më në modë të importuara vazhdimisht nga Oksidenti, të veshur gjithnjë alla-frënga me petka farfuritëse, duke dëfryer njëlloj sikur të gjendeshin në Paris, Londër apo Romë.

Ndërkaq në foton e dytë, mund të shohim Antigonin, vajzën e zonjës Ana, e cila në fillimin e viteve 1940, është nxënëse në Institutin Femëror Nëna Mbretëreshë në Tiranë, i cili gjatë pushtimit italian, do të quhej më tutje Donika Kastrioti.

Në këtë institut patën studiuar vajzat e familjeve më të kamura, më të kulturuara dhe më të spikatura të Shqipërisë dhe më gjerë të trojeve shqiptare, përfshirë disa nga eksponentet më të njohura të regjimit të ardhshëm monist, por edhe disa nga disidentet më të shquara, të cilat do ta pësonin nga diktatura.

Në foton në fjalë, Antigoni është mes shoqeve të saj të klasës, bijat e disa nga familjeve më të ngritura kulturalisht të Tiranës dhe Durrësit, bashkë me profesorin e tyre të latinishtes dhe greqishtes së lashtë.

Kurse në foton e tretë gjejmë Luizën, vajzën e Antigonit dhe mbesën e Anës, e cila, veshur me kostumin tradicional të nusërisë së Shqipërisë së Mesme, në fundin e viteve 1970, ka pozuar për një konkurs të njohur të asaj periudhe, kushtuar trashëgimisë etnografike dhe kulturore shqiptare.

ELVI SIDHERI

Shkrimtar dhe përkthyes shumëgjuhësh…

Stërnipi, nipi dhe djali i protagonisteve të këtyre fotove të paharrueshme. / KultPlus.com

Sahatçiu: 135 familje pranuan 70 euro ndihmë mujore për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka njoftuar se i ka nënshkruar kontratat me prindër të 135 fëmijëve për të filluar subvencionimin me nga 70 euro të kostos së tyre mujore në çerdhet private të licensuara nga Ministria.

Sahatçiu e ka bërë këtë në emër të Drejtorisë së Arsimit.

“Nga 120 familje për të cilat u zotuam fillimisht të ju dalim në ndihmë me Besianë Musmurati, shtuam buxhet edhe për 15 familje të tjera që aplikuan dhe plotësuan kushtet. Kështu, secila familje përfitoi. Kjo politikë jo vetëm që ka ndihmuar përfshirjen e më shumë fëmijëve në edukim të hershëm dhe ka lehtësuar buxhetin e familjes, por gjithashtu ka krijuar hapësirë për 135 nëna që të kthehen në tregun e punës. E jashtëzakonshme!”, ka shkruar Sahatçiu.

‘Kur një ditë të kthehesh ti, i përbuzur nga të gjithë’

Nexhmije Pagarusha është emri i këngëtares së njohur shqiptare e që ndryshe njihej si Bilbili i Kosovës.

Ajo ishte pjesëmarrëse e koncerteve në Kosovë, Shqipëri, Bullgari, Gjermani, Izrael, Bosnje e plot shtete tjera. Karrierën muzikore e përfundoi në vitin 1984, pas një koncerti në Sarajevë.

Ajo u nda nga jeta një vit më parë duke e lënë pas vetës një grumbull këngësh që janë dëgjuar e vazhdojnë të dëgjohen me ëndje edhe në ditët e sotme.

Kultplus ua sjell tekstin e këngës “Kur Një Ditë Të Kthehesh Ti” të kënduar nga Nexhmije Pagarusha dhe Ardit Gjebrea.

‘TimeOut’: Nëntë vendet më të bukura për t’u vizituar në Shqipëri

Shqipëria është perla e Evropës që nuk e dinit se ekzistonte. Male të thyera të mbushura me shtigje të qeta ecjeje, rrënoja të lashta të fshehura nën hijen e pemëve, plazhe mahnitëse për eksplorim dhe qendra urbane me zhvillim të shpejtë, shkruan gazetari Stuart Butler në një artikull të botuar në të përditshmen angleze “TimeOut”.

Shqipëria ruan një atmosferë të një Evrope më të vjetër dhe më të egër. Është një vend ku tradita ka një rol të rëndësishëm. Një vend që mund të ndryshojë të gjithë opinionin tuaj për Evropën e shekullit XXI.

Nga plazhet e Rivierës deri te rrënojat e largëta dhe qytetet e bukura, ja ku të shkoni në Shqipëri.

1. Tirana
Kryeqyteti i Shqipërisë dhe i vetmi vend që me të vërtetë ndihet si qytet. Në vend që t’i fshihnin qendrat dhe burgjet e marrjes në pyetje të epokës komuniste, autoritetet e qytetit i kanë shndërruar ato në muze, galeri arti. Në fundjavë, hipni në teleferik për të vizituar malin e Dajtit dhe për t’u bashkuar me vendasit për një drekë me mish qengji të pjekur me pamje nga qyteti.

2. Berati
Berati i bukur është një qytet me dy peizashe të ndryshme. Poshtë në breg të lumit shtëpitë janë të grumbulluara në anën e një kodre të pyllëzuar, me dritaret e tyre që reflektojnë rrezet e diellit. Ngjituni drejt majës së kodrës dhe do të arrini në gjysmën tjetër, dhe shumë më të vjetër të Beratit. Një portë mesjetare e restauruar të çon drejt Kalasë, ose kështjellës, dhe disa kishave dhe xhamive shekullore të cilat janë kthyer në muze.

3. Ksamili
Vendi kryesor i plazhit të Shqipërisë. Edhe pse larg, Ksamili, i cili përfshin një numër gjiresh, plazhesh dhe ishujsh të vegjël mbetet një nga vendpushimet më të mahnitshme në Rivierën Shqiptare. Turizmi masiv ka ndryshuar në mënyrë dramatike vijën bregdetare shqiptare në vitet e fundit, por Ksamili ruan ende magjinë e qetë që tërhoqi fillimisht vizitorët. Dhe, natyrisht, ushqimet e detit janë të shkëlqyera.

4. Gjirokastra
Historia e qytetit të vogël kodrinor të Gjirokastrës, në jug të Shqipërisë, daton të paktën 2 500 vjet më parë, me disa nga thesaret e kësaj lashtësie të vendosura me kujdes në muzeun e vogël të qytetit. Megjithatë, shumica e vizitorëve sot vijnë këtu për të parë 600 shtëpitë mahnitëse të epokës osmane që mbulojnë qytetin dhe kodrën përreth, disa prej të cilave janë të hapura për publikun. Qendra turistike e qytetit karakterizohet nga rrugët me kalldrëm, kafenetë artistike dhe dyqanet me suvenirë.

5. Butrinti
Ndoshta vendi historik më mbresëlënës në Shqipëri, Butrinti është një qytet i lashtë i stilit grek me gurë dhe shkëmbinj. Disa nga rrënojat këtu si, teatri në veçanti, janë të ruajtura jashtëzakonisht mirë. I gjithë kompleksi është i vendosur bukur nën pyjet me hije dhe në brigjet e një lagune të qetë bregdetare.

6. Shkodra
Qyteti i madh i Shkodrës, me ndërtesat e lyera me pastel dhe kuadratet elegante, ofron një ambient të stilit italian. Shtojini kësaj historinë dhe kulturën e pasur dhe do të keni një pushim të përsosur në qytet. Qyteti krenohet me disa nga muzetë më të mirë të Shqipërisë, si Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, i cili mbulon historinë e fotografisë në Shqipëri, dhe Muzeu i Dëshmitarëve dhe Kujtesës, i cili përshkruan të kaluarën e afërt komuniste të Shqipërisë, një kompleks kalash, disa restorante të shkëlqyera.

​7. Alpet Shqiptare
Alpet shqiptare, të njohura ndryshe si Bjeshkët e Nemuna, janë një nga zonat më të bukura në Shqipëri. Luginat e këtyre maleve të larta janë të mbushura me livadhe, kullota dhe liqene me gjelbërim dhe fshatra të bukura prej guri. Shpatet, të cilat janë të pyllëzuara dhe marrin një ngjyrë të kuqe të ndezur dhe portokalli në vjeshtë, mbulohen nga akulli dhe bora për muaj të tërë. Vendi ofron shtigje te mrekullueshme për ecje të cilat gjarpërojnë nëpër shpatet, më e famshmja është shtegu i tre vendeve të Majave të Ballkanit, i cili përshkon vendet fqinje, Kosovën dhe Malin e Zi.

8. Apolonia
Pak e njohur për shumicën e vizitorëve të huaj në Shqipëri, rrënojat e qytetit antik ilir të Apolonisë janë një kompleks i madh 2500-vjeçar me mure, mozaikë dhe shtylla, të përhapura në kodra. Teatri dhe qendra administrative ruajnë ende madhështinë dhe muzeu i mbushur me thesare ia vlen të vizitohet. Një nga atraksionet më të mëdha të Apolonisë është ndjenja e saj e vetmisë së qetë. Ejani për historinë, qëndroni për qetësinë!

9. Plazhi i Gjipesë
Ecja 45 minuta buzë shkëmbit drejt plazhit të Gjipesë në Shqipëri fillon pranë mureve të trasha prej guri të Manastirit të Shën Theodorit. Sapo të shikoni këtë plazh të vogël me guralecë të bardhë, të vendosur poshtë shkëmbinjve në një gryke të pyllëzuar, do të mendoni se jeni në parajsën e plazhit mesdhetar. Ky vend ofron një kafene plazhi sezonale dhe një zonë kampingu bazë. Ejani në qershor ose shtator dhe mund t’i keni të gjitha për vete. /atsh/ KultPlus.com